Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 172
  1. #61
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Reshedi ? Si i thone ndryshe kesaj lloj "embelsire" ?

    ps;Cfare eshte ajo embelsira te posti 55 mi Fiori ? Kek , revani apo bakllava ? lol

    Nice keto recetat te ilustruara dhe me foto.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  2. #62
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    S'kam punë tjetër unë Shëndetlie eshte ajo embelsira ta kam thene dhe tek fotot...

    Reshedija (me kacurela lol) nuk e di ca emri tjeter ka se une nuk e perdorja ne familjen time dhe nuk para e ha, por jam e sigurt qe eshte ndryshe nga hasude sepse hasuden e ha dhe e di mire ca eshte Kjo del si me e thate dhe e shkrifet...

  3. #63
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    Rreshedine e gatuajne me duket andej nga Permeti se mami im andej eshte.
    Fiori po une mbaj mend qe mamaja i hidhte nja gjysem litri vaj ulliri. dmth
    here pas here ja shtonte vajin brendaderisa te shkermoqej fare ne grimca te vogla
    flm per riceten
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  4. #64
    neper drite Maska e mbreta
    Anëtarësuar
    29-04-2004
    Postime
    297

    Bajadera

    Perbersit:

    650gr sheqer
    300gr keksa te bluara
    300gr arra te bluara
    250gr gjalpe
    100gr çokolade


    Pergatitja:


    650gr sheqer i perzien me nje gote uje ( e zien dhe e ben si sherbet per reçel).
    pastaj ia shton 250gr gjalpe, 300gr keksa te bluara plazma, 300gr arra te bluara.
    Kete mase te perfituar e ndane ne dy pjese
    Ne njeren pjese i shton 100gr çokolade, e perzien mire dhe kur te shkrihet çokolada e qet masen ne nje ene dhe e rrafshon ngadale.
    Masen tjeter e qet mbi dhe e rrafshon ngadale.

    Ne nje ene e pergatit glazuren:

    100gr çokolade
    3 ose 4 luge qumesht / te gjitha keto i len te shkrihen
    1 cope te vogel gjalpe

    me kete glazure te pergatitur e lyen bajaderen.
    What goes around, comes around

  5. #65
    human Maska e LAINA
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Ndersa une do te kisha nje recete tjeter per shendetlline, pak me te lehte mbase.

    brumi
    veze 4-5 kokrra, varet nga madhesia
    sheqer 10 luge gjelle
    miell si me poshte
    arra 200-250gr
    mjalte 2 luge gjelle
    vaj 1/2 gote uji
    kanelle, karafil i bluar sipas deshires
    maja emdelsirash 1 luge kafeje
    sherbeti
    sheqer 2 gota
    uje 1.5 gota

    Rrihen vezet me sheqerin derisa te krijojne nje mase shkume relativisht kompakte(me mikser, normal), shtohet mjalti, vaji, dhe pastaj e leme menjane mikserin. Fillojme ta perziejme me luge duke shtuar pak nga pak miellin qe te mos bjere shkuma e vezeve. I hedhim aq miell sa brumi te vazhdoje te jete kremoz(10-12 luge), pra as shume i bute e as shume i forte, soden, kanellen dhe arrat. Brumin e pergatitur e hedhim ne nje tave te lyer me pare me vaj dhe te pudrosur me miell dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180 grade C. Nderkohe pergatisim sherbetin dhe e leme te ftohet. Pasi eshte pjekur dhe ftohur pak, e presim ne copa sipas deshires dhe i hedhim sherbetin e ftohte

  6. #66
    human Maska e LAINA
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Pasta flora

    Une kam variantin tim per te.
    400 gr.miell
    250 gr. gjalpe ose margarine
    5-6 luge sheqer
    1 kokerr veze
    marmelate sipas deshires.


    Punojme gjalpin me sheqerin ose per lehtesi e rrahim ne mikser deri sa sheqeri te tretet pothuajse plotesisht. Shtojme miellin(mundesisht miell per embelsira qe fryhet vete, perndryshe shtojme edhe baking powder)dhe i punojme me dore derisa te behet nje mase pothuajse kompakte, pastaj shtojme vezen dhe e punojme edhe pak brumin. 2/3 e ketij brumi e shtrojme ne nje forme tarte ose tave te thjeshte me diameter rreth 30 cm te lyer me pare me gjalpe dhe te sperkatur me miell duke e ngritur pak edhe pergjate buzeve te formes(1-2 cm) dhe duke e sheshuar mire. Hedhim siper saj nje shtrese marmelate sipas deshires, mua me pelqen me shume me kajsi ose manaferra me nje trashesi prej 0.5 cm dhe e sheshojme me nje luge. Me pjesen e mbetur te brumit formojme me duar shirita te trasha rreth 1.5cm qe i vendosim mbi marmlaten ne forme rrjete. Keto shirita mund ti lyejme me te verdhe veze per nje paraqitje me te mire dhe e pjekim ne furre per rreth 3/4 ore ne 180-200 grade C. Kujdes se mos ju digjet!

  7. #67
    human Maska e LAINA
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Panacota

    Kjo vlen me teper per ne vere.

    1 liter krem qumeshti, 1/2 l qumesht, 1 gote uji sheqer dhe 6 flete xhelatine (nga te medhate)

    Ziejme qumeshtin me sheqerin, nderkohe qe ne nje ene me uje te ftohte kemi vene xhelatinen te njomet per 5-10 min. Kur qumeshti te kete zier, e heqim menjane, shtojme fletet e njomura te xhelatines dhe e perziejme me kujdes, pastaj kremin e qumeshtit dhe vazhdojme ti perziejme. E hedhim masen ne tasa te vegjel te vecante dhe e leme ne frigorifer te ftohet dhe te ngrije per disa ore. E sherbejme me shurup cokollate ose frutash(po te duam dhe fruta te fresketa)

  8. #68
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga LAINA
    Panacota

    Kjo vlen me teper per ne vere.

    1 liter krem qumeshti, 1/2 l qumesht, 1 gote uji sheqer dhe 6 flete xhelatine (nga te medhate)

    Ziejme qumeshtin me sheqerin, nderkohe qe ne nje ene me uje te ftohte kemi vene xhelatinen te njomet per 5-10 min. Kur qumeshti te kete zier, e heqim menjane, shtojme fletet e njomura te xhelatines dhe e perziejme me kujdes, pastaj kremin e qumeshtit dhe vazhdojme ti perziejme. E hedhim masen ne tasa te vegjel te vecante dhe e leme ne frigorifer te ftohet dhe te ngrije per disa ore. E sherbejme me shurup cokollate ose frutash(po te duam dhe fruta te fresketa)
    Cfare jane keto fletet e xhelatines ?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #69
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anëtarësuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    ka nai tironc ktu me mtregu si bohen sheqerparet?

    fenk ju
    o-le-le firma

  10. #70
    human Maska e LAINA
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    xhelatina eshte nje gje qe shitet me flete (ose si pluhur) transparente dhe pa ngjyre dhe ka per veti te ngrije lengjet.

  11. #71
    human Maska e LAINA
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    250 ml gjalpe
    1 kupe sheqer
    2 te verdha veze
    1/3 kupe semolina(miell i forte)
    2 kupa miell
    1 luge baking powder
    20 bajame te plota

    shurupi
    2 kupa sheqer
    2 kupa uje
    2 luge leng limoni

    Zieni shurupin per cerek ore dhe lereni te ftohet
    Ne nje ene hidhni gjalpin, sheqerin, me pas te verdhat dhe perziejini mire.
    Me pas perzieni edhe semolina-n dhe me pas miellin paka nga pak dhe me kujdes! Lereni te pushoje brumin per rreth 15 minuta dhe me pas ndajeni dhe formoni prej tij 16 topa, te cilat vendosini ne tave , shtypini pak persiper dhe nguluni nga nje bajame ne qender. Piqini ne 180 grade per rreth gjysme ore. Nxirrini dhe lerini te ftohen pakez, pastaj me nje luge hidhuni persiper here pas here shurupin e pergatitur me pare. Lerini per rreth 15-20minuta me shurupin pastaj nxirrini nga tepsija ne pjatance me nje spatul.

  12. #72
    human Maska e LAINA
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Nga nxitimi harrova te them qe receta e mesiperme eshte per SHEQERPARE, hahaha

  13. #73
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    12-06-2007
    Postime
    134

    Elbelsira shqiptare

    Kabuni me rrush të thatë
    Për 4 vetë

    Duhen:

    - oriz, 1 gotë uji
    - lëng mishi, 2 gota uji
    - rrush i thatë, 1 filxhan kafeje
    - sheqer, 1 filxhan caji
    - gjalp 3-4 lugë gjelle

    Gatimi:

    Pastrohet orizi , lahet dhe kaverdiset me gjalpë, pastaj shtohet lëng mishi (mundësisht dashi) ose ujë, rrush i thatë (shpëlahet më parë me ujë të vakët), pak kripë dhe vihet të ziejë.
    Kur është thithur pothuajse i gjithë lëngu dhe në sipërfaqe janë krijuar vrima, hiqet nga zjarri, përzihet me sheqer, kanellë e karafil të bluar. E mbulojmë me kapak dhe e leme ne nje vend te ngrohte. Masa hidhet në forma ose filxhanë dhe pastaj përmbyset.
    Shenim: Për kabuni masa e orizit dhe e lëngut merret si për pilaf të zakonshëm: 1 kg oriz me 2 litra ujë.


    Sheqerpare
    Për 4 vetë

    Duhen:

    Për brumin:
    - miell 3 gota uji
    - gjalpë 1 gote
    - vezë 1 kokërr ose 2 të verdha
    - sheqer 1 gotë uji
    - sodë një majë luge kafeje
    - pak vanilje

    Për shërbetin:
    - 2 gota sheqer
    - 1 1/2 gotë ujë

    Gatimi:

    Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen.


    Shëndetlie
    Për 25 copë

    Duhen:

    - miell 3 gota uji
    - sheqer 1 gotë uji
    - mjaltë 2-3 lugë gjelle
    - vezë 2 kokrra
    - sodë një majë luge kafeje
    - arra 1-2 filxhanë kafeje
    - gjalpë 2 filxhanë kafeje
    - pak vanilje
    - ujë 2 filxhana kafeje

    Për shërbetin:
    - sheqer 3 gota uji
    - ujë 2 gota e gjysëm

    Gatimi:

    Në një enë përzihen mirë vezët sheqeri, mjalti, gjalpi dhe në fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i përzier me sodë. Zihet brumi i cili nuk duhet të punohet shumë që të mos bëhet elastik. Brumi i përgatitur vendoset në tavë të lyer me yndyrë, rrafshohet me dorë, lyhet sipërfaqja me vezë, bëhen disa vija me pirun në formë rombi dhe hidhet shërbet i vakur i aromatizuar me vanilje.

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Keto s'i kemi ne kuzhinen tone, por duhet t'i fusim patjeter.
    Ketu tek nje vend afer punes sime i shesin $1.50 per koke.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga ChuChu : 28-09-2007 më 12:57

  15. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar më parë nga thekthi Lexo Postimin
    Për 4 - 5 persona duhen:

    Miell 3 gota uji , sheqer 1 gotë uji, mjaltë 2-3 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, sodë një majë luge kafeje, arra 1-2 filxhanë kafeje, gjalpë 2 filxhanë kafeje, pak vanilje dhe ujë 2 filxhana kafeje.
    Për shërbetin:
    Sheqer 3 gota uji, ujë 2 gota e gjysëm:


    Në një enë përzihen mirë vezët sheqeri, mjalti, gjalpi dhe në fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i përzier me sodë. Zihet brumi i cili nuk duhet të punohet shumë që të mos bëhet elastik. Brumi i përgatitur vendoset në tavë të lyer me yndyrë, rrafshohet me dorë, lyhet sipërfaqja me vezë, bëhen disa vija me pirun në formë rombi dhe hidhet shërbet i vakur i aromatizuar me vanilje.

    U c'me kujtove embelsirat tani .
    Bakllava po deshe hajde ,se tek dulja isha dje dhe kishte bere yamiiiiiiiiii .
    Opo s'me vuri dhe to go gjysmen e tepsis .
    Ti nxora te palarat nadush po mos perhap se une nuk di te gatuaj .
    paaaaaaaaaa te kam thene ke me ngele me duar ne tenxhere ti

  16. #76
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    nje shoqja ime do me dit a behet revanija me qumesht panda?(qumesht i kondensuar).

  17. #77
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    nje shoqja ime do me dit a behet revanija me qumesht panda?(qumesht i kondensuar).
    Thuaji shoqes le ta beje revanine me qumesht panda, se po qe gjeja e embel, nuk shkon kot. Hahet !

    P.S. Kur eshte "bajrami" , qe te bejme ndonje tepsi me ...watever. Vetem e embel te jete e mbi te gjitha ne tepsi, qe mos mbarohet nja nje jave. Apo jo Tiktak?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  18. #78
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    une as emrin nuk ia di se shiteset aty jane shqiptare
    acropolis e ka emrin dyqani dhe eshte Zagat rated
    Ndryshuar për herë të fundit nga D&G Feminine : 09-10-2007 më 11:18

  19. #79
    human Maska e LAINA
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    MI CORAZON, mu kujtua nje recete, por eshte nga keto "te tmerrshmet", me sherbet dhe qe te vjen ta hash vete te gjithe tepsine...lol...me e shijshme se bakllavaja...

    1 kg pete
    1 kg gjalpe
    0.75 kg miell
    1 filxhan caji sheqer
    800 gr arra te qeruara

    per sherbetin
    2 kg sheqer
    1.5 litra uje

    Ndezim furren ne 100 grade dhe ne taven me te madhe qe kemi hedhim miellin dhe e leme te thahet mire derisa te filloje te zverdhet pak. Nderkohe rrahim gjalpin me sheqerin duke lene menjane 3-4 luge gjalpe per te lyer petet. Perziejme arrat dhe miellin duke e punua brumin me dore deri sa te kemi nje brume te shkrifet si brume biskotash. Numerojme petet dhe e ndajme brumin ne aq copa te barabarta sa gjysma e sasise se peteve. Marrim peten e pare, e sperkasim me gjalpe dhe siper i vendosim nje pete tjeter. mbi keto pete therrmojme brumin ne kokrriza dhe pastaj i mbeshtjellim ne forme roleje duke u nisur nga krahu i ngushte i petes. Pasi ti kemi mbeshtjelle, e shtypim pakez rolene nga anet ne menyre qe te shkurtohet dhe te krijoje rrudha neper te, per nje paraqitje me te mire. Keshtu veprojme me gjithe sasine e peteve dhe te brumit. Rolete i vendosim ne tave dhe i pjekim ne furre ne temperature jo shume te larte(180-200grade) deri sa te marrin nje ngjyre ari. Nderkohe kemi pergatitur sherbetin dhe kur embelsira te jete pjekur, ja hedhim te vaket.
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  20. #80
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga alnosa Lexo Postimin
    CORAZON si i thon ketu ne usa ketij qumeshti ?Sikur s'me kane zete syte mua ketej verdalle ,apo e ke llafin per ne shqiperi .
    Po e dite na e trego ,se vertet ka qene i mire .

    Ky ketu eshte .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •