Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Shpirtat e zinj!

    Perse perse vall ?
    Zoti njeriun kaq prefekt e krijoji?
    Dhe me shpirtin e disave ai nuk punoi?
    Shume shpirta te zinj ka ne kete bote
    Sa njerzis sot u derdhin shume lot

    Oqeane lotesh sot jan mbushur
    Nga rezultati i shpirterave te zinj
    Sa dhe token ,shume e kan skuqur
    Me gjakun e te pafajshme ,keta shpirt zinj

    Cohuni ju o te vdekur te pafajshem
    dilni o engjej ,e shetitni dynjane
    merni bekimin tek Zoti juaj
    shkoni e ndihmoni ju fukarane

    Mblidhini shpirtat e zinj te mallkuar
    ne cdo skaj te kesaj bote mizore
    paketojini mire ne nje akre hermetike
    E djalli, me keto shpirta te ndertoj permendore
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Alba e bukur dhe me shum kuptim Poezia jote.. Urime..


    --------------

    Ja dhe nje "Ngjarje" e cuditshme...


    Dane Luzati, nje fshatar nga Lazarati, ish nisur qe ne pik te mengjezit per ne pazar te Gjirokastres per te shitur nja dy rrota djath nga ai me ere.
    Sa po hyri ne qytet aty te sheshi Cercizit degjon ca veterane nga ata me kapelo republike qe cucurisnin me njeri jatrin tere gjalleri.
    - E mo Bido e more vesh apo jo ..i thosh Ziguri , veterani, ish Shefi deges ushtarake, shokut te tije, veteranit Bido Bidollarit..
    - E degjova ne Radio po nuku me besonet ..tha Bidua me si te zgurdulluar..
    Danja beri veshet pipez te marre vesh ndonje gje nga ata veteranet e Qytetit qe gjithmon gjerat i kishin ditur shume me pare se Lazaratasit e dekllasuar tere jeten.
    Po ja mo ish ngja...... .... tha dicka Zigur veterani por qe zhurma e ca veturave qe kaluan me shpejtesi e zhurme nuk e lan te degjojė gje Dane kuriozin..
    Ku duallen dhe kto te flamosura Vetura nashi mendoj Danja ter inat...
    Veturat ja mbathen ne drejtim te Kakavijes e lan vec tym ne hundet e Dane Baxhoxhiut.
    - Aman o Zigur me qafsh..e vertete te jete apo ndonje parull armiqesore.. po thoshte Bidua duke u dridhur..
    Uėė e pse mo nuku me beson mua ti.. tha Ziguri..tere siguri.. Ti e di o Bido vellai se si i kam une informatat.. Nuku pres gazetat un a derbardhe te marr vesh lajmet se kam nipin atje lart ne Qeverri..
    - E di o Zigur xhani po nuku ka bere vaki te ngjallet nje njeri qe ka 18 vjet qe ka vatur atje ne at bote..
    - E mo Bido ..po Ai nuku ish njeri i zakonshem..ish Shoku Enver e na nuku benim yxhym kot mbas atij a i vrare..
    Dane Luzati atje tutje u drodh..te zezte na ... mendoi.. Qenka ngjallur lugat Ai..i madhi.. Enveri ...
    Duart filluan ti dridhen.. Mendja filloj ti vi verdalle ..ehh ahh ufff..po bente i mjeri Dane.. e shfrye me gjithe forcen e shpirtit.. Harroni o rrota djathi qafen e pazarit .. mendoi i ziu e kembet ju prene... prap ne kooperativ per nje kile gjize do shtipemi perseri.. e djall o pune..psheretiu Dane Lazaratasi...i deklasuari i perjetshem..
    -Po eja dalim njehere andej na Komiteti o Zigur tha Bidua..e coc do na thone ata shoket..
    - E po si te thuac ti a derbardhe..eja e shkojme o Bido..tha Ziguri e ujdisi kollaren.. e jashtme..te kuqe..
    Danja nuk duroi me...donte te sigurohej e beri ca hapa ne drejtim te tire qe ti piesi..se mos po i benin veshet..
    Mirpo nje ulerime makinash e burish e bene te ndale si i ngrire aty ndane udhes ku shkonin shterngatat (shkerdhatat)..
    Nje autokolone e gjate me Benza fringo kaloi si e cmendur e ja mbathi drejt rruges per Kakavije..
    Ca mjekrosha e ca gush fryra ja dalluan syte Dane ziut por nuk i njohu personalitetet e medhaja..
    C'benet more degjoi Danja qe Ziguri i tha me ze te larte Bido veteranit..
    Pse o ca ka ndodhur tjatar tha Bidua..
    Po nuk i pe ata ne makina mo..tha Ziguri i hutuar..
    E ku ti shihja mo aman..tha Bidua..ata iken si era..
    Po ishin tanet..nuku i dallove tha Ziguri..
    Pse o cuditesh..ti perdite i ke pare qe shkojne e vine ato tanet ksaj rruge..
    E mo Bido ashtu eshte por Nipi ne Tirane me tha se Enveri eshte ngjallur vetem qe te beje nje inventar te pasurise Shtetit..
    E po pse nuku thua o Zigur se kta qe ikin jane ata qe kan frike inventarin..
    Po mir po vetem tonet po ikin?? tha Ziguri..
    Po pse o kush te trembet na inventari..ata brek grisurit e Saliut qe jane akoma me bicikleta kineze... Aman o Zigur sa naiv mbete dhe ti o derzi..
    Uė Uė o po kjo pik e zeze qe na polli mo Bido..Si more tere Selia Jone ne Tirane ishte neper Benzat..Kaq shume te kene Vjedhur..mo.
    E po pse o deshnje qe ata te Saliut te pasuronen..
    Jo mo jo po na polli belaja mo Bido se i kemi femijet biznesmena..
    E po dhe Enveri besoj nuku i prek tanet o Zigur..
    Ashtu te lumte..tha Ziguri i gezuar..
    Por me i gezuar dukej DAnja ..Enveri mendoi Ai, kte radhe vika si kontroll e nuk e ka me na kte radhe..

    Perseri nje autokolone Mercedesaah cau drejt Kufirit...



    ...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224
    Brari,

    Vertet je i hatashem! Ti sikur ke shetitur tere Shqiperine o derzi, dhe jo vetem Shqiperine zyrtare, por edhe Kosoven, Camerine, Maqedonine, deri edhe Kalabrine. sinqerisht kenaqem me ato cfare shkruan, sepse aty jo vetem qe ka shume te verteta, ka shume dhimbje, por ka edhe sarkazem, nga ajo me e hidhura.
    Keto qe po shkruaj per ty, i kam me sinqeritetin me te madh, prandaj te lutem mos m'i keqkupto.
    Ne thelb t'i per mua mbetesh personazhi me popullore ketu ne forum. Vazhdo keshtu, dhe une do te te ndjek me endje, edhe kur i "natarron gjonat".

    Me pelqeu shume kjo qe ke shkruar tani se fundi.

    Urime,
    Shtepia e vjeter

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Det !

    Mbrem isha i lodhur dhe nuk e zgjata ma shum kte fejton ose tregim. Shyqyr qe kur mu mbyllen syt isha aq ne gjendje sa me gjet at kutin qe poston se gati e humba pusullen.

    Ne se te ka pelqyer..flmn e kjo me jep arsye qe ndoj dit kur te jem ne terezi te shkruaj ndoj gje tjeter..

    Cdo te mire..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    per Brarin

    Brar Brar mor faqe bardhe
    sa ta kam lakmin lol
    Me kto tregime dhe sidomos me keto dialekte.Te pershendes Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    i/e larguar Maska e harry
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    33
    shum te bukra komplimente alba edhe ti brari

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tregim nga Kozma Dushaj ( Komi )





    Shenim: Ky tregim postohet ketu meqense tema e hapur nga ALBA trajton (letrarisht) probleme shoqerore nga vendi e bota..




    * * * * *


    Mikrobusi i qelbur i Thoma Devoles, me targa BR 24563, qe bente ēdo dite rrugen Berat - Lapardha e varavingo .. erdhi duke kercitur si qerre koprative.. e ashtu tere balte, lluce e tym te zi ndaloi tek sheshi ne qender te Qytetit.. aty mes Xhamise, Q-ishes e Turizmit.
    Ne mesin e atyre fshatareve qe zbriten nga maqina e Maj Devoles.. kush me bidona e kush me kaponj deti .. ishte dhe Gjena me te bijen, Vjollcen, te cilat jo tregetia por halli i kishte detyruar te ngriheshin qe pa gdhire ate dite e te merrnin udhen per ne Beratin e frikshem..
    Kishin diten e Gjyqit te varfrat.
    Gjyqi fillonte ne oren 10 dhe deri athere do prisnin goxha nja tre ore te mira neper Qytet.
    Gjena me te bijen, mbasi u sollen pak verdalle neper pazar .. u kujtuan se diku duhej te unjeshin e te prisnin.
    Ato pane rreth e rrotull per te gjetur nje vend e aty i vetmi vend ishte Turizmi por Gjena kurre nuk kish qene neper lokale e jo me ne Turizem.
    Pane ē'pane dhe u nisen andej nga stolat e lulishtes aty buze Osumit.
    E ku te shkonin gjetke, veēse ne stolat e Shtetit, ku nuk te kerkonte njeri Leke.
    Frynte nje ere e ftohte andej nga Gorica e lumi Osum, plot vale te rrembyeshme ate mengjez, vinte i fryre e i turbullt dhe binte nga larg trungje, zdapinj e qen te ngordhur e lloj lloj mbeturinash.
    Ėm e bije me trasta ne duar..zune te ecin ne drejtim te Lulishtes. Aty i zuri syri nje stol ku shyqyr .. kishin rene mbi te per fat ca rreze nga Dielli qe sapo kish nxjerre koke atje lart mbi Tomorrin kreshte bardhe e madheshtor.
    Gjena nxorri nje boēe nga trasta dhe e hapi aty mbi stol.
    Aty kishte futur ca buke e djath e qepe nga te shtepise..
    E shkreta gjithmone kur nisej diku mejtonte dhe buken..
    Nuk i dihej sa vonoheshin dyerve te Gjykates..dhe atyre nuk ja kerciste te uleshin restauranteve..
    Nga fshati i tyre vetem ai mu-ti.. i jati atij qelbesirit qe kish para te unjej restoranteve..
    Gjenes ju kujtuan ca gjera te hidhura dhe nje si thike ndjeu ne gji.. Nejse mendoj ajo..shkuan e vane ato gjera.. Sot kemi beteje tjeter.. dhe duhet te behem e forte..se ēupa mua me ka e une do benj durim.. E ne nenat e shkreta..mos qofshim.. i tha Gjena vehtes dhe i foli se bijes..
    - Vjollce..te keqe mamaja merr nje ēap buke ketu me muan dhe ham bashke..
    - E ku me haet muan o ma dhe ti ē'thua..aman..tha Vjollca me ze te mekur..
    Gjena beri te haje pak po kur pa te Bijen ashtu te heshtur e te prere ne fytyre e mbylli boēen perseri dhe e mori Vjollcen prane e filloj t'ia ledhatoje floket...
    - Mo u merzit te keqen Mamaja se nuk jemi ne te paret qe vime ne dyert e gjyqeve.. Ja na polli kjo bela e do ta heqim.. Nuk te le mamaja vetem tyjan se mezi te kam moj bije ... i thosh Gjena e shkrete se bijes e ja mbante doren asaj ne preher e ja ngrohte me duart e saja tere kallo..
    - Sa e mire je o ma .. tha Vjollca.. mos te kishnjam tyjan une isham mbytur qe qekuri ne Osum..
    - Luaj vėndit moj budallaēke ..ē'thua keshtu.. ty te ka mamaja si flori .. tha Gjena e tromaksur.. nuk pyes une per fjalet e Botes.. oj qo re o po te na hane mune dynjaja.. te me rroē ti muan se mamaja koken le per tyjan..
    - Ah ta dish moj Ma ēa kam hequr un ne Itali .. te zit e ullirit o ma.. ah si te kujtonjam ty o ma..tha Vjollca e u shkreh ne vaj..
    - E di te keqen nena e di.. po dhe une nji nat nuk vura gjum ne sy.. Me hante vendi kur shikonjam minderin .. aty ku rrinje ti ne dimer.. e qanjam e qanjam.. e vetem te te shikonjam dhe njehere deshnjam e le te vdisja pastaj.. tha Gjena e vu lotet i rrodhen dhe asaj nga syte dhe e perqafoj fort te bijen..
    Ėm e bije mbeten ashtu te perqafuara per minuta te tera..
    E shkreta Gjenė .. e ndjente si dridhej e Bija ne gjoksin e saje dhe mejtonte..
    .. A te mallkuarit ē'mi bene ēupes .. po ja shyqyr e kam ketu nashtithi ēupen... dhe e shtrengoi me fort te bijen..e kjo e qetsoi pak gjendjen.
    Sot ishte gjyqi me ata maskarenjte te cilet Vjollca i denoncoi ne Polici per ato ē'fare i kishin punuar andej.. ne rruget e asaj Italise se dreqit.
    Zemra e Nenes i dha force Gjenes qe te vinte e ti rrinte prane se bijes gjat tere Gjyqit qe kushedi sa do vazhdonte. I shoqi i semure me mire qe nuk erdhi se do vdiste sapo te hynte ne salle te gjyqit e te shikonte rracen e atyre zagareve te Ures Vajgurore..
    Nje si e mbledhur ju be ne fytin e thare e mendja i shkoj per nje kafe te forte..
    Vertet qe po i pihej..nje Kafe e mire qe te mblidhte pak nervat e sakatosura ..dhe ndoshta dhe per te bijen nje kafe do ta binte pak ne vehte se ish bere ēupa kock e lekure si purtek kocimaresh e ja ndjente si i dridhej i tere trupi.
    - Te keqen Mamaja eja te pim ndonje kafe ketej rrotull se te forcon e te ngroh pakez .. tha Gjena me ze te bute...
    - Mir o ma... nuk ta prish un ty.. tha Vjollca .. dhe te dyja ėm e bije me trasta ne duar u nisen duke i hequr kembet zvarre ne ēakullin e rrugices se lulishtes.
    Pak me tutje ishte Turizmi e aty mendoj Gjena ishte me mire te unjeshin e te pinin ate Kafe te uruar. Turizmi do kete dhe police...mendoj Gjena...e do jemi me rehat..
    Kafeneja ishte ne Veranden e Hotelit te bukur dhe kur u afruan vune re se nuk kishte shum njerez e kjo e qetsoj Gjenen qe po hynte per te pare ne jeten e saje ne nje KAFENE.
    E kjo here e pare po i ndodhte jo ne lokal dokudo por tamėm ne Turizem ... eee Berat ēe pate fat.. mendoi Gjena e beri tujte me te bijen drejt shkalleve te mermerta te Kafenese ..
    Ajo pa nje tavolin te lire aty pran ca pleqve qe lexonin gazete e aty mendoi se do ish me mire te uleshin. Brenda ishte ngrohte dhe Gjenes i shkoj gjaku ne vend..
    Dal ku te dal ... mendoj ajo ..me mire po rrim ketu se ngordhem aty jashte..
    Kamarieri, nje djal i hijshem e i veshur paster, erdhi menjihere dhe me nje buzqeshje te mire ne fytyre i pyeti..se ē donin te merrnin..
    Nga nje kafe o bir .. tha Gjena.. e ēupes silli dhe ndonje tėmbelsirė..
    Si urdheron zonje .. tha kamarieri me nje ze te embel .. dhe i buzeqeshi Gjenes dhe pastaj e pyeti Vjollcen plot delikates..
    - Cfare doni te merrni juve?
    - Ku di gje un..tha Vjollca gjith turp..ēcte duash me sill ?
    - Po te sjell nje trigon me sherbet.. si thua.. jane shum te mira.. tha kamarieri simpatik .. e po shikonte Vjollcen drejt e ne sy tere embelsi..
    Vjollca u ndje keq nga shikimi i kamarierit e pa nga e jėma.
    Per cudi Mamaja nuk tregoi ndonje shenje inati perkundrazi dhe ajo po shikonte nga e bija duke i dhene zemer me sy qe te fliste pa ndrojtje me kamarierin.
    Vjollca ndjeu nje si ngrohtesi nga fjalet dhe shikimi i atij djali.. si dhe nga mirkuptimi i syve te se jemes.
    Kur kamarieri u largua te kryeje porosine ėm e Bije vazhduan te shikojne njera tjetren e ajo merzitja e mengjezit sikur ju davarit pakez nga fytyrat e te dyjave..
    Kushedi ē' mendonin valle ato fshatare te mira qe fati i keq u a solli te kene pune me Gjykatat e Shtetit..
    Nuk ishin mesuar te trokasin kurre zyrave edhe kur pa buke kishin mbetur por halli ku nuk e ēon te ziun njeri..
    Minutat kalonin dhe te dyja ne heshtje ēoē thoshin neper mendjet e tyre..
    Gjena .. ndoshta mejtonte se.. ja nje djale si qy sikur te gjente ēupa e jo si ai Qelbesira qe i punoi qindin vajzes..
    Vjollca kushedi nga kulloste me mendje.. ndoshta sjellja e kamarierit e futi ne te tjera mejtime.. se.. ja .. paska ne kte bote .. dhe ēuna qe nuk te tmerrojne e nuk te shkelmojne e te ulerijne e te te shajne por .. qe te flasim embel e te buzeqeshin..
    Mbas nje casti.. per cudi te dyja .. em e bij.. psheretine ne nje kohe dhe...pane njera tjeren me dashuri..
    - Sa mire qe te kam pran bija ime.. na lente zoti keshtu si jemi se ēa ska kjo bote.. tha Gjena me dhimbje..
    - Po Mama.. tha Vjollca .. dhe ja dha doren se jemes.. dhe ndjeu ate.. sigurine .. qe aq shume i kishte munguar ato vite te mallkuara..
    Kamarieri erdhi dhe la porosine dhe u pasi u pa dhe njehere me Vjollcen sy me sy u largua ter lezet..
    Ėm e Bije filluan te rrufisin kafete me kenaqsi.. por..por fukarai i shkrete i ka te rralla dhe minutat e qeta..
    Sapo Gjena vuri ne buze filxhanin per her te dyte... nje zhurme si rrapullime rrotash makine u degjua e nje Benz i bardhe u pa te frenoje aty jashte lokalit...
    Gjena me te bijen pane njera tjetren ne sy.. Buzeqeshja ju pre ne fytyre dhe nje si frike ua pushtoi zemrat dhe te dyja ndjene tu dridhen leqet e kembeve nen tavoline..
    Mbas pak ne Salle hyne tere tersellime nje tufe burrash bark medhenj e ca ēuna te rinj qafleshe..
    Vjollca sa i pa u zverdh e u be si limon..e filxhani kafese filloj ti dridhej ne duar...


    ...Vazhdon neser...


    ē ē ē

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Te lumte dora Brar!!!

    Do te pres per vazhdimin neser per te pare nese dyshja Gjena-Vjollca do te jete ne nivelin e dyshes te para disa muajve Dilaveri-Vjosa.

    Je i madh!

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Te lumte dora Brar!!!

    Do te pres per vazhdimin neser per te pare nese dyshja Gjena-Vjollca do te jete ne nivelin e dyshes te para disa muajve Dilaveri-Vesa.

    Je i madh!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Brar po presim vazhdimin!

    FALLI I Te Varferit

    Eeee populli jone,fukara se fukara ngeli!

    lsh kan njani fukaré. Shkon te falltori e i thot:

    Allahile, a po mė qet fall?

    Pėr ēka po do me t'qitź fall?

    E kam jeten e keqe e jam fukaré i madh. Pa kqyr, a kam m'u ba najherź zingjin i madh? Falltori zu m'i qitź fall me pasula. I kqyri sa i kqyri, e dikur tha:

    Edhe tri vjet qishtu e kie fatin.

    Po masanej? e veti fukaréja.

    Masanej msohesh, s't'duhet ma mirė.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  11. #11
    Wellwisher Maska e KosovaHawaii
    Anėtarėsuar
    14-05-2003
    Vendndodhja
    Hawaii
    Postime
    47

    Vetem per ALBA Mausi-n

    Meqenese ALBA MAUS eshte shume shume e mencur dhe me shume se talente kur vie te "cka syte e njeriut duhen te shohin"
    une Albes ia dhuroi kete fotografi timen - e cila nuk ka shpirtera te zi por dele te bardha

    Ja ALBA
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    :^xhan2 "How often have you sailed in my dreams and now you come in my
    awakening which is my deeper dream" K.Gibran :^smooches

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Kosovahawaii!Falimderit per fjalet e mira dhe per foton.Fotoja me pelqeu shume dhe eshte kuptim plote per nje qe e sheh realitetin,ne situaten qe jetojm.Me shume respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  13. #13
    Wellwisher Maska e KosovaHawaii
    Anėtarėsuar
    14-05-2003
    Vendndodhja
    Hawaii
    Postime
    47
    Eshte kenaqesi per mua ALBA - me vjen mire qe te pelqeu
    :^xhan2 "How often have you sailed in my dreams and now you come in my
    awakening which is my deeper dream" K.Gibran :^smooches

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Arrow Endrra ime !

    Futuron imagjinata, neper pasqyra kohesh
    Tkurren mendimet e koka fillon te dhemb
    Pemet mbushen plot me ide mendimesh
    E gjethet e virgjera presin pranveren e re

    Gjethet e vjeshtes i merr era
    Dhe stina vjeshtoke e ngrysur rri
    Egoizmit e thashethemeve , shpirtin nuk ja fal
    Shpirterave te zinj do t'ju bej balle

    O Zot ! A degjon ti valle kete lutjen time
    Jepi fund ne bote kesaj padrejtesie
    Jepi fund dhunes imoralit korrupsjonit
    Beji njerzin te jetoje te qete e te lire

    Jepi njerzve dashuri, e hiqja urrejtjen
    Tregoju realitetin , e bindi me llogjik
    Se feja me e mire eshte dashuria per njeri tjetrin
    Dhe jo racizmi percarja egoizmi sot ne ket dite

    Shtegtojn mendimet dhe endrra vjen tek ti
    Se vetem ti mund t'ma besh endrren realitet
    Nje mrekulli kerkoj nga ti , e lutem cdo dit
    Hiqjua njerzve shpirtat e keqinj e te zinj

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Tema tė Ngjashme

  1. C'fare ndodh pas vdekjes !!!
    Nga huggos nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 07-01-2024, 04:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •