Radio Ndërkombëtare Suedia, programi i saj në gjuhën shqipe, tha se : Luljeta Shala nga Häsleholmi, është shpallur bukuroshja shqiptare në Skandinavi Duke ju referuar kësaj Radio, emisioni i saj në internet, thuhet se të shtunën e kaluar në Helsingborg u bë spektakli i bukurisë Mis Shqiptarja dhe mister Shqiptari në Skandinavi. Ky spektakël, sipas kësaj radio, u bë në Sundspärlan dhe është ndjekur nga një publik prej afër 800 spektatorësh, kryesisht sipas saj, të rinjë.

Duke folur rreth spektaklit radio vijon : se në këtë garë të bukurisë shqiptare konkuruan 9 vajza dhe 9 djem, kurse në fund juria vendosi që epiteti i bukuroshes numër një, ti ndahej studentes Luljeta Shala, 19 vjeçe nga Häsleholmi. Ndërsa epiteti bukuroshi numër një i takoi të riut nga Gjermania Faton Rukovçani, futbollist.