Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    KE i zhgënjyer me marrëveshjen e Shqipërisë me SHBA

    KE i zhgënjyer me marrëveshjen e Shqipërisë me SHBA




    KE thotë se Shqipëria duhet ta rishikojë marrëveshjen e saj me SHBA-të


    Komisioni Evropian tha se ishte i zhgënjyer me vendimin e Shqipërisë për të nënshkruar një marrëveshje dypalëshe me Shtetet e Bashkuara që u njeh imunitet shtetasve amerikanë nga ndjekja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

    Por, pas bisedimeve në Bruksel ndërmjet ministrit të jashtëm, Ilir Meta, dhe komisionerit evropian për çështjet e jashtme, Chris Patten, një zëdhënëse e komisionit evropian tha se kjo nuk do të ndikonte në vazhdimin e negociatave me Shqipërinë.

    Një korrespondente e BBC-së në Bruksel thotë se Tirana duhet ta rishikojë këtë marrëveshje në mënyrë që kërkesa e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian të merret seriozisht nga Bruskeli.

    Javën e kaluar Shqipëria u bë vendi i 32-të që nënshkroi një marrëveshje dypalëshe me Shtetet e Bashkuara për mosndjekjen e shtetasve amerikanë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

    Mosmarrëveshjet për këtë gjykatë i acaruan mardhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Amerikës verën e kaluar.

    Rumania ishte vendi i parë që nënshkroi një marrëveshje të tillë.

    Vendet që shpresojnë të anëtarësohen në NATO dhe në BE, në disa raste po e gjejnë veten mes dy zjarresh.

    Nga njëra anë, Amerika u kërkon imunitet për shtetasit e saj nga ndjekja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, ndërsa në anën tjetër Bashkimi Evropian e mbështet fuqimisht këtë institucion.

    Pasi komisioni evropian shprehu pakënaqësi, parlamenti i Rumanisë vendosi ta shtyjë pa afat ratifikimin e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara.

    Bullgaria abstenoi nga nënshkrimi i një marrëveshje të ngjashme. Tashmë që senati amerikan ka votuar unanimisht për ratifikimin e zgjerimit të NATO-s, duke përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë në këtë proces, të dyja këto vende pritet të ndjekin një linjë më pro-evropiane për t'i shtuar shanset a anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian.

    Shqipëria, nga ana e saj, e nënshkroi marrëveshjen, duke i përjashtuar të gjithë shtetasit amerikanë nga procedurat e ekstradimit për në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, pavarësisht nga direktivat e Bashkimit Evropian shtatorin e kaluar se imunitet duhet të gëzonin vetëm zyrtarët amerikanë që ndodheshin në vende të tjera për shërbime shtetërore.

    Kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, duke folur në anglisht, tha:
    "Ne nuk e konsideruam nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë si zgjedhje mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Ajo u realizua në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh me Shtetet e Bashkuara, të cilat na e kërkuan një gjë të tillë dhe ne vendosëm ta hidhnim këtë hap duke e ditur rëndësinë që ka prania dhe angazhimi amerikan në Shqipëri dhe në rajon për stabilitetin", tha zoti Meta.

    Zyrtarët evropianë thonë se e kuptojnë që vende të vogla si Shqipëria u vunë në një pozitë të vështirë si rezultat i presionit amerikan.

    Por ata shpresin shqetësim se mos vende të tjera të rajonit, veçanërisht Bosnja, hedhin një hap të ngjashëm. Kjo do të minonte përpjekjet për ekstradimin e personave të akuzuar për krime lufte në Gjykatën e Hagës. Zëdhënësja Emma Udwin thotë

    "Ne jemi të zhgënjyer nga vendimi i Shqipërisë. Ne presim nga vendet që janë për lidhje më të ngushta me Evropën që të respektojnë politikat tona të përbashkëta kur ato ekzistojnë. Në këtë rast, pozicioni i Bashkimit Evropian është shumë i qartë, si përsa i përket Gjykatës Penale Ndërkombëtare ashtu edhe për direktivat që vendet e veçanta duhet të ndjekin nëse vendosin të nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo nuk do të na pengojë që të vazhdojmë punën e rëndësishme që kemi nisur me negociatat për Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit me Shqipërinë. Raundi i tretë i negociatave do të zhvillohet ditët e ardhshme. Por, hedhja e hapave drejt integrimit evropian është gjithmonë çështje e vullnetit politik, prandaj, zgjedhja që ka bërë Shqipëria në këtë rast na ka mërzitur pak", tha Emma Udwin.

    A do ta ndihmonte Shqipërinë mos-ratifikimi i kësaj marrëveshjeje apo modifikimi i saj në përputhje me udhëzimet e Bashkimit Evropian. Sërish zëdhënësja e Komisionit Evropian, Emma Udwin.

    "Shqipëria është një vend sovran dhe duhet t'i marrë vetë vendimet. Është e qartë se tash për tash ekziston një marrëveshje që nuk është ratifikuar. Pra për Shqipërinë është e hapur mundësia që të mos e ratifikojë - gjë që po e bën Rumania. Kjo do të thotë se marrëveshja nuk hyn dot në fuqi. Sigurisht, ne e mbështesim fuqimisht Gjykatën Penale Ndërkombëtare, dhe do të donim që kjo marrëveshje të mos hyjë në fuqi, në fakt do të kishim dashur të mos ishte nënshkruar, në radhë të parë. Por perspektiva është se ne shpresojmë që një ditë ta mirëpresim Shqipërinë si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndonëse duhet shumë punë, shumë reforma dhe më shumë zgjedhje për Evropën, derisa të arrijmë në atë pikë", thotë zëdhënësja e komisionit evropian Emma Udwin.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Shqiperia e ka fituar pavaresine ne 1912. Kjo pavaresi i jep te drejten te nenshkruaj marrveshje per interesat e saj jetik.
    Nqs KE do qe te respektojme direktivat e saj, le te na jape nje date reale per hyrjen ne te dhe jo 2020-n si limit minimal!!! Prit gomar te mbij bar i thone kesaj pune!!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    RoniSotiri, e ke humbur thelbin e 'Europes se Bashkuar'. Ajo BE qe do te ndertoje Franca dhe Gjermania nuk u njeh te drejten e politikes se jashtme vendeve ne zhvillim si Shqiperia. Perkundrazi, keto vende shikohen si vende satelite te boshtit franko-gjerman, qe dine vetem te brohorasin dhe mbeshtesin vendimet e "europianeve" franceze dhe gjermane.

    Anti-amerikanizmi europian eshte teper i rrezikshme per te ardhmen e Europes dhe kjo eshte arsyeja perse une jam dhe kam qene kunder anetaresimit te Shqiperise ne BE. Europianet asnjehere ne keto 100 vjetet e fundit nuk e kane pare Shqiperine si "vend europian", perse shqiptaret duhet te kerkojne te marrin pjese ne nje familje qe i ka braktisur dhe persekutuar ne 100 vitet e fundit?!

    Ky eshte paradoksi shqiptar qe lind nga mentaliteti foshnjor qe cdo hap inisiative perendimore europiane eshte inisiative e mire per Shqiperine. Te vetmit qe perfitojne nga anetaresimi i Shqiperise ne BE jane politikanet shqiptare qe do tua shesin shqiptareve kete si "shpetim", kur ne fakt eshte i njejti fenomen i ngopjes me lugen bosh. Ashtu sic do te perfitojne edhe firmat europiane qe do te kalojne neper Shqiperi mallrat e tyre pa paguar dogane apo tarifa te ketij lloji. Shqiptaret do te marrin vetem nje karte Shengeni per tu braktisur Shqiperine dhe per te zene nje pune te rendomte ne kontinentin e plakur europian.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    ne jemi dy here te zhgenjyer me KE-ne,nqs ata jane njehere.Atyre u bie mendja per Shqiperine vetem kur na viziton ndonje perfaqsues Amerikan.
    Persa nuk jemi anetare te BE-se jemi te pavarur te marrim vendime qe jane ndoshta dhe kunder me ato te saj.
    Atyre u intereson qe te mos kemi perkrahjen e nje shteti si USA se e kane me te lehte me loz me fatet tona
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2003
    Vendndodhja
    London, England
    Postime
    20
    once bitten, twice shy Postimi #2

    Kjo ishte pergjigjia ime te nje teme paksa te ngjashme te bonuar nga Peadix. Kam pershtypjen qe Peadixu qenka ne maxhorance megjithate do ta valevise flamurin e KE dhe vetem po qe nevoja....
    Dear Peadix,
    Forgive my temerity in answering your somewhat ill-conceived critique of EC's attitude towards our 'poor, little albania' in English.
    But seeing as you come across as rather enamoured of US of A, I am sure you won't mind.
    It has been our historic misfortune to be unwise in the friendships we make. Whether it was Byzantium, the Otomans, the Soviets, the Chinese and now the Americans, we have always lived to regret our choices. It was partly these choices of friends that have left Albania where it is today- namely, the most backwards country in Europe.
    What these past and present 'friends' of ours have in common other than their military pre-eminence is their distant geographic proximity to Albania. This is by no means a coincidence. It firmly points the finger at our national inability to foster constractive relationships with our imidiate neighbours. Before you start start reciting to me the 'devilish' intentions of our neighbours, reflect for a moment on one thing. What do two of our closest neighbours, Greece and Serbia, have in common? They are both mainly Christian countries of course, and their continous fight against the Turks was seen as a way of preserving this status. We, however, with the death of Gjergj Kastrioti could not embrace Islam quickly enough, foolishly thinking that it would buy us peace. I have nothing against Islam; in actual fact I am quite proud of my countriy's islamic traditions. But I am quite certain that our motives for embracing this relegion had more to do with our desire to be treated favourably by the Otomans and not by Allah. And as for your claim that USA was the only country to support the creation of an Albanian state at the League of Nations in 1913, we have only ourselves to blame for this. Wheras the rest of the Balkans and indeed the world realised that the 'sick lady' of Bosphorous was about to give up her ghost and took full advantage of this, we clang apathetically to the hope that Turkey was too big to go down. Your compatriots and mine refused till the end to entertain the idea of a free, independent Albania begging the Sultan to crash the Independence Movement. It looks like History is repeating itself. Europe, our neighbours, for once took a moral stance in their opposititon to the illegal war in Iraq. This view was shared by most of the world, but not us. America is the strongest superpower in the world today and our historic role, it seems, is to be the macho man's loyal servant. Even Turkey, for Heaven's sake, said no despite billions of US dollars offered to them in aid money. Not us though. We will somehow defy gravity and bridge the gap between us and our 'true' neighbours- America. If we think that our contribution to the Iraq campaign was vital, we should go back to sleep for another 500 years. Then, maybe UNESCO is going to turn the whole of Albania into a historic site, and us into historic artefacts of a world that once was. Then we can sit on our backsides, congratulating ourselves on our wise choice of friends. The unchageable fact is that our future lies in Europe and the sooner we realise that, the better it will be for our children. If it involves humility to accept our low position in the European league, so be it. By accepting our presently deperate situation we stand a better chance of changing things for the better. Enough of daydreaming. Our bitter reality will not change because of our slavish dedication to whichever country happens to be the mightiest. It can change if we stop looking at our neighbours as a clear and present danger and start treating them as partners even if we have to be the junior partner. The last train is about to depart the station, destination - Europe. We can either get on it or forever wait for the American jumbo jet. The choice is ours!

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Odisea, zgjidhja jone eshte e thjeshte, ose do te adoptohemi nga mjerku europian, nga nje familje ku kemi qene nje femije e padeshiruar per te paketn 100 vjetet e fundit, ose do te zgjedhin te rritemi vete duke u mbeshtetur tek miqte qe na jane ndodhur ne dite te veshtira, dhe u jemi ndodhur ne dite te veshtira.

    Ajo qe i mban larg shqiptaret nga familja europiane nuk eshte feja muslymane e nje pjese te shqiptareve, por perbuzja, rracizmi dhe intoleranca europian per "europianet ndryshe". Ajo qe Amerika ofron qe Europa nuk ofron eshte pikerisht pranimi i diversitetit fetar dhe bashkejeteses nderfetare.


    P.S Shprehu shqip kur shkruan ne forum.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #7
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ...me Ameriken nuk behet shaka kollaj,nji here ta thote me te bute,pastaj ta pret me te keq,per ne eshte mire ta kemi me te dy,por ta kemi me mire me Ameriken...Amerika dhe Europa jane "moter & vlla" sot bejn llafe neser behen ****&breke (me falni per shprehjen) prap...po llafja keqe te amerikanet ngelet,jo per gje,por USA e terheq Evropen per hunde (me aq sa ka ndodh deri tani),ndersa Evropa e ka "kujtesen e dobet"...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2003
    Vendndodhja
    London, England
    Postime
    20
    Ky mentalitet mercenari qe pergjigjja jote pasqyron, Albo, eshte per te ardhur keq. Por ndoshta dora qe te ushqen, s'kafshohet dhe servilizmi ndaj te fortit u vjen natyrisht disa segmenteve te popullates shqiptare. One more thing Herr AlbO. Cencorship is a form of compliment.
    Pershendetje

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Postuar më parë nga odisea e kurbet
    Ky mentalitet mercenari qe pergjigjja jote pasqyron, Albo, eshte per te ardhur keq. Por ndoshta dora qe te ushqen, s'kafshohet dhe servilizmi ndaj te fortit u vjen natyrisht disa segmenteve te popullates shqiptare. One more thing Herr AlbO. Cencorship is a form of compliment.
    Pershendetje
    Mentalitet mercenari?

    Po e marr si kompliment kete. Po te them vetem dy fjale mbi dallimin e mendimit tim nga i juaji. Une rrugen e te ardhmes se popullit tim e shoh qarte vetem atehere kur mesoj ne menyre te pareshtur historine e shkuar te tij. Nuk mund te ndertosh nje te ardhme, pa nxjerre mesimet e duhura nga e shkuara.

    Njerezit qe nuk i qendrojne besnike historise jane edhe ata qe mashtrohen shume lehte nga ideologjite e mbrapshta te vjetra dhe te reja.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #10
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Albo!
    Ne cdo teme qe hapet ne lidhje me politiken amerikane e kam vene re qe merr pjese aktivisht dhe e mbron me zell.
    Meqe te interesoka shume historia jone e vjeter apo e re po te kujtoj qe kur ne shqiptaret dolem neper Evrope ne vitin 90 pjesa me e madhe e vendeve perendimore qer shkuam na njifnin per popull puntor te beses po te varfer nga sistemi komunist ku kishim jetur. Nje pjese te madhe te shqiptareve te ambasadave ne Gjermani, France Itali...ju ofruan pune te ndryshme per ti ndihmuar, i sistemuan neper shtepi apo kampe....ndihme kjo qe dhe per vete shtetasit e ketyre vendeve ofrohej shume me pak se sa ju ofrua shqiptareve.
    ç'fare ndodhi me vone te gjithe e dime mire , vjedhje , trafiqe, vrasje; trafiqe klandestinesh, droge, prostitucion.....lista eshte e gjate. Atehere ketu me duket se nuk eshte me Evropa raciste por ne qe i shkaktuam shume probleme Evropes dhe per kete natyrisht qe dhe nuk na duan si duan vende te tjera te cilat jane me pak problematike se ne.
    Po te shohesh ne Amerike Albo se ti i ke qef krahasimet me amerikane, ne jemi meksikanet e Evropes me nje fjale dembela, njerez qe ta hedhim, te hsemtuar, qe na gjen me shumice neper burgje, ne pune te rendomta...
    Te gjitheve na vjen keq per kete po ky eshte realiteti i hidhur qe perballemi sot.
    Nuk ka shtet dhe politike ideale keshtu qe nuk ja vlen te mbrrosh qorrazi politiken amerikane pasi kur do ta kuptosh realitetin zhgenjimi do te jete akoma dhe me i madh.
    Ate qe ka bere Shqiperia me marveshjen e neshkruar duket qarte qe kerkon mbeshtetjen e nje te madhi dhe deri ketu eshte llogjike po problemi eshte se Shqiperia nuk quhet Zvicer dhe mund ta kete mire me te gjitha shtetet! Ne anen tjeter Shqiperia pretendon te futet ne Evrope dhe nga Evropa vijne 95% e ndihmave me te cilat po jeton populli dhe shteti shqiptar sot.
    Atehere me duket pak e cuditeshme si politike se si mund te vazhdojme te lypim para ne tryezen Evropiane kur ne marrveshjet qe nenshkruajme jemi kundra politikes se jashteme te KE-se!
    Megjithate politika nuk behet vetem pezr interesat e shteteve pôr dhe te individeve qe e drejtojne ate keshtu qe kur shoh personazhet qe kemi ne krye te politikes gjerat behen akoma me te qarta ...
    Just God Can Judge Me

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2003
    Vendndodhja
    London, England
    Postime
    20
    Antar i nderuar Albo.
    Packa se ky eshte forum shqipetar dhe ketu 'duhet te flasim vetem shqip', si tifoz i SHBAs dhe si dikush qe jeton atje te e di kete gjuhe. Te sygjeroj sinqerisht ta lexosh dhe njehere pergjigjen time ne anglisht per ta kuptuar dhe njehere historin e atdheut dhe gabimet qe jan bere. Sikurse shkrua dhe Vinny T, kur Amerika mbaron se ndihmuari fqinjet e saj te aferm, Mexico, Costa Rica, Nicaragua, Equador, Columbia etj ne vend te organizoj puce dhe tu perdhunoj ekonomine, atehere do jemi me pak cinik per qellimet e saj ndaj Shqiperis.
    GOOD WORK VINNY. KEEP IT UP
    Me respekt Odisea e Kurbetit

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    64
    Pse nuk e dini ju qe ne kemi qene serlvile dhe se duam te lepijme ndonje kocke qe na hedh amerika ( qe ben sikur na ndihmon) Ajo dihet qe eshte superfuqi, dhe i ka bere te gjithe lemsh e jo ne qe kemi qene lemsh gjithe kohen ose te pakten pas ardhjes se demokracise.


    "I zoti e nxjerr gomarin nga balta" Thote populli yne.

    SHTETET E MEDHA TE NDIHMOJNE JO SE U VJEN KEQ PER NE POR KANE QELLIMET E TYRE .
    Me duaj 1 here qe te dua 100

  13. #13
    SPHINX
    Anëtarësuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835
    Albo mqse je pe Amerike tine, sikur kane nisur mos ju pelqejne myslimanet amerikaneve se deri tani te tere terroristet myslimane kane dale. Sikur po e dredh dhe Amerika muabetin me duket, shikoji lajmet dhe degjoje njehere ate Bill O'Reilly-n ne FOX se eshte nje nga stacionet me te para qe ia kalovi dhe CNN dhe degjo ca dhe per politiken qe duan te bejne tani kunder emigranteve dhe qe INS i ka zgjatur procedurat i ka bere terkuze. Jetoj ne Amerike dhe mos me trego mua qe nuk ka diskriminim ne Amerike.
    Ketu eshte diskriminimi me klas: aplikon per pune dhe ne fund te fletes te aplikimit ke: marrim pa dallim race, seksi, feje a etniciteti. Ketu ku punoj une nuk duan te marrin femra po prape i moren nja dy ne interviste dhe iu bejne kengen amerikane qe besoj se di. Njeri shume i mire mos na merr ne telefon do te marrim ne ty.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Shkrimet tuaja nuk kane nevoje per koment pasi nuk jane ne lartesine e duhur analizuese dhe argumentuese qe te meritojne nje koment, por me lejoni tu jap disa argumenta te cilat mund ti pertypni ne mendjet tuaja.

    1. Vendet e vegjel nuk kane politike te jashtme

    Qe te mbrosh nje politike te jashtme ne arenen nderkombetare, duhet te kesh tre gjera:
    1. Sigurine qe vjen nga pushteti ushtarak.
    2. Sovranitet mbi nje toke sa me te madhe dhe nje popull sa me te madh.
    2. Zhvillimin e duhur ekonomik, per te sponsorizuar kete politike.

    Nje vend si Shqiperia nuk i permbush asnje nga tre pikat e mesiperme dhe prandaj ajo nuk mund te kete nje "politike te jashtme" agresive por i duhet gjithmone qe te mbaje krah dhe te ndjeki ato politika qe i servirin fuqite e medha.

    2. Prioritetet e Shqiperise

    Perpara se te merrni krahe ne kete debat, hidhni ne forum se cilat duhet te jene prioritetet e brendshme te shoqerise shqiptare. Cilat jane nevojat e shqiptareve te thjeshte qe jetojne ne Shqiperi? Pasi ti keni zbuluar keto nevoja duke formuluar nje politike te brendshme, do ta keni me te lehte qe te adaptoni edhe politiken e jashtme qe ti sherbeje asaj politikes se rendesishme te brendshme. Shqiptaret nuk duan tia dijne per nje Europe te bashkuar apo per nje superfuqi si SHBA, ata duan uje, drita, pune e siguri ne vendin e tyre, ne menyre qe te mos marrin rruget e mergimit.

    3. Zgjedhja e partnereve ne arenen nderkombetare

    Ne kete pike, keni formuluar prioritet e shoqerise shqiptare duke formuluar nje politike te brendshme dhe tani nuk iu mbetet vetem se te gjeni mbeshtetjen e faktoreve nderkombetare qe do te sherbejne si sponsor te kesaj politike. Kriteret per perzgjedhjen e partnereve jane si me poshte:

    - Statusi ushtarak ne arenen nderkombetare. Siguria eshte A-ja e gjithckaje.
    - Statusi ekonomik ne arenen nderkombetare. Sa me i pasur dhe i zhvilluar si shtet, aq me e madhe ndihma dhe aq me i shpejte procesi i permbushjes se prioriteteve shqiptare.
    - Roli ne rajonin e Ballkanit. Shqiperia nuk mund te kete partnere ato shtete qe mbeshtesin pretendimet territoriale te fqinjeve ne kurriz te Shqiperise, duke demtuar keshtu interesat kombetare.
    - Roli historik karshi interesave kombetare. Historia e shkuar eshte orakulli i vetem qe parashikon te ardhmen e nje populli. Ne histori njerezit gjejne mesimet me me vlere qe hedhin drite mbi profilin e nje partneri te mundshem jo vetem ne relacion me Shqiperine por edhe me vende te tjera te ngjashme.

    4. Adoptimi i nje qendrimi

    Sapo nje shtet i vogel adopton nje qendrim, ai vazhdon ti qendroje besnik ketij qendrimi edhe pse do te demtohet nga qendrimet e konkurrenteve. Shtetet qe i ndryshojne qendrimet shpesh apo nuk jane te qendrueshem ne orientimin e tyre, shihen si vasale dhe jo si partnere nga fuqite e medha. Partnere jane te gjithe ata popuj qe i qendrojne konseguent mbeshtetjes se tyre ndaj nje linje politike. Kur shtete te vecanta mundohen te ushqehen me dy luge, atyre u shqyhet goja.


    Mundohuni qe te argumentoni tani mbi qendrimin e Shqiperise duke ndjekur modelin e mesiperm.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  15. #15
    Të nderuar/a!
    Sikur të mos kishte intervenuar SHBA, në Kosovë, sot kishte qenë në pushtet kryerimineli Millosheviq, Kosova kishte qenë plotësisht e serbizuar, dhe nuk kishte ekzistuar as shteti shqiptar, por ishte ndarë në mes serbëve e grekëve! As kjo Shqipëri e cunguar /londineze/ nuk kishte ekzistuar aspak po të mos kishte qenë presidenti i dikurshëm i SHBA Vilson. Evropa gjithmonë ka mbajtur anën e rusëve e këlyshëve të saj në Evropën Juglindore, dhe gjithmonë kanë qenë kundër interesave tona. Integrimi në Perëndim më së miri bëhët nëpër Vashington, Londer, Madrid, etj., e jo nëpër Athinë, Beograd, Moskë e Paris. Kemi nënshkruar marrëveshje me shtet demokratik, nuk e kemi nënshkruar me dreqin. Parisi bën marrëveshje me komunistët rus, kundër amerikanëve, e ne nuk paskemi të drejt të përkrahim mikun tonë më të qëndrueshëm dhe më të mirë. Evropa plakë=kurvë na do si sherbëtorë e pa dinjitet, e jo si partnerë.
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

  16. #16
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    E pse duhet te shgenjehet Europa me vendimine shqiptarve,kur dihet qe Europa Shqiperine e ka ne fund te listes (ne 2040).
    E para here qe shqiptaret bene nje zgjithje te drejte dhe ne interese te tyre.
    Historikisht Europa ka qene e pa drejte me shqiptaret dhe ka mbrojtur interesat Serbo-Greke.
    Miqesia cmohet me miqesi dhe kete Amerika e meritone.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2003
    Vendndodhja
    London, England
    Postime
    20
    I dashur Albo,

    Gjithe stil po pa fare substance argumentet e tua. Megjithate ndoshta je i sinqert dhe nje gabim i bere nga kjo pozit tolerohet paksa. Diferenca e opinioneve tona me duket shume e madhe per te bindur njeri-tjetrin por meqense kjo eshte nje teme e prezantuar nga Alba D, do ishte mire besoj sikur ajo te shprehte opinionin e saj ndaj kesaj ceshtje. Do sillte kete teme ne nje fare konkluzioni, sado temporar. Alba D, platforma eshte e jotja!
    Me respekt, Odisea e Kurbetit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Incidenti i Korfuzit - 22 tetor 1946
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-06-2011, 08:32
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •