Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anëtarësuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345

    Leke Dukagjini

    Princi i perfolur Leke Dukagjini
    Keshtu ka thane Leka...

    Pse perseri per Kanunin e Lekes do shkruhet, do te ishte nje pyetje me se e zakonshme ne letrat shqipe?! Sepse, nese do te pyesesh shumicen e shqiptareve, shumekush do te thote se: Leke Dukagjini ka bere Kanunin e famshem dhe ka qene bashkekohes i Skenderbeut.

    Kete gje nuk e ka bere studiuesi Tonin Cobani, qe eshte munduar te na jape nje Leke, sa mitik, por dhe natyror, ne monografine e tij, e cila eshte ne momentin e fundit te botimit. U jam drejtuar dokumentave te shekullit te tij, por pse jo edhe gojedhenave per te dhene figuren e Princit aq te perfolur shqiptar, thote ai.

    Ne fakt, nje figure si Leke Dukagjini, eshte e veshtire qe ta trajtosh. Jo me shume per ate, qe ai ka na ka lene, sesa per kohen, kur ka jetuar. E cila, duhet thene se, vete eshte e eklipsuar disi, nga madheshtia e figures se Gjergj Kastriot Skenderbeut. "Princi i perfolur Leke Dukagjini" (me kete emer e ka titulluar monografine e tij Cobani) nuk ka qene vetem sundimtari i ketij vendi, por ne te njejten kohe edhe ligjberesi i tij. Sepse ashtu si thote Georg von Hani, ai ka bere "dispozitat, ne baze te te cilave jetojne deri ne ditet e sotme, jo vetem dukagjinasit, por edhe te gjithe malesoret qe banojne ne veri te Drinit... te cilet kete emer ia atribuojne heroit te tyre kombetar". Per ne, ka interes, qe botimi per here te pare synon, qe te jape nje Leke te prekshem per masen e gjere te lexuesve. Thjesht, nuk eshte e rastit, qe nje veper e permasave te Kanunit te kete mbijetuar me emrin e Lekes.

    "Kanuni i Leke Dukagjinit eshte vertete monumenti me i rendesishem i kultures shqiptare gjate periudhes se Rilindjes Evropiane, qe ka gjalluar prej gjashte shekujsh dhe ka luajtur nje rol te jashtezakonshem ne jeten e popullit, ne gjuhen e te cilit eshte krijuar", thote Fan Noli. Monografia, e cila del per publikun, pak dite me vone, eshte e ndare ne tete kapituj, te mjaftueshem per te dhene, Leken ne pozicione te ndryshme. "Keshtu ka thene Leka"; "Beteja homerike e Muzakines";"Nobiles Duchagini"; Teodora; Komploti i Krrabes; "Embetha!" ; Ligjtari: "Paste mbete si e tha Leka". Monografia eshte e pajisur me tregues, ka nje bibliografi shume te pasur si edhe elemente te tjere. Sipas autorit eshte nje perpjekje e kahershme per te dhene te gjalle, Leken njeri. Per te zbuluar, thjesht se kush ka qendruar pas personazhit, qe i atribuohej thenia "Keshtu ka thane Leka..." b.an

    Familja Dukagjini eshte nje nga familjet princerore me te vjetra ne Shqiperi. Permenden per here te pare, qe me Duke Gjin Tanushin (1281). Principata e Dukagjineve u shtri kryesisht ne Shqiperine Verilindore, ne krahinen e Dukagjinit, si edhe ne Dukagjinin e Ri. Qendra Politike dhe administrative e Dukagjineve u be Lezha, deri me 1398. Me pas, ajo u zhvendos ne Sarde (Shurdhahu). Me 1491, Sarda bie nen sundimin e osmaneve dhe me 1520(?) territoret e Principates se Dukagjinajve perfshihen kryesisht ne sanxhakun e Dukagjinit, me qender administrative ne Peje, ndersa territoret juglindore u perfshine ne sanxhakun e Prizrenit. Figurat me te shquara te kesaj familjeje jane: Nikolle dhe Pal Dukagjini, te cilet moren pjese ne Lidhjen e Lezhes.

    Armori i hershem i Dukagjineve eshte i kalter me nje shqipe te argjende flatreshpalosur. Blazoni, qe shoqeron kete pershkrim, u punua me 1933.

    ***

    Ne nje faze te dyte, armoret e Dukagjineve, i ndeshim ne nje miniature me ngjyra te shek XVII.

    Shqyti eshte i arte me nje shqipe te zeze, flatreshpalosur. Ai (shqyti) mbahet nga nje engjell. Perkrenarja eshte e kurorezuar, e ojnezuar, me pelhure koke te verdhe nga brenda dhe te zeze nga jashte, ngritur nga te dy anet dhe e lidhur me fjongo.

    Per kreshte, stema ka nje shqipe te arte flatreshpalosur dhe te kurorezuar.

    Figura me ne ze e familjes se Dukagjineve eshte Leke Dukagjini, vazhdues i rezistences shqiptare pas vdekjes se Skenderbeut (1468), si edhe perpilues i Kanunit Zakonor, qe ka hyre ne histori si Kanuni i Leke Dukagjinit.

    Armori i Leke Dukagjinit eshte i argjende me nje kulle te argjende te mbyllur dhe me tri kulleza persiper po te argjenda, me nje shqiponje te zeze, dykrenore e kurorezuar, krahehapur, e cila del mbi tre kullezat. Ky blazon u punua me 1933. Deri me sot nuk kemi ndonje paraqitje artistike te kohes se Leke Dukagjinit.

    Marre nga "Heraldika Shqiptare" e Gjin Varfit

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anëtarësuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Kush ishte arbereshi Leke Dukagjini
    Leke Dukagjini eshte figura e dyte arberore e shekullit te XV-te pas Skenderbeut, qe u mundua dhe e vazhdoi luften edhe pas vdekjes se Heroit Kombetar. Per studjuesit, me trashegimine e tij te "Kanunit", ai gjykohet si nje figure e plotesuar e Arberise Mesjetare, qe ka luftuar per identitet

    Duhet thene se, deri me sot, nuk mjaftojne dokumentat per te treguar fytyren e vertete te Leke Dukagjinit. Ai ishte bashkekohes i Skenderbeut dhe si per nje koincidence dhe ai u be i njohur, si Skenderbeu, kur mori ne zoterim, principaten, qe i la trashegim i jati. Pal Dukagjini, i jati i tij, vdiq ne vitin 1446. Me qender ne Lezhe, Principata e Dukagjineve, perfshinte Zadrimen, zonat ne veri dhe verilindje te Shkodres, qe sot jane te mbytyra nga uji i Drinit dhe shtrihej me nje kryeqender te dyte, me qytetin e Ulpianes, dhe zoterimet ishin deri afer Prizrenit. Referuar autorit te monografise, Cobani, Leka kishte marre nje kulture te gjithanshme, qe ne ate kohe i shkonte per shtat frymes humaniste te Rilindjes Evropiane dhe ne qytete te tilla si ne Venecia, Raguze apo Shkoder.

    Duke iu kthyer kohes se tij, kontakti i pare me Skenderbeun i familjes, ka qene ne Lidhjen e Lezhes me 1444 me Palin, te jatin e Lekes. Emri i familjes, qendron pak ne kronika sepse, me vone historia duket se eshte e fokusuar vetem ne figuren e Skenderbeut, qe ne ate kohe, kishte nje kontakt shume te madh, me Oborret me ne ze te Evropes dhe emri i tij ishte teper i lakuar nga te gjithe.

    "Leke Dukagjini ishte princi me i fuqishem shqiptar pas Skenderbeut dhe me me autoritet, prandaj u be pre e intrigave te politikes veneciane (dhe te historianeve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portes se Larte, krejt afer pragut te shtepise se vet dhe u bashkua realisht me rezistencen e shqiptareve, duke i shpallur lufte Perandorise Osmane (1463). Pas ketij viti, venecianet pushuan se perfoluri Leke Dukagjinin", thote Tonin Cobani, ne nje nga studimet e tij, kushtuar pak kohe me pare Dukagjinit te Ri.

    Por, duhet thene se kronikanet e kohes kane shkruar per disa prej bemave te Leke Dukagjinit perkrah Skenderbeut, deri ne vdekjen e heroit (1468) dhe me pas ne krye te trupave shqiptare, perkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nenshkroi paqen me Porten e Larte (1479). Pas kesaj, historianet heshtin.

    Gojedhena na ben me dije se Leke Dukagjini e vazhdoi rezistencen ne krye te trimave te principates se tij derisa ishte gjalle. Ne fund te viteve '50 ne shekullln e XV, nga kronikat e kohes permendet se Principata e Dukagjineve nuk ka me asnje nga qendrat e veta te zhvilluara. Lezha u eshte dorezuar venedikasve (1393), Ulpiana, kryeqyteti i principates eshte shkaterruar me themele nga turqit e keshtu me rradhe.

    "Ne keto kushte, Leke Dukagjini ka shkuar dhe i eshte drejtuar nje keshtjelle ne Zadrime, per ta pasur si rezidence princerore, por u sulmua nga Skenderbeu, i cili ua ktheu menjehere venedikasve. Pa nje rezidence princerore dhe, per nje fare kohe, ne mes te tri zjarreve (turqit, venedikasit dhe Skenderbeu), Leke Dukagjini gjeti strehim ne thellesi te maleve te principates se tij, ku ndertoi saraje e keshtjella se bashku me banoret e lire te atyre aneve, te cilet kryezotin e tyre te deres se Dukagjineve me gruan e tij, Teodoren e Muzakajve te Beratit dhe te gjithe oborrtaret qe i shkonin pas, i rrethuan me mikpritje e respekt", shkruan studjuesi.

    Dhe, referuar dokumentave te kohes, ishin po keta malesore te Principates se Dukagjineve, te njohur per trimerite e tyre, qe jo vetem e ndihmuan per te ngritur fortesat e tij, por edhe te siguronte kuoten e ushtareve, qe duhej te sherbenin nen flamurin e Lidhjes se shqiptareve.

    Por, ne kete kohe eshte dukur edhe madheshtia e Lekes. Ai, duke iu pergjigjur besimit te ushtareve te tij, u siguroi ushtareve te tij shume mbrojtje dhe kur vdiq Skenderbeu edhe lirine e tyre, brenda organizimit fisnor. "Te cilen, ne kushtet e krijuara, e institucionalizoi me rioarganizimin e pleqesive mbi baze fshati e krahine. Gjate kesaj periudhe (1458-1481), kur ai udhehiqte te gjitha kuvendet dhe pleqesite e malesoreve, u ngjiz Kanuni, qe u trashegua brez pas brezi, si praktike gjykimi dhe permes fjaleve te urta, te formuluara apo te rithena prej tij, rast pas rasti, si sentenca juridike".

    Duhet thene se per shekuj me rradhe, Kanuni mbeti i pashkruar dhe vetem do te vinte koha e Shtjefen Gjecovit, qe filloi te grumbullonte, ate qe populli e kishte plazmuar ne mendjen e tij, per shekuj me rradhe.

    Ne ditet tona, lavdia e tij e prekshme, mund te ndjehet nga rrenojat e Shurdhahut, afer Vaut te Dejes, ish residenca e tij; ndersa ajo ligjvenese, mund te shijohet nga vepra e tij monumentale "Kanuni" mbledhur nga At Gjecovi, ne fillim te shekullit te kaluar. B.an

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anëtarësuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Pse e solla une Leke Dukagjinin
    "Princi i perfolur Leke Dukagjini" i Tonin Cobanit eshte nje veper ne fund te procesit te botimit, qe evokon kohen e periudhes paraosmane, nen figuren e Leke Dukagjinit. Autori ne kete interviste shpjegon qellimin, pse eshte marre me kete veper, autencitetin e Kanunit dhe teresine e figures se Leke Dukagjinit, te munguar prej kohesh

    Ben Andoni

    Eshte nga te paktat vepra, qe mundohet qe te hedhe drite mbi Leken-Njeri. Sepse Kanuni, edhe pa e ndjere autori i tij, ka kohe qe e ka tejkaluar ate, qe ka mbetur ne kujtesen historike popullore per Leke Dukagjinin. Ne ditet tona, Kanuni mbart ne vetvete te gjithe trashegimine, qe lidhet me emrin e Lekes, per shume nga njerezit. Kjo ka qene edhe perpjekja e autorit, per te fokusuar nje personazh me permasa te tilla, qe ka milituar aktivisht ne kohen e Skenderbeut. Dhe, sfida e Cobanit, ka qene e madhe kur kujton, se ne kohen kur ka jetuar heroi i tij, gjithshka ishte e fokusuar vetem per Skenderbeun. Per sa i perket, recenses, autori eshte i bindur se ate e ka besuar "ne doren e dy redaktore 'te rrepte', qe jane dr. Tefe Topalli dhe dr. Ndue Zef Toma". Tonin Cobani njihet si nje nga studiuesit me te apasionuar te Gjergj Fishtes ne vend, me ndihmen e te cilit eshte hartuar edhe Kolana e autorit. Por, njihet mire edhe si prozaist, eseist dhe studiues. Per, Monosgrafine "Princi i perfolur Leke Dukagjini", autori ka punuar shume vjet.

    Pse ia vlen qe te merresh me Leke Dukagjinin, per studiuesin Tonin Cobani?

    Ne historiografine e derisotme shqiptare, historia e shek.XV eshte identifikuar me historine e Skenderbeut apo, si thuhet, me Epoken e Skenderbeut. Ky personalizim i nje epoke aq sa eshte i drejte, eshte edhe i manget, sepse Skenderbeu nuk ka qene i vetmi princ shqiptar, qe ka mbrojtur trojet shqiptare kunder invazionit osman. Perreth tij ka pasur edhe te tjere princa te shquar, qe bene te njejten gje ose qe dhe e vazhduan vepren e Skenderbeut pas vdekjes se tij (1468), si ka ndodhur me Leke Dukagjinin(1410-1481), i cili rezistoi derisa vdiq. Kaq do te ishte e mjaftueshme per pyetjen tuaj "Pse ia vlen qe te merresh me Leke Dukagjinin". Por ka edhe me. Leke Dukagjini ishte nje nder princat iluministe shqiptare, me emrin e te cilit lidhet nje nga monumentet e rralla te kultures shqiptare, sic eshte Kanuni i shqiptareve. Edhe vetem per kete autoresi do t'ia vlente nje monografi per Leke Dukagjinin. Pastaj fakti, qe ky princi ka qene gjithmone i anashkaluar eshte nje arsye me shume per t'i kushtuar nje studim biografik, te munguar deri me sot per nje princ shqiptar, cuditerisht "te perfolur" nga te gjithe historianet e Skenderbeut, nga studiues te ndryshem qe jane marre me Kanunin e tij dhe, vecanerisht, nga politikane dhe sociologe te Pasluftes se Dyte Boterore.

    Per hartimin e monografise se Skendebeut, historiani Frasheri ka ecur permes dokumentave, te shekullit te XV. Ka qene nje rruge e hapur me pare nga Noli, por qe nuk mundi ta conte deri ne fund. Po, ju cfare rruge keni zgjedhur per monografine tuaj?

    Sigurisht edhe une kam ndjekur te njejten rruge si Noli, Gegaj dhe Frasheri, sepse jam munduar te bej nje jeteshkrim te bazuar shkencerisht ne fakte te shkruara dhe, ku kane munguar keto fakte, i jam drejtuar gojedhenave, folklorit, toponimeve etj. Burimet historike kane qene paresore. Jam mbeshtetur kryesisht te historianet dhe kronistet me te afert te periudhes se Skenderbeut, te cilet, gjithashtu, kane qene me afer edhe per Leke Dukagjinin, si Marin Barleti, Gjon Muzaka, Tivarasi\Biemmi dhe Dhimiter Frengu. Historiografia e derisotme, perfshire edhe Nolin dhe profesor Kriston, qe permendni ju, i ka vjelur keta autore per figuren e Skenderbeut dhe nuk eshte kujtuar ndonjehere te kerkoje prej tyre dicka me teper per princer te tjere shqiptare, sic eshte ne rastin tone Leke Dukagjini, i cili dokumentohet se ka luftuar perkrah Skenderbeut dhe, pas vdekjes se Skenderbeut (1468), se ka qene ne krye te trupave shqiptare deri me 1479, kur venedikasit firmosen traktatin e pushtimit te trojeve ballkanike nga Perandoria Osmane. Por, sipas gojedhenave, Leke Dukagjini e ka vazhduar luften ne trojet e principates se tij te Dukagjineve derisa vdiq me 1881. Dhe Principata e Dukagjineve nuk eshte Dukagjini i sotem ne Shqiperine e Veriut apo Rrafshi i Dukagjinit ne territoret e Kosoves. Principata e Dukagjineve, qe kishte si kryeqendra Lezhen dhe Ulpianen, perfshinte gjithe Shqiperine e Veriut, nga thellesia e trojeve te sotme te Malit te Zi deri ne thellesi te Serbise, qe Barleti e quan Mesia. Dukagjini dhe Rrafshi i Dukagjinit jane dy makrotoponime, qe kane mbetur si relike te kesaj principate qe edhe ne kohen e Skenderbeut kishte nje shtrirje me te madhe se ajo e Kastrioteve.

    Si keni mundur qe te dokumentoni autencitetin e Kanunit, i perfolur si i krijuar nga fqinjet, apo thjesht nje kod i transplatuar ne rruge te tjera?

    Eshte nje aradhe e tere studiuesish, me ne krye Pupovcin, qe me argumente te rafinuara e mohojne autoresine e Leke Dukagjinit, vetem per faktin se ai Kanun deri sot nuk eshte gjetur i shkruar. Por me thoni ju Iliada e Odisea te Homerit jane gjetur te shkruara nga Homeri? Po jua them une: Iliada dhe Odisea jane mbledhur nga goja e rapsodeve shetites disa shekuj pas vdekjes se Homerit, por sot askush nuk e ve me ne dyshim autoresine e tyre, ashtu si nuk vihet ne dyshim autoresia e Konfucit per vepren e tij filozofike, e Muhametit per Kuranin etj. Kanuni i Leke Dukagjinit eshte nje veper unikale me fryme humaniste e periudhes se Rilindjes Evropiane ne gjuhen shqipe, e cila, megjithese u perfol dhe vazhdon te perflitet edhe sot e kesaj dite, eshte vleresuar nga studiues serioze, vendas dhe te huaj, si nje "veper monumentale" (A.Buda), "kontribut ne thesarin e kultures boterore" (Scheerin) dhe autori i saj, Leke Dukagjini, eshte cilesuar "nje personalitet imponues" (Durham) e "Hero Kombetar" (Hahn) i popullit te vet. Cuditerisht edhe profesor Frasheri vazhdon te mbroje nje teze te sajuar per nje Kanun jo te Leke Dukagjinit, por te Skenderbeut.

    Kanuni i Leke Dukagjinit eshte Kanuni i Maleve, pra, trashegimia kulturore e shqiptareve qysh para pushtimit osman. Kanuni i Skenderbeut dhe kanune te tjera jane derivate te tij ne kushtet e pushtimit osman dhe te islamizimit te nje pjese te popullsise se atyre aneve. Gjecovi, qe vete ishte bartes i Kanunit te Leke Dukagjinit, e ka fiksuar ate taman ne kohen kur vazhdonte te ishte aktiv. Ne monografine time argumentohet koha kur eshte ngjizur Kanuni dhe autoresia kaq e perfolur qe lidhet me emrin e Leke Dukagjinit, si krijues i Kanunit.

    Kuintesenca e Kanunit te Leke Dukagjinit jane kodet e krijuara si fjale te urta popullore, te cilat Gjecovi i ka vene ne thojza. Si fjale te urta ato jane te formesuara edhe ritmikisht, shpesh here edhe rimojne ose jane si formula me nje ngarkese te mbyllur figurative. Ne kapitullin per Kanunin, une jam marre vetem me keto fjale te urta te dala nga goja e Leke Dukagjinit, si formulime origjinale te tij ose te bartura nga tradita e deriatehershme, por qe kane marre vlere juridike nder kuvende te drejtuara prej Leke Dukagjinit. Dhe keshtu, besoj une se kane mbetur, pasi, ato, shpesh here, jane te shoqeruara edhe me gojedhena interesante persa i perket kuptimshmerise se tyre nder kuvendet popullore te pleqesive. Ne nuk duhet te harrojme se Leke Dukagjini nuk ishte nje feudal oriental, si jemi mesuar t'i njohim deri sot feudalet shqiptare. Ai ndryshonte edhe prej Skenderbeut, i cili ishte nje nder ushtaraket me te suksesshem te kohes se tij, pasi kishte marre mesime ne oborret e sulltaneve te nje prej perandorive feudo-ushtarake me te fuqishme ne Azi dhe Evrope. Leke Dukagjini ishte nje princ me kulture evropiano-perendimore, nje humanist i krahasueshem me princerit e Firences dhe te Venecias, ku mendohet te kete kryer studimet se bashku me shume femije te princerve te atehershem shqiptare. Per shkak te pushtimit te eger osman, ne nuk trashegojme thuajse asgje nga ajo kulture humaniste, pervec Kanunit, vepres se krijuar prej Leke Dukagjinit.

    A keni qene i hapur per recensat e historianeve tane dhe a keni bashkepunuar me ta per hartimin e nje figure si Leka?

    Ideja e bashkepunimit varet se si kuptohet. Monografia ime "Princi i perfolur Leke Dukagjini"ka kaluar ne doren e dy redaktore "te rrepte", qe jane dr. Tefe Topalli dhe dr. Ndue Zef Toma. Disa kapituj jane botuar ne gazeten "Koha jone", ne revistat "Pajtimi"(Tirane), "Pheniks"(Shkoder), "Ekskluzive"(Prishtine), "Kuvendi"(Detroit) dhe ne nje Vebsite ku kapitullit permbledhes eshte ne variantet shqip dhe anglisht. Vleresimet kane qene teper pozitive. Une kete e quaj bashkepunim. Sigurisht, kur te botohet libri, do te mirepres edhe verejtje.-

    Nje pyetje me e hapur, a do te mundim, nepermjet monografise suaj, qe te marrim njoftime reale te dokumentuara, se kush eshte figura e vertete fizike e Lekes, apo karakteri i tij real, nepermjet pershkrimeve te dokumentuara?

    Po te pergjigjem edhe une hapur. Ne monografine per Leke Dukagjinin ka shume gjera te munguara, por une jam perpjekur te sjell edhe 16 faqe ilustrime me stema, harta, portrete (apokrife), kompozime figurative, qe, besoj, do ta plotesojne edhe nje kersheri te tille.

    Cfare metode, keni ndjekur per perzgjedhjen e materalit qe keni pasur ne dore dhe per sa vjet keni punuar?

    Si te them, kam dy vjet qe nuk e heq nga dora, ndersa grumbullimin e materialit (jane pasqyruar mbi 170 referenca) kam nisur ta bej nje dekade me pare, per te mos thene se ideja per nje monografi per Leke Dukagjinin ka qene nje grishje qe lidhet me fillimet e angazhimeve te mia shkencore. Sa per kureshtjen e lexuesve te gazetes suaj, mund te shtoj se monografia "Princi i perfolur Leke Dukagjini" do te jete rreth 200 faqesh, perfshire edhe nje ressume ne anglisht.

    Dicka per bibliografine tuaj?

    Nje bibliografi e zgjedhur eshte perfshire si pjese me vete e librit. Nese pyetja juaj kerkon dicka te vecnte ndaj saj, mund te them se nuk jam kufizuar vetem ne botime historike, sepse i jam referuar shume edhe nje " biblioteke kulturore ", nese do te mund ta quaja keshtu, nje bibliografi me te pergjithshme qe me ka ndihmuar te interpretoj mendesite e kohes, shijet dhe ne pergjithesi organizimin e shoqerise shqiptare te peridhes paraosmane.

    A mendoni se ia keni arritur qellimit?

    - Nuk do ta botoja librin, nese do te kisha sadopak dyshim se ia kam arritur qellimit apo jo. Dhe, qellimi im ka qene te struktoj jeteshkrimin e nje princi te shquar te epokes se iluminizmit shqiptar, veper deri me sot e munguar ne kulturen tone. Por, nuk do te isha i sinqerte deri ne fund, nese do te thoja se monografia ime eshte gjithcka mund te thuhej per Leke Dukagjinin. Lexuesi dhe specialistet mediaveliste do ta thone fjalen e tyre, verejtjet e te cileve do te plotesojne qellimin tim.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anëtarësuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Kronologjia e jetes se tij


    Shek.VII Permenden per here te pare "Dukagjinet e Arberise". Disa mendojne se mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i fshatit Dukagjin, diku ne kufirin e rrethinave te Pukes me Mirditen, afer fshatit Dardhe, ku kane qene te vendosur fillimisht te paret e Principates se Dukagjineve.

    1202-4 Dukagjinet pushtuan Zadrimen dhe u shtrine shume shpejt ne Shqiperine e veriut me kryeqender Lezhen. Disa mendojne se ne kete kohe Dukagjinet u shfaqen ne trojet arberore te ardhur nga Franca si kryqtare dhe se mbiemri Dukagjin u formua nga perngjitja e titullit Duke me emrin Gjin ose Duka i Gjinit, qe do te thoshte Djali i Gjinit.

    1356 Kur osmanet shkelin per here te pare ne Ballkan, Principata e Dukagjineve eshte zgjeruar ne Shqiperine veri-lindore dhe ka nje qender te dyte ne Fand, krahine e Mirdites se sotme. Disa mendojne se aso kohe Principata e Dukagjineve perfaqesohej me dy dege.

    1389 Beteja e Fushekosoves. Thyhet nga osmanet koalicioni ballkanas, ne te cilin bente pjese edhe Principata e Dukagjineve, sadoqe nder burime nuk permenden.

    1393 Dukagjinet ua dorezojne qytetin e Lezhes venedikasve, qe te mos binte nen sundimin e osmaneve, duke ruajtur te drejten e nje te tretes se te ardhurave.

    1406 Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i permendur per urtesi, vihet ne krye te Principates se Dukagjineve me kryeqender Ulpianen (qytet i themeluar prej tij), ku mbreteron se bashku me te vellane Nikolle Dukagjinin, i shquar per trimeri.

    1410 Lind ne Ulpiana princi trashegimtar i Pal Dukagjinit, Leke Dukagjini, formimi kulturor i te cilit mendohet te jete bere ne qendra te zhvilluara te kohes, si Shkodra, Raguza, Venecia. Leka ka pasur edhe nje vella, Palin, me zgjuarsi te jashtezakonshme, por te verber; nje moter, Roza, me bukuri te rralle e shume krenare dhe, ndoshta, nje tjeter me emrin Maria, qe do te behet gruaja e Gjon Muzakes se Beratit.

    1432 Pal Dukagjini me te vellane, Nikollen, mbeshtesin se bashku me Topiajt Aranit Komnenin, vjehrrin e ardhshem te Skenderbeut, ne kryengritjen e tij te suksesshme kunder forcave osmane. Motra e Aranit Komnenit ka qene gruaja e Pal Dukagjinit, e ema e Lekes.

    1444 Pal dhe Nikolle Dukagjini jane pjesemarres te Beselidhjes se Skenderbeut ne Lezhe. Ata mbeshtesin Lidhjen me 5 000 ushtare nga 15 000 qe kishte gjithsej Skenderbeu. Pali shoqeron Skenderbeun ne Kruje.

    1444 Beteja e Torvjollit ku marrin pjese edhe trupat e Principates se Dukagjineve nen komanden e Tanush Topise. Pali, se bashku me princer te tjere, do te prese ne Kruje Skenderbeun per ta pershendetur per fitoren.

    1445 Ne dasmen e Mamices, se motres se Skenderbeut ne Muzakine, shfaqet per here te pare princi Leke Dukagjini. Dueli i tij me Leke Zakarine per doren e princeshes se bukur Jerina Dushmani.

    1446 Vdes Pal Dukagjini. Vendin e tij ne krye te Principates se Dukagjineve e ze i biri, Leke Dukagjini.

    1447 Vriten ne pusi Leke Zakaria se bashku me Bozhdar Cernovicin dhe per kete perflitet Leke Dukagjini.

    1447 Nikolle Dukagjini, i nxitur nga njerezit e Skenderbeut, pushton perkohesisht Shatin, nderkohe qe Dejen e kane marre venedikasit. Skenderbeu i shpall lufte Venedikut.

    1447 Leke Dukagjini martohet me Teodoren, motren me te vogel te Gjon Muzakes se Beratit. Nuk paten femije. Dukagjinet qe do te permenden pas Leke Dukagjinit ne Itali apo ne sherbim te Perandorise Osmane, rrjedhin nga familje te adaptuara prej Pal Dukagjinit ose prej Lekes.

    1447-8 Skenderbeu rrethon Dejen, Shkodren dhe Durresin, qytete ne zoterim te venedikasve. Perkrah Skenderbeut eshte Nikolle Dukagjini.

    1448 Paqja e Skendebeut me Venedikasit. Leke Dukagjini nuk merr pjese.

    1451 Martesa e Skenderbeut. Leke Dukagjini nuk merr pjese.

    1451-2 Komploti i Krrabes kunder Skenderbeut. Perflitet Leke Dukagjini.

    1452 Pajtimi i pare i Leke Dukagjinit me Skenderbeun ne Durres.

    1454 Breksamus, diplomat i Leke Dukagjinit, perfaqeson Skenderbeun te mbreti i Napolit. Pensioni 300 dukatesh per Leken prej mbretit Alfons.

    1458 Bie Prizreni, qendra me e zhvilluar tregtare e kulturore e Principates se Dukagjineve, nderkohe qe kryeqyteti, Ulpiana, duhet menduar i shkaterruar nga themelet para Prizrenit.

    1458 Leke Dukagjini pushton keshtjellen e Shatit qe ishte ne zoterim te venedikasve. Skenderbeu nderhyn me trupat e tij dhe ua kthen venedikasve.

    1458-81 Leke Dukagjini nderton disa keshtjella ne thellesi te trojeve te principates se vet, forcon pushtetin vendor te malesoreve, shtetas te tij, qe jetonin brez pas brezi ne gjendje te lire dhe institucionalizon permes praktikave gjyqesore nje sistem juridiko-popullor, qe do te trashegohet permes fjaleve te urta te thena nga ai, si nje veper fondamentale e kultures humaniste shqiptare. Kjo veper, e ruajtur ne nje shqipe kaq te bukur, qe u mblodh nga Shtjefen Gjecovi ne kapercyellin e shek.XIX-XX eshte Kanuni i Leke Dukagjinit.

    1461 Perflitet Leke Dukagjini se u eshte drejtuar turqve per aleance. Papa Piu II e kercenon me ckisherim.

    1463 Papa Piu II nderhyn per pajtimin e Leke Dukagjinit me Skenderbeun.

    1463 Pajtimi i dyte me Skenderbeun. Leka bashkohet me Lidhjen e Skenderbeut, Venedikun dhe Ivan Cernovicin e Malit te Zi.

    1465 Ne betejen e Sfetigradit, Leke Dukagjini shpeton prej vdekjes Skenderbeun.

    1466 Leka dhe Nikel Moneta komandojne 13 mije forca shqiptare perkrah Skenderbeut kunder Ballaban Pashes.

    1468 Ne Shkoder thyhen trupat osmane prej ushtrise shqiptare pa pjesemarrjen e Skenderbeut. Mendohet se kjo fitore eshte arritur nen drejtimin e Leke Dukagjinit.

    1468 Vdes Skenderbeu. Leke Dukagjini eshte nder kryetrimat shqiptare qe iu ndodh prane deri ne castet e fundit te jetes.

    1477 Leka ne mbrojtje te Krujes, ku duhet te kete mbetur i plagosur, pasi u perfol se mbeti i vrare.

    1479 Venecianet nenshkruajne pushtimin e Shqiperise prej turqve, por Leke Dukagjini vazhdon rezistencen keshtjellave, qe kishte ngritur thellesive te maleve te principates se tij.

    1481 Leke Dukagjini permendet per here te fundit ne dokumentet e kohes, duke kaluar nga Raguza per ne principaten e tij.

    1481 Mendohet vdekja e Leke Dukagjinit, pinjolli me i fundit i Principates se Dukagjineve. Asnje dokument nuk flet per vendvarrimin e tij. Gojedhena thote se iku duke bekuar lirine e viseve shqiptare dhe duke mallkuar roberimin e tyre, derisa te zotet te kthehen ne trojet e veta.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anëtarësuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Marr nga historia zyrtare e shqiperise.

    Dukagjinët dhe shtrirja e tyre
    Burimet historike, ndonëse japin të dhëna fragmentare, tregojnë se gjatë mesjetës Dukagjinët kanë qenë një familje fisnike e rëndësishme, prandaj emrin familjar të tyre e trashëguan ndër shekuj rajone të gjera fushore e malore të Shqipërisë së Epërme, si edhe e drejta dokesore shqiptare e këtyre viseve. Për ta kanë qarkulluar edhe gojëdhëna mesjetare, të cilat, pavarësisht nga sfondi fantazist i tyre dhe kronologjia e gabuar që kanë, dëshmojnë se Dukagjinët kanë qenë një familje e vjetër fisnike, e cila ka ndikuar në jetën politike shqiptare, madje edhe më tej.
    Në një kronikë raguzane është dhënë një gojëdhënë, sipas së cilës në shek. VII Dukagjinët kishin shkaktuar kryengritje në Bosnjë dhe dy herë kishin ndërhyrë në Raguzë. Një gojëdhënë e dytë gjendet në Përkujtesën e Gjon Muzakës. Sipas saj Dukagjinët rridhnin nga një njeri me prejardhje trojane i vendosur në Francë, që quhej Dukagjin. Ky ishte nisur me kryqtarë të tjerë nga Franca për të çliruar Jeruzalemin, por, me të arritur në Shqipëri, Dukagjini pushtoi Zadrimën, krahinat rreth saj dhe u bë sundimtar i tyre. Gojëdhëna vijon me vrasjen e Dukagjinit prej vasalëve të vet dhe tregon se si djali i tij i mitur u fsheh për të rimarrë më pas zotërimet atërore.
    Mbiemri Dukagjin përbëhet nga dy emra vetjakë: Dukë dhe Gjin. Këta emra gjatë mesjetës kanë qenë shumë të përhapur te shqiptarët si emra vetjakë e familjarë, gjithandej ku ata banonin. Ka studiues që mbiemrin Dukagjin e lidhin me titullin e lartë fisnik dukë dhe me emrin vetjak Gjin. Sipas tyre mbiemri Dukagjin lidhet me një personazh historik, me “dukën arbër Gjin Tanushin” (dux Ginius Tanuschius Albanensis), i cili në një dokument të vitit 1281 përmendet si kundërshtar dhe i burgosur politik i pushtetit anzhuin në Shqipëri. Vetëm pas një shekulli shfaqet për herë të parë emri familjar Dukagjini. Këtë mbiemër (llagap) e kanë mbajtur gjatë shek. XV një varg njerëzish të rëndësishëm të historisë sonë kombëtare. Dukagjinët kanë pasur edhe një mbiemër të dytë, Perlati, që është përdorur vetëm një herë, në një dokument të vitit 1402.
    Nëpërmjet shqyrtimit të burimeve historike njihen dy degë fillestare të pemës gjenealogjike të Dukagjinëve, të cilave ende nuk u dihet prindi i përbashkët.
    Emri familjar Dukagjini del për herë të parë në një dokument raguzan të vitit 1377 për një njeri me disa mbiemra “Nikollë Stefan Tuderoviç Dukagjini” (Nicolaus Stephani Tuderovich Ducaghin). Ky mund të jetë paraardhësi i njërës degë fillestare të Dukagjinëve. Përfaqësuesi i sigurt i njërës degë është Gjergji, që përmendet në vitin 1403 si proniar i dy fshatrave pranë Lezhës (Balldre dhe Kakarriq) dhe si komandant i një trupe prej 40 kalorësish dhe njëqind këmbësorësh. Gjergji ka vdekur para vitit 1409 dhe, sipas Gjon Muzakës, ka pasur tre djem (Gjergjin, Tanushin dhe Nikollën). Dokumentet e kohës japin vetëm njërin prej tyre, Nikollën. Emri i Nikollës del në vitin 1409. Ai në fillim të viteve 30 u ngrit në luftë kundër serbëve dhe osmanëve dhe i dëboi ata nga Deja. Më pas mori pjesë në kryengritjen çlirimtare të vitit 1443 dhe në Kuvendin e Lezhës, ku u bë personazh politik i rëndësishëm i vendit. Nikollë Dukagjini ka vdekur gjatë viteve 1452-1454. Djemtë e tij, Draga dhe Gjergji, nuk arritën të kishin veprimtari politike, sepse në vitin 1462 u vranë. Si pasardhës i vetëm i tyre mbeti djali i mitur i Gjergjit, Nikolla, i cili hyri në shërbim të Venedikut.
    Emrat e paraardhësve të degës tjetër të Dukagjinëve janë shkruar në një dokument raguzan të vitit 1387. Në të është treguar se vëllezërit Lekë e Pal Dukagjini ishin zotër të Lezhës dhe se ata u siguronin raguzanëve kalimin nëpër trevat e tyre shqiptare.
    Pal Dukagjini ka vdekur para vitit 1393 dhe la pesë djem: Tanushin e Vogël, Progonin, Palin, Andrean dhe Gjonin. Pali përmendet vetëm në një dokument të vitit 1402, ku dëshmohet se gjatë kthimit nga Venediku, ai është vrarë në Dalmaci. Kurse emrat e Progonit dhe të Tanushit të Vogël janë shënuar për herë të parë në të njëjtin dokument (1393). Progoni ka vdekur në vitin 1394, kurse Tanushi i Vogël para vitit 1433. Ky ka qenë së bashku me Gojçin Gjurashin dhe Kojë Zaharinë për të mbrojtur tokat shqiptare nga pushtimi serb i Despotatit të Rashës. Andrea del në vitin 1406, kur Venediku i riktheu një dajlan në Shkodër, që e kishte marrë me ankand. Po me koncesion të Venedikut ai kishte edhe prona tokësore në rrethinat e Shkodrës. Në fillim të vitit 1416 Andrea përmendet si i vdekur, kurse vëllai i tij, Gjoni, ishte prift dhe kishte prona tokësore në rrethinat e Shkodrës. Emri i Gjonit përmendet për herë të fundit më 1446. Koncesionet e Venedikut për pronat zakonisht trashëgoheshin. Prandaj Andrea duhet të ketë pasur djalë sipërmarrësin Budomir, i cili në vitet 20 të shek. XV ishte qiramarrës i dajlaneve të Shkodrës dhe, krahas tregtimit të peshkut, merrej edhe me tregtinë e metaleve që prodhoheshin në Kosovë dhe që përdoreshin gjerë në jetën e përditshme. Kështu, me argjendin e Kosovës, krahas monedhave dhe zbukurimeve, bëheshin edhe objekte të tryezës së ngrënies, si lugë, kupa, poçe, tasa etj. Një pasardhës i tyre, Budomiri, mori pjesë në luftën për mbrojtjen e Shkodrës më 1478. Pas rënies së qytetit gruaja dhe tre fëmijët e tij u strehuan në Venedik.
    Të dhënat burimore të drejtpërdrejta për degët gjenealogjike të Dukagjinëve, mund të plotësohen edhe me të dhëna të tërthorta. Gjatë viteve 30 të shek. XV shfaqet Vukë Dukagjini si figurë e rëndësishme e qytetit të Shkodrës, të cilit iu bënë dhurata nga administrata shtetërore e Raguzës në vitin 1433. Veç këtij, dalin edhe banorë të tjerë të qytetit të Shkodrës me mbiemrin Dukagjini, që janë dërguar herë pas here në Venedik si përfaqësues e mbrojtës të interesave të bashkësisë shkodrane pranë autoriteteve shtetërore veneciane. Njëri përmendet në vitin 1431 vetëm me emrin familjar Dukagjini, një tjetër, Teodor Dukagjini, në vitin 1458 është dërguar në Venedik etj. Ngarkimi i Dukagjinëve me misione të tilla të rëndësishme nga bashkëqytetarët tregon se ata respektoheshin shumë prej tyre dhe se ishin të arsimuar dhe njohës të mirë të gjuhëve të huaja. Dy Dukagjinët e parë (që mund të jenë i njëjti njeri, Vuku), duhet të jenë djem të Budomirit. Për Teodorin nuk dihen lidhjet familjare; ai mund t`i përkiste edhe degës së mësipërme ose një dege tjetër, sepse mund të ishte nip i Tanushit të Madh. Teodori është vrarë në luftë për mbrojtjen e Shkodrës gjatë vitit 1478.
    Dega gjenealogjike e Lekë Dukagjinit ka lënë shumë gjurmë në jetën politike të Shqipërisë gjatë shek. XV. Vetë Leka ka të njëjtin vend në burimet historike sa edhe vëllai i vogël i tij, Pali. Të dy këta përmenden bashkë si zotër të Lezhës (1387) dhe si të vdekur (1393). Leka la pas dy djem dhe një vajzë: Progonin, Tanushin e Madh dhe Boksën, e cila u martua me zotin e Dejës, Kojë Zaharinë.
    Progoni dhe Tanushi i Madh, në emër të tyre dhe të dy djemve të xhaxhait të vdekur, Palit (djem të të cilit ishin Tanushi i Vogël dhe Progoni), i dorëzuan Lezhën Venedikut në vitin 1393. Progoni u martua me vajzën e Karl Topisë, Gojsllavën, dhe u vu në shërbim të Venedikut si kështjellar i Shasit, ku mbeti i vrarë para vitit 1402. Tanushi i Madh u vendos familjarisht në Shkodër, u emërua vojvodë i rrethinave të saj dhe më pas pati mosmarrëveshje me autoritetet veneciane të qytetit. Për këtë shkak dhe me akuza të trilluara për bashkëpunim me osmanët, edhe pse ishte një personalitet që gëzonte autoritet në Shqipëri, Tanushi i Madh u burgos, u torturua, u dërgua si i dënuar në Venedik dhe, për mungesë provash fajësie, iu rikthyen pasuritë e konfiskuara. Megjithatë, më 1438, ai u internua në Padovë dhe pas këtij viti nuk ka të dhëna për jetën e tij.
    Tanushi i Madh ka pasur në vitin 1435 katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza: Palin, Lekën, Kalen dhe një vajzë të vogël 14-vjeçare, emrin e së cilës nuk e përmend. Dy djemtë e tij, edhe pse ishin fëmijë të ligjshëm, janë cilësuar nga Gjon Muzaka si Dukagjinë “jo të vërtetë” për shkak të kundërshtive që lindën në gjirin e Dukagjinëve. Më i vogli i djemve, Leka, nuk del si figurë politike e rëndësishme. Ai ka lindur në vitin 1420 dhe për herë të fundit përmendet në vitin 1451 si kundërshtar i Venedikut. Nuk dihet nëse ka lënë pasardhës. Vëllai i tij, Pali (1411-1458), për të cilin Gjon Muzaka rrëfen se është edukuar pranë Gjon Kastriotit, ka qenë aktiv në jetën politike. Ai ka marrë pjesë në Kuvendin e Lezhës dhe që në fillim është bashkuar me Skënderbeun. Pali ka pasur katër djem: Lekën, Nikollën, Progonin dhe Gjergjin. Emri i Gjergjit del vetëm në Përkujtesën e Gjon Muzakës. Progoni përmendet në vitin 1471 si i vdekur. Leka u bë personazh i rëndësishëm i jetës politike të Shqipërisë. Në vitin 1456 ai i dëboi qeveritarët venecianë nga Deja e nga Shasi, u bë bashkëpunëtor i Skënderbeut dhe vijoi luftën kundër osmanëve edhe në vitet 70. Pas pushtimit të Shkodrës nga osmanët (1479), Leka dhe vëllai i tij, Nikolla, mërguan në Itali dhe u rikthyen në vitin 1481 për të çliruar zotërimet e Dukagjinëve nga pushtuesit osmanë. Leka ka pasur ndikim të madh te banorët e Shqipërisë së Epërme. E drejta dokesore shqiptare lidhet me emrin e tij. Një pasardhës i vëllezërve Dukagjini, që jetonte në Itali, Progoni, në vitin 1501 është kthyer në atdhe për të udhëhequr kryengritjen antiosmane që shpërtheu në Shqipërinë e Epërme. Më pas ai bëri marrëveshje me osmanët dhe mori prej tyre titullin e pashait, si edhe qeverisjen e një pjese të zotërimeve të Dukagjinëve.
    Krahas Dukagjinëve të mësipërm, të cilëve drejtpërdrejt ose tërthorazi u njihen degët gjenealogjike, në dokumentet e shek. XV dalin edhe njerëz të tjerë me mbiemrin Dukagjini. Në Durrës jetonte Rask Dukagjini, për të cilin dokumente të vitit 1408 dhe 1410 tregojnë se ishte rrogëtar i Venedikut dhe me një trupë kalorësish të vet ruante dhe mbronte Durrësin. Në Raguzë ka banuar Stipan Dukagjini, i cili në vitin 1408 ka lënë testamentin e vet. Stipani duhet të ketë qenë pronar kopshtiesh në Raguzë, sepse në vitin 1406 përmendet një pronar i tillë vetëm me mbiemrin Dukagjini, që mbante shërbyese në shtëpi. Në letra të papës përmenden gjatë vitit 1492 Luka dhe Stefan Dukagjini, kurse në vitin 1499 del një tjetër Dukagjin si pronar i një anijeje që transportonte drithë nga Pirgu në Kotorr.
    Vetëm një herë fjala Dukagjin është gjetur si emër vetjak në një dokument të vitit 1446 për një banor të fshatit Mogulsi, Dukagjin Mogulsi. Gjatë shekujve që pasuan emri familjar Dukagjini vijoi të përdorej te shqiptarët e besimeve të ndryshme fetare.
    Disa anëtarë të familjes së madhe fisnike Dukagjini u islamizuan dhe në shek. XV ata arritën të zinin poste shumë të larta në administratën osmane. Gjatë shek. XVI në tërë Perandorinë Osmane shkëlqyen edhe dy poetë, Jahja Beu dhe Ali Beu, që i shkruan veprat e tyre osmanisht. Në këto vepra ata kanë shënuar edhe emrin familjar të tyre, Dukagjini, që dëshmon edhe përkatësinë e tyre kombëtare shqiptare.
    Dukagjinët kanë pasur si stemë të tyre një shqiponjë të bardhë njëkrenore. Ata kanë gëzuar vend parësor në radhët e fisnikërisë vendase dhe janë respektuar nga elita drejtuese shqiptare gjatë shekujve të mesjetës. Këtë e dëshmojnë lidhjet martesore, edhe pse njihen pak prej tyre.
    Djali i Lekë Dukagjinit, Progoni, ishte martuar me vajzën e Karl Topisë, Gojsllavën, ndërsa vajza e Lekës, Boksa, ishte martuar me zotin e Dejës, Kojë Zaharinë. Në Përkujtesën e Gjon Muzakës përmenden disa lidhje martesore të Dukagjinëve me Muzakajt dhe me Arianitët. Gjon Muzaka ka shkruar se kishte për grua Marie Dukagjinin, por nuk ka treguar atësinë e saj. Motra e tij, që ishte martuar tek Arianitët, Suina, e ka martuar vajzën e saj, Jelën, me “Lekë Dukagjinin, të quajtur Kolë Dukagjini”, pa treguar atësinë e këtij. Po sipas Gjon Muzakës, tri vajza të Gjergj Arianitit, Kiarina, Elena dhe Dhespina, ishin martuar përkatësisht me Nikollë Dukagjinin, Gjergj Dukagjinin dhe Tanush Dukagjinin. Një motër e tij ishte martuar me Pal Dukagjinin.
    Trojet e Dukagjinëve shtriheshin në Shqipërinë e Epërme. Ato kanë ndryshuar duke u zgjeruar ose duke u ngushtuar, në varësi të jetës së trazuar politike të shek. XIV-XV. Dukagjinët kanë qenë një familje e madhe fisnike. Në krye të tyre kanë qëndruar një ose dy persona, të cilët janë zëvendësuar nga pinjollë të tjerë më energjikë. Trojet e tyre Dukagjinët i kanë administruar herë si zotër të pavarur dhe herë si vasalë të sundimtarëve më të fuqishëm.
    Për sa kohë që në shtetin e Balshajve janë përfshirë trojet e Dukagjinëve, këta nuk përmenden në dokumentet e kohës. Pas betejës së Savrës të vitit 1385, që çoi në rrudhjen e shtetit të Balshajve, Dukagjinët dalin si zotër të pavarur në Lezhë dhe zhduket anonimiteti i tyre. Në vitin 1387 ata kanë ftuar tregtarët raguzanë të kalonin nëpër trojet e tyre. Kjo dëshmon se nën pushtetin e Dukagjinëve ishin krahinat përgjatë rrugës së rëndësishme Lezhë-Prizren, si edhe të dy këto qytete. Praninë e pushtetit të tyre në Prizren e dëshmon, sipas rrëfimit të Marin Barlecit, përmendorja e ngritur në këtë qytet në përkujtim të Nikollë Dukagjinit. Në veri të trojeve të Dukagjinëve kanë qenë trojet e dhëndrit të tyre, Kojë Zaharisë. Kështu Dukagjinët kanë zotëruar për një periudhë kohe, ndonëse me ndërprerje, rrugën që kalonte nga Deja, përpjetë rrjedhjes së Drinit për në Rrafshin e Dukagjinit e më tutje. Ata duhet të kenë zotëruar edhe Pejën.
    Vërshimi i ushtrive osmane në Shqipërinë e Epërme dhe pushtimi përkohësisht prej tyre në vitin 1393 i Krujës, i Ulqinit, i Shkodrës dhe i Dejës, ndonëse Dukagjinët arritën ta mbronin Lezhën dhe dolën kështu si forcë antiosmane, i dobësoi pozitat e tyre si zotër të pavarur. Prandaj Lezhën ata ia dorëzuan Venedikut në vitin 1393 dhe bashkë me të Dukagjinët humbën kontrollin e rrugës Lezhë - Prizren, por jo ndikimin e tyre në këtë rajon.
    Rruga e mësipërme dhe krahinat përgjatë saj, me miratimin e pushtuesve osmanë, kaluan në duart e Dhimitër Jonimës, i cili i kishte ndihmuar ata për pushtimin e Shkodrës. Jonimët ishin një familje e vjetër fisnike. Një pinjoll i saj përmendet për herë të parë në fillim të shek. XIII si vasal i princit Dhimitër të Arbrit dhe një Jonimë i dytë shfaqet në fund të atij shekulli si sebast që, bashkë me disa fisnikë të tjerë shqiptarë, kishte nënshkruar një marrëveshje (1274) me mbretin e Sicilisë, Karlin I Anzhu. Pas një shekulli, në vitin 1394, burimet historike na japin fisnikun e fuqishëm me emrin Dhimitër Jonima. Ky kishte dy kështjella, emrat e të cilave nuk njihen, portin dhe qendrën doganore të Shufadasë në grykëderdhjen e Matit dhe një forcë ushtarake prej dyqind kalorësish e katërqind e më shumë këmbësorësh. Në veri zotërimet e Dhimitrit ishin në kufi me trojet e Kojë Zaharisë. Duke njohur ndikimin që kishin Dukagjinët në këtë rajon, Dhimitër Jonima krijoi marrëdhënie të mira me ta dhe u bë shprehës edhe i kërkesave të tyre pranë kancelarive të huaja, sidomos ndaj Venedikut. Gjithashtu ai kishte marrëdhënie të mira edhe me fqinjin e tij të fuqishëm, Gjon Kastriotin. Për herë të fundit, Dh. Jonima përmendet si zot i Shufadasë më 1409, vit kur ai duhet të ketë vdekur. Paskëtaj Shufadaja dhe krahinat përgjatë rrugës Lezhë-Prizren janë përfshirë tërësisht në shtetin e Gjon Kastriotit. Ky e ruajti bashkëpunimin me ata anëtarë të familjes Jonima që mbetën në zonën e Lezhës, sepse shumica e tyre jetonin në rajonin e Shkodrës. Dhimitër Jonima është përmendur edhe pas vdekjes. Një pjesë e zotërimeve të tij janë regjistruar në kadastrat osmane të mëvonshme me emrin vilajeti i Dhimitër Jonimës.
    Një vit pas vdekjes së Dhimitër Jonimës, më 1410, janë bërë përpjekje të pasuksesshme që Lezha të kalonte në duart e Tanush Dukagjinit. Pas kësaj veprimtaria politike dhe ekonomike e Dukagjinëve është përqendruar kryesisht në rajonin e Shkodrës, ku gjendeshin edhe familje të tjera fisnike, si Spanët, Jonimët, Zahariajt etj.
    Në veprimtarinë politike të Zahariajve ka pasur një peshë të veçantë Boksa Dukagjini, gruaja e Kojë Zaharisë. Për herë të parë emri i familjes fisnike Zaharia del në vitet 1318-1320 te peshkopi i Shasit. Pas peshkopit, burimet historike na njohin në fund të shek. XIV me Kojë Zaharinë. Veprimtaria politike e Kojës është e ngjashme me atë të Dhimitër Jonimës dhe të dy këta kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Koja përmendet në vitin 1396 si zot i kështjellës së Shasit, dhe, më pas, si zot i Dejës e i ngushticave të rrugës përgjatë Drinit. Zotërimet e Kojë Zaharisë kufizoheshin në lindje me viset e pushtuara nga osmanët. Koja ka qenë vasal i tyre dhe kundërshtar i despotëve serbë të Rashës. Koja ka pasur një djalë, Lekën.
    Në këto treva shqiptare janë ndërthurur interesat e Zahariajve me ato të Dukagjinëve, që kufizoheshin me njëri-tjetrin. Ndërmjet këtyre dy familjeve fisnike, që jo rastësisht kanë qenë në krushqi, përgjithësisht ka pasur marrëdhënie bashkëpunimi të ngushtë. Pas vdekjes së Lekë Zaharisë në vitin 1444, meqenëse djali i tij, Koja, ishte i mitur, gjyshja e këtij, Boksa, doli në krye të familjes. Ajo kërkoi mbështetjen e Venedikut, duke i dorëzuar Republikës së Shën Markut Dejën, Shasin etj. Zotërimet që mbetën nga trashëgimia e Lekë Zaharisë kaluan në duart e Dukagjinëve. Këta morën në zotërim rrugën tregtare dhe krahinat përgjatë luginës së lumit Drin, si edhe një pjesë të konsiderueshme të Rrafshit të Dukagjinit. Përkohësisht këto krahina ishin pushtuar nga Despotati i Rashës dhe, pas shembjes së tij më 1439, u rimorën nga Zahariajt e Dukagjinët.
    Në veri të Dukagjinëve dhe të Zahariajve shtriheshin trojet shqiptare të Spanëve, që kanë qenë familje fisnike shumë e madhe. Emri familjar i tyre shfaqet për herë të parë në vitin 1322 te një shkodran. Në radhët e Spanëve kishte pronarë tokash, tregtarë, klerikë etj. Mbiemrin e tyre e mbanin edhe një varg familjesh të thjeshta. Si veçori e përbashkët e familjeve Spani, krahas mbiemrit, ishte se thuajse që të gjitha ato banonin në krahinat pranë Rrugës së Gentës. Spanët kanë jetuar në qytetet dhe në krahinat e Shkodrës, Drishtit, Pultit, Pejës, Trepçës etj. Një trevë në veri të lumit Drin del në dokumentet e fundit të shek. XV me emrin e përfaqësuesit më në zë të kësaj familjeje, Pjetër Spanit (nahija e Pjetër Spanit), i cili ka qenë pjesëmarrës në Kuvendin e Lezhës.
    Krahas Balshajve, Kastriotëve, Dukagjinëve, Jonimëve, Zahariajve e Spanëve, në Shqipërinë e Epërme ka pasur edhe një numër familjesh të tjera me peshë në jetën politike shqiptare, veçanërisht gjatë shek. XV. Këto familje kanë qenë Gjurashët (Cërnojeviçët), Dushmanët e Drishtit, Hotët, Shestanët etj.
    Të gjitha këto familje shqiptare kanë dalë në skenën politike në një periudhë shumë të trazuar, të shkaktuar prej ndërhyrjeve e pushtimeve të shteteve të huaja. Gjatë dhjetëvjeçarëve të parë të shek. XV, për jetën politike të Shqipërisë së Epërme kanë qenë si më rrënimtare dy shtete: Perandoria Osmane dhe Despotati i Rashës, që ishte shtet vasal i të parit, madje një nga gratë e sulltan Muratit II ka qenë edhe vajza e despotit serb. Pas vdekjes së Balshës III (1421), sundimtarët serbë, deri më 1439 kur u shkatërrua Despotati i Rashës, i zhvendosën kufijtë dhe dolën në bregdetin shqiptar, nga Kotorri deri në Tivar, si edhe në rrethinat e Shkodrës, ku pushtuan Drishtin. Përballë fuqisë ushtarake të papërballueshme osmane një pjesë e fisnikëve shqiptarë ngurruan në fillim të rrëmbenin armët, kurse kundër pushtuesve serbë ata u ngritën të gjithë, Gjurashët në radhë të parë (zotërimet e të cilëve shtriheshin në rrethinat e Grykës së Kotorrit dhe në të gjithë Gentën), Zahariajt, Dukagjinët, Kastriotët etj.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anëtarësuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    At Gjergj Fishta

    PARATHÂNE

    1. Randsija e Folklores komtare.

    Kushdo nieri i leters e i kalemit, e qi të jetë i zoti me perftue në mende të vet idén «Atdhé», kupton mirfillit randsín e madhe qi per kóm ká në vedvedi të mbledhunt e «folklorës» së tij komtare.

    «Folklora» âsht pasqyra e kthjelltë e psihes së komit; âsht rrasa mermerit, më të cillen historija zgavrron t’endunt e të shendunt e popujvet; asht cehja e pashterrshme e gjuhsís e e letersís komtare. «Folkloren», po, do të skjyrtojsh, po deshte me shkrue historín e komit, e cilla me hamende nuk shkruhet, por qi edhè pa tê komi jetë nuk ká; «folklores» do t’i siellesh, po deshte me shtue pasunín e gjûhës me fjalë të permvehtsueme, me frazeologí shprehsore, me shembulltyra të gjalla, dramatike; në «folklorë» prap ké me ndeshë më type mâ të nalta, më karaktere mâ të forta, e më motive mâ t’ardhuna e të perkueshme per zhvillimin e leteratyrës komtare. – Epopét mâ të mdhá e mâ të bukura të botës: si nji «Iliade», nji «Shah-Name», nji «Niebelungen», nji «Fingal» etr. etr. kan ngallitë e janë zhvillue mbí bazen e «folklorës» komtare.

    Mjerisht disa nder atà të bij të fisit shqyptar, qi mbahen per intelektuala e udhëhjeksa të fatit e të shartevet të komit, por qi shkolla, neper të cillen paten kênë pershkrue, nuk mrrîjti me u a qirue shpirtin krejt prej zdramit të do parimeve sterelizuese e shkatrrimtare, e as me u a hjekë at lmashk pedantizmi e kulimlleku vagabond-modern, qi ata quejn «kultur», perbuzin njomsín e vallevet popullore, bâjn n’asgja bukurín gjithmonë të njethtë e të kerthnestë të rapsodijavet kreshnike, kerveshin buzen mbí randsí të vendimevet të kanunit doketar – droit coutumier – mbí fjeshtsín e artë të mytologís, të prrallavet, e mbí marë «folkloren» t’onë komtare. E pra, sa bukurija thânjesh, sa njomsija e naltsija mendimesh nuk âsht strukë permbrenda ksajë «folklore», më të cillen ká punue psihja heroike e komit marë e i kan rá më limë kavaljetet e gjata, të palodhshme! Per shembull: kû m’a ké – s’po tham në leteratyrë shqype: se mâ kjo e shkreta hecë faqet per dhé, sie grami; por edhè nder leteratyra të reja të komevet të gjytetnueme – nji pershkrim, prû me njyre mâ të gjalla, me shembulltyra mâ të pershtatuna, e me nji burrní mâ bujare, mâ fisnike e te njerzishme mbí hijeshín e nji vashe, se, pershkrimin, me të cillin fatosi i rapsodís «Martesa e Halilit», botue ne «Hýll të Dritës» (1924, f. 261) paraqet hijeshín e Tanushës, së bijs së krajlit:

    "...E un Tanushen vetë e ko’ pa,
    Kúr kem pasë besë me krajlí:
    Gjâ mâ të mirë s’shef njeri nen ket diell?
    Vetulla e sajë ndrejt, si fiskaja 1);
    Shteku i ballit, si shteku i malit,
    Kúr merr hana me prendue;
    Syni i sajë, si kokërra e qershís;
    E ká qerpikun, si krahi i dallndyshës;
    Ftyra e sajë, si kuqet molla m’degë:
    Hunda ndrejt, si kalemi i Tushes 2);
    Goja e vogel, si lulja qi shperthen;
    Dhâmët e bardhë, si gurzit e lúmit,
    Fíll mbas shiut, kúr po i shndritte dielli;
    Qafa e sajë, si qafa e pllumit;
    Shtati i sajë, si ‘i shtat çetine;
    Misht e dores, porsi rremi i shemshirit".
    Kû e ká Petrarka – mbreti i vjerrshës së bukurís e të dashtnís – nji pershkrim të hijeshís së grues mâ të bukur se ky? Petrarka, mshilë prej mbramjet n’odë të vet, hupë – të thuesh – krejt nder libra e karta të vjetra, në dritë të zbetë e të marrët të nji flake kandili vojit, e cilla herë trashet e herë tëhollohet – thue se po fiket m’ilik të vetin të shkrûmuem: grumullue në magazinë të fantazís së vet allabastra, fildisha, ixhí, zadefa, perle etr. qi ká mûjtë me pá kund në ndonji kishë, në ndonji salon, a duqan sendesh të rralla e të kushtueshme: si edhè kroje e gurra te hartueme, lule e lulishta, kodra e suka të blera, ograja e senjore zotnísh etr. edhè me nji cenë, me nji duresë pernjimend monakale, vêhet e pershkruen në poezí idealin e vet të bukurís – Lauren, tue peshue ç’do mendim, tue matë ç’do fjalë, tue limue ç’do germë, e gjithmonë tue fshâ, tue rektue mbas sajë, si qi edhè sod – mbas gjashtqind-shtatëqind vjetsh – të bâhet se po i ndîen ato të fshâme e të dihame të tijat. Ndersa rapsodi i malevet t’ona neper biga e hije blinit –atjé kû ktheter-rrëmysja shqype murrojë bân çerdhen neper gallushtra të stênavet t’ashklatisuna, çá neper duhme të ndonji rrfeje zharritse, dermuese – gjithkah âsht rrethue me madhní te pamatne të natyrës e me at bukurí dermore të luginavet të karmatisuna e të grykavet t’errta hijet të qarravet e të lisavet disa herësh shekullorë. Ktej nji mal i blertë, me vithna, thana, e stane; andej nji bjeshkë e naltë e rryeshme, randë ngarkue me borë; pertej nji humnere mija metrash shpatit të malit thikë n’teposhtë zgavrrue; në fund t’asajë humnerje nji lum tue gjimue zallit; nji çuterr m’at anë, krejtë bardh prej shkumet, tue u dikue nper krepa: e gurgullo gurra të cemta, e vallzo bylbyla neper brej, aha e çetina: edhè huti tue hukue, edhè ujku tue ulrue, çakalli tue lehë: prap tingllo koçana e capit, blegro kingji i delmes, thuja bariu kangës «terthorçe» e «maje krahit», çurliko fýll e zanamare: kce blegreshat hijevet, porsì Zanat mrizevet: e rrethon, po, nji jetë, nji gjallní, nji galldim, nji gaz, si gazi i prendverës së rruzullimit! Edhè ky, rapsodi, a se në zheg të ditës te mrizi i ahit, a se në mbramet mbas darke urë voters së vet mirëpritse, kapë lahuten në dorë, e plot menden e zêmren me Zot e Shen Nkollë, me Orë e me Zana, me drangoj e kulshedra, me fatosa, kreshnikë, pleq, krén, bajraktarë, pansira, heshta, armë të ngrîjta, tagana, kual mejdanash, besë e burrní shqyptare, pa matë vjerrshë, pa lmue fjalë, e rrmye mendjet në naltsí e bukurí t’argumentit, lshue krejt vedin m’flatra të fantazís së vet t’entuzjazmueme – si thote Ovidi:

    Est deus in nobis; agitante calescimus illo,
    Sedibus ætheriis spiritas iste venit. 3)
    (Fast., VI, 6-7)

    tue perkue zanin me tingell të lahutës, i a hîn me pershkrue bukurín e Tanushës, së bijs së krajlit, e tue e ndigjue nji qiell e kaltert, do bjeshkë të nalta, ulkoja e bylbyli, e shokët e vet zêmret bujare, kudon: «E un Tanushen vet e ko’ pá – Gjâ mâ të mirë s’shef nieri nen ket diell» ! E pse s’din shka janë allabastrat, fildishat, ixhít, zadefat, perlet, mergjanet, rubinat e tjera kso çikrrísh salonash e duqanesh, per me pershkrue nji bukurí jo grueje, jo fêmne – e cilla e hiejshme mund të ndollë edhè në mal, në fushë, ne stan e nder shpija të nderit të dyshimtë – por bukurín e nji vashe fisnike, e të nji typi grueje bujare, ky – Titan i rí – me fuqí të fjalës së vet rrmyese, të pushtetshme, perkulë madhnín e natyrës nen lëmaje të harkut të lahutës së vajtueshme, edhe merr ktû nji shtek malit, kû prendon hana: atjè nji çetinë: pertej molla, qershija; nji qafë pllumi, nji krah dallndyshe: gurzit e lumit, fíll mbas shiut kúr po i shndritte dielli, lulet qi shperthejn: prap kalemin e Tushës, rremin prej shemshirit, edhè kta, kaq me nji forcë e gjallní shembulltyrash, naltsí mendimesh, pershtatsí e permvehtsí fjalësh, sa me të vojtë mendja, se jé tue ndigjue kund ndonji thermí te «Titanomakís» s’Eziodit. Posë dámit të Hektorit prej Andromaket, pershkrue prej Homerit n’Iliade, nuk më bjen nder mend, se kam lexue kund ndonji pershkrim mâ të frymzuem me fisnikí e me burrní, e kû titanizmi e njomsija e shembulltyravet të perkojn mâ ambel me naltsín e idévet, se ket pershkrimin e rapsodit malsuer mbí bukurín e Tanushës, së bijs së krajlit. Prandej, mund të jét, ndoshta, se «Laura» e Petrarkës âsht nji «Venus», mbrû m’shkumë të detit; por sugurisht se «Tanusha» e rapsodit të Dukagjinit âsht e bardha ajo «Athenaja», shperthye e armatisne prej rrashtet të Zeusit rruféflakrues.

    Prej ktyne fjalve shifet kjartas randsija e madhe, qi per kóm mund të ketë të mbledhunt e «folklores» komtare. E do vû n’oroe, se ktû, perj ngushticet të vendit, kjo randsí u prû vetem në pikpame estetike-letrare e tue skjyrtue vetem nji degë të «folklorës»: poezín popullore. Po t’ishte vendi, po t’a lypte puna me e peshue ket randsí nder të gjitha pikpamet shkencore e letrare, kishte me û pá fort mâ kjartë detyra, qi ká Qeverija e intelektualt shqyptarë, mendjet të kthjelltë e vullndeset të mirë, me u perkujdesë per të mbledhunt e të bashkuemt e ktij visari komtár, qi âsht «folklora».



    2. – Randsia e të mledhunit të ligjvet dokesore.

    Françeskâjt shqyptarë kjenë njatà, qi nder mâ të parët në Shqypní pán randsín e madhe e ndîen nevojen e të mledhunit të «folklorës» komtare; e nder kta mâ i pari kje – dritë pasët! – Át Shtjefen Konst. Gjeçov, qi me zéll, entuzjazm e duresë i u vû ksajë pune.

    Të kryemen kndimet e veta e të marrmen qi muer Urdhnat e Meshtarís, ky françeskan i shkelqyeshem me nji herë i a nisi me mbledhë kangë e valle popullore, prralla, bestytní mitologike, thânje, fjale e kashë-të lashta, lojna, lojë fjalësh, fjalë synonime etr. të popullit t’onë. Edhè mbas pak vjetsh bashkoi nji materjal folkloristik mjaft të madh. Françeskâjt, at herë, ndertuen mbrenda rrethit të vet vepren «Visari komtar», per të mbledhunt e të botuemt e «folklorës», në të cillen vepër mueren pjesë edhè do djelm civila, atdhetarë entuzjastë shkodranë. Edhè kshtû vjetin 1910 botuen të parin blê të ktij kolekcjoni folkloristik, nen titullin «Visari Komtar» të perbâm prej kangësh, vallesh popullore e rojmesh fmijsh, të mledhuna – sidomos prej A. Shtjefen Gjeçov – n’anë të Gegnís. – Kjo vepër do të kishte vijue botimet e veta metodikisht, por erdhen kryengritjet, luftat, kohët e vshtira e jo veç se nuk u botue mâ ndoni tjeter blê, mu hupi shumica e materjalit të bashkuem.

    Gjatë ksajë kohe A. Sh. Gjeçov, tue vijue gjithnji me nji cenë e duresë të pa shoqe nder rmime të veta folkloristike, kishte bashkue shum materjal mbí Kanunin e Lekë Dukagjinit: e kúr Françeskâjt (1913) ndertuen të perkohshmen «Hylli i Dritës», nisi me botue m’tê numer per numer shinimet e pikzimet e veta mbí kanûn. Botimi i ktij studjimi të tij mbí kanûn kje pritë me entuzjazm prej Shqyptarësh e prej dijetarësh jashta Shqypnijet. – Disá profesora Akademísh e Universitetesh: nder të cillët edhè Thallòczy: me inzistenca të mdhá lypen prej drejtimit të së perkohshmes autorizimin, qi me mûjtë e me perdorue ato studjime nder vepra të veta. – Nderkaq A. Shtjefni vijote pa i a dá kurr nder rmime e studjime mbí kanûn, edhè pat shtue materjal tjeter të rí kshtû, qi botimi definitiv i kanunit do të kishte dalë, nen ç’do pikpame, nji veper pernjimend fort e interesantshme. Veç shka se u vrá mizorisht në Jugoslaví, e i hupen edhè dorshkrimet, posë qi vepra i mbet pa krye. Tash, Françeskâjt i kan bâ bashkë kto studjime t’A. Shtjefnit Konst. Gjeçov, të botueme rresht mbas rreshti në «Hýll të Dritës», e po botojn tok në nji liber: të sugurtë se me ket veper i ngrefim nji pomendore të padekshme êmnit t’Autktorit, e nji sherbim të pelqyeshem marë komit shqyptár.

    Me të vertetë se neper botim të «Kanûnit të Lekë Dukagjinit» i bâhet komit nji sherbim i dobishem, mbasì per ç’do Shtet, qi thotë, se do me jetue e me zhvillue mbas parimeve t’arsyes e të hullís së gjytetnís së vertetë, ligjët gojdhânse e qi permblidhen në kanunin doketar të komit, kan nji randsí të madhe fort në vetvedi: e se prandej duhen pasë para sýsh prej gjith njatyne, qi presin e zbatojn ligjët e Shtetit.

    Te bashkuemt e shum njerzve nuk mund të quhet – shoqní, po s’paten të gjith nji qellim të perbashktë. – Qellimi i perbashktë paracakton natyren ase esencen e shoqnís civile të Shtetit.

    Nieri ndollë në shoqní në nji mëndyrë të domosdoshme: prandej nieri âsht i detyruem me bashkveprue me tjerë shokë, per pranimin e qeltimit të perbashktë. – Veprimi i perbashktë konsolidon ekzistencen e Shtetit.

    Per me veprue mbas nji qellimit, nierit i duhet me kqyrë neper arsye, qi mjetet të jenë të perkueshme me pronim të qellimit: neper vullndesë me nzitë fuqít shpirtnore e fizike per pronim të ktij qellimi. Prandej, per me bashkveprue nieri me shokë tjerë, per nji qellim të perbashktë, lypet arsyeja e vullndesa. – Arsyeja e vullndesa zhvillojn perparimin moral e materjal të Shtetit.

    Por arsyeja e vullndesa, qi do të bâjn me veprue kolektivitetin në hullí me pronimin e qellimit, per arsye qi gjithkush i shef e i kupton, nuk mund të jenë individuale, por kolektive, – të perbashkta. Ligja âsht arsyeja e perbashktë; Auktoriteti vullndesa e perbashktë. – Në të pershtatunt me ligjë e me auktoritet ngallitë lumnija e mjerimi i Shtetit: i gjytetasvet marrë kolektivisht e individualisht.

    Tash, mâ se pari ligja, per me detyrue gjytetast, do të jét e drejtë ase e ndershme: pse ligja e padrejtë e jo e ndershme nuk mund të krijojë detyrë.

    Së dyti, ligja do të jét e dobishme, e preme per të sjellë njimend të miren e posaçme: mbasì shî prej ksajë të mire ngallitë të kênunt e karakteri i ç’do shoqnije të konkretueme e i ç’do auktoriteti qi e qeverisë.

    Por në çë mndyrë mund do të reshet kjo e mirë dobije të perbashktë? Mjetet do të jenë të pershtatuna subjektit, qi do të lvitet, do të veprojë: ligjët prá do të jenë të pershtatuna popullit, qi do t’i qesë në punë e jo vetem në pikapame t’idés shoqní, por edhè të rrethânavet individualizuese të tija (Tapparelli). Prandej nji ligjë mund të jét e mirë per nji vend e e keqe per nji tjeter (Beutham). Nji ligjë e preme, po zâmë, per ingilz, aleman e tjerë popuj të shtruem e të gjytetnuem, sugurisht nuk bân – sado e drejtë e e ndershme të jèt – per rrebela të Ballkanit, fatalista të Azís, kanibal t’Afrikës etr. Por edhè kodi penal, per arsye qi ndeshkimi do të jét i pershtatun me vehtjen qi ndeshkohet, si thotë Tapparelli, ndryshon mbas kohve, vendit e komevet; pse shekuj e popuj të ndryshem duen të mira të ndryshme. – Lodra, fjala vjen, dikúr edhè naten permallote gjinden në Shypní; por sod merzitë gjithkendin edhè diten. Kohët ndrrojn, e na me to! Shifet kjartas, pra, se ligjët, per me kênë vertè të dobishme, posë se të drejta e të ndershme, do të jenë edhè të gjashme, due me thânë: të préme mbas psihes e mbas nevojve të njimendta të popullit, qi do t’i majë; e se prandej fuqija ligjdhânse e nji Shteti, para se të presë nji ligjë të ré, duhet t’a njofë mirë shpirtin e popullit e t’i peshojë sa duhet nevojët e kohvet e të vendit, per të cillat ajo ligjë pritet. Per ndryshe ligja del dhûnë e jo hullí jete. Prandej nji filozof i madh thotë, se ligja, para se me kenë ligjë, âsht nji fakt – nji doke, zakon, "adet" e se ligja e drejtë âsht të shprehunt e nji faktit të vertetë – ligjë e kanuni populluer. Kta nuk do me thâne, se dokja, zakoni, "adeti" – kanuni të bâhet ligjë, pa kenë sankcjonue prej auktoritetit; por do me thânë, se nji auktoritet i drejtë do të presë ligjët, tue pasë gjithmonë para sýsh doket, zakonet – kanunin e vendit.

    Por kû mâ mirë e mâ kjarët se nder ligjë doketare të nji kanuni ligjdhansët e Shtetit kan për të njoftë shpirtin, karakterin e nevojët e verteta të popullit? Fuqija ktyne ligjve, mâ fort se prej sankcjonit të ligjdhânsve, u vjen prej faktit se janë bâ doke e prej vedit kan hî shî në jetë të popullit; e prandej janë mâ të gjashme, pse edhe influencen e kan mâ të madhe mbí masat, qi merr seicilli nder ato interesat e veta. Ligjët neper kohë e rrethâna ndrrojn: prandej edhe ligjët e kanunint do të ndrrojn; por, para se të ndrrohen, jurista të specjalizuem do të studiojn kohen, mndyren se si me i ndrrue, tue ruejtë gjithmonë frymzimin karakteristik të tyne edhè nder ligjë të reja, neper të cillat të zevendsohen. Kshtû kan punue të gjitha kombet e gjytetnueme, e dér dikû edhè Turkija vetë. – Prane Mehqemes Turkija mbate në Shqypní edhè Xhibalin, i cilli nder do çashtje gjykote mbas ligjvet gojdhânse të kanunit.

    Prandaj me gjith arsye tham, se botimi i «Kanunit të Lekë Dukagjinit», perpilue prej A. Shtjefnit Konst. Gjeçov, O.F.M. – dritë pasët! – i sjell komit nji sherbim të dobishem, të pelqyeshem.



    3. – Kanuni i Lekë Dukagjinit.

    Fjala kanûn s’ká dyshim, se etimologisht rrjedhë prej fjalet greqishte «kanón», qi don me thânë : mastár – njajo vegel drunit a e ndonji brumit tjeter, qi vien me terhjekë viza të ndrejta. Metaforikisht shenjon shtillin e ligjvet gojdhânse e të pa kodifikueme, mbas të cillave hecte dikúr hullija e jetës e e veprimit të popullit shqyptár.

    Por pse i thonë: i Lekë Dukagjinit? qe nji çashtje e cilla enè nuk âsht zhvillue krejt mirë e me sugurí të plotë. Nji palë thonë, se quhet i Lekë Dukagjinit, per arsye qi ky Leka e paska mledhë e kodifikue i pari. Ktij mendimi duket se ká kêne edhè Dr. Milan Šufflay, i cilli ne librin e vet «Serbtë edhè Shqyptarët» (perkthye prej slavishtes) thotë në faqe 90 – «Gojdhâna, mbas së cillës këto zakone ligjare të quejtuna me êmnin «Kanuni i Lekës», âsht në lidhje me Lekën III. Dukagjinin» (1459-1479). E vertetë se Auktori i famshem, nuk thotë, se ky Lekë Dukagjini III. ká permbledhë e kodifikue Kanunin në fjalë; por prej do vendeve tjera të librit të tij të sypripermendun mund të thohet edhè, se pernjimend Kanuni ká mûjtë me kênë kodifikue prej Lekës III.

    Prej vepret të citueme të Dr. Šufflay theksohen do fakte, qi mund të kenë të perpjekun me kodifikim të ligjvet në Shqypní. Qe nji herë Auktori thotë, (f. 23 et seq.) se që prej së të tremdhetes qindvjete nder do gjytete të Shqypnís gjindeshin zyre noterjale, kû u shkruejshin e prej kahë u perhapshin lajmet gjygjtare të vendit. «Prej trajtës e prej mbrendsís së lajmevet noterjale shqiptare – dukljane, shkruen mandej (f. 25 et seq.) mund të xjerrim ndonji gjâ mbí faret e statutevet të gjytetevet...»

    Në nji tjeter vend mandej shton (f. 27) «...qytetasit e Durrsit kishin qenë të shternguem t’i mshehshin statutet e veta. Në fillimin e periudhës së Venedikut (1398) u gjet vetem nder Franciskâjt e atjeshem neni i 35 i nji Statuti, i shkruem mbí papír». Paska pasë pra aso kohe statute të shkrueme në Shqypní.

    Mâ teper (op. cit. f. 87 et seq.) Dr. Šufflay kallxon, se si rreth së të tremdhetës qindvjetë filluen me u trajtue në Shqypní si do republika të vogla të permbâme prej disá fshatesh a bajrakësh, «tue marrë me vedi dý elemente të reja: nji ushtarak e nji ligjuer» Kshtû (1414 «e mâ tutjè») bâhet jashtzaonisht i fortë fisi i Hotit, kryetari i të cillit quhej: Kapetan (Capitaneus montanae Hottorum), e rreth vjetit 1415 trajtohet lidhja e barjakvet të Mirditës, e cilla aso kohe mund të dyndte nji ushtrí 12,000 luftarësh. – Se do të ketë pasë dikúr kso republikash të vogla në Shqypní, na difton – mbas mendimit t’êm – fakti, qi ktû ka vise, qi quhen me dy êmna pllojcë. Per shembull: Shalë e Shosh, Pukë e Iballe, Shllak e Temal, Mat e Çidhen etr. Tash, tue kênë se Auktori thotë, se edhe Drishti n’interland të verit të Shqypnís – ká pasë Statutin e vet të kodifikuem (op. c. f. 25) nuk âsht krejt fjalë e pa vend, me thâne, se edhè kto republika kan mûjtë me pasë të kodifikueme ligjët e veta – mos seecilla m’vedi, nji kanûn të perbashktë të gjitha.

    Masandej Auktori shkruen, (f. 91 e 180 op. c.) se disá nder kryetarë fisesh në Shqypní u naltsuen në dinast të pamvarun. T’a merr mendja prá, se kta dukë e princa, qi drejt per së drejti e n’êmen të vet lidhshin besë e merrshin e epshin me Shtete të mdhá t’Europës, s’do të kenë lânë mbas dore kodifikimin e ligjvet per vise të veta: mbasì aso kohe u gjindshin kso ligjësh e kso statutesh të kodifikueme. Prandej âsht të gjith gjasa se «Kanuni i Lekë Dukagjinit» dikúr ká kênë i kodifikuem. Ket punë e dishmojn edhè analogít e shumta, qi ligjët e Kanunit te sodshem kan me ligjë të Romës, të Byzantit, të Serbvet. – Merret vesht prej vedit, se, mbas të hîmit të Turqvet në Shqypní, «Kanuni i Lekës» ká hupë si formë kodi, e âsht perdhosë si landë drejtsije.

    E po nder cillat vise të Shqypnís qitej në punë, a – si thonë sot – zbatohej «Kanuni i Lekë Dukagjinit»? Qe nji tjeter pvetje, së cilles nuk mund t’i pergjegjet me sugurí; pse mjerisht per shum do arsye mungojn shenime pozitive mbí ket çashtje. Por, per me folë pergjithsisht, mund të thohet se ká pasë vlerë legale nder Lekë (Malsorë të Mbíshkoders) e në Dukagjin. – Dukagjini nder kohë të kalueme perfshîte Shalë e Shosh, Pukë e Iballe, Mirditë, Kthellë e Selitë e Zhuben (Malsín) e Lezhës. – Per ket punë thonë nji palë, se Kanuni quhet i Lekë Dukagjinit, jo pse ká kênë kodifikue prej Lekë Dukagjinit, por pse ká kên zbatue nder «Lekë» e «Dukagjin»; pra: «Kanuni Lekë-Dukagjin», e jo i «Lekë Dukagjinit». Kto çashtje tash i zhvillon me kohë historija.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anëtarësuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    LIBER I PARË.

    KISHA.

    Artikull i parë.

    PJESA QYTETNORE.

    KRYE I PARË.


    --------------------------------------------------------------------------------

    NYE I PARË.

    Hija e Kishës.



    §.1. Kuptimi i Hijes së Kishës.

    Per hije kishet xêhet rrethi mje kû mrrîn kufîni i tokës, në të cillen âsht ndertue:

    a) Kisha, b) bâna (qela) e famullitarit.



    §.2. Tagri i Kishës.
    "Kisha bân tym në famullí."

    – Kisha ká tager pasunijet si per gjâ, si per tokë e shpija mbrendë e jashta famullijet.
    – Kisha ká pjesë në mal, në vrrî, nd’ujë e në mullî të kujrís së famullís.
    – Kishës i duhet bâ pjesë në gionë të famullís.
    – Kisha ká tager me blé e me shitë, si edhè me mârrë e me mbajtë të falunat, qi i vînë prej bujarís së bâmirve e me vendue si t’a shofë vetë me udhë.
    §.3. Paperlimsíja e Kishës.
    "Kisha nuk giobitet."
    "Kisha s’ká pèng me kend."

    – Kisha gjindet e vendosne nen sundim të të Parit të Fés e jo nen ligjë të Kanunit: prandej Kanuni s’mund t’i vêjë kurrnji barrë kishës, veç se ká detyrë me i dalë zot, kúr kjo hupë ndihmen e tij.
    – Me bìjtë ndonji kundershtim ndermjet kishës e famullís, famullija s’mund t’i lypë pêng kishës; veç do të bâjë váj te i Pari i Fés – te Ipeshkvi – e gjygjit të këtij, si kisha si famullija, do t’i rrîjn pá fjalë.
    – Per çdo mungesë, qi kisha mundet me bâ në sy të famullís, kishës s’mund t’i mirret gioba, vetun i vêhet me lá damet, qi t’jenë bâ per shkak të saj.
    – Kisha s’ep pagesa, as del n’ushtrí, as u qet buken djelmve të Bajrakut, as shkon angarí nder pûnë të famullís. Veç se kúr famullija dán me bâ ndo’i pûnë per me mbajtë a per me shtue pasunín e kujrís së vendit, në të cillen kisha të két pjesë, kjo, atëherë, âsht në detyrë me lá pare, me qitë buken e me çue pûntorin në pûnë, mbas mndyret qi famullija t’i a u ketë dá të gjithve per tym.
    §.4. Ndera e Kishës.
    "Kisha shpatë e konop s’ká."
    "Kush dhûnon Kishen, dhûnon Famullín."
    "Nderen e Kishës e lypë Famullija."
    "Kishës, mullìnit, farkës e tregtores nuk i pritet kush mik."

    – Kush dhûnon kishen, ká detyrë gioben a) kishës, b) famullís, c) Flamurit (Bajrakut). – Dhûnon kishen njaj, qi fjaliset, shán a i kercnohet kuej, qi rreh a vret kend në Hije të kishës.
    – Gioben e fajtorit i a mêrr famullija e jo kisha; pse kisha shpatë e konop s’ká.
    – Kush vritet a rrihet a në çë farë-do mndyre koritet prej kuej, tuj hî a tuj dalë prej Hijes së kishës, marre kishës nuk i lên; pse kishës s’i pritet kush mik.
    – Por, me pasë me krisë pushka jashta Hijes së kishës a me i rá kush ndore kishës, atëherë aj njifet miku i kishës, famullija âsht në detyrë me e çue nderen e saj në vend (Vinctum, si aedes ejus (Dialis Flaminis) introierit, solvit necessum est. – Gellius, b. 10. C. 15. –)


    NYE I DYTË.

    Vorret.

    §.5. – 1. – Në vorre të njij vllaznije a të njij fisi s’hîn i dekuni a i vrami i vllaznís a i fisit tjeter. – Po e bâni kush ket pûnë pá lêje të vllaznís a të fisit, të cillit jânë vorret, Kanuni i vên detyrë me xjerrë të deknin prej vorrit të huej.

    – Me ardhë me ngulë në katund nji shpí, qi s’ká vllazní as fis, mbas të pelqyemit të katundit, i caktohet vendi i vorreve nder vorre të famullís, tuj i a vû detyrë me lá si ’i vjetë nji vjetë, nji çmim kishës per me blé qira a ndo’i send tjeter per ltér.
    – Kush fjaliset, a hán e i kercnohet kuej, e kush vret a rreh kend nder vorre, bjen në giobë si per Hije të kishës.


    NYE I TRETË.

    Pronet e Pasunít e Kishës.

    §.6. Pronet e pasunija e kishës jânë të paprekshme.

    – Pronet e pasunija e kishës jânë të paprekshme e s’mundet kush me vû dorë më’to.
    – Pronet e pasunija e kishës jânë nen rojë të Meshtarit të kishës e të famullís.
    – Atê, qi guxon me u shty kah pronet e pasunija e kishës, e bjen në mend famullija, tuj e bâ, mbas Kanunit, me hjekë dorë prej sosh.
    – Kúr ndokush t’i bâjë dâm kishës kah pronet e pasunija, famullija çmon dâmin, qi do t’a lajë dâmçori.
    – Kush vjedhë gjânë e kishës, posë se do t’a kthejë at gjâ mbas Kanunit të vêndit, kû gjindet kisha, ká edhè detyrë me i lá gioben kishës per nderë të mârrme, e gioben famullís per ndore të çartne, pse kisha âsht ndorja e famullís.
    – Kúr cubi e njef gabimin e vet e, pá u mârrë vesht dhûna, qi i ká bâ kishës, i bjen në dorë Meshtarit të Famullís, tuj i a kthye gjânë e vjedhme, s’ká detyrë kurrfarë giobet: Meshtari ká tager me e falë.
    – Me pasë me i rá cubi në dorë Meshtarit mbasi ky t’a két leçitë vjedhsin në famullí, famullija ká tager me i a mârrë gioben si per vedi si per kishë, edhè pse famullitari t’i két falë gabimin, me gjith gjâ të vjedhne.


    §.7. Rregullimi i pasunís së Kishës.

    – Pronet e pasunín e kishës e rregullon Famullitari, e famullija nuk ká tager me i lypë arsye Famullitarit per perdorim të frytit të xjerrun prej pasunís së kishës.


    NYE I KATERT.

    Meshtari i Famullís, ase Famullitari.

    §.8. T’êmnuemt e Famullitarit.

    – Famullitarin e vên Ipeshkvi në Famullí, edhè Ipeshkvi vetun ká tager me e hjekë prej Famullije.


    §.9. Tagri e detyrët e Famullitarit.

    – Famullitari ká tager me mësue e me qortue Famullín e me i krye zyret e Fés gjithsi t’a lypë pûna e shpirtit, e kurrkush i famullís s’ká pushtet me i u perzie nder detyrë të Meshtarís.
    Famullitari, per sherbim, qi i bân Famullís, ká tager me mârrë të dhettat e kishës, mbas Kanunit të vendit kû gjindet kisha.
    – Famullija nuk ká detyrë me i a çue famullitarit të dhettat te dera; por Famullitari o t’i xjerrë e do t’i bajë me pûntorë të vet.
    – Famullitari ká tager me mârrë frytin e pasunís së kishës si të tokve, ashtu edhè gjâve të gjalla, e kurrkush per tê s’mund t’i lypë arsye perposë të Parit të vet.
    – Famullitari ká detyrë me i bâ Famullís gjith at sherbim shpirtit e Fejet, qi atij i a vên barrë Kanuni i kishës; e mâ teper edhè do sherbime tjera të posaçme nder do ditë të shênjueme, si me thânë: me bekue shpijat, me thânë Meshë ndo’i herë në motmot nder vorre të largta prej kishës së Famullís etj.
    §.10. Vehtja e Famullitarit âsht e paprekshme.
    "Prifti âsht ndorja e Famullís."
    "Prifti s’bjen më gjak."
    "Prifti s’çohet në bé."

    – Kush vên gojë në Famullitár, a e shán e i germushet, e vên dorë më tê e e rreh, ase e vret aj do t’i perligjet Famullís në mëndyrë të Kanunit të vendit. Famullija âsht në detyrë me e lypë nderen e Famullitarit të vet.
    – Me vrá kush Famullitarin, gjaksin e ndjekë Famullija, Bajraku e shpija e të vramit.
    – Me u vrá dorërasi prej Famullije a prej Bajrakut, shpija e Meshtarit nuk mund të vrasë tjeterkend prej shpís së gjaksit; pse ndryshej e çon gjak te shpija.
    – Me vrá kend Meshtari, as kisha as Meshtari s’giobiten, edhè Meshtari nuk bjen në gjak: gjakun e bán shpija e Meshtarit.
    – Rrallë e gadi kurr s’çohet Meshtari në bé1 e vetun per pûnë të madhe fort.
    – Me ndollë qi Meshtari çohet në bé, a per me dlirë vedin a per Poronik, ky vetem do të njehet e do të zêhet per njizet-e-kater vetë.
    – Kúr Meshtari bân bé, tuj kênë se xêhet per nieri i drejtë e i kushtuem së Drejtës së pasosme, nuk lypet qi aj të perkasë Unjillin me dorë; por mjafton qi të shqyptojë fjalët e bés para Unjillit.
    – Me rá Famullitari nen giobë s’e kapë Kanuni: âsht pûna e të Parit të vet.
    – Po kje teper i randë faji i Meshtarit ndaj Famullín, Meshtari do t’i shtrohet gjygjit të Kanunit. I Pari dergon nji Meshtár tjeter me shtrue pengun në Kanû n’êmen të Famullitarit.
    – Meshtari i Famullís mundet me i u mâtë edhè me i rá ndokuej e me gjith këta s’i lshon marre as të rrahunit as vetë nuk bjen në faj para Kanûnit.2


    NYE I PÊSËT.

    Rrogtari i Kishës.

    §.11. – 1. – Rrogtari i kishës âsht lirë me pûnue në shtek të vet.

    – Rrogtari i kishës kûdo të shkojë e per çë do fjalë qi do t’i trokllojë kuej te dera mbas urdhnit të zotnís së vet, aj shkon e tregon n’êmen të Famullitarit.
    – Me e tundue kush rrogtarin e kishës me fjalë a me pûnë, zêhet se tundon Famullitarin, e bjen në giobë të kishës mbas Kanunit.
    – Gioba, qi mirret per pûnë të rrogtarit të kishës, nuk i perket rrogtarit por kishës e katundit.
    – Me vrá kush rrogtarin e kishës, dorërasi per në kjofët i Famullís së vendit, ndiqet vetem prej shpís së të vramit; por, në kjoftë se âsht i katundit të huej, atëherë e ndjekë edhè Famullija, në të cillen rrogtari kje vrá.


    NYE I GJASHTËT.

    Pûntorija e Kishës.

    §.12. –1. – Me ngá kush pûntorët e kishës, bjen në giobë të Famullís.

    – Sado pûntorë me pasë per të kênë në pûnë të kishës gergasi lán vetem nji giobë, por mâ të randë.
    – Gioba, qi mêrret per ngase të pûntorís së kishës, dahet ndermjet kishës e pûntorve.



    --------------------------------------------------------------------------------

    Artikull i dytë

    PJESA NDESHKIMTARE.

    NYE I SHTATËT.

    Amtyra e ndeshkimeve.

    §.13. Kuptimi i Ndeshkimit.

    Per ndeshkim kuptohet nji e keqe, qi prej pushtedit të ligjshem i pertrîhet kuej per faj të bâm.



    §.14. Të caktuemt e Ndeshkimeve.

    Vetem Bajraktari me krenë, e ndo’i herë edhè me të Parë të kishës, ká tager me i a caktue ndeshkimin fajit të bâm kundra kishës.



    §.15. Të dhânunt e ndeshkimit.

    Fajtorit, qi ká fye kishen, ndeshkimi i epet prej krenve e prej vogjlijet.



    §.16. Cilltija e Ndeshkimeve kundra fajtorve të kishës.

    Ndeshkimet, qi nepen per faje kundra kishës, jânë njikëto:

    të gjykuemt per dekë;
    të xjerrunt prej Bajrakut me rob e robí;
    të djegunt e shpís;
    të lânunt e tokës djerr a të prémt e pêmve;
    gioba me gjâ të gjalla;
    gioba me pare.
    V.O. Mbas Kanunit gioba me pare mundet me u lá me do gjâ, tuj dhânë oken e drithit 1 grosh, oken e rakís 5 grosh, e kán e hullís 400 grosh.



    NYE I TETËT.

    Caktimi i Ndeshkimit mbas cillsís së fajit.3

    §.17. – 1. – Kush then kishen, âsht i djegun e i pjekun e i qitun me rob e robí jashta Bajrakut. Fajtori – dorërasi – bâhet batare prej Bajrakut, e shkon gjakhupës. Vllaznija a fisi mâ i aferm i bâkeqit e blén token e tij, e çmimi i saj i shkon kishës së thyeme.

    – Kush vjedhë gjân e huej, e shkon e e mshehë në kishë, pá dije të Famullitarit, i ká detyrë kishës 1000 grosh giobë per nderë të mârrme, e 100 desh e 1 ká giobë Bajrakut, posë gjâsë, qi do t’i a kthejë të zot’t në mëndyrë të Kanunit.
    – Kush të vjedhë gjânë e gjallë të kishës, më rreth kû pershîn Kanûni, ká me lá dý per nji, si gjithkuej.4
    – Kush të vjedhë në qelë a bâne të Famullitarit, do të lajë dý per nji gjân e vjedhne, 100 grosh kishës per nderë të mârrme, e 100 desh e 1 ká giobë Bajrakut.
    – Aj, qi shán a vên gojë më Meshtár të Famullís perpara popullit, ká 100 grosh giobë kishës, e 100 desh e 1 ká giobë Bajrakut.5
    – Aj, qi i kercnohet a i germûshet Famullitarit, do të láj 10 desh giobë.
    – Kush t’i shpifet Meshtarit në pûnë të randë kah ndera, ká shpín e djegun e 100 desh e 1 ká giobë Bajrakut.
    – Me vû kush dorë më Meshtár, me e rrahë, me e shty a se me e pshty, i a lânë tokën bár (djerr) per disá vjetë.
    – Aj, qi vret Meshtarin, bâhet batare prej Bajrakut e gjaku i hupë. Mâ teter i digjet shpija, toka i lîhet bár, pêmët, vneshta e kopshtîjet i priten e i rrênohen. Toka e pronet e dromet e tija jesin per kishë; por vllaznija munden me i shperblye me pare.
    – Me i folë ndokush keq, a me ngá rrogtarin e kishës, aj do t’apë 10 desh giobë Bajrakut, a se edhè mâ, mbas randsís së fajit.
    – Aj qi vret Rrogtarin e kishës, po kje dorërasi i katundit, i digjet shpija e i mirren 100 desh e 1 ká per giobë.
    – Me ngá kush me fjalë a me pûnë puntorët e kishës, fajtori do të lajë gioben e 10 deshve.
    – Aj, qi s’i vêhet ndeshkimit të kishës e të Kanûnit, Bajraku do të mblidhet tok te shpija e tij e do t’i mârrë gjithshka të két në vathë.



    1 Flamini Diali non licebat jurare … Sacerdotem Vestalem et Flaminen Dialem in omni mea jurisdictione jurare non cogam. – Gellius. Noct. Atti, X. 15.
    2 Ceterum neque animadvertere, neque vincire, ne verberare quidem nisi Sacerdotibus permissum; non quasi in poenam, nec ducis jussu, sed velut Deo imperante quem adresse bellantibus credunt (C. Tacit., Germania VII.)
    3 Këto ndeshkime jànë xjerrë sidomos prej Kanunit të perdoruem në Mirditë e në 7 Bajrakët e Pukës.
    4 Si adorat furto quod nec manifestum escit, nec manifesti furti per legem XII. Tabelarum dupli irrogatur. (Tabula VIII. – Festus, V. Nec Gajus, III. §. 190.) "Olim apud Romanus fures condemnabatur in duplum…" Ch. Cato, apud Cic. Lib. 3 de offic.
    5 "Se un’uomo della classe bassa si compiace nel molestar Bramini, il re lo punisca con vari castighi corporali, atti ad inspirare il terrore. – Manava Dharmasastre. Codici di Manu Leggi civili e criminali Nr. 248. – Cantù, Documentali.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anëtarësuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    LIBER I SHTATËT.

    FJALA E GOJËS.

    NYJE I TETËDHETEGJASHTËT.

    Fjala.
    "Fjala mort s’bân". – "Shtriga në gjak nuk bjen". – "Goja s’qet kend në gjak".



    § 520. Giûha âsht tulit e gjithshka bluen.

    § 521. Fjala e gojës s’ême hîn në vesh të tjetrit, e i treti e perdoron për rrênim të kuej, un rrî e tallem.

    § 522. Fjala e ême në shkaktofët vrasë të përgjegjme un rrî e zgerdhîhem; nuk mund të më kapë kush për pûnë të liga, qi shkaktoi goja e ême.

    § 523. Aj, qi shkon tuj mjellë e tuj hapë fjalë të kqija e gergasa herë per njanin herë per tjetrin, me gojë të kanunit thirret »Argat i keq«. As e thrret kush në pûnë, as i nep kush rrogë.

    § 524. A fola a s’fola, goja nuk vulosë gjâ. - Fjalët e sterkqive kanûja s’i mêrr para sysh.

    Oroe: Shênjimin e fuqín e fjalës së folun në hov të vrasës e shka don me thânë »Fjala peng«, me kohë do të zhvillohen.



    NYE I TETËDHETESHTATËT

    Mohi.

    § 525. Mohues thirret aj, i cilli nuk i vêhet zhgarkimit as shpifjes, kje per ndo’i dâm, per vjedhní aper ndo’i vrasë, etj.

    § 526. Të germushunat e kercnimet prej njij hamendje kanûja s’i bán. - Mohuesit nuk mund t’i hypet në qafë qi të lajë, pasë e pá pasë, per çdo zhgarkim e shpifje.

    § 527. Mohuesi vetem atbotë bjen në faj, kúr ky mos të duej me ardhë n’arsye.

    § 528. Zhgarkuesi e shpifsi e bjen n’arsye mohuesin me pleq e me peng.



    NYE I TETËDHETETETËT.

    Beja.
    "Pertè bén nuk shtýhet mllefi"1
    "Bé, e s’ka përtej".
    "Beja lán gjaqe".
    "Gjânë e djerrun e gjaqet e hupuna i vèn per udhë beja".
    "A bén, a gjân".2

    § 529. Beja âsht nji sjellje besimtare, per mjet së cillës nieri, tuj dashtë me dalë së keq prej njij zhgarkimi të dhûnshem, do të perkasë me dorë nji shêj besimi, tuj e grishë êmnin e Perendís në dishmí të së vertetës.

    § 530. Kjo dorë beje âsht e pelqyeme prej kanunit të Malevet të Shqypnís si per të dlirun prej zhgarkimesh, si edhè per të lidhun besë.

    § 531. Bén nëgojësh kanûja as s’e pelqen, as s’e tumirë; e per të dlirun prej zhgarkimesh lypet doemòs qi të bâhet beja mbë nji shêj besimi e të perkitet me dorë.

    § 532. Beja e Shqyptarit ká dý pûnë para sýsh: a) thrret Perendín në dishmí të së vertetës; b) i nenshtrohet randimit të ndeshkimevet të perjetshme e giobës së kohshme kah kanûja.



    NYE I TETËDHETENANDËT.

    Beja mbë "Gúr" e beja mbë Kryq e mb’Ungjíll.



    § 533. Beja e Malevet të Shqypnís âsht dý mndyrësh:

    a) beja mbë »gúr«, me Kanû;3
    b) beja mbë Kryq a mb’Ungjíll.
    § 534. Beja mbë »gúr« kah kanûja âsht nder mâ të randat e mâ të mndershmet bé, qi njef Shqyptari i Malevet.

    § 535. Kanû âsht qi, po desht me u dlirë prej njij zhgarkimi mohuesi, do të bâjë bé a mbë »gúr«, a mbë Kryq e Ungjíll.

    § 536. Betarë a Poronikë njehen disá »dorë bejet«, qi do të perkasin Ungjillin, e disá tjerë lêhen per me ndigiue bén në Kishë. (Dukagjini)

    § 537. Bét mbë »gúr« bâhen:

    a) per me u dlirë prej njij zhgarkimi;
    b) per me u lidhë me besë kundra hjeksive e trathtive të vendit;
    c) per me ndêjë gati me u bâ báll kercnimeve e rreziqeve të perbashkta.


    NYE I NANDËDHETËT.

    Kush do t’a bâjë bén.

    § 538. «Bân e hup, thotë kanûja e jo bân e mêrr».

    § 539. Bén do t’a bâjë aj, i cilli i bjen moh zhgarkimit.

    § 540. «Mohi ká bén,». – «Mohuesit i bjen beja».

    § 541. Zhgarkuesit s’i epet beja e nuk i bjen beja, edhepsè ndoshta e ká pá me sý bâkeqin a tuj vjedhë a tuj vrá.

    § 542. Arsyeja e kanunit âsht të mos t‘i epet beja atij, qi kjahet, pse, ke s’i a priton zhgarkimit, s’kishte me i a pritue as bés, veç t’i dalë me mârrë.

    § 543. Të parit i lêhet të shofë bén e të dytit të bâjë bén.

    § 544. Kanuni thotë: «Beja nuk mêrr» e «Mârrsit s’i bjen beja».

    § 545. Porsè, tuj kênë se, mbas parimit të kanunit: «Cubi âsht me bé mbë krah», si per me i a shndoshë zêmren të zot’t të gjâs së hupun, si per me i a mbledhë pêjt të pandehunit, kanuja ká lânë qi t’i njifet beja me Poronikë.

    § 546. S’i epet as s’i gjegjet beja atij, qi don me lá vedin pá Poronikë, sepsè «Uku e lpin misht e vet, por të huejin e han».

    § 547. Parimi i kanunit âsht: «Vedin me e lá me bé e s’i gjegjesh kuej». –



    NYE I NANDËDHETEPARË.

    "Beja mêrr gjân e vet".

    § 548. Pak rasë jânë, nder të cillat kanûja e ká pá me udhë me lânë qi të «mârrë beja».

    § 549. Per gjâ në shêj të hupun prej atij, në dorë të cillit u gjet e qi mund të dishmojn edhè tjerët, se âsht e atij, qi e lypë.

    § 550. Edhè n’i rafët moh aj, të cillit i u gjet në dorë gjâja me shêj, kanûja s’i a xên e beja s’i epet.

    § 551. Po s’u gjegj me i dhânë gjânë të zot’t, i zoti do të bâjë bén se âsht gjâja e tij e gjâja do t’i epet.

    § 552. Po kjau kush ndo’i detyrë a uhá mbë të dekunin, për të cillat s’din a don me i hupë prindja e të dekunit, tuj i rá moh, parimi i kanunit âsht: «Mohin për të dekun kanuja s’e xên».

    § 553. Edhè në ket rasë «Beja mêrr», d.m.th. se zhgarkuesi do të bâjë bé.

    § 554. Per çdo ankesë, qi të bâhet mbí të dekun, beja do të bâhet mbí vorr të tij.

    § 555. Në ditë të dame si zhgarkuesi si prindja e të dekunit do të gjinden te vorri i të dekunit, mbí të cillin kjahet uhaja a detyra.

    § 556. Zhgarkuesi do të mârrë gurë e dhé prej vorrit të të dekunit, do t’i vêjë mbë cup të krahit e do të siellet trí heresh rreth vorrit të të dekunit, tuj folë këto fjalë të caktueme per këso bésh:

    «Un .... kaq e kaq uhá a detyrë kjáj mbí ket të dekun e, në kjosha tuj i u zhgarkue, e bajsha në ket e n’at jetë me gúr edhè gjithkah kah ká shkelë kamba e tij sá kje gjallë.»

    § 557. Si të bâjë ket bé zhgarkuesi, uhán a detyren, qi kján mbë të dekunin, do t’a lajn prindja e tij.



    NYE I NANDËDHETEDYTË.

    Beja per derë.

    § 558. Kanûja e ká lânë shtegun të lír qi t’epet beja edhè per derë.

    § 559. Në bé per derë do të betohet i zoti i shpís n’êmen të vet e n’êmen të gjindes së shpís.

    § 560. Me bé per derë i zoti i gjâs së hupun nuk ká tager me vû në bé edhè gjinden shpís, si t’i bâjë bén i zoti i shpís n’êmen të tyne.

    § 561. Prej çdo beje granija e fmija jânë të jashtuem prej kanunit.

    § 562. Aj, qi ep bé per derë, ká tager me lânë per bé me Porotë at shpí, mbë të cillen i kján zêmra mâ fort.

    § 563. Po e veçoi nji shpí i zoti i gjâs së hupun, per me i dhânë bé me Porotë, do të veçojë edhè sá shpi tjera në katund, qi kan me i u dashtë per Poronikë, se në dý bé nuk mund të çojë kend.

    § 564. Edhè në bé, qi epet per derë, do të bâhet beja per vedi, per gjinden e shpís e per «S e d i j e».



    NYE I NANDËDHETETRETË.

    Beja në krye të djelmvet.

    § 565. Beja, qi bâhet në krye të djelmvet, njehet nder bé të randa, edhè âsht e ligjshme kah kanûja.

    § 566. Po i u lyp kuej beja në krye të djelmvet, do t’a bâjë e do t’i ashndoshë zêmren zhgarkuesit.

    § 567. Si t’a dajn diten e bés, zhgarkuesi do të shkojë te shpija e të pandehunit, e ky, sá djelm mashkuj të két nen kulm, i mbledhë tubë, u afron krenat, i pshtetë duert mbí krenat e tyne e bân bén: «Pasha kryet e djelmvet, nuk t’a kam bâ at rreng, per të cillin më jé beditë e as nuk e diej se kush t’a ká bâ!»

    § 568. Pertè ksaj beje shgarkuesi nuk ká tager me rrekë të pandehunin me bé tjera.



    NYE I NANDËDHETEKATERT.

    Beja me "Sedije".4

    § 569. «Maja e bés âsht «sedija» (s’e dija).

    § 570. «Beja t’a njef edhè «sedijen».

    § 571. «Beja s’ká skâj por s’bân perbishtnime».

    § 572. Sedija âsht nji mjet, qi kanûja e ka vû per parim, per me i a rrudhë pêjt katundit, qi mos të bâhet kush hjekës i gjâs së shoqnís a të kuejdo.

    § 573. Sedija lypet pá ndryshim në çdo bé.

    § 574. Edhepsè s’vodh as vrau aj, qi bân bé, por ndoshta ká ndie a edhè din se vodh a vrau i vllaj a kushrîni a kush tjeter.

    § 575. Kúr të bâhet beja, do të thohet: «as vetë, as kush i shpís s’ême e s’diej se kush të vodh a të vrau».

    § 576. Prandej ká vû Poroten kanûja, qi, tuj shkue në bé gjith aj nieri, mos njani, tjetri e i treti mund të diej ndo’i send kû prej të ndiemit a prej të pamit të njij shêji, e se nuk do t’a shesin shpirtin, tuj e lá me bé të rrêjshme nji nieri.

    § 578. Si të bâhet beja me «sedije», s’ká tager kush me i u beditë mâ per at vjedhni a gjak të hupun as të pandehunit e as Porotës. Do të shkojë njeti me bâ hetime per gjâ a gjak të hupun. «Bé mbí bé kanûja s’bân».

    § 578. Po s’muejt kush me bâ bén me «sedije», s’do të shkojë në bé, tuj mendue se gjindet në peshim para Perendís e se beja e rrêjshme, posë qi ká rrfén kah shpirti, ajo ká ndeshkimin e faqen e zezë permbrapa, po u hetue.5

    § 579. Do të flasë me ndonjanin prej Pleqsh, qi t’a ndalë Poroten, të mos shkojë në bé; do t’u kallxojë bâkeqin, qi t’a vêjë per udhë të zo’n e gjâsë a të gjakut të hupun.

    § 580. I zoti i gjâs a i gjakut, permbas hetimevet të pertejme, do t’u lypë arsye si mbas kanunit.

    § 581. Po s’i u vû, i zoti i gjâs a i gjakut ká tager me e vû në bé, a, po i duel Kapucari, do t’i pergjegjet detyrës edhè kapucarís.

    § 582. «A bén me «sedije», a gjân, a cubin».

    § 583. Dedejen në bé s’e bân kanûja; po s’u gjegj kush me bâ bé me «sedije», kanûja e mban per fajtuer; prá, a bén me «sedije», a me lá gjân, a me kallxue bâkeqin, në mos pasët ky gisht n’at vjedhní a vrasë.

    § 584. Parimi i kanunit s’luen: «Maja e bés âsht sedija», e «Sedija xjerrë gjân».

    § 585. «Shka të mirret me bé, i jet atij, qi e muer». – «Permbas bejet t’i vêjë kumbonë (berrit); permbas bejet t’a ngasë n’arë (kán)».

    § 586. Janë fjalët e kanunit, jo pse i pelqen, por pse s’ká si me i a njitë grrêmçin, si të lahet me bé.

    § 587. Kanûja jet dalë në këto rasë e prandej ká mbetë fjala: «Mos të ndeshët Zoti në bérrêjshmin!»

    § 588. Per të shmangun të çdo dyshimit të bés së rrêjshme Pleqt e gjygjit do të çilini sýt, tuj zgiedhë njerz të ndershem per Poronikë të njehun, mbë të cillt varet beja e drejtë.



    NYE I NANDËDHETEPÊSËT.

    Gioba e bés së rrêjshme.

    § 589. Po duel kush ndo’i burrë zêmrak, edhè i prîn të zot’t në gjâ të vet permbas bés së rrêjshme, aj do t’a lajë gjân të dyfishueme e gioben e bés së rrêjshme, e mbí këta kanûja i a njet vulen e shnjerzimit brêz mbas brêzit mje në shtatë faqe.

    § 590. Po duel kapucari mbas bejet, Pleqt do t’a shqyrtojn mirë e do t’a rmojn pá të ngutun.

    § 591. Si të dalë kapucari i mirë, i drejtë e me shêjë të sigurta, cubit a gjaksit i brumbullakzohen në derë Pleqt, Katundi, Poronikët e Kapucari, edhè i zbatojnë kanunin atij bérrêjshmit.

    § 592. – Ndeshkimet mbé bérrêjshmin janë:

    do t’i lajë të zot’t të gjâs dy per nji;6
    do të lajë kpucët e Kapucarit;
    do të lajë 100 desh e nji ká po kje beja më 24 Poronikë, e 500 grosh Derës së Gjomarkut. – Po kje beja nen 24 Poronikë, gioben e mêrr katundi.
    do të shkojë te Kisha me u zgidhë prej bés së rrêjshme me gjith Poronikë;
    do të lajë ka 500 grosh per krye Poroniku, pse u prîni në bé të rrêjshme, tuj dhûnue Kishen. – Këto të holla cubi do t’i lâjë mbi eltér per Kishë.


    1 Omnis controversiae finis est juramentum. (Shë Pali Hebrejve. VI.)
    2 Eum, a quo jusjurandum petetur, solvere aut jurare cogam (A. Gell. Noct. Att. X.15.)
    3 Beja "në gúr" ká mbetë qyshë motit. Per "gúr" këtû mirret vesht njaj gúr trekindsh me tri bira, qi mbate nji terezí, me të cillen peshojshin dyllin e qirave, qi kishin menden me çue te Kisha.
    4 Non fur solum, sed et ille reus tenetur, qui furti conscius, quaerente possessore non indicat. (Glos. Ord. C. 29. Col.17).
    5 Perjurii poena divina exitium; humana dedecus. (Cicero, de Legib. C. IX)
    6 Per gjak s’ka dypernjâhe, por çmim gjaku simbas Kanunit

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anëtarësuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Tema të Ngjashme

  1. Gjon Muzaka, u le amanet femijëve te tij (1515)
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-05-2012, 11:07
  2. Historia e Popullit Shqiptar
    Nga Darius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 128
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 12:16
  3. Lekë Dukagjini (1410-1481)
    Nga Rina_87 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 28-04-2007, 17:47
  4. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  5. Lekë Dukagjini
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-05-2006, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •