Deputeti i PD-sė Edi Paloka akuzon kryeministrin pėr represionin ndaj mediave
Nano udhėheq mafien kundėr shtypit
Si e bleu Fatos Nano me njerėzit e tij tė afėrt TVA-nė, dhe si e kontrollon ai shtypin shqiptar
Deputeti i Partisė Demokratike Edi Paloka u shpreh dje nė seancėn plenare nė parlament se shembulli mė i mirė i regresit qė ka pėsuar vendi ėshtė sjellja me mediat. "Eshtė e vėrtetė qė sot kemi me dhjetėra e dhjetėra gazeta, radio e televizione nė vend, por fatkeqėsisht numri i shumtė i tyre ėshtė vetėm pjesė e fasadės demokratike dhe pluraliste tė regjimit mafio-diktatorial qė ėshtė vendosur. Edhe 100 gazeta edhe dhjetėra radio e televizione nuk mund tė jenė tregues demokracie e lirie nė se ato flasin me tė njėjtėn gjuhė qė i imponohet nga pushteti aktual. Fakti ėshtė qė sot mafia dhe direkt shefi i kupolės mafioze Fatos Nano, kontrollojnė gati tėrėsisht mediat dhe rrjedhimisht atė qė duhej tė ishte fjala e lirė nė Shqipėri", u shpreh Paloka.
"Tre janė format qė janė pėrdorur pėr tė nėnshtruar mediat; blerja direkte ose indirekte e tyre, presionet e formave tė ndryshme dhe nė fund dhuna deri nė eleminim fizik tė atyre qė nuk janė nėnshtruar" u shpreh deputeti i PD-sė.
"Njė nga dy televizionet kombėtare, TVA ėshtė blerė direkt prej njerėzve mė tė afėrt tė kryeministrit Nano dhe jo vetėm kaq, por pėr tė shtėnė nė dorė paketėn e aksioneve tė kėtij televizioni, janė pėrdorur tė gjitha mjetet antiligjore pėrfshi kėtu dhe forma mafioze pėr tė kėrcėnuar aksionerė tė tjerė tė mundshėm. Unė mund t'ju pėrmend se si Magic Bingo u kthye nė Telebingo Kombėtare, se si me paratė e Telebingos, por jo vetėm me ato, u ble TVA, se si u shpallėn nė kėrkim prej qeverisė Nano me akuza absurde aksionerė tė tjerė vetėm qė ata tė pėrjashtoheshin nga pronėsia tek TVA-ja etj., etj., por edhe kėtyre do u vijė koha", u shpreh Paloka. Mė tej deputeti i PD-sė u shpreh se nė kundėrshtim me ligjin pėr mediat, njė pjesė e shtypit tė shkruar dhe e mediave elektronike marrin mbi 70% tė reklamave shtetėrore dhe nga ana tjetėr ka gazeta dhe televizione qė ne 5 vjet nuk kanė parė asnjė reklame shtetėrore. Sipas tij dy televizione qė nuk ndjekin pas qerren e Nanos janė ēuar nė prag tė falimentimit nėpėrmjet gjobave tė policive financiare e tatimore dhe kėtu nuk po flasim pėr mbyllje lokalesh, qė i kanė kėrkuar paratė e verės Nanos as pėr mbyllje kazinosh qė kanė guxuar t'i fitojnė paratė kryeministrit, por pėr televizione. "Vetė shoku Fatos e ka marrė mundimin dhe ka hedhur nė gjyq kryeredaktorin e gazetės "Tema", Mero Baze, duke iu dhėnė zemėr dhe ca goreve kėtu nė Parlament qė ta kėrcėnonin dhe me vdekje mė pas. E megjithatė prapė kėto nuk janė rastet mė tė rėnda tė presioneve dhe kėrcėnimeve mbi mediat. Lufta mė e egėr ėshtė bėrė pėr t'iu mbyllur gojėn jo atyre qė kanė njė pozicion tė qartė kundėr qeverisė, por intelektualėve tė pavarur, tė cilėt ashtu si gjatė qeverisjes demokratike dhe tani nuk dijnė tė bėjnė konformistin apo ca mė shumė tė blihen. Pėr tė mos mbetur pas, bashkėshortja e kryeministrit hodhi pak kohė mė parė nė gjyq Fatos Lubonjėn e pra nuk besoj se ka njeri qė tė thotė se Lubonja ėshtė i PD-sė. Por Lubonja e hodhi lumin, nė thonjėza, ndėrsa njė tjetėr zė i lirė, ai i Ylli Pangos pėr pak u shua me metodat demokratike tė pushtetarėve", u shpreh Paloka.
Krijoni Kontakt