Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet nė Bllog
    17

    Policia zbardh vrasjen mafioze te biznesmenit Florian Vila

    Leter drejtuar ambasadorit amerikan ne Shqiperi, Xhejms Xhefrej

    Zoti Ambasador!

    Ne rradhe te pare me lejoni t'ju sjell urimet e mia te sinqerta si dhe te familjes sime per prezencen tuaj ketu ne vendin tone, si perfaqesuesi i shtetit me demokratik ne bote, te shtetit lider te paqes dhe demokracise, te shtetit qe kryeson lidershipin ne respektimin e standarteve demokratike per lirite dhe te drejtat fondamentale te njeriut dhe qe per ne njerezit e ketij dheu, vendi juaj ka qene dhe eshte nje aspirate shekullore e paraardhesve tane, e jona si dhe e brezave qe do te na pasojne.

    Zoti ambasador, vendi juaj eshte i gjithe popujve, atyre te zhvilluar dhe atyre me pak te zhvilluar. Energjite tuaja shperthyese ne funksion te demokracise, shtetit ligjor, paqes, sigurise, respektit ndaj prones, individit, jetes, civilizimit, prosperitetit, jane per ne nje shprese per te kuptuar dhe besuar, qe edhe ne vendin tone ka nje mbrojtje, ka nje garanci qe ky vend apo njerezit e ketij vendi mund te drejtohen per t'u mbrojtur nga dhuna, terrorizmi ne te gjitha format e shfaqjes se tij.

    Zoti ambasador, une quhem Lena Vila, bashkeshortja e ve e z.Florant Vila, biznesmenit te njohur shqitar, qe u ekzekutua me 9 prill 2003 nga nje akt i paster terrorist nga njerez te panjohur, te veshur me uniforme policie, ne prag te shtepise se tij, ne rezidencen "Flevi lmt". Ky akt i paster terrorist ka prekur rende ndergjegjen qytetare te vendit tone, ka indinjuar pa mase shoqerine shqiptare, ka lenduar shume shpirterisht te gjithe njerezit e familjes Vila dhe personalisht mua, gruan e tij, si dhe dy femijet e vegjel.

    Zoti ambasador, familja ime, une, femijet e mij dhe te Florianit, prinderit tane, si dhe gjithe vendi yne eshte me afer se ndonjehere se bashku dhe solidar me ju ne sfiden ndaj luftes kunder terrorizmit.

    Zoti Florian Vila ishte nje personalitet i njohur i biznesit shqiptar. Me pune dhe duke djersitur, duke respektuar ligjin dhe rregullat e tregut, ne ngritem dhe zhvilluam nje kompani te suksesshme, sic eshte "Flevi lmt" dhe eshte identifikuar ne tregun e materialeve te ndertimit, si hekur per tregues te larte te performances, si cilesi te larte, marredhenie te mira klient-furnitor, respekt dhe rigorozitet ligjor me institucionet shteterore, si tatim-taksa, sigurimet shoqerore, institucionet e kreditit, bashki, etj.

    Zoti ambasador, me anen e kesaj letre une dua te ve ne dijeni se ketu ne Shqiperi krimi terrorist eshte bere shume i frikshem, shume i dhunshem, ku per ne shqipetaret nje vrasje ne prag te shtepise lendon dhe varret. Kjo vrasje na ka pikelluar te gjitheve, por akoma na rendon fakti, qe asgje s'eshte bere nga institucionet shqiptare nga organet e specializuara qe te zbardhin kete akt te shemtuar terrorist, duke e zvarritur dhe zgjatur ne kohe per ta lene me pas te arshivuar ne sirtaret e harreses. Insinuata te artikuluara edhe nga goja e ministrit, te papergjegjshme, ne nje TV privat kombetar si "Klan"-i per ta klasifikuar kete vrasje me motive jashte atyre te biznesit, jane shume ogurzeza dhe tregojne poziten mjerane te ketij lloj ministri manikin i krimit terrorist. Me ate deklarim, ministri i Rendit z. Luan Rama, nuk provoi gje tjeter pervec ate qe ka pohuar edhe vete, qe strukturat e rendit jane te inkriminuara, qe krimi dhe kriminelet jane bere me imunitet, se ketu ne Shqiperi mund te vrasesh dhe te dhunosh dhe te terroriozosh dhe shteti s'te thote gje. Ai provoi se kriminelet kane avokatin e tyre per t'i mbrojtur, si dhe autoparlantin per t'i lajmeruar te largohen. Ky minister me brockullat e tij, ne te njejten kohe tregoi se organet e tjera te investigimit, te hetimit dhe akuzes duhet te fokusohen ku ai kerkon dhe do t'i fokusoje, duke e larguar vemendjen nga pista qe jane bere publike nga ana jone. Ishte ky minister Rendi, qe pak dite pas vrasjes, ne vijim te deklarates publike te organit te akuzes, prokurorise deklaroi lidhur me kete piste, se jane identifikuar vrasesit e biznesmenit z. Florian Vila.

    Zoti ambasador, ky ndryshim llogoreje i ministrit te Rendit flet qarte per poziten e tij, per pafuqishmerine e tij per te zbuluar te verteten edhe ne te njejten kohe krijon ne menyre tinzare dhe fyese pista imagjinare, thjesht per te larguar veten nga pergjegjesia qe ka per funksionin qe ai kryen dhe keshtu qe te zgjase ditet e karriges se tij politike.

    Zoti ambasador, per ne njerezit me te shtrenjte te familjes, kjo vrasje ka nje prapavije konkurrence, loje e pandershme tregu, nga ana e njerezve te lig, qe kerkojne ta fusin kete vend ne kthetra mafioze dhe te bejne ligjin, duke monopolizuar biznese dhe me pas duke terrorizuar njerez qe te shtrijne tentakulat e krimit oktopodian.

    Zoti ambasador, per mua, bashkeshorten e z. Florian Vila, kjo vrasje nuk pa zbardh dot autoret e saj te vertete, si dhe te atyre qe fshihen pas tyre (se mbrohen me paturpesi edhe nga ministri i Rendit) ka shume rendesi qe te dal si e vertete. Kjo, jo vetem per te me lehtesuar mua, femijet tane, njerezit e aferm te Florianit, sado pak ate mungese shpirterore te njeriut tone te dashur, por se dhe kjo do te ndihmoje edhe shoqerine shqiptare te clirohet ne ndergjegjen e vet nga bota e krimit dhe terrorizmit. Une jam shume disponibel, qe te komunikoj me ju qe ju te ndermerrni inisiativen per plotesimin e kesaj dosje dhe te ndemjetesoni qe te nderhyni ne qeverine shqiptare si dhe te ndihmoni ne ngritjen e nje grupi te specializuar investigues per te hetuar rreth kesaj vrasje. Ne kemi nevoje shume per ndihmen dhe perkrahjen tuaj dhe te shtetit amerikan.

    Duke besuar fort ne mbeshtetjen dhe interesimin tuaj, me lejoni edhe njehere t'ju pershendes ne emrin tim personal dhe te femijeve te mij, si dhe te afermve te familjes se Florianit.

    Me respekt Lena Vila

    E veja e Florian Viles
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Kėrcėnimi nė telefonin e Vilės

    ..SMS DY JAVE PARA VRASJES/ PISTA E RE E HETIMIT

    Kėrcėnimi nė telefonin e Vilės
    Mesazhi: Nuk do ta gėzosh pasurinė… me atė…


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ferdinand Dervishi

    Isha nė makinė me Florianin nė momentin kur ai mori njė mesazh. Duke ngadalėsuar shpejtėsinė, hapi celularin dhe e lexoi. Pėr njė moment u ngrys, por pak sekonda mė vonė ia plasi gazit", kjo ėshtė njė pjesė e dėshmisė sė njė personi tė afėrt tė Florian Vilės, tregtarit tė fuqishėm tė hekurit, i vrarė mė 9 prill nė hyrje tė banesės sė tij nė Laprakė. Dėshmia e siguruar nga policia pak ditė pas vrasjes ėshtė mbajtur sekret, madje ka bėrė qė pėr njė kohė tė gjatė tė gjithė tė besojnė se pistat e hetimeve ishin tė tjera, tė pėrcaktuara qartė pėr policinė, por edhe tė njohura nga opinioni, pasi ishin bėrė publike. Ndėrsa hetonte kėrcėnimin, policia e kishte mohuar kategoriksht ekzistencėn e tij, duke u dhėnė mediave si tė vėrtetė versionin se mosmbrojtja e Florian Vilės, qoftė me truproja, qoftė me armė (pistoleta me leje ishte gjetur e paprekur nė valixhe), tregonte se ai kohėt e fundit nuk ishte kėrcėnuar.

    Pėrmbajtja e mesazhit
    "Nuk do ta gėzosh pasurinė… me atė…", ishte njė pjesė e mesazhit qė Gazeta e disponon, por qė pėr arsye tė dėmtimit tė hetimit nuk po e boton tė plotė. Personi, i cili nė momentin e mbėrritjes sė mesazhit kishte qenė nė makinėn e Vilės, duket gėzonte besimin e tij tė plotė, pasi e kishte marrė nė dorė celularin menjėherė pas leximit tė tij nga Vila dhe pas reagimeve tė para tė tregtarit, qė pėrfunduan me tė qeshura tė hidhura. Po sipas dėshmisė shumė tė hollėsishme tė kėtij personi nė polici, mesazhi kishte mbėrritur vetėm pak kohė para se Floriani tė vritej. "Ka mbėrritur jo mė shumė se 2 javė para se tė vritej", ishte dėshmia pėr policinė. Gjithsesi, pas humbjes sė celularit dėshmia pėr mesazhin kėrcėnues ishte marrė me rezerva nga policia. Porse gjithsesi pohimi i dėshmitarit nė polici ishte konsideruar i rėndėsishėm, pasi personi kishte pohuar qė, nė rast tė njė procesi gjyqėsor, do tė dėshmonte tė gjitha ato qė dinte lidhur me kėrcėnimet apo autorėt e mundshėm tė vrasjes sė biznesmenit. Dhe kuptohet qė ky person di edhe autorin e mesazhit apo edhe tė tjera konflikte tė tij me Florian Vilėn.

    Pse Vila e kishte injoruar kėrcėnimin?
    Por, me gjithė kėtė kėrcėnim me jetė, pasi "nuk do ta gėzosh pasurinė", nga hetimi ishte konsideruar si i tillė, Florian Vila nuk kishte marrė asnjė masė mbrojtėse pėr vetveten. Ai nuk kishte komunikuar me policinė pėr tė bėrė tė ditur kėrcėnimin apo disa tė tillė tė mundshėm. Gjithashtu ai nuk kishte punėsuar ndonjė truprojė, edhe pse tė ardhurat ia lejonin tė mbante mė shumė se njė tė tillė. Po kėshtu arma e tij me leje, si biznesmen, ishte gjetur nga policia nė njė nga valixhet e tij nė banesė, e paprekur. Nė kėto kushte, nisur edhe nga dėshmi tė ndryshme, hetimi kishte konkluduar se pėr Vilėn personi qė e kėrcėnonte ishte i njohur sė bashku me ēėshtjen pėr tė cilėn kishte lindur konflikti. Por duket, prej Floriamit ky person ėshtė konsideruar "i parrezikshėm".


    Dy muaj pas ekzekutimit

    Asnjė pistė bindėse pėr vrasjen
    Dy muaj pas vrasjes sė bosit tė hekurit, Florian Vila, hetimet reflektojnė tė jenė shumė larg njė piste tė vetme tė hetimit. Fillimisht hetimet u fokusuan nė pistėn e njė vrasjeje pėr konkurrencė. Madje kėtu u investuan tė gjithė forcat e hetimit. Qoftė prokuroria, qoftė policia, harxhuan shumė kohė dhe njerėz pėr tė hetuar tenderat ku kishte aplikuar tė fitonte Florian Vila. Hetimi shkoi deri nė portin e Durrėsit, ku Vila kishte aplikuar pėr pastrimin e tij nga anijet e mbytura. Kjo pistė pėrkrahej shumė nga Lena Vila, e shoqja e Florianit. Ajo nė njė letėr dėrguar presidentit tė Republikės, shkruante se ishte e bindur qė vrasja e tė shoqit ishte pasojė e konkurrencės sė pandershme. Porse kohėt e fundit edhe policia, edhe prokuroria e kanė pohuar hetimin edhe pėr njė pistė tjetėr, tė cilėn e kanė konsideruar "personale".


    I ndaluari-enigmė nė Laprakė

    Lirohet i akuzuari i dytė pėr vrasjen
    Njė person i ndaluar para pak ditėsh nė Laprakė pėr llogari tė hetimit tė vrasjes sė Florian Vilės, ėshtė lėnė pėrsėri i lirė pas dy ditėsh nė qeli. Burime policore pohuan se personi ishte njė i njohur i familjes Vila, madje u tha se ai ishte njė tregtar. Burime policore pohuan se ky person hetohej nė lidhje me vrasjen e tregtarit tė hekurit, sipas njė piste tė mbajtur sekret. Fillimisht u pohua se ky person, emri i tė cilit nuk u pėrfshi nė komunikatat e policisė, kishte lidhje me interesat pėr ekzekutimin e Florian Vilės. Por mė pas ai u konsiderua si njė nga ekzekutorėt. Madje policia konfirmoi se i ndaluari nė Laprakė ishte njė nga ekzekutorėt, ndalimi i tė cilit ishte llogaritur tė kryhej nė njė ditė me tė prangosurin tjetėr pėr kėtė ēėshtje, Petrit Lleshin. Por nė tė njėjtėn ditė, mė 23 maj, ndalimi kishte dėshtuar. Gjithsesi, pas mbajtjes nė qeli pėr 48 orė, i ndaluari i Laprakės ishte lėnė i lirė pėr mungesė provash.
    Marre nga gazeta Shqipetare
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ALBA : 05-06-2003 mė 13:29
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Misteri, kush e zhduku celularin eVilės


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ferdinand Dervishi

    Mbase prej faktit se policia ishte kujtuar vonė tė kėrkonte, apo mė saktė, dikush u kujdes nė kohė tė zhdukej, sendi mė i ēmuar qė mund tė pėrbėnte kreun e provave tė vlefshme materiale pėr vrasjen e Florian Vilės, tregtarit tė fuqishėm tė hekurit, rezulton i "humbur". Roja i rezidencės FLEVI, Hysen Pera, i cili u tregua i gatshėm tė "rrėfehej" pėr mediat njė ditė pas vrasjes sė pronarit tė tij Florian Vila, ishte njeriu qė tha mė shumė se tė tjerėt pėrsa i pėrket njė detaji. Natėn e 9 prillit, teksa nxitoi t'i hapte portėn e hekurt pronarit tė vet, pasi energjia elektrike ishte ndėrprerė, qė ajo tė hapej prej Florianit me pult nga jashtė, roja ishte shtangur pas krismave tė armėve. Menjėherė instikti e kishte detyruar tė fshihej. Gjithsesi, kishte vėnė re dy persona tė veshur me uniforma si tė policisė sė ndėrhyrjes sė shpejtė qė qėllonin mbi Florianin. Nė momentet e para roja dėshmoi se njėri prej vrasėsve i ishte afruar makinės, por tė nesėrmen e vrasjes ai ishte tepėr i sigurtė. "Ata zbrazėn armėt dhe ikėn mėnjėherė me makinėn e tyre. Nuk i'u afruan makinės sė Florianit pėr tė marrė gjėsendi", ishte dėshmia e rojes.

    Zhdukja gjatė transportit nė spital?
    Mes rrėfimeve tė tij, roja i rezidencės kishte fiksuar njė moment shumė interesant. Sipas tij, ndėrsa e shoqja e Florianit, Lena dhe i ati, Neshati, kishin marrė viktimėn duke e futur nė njė furgon qė kishin ndaluar nė rrugė, pronari i "FLEVI" kishte ende nė kllėfin e brezit aparatin celular. Roja ishte i pari qė hapi derėn e makinės "Benz" tė Florianit. Ai i ndihmuar nga pjesėtarė tė familjes, tė cilėt mbėrrijnė me urgjencė, marrin viktimėn dhe pasi ndalojnė njė furgon nė rrugė, e hipin duke e nisur me urgjencė pėr nė Spitalin Ushtarak, qė nuk ishte larg. Pikėrisht deri nė momentin e hipjes nė furgon, roja ėshtė i bindur se Floriani kishte me vete aparatin celular. Mė pas, ndėrsa Lena e Neshati shoqėronin Florianin nė spital, rojes i kanė lėnė detyrė qė tė rrinte dhe tė kujdesej pėr dy fėmijėt e vegjėl tė ēiftit Vila, dhe ai nuk di mė shumė. Duke u nisur nga dėshmia e rojes, njė mundėsi e humbjes apo zhdukjes sė celularit ka qenė gjatė kohės sė shkurtėr tė transportimit tė tij pėr nė Spitalin Ushtarak. Pra celulari mund tė ketė humbur, mund tė jetė vjedhur, por edhe mund tė jetė zhdukur nė makinė.

    Mundėsia e zhdukjes nė spital
    Qė njė celular zhduket nė spital, rasti i Vilės nuk ėshtė i pari. Edhe celulari i deputetit tė ekzekutuar tė PD-sė, Azem Hajdari, kishte humbur dhe supozimi mė i mundshėm ishte i zhdukjes sė tij nė spital. Gjithsesi, nė spital nė trupin apo rrobat e Florian Vilės, policia nuk e kishte gjetur celularin, megjithė interesimin e madh tė saj pėr ta patur si provė. Natyrisht qė trupit tė pajetė tė Florianit nė spital i kanė hequr rrobat e pėrgjakura dhe ky mund tė konsiderohet njė moment i humbjes. Porse celulari edhe mund te jetė vjedhur nga punonjės tė papėrgjegjshėm. Vila, sipas tė gjitha gjasave, kishte njė celular tė shtrenjtė, tė cilin pėr ta poseduar, mund tė ketė prishur ndėrgjegjen ndonjė punonjės i spitalit. Porse logjika tė ēon edhe te varianti i zhdukjse sė tij nga persona tė intersuar qė ai tė mos binte nė duar tė policisė.


    Mesazhi fatal nė celularin e Vilės

    Burime tė hetimit kanė siguruar njė dėshmi, sipas sė cilės, dy javė para se tė vritej, bosi i hekurit Florian Vila kishte marrė njė mesazh kėrcėnues nė telefon. Ky detaj ishte administruar gjatė njė dėshmie nga njė person i konsideruar i afėrt prej Florian Vilės. Sipas dėshmisė, rreth 2 javė para se tė vritej, nė celularin e Vilės kishte mbėrritur njė mesazh kėrcėnues. "Nuk do tė gėzosh pasurinė e… me atė…", ishte njė pjesė e mesazhit qė disponohet nga Gazeta. Sipas dėshmisė, Floriani nuk ishte bėrė shumė merak pas leximit tė mesazhit. Duket ai nuk e konsideronte shumė tė rrezikshėm personin qė i kishte dėrguar mesazhin, ose nuk besonte se ai mund t'i qėndronte besnik pėrmbushjes sė njė kėrcėnimi tė tillė. Gjithsesi pohimi i dėshmitarit nė polici ishte konsideruar i rėndėsishėm, pasi personi kishte pohuar qė, nė rast tė njė procesi gjyqėsor, do tė dėshmonte tė gjitha ato qė dinte lidhur me kėrcėnimet apo autorėt e mundshėm tė tyre.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet nė Bllog
    17
    Zbardhen vrasjet mafioze tė avokatit dhe dy biznesmenėve

    armand bajrami

    Policia shqiptare ėshtė duke finalizuar hetimin dhe zbardhjen e autorėve pėr njė sėrė ngjarjesh kriminale tė vjetra tė konsideruara si “krime mafioze”. Dosjet e krimeve tė pazbardhura janė rimarrė nė dorė nga policia, e cila ka gjetur prova, informacione madje edhe dėshmitarė, qė hedhin dritė mbi shkaqet dhe autorėt. Zbulimi i kėtyre krimeve tė rėnda ka qenė objekt i punės sė policisė pėr vitet e fundit krahas parandalimit tė veprave penale. Zv/drejtori i Pėrgjithshėm i policisė sė Shtetit Agron Kuliqi, qė drejton edhe Departamentin e Hetimit nė Policinė e Shtetit konfirmoi dje, se si rezultat i goditjeve tė realizuara nė vitin 2008 nuk u shėnuan krime mafioze siē ka ndodhur mė parė. Nė njė rrėfim pėr televizionin “Klan”, Kuliqi shpjegoi se sė shpejti autorėt e vrasjes sė biznesmenit tė hekurit Florian Vila, ish-presidentit tė Federatės sė Boksit Vajdin Lamaj, ekzekutorėt e avokatit tė njohur Kleanthi Koēi apo pengmarrėsit e Kodo Dados do tė dalin para drejtėsisė. “Kjo ėshtė puna jonė, si rezultat i goditjes sė grupeve kryesore, si rezultat i goditjes sė personave tė cilėt kanė qenė nė botėn e krimit me emėr, tė pacėnueshėm ėshtė arritur qė ne tė arrijmė tė ndalojmė kriminelin dhe tė bėjmė njė punė parandaluese tė madhe”, thotė Kuliqi. “Ne e dimė mekanizmin e ngjarjes. Dimė se si janė kryer kėto veprime, por problemi ėshtė se kėto do t’i kalojmė nė prova. Dhe qė tė kalosh nė prova duhet tė krijosh rrethana tė reja. Duhet tė sigurosh provėn, duhet tė sigurosh dėshminė, nė mėnyrė qė pastaj qė personat qė do tė akuzohen tė pėrballen me drejtėsinė. Kemi arritur tė mbledhim njė minimum tė dhėnash pėr to. Janė bėrė objekt i analizave tė strukturave tė Tiranės nė strukturat qendrore tė Policisė. Janė bėrė objekt diskutimi paraprak nė strukturat e Prokurorisė, si tė Tiranės edhe nė Prokurorinė pėr Krimet e Rėnda. Por akoma ne nuk mendojmė se na janė mbledhur rrethana dhe prova tė mjaftueshme, tė cilat ne mund t’i referohemi dhe pastaj t’i bėjmė edhe objekt hetimi”, vijon mė tej drejtori i Departamentit tė Hetimit nė Policinė e Shtetit.
    Vrasjet e pazbardhura
    Ai thotė se “nė praktikėn botėrore, nė praktikėn e vendeve qė janė mė tė zhvilluara, si nė BE ashtu edhe mė larg, kėto raste janė raste shumė tė vėshtira dhe nė tėrėsi janė raste, qė mbeten edhe tė pazbuluara. Sepse unė po ju them qė nė qoftė se ne forcėn zbuluese pėr rastet e vrasjeve e kemi mbi 80 pėr qind dhe forcėn goditėse. Ky ėshtė njė tregues shumė i lartė i strukturave tė Policisė sė Shtetit pavarėsisht kryerjes sė veprės penale, mėnyrės sė kryerjes dhe mekanizmit. Kėto janė ngjarje qė kanė ndodhur nė kohė, qė kanė krijuar vėshtirėsi nė marrjen e provės, pavarėsisht veprimeve qė janė kryer. Kanė krijuar vėshtirėsi nė marrjen e deklarimeve, pavarėsisht veprimeve qė janė kryer. Do tė kėrkojnė veprime mė specifike. Mėnyra e mekanizmit ėshtė “vrasje mafioze”. Sipas zv/drejtorit tė Pėrgjithshėm brenda pak kohėsh do tė dalin para drejtėsisė autorėt e krimeve tė pazbardhura nė vite. “Shumė shpejt do referohet edhe ēėshtja e Kleanthi Koēit. Kanė filluar veprimet pėr Koēo Dadon. Ėshtė njė ngjarje qė nė ‘98 ka tronditur opinionin publik, rrėmbimi i tij. Edhe pėr rastin e disa ngjarjeve tė Korēės, tė cilat janė kryer nė kėtė lloj mekanizmi, me vrasje me pagesė. Shumė shpejt autorėt, personat qė i kanė kryer kėto do tė shkojnė pėrpara pėrgjegjėsisė. Kjo sepse janė grumbulluar rrethana dhe prova tė mjaftueshme, qė do provojnė vėrtetėsinė e kėtyre ngjarjeve”, tha Kuliqi. Sipas tij, kontribut nė zbulimin e krimeve kanė dhėnė edhe dėshmitarėt. “Tė ndėrtosh njė vendngjarje pas njė periudhe kohe nuk ėshtė shumė e thjeshtė. Kuptohet sepse duhen kontributi i tė gjithė elementėt e asaj ngjarjeje. Ne kėtė e mbajmė mbi bazėn e dėshmive, qė mbajmė nga dėshmitarė qė kanė qenė okularė nė ngjarje, tė cilėt pėr njė situatė tė caktuar, ose pėr arsye tė panikut, nuk kanė arritur qė tė dėshmojnė mė parė. Falė kėtij bashkėpunimi, ne sot kemi njė numėr jo tė pakėt dėshmitarėsh tė drejtėsisė dhe bashkėpunėtorėsh tė drejtėsisė kemi arritur tė zbėrthejmė ngjarje, tė cilat nė vite, nga ‘97 e kėtej nuk do tė ishte bėrė e mundur realizimi i tyre”. Zyrtari i policisė nuk bėn publike shifrėn e dėshmitarėve tė drejtėsisė pėr shkak tė sekretit tė ēėshtjes. “Ka njė shifėr, por pėr arsye tė rėndėsisė sė tyre dhe pozicionit tė tyre dhe tė ruajtjes sė sigurisė sė tyre ne nuk mund t’i japim kėto”, tha Kuliqi. Ai vlerėson ish-kryeprokurorin e Krimeve tė Rėnda Andnand Kosova pėr bashkėpunimin e krijuar me Policinė e Shtetit dhe aftėsitė e tij nė ndėrtimin e proceseve hetimore tė rėndėsisė sė veēantė. “Ne kemi arritur tė zbulojmė dhe dokumentojmė falė aftėsive tė tij personale dhe kontributit tė tij personal si person qė na ka hapur hapėsirė. Po t’i thoshe qė kjo ėshtė provė, nuk kishte gjykatė qė ta hidhte poshtė”, vlerėsoi Kuliqi, duke pohuar se zbardhja e krimeve tė vjetra ėshtė sukses dhe siguri, sepse tė godasėsh do tė thotė qė rriten elementėt e sigurisė.

    Panorama

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Policia zbardh vrasjen mafioze nė Tiranė tė Vajdin Lamaj
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 09-02-2015, 14:04
  3. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  4. Policia zbardh vrasjet mafioze tė ndodhura nė Tiranė
    Nga Asteroid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:36
  5. E vrava burrin tim pasi mė keqtrajtonte..!!
    Nga Zemrushja nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 09:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •