Tani sa për ilustrim po paraqes në vazhdim pikëpamjet e kanunit sipas traditave dhe zakoneve shqiptare.Tomas Hobsi ishte filozofi i parëi cili u perpoq të ndriçoi se si rendi shoçëror kishte qenë vendosur në një shoqëri pa pushtet shtetëror.Unë do të permbledh dhe ta analizoi këtë teori.
Së pari hobsi tregon se ,për shkak se njerëzit janë të barabartë në aftësitë e tyre trupore e mendore lind një barazi shprese në arritjen e qëllimeve.nëse dy njerëz dëshiroin të njejten gjë,ata bëhen armiç,sepse nuk mund ta gëzoin atë në të njejtën kohë.Kështu gjatë kohës njerëzit jetoin pa fuqi të zakonshme për ti mbajtur të gjithë nën frikë:ata janë në një gjendje që quhet luftë.kjo domethënë që secili njeri është kundër secilit.Në këtë gjendje nuk ka vendë për punë të zellshme ,sepse frytet janë të pasigurta dhe si rjedhim nukë ka kulturë në tokë.Asgjë nuk mund të jetë e padrejtë dhe nocionet e të drejtës dhe të padrejtës ,drejtësisë
dhe të padrejtësisë nuk kanë vendë aty Hobbes 1985,185,188.Njeriu ka të drejtën për natyrën që quhet jus natyrale që do të thotë irinë për të përdorur fuqinë e tijë për të përdorur fuqinë e tijë për të ruajtur natyrën e tij gjegjësishtë të jetës së tij dhe si rjedhim për të bër qdo gjë e cila sipas gjykimit e arësyes së tij,do të konceptohet se është mjeti më i përshtatshëm.Ai është gjithashtu nën sundimin e ligjit të natyrës ,të zbuluar nga arsyeja ,me të cilen një njeriu i ndalohet të bëjë qka është shkatrrimtare për jetën e tij dhe të lër pasdore qka është më e mira për të ruajtur jetën e vetë.Në gjendjen e luftës secili kundër secilit, nuk mund të ketë siguri për cilindo njeri për ta jetuar krejt jetën e vet siç ia bën të mundur rëndom natyra.Për kët arsye rregulla themelore e arsyes se çdo njeri duhet të përpiçet për paqë për aqë sa shpreson ta arrijë,duhet të jetë mbisundues në shoqëri nëse ka arsye.Megjithatë kur ai nuk mund ta arrijë këtë,ai mund të kërkoi e të përdorë të gjitha përfitimet e përparësitë e luftës.Nëse njeriu duhet të ndjekë rregullën themelore të arësyes ai duhet të lërë mënjanë të drejtën e tij për të gjitha gjërat dhe të kënaqet me aq liri kundrejt njerëzve të tjerë për aq sa mund ti lejojë njerëzit e tjerë kundrejt vetes/Hoobes, 1985/1651/190.
Krijoni Kontakt