Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 158
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,340
    Faleminderit
    28
    103 falenderime nė 99 postime
    Pėrkujtohen dėshmorėt Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu Nė nėntė vjetorin e rėnies sė dėshmorit Zahir Pajaziti, kryeministri Bajram Kosumi bėri homazhe dhe vendosi kurora lulesh pranė shtatores sė tij nė qendėr tė Prishtinės. Ndėrkaq komandanti i TMK-sė general lejtnant Agim Ēeku, tha se ėshtė nder t’i takojmė njė populli qė nga gjiri i vet ka nxjerr trima si Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu. Familjarė tė dėshmorėve dhe pėrfaqėsues tė shoqatave tė dala nga lufta thanė se nuk po realizohen nė tėrėsi idealet pėr tė cilat kanė rėnė dėshmorėt.
    Edhe pse kanė kaluar nėntė vite qė nga rėnia e dėshmorit Zahir Pajaziti, familjarė tė tij edhe pse ndjejnė dhembje, janė krenar pėr sakrificėn qė bėri Zahiri pėr tė jetuar tė lirė. Megjithatė sipas vėllait tė dėshmorit Zahir Pajaziti, Agimit, ajo pėr ēka e dha jetėn Zahiri dhe shokėt e tij, po realizohen pjesėrisht:

    Sipas Agim Pajazitit ėshtė i dhimbshėm fakti se institucionet e Kosovės ende nuk u kanė dhėnė vendin e merituar dėshmorėve dhe familjeve tė tyre:

    Kryeministri Kosumi e cilėsoi dėshmorin Zahir Pajaziti si ideator dhe nismėtar tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Pasi bėri homazhe pranė shtatores sė dėshmorit Pajaziti nė qendėr tė kryeqytetit, kryeministri tha se e vlerėson lartė kontributin e Zahirit pėr lėvizjen patriotike nė Kosovė:

    Dėshmori Zahir Pajaziti ėshtė ndėr figurat mė emblematike tė historisė sonė tė re, tha komandanti I TMK-sė gjeneral lejtnant Agim Ēeku. Pasi bėri homazhe, ai tha se ėshtė nderė tė jesh pjesė e njė populli qė nga gjiri i vet ka nxjerrė djem sikur Zahiri.

    Kurse Faik Fazliu, kryetar i Shoqatės sė Invalidėve tė Luftės, tha se figura e Zahirit, gjegjėsisht gjaku i ushtarėve tė UĒK-sė ėshtė themeli i ēlirimit tė Kosovės.

    Dėshmorėt e kombit Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, u vranė nė njė pritė tė organizuar nga forcat serbe mė 31 janar 1997. Homazhe pranė shtatores sė Zahir Pajazitit bėnė edhe njė delegacion i Partisė Demokratike tė Kosovės nė krye me Jakup Krasniqin dhe ish–kryeministrin e Kosovės Bajram Rexhepi, pastaj komanda e Zonės sė V tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, Komandanti i Komandės sė Trajnimit dhe Doktrinės, Haxhi Shala, familjarė tė Zahirit dhe shumė qytetarė tė tjerė.

    Kestrin Kumnova




    Postuar mė: Eh/Radio Kosova & Blue Sky Staff me Jan 31, 06 | 11:52 am
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,340
    Faleminderit
    28
    103 falenderime nė 99 postime
    NĖ MÜHLHEIM TĖ GJERMANISĖ
    TUBIM PĖRKUJTIMOR PĖR NDERĖ TĖ RENJES HEROIKE TE ZAHIR PAJAZITIT EDMOND HOXHES DHE HAKIF ZEJNULLAHUT
    Me datėn 28-janar nė MÜHLHEIM tė Gjermanisė u mbajt njė tubim madheshtorė,me rastin e pervjetorit tė nėnd te rėnjes ne altarin e Lirisė,te ZAHIR PAJAZITIT EDMOND HOXHES DHE HAKIF ZEJNULLAHUT.
    Me himnin e Flamurit,dhe me njė minut heshtje u nderuan deshmoret e Lirisė,pastaj tė pranishėmit i pershendeti Shefqet Zhegrova nė emer te Nendeges sė PDK-sė,per Hessen.
    Kėt tubim e pershendetet edhe Ymer LLadrovci Kryetar i PDK-sė,dega nė Gjermani,Xhavit PAJAZITI ,ne emer tė familjes PAJAZITI,Zenel Krasniqi nė emer tė Qendres sė kultures shqiptare nga Stuttgardi,si dhe u lexuan dy telegrame pershendetese qe arriten gjat tubimit ,nga Nait HASANI nga PRISHTINA,dhe Zeqir GERVALLA nga AMERIKA.
    U shfaq edhe nje program kulturoro-artistik.Me kengė per deshmoret,per UĒK-nė,dhe per Kosoven,kenduan solistetamil Zekaj dhe Alfred Mirsini.Poezi pė ZAHIRIN,EDMONDIN,dhe HAKIFIN ,recituan Antonieta Mexhuani,dhe Albinon Mexhuani.
    Njė referat pėr jeten dhe vepren e deshmorve te Lirisė,e lexoi Kadri GĖRVALLA zėdhėnės i PDK-sė ne Gjermani.Z-Gervalla njė nder tjera tha :
    Pikrisht me 31-janar 1997,rrugės pėr njė mision tė veqant ran nė krye tė detyrės tre bijet e mėdhenj tė shqiptarisė dhe tre nga drejtuesit e parė te luftės ēlirimtare:Zahir Pajaziti,Edmond Hoxha,dhe Hakif Zejnullahu.Ata ishin prej atyre djemve tė cilėve Kosova u bėn gjithnjė vend dhe vendi i tyre ėshtė i perjetshėm.
    Ata ishin prej atyre djemve tė cilet lanė pas vetes permendoret e Lirisė,dhe ato u janė ngritur.
    Nėnd vjetė mė parė ata deshmuan se jo vetėm kishin hedhur nė token e rreshkur tė Kosoves faren e ardhshme te Lirisė,por edhe se ishin tė gatshėm ta rritnin me gjakun e tyre.
    Pjesmarrja e madhe e bashkatdhetarėve ne ket mbrėmje , dha njė atmosferė tė veqant pėrkujtues.
    ZYRA PER INFORMIM E PDK-SĖ,DEGA NĖ GJERMANi


    http://www.pdkgjermani.de/page1.html
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,340
    Faleminderit
    28
    103 falenderime nė 99 postime
    Ndėrroi jetė babai i dėshmorit tė kombit, Zahir Pajaziti, Qerim Pajaziti


    Besianė, 6 shkurt 2006 (Kosovapress) Time: 10 : 27

    Tė hėnėn nė moshėn 80-vjeēe ndėrroi jetė babai i dėshmorit tė kombit Zahir Pajazitit, Qerim Pajaziti. Varrimi i tė ndjerit do tė bėhet nesėr nė ora 12.00, nė fshatin e lindjes nė Galab tė Besianės.
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    640
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Llapi
    Ndėrroi jetė babai i dėshmorit tė kombit, Zahir Pajaziti, Qerim Pajaziti


    Besianė, 6 shkurt 2006 (Kosovapress) Time: 10 : 27

    Tė hėnėn nė moshėn 80-vjeēe ndėrroi jetė babai i dėshmorit tė kombit Zahir Pajazitit, Qerim Pajaziti. Varrimi i tė ndjerit do tė bėhet nesėr nė ora 12.00, nė fshatin e lindjes nė Galab tė Besianės.

    Ngushllime familjes Pajaziti .



    Po tani sikur duket , Zahiri ka me i treguar babait tė tij Qerimit , se kush ia pėrgaditi kurthin dhe kush e dėrgoi Zahirin si '' cjapi tek kasapi '' .
    Po edhe pėr babain e Zahirit natyrisht qė ėshtė vonė tė ngushllohet , pėr renat e ndėgjuara nė tė gjallė tė tij dhe qė i gėlltiti me plot qejf .

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    1
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Me dhembje nga shpirti morëm lajmin për vdekjen e bacës Qerim. Ngushëllime familjes heroike dhe gjithë atyre që e ndajnë dhembjen me ne!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xheladin Mjeku : 06-02-2006 mė 11:26

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    394
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ngushllime familjes Pajaziti!
    Baca Qerim vertet ishte nje burre i madh qe diti ta munde dhimbjen dhe ta shendrroje ne krenari kur djali i tij Zahir Pajaziti u vra ne prite nga serbet bashke me dy shoket tjere Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    640
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    O ti mender me thėnė

    Citim Postuar mė parė nga DriniM

    Postuar më parë nga DriniM



    Ngushllime familjes Pajaziti .



    Po tani sikur duket , Zahiri ka me i treguar babait të tij Qerimit , se kush ia përgaditi kurthin dhe kush e dërgoi Zahirin si '' cjapi tek kasapi '' .
    Po edhe për babain e Zahirit natyrisht që është vonë të ngushllohet , për renat e ndëgjuara në të gjallë të tij dhe që i gëlltiti me plot qejf .


    Citim Postuar mė parė nga Llapi
    Larg nga kjo tem ju fundrrinat sllabvo-komuniste-titiste e bashkpuntor te UDB-es


    Çka të dogji kaq keq ,ky muhabet ?!.
    Sikur të kishte mundësi baca Qerim të rikthen përsëri në këtë botë, mrenda 24 orëve do shkonte në Velani e ti futeshte Dr. Rugovës në sarkofakun e tij për ti kërkuar të falur ,për renët që i ka gëlltitur nga ,, partizanët '' e drejtorisë politike - po din të kujt .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DriniM : 06-02-2006 mė 13:54

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,340
    Faleminderit
    28
    103 falenderime nė 99 postime
    Citim Postuar mė parė nga DriniM
    Ēka tė dogji kaq keq ,ky muhabet ?!.
    Sikur tė kishte mundėsi baca Qerim tė rikthen pėrsėri nė kėtė botė, mrenda 24 orėve do shkonte nė Velani e ti futeshte Dr. Rugovės nė sarkofakun e tij pėr ti kėrkuar tė falur ,pėr renėt qė i ka gėlltitur nga ,, partizanėt '' e drejtorisė politike - po din tė kujt .
    Oj mbeturina e udb-es thash larg nga etiketimet e familjes se Deshmorve
    se Babai i ndjer i I Zahirin Baca Qerim as qe e ka pranue ne Konak rugoven per jet sa ishte gjall baju tash
    e postimein tim ma fshin e ty te lan te etiketosh ketu baju tek temat e rugoves e as nji pik te drejt se kie ti ne ket tem sepse kjo nuk eshte per shkie e gabel dhe pik.
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,340
    Faleminderit
    28
    103 falenderime nė 99 postime



    Ndėrroi jetė babai i dėshmorit, Zahir Pajaziti, Qerim Pajaziti(Pėrseritje)


    Besianė, 6 shkurt 2006 (Kosovapress)

    Tė hėnėn nė moshėn 80-vjeēe ndėrroi jetė babai i dėshmorit tė kombit Zahir Pajazitit, Qerim Pajaziti. Varrimi i tė ndjerit do tė bėhet nesėr nė ora 12.00, nė fshatin e lindjes nė Galab tė Besianės. Vdekja e tij vjen vetėm pak kohė pas shėnimit tė nėntė tė pėrvjetorit tė rėnies heroike tė birit tė tij Zahirit, i cili sė bashku me Edmond Hoxhėn dhe Hakif Zejnullahun ranė heroikisht nė njė pritė tė forcave serbe nė Pestovė tė Vushtrrisė mė 31 janar 1997.

    ---------------------------------

    Pranoni Ngushllimet e mia nga Zemra Familjes Pajaziti dhe Shokve e Miqve te Familjes Pajaziti nga une antari i keti forumi Llapi
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,340
    Faleminderit
    28
    103 falenderime nė 99 postime
    CA FJALĖ MALLI PĖR PRINDIN TONĖ QERIM PAJAZITI - SEPSE AI ISHTE I TĖ GJITHĖ NEVE!


    Tani do tė duhej Kosova tė qajė pėr burrin llapjan i cili solli nė jetė njeriun e aksioneve tė mėdha , legjenden e pavdekshme llapjane qė u rendit karshi; Afrim zhitisė e Fahri Fazliut, Ali Ajetit, Shaban Shales ( mėsuesit) Ilir Konushevcit, Bahri Fazliut Agron Rrahmanit etj etj...
    Baci Qerim u largove pėr te i biri:i thuaj qė akoma se kemi realizue ėndrrėn e tij; por ajo do tė sendertohet, o heret o vonė... E di se tė gjithė dėshmoret e kombit dhe shokėt e Zahirit, qė i ke atje, do tė tė vijnė pėr vizitė, se ata kanė mall pėr tokėn e tyre, pėr tė cilėn dhanė edhe jetėn: U THUAJ, SE PĖR ASNJĖ MILIMETER NUK DO TĖ LUAJMĖ NGA QĖNDRIMET E TYRE...
    E, ty tė qoftė i lehtė dheu o Baci Qerim: Nuk dua tė tė lodhė tani, sepse ke nevojė tė ē'mallesh, me Zahirin e me shokė tė tij... PO NUK MUND E RRI E TĖ TĖ MOS T'I THEM CA FJALĖ ZEMRE...ta kam lakmin, qė do tė takohesh me ta, o burr i dheut....

    KOSOVA TĖ PĖRKULET ME DINJITET SEPSE ASAJ I SOLLE DHE I DHUROVE NJERIUN E AKSIONEVE TĖ MĖDHA ZAHIR PAJAZITIN.Kur shokėt e tij tė viniN pėr vizitė, i pritje ashtu si di shqiptari t'i pres miqėt:me bujari, fisnikeri, dinjitet dhe urtėsi. Vendi ku Ju qėndronit kishte hjeshi sepse e hijeshuar ishte vepra e juaj:Gjoni dhe Vojsava na dhanė Skėnderbeun . ju na dhatė Zahirin.

    Fshati Turanė, pėrbi Gallab, gjatė historisė lindi dy personalitete tė njohura, nė historinė kombėtare dhe botėrore. Pėr historin botėrore u bė i njohur Justiniani pėr ate Kombėtare Zahir Pajaziti.
    Ju e pasuruat Zahirin me vlera e vyrtyte, i treguat pėr historinė e veēantė tė kėtyre anėve, i fole pėr " erfin" dhe masakrat te serbo-zinjėve, e brumose me idealin e luftetarit: e qė ėshtė liria. I mėsove bijtė pėr tokėn, popullin, kulturėn, traditėn, gjuhėn, nderin dhe moralin.Pėr ēlirim dhe Bashkim Kombėtar luftuan breza tė tėrė, sepse Ju ishit, O prindėr tė dashur, qė na dhatė atė mė tė shejten qė njė prind mund t'i jap fėmijes: DASHURIN PĖR ATDHEUN ( TOkėn e babės) - e pėr MĖMĖDHEUN ( Tokėn e nėnės)!

    E tash o burr i dheut tė lodhi jeta. E zgjodhe vdekjen sepse ėshtė mė e lehtė se Jeta. E di se nga malli e pate, pėr tė ikur dhe pėr tė shkuar atje ku janė ata: krenaria e kombit shqiptarė - Dėshmorėt! Pate mallė sepse ata qė mbeten gjallė, dhe sot jetojnė, shokėt e Zahirit - i takove, u shtrove kėmbė e kryq me ta, e kuvendove e kuvendove, gjerė nė agun e parė tė mėngjesit... Po malli pėr tė shkuar e pėr tė takuar Zahirin, Ademin, Ilirin, Afrimin nuk mundi tė tė ndalė tė rrish edhe pak me Ne! Aty ėshtė edhe Skėnderbeu, Mic Sokoli, Hasan Prishtina, Sefė Koshara... po edhe Sulė Vokshi qė nuk ndalet sė punuari pa e pa Shqiperin tė bėrė... E sa shume e doje Fatime Sokolin... Ajo tani do tė tė kėndojė kėngėt qė ti aq shumė i deshe: pėr Kosoven... Aty e ke o Baca Qerim: sepse ata rrinė bashkė sepse me ideal edhe nė kėtė botė ishin bashkė... E Dervish Shaqa saherė dėgjojė tingullin e Sharkisė themė: ai po ja miklon telat... I thuaj Zahirit se ZOLL - u bė krenaria e UĒK -ės bashkė me zonat e tjera. I trego se nė Kaēandoll, brigada qė mbante emrin e tij - u shkaktojė humbje tė mėdha armiqėve.. Baca Qerim i trego Zahirit - se nė atė betejė shokėt e tij u morėn serbo -zinjėve edhe tanket. I thuaj i trego: SE I BĖHET QEJFI!...

    Po ik nga kjo botė me kėmbė tė mbarė ashtu siē edhe kishe ardhė:i heshtur por krenar. E krenaria e shqiptarit ėshtė virtyt i shekujve...
    Po tė lė tani e...Lakmi ta kam e do tė ta kem:se do t'i takosh ata; qė tani janė profetėt tanė!
    Lamtumirė o prind i dashur!
    Lamtumirė tė thotė Kosova jote e shenjtė!
    E Lavdi nuk tė themė:SE LAVDIN E FITOVE PĖR SĖ GJALLI!SEPSE AI QĖ FALI KĖSAJ TOKE ZAHIRIN DO TĖ KUJTOHET SA TĖ SHĖNDRISIN RREZET E DIELLIT!
    LAMTUMIRĖ, LAMTUMIRĖ O PRINDI YNĖ I DASHUR!
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,340
    Faleminderit
    28
    103 falenderime nė 99 postime



    Me nderime tė larta u varros Qerim Pajaziti


    Galab, 7 shkurt 2006 (Kosovapress) Time: 17 : 54

    Me nderime te larta, nė prani tė mijėra qytetarė dhe pjesėtarėve tė TMK-sė, tė martėn nė Galab tė Besianės, u pėrcoll pėr nė banesėn e fundit babai i dėshmorit tė kombit, Zahir Pajaziti, Qerim Pajaziti.
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,340
    Faleminderit
    28
    103 falenderime nė 99 postime
    E Nderuara dhe shumė e Respektuarė Familaja Pajaziti ėshtė e rėnd ndarja e pėrjetshme sidomos nga nji Burr me vyrtytetė ma te larta Komtare e njerzore siq ishte Gjyshi Babai Vllai Agji i Juaj Indjeri Qerim Pajaziti Ai Lindi, Jetoj. Dhe Vdiq Krenar ai e Rriti e edukojė Kryetrimin Deshmorin e Kombit Zahir Pajazitin.E Nderuara Familja Pajaziti mė Lejoni qė nė Emer tė Partis Demokratike tė Kosoves Dega ne Gjermani tu shprehu ngushllimet ma te Sinqerta.. Ju Familje e Nderuar Miqve Shokve dhe Gjith Farė e Fisitė Tuaj I Lehtė i qoftė Dheu i Kosoves qė Aq shum e Deshti I Pėrjetshm Ēoft Nderi e Respekti pėrė te Gjithė Deshmoret e Kombit
    Me Nderime e Respekt Sekretar i
    PDK.sė Dega ne Gjermani
    Ramadan Mexhuani

    Marr nga
    http://www.pdkgjermani.de/page1.html
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,340
    Faleminderit
    28
    103 falenderime nė 99 postime
    NGUSHLLIME PĖR BACĖN QERIM



    Kryesia e AAK-sė Dega nė Gjermani , me keqardhje mori lajmin pėr vdekjen e

    Babait tė Komandantit tė parė tė UĒK-sė Zahir Pajaziti , bacė Qerim Pajazitit.



    Kryesia e AAK-sė Dega nė Gjermani me rastin e vdekjes sė Bacė Qerim Pajazitit, me anė tė kėsaj shkrese i shpreh ngushėllimet ma te sinqerta nė radhė te parė Familjes Pajaziti, posaēėrisht vėllezėrve dhe motrave tė Zahir Pajazitit , dhe porosit ata qė tė bėhen tė fort siē u bėn gjer mė tani , sepse Baca Qerim nuk ishte vetėm baba dhe prind e i dashur i tyre por i dashur dhe respektuar pėr gjithė shokėt e Zahir Pajazitit, ai mė sė miri dinte ti respektonte shokėt dhe miqtė e Zahirit.

    Baca Qerim ndėrroi jetė, por vepra e tij dhe gjithė familjes Pajaziti do te ngelet e pa harrueshme ndėr breznitė e reja. Ai ishte i dashur pėr te gjithė, dhe shpesh bėnte thirrje pėr bashkim, thoshte se “vetėm te bashkuar do ti realizonim interesat tona kombėtare”. Ai gjithmonė ishte krenar pėr veprėn e Zahirit dhe shokėve te tij dhe shpesh thoshte, “kjo po ma zgjat jetėn dhe mė bėnė tė lumtur qė pata asi djali me ja fal Kosovė me ja fal lirisė “.

    Dega e AAK-sė nė Gjermani nė pamundėsi qė tė merr pjesė nė varrim edhe njėherė shpreh ngushėllimet mė tė sinqerta familjes Pajaziti, si dhe te gjithė dashamirėve, miqve tė familjes Pajaziti. Kėtyre ngushėllimeve ju bashkėngjitet edhe kryetari i Degės sė AAK-sė dega nė Orllan z.Ajet Ahmeti dhe Bajrush Ibishi tė cilet kanė ardhur kėtu nė Gjermani enkas pėr pėrvjetorin e nėntė te rėnies sė Komandant Zahir Pajazitit qė do te mbahet tė dielėn nė Minden te Gjermanisė. dhe ata thonė na vjen shum keq qė edhe sot nuk gjendem pran Bacė Qerim Pajzitit pėr t`a thėnė lamtumiren e fundit.



    Ismail Sejdiu kryetar i AAK-sė degės nė Gjermani



    Telegrame ngushllimi me rastin e vdekjes sė Qerim Pajazitit




    Me rastin e vdekjes se babait te heroit tone kombetar, Zahir PAJAZITI , Qerim Pajazitit, familjes Pajazit dhe familjeve te deshmoreve, perkrahesve te luftes sone te lavdishme si dhe Redaktuesit te kesaj faqeje te internetit (Besiana) u shpreh ngushellime.

    Qerim Pajaziti ishte nje burre i madh jo vetem pse kishte sjelle ne jete nje Hero sikur ishte Zahiri, por ai ishte edhe shqiptar i perkushtuar ndaj ceshtjes kombetare e plak i menqur, te cilit duhet t“ia kishin lakmi te ashtuquajturit "politikane" te dites per qendrimet e tij te qarta dhe trurin e tij te kthjellet deri ne momentet e fundit te jetes se tij. Sa per kontributin kombetar te Baces Qerim Pajaziti dhe te familjes se tij nuk ka nevoje te shkruhet nga une, sidomos ne kete telegram ngushellimi sepse ndryshe siq ishte rasti per Presidentin Rugova (te cilit iu shkrua nje faqe Biografi- tituj e genjeshtra) flet permendorja ne qender te Prishtines dhe per veprat heroike te tij nuk mund te permbledhen kurrsesi ne nje faqe te vetme.



    Salih Kelmendi

    Sabrije Kelmendi-Dreshaj













    NGUSHĖLLIME PĖR BACĖN QERIM



    Sikur tė ishte Zahiri gjallė apo Ismeti siq e thėrrisja unė nė ditėt e hershme do t'i shprehja ngushėllime atij personalisht pėr vdekjen e Bacit Qerim. Por tash qė Zahiri u shndėrrua nė dritė tė lirisė sė Kosovės, dua qė t'i shprehi ngushėllime ēdo shqiptari qė e ka njohur Bacin Qerim dhe Zahirin sepse ajo familje solli Kosovės kushtrim dhe ngritje tė ndėrgjegjes kombėtare. Ajo familje u shtoftė e pastė gjithmonė luftėtarė si Zahiri dhe udhėrrėfyes si Baca Qerim.

    I qoftė i lehtė dheu i Kosovės Bacit Qerim!

    I pikėlluari, Qazim Doda -New York





    Ngushllime pėr Bacėn Qerim



    Unė Blerim Asllani nga Baksi i Drenicės ju shpreh ngushllimet mė tė sinqerta

    tė gjithė atyre qė kanė gjak shqiptari e qė mendojn pėr Atėdhe se

    burrave si baca Qerim duhet kėng tu kėndohen e poezi tu shkruhen se i

    dhan kėsaj toke djemt mė tė devotshem pėr atdhe edhe njė herė i lehėt i qoft dheu i shqipėris etnike.





    Ngushllime pėr Bacėn Qerim



    Me rastin e vdekjes sė Qerim Pajazitit (babasė sė dėshmorit tė kombit) Zahir Pajaziti, familjes Pajaziti dhe mbarė liridashėsve, ju shprehi ngushėllimet e mia mė tė sinqerta.

    Me nderime tė larta

    Mehmet Bislimi me familje.






    Ngushllime pėr Bacėn Qerim Pajaziti



    I LET QOFT DHEU I KOSOVES QE DO TE MBULOJ TRUPIN TEND.

    JU SHKUAT PER TU TAKU ME BURRAT E DHEUT E NAJ BAN TE FALA ZAHIRIT,E ADEMIT DHE U THUAJN SE DO TA VAZHDOJM RRUGEN E TYRE DERI NE RREALIZIMIN E TE DREJTAV TONA KOMBTARE.

    FAMILJA PAJAZITI PRANONI NGUSHLLIMET ME VLLAZNORE NGA BESNIK BEZHI DETROIT






    Ngushllime pėr Bacėn Qerim Pajaziti



    Pranoni ngushllimet e mia me rastin e vdekjes sė Xha Qerimit ,babait tė tė madhit Zahir.

    Dhasht Zoti,i madhrueshėm,qė tė prehet nėn parajsėn e amshuar,sė bashku me Dėshmorėt e Kombit.Isa Rrahmani Basel





    NGUSHLLIME PĖR BACĖN QERIM PAJAZITI



    E Nderuara dhe shumė e Respektuarė Familaja Pajaziti, ėshtė e rėnd ndarja e pėrjetshme sidomos nga nji Burr me vyrtytetė ma te larta
    Kombėtare e njerzore siq ishte Gjyshi Babai Vllai Agji i Juaj Indjeri Qerim Pajaziti , Ai Lindi, Jetoj. Dhe Vdiq Krenar ai e Rriti e edukojė
    Kryeteimin Deshmorin e Kombit Zahir Pajazitin.E Nderuara Familja Pajaziti mė Lejoni qė nė Emer tė Partis Demokratike tė Kosoves
    Dega ne Gjermani tu shprehu ngushllimet ma te Sinqerta.. Ju Familje e Nderuar Miqve Shokve dhe Gjith Far e FisitTuaj
    I Lehtė i qoftė Dheu i Kosoves qė Aq shum e Deshti
    I Pėrjetshm Ēoft Nderi e Respekti pėrė te Gjithė Deshmoret e Kombit
    Me Nderime e Respekt


    FRASHĖR OSEKU ME FAMILJE!
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,340
    Faleminderit
    28
    103 falenderime nė 99 postime
    Demokratėt e kryeqytetit nderojnė dėshmorėt nė Ditėn e Ēlirimit tė Prishtinės

    Me rastin e Ditės sė Ēlirimit tė Prishtinės, kryesia e Degės sė Partisė Demokratike tė Kosovės nė Prishtinė, nė pėrbėrje: Shemsi Veseli dhe Lirak Ēelaj, nėnkryetarė, Bujar Cakolli, sekretar dhe Lah Nitaj e Flamur Shala, anėtarė kryesie, kanė bėrė homazhe pranė varrezave tė dėshmorėve tė luftės nė Prishtinė, si dhe pranė lapidarit tė komandantit Zahir Pajaziti.

    Poashtu delegacioni i kryesisė sė Degės sė Partisė Demokratike tė Kosovės nė Prishtinė ka bėrė vizita edhe nė familjet e dėshmorėve tė komunės sė Prishtinės. Me kėtė rast janė vizituar familjet e dėshmorėvė Sokol Sopi, Enver Berisha dhe Besim Berisha. Duke kujtuar dhe duke ēmuar lartė sakrificėn dhe flijimin e dėshmorėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, udhėheqėsit e demokratėve tė Prishtinės theksuan domosdonė e mbėshtetjes institucionale dhe ligjore pėr familjet e dėshmorėve, invalidėt dhe veteranėt e luftės.

    Po tė mos ishte lufta e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, po tė mos ishte sakrifica e gjithė atyre djemve dhe vajzave qė u flijuan pėr atdheun, ne nuk do tė kishim kėtė realitet tė favorshėm tė ndėrtimit tė shtetėsisė sė Kosovės, - u shprehėn liderėt e PDK sė sė kryeqytetit nė tė gjitha takimet me rastin e Ditės sė Ēlirimit tė Prishtinės.
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,340
    Faleminderit
    28
    103 falenderime nė 99 postime
    Para jush nė disa vazhdime do tė sjellė pjesė nga jeta e heroit tė Popullit Zahir Pajaziti...Kjo figurė emblemetike e Kombit shqiptarė i cili sė bashku me Adem Jasharin dhe shokė tė tjerė nderruan kahjet e Historisė nė tė mirė tė Kombit tonė...
    Ndoshta ka pasur edhe mė herėt ndonjė Temė me pėrmbajtje tė njejtė dhe nėse po serish mendojė qė nuk ėshtė e tepertė ngaqė tėrė jeten, Ne do tė jemi mirėnjohės vepres dhe emrit tė tyre...Natyrisht qė gjatė shkrimeve tė sjellura nė kėtė Temė do tė lexojmė po ashtu pėr Ilir Konushevcin, Hakif Zejnullahun, Edmond Hoxhen,pėr prindit q"i sollėn nė jetė kėta martirė tė Kombit, shokėt e tyre, Aksionet,pėr Komandant Remin,e shumė ēka tė ditur dhe jo tė ditur...
    Edhe kėsaj radhe nuk do tė mė befasonin shkrimet e papergjegjshme tė " Folesė sė Qyqeve" por mos u kushtoni vėmendje atyre ngaqė s'ia vlenė... Ajo qė mė shtyri tė bėjė kėtė afishim Øshtė edhe fakti pėr tė Kujtuar Qekun dhe tė tjeret se para ciles pėrmendore do tė duhej tė pėrkulej seci burrė-shteti qė viziton Prishtinen, Dhe jo vetėm burrė shteti...

    Para se tė bėjė njė pėrshkrim tė vogėl pėr jetėn e ZAHIR Q. PAJAZITIT mė lejoni qė t'ju tregojė njė detaj tė vogėl nga jeta e Zahirit me Hakifin dhe se si i planifikonin Ata sulmet e tyre....
    Nga ato qė do paraqes mėse 90% janė tė marra nga Libri Monografik: ZAHIR PAJAZITI - HERO I KOMBIT

    ********************************

    marr nga forumi kosova .de e postuar nga antari me nofken "tarasi"

    me qka e falenderoi shume .Llapi
    ************** ******************

    Zahiri, komandant i Shtabit opertiv tė UĒK-ės nė ZOLL, organizoi dhe pėrgatiti nė mėnyrė profesionale edhe aksionet e armatosura nė stacionet e policisė serbe nė Besianė, nė Llapias, Nė Llabucė, nė Gallab dhe nė Prishtinė, lagja e Muhagjerėve dhe nė Kodėr tė Trimave. Aksionet janė kryer mė dy gusht 1996 nė orėn 21.30min.
    Luftetarėt kanė qenė tė ndarė nė gjashtė Grupe...
    stacionin e Policisė nė llapias e kanė sulmuar Sejdi Rama dhe Shukri Ismajli

    Stacionin e Policisė nė Llabucė e sulmuan rrustem Mustafa dhe Muharrem Ismajli
    Stacionin e Policisė nė " Lagjen e Muhagjerėve" u sulmua me bomba nga Ilir Konushevci dhe Selim Haziri...
    Sulmi i gjashtė paraqitej nė " Koder tė Trimave" nė Prishtinė nga Shaip dhe Naim Haziri... ky aksion nuk ishte kryer ngaqė policia kishte nuhatur sulmin...

    Policia mori masa tė rrepta nė hetimin e rateve tė ndodhura...Vojisllav Shesheli nė mjetet e informimit kishte deklaruar se nė fshatin Katunishtė tė besianės do tė vendosė njė bazė dhe aty do tė qėndrojė njė kohė. Zahiri menjėherė e hartoi planin pėr sulm ngaqė e dinte se do tė vendosej nė shtepinė e Rakiqėve...Erdhi nė perfundim pasi vizites qė i bØni vendit se ishte i pershtatshėm pėr sulme me snajper dhe pėr vendosje tė trotilit. Por Shesheli nuk shkoi nė Katunishtė...


    Ithtarėt e Arkanit filluan tė propagandonin se pėrveq qė erdhėn forcat e policisė speciale, qė do tė thotė se do tė vinte dhe vet Arkani. Ata deklaronin qė Arkani do tė vendosej me Shtabin e tij nė Besianė dhe do tė burgos me mijera veta deri sa tė zbulojė se kush i ka kryer aksionet.
    Informatorėt e njohtuan Zahirin qė nėse vjen tė mos dukej nė Besianė. zahiri me gjakftohtesi qe pėrgjigjur: Nuk e di nė e kam atė fat mu takuar me Arkanin".
    Pa humbur kohė kishte filluar tė pėrgatiste planin pėr kryerjen e Atentatit.Luftetarėt nuk i kishte afėr. Ata duhej lajmeruar dhe duhej t'i sillnin armėt. E dergoi dhe njė njeri nė Gurash qė ta lajmronte hakifin dhe natėn t'i sjellnin snajperin, bomba dhe trotil.
    Nga Besiana dikush e kishte lajmruar Ilirin ( Konushevcin) se Arkani Øshtė nė Besianė dhe Øshtė nisur pėr nė Prishtinė. Vėrtet pas dy orė qėndrimi nė Besianė Arkani ishte nisur nė drejtim tė prishtinės por nuk ktheu aty dhe vazhdoi pėr nė Mitrovicė. Pėr kėtė e informuan Zahirin...

    Zahiri ishte mllefosur nė Arkanin dhe pėr deklaratėn e tij tė dhėnė nė shtyp: " do tė martohem me Adelinėn"! Zahiri sa mori informatėn u shtri pakėz dhe vetė me vete deklaroi.
    " Eu bre, edhe kjo kaloi! E pata vendosur me ja ba pėrhajėr nusen Adelinė, por iku me tė shpejtė. Serbia do ta mbante mend dasmėn e Arkanit me Adelinėn, si i ka mbajtur mend dhurimin e luleve nė Marsej'""

    Hakifi nderhyri:
    " Po, ēfarė lidhjeje kemi na me Marsejin?""

    " Ne jo, por shkiet po! Aty mbretit tė tyre nė vend tė luleve i dhuruan plumba".. " Edhe unė Arkanit e kam pas vendosur", e nxori revolen pesembdhjetshe" dhe, kur t'i mbeteshin tė gjitha kėta plumba me trup dhe tė shtrihej e t'i them: Tash pėr hajėr tė qoftė motra Adelinė pėr nuse! Si e lype ashtu e gjete!""... hakifi serish nderhyri:
    "Pse o dajė mė qon aq larg nė Marsej e nuk e dita se ku po e qt Mė thuaj shqip, e kam pas ndermend me ia ba per hajėr Adelinėn si halit Gashi, qė ia bėri pėr hajėr Beqir Agės motren hajrie qė:

    Nuk ia lypi pėr miqasi
    Po qė i ka dhėmbėt e rrallė e sytė e zi...

    Kėshtu pėrfundoi epizoda me Arkanin. Por, hakifi sa herė qė shkonte me Zahirin pėr tė kryer atentate ia Kujtonte;

    " po kėtij kėnd do t'ia bėjmė pėr hajėr?""

    " Plumba ka lyp, plumba do t'i japim. Ne jemi vetėm dora e shtrirė e popullit - ekzekutivi i tij. Luftojmė pėr atdhe e kėta janė zullumēarė.
    Edhe KUR'ANI thotė se Ata duhet tė vriten. Zoti Øshtė me ne dhe do tė na ndihmojė nė luftė pėr ēlirimin e popullit". Zahiri dhe Hakifi nė shoqeri, kur nuk kanė pasur deshirė ta dijnė tė tjerėt se ēka po flasin thoshnin:
    " IA BĖJMĖ PĖR HAJĖR?!"". Kjo thėnje kishte shumė kuptime dhe gjithmonė mbetej e mbuluar..
    Edhe sot ka shumė veta tė cilėve do duhej " bėrė pėr hajėr!"


    - vazhdon -
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,340
    Faleminderit
    28
    103 falenderime nė 99 postime
    ZAHIR PAJAZITI nuk e zgjodhi vendlindjen e tij, fshatin gallab, Kosovėn dhe as Shqiperinė, por ia lanė trashėgim tė parėt e tij. Zahirin e lindi dhe e rriti Gallabi, Kosova dhe Shqiperia.

    Zahir Pajaziti krenaria jonė Kombėtare, u lind nė fshatin Gallab, mė 1 nėntor tė vitit 1962. Pėr lindjen e tij u gėzuan nėna Fatime dhe Qerimi, babai i tij. U ditė nė ditėn e parė tė muajit mė tė rėndėsishėm nė Historinė Kombėtare shqiptare . nėntorit.
    Zahiri e shtoi shtatin nėrobėri. Ishin ato ditėtė vØshtira tė shkollimit tė tij nė gallab, ku e kreu me sukses tė shkėlqyeshėm shkollėn fillore. Shkollimin e mesėm e vazhdoi nė Vushtrri prej nga e larguan si zė qė kundershtonte mėnyrėn e edukimit dhe tė arsimimit tė kadetėve tė milicisė, nga tė cilėt kėrkohej tė ishin vegėl e sistemit komunist tė Jugosllavisė. Mė vonė shkollimin e vazhdoi nė gallab dhe Bsianė. Nė vitin shkollor 1981/ 82 u rexhistrua nė fakulltetin Filologjik - Dega e Gjuhės Angleze tė Universitetit tė prishtinės. Lexoi shumė pėr luftėn e patriotėve shqiptarė, duke filluar nga Skėnderbeu, Mic Sokoli, Haxhi zeka, Isa Boletini, Murat Gjaka, Hoxhė Popova, Hasan prishtina, dhe shumė tė tjerė. Pėr luftė dhe heroizėm mėsoi edhe nga nga njerėzit e gjakut tė tij tė Turanės dhe nga bashkė-vendasit e tij nė rrethinėn e gallabit, si dhe puna dhe veprimtaria kombėtare politike dhe flijimi i trimave tė njohur si Jusuf Gėrvalla, Afrim Zhitia, Ali Ajeti, Fahri Fazliu, Hasan Ramadani, tė cilėt kishin lėnė mbresa tė thella nė shpirtin luftarak dhe patriotik tė Zahir Pajazitit.
    Nė vitin 1981 ai ishte nė ballė tė demonstratave nė Besianė, por edhe nė Ferizaj dhe nė Mitrovidcė. Demonstrata organizoi edhe nė Gallab nė vendlindjen e tij...

    Nė aspektin e Organizimit Politik Zahiri punonte nė formėn legale por edhe nė formen e ilegales. Kontribut i veēantė politik i zahirit ishte formimi i Grupit tė tij, qė ishte orientuar pėr luftė politiko - ushtarake, duke mbajtur lidhjet me Lėvizjen Popullore tė Kosovės si dhe me Shtabin e Njėsiteve Guerile tė llapit dhe Gallabit..
    Nė tetor tė vitit 1991 shkoi nė stėrvitje ushtarake nė Shqiperi prej nga kthehet me armė nė Kosovė... Ky ishte prej grupeve tė para qė kreu stervitjet ushtarake nė kėtė vendė...
    Qė nga viti 1993 deri nė fillim tė vitit 1994 Zahir pajaziti krijoi lidhje tė pėrhershme me individė dhe grupe politiko - ushtarake... Nė kėtė mėnyrė u krijuan kushtet qė tė formohejØnjė shtab si strukturė mė e lartė nė hierarkinė ushtarake. Nė kėtė shtab ishin zahir pajaziti, Lahi Ibrahimi, Sokol Bashota, Rexhep Selimi, Mujė Krasniqi dhe Xheladin gashi.. Kėshtu u formua Shtabi Operativ i Ushtrisė Ēlirimtare tė kosovės...

    Vazhdon
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,340
    Faleminderit
    28
    103 falenderime nė 99 postime
    Fshatit Gallab i pėrket nderi qė i biri i tyre Zahir pajaziti ishte njė nga Themeluesit e UĒK-ės dhe komandanti i Parė i Shtabit Operativ - Qendror tė Ushtrisė Ēlirimtare tė kosovės, i cili u flijua pėr atdhe. Nga gallabi dėshmorė kanė rėnė edhe Hajdin Sahit Haliti dhe Adnan Ilmi Maliqi. Nė radhėt e UĒK-ės pati shumė ushtarė dhe disa eprorė ushtarakė. Nga Gallabi janė vrarė edhe 10 civilė
    1.Beqir Mehmet Jakupi, teknik medicinal nė Gallab
    2.Fatmir Beqir jakupi,
    3. Faton Beqir Jakupi
    4. Hazbie Beqir jakupi
    5. Fikrie Beqir jakupi
    6. Arijan nazmi jakupi
    7. Musa nezir jakupi

    Tė gjithė janė vra tė lagja e Spahijave nė keqekoll, mė 22 prill 1999 nga forcat serbe.
    8. bashkė me ta u vra edhe Isuf Zymer Ademi magjister i shkencave juridike

    Nga bombardimi, kur u godit autobusi ne uren mbi Llap nė llabucė ( lluzhan) nga gallabi u vranė:
    1. Drita Mustafa Nura, e lindur mė 1977 dhe
    2. Fexhrie Imer Nura, e lindur mė 1970

    Vazhdon
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,340
    Faleminderit
    28
    103 falenderime nė 99 postime
    FAMILJA PAJAZITI

    Popullsia nė fshatin gallab ėshtė e ndarė nė lagje. Njė ndėr to ėshtė lagjeja e pajazitajve qė shtrihet nė pjesėn Veriore tė Gallabit. Lagjeja ėshtė vendosur buzė lumit Turisė. Aty ishte ngritur edhe mulliri i Pajazitajve qė punoi deri nė vitin 1962...

    Banorėt e parė tė fshatit Gallab dhe Turanė janė fisi ilir i njohur me emrin Galabrit - galabajt dhe pėrfshinin tėrė rajonin e Gallabit.Nga qENDRA E FSHTIT gALLAB, NĖ AFĖRSI TĖ LUMIT tURISĖ, NGA ANA E MAJTĖ VAZHDON RRUGA PĖR NĖ LAGJEN pAJAZITI.. aTY U LIND DHE SHTOI SHTAT zAHIRI...
    Familja Pajaziti ėshtė e fisit Shalė. Tė kėtij fisi nė Gallab janė edhe Lagjeja e Deliajve dhe e Sinanajve...Tė fisit Shalė janė edhe banorėt e fshatit Turanė, tė cilit gjatė Historisė i pėrkiste dhe lagjeja Pajaziti dhe ishin tė njė vėllazerie me lagjen e Azemajve... Por me kohė u ndanė dhe u formuan dy lagje: ajo e Azemajve dhe ajo e Pajazitėve. Kjo vellazeri gjatė Historisė u zgjerue... Me kėtė fisi Shalė u zgjerua... Dy vėllezėr nga Turana shkuan nė Shkup. Njėri prej tyre filloi tė pun onte dhe tė vėllain e rexhistroi nė mdrese, tė cilėn e kreu dhe u bė hoxhė. Vėllezrit nga Shkupi u kthyen nė fshatin Shalė tė Drenicės. Prej tyre me kohė u formua lagjeja e Hoxhajve. I kėsaj familjeje ėshtė Banush Hoxha ( i njohur dhe si Banush Sedllari...

    Kujtesa historike mund tė pėrcillet nga Brahimi e deri te Qerimi ja kėshtu:
    Brahimi-pajaziti-Selimi-pajaziti-Qerimi

    Selimi, gjyshi i Qerimit dhe pajaziti, baba i Qerimit, ishin njerėz tė njohur pėr trimėri dhe bujari. Murat Gjakja e ftoi edhe Selimin qė bashkė me vėllezrit e tij dhe kusherinjtė tė shkojnė nė llap nė luftė kundėr njė pashe, boshnjak, qė kishte ardhė nė Llap tė mbjellė tatimin pėr disa vite qė nuk i kishin paguar pushtetin osman. Nė kėtė luftė shqiptarėt korrėn fitore nė saje tė luftės sė pėrbashkėt dhe organizimit tė mirė. Aty mbeten tė vrarė 20 zapti osman, pati edhe tė plagosur dhe vetėm me ikje arritėn tė shpėtonin kokėn. Ngjarja kishte ndodhur nė vitin 1885. Kėngėtari popullor kėtė ngjarje historike e pėrjetsoi me kėngėn Murat Gjakja, e cila pati rol tė rėndėsishėm pėr gjimin e urrejtjes ndaj pushtuesve tė trojeve shqiptare. Me Murat gjakėn luftuan kundėr zaptijeve rreth 300 burra tė tubuar brenda nate nga llapi dhe Gallabi.....

    Qerimi lindi me 1926 nė fshatin Gallab.Me profesion ishte bujk. Qerimi u martua me Fatimen, bijė e Sulejman Rudarit nga Hertiza. U lindėn 7 fėmijė: Bajrami, Hafia,Miradia, Ejupi, Zahiri, Agimi dhe Bastria..

    Vahidja ėshtė motra e Qerimit. U lind nė vitin 1930. Ajo u martua me Rashid Muratin nga llapashtica e Poshtme. kanė 6 fėmijė: 5 vajza dhe njė djalė... Familja Murati Øshtė e njohur pėr rezistencė kundėr pushtuesit serbė...

    Qamilja ėshtė motra e Qerimit e lindur nė vitin 1933. Ajo u martua me Sabit zejnullahun nė Gurash mė 1957. Atyre u lindėn kėta fėmijė: Fexhrija, Hakifi, Bajrami, Naxhia dhe Sabedini...Nga gjiri i kėsaj familjeje doli edhe Hakif zejnullahu, zėvendeskomandant i ZOLL-it....

    Nurija ėshtė motra e Qerimit e lindur nė vitin 1940. Ajo u martua me Bejtush Maliqin...
    I kėsaj familjeje ėshtė edhe Bekim Maliqi, ushtar i rregullt i UĒK-ės, i cili u vra nė luftė nė Qafėn e Kaqanollit, mė 15 shtator tė vitit 1998. Kėshtu e pėrfundoi jetėn dėshmori i Lirisė....

    Vazhdon
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,340
    Faleminderit
    28
    103 falenderime nė 99 postime
    PĖRCAKTIMI POLITIK

    Arsyeja Øshtė shkalla mė e lartė e veprimtarisė njohØse tė njeriut pėr tė zhdukur thelbin e dukurisė sė zbulimit dhe burgosjes sė individėve dhe tė grupeve tė organizuara pėr rrėnimin e shtetit dhe pėr ēlirim dhe bashkim tė popullit shqiptarė. Arsyeja pėr Zahirin ishte mendja nė kundėrvenie me ndjenjėn....

    Lėshimet politike tė subjekteve tė organizuara politike ishin bėrė pėr shkak se kėrkesat politike nuk ishin pėrcaktuar edhe forcėn e organizuar politike... Ai mendonte qė" nėse nuk bėhet kėshtu, atėherė partitė politike shqiptare nė Kosovė do tė bėhen pėrēues tė politikės jugosllave dhe ky ėshtė pėrcaktimi i politikės fatale ( LDK) pėr kombin shqiptarė...
    Ata do ta mØsojnė popullin shqiptarė me politiken e kulaēit e kėrbaqit, qė do tė thotė herė me tė mirė e me premtime, herė me kėrcenime, me shtrengim e me dhunė.
    Kjo ėshtė politikė e ROBIT DHE KUNDĖR SAJ U DEKLARUA ZAHIR PAJAZITI...

    Zahiri pėrcaktoi orientimin e lėvizjes ēlirimtare. Orientimin e bėri edhe nė rrethana tė ngatrruara. Nuk e hutuan partitė politike LEGALE qė vepronin nė Kosovė, tė cilat e mobilizonin dhe oreinetonin popullin pėr durim.
    Kjo do tė thotė se kėrkonin nga populli durimin e dhembjeve e tė fatkeqėsive, e vuajtjeve pa shqetsime, pa u ankuar e pa u ligėshtuar pėr plaēkitjet, torturat, burgosjet e bijėve dhe bijave tė tij...vrasjet dhe krimet e pafund...
    Funeralet ku merrnin pjesė me dhjetra mijėra i lejonte Serbia por udhėheqja politike nuk ishte aty, me popull, por me durim ftonte se " hazėr ėshtė selameti", por nuk e ndienin se pėr popull kishte ardhur Kijameti..

    Kjo veprimtari, ky orientim nga Zahiri kurrė NUk mori PĖRKRAHJE!!!!
    Kur vriteshin femijėt liderėt e durimit bėnin sefanė...
    Njė herė do tjerė ftuan popullin qė tė dalė nė rrugė: " qė sot do tė varroset dhuna"?! Populli u besojė dhe dolėn tė gjithė nė rrugė se sigurisht do tė ndodhte diēka e madhe, shpėtimtare...hej sot po e varrosim dhunėn!!!
    Si e varrosen liderėt shqiptarė dhunėn?
    Me rroba tė zeza, kravata tė kuqe, ngjyrė solemne kombėtare shqiptare qė ishin simbol i patriotizmit shqiptar...
    Funerali u caktua se duhet tė nisej nga shkolla fillore ( edhe kėtė gjė se ka pėrkrahur LDK-ja)" Hasan Prishtina", nė pjesėn Jugore tė Prishtinės...Edhe kjo e kishte simboliken. Hasan Prishtina ishte emėr i nderuar i kombit, i cili gjithė jetėn e tij luftoi pėr Shqiperinė dhe pas formimit tė saj pėr bashkimin e Kosovės me Shqiperinė.
    Kufomėn nuk e morėn edhe pse atė ditė kishte vdekur njė qytetar i Prishtines, nga torturat serbe, Ibish Selmani, 22 vjeēar...

    Lideret e morėn arkivolin tė hapur mirė .. E morėn dhe e mbushen me lule..

    Zahir Pajaziti iu pergjigj thirrjs gjithė popullore pėr varrosjen e dhunės. I mori dy shokė me veti qė tė shohin namin qė do ta bėjnė organizatorėt, liderėt e partive politike...
    Zahiri, me njė revole, 20 copė fishekė, dy bombA DHE ME DY SHOKĖ ERDHI NĖ PRISHTINĖ, ku iu bashkangjit edhe Ilir Konushevci nga pozita anėsore e rrugės, shkuan deri te varrezat e Prishitnės. Pas kryerjes sė ceremonialit njerzit kokė - ulur po ktheheshin.. Zahiri me shokė kur erdhi afėr hekurudhės i pa 5 - 6 policė qė ishin vendosur aty.
    - kemi mundesi t'i tymosim kėta policė
    -" JO, njerzit" iu pėrgjigjen shokėt " nuk bėnė"... ka shumė njerėz nėpėr rrugė dhe do tė pėsonim... Vazhduan rrugėn dhe erdhen nė njė ēajtore. Aty filluan tė bisedojnė por ngapak edhe me therra... Zahiri i dėgjonte dhe si gjithmonė fliste pak. Por, kėsaj here foli: " A e dini ēka ka mbet keq nė kėtė ceremoni? Ti shoku im e ke profesion e pse nuk ia thirre tallkinin ? Shoku i tij u skuq, por iu pėrgjigj: kishte dhe mė tė mėdhenjė se unė". " Kurse ti" iu drejtua shokut tjetėr, " ēka do t'i thuash LEVIZJES pse nuk e shkrepe, nuk tė ka Lejuar Qendra?"" Por, nuk m ori pėrgjigje.

    Iliri ndėrhyri:
    " Kėta bėjnė politikė ilegale dhe nuk i kanė kurdisė qėndrimet?""
    vazhduan biseden Zahiri e kreu ēajin e fundit dhe pas pėrshendetjeve doli" Lideret pehlivana i kemi"!!!!

    Tė nesermen dėgjuam se nė Fushė Kosovė ishte vra njė polic. Policin e varrosen me arkivol me lule. Kjo ndodhi ngase disa tė rinjė vepronin pa liderė, pa qendra, por e kryenin detyrėn e pėrcaktimit politik - kombėtar pėr ēlirimin e Kosovės. Shokėt e Zahirit ishin tė bindur se kėtė punė e kishte kryer ai, por fakte nuk kishin. Por, e dinin se Zahiri ditėn e natėn, natėn e ditėn kryente punė tė tilla..

    Pėrcaktimi politik i Zahirit ishte orientuar pėr formimin e organizatės ēlirimtare me sistem dhe disiplinė ushtarake.....

    Vazhdon
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,340
    Faleminderit
    28
    103 falenderime nė 99 postime
    Horizonti i njohurisė nga Historia Kombėtare, gjuha dhe letersia ishte shumė e gjerė. Aty kishte mundėsi si Zahiri ashtu edhe tė tjerėt qė tė lexojnė libra jo vetėm ato qė i kėrkonin profesorėt, por edhe libra tė tjerė, e jo rrallė edhe libra e revista, qė ishin tė ndaluara nga organet e pushtetit. Librat nė Besianė vinin nga Shqipėria, tė cilat i sillnin punėtorėt qė punonin nė botėn e jashtme dhe forma tė tjera. Librat mė tė kėrkuar ishin: Lahuta e Malėsisė, Tradhtia, Historia e Partisė sė Punės tė Shqiperisė, Fjalimet e Enver Hoxhės dhe tė tjera...

    Nxėnėsit e Besianės ushqenin ndjenjen patriotike ndaj shtetit shqiptarė - Shqiperisė dhe prijesit tė saj Enver Hoxhės. Shkruarja e parullave bėhej kryesisht natėn nė vende publike duke filluar nga bankat dhe muret e shkollės, rrugėve tė Besianės, por edhe tė fshatrave tė tjera...

    Dhe, nė forma tė ndryshme e nxitnin njeri tjetrin me fjalė: " Fshati i juaj a ka fytyrė tė bardhė apo tė kuqe?"" kur kuptohej se nuk kanė shkruar u thuhej " ju jeni fytyrzezė"! Ju e pyetni Beogradin!

    Nė periudhėn 1979 - 1981 Zahiri kishte biseduar me shokėt e tij Raif Sfishtėn dhe Nexhmi Dabinovcin, qė tė kalonin ilegalisht nė Shqipėri. Familjet e tyre i informuan se do tė shkonin nė Ulqin qė tė punonin gjatė muajve tė verės. Pėr Ulqin u nisėn me 1 korrik tė vitit 1980. Aty e analizuan terrenin dhe vendosėn qė mė lehtė mund ta kalonin kufirin duke kaluar lumin Buna me not. Mė 4 korrik 1980 vendosėn tė kalonin nė Shqipėri. Shkuan nė veri tė Bunės rreth 7 km dhe gjetėn vendin ku mė lehtė notohej. Ushtarėt ishin duke festuar 4 korrikun.

    Kjo ishte rrethanė lehtesuese pėr tė kaluar Bunėn mė me lehtėsi...

    Sa dolėn nė Shqiperi i panė disa fshatarė duke punuar nė ara. Ata lajmėruan - njėri - tjetrin dhe u larguan me shpejtėsi duke bėrtitur:
    " Erdhėn tė huajt!". Kėta u munduan t'u shpjegojnė se: " Na jemi shqiptarė, kemi ardhė nė Shqipėri".

    Ata lajmėruan Ushtrinė shqiptare tė cilėt erdhėn me shpejtėsi dhe i dėrguan nė Shkodėr. Aty qėndruan 18 ditė. Pas kėtyre ditėve u komunikuan se do t'i kthenin ngaqė ishin tė rinjė dhe se pa dijeni tė familjareve e kishin bėrė kėtė gjė. Mė 23 korrik 1980 nė Han tė Hotit ua dorėzuan policisė malazeze. Policia malazeze ua mori deklaratat dhe i detyruan tė ktheheshin nė Besianė.

    Mė 1 gusht 1980 policia e arreston Zahir Pajazitin, Raifin dhe si tė mitur qė ishin i denon me 15 ditė burgė ( ishte para demonstratave tė vitit 1981) kurse Nexhmiun me 30 ditė....

    Nė kohėn e demonstratave tė vitit 1981 zahiri ishte nė klasėn e katėr tė Gjimnazit.

    Nė Besianė Kėshilla pėr pėrgaditjen e demonstratve formuan dy grupe politike. Grupit tė parė i printe Zahir Fejza, nazmi Dumnica dhe pesė tė tjerė, ndersa grupit tė dytė i printe Fehmi Idriz Berisha, Salih Salihu, Hamdi Mustafa, Ejup Shala, Avdi latifi dhe Gjyle Krasniqi, e njohur si Shota e Llapit.

    Pėrveq kėtyre grupeve u organizua edhe LPRK-ja ku vepruan Bajram Ajeti, Ismet begolli, Ali Ajeti, Bajrush Behrami, Avdi Gjata, Hamit hamitit, Sabri Hamiti nga laberioni( s'ėshtė fjala pėr ak. Sabri Hamitin) Hasan Ramadani, Bedri Ajeti, Shaban Mulolli dhe tė tjrė...

    Njėherit vepronte edhe Fronti Nacional ēlirimtar nė krye Afrim Zhitinė, Esat Brajshorin, Ramadan Avdiun, Shemsi Veselin, Rrahman Dinin, Bedri Bajramin dhe disa tė tjerė ..Pra njė grup prej nja 20 vetash...Kishte dhe grupe tjera..

    Duhet veēuar Grupin e Zahir Pajazitit, i cili ishte i pėrbėrė nga 9 veta, tė cilėt organizonin sulme aty ku duhej thyer barikadat dhe kordonet mė tė mngjeshura tė policisė...

    Zahir Pajaziti nė vitin 1981, ishte nxėnės nė Qendrėn Arsimore " 8 Nėntori" nė Besianė. Ishte sistemuar nė paralelėn IV/16 e kujdestar klase e kishte pasur Izeir Mustafėn, skulptor akademik.

    Izeirit i kujtohet se dhe para vitit 1981 Zahiri e mbante njė fletore me poezi patriotike dhe shpesh m'i lexonte ose i recitonte. Unė e kėshilloja" Ruaju Zahir, se pėr kėto shkon disa vjet nė burg," e ai pėrgjigjej: " E di unė kujt ia lexoj! Por, mos harroni se kush mė spiunon, jeta e tij pėrfundon"...

    Organizimi i demonstratave nė Besianė me ato pėrmasa nuk ishte i rastit. njė nga paralelet e para qė bėri organizimin e nxėnėsve ishte paralelja IV / 16. Nė kėtė paralele kryetar i klasės ishte Enver cakiqi, i cili bashkė me Gani Hoxhėn dhe Zahir Pajazitin caktuan mėnyrėn e organizimit.. Mė 2 prill tė vitit 1981 intervenoi policia dhe u plagos Hetem Ajeti.. Nė mbrėmje u formua Kėshilli pėr Organizimin e Demonstratės dhe u emerua si udhė-heqės Ali Ajeti dhe Gjyle Krasniqi...

    Zahir pajazitin mė vonė e morėn ushtarė..
    Brenga e dytė e Zahirit gjatė shėrbimit ushtarak nė Ohėr ishte edhe sjellja e eprorėve ushtarakė ndaj shqiptarėve. Aty oficerėt nė ligjerata politike villnin helm e vrer ndaj shqiptarėve si nacionalistė dhe irredentistė, si armiq e kunder-revolucionar, si element qė luftonin kundėr vėllazerim - bashkimit, pėr rrėnimin e sistemit socialist, pėr rrėnimin e Jugosllavisė.

    Njė ushtar iu drejtua Zahirit: " Pse po rrejnė kėta oficira? Ne nuk jemi tė tillė!""
    Dhe mori kėtė pėrgjigje: " Ashtu ėshtė. Ata po e thonė tė vėrtetėn. Ne ashtu mendojmė pėr Jugosllavinė. Ashtu edhe duhet tė jemi dhe tė veprojmė".

    Sahit Tahiri nuk e kuptoi Zahirin dhe i kishte thėnė njė shoku tjetėr se Zahiri po mendon si oficeret tanė. Dhe mori pėrgjegjėn: " Zahiri e ka mirė! Ti duhet tė dish qė kėta nuk janė oficerėt tanė. Oficerėt tanė janė atje pėrtej kufirit. Ne jemi shqiptarė kėta janė jugosllav. Nuk jemi njė kėto ruaj pėr vete. Mendo, por mos fol tė burgosin ty dhe ne".

    Kur u vra Zahiri, mė 1997, shkoi ta ngushllojė babėn Qerim dhe rikujtoi bisedėn me Zahirin nė vitin 1982. Shumė veta qė ishin nė pamje menduan se ishte provokator. Jo. Ai foli nga zemra tė vėrtetėn, por koha ishte e tillė. Mė 1998, Sahit Tahiri kėmbėn e kishte tė thyer dhe nuk mund tė hynte nė UĒK, por e furnizoi UĒK-ėn me 600kg miell dhe 50 kg fasule, tė cilat i dorėzoi nė Llapashticė. Eprorit tė UĒK-ės iu drejtua me kėto fjalė.

    " Komandant, kaq kam mundėsi, ia kam borxh fjalėve tė Zahirit qė nga viti 1982. KĖTĖ NDIHMĖ UA JEP ZAHIR PAJAZITI E JO UNĖ".
    Me kėtė u vėrtetua thėnja popullore:
    " Mashkulli i mirė kudo qė shkon e bėn njė shtėpi". Vėrtet, Zahiri bėri shumė, shumė dhe shumė shtėpi, kudo nė tokat shqiptare.
    Pra, nga ky shembull e shohim qė; Zahiri edhe si i vdekur u siguron ushqimin ushtarėve!!!!

    - vazhdon-
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu
    Nga ARIANI_TB nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-01-2011, 08:10
  2. Pėrgjigje: 540
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 04:45
  3. Libri "LUFTA PA MASKA" i Gani Gecit
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 21-05-2009, 18:36
  4. Tadiq nuk do tė lejohet tė hyjė nė Kosovė
    Nga Llapi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 215
    Postimi i Fundit: 15-05-2009, 09:01
  5. Mitrovicė: Shpėrthen dhuna, 6 tė plagosur
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 10-01-2009, 14:56

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •