USHQYERJA ME GJI PAS MUAJIT TE DYTE
Pas mbushjes se muajit te dyte femija zhvillohet me mire. Atij i shtohet gjeresia e stomakut dhe e organeve te tjera dhe rritet mundesia per nje tretje te mire te ushqimit.
Per keto arsye nga fillimi i muajit te trete deri ne muajin e peste ose te gjashte, pushimi mes nje kuarje dhe tjetres mund te zgjatet.
Zakonisht ne kete moshe gjiri jepet cdo tre ore e gjysem gjate dites, me nje pushim prej gjashte oresh e gjysem gjate nates. Pra femija pi 6 here ne 24 ore. Ne rast se kuarjen e pare ia japim femijes ne oren 6 te mengjesit orarin e vazhdojme keshtu:
Ne oren 6, ne 9.30, ne 13, ne 16.30, ne 20, ne 23.30. Ne rastet kur femija eshte i zhvilluar mund ta zgjasim orarin cdo 4 ore gjate dites. Pushimi i nates mund te zgjatet deri ne 8 ore. Ne keto raste femija mbahet me 5 kuarje ne 24 ore. Ky eshte orari i zakonshem.
USHQYERJA PAS MUAJIT TE PESTE
Duke filluar nga fundi i muajit te peste, mga fillimi i muajit te gjashte, foshnjes, pervec gjirit fillojme t'i japim edhe ushqime te tjera. Keto ushqime i shtojme pak e nga pak. Ne fillim te muajit te gjashte dhe deri ne fund te vitit, femija ushqehet cdo 4 ore gjate dites me nje pushim prej 8 oresh gjate nates. Pra ushqehet 5 here ne 24 ore. Ne rast se kuarjen e pare femijes ia japim ne oren 6 te mengjesit vazhdojme ne kete menyre: Ne 6, ne 10, ne 14, ne 18, ne 22. Nga kjo ore e deri ne mengjes, femija dhe nena flene pa nderprerje.
SI MESON FEMIJA TE PIJE ME ORAR
Femija mesohet te pije me orar neqoftese nena e ve ne jete kete rregull qe ne ditet e para pas lindjes. Femijet pershtaten shpejt dhe e pelqejne ushqyerjen me orar. Ne rast se femijen nuk e veme ne gji me orar, ai do te mesohet te pije ne menyre te crregullt, kohe pa kohe dhe qumeshti do te zere qumeshtin ende pa tretur ne stomakun e tij. Keta femije nuk jane te qete dhe qajne shpesh pa arsye te dukshme. Nena perpiqet ta qetesoje ate duke e vendosur perseri ne gji.
Kjo menyre te ushqyeri i sjell deme femijes. Ushqyerja e crregullt, pa boshatisje te plote te gjirit, behet shkak per pakesimin e ndjeshem te qumeshtit. Ushqyerja e crregullt pengon ritmin e pershtatshem te jetes se nenes, gjumin e pushimin e saj.
Oraret e ushqyerjes se femijes me gji ndryshojne me moshen e femijes, me peshen dhe me gjendjen shendetesore.
SI VIHET FENIJA NE GJI
Venia e femijes ne njerin apo ne dy gjinjte ndryshon sipas sasise se qumeshtit dhe kerkesave te foshnjes. Kur nena ka qumesht te mjaftueshem, eshte me mire qe femija ne nje kuarje te vendoset vetem ne njerin gji. Ne kuarjen e mevonshme, ne gjirin tjeter. Kjo menyre jep mundesin e boshatisjes se plote te gjirit dhe rrjedhjen normale te qumeshtit. Gjithashtu ruan gjinjte nga carjet. Nese femija nuk ngopet atehere e vendosim ne te dy gjinjte. Ne kete rast duhet qe patjeter te zbrazet plotesisht njeri gji e me pas te vendoset ne gjirin tjeter. Ne kuarjen e ardheshme i jepet se pari gjiri me te cilin femija eshte ushqyer per se dyti.
SA MINUTA MBAHET FOSHNJA NE GJI
Eshte vertetuar se foshnja e shendoshe pi sasine kryesore te qumeshtit brenda 5-10 minuta. Prandaj femija nuk duhet ta zgjase pirjen me shume se 10 deri ne 20 minuta. Eshte e rendesishme qe nena ta mesoje femijen te pije me gjalleri, pa lejuar qe ai gjate kesaj kohe te fleje, te luaje ose te largoje vemendjen nga gjiri. Kohezgjatja e dhenies se gjirit ne me shume se 20 minuta nuk e shton sasine e qumeshtit qe jep gjiri. Zgjatja e tepert e pirjes i humb mjaft kohe nenes dhe demton gjinjte e saj. Pikerisht ne keto raste verehen carje te gjinjve. Kur femija eshte me peshe te vogel mund te zgjase dhenia e gjirit deri ne 30 minuta.
Krijoni Kontakt