Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 172
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!

    Për 4-5 persona nevojiten:Per brumin duhet: 1 kg miell, 3-4 gota ujë, kripë, Per masën duhet: 200 gr gjalpë, 2 filxhana caji ajkë, 3 lugë vaj.

    Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë skrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me rradhë paralele .(shih skicën) Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia. Flia lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathë ose mjaltë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 24-03-2007 më 23:14

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Sheqerpare.

    Për 25 copë duhen:
    Për brumin:
    Miell 3 gota uji, gjalpë 1 gote, vezë 1 kokërr ose 2 të verdha, sodë një majë luge kafeje, pak vanilje, sheqer 1 gotë uji.
    Për shërbetin duhen:
    2 gota sheqer, një gotë e gjysmë ujë.

    Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 24-03-2007 më 23:13

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Fiori për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  4. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Receta per ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!

    Shendetlie

    Për 25 copë duhen:
    Miell 3 gota uji , sheqer 1 gotë uji, mjaltë 2-3 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, sodë një majë luge kafeje, arra 1-2 filxhanë kafeje, gjalpë 2 filxhanë kafeje, pak vanilje dhe ujë 2 filxhana kafeje.
    Për shërbetin:
    Sheqer 3 gota uji, ujë 2 gota e gjysëm

    Në një enë përzihen mirë vezët sheqeri, mjalti, gjalpi dhe në fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i përzier me sodë. Zihet brumi i cili nuk duhet të punohet shumë që të mos bëhet elastik. Brumi i përgatitur vendoset në tavë të lyer me yndyrë, rrafshohet me dorë, lyhet sipërfaqja me vezë, bëhen disa vija me pirun në formë rombi dhe hidhet shërbet i vakur i aromatizuar me vanilje.

    Filloni te gatuani dhe ju befshin mire.
    Ose ndryshe sic thote populli gjak e dhjame.



    Hoshaf me fiq te thate

    Zihet qumeshtim embelsohet me sheqer, dhe lihet te ftohet si per kos. Fiqte grihen holle, perzihen me pak qumesht te nxehte dhe shtypen qe te treten pak. Hidhen te qumeshti, perzihen, ndahet ne tasa racioni dhe mbulohet si kosi qe te mpiksen. Vihen ne frigorifer dhe gjate servirjes hidhet kanelle e bluar.


    Kabuni me rrush te thate

    Orizi pastrohet, lahet dhe kaurdiset me gjalpe, pastaj shtohet leng mishi (mundesisht dashi) ose uje, rrush I thate (shpelahet me pare ne uje te vaket) pak kripe dhe vihet te zieje. Kur eshte thithur pothuajse I gjithe lengu dhe ne siperfaqe jane krijuar vrima, hiqet nga zjarri, perzihet me sheqer, kanelle e karafil te bluar. E mbulojme me kapak dhe e leme 10-15 minuta ne vend te ngrohte. Masa hidhet ne forma ose ne filxhane dhe pastaj permbyset. Per te erresuar ngjyren e kabunise, ne qofte se duam, hedhim pak sheqer te djegur. Per kabuni masa e orizit dhe e lengut merret si per pilaf te zakonshem: 1 kg oriz me 2 litra uje.


    Strudel me molle

    Strudeli me molle mund te behet me brume te shkrifet biskotash ose me pete byreku.
    Ne miellin e situr te perzier me pak sode hapet nje grope ne mes dhe hidhen veze, gjalpe, kos, kripe. Duke filluar nga mesi perzihet dalngadale dhe zihet nje brume I forte I cili lihet te qendroje 20-30 minuta, pastaj happen pete me trashesi 2-3 mm dhe vendosen mbi nje pecete. Mollet qerohen, grihen holle, perzihen me sheqer, kanelle dhe mundesisht me pak galete te bluar per te pire lengun e molleve. Peta e hapur lyhet me gjalpe dhe mbulohet me shtresen e molleve. Me ane te pecetes mblidhet ne forme roleje, permbyset ne tave te lyer me yndyre, lyhet siper me te verdhe veze, shphet ne disa vende me maje te thikes dhe piqet ne furre per 25-30 min. Ne fund I hidhet sheqer puder.
    Strudeli mund te pergatitet dhe me pete byreku. Ne kete rast shtrohen 3-4 pete njera mbi tjetren, sperkaten me gjalpe, vendosen mollet, mblidhet ne forme roleje dhe piqet. Strudeli I cilesise se larte del kur pergatitet me brum peta-peta (sfoljat).


    Qumeshtor me pete e shurup

    Me miell, qumesht, sheqer e veze pergatitet nje krem qe quhet zakonisht kremi pasticerise. Ne nje ene porcelani ose plastmasi rrihen vezet me sheqer, shtohet pak uje dhe miell I situr, perzihen mire dhe duke I perzier hidhet pak nga pak qumesht I nxehte. Gjithe masa hidhet ne nje tenxhere vihet ne zjarr dhe duke e perzier lihet te zieje derisa te trashet, hiqet nga zjarri, I hidhet vanilje, zbrazet ne ene te hapur dhe lihet te ftohet duke e perzier here pas here qe te mos zere fund.
    Nderkaq zihet brumi si per byrek, hapet ne peta te holla te cilat thahen pak dhe gjysma e peteve shtrohet mbi taven e lyer me yndyre. Gjate shtrimit cdo pete sperkatet me yndyre. Mbi to hidhet kremi , sheshohet mire, dhe perseri vihet pjesa tjeter e peteve te sperkatura me yndyre. Anet e peteve mbeshtillen nga brenda, peta sperkatet siper me gjalpe dhe piqet ne furre per gjysme ore. Pas pjekjes ftohet, pritet ne copa dhe pastaj I hidhet shurupi

    Pandispanje

    Pandispanja mund te pergatitet ne dy menyra: e ftohte dhe e ngrohte.
    Me menyren e pare brumi del me i fryre, ndersa me te dyten me i shkrifet.
    Pergatitja e pandispanjes me menyren e ftohte behet: Vezet ndahen vec te verdhat e vec te bardhat. Te verdhat rrihen me sheqer, derisa te zbardhen e te shrkihen kokerrizat e sheqerit. Masa shton vellimin gati 3 here. Ne te njejten kohe mundesisht ne vend te fresket (rrahja behet e shpejte) rrihen te bardhat e vezeve ne ene bakri te kallajisur, porcelani ose plastmasi. Ne fund te rrahjes, kur eshte krijuar nje shkume e qendryeshme masa fillon sikur te pritet, shtohet nje sasi e vogel sheqer puder ose sheqer, i cili e permireson strukturen e mases. Rrahja nderpritet kur te bardhat e vezeve shtojne vellimin e tyre 4-5 here. Ne rast se te bardhat e vezeve nuk jane rrahur mire, atehere ne to krijohen flluska te medha ajri, te cilat gjate perzierjes plasin dhe brumi behet i ngjeshur. Ne te verdhat e vezeve te rrahura me sheqer hidhen te bardhat (1/3 e sasise) pastaj duke e perzihet lehte hidhet mielli, ne fund pjesa tjeter e te bardhave. E gjithe kjo mase perzihet lehte me kujdes nga poshte-lart qe te mos ulet.
    Brumi i gatshem hidhet ne taven e lyer me yndyre e te pudrosur me miell dhe pieqet per 25-30 minuta. Gjate pjekjes kapaku i taves nuk duhet te hapet te pakten 15-20 min e para, pasi embelsira ulet.
    Pergatitja memenyren e nxehte: vezet bashke me sheqerin hidhen ne ene me fund sferik. Tenxherja vihet ne ane te sobes ose futet ne tenchere me te madhe me uje te nxehte. Ketu ato rrihen duke i ngrohur deri ne temperaturen e qumeshtit kur e zeme kos. Hiqet nga soba ose banja me uje dhe duke vazhduar rrahjen masa ftohet deri ne temperaturen e dhomes (rreth 2-Cº) sepse po te jete e ngrohte, perzierja nuk behet e mire dhe pandispanja del e ngjeshur.
    Pastaj perzihet me miellin dhe hidhet ne taven e lyer me yndyre dhe te pudrosur me miell. Tava nuk mbushet plot, por ne 3/4 e lartesise pasi gjate pjekjes brumi rrit vellimin dhe derdhet. Siperfaqja e brumit sheshohet me thike dhe piqet per 25-30 min. Pas pjekjes lihet te ftohet, pastaj pervelohet me shurup ose ne qofte se do te perdoret per torte lihet e thate.


    Torte Pandispanje

    Pandispanja e pjekur pasi lihet te ftohet 4-5 ore pritet ne dy-tre shtresa; secila shtrese sperkatet me shurup sheqeri te aromatizuar me liker ose konjak, lyhet me ndonje krem (mjalte, leng receli) mbi te cilin mund te vendosen kokrra receli, arra, bajame dhe ngjiten me njera tjetren. Siperfaqja lyhet me te njejtin krem ose me krem gjalpi dhe zbukurohet sipas deshires me recel, arra, me therrimet e pandispanjes. Torta siper zbukurohet dhe me fruta sipas deshires.
    Perbrenda mund te perdoret kremi i pasticerise tek qumeshtori me pete, ndersa per shtresen e siperme eshte mire te pergatitet krem gjalpi. Llojet e kremrave jane te shumte, ketu keni shpjegimin e nje nga me te thjeshtet:
    Zbutet gjalpi, rrihet derisa te zbardhet dhe duke e rrahur pak nga pak i hidhet qumesht i kondesuar (milk).


    Kompekaj

    Kompekaji eshte pandispanje e perzier me kakao dhe arra, e pjekur ne tave, e shtruar me 5-6 peta byreku poshte, po ashtu dhe siper.
    Nga sasia e miellit hiqet gjysma dhe zihet brumi si per byrek, ndahet ne dy pjese; secila pjese hapet ne pete me trashesi 4-5 mm. Siperfaqja e tyre lyhet me gjalpe dhe mbeshtillet ne forme roleje. Lihet 10-15 minuta qe brumi te fitoje elasticitet. Cdo role ndahet ne dy pjese dhe nga cdo pjese hapen pete pak me te medha se madhesia e tepsise. Tepsia lyhet me yndyre, shtrohen mbi te dy petet e sperkatura me gjalpe, mbi te cilat hidhet mbushja nga brumi pandispanje iperzier me arra te grira e kakao. Mbeshtillen anet e peteve mbi mbushjen dhe strohen 2 petat e siperme te sperkatura me gjalpe. Anet e teperta mbeshtillen nga brenda, siperfaqja lyhet me te verdha vezesh dhe piqet.
    Mbushja pergatitet ne ket emenyre: vezet rrihen me sheqer derisa te krijohet nje mase e fryre e qendrueshme. Hidhet pak nga pak mielli i perzier me arra te grira dhe kakao, perzihen me kujdes qe brumi te mos bjere dhe hidhet ne tepsi me petet e shtruara.
    Per pergatitjen e kompekajit peta e poshtme dhe e siperme mund te behet dhe nga petet e zakonshme te byrekut. Kompekaji i pjekur pritet ne copa, ftohet dhe mbi te hidhet shurup i nxehte.


    Xupat

    Pergatitet me pare pandespanja. Rrihen 2 veze derisa masa te fryhet, hidhen 2 luge sheqer, rrihet derisa te shkrije sheqeri. Hidhen 2 luge gjele plot me miell, masa vihet ne kaush prej letre dhe ne forme disku nxirren ne tepsi te lyer me pak gjalpe ose ne leter, piqen dhe lihen ne nje ane.
    Valohet qumeshti dhe lihet te ftohet pak. Rrihen vezet me sheqer, hidhet miell, zihet derisa te dalin flluskat e para, hiqet nga zjarri dhe hidhet vanilje.
    Kremi ndahet ne dy pjese dhe lyhet sipas deshires. Copat e pandespanjes njomen me shurup te aromatizuar me limon ose portokall, liker ose konjak. Ne gota me fron ose tasa vendoset pak krem, sperkatet me arra, vendoset pandespanja, vihen arra e recel siper, hidhet shtrese kremi dhe zbukurohet me te bardhe veze te bere marenge. Siper hidhet arra te grira dhe lihet ne frigorifer. Gjate servirjes i hidhet siper pak konjak ose liker vishnje.


    Pasta ne akull

    Pergatitet me pare pandespanja. Per kete ne ene porcelani rrihen vezet me sheqer derisa te behet nje mase e fryre dhe e qendrueshme ne tel. Hidhet mielli, perzihet lehte qe te mos ulet brumi, hidhet ne tave te lyer me yndyre dhe piqet ne furre ne temperaturen 150-170 Cº. Ne nje ene tjeter jo alumini rrihen vezet me sheqerin, hidhet mielli, qumeshti i valuar dhe i ftohur pak, vihet sa te marre vale, hiqet nga zjarri, si te ftohet pak hidhet vanilje, bajame te pjekura e te grira, ajke ose gjalpe dhe perzihet mire. Merret pandespanja e pergatitur, ndahet ne tre shtresa dhe shtrohet nje pjese ne tave ose forme, hidhet nje pjese e kremit, hapet ne te gjithte peten. Siper vihet nje pete tjeter me pandespanje, qe laget me konjak ose liker, hidhet perseri krem. Vendoset peta tjeter, lyhet me krem te perzier me kakao, duke bere persiper dhe zbukurime. Vendosen kokrra receli dhe vihet ne frigorifer ne ngrirje. Gjate servirjes pritet ne copa vihet ne pjate ose mblidhet me leter celofoni. Pasta gjithnje mbahet ne ngrirje qe te ruaje formen.


    Tullumba

    Për 25 copë duhen:
    Për brumin:
    Miell 1 gotë, vaj ose gjalpë 2-3 lugë gjelle, vezë 3-4 kokrra, pak kripë e sheqer, ujë trecerek gote.
    Për shurupin:
    Sheqer 2 gota, ujë 2 gota, vaj për skuqje.

    Brumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh, Për ti dhënë formën tullumbave përdoret një vegël e dhëmbëzuar. Forma mbushet me brumë dhe vihen të piqen nga të dyja anët në zjarr të nxehtë. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen në shërbet të ftohtë ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen në pjatë.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Fiori për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Paluze me fruta te ndryshme

    Paluzet pergatiten me cdo lloj frute dhe ndonjehere sipas nevojes mund te pergatiten edhe nga lekurat e molleve e te ftonjve. Frutat pasi zihen, kullohen, shtrydhen ose kalohen ne site. Pjesa e pangrenshme e mbetur ne kullese hidhet, ndersa tuli perzihet me lengun ku jane zier frutat. Ne kete leng hidhet sheqer dhe vihet ne zjarr derisa te marre vale.
    Ndersa ne nje ene tjeter tretet niseshte me pak uje dhe duke e perzier e hedhim ne lengun qe vlon, perzihet shpejt qe te mos krijohen kokrra, mbahet ne zjarr per 2-3 min derisa massa te trashet dhe te behet transparente.
    Paluzja mund te behet e trashe ose e holle; kjo varet nga sasia e niseshtese qe do t'i hidhet. Zakonisht ato behen mesatare duke perdorur 1 luge kafeje niseshte per nje racion. Paluezes gjate zierjes mund t'i shtohet pak limontoz. Paluzet me pikante jane ato qe pergatiten me frutat e tharta si thane, vishnje e ftonj.


    Kisel me vere te kuqe

    Vera e kuqe perzihet me uje te nxehte, shtohet sheqer, lekure limoni dhe ngrohet deri ne vlim. Kullohet ne garze, perseri ngrohet deri ne vlim dhe trashet me niseshte te holluar me pak uje. Kiseli i gatshem hidhet neper gota dhe lihet te ftohet.


    Krem vanilje

    Te verdhat e vezeve ose krejt vezet rrihen me sheqer dhe pak uje, pastaj shtohet niseshte. Masa perzihet mire dhe duke e perzier pak e nga pak shtohet qumesht i nxehte. Vihet ne zjarr dhe perzihet vazhdimisht derisa te marre vale (dmth sa te dalin flluskat e para). Hiqet nga zjarri, i hidhet vanilje, perzihet dhe ndahet neper tasa. Siper i hidhet kanelle e bluar.


    Krem kakao

    Kakaoja perzihet mire e mire me sheqerin derisa te mos kete me kokerriza, i hidhet pak uje i nxehte dhe perzihet perseri. Pastaj shtohen vezet, rrihen mire, i hidhet niseshte dhe ne fund duke e perzier vazhdimisht i hidhet qumesht i nxehte. Masa vihet ne zjarr dhe duke e perzier lihet derisa te trashet. Kremi i pergatitur hidhet neper filxhane dhe lihet te ftohet.


    Krem caramel

    Merret pak sheqer, hidhet ne tigan dhe vihet ne zjarr deris ate shkrihet dhe te marre ngjyre te erret, por jot e digjet. Sheqeri I karamelizuar hidhet neper forma ose ne taven me korent. Ne nje ene porcelain ose plastmasi (jo alumini) rrihen vezet me sheqer, pak e nga pak shtohet, qumesht I nxehte, duke e perzier vazhdimisht derisa te shkrihet sheqeri. Ne fund shtohet vanilje ose cipe limoni dhe sipas deshires mund te shtohet pak sheqer I djegur I shkrire me uje, per t’I dhene arome dhe ngjyre. Masa e pergatitur hidhet neper forma qe vendosen ne tave me uje te vaket dhe vihen ne furre derisa te mpiksen dhe ne siperfaqe te krijohet nje cipe e kuqe. Ne mungese te furres krem karameli mund te pergatitet dhe mbi zjarr duke I vendosur format ne nje tenxhere te ceket. HIdhet uje derisa te arrijne pergjysme, mbulohen me kapak dhe lihen sa te mpiksen. Ne kete rast ne siperfaqe nuk krijohet cipe e kuqe.


    Molle te skuqura me brume te fryer (sufle)

    Mollet lahen, qerohen, u hiqet zemra dhe farat ne forme tubi dhe priten ne rrathe. Vihen ne ene porcelain dhe sperkaten me sheqer e vere. Pergatisim brumin e fryer (sufle)
    Ndajme vezet vec te bardhat nga te verdhat. Me te verdhat, qumesht, krime e miell pergatisim nje brume petullash me trashesi mesatare dhe e leme ne nje ane. Te bardhat e vezeve I bejme marenge duke I hedhur dhe nje luge sheqer qe te qendroje fryrja dhe e perziejme lehte me brumin e pergatitur. Mollet kalohen ne miell brumin e fryer dhe skuqen ne tenxhere me shume yndyre. Gjate servirjes sperkaten me sheqer puder.


    Kek

    Zbutet gjalpi dhe perzihet mire me sheqer, rrihet me luge druri dhe duke vazhduar rrahjen shtohen pak nga pka vezet, pak kripe dhe konjak. Pasi rrihet 10-15 min I shtohet rrush I thate pa fara ose kokrra receli te grira; sipas deshires mund te shtohen arra ose bajame te grira. Pastaj shtohet miell qe me pare eshte perzier me pak sode. ZIhet brumi, i cili nuk duhet te punohet shume qe te mos behet elastic. Brumi hidhet ne forme ose ne tave te lyer me yndyre dhe te pudrosur me miell. SIperfaqja e brumit sheshohet dhe piqet per 40-50 min. Pasi piqet, ftohet pak, hiqet nga forma dhe lihet te ftohet per disa ore, pritet ne copa dhe rregullohet me sheqer puder. Sipas deshires gjysma e brumit mund te perzihet me kakao dhe si arome mund ti’I hidhe tlekure limoni ose portokalli.



    Embelsire me qershi

    Ne nje ene te thelle hidhen vezet dhe sheqeri, rrihen mire, shtohet kos, vaj ose gjalpe sipas deshires (ne rast se hidhet gjalpe ai duhet te rrihet me vezet e sheqerin). Masa perzihet mire, pastaj I shtohet vanilje ose lekure limoni.
    Ne kete mase hidhet mielli I situr I perzier me pak sode (kujdes ne hedhjen e sodes, pasi sasia e tepert e prish shijen), zihet brumi gjysme I trashe, hidhet ne tave te lyer me yndyre, pudroset me pak miell dhe sheshohet me dore. Mbi brumin hidhet nje shtrese qershish te pastruara nga berthamat (pa sheqer, sic jane) dhe mbulohen me nej shtrese te holle kremi te pergatitur me qumesht e niseshte.
    Pergatitja e kremit : ne nje tenxhere vlohet qumeshti me sheqer, vec hollohet niseshtja me pak uje te ftohte dhe kur qumeshti te kete marre vale, hidhet net e, duke e perzier shpejt qe te mos krijohen kokrra. Hiqet nga zjarri dhe I hidhet pak vanilje.


    Paste e shkrifet me recel

    Gjalpi, sheqeri, vezet dhe pak kripe hidhen ne nje ene, perzihen me luge druri derisa te krijohet nje mase e njellojte. Ketu hidhet mielli i perzier me pak sode dhe zihet brumi duke mos e punuar shume. Sasia e madhe e gjalpit ne brum ben qe ai te jete i shkrifet. Ne qofte se pastat duam t'i bejme edhe me te shkrifeta, atehere hidhen vetem te verdhat e vezeve, ndersa te bardhat zevendesohen me te verdha te tjera, pasi te bardhat zakonisht e forcojne brumin. (Nga ky brume mund te pergatiten dhe biskota te shkrifeta.) Me pas 3/4 e brumit hapen ne pete me trashesi 1.5-2cm. Hapja mund te behet edhe drejtperdrejt ne tave te lyer me yndyre, siper hidhet nje shtrese receli, rrafshohet, ndersa pjesa e mbetur e brumit perzihet me pak miell qe te forcohet, hapet ne pete te holla dhe pritet ne forme shirirti (1.5cm gjeresi). Keta shirita vendosen mbi recel ne forme rrjete. Pastaj embelisra piqet 20-25min. (ne fund del pak a shume si fruit pie)



    Gliko me arra

    Per pergatitjen e kesaj embelsire mire do ishte te gjeheshin arra te pa bera plotesisht.
    Arrave u pritet pak pjesa e bishtit dhe maja, shphen ne mes me shtize, u behen disa shpuarje ne lekure, lihen ne uje te ftohte te rrjedhshem ose 12-20 ore duke ua nderruar ujin, zihen 5-8 min dhe lihen prape ne uje te ftohte 10-12 ore, duke ua nderruar ujin here pas here. Arrat vihen ne uje me gelqere 20-30 min, kulohen, lihen ne uje te ftohte 2-3 ore, shpelahen dhe vihen ne tenxhere duke u dhene 2-3 vale, pastaj kullohen. Nga sasia e sheqerit e caktuar per 1 kg arra hidhet 250 g nje here ose 1 got plot, 2 gota uje ose dhe me teper, sa te mbulohen arrat dhe zihen 8-10 min, kullohen dhe shurupi lihet ne nje ene. Merren arrat, u hapet vendi i shpuarjes me shtize dhe vendosen thelpinj bajame te zbardhura me uje te valuar.
    Ne tenxhere ku eshte shurupi hidhet pjesa tjeter e sheqerit, zihet 10-15 min, hidhen arrat dhe zihen 15-20 min. Lihen per 24 ore dhe perseritet zierja 3-4 here. Glikoja pas pergatitjes lihet 2-3 ore ne diell dhe vendoset ne ene qelqi pa pika uji.


    Recel shalqiri (imoniku)

    Zgjidhen lekurat e trasha, qerohen, priten ne forme katrore, ylli, trekendeshi ose me forma te dhembezuara, sipas gustos, vihen ne uje me gelqere 25-30 min, kullohen shpelahen disa here, zihen 10-15 min, hidhen ne shurup te pergatitur dhe zihen me 2-3 nderprerje derisa te bhet gati, Si ereza perdoren barbaroza, kanella, karafil etj.

    (keto me lart jane per mendimin tim recelrat me te mira qe mund te behen. Vetem se me sa di une ajo e lena ne gelqere zgjatej pak, nuk ishte vetem 25-30 min, megjithate provojini se nuk do zhgenjeheni)

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Fiori për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  8. #5
    i/e regjistruar Maska e tiziana
    Anëtarësuar
    26-05-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    44

    embelsirat Torte me buke

    Per 4-6 persona: Marrim 150 gr. buke te thare te prere ne feta, e vendosim ne nje tas dhe shtojme 1/2 lt. qumesht te nxehte.Mbas disa oresh e shtypim mire buken me nje pirun derisa te behet e imet fare dhe i hedhim 2 veze, 100gr sheqer, pak vanilje, 1 luge kakao,80gr. gjalpe te tretur, 2 amareta te thermuara,100gr rrush te thate dhe e perziejme mire.E hedhim ne nje tepsi me diameter 20-22 cm,( siper sipas deshires i hedhim stikat e pishes) dhe e pjekim ne 180° per rreth 1 ore. Sherbehet e ftohte.
    ticiana

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar tiziana për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #6
    Gate 7 Maska e Noerti
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    213
    Tizjana mir qe i thua ti po kush do e gatoj un kam ca haber nga kuzhina po jo dhe shum nese rrofsh dhe do perpiqem mos e bej kete embelsire.Po un nuk them kot jo qe Jeta eshte gruaja, se ju jeni per te gjitha
    Ku është besa aty është dhe shpresa.

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Noerti për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #7
    ANETAR I NDERUAR Maska e CUN-DETROITI
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Postime
    18
    FIORI PO LEXOJA ME VEMENDJE KETO UDHEZIMET E TUJA SI TE BESH KETO GJERA TE MIRA. PO NE QE SKEMI FEMRA NE SHPIN SI HYJM DOT KESAJ PUNE KE MUNDESI TE AN THUASH KU JETON E TE VIM TI HAJM TE SHPIA JOTE MEQE E KE NISUR KETE INSIJATIVE TE TILL SHPRESOJ TA COSH DERI NE FUND E TE VIM TE HAM TE TY.
    UNE PER VETE DO TE VI ME NJA PAKO LLOKUME NA ATO ME ARRA
    NEJSE TE UROJ TJA KALOSH MIRE BYE BYE KETEJ NHA LARG OSE AFER

  13. #8
    . Maska e elda
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    Po edhe ti di apo jo se mesa ke shkruar gatuan shume mire.

    lum si ajo qe do te marri ty....hahahaha

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar elda për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #9
    ANETAR I NDERUAR Maska e CUN-DETROITI
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Postime
    18
    elda per fat te keq nuk di po jam duke mesuar.

    cuni sdinte te bente dicka
    ik i thot babai se do te mesoj nevoja
    therret cuni o nevoj e nevoj po hic asgje
    derisa ju pervesh punes e beri vet.

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar CUN-DETROITI për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #10
    i/e regjistruar Maska e Tweety
    Anëtarësuar
    10-07-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    1
    Kek me kos dhe me vaj
    ---------------------------------
    Ne nje ene rrihen vezet me sheqerin,shtojme kos,vaj,lekure portokalli ose limoni,arra te grira holle e sipas mundesise rrush ose fiq te thate te grire dhe perzihen mire.Sitet mielli,perzihet me pak sode dhe behet masa e pergatitur.Brumi nuk duhet te rrihet shume qe te mos behet elastik.Pastaj e hedhim ne taven e lyer me yndyre(gjalpe) dhe te pudrosur me pak miell.Ne mes vendoset forma e mesit dhe siper i hidhet sheqer puder.Gjate pergatitjes se kekut,nje pjese mund te perzihet me kakao dhe te hidhet persiper,kurse pjesa tjeter te lihet e bardhe.
    Ah,per nje kek ne tave me diameter 25-30 cm duhen:
    Gjalpe 100g,vaj gjysem gote uji,sheqer nje gote e gjysem,veze 4-5 kokrra,miell 2 gota plot,pak arra ,rrush te thate.Brumi duhet te jete i holle,i derdhur,si kos i trashe,pak kakao.
    Ju befte mire
    Everyone has a deep ,dark side!

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Tweety për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Igli une dhe Fjori kemi vendosur te shkruajme nje liber se si te gatuhen embelsirat mbasi ti kemi provuar te gjitha nji here, pasi ti kene provuar edhe gjithe lexuesit e forumit nje here. ne duam qe tja bejme bam sa te dali libri dhe jo si gjithe librat e gatimeve te tjera.

    Fiori

    Na sill ndonje recete per Tiramisu, po ato xupat e pesmet-katcit?

  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Estella për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  21. #12
    ShKoDrAnE 4 EvA Maska e S@r@
    Anëtarësuar
    10-02-2003
    Postime
    29

    Talking

    Fiori meqe ti i paske mare embelsirat nga libri une po sjall ca te tjera direkt nga blloku blu i mamit lol keto jane me popullore



    Sheqerparet

    Perberesit:
    600 gr gjalpe, 1 kg miell, 11 kokrra veze (vetem te kuqet me nje te bardhe), 200 gr sheqer

    Pergatitja:
    Miellit i shtohen 10 te kuqet + 1 veze komplet+ sheqeri. Perzihen me shputen e dores deri sa te marre formen e kokrrave te orizit. Gjali shkrihet, hiqet draja(hec e merre vesh se c'eshte kjo draja, o maaaaaaaa )ftohet dhe hidht mbi masen e pergatitur e punohet me dore , kur masa formohet perplaset 10 here mbi tryeze (lol)

    Sherbetosja:
    1 kg sheqer + 1/2 L uji. Valohet, hiqet nga zjarri dhe pervelohet e nxehte sa ti bije vala.


    Hallva

    Perberesit:
    1/2 kg gjalpe
    1/2 kg miell
    1 L uje
    1 kg sheqer

    Pergatitja:
    Skuqet pakmielli me gjalpin , pastaj i shtohet sherbeti i nxehte duke e perzier vazhdimisht mbi zjarr.


    Mafishe

    2 te bardha veze + 3 luge gjelle sheqer i rrahur mire. I hedh arra te shtypura , pak uthull dhe i pjek.


    Kaq kisha une nj here kur te me kujtohen te tjera kthehem prap
    When one door of happiness closes, another one opens; but often we look so long at the closed door that we do not see the one which has been opened for us......

  22. Anetarët më poshtë kanë falenderuar S@r@ për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  23. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2
    Ëmbelsira te mire ju lumte
    >()<

  24. Anetarët më poshtë kanë falenderuar flowers për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  25. #14
    VlonjaT Maska e BlEdIi
    Anëtarësuar
    11-10-2002
    Vendndodhja
    Nj
    Postime
    418
    Kush do krem karameli se kam une plot.Ja kam mare doren me e gatu!
    Per ate qumeshtorin me ka vajt ne mendje Fiori.
    "O bindu o permendu o merr malet e cemendu"

  26. Anetarët më poshtë kanë falenderuar BlEdIi për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  27. #15
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Pasta Flora

    ajajajajajaja, mos me thoni qe s'ua qan syri e zemra per cik paste Flore.

    mendon Kuqja per ju:

    Per 10 cope:
    Miell 2 gota uji, sheqer 2 filxhane kafeje,veze nje kokerr,sode buke 1 maje luge, uje ose kos 2 filxhane kafeje dhe marmalate ose recel3/4 e gotes se ujit

    Pergatitja:

    Gjalpi i zbutur perzihet me sheqer, veze dhe uje. E gjithe kjo mase perzihet me miellin e situr dhe me sode buke. Ne kete menyre pergatitet brumi, nga i cili hapet peta me trashesi 1 cm. Mbi kete pete shtrohet nje shtrese me marmalate ose recel te zbutur.Peta mbeshtillet ne forme roleje,shtypet nga siper,lyhet me veze dhe piqet per 30-40 min. Ftohet dhe pritet ne copa. Masanej kullufiteni se pritet shume. Me thoni t'u jap adresen time te me dergoni nga nje cope

  28. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ChuChu për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  29. #16
    i/e larguar Maska e Kristtina
    Anëtarësuar
    23-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    171

    Sheqerpare

    Sheqerpare

    Për 25 copë duhen:
    Për brumin:
    Miell 3 gota uji, gjalpë 1 gote,
    vezë 1 kokërr ose 2 të verdha,
    sodë një majë luge kafeje, pak vanilje,
    sheqer 1 gotë uji.
    Për shërbetin duhen:
    2 gota sheqer, një gotë e gjysmë ujë.

    Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  30. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Kristtina për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  31. #17
    nga dyqonet e reja
    Anëtarësuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    i mire shume eshte fli..
    por per ato qe e kane pa live procesin; nuk perdoret tepsia, por cerepi i baltes..
    nje gje eshte e sigurte; eshte fantastik!!!
    natyrisht qe e ''qajne'' ne krahinen e HASIT, ku kam vajtur shpesh...

  32. Anetarët më poshtë kanë falenderuar dordi1 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  33. #18
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Sa per ilustrim...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  34. Anetarët më poshtë kanë falenderuar AsgjëSikurDielli për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  35. #19
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Me lejoni ene mu te jap i recete te shkurter...

    Prunes(une i kam gjet amerikone)- Kumlla te thara, me CUSTARD...(lloj kremi me qumesht- mund te perdorni cfaredolloj kremi, paluzeje- por jo me limontoz)
    1- duhet te keni nja 2 grushta me kumlla te thame PRUNES
    2-I shishe vere te kuqe....(nuk do ta perdorni te gjithen ,,)
    3-mjalte
    4-Vanilje( mire eshte me pas kallomin e vaniljes, e jo esenca...kushto pak por "gjonat e virgjera (te paperpunume e kam fjalen) jane te kushtushme"


    Si gatuhet...

    1- Ne nje ene hidh pak fare gjalp dhe PRUNES,, vendosi ne zjarr te vaket dhe kavardisi,,,3-4 min. Hidh pastaj mjaltin 2-3 luge gjelle( mire eshte te jete mjalte i holle) dhe kavardise 1 min, pas kesaj hidhi veren e kuqe....mire eshte me i hedh i gote 5 OZ - afersisht 150-160 mlg... ose kap me teper sa te mbulohen PRUNES (kumllat e thame)...
    2- nderkohe hidhi dhe vaniljen( po qe se eshte origjinale hape kallomin dhe kruje pak me thike pjesen e brendshme...- ajo eshte pjesa qe ka aromen me te forte)
    3- Kavardisi ne zjarr te voket per rreth 5-8 min...derisa te behet nje si mase viskoze....dhe ti vije nje ere qe lene mo mos e pyet...
    4- Nderkohe ke bere CUSTARD/KREMIN/PALUZEn ne nje ene jo te thelle.... dhe hidhi siper keto KUMLLAT e THAME... ne menyre qe mos te zhyten ne PALUZEN po te qendrojne "gjysma mrena e gjysma jashte"...


    --------
    Nje perberje e tille mund te shijohet ashtu si eshte ..ose....... boni i revani te thate ose me vrap tek supermarkata ble i kek te thate .... dhe hidhja siper...

  36. Anetarët më poshtë kanë falenderuar kundraRRYMES për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  37. #20
    nga dyqonet e reja
    Anëtarësuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    a e di njeri se si gatuhet PANNA COTTA?

  38. Anetarët më poshtë kanë falenderuar dordi1 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •