Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Moda e re, te martohesh shtatzene

    Mendoj se do jete me interes ta diskutojme edhe ne kete teme te re ne trojet tona .

    Moda e re, te martohesh shtatzene

    Ne ciftet e lidhura, shpeshhere mungon motivi per t'u martuar. Renia shtatzene e vajzes, sherben si shtyse per t'u martuar. Ne rastet me te mira, kurorezohen. Kur djali nuk pranon te marre pergjegjesi, vajza eshte e detyruar te abortoje. Martesat ne shtatzani, jane bere dukuri te zakonshme, si edhe bashkejetesa. Historia e Mirjetes qe rriskoi lidhjen me te dashurin, per te mos humbur femijen

    Denisa XHOGA

    Ariani, i njohur ne kryeqytet, si Ariani i fustaneve te nuseve prej disa vitesh ka rene ne hall. Vajzat, qe vijne per "te prenotuar" fustanet jane shtatzene. "Sikur per nje te shtune te vijne kater vajza per te marre fustane, e sigurt qe te pakten dy prej tyre jane me barre, se mund te jene edhe tre", tregon Ariani. Zonjushat marrin nje por dhe dy apo tre fustane me qera dhe keto Ariani eshte i detyruar qe t'ua pershtase sipas trupit dhe muajeve te barres. Telat qe mbajne bustin, lidheset e shpines, shtresat e brendshme, apo telat e korsese ai duhet t'i zgjeroje sipas trupave te vajzave. Pra, i shqep dhe i qep serish gjate gjtihe javes per t'i bere gati per te premten, te shtunen, apo te djelen. Vajzat zgjedhin fustanin, pse jo me te bukurin, por per t'u ndjer rehat gjate diteve te dasmes mendohet Ariani. Vajzat qellojne dy tre muajshe, por ka qelluar qe te martohen me te bardha dhe shtate muajeshe shtatzene. Ndodh qe te jene te fejuara, por ndodh qe te jene dhe thjesht te dashur, cka e ve me teper ne pikepyetje lidhjen e tyre.

    "Kishim gati tre vjet te lidhur. Une doja qe te martoheshim, por Eno sa here qe binte muhabeti gjente nga nje pretekst per ta shtyr. Here s'kishim paga te mira, pastaj shtepi...Me pas rashe shtatzene, perseri s'kishim as shtepi, as rroga. Isha dy muajeshe kur e mora vesh. Eno shyqyr, nuk me tha qe ta hiqja. Me ne fund do te martoheshim. Qe sa ishte femija ne bark Eno vinte doren dhe e perkedhelte, ndersa vajza levizte kemben. E kuptova qe ai e donte vajzen, ndersa per mua ishte nje ndjesi e pakrahasueshme", tregon Mirjeta, specialiste ne Minsitrine e Arsimit. Tashme Mirjeta jeton ne shtepine e burrit, me vjehrren, vjehrrin dhe nje kunate. "Pervec rritjes se femijes, punes se shtetit, me duhet te perballoj dhe grindjet e pleqeve dhe hallet e tyre me jeten. Eshte ndryshe kur ke shtepine tende. Por, sidoqofte eshte me mire se sa te ndahesha", thote ajo. Mirjeta tregon se sikur i shoqi t'i kishte thene qe te hiqte femijen do ta prishte lidhjen e saj tre vjecare. Ne nje pjese te rasteve vazhdon te ndodhi keshtu.

    "Kishim nje vit qe bashkejetonim te dy ne nje dhome konvikti, megjithese te dy e kishim mbaruar shkollen dhe ishim ne pune. Por, kur une i thash se isha shtatzene, ai u tremb shume dhe as qe behej fjale qe ta mbaja femijen. Madje me akuzoi se se kisha me te. Ne ate kohe isha dhe keq ekonomikisht, megjithate e deshtova femijen. Me gjithe analizat, qe behen para deshtimit me kushtoi 70 mije leke. Ai erdhi per te me dhene leket, por une nuk ia pranova, megjithese i kisha marre borxh", tregon Fabrina.

    Shpesh me teper ne medyshje jane djemte, qe mendojne se do te jene shtylla e familjes dhe u duhet te mbajne pergjegjesi, te mendojne per te nxjerre me teper leke dhe per me teper te heqin dore nga disa lojera sic jane, vajzat dhe flertet me to. Ne jo pak raste ciftet, kur vajza bie shtatzene, bejne nje ceremini martesore ne familje. Pra, per shoqerine quhen te martuar, bejne dhe femijen, te cilen kur lind, burri i jep atesine menjehere, por nuk bejne martese ne gjendjen civile. "Une e quaj martesen time te deshtuar. Dhe tani e kuptoj ai nuk ishte i sigurt per t'u martuar kur une isha shtatzene dhe prandaj nuk pranoi martese zyrtare ne gjendjen civile, duke mu justifikuar se procedurat burokratike i duken qesharake. Tani, une e di ai ka nje tjeter dhe s'di si te veproj", tregon Venera, punonjese ne nje OJQ.

    ----------------------------
    -------------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134
    Une kam pasur dy shoqe pune nga Korca dhe te dyja jane martuar sepse ngelen shtatzene. Njera 18 vjeqare ishte e pa fejuar kur mendonte se kishte ngelur shtatzene dhe i dashuri i saj 19 vjecari tha qe ta hiqte sepse ishin te rinje dhe pse nuk ishin te sigurte nese ishte apo jo. Por ajo i tha se femijen e saj nuk do ta hiqte kurre dhe sikur do conte ne ndarjen e tyre, dhe me pas u fejuan. Kurse tejtra ishte e fejuar kur kishte ngelur shatatzene dhe i shoqi nga nervat sic thonte ajo i tha se mund ti kete me dike tjeter pasi ai.... dhe me pas u martuan 6 muaj shtatezene me binjake.
    Sot ka plot mjete mbrojtese perdorini o cuna se na lini fajin neve pastaj dhe nuk merrini pergjithesi.

  3. #3
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Kjo mode ka dale qe ne kohen tone. Tani eshte bere demode ky variant. Nuk kuptoj cfar te keqe ka?! Atehere ishte turp te shkoje nuse shtatzane, tani nuk perben problem. Tani kemi dhe me pak dasma. Nje shoqja ime lindi vajze para dy javesh ndonse nuk e ka veshur ende fustanin e bardhe. Kjo eshte mode; te kesh femijen prezent diten e dasmes, madje te te mbaje bishtin e fustanit.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134
    Ahahah Mina me bere te kujtoj nje histori. Shkon nje shoqe imja ne Shqiperi sepse do martohej i vellai qe kishte kohe qe bashkejetonte me te fejuaren dhe ne kete kohe ajo e fejuara ishte 8 muaj shtazene. Dhe sa shkoi kjo shoqja atje pas dy javeve ajo lindi dhe nuk bene dasmen. Dhe e di si thonte ajo per kunaten?? Nuk beme dasmen, po ku priti tjetra te martohej, polli pa bere dasmen.
    Kjo bie fare ne kundershtim me disa ne zonen time, ku sa te marrin vesh se ke shkuar tek shpia e te fejuarit pa qene njeri brenda, te quajne rrugaqe, kjo me shkrin fare.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Jam dakord me bashkejetesen me te fejuarin apo me te dashurin por qe te martohesh shtatzane nuk jam dakord. Ta kesh barkun deri tek goja dhe te hedhesh vallen e nuses sikur nuk ka lezet, megjithate nuk mund te gjykoj dike qe eshte ne ate pozite.
    Ketu mendoj se e kane fajin te dy, ska gabime kur behet fjale per jeten e dy te rinjve apo edhe jete te tjera qe krijohen. Nuk luhen me ato gjera. ( Shumica e njerzve thone se ishte padashje, pa qellim) Ska, po te kesh qef ta besh, mbaje edhe pergjegjesine qe sjellin mardheniet seksuale me dike.

    P.S Perdorni mjete mbrojtese, pilula...etj. Sot qe ka rrugezgjidhje te tjera perdorini, cti besh kur skishte se tani seshte problem.

  6. #6
    VlonjaT Maska e BlEdIi
    Anėtarėsuar
    11-10-2002
    Vendndodhja
    Nj
    Postime
    418
    Postuar mė parė nga Estella
    P.S Perdorni mjete mbrojtese, pilula...etj. Sot qe ka rrugezgjidhje te tjera perdorini, cti besh kur skishte se tani seshte problem.
    Dhe kjo ide nuk me pelqen!
    Pilulat apo ilacet te bejne deme ne shendet....kjo eshte vertetuar!
    Po keshtu si thoni ju se ishte pa dashje....i bie per ata qe kan nga nje vit qe njifen dhe direkt e ne femije.....duhet qe sa here te bejn sex te bejn nga nje femije....?
    Nese do e ben,nese nuk do nuk e ben ate gje.
    Jam kundra perdorimit te ilaceve dhe mjeteve mbrojtese ne mardheniet sexuale.
    "O bindu o permendu o merr malet e cemendu"

  7. #7
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Postuar mė parė nga BlEdIi
    Jam kundra perdorimit te ilaceve dhe mjeteve mbrojtese ne mardheniet sexuale.
    Mire ilacet, ta kuptoj... po *llastiqet* si te bejne dem???
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #8
    VlonjaT Maska e BlEdIi
    Anėtarėsuar
    11-10-2002
    Vendndodhja
    Nj
    Postime
    418
    Postuar mė parė nga Leila
    Mire ilacet, ta kuptoj... po *llastiqet* si te bejne dem???
    Se nga nxehtesia e madhe mund te marin flake dhe te duket sikur po digjet krevati loool
    Nuk eshte njesoi si me "llastik" dhe pa "llastik" Leila....flas per meshkujt se per gocat eshte me mire(si kam degjuar)
    Une thashe qe jam kundra dhe nuk me pelqen,as kam perdorur e as do perdor....dhe dihet qe nuk vete me radhe ca te dali....
    Shpresoi te me kesh kuptuar Leila!
    "O bindu o permendu o merr malet e cemendu"

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    Jane disa ligje ne kete jete qe po i shkele ke shkelur te ardhmen tende. Shume njerez i perthyejne ligjet mijra vjecare si eshte edhe Martesa (qe eshte institucion), dhe me pas vrasin mendjen kur u ndodhin fatkeqesi te papritura, se pse me ndodhi keshtu mua apo femijes tim?

    Dhe ajo qe eshte me interesante eshte fakti se njerezit qe e dine dhe vete qe e kane gabim, nuk e pranojne qe e kane gabim dhe te vuajne konseguencat por mundohet te pershtatin moralin hyjnore per te justifikuar moralin e tyre njerezor.

    Asgje ne kete bote nuk ndryshon pervec "moralit" njerezor.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    Licking da lolly pop Maska e Korcare_lozonjare
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    ***EastSide***
    Postime
    341
    Ne fakt cunat duhet ta pranojne ne qoftese nje goce eshte shtatezane. Ai duhet ta dije se sa e veshtire eshte per nje vajze te rite nje femije vetem, megjithate ato duhen te martohem dhe te bejne nje jete normale nuk e ka fajin femija. Eshte mekat ta heqesh femijen. Ky ishte mendimi im.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    100%SHQIPTARE
    I wrote ur name in the sky
    But the wind blew it away
    I wrote ur name in the sand
    But the waves washed it away
    I wrote ur name in my heart
    And 4ever it will stay

  11. #11
    BeAuTiFuL Maska e roza
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    londer
    Postime
    263
    hahahahhahahah Leila me shkrive fare hahahahahh u mami u knoqa.
    Po kta cunat jan ne te trrash mer jahu (pa ofendime Bledi).

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    nqs martohesh shtatzane asnje gje te keqe nuk ka,keq eshte kur e aborton femijen.Nje cift u martua pas 20 vjetesh kishin tre femije,te tre te rritur,dhe me e habitshmja pas dy vjetesh martese u ndane(ishin te huaj).
    Nuk kam paragjykime per ato qe martohen shtatzana.
    Por kurre mos harroni masat e sigurise.
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  13. #13
    :::::****::::::
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Postime
    194
    Ore se di une si i keni zakonet juve por tek neve babai i nuses nuk e nxjerr nusen nga shtepia prederisa te martohesh me te.
    Kur fejohesh e sheh njehere dhe pastaj shpejto te martohesh !
    lol
    FlashMx

  14. #14
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Ore flash mos do te na thuash se nga anet tuaja na trgoni edhe carcafin me GJAK diten e pare te marteses
    jetojme ne shekullin e 21 plako
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  15. #15
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    EEEEEWWWWWW Kolombi...

    Kam degjuar qe nusja e ben kete enkas. E palos carfacin ne nje menyre qe pjesa me gjak te dali persiper, dhe e mban ne dore e kalon ne mes te gjithe anetareve te familjes se burrit... (me krenari)

    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  16. #16
    forca ***vllaznia*** Maska e luton_boy_uk
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    56
    Ka dhe me keq.
    Une kam nje anglez te puna dhe ai martohet me 30 gusht,
    po nej gje me beri pershtypje se ai ka tre femij dhe me i madhi eshte 8 vjec.
    Imagjinojeni qe femija te thote une kam qene ne dasen te prinderve
    " Art is long , but life is short "

  17. #17
    ~*PlaYfuLl*~*Pr|nCeS*~ Maska e Vo|i
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Vendndodhja
    Analulu:)
    Postime
    108
    Vertet eshe krim te prishesh femijen dhe asnjere nuk jam i nje mendimi te tille se fajin se ka femija fajin e kan prinderit qe bejne gje pa u mbrojtur per hatrin e femijes dhe te martohesh shtatzan ska ndonje gje te keqe. Por mua personalisht nuk do me pelqente nje gje e tille nuk do desha te shkoja nuse shtatzane.
    Te Dua Ty
    ndoshta eshte e kot
    Por si loti ne sy
    nuk te largoj dot
    Por do jete shume vone
    s'ke per te me takuar mua
    Edhe pse ende do te Dua.
    :^xhan

  18. #18
    , MUND TE JETE DHE RASTESI

Tema tė Ngjashme

  1. Incesti, djemtė e xhaxhait lėnė shtatzėnė 17-vjeēaren
    Nga [Perla] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 12-12-2009, 18:50
  2. Njė grua e re nga Elbasani, shtatzėnė me njė fėmijė pa kokė
    Nga strange nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 26-06-2009, 04:51
  3. Burri shtatzene, publikohen fotot e reja
    Nga gunga nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 17:50
  4. Madrid: Mashkulli shtatzėnė pret binjakė
    Nga strange nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-03-2009, 14:33
  5. Vret veten dhe gruan shtatzene
    Nga Arlind nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •