Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 172
  1. #41
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anëtarësuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Per 25 copa duhen:

    Miell 3 gota uji
    Gjalp 1 gote,
    Veze 1 kokerr,
    Sode,1 maje luge kafeje
    Vanilje 1/2 luges kafese
    sheqer 1 gote uji.

    Rrihet gjalpi me sheqer , pastaj shton vezet pjese-pjese duke i rrahur vazhdimisht dhe ne fund hidhet mielli i perzier me soden. Pastaj e pret brumin ne copa sipas deshires tende.Me pas shtrohen ne tave te lyer me pak vaj.
    Lihen te piqen per 25 min , hiqe dhe pasi te ftohen u hidhet sherbeti i ftohur(te te mos qullosen) dhe i aromatizuar me vanilje...

    Sherbetin e ben 2 me 1, pra 2 gota sheqer dhe 1 gote uje!

    Shpresoj se do te te dalin te mira

  2. #42
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Ahhhh sa kam vujt i dite me kujtu emrin e Sheqerpares. Doja me i thon dikujt qe kjo omelsina me pelqe, edhe ne bot se me kujtohej emri. Jo jane te vogla me sherbet, jo si biskota, po emrin nbot.

    Se si bohen une nuk di, po amo me i honger e kam specialitet. Kush do behet zemergjere te boj ca sheqerpare e te na ftoj edhe ne te katit me poshte, s'do na mbetej hatri, hic.
    HOLLAND...

  3. #43
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga Del Monako
    . Doja me i thon dikujt qe kjo omelsina me pelqe...

    Gjithashtu, fort qejf i kam pas!

    U pa puna...neser o do beje sheqerpare, o divorc!

  4. #44
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Kesaj shendetlies mos i thonin dhe Revani gje ? lol .. se keshtu behej dhe revania me arra dhe sherbet ..nejse thx i got it
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e SnoW~DroP
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Postime
    432
    Pink moj,na hutove tani.
    Revania eshte me niseshte,e pjekur.Dmth Hasude po e pjekur,Behet dhe me arra
    Po ne asnjemenyre me sherbet,se tu sulen plakat e jugut dhe te hodhen ne gjygj
    Dhe po i preke ato ke Gatimi ,s'ka avokat qe te mer persiper
    (shaka)

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga PINK
    Kesaj shendetlies mos i thonin dhe Revani gje ? lol .. se keshtu behej dhe revania me arra dhe sherbet ..nejse thx i got it
    Revania eshte tamam kek, shendetlia eshte ndryshe, eshte shume me e rende. Por nga nje familje kane dale..lol

    C'ke ti se te con D ca me poste kur te bej shendetlije...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #47
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anëtarësuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    S'kam ngrene ndonjehere Sheqerpare. Tollumbat s'i mbaj mend gjithashtu. Shendetlia eshte e mrekullueshme.
    If I Only Could....

  8. #48
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kërçovare1
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afër...
    Postime
    222
    Citim Postuar më parë nga ~D~
    Pink moj,na hutove tani.
    Revania eshte me niseshte,e pjekur.Dmth Hasude po e pjekur,Behet dhe me arra
    Po ne asnjemenyre me sherbet,se tu sulen plakat e jugut dhe te hodhen ne gjygj
    Dhe po i preke ato ke Gatimi ,s'ka avokat qe te mer persiper
    (shaka)
    ~D~ nga ana jone (Kercova) revanine e bejme ndryshe, pra me miell misri dhe me sherbet... Pa ma sjell ate recepten tende po s'tu pertua te lutem!
    Kurse sheqerparet i bejme te njejta sic kane shkruar me siper vetem se sheqer nuk veme brenda ne brume dhe me shume veze...

    Happiness is: ME & YOU ;)


  9. #49
    bitter girl Maska e marsela
    Anëtarësuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Lemsh i keni bere embelsirat e tjera
    Shendetlija behet sic e kan then me lart me shume mjalt veze e arra..ka nje ngjyre kafe te erret dhe eshte e sherbetosur mire..mami im e ben te lepish gishtat

    Revania behet me shum veze, me kos e me miell misri ose gruri..edhe kjo behet me shume sherbet.S'para e preferoj shume

    Kurse tollumbat ato qe blihen s'jane gje..Te kesh forme e ti besh vete.sapo i nxjerr nga vaji i nxeht ku ike skuqur , i zhyt ne sherbet dhe ta nxjerresh e hash direkt,,ska gje me te shijshme e ste vel si kto tollumbat qe shiten..

    mmm c'na kujtoni kshu gjerash!
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  10. #50
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga marsela

    Kurse tollumbat ato qe blihen s'jane gje..Te kesh forme e ti besh vete.sapo i nxjerr nga vaji i nxeht ku ike skuqur , i zhyt ne sherbet dhe ta nxjerresh e hash direkt,,ska gje me te shijshme e ste vel si kto tollumbat qe shiten..

    mmm c'na kujtoni kshu gjerash!

    Biri birit ...ke fol tamam aty ne fund!
    Si kampion embelsirash qe jam ...(tashi e kupto vete ti dentiste pse i kam tere dhemballat pa nerva dhe te mbushura me llamarina kovash ) ...i kam pas bo zborin tollumave etj etj!

    Bakllavane dhe kadaifin sidomos...kurre s'i kam pas qejf!
    Pervec tollumave, keto te tjerat (alla-turke) qe kane shume sherbet...nuk i preferoja fort! Dmth...mase normale sherbeti edhe pranohet!

    Mbaj mend kur me conte plaka me marr kadaifin (te pa bere, thjeshte te dale fije fije nga makineria) ...gjysmen e kisha mbaruar duke e ngrene te pa bere, gjate rruges! ...plaste artopolanti sa futesha n'shpi!

  11. #51
    neper drite Maska e mbreta
    Anëtarësuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Katror Amerikan

    1. Peta me arra:

    6- te kuq te vezeve
    7- luge sheqer
    100- gr. arra te bluara
    30- gr. miell kokosi
    40- gr. miell
    1- pecive
    6- te bardhe te vezeve

    Te bardhet e vezeve i perzien me mikser derisa masa te trashet, pastaj ia shton te kuqte e vezeve, sheqerin, arrat, miellin e kokosit, miellin dhe peciven dhe i perzien mire. Kete mase e qet ne tepsin e lyer me vaj she te permillur me pak miell qe te mos ngjitet peta.


    2. Peta me puding:

    4- te kuq te vezeve
    3- luge sheqer
    2- pudinga te dredhezes
    1- pecive
    3- te bardhe te vezeve


    Te bardhet e vezeve i perzien mire, derisa masa te trashet, pastaj ia shton te kuqte e vezeve, sheqerin, pudingat, peciven dhe i perzien mire. Kete mase te fituar e qet ne tepin e lyer me vaj dhe te permillur me miell.

    3. Krema

    Gjysme liter qumesht
    200- gr. sheqer
    5- luge miell
    1- margarin


    Se pari e qet sheqerin, miellin dhe i perzien me nje sasi qumeshti ( gjysme litre), qumeshti qe tepron e qet mbi shporet qe te vloje, pastaj kur te vloje qumeshti e perzien me sheqerin dhe miellin ( qumeshti duhet te jete i vale). Kur te ftohet masa ia qet margarinen dhe e perzien mire.


    4. Glazura:

    3- rende cokolade
    3- luge qumesht
    3- luge sheqer pluhur
    70- gr. margarine

    Te gjitha keto i perzien bashke dhe e lyen torten permbi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mbreta : 01-02-2006 më 10:52
    What goes around, comes around

  12. #52
    neper drite Maska e mbreta
    Anëtarësuar
    29-04-2004
    Postime
    297

    Lambada

    Torte Lambada

    1. Peta:


    6- veze
    150 gr. sheqer
    150 gr. miell
    1- pecive

    Te bardhet e vezeve perzihet mire, pastaj ia shton te kuqte, miellin, sheqerin dhe peciven, i perzien mire dhe e qet ne tepsi dhe e pjeke.


    2. Krema e verdhe:

    1- liter leng portokalli
    3- pudinga
    7- luge sheqer


    Ne leng te portokallit i qet pudingat e vaniles dhe sheqerin, derisa masa eshte e nxehte ( e vale) ia qet petes. Derisa pudingu eshte i nxehte i rendite siper keksa te cilet zbuten me qumesht.


    3. Krema e bardhe:

    6- luge miell
    6- luge sheqer
    1/2- L qumesht
    1- margarin

    Miellin dhe sheqerin i vlon sebashku ne qumesht, kur te ftohet masa ia shton margarinen dhe e perzien mire. Kete kreme e qet permbi keksa. Pastaj me glazure te cokolades e lyen permbi.

    4. Glazura:

    100- gr. cokolade
    70- gr. margarin
    What goes around, comes around

  13. #53
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Embëlsirë me aromë mandarine


    Në një enë përgatisim një masë homogjene me të verdha vezësh, sheqer, pluhurin e bukës dhe likerin e mandarinës. Pastaj shtojmë të bardhat e vezëve të rrahura dhe lëngun e mandarinës së grirë.Lyejmë me gjalpë tavën, hedhim masën dhe pluhur buke të thekur dhe e fusim në furrë për 45 minuta.

    Embëlsira shërbehet e nxehtë.

    Përbërësit për katër persona:

    -4 vezë

    -50 gr sheqer

    -70 gr pluhur bukë të thekur

    -1 lugë liker mandarine

    -1 mandarinë
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  14. #54
    neper drite Maska e mbreta
    Anëtarësuar
    29-04-2004
    Postime
    297

    torte e mendafshte



    Perberesit:

    10 - te bardhe te vezeve
    400 - gr sheqer pluhur
    1 - luge uthull ( sallate)



    Filli:

    1l qumesht
    10 - luge sheqer
    10 - luge miell
    10 - te kuq te vezeve
    2 - margarina ( gjalpe)
    200 gr - sheqer pluhur
    20 - krem banane te prera ( ne copa te vogla)
    200 gr - arra (te bluara)
    200 gr - çokolade te grire ne rende

    Pergatitja:

    E tund te bardhat e vezeve duke ia shtuar sheqerin dhe ne fund uthullen. Kete pete e pjeke ne temperature te ulet ( derisa te teret), (enen qe e pjeke e mbulon me leter speciale, pastaj e qet masen qe te pjeket).

    Pergatitja e fillit:

    E tunde te kuqte e vezeve me sheqer dhe miell dhe pak qumesht, pastaj e zien derisa te vlon. Qumeshtin e mbetur e vlon ne nje ene tjeter, dhe masen e pergatitur me te kuqte e vezeve , sheqerin dhe miellin e hudhe ne qumshtin e vluar dhe e perzien derisa masa te trashet, kete mase e len dhe ftohet krejtesisht.
    Ne fillin e ftohur i qet 2 margarinat ( gjalpen) dhe 200 gr sheqer pluhur. Pastaj fillin e ndane ne dy pjese. Ne pjesen e pare i qet krem bananet dhe ne pjese tjeter arrat e bluara dhe çololaden e grire.

    Koren e pjekur, separi e lyen me fillin e bananeve e pastaj me fillin nga arrat dhe çokolada. Siper e dekoron me shllag.

    ju befte mire!
    What goes around, comes around

  15. #55
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Receten per shëndetlie e gjeni tek posti i pare i kesaj teme. Ketu po vendos disa foto per ilustrim
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  16. #56
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ne pergatitje e siper...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  17. #57
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Foton e fundit ku eshte pjekur dhe i eshte hedhur shurupi nuk po e vendos : ), qe mos na zilikose sa here te hapim kete faqe...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  18. #58
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Cik, per tu pergjigjur kerkesave te ...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  19. #59
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    RRESHEDI
    me ka vajtur mendja per rreshedi. kush di ndonje ricete ose neser marr ne tel mamken dhe ma thote
    behet me niseshte dhe vaj ulliri
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  20. #60
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Reshedi

    Përmasat:
    1 masë niseshte
    1/2 masë sheqer
    1 1/3 masë ujë
    1/3 masë vaj


    Përgatitja
    I perzien perberesit ne nje tigan disi te thelle dhe i ve ne zjarr te ngadalte. Duke i perzier vazhdimisht, e ngre pak temperaturen e zjarrit pasi nga fundi do te vini re qe nje pjese e yndyres do do ngelet me vete. Nxehtesia do te shkaktoje nje lloj pjekje per masen si dhe lejon ne bashkimin e vajit me pjesen tjeter. Kur te shikosh qe gjithe perberesit jane bashkuar, mund ti heqesh nga zjarri.

    Edhe nq se i hedh pak vaj reshedise, perseri do te ngelet nje pjese pas pjekjes, qe nuk do t'i bashkohet mases. Kete vaj mund t'a kullosh qe kur ta hash mos ndiesh me shume shijen e vajit se sa te sheqerit : )

    Reshedise mund ti hedhesh lajthi, stafidhe, fruta te prera holle etj sipas deshires.


    p.s. masë - mund te jete filxhan uji, kafeje etj varet sa shume do te besh, por kombinimi ndiqet si me lart qe te dale e mire : )

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •