Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 246
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ne kujtim te Kolonel Tahir Zemajt

    Bab e Bir..




    Tahir ..a nuk e dije
    Qe ujqerit tash kaq vjet
    Dhembet prej kallashi stalinian
    Per ty i kane mprehur??


    Tahir.. a nuk te mjaftuan
    Raketat e pabesa qe pran sofres
    Ti hodhen perbindshat
    E prap nuk vure mend?

    Tahir a nuk e dije se Stalini
    Miljona femije i beri akull
    Ne Siberine e kuqe-Bardhe
    Pse Tahir u mashtrove??

    Pse Tahir mendove
    Se Stalinat kosovare
    Katundare te qelbur shpellash
    Femijen tend do e kursejne??


    O engjell i vogel i Kosoves
    Ne prehrin e Babes te vrane
    Lahperat e Shikut..
    Panterat e Rognerit..
    Llumi i Kombit.


    O engjell i vogel !
    Ne Kosoven e Cliruar
    Ta morren jeten egersirat

    O engjell i vogel
    Per ty s'mjaftojne lotet..

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Forumi i Rinisė sė LDK-sė dėnon ashpėr aktin kriminal tė vrasjes sė kryetarit tė FR nė Deēan, Hasan Zemaj, dhe tė kolonel Zemajt me tė birin




    Prishtinė, 5 janar 2002 - Forumi i Rinisė sė LDK-sė dėnon ashpėr aktin kriminal dhe makabėr tė vrasjes sė kryetarit tė FR tė LDK-sė, dhe anėtar i Kryesisė sė degės sė LDK-sė nė Deēan Hasan Zemaj, ish-ushtar i UĒK-sė, dhe tė kolonel Tahir Zemajt dhe djalit tė tij Enisit.

    Nė njė komunikatė tė FR tė LDK-sė thuhet se kjo vrasje ka goditur thellė gjithė opinionin e Kosovės, e nė veēanti tė rinjtė e LDK-sė, pjesė e sė cilės strukturė organizative pėr mė shumė se njė dekadė ishte edhe vetė Hasan Zemaj.

    Vrasja e mbrėmshme nė Pejė, s'ka si tė mos kuptohet ndryshe veē me motive tė qarta politike, thuhet nė vazhdim tė komunikatės dhe theksohet se ata qė kryejnė vepra tė tilla kriminale po e vrasin ardhmėrinė e Kosovės, po e vrasin tė ardhmen e rinisė sonė.

    Forumi i Rinisė sė LDK-sė me kėtė rast edhe njėherė bėn thirrje qė t'i jipet fund dhunės dhe vrasjeve politike nė Kosovė dhe kėrkon nga organet e rendit, sigurisė dhe drejtėsisė qė aktorėt e tillė tė izolohen, tė kapen dhe tė nxirren para drejtėsisė, thuhet nė fund tė kėsaj komunikate.


    Dega e LDK-sė nė Gjakovė dėnon ashpėr atentatin e mbrėmshėm nė Pejė, kurse autorėt tė nxirren para drejtėsiė




    Gjakovė, 5 janar 2002 - Dega e LDK-sė nė Gjakovė reagon ashpėr ndaj atentatit tė mbrėmshėm ndaj ish-komandantit tė UĒK-sė, Tahir Zemaj, tė birit Enisit, si dhe kryetarit tė FR nė Deēan, Hasan Zemaj.

    Nė njė komunikatė tė kėsaj dege thuhet se vrasja nė pritė e organizuar nga dora kriminale e cila mori tri jetė, ėshtė vrasje makabėr kundėr pėrpjekjeve pėr pavarėsimin e Kosovės, kundėr vlerave tė luftės ēlirimtare pėr liri, ėshtė vrasje kriminale ndaj njerėzve tė pafajshėm.

    "Kosova edhe sot gdhiu e pėrgjakur. Dhe nė vend se tė renditen sukseset dhe arritjet tona nė kėtė periudhė tė vėshtirė tė pasluftės ne po rendisim arkivolet me trupat e pajetė tė njerėzve tė mėdhenj e me vlera kolosale.

    Nga UNMIK-u dhe KFOR-i, tė cilėt janė pėrgjegjės pėr sigurinė nė Kosovė, kėrkojmė me ngulm qė autorėt e atentatit tė kapen dhe tė dalin para organeve tė drejtėsisė", thuhet nė njė komunikatė tė kėsaj dege nė Gjakovė.

    Poashtu ka reaguar edhe Forumi i Gruas i LDK-sė nė Gjakovė, duike dėnuar ashpėr atentatin mbi ish-komandantin e UĒK-sė Tahir Zemaj, tė birin Enisin dhe kryetarin e FR tė LDK-sė nė Deēan Hasan Zemaj.

    "Ne gratė dhe nėnat aktiviste qė derdhėm mundin e djersėn pėr ēlirim nga zgjedha e okupatorit klasik, ne nėnat qė mbajtėm mbi supet tona vuajtjet dhe pasojat e luftės, sot jemi tė goditura mė shumė se kurrė mė parė pėr faktin se para syve tė botės po vriten djemtė mė tė mirė qė ia zbardhėn faqen kombit dhe shtetit mė tė ri nė botė.

    "Dėnojmė ashpėr kėtė akt mizor e tė organizuar dhe kėrkojmė urgjentisht nga KFOR-i dhe UNMIK-u. tė cilėt janė pėrgjegjės pėr sigurinė nė Kosovė, qė sa mė parė tė kapin kėta kriminelė dhe t'i hedhin para drejtėsisė", thuhet nė reagimin e Forumit tė Gruas sė LDK-sė nė Gjakovė.



    Mbrėmė nė Pejė nė njė atentat u vranė koloneli Tahir Zemaj, i biri i tij Enisi dhe kushėriri Hasani




    Pejė, 5 janar 2002 - Koloneli Tahir Zemaj, i biri i tij Enisi dhe kushėriri i tyre, Hasan Zemaj, janė vrarė mbrėmė nė njė atentat.

    Rreth orės 17.30, nė hyrje tė Pejės, afėr Kombinatitit tė Drurit, atentatorė, tash pėr tash tė panjohur, kanė zbrazur breshėri plumbash nga njė veturė nė lėvizje nė automobilin ku ndodheshin Tahiri (1951), Enisi (22) dhe Hasani (rreth tė 30), qė po ktheheshin nga Prishtina.

    Dėshmitarėt okularė kanė deklaruar se atentatorėt pas krimit tė kryer kanė ikur me shpejtėsi tė madhe me veturėn e tyre tė tipit "Opel-Askona" nė drejtim tė Fabrikės sė Birrės.

    Koloneli Tahir Zemaj dhe Hasan Zemaj nga plagėt e marra kanė vdekur nė vendin e ngjarjes, kurse Enisi gjatė rrugės pėr nė spital.

    Menjeherė pas kėtij atentati mizor policia e UNMIK-ut dhe pjesėtarėt e SHPK-sė kanė dalė nė vendin e ngjarjes dhe i kanė filluar hetimet, por nuk kanė dhėnė njoftime pėr kėto vrasje.

    Koloneli Tahir Zemaj, ka qenė oficer i karrierės dhe nė vitin 1998 hyri nė radhėt e UĒK-sė dhe njė kohė ishte komandant i zonės operative tė Dukagjinit, nė kuadėr tė FARK-ut.


    Ėshtė e njohur beteja e Loxhės (njė fshat shumė afėr Pejės), nėn komandėn e Tahir Zemajt i cili me forcat e tij pėr njė kohė dėboi pushtuesit serbė nga aty.

    Kundėr kolonel Zemaj ka pasur disa tentativa pėr atentat. Tentativa e fundit ka qenė nė gusht tė vitit tė kaluar mu afėr Pejės, kur nga njė sulm me bazukė u plagos bashkė me disa persona tė tjerė qė ndodheshin me tė.

    Hasan Zemaj, pjesėtar i ish- UĒK-sė, ka qenė kryetar i Formit Rinor tė LDK-sė dhe anėtar i Kryesisė sė degės sė LDK-sė nė Deēan, si dhe kryetar i Shtabit Zgjedhor tė LDK-sė nė zgjedhjet e fundit lokale pėr kėtė komunė.

    Kėto vrasje mizore kanė shkaktuar indinjatė dhe revoltė te popullata e Pejės dhe Deēanit.

    .......trepca.net..........

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ne kujtim te Kolonel Tahir Zemajt

    8.05.2003 - Trepca.net

    Shkruan: Besim KRASNIQI

    ..........

    E KUJTOJMĖ KOLONEL TAHIR ZEMAJN NĖ KATĖRMUJORIN E VRASJES MAKABRE



    - Emri i kolonel Tahir Zemaj, do tė zė vend tė veēantė nė kaptinat e historisė !


    Kaluan katėr muaj nga atentati famėkeq ndaj kolonelit Tahir Zemaj ndėrsa ne qė e njohėm dhe qė bashkėvepruam me tė nuk po ia arrijmė tė pajtohemi me kėtė humbje tė burrit tė madh tė Kosovės, me tė cilin shpresuam tė arrijmė t'i realizojmė shumė ambicie qė do t'i shėrbenin Kosovės dhe qytetarėve tė saj. E shpresuam Kosovėn me njė homogjenizim tė forcave atdhetare dhe neutralizimin e konfliketeve brendapėrbrenda Kosovės si dhe pėrfaqsimin e interesave tė tė gjitha shtresave tė qytetarėve! Por, ja qė tanimė kur Tahir Zemaj fizikisht nuk ėshtė nė mesin tonė, kanė quar kokėn maska tė zeza nė zemėr tė Rrafshit tė Dukagjinit dhe po krijojnė pasiguri, pakėnaqėsi, rrahje, vrasje dhe degjenerim nė mesin e qytetarėve tė kėsaj ane, bashkė me degėt e tyre nėpėr anė tjera tė Kosovės qė duan t'i "vlorizojnė" qytetet e Kosovės me "revolucione tė vonuara demokratike", sepse kėshtu i duan armiqtė e Kosovės.

    7 maj 2003 / Shkruan: Besim KRASNIQI

    Kur na erdhi lajmi tepėr i hidhur nga Peja e Dukagjinit, mbi atentatin ndaj kolonelit tė luftės ēlirimtare Tahir Zemaj, ndaj birit tė tij Enisit dhe tė aktivistit tė LDK-sė Hasan Zemaj, gjaku ynė mbeti pėr shumė kohė i ngrirė nė vend, duke mos gjetur fjalė ngushėlluese pėr njėri-tjetrin pėr kėtė humbje qė i ndodhi kombit shqiptar! Ndodhi edhe njė vrasje tepėr e hidhur, por jo edhe e papritur, sepse porositėsit e kėsaj vrasjeje na kishin paralajmėruar me kohė, pa asnjė rezervė, se koloneli Tahir Zemaj i cili kishte bėrė luftėrat e suksesshme e profesionale kundėr policisė dhe ushtrisė serbosllave nė Rrafshin e Dukagjinit, nė Loxhė e Koshare, pra ky njeri i madh i luftės do tė goditet pėr vdekje nga dora e zezė kriminale, e cila vepron akoma nė Kosovė.

    Seē ndihet njė zbrazėti e madhe nė Kosovė dhe diasporėn shqiptare, kur nėpėr tubimet tona nuk ndihet mė zėri i kolonelit Tahir Zemaj, kur nuk shihet buzėqeshja e natyrshme e tij qė afronte secilin shqiptar, kur nuk dėgjohen fjalėt e tij kuptimplote pėr rėndėsinė e ekzistimit tė institucioneve legjitime tė Kosovės, pėr rėndėsinė e ekzistimit tė njė ushtrie tė profesionalizuar tė Kosovės, pėr organizimin e shtetit tė pavarur tė Kosovės bazuar nė vullnetin e lirė tė popullit shqiptar tė Kosovės, pėr rėndėsinė e veēantė historike tė diasporės shqiptare nė periudhėn e paraluftės, nė periudhėn e luftės si dhe nė periudhėn e pasluftės respektivisht nė proceset e demokratizimit, pluralizmit dhe zhvillimit tė gjithmbarshėm tė Kosovės...

    Kaluan katėr muaj nga atentati famėkeq ndaj kolonelit Tahir Zemaj ndėrsa ne qė e njohėm dhe qė bashkėvepruam me tė nuk po ia arrijmė tė pajtohemi me kėtė humbje tė burrit tė madh tė Kosovės, me tė cilin shpresuam tė arrijmė t'i realizojmė shumė ambicie qė do t'i shėrbenin Kosovės dhe qytetarėve tė saj. E shpresuam Kosovėn me njė homogjenizim tė forcave atdhetare dhe neutralizimin e konfliketeve brendapėrbrenda Kosovės si dhe pėrfaqsimin e interesave tė tė gjitha shtresave tė qytetarėve! Por, ja qė tanimė kur Tahir Zemaj fizikisht nuk ėshtė nė mesin tonė, kanė quar kokėn maska tė zeza nė zemėr tė Rrafshit tė Dukagjinit dhe po krijojnė pasiguri, pakėnaqėsi, rrahje, vrasje dhe degjenerim nė mesin e qytetarėve tė kėsaj ane, bashkė me degėt e tyre nėpėr anė tjera tė Kosovės qė duan t'i "vlorizojnė" qytetet e Kosovės me "revolucione tė vonuara demokratike", sepse kėshtu i duan armiqtė e Kosovės.

    Para katėr muajve, kur sytė e Kolonelit u mbyllėn pėrgjithmonė, qytetarėt e Kosovės u gjenden pėrballė njė propagande tė papėrballueshme tė bėrė gati nė kuzhinat mė antishqiptare qė mund t'i ketė njohur historia e jonė, sepse nė kėtė vrasje janė kryqėzuar interesat dhe pikėpamjet anti-institucionale dhe anti-Kosovė tė "revolucionarėve" tė ideologjizuar rusofilė, tė cilėve iu pengonte figura e shquar ushtarake e Tahir Zemės qoftė si demokrat i mirėfilltė apo qoftė edhe si pjesėmarrės dhe dėshmitar i ngjarjeve historike tė luftės ēlirimtare. U pėrhapėn gėnjeshtra dhe dezinformata aq tė turpshme mbi figurėn e Kolonelit, duke e shprehur gjithė mllefin e promovuar nėpėr kuloaret antishqiptare tė Tiranės zyrtare dhe nėpėr seli tė redaksive tė "barrikaduara" partiake, qė e konsiderojnė veten si "krah i luftės"! Kėsaj valle monstrumėsh iu bashkangjitėn natyrisht edhe ato media qė e mbajnė veten pėr paēavura "tė pavarura", derisa nė anėn tjetėr i gėzohen mė sė shumti hapjes sė fronteve nė mes tė forcave progresive dhe atyre destruktive. Edhe pas katėr muajve tė mungesės fizike tė kolonelit Tahir Zemaj, porositėsit (udhėheqėsit shpirtėrorė) dhe atentatorėt vazhdojnė akoma tė bėjnė "hije mbi tokė", tė papenguar vazhdojnė tė bėjnė plane pėr likudimet e ardhshme politike, duke i pikatur mu ato personalitete politike, ushtarake, institucionale, arsimore e publicistike qė i duhen mė sė shumti Kosovės dhe ardhmėrisė sė saj, sepse kėshtu e kėrkon "revolucioni i vonuar demokratik".

    Pavarėsisht se historia jonė mė e re i ka defektet e veta dhe edhe pse ajo shkruhet sipas kuteve tė ca "liderėve partiak" akoma nė fuqi, emri i kolonelit Tahir Zemaj do ta zė vendin e veēantė nė kaptinat e historisė shqiptare, sepse kontributi i tij pėr ēlirimin dhe institucionalizimin e Kosovės ėshtė i shkruar me veprėn dhe gjakun e Tij dhe tė bashkėluftėtarve tė tij si Ahmet Krasniqi, Sali Ēekaj, Agim Ramadani, Rrustem Bruēi etj., andaj qytetarėt e Kosovės dhe diaspora shqiptare do ta pėrkujtojnė me pietet tė lartė Kolonelin e Rrafshit tė Dukagjinit dhe tė mbarė Kosovės, kolonel Tahir Zemajn.

    Lavdi e pėrjetshme jetės dhe veprės sė Tij madhore pėr Kosovėn e lirė!


    ------------

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #4
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Lightbulb

    Telegram:
    Akademisė pėrkujtimore ( nė trevjetorin e vrasjes ) tė kolonel Tahir Zemajt, tė birit Enisit dhe kushėririt Hasanit




    4 janar 2006 /TN

    (Nga eprorėt ushtarak, kolegėt e tė madhit, Kolonel Tahir Zemajt)

    Me rastin e kėsaj akademie pėrkujtimore pėr kolonel Tahir Zemajn,tė birin Enisin dhe kushėririn Hasanin e cila mbahet nėn patronazhin e presidentit Rugova kolegėt e tė madhit kolonel kan konsideratė tė lartė dhe u jam mirėnjohės tė gjithėve dhe ju inkurajojnė se keni dhe jeni duke bėrė njė punė tė mbarė dhe tė ndershme, institucioni i presidencės pėr sė dyti herė me radhė nėpėrmes kėsaj akademie pėrkujtimore ja kthen dinjitetin, borxhin dhe kryen obligimin ndaj legjendės sė luftės dhe heroit tė Kosovės kolonel Tahir Zemajt i cili me profesionalizėm dhe art ushtarak aq shumė i vlerėsoj. respektoj institucionet e REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS dhe luftoj nėn komandėn e tyre gjegjėsisht Ministrisė sė mbrojtjes.

    Obligimi qė kemi pėr ta na detyron tė jem mirėnjohės dhe ti pėrkujtojmė pėr jetė e mote, sepse ai ėshtė dhe ata janė njė ndėr protagonistėt tė cilėt na mundėsuan qė tė marrim frymė lirshėm dhe kėtė liri qė tash e gėzojmė ėshtė rezultat i sakrificės sublime tė tij, tė tyre dhe tė gjithė dėshmorėve tė rėnė nė fushėn e nderit nė luftė pėr liri demokraci dhe mėvetėsi.

    Ne bashkėluftėtarėt dhe kolegėt e tij kemi njė obligim moral, njerėzor dhe atdhetar qė ti pėrkujtojmė dhe ti jemi mirėnjohės veprės sė tyre duke i pasur nė mendje dhe zemėr, kurse nderimi i ynė pėr te tė jetė burim i pashtershėm jo vetėm pėr shoqėrinė e sotme, por edhe pėr ata sy qė do tė shikojnė dhe shoqėrojnė vendin tonė edhe shumė gjenerata pėrpara.

    Kriminel u thonė atyre qė vranė kėtė personalitet aq tė shquar dhe burrė tė madh duke mos menduar fare se ēfarė humbje iu kanė shkaktuar vajzave, bashkėshortes, familjes Zemaj, kolegėve, miqve, dashamirėve dhe tėrė popullit tė Kosovės dhe mė gjerė. Kujtimi pėr ta ėshtė borxh, obligim dhe nder ndaj viktimave, familjeve dhe tė afėrmve tė tyre.

    U vra njeriu i cili hyri nė luftė duke e dhėnė betimin para zotit dhe flamurit kombėtar, si ushtarak profesionist komandant nacional e jo revolucionar i cili punoi dhe veproi nė kuadėr tė institucioneve tė republikės sė Kosovės duke e njoftuar si komandant suprem presidentin Dr. Ibrahim Rugovėn, arkitektin e pavarėsisė sė Kosovės dhe tė gjitha strukturat tjera shtetėrore: Qeverinė e nė kuadėr tė saj ministrinė e mbrojtjes si dhe parlamentin.

    U vra legjenda e luftės sė Loxhės, njeriu, ushtaraku dhe heroi i Kosovės i cili nėpėrmes lidhjeve dhe marrėveshjes me zyrėn e OSBE-sė nė Pejė konkretisht me Wolfgang Kaufmanin shefin e atasheve ushtarak dhe jo me askend tjetėr siē pretendojnė t’ķa veshin "njofkat", "intrigasht" dhe diletantėt e artit dhe doktrinės ushtarake dhe nė lidhje me OKB-nė nėpėrmes kontribuuesit dhe personalitetit tė shquar tė ēėshtjes kombėtare Hajdar ( Hari ) Bajrakterit e me pėrdorimin e strategjisė dhe doktrinės luftarake tė Tsun Xusės shpėtoi nga masakra nė rrafshin e Dukagjinit mė se 60.000 (gjashtėdhjetėmijė) civil.

    Nė kėtė pėrvjetor (tė tretė) pikėllimi, por me ndjenjė krenarie pėr tė madhin Kolonel Tahir Zemajn punėn e tij, aktivitetin, solidaritetin, urtėsinė dhe menēurinė, sinqeritetin e tij qė la, pėr dallim nga tė tjerėt tė cilėt mbollėn farėn e urrejtjes dhe lincit, ky mbolli farėn e tolerancės, dashurisė nė mes njerėzve dhe protagonistėve tė drejtpėrdrejt tė luftės duke deklaruar se:

    citat "unė nuk kam plumba pėr shqiptar dhe civil kundėrshtar" me kėtė tregoi profesionalizmin e lartė nė parandalimin e luftės vėlla-vrasėse, por dhe zbatimin e ligjeve tė luftės sipas konventės ndėrkombėtare.

    Nėse kėto virtyte tė tija do tė jenė udhėrrėfyes pėr ne, fėmijėt tanė dhe gjeneratat e ardhshme tė cilat do tė mėsojnė shumė nga vepra e tij, atėherė neve na obligon edhe mė tepėr pėr ta larė borxhin qė emrin e tij mos tė lejojmė qė ta mbuloj pluhuri i historisė dhe kjo histori assesi tė mos jet e shkruar nga njerėz diletant, jokompetent dhe tė papėrgjegjshėm pėr kėtė duhet angazhuar i tėrė potenciali njerėzor nė radhė tė parė ai intelektual, historianėt, protagonistėt e luftės pėr ēlirim, liri dhe pavarėsi dhe i tėrė materiali arkivor.

    Organet kompetente duhet ta kryejnė pjesėn e punės sė tyre tė lanė anash dhe ti zbulojnė aktorėt e krimit nė tė kundėrtėn ne kurrėn e kurrės s“do tė pajtohemi me konstatimet e shndėrrimit tė njerėzve nė numra dhe se do tė punojmė qė pėr ne, drejtėsinė dhe shtetasit kosovar ky krim dhe krimet tjera mos tė kenė vulė tė vjetėrsisė deri sa mos tė ndriēohen dhe zbulohen tė gjitha rastet, ndėrsa aktorėt e krimit ta marrin dėnimin e drejtė dhe tė merituar dhe tė gjithė tė jen tė njėjtė duke dhėnė llogari para ligjit dhe organeve tė drejtėsisė.

    Dhe mė nė fund ja vlen tė thuhet dhe konstatohet se i madhi kolonel Tahir Zemaj pėr ne kishte vetėm njė datė, ate tė lindjes mė 28 dhjetor 1951.

    Tė pėrjetshėm qofshin heronjtė dhe vepra e tyre!

    Shpėtimi dhe paqja qofshin mbi ne!

    Zoti e bekoftė Tahirin dhe ruajt familjen Zemaj, nga krimi dhe kriminelėt.

    Kryeshefi ZORRD, dhe Komandanti i Njėsiteve Operative nė Lugun e Baranit

    Major: Nazif Ramabaja
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  8. #5
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Ke dy minuta kohë për të hequr portretin e Rugovës !!


    --------------------------------------------------------------------------------


    Nga fundi i gushtit, jam informuar nga vendroja, se po afroheshin disa personaqë kishin shfaqur dëshirë të më takonin. I pranova dhe m'u prezentuan si "Shtab i përgjithshëm" i Ushtrisë Çlirimtare. Kisha dëgjuar pak për ta por nuk dija se kush ishin të organizuar etj. Në përbërje të tij ka qenë Hashim thaçi, Rexhep Selimi, Bislim Zyrapi etj.

    Në zyrën time, ish zyra e drejtorit të shkollës së Prapaqanit, në mur kanë qenë të varura fotografitë e Skenderbeut, Presidentit Rugova dhe fotografia e Jusuf Gërvallës. Sapo kanë hyrë më kanë kërkuar që të hiqja fotografinë e Rugovës. "Ke dy minuta kohë për të hequr portretin e Rugovës ! " më thanë, "Jo u thash, ai ka qenë dhe mbetet për mua Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës dhe President i saj !". Nejse ata u tërhoqën nga ai qëndrim dhe ne i vazhduam bisedimet diku tjetër, në sallën operative të shtabit. Fillimisht kanë kërkuar se përse në të gjithë dokumentacionin tonë figuronte Republika e Kosovës ?

    Ata argumentonin se ne nuk paskeshim republikë ! U deklaruam hapur se ishin kundër, nuk e njihnin dhe se ishin për rrëzimin e qeverisë. Më kanë pyetur në se isha edhe unë apo jo për rrëzimin e saj. U kam thënë : "Po, madje jam për kapjen dhe dënimin edhe të Millosheviçit !" "Jo, nuk po flasim për atë më thanë, a je ti për rrëzimin e Bujar Bukoshit ?" I kam thënë Thaçit se do të ishte mirë të flisnim rreth unitetit dhe bashkimit, se sa për gjëra të tilla. I kam deklaruar se, nëse ai angazhohej seriozisht në atë drejtim, unë do të ndërhyja pranë kolonel Ahmet Krasniqit që ai ta tregonte në Kosovë, kryeshefin e Shtabit, Halil Bicajn bashkë me disa eprorë të tjerë, të bëhej njëherë e mirë unifikimi i shtabeve dhe ne si luftarë të mos kishim më këso problemesh.

    Më kanë pyetur se kush i ka përpiuluar disa komunikata të cilat kishin dalë pa dijenin e tyre. U thashë se ato ishin hartuar nga Faton Mehmetaj, i emruar para disa ditëve si shef i informimit të Sh.O.Rr.D. Dhe kjo ka qenë e vërtetë. Fatoni i kishte dërguar ato komunikata në Gjenevë tek Xhafer Shatri, ish ministër i informimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Fatoni mbante lidhje të ngushta dhe të vazhdueshme me të.

    (Bëhet fjalë për disa komunikata rreth të cilave në atë kohë është zhvilluar një polemikë e hapur në shtyp mes Jakup Krasniqit dhe Xhafer Shatrit). Pastaj bisedimet janë zhvilluar rreth strukturave, rreth profesionalizimit, por ata nuk e kishin hallin atje. Kuptohet që qysh në fillim të atij takimi, ne jemi prezentuar , bashkë me të gjithë kolegët e mi ushtarakë.

    Ata u prezentuan po ashtu, i vetmi ushtarak mes tyre qe rreshter Bislim Zyrapi, të tjerët nuk kishin formim ushtarak. Për komandantin e tyre thanë se "ishte sekret" dhe nuk e përmendën. Edhe për marrëveshjen tonë të 20-21 gushtit për formimin e Drejtorisë së Tretë Operative të Rrafshit të Dukagjinit deklaruan se do ta shqyrtonin me organet e tyre dhe se në fakt nuk ishin dakord ! (Fq.93-94)


    Nga libri: Keshtu foli Tahir Zema
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar RTP pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #6
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    H. Thaēi : Do tė luftoj me ty Tahir Zemaj si me shka, me ty dhe njėsitė tua !


    --------------------------------------------------------------------------------


    Jam larguar dhe pas tre ditėsh mė kanė ftuar nė fshatin Bardhaniq pėr t'I vazhduar bisedimet nė lidhje me kėtė komandė. Unė kam shkuar me tė gjithė kolegėt e mi. Detyrėn e komandantit tė Brigadės sė tretė, pas emėrimit tė Shemsedin Ēekut nė detyrėn e Ndihmės Komandantit pėr Mbrojtjen territoriale, e kryente Musa Gjakova. Pas revistės me brigadėn dhe raportimit tė komandantit tė saj Gjakova, kemi filluar bisedimet. Rexhep selimi qė ishte prezentuar si Inspektor Gjeneral i Ushtrisė sė kosovės, kishte nėnshkruar njė dekret, ku vendi im me atė tė ramush haredinajt ishin ndryshuar. Pra Ramushi komandant ndėrsa unė zėvėndėsi i tij.

    Tė gjithė njerėzit e tyre ishin ngritur nė pėrgjegjėsira ndėrsa tanėt ishin ulur ose hequr fare. Pėrderisa bėhej fjalė drejtėpėrdrejtė pėr mua, kam thėnė se nuik kisha kurrfarė kundėrshtimi nėse Komandanti i Shtabit Suprem, apo Kryeministri i Kosovės e urdhėrojnė njė gjė tė tillė, unė si ushtarak zbatoja vetėm urdhėrat. Kanė ndėrprerė takimin dhe me telefon kanė thirruar Zotni Ahmet Krasniqin dhe pėr rreth njė orė nė prezencėn time tė Thaēit dhe Rexhep selimit, kolonel Krasniqi nuk ka pranuar. Ai u ka thėnė atyre se ata po shkelin njė marrėveshje dhe se nuk mund tė zėvėndsonin Tahir Zemėn.

    Pėrpara se ta mbaronte bisedėn me Kolonel Krasniqin, Thaqi i ka thėnė telefon : "Me ty shumė shpejt do ta kryej misionin " dhe ka filluar tė shajė. (Nė kėtė moment Tahir Zemaj hap njė parantezė dhe shton : Ėshtė fakt se Hashim Thaēi, njė natė para se tė vritej Kolonel Krasniqi, takohet dhe flen nė Tiranė nė banesėn e Ibrahim Kelmendit, ky person ėshtė i pėrmendur jo rrallė nė histori tė ndyra atentatesha kundėr figurave nacionaliste shqiptare. Zemaj pyet : Ēfarė misioni do ta kryente Thaēi kundėr Kolonel Krasniqit ?! A thua ėshtė thjeshtė rastėsi prezenca e tij nė Tiranė njė ditė para vrasjes sė Krasniqit dhe takimi i Thaēit me Kelmendin ?!

    Sigurisht qė pėrgjigjen e pyetjeve tė tilla mund ta japė deri nė fund vetėm drejtėsia, e cila vonon por nuk harron !) Ata e kanė mbyllur dikur telefonin dhe mė janė drejtuar mua, tekstualisht dhe personalisht Hashim Thaēi : " Do tė luftoj me ty Tahir Zemaj si me shka, me ty dhe me njėsitė tua !". Pushka top t'u bėftė i thashė veē po tė them qė ėshtė mirė tė merremi vesh, se unė jam i gatshėm tė luftoj veē kundėr shkieve, qoftė edhe nėn komandėn tėnde. Unė nuk mund t'i tradhtoj eprorėt e mi sa herė mė del rasti, se kėshtu do tė tradhtoja edhe ty nesėr. Prandaj, merruni vesh dhe ejani ta luftojmė shkaun njėherė. Atė "dekretin e tyre" nuk e mora.

    I kam thėnė Ramushit tė ngrihej e tė fliste, "ti e di shumė mirė si mendon rrafshi i Dukagjinit, ti e di se sa probleme do tė kemi me komandimin e forcave nė kėtė rajon. Pasi njerėzit do tė respektojnė vetėm marrėveshjen e 20 gushtit. Ramushi u ngrit dhe tha se ai "nuk dinte asgjė, se tė tjerėt e kishin vendosur", e kishte fjalėn pėr Shtabin e Pėrgjithshėm. Atij nė fakt po i pėlqente vendimi i tyre.

    Deri nė ato momente ai i zbatonte urdhėrat luftarake qė i kishte marrė nga komanda e pėrbashkėt. U larguam. Ata mbetėn nė Jabllanicė, pa mundur tė qajnė nė drejtim tė Drenicės. Pas dy ditėsh kanė kėrkuar ndihmė prej meje. Ramushi nėpėrmjet njė korrieri mė ka kėrkuar qė t'i dėrgoja njė njėsi nė ndihmė pėr tė pėrballuar ofensivėn qė i qe vėrsulur asaj zone.

    Kam dėrguar njė njėsi nėn komandėn e Haxhi Imerajt, i cili ka luftuar dhe kontribuar me sa ka mundur pėr t'i mbrojtur ato fshatra. Ai ka mbetur i bllokuar nė luftime tri ditė dhe veē mė vonė ka mundur tė tėrhiqet, bashkė me njė pjesė tė brigadės sė Musa Gjakovės, matėherė kur ėshtė tėrhequr edhe Ramushi nė Bjeshkėt e Nemuna dhe ka kaluar kufirin pėr nė Shqipėri. Sigurisht kjo situatė pasigurie ka pasur pasoja, por ne jemi mobilizuar qė me luftė dhe rezistencė ta dėshmonim pėrkushtimin tonė ndajqytetarėve tė Kosovės. Pas rėnies sė rekės sė Keqe dhe fshatrave pėrreth ofensiva u shtri nė drejtim tė fshatrave tė Gjakovės dhe Lugut tė Baranit.

    Situata u ashpėrsua shumė. Armiku sulmonte nga Loxha. Lugun e Baranit deri nė Dri tė bardhė. Nga ana tjetėr Lugun e dushkajės deri nė Bistricėn e Deēanit. Gjatė kėsaj kohe forcat e Zonės sė Tretė Operative kanė qenė nė kėto pozicione, brigada 131 nė mbrojtje tė Lugut tė Baranit, 133 nė Lugun e Dushkajės, brigada 134 ka qenė e vendosur nė ndihmė tė Lugut tė Dushkajės, njė batalion nė Lumbardhin (Bistricėn) e Pejės, njė tjetėr nė ndihmė tė Lugut tė Baranit. Me datė 8 shtator jemi sulmuar me aviacion. Njėsitė tona gjatė kėsaj kohe kanė qenė gjithė kohėn nė pozicione.

    Loxha u sulmua pėr sė dyti. Pėr herė tė parė, siē thashė, ushtria Jugosllave pėrdori edhe aviacionin. Gjatė kėsaj kohe e kemi ndjerė shumė mungesėn e municionit. Kishim armatim tė mjaftueshėm kėmbėsorie por municioni na ishte harxhuar. Kam apeluar pėr municion dhe kam shpjeguar situatėn nė terren. Rreth 50-60 mijė njerėz, (dendėsia e popullsisė nė kėtė rajon ka qenė e tillė, sa qė njė predhė artlerike qė ka rėnė nė oborrin e njė shtėpie nė Prapaqan, ka vrarė 4 persona dhe ka plagosur 3 tė tjerė). Pėr situatėn e rėndė qė zotėronte nė ato rajone tė Kosovės bėn fjalė edhe dokumenti i mėposhtėm, nė anglisht, nga i cili janė pėrkthyer vetėm frazat e nėnvizuara.









    Luftėtarėt e njėsive tė fshatrave duke parė pqfuqinė pėr t’u mbrojtur pėballė sulmeve tė fuqishme artilerike dhe me mjete tė blinduara tė armikut, kanė filluar t’i lėshojnė armėt dhe tė largohen. Me disa qė kam pasur rast tė komunikoj – thotė kolonel Zemaj – u kam thėnė se ata nuk duhej t’i linin armėt ashtu, duhej t’u gjenin njė vend, pasi ato ishin pasuria e tyre, ata duhej tė konsultoheshin me shtabet lokale se si do t’ia bėnin, dhe nuk kishin pse t’i sillnin armėt tek ne. Ne nuk mund tė merrnim kurrfarė pėrgjegjėsie pėr ato armė. Ata qė i kanė hedhur armėt e kanė bėrė kėtė gjė me kokėn e vet, tė friksuar dhe nga nxitimi pėr t’i ndihmuar tė largoheshin pjesėtarėt e tjerė tė familjeve tė tyre. Ka pasur manipulime se gjoja unė paskam urdhėruar njerėzit qė t’i dorėzonin armėt. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė.

    Thjeshtė, nuk kanė lėnė mjet as moment pa gjetur njė akuzė, si e si tė mė njėllosin. Nė kėto kushte, kur rrezikohej qė populli tė masakrohej dhe njėsitet e UĒK-sė tė ziheshin rob, ose tė vriteshin, ėshtė parė e arsyeshme qė forcat tona tė tėrhiqen pėr nė Bjeshkėt e Nemuna. Prandaj me 8 shtator 1998, nė mes tė natės kam mbledhur shtabin, kemi bėrė analizėn e situatės nė tė gjithė Rrafshin e Dukagjinit dhe kemi informuar Shtabin Suprem pėr kėtė gjendje. E vetmja rrugėdalje ka qenė tėrheqja e njėsive operative drejt Bjeshkėve tė Nemuna pėr t’i shpėtuar ato nga shkatėrrimi i tyre i plotė apo zėnja rob.

    Tė nesėrmen e asaj dite, forcat serbe synonin tė merrnin bazėn tonė nė Praraqan. Pas konsultimit me Shtabin Suprem kam sjellė vendimin pėr lėvizjen e trupave pas mesnatės sė datės 8-9, tė kaloj magjistralen Pejė-De4an. Kam bėrė kalim deri nė orėn 4 tė mėngjesit me 6-7 mijė vetė dhe jam vendosur nė bjeshkėt e fshatit Strellc i Epėrm. Rreth mėngjesit forcat serbe e kanė bllokuar kalimin. Kam bėrė revistėn e trupave, kam verifikuar gjendjen e armatimit dhe municionit. Dua tė jap tani njė shifėr tė trupave: Pas formimit tė Zonės sė Tretė Operative, Brigada 134 ka qenė e plotėsuar mė sė miri, ka pasur rreth 600 ushtarė, brigada 131 ka pasur 400 ushtarė, brigada 133 ka pasur 150 ushtarė, por kur kam bėrė atė revistė tė trupave kam parė se numri ishte shumė mė i madh, rreth 1800 ushtarė. I kam pyetur se, cilės njėsi i pėrkisnin? Dhe mė janė pėrgjigjur se “tė gjithė ishin tė njėsive tona!”

    Sasia e municionitqė posedonim nuk mjaftonte as pėr tė zhvilluar njė betejė njė orėshe. Kamriinformuar Shtabin Suprem pėr kėtė gjendje. Ata mė kanė urdhėruar edhe njėherė qė bashkė me trupat tė nisesha nė drejtim tė Bjeshkėve tė Nemuna, tė rikthehesha nė Shqipėri, tė bėja rikonsolidimin e efektivit, furnizimin etj. Kam pritur me ankth pėr 24 orė se mos gjendej ndonjė mundėsi pėr tė mė furnizuar me municion. Kur shpresat u shuan vazhdova marshimin drejt Shqipėrisė.

    Pėrpara se tė nisesha edhe njėherė jam informuar nga drejtoresha e spitalit ushtarak nė Krushevc, Ryvė Loshaj se spitali ishte evakuar, me tė gjitha mjetet dhe tė plagosurit. Mė ka informuar se vetėn disa, tė plagosurit shumė rėndė kishin vendosur tė rrijnė vetė, me ēdo ēmim, pasi donin tė vdisnin nė Kosovė dhe nuk dėshironin tė pengonin lėvizjen e trupave dhe tė civilėve tė deportuar. I kam thėnė se ne mund t’i merrnim edhe ata por pėrgjigja ka qenė se ata pėrfundimisht e kishin vendosur tė mbeteshin nė Kosovė. Pėr 12 tė plagosurit qė kam pasur me vete mė ėshtė dashur tė angazhoj njė grup shumė tė madh njerėzish pėr mbrojtjen dhe transportimin e tyre. Terreni ka qenė shumė i vėshtirė dhe mjetet me tė cilat i mbartnim shumė primitive. Masat e mėdha tė qytetarėve qė kishin mbetur prapa tė bllokuara nga forcat serbe pėrbėnin shqetėsimin tim kryesorė. Sipas bisedimeve me tre atashe ushtarak tė OSBE-sė, ditė mė parė, ata mė kishin premtuar se, “nėse bashkė me popullsinė civile nuk gjendeshin trupa ushtarake tė UĒK-sė, ata do tė mund tė ndėrhynin pėr tė shmangur masakrimin e popullsisė civile”. Nė fakt, ata kanė ndikuar dhe nuk ka ndodhur ndonjė masakrim masiv siē isha trembur. (Fq. 95-102)
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  11. #7
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Lightbulb



    Koloneli Zemaj arriti fitore tė mėdha ushtarake duke kursyer djalėrinė e Kosovės

    --------------------------------------------------------------------------------

    Prishtinė, 4 janar 2005 /TN /QIK - Me betimin para Flamurit dhėnė para ministritė tė Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės Ahmet Krasniqi, dhe tė ceremonisė sė krijimit tė Brigadės 134 nė njė dokumentar, ėshtė pėrkujtuar nė 3-vjetorin e vrasjes kolonel Tahir Zemaj, komandant i kėsaj brigade, nė njė akademi sot nė Prishtinė nėn pėrkujdesjen e Presidentit Ibrahim Rugova.

    Mė 1998 nėn udhėheqjen e kolonel Zemajt Ushtria Ēlirimtare e Kosovės arriti tė shėnojė fitore tė befasishme ndaj forcave tė mėdha dhe shumė mė tė fuqishme serbe tė pėrkrahura edhe nga ato ajrore, nė betejėn e Loxhės, e cila fitore i dha famė kėtij ushtaraku tė karrierės.

    Me kėtė fitore, historiani Zekeria Cana tha se filloi lufta e madhe, me tė cilėn iu bė e ditur botės se "shqiptarėt munden dhe dijnė tė bėjnė luftė".

    Cana, para qindra tė pranishėmve nė Teatrin Kombėtar tė Prishtinės nė mesin e tė cilėve edhe kryekuvendari Daci, ministra, deputetė e udhėheqės komunash, tha se kjo fitore u arrit nė kohėn kur politika e Millosheviqit po e shkretėronte Kosovėn dhe donta ta kthente nė djerrinė dhe pa shqiptarė.

    Cana tha se nuk lypej vetėm trimėri dhe vullnet pėr sakrificė, por edhe njohje e artit dhe e doktrinės ushtarake, pėr ēka "shumė djelmosha kanė shkuar dėm".

    Cana tha se duhet patjetėr tė thuhet e vėrteta pėr veprimet tona nė tė kaluarėn edhe kur janė tė hidhura. Nuk mund t'i bėjmė shėrbim popullit po t'i harrojmė tė vėrtetat e hidhura", tha ai duke kujtuar vrasjet e shumė ushtarėve nė kalimin e kufirit, qė tha se janė bėrė nė tradhti.

    "Duhet tė kemi nė zemėr dhe nė mendje mesazhin e burrave tė mėdhenj tė kombit pėr pavarėsinė e Kosovės", tha Cana.

    - Po patėm kėto nė mendje, - sipas tij - forcimi i institucioneve do tė jetė i pashmangshėm.

    "Uroj qė aktit tė pavarėsisė sė Kosovė t'i vėrė firmėn Presidenti i devotshėm, biri i Kosovės, Ibrahim Rugova", tha Cana.

    Kolonel Zemaj, ėshtė vrarė nė mbrėmjen e 4 janarit tė vitit 2003, sė bashku me djalin e tij Enisin dhe kushėririn Hasan Zemaj, kryetar i degės sė Forumit Rinor tė LDK-sė nė Deēan, nė njė atentat tė pazbuluar ende
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  12. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Eshte i rende cdo fillim janari.
    Eshte i rende si shkembi ,si plumbi,nje date qe per cdo vit kalendarik perseritet.
    Pos qe te perkujton ngjarjen me te hidhur ne historine e re te Kosoves.
    Vrasjen e Komandantit ne liri,vrasjen qyqare nga pusia ne pabesi.
    Vrasjen e Kolonelit te Alpeve Shqiptare - Tahir Zemajt.
    Ne kere rast keta rreshta do t'i shkruaj ne emrin tim dhe te gjithe bashkluftetarve,ushtarve dhe shokve te Kolonelit ne emer te atyre qe sypatrembur luftuan shkaun duke i shkaktuar humbje e viktima me te medha ne te gjitha betejat qe se bashku me kolonelin dhe eproret e tyre profesionist luftuan ne mbrojtje te identitetit kombetar dhe te clirimit te atdheut Kosoves se roberuar.
    Eshte kjo dite perkujtimi me plot dhembje kur para tri vjetesh kriminelet te motivuar politikisht mjaft mire te paguar por edhe te shtyre nga xhelozia profesionale ne pabesi zbrazen bresheri plumbash mbi trupin e pambrojtur te kolonel Tahir Zemajt,duke i shuar jeten eprorit tone te respektuar e te dashur.
    Qmenduria dhe urrejtja patologjike bashke me jeten e kolonelit mori edhe dy lule.
    Vrau edhe djalin Enisin e kusheririn Hasan Zemajn qe ishte luftetar e veprimtar i Forumit Rinor te LDK-se.
    Dhembja per kolonel Tahir Zemajn per eprorin e urte eshte e madhe edhe sot pas tre vjetesh eshte e madhe per te gjithe ata qe dine ta vlersojn kontributin e tij qe i dha Luftes Qlirimtare nen uniformen e UCK-se dhe kontributin e madh qe i dha paqes.
    Kjo dhembje sado qe rendon nuk mund ta mposhte krenarin e gjith atyre qe ne koherat me te veshtira per shqiptaret kishin fatin qe ne balle te kolones,ne balle te Luftes Qlirimtare ta kene nje ushtarak te karrieres si kolonelin.
    Ushtarakun e guximshem ushtarakun e qendreses njeriun qe shpresen e humbur te popullit fale strategjis e shnderroi ne shume fitore.
    Kolonel Zemaj eshte ushtaraku qe frymoi sipas institucioneve te Republikes se Kosoves dhe njohu si te vetmin komandant suprem Presidentin e dale nga vota e lire ne mars te vitit 1998,dr Ibrahim Rugoven.
    Pse kombin tone ne faza te rendesishme e percjell i njejti fat?!
    Dora e zez antishqiptare e vrau ne pabesi edge ministrin e Mbrojtjes te Republikes se Kosoves ne Tirane,komandant Ahmet Krasniqin
    E njejta dore e krimit goditi ne paq edhe kolonel Tahir Zemajn,ashtu si shum patriote e veprimtare te rezistences kombetare nder shekuj.
    Fate te njejta te njerzve te medhenj.
    Kriminelet e motivuar politikisht disa here paten organizuar atentate kunder kolonelit.
    Por paten deshtuarne shume prita.
    Dora tradhetare si cdohere bijte e kombit shqiptar i vrau vetem nga pusia,pas shpine naten ne menyren me qyqare.
    Por kjo far e keqe e krimit mashtrohet se kurre nuk mund ta vrasin vepren e kolonel Tahir Zemajt,e as idealet e tij per pavaresin e Kosoves,sikurse nuk mund te vrajne as ushtrin e tij,sikurse nuk mund ta vrasin as Ushtrin e Kosoves,e as pavarsin e saj.
    Kriminelet qe vrasin shetisin te lire sepse kta tre vjet eshte bere shum pak per kapjen e tyre.Por nje dite maskat do te bien dhe drejtesia do ta thot fjalen e vet.
    Kot mendojn keta kriminele se do te mbrohen.Kriminelet dhe urdherdhenesit e tyre pa marre parasysh se ne c'pozit jane nje dite jane te gjykuar te deshtojn.
    Ata do t'i zere gjaku loti vuajtja e qindra e mija shqiptarve te pafajshem qe u martirizuan per liri dhe e qindra te tjerve qe u vrane ne pabesi pas luftes.Prandaj sot ne trevjetorin e vrasjes te gjithe ne miqte shoket bashkluftetaret e Kolonelitduhet ta zevendesojm dhembjen me krenari.
    Qe plogeshtine ta shnderrojm ne qendres e mosperkulje para fares se bimes se keqe,para ideologjis se kuqe majtiste.
    Para sherbimeve sekrete qe kan vershuar si kepurdhat pas shiut Kosoven.
    Hidherimi dhe dhembja per kolonelin duhet te na kalit shpresat per nje te ardhme me te mir per ndertimin e nje Kosove te pavarur.
    Per ngritjen e ushtrise se Kosoves sipas standardeve te NATO-se.
    Te nje ushtrie profesionale.Kete e deshironte edhe koloneli yne.Nga kjo del edhe porosia kurre mos te behemi hyzmeqare te se keqes e as pjes e tradhetis.
    Ne kete menyre mund ta mbrojme krenarin dhe kujtimin e nje ushtaraku te karrieres se kalibrit te larte.
    Ishim ushtaret e pare te Ushtrise se regullt Shqiptare te Kosoves,ushtris qe nen udheheqjen e Kolonel Tahir Zemajt doli fitimtare ne shume beteja si ne Loxhe,ne Lluke e ne Lug te Baranit.
    Dhe nder me te rendesishmet eshte beteja humanitare per shpetimin e popullates civile.
    Keto Komandanti Tahir Zemaj me te drejte i dhane epitetin Legjendar i Alpeve Shqiptare.
    E vecante dhe kranari per te gjithe ata qeishin ushtare nen komanden e ushtarakut te pare re graduar nga ministri i Mbrojtjes i Republikes se Kosoves Kolonel Ahmet Krasniqi,sioas te drejtes qe atij i jepte Kushtetuta e Kacanikut.
    Dhe i Komandantit qe duke zbatuar ne praktike ne kazermat e Prapacanit Baranit dhe te Bardhanicit realizoi enderren shekullore te shqiptarve qe Kosova te kete ushtrin e vet.FORCAT E ARMATOSURA TE REPUBLIKES SE KOSOVES.

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar MemphiS_ pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  14. #9
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Takimi i parė me Sali Veselin, Naim Malokun, dhe Ramush Haredinajn


    --------------------------------------------------------------------------------


    Gjatė qėndrimit tonė nė Jasiq erdhėn dy vetė nga Juniku. Mė ftuan tė shkoja nė Junik dhe tė njihesha me ta. Sė bashku me Rrustem Berishėn dhe Kemajl Shaqirin, tė shoqėruar nga komandanti i fshatit Jasiq kemi zbritur nė Junik, ku jemi takuar me eprorėt Sali Veseli, Naim Maloku dhe Ramush Haradinaj.
    Sali Veselin e njihja qė mė parė, pėr Naim Malokun kisha dėgjuar, ndėrsa pėr Ramush Haradinajn nuk kisha dėgjuar kurrė. Aty mė thanė qė “ai ishte komandant i Zonės sė Dukagjinit, Sali Veseli Kryeshef i Shtabit, ndėrsa Naimi, Komandant i Rekės sė Keqe”, kėshtu u prezantuan. Unė shkurtimisht u kam treguar qė kisha hyrė me aq ushtarė, eprorė dhe brigada. Fatkeqsisht, vėrejta se nuk qeshė i mirėpritur pėr ta, pėrkundėr faktit qė populli, banorėt e atyre anėve na kishin pritur me njė entuziazėm tė jashtėzakonshėm.

    Sali Veseli i ka befasuar tė gjithė eprorėt, edhe mua sigurisht, pasi ne e dinim qė ai kishte nėnshkruar vetė pėr Ahmet Krasniqin, e aty shprehej se ne nuk qemė tė mirėseardhur dhe se do tė ishte mirė tė riktheheshim nė Shqipėri ( ! ) I kam thėnė se ai “nuk mund tė na ndalojė tokėn e Kosovės, se ajo ėshtė toka jonė dhe ne do tė punojmė pėr tė si ushtarė tė thjeshtė. Nuk kemi ardhur kėtu pėr tė marrė pushtet, por pėr tė bashkėpunuar dhe hapur rrugė profesionalizmit nė drejtimin e luftės”.Nė uniformat tona ka qenė emblema e UĒK-sė, gjė qė nuk lejonte askėnd tė gabohej se ne kishim hyrė si fraksion nė luftė, pėrkundėr shpifjeve qė qenė hapur nga gazeta dhe njerėz dashakeqė. Kjo ka qenė edhe pjesė e marrėveshjes sė bėrė nė Norvegji, tė cilėn e pėrmenda mė lart. Nė bisedė ka ndėrhyrė edhe Naim Maloku. Ne kemi qenė tė informuar pėr vėshtėrsitė qė kishte hasur zotni Maloku gjatė hyrjes nė Kosovė, pėr humbjet qė kishte pėsuar njėsiti i tij etj..

    Biseduam atė ditė shumė gjatė dhe nuk arritėm asgjė. Unė deklarova se jam nėn komandėn e Shtabit Suprem tė Republikės sė Kosovės, se kemi ardhur tė kontribojmė, por ata gjithmonė pėrdornin fjalėn e fundit: “Kthehuni nė Shqipėri, pasi kėtu nuk keni vend ! “ Megjithė kėmbnguljen dhe qėndrimin tonė tė arsyeshėm, nuk arritėm gjė. Kur jemi kthyer , kam informuar trupat dhe eprorėt se si qėndronte puna dhe tė gjithė janė befasuar, pasi ne e dinim se ishte arritur njė marrėveshje mes Shtabit Suprem dhe komandantėve tė UĒK-sė qė vepronin nė terren. Ata na propozuan qė formacionet tona tė shpėrndaheshin nė tė gjithė Kosovėn, qė eprorėt tanė tė bėheshin komandantė fshatrash. Kėtė gjė unė e kam kundėrshtuar, megjithatė i kam ftuar ata qė tė vinin nė bazėn tonė, nė fshatin Jasiq dhe tė flisnin edhe me oficerėt tjerė. Ne kishim me vete 22 oficerė. Kishim ndėrmend tė organizonim tė gjitha komponentet e mbrojtjes.

    Deri nė atė kohė ekzistonin njėsi tė mbrojtjes territoriale nėpėr fshatėra, formacione tė dobėta vetėmbrojtėse nėpėr disa vija tė papėrcaktuara mirė tė frontit. Megjithatė, nė parantezė po them se nė 72 fshatra tė Rrafshit tė Dukagjinit kam pasur rast tė takoj jo 72, por mė shumė se 150 komandantė, ēdo fshat i kishte dy a tre komandantė. Thirrej komandant edhe drejtuesi i njė grupi prej dy-tre vetėsh. Ėshtė fakt qė ata e pranuan ftesėn time dhe nė bisedė me oficerėt e tjerė, kur u pa qė asnjėri prej tyre nuk kishte ndėrmend tė vepronte sipas kėrkesės sė tyre jo logjike, ata tė tre, nė mėnyrė fyese, denigruese janė ngritur dhe e kanė braktisur takimin duke u shprehur se “Nuk kishin se ēka tė bisedonin mė me ne”.

    Me thėnė tė drejtėn kjo gjė mė ka brengosur shumė. Kisha dhėnė urdhėr qė nė hyrje, se asnjė nga luftėtarėt e brigadave tona nuk do ta pėrdorte kurrė pushkėn e tij kundėr shqiptarėve. Veē, si tė them, kur tė gjendeshim me shpatulla pėr muri, pėr tė mbrojtur jetėn. Ua kam bėrė tė qartė se si shqiptarė qė ishim ne nuk kishim se pse t’i frigoheshim njėri-tjetrit, por pėr hirė tė Kosovės dhe popullit tė saj, unė isha i gatshėm tė lėshoja pe, tė pėrkulesha para tyre, ve4 qė tė mos arrinte puna deri nė konflikt me njėri-tjetrin, gjė qė do tė na bėnte gazi i botės dhe do tė ēonte ujė nė mulli tė okupatorit. Isha i bindur qė sistemi serbi spiunazhit punonte pa ndėrprerje, dhe ata kėtė gjė prisnin. (Fq.41-43)

    marre nga libri:"Keshtu foli Tahir Zemaj"


    ps.lus moderatorin ta fshij posimin e llapit...
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar RTP pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  16. #10
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Brigada "Mėrgimi" rrethohet nga kalashėt e Mejdanit dhe tė Nanos !


    --------------------------------------------------------------------------------

    http://www.trepca.net/2001/zemaj/zem...da-mergimi.htm

    Ndėrkohė qė Gjenerali Xhekson me oficerėt e Ushtrisė Serbe nėnshkruajnė marrėveshjen e kapitullimit tė forcave serbe nė Kumanovė, menjėherė Presidenti i Shqipėrisė dhe Kryeministri i saj dolėn me njė deklaratė ku kėrkohej "ēarmatimi i njėsive tė Bujar Bukoshit, pasi ato rrezikonin pushtetin nė Shqipėri"!! Thjeshtė kjo deklaratė , ėshtė e zonja tė dėshmojė se kush e kishte dėmtuar dhe penguar luftėn nė Kosovė, se cila aleancė i kishte bėrė puē pėrpjekjeve tė jashtėzakonshme tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės pėr tė organizuar dhe drejtuar njė rezistencė dinjitoze ushtarake ndaj pushtuesit serb.

    Njė ditė mė vonė, pas kėsaj deklarate - rrėfen Tahir Zemaj - kazerma jonė nė Mamurras ėshtė gjendur e rrethuar nga forca tė shumta tė ushtrisė dhe policisė sė Qeverisė Shqiptare. Imagjinoni se ēfarė gjendje shpirtėrore mund tė jenė gjendur ushtarėt dhe oficerėt e Brigadės "Mėrgimi", qė kishin ardhur nga tė gjitha shtetet e botės pėr tė luftuar pėr Kosovėn e tyre, dhe nė njė mėngjes tė bukur gjenden tė rrethuar nga forcat e ushtrisė shqiptare ?!

    Nė bisedime me drejtuesit e atij "operacioni" dhe nė marrėveshje me Ministrinė e Mbrojtjes dhe tė Rendit tė Shqipėrisė dhe Ministrisė sė Mbrojtjes, kemi arritur nė pėrfundim qė ne nuk do tė dorzonim armatimin personal, deri nė kalibrin 12.7 mm. Do t'u mbetej ushtarėve, dhe nėse ishte nevoja do t'ua dorzonim forcave tė NATO-s dhe tė magazinoheshin nė Kosovė, pasi ishin pjesė e pasurisė sė saj. Armatimin e rėndė : disa lloje topash, minahedhėsish, raketash kemi vendosur qė me Proēes-Verbal t'I falet Akademisė ushtarake tė Shqipėrisė.



    Nga ana e Policisė Shqiptare ėshtė marrė angazhimi qė ata tė na shoqėronin deri nhė kufi pėr tė na "mbrojtur" nga incidentet. Mua, me dekret, mė kanė emėruar nė njė detyrė tjetėr pranė Ministrisė sė Mbrojtjes sė republikės sė Kosovės. Mė ėshtė thėnė qė tė nesėrmen do tė takoheshim bashkė me Presidentin e kryeministrin, me gjeneralin Xhekson.

    Drejtimin e Brigadės e ka marrė zoti Fazli Rugova, zėvėndėsi im. Brigada ėshtė nisur drejt veriut pėr tė kaluar nė Kosovė. Ndėrkohė, ajo ėshtė braktisur nga policia ushtarake dhe ajo e rendit e Shqipėrisė, qė sipas marrėveshjes kishte marrė pėrsipėr shoqėrimin e saj deri nė kufi, rrjedhimisht ata kanė rėnė nė njė pritė tė disa forcave policore - paramilitare afėr Tropojės.

    Megjithatė kanė mundur tė depėrtojnė pa luftime, pasi kam komunikuar drejt pėr drejt me komandantin e Brigadės dhe i kam thėnė se, nėse pas pesė minutave nuk hapej rruga atė do ta hapnim ne me tė gjithė fuqinė e zjarrit qė posedonte brigada. Kam kėrkuar tė flas me drjetuesin e forcave policore paramilitare, ish shefin e komisariatit tė Tropojės, haklaj, e kam informuar se ka njė marrėveshje e ai mė ka thėnė se nuk e njihte atė marrėveshje. Atėherė i kam thėnė se, nėse ai nuk i njihte eprorėt e tij dhe marrėveshjet e nėnshkruara prej tyre, ne do ta hapnim rrugėn me zjarrė.

    Pas kėsaj ai mė ėshtė pėrgjigjur qė "ne qenkeshim vėllezėr" dhe rruga ėshtė hapur pa pasur nevojė pėr shkėmbime zjarri. Nė fakt brigada nuk kanė pasur atė itinerar qė ka ndjekur. Ajo nuk ka pasur tė shkojė fare nė tropojė, pasi rruga mes Kukėsit dhe Tropojės ndahet nė qafė tė Malit, nė bjeshkėt e Fushė Arrėzit.

    Pikėrisht aty ka filluar vėnia nė jetė e skenarit tė ri ose e marrėveshjes sė fshehtė pėr ēarmatimin e plotė tė Brigadės. Ja sepse zoti Ramė maraj me njė pjesė tė policisė Ushtarake tė UĒK-sė pranė Ministrisė sė Mbrojtjes sė republikės sė Kosovės, nuk i ka shoqėruar trupat sipas marrėveshjes. Kam ndjerė se po luhej njė lojė e ligė, pasi njė pjesė e shtabit me policinė ushtarake kanė hyrė pa asnjė problem nė Kosovė, nėpėrmjet Kukėsit, ndėrsa trupat e brigadės kanė kaluar nėpėr njė kalvar shumė tė gjatė. Ram Maraj duhet tashmė vetė tė bėjė publik qėndrimin e tij, pse nuk i ka shoqėruar trupat sipas marrėveshjes, pse brigada "Mėrgimi" ka devijuar rrugėn, ēfarė e ka penguar atė tė paraqitet nė orėn e caktuar pėr fillimin e marshimit tė Brigadės etj?

    Pasi kanė kaluar pritėn nė hyrje tė Bajram Currit, brigada ka marrė drejtimin e Qafė Luzhės, ka dalė nė kam, Has, Krumė, Kukės, pastaj nė Qafė tė Morinės. Praktikisht ka bėrė mė shumė se 200 km rrugė tė pa asfaltuar, malore, tepėr tė vėshtirė nė vend se tė kalonte sipas planit drejt nė rrugėn e Kukės-Prizren. Nė tokėn e Kosovės, brigada fillimisht ėshtė pritur nga KFOR-i gjerman, tė cilit I ėshtė dorėzuar njė pjesė tjetėr e armatimit me proces-verbal.

    Prej nė Prizren brigada ka provuar njė ferr tė vėrtet. Tashmė ishin "fitimtarėt", ata qė ushtruan dhunė mbi brigadėn "Mėrgimi", disa plehra qė qenė organizuar dy-tre ditėve tė fundit, si gjoja policia e UĒK-sė e tė tjera formacione mė tė vogėla qė qenė formuar nėpėr male e qė kishin zbritur si ēlirimtarė qyteteve e fshatrave tė Kosovės. Duhet theksuar se ditėve tė fundit janė formuar me dhjetėra njėsi tė tilla, me numra e emra, tė cilat kishin njė ditė apo dy qė ishin kthyer nė Kosovė, nga kampet apo nga bregdeti dhe pretendonin se kishin marrė pjesė nė luftime pėr ēlirimin e Kosovės !

    Po tė mos kishin qenė forcat gjermane, do tė kishin ndodhur edhe incidente tė pėrgjakshme. Edhe nė Gjakovė ka pasur rrahje, fyerje, keqtrajtime deri nė orėn 24. Po ashtu ka ndodhur edhe nė Pejė.

    Forcat Italiane nuk kanė qenė tė informuara mirė. Kėtė gjė e kanė shfrytėzuar "policėt" e UĒK-sė. Aty ėshtė marrė e gjithė njėsia dhe ėshtė dėrguar nė drejtim tė Dashinocit me urdhėr tė Shatbit, se gjoja kėto ishin bandat e Bujar Bukoshit dhe tė Tahir Zemės. Nė Ratishė ėshtė plaēkitur gjithė arsenali i ndėrlidhjes, kamionėt, paisjet e tjera automibilistike, ēisterant, uniformat, tė hollat personale etj. Nė ish fabrikėn e "Zastavės" kanė ndėrhyrė forcart e KFOR-it italian dhe pėr fat deri nė atė ēast nuk ka pasur tė vrarė.

    Tė nesėrmen me pėrcjelljen e KFOR-it janė nisur pėr nė Prishtinė ku edhe janė shpėrndarė. Kjo rrugė pėr tė hyrė nė Kosovėn e lirė, ka qenė shumė mė e pėrgjakshme se marshimi i tri brigadave njė vit mė parė, kur Kosova gjendej e pushtuar nga forcat policore-ushtarake serbe. Nuk mund tė harrohet kurrė, dhe dikush do tė pėrgjigjet njė ditė pėr pesė luftėtarėt e kėsaj brigade, Rexhė Osaj nga Deēani, Bashkim Balaj i Isniqit, Sinan Musaj nga Strellkci i Epėrm, Ram Peja nga peja dhe Vesel Muriqi nga Rugova e Pejės, tė cilėt drejtonin automjete tė kolonės e qė janė marrė dhe dėrguar nė zyrėn e "Prefektit tė Pejės" njė kushėri i Agim Ēekut, Et'hem Ēeku dhe tė Ramush Haredinajt.

    Aty ata jjanė rrahur barbarisht, u janė thyer brinjėt, janė sharė e ofenduar, pastaj ėshtė urdhėruar : "tė veprohet dhe tė dėrgohen atje ku duhet !". I kanė nisur nė drejtim tė Ratishit pėrsėri nėn komandėn e "togerit" dhe prej atij momenti nuk dihet mė asgjė pėr ta. Mė vonė nga ana e KFOR-it italian ėshtė bėrė ekspertiza e vendit tė ngjarjes, pasi sipas dėshmitarit qė ka mbetur gjallė, Vesel Muriqit, ata mund tė jenė ekzekutuar. Veseli ka dėshmuar edhe pėr ato skena tė tmerrshme qė kanė ndodhur nė zyrėn e Et'hem Ēekut dhe Ramush haredinajt.

    Tė gjithė ushtarėt e tjerė nuk kanė mundur tė inkuadrohen asnjėherė, disa prej tyre janė urdhėruar tė paraqiten pranė komandave lokale pėr t'u marrė nė pyetje dhe pėr tė dėshmuar prezencėn, njė imitim i shėmtuar i skemave tė policisė serbe. Tė gjitha kėto gjėra po dokumentohen dhe po pėrgatiten akuza tė mbėshtetura ligjėrisht dhe nuk do tė jetė e largėt dita qė personat pėrgjegjės do tė japin llogari dhe nuk do tė jetė e largėt dita qė personat pėrgjegjės do tė japin llogari pėr kėto sjellje barbare. Tashmė po merret vesh mė sė miri se kush ishin ata qė luftuan pėr ēlirimin e atdheut.

    Ata qė dikur i shisnin mend popullit se duke qenė bij tė tij nuk kishin nevojė pėr grada dhe pėr akademi pėr ta ēliruar Kosovėn, sot janė vetėgraduar, gjeneralė e nėn gjeneralė, kolonelė e marshallė, veē gjeneralisim nuk ka sot nė Kosovė. Gjatė gjithė luftės nė Kosovė, ka pasur vetėm dy beteja, ajo e Loxhės dhe e Kosharės, nuk duhet ngatėrruar pritat apo ndonjė shkrepje armėsh me beteja, as marrja e ndonjė poste policie me dy-tre policė, as bombardimet e serbėve ndaj popullsisė civile. Beteja tė mirėfillta me luftėtarė tė rreshtuar nė front, ka pasur vetėm dy, ato qė i pėrmenda.

    Eprorėt dhe luftėtarėt qė morėn pjesė kėto dy beteja dhe qė u flijuan nuk janė graduar, janė graduar njerėz tė tjerė. Nė fund tė fundit ėshtė e nevojshme tė marrim vesh se ku e kishin hallin ata njerėz, ēfarė qėllimi kishin, ta digjnin Kosovčn bashkė me forcat serbe, apo ta ēlironin atė bashkė me ne ??

    Sot ėshtė fakt qė njerėzit po zgjohen, ata e njohin tė vėrtetėn, ne kemi borxh tė ofrojmė dėshmiė tona me qėllim qė pejsazhi tragjik, por edhe heroik i Luftės sė Kosovės tė ndriēohet sa mė mirė qė tė jetė e mundur, me qėllim qė t'u lėmė brezave dėshmi tė pakontestueshme. Vetėm kėshtu ata do tė mund tė korrigjojnė gabimet tona pa i pėrsėritur ato. (Fq.119 - 124)
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  17. #11
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    ”Unė kam qenė dhe jam plotėsisht i ndėrgjegjshėm qė jeta ėshtė shumė mė e pavlefshme se sa vdekja, kur njė okupator i huaj e mabn tokėn dhe popullin tim tė pushtuar!”
    Tahir Zemaj

  18. #12
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    http://www.trepca.net/2003/0103/0301...dhe.Hasani.htm

    TRADHTARĖT SERBO-RUSOFILĖ VRASIN TRADHTISHT KOLONEL TAHIR ZEMĖN..!


    Shkruan: Besim KRASNIQI


    Kolonel Tahir Zemaj u vra... U vra kolonel Tahir Zemaj sipas rradhės sė listave tė zeza, u vra nga shpirtėrat e nėnshtruar serbo-rusofilė, sepse kolonel Tahir Zemaj e dėshironte njė UĒK tė institucionalizuar, njė UĒK jo tė kriminalizuar, njė UĒK tė profesionalizuar, njė UĒK tė paideologjizuar. U vra kolonel Tahir Zemaj sepse e tha vazhdimisht tė vėrtetėn lakuriqe mbi luftėn ēlirimtare tė UĒK-sė, e cila u keqpėrdor dhe po keqpėrdoret akoma nga profiterėt politiko-ekonomiko-ushtarak tė luftės. „Do tė luftojmė me ty si me shka“ i kanė thėnė kolonel Tahir Zemės klanet marksiste-leniniste qė e kishin uzurpuar emrin e shenjtė tė UĒK-sė, dhe sot kolonel Tahir Zemaj ėshtė viktimė e kėtyre premtimeve qė vinin nga grupimet e kriminalizuara brenda Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
    Vrasja e kolonelit Tahir Zemaj me tė birin e tij Enisin dhe kushėririn Hasan Zemajn, ėshtė artikulim i qartė i mospajtimit tė kundėrshtarėve politik tė Pavarėsisė sė Kosovės, i kundėrshtarėve politik tė Kosovės sė lirė dhe demokratike, kundėrshtarėve politik tė vullnetit tė lirė tė popullit shqiptar tė Kosovės. Me kėtė vrasje – atentat politik kėta kundėrshtarė serbofilė e rusofilė pėrdhosėn pėr tokė vlerat mė tė ēmueshme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, vlerat mė tė larta tė institucioneve tė Kosovės sepse kolonel Tahir Zemaj «kishte nderin tė ishte shėrbėtor i institucioneve tė Kosovės», ai ishte i gatshėm tė vdiste pėr Kosovėn e lirė e tė institucionalizuar, pėr njė ushtri tė rregullt e profesionale qė do t’i merrte lakmi e mbarė bota.
    Kosova tashmė e sa kohė ėshtė kthyer nė njė arenė tė kundėrthėnieve politike brendashqiptare tė krijuara nga individė dhe grupe tė lidhura ngushtė me shėrbime tė llojit tė UDB-sė, SHIK-ut dhe KOS-it, duke intensifikuar dhunėn politike kundėr atyre qė njėmendėsisht dhe shpirtėrisht po angazhohen pėr pavarėsimin e Kosovės, pėr aq sa po intensifikohen veprimet politike nė dobi tė Pavarėsisė sė Kosovės brenda faktorit politik shqiptar dhe brenda politikės ndėrkombėtare. Pėr kėtė qėllim Serbia ka angazhuar nėpėr poste politike e partiake njerėzit e vet, bashkėpuntorė tė saj qė me vite tė tėra i kanė shėrbyer asaj nėn rrogoz pėr interesa tė ngushta meskine e antikombėtare.
    Kjo vrasje politike mė nė fund duhet tė trokasė nė ndėrgjegjen e shoqėrisė sonė tė pasluftės, dhe t’i thuhet publikisht kurbės sė krimit politik se shoqėria e jonė ėshtė ngopur me kėto vrasje tė pakuptimta, se ėshtė e ngopur nga pseudovlerat e luftės ēlirimtare, nė emėr tė sė cilės po e pėson edhe sot e kėsaj dite shoqėria shqiptare, po e pėsojnė fytyrat mė eminente tė popullit shqiptar tė Kosovės, po e pėsojnė burrat e pendės dhe tė pushkės. Si rezultat i kėtyre krimeve politike tė ekstremistėve dhe kriminelėve tė Kosovės, sot nė mesin tonė fizikisht nuk gjenden mė Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, Xhemajli Mustafa, Komandant „Drini“, Bekim Kastrati, Shaban Manaj, Adem Zekaj, e tani sė fundi edhe kolonel Tahir Zemaj me tė birin Enisin (20 vjeēar) dhe kushėririn Hasan Zemaj, qė tėrė jetėn ia kushtuan Kosovės, ēlirimit dhe pavarėsimit tė saj. Vrasja e kolonel Tahir nuk duhet tė lejojė eskalim tė situatave konfliktuoze, por shoqėria e Kosovės duhet tė tregohet publikisht intolerante ndaj krimit politik nė Kosovė, sepse edhe toleranca e shqiptarėve me orientim demokratik dhe kombėtar duhet t’i ketė kufijtė e saj. Duhet treguar publikisht se shqiptarėt nuk e pranojnė dhe nuk e duan nė gjirin e tyre kurbėn e krimit politik, pavarėsisht se nga kush dhe nė ēfarė nivelesh organizohen kėto krime politike.

  19. #13
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    BURRAT SI KOLONELI TAHIR ZEMAJ NUK HARROHEN DOT

    ĖSHTĖ MĖKAT I MADH HUMBJA E MJESHTĖRIT TĖ ARTIT LUFTARAK TAHIR ZEMAJ

    Nė kėtė gjendje pėrplot dhembje e pikėllimi pėr kolonelin Tahir Zemaj, pėr fat tė keq, disa nga intelektualėt (ose disa qė e mbajnė veten pėr tė tillė) nė vend se t’i gjenden popullit tė Kosovės mė afėr se asnjėherė mė parė, ata iu kanė vėnė prapa atyre demagogėve kolaboracionistė qė interesat personale i kanė vėnė shumė mė pėrpara interesit kombėtar, si dhe prapa atyre qė nuk duan ta kuptojnė forcėn e argumentit por argumentin e forcės, duke u bėrė kėshtu drejtėpėrdrejtė tradhtues tė idealeve tė vėrteta kombėtare tė heronjėve martirė tė Kosovės, pra, edhe tė idealeve tė kolonelit Tahir Zemaj dhe vargut tė gjatė tė dėshmorėve.


    Nga: Besim KRASNIQI

    "Unė e kam pėr nder tė jem shėrbėtor i Kosovės, siē e kam pėr turp t’i rri asaj mbi qafė” janė fjalėt e paharruara tė kolonelit tonė profesionist, tė lules sė bukur tė Kosovės Tahir Zemaj, qė na bėjnė edhe mė krenar qė e patėm nė mesin tonė njė burrė tė tillė trim e tė pandalshėm pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Pėrkundėr ditėve dhe muajve qė po i lėmė pas qė nga vrasja kriminale e Tahir Zemės me tė birin e tij Enisin dhe kushėririn Hasan Zemajn, pėrkundėr njė propagande tė fėlliqtė e tė poshtėr mediale majtiste kundėr Kolonelit Zemaj tė cytur nga disa struktura antikombėtare politike tė Kosovės, shumė nga bashkėveprimtarėt e tij, bashkėluftėtarėt e tij, veprimtarėt politik tė krahut demokratik, dhe shumė nga bashkatdhetarėt tanė brenda dhe jashtė Kosovės akoma nuk po arrijnė tė pajtohen kursesi me mosprezencėn fizike tė kolonelit Tahir Zemaj, prezenca e tė cilit gjithmonė ua ngriti moralin luftarak dhe politik atyre sa herė qė e kėrkonin momentet njė gjė tė tillė. Prandaj, sikur e ndjejmė obligim tė patjetėrsueshėm moral e kombėtar qė t’a kujtojmė vazhdimisht emrin e Tij, i cili shpeshherė ėshtė nėpėrkėmbur nga individė patologjik, tė mbėshtjellur me vellon e tradhtisė, tė cilėt i japin kudo pėrparėsi vrasjeve tė figurave mė tė ēmuara kombėtare politiko-ushtarake tė Kosovės.

    Nė kėtė gjendje pėrplot dhembje e pikėllimi pėr kolonelin Tahir Zemaj, pėr fat tė keq, disa nga intelektualėt (ose disa qė e mbajnė veten pėr tė tillė) nė vend se t’i gjenden popullit tė Kosovės mė afėr se asnjėherė mė parė, ata iu kanė vėnė prapa atyre demagogėve kolaboracionistė qė interesat personale i kanė vėnė shumė mė pėrpara interesit kombėtar, si dhe prapa atyre qė nuk duan ta kuptojnė forcėn e argumentit por argumentin e forcės, duke u bėrė kėshtu drejtėpėrdrejtė tradhtues tė idealeve tė vėrteta kombėtare tė heronjėve martirė tė Kosovės, pra, edhe tė idealeve tė kolonelit Tahir Zemaj dhe vargut tė gjatė tė dėshmorėve. “Nė cilėsinė e komandantit tė Zonės sė Tretė Operative tė Rrafshit tė Dukagjinit, kam nderin tė shpalos me krenari heroizmin e tė rėnėve tė saj, tė premtoj dhe ta mbaj premtimin se, sa tė jem gjallė, do tė luftoj pėr idealet pėr tė cilat dhanė jetėn” premtoi komandanti i UĒK-sė pėr Dukagjin Tahir Zemaj pas luftės ēlirimtare kundėr ushtrisė serboēetnike nė Kosovė.
    A nuk mjafton ky premtim i kolonelit tė Dukagjinit t’i demantojė kundėrshtarėt e tij tė pacipė, tė cilėt e kėrcėnuan me vrasje edhe nė kohėn kur duhej luftuar armikun serbosllav, tė cilėt ia veshėn emrit tė tij madhor njėqind e njėmijė tė zeza para dhe pas vrasjes sė Tij makabre?! Argatėt e Serbisė nuk e lanė Tahir Zemėn t’a realizojė deri nė fund premtimin e dhėnė pėr realizimin e idealeve tė dėshmorėve, por ia kėputen udhėtimin e Tij drejt sukseseve dhe fitoreve tė reja kundėr Serbisė dhe kėlyshėve tė saj, ia ndalėn hovin luanit tė Kosovės.

    Vrasja makabre e Tahir Zemės flet qartė mbi ekzistimin e mendjes bizantine dhe e obskurantizmit mesjetar tek njė pjesė e vogėl e atyre qė kanė dėshirė qė qytetarėt tanė t’i quajnė “politikanė”, edhe pse kėta “politikanė” janė dėshmuar sa e sa herė se i kanė hyrė njė veprimtarie (politikės) qė pėrveq dėshirės sė madhe pėr karrierė politike, nuk pėrmbushin as mė tė voglin kusht qė do t’i bėnte kėta politikanė tė shkėlqyeshėm dhe tė suksesshėm, pėr aq mė tepėr kur ndaj tyre nuk ekziston asnjė fije besimi nga ana e shumicės sė qytetarėve tė Kosovės. Nuk do mend se nga njė mentalitet i tillė provincialist dalin edhe lista tė zeza dhe urdhėrshkresa pėr eliminimin fizik tė personaliteteve politko-ushtarake tė dalluara tė Kosovės dhe tė tė gjithė atyre qė iu pengojnė nė bėrjen e “karrierės politike” shumė tė ėndėrruar metropoleve tė Europės perėndimore.

    Koloneli profesionist Tahir Zemaj i takonte burrave tė rrallė qė i pėrkushtohen popullit dhe atdheut tė tyre pa edhe mė tė voglin interes personal dhe ky fakt ia rriste edhe mė shumė rrespektin e popullit tė Kosovės ndaj emrit dhe veprės sė Tij. „Ėshtė mėkat qė nuk patėm mė shumė tė tillė mjeshtėr tė lartė tė artit ushtarak, qė ishin tmerr pėr forcat serbe“- shkruan mbi figurėn e kolonel Tahir Zemės reporteri i luftės z.Maxhun Smajli (nė kopertinėn e librit „ Kėshtu foli Tahir Zemaj“), me ē’rast shprehet qartė se sa ēmoheshin virtytet njerėzore dhe pėrgaditja profesionale e kolonelit Tahir Zemaj, andaj edhe kjo padyshim se i nderon tė gjithė bashkėveprimtarėt, bashkėluftėtarėt dhe bashkadhetarėt tanė qė e njohėn apo qė patėn rastin tė dėgjojnė ose tė lexojnė rreth emrit tė madh tė strategut luftarak tė Dukagjinit kolonel Tahir Zemaj... Dhe, kėshtu ditė dhe muajt kalojnė, do tė kalojnė edhe vitet, por emri i Tahir Zemės jo qė nuk do tė venitet, por kujtimi pėr Tė do tė rritet deri nė pėrjetėsi, se burrat si Tahir Zemaj nuk harrohen dot...!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  20. #14
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Ministria e Punėve tė Jashtme e Shqipėrisė reagon pėr vrasjen e kolonel Zemajt
    Neza: Akt kriminal kundėr sigurisė sė Kosovės

    TIRANE- Edhe Ministria e Punėve tė Jashtme reagoi dje nė lidhje me vrasjen e ish-komandatit tė FARK-ut, Tahir Zemaj tė ndodhur tė premten nė mbrėmje nė Pejė, ku humbėn jetėn edhe djali dhe njė kushėri i afėrm i tij. “shprehim keqardhjen pėr ngjarjen e rėndė, ndodhur nė Pejė ku u vra Tahir Zemaj, djali i tij dhe njė i afėrm”-thuhet nė deklaratėn e shkurtėr tė MPJ-sė. Sipas zėdhėnėsit, Ministria e Jashtme shqiptare dėnon kėtė akt kriminal qė cėnon sigurinė dhe imazhin e Kosovės. Tė premten nė mbrėmje nė afėrsi tė Pejės, makina ku udhėtonte ish-komandanti i njėsisė ushtarake tė krijuar nga qeveria nė mėrgim e Bukoshit u rrethua nga dy makina tė tjera dhe mbi tė u hap zjarr. Tahir Zemaj, djali i tij, Enisi si dhe kushėriri Hasan ngelėn tė vrarė. Edhe mė parė ndaj kolonelit tė FARK-ut ishte organizuar njė atentat nė njė restorant, ku ai u qėllua me antitank

  21. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar RTP pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  22. #15
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Klasa politike kosovare ka dėnuar vrasjet nė Pejė. Flet njė prej dėshmitarėve tė pranishėm

    Njė dėshmi pėr vrasjen e kolonel Zemajt

    Nė vendngjarje ndodhej dhe njė xhip me targa shqiptare dhe njė “askona” qė kanė bllokuar trafikun

    Nga Peja Bashkim Shala
    PEJĖ - "Unė rastisa i pari nė vendin e ngjarjes, pothuaj njė a dy minuta, pasi kishte ndodhur vrasja”,- thotė pėr "Shekullin” njė burim qė dėshiron tė mbetet anonim, i afėrt me ngjarjen e mbrėmjes tė sė shtunės. Ai po ashtu dėshmon se makina xhip e kolonelit Zemaj ishte e ndaluar jashtė rrugės nė drejtim tė Pejės dhe se nė timonin e saj ishte i ndjeri Zemaj, tė cilin nuk e ka njohur, edhe pse me drita tė automjetit tė vet, po pėrpiqej tė ndriēonte mjetin e bėrė shoshė nga plumbat. "U ndala tė shoh se ē’ kishte ndodhur, kur njė sirenė po binte pa pushuar", - shton burimi, duke shpjegur se shoferit i kishte mbetur dora nė sirenė tek po jepte sinjal, duke besuar se kėtė, po e bėnte pėr tė kėrkuar ndihmė. I njėjti burim ka pėrshkruar ngjarjen prej orės 17:15 deri 17:35, e cila "po paraqiste rrezik edhe pėr kalimtarėt e rastit dhe pėr pjesėtarėt e tjerė tė trafikut". "Ende pa ardhur policia, insistova tė ndaloja patrullėn e parė tė KFOR-it dhe ndonjė veturė tjetėr pėr tė dėrguar nė spital njerėzit, porse askush nuk ndaloi",- shton ai, duke shtuar se mė vonė ka ardhur edhe njė patrullė tjetėr e KFOR-it, e cila ka filluar tė lokalizojė vendin. Dėshmitari thotė policia e ka marrė nėn kontroll vendin e ngjarjes, diku pas 25 minutash, kurse pėr autoambulancėn ai dėshmon se ka ardhur edhe mė vonė. Nga fjalėt qė ka dėgjuar aty, tregon se janė parė dy makina, njė xhip i Shqipėrisė dhe njė "Ascona", tė cilat kanė ngushtuar kalimin e automjeteve qė po hynin nė Pejė. Pėr to kanė thėnė se kanė ikur me shpejtėsi tė madhe rrugės pėr nė Fabrikėn e Birrės. Po ashtu ka shtuar se afėr xhipit tė Zemajt ishe i ndaluar njė autobus, duke mos mundur tė sqaronte nėse Zemaj kishte gjė tė bėnte me tė. Pėr kėtė fakt njė polic qė ka ardhur ndėr tė parėt nė vendin e ngjarjes, thotė se Zemaj ishte ndaluar qė tė niste djalin e vet Enisin pėr nė Prishtinė. Ai thotė se tė shtėnat e shumta nga armė tė tipit "Kallashnikov" janė zbrazur fillimisht nė derėn e parė tė shoferit, duke besuar se udhėtari nė ndenjėsen e pasme do tė shpėtonte nga plumbat. Vrasjen e familjarėve Zemaj tė Strellcit tė komunės sė Deēanit e kanė dėnuar gjithė partitė politike nė Kosovė. Ata e kanė konsideruar njė akt terrorist, kriminal dhe qė pengon stabilitetin e Kosovės. Nė njė reagim tė saj, Lidhja Demokratike e Kosovės e ka cilėsuar vrasjen nė Pejė tė motivuar politikisht. Ndėrsa pėr PDK-nė ėshtė njė akt dhune i papranueshėm. AAK-ja gjithashtu ka dėnuar vrasjen dhe ka kėrkuar qė organet e rendit dhe ato tė drejtėsisė tė kryejnė punėn e tyre nė zbardhjen e vrajses. Ndėrkohė zėdhėnėsi i UNMIK-ut ka deklaruar dje se ende nuk ka asnjė motiv, pėr vrasjen e Tahir, Enis dhe Hasan Zemajt. Zėdhėnėsi i UNMIK-ut deklaroi se kush ka informacion pėr kėtė ngjarje tė njoftojė nė polici. Pėr tė dėnuar vrasjen e ish -komandantit tė FARK-ut, Tahir Zemaj, tė dielėn nė mbrėmje nė qendėr tė Prishtinės u zhvillua njė protestė paqėsore me moton “Ndal Vrasjet dhe Dhunėn Politike nė Kosovė!” Protesta u organizua nga Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike. Pjesėmarrėsit ndezėn qirinj pėr nder tė viktimave, Tahir Zemaj, tė birit dhe nipit tė tij. Pas kėtyre protestave nė Prishtinė, protesta tė reja kundėr vrasjeve dhe dhunės politike janė paralajmėruar edhe nė komunėn e Decanit.

  23. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar RTP pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  24. #16
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Pėrditėsimi: 07.1.2003 19:41 (CET)
    07.1.2003 19:15 (CET)

    Rugova kėrkon gjetjen e vrasėsve tė Zemajt

    Rugova dėnon vrasjen e ish-ushtarakut tė FARK-ut


    Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, u ka kėrkuar autoriteteve tė nxjerrin para drejtėsisė autorėt e vrasjes sė njė ish-ushtaraku tė afėrm me Lidhjen Demokratike tė Kosovės.

    Duke folur nė njė takim pėrkujtimor pėr nder tė Tahir Zemajt, i cili u vra nė njė pritė fundjavėn e kaluar sė bashku me tė birin dhe njė nipin e tij, zoti Rugova tha se "kjo vrasje e trefishtė ishte njė akt terrori nga kriminelėt dhe padronėt e tyre politikė dhe jo-politikė".

    "Kėta janė kriminelė tė cilėt duan ta vrasin gėzimin dhe lumturinė e popullit tė Kosovės, por nuk do t'ia dalin," tha ai.

    Zoti Rugova bėri thirrje qė tė izolojmė "kėta kriminelė qė veprojnė kundėr pavarėsisė dhe prosperitetit tė vendit tonė".

    "Ne duhet tė marrim edhe masa preventive pėrmes pajtimit, respektimit tė ligjit, qė tė ndėrpriten krimet e tilla nė Kosovė," tha ai.

    Zoti Rugova tha kjo vrasje ndodh kur Kosova ende nuk i ka shėruar plagėt nga vrasja e kryetarit tė komunės sė Therandės, Ukė Bytyēit, qė ishte gjithshtu anėtar ė LDK-sė.

    'Njeri i pajtimit'

    Zemaj ishte "njė njeri i pajtimit dhe shembull i ushtarakut
    me kulturė shtetėrore.


    Ibrahim Rugova,
    President i Kosovės



    Zemaj ishte komandant i zonės sė Dukagjinit pėr FARK-un, njė njėsi ushtarake e qeverisė atėhere nė mėrgim tė kryesuar nga Bujar Bukoshi.

    Presidenti Rugova tha se kolonel Zemaj ishte "njė njeri i pajtimit dhe shembull i ushtarakut me kulturė shtetėrore" dhe shtoi se ai ishte nė procedurė tė emėrimit pėr kėshilltar tė presidentit pėr ēėshtjet e sigurisė dhe emergjencės.

    Zoti Rugova tha se Zemaj u kthye nė Kosovė pas 12 qershorit tė vitit 1999, kur hynė trupat e NATO-s, KFOR-it,"vetėm pėr tė ruajtur situatėn pozitive qė po krijohej".

    "Ai u kthye nė Kosovė nė qershor tė vitit 2001 pėr t'i kontribuar progresit qė po shėnonte Kosova," tha ai.

    Presidenti Rugova tha se ditėn e mėrkurė, 8 janar, kur do tė varrosen tre viktimat e sulmit, e ka shpallur ditė zie nė tė gjithė Kosovėn.

  25. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar RTP pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  26. #17
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Ky shkrim eshte huazuar nga nje tjeter forum dhe eshte shkruar nga nofka; Pirroja1
    --------------------------------------------------------------------------------



    KUSH ĖSHTĖ TAHIR ZEMAJ?


    Tahir Zemaj, i lindur mė 28. 12. 1952 nė fshatin Strellc i Epėrm tė komunės sė Deēanit me profesion ushtarak. Ka tė kryer Akademinė Ushtarake (drejtimi i kėmbėsorisė) nė Beograd nė vitet (1970-1974). Ka punuar si oficer i Ushtrisė Jugosllave nė vende tė ndryshme tė Jugosllavisė me detyra tė veēanta. Ka shėrbyer njė kohė nė Zajeēar, Knjezhevac dhe Negotin.
    Nga viti 1984-85, me gradėn major caktohet me detyrė nė Prishtinė, ku pėr disa vite ka qenė kryeshef i Qendrės sė Mbrojtjes Territoriale nė Hajvali, i emėruar nga ana e serbėve, nė krizėn mė tė madhe pėr Kosovėn.
    Tahir Zemaj ka qenė komandant i Njėsisė Speciale tė Policisė Jugosllave me veprim nė Kosovė, pėr shtypjen e “nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar”.
    Ishte ndėr oficerėt shqiptarė mė tė privilegjuar nga qeveria serbe. Kryesisht ka punuar nė linjėn e KOS-it me projektet e Klubit tė Ushtarakėve Serbė „Shigjeta e vdekjes“. Kjo ishte edhe arsyeja pse Tahir Zemaj shėrbente nė Kosovė.
    Si i tillė Tahir Zemaj nė krye tė Njėsisė Speciale tė Policisė merr pjesė nė drejtimin e operacioneve pėr vrasjen e Tahir e Nebih Mehės nė Prekaz, tė Rexhep Malės e Nuhi Berishės nė Prishtinė, tė Enver Hadrit nė Bruksel, por flitet edhe pėr pjesėmarrjen nė vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gėrvallės e Kadri Zekės nė Untregrupenbah tė Gjermanisė etj.

    Tahir Zemaj ėshtė i martuar me serbe. Gruaja e parė quhej Gordana Travica – Zemaj; ndėrsa e dyta Liljana Stankoviq – Zemaj, me tė cilėn ka dy fėmijė, tė cilėt edhe sot e kėsaj dite shkollohen nė Zajeēar e Beograd.

    Krahas detyrave speciale ushtarake Tahir Zemaj nė fund tė viteve 80-ta lidhet ngushtė me nėntokėn jugosllave e ruse nė Gjermani, duke hyrė thellė nė rrjetin e trafikimit tė drogės qė i sillte fitime tė mėdha, rrjet ky qė edhe sot ėshtė funksional.
    Pėr kėtė, mė 4. 5. 1988, Prokuroria Publike e Qarkut nė Prishtinė kishte ngritur aktpadi kundėr grupit tė Tahir Zemajt, tė cilėt e mbanin linjėn kryesore tė kontrabandės me drogė nė relacionin Stamboll – Prishtinė – Beograd – Madrid - SHBA. Destinacioni bazė i kėsaj vije tė trafikimit tė drogės ishte Italia. Nė aktakuzėn e shpallur publikisht mė 14 deri mė 19 korrik 1988, Prokuroria Publike e Qarkut nė Prishtinė kishte shpallur publikisht aktgjykimin kundėr 24 tė akuzuarve nga Kosova, pėr ēka Tahir Zemaj burgoset, por pas njė kohe tė shkurtėr nė rrethana misterioze i mundėsohet “ikja” nga burgu i Dubravės sė Istogut pėr tė kryer detyra tė veēanta. Kalon nė Republikėn Federale tė Gjermanisė dhe shumė shpejt i bashkohet prapė mafias nė Hamburg e Berlin, ku nė shėrbim tė vetin e kishte edhe bandėn e drejtuar nga Musajt e Strellcit. Atje vepron deri nė korrik tė vitit 1998 kur hyn ne Kosovs, me detyra tė sabotimit dhe dėshtimit tė luftės sė UĒK-sė.

    Me shpėrthimin e luftės nė ish-Jugosllavi (Slloveni, Kroaci, Bosnje) Tahir Zemaj ishte i pozicionuar nė anėn e serbėve. Nė anėn e forcave serbe Tahir Zemaj ka luftuar edhe nė luftėn e Kninit.

    Gjatė qėndrimit dymujor nė Kosovė, Tahir Zemaj nė muajin gusht tė vitit 1998 dy herė kishte shkuar pėrmes OSBE-sė nė garnizonin ushtarak serb tė Pejės pėr tė biseduar me oficerin Vllastimir Gjorgjeviq - RAXHA, shef i resorit pėr Sigurim Publik nė Kosovė, nė kohėn kur Millosheviqi urdhėronte zhdukjen e gjurmėve tė krimeve serbe nė Kosovė. RAXHA karrierėn policore e filloi nė Zajeēar. Punoi nė Beograd me detyra tė veēanta, ku brenda njė kohe tė shkurtėr u gjet nė detyra tė larta tė shėrbimit policor serb. Ishte i ngarkuar pėr ēėshtje tė Kosovės, sidomos pėr ta shtypur kryengritjen e UĒK-sė. Mė vonė e shohim me detyra edhe nė Kosovėn Lindore.
    Vllastimir Gjorgjeviq, sipas marrėveshjes me Tahir Zemėn ishte edhe nė Isniq, kur u bė dorėzimi i armėve dhe iniciator pėr formimin e tė ashtuquajturės „lokalno obezbedjenje“ (polici lokale), tė pėrbėrė nga shqiptarėt lojalė tė Serbisė.

    Nė kėtė mes Tahir Zemaj ka qenė ndėr hartuest dhe zbatuest kryesor tė planit sekret pėr shuarjen e kryengritjes sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė bashkėpunim me Rade Markoviqin, shef i policisė sekrete, Branko Gjurishiqin, shef policie, Dobrica Ēosiqin, ideator i Serbisė sė Madhe, Nebojsha Pavkoviqin etj., instruktorė ushtarakė tė cilėt kishin projektuar planin pėr shurjen dhe dėshtimin e UĒK-sė.
    Operacioni pėr eliminimin e UĒK-sė nė Rrafshin e Dukagjinit u shifrua „Olluja“, ku morėn pjesė mbi 15.000 policė, ushtarė e paramilitarė serbė. Nė kuadėr tė kėtij plani Tahir Zemaj organizoi dorėzimin masiv tė armėve tė fshatrave tė Rrafshit tė Dukagjinit nė Isniq dhe formimin e „policisė lokale serbe“, ku pjesa dėrrmuese e njerėzve qė i kishte caktuar Tahir Zemaj nė kuadėr tė Mbrojtjes Territoriale pas 15 gushtit 1998 pėr t’iu bėrė barazpeshė UĒK-sė nėpėr fshatra, nė shtator policia serbe do t’i emėrojė pėrgjegjės nė radhėt e „policisė lokale serbe“ personat: Brahim Tetaj, Elez Balaj, Maxhun Muēaj, Naser Hoxhaj, Sali Haxhosaj etj,
    Gjatė gjithė qėndrimit tė Tahir Zemajt nė Kosovė, i vetmi veprim (antiveprim) “ushtarak” ishte lėvizja e tij dhe ushtarėve tė tij nga Prapaqani deri pėrtej kufijve tė Kosovės. Mirėpo shumicėn e ushtarėve i braktisi nė Bjeshkėt e Nemuna, ndėrsa vetė me njė grup tė ngushtė prej 7-8 vetash, me ndihmėn e Ramiz e Sadik Muriqit, pėrmes Ministrit tė Punve tė Brendshme tė Malit tė Zi kaloi nė Shqipėri pėrmes pikės kufitare nė Han tė Hotit, kur, ne te vetmin rast nė histori dekorohet tradhtia. Pėr veprimet dezertuese dhe shkatėrruse tė UĒK-sė, Tahir Zemaj dekorohet nga ministri i mbrojtjes sė Qeverisė sė Kosovės, kolonel Ahmet Krasniqi, me gradėn kolonel. Mirėpo tė njėjtėn ditė nė Tiranė Tahir Zemaj me klanin e tij tė errėt pėrgatit vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit me qėllim tė krijimit tė anarkisė e kaosit, pėr tė dezorientur situatėn, pasi e kishte kryer detyrėn ndaj Tahir Zemės.
    Edhe pas pėrfundimit tė luftės (kur njė kohė qėndron nė Shkup) Tahir Zemaj, vazhdon veprimtarinė e vet, duke qėndruar nė krye tė kriminalitetit tė organizuar nė Kosovė, por njėkohėsisht duke pėrdor tė gjitha mjetet pėr shkatėrrimin e pjesėtarėve tė UĒK-sė. Duke organizuar marrjen e deklaratave tė ndryshme me dhunė, por edhe me pagesa tė majme deri nė 100 mijė marka gjermane, kinse persona tė caktuar tė UĒK-sė kanė kryer vrasje tė ndryshme gjatė luftės.
    Tahir Zemaj bashkė me Sadik Musajn shumė shpesh shkon nė Qendrėn e Policisė Rajonale tė UNMIK-ut nė Pejė, ku kontakton me komandantin e kėtij stacioni Valeri Korotenki, me njė oficere gjermane tė inteligent service dhe me zėvendėskomandantin e rajonit nga Jordania.



    KUSH ĖSHTĖ VESEL MURIQI?

    Vesel Muriqi, i lindur mė 15 mars tė vitit 1961, nė fshatin Koshutan, komuna e Pejės (tė zhvendosur me banim nė Vitomiricė), nga baba shqiptar dhe nėna serbe. I regjistruar nė librin amzė tė tė lindurve nė Zahaē me emrin Veselin Todoroviq (Todoroviq, mbiemri i vajzėrisė sė nėnės), kombėsia “jugosllave”, e mė vonė do tė marrė edhe emrin Vesel Muriqi (Muriqi, mbiemri i babės).
    Pėr periudhėn kohore deri nė vitin 1999, tė paktė janė ata qė e kanė ditur se ēfarė pėrkatėsie kombėtare ka Vesel Muriqi, pasi ai tėrė kohėn ka qenė i shoqėruar me serbė e malazez, shumica prej tyre mė postė zyrtare nė polici e administratėn jugosllave. Edhe ata pak shqiptarė me tė cilėt shoqėrohej Veseli i pėrkisnin tė njėjtės kategori shoqėrore. Duke gėzuar privilegjet e shoqėrisė sė kohės, Vesel Muriqi si punėtor i UDB-sė nė Pejė, qėndronte mbi ligjin, apo ligji mbyllte sytė para veprimeve tė tij, i pėrzier gjer nė maje me kontrabandė droge, armėsh, prostitucion e ēka jo tjetėr, pa u ndarė asnjėherė nga bashkėkombasit nga nėna Bozhana Todoroviq.
    Ndėrsa pas luftės del nė skenė me lansimin se Vesel Muriqi i paska shpetuar njė atentati dhe disa bashkėpunėtorėve tė tij nga ana e UĒK-sė. Mirėpo, fatin e Veselit nuk e paskan pas Bashkim Balaj, Rexhė Osaj, Sinan Musaj dhe Ramė Idrizaj.
    Njė lansim tė tillė, Vesel Muriqi e bėn nga kryqendra e Malit tė Zi, Podgoricė, nė fundin e vitit 1999, duke qenė nė “mbrojtje” tė ushtrisė dhe sigurimit serb, njėkohėsisht duke shfrytėzuar rastin sipas diktatit tė atyre qė e humbėn luftėn, pėr tė akuzuar persona tė njohur tė UĒK-sė, edhe nė Tribunalin e Hagės. Dhe, nė kėtė drejtim trumbetuesit mė tė medhenj do tė jenė KOS-isti Tahir Zemaj me bashkėpuntorėt e vet.
    Duke parė rrjedhėn e mėvonshme tė ngjarjeve, shihet se denoncimi dhe akuzimi i bėrė nga ana e Vesel Muriqit (alias Veselim Todoroviq) ka pasė njė prapavijė tė madhe, me pasoja tragjike.
    Pėrderisa Vesel Muriqi, nė shtypin e kohės, sidomos nė “Bota Sot” lavdėrohet si njė shenjtor e luftėtar i dalluar pėr lirinė e Kosovės (jashtė saj), si i tillė gjen strehim dhe pėrkrahje nė Mal tė Zi, pa u ndarė asnjeherė nga sigurimsat serbė e malazez, duke kontrolluar vijat Titograd-Beranė-Rozhajė, pėr t’u futur herėpashere edhe ne Kosovė, gjė qė nuk ka ndodhur me persona tė tjerė.
    Gjatė qėndrimit nė Mal tė Zi, shumicėn e kohės nė Beranė, por edhe nė Rozhajė e Bellopole Vesel Muriqi organizon njerez tė veēantė nė rrjetin e mbledhjes sė informatave pėr shėrbimet sekrete serbe.
    Njėkohėsisht bashkė me ortakėt e tij serbė blen 60 hektarė mal nga komuna e Rozhajės, por qė mali gjendej brenda territorit tė Kosovės, pėr t’i pėrpunuar nė Mal tė Zi dhe futur nė Kosovė. Duke qenė gjatė gjith kohės nė krye tė agjendave pėr kontrabandė droge e armėsh, madje i zėnė disaherė radhazi nga KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut, por i liruar menjėherė dhe duke i lėnė hapėsirė tė pakufizuar veprimi. Duke poseduar leje pėr armėmbajtje (revole, automatik, pancir) edhe kėndej e andej kufirit Kosovė - Mal i Zi, bile duke qenė pjesėmarrės nė njė varg aksionesh tė armatosura, edhe nė vrasje, tė cilat do t’i paraqesim nė vijim.
    Vesel Muriqi ka lidhje tė mira me tre personat mė tė urryer nė komunėn e Istogut e me gjerė, veprimet kriminale tė tė cilėve i ka pėrjetuar nė kurriz popullsia shqiptare e kėsaj ane, siē janė Ahmet Mala, Muhamet Zekaj dhe Avdi Rexha, me tė cilėt ka mbajtur dhe vazhdon tė mbajė kontakte tė rregullta, si nė Mal tė Zi ashtu edhe nė Kosovė, tė cilėt pos tė tjerave i ndihmojnė edhe nė kontrabandėn e armėve e drogės nga Mali I Zi nė Kosovė.

    Ahmet Mala, nga Istogu, bashkėveprus i forcave paramilitare serbe gjatė lufte nė Istog me rrethinė dhe njėri prej informatorėve kryesor tė kėsaj ane qė vazhdimisht kontakton me oficerėt e UJ-sė dhe tė MUP-it serb qė gjenden nė Mal tė Zi, ku qysh pas pėrfundimit tė luftės qėndron nė Rozhajė e Tutin pjesėn mė tė madhe te kohės. Nė Kosovė (nė Pejė e Istog) hyn vetėm pėr tė kontaktuar me lidhjet e shėrbimeve serbe. Me Ahmet Malėn, Vesel Muriqi ka lidhje tė ngushta pune.

    Muhamet Zekaj nga fshati Sushicė (Istog), disa herė gjatė vitit 1998 i prezentuar pėrmes ekranit televiziv tė TV Beogradit, si shqiptar lojal i Serbisė. Bashkėveprues i forcave policore, ushtarake e paramilitare serbe gjatė luftės, tė cilin policia serbe e kishte caktuar edhe “mbikėqyrės” tė popullatės civile tė zėnė rob nga policia serbe nė Istog.
    Muhamet Zekaj bashkė me policin paramilitar Millosheviq e policė tė tjerė kanė dhunuar dhjetėra vajza shqiptare tė zėna rob. Ky e ka pru policin tek vajzat e zėna rob gjatė luftės dhe tė gjitha dhunimet janė bėrė nė prezencėn e tij
    Edhe pas luftės, gjatė viteve 2000-2001 nė shtėpinė e Muhamet Zekajt herėpashere ilegalisht kanė shkuar oficerė tė MUP-it serb.

    Avdi Rexha nga fshati Staradran (Istog), bashkveprus i hapt i forcave serbe, tezak i inspektorit te MUP-it serbė Demė Muja, i cili edhe sot e kėsaj dite mban kontakte tė rregullta me inspektorėt e MUP-it serb Demė Muja e Raēiq qe gjenden ne Tutin.

    Vesel Muriqi ka lidhje tė ngushtė me policin ndėrkombtar, pakistanezin Vahid, me shėrbim nė policinė rajonale tė Pejės, i cili bashkė me pėrkthyesin Rifat Berisha nga Klina, tash oficer i Inteligent Service nė Pejė gjatė viteve 1999 –2001 kanė marrė para tė majme pėr pranimin e njerėzve nė polici, duke tentuar me ēdo kusht mospranimin e pjesėtarėve tė UĒK-sė nė SHPK, por tė njerėzve tė shėrbimeve serbe. Edhe femrat qė janė pranuar nė SHPK pėrmes kėsaj linje sė pari ėshtė dashur tė kalojnė nėpėr “duart” e Vahidit, Veselit e Rifatit, duke paguar edhe tarifėn prej 500 – 1000 DM, varėsisht prej pamjes fizike tė tyre. Dhe nuk ėshtė ēudi qė pėrqindjen mė tė madhe tė vendeve nė SHPK nė rajonin e Pejės, e zėnė pikėrisht ato femra qė janė tė njohura pėr historitė e tyre me policė, sigurimsa e paramilitarė serbė.


    KUSH ĖSHTĖ RAMIZ MURIQI?!

    Ramiz B. Muriqi (1951) nga Koshutani i Rugovės, me banim nė Lagjen Fidanishte nė Pejė ėshtė lidhje e ngushtė e Tahir Zemajt e Vesel Muriqit. Edhe para luftės i njohur pėr koketimet me organet e sigurimit serb dhe pėr marrje me kontrabandė me drogė, falsifikim devizash, rrahje e keqtrajtime tė shumta tė qytetarėve nė Pejė. I lidhur ngushtė me organet mė tė larta tė sigurimit serb. Ramiz Muriqi pėrmes linjės direkte me ministrin e punėve tė brendshme tė Malit te Zi, nė pėrcjellje tė njėsive tė policisė malazeze nė shtator tė vitit 1998 bashkė me Tahir Zemajn kishte kaluar nė Shqipėri.
    Ramiz Muriqi ėshtė i vėllazėruar me Hysen Fazliun, apo siē njihet nė Pejė me emrin Hysen Maxhupi, me tė cilin bashkėvepron qe shumė vite.
    Mbi familjen e vėllezėrve Hysen e Ibrahim Fazlia, ka pasė kontroll direkt, oficeri i sigurimit serb tė Pejės, Sllavko Baleviq, tė cilėt kanė punuar dhe punojnė nėn urdhrat e tij.
    Hysen Fazlia gjatė muajve mars – qershor 1999 bashkė me Ramiz Muriqin, Ismet Ēekun e Irzniqit ėshtė marrė me trafikimin e shqiptarėve nga Shqipėria pėr nė Itali, ku shumė prej tyre i mbytėn nė det, duke i kaluar ilegalisht me skafa. Pėrderisa, gjatė vitit 1998/99 pėr tė kaluar pėrmes Malit tė Zi, qytetarėt shqiptarė pėr tė pasė udhė pa pasoja nga policia serbe ėshtė dashur tė marrin vėrtetime tek gjinekologu Ibrahim Fazlia nė Pejė.
    Hyseni me Ramizin edhe para luftės bashkė janė marrė dhe merren me kontrabandė droge, armėsh etj. Ata janė tė pandarė nė veprimet e krimit tė organizuar dhe kriminalitetit ekonomik.
    Ramiz Muriqi me Hysen Maxhupin, Zenel Kelmendin e Hamid Kajtazin e Llaushės qė nga ditėt e para tė pasluftės nė lidhje direkte me Tahir Zemajn janė marrė me trafikim armėsh me shumicė, duke filluar nga revolet me shurdhues, pushkėt automatike deri tek armėt mė tė rėnda. Tahir Zemaj armėt i ka sjellė pėrmes lidhjeve tė tij nga Serbia pėr t’i shitur nė Kosovė. Ramiz Muriqi ka edhe njė punėtori nė Pejė pėr prodhimin e pjesėve tė revoleve “TT” dhe atyre “shutgun”.

    Tė gjithė pjesėtarėt e grupit tė Ramiz Muriqit e tė Musajve tė Strellcit qarkullojnė tė armatosur me revole e pushkė automatike, mortaja krahu, pushkomitralozė, me kėmisha antiplumb e gjėra tė tjera pa pasė asnjėherė probleme me “ligjin”. Disaherė janė zėnė edhe nga vetė policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i me armė tė tilla. Nuk ėshtė e qartė se kėta gangsterė kanė apo nuk kanė leje pėr veprime tė tilla nga ata qė janė tė ngarkuar pėr ruajtjen e rendit dhe qetėsisė nė Kosovė, apo kanė mbrojtjen e ndonjėrit prej tyre. Anėtarėt e kėtij rrjeti rregullisht marrin paga mujore prej 400 – 1200 DM nga Ramiz Muriqi.

    Kėta persona vazhdimisht kanė qarkulluar dhe qarkullojnė edhe me automjete me targa tė Malit tė Zi e Serbisė, duke pasė qarkullim tė herėpashershėm edhe nėpėr enklavat serbe nė Gorozhdec, Zveēan, Fushė Kosovė, Hoēė, Graēanicė etj. Njė gjė tė tillė e dėshmon edhe fakti i gjetjes sė targave serbe e maqedone, drogės e armve nga policia gjatė bastisjes nė lokalin e Isuf Kelmendit nė Pejė, bazė ku rrinė Musajt, Muriqėt e Kelmendėt, nė fillim tė vitit 2001:
    Targat serbe UR 120-70; BG 415-035; BG 361-973; BG 305-689; BG 423-714; BG 325-249; BG 144-805; BG 220-800; BG 136-279; BG 333-044; BG 203-419; BG 328-607; AR 181-33; NI 104-95; PE 136-00; targat maqedone SK 945-A9 dhe njė sasi droge, dy armė automatike dhe patentėshoferė e pasaporta fallso jugosllave.

    Ramiz Muriqi, mė 1 gusht 2000 nė Katundin e Ri nė Pejė tenton ta vrasė me armė zjarri qytetarin Shefqet Veseli nga Qyshku i Pejės, duke e plagosur nė shpatullėn e djathtė. Kėtė akt Ramiz Muriqi e kishte bėrė vetėm pse viktima Shefqet Veseli i kishte kėrkuar qė t’ia lironte rrugėn pėr tė kaluar, qė e kishte bllokuar me makinėn e tij “Ford Scorpio” nė mes tė rrugės. Mirėpo pas kėsaj Ramizi i afrohet Shefqet Veselit duke i thėnė “a e di kush jam unė dhe si guxon tė mė thuash ta largoj makinėn nga rruga”, duke e grushtuar, por edhe duke e qėlluar me armė.

    Mė 23 prill 2000, Ramiz Muriqi kishte mbajtur njė takim nė shtėpinė e tij nė Lagjen Fidanishte, ku merrnin pjesė Sadik Musaj, Vesel Muriqi, Sadik Muriqi, Mehmet Sadrijaj, Hysen Kurbogaj, Skėnder Muriqi, Ahmet Mala, Bedri Podrimēaku etj., rreth organizimit tė sulmeve kundėr disa pjesėtarėve tė TMK-sė.

    Nė dhjetor tė vitit 2000, nė bodrumin e shtėpisė sė Rexhep Muriqit (kushėri i afėrt i Ramiz Muriqit), nė lagjen Fidanishte nė Pejė, policia e UNMIK-ut ka zbuluar njė poligon ku pjesėtarėt e grupit tė Vesel e Ramiz Muriqit kanė kryer stėrvitje me armė zjarri, me ē’rast ėshtė gjetur edhe njė sasi armėsh.

    Enver Shkreli nga Peja, pronar i kafiterisė “Elan” bashėkveprues i ngushtė i Ramiz Muriqit, i njohur si bashkėpunėtor i policisė serbe dhe kontrabandist nė zė. Nė lokalin e tij qė gjendet pėrballė Shkollės Bujqėsore nė Pejė, Enveri, u ofron shėrbime pa pagesė, pastaj u jep vetura, por edhe financime tė tjera.
    Vazhdimisht pėr nevoja tė Ramiz Muriqit me shokė ka bėrė dhe bėn kalimin e mallrave tė padoganuara nga Mali i Zi nė Kosovė.


    MUSAJT E STRELLCIT

    Anėtarėt e familjes Musaj tė Strellcit ka mė se dy dekada qė vazhdimisht kanė kryer veprime tė jashtėligjshme, duke kryer edhe vrasje, dhunime, plaēkitje, keqtrajtime etj., si nė fshatin e vet, si nė Kosovė, por edhe nė Perėndim, ku vetėm nė Zvicėr e Gjermani banda e tyre, ku merrnin pjesė edhe Sadik Musaj, Xheladin Musaj, Naim Musaj, Sami Musaj, Ismet Musaj, Agim Musaj etj., kanė kryer mbi 30 vrasje e plaēkitje tė dhunshme, pėr ēka janė dėnuar me shumė vjet burgim nga gjykatat e kėtyre vendeve, por burgimin asnjėherė nuk e kanė mbajtur nė tėrėsi. Gjatė tėrė kohės kanė pasė mbrojtjen e policisė serbe.
    Nė vitin 1986, Musajt e kanė vrarė bashkėfshatarin e tyre Rrustem Mahmutdemaj, kurse Arif Mahmutdemajn e kanė plagosė rėndė, duke e therė me thika. Nė kėtė kohė e kanė vrarė edhe njė vajzė nė njė kafe nė Pejė.
    Mė 22 korrik 1996, nė orėn 22.00, Xhavit Musaj kishte konflikt me vėllezėrit Agron e Arben Bozhdaraj nė Strellc, rreth njė femre, nė tė cilin incident ishin pėrdor edhe armėt e zjarrit.

    Me 4 tetor 2000 Musajt e Strellcit e kanė therė me thika, duke e plagosė rėndė qytetarin Blerim Matoshi nga Peja nė vendin e tij tė punės.

    Mė 8 prill 2000, vajza S. L. punėtore nė barnatoren “Herbo Komerc”, nė Deēan derisa ishte nė vendin e punės kėrcėnohet, rrahet brutalisht nga vėllezėrit Musaj tė Strellcit, tė cilėt tentojnė ta marrin me dhunė. Vajza e sulmuar e paraqet rastin nė polici, por pas njė kohe detyrohet ta tėrheqė padinė nė presionin Musajve.

    Nė fillim tė muajit mars 2000 Sadik Musaj me grupin e tij e kanė nė Grykėn e Zhlebit e kanė plagosur qytetarin Lubo Stankaj, me qėllim tė plaēkitjes, duke e rrahur e maltretuar, madje duke ia thyer edhe dorėn. Personi i lartpėrmendur kishte arritur tė shpėtojė vetėm nė saje tė intervenimit tė KFOR-it.

    Mė 18 korrik 2001, Sadik Musaj e merr me dhunė njė femėr tė njohur me emrin Afėrditė nga kafiteria “Las Pallmas” nė Pejė, tė cilėn e dėrgon nė shtėpinė e pabanuar tė Haki Povatajt nė Strellc, ku dhunohet gjatė tėrė natės.
    Organet e hetuesisė gjatė kontrollit tė mėvonshėm nė kėtė shtėpi kanė gjetur njė sasi tė drogės. Mirėpo Sadik Musaj nuk ėshtė marrė as nė pyetje pėr kėtė rast.

    Mė 5 tetor 2000, Musajt e kanė rrahur rėndė gjyqtarin pėr delikte tė vrasjeve nė Pejė.

    Pėr veprimtarinė kriminale tė Musajve dėshmojnė edhe shkrimet e botuara nė shtypin zviceran tė kohės (vitet 90-tė) me titujt:
    - “Banda e shqiptarėve dhunonte, vidhte dhe vriste, por gjithmonė natėn”
    - “Gangu kosovar i dhomave tė fjetjes pėrsėri ringjallet nė Zvicrėn gjermane”
    - “Patriarkia e Gangut tė dhomave tė fjetjes lirohet nga burgu pėr mbajtje tė parregullt nė burg…”, ku kryeprotagonistėt e krimit tė organizuar ishin Musajt e Strellcit.

    Nė njė artikull tė botuar nė gazeten zvicerane “Tribune De Geneve”, mė 3 dhjetor 2000, duke iu referuar familjes Musaj me titullin “Njė familje kaq sharmante” ndėr tė tjera thuhet:

    Kalon si kriminel nė Zvicėr. Me kthimin nė Kosovė, vėllezėrit Musaj janė gjendur nė zemėr tė qėrimit tė hesapeve me dhunė. Tek ne (ėshtė fjala pėr Zvicėr) ata kanė mbjellė terror nėn emrin GANG apo “Gangsterėt e dhomave tė fjetjes”

    …Duke hulumtuar arkivat, kemi zbuluar se aktivitetet e tyre kanė zėnė vend nė organet e drejtėsisė zvicerane e gjermane. Sadik Musaj, njeriu qė ka hedhur granatėn, ka qenė nė tė njėjtin grup me disa nga vėllezėrit e tij dhe ai grup ėshtė i njohur pėr ne si “Gangsterėt e dhomave tė fjetjes”.
    Njerėz tė cilėt natėn hyjnė nėpėr ferma apo villa tė izoluara dhe terrorizojnė banorėt e tyre dhe ndonjėherė me ritualet e tyre i poshtėrojnė moralisht dhe i torturojnė para se tė plaēkitin dhe marrin paratė dhe tė zhduken nga vendi i ngjarjes.

    Vetėm nė Zvicėr, nė fillim tė viteve ’90, kjo bandė e kriminelėve ka kryer rreth 30 sulme tė kėtij lloji. Gjithsejt 12 shqiptarė tė Kosovės kanė qenė tė arrestuar, ndėr ta ishin gjashtė vėllezėr tė familjes Musaj. Tė dėnuar me shumė vite burgim nga gjykatat zvicerane dhe gjermane, ata ia dolėn qė tė kthehen nė vendin e vet, pėr tė gjetur njė vdekje tė dhunshme, sikur qė ėshtė rasti i Ismetit.
    Ismet Musaj ka qenė i dėnuar mė 1995 nga Gjykata pėr Kriminelė e Kantonit tė Solyrės me 5 vjet burgim, tė cilit dėnim iu shtua edhe 2 vjet e gjysmė burgim nga Gjykata e Kantonit tė Sant Gallenit. Nė muajin qershor 1992 ai kishte marrė pjesė nė njė agresion tė njė piktori dhe gruas sė tij nė Laupersdorf, nė rajonin e Salerės. Ky ēift bashkėshortor ėshtė sulmuar nė mes tė natės. Burri ėshtė rrahur keq, ndėrsa gruaja ka pėrjetuar dhunime disa herė rresht.

    I dėnuar nga Gjykata Kriminale e Pajernės

    Sadik Musaj nuk ėshtė vetėm njė familjar nga rajoni i Strellcit; ėshtė edhe njė njeri i madh, i cili ka pėshtjelluar shumėēka para se tė dalė para Gjykatės nė Pajernė.
    I lindur mė 1964, i ardhur nė Zvicėr, si azilkėrkues politik nė vitin 1986 ai shumė shpejt u gjend prapa grilave (nė burg) pėr dhunim, hajni dhe lėndime trupore, para se tė lirohet mė 1991.
    Dy vjet mė vonė ai u gjend prapė para Gjyqit kriminel nė Pajernė, i akuzuar pėr thyerje tė njė karrocerie tė firmės Broye sė bashku me disa bashkatdhetarė tė tij dhe vjedhje tė njė ferme tė dy vėllezėrve fermerė nė Kantonin e Bernit. Pėr kėrcėnim me armė zjarri dhe me shrafcigerė pėr terrorizmin e kėtyre banorėve dhe pėr rrahjen e tyre me ēykė revoleje dhe mbylljen e tyre nė bodrum dhe nė toalet. Sadiku i mori 10 vjet burg pėr gangsterizėm, vjedhje dhe dėmtim tė pronės.
    Ai i mbajti tri vjetėt e para nė Burgun e Orbes nė Zvicėr, siē e konfirmon Andre Valton drejtor i burgjeve tė Kantonit Vaud, e mandej ai ka qenė i transferuar nė njė burg tė kantonit Cug.
    Vitin e kaluar, ai shfrytėzoi rastin qė gjatė njė pushimi (kur lėnda e tij ishte nė shqyrtim pėr lirimin e tij me kusht), pėr tė ikur dhe u kthye nė Kosovė. Dhe, kėshtu, siē po e shohim ai iu kthye okupimeve tė tij tė mėparshme, ato ai i njeh mirė dhe kjo konsiston pėr tė shtyrė edhe pjesėtarėt e tjerė tė familjes sė vet, qė tė betohen se do t’i pėrgjigjen gjakut me gjak.
    Babai i Sadikut, Ramė Musaj ka qenė i dyshimtė pėr kontrabandė me drogė nga policia e Zvicrės nė fillim tė viteve 90-ta. Sipas disa dėshmive ai ka shkuar personalisht nė Placspic nė Cyrih pėr tė shitur heroinė. Nė vitin 1992 ai ka qenė i arrestuar nė Klloten, nė momentin kur po pėrgatitej tė udhėtonte pėr nė Kosovė dhe me vete kishte njė sasi tė arit. I dėnuar me tri vjet burg nga Gjykata e Bremgartenit kantoni i Argaut ai ėshtė liruar shumė shpejt me pretekst se ishte i sėmurė rėndė. Sot, ai kalon ditė tė lumtura, edhe pse herė-herė nė lėvizje afėr fermės sė tij nė Strellc. Gazetarėt e kanė takuar atė nė mesin e djemve tė vet. Prindi 70-vjeēar ėshtė sipas tė gjitha gjasave shumė mirė me shėndet.

    I liruar gjatė gjykimit (brenda nė gjykatė)

    Nga tė gjithė njerėzit e klanit tė tij mė i rrezikshmi del i biri i tij Xheladini. Sikurse edhe vėllai i tij, Sadiku, edhe ky ka ardhur nė Zvicėr ka dhjetė vite si kėrkues i azilit politik. Nė vitin 1991 dyshohet tė ketė bėrė njė vrasje, ai ka qenė i arrestuar nė Solyre dhe i liruar pėr mungesė provash. Tri vjet mė vonė, po nė Solyre, ai ėshtė dėnuar, kėsaj radhe mirė, me 17 vjet burg, por prapėseprapė ai nuk ėshtė nė burg.
    Me vėllain e tij, Samiun, ai u gjend nė Kėln tė Gjermanisė, ku kanė mbjellė terror para se tė arrestohen nė vitin 1992. Ata kalojnė nė gjyq vitin nė vazhdim kur ata lirohen nga njė shikues i armatosur (gjatė gjykimit) para syve tė gjyqtarėve dhe rojeve tė midis gjykatės sė kėtij vendi nė Kėln. Dhe, prej atėherė ata janė kthyer nė Kosovė.
    Njė gazetar, i cili ia ka dalė tė hyjė nė fermėn e Musajve ka pyetur Sadikun pėr veprimtarinė e tij nė Zvicėr e cila e ka nervozuar tej mase dhe gazetari praktikisht ėshtė ndjekur pėrjashta (pėrzėnė nga shtėpia). Pėr sa i pėrket qėrimit tė hesapeve tė 8 korrikut janė paraqitur si tė rrethuar dhe si viktima dhe kanė tentuar qė tė paraqesin kėtė ngjarje si tė natyrės politike para se tė minimizojnė rėndėsinė e saj, padyshim pėr tė pėrfituar njė qetėsi.
    …Duke njohur itinerarin e Musajve nė Zvicėr dhe Gjermani ata janė kalitur sikur njė bandė kriminale e kulluar…”



    KUSH ĖSHTĖ FATMIR FERIZI?!

    Fatmir Ferizin nga lagjja Kapeshnicė e Pejės, tė gjithė nė Pejė e mė gjerė e njohin si bashkėpunėtor dhe bashkėveprues tė hershėm tė forcave serbe, madje edhe gjatė kohės sė luftės, i cili gjatė gjithė jetės sė tij ėshtė marrė me gjėrat mė tė ndyra.
    Fatmir Ferizi i ashtuquajtur “RASHA” gjatė luftės ishte i pandarė me policėt kriminelė serbė tė MUP-it tė Pejės Mishko Ivanoviq (Pejė), Miqo Martinoviq (Vitomiricė) dhe me kriminelin e njohur Vidomir Shalipur.
    Numri i vajzave shqiptare vetėm nga Peja tė cilat Fatmir Ferizi ua ka qitur me dhunė policėve e paramilitarėve serbė sillet rreth 60-70 sish, njėkohėsisht duke marrė pjesė edhe vetė nė dhjetra dhunime tė tilla.

    Familja Ferizi apo siē njihet nė Pejė e mė gjerė Familja e Ullukxhinjve tė Pejės, ėshtė e njohur nė gjithė Pejėn si familje qė ka bashkėpunuar haptazi me policinė serbe. Janė marrė me kontrabandė tė drogės, tė veturave, tė tė hollave qė i kanė sjellė nga Nishi, por edhe qė kanė bashkėpunuar ngushtė me sigurimin dhe policinė serbe. Qytetarėt e kėsaj ane pėrgjithėsisht kanė frikė nga bėmat e tmerrshme tė tyre.

    RIZA FERIZI, djali i axhės sė Fatmir Ferizit, i ashtuqujtur “KOSTA” bashkėveprues i forcave serbe para dhe gjatė luftės, ėshtė larguar nga Kosova bashkė me forcat serbe nė qershor tė vitit 1999, pėr t’u kthyer nė Pejė nė vitin 2001.
    Lokali i tij “Bar RATKO” (afėr spitalit tė Pejės), gjithnjė ka qenė ēerdhe e policve dhe punėtorėve tė sigurimit serb. Edhe mė 4 dhjetor 1998, Myrvete Maksutaj, vritet nga njėsia intervenuese serbe qė gjendej me qėndrim nė lokalin e “Kostės”, siē e thėrrisnin gjithnjė serbėt. I kėtillė ishte edhe Filo Ferizi.
    Pas lufte, nė verėn e vitit 1999, Fatmir Ferizi - „RASHA“ qėllon me armė zjarri ndaj njė patrulle tė KFOR-it nė Pejė, ku gjatė kėtij shkėmbimzjarri plagoset edhe vetė, por nuk merret nė pėrgjegjėsi.
    Kėso kohe vėhet nė shėrbim tė plotė tė Tahir Zemajt e Ramiz Muriqit. Bashkėveprues nė vjedhjen e makinave tė shtrenjta, dėrgimin e tyre nė Shqipėri dhe kėmbimin me drogė gjithnjė do ta ketė djalin e Ramiz Muriqit, Musajt e Strellcit dhe njė varg banditėsh nė zė nga Shqipėria. Do tė vazhdon vjedhjet, plaēkitjet, dhunimet, trafikimin e drogės, pėr tė arritur kulmin me vrasjen kriminale tė ish-ushtarit tė UĒK-sė, Xhemajl Buēolli.

    Menjėherė pas lufte nė lagjen Kapeshnicė, Filo Ferizi, Nexhat Belegu, Mirsad Honsiq – „KALA“, me urdhėr tė Tahir Zemajt e tė Ramiz Muriqit nė Kapeshnicė e formojnė tė ashtuquajturin „shtab paralel tė UĒK-sė“ nė Pejė - „Kobra“, ku mblodhėn bashkėpuntorėt e policisė serbe pėr tė vazhduar avazin e mėhershėm tė maltretimeve tė qytetarve, kėrcėnimeve dhe plaēkitjes sė pasurisė sė tyre, sidomos tė asaj shtrese qė ua dinin bėmat e tyre me policinė e paramilitarėt serbė. Bashkėunėtore e kėtij shtabi ishte edhe Zyrafete Rraci - “Zuki”, e cila haptazi edhe gjatė lufteės ka shkuar me policė e paramilitarė serbė dhe ka bėrė organizimin e dhunimeve tė vajzave shqiptare nga forcat serbe nė Pejė.


    KUSH ĖSHTĖ MEHMET SADRIJAJ – “TUSHI”?!

    Mehmet Sadrijaj (1973) – “Tushi”, ėshtė nga fshati Lėbushė i Deēanit, me banim nė fshatin Kryshec tė Pejės. Nip i Ramiz Muriqit. Para luftės kishte lidhje tė ngushtė me shefin e Sigurimit Publik tė MUP-it tė Pejės, Bato Bullatoviq.
    Tushi bashkė me tė vėllanė mė tė madh Ilir Sadrijajn ka vite qė janė marrė me kontrabandė droge dhe me kriminalitet tė organizuar, duke qenė nė bashkėveprim tė ngushtė me Sadik Musajn, Xhavit Musajn, Xheladin Musajn, Sami Musajn e tė tjerė nė kuadėr tė mafias tė drejtuar nga Tahir Zemaj me qendėr nė Berlin tė Gjermanisė, tė cilėt ishin nė lidhje tė ngushtė me mafian serbo-jugosllave. Pėr shkak tė veprimtarisė sė tillė Ilir Sadriaj ėshtė dėnuar disaherė me burgim nga gjykatat gjermane, duke pėrfshirė edhe dėnimin e fundit me 100 vjet burg nga gjykatat gjermane bashkė me Xhavit Musajn (alias Xhavit Pashėn) e Strellcit nė vitin 1997, pasi ishin zėnė nga Interpoli nė Shkup. Edhe para kėsaj kohe nė Kosovė i arrestuar disaherė bashkė me Sami Musajn (gjatė viteve 1992, 1993) pėr akte kriminale.

    Nė nėntor tė vitit 1999, Mehmet Sadrijaj (Tushi) i kėrcėnohet KFOR-it gjerman nė Prizren me kidnapim tė ndonjė gjermani nėse nuk ia lirojnė tė vėllanė Ilir Sadriajn, i dėnuar me shumė vite burg pėr kriminalitet tė organizuar dhe trafikim droge nė Gjermani.

    Me bashkėvepruesit e mėsipėrm. Mehmet Sadriaj nuk do tė ndahet asnjėherė as pas lufte nė Kosovė. Duke qenė nė lidhje tė ngushtė familjare me Ramiz Muriqin, si nip i tij dhe me veprimtari tė pėrbashkėt disavjeēare, Mehmet Sadriaj u bė njėri ndėr ekzekutuesit mė nė zė tė urdhrave tė Tahir Zemajt dhe Ramiz e Vesel Muriqit.
    Vlen tė theksohet se mė 26 tetor 2000 nė tubimin promovues tė LDK-sė tė mbajtur nė palestrėn sportive nė Pejė, kryetari i kėsaj partie Ibrahim Rugova truproje i kishte Mehmet Sadriajn “Tushin”dhe Fatmir Ferizin “Rashėn”, tė dy tė implikuar nė njė varg aktesh kriminale nė Pejė e mė gjerė.

    Mė 21 qershor 2000, rreth orės 17.00, Mehmet Sadriaj pas njė rrahje qė e kishte nxitur vetė nė Pejė, e qėllon me arm zjarri Blerim Elshanin, duke e plagosur nė kėmbė.
    Tė nesėrmėn, mė 22 qershor 2000, rreth orės 11:00, tek stacioni i autobusėve nė Pejė, Mehmet Sadrijaj sėrish e sulmon me armė zjarri Blerim Elshanin qė po kalonte rrugės me makinė, por kėsaj radhe pa pasoja. Po mė 22 qershor 2000, rreth orės 12.00, nė afėrsi tė ndėrtesės sė OSBE-sė nė Pejė, Mehmet Sadrijaj, e sulmon me armė zjarri Adem Elshanin.
    Katėr ditė pas kėsaj, policia e UNMIK-ut e bastis shtėpinė e Mehmet Sadriajt nė Kryshec, ku e gjejnė edhe armėn gjysemautomatike me tė cilėn i kishte sulmuar Blerim e Adem Elshanin. Mė 26. 6. 2000 Mehmet Sadrijaj paraburgoset nga policia pėr t’u liruar pas disa ditėsh.
    Mė 26 qershor 2000, fill pas arrestimit tė Mehmetit, Sadik Musaj i ishte kėrcėnuar me likuidim fizik, prokurorit publik tė gjykatės nė Pejė, Flamur Kelmendit, qė tė mos merret me ta, nė tė kundėrtėn e pret vdekja.

    Nė ndėrkohė tre muaj pas vrasjes sė Virgjil Elshanit, ku nė dy tentim-vrasje ndaj Elshanėve merr pjesė edhe Mehmeti (Tushi), mė 4 janar 2001, nė orėn 17 e 15 minuta nga burgu hetues i Pejės arratisen Mehmet Sadriaj – Tushi nga Krysheci dhe Behar Badallaj nga Prizreni, tė dy tė akuzuar pėr vrasje, tė cilėve dikush prej personelit tė burgut ua kishte hapur portėn e burgut. Para se Mehmeti tė “arratiset” nga burgu, Sadik Musaj i Strellcit dhe Habib Gashi nga Qyshku i Pejės, prej orės 13.00 – 14.00, e kanė vizituar nė burg Mehmet Sadriajn – Tushin.

    KUSH ĖSHTĖ ILIR ISUFAJ – “ILIR SHTRIGA”?!

    ILIR ISUFAJ i njohur nė Pejė e mė gjerė me emrin “ILIR SHTRIGA”, i lindur mė 15. 8. 1974 nė Katundin i Ri tė Pejės, njihet si bashkėpunėtor i forcave serbe, i cili vazhdimisht ėshtė marrė me trafikun e drogės nė bashkėpunim tė ngushtė me Xhavit Musajn (Xhavit Pashėn) e Strellcit, Ilir Sadriajn, etj. Ėshtė i njohur sidomos pėr lidhjet e tij tė hapta me inspektorin e MUP-it serb tė Pejės, Dushko Armush.
    Motra e Ilir Isufajt (Ilir Shtrigės), Kymetja, gjatė tėrė kohės sė luftės ėshtė shoqėruar me policė e paramilitarė serbė.
    Kymete Isufaj e martuar me policin serb Pajo Radulloviq, me tė pėrfunduar tė luftės largohet pėr nė Serbi bashkė me forcat serbe.
    Ilir Shtriga, edhe pas lufte nė Kosovė e vazhdoi tė njėjtėn veprimtari, me tė njėjtin rreth bashkėvepruesish. Duke qenė i lidhur ngushtė me vėllezėrit Musaj tė Strellcit, Ramiz Muriqin, Mehmet Sadriajn (Tushin) dhe Habib Gashin e Ēyshkut, ka vazhduar kontrabandimin e drogės, armėve, plaēkitjeve tė armatosura, marrjen me prostitucion etj. Kėtu duhet pėrmend plaēkitjet arkave nė fabrikėn e Tjegullave nė Pejė (bashkė me Bedri Isufajn), nė degėn e Elektro-Kosovės nė Pejė etj., gjatė vitit 2000 dhe dhjetėra raste tė tjera tė plaēkitjeve me maska nė rajonin e Pejės.
    Nė fshatin e tij vazhdimisht ka shqetėsuar banorėt me tė shtėna tė pakontrolluara armėsh.
    Ilir Isufaj (Ilir Shtriga) nė rrjetin e vet ka edhe njė grup kontrabandistėsh tė armėve dhe drogės nga Shqipėria. Ndėr bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushtė nė kėtė drejtim qė ia sjellin dėrgesat nė Kosovė janė shtetasit shqiptarė Luan Tobli (1974) nga fshati Metali, komuna e Hasit; Xhevahir Sylaj (1979) nga fshati Mejdan i Tropojės, dhe Shkėlzen Ukėperaj (1976) nga Hasi.
    Mė 30 tetor 2000 Ilir Isufaj, i kėrkuar pėr disa plaēkitje e vjedhje tė rėnda nė Pejė, zihet nga policia kosovare, duke hyrė nė pikėn doganore nė Pejė, me pasaportė tė huaj fallso me emėr tė serbit Goran Millaēiq, kriminel i njohur nga Katundi i Ri.
    Pėr falsifikim dokumentesh dhe sulm ndaj policėve, tė njėjtėn ditė Ilir Shtrigės i caktohet paraburgimi prej 40 ditėsh. Mirėpo, mė 24 dhjetor 2000, Gjykata e Qarkut nė Pejė, duke qenė nėn presion tė vazhdueshėm tė bashkėpunėtorėve tė Ilir Shtrigės (por flitet edhe pėr marrje tė shumave tė mėdha tė tė hollave nga ana e gjykatėsve) e liron si tė pafajshėm Ilir Isufajn – “Ilir Shtrigėn”, i cili nė bazė tė veprave pėr tė cilat akuzohej pritej tė dėnohej sė paku me 5 vjet burgim. Tė njėjtėn ditė e braktis Kosovėn dhe kalon nė Gjermani, ku ėshtė i martuar me njė gjermane, pėr tė hyrė herėpashere ilegalisht nė Kosovė.

    Ndėr bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Musajve janė edhe vllezėrit Skėnder Azem Hoxhaj (1972), dhe Naser Azem Hoxhaj (1973) nga Strellci i Epėrm.
    Skėnder Hoxhaj ėshtė i njohur si bashkėpunėtor i hershėm i policisė serbe, sidomos prej vitit 1990 e kėndej. Prej vitit 1991 deri nė vitin 1997 ishte njėri ndėr informatorėt mė aktivė tė policisė serbe nė rajonin e Strellcit e fshatrat e tjera, nė aksionin pėr kėrkimin e armėve tek popullsia shqiptare, tė shifruar “Tragaq”, gjatė tė cilit dhjetėra shqiptarė u maltretuan e u torturuan barbarisht nė stacionet policore serbe.
    Mė 15. 12. 1992, Skėnder Hoxhaj, nė Strellc e kishte sulmuar dhe kishte tentuar ta dhunojė tė miturėn K.O. nga fshati Isniq.
    Sikurse i vėllai, edhe Naser Hoxhaj, organizator pėr dorėzimin e armėve tė fshatit Strellc, prej tetorit tė vitit 1998 deri nė pėrfundim tė luftės i uniformuar me uniformė tė policisė serbe dhe i sistemuar nė njėsitet e MUP-it serb nė Deēan (nė sektorin e tretė) vazhdimisht ka qarkulluar me automjete zyrtare policore serbe. Me policinė serbe nė Deēan, Naser Hoxhaj ka qėndruar e vepruar edhe nė kohėn e dėbimit masiv tė popullatės civile nė Shqipėri deri mė 12 qershor 1999, kur ka bėrė edhe djegien e dhjetėra shtėpive shqiptare nė Strellc tė Epėrm e tė Ulėt por edhe nė fshatra tė tjera, nė dhunime tė disa vajzave shqiptare bashkė me policinė serbe etj.
    Prej kėsaj kohe vėllezėrit Skėnder e Naser Hoxhaj, nuk janė ndarė asnjėherė nga Sami e Sadik Musaj. Nė qershor 1999, ėshtė largu pėr nė Serbi bashkė me forcat serbe pėr t’u kthye pas njė kohe.
    Mė 5 mars tė vitit 2000, Mentor Istrefaj nga Strellci e kishte akuzuar Naser Hoxhajn pėr djegien e shtėpisė sė tij bashkė me policinė serbe dhe shtėpive tė tjera tė lagjes Istrefaj, mirėpo ky i fundit e sulmon fizikisht. Gjatė pėrleshjes, Mentori e ther me thikė Naserin. Nė qershor 2000, Naser Hoxhaj, Sami Musaj e tė tjerė e rrahin brutalisht Mentorin nė shenjė hakmarrjeje, duke e kėrcėnuar se nuk guxon mė ta pėrmend djegien e shtėpisė.

    Agron Bajraj nga Strellci i Epėrm, i dėnuar para luftės disa here pėr vjedhje tė rėnda, bashkėpunėtor i policit serb Jokiq Veko. Pas luftės i pandarė mga vėllezėrit Sadik e Sami Musaj nėn urdhrat e Tahir Zemajt, nga i cili ėshtė caktuar oficer i zbulim-kundėrzbulimit.

    Nė rrjetin e Musajve dhe Ramiz Muriqit bėn pjesė edhe Fetah (Halil) Kamaj – me banim nė rrugėn “Avdullah Shabani”, nė Vitomiricė, i cili gjatė luftės ka vepruar me maska bashkė me forcat serbe. Edhe pas luftės i lidhur ngushtė me Sadik Musajn, tė cilin e viziton shpesh edhe nė shtėpi, Fetahu i ka mbajtur lidhjet me sigurimėsat serbė, tė cilėt e kanė vizituar vazhdimisht dhe i kanė sjellė edhe armė tė ndyshme. Kėtu duhet pėrmendur rastin e datės 5 shtator 2000, kur njė polic serb me shėrbim nė Rozhajė (mik i Fetahut), i cili qarkullon me dokumente fallso tė shqiptarėve, ia ka sjellė tetė revole tė tipit “TT” nga Rozhaja. Ky polic vazhdimisht vjen nė Vitomiricė, ku kontakton ilegalisht me Ramiz Muriqin.

    Me Musajt vepron edhe Qazim Metė Idrizaj nga Strellci i Epėrm i cili gjatė luftės nė Kosovė ka vepruar nė kuadėr tė organizatės terroriste serbe “Dora e Zezė” qė ka vepruar nė Pejė, ku ndėr kryesorėt e kėsaj organizate ka qenė edhe inspektori i MUP-it serb tė Pejės, Hamda Musiq, shok i ngushtė i Qazimit. Qazimi vazhdimisht ruan tek Musajt dhe paguhet pėr shėrbimet qė kryen.

    DISA NGA VRASJET E HAPTA


    VRASJA E VIRGJIL ELSHANIT

    TENTIMVRASJA E PARĖ NDAJ FAMILJES ELSHANI

    Mė 18 tetor 2000, nė orėt e mbrėmjes nė oborrin e shtėpisė sė vetė Isuf Elshani nga Ozdrimi (Pejė) e gjen tė vendosur njė minė teledirigjuese tė paaktivizuar, pėr ēka e njofton policinė nė Pejė, tė cilėt e bėjnė ēmontimin e saj. Akterėt, kur kishte dalė nga oborri i shtėpisė djali i Isufit, Demė Elshani, mbase pėr ndonjė gabim teknik nuk kishin mund ta aktivizojnė lėndėn plasėse, por as ta tėrheqin mė vonė, sepse ishte vėrejtur nga familjarėt dhe nė vendin e ngjarjes vie policia e SHPK-sė dhe UNMIK-ut.
    Sipas deponimeve qė do tė bėhen mė vonė nė polici, por edhe nė gjykatėn e qarkut nė Pejė, nga disa pjesėmarrėsit nė kėtė akt. Nė kėtė tentimvrasje kanė marrė pjesė Vesel Muriqi nga Vitomirica, Rexhep Kelmendi – “Xheka” nga Peja, Mehmet Sadrijaj – Tushi (operues me teledirigjues), njė ekspert pėr mina (45-vjeē) nga Bosnja ose Mali i Zi, qė ka folur nė gjuhėn serbe, tė cilin e ka sjellė Vesel Muriqi, Ilir Selimi nga Vitomirica e Pejės bashkė me tezakun e tij Hysenin nga Isniqi me banim nė Vitomiricė.


    TENTIMVRASJA E DYTĖ

    Pas tentimit tė realizimit tė atentatit me lėndė eksplozive, nga grupi i lartpėrmendur pason atentati tjetėr, kėsaj radhe sulm me armė zjarri. Gjithēka ndodhi mė 24 tetor 2000, rreth orės 22.30 minuta nė qendėr tė Ozdrimit, me ē'rast nė dy veturat e vėllezėrve Elshani ėshtė qėlluar nga pusia njėkohėsisht nga 5-6 armė automatike. Si pasojė e kėsaj plagoset rėndė Visar Elshani, ndėrsa mė lehtė plagosen Demė Elshani dhe Ramadan Elshani (ushtar i Brigadės "Adrian Krasniqi" tė TMK-sė nė Istog).
    Kėtė akt e kryen Sadik Musaj, Mehmet Sadrijaj – Tushi, Vesel Muriqi, Rexhep Kelmendi – Xheka, bashkė me vėllain dhe njė nip tė vetin nga Potėrēi, Ilir Selimi, Hyseni dhe njė person tjetėr.
    Pasi familja Elshani i zbulon disa prej pjesėmarrėsve nė dy sulmet e lartcekura, e lajmėron rastin nė polici, me ē’rast arrestohen tre prej tyre (Mehmet Sadriaj, Ilir Selimi dhe Hyseni) tė cilėt nė policinė e UNMIK-ut e pranojnė pjesėmarrjen e vet nė kėto dy sulme, por dėshmojnė edhe pėr pjesėmarrėsit e tjerė, duke dhėnė edhe detajet, se gjatė tėrė kohės kanė komunikuar mesveti me radiolidhje, se e kanė formuar njė grup prej 30 vetash me qellim qė tė kryejnė atentate kundėr pjesėtarėve tė UĒK-sė, TMK-sė, por edhe tė LDK-sė pėr tė nxitur konflikte tė hapta mes tyre etj.

    Lidhur me kėtė rast inicohet procedura penale nė Gjykatėn e Qarkut nė Pejė.



    ATENTATI I TRETĖ – VRASJA E VIRGJIL ELSHANIT

    Mė 10 nėntor 2000 (e premte), gjykimi kundėr personave qė ua kishin vėnė minėn nė oborr dhe i kanė gjuajtur me armė zjarri mė 18 e 24 tetor 2000, ishte paraparė tė fillonte nė orėn 12.00, por qė pėr arsye tė panjohura ishte shtyer nga gjykatėsi pėr dy orė. Nė atė gjykim Demė Elshani me babain e tij Isufin kishin pėr tė dalė nė gjyq si dėshmitar.
    Pas pėrfundimit tė seancės, rreth orės 16.20 min., duke u kthyer nga gjyqi, Elshani sėrish sulmohen me armė zjarri. Ata ishin duke udhėtuar me dy vetura: nė tė parėn ishin Isuf e Demė Elshani, ndėrsa nė tė dytėn Virgjil e Granit Elshani. Kur arrijnė nė Ozdrim, vetėm disa dhjetėra metra larg nga shtėpia e tyre, disa persona nga njė veturė „Alfa Romeo“ me ngjyrė tė bardhė (pronė e Musajve tė Strellcit), qė vinte nga drejtimi i Pejės, nė tejkalim e sipėr qėllojnė me armė automatike dhe bomba dore nė drejtim tė veturave tė Elshanėve.
    Nga shpėrthimi i bombės dhe plumbat e automatikut plagosėn rėndė Virgjil Elshani (19), ish-ushtar i UĒK-sė, i cili vdes pas 12 orėsh nė spitalin ushtarak tė KFOR-it nė Pejė dhe Granit Elshani (15), tė cilėt gjendeshin nė veturėn e dytė. Ndėrsa Demė dhe Isuf Elshani qė ishin mė pėrpara shpėtojnė, sepse vetura “Alfa Romeo” qė ishte nė tejkalim ndeshet ballė pėr ballė me njė makinė kombi qė vinte nga drejtimi i Mitrovicės dhe veturėn e mbulon zjarri.
    Shoferi i vetures “Alfa Romeo” nga tronditja qė merr nga ndeshja vetėm pas disa minutave qė e nxjerrin nga vetura vdes, ndėrsa tre tė tjerėt dėrgohen nė spitalin ushtarak italian.
    Nė veturė policia dhe KFOR-i gjejnė tri pushkė automatike me tre karikatorė rezervė, njė tjetėr pushkė automatike tė djegur nė veturė, njė revole gjysmautomatike dhe njė bombė dore.
    Kėsaj radhe kryesit e krimit ishin katėr persona nga Shqipėria: Fatbardh Gabraj (1979), nga fshati Geghysen me banim nė Tiranė, Gazmend Luma nga Bajram Curri, Shaqir Bajraj nga Tirana dhe njė person tjetėr.
    Tė lartpėrmendurit gjatė marrjes nė pyetje nga KFOR-i dhe policia atė natė kanė pranuar se janė paguar nga Vesel Muriqi dhe Sadik Musaj pėr ta krye njė akt tė tillė. Tė hollat nė vlerė 350 mijė markash gjermane ua ka dhėnė Sadik Musaj. Nė vendin e krimit policia e UNMIK-ut ka zėnė veturėn “Alfa Romeo” tė Musajve me tė cilėn personat nga Shqipėria kanė kryer krimin.




    VRASJA KRIMINALE E XHEMAJL BUĒOLLIT NGA RAUSHIQI I PEJĖS

    Xhemajl Buēolli nga njė familje e njohur e fshatit Raushiq tė Pejės, ishte njeri qė kurrė nuk ishte pėrzie nė punė tė dikujt tjetėr. Nė kohėn e luftės renditet nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ndėrsa pas lufte i kthehet punės. Me djersė e mund duke punuar pandėrprerė fitonte kafshatėn e gojės. Por mizorisht ia ndėrprenė jetėn e punėn.
    Derisa mė 5 gusht 2000, ditė e shtunė, Xhemajl Buēolli si ēdo ditė ishte duke punuar (duke bartė zallė) tek Agim Ganiqi nė Pejė, pasdite, Fatmir Ferizi nga Kapeshnica e Pejės bashkė me tre persona tė tjerė nga Puka e Shqipėrisė shkojnė dhe e kėrkojnė Xhemajlin kinse pėr tė punuar diēka. Mirėpo, me t’u larguar Xhemajl Buēollin e vrasin dhe kufomėn e tij e hudhin nė njė pus (bunar) nė Brestovik tė Pejės, vetėm pėr t’ia plaēkitur kamionin dhe pėr ta dėrguar nė Shqipėri.
    Prej kėtij grupi kriminelėsh (tre nga Peja e tre nga Shqipėria) dy arrestohen nga policia nė Pejė. Njėri prej tyre, Adrian Nela, tregon rastin e vrasjes, dhe nė bazė tė deklaratave tė tij gjendet kufoma e masakruar e Xhemajlit dhe e hudhur nė pus. Ndėrsa krimineli Fatmir Ferizi pas zbulimit tė vrasjes kalon nė Shqipėri, ku njė kohė qėndron tek Alfred Hasi nė Fushė Arrėz, bashkėpjesėmarrės nė vrasjen e Xhemajl Buēollit. E prej atje kalon nė Bosnje prej nga e ka prejardhjen e pastaj nė Gjermani, ku qėndron deri nė shkurt tė vitit 2002, kur ekstradohet nga policia gjermane nė Kosovė.


    VRASJA E SADRI AHMETXHEKAJT NGA ISNIQI

    Mė 10 korrik 2000, e martė, nė pikė tė ditės Besnik (Elez) Balaj nga Isniqi, nė tavernėn e lokalit hotelier “Deēani” nė tė hyrė tė Deēanit vrau publikisht me armė automatike bashkėvendėsin e vet Sadri Azem Ahmetxhekaj, luftėtar i UĒK-sė. Dėshmitarėt tregojnė se pas vrasjes makabre, Besniku bėrtiste “e nxora gjakun e vėllaut, e nxora gjakun e vėllaut...”
    Lidhur me vrasjen e Sadri Ahmetxhekajt, tė nesėrmėn mė 11. 7. 2000, zėdhėnėsi i Komandės Italiane tė KFOR-it nė Pejė, koloneli Xhanfranko Skalas i tha agjencisė ANSA se fill pas vrasjes ėshtė ndalur shqiptari Besnik Balaj, i cili iu dorėzua menjėherė policisė sė Kombeve tė Bashkuara. (Gazeta “Kosova Sot”, e datės 12. 7. 2000). Por deklarimin e bėrė njė ditė pas vrasjes, zėdhėnėsi i KFOR-it e mohoi tė nesėrmen, duke thėnė se nuk ėshtė zėnė vrasėsi, por ėshtė marrė nė pyetje njė anėtar tjetėr i familjes Bala.
    Nė rastin konkret, pėrflitet se njė deklarim i tillė ėshtė bėrė me qėllim qė Besnik Balaj pas vrasjes makabre tė kalon nė Shqipėri pa therrė nė kėmbė.
    Baba i vrasėsit Besnik Balaj, Elezi gjatė luftės ka punuar haptazi me policinė serbe, sidomos me kryeshefin e sigurimit tė MUP-it nė Deēan Vukmir Mirēiq – VULA. Elezi e ka bėrė dorėzimin e armėve te policia serbe nė Isniq dhe ėshtė caktuar kryepolic lokal i Serbisė, pėr bashkėsinė lokale tė Isniqit duke poseduar librezė pėrkatėse, revole, por edhe pushkė automatike qė ia jep policia serbe pėr tė luftuar kundėr UĒK-sė.



    VRASJA NĖ STRELLC

    Mė 14 shkurt 2001, nė orėn 24.30 minuta nga shtėpia e Musajve tė Strellcit shtihet me armė automatike nė drejtim tė veturės “Golf 2” me ngjyrė tė bardh, me regjistrim 145-KS-660, me ē’rast vriten vajzat Sanella Koiq dhe Vjollca Krasniqi, plagoset rėndė Kastriot Krasniqi, ndėrsa mė lehtė Alban Mulliqi dhe Riēard Krasniqi, tė gjithė nga Peja.
    Djemtė qė i shpėtuan vdekjes kanė treguar se pesė tė rinjtė po shkonin nė aheng pėr ta festuar Ditėn e tė Dashuruarve dhe ishin ndalur rastėsisht para shtėpisė sė familjes Musaj qė gjendet bri rrugės magjistrale bash te stacioni i autobusėve. Mirėpo sapo vetura ishte ndalė nė parkingun mu para shtėpisė, pasi qė dikujt i kishte rėnė gaca e cigares nė veturė dhe vajzat kishin dalė jashtė pėr t’u shkundur, aty i kishte pritur breshėria e plumbave. Ata me Sanellėn e vdekur nė makinė, kishin udhėtuar deri nė Deēan pėr tė kėrkuar ndihmėn e policisė. Ndėrsa Vjollca kishte vdekur rrugės pėr nė spitalin e Prishtinės.
    Pėr kėtė vrasje, policia ka arrestuar Qazim Musajn dhe Isa Hoxhajn, tė cilėt edhe kėsaj radhe kanė pėrsėritur slloganin e njohur “na kanė sulmuar”. Ndėrsa nga Gjykata e Qarkut nė Pejė, dėnohet vetėm Isa Hoxhaj, i cili e merr pėrsipėr aktin e kryer, ndėrsa Qazim Musaj lirohet pa kusht.

    Nuk janė tė pakta as rastet e qėrimit tė hesapeve mes pjesėtarėve tė kėtyre bandave. Kėtu duhet pėrmendur rastin, kur nė vjeshtėn e vitit 2000, Musa Zemaj nga Strellci, i pandarė me Sadik Musajn nė shumė vepra kriminale, i qėllon me armė zjarri shokėt e deriatėhershėm tė tij vėllezėrit Agron e Xhafer Bajraj nga Strellci, pasi nuk i ishin pėrgjigjur kėrkesės sė tij pėr t’u ndalė me makinė, duke e plagos rėndė Xhaferin, i cili ka mbetur pėrjetėsisht i lidhur pėr karrocėn invalidore.

    Gjatė procesit gjyqėor kundėr Musa Zemajt, pėr tė mos vuajtur dėnimin, mbrojtėsit kanė tentuar ta nxjerrin si person tė sėmurė mental, gjė qė ia kanė arritur, pas lėshimit tė diagnozės nga psikiatrja kroate Nada Morina, mė 1 mars 2001, pėrmes lidhjeve tė Tahir Zemajt, duke ia dhėnė edhe 80 mijė marka gjermane mito.

    Rasti tjetėr ka ndodhur po nė vjeshtėn e vitit 2000 (nė tetor), por kėsaj radhe nė mbledhje tė LDK-sė nė Strellc. Pasi qė Ibėr Alimusaj, kryetar i nėndegės sė LDK-sė nė Strellc tė Epėrm, pėrkrahės dhe i pandarė me Musajt, nė njė mbledhje paraprake e kishte njoftuar elektoratin e kėtij fshati se do tė vjen Ibrahim Rugova nė Strellc, nė mbledhjen tjetėr, Ibėr Alimusaj thotė se Rugova nuk bėn me ardhė nė Strellc. Konstatimin e Ibrės e kundėrshton Agim Alimusaj, anėtar kryesie i LDK-sė, edhe ky i pandarė me Musajt, me ē’rast vie deri tek fjalosja nė mes tyre. Pasi qytetari Mustafė Hasanaj nga Strellci i Ulėt u hyn ndėrmjet pėr t’i ndarė, Agim Alimusaj gjuan nė tė me revole, duke e qėlluar me dy plumba.
    Agim Alimusaj, mbase pėr shkak tė “imunitetit partiak” pėr kėtė plagosje merret nė pytje nga policia dhe pas njė kohe tė shkurtėr lirohet.


    --------------------------------------------------------------------------------

  27. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Marinari pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  28. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  29. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Llapi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  30. #19
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Zoti marinari vetėm njė pyetje e kam per ty.
    A janė krejt tė vėrteta qato qė ke sjellė pėr disa vrasje sepse duke lexuar pash disa gjėra shumė tė tmerrshme.
    Thjeshtė s'mė besohen tė gjitha ato gjėra qė kanė mundur me ndodhė.

  31. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Preng Sherri pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  32. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sa komik i mir je bre preng..
    i ke vnue nickat e tu me pvet njeni tjatrin..

    edhe fabrikimet kan vlere.. ta dini..

    sepse thot populli .. mos e pvet se kallxon vet..

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Masakra e regjistrimit komunist nė ushtrinė shqiptare
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 14:31
  3. Kėshtu foli Tahir Zema - I -
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 19-07-2006, 06:42
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54
  5. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •