Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Gafur Mazreku, kryetar i PS ne Has

    Atentatori i te ndjerit Azem Hajdari ne seline e Parlamentit shqiptar ne gusht '97, Gafur Mazreku, eshte zgjedhur me shumice absolute votash kryetar i PS-se per Hasin. Mazreku u denua me 8 vjet heqje lirie nga Gjykata e Apelit. Nderkohe ai vuajti vetem 5 vjet te denimit pasi perfitoi nga tre amnisti.

    =======================================

    Nuk e njoh se cfare njeriu eshte Mazreku. Gjithashtu nuk dihet ende motivi i atentatit te tij. Hipotezat levrijne nga atentat i planifikuar (versioni PD) ne ate te hakmarrjes ndaj sherrit dhe te sharat e para dy diteve (versioni zyrtar). Duke pranuar me te lehtin motiv, pra zyrtarin, a nuk eshte karshillek ky qe ben PS duke zgjedhur nje (ne rastin me te mire) pothuaj-vrases ordiner ne forumin me te larte drejtues te saj (KPD) ? Valle kaq shume eshte shteruar PS sa duhet te drejtohet nga nje ish-burgaxhi nga i cili dhe veprimet e te cilit "u distancua" jo me shume se para 5 vjetesh ?
    Shija qe me le ky vendim eshte se PS duket sikur mendon akoma "C'thote populli ben partia, c'do do partia ben populli". Nga ana tjeter emancipimi shoqeror shqiptar vazhdon te mbetet afer zeros absolute perderisa asnje gjymtyre e tij nuk eshte ngritur te protestoje kunder ketij fenomeni.

  2. #2
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Sapo desha ta sillja kete lajm.

    Eshte i kote cdo iluzion. I lumte komunistave dhe na vrasin dhe nuk kane frige nga ne.


    Sa do duroni nuk e di!

    Me duket se dhe 100 vjet te tjera.

    Nje vrases kryetar partie ne nje rreth.

    I lumte jane aq te sigurte , njesoj si me Luizen qe mbasi piu gjak e bene deputete.


    Duroni o te djathte duroni.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #3
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Shqiperi o e mjera Shqiperi....

    Gafur Mazreku....atentatori i Azem Hajdarit (nje Beqir Valter i koheve moderne) eshte bere kryetar i PSse. Nuk eshte cudi aspak qe ai eshte kryetar PS je i Hasit, kur dihet qe organizatori kryesor i vrasjes, se tij Skendfer Gjinushi eshte ne krye te politikes te te ashtquajturit shtet shqiptar, kur Frrok Cupi nje nga ideatoret e atij atentati eshte drejtor i ATSHse...cfare turpi per shqiptaret....kur mjekercjapi sic e quante i ndjeri Hajdari akoma luan cic-mic me fatet e shqiptareve. Kur Fatos Klosi agjent i sherbimeve te huaja drejton sherbimin informativ kombetar...cfare ironie!!!!
    Pra te nderuar Gafurri i Hasit eshte nje pjese shume e vogel e te keqes se MADHE qe ka pllakose Shqipnine tone.
    Azem Hajdari e pat deklaruar ne Parlament se nuk ka asgje me Mazreket, se ai e dinte kush ishin vrasesit e tij te vertete ai i identifikoi ata ne publik tanime te gjithe i njohim, Ata bijte e ATYRE po na vrasin cdo dite, po na varrosin shpresen te ardhmen.... po tallen jo vetem me dinjitetin tone por te gjeneratave, te historise, gjakun e rilindasve tone, gjakune mijerave martireve qe kane dhane jeten per ate toke shqiptare qe praktikisht eshte bere pjese e Greqise.
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Fenomeni Mazreku

    Gafurri i Hasit mund te jete vertete e keqja me e vogel qe ka pllakosur Shqiperine por si dukuri politike ajo mbart me teper nenkuptim se sa emri apo personi ne fjale. Nderkohe qe akuzat kunder Gjinushit, Nanos, Klosit etj. mbeten akuza dhe ne rastin me te mire vetem pjeserisht te provuara, akti i Mazrekut nuk ishte as me pak as me shume por atentat ne mes te parlamentit ndaj simbolit te pluralizmit dhe demokracise ne Shqiperi. Dhe njehere pa paragjykuar motivet apo rrethanat, kjo ishte tentative per vrasje qe mbeti vetem disa cm larg vrasjes se mirefillte. Para 5 vjetesh, PS u distancua totalisht nga ngjarja dhe personi ndersa tani, pa u mbushur viti nga lirimi i tij (i parakohshem) rehabiliton personin dhe bashke me te automatikisht ngjarjen. Fundi fare nuk ka aspak nga se te kete frike, perderisa gjate 5 vjeteve ne opozite me sukses arriti te demonizonte pushtetin e kohes ndersa gjate 50+5 vitetve te pushtet po me sukses ka arritur te plogeshtoje ne shkalle mbarepopullore cdo ndjesi reagimi.
    Nderkohe ne, mediat dhe politika lokale nuk rrekemi se pertypuri dhe ripertypuri fjalet rekomandime, konsesus etj.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    E MO CKINI Pse Zihi

    E pse habiteni mo aman ???
    Nuku shekoni kush vate i deleguar ne ate komferenxe partie mo ??
    Shoku Bardhyl mo , Bardhyl AGASI i famshmi qe ju kam llafosur nje dizaj. Epo ju nuku ma vini veshin muan a derbardhe.

    Dheeeeee e dini cdo te thote kjooooo mo ... Nuku eshte e rastesishme..eee..seee Partia nuku zgjedh kot per mustaqet e Hasjanve qe skane as vajguri te pastrojne morrat..


    Mesazhi eshte i qarte...
    Guxoni e protestoni kunder mafies tone Bollshevike..
    Plumba ne Koke e Tritol neper Shtepija do ju nemrojme te tereve ju opozitareve nese hapni gojen..



    Ky eshte Realiteti.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Fatalitet

    Po e merr lumi prape Shqiperine me duket

    Po vete keq fare puna

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Nga Shekulli

    "PD: PS zgjedh kriminelė
    TIRANĖ - "Partia Socialiste zgjedh nė krye tė strukturave tė saj kriminelė". Ky ėshtė qėndrimi i Partisė Demokratike pas zgjedhjes sė Gafurr Mazrekut kryetar i PS-sė sė Hasit. Mazreku, sipas zėdhėnėsit tė PD-sė, Edi Paloka, pasi kreu atentatin ndaj deputetit demokrat Azem Hajdari, ėshtė strehuar "nė selinė e njė drejtuesi shpirtėror tė PS-sė, dhe mė pas u dorėzua po me kėshillėn e krerėve tė PS-sė". Paloka edhe dėnimin e Mazrekut e quajti tepėr tė lehtė, nė krahasim me krimin qė kishte kryer. Zgjedhja e tij nė krye tė socialistėve hasianė, sipas Palokės, vėrteton faktin se Mazreku ėshtė futur nga krerėt socialistė pėr tė vrarė Azem Hajdarin nė mjediset e Parlamentit shqiptar. "Ai me riciklimin qė po i bėhet nė politikė po merr shpėrblimin pėr punėn e kryer",- u shpreh deputeti Paloka. Sipas tij, edhe nėse dy familjet tė kishin falur njėra-tjetrėn pėr atentatin e kryer kjo do tė ishte ēėshtje private e dy familjeve "dhe nuk do tė thotė aspak qė ti njė kriminel ta marrėsh dhe ta vesh kryetar partie pas kėsaj". Mazreku mė 1997 qėlloi nė drejtim tė deputetit Hajdari, i cili u plagos rėndė. PS-ja u distancua menjėherė nga ky akt, dhe kėrkoi qė Mazreku tė dėnohej pėr kėtė akt tė rėndė ndodhur brenda Parlamentit. Dy ditė mė parė, socialistėt e Hasit e zgjodhėn kryetar tė tyre Mazrekun.

    ------------------------------------------------
    "Mazreku, sipas zėdhėnėsit tė PD-sė, Edi Paloka, pasi kreu atentatin ndaj deputetit demokrat Azem Hajdari, ėshtė strehuar "nė selinė e njė drejtuesi shpirtėror tė PS-sė, dhe mė pas u dorėzua po me kėshillėn e krerėve tė PS-sė"."

    Komenti im..
    Drejtusi shpirteror eshte Frrok CUPI "humanisti i madh" i KJ-se dhe direktor i ATSH-se. Mazallah se ndihet krimbi i Xhep Mejdanit.

    Le te qaje djalin e trete Nena e Caushve te vlores qe sollen ne Pushtet Gjinush Cupin me Shoke.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    Poshtersia e rrahes...

    .. nga nje parti e diskredituar tashme.

    Jemi mesuar me ta tashme e perdite nje mesele te re nxjerrin qe megjithse ja kalon asaj te meparshmes nuk ben tjeter vecse verteton nje parti pamoral, pa shtylle kurrizore, pa ide e te diskretituar.

    Mazreku eshte i fundit ne vargun e panumert te felliqesive te tyre. Ate e vune ,thane qe do e heqin dhe e hoqen,por kujt i behet vone.Eshte taksapaguesi ,e qytetari i shumevuajtur shqiptar ai qe mund ti thote stop kesaj parti-ta hedhe ne kosh te plehrave.

    Ne cdo vend me nje koncept fillestar demokracie nje parti si kjo-socialiste vec nga emri- do e kish prere bileten per te pakten 20 vjet -qe te zhdukej nga skema elektorale, deri sa te dilte nje brez tjeter krejt i ri. Keta qe jane te kujtojne partine komuniste Ruse qe bota qesh me te ,e ku anetaresia eshte me moshe mesatare 67 vjec e lart.

    Si qendrojne keta ne pushtet zoti e di.Por dy mundesi jane.

    1.Ne Shqiperi ka shume 67 vjecare e lart.

    2.Populli yne, ka ca probleme jo shume te qarta ne raport me Abuzues -Viktime.Pasi psikologjikisht - raporti eshte i qarte,po abuzohet per dite,e po sillet si viktime,e me mire se PS nuk ka per te gjetur.

    Por te vjen gjynah sesi nje popull qe i ka Shpetuar historise fatkeqe per kthetrash mese nje here,te katandiset ne kete forme - ku me te po luajne delenxhijnte,injorantet,palacot e personat me qesharake qe mund te mbledhe "rasti" ne nje grupim si PS.

    Popull e gezofsh PS - e kjo nuk ka lidhje vec me G Mazrekun,kjo s`eshte gje fare.

Tema tė Ngjashme

  1. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar tė partisė
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  2. Anton Mazreku
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-11-2008, 20:08
  3. Analiza dhe komente pėr zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Votėbesohet nė parlament qeveria Berisha
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •