Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 56
  1. #21
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Gazeta Tema arrin tė zbardhė numrin e telefonit nga ku dėrgohen mesazhe kėrcėnuese me vdekje

    Mesazhi kėrcėnues nga telefon deputeti


    Telefoni celular me numėr 068 20 30 419, rezulton i regjistruar nė AMC me emrin e njė deputeti pėr tė cilin tė hėnėn pritet tė nisin hetimet


    Telefoni celular prej nga ėshtė shkruar mesazhi qė ka kėrcėnuar me vdekje kryeredaktorin e gazetės "TemA", duket se i pėrket njė deputeti socialist. Pas hetimeve private tė gazetės "TemA" mbi numrin e telefonit, na rezulton se celulari i pėrket njė deputeti socialist, shumė aktiv nė Komisionin anti-Rama, i cili dhe gjatė mbledhjeve tė Komisionit ka kėrcėnuar nė mėnyrė tė vazhdueshme gazetėn. Deputeti, i cili ėshtė i njohur pėr disa lidhje me grupe kriminale nė Berat, si dhe njė histori droge gjatė njė vizite tė fundit nė Itali, ka pėrdorur, - sė paku deri ditėn qė ka marrė mesazhin Kryeredaktori i gazetės, - atė numėr telefoni. Telefoni celular me numėr 068 20 30 419, rezulton i regjistruar nė AMC me emrin e tij, tė cilin ne nuk po e bėjmė publik, derisa prokuroria tė nisė hetimet.

    Ajo qė ende nuk kemi verifikuar ėshtė nėse mesazhet e mėparshme kėrcėnuese pėr marrje personash peng, janė tė bėra nga njerėz tė grupit tė kėtij deputeti apo jo.

    Dje nė mesditė ėshtė regjistruar mesazhi i fundi i ardhur nga numri tjetėr i telefonit qė pėrdorin kėrcėnuesit, nė tė cilin thuhet: "U frikee ė?". Ky mesazh tregon lidhjen qė ekziston mes kėtij deputeti dhe kėrcėnimeve tė mėparshme qė ka marrė kryeredaktori i gazetės.

    Megjithėse numri ėshtė bėrė publik, askush nga Prokuroria nuk ėshtė interesuar pėr rrethanat dhe administrimin e kėtyre provave. Ditėn e hėnė, Kryeredaktori i gazetės do tė dorėzojė nė prokurori gjithė listėn e kėtyre mesazheve tė ruajtuara nė telefonin e tij privat.



    Gazeta TemA

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    Akuzat e Edi Ramės marrin tė pandehur drejtorin e gazetės "55"

    Prokurorė qė gėnjejnė me shkrim e me gojė

    Fahri Balliu

    Vazhdimisht, ftesat pėr gjyq mė gjejnė tek berberi afėr redaksisė. Kjo ėshtė njė koinēidencė jo fort pa kuptim. U bė qė nga viti 1997, qė ftuesit e gjyqit marrin 40% tė pagės me letrat qė sjellin nė redaksinė e "55"-ės. Kėtė radhė, niveli i akuzės ėshtė fort i ngritur nė kategori. Pra, per shkak te padise se Edi Rames, prokuroria e rrethit tė Tiranes merr te pandehur drejtorin e gazetes "55". Natyrisht, kjo eshte per nje shkrim te caktuar kunder Edi Rames dhe Blendi Gonxhes, por Gonxhja eshte ne frengji. Pavaresisht nga botimi i ketij shkrimi, ne numrat qe pasojne, gazeta duke respektuar etiken profesionale, boton kunderthenien rreth ketij shkrimi, duke e konsideruar keshtu, e zbatuar ligjin per shtypin shqiptar, qe ka nje nen dhe vetem nje: "Shtypi eshte i lire".

    Zelltare politike, por dhe joprofesionale ne prokurorine e Tiranes, gjate hetimit te ēeshtjes nuk me bene asnje ftese per te vajtur ne prokurori, por kerkuan kryeredaktoren e gazetes, zonjen Blegina Agolli, e cila duke zbatuar ligjin, u paraqit. Mirepo ne prokurorine e Tiranes gjeti dy Koēi Xoxistė te vertete, njeri prej te cileve deklaroi drejtpersedrejti: "Une t'i mbush hundet me gjak!" S'po ia ve emrin tani ketu, per nje arsye qe do te dale ne zhvillim te kesaj ēeshtjeje. I alarmuar nga kjo sjellje banditeske naziste dhe e tipit te Nevzat Haznedarit, une personalisht shkova ne prokurorine e Tiranes dhe mora takime me kryeprokurorin e Tiranes. Ky i fundit, per hir te se vertetes, e futi ne rrjedhen normale ēeshtjen. Mirepo, tamam kur ēeshtja po qartesohej (qe i binte data e Shen Valentinit), zv/prokurori Henrik Ligori, ndersa ēonte dhuraten e Shen Valentinit, perserit nje sjellje arrogante, perseri me kryeredaktoren, duke thene: "Merreni te pandehur!" Zoti Ligori, te jete i sigurte qe do te jetė i pandehuri i gazetes "55" per nje kohe shume te gjate, derisa te mesoje se shtypi zberthen edhe dhuratat e Shen Valentinit.

    Pavaresisht nga te gjitha keto, prokuroria e rrethit te Tiranes, ne shkresen me numėr protokolli 200, pa daten e dergimit, ka bere vete dy shkelje te renda.

    1- Ka thirrur kryeredaktoren kur akuza e Rames ishte ne emrin tim

    2-Mua me ka thirrur vetem dy javet e fundit, kur e kishin kopsitur servilizmin e tyre ndaj kryebashkiakut, i cili eshte sot gangrena e shoqerise shqiptare.

    Sigurisht, qeveria mė e korruptuar e botes, me kryeminister Fatos Nanon dhe bashkepunetor te ngushte Edi Ramen, qė hetohet nga nje komision parlamentar, e ka pjese te fushates per te fashistizuar jeten e vendit. Shtimi i padive gjyqėsore ne drejtim te gazetareve, eshte bere keshtu perpjekja klasike per te mposhtur fjalen e lire. Edi Ramės qe deformoi pisten e hetimit te atentatit te Ylli Pangos, per shkak se kishte frike nga kandidimi i ketij per kryetar bashkie, nuk i zgjon instikt profesional prokurorise se Tiranes. Por i zgjon nje shkrim, pėr tė cilin vete gazeta, duke respektuar te drejten e lirise se shtypit, e ka kryer pergenjeshtrimin ne rastin e ketij shkrimi. Dhe kjo ketu nuk le shteg, jo per te pandehur, por as per t'u shprehur me edukate: "Ju lutem, mos u nxitoni!"

    Gjithsesi, ndersa komisioni parlamentar heton vjedhjet miliardėshe te Edi Rames, ne i drejtohemi deres se gjyqit si te pandehur.

    Ditet qe vijne nuk do te jene te lehta, as per servilet e pushtetit, as per zelltaret politike te drejtesise qe i therret origjina, as per infantilet profesionale qe kane pavione kuruese, rikthimin ne auditor.

    Gazeta 55


    Nje tjeter kryeredaktor ne kercenimin e njerezve me pushtet.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #23
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Mero Baze eshte kryredaktori i nje gazete e cila ka shkruar nje artikull duke akuzuar kryeministrin Nano. Ky i fundit eshte prekur nga ky shkrim dhe njekohesisht dinjiteti i tij eshte ulur. Mendoj se eshte e drejte e vet morale dhe ligjore qe ta akuzoje per shpifje.Nqs del qe akuza ndaj Bazes eshte e vertet le te paguaj Bazja ca lek dhe te veje mend.

    Sa per ate mesazhin qe ka marre Baze duhet te beje padi ne prokurori per kercenim jete dhe me vertetimin me ane te provave qe duket se jane e zeze mbi te bardhe te burgoset personi pergjegjes.

    Per kete kauze mund te ngrihet edhe nje komision parlamentar pasi kemi te bejme me nje kercenim nga ana e nje njeriu me imunitet.

    Pse i harxhon fuqite Berisha me njerez pa imunitet qe shume mire mund te hetohen nga prokuroria dhe nuk merret me keta deputet me imunitet te cilet jane te paprekshem nga prokuroria.
    Berisha duhet ti leje fjalet boshe dhe te luftoje per te cuar ne burg kete bandit qe kercenon me jete.

    Po ashtu PS-ja vet nqs e mban veten parti serioze duhet te beje shembull dhe te tregoje se nuk eshte parti kriminele duke e hedhur para ligjit njeriun e vet.
    PAUCA SED MATURA

  4. #24
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Shtypi, media e shkrojtur dhe ajo elektronike jane duke treguar haptazi diskredibilitetin e tyre kur duhet folur per gjera thelbesore dhe ato gjera qe ne na pengojne te jetojme.
    Kemi gazetare dhe kryeredaktore shume te guximshem kur vjen fjala per te bere nje artikull mbi nje aksident te ndodhur ku jepet ora, rruga, tipi makines, karburantin qe ajo perdor, targat e saja, ngjyra, ishte me kondicioner apo jo.......kurse kur vjen puna per te denoncuar shkeljet ndaj lirive me elementare nga njerrez rrugeēer qe po na qeverisin atehere nuk kemi me media, shtyp te lire po kemi vetem pronare mediash qe jane miq e shok dhe fitojne tendera nepermjet heshtjes apo publicitetit qe bejne per politikanet tane.
    Ja ēfare shkruan me poshte Mero Baze dhe pse nuk e njoh personalisht, dhe pse nuk e di se sa kredibel eshte me duket se kjo qe nenvizon ne artikullin e tij ka senc dhe duhet perkrahur me gjithe forcat.

    Akuza qė vijnė prej heshtjes

    Rasti i parė: Disa ditė mė parė nė Tv Klan ndodhi njė krizė. Njė ditė lajmet munguan nė ekran dhe kur rifilluan, u pa qartė se ekrani dhe zėri imitonin sjelljet politike tė Fatos Nanos. Kryeredaktori u shkarkua pasi u rrah publikisht nė mbledhje tė redaksisė, ndėrsa njė grup gazetarėsh u pushuan nga puna pėr rebelim. Nė shtyp nuk ėshtė shkruar asgjė rreth kėsaj, por personazhet janė tė gatshėm t'i tregojnė kėto histori deri nė kafene.

    Rasti i dytė: Dy ditė mė parė Preē Zogaj denoncoi nė Top Channel kryebashkiakun Edi Rama se ka dirigjuar fushatėn e manipulimit tė medias pėr pistėn e atentatit tė Ylli Pangos. Pati kurajon ta bėnte disa minuta pas Preē Zogajt edhe Ylli Rakipi, botuesi i gazetės "Albania", i cili pranoi se dhe gazeta e tij ishte pėrdorur pėr kėtė pistė perverse nga tė njėjtat kanale shtetėrore. U pėrfol dhe kryeredaktori i gazetės "Shekulli", por ai, edhe kėtė herė, si nė rastin e Lubonjės, i bėri njė shpjegim kinez burimit tė kėtij infomacioni dhe ia faturoi Berishės.

    Rasti i tretė: Pėr herė tė parė nė gjithė historinė e gjyqeve me personazhe shtetėrore, dy ditė mė parė jam kujdesur vetė pėr tė shpėrndarė njoftimin mbi gjyqin me kryeministrin Fatos Nano. U kam faksuar redaksive kryesore padinė e prokurorisė dhe njė njoftim pėr shtyp tė gazetės. Thuajse tė gjitha gazetave, televizioneve dhe ambasadave nė Tiranė. Mė parė, s'e kam bėrė kurrė kėtė. Dhe gazetat kanė shkruar. Disa kanė kėrkuar madje dhe intervista.

    Dje nė mėngjes, pėr herė tė parė, e pashė me sytė e mi ē'do tė thotė pushtet i plotė i kryeministrit mbi shtypin. Pothuajse asnjė gazetė, pėrveē gazetės "55" dhe "RD"-sė, dhe asnjė stacion televiziv, nuk e botoi lajmin mbi padinė e kryeministrit ndaj njė kryeredaktori. Nė njė kohė qė ai ėshtė njė lajm shumė mė i rėndėsishėm se sa gjyqi i tė njėjtit kryeredaktor me Makbule Ēeēon, Skėnder Gjinushin apo ndonjė mafioz italian. Nuk mund t'i akuzoj deri nė fund kolegėt e mi gazetarė pėr kėtė, pasi ata janė nė dorė tė kryeredaktorėve. As kėta tė fundit nuk mund t'i akuzoj deri nė fund, pasi shumica e tyre mė telefonuan pėr solidaritet, por lajmin nuk e botuan.

    Janė tre raste brenda njė jave qė pėrcillen me heshtje dhe frikė. Heshtje ndaj njė pushtimi brutal i medias nga njerėzit e kryeministrit dhe kryebashkiakut, dhe frikė nga botimi qoftė, edhe i njė lajmi tė rėndomtė si kronikė gjyqėsore. Unė nuk mund tė kėshilloj kolegėt e mi qė heshtin, pėr tė ngritur zėrin, unė nuk mund tė paragjykoj as nevojėn qė kanė pėr rrogė dhe kartvizitė false si kryeredaktor dikush prej tyre. Atė qė mund tė akuzoj pa frikė deri nė fund, ėshtė njeriu qė ka vendosur pushtetin e frikės nė shtyp. Ai ėshtė Fatos Nano. Shtypi shqiptar 13 vite pas rėnies sė komunizmit, po prodhon "heronj tė heshtur", njerėz tė rebeluar qė nuk ngrenė dot zėrin pėr tė thėnė se janė dėshmitarė tė kėsaj historie. Por dhe kėshtu ata vlejnė si ilustrim i frikės pėr tė folur kundėr pushtetit tė Fatos Nanos.

    Mero Baze
    Just God Can Judge Me

  5. #25
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Mariglen gazetat nuk kane lene gje pa thene per Berishen 99% e te cilave jane mashtrime. Me thuaj cilin gazetar apo redaksi hodhi ne gjyq ai per shpifje ??

    E di qe do te thuash puna e tij nese nuk deshiron te merret me gjyqe, por e verteta qendron me lart se kaq. Une jam dakort se shtypi nuk duhet te abuzoje me lirine e tij, por kur shtypit (atij opozitar) fillon dhe i tregohet dera e burgut per cdo shkrim qe ben kunder kryeministrit me pretendimin se duhet te arumentoje cdo akuze qe ngren atehere nuk kemi me nevoje per shtyp pasi mund ta zevendesojme ate me nje kronike gjyqi.

    Me kete nuk deshiroj ta rreshtoj veten ne anen e atyre qe shpifin, te cfaredolloj krahu qofshin ata, por dua te them se nje personazh publik dhe politik e aq me teper nje kryeminister nuk mund ti lejoje vetes te hape procese gjyqesore kunder gazetareve te opozites pasi fuqia politike dhe mediatike i del dhe i tepron per t'iu pergjigjur akuzave qe ngrihen ndaj tij.

    Per me teper qe nano perpara se ti kerkoje Bazes llogari per njerezit qe kane hyre ose jo ne qelite e tij , le te jape llogari per akuzat per vjedhje qe ka bere ndaj anastas angjelit dhe edi rames ..... pra sic e shikon ligjin shoku fatos nuk e kupton njelloj per te gjithe por ndryshe per veten ndryshe per Meron.

    Tel i deputetit nga ku dergohen mesazhet eshte pikerisht ai i erion braces ... deputetit qe do kontrolloje veprimaterine e edi rames.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Erjon Braēes t'i hiqet imuniteti

    Erjon Braēes t'i hiqet imuniteti

    Deputeti socialist identifikohet si kėrcėnuesi i kryeredaktorit tė gazetės "TemA". Sot prokuroria merr dosjen e plotė tė mesazheve dhe kėrkesėn e opozitės pėr heqjen e imunitetit

    Kleves Bitro

    Opozita shqiptare ka reaguar shumė ashpėr dje nė seancė plenare nė lidhje me presionin ndaj mediave tė shkruara dhe elektronike nga ana e kryeministrit Fatos Nano dhe "grushtit tė ngushtė tė njerėzve rreth tij", siē u cilėsuan bashkėpunėtorėt e tij nė kėtė aksion tė kohėve tė fundit. Me fjalorin mė tė ashpėr tė shprehur ndonjėherė nė sallėn e Kuvendit, opozita ka paralajmėruar Nanon se nėse nuk heq dorė nga praktika e vėnies nėn kontroll tė mediave me ēdo mjet, atėherė vendi do tė hidhet nė protesta masive, protesta tė cilat parashikohen tė jenė mė tė mėdhatė e viteve tė fundit pėr ēėshtje kaq kardinale. Ndėrkohė ėshtė pėrcaktuar nė parlament data 23 qershor si fillimi i mocionit pėr debat me kryeministrin e vendit nė lidhje me problemin e lirisė sė mediave nė Shqipri. Por zhvillimet e djeshme nė Kuvend kanė nxjerrė emrin e deputetit socialist Erion Braēe si autorin e kėrcėnimeve pėr jetėn e kryeredaktorit dhe botuesit tė gazetės sė TemA, Mero Baze. Ka qenė deputeti demokrat Edi Paloka i cili ka kėrkuar heqjen e imunitetit tė Erion Braēes pėr kėto akte tė shėmtuara, megjithėse ai shprehu "habinė" e vet se si "njė person si Braēe, (i cili nuk mban dot brekėt e veta), tė gjejė kurajon dhe tė kėrcėnojė nė mėnyrė tė hapur gazetarėt". Nė fjalėn e tij mė tė ashpėr tė mbajtur nė sallėn e Kuvendit, vetė kryetari i PD-sė Sali Berisha deklaroi se "Njė grusht i vogėl njerėzish rreth zotit Nano ėshtė kthyer nė xhelat tė studiove televizive dhe gazetave". Ai paralajmėroi Nanon tė mos mendojė se "do i dorėzojmė fjalėn e lirė". "Po e paralajmėroj kėtu nė Kuvend se nėse ai nuk heq dorė nga praktikat e tij, ne do tė organizojmė protestat mė tė papara", theksoi kryetari demokrat. Berisha sqaroi se media po shndėrrohet e tėra nė media tė klaneve, ndaj kėrkohej nga Kuvendi thirrja sa mė urgjente e Nanos pėr tė dhėnė llogari para opinionit. "Gazetarėt opozitarė dhe njerėzit e spikatur tė shtypit, personalitete tė mendimit tė lirė janė bėrė pre e atentateve terroriste pėr shkak tė oponencės sė tyre publike. Qeveria ka heshtur, ka mbrojtur ekzekutorėt, ka fshehur gjurmėt e krimit, ka denigruar dhe hedhur baltė mbi viktimat. Qėndrimet individuale tė Kryeministrit dhe politikat tij tė joshjes dhe ndėshkimit nga funksioni shtetėror dhe duke abuzuar me tė, pėrbėjnė njė kėrcėnim tė drejtpėrdrejtė ndaj lirisė sė shprehjes si shtyllė themelore e lirisė sė pėrgjithshme dhe e rendit kushtetues demokratik nė Shqipėri. Pikėrisht pėr tė mbojtur lirinė Kushtetuese dhe shtypin e lirė nga dhunimi qeveritar, ėshtė kėrkuar edhe mocioni pėr debat nė Kuvend. Shtypi i korruptuar dhe i shitur tek qeveria mėkohet me tendera rrugėsh apo reklama pa fund, ndėrkohė qė shtypit tė pavarur i vėshtirėsohet aksesi deri edhe nė burimet e informacionit zyrtar", ka theksuar Berisha. Kryetari i PD-sė dhe deputeti Paloka kanė theksuar se "Pėrveē presioneve nėpėrmjet taksave dhe tatimeve, kohėt e fundit po shihet edhe presioni i akteve terroriste". Si fakt pėr kėtė ėshtė sjellė rasti i "Gores" sė Nanos, Erion Braēe, i cili ka kėrcėnuar me vdekje njė botues. Mocioni pėr debat mbi lirinė e medias do tė zhvillohet nė datėn 23 qershor, njė javė pas mocionit me debat qė do tė zhvillohet nė datėn 16 qershor sėrish me Nanon protagonist, por kėsaj radhe pėr krimin e organizuar.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Paloka: Tė ndiqet penalisht "Gorja i Nanos"

    Deputeti i opozitės Edi Paloka ka kėrkuar dje nė seancė plenare heqjen e imunitetit tė deputetit Erion Braēe pėr shkak tė identifikimit tė emrit tė tij me kėrcėnuesin pėr jetėn tė kryeredaktorit tė gazetės "TemA", Mero Baze. "Kėrkoj kėtu heqjen e imunitetit tė 'Gores' sė Nanos, Erion Braēes, i cili, me nder jush, nuk ka fuqi tė lidhė as brekėt e tij, dhe tani na u trimėroka dhe ka kurajon tė kėrcėnojė me jetė gazetarėt", ėshtė shprehur Edi Paloka nė seancėn e djeshme. Ai nuk ėshtė lejuar qė tė flasė mė shumė nga kryetari i Kuvendit me pretekstin se kėrkesa duhej tė ishte zyrtare dhe se me ēėshtjen e mediave, Kuvendi do tė merrej nė datėn e caktuar pėr debatin. Paloka ka kėrkuar fjalėn nė Kuvend, pas kėrkesės pėr ndėrhyrje proceduriale ku mė pas ai ka folur nė mbrojtje tė fjalės dhe shprehjes sė mendimit tė lirė nė rendin demokratik.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dėshmia qė do t’i paraqitet Prokurorisė sė Tiranės pėr mesazhet kėrcėnuese

    Mesazhet qė vijnė nga Komisioni Rama

    Lista e shumicės sė mesazheve kėrcėnuese qė duket se kanė lidhje me veprimtarinė e gazetės dhe hetimet nė Komisionin Rama. Pse mesazhi kėrcėnues i Erion Braēes ka lidhje me mesazhet e mėparshme dhe tė mėpastajme drejtuar kryeredaktorit tė gazetės “TemA”

    Mesazhet nė celular (SMS), pėr kryeredaktorin e gazetės “TemA” kanė nisur egzaktėsisht mė 23 prill 2003. Nga shqyrtimi qė i kemi bėrė pėrmbajtjes sė mesazheve dhe tematikės sė gazetės, shihet se mesazhet nisin ditėn qė gazeta ka filluar botimin e njė sėrė artikujsh tė “Gazeta Shqiptare” kundėr kryetarit tė bashkisė Edi Rama dhe njė editorial kritik mbi faktin qė kjo gazetė ka keqpėrdorur faqet e saj pėr tė pėrshkruar identikitin e njė vrasėsi tė panjohur tė Florian Vilės si dhe ka hedhur njė pistė tė dyshimtė hetimi pėr rrėmbimin e nipit tė Sulo Shehut.

    Pasi mesazhet vazhduan nė mėnyrė tė rregullt nė pėrputhje me botimet qė ne bėnim, ne ndėrpremė pėr arsye teknike botimin e kėtyre artikujve, ndėrkaq erdhi mesazhi me kėtė pėrmbajtje: (“E kuptove se ėshtė mė mirė qė secili tė shikojė punėn e tij. Po e teprove do tė mbledhėsh nė Lanė copat. Ne jemi kudo. Ti je burrė i zgjuar dhe kupton”. (Datė 5 maj 2003 Ora 21 56)

    Mė pas gazeta vazhdoi tė botonte dosjet e plota tė Komisionit Rama dhe mesazhet vazhduan deri tek kryemesazhi qartėsisht i identifikuar i deputetit Erion Braēe, anėtari mė agresiv pro Edi Ramės nė Komisionin Hetimor parlamentar.

    Pėr tė gjitha kėto arsye mendojmė se ka njė lidhje logjike mes kėrcėnuesve, detyrės sė gazetės pėr tė publikuar fakte kundėr korrupsionit dhe personave qė kanė qenė nė shenjestėr gjatė kėsaj kohe. Pėr tė gjitha kėto arsye i kėrkojmė prokurorisė shqiptare tė fillojė hetimin e plotė pėr kėto mesazhe, tė cilat pėrveēse po shėrbejnė si njė element shtesė presioni mbi shtypin, pėrbėjnė dhe rrezikshmėri shoqėrore pėr jetėn dhe tė afėrmit e gazetarėve tė gazetės “TemA” dhe drejtuesit tė saj, tė cilit i janė adresuar.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Le t’i rendisim mė poshtė sipas datės dhe orės kėto mesazhe:

    SMS, 0692500986

    23 prill 2003, ora 12:16

    “Po e tepėron, do tė lidhemi pėrsėri”



    23 prill 2003, ora 14:16 minuta

    “Kujdes”



    23 prill 2003, ora 15:29

    “Do hakmerren tek njeriu yt jashtė familjes tė mos duket i lidhur me ty... Po munde largoje nga Tirana”



    24 prill 2003, ora 10:02

    “Dhe kaq bėra shumė po e mbyll”



    26 prill 2003, ora 23:26

    “Ėshtė rradha jote”



    29 prill 2003, ora 09:29

    “Bėhu gati sot”



    2 maj 2003, ora 23:04

    “I thamė ta zgjedhė vetė me helm apo me thikė se letrėn e bėjmė vetė. Nuk jeni gjeni gazetar”



    04 maj 2003, ora 00:08

    “Tek Piramida ke njė suprizė”



    Datė 5 maj 2003, Ora 21:27

    “Policia jemi vetė”



    Datė 5 maj 2003, Ora 21:56

    “E kuptove se ėshtė mė mirė qė secili tė shikojė punėn e tij. Po e tepėrove do tė mbledhėsh nė Lanė copat. Ne jemi kudo. Ti je burrė i zgjuar dhe kupton”



    Datė 12 maj 2003, ora 23:13

    “?”



    Data 12 maj 2003, Ora 23:27

    “Mos na provoko mė. E dijmė qė nr me nėntėdhjetė e njė ėshtė yti. Po do tė vazhdojmė gjė qė bėhet.”



    Data 16 maj, Ora 23:34

    “Do na lėsh dorė tė lirė na pėlqen pak”



    Datė 18 maj 2003, ora 10:35

    “Mbaroi”



    18 maj 2003, Ora 22:47

    “Me mbidozė ėshtė vdekje e ėmbėl, ne e bėjmė pėr respektin qė kemi pėr ty”



    Data 21 maj 2003, Ora 16:04

    “Arkivolin ta bėmė tė kuq”



    Datė 22 maj Ora 00:32

    **********



    Datė 23 maj, Ora 22:10

    “Fund blu”



    Datė 23 maj 2003, Ora 00:11

    **********



    Datė 27 maj, Ora 22:57

    “Kemi njė lajmėrim vdekjeje, do ta nxjerrėsh nė gazetė”



    Datė 30 maj, Ora 09:30

    “Do tė tė shuaj Mero. Ti e di shumė mirė qė unė nuk merrem me gazeta po do tė merrem me ty. Kėtu dhe nė Tepelenė. Tani shko sigurohu tek Beri.”

    (Ky mesazh ka ardhur nga telefoni i Erjon Braēes.)

    Pasi u bė publik ky mesazh nga gazeta “Tema” pasuan dhe dy mesazhe tė tjerė nga i njėjti numėr i mėparshėm SMS 0692500986



    Datė 31 maj 2003, Ora 15:49

    “Sa frikeee”



    Datė 1 qershor 2003, Ora 23:55

    “Do na kujtosh gjatė”


    --------------------------------------------------------------------------------

    Diferenca e ēmimeve nė pothuajse tė gjitha zėrat mes projektit "Kthim nė Identitet" pėr kohėn kur Rama ishte ministėr Kulture dhe kur ky dikaster drejtohej nga Esmeralda Uruēi, llogaritet nė 40 pėr qind mė e lartė


    marre nga Tema
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Hija qė rri fshehur nė mushkėritė tona

    Hija qė rri fshehur nė mushkėritė tona

    Nga Mero Baze

    Njė kolegu ynė, gazetar i njohur i agjensisė gjermane tė lajmeve, Roland Siegloff, dėrgonte dje njė e-mail, i cili mė bėnte tė ndihesha keq. I trullosur me lajme tė kėqija nga Shqipėria, i bombarduar me njoftime pėr gjyqe dhe mafiozė qė pėrparojnė drejt pushtetit, i informuar mirė pėr aferat e Kryeministrit dhe historitė e tija rozė dhe tė pėrgjakshme, mė falėnderonte pėr atė ēfarė gazeta dhe unė po bėja pėr tė informuar. Pas tij, njė nga drejtuesit e lartė tė politikės sė jashtme italiane, na konfirmoi se parlamenti italian do tė bėnte njė rezolutė zyrtare mbi gjendjen e lirisė sė shtypit nė Shqipėri ku do tė pėrfshihej ndoshta edhe promemorja e 47 parlamentarėve tė sė Majtės italiane pėr Lubonjėn. Tė tjerė kolegė gazetarė jashtė Shqipėrisė premtojnė faqe tė tėra nė dispozicion pėr t'u solidarizuar me atė qė po ndodh kėtu. E gjithė kjo them se mė bėn tė ndihem keq, se janė mė shumė patriotė se ē'duhet dhe mė dhimbset imazhi i Shqipėrisė, por mbi tė gjitha pėr distancėn reale qė shfaqet, jo vetėm nė infrastrukturėn shtetėrore, por dhe nė kulturėn e njė shoqėrie qė pretendon lirinė. Si pėr tė tė bėrė dhe mė keq, - pėrveē gėrricjeve tė 'bip'-it tė mesazheve qė nuk pushojnė, - njerėz tė ndryshėm nė kafene dhe rrugė, pėrpiqen tė tė respektojnė pa qenė nevoja, vetėm pse kanė marrė vesh se "jam nė gjak me shtetin". Kėto detaje tė dhimbshme qė mbushin ditėn e njė gazetari nė Shqipėri, janė 'skaneri' real i hijes qė rri fshehur nė mushkėritė e reja tė demokracisė shqiptare. Kultura e solidaritetit personal dhe e mosangazhimit publik, ėshtė njė kulturė vrasėse pėr shoqėri tė tilla si e jona. Unė ndihem keq qė kolegė tė mi nė shtypin perėndimor, e marrin pėr heroizėm thėnien e sė vėrtetės nė Shqipėri, ndėrkohė qė ajo duhet tė ishte njė objekt i punės sonė tė pėrditshme. Por mė keq ndihem kur shikoj se raporti me tė vėrtetėn nė shumicėn e kolegėve tė mi nė Tiranė, ėshtė raport qė kalon nga hinka e ngushtė e qirave favorizuese tė shtetit pėr redaksitė, nga rrogat e sigurta nė fund tė muajit, nga filtri i reklamave shtetėrore e privilegjeve financiare personale, deri tek mė e keqja, tek kapaku i rėndė i heshtjes, qė tė kujton vėrtet kodet e frikshme tė familjeve mafioze.

    Por ajo qė vazhdon tė mbetet shqetėsuese nė kėtė shoqėri, nuk ėshtė egėrsia e shtetit ndaj shtypit, nuk ėshtė lehja e koneve nė "barēet" e zotit Nano dhe ata qė bėjnė si gore pėr t'u neveritur deri nė fund para qytetarėve. Shqetėsuese mbetet fakti qė kėtu dikush pret qė bota tė ngrihet nė kėmbė dhe tė pengojė qeverinė qė tė mos na pengojė ne qė tė flasim. Dikush pret qė liria tė mos zėrė vend brenda nesh, por tė kalojė midis nesh, sa pėr ta na rimbushur me frymė dhe tė largohet pa qenė pronė e askujt. Dhe tashmė qė kjo po ndodh, unė shikoj njerėz tė gėzuar se po fitojmė lirinė, ndėrkohė qė ne po rihumbasim shansin tė bėhemi njerėz tė lirė, pėr ta ndalur vetė tė keqen
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    Ky incident i rende, si merite kryesore dhe vlere te tij ka pikerisht se demaskoi fare hapur dy grupe:

    1. Grupin e njerezve me pushtet qe kercenojne lirine e fjales.
    2. Mediat e paguara shqiptare qe jane ne diktatin e plote te njerezve me pushtet.

    Hidhini nje sy mediave shqiptare te shkruara, pervec gazetes Tema dhe ndonje gazete te djathte, asnje gazete tjeter nuk e ka pasqyruar kete lajm edhe pse ceshtja tashme ka vajtur ne prokurori dhe opozita ka perkuar interpelance ne kuvend.

    Kjo sjellje e mediave fsheh bashkefajesine ne krim dhe ky eshte nje akt i denueshem jo vetem moralisht por edhe ligjerisht.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #29
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    BalkanWeb qe jep lajme ne kohe reale nuk thote asnje gjysem fjale per faktin qe kryeredaktori i ZP si dhe deputet i parlamentit kercenon me jete Kryeredaktorin e Temes.

  10. #30
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Po te shikoshe dhe Prokuroria e Pergjithshme me Sallakun, po heshte dhe po mbulone koken si ai STRUCI!!
    Sallaku menjehere duhet te dilte ne konference shtypi dhe te sqaronte e te siguronte opinjonin se, kercenime te tilla do te marin ndeshkimin e merituar dhe se Prokurorija nuk qendrone indiferente karshi kercenimit qe i behet GAZETARIT Mero Bazes dhe shtipit te lire.Por i pa afti Sallaku s'ka per te bere asgje.......

  11. #31
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    Osbe: Mediat Dhunohen Nga Qeveria

    OSBE: MEDIAT DHUNOHEN NGA QEVERIA

    Interesat e mediave ne biznes, nderthuren me interesat e politikaneve! Nje deklarate e tille u be dje nga ambasadori i Prezences se OSBE-se ne Tirane, Osmo Lipponen. Sipas tij, niveli i influences qe ushtrohet ne media per te fituar avantazhe politike, eshte nje ceshtje qe ngre shume shqetesime. Ajo perben nje pjese te vecnte te raportit qe prezenca e Tiranes, do i prezantoje misionit drejtues te OSBE-se neser ne Vjene, ku do te kete nje seance te posacme per Shqiperine. Ne kuader te ketij raporti, ambasadori Lipponen beri te ditur se do perfshihet edhe problemi i mbeshtetjes se forte qe krijojne nga qeverite per mediat, reklamat e leshuara prej saj.

    "Po ashtu shqetesues eshte edhe fakti i rritjes se procese gjyqesore per shpifje, apo kercenimet per te hapur procese te tilla", shtoi Lipponen. Nga ana tjeter, ambasadori i prezences se OSBE-se nuk la pa permendur faktin e debimit te gazetareve nga seancat plenare ne Kuvendin e Shqiperise, gjate proceseve te votimit ne keto seanca. "Ky veprim i drejtuesve te Kuvendit, ka rritur shqetesimin e Prezences, e cila do vazhdoje ta ndjeke kete ceshtje nga afer", pohoi Lipponen.

    Te njejtin shqetesim ngriti dje ne nje konference per shtyp edhe lideri i opozites, Sali Berisha. Ai vazhdoi te akuzoje kryeministrin Nano dhe klanet e tij per nje persekutim te vazhdueshem ndaj mediave, te cilat kundershtojne qeverine. Lidhur me nje fakt te tille, Berisha perseriti serish kerkesen e tij per mocion debati ne parlament ndaj kryeministrit. "Mediat nuk mund te vazhdojne te jene me te perndjekura kur nuk thone ate qe do Kryeministri", tha Berisha.

    OSBE nuk njeh ankesat e partive te vogla

    Per ambasadorin e OSBE-se ne Tirane, nuk duhet te ekzistojne pakenaqesi nga ana e partive te vogla lidhur me kodin e ri zgjedhor. Sipas Lipponen, ai permban aktet e duhura ne lidhje me zgjedhje, prandaj dhe nuk besohet qe partite e vogla te kene gjera te paplotesuara. Nga ana tjeter, Lipponen nuk la pa pershendetur edhe punen voluminoze te bere nga dy bashkekryetaret e komisionit bipartizan ne lidhje me hartimin ligjor te reformes zgjedhore. Por Lipponen ne perfundim te deklarates se tij pohoi se qeverise ende i duhet te punoje per te zgjidhur probleme te tilla si persosja e sistemit te gjyqesorit dhe ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Sipas tij, prezenca do te jape ndihmen e saj edhe ne lidhje me lehtesimin e debatit mbi pronat. Do te krijohet nje grup eksppertesh per te punuar ne komisionet parlamentare per rishikimin e te dhenave mbi trojet ekzistuese dhe haartimin e nje ligji realist.

    E.Nasi

  12. #32
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Jane te njetat verejtje qe bejne dhe komisionet e Komunitetit Evropian per asocjim stabilizim dhe qe ne pergjithesi interpretohen sikur Evropa sna do te miren po vetem na kritikon!
    9fare po ndodh me mediat aktualisht ka nje fare kohe qe ka filluar dhe jane shume te pakte ata pronare e editorialist qe ruajne etiken e gazetareve.
    Just God Can Judge Me

  13. #33
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    Gaeta Shqiptare sulmon OSBE

    ALARMI FALS I OSBE-sė


    --------------------------------------------------------------------------------



    Zyra e OSBE-se nė Tiranė ėshtė e shqetėsuar pėr lirinė e shtypit nė Shqipėri. Kėtė e deklaroi dje ambasadori finlandez Osmo Lipponen, i cili do tė paraqesė nė Vjenė, pėrballė 55 vendeve anėtare tė Organizatės, raportin e tij periodik mbi vendin tonė. Eshtė befasues arsyetimi i shqetėsimit tė prezantuar nga Lipponeni: sipas tij, ēka kėrcėnon lirinė e shtypit ėshtė "mbėshtetja e fortė me reklamat e institucioneve qeveritare".
    Ky argument ėshtė kopjuar (pa thellime) nga shumė diskutime tė disa eksponentėve politikė e gazetave tė tyre) qė akuzojnė qeverinė se "ka blerė shtypin". Natyrisht, ėshtė e vėrtetė qė nė Shqipėri, ashtu si nė mbarė botėn, pushteti pėrpiqet tė fitojė simpatinė e mjeteve tė informacionit, duke tentuar tė orientojė pėrmbajtjen e gazetave dhe tė televizioneve. Por gjykimi i OSBE-sė duhet tė bazohet nė tė dhėna objektive dhe jo nė vlerėsime subjektive: pra, a ėshtė e vėrtetė qė informacioni nė shtypin shqiptar ėshtė deformuar nga "korrupsioni publicitar"? Kėtė duhet tė tregojė Lipponen, por duhet ta bėjė pasi tė ketė lexuar ēdo ditė tė pėrditshmet dhe tė ketė ndjekur televizionet, e jo duke u nisur nga njė pohim nė princip. Pra nga njė paragjykim. Lipponen pėrfaqėson OSBE-nė, qė mes tė tjerash, ka pėr detyrė tė promovojė lirinė e shtypit nė demokracitė e reja. Por ndėrhyrjet e kryera nga OSBE-ja nė kėtė drejtim, tė paktėn nė Shqipėri, janė gati zero. Mjafton tė lexosh atė qė reklamojnė nė sitin e tyre nė internet, http://www.osce.org/albania/press/, pėr ta verifikuar Shtypi ėshtė i lirė nėse ėshtė ekonomikisht i fortė, dhe nė vendin tonė nuk bėhet asgjė qė tė pėrmirėsohet gjendja e ndėrmarrjeve editoriale. Nuk e bėn kėtė qeveria (ose e bėn fare pak), nuk e bėn OSBE, as Pakti i Stabilitetit, dhe as ndonjė organizatė tjetėr ndėrkombėtare. Duket sikur kėtu nuk ekziston asnjė problem.
    OSBE skandalizohet nėse dy ndėrmarrje publike bėjnė reklama nė gazeta dhe televizione (dy dhe vetėm dy, tė cilat e bėjnė dhe nė shtypin partiak dhe mbi atė opozitės), por nuk skandalizohet qė nė Shqipėri, treguesi i lexuesve tė gazetave, ėshtė ndėr mė tė ultėt nė botė: mjafton tė mendosh qė sipas "Ėorld Association of Neėspaper" nė Finlandė (Lipponen duhet ta dijė shumė mirė) nė botė shiten 544 kopje gazetash pėr ēdo 1000 banorė, nė Shqipėri, me vėshtirėsi shiten 50 (dhe mė keq se ne, ėshtė India, Afrika e Jugut, Sri Lanka, Indonezia apo Kenia).
    OSBE, qė shqetėsohet pėr lirinė e shtypit, nuk e vret mendjen se nė Shqipėri gazetat shiten ende trotuareve, si bananet; nuk shqetėsohet qė ekziston njė ligj mbi ēmimin e gazetave qė shėrben tė shmangė konkurrencėn e pandershme e qė Shteti nuk e respekton; OSBE nuk shqetėsohet, qė nė ndryshim nga gjithė vendet europiane nė Shqipėri nuk ekziston njė ligj mbi shtypin dhe as financime publike nė favor tė gazetave. OSBE nuk shqetėsohet qė nė Shqipėri ekziston pirateria televizive qė ka shkatėrruar tregun dhe se Enti Regullator i Frekuencave nuk ka asnjė pushtet pėr ta ndaluar. OSBE-sė nuk i intereson qė nė Shqipėri, politikanėt mund tė ofendojnė e tė shpifin ndaj gazetave e gazetarėve e kėta tė fundit nuk mund tė mbrohen pasi politikanėt kanė imunitet, gazetarėt jo.
    OSBE-ja shqetėsohet nga dy kontrata reklamash tė bėra nga dy ndėrmarrje publike dhe harron se nė shumė vende tė Europės institucionet publike e kanė tė detyrueshme me ligj tė publikojnė nė gazeta bilancet e tyre, apo gjykatat tė publikojnė disa vendime. OSBE-ja nė vend qė tė kritikojė reklamat shtetėrore, duhet t'i nxisė, duke kėrkuar pėr shembull publikimin e vendimeve administrative, tė vendimeve tė qeverisė, tė ligjeve tė reja: pasi vetėm nė kėtė mėnyrė realizohet ajo transparencė nė administratėn publike qė shėrben pėr tė luftuar korrupsionin, e duke ndihmuar nė kėtė mėnyrė ekonominė e shtypit dhe shtypin e lirė.
    Reklama shtetėrore qė shqetėson kaq shumė OSBE-nė nuk ėshtė njė problem: nėse kjo reklamė kėrcėnon lirinė e shtypit, mjafton qė njė media tė mos e pranojė ta publikojė atė reklamė, kėshtu lirinė e ka tė garantuar. Kėrcėnimi i vėrtetė i lirisė ėshtė atėherė kur njė gazetė nuk ka zgjedhje. Pastaj nėse do tė ishte e vėrtetė qė pas ēdo reklame ka korrupsion, ē'mund tė themi pėr reklamat qė vetė OSBE (apo dhe tė tjerė organizma ndėrkombėtarė) bėjnė ēdo ditė nė shtypin e ditės dhe nė televizione? Ajo qė ndodh sot nė Shqipėri, ndodh nė gjithė botėn, ndodh nė vendet e Eurpės sė civilizuar, nė Shtetet e Bashkuara, por atje askush nuk skandalizohet.
    Ne falenderojmė OSBE-nė qė shqetėsohet pėr lirinė nė media, por do t'i jemi vėrtetė mirėnjohės nėse shqyrton problemet e vėrteta tė informacionit dhe jo vetėm ato tė pėrdorura nga propaganda politike qė fatkeqėsisht ka vetėm njė qėllim: tė shkatėrrojė edhe atė pak liri shtypi qė e kemi fituar me kaq mundim.

  14. #34
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Kjo tregon qe "Gazeta Shqiptare" eshte teresisht e pavarur , por njekohesisht eshte teresisht varur. Se nga cili/cila kete po e tregon dita dites me shkrimet e saja te larmishme. Nje nga keto shkrime ishte edhe shkrimi i sotem mbi OJQ, dhe realitetin e nxire te Shqiperise.
    Kjo flet qe shtypi ne shqiperi eshte teresisht i pavarur, pasi nuk "varet " ne asnje fije peri, por eshte nje institucion ne duart e atyre qe i "duan te miren" shqiperise.
    Rrofte kryereadaktori i "gazetes shqiptare", informatori i vockel i sherbime sekrete, dhe mijushin qe po "bren" pak nga pak dosjet e Sigurimit te shtetit...

  15. #35
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Kryeredaktori i gazetes shqiptare ka qene roje ne nje nga magazinat me popullore te Parisit dhe e mirenjohur nga shqiptaret pasi ka dhe ēmimet me te ulta e quajtur TATI.
    Kur nje roje behet kryeredaktor per nje vit pasi eshte kthyer nga Franca me duket pak qesharake se si mund te quhet gazeta ajo qe ka per redaktor ate person.
    Dua te kuptohem drejt qe nuk kam asgje me personin ne fjale se mund te jete dhe njeri shume jorrekt dhe ka fituar me pune rrogen qe merr por po flas vetem nga ana profesionale e kjo me duket absurde qe me nje CV te tille te behesh kryeredaktor ne nje nga te perditeshmet me te medha te vendit!
    Just God Can Judge Me

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Alarm nė kryeministri pėr zyrėn e Xhoanės

    POLITIKA

    Gruaja e re e kryeministrit kėrcėnon pėr shkarkime nga puna, stafin e ngushtė tė Fatos Nanos



    Alarm nė kryeministri pėr zyrėn e Xhoanės



    Zėdhėnėsja e Xhoanės Anila Rrushi, shefi i riemėruar i kabinetit, Emin Barēi, si dhe kėshilltari kryesor i kryeministrit, rrezikojnė tė shkarkohen, nėse nuk zbulojnė kush i dha informacion gazetės "TemA" pėr zyrėn e Xhoanės nė kryeministri. Gruaja e kryeministrit, Xhoana Nano, ka kėrcėnuar dje stafin e ngushtė tė kryeministrit se do tė marrė masa drastike, nėse nuk gjendet personi qė ka informuar gazetėn "TemA" pėr ekzistencėn e zyrės sė saj nė kryeministri. Gjatė paradites sė djeshme, ndėrsa gazeta u interesua pėr njė reagim zyrtar mbi lajmin e botuar nė shtyp pėr zyrėn e zonjės Nano, burime nga kryeministria konfirmuan panikun qė ekziston nė zyrat e qeverisė nga alarmi qė ka dhėnė Xhoana Nano. Burime nga stafi i Kryeministrit i thanė gazetės se Xhoana Nano ka urdhėruar hetimin e secilit prej stafit tė Kryeministrit qė mund tė ketė kontakte me gazetarė ose drejtues tė gazetės "TemA" dhe sidomos personin me tė cilin ka kontaktuar dje gazetarja e gazetės "TemA". Pasi nuk ka mundur tė nxjerrė ndonjė pėrfundim konkret nga hetimi, mė tė rrezikuarit kanė mbetur Agim Isaku, Emin Barēi dhe Anila Rrushi, qė janė dhe njerėzit mė tė afėrt pėrkatėsisht tė Fatos dhe Xhoana Nanos. Zėdhėnėsi i kryeministrit Aldrin Dalipi ėshtė pėrjashtuar nga hetimi, ndėrsa ėshtė dhėnė urdhėr i rreptė qė tė mos jepet asnjė konfirmim nė shtyp pėr shkrimin, edhe nėse ky kėrkohet. Pas kėrcėnimeve tė para dhe situatės alarmante qė ekziston nė kryeministri, Xhoana Nano ka premtuar se, nėse do tė arrijė tė vėrtetojė qė lajmi nuk ka dalė nga zyrat e qeverisė, do t'i bashkohet padisė sė bashkėshortit tė saj pėr gazetėn.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  17. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    Dade: Dua 1 milion leke nga "Korrieri"

    Gjykata e Tiranes nis shqyrtimin e padise se depozituar nga Ministrja e Kultures, Rinise dhe Sporteve kunder gazetes per skandalin e trafikut te 30 femijeve nga Kavaja. Kerkesat e Dades dhe pse deklarimet e numrit dy te FSHF, Sulejman Starova, jane kunder saj

    Arta Dade ka kerkuar nga gazeta "Korrieri" t'i paguaje 1 milion leke per demin qe, sipas saj, i eshte shkaktuar nga publikimi i shkrimeve gjate zbulimit te skandalit te trafikut te 30 adoleshenteve kavajas. Ne zyrat e "Korrieri"-t ka mberritur dje flete-thirrja e Gjykates se Tiranes, e firmosur nga gjyqtari Pajtim Hoxha. Bashkengjitur kerkeses se gjyqtarit, qe "Korrieri" te dale para Gjykates, eshte edhe padia e ministres se Kultures, Rinise dhe Sporteve, Arta Dade. Ne kete padi ministrja 50 vjecare shprehet, nepermjet drejtoreshes Juridike dhe te se Drejtes se Autorit, Nikolina Ristani, se publikimet e bera nga e perditshmja jane te pasakta dhe mashtruese. "Ministri i Kultures, Rinise dhe Sporteve nuk ka firmosur asnje note verbale, apo dokument tjeter, me ane te te cilit te kerkonte prane Ambasades se Mbreterise se Hollandes, pajisjen me viza te ndonje ekipi sportiv apo grupi artistik", thuhet ne padi. Me ane te se ciles, pretendohet, qe Gjykata te detyroje "Korrieri"-n te pergenjeshtroje te dhenat e publikuara dhe t'i paguaje Ministrise qe udheheq Dade, shumen 1 milion leke.

    Megjithate, para hartimit te padise se saj, Dade duket te mos kete lexuar gjithcka eshte shkruar nga gazeta, kur policia zbuloi se 30 te rinj kavajas ishin inkuadruar ne ekipin e futbollit "Adriatik" dhe ishin pajisur me viza hollandeze. Ne keto shkrime, "Korrieri" i eshte referuar deklarimit te sekretarit te Pergjithshem te Federates Shqiptare te Futbollit, Sulejman Starova. Sipas Staroves, (per pajisjen me vize) eshte e detyrueshme nje firme nga Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve, sepse "ambasadat njohin si pale shteterore vetem Ministrine dhe jo Federaten". Ne kete rast, gazeta ka bere nje pasqyrim te deklarimeve te numrit dy te FSHF-se, sipas te cilit, per pajisjen me viza te nje ekipeve sportive duhet nje firme nga Ministria e drejtuar prej Arta Dades. E cila ka preferuar te padise gazeten, duke kerkuar per kete edhe 1 milion leke.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Njeriu mė i afėrt i Edi Ramės dhe Gramoz Ruēit nė Tiranė kėrcėnon gazetėn "TemA"

    Halim Jaho me pistoletė tek "TemA"

    Agresori ėshtė ndėrtuesi mė i preferuar i Edi Ramės nė Tiranė, qė hyn nė zyrėn e tij pa trokitur. Gazeta ka botuar faksimilet e akteve tė blerjes sė tokave me 1600 lekė metri katror nė Palasė, si pasuri e firmės 'Kamberi', ndėrkohė qė ēmimi i tokės atje ėshtė rreth 70 dollarė metri katror. Lidhjet e tij me Gramoz Ruēin dhe Edi Ramėn, pasojnė tė kaluarėn e tij si ushtar fanatik i Blerim Ēelės

    Dje rreth orės 17:30 nė redaksinė e gazetės "TemA" hyri njė person i armatosur, i cili me njė fjalor prej banditi ordiner, filloi tė fyejė dhe kėrcėnojė stafin e gazetės dhe kryeredaktorin e saj. Pas disa sqarimesh, kėrcėnuesi u identifikua si Halim Jaho, pėr tė cilin gazeta kishte botuar faksimilet e Komisionit hetimor anti-fajde pėr njė blerje tė dyshimtė tė pronave tė firmės "Kamberi" nė Palasė tė Vlorės. Kėrcėnuesi u largua pasi anėtarėt e redaksisė u detyruan ta nxjerrin atė jashtė nėn kėrcėnimin se do tė njoftonin policinė. Duke u larguar, kėrcėnuesi pėrmendi disa emra tė lartė zyrtarėsh socialistė, mes tė cilėve emrin e Gramoz Ruēit si person qė i siguronte atij imunitetin pėr tė kėrcėnuar me jetė gazetarėt.

    Pretendimet e tij ishin se ne kemi botuar, mes tė tjerash, njė faksimile tė aktit tė blerjes sė tij, pėr tokat nė bregdet, ku lexohej qartė dhe emri i nėnės sė tij. Duke turfulluar dhe duke futur dorėn herė pas herė nė brez ku mbante njė pistoletė, agresori thoshte se gazeta e kishte fyer duke pėrmendur faktin qė ai ishte "Halimi i Hankos".

    Ne e sqaruam se thjesht kishin botuar gjeneralitetet e familjes sė tij sipas prokurės qė na kishte ofruar Komisioni, por ai ngulte kėmbė ende se ishte shumė i fyer qė i kishim pėrmendur emrin e nėnės (Hanko). Kjo na bindi se arsyeja pėrse ai kishte ardhur ishte thjeshtė njė pretekst pėr tė kėrcėnuar gazetėn dhe pėr t'i bėrė shėrbime dikujt tjetėr.

    Nga tė dhėnat tona, ky ėshtė personi mė i afėrt i deputetit socialist Gramoz Ruēi dhe kryebashkiakut Edi Rama.

    Redaksia e gazetės "TemA" do tė bėjė njė padi nė prokurori pėr dhunim tė vendit tė punės dhe kėrcėnim pėr jetėn, ndaj kėtij agresori. Ndėrkohė sot po ribotojmė faksimilet e blerjeve qė agresori pėrpiqet tė fshehė pėrmes kėrcėnimeve pėr jetėn.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Kush ėshtė agresori?

    Sipas tė dhėnave tė para qė mėsoi redaksia, dhunuesi i redaksisė sė gazetės "TemA" ėshtė njė ish bashkėpunėtor i ngushtė i ish deputetit tė PD-sė nė Tepelenė, Blerim Ēela. Duke qenė i lidhur ngushtė me Ēelėn, deri nė truproje vullnetare tė tij, ky anonim arriti tė rreshtohej ndėr fanatikėt qė u pėrdorėn pėr vjedhje votash mė 26 maj nė Tepelenė. Mė pas, sapo filloi skandali i firmave piramidale, i njėjti person ėshtė rreshtuar nė Komitetet e Shpėtimit. I ardhur nė Tiranė pėr merita tė luftės sė vitit 1997, ai filloi tė angazhohej nė biznesin e ndėrtimeve nė Tiranė. Duke pasur mbėshtetjen e fortė tė Gramoz Ruēit, sė bashku me persona tė tjerė 'me merita' nė ngjarjet e vitit 1997, ai arriti tė merrte leje ndėrtimi nė qendėr tė Tiranės, pranė sheshit 'Skėnderbej' dhe nė kullat buzė bulevardit, pranė selisė sė BE-sė nė Tiranė, pėr tė cilat diplomatė tė huaj kanė ngritur akuza se janė kulla qė pastrojnė paratė e krimit.

    Lidhjet e tij mė tė forta aktualisht nė Tiranė i ka me kryebashkiakun Rama. Ai ėshtė njeriu pėr tė cilin thuhet se hyn pa trokitur nė zyrėn e kryebashkiakut dhe ka qenė mbėshtetėsi i tij kryesor financiar nė fushatėn elektorale. Duke qenė tė hapur pėr problemet qė ne kemi me kryebashkiakun, nuk jemi tė bindur nėse agresori ėshtė nxitur prej tij, apo nga dikush tjetėr nė pėrpjekjen pėr tė dhunuar gazetėn.


    --------------------------------------------------------------------------------
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  19. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    Akuza bombė pėr Kryeministrin nga deputetėt e Kuvendit. Mesazhet nė celular pėr joshje financiare dhe policėt nė dyert e redaksive. Zbulohen pronarėt realė tė medias elektronike qė kontrollohen nga Kryeministri i Shqipėrisė

    Mafia kontrollon shtypin, Nano kontrollon mafian

    Gjergji Koja

    Opozita shqiptare kėrkoi dje miratimin e njė rezolute ku i kėrkohej qeverisė tė ndalte presionin mbi shtypin dhe tė vendoste mbi baza ligjore, barazinė e medias para reklamave shtetėrore dhe tė drejtės pėr informim. Seanca e cila u pasua nga debate tė ashpra, pati momente kulmore kur botuesi i gazetės "Koha Jonė", Nikoll Lesi, akuzoi Familjen Nano si diktuese tė njė politike tė paprinciptė mbi shtypin dhe dėshmoi tentativat e kryeministrit Nano pėr blerjen e medias.

    "Fatos Nano dhe segmente tė tjera qeverisėse po pėrpiqen tė vėnė nėn kontroll mediat nėpėrmjet politikave tė ndryshme. Shtypi qeveritar merr nė ēdo moment tė ardhura tė pafundme, ndėrsa shtypi joqeveritar, pėrveē se vuan nga njė sėrė problemesh, ka tejet tė vėshtirė edhe pėr tė marrė informacionin zyrtar", u shprehėn deputetėt e opozitės. "Gazetarėt jo qeveritarė, botuesit dhe analistėt e njohur nė vend u janė nėnshtruar presioneve tė pafundme, deri nė kėrcėnime pėr likuidime fizike. Editorialistė, botues dhe analistė janė kėrcėnuar madje u janė nėnshtruar edhe dhunės apo atentateve terroriste, pėr tė vetmen arsye se nuk janė me Fatos Nanon dhe qeverinė e tij. Nano ka krijuar njė terr informativ. Qeveria e tij nuk ka zbardhur asnjė prej atentateve terroriste, pėrkundrazi pėrmes ndikimeve nė media ėshtė munduar qė tė ngatėrrojė edhe pistat, duke ndikuar negativisht nė ecurinė e hetimeve", thuhet nė deklaratėn e bėrė para kuvendit nga grupi parlamentar i opozitės. Deputeti Gjana u shpreh se nisur nga kjo situatė e krijuar nė media opozita kėrkoi kėtė debat me mocion dhe mė pas i kėrkon Kuvendit tė miratojė njė rezolutė.

    Pėr mė shumė se tre orė deputetėt e opozitės kanė denoncuar veprimet qeveritare ndaj mediave, ndėrsa deputetėt e mazhorancės janė rreshtuar nė krah tė kryeministrit Nano duke marrė nė mbrojtje qeverisjen socialiste. Kėshtu njė sėrė deputetėsh socialistė duke marrė nė mbrojtje qeverinė kanė bėrė njė krahasim mes periudhės kur nė pushtet ka qenė qeveria e PD-sė dhe nė periudhėn kur nė qeveri janė socialistėt, duke mos u fokusuar vetėm tek qeveria Nano.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  20. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    Kryeministri humb qetėsinė

    Nano: Parlamenti tė mė hetojė pėr presionin ndaj mediave

    Kryeministri Nano, nė fjalėn e tij para parlamentit, nuk ka pranuar nė asnjė moment akuzat qė janė ngritur mbi tė, madje pėrkundrazi ėshtė shprehur se qeveria qė drejton nuk do tė lejojė mė qė mediat apo pronarė mediash tė vazhdojnė tė mos respektojnė ligjet dhe rregullat e lojės pėr njė ekonomi tregu. Nė jo pak raste kryeministri Nano ka humbur qetėsinė dhe duke ngritur dhe ashpėrsuar tonet, ka deklaruar se njė pjesė e mediave, nė momentin kur qeveria filloi luftėn ndaj trafiqeve, u rreshuan nė krah tė ekonomisė informale, pasi ushqimi i vetėm i tyre ėshtė kjo ekonomi. Mė tej kreu i qeverisė deklaroi se asnjė prej mediave nuk ėshtė mbyllur pėr shkak tė represioneve qeveritare. "Ne po vendosim bazat pėr funksionimin e mediave. Thirrja ime kėtu nė njė debat nuk i pėrgjigjet aspak realitetit. Unė nuk e kuptoj se ē'lidhje ka qeveria me mediat, kur ka instrumenta tė tjera ligjorė qė luajnė rolin e rregullatorit nė tregun mediatik", u shpreh Nano. Sipas tij tė gjitha deklarimet e bėra nga opozita janė veēse akuza tė pabaza. Nano tha se nė asnjė redaksi nuk ėshtė ushtruar presion apo ėshtė ndikuar pėr tė ndryshuar politikat editorialiste tė njė redaksie. "Unė nuk e kuptoj se ē'lidhje ka me lirinė e shtypit, kur pallati ku ėshtė vendosur njė media ėshtė i paligjshėm. Unė nuk e kuptoj se ē'lidhje ka me lirinė e shtypit kur ēdo zyrtar nė fund tė fundit ėshtė njė qytetar dhe kur i drejtohet gjykatės pėr tė zgjidhur njė mosmarrėveshje me njė media zbaton vetėm ligjin", u shpreh Nano. Mė tej ai ka shtuar se qeveria qė drejton nuk synon tė joshė mediat.

    Nano u shpreh se ai personalisht ėshtė i gatshėm t'i nėnshtrohet ēdo hetimi parlamentar, i cili do tė ketė si objekt hetimi ndikimin apo presionin qė kryeministri ushtron mbi mediat. Mė tej ai u shpreh se gjatė qeverisjes sė socialistėve janė ngritur njė sėrė mediash qoftė tė shkruara dhe elektronike, gjė qė nė kohėn e qeverisjes sė PD njė gjė e tillė ishte e pamundur. "Ne kemi krijuar njė situatė aq tė favorshme sa gjatė 6 viteve tė qeverisjes sonė janė ngritur njė sėrė mediash elektronike dhe tė shkruara, duke shtuar nė kėtė mėnyrė lirinė e mediave dhe tė drejtėn e informimit", u shpreh Nano.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ndaj krimit te organizuar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 17-09-2017, 02:56
  2. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bėjmė nėpėrmjet Gjermenit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58
  3. Shkatėrrim krimit nė PS
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-02-2006, 17:34
  4. Liria e shtypit shqiptar
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 06:14
  5. Nano perpiqet ti mbylle gojen shtypit
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-12-2002, 16:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •