Hashim Thaçi i ofron “Kthimit” biseda në nivelin më të lartë
PRISHTINË, 9 MAJ - “Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka ofruar të premten koalicionit të serbëve të Kosovës, “Kthimi”, një rast për të mbajtur biseda në nivelin më të lartë”, ka raportuar të premten agjencia e lajmeve nga Republika Serbe, SRNA. Sipas kësaj agjencie këto biseda do të kenë për synim vendosjen e marrëdhënieve më të afërta ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. “Koalicioni ‘Kthimi’ e ka pranuar idenë në parim në një mbledhje të mbajtur me dyer të mbyllura, duke thënë se vendimi final do të bëhet pasi të kenë mbaruar konsultat me krerët e Qendrës Koordinuese të Beogradit më 14 maj. Në atë kohë do të caktohet edhe një delegacion për të marrë pjesë në negociatat me Partinë Demokratike të Kosovës”, ka raportuar agjencia e lajmeve SRNA. Zyrtarët e lartë të PDK-së të premten nuk ishin në dispozicion për t’i komentuar këto pohime të agjencisë së lajmeve SRNA.( marre anga Koha ditore)
mani
Krijoni Kontakt