Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Bota virtuale dhe miqësitë konkrete

    Nga gaz. Shekulli

    ..............


    Bota virtuale dhe miqësitë konkrete

    Tashmë kemi krijuar shumë miqësi në botën virtuale.
    Janë miqësi mjaft të sinqerta dhe të bukura.
    Lexon një mesazh në listë, merr një e-mail privat... dhe ti i jep formë mikut tënd imagjinar me sytë e mendjes shikon një fytyrë, një palë sy, një shprehje në to dhe imagjinon.
    E di mirë se e vërteta nuk përputhet, se ti nuk sheh një fizik por një shpirt i mëshiruar.
    E di mirë që ajo pamje në endjen tënde nuk është reale, por edhe që ajo personifikon diçka të rëndshme, më shumë se një pamje fizike, diçka abstrakte, një shije e veçantë për gjithsecilin. Kështu ndoshta ka lindur dhe arti modern, nga një shije, një impresion, qe një person, ose një situatë në brendësinë tënde. Janë mjaft të bukura këto miqësi, ndoshta sepse është një përputhje e mendjes dhe e shpirtit.
    Jeta e përditshme shpesh na tjetërson dhe kemi nevoja konkrete të ushqejmë atë çfarë kemi më të bukur në vetvete, të shprehim çfarë kemi në zemrën e në mendjen tonë, ta ndajmë atë me të tjerë dhe prëj tyre të marrim të njëjtën gjë.
    Kur shkruajmë dhe shprehim mendime, presione, dëshira, të cilat qëndrojnë shpesh mbi monotoninë e muhabeteve të përditshme. Kur shkruajmë prishim shumë mure, tabu, që na rrethojnë; dhe nxjerrim në dritë të vërtetat e brendshme. Janë të ndryshme nga miqësirat konkrete, bukuria e tyre qëndron tek të qenit abstrakte, shije, impresion. Ato jane si era, si ajri qe të rrethon. Janë të ndryshme nga miqësirat konkrete, por jo më të rëndësishme, janë vetëm ndryshe...

    Nirvana

    Nirvana Pistulli"
    -----------------nga gazeta Shekulli ..........

  2. #2
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Hera e pare qe po me pelqen ti mua...Teme e bukur kjo...Bravo!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Pershendetje per simpatizantet e mij:))

    Ku ku shka pa thu maj Yll moter.Brarin e kemi vllain e madh virtual,une enderroj me e pas real,por s'po me nigjan Brari,si keka shkrimi i pare qe te pelqeka?,pa lexoji me vemendje shkrimet ketij Zog mali. Brari ajo Nivana qe ka shkrujt ate temen i jap te drejte,por do te shtoja se ka dhe shume,qe ne jeten reale jane frikacak ,dhe ne virtualitet hiqen si trima ose si dashnor te famshem.Interneti eshte vetëm medium qe na bashkon. Gjerat tjera varen nga vet ne, sa të sinqert jemi, çfarë zemre kemi. Natyrish, kete shkrim po e perfundoj me thenjen: "Nese dikush me mashtron nje here, me vje keq per te, nese me ka mashtruar edhe heren e dyte, atehere fajin duhet kerkuar brenda vetes .Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Alba e dashur une ne disa tema kam pasur mendime te kunderta me Brarin,po me te thane te drejten edhe shume postime te tijat skam lexuar,sepse spara hy te keto nenforume.Po sinqerisht do ta marr ne konsiderate kete qe ju thate,dhe do lexoj me me vemendje postimet e Brarit.
    Sinqerisht Lona!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396
    .................................................. .
    Ne pergjithesi kush shkruan ne keto lista eshte diletant ose principiant. Shkruajme ketu per t'u takuar me njeri tjetrin, me vadit rrenjet tona te shkulura nga atdheu, per te mbajtur gjalle shpirtin e shqiptarit dhe te marrim force si Anteu nga Toka Meme...
    Shkrimet tona jane produkt i mendimeve tona, i ndjenjave, pershtypjeve, sencacioneve, pjese nga jeta dhe eksperiencat tona.
    Mund te jene me vlera ose jo, por jane tonat dhe si çdo gje e jone jane TE SHENJTA.
    Ne derdhim ne to, çfare ne shpirtin dhe ne brendesine tone ka zene vend me kohe, e ndajme me te tjere dhe presim prej te tjereve te njejten gje; duke ndare mendime dhe ndjenja dhe duke krijuar miqesite tona.
    Eshte gjithnje nje sodisfaksion kur te tjeret i lexojne dhe i vleresojne, kjo te perkedhel ndergjegjen dhe te jep nje stimul te vazhdosh me tej.
    Para pak kohesh nje mik nga Italia me dergon urimet ne posten time private, se shkrimi i im "Njohje virtuale" eshte botuar ne gazeten Shekulli; para dy ditesh nje mik nga Amerika me thote qe shkrimi i im per Paul McCartney eshte botuar ne gazeten Illyria ne NY.
    Te them te verteten keto lajme me perkedhelen sedren dhe me gezuan. Une nuk jam as gazetare, as shkrimtare, por nje diletante qe me pelqen te shkruaj dhe te shpreh vetveten.....
    Por nga ana tjeter me indinjuan. Asnjeri nuk me mori leje, nese une deshiroja t'i botoja ose jo. Ky eshte thjesht nje injorim kundrejt personit dhe eshte e papranueshme.
    Nuk eshte aspak etike dhe e drejte qe dikush te shesi pa lejen tende punen tende. Kjo eshte nje shkelje e te drejtave te njeriut.
    Ka ndodhur dhe shume me keq; kane pervetesuar punen e te tjereve dhe e kane firmosur si te tyren...
    Me kete leter - ankese une kerkoj prej gazetareve qe bejne pjese ne keto lista, qe te marrin leje, te lajmerojne, qe keto te mos perseriten, gjithashtu pretendoj te me kerkohet falje publike.
    Nirvana
    .......................................

    kete e kam gjetur rastesisht duke derkuar dicka tjeter ne internet, e duket i perket nje grupi virtualesh te Art-Cafe: Albanian Arts & Entertainment
    Liebe! liebe, lass mich los!

  6. #6
    man of honor Maska e trinity
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    europa.eu
    Postime
    88
    hmm....jane edhe broçkulla.

Tema të Ngjashme

  1. Streha e fundit virtuale
    Nga brooklyn2007 në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 03:40
  2. Shoqëria virtuale...
    Nga ALBA në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 27-01-2008, 03:08
  3. Dashurija Virtuale!.....
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-01-2003, 11:28
  4. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •