I lutem Shigjetes, Henrit dhe Fiorit ta lene kete teme te pakten dy dite ketu ne kete faqe, sepse eshte shume me popullore se Enciklopedia Letrare.
Me respekt Dikea
Lasgushi per artin....
....Perse na duhet arti?
pse torturohemi , me tere keto rima , ritme , vargje gjashte, shtate, tete, apo gjashtembedhjete rrokshe?
C'rri ky Mikelanxhelo e pikturon tere ate tavan? Perse gedhend mermerin? C'do Bethoveni qe shkon rruges si i cmendur , duke kompozuar e levizur duart ?
C'eshte ky mister? C'i duhet njeriut arti?
jeta eshte e shkurter .Sa e shkurter eshte aq eshte dhe e rende Lindem me te qare, rritemi duke qare, humbim babane , nenen , te afermit , shokun , shoqerine, humbim te dashuren , dashurine, rinine , jeten shpresen..
Per te gjitha keto dhimbje , njeriu kerkon nje ngushellim , nje kenaqesi Dhe keto i gjen te arti
Prandaj ,misioni artit eshte te na jap nje kenaqesi esttike qe qendron permbi te gjitha keto mizerje te jetes
Kendojme nje poezi , shikojme nje pikture .degjojme nje simfoni dhe kenaqemi ! Jeta na embelsohet, na behet e dashur ,e bukur.
kete nuk e ndjejne te gjithe njerzit , prandaj dhe arti nuk eshte per te gjithe njerzit Eshte , per ata shpirtrat e larte ,qe e ndjejne Te tjeret gjejne te tjera kenaqesi .Hane , pine vishen , defrejne dhe kenaqen Ata ne nuk i shajme , as i percmojme sepse nuk e ndjejne apo nuk e duan artin Nuk eshte faji i tyre se arti eshte per shpirtra te tjere , te larte e me te tjera kulitete
Arti eshte per nje pakice njerzish , per nje elite te zgjedhur shpirtrash te larte Ja te marrim poezine, ate me te miren Pjesa me e madhe e njerezve as qe e dine se ekziston Nje pjese e kane degjuar , por nuk e kane lexuar
Nje pjese e di, e lexon , po nuk e ndjen , nuk e kupton dhe e harron.Nje pjese fare e vogel e di , e lexon , e meson , e perserit dhe kenaqet me te. Ndjen ate kenaqesi estetike te vecante , qe na i jep vetem artisti
Po artisti perse krijon?Qe te na kenaq neve?
Perse kendon bilbili?, Perse kendon bufi?
Perse kendon qyqa? Grifsha ? Po per vete kendojne ! S'kendojne qe te na kenaqin ne! Ku e di bilbili se jemi ne , kur e mbush pyllin me kenget e tij?
Po artisti , per ne krijon? Jo , krijon per vete !Tjeter pune pastaj , ne se krijimi i tij na kenaq dhe neve , por artisti i madh , krijon per vete.
Pse Mikelanxhelo , e pikturoi kapelen Sikstina ? qe te kenaqte papen?Apo Kardinalin?Apo popullin injorant te asaj kohe! Jo more ! Ai e pikturoi qe te ngopej vet me artin e tij! Tjeter pune se ngopemi dhe ne
Prandaj them , se misioni i artit eshte te na jape nje kenaqesi estetike , por ne rradhe te pare artistit , pastaj te gjithe te tjereve , qe mund ta ndjejne dhe shijojne
E njejta gje eshte dhe me poezine
Pse, mos e beri Danteja poezine e Beatrices , qe te kenaqte Beatricen? Beatricja , dhe ne ka ekzistuar , as e ka lexuar , se do te mos ket ditur shkrim..
Perkunder ,Danteja e beri ate poezi , qe te shkarkonte potencialin e zemres se vet , qe te derthte atje shpirtin e vet , qe te kenaqej vete.Per vete e beri dhe jo per ne dhe as per Beatricen
Po ne e lexojme dhe kenaqemi
Ndjejme shume nga gjerat qe ka ndjer dhe ay vet ..
Na dha, pra nje kenaqesi estetike
Ecco ! Ky eshte arti!
Marre nga libri i Petraq Kolevices: "Lasgushi me ka thene"
Krijoni Kontakt