Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4

Tema: Kohet Pa Ty

  1. #1

    Kohet Pa Ty

    copy-pasted from "Yahoo!"
    From: parid1@m...
    Date: Thu Nov 4, 1999 8:51 am
    Subject: [bota letrare] Poezi nga M.C
    Ka te bukura ka dhe te egzagjeruara, megjithate...

    KOHET PA TY

    Perqafuar me mua thua
    "ndihem mire"
    dhe me duket vetja I madh I madh
    e me vjen te qaj e te qesh...
    Ti s'pyet me "pse"
    Syte mbyll e pas pak
    Fle
    Fle e dashuruar dhe udheton,
    Udheton se ke nevoje
    Per horizonte te kapercyera,
    Une do te jap fantazine time
    bilete kthimi per tek une,
    qe kur te zgjohesh te
    "ndihesh mire"...

    Dhe une do te qaj
    E do te qesh
    Si kam mundur ato kohe pa ty
    ti quaj jete?


    Vazhdimesi

    Ngyre shume e zeze
    drita ne ekstremine syrit te pafjetur
    kerkon (kushedi)
    ekzistencen

    Kam puthitur fort
    fytyren ne pallton e zeze.
    dhe ti vazhdon te qash
    kur kujton se une fle


    Vetes

    "Pastertia eshte profeti
    qe vrame
    me guret e pendimit tone
    dhe lotet e dikujt tjeter

    Te isha i padukshem,
    mbase si nje neutron
    pa gjykim e pa denim.
    i pasgjesueshem, mbase...

    si nje thrime e veēuar e hapesires
    bukes qe peshtyejne te gjithe
    Mbase...mallkimi i profetit
    s'do me bente te flisja sonte me veten
    ne heshtje si demon.


    MALLKIMI

    Hije qe zvarrisin njerezit
    Sheh kudo nen toke...
    Mbi toke vetem une hije
    E njekohesisht njeri...
    Pa ditur ku t'I zbraz
    Te keqiat e botes e timet
    Mbart kete shprese qiellore si mallkim.


    ***

    S'dua t'i nderroj kepucet e vjetra,
    Te grisurat kepuce te vjetra
    Me mire vuajtja e nje dite-jete
    Se te eci njemije vjet pa ...jete.
    Kaos me thonj, ekzistenca me vret.
    Mallkim a bekim ndergjegja?
    Ne kosmos ended nje krimb
    Vetem nje krimb.
    S'me vjen ndot nga vetja.
    Vetja c'eshte ... s'e di.
    Me gezime te qelbura ; jeta.
    S'me behet t'I nderroj kepucet e vjetra
    Te grisurat kepuce te vjetra.


    ***

    Si hene.
    Gjakpiresit supeve shkundin dhene,T
    e vdekshmit
    Perzune jeten e zerat vene te flejne
    Sa ankthe kam aq hije jam
    Perfundimisht.
    "Nirvanen " ne dimensione te erreta kap.
    Absent...
    Te jem a te mos jem nje Hamlet
    Absente...Ofelia s'flet...
    Te vdekshmit
    Perzune jeten dhe zerat vene
    te flene...
    Nata si njeri, absente
    Dashuron.



    MIDIS HESHTJES

    I heshtur , mbas nje dritareje
    Mendimi.
    I vetmuar, nen shi
    Shikimi.
    I asfiksuar ne sy te zbehte
    Zgenjimi.
    Te paftuar,
    Ketu jane te gjithe!
    Po kush harrimin
    Harroi te ftonte?
    Pelegrine, midis shpirtit e heshtjes
    Nostalgjia.


    ***

    Une jam kjo dhome e vogel
    ku papandehur zgjohem vetem
    C'do muzg ndjej se,
    Jam une
    Me murre -kermij gri...

    (I mpire si njekujtim...)

    perplasem ne cdo cep
    I revoltuar si shpirt.
    C'kerkoj,
    Mendimet e perseritura
    A nostalgjite e strukura?

    Ata tremben prej meje
    E une prej teje.

    Une jam kjo dhome e vogel
    Qe mund te jete nje liber
    Nje liber I porsanisur
    E njekohesisht I grisur;
    Ku ti shkruan imazhe femre,
    E une gris dhimbjen time
    Ne muzgje e murre.

  2. #2

    brari

    Kur lexojme poezi pelqejme ato qe na afrohen ne mendimet e ndjenjat tona ne nji kohe e situate te caktuar.
    E bukur ajo "kohe pa ty".

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e sy_jeshilja
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    15
    Edhe mua Kohe Pa Ty me pelqeu.

    Dhe une do te qaj e do te qesh
    Si kam mundur ato kohe pa ty
    Ti quaj jete?

    Shume e bukur.

  4. #4
    Priceless Maska e boys_ashes
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    World
    Postime
    58

    Shigjeta

    Congratulation...


    Une jam nje antare i ri i forumit.
    Kam menduar gjithmone se poezit nuk jane te thjeshta dhe te lehta per t'u krijuar.
    Do te kisha shume deshire disa poezi te tilla ti kisha ne ditarin tim.
    I ulur ne barin jeshil dhe te lagesht heret ne mengjes kur dielli sapo fillon te qesh, une i lexoj poezit natyres the hapesires gjese me te pavdekshme ne univers.

    EEEEh perralla me mbret.


    Poezit jane Fantastike. Write some more PLEASE.

Tema tė Ngjashme

  1. Akili ishte Ilir dhe jo grek ...
    Nga gabriel nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 17-11-2010, 20:15
  2. Fjalėt e huaja nė gjuhėn shqipe
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-01-2010, 14:55
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 14:42
  4. Fjalet eukaristike te Jezusit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 02:34
  5. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •