Mendoj se do jete me interes ta diskutojme edhe ne kete teme te re ne trojet tona .
Moda e re, te martohesh shtatzene
Ne ciftet e lidhura, shpeshhere mungon motivi per t'u martuar. Renia shtatzene e vajzes, sherben si shtyse per t'u martuar. Ne rastet me te mira, kurorezohen. Kur djali nuk pranon te marre pergjegjesi, vajza eshte e detyruar te abortoje. Martesat ne shtatzani, jane bere dukuri te zakonshme, si edhe bashkejetesa. Historia e Mirjetes qe rriskoi lidhjen me te dashurin, per te mos humbur femijen
Denisa XHOGA
Ariani, i njohur ne kryeqytet, si Ariani i fustaneve te nuseve prej disa vitesh ka rene ne hall. Vajzat, qe vijne per "te prenotuar" fustanet jane shtatzene. "Sikur per nje te shtune te vijne kater vajza per te marre fustane, e sigurt qe te pakten dy prej tyre jane me barre, se mund te jene edhe tre", tregon Ariani. Zonjushat marrin nje por dhe dy apo tre fustane me qera dhe keto Ariani eshte i detyruar qe t'ua pershtase sipas trupit dhe muajeve te barres. Telat qe mbajne bustin, lidheset e shpines, shtresat e brendshme, apo telat e korsese ai duhet t'i zgjeroje sipas trupave te vajzave. Pra, i shqep dhe i qep serish gjate gjtihe javes per t'i bere gati per te premten, te shtunen, apo te djelen. Vajzat zgjedhin fustanin, pse jo me te bukurin, por per t'u ndjer rehat gjate diteve te dasmes mendohet Ariani. Vajzat qellojne dy tre muajshe, por ka qelluar qe te martohen me te bardha dhe shtate muajeshe shtatzene. Ndodh qe te jene te fejuara, por ndodh qe te jene dhe thjesht te dashur, cka e ve me teper ne pikepyetje lidhjen e tyre.
"Kishim gati tre vjet te lidhur. Une doja qe te martoheshim, por Eno sa here qe binte muhabeti gjente nga nje pretekst per ta shtyr. Here s'kishim paga te mira, pastaj shtepi...Me pas rashe shtatzene, perseri s'kishim as shtepi, as rroga. Isha dy muajeshe kur e mora vesh. Eno shyqyr, nuk me tha qe ta hiqja. Me ne fund do te martoheshim. Qe sa ishte femija ne bark Eno vinte doren dhe e perkedhelte, ndersa vajza levizte kemben. E kuptova qe ai e donte vajzen, ndersa per mua ishte nje ndjesi e pakrahasueshme", tregon Mirjeta, specialiste ne Minsitrine e Arsimit. Tashme Mirjeta jeton ne shtepine e burrit, me vjehrren, vjehrrin dhe nje kunate. "Pervec rritjes se femijes, punes se shtetit, me duhet te perballoj dhe grindjet e pleqeve dhe hallet e tyre me jeten. Eshte ndryshe kur ke shtepine tende. Por, sidoqofte eshte me mire se sa te ndahesha", thote ajo. Mirjeta tregon se sikur i shoqi t'i kishte thene qe te hiqte femijen do ta prishte lidhjen e saj tre vjecare. Ne nje pjese te rasteve vazhdon te ndodhi keshtu.
"Kishim nje vit qe bashkejetonim te dy ne nje dhome konvikti, megjithese te dy e kishim mbaruar shkollen dhe ishim ne pune. Por, kur une i thash se isha shtatzene, ai u tremb shume dhe as qe behej fjale qe ta mbaja femijen. Madje me akuzoi se se kisha me te. Ne ate kohe isha dhe keq ekonomikisht, megjithate e deshtova femijen. Me gjithe analizat, qe behen para deshtimit me kushtoi 70 mije leke. Ai erdhi per te me dhene leket, por une nuk ia pranova, megjithese i kisha marre borxh", tregon Fabrina.
Shpesh me teper ne medyshje jane djemte, qe mendojne se do te jene shtylla e familjes dhe u duhet te mbajne pergjegjesi, te mendojne per te nxjerre me teper leke dhe per me teper te heqin dore nga disa lojera sic jane, vajzat dhe flertet me to. Ne jo pak raste ciftet, kur vajza bie shtatzene, bejne nje ceremini martesore ne familje. Pra, per shoqerine quhen te martuar, bejne dhe femijen, te cilen kur lind, burri i jep atesine menjehere, por nuk bejne martese ne gjendjen civile. "Une e quaj martesen time te deshtuar. Dhe tani e kuptoj ai nuk ishte i sigurt per t'u martuar kur une isha shtatzene dhe prandaj nuk pranoi martese zyrtare ne gjendjen civile, duke mu justifikuar se procedurat burokratike i duken qesharake. Tani, une e di ai ka nje tjeter dhe s'di si te veproj", tregon Venera, punonjese ne nje OJQ.
----------------------------
-------------------------------
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt