12.05.2003 - Trepca.net
Programi politik e kombėtar i Dr. Ibrahim Rugovės tė jetė themel i mendimit tonė politik !
----------------------------------------------------------------
10 maj 2003 / Shkruan: Besim KRASNIQI
Si njeri intelektual, si ish - i burgosur politik i viteve tė 90-ta, si krijues publicistik e analitik dhe i angazhuar politikisht nė mėnyrė publike pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, gjithnjė nė bazė tė pėrcaktimeve politike tė shumicės sė popullit shqiptar tė Kosovės, pa pretendime pėr ndonjė post politik nė ēfarėdo instance tė organizimit institucional tė shtetit tė Kosovės apo tė ndonjė subjekti politik, dhe duke qenė vazhdimisht i preokupuar me rrjedhat politike para, gjatė dhe pas luftės nė Kosovė, opinionit tonė tė brendshėm dhe tė jashtėm, nėpėrmes publikimeve tė mia, i kam ofruar pikėpamjet e mia politike, pėr t'i kontribuar drejtė organizimit politik tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi, pėr realizimin e njė qėllimi tė pėrbashkėt tė shqiptarėve tė Kosovės, qė siē dihet tashmė ėshtė Pavarėsia e Kosovės!
Nė kėtė kontekst, tendencave tė ndryshme manipuluese me opinionin tonė tė brendshėm dhe tė jashtėm tė disa individėve tė specializuar pėr propagandė dhe agjitacion si dhe tė disa grupeve politiko-ushtarake rreth statusit politik tė Kosovės rrespektivisht rreth ardhmėrisė politike tė shqiptarėve nė trojet e veta etnike mendoj se atyre duhet:
- (ri)pėrsėritur pozicionin politik tė dr.Ibrahim Rugovės dhe LDK-sė, emra kėto me tė cilat po shėrbehen keqas individė dhe grupe tė lartėpėrmendura pėr interesa tė ngushta vetiake dhe grupore, e qė nė fakt nuk kanė pėr qėllim mbėshtetjen e interesave politike tė qytetarėve shqiptarė tė Kosovės dhe trojeve tjera etnike;
- (ri)kristalizuar shkaktarėt e armiqėsisė sė UĒK-sė me dr.Rugovėn dhe LDK-nė;
- (ri)qartėsuar pozitėn e vėshtirė tė LDK-sė nė tė cilėn po e vejnė qarqe tė ndryshme individėsh dhe grupe ilegale ekstremiste nė rrugėn e saj drejt realizimit tė programit tė saj politik;
- si dhe duhet shprehur interesat e armiqve tė Kosovės nė dėshtimin e filosofisė politike tė dr.Rugovės dhe LDK-sė drejt pavarėsisė sė Kosovės.
LDK-ja i dha Kosovės identitet politik
Themelimi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) dhe zgjedhja e njėrit ndėr intelektualėt e guximshėm tė kohės, dr.Ibrahim Rugovės pėr kryetar tė saj, pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės sė robėruar dhe tė shkelur ka qenė akti i parė historik drejt realizimit praktik tė programit politik tė shqiptarėve tė Kosovės pėr ēlirim dhe mėvetėsim tė Kosovės nga okupimi qindravjeēar serbosllav. Pra, ky akt historik ėshtė edhe i ashtuquajturi "fati historik", i cili i priu shqiptarėve tė Kosovės drejt faktorizimit politik tė shqiptarėve tė Kosovės nė instancat mė tė larta ndėrkombėtare dhe daljes sė emrit tė Kosovės nga anonimiteti i pafund, ku e kishte futur politika margjinalizuese e antishqiptare e jugoserbisė titiste e millosheviqjane!
E veēanta e kėtij "fati historik" tė shqiptarėve tė Kosovės ėshtė se pėrkundėr ekzistimit tė shtetit zyrtar shqiptar "nėnės Shqipėri" dhe propagandės trilluese e trumbetuese pėr kinse interesimin e Tiranės zyrtare pėr vuajtjet e "vėllezėrve tė Kosovės", tragjedia, dezintegrimi dhe sakrifikimi i shqiptarėve tė Kosovės nuk kishte tė ndalur, prandaj edhe themelimi i LDK-sė gjeti mbėshtetjen e shqiptarėve anembanė Kosovės si njė lėvizje mė e rėndėsishme politike e shqiptarėve qė nga periudha e Lidhjes sė Prizrenit e kėndej.
Nė anėn tjetėr, programi i prezentuar politik i LDK-sė nė kohėrat mė kritike, i pėrpiluar nga intelektualėt shqiptarė tė kohės, kuptohet nėn patronatin e dr.Ibrahim Rugovės, ishte program i tillė politik qė pėrputhej decidivisht me vullnetin e shqiptarėve tė Kosovės pėr ēlirim dhe ndarje pėrfundimtare nga shteti artificial jugoserb, dhe se ishte program kombėtar i cili pavarėsinė e Kosovės haptazi e vinte nė rend tė parė, si zgjidhje e cila do t'i kėnaqte synimet politike tė qytetarėve tė Kosovės pas mė se tetėdhjetė vite tė rėnda e plot sakrifica.
Ky program politik e nacionalist ėshtė edhe themeli i mendimit politik tė shumicės sė shqiptarėve tė Kosovės, dhe kjo argumentohet me vetė faktin se tė gjitha subjektet politike shqiptare nė Kosovė pavarėsinė e Kosovės e proklamojnė si pika mė esenciale e programeve tė tyre partiako-politike, edhe pse shumė nga kėto subjekte politike opcionin pėr pavarėsinė e Kosovės e pėrdorin si "alibi" pėr tė mbijetuar nė skenėn e pluralizmit politik tė Kosovės.
Nė fund tė fundit, cili shqiptar i Kosovės do tė pranonte tė anėtarėsohej nė ndonjė parti tjetėr politike, nėse ajo parti politike nuk e parasheh pavarėsinė e Kosovės si zgjidhje tė vetme e tė drejtė politike pėr Kosovėn!?
Nuk do tė shfrytėzojmė kohėn kėtu duke i pėrmenduar meritat politike tė LDK-sė dhe tė dr.Ibrahim Rugovės (edhe pse ndoshta do tė duhej ripėrsėritur ato merita pėr hir tė disa "harrestarėve" tė taborreve tjera politike), por janė pikėrisht veprimtarėt e LDK-sė anembanė botės dhe kryetari i Kosovės dr.Ibrahim Rugova tė cilėt nė mėnyrėn mė dinjitoze artikuluan vullnetin tonė politik brenda kancelarive tė politikanėve mė tė njohur dhe mė tė fuqishėm tė politikės ndėrkombėtare, e qė nė fjalorin politik kjo quhet internacionalizim i ēėshtjes sė Kosovės, rėndėsinė e sė cilės po tentojnė ta zhvlerėsojnė kundėrshtarėt politik tė LDK-sė pėr hesape tė veta politike.
Me internacionalizimin e ēėshtjes sė Kosovės fillon edhe njohja e bashkėsisė ndėrkombėtare me identitetin politik tė Kosovės, identitet ky i humbur nėpėr peirudha tė rėnda kohore pėr shqiptarėt.
Dr.Ibrahim Rugova dhe LDK-ja mbetėn edhe sot e kėsaj dite sinonim i njė politike tė urtė, tė menēur, largpamėse dhe kombėtare, me tė cilėn i janė kundėrvėnė represionit dhe dhunės serbe, pa e pėrjashtuar asnjėherė mundėsinė pėr rezistencė aktive, por njė mundėsi e cila nuk ėshtė proklamuar asnjėherė publikisht, sepse vetė pėrcaktimi i LDK-sė ishte pėr njė politikė aktive nė kuadėr tė instancave tė larta tė bashkėsisė ndėrkombėtare dhe kjo politikė e "butė" apo siē kanė dėshirė ta quajnė kundėrshtarėt e LDK-sė "politikė pacifiste", afronte qendrat ndėrkombėtare tė vendosjes politike pranė "ēėshtjes sė Kosovės"!
Ndėrsa, sa i pėrket pėrgaditjeve dhe organizimit tė rezistencės sė armatosur nga ana e LDK-sė, do tė ishte mė e udhės tė flasin e tė shkruajnė publikisht ata qė ishin nė kuadėr tė kėtyre organizimeve siē ishin Bujar Bukoshi, Rexhep Gjergji, Anton Kolaj, Jonuz Tėrstena, Sheremet Ahmeti, Hajzer Hajzeri, Hafiz Gagica dhe shumė bashkėpuntorė dhe figura tjera politike tė LDK-sė, nė mėnyrė qė tė mos i jepet rasti propagandės majtiste tė kritikojė LDK-nė me terma bajate sikurse ky pėr "politikėn pacifiste" tė LDK-sė rreth zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės!
Taborri LPK-ist armiqėsoi UĒK-nė me LDK-nė
Kundėrshtari mė destruktiv i politikės sė dr.Ibrahim Rugovės dhe i LDK-sė gjatė tėrė periudhės sė ekzistimit tė LDK-sė si subjekt politik i shqiptarėve, brenda dhe jashtė Kosovės u tregua LPK-ja (Lėvizja Popullore e Kosovės), ish-LPRK (Lėvizja Popullore pėr Republikėn e Kosovės), e cila programin e saj politik e mbėshteste tek krijimi i Republikės sė Kosovės dhe bashkimi i saj me Shqipėrinė, por qė nė fakt, pėr shkak tė ideologjisė enveriste e staliniste tė cilėn e shprehnin me pankarta dhe fotografi tė postulateve tė kėsaj ideologjie antidemokratike, protestat e tyre nuk nėpėr rrugėt e shteteve tė perėndimit nuk gjetėn pėrkrahjen e qendrave tė vendosjes, kėshtu qė edhe efekti i kėsaj "veprimtarie" tė LPK-sė nė perėndim le qė nuk shkonte nė dobi por edhe i bėnte dėm ēėshtjes sė Kosovės, sepse diplomacia ndėrkombėtare nuk e dėshironte edhe njė "republikė komuniste" nė Ballkan.
LPK-ja tashmė e margjinalizuar nga programi politik dhe veprimtaria aktive politike e LDK-sė, e cila vepronte politikisht nė Kosovė (mė vonė edhe jashtė Kosovės), sikur e harroi Serbinė si shkaktare e dhunės dhe terrorit kundėr shqiptarėve dhe iu kthye luftės politike kundėr LDK-sė dhe liderit tė saj dr.Rugovės, i cili ishte njėkohėsisht njihej edhe si lider i mbarė shqiptarėve tė Kosovės nga shqiptarėt e Kosovės dhe bashkėsia ndėrkombėtare.
Loja e LPK-sė dhe simotrave tė saja me emrat e lavdishėm tė dėshmorėve tė Kosovės dhe keqpėrdorimi i emrave tė tyre pėr t'a pėrfocuar imazhin e partisė sė caktuar politike apo tė liderėve tė caktuar politik duhet tė marrin fund njėherė e pėrgjithmonė, sepse asnjė shqiptar nuk i beson mė atyre qė tentojnė tė ngrisin karrierėn e tyre politike shumė shpejt dhe nė mėnyrė jodinjitoze. Aty edhe filloi armiqėsia e imponuar e UĒK-sė me LDK-nė dhe kreun e saj politik, qėllim ky i paraparė me kohė nga LPK-ja e margjinalizuar.
Pastaj, ambiciet e LPK-sė pėr monopol politik dhe pushtet absolut si dhe pėrfaqsimi i interesave antikombėtare tė zyrtarėve tė Tiranės nėpėrmes saj, janė faktorėt primar qė ndikuan nė armiqėsimin e LDK-sė dhe tė dr.Rugovės me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), njė pjesė e sė cilės fatkeqėsisht udhėhiqej nga eksponentė tė lartė tė LPK-sė, tė lidhur ngushtė me "Sigurimin" (anti)shqiptar. "Sigurimi" dhe politika e Tiranės zyrtare e 97-tės i dha pėrkrahje tė plotė LPK-sė nė reklamimin e saj para opinionit si "Shtab i UĒK-sė" dhe nė luftė kundėr politikės sė dr.Rugovės dhe LDK-sė, duke i eliminuar edhe fizikisht pikėrisht ato figura politiko-ushtarake tė UĒK-sė qė nuk i takonin LPK-sė dhe ideologjisė enveriste, por qė pėrfaqsonin interesat e popullit shqiptar tė Kosovės brenda UĒK-sė.
Viktimė e kėsaj lufte politike plotėsisht absurde padyshim ėshtė edhe koloneli Ahmet Krasniqi, i emėruar nga Bujar Bukoshi si Komandant i Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Kosovės, vrasje kjo akoma e pasqaruar nga ana e drejtėsisė shqiptare. Ndėrsa pallavrave majtiste se kinse "LDK nuk e pėrkrahu UĒK-nė dhe luftėn" duhet pėrkujtuar se sot na bie tė dėgjojmė dhe tė lexojmė se "UĒK-ja ka dalur nga gjiri i popullit", atėherė dihet se edhe shumica e popullit shqiptar tė Kosovės e ka votuar Lidhjen Demokratike tė Kosovės nė tė gjitha zgjedhjet e lira, andaj edhe mund tė shprehemi lirisht se LDK-ja e ka pėrkrahur mė sė shumti UĒK-nė dhe luftėn e saj ēlirimtare, por ishin struktura tė caktuara politike qė e futėn pėrēarjen nė mes!
Dr.Rugova dhe LDK-ja si "fajtorė kujdestarė"
Pas ēlirimit tė Kosovės, pėrveq goditjeve tė brendshme qė kishte LDK-ja, sikurse ishte rasti i largimit tė nxituar tė Bujar Bukoshit (ky edhe ashtu politikisht i harxhuar) nga kjo parti politike, LPK-ja "revolucionare" nėpėrmes "degėve" tė saja politike, tė cilat i formoi nė mbarė territorin e Kosovės, e qė sot ato "degė" politike njihen si "parti tė dala nga lufta", me njė intensitet mė tė shtuar vazhdon aktivitetin e saj anti-Rugovė dhe anti-LDK, duke i krijuar procesit tė pavarėsimit pengesė pas pengese.
Si rezultat i kėtij aktiviteti antikombėtar, dr.Rugova dhe LDK-ja (edhe nė liri) i humbi aktivistėt e saj tė devotshėm pėr pavarėsinė e Kosovės sikurse qė ishin Haki Ymeri, Ismet Rraci, Ukė Bytyēi, Smajl Hajdaraj, Enver Maloku, Xhemail Mustafa, Shaban Manaj, Tahir Zemaj, Hasan Zemaj, Azem Delia e shumė aktivistė tjerė politik, por edhe pėrkrahės tė sė djathtės shqiptare siē ishin Bekim Kastrati, Besim Dajaku etj. Ndėrsa, nė kuadėr tė veprimeve politike, LDK-ja po sfidohet me opsione politike qė janė nė kundėrshtim me tė gjitha aktet historike tė krijuara me gjak, sikurse janė "Ballkania", "Shpallja e pavarėsisė pėr herė tė dytė", "Unioni i Kosovė-Shqipėri", pastaj "Moratoriumi i Pavarėsisė sė Kosovės" etj. fenomene kėto qė zbulojnė para opinionit fytyrėn e vėrtetė "tė degėve" tė LPK-sė, degė kėto me emra tė modifikuar demagogjikė dhe qė tregojnė pėr faktin se disa parti politike nuk kanė "Program politik kombėtar" por veprojnė sipas sygjerimeve tė Tiranės zyrtare dhe sipas tekeve lideriste tė liderėve tė tyre partiak. Kjo tregon edhe mjerimin adoleshent tė liderėve partiak, pėr mossuksesin e tė cilėve dr.Rugova dhe LDK-ja janė "fajtorė kujdestarė"!
Andaj, si pėrfundim, duhet theksuar se ėshtė mė se e qartė se duke i bėrė dr.Rugovės dhe LDK-sė "luftė tė pakompromis" politike nė emėr tė kinse "pluralizmit politik", pa zgjedhur forma dhe mjete dhe pa menduar fare mbi barrėn e pėrgjegjėsisė historike qė bart me vete kjo luftė e shpallur politike, e gjithė kjo shkon nė harmoni tė plotė me interesat e skenarėve antishqiptarė dhe kundėr homogjenizimit tė klasės politike tė Kosovės nė drejtimin politik nė tė cilin janė nisur, kush mė herėt e kush mė vonė.
Kosova ka nevojė si kurrė pėr lirinė e mendimit, pėr shumėsi mendimesh, pėr platforma tė shumėllojshme politike, pėr pluralizmin politik, por asnjė nga ato nuk guxojnė tė bien ndesh me "Programin Kombėtar" tė filosofisė politike tė dr.Rugovės dhe LDK-sė, program ky i pėrgjakur me gjakun e ideatorėve tė tij si Fehmi Agani, Adem dhe Hamėz Jashari, Latif Berisha, Gazmend Zajmi, Bajram Kelmendit, Ismet Rracit, Haki Ymerit, Sali Ēekut, Ukė Bytyēit, Smajl Hajdarajt si dhe me sakrificat e pashembullta tė dr.Ibrahim Rugovės, Mark Krasniqit, Idriz Ajetit, Alush Gashit, Kolė Berishės, Eqrem Kryeziut, Nekibe Kelmendit, Sabri Hamitit, Fadil Kryeziut, Fadil Feratit, Faruk Spahisė, Adem Salihajt, Aqif Shehut, Hysen Gėrvallės, Hafiz Gagicės, Donika Gėrvallės etj., por secili program i ri politik do tė duhet t'a ndihmojė pėrshpejtimin e procesit tė pavarėsimit tė Kosovės, duke mos rėnė nė kundėrshtim me principet themelore tė kėtij synimi politik, nė mėnyrė qė nė momentin e duhur politik (kjo padyshim varet nga rrethanat e ndryshme politike) tė mos dėshton ky finalizimi i njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės mu pėr shkak tė karrierizmit, liderizmit, inateve partiake qė vijnė nga prapaskenat e organizuara antishqiptare.
Nė kėtė kontekst, nga individė dhe grupe tė reja e tė vjetra politiko-ushtarake shpresojmė tė vetėdijėsohen sa mė parė dhe t'i bashkangjiten karvanit tė pandalshėm dhe tė pandėrprerė tė pavarėsisė sė Kosovės, sepse nomenklatura politike tė cilėn e pėrkrahin ata, ka mbetur peng i "baballarėve" ideologjik dhe i bindjeve tė stėrvjetruara e kontradiktore kundruall vullnetit tė lirė politik tė popullit shqiptar tė Kosovės.
--------
Krijoni Kontakt