Ky artikull eshte titulluar "Xhungla e Krishtit" sepse eshte nje labirint neper televizionin kristian evangjelist (evangjelist: nje person qe u sjell ungjillin paganeve ose jobesimtareve) i cili merret me nje sulm te terbuar dhe te organizuar kunder hinduve dhe muslimaneve duke u perpjekur t'i ktheje ata ne kristiane.

Qellimi i ketij artikulli eshte qe t'i veme ne gadishmeri jo kristianet rreth njerezve te perfshire ne kete sulm mbi fete e tyre dhe gjithashtu ti informojme per planet dhe metodat e tyre.

Tani per tani, kerkimet qe kam bere kane dhene infromacion me teper mbi Indine sepse njerezit qe merren me kete pune ndihen me te sigurte ne suksesin e kthimit te hinduve ne fe tjeter. Informacioni i sulmit te tyre mbi fene Islame eshte disi me i fshehte dhe i ruajtur, megjithate muslimanet nuk duhet te ndihen te vetekenaqur pasi planet, menyrat dhe objektivat e sulmit te tyre mbi Islamin dalengadale po dalin ne siperfaqe.

Lista e meposhtme perfshin organizata te cilat merren me tregetine evangjeliste (predikimin e ungjillit) si dhe organizata te cilat perbejne sistemin qe i mbeshtet organizatat e para.

Trinity broadcastin network (TBN): Shume njerez mendojne qe ky rrjet eshte rrjeti me i madh kristian ne te gjithe boten. Ai perbehet nga 536 stacione transmetimi ne te gjithe boten te cilet jane prone e CBN (http://www.tbn.org/whois.htm) ose te lidhura me te. Ky rrjet u formua ne vitin 1973 dhe tani drejtohet nga Paul dhe Xhei Krouc. Eshte me interes te veme ne dukje qe nje nga drejtoret e tij te meparshem ka qene Xhim Baker i cili kaloi 5 vjet ne burg sepse vodhi 150,000,000 dollare. Tani kjo organizate fiton 100,000,000 dollare ne vit.

Christian broadcasting network (CBN): Ky rrjet u themelua ne vitin 1960 prej Pat Robertson. CBN konsiderohet te jete nje nga televizionet kristiane dhe tani transmeton programe ne Sh.B.A. dhe 90 vende te tjera. Misioni i tyre eshte te konvertojne 5,000,000 njerez brenda vitit 2000.(http://www.cbn.org/about)

Life outreach International (LOI): Themeluesi i ketij rrjeti eshte Xhejms Robison. Edhe pse kjo organizate ka organizata ndihmuese, ata i perdorin keto organizata per te mbeshtetur perpjekjet evangjeliste. Ata kane deklaruar se shohin cdo vit 100,000 njerez ne vit te konvertohen ne kristiane.(http://www.lifetoday.org/pages106ffltr.htm)

Trinity televison (TTY): Kjo organizate u krijua nga Uillard dhe Betu Thiesen dhe qendren e saj e ka ne Uinipeg, Manitoba Kanada. Tani ata merren me zonen e Sh.B.A. Kanadase dhe Indise dhe plani i tyre eshte te konvertojne muslimanet ne kristiane.

Church of the Rock International (COTRI): Ky grup udhehiqet nga dr.Laurenc Kenedi. Qellimi i ketij grupi eshte te kombinoje prifterinj, pastore, evangjeliste dhe misionare te krahinave te ndryshme ne nje grup te kordinuar ne menyre qe te konvertoje njerez ne kristianizem.

700 Club: Ky eshte nje program televiziv kristian qe shfaqet cdo dite dhe sponsorizohet nga CBN. Kjo shfaqje drejtohet nga Pat Robertson. Plani i tyre eshte te arrijne nje audience prej me teper se 1,000,000 vetash cdo dite. 700 club perdoret per te grumbulluar para per veprimtarine internacionale te CBN. Ne Sh.B.A. ky program portretizon fene Islame dhe ate Hindu si me inferiore dhe sikur ato jane duke bere nje gabim shpirteror. (http://www.flex.com/-jai/articles/robertsn.html)

AD 2000: Ky grup eshte perqendruar ne ngritjen e nje perpjekjeje te intensifikuar ne boten evangjeliste.

Sat 7: Kjo organizate filloi aktivitetin e saj ne vitin 1995 duke ndihmuar sherbimet satelitore kristiane ne Afriken e Veriut dhe Lindjen e Mesme, Iran dhe Irak. (http://www.sat7.org/associate.htm)

Galileon International Films and Television Services (GIFTS): Ky grup siguron media vizuale ne gjuhe te ndryshme per organizata dhe njerez qe merren me evangjelizmin e hinduve dhe muslimaneve. (http://www.freeyellow.com/members/gifts/index.html)

Open Doors International (ODI): Ky grup ben fushata te shperndarjes se Bibles neper vendet jo kristiane.

Sulmi kunder hinduve dhe muslimaneve ka nje rreze te gjere shtetesh te vena nen shenjestren e grupeve evangjeliste. Disa shtete si Indonezia, Singapori dhe India konsiderohen te kene qeveri te cilat jane te shkujdesuara dhe te dobeta ne tolerancen e tyre ndaj veprimtarise se evangjelisteve. Vende te tilla si India konsiderohen si shenjestrat e para per arsye te perqindjes se larte te muslimaneve dhe hinduve dhe nivelit te ulet te edukimit midis te varferve.

Termi 10/14 Dritare perdoret per te pershkruar zonen e cila ka shumicen e feve jo kristiane. Kjo zone shtihet nga Afrika ne Japoni. Peter Uagner, kryetari i AD 2000 dhe Pertej Levizjes e kosideron kete zone si shenjestren e fundit per boten evangjeliste. Ai e konsideron kete zone fortesen e fundit te djallit.

Megjithate turqit konsiderohen te domosdoshem si nje porte per te hyre ne boten Islame dhe eshte shume me e rendesishme se sa 10/14 Dritare. Kesaj zone i eshte vene emri "Dritarja turke 35/45" dhe shtrihet nga gradet 35 dhe 45 te gjeresise se tokes. Kjo zone shtrihet nga Shkupi, Maqedoni deri ne Urumci, Kine. Shenjestra e Christian Broadcasting Networks eshte India popullsia e se ciles perbehet 80% nga hindu dhe 14% nga muslimane, dhe Indonezia popullsia e se ciles eshte 87% muslimane. Vendet e Afrikes perfshijne Kenian, Uganden, Burkina dhe Benin.

CBN sherben ne 28 shtete per te konvertuar muslimanet. Ndermjet ketyre vendeve mund te permendim Qipron, Irakun, Sudanin, Afganistanin dhe Egjyptin.

Trinity Broadcasting Network ka qendra ne Afrike dhe Lindjen e Mesme. Kete vit ata kane shtuar stacione te reja ne Indonezi, Sri Lanka, Kenia dhe Zambia.

Megjithate, ka organizata me te vogla evangjeliste si psh Church of the Rock International te cilat kane vene nen shenjester Azine, Afriken dhe Lindjen e Mesme. Trinity Television i cili ka si synim konvertimin e njerezve ne vende si India, Uzbekistani, Kazakistani dhe Kirgistani.

Evangjelistet perdorin termin "perhapni mesimet e Jezusit", "perhapni ungjillin" etj, megjithate njerez te tjere mund te thone qe kjo eshte duke i detyruar njerezit te konvertohen ne kristiane. Ata perdorin organizata humanitare, televizione, shperndarje kasetash, biblash, filmash etj per te hyre ne bisede rreth kristianizmit. Keto jane vetem mjete qe ata i perdorin per te konvertuar njerezit.

Life Outreach International sponsorizon dergime ushqimesh dhe ndihma te tjera humanitare ne ratse fatkeqesish si psh tufane, termete, permbytje etj. Megjithate ata thone qe misioni i tyre kryesor nuk eshte qe te ndihmojne por qe ata jane duke i sherbyer evangjelizmit. Ata thone qe kane arritur te ndihmojne 4,000,000 femije dhe shpresojne qe disa prej tyre do te behen predikues ose evangjeliste. Christian Network Television shperndan rroba, ushqime dhe ndihma te financiare megjithate ata pretendojne se jane duke konvertuar 10 here me shume se sa sikur te vepronin thjesht si nje organizate evangjeliste. Ne Indonezi ata ofrojne nje program ushqimi, qender keshilltare, dhe nje program mjekesor.

Church of the Rock mban spitale, jetimore, shkolla biblike dhe qendra ne raste fatkeqesish ne menyre qe te perhapin Ungjillin e Jezusit. Veprimtaria e AD 2000 ne Lindjen e Mesme permban projekte ndihmuese, qendra per kujdesin e femijeve, kampe rinore dhe qendra biblike.

Christian Network Television perfshin sherbime per muslimanet. Muslimanet arrihen nepermjet sherbimeve televizive satelitore. Disa prej programeve jane "Hajatoun Afdal" versioni arabisht "Nje ne kub" i cili ka si shenjester adoleshentet muslimane.

Ata kane si qellim te shfaqin programin me kartona te titulluar "Ai eshte ngritur". Ky program paraqet shpresen dhe jeten qe vijne si pasoje e njohjes dhe pranimit te Jezu Krishtit. Per me teper ata kane si qellim te transmetojne nje program te quajtur "Brenda zgjidhjeve", nje program qe zgjat 30 minuta dhe qe do te shfaqet cdo jave.

Ne Lindjen e Larget ata transmetojne "Super Libri" i cili eshte nje program rreth studimeve te Bibles. Ata kane ndermend qe gjithashtu te hapin nje studio prodhimi vendase. ne Afrike. Ata kane programe ungjillore ne Kenia, Uganda dhe Tanzani dhe gjithashtu transmetojne lajme, sport dhe argetime familjare ne Izrael, Jordani, Liban, Siri, Egjypt dhe Qipro.

SAT 7 u siguron sherbime televizive satelitore njerezve ne Afriken e Veriut, Lindjen e Mesme, Iran dhe Turqi. Plani i tyre eshte te arrijne 200,000,000 njerez dhe te kene transmetime ditore per dy ore cdo jave ne gjuhen arabe duke filluar prej vitit 200-2001. Ne vitet 2002-2003 ata kane ndermend te kene nje transmetim ditor per 3 ore ose me teper dhe pervec kesaj edhe nje transmetim javor ne gjuhen arabe. Ne vitin 2003 dhe ne vazhdim ata kane ndermend te kene nje sherbim via satelitor per 24 ore rrjesht. Ata presin nje numer te madh njerezish te konvertohen si pasoje e aftesise se papenguar te transemtimit te programeve te tyre.

Trinity Broadcasting Network eshte shperndare neper 784 stacione te huaja. Shtesa te reja ne televizionin kabell perfshijne: Delhin, Zambian dhe Lesoton. Ne Afike ata kane: Bafithatsuana, Kenia, Namibia, Suaziland, Transkei dhe Uganda.

Nje menyre tjeter e kushtezimit te njerezve eshte transmetimi i filmave, shperndarja e kasetave etj. Club 700 shperndan video dhe letersi kristiane. Life Outreach International prodhon programe, video dhe audio kaseta ne pothuajse cdo gjuhe te huaj. Ne Indi 1,000 videokaseta te "Jeta e Jezusit" qarkulluan ne ato vende ku ungjilli nuk mirepritet. Pervec kesaj 5,000 kopje u shperndane neper vendet arabe ne Lindjen e Mesme.

AD2000 Organization India Reach eshte duke u derguar njerezve poste te drejtperdrejte dhe ne qofte se ata kthejne pergjigje u behet nje vizite personale brenda 6 javeve. Qellimi i tyre eshte te arrijne 500,000 njerez duke filluar nga viti 2000.

Galilean International Films Television Services ka nje kasete me programe dishepujsh. Keto kaseta perdoren per te konvertuar njerez qe nuk dine te lexojne.

Trinity Television po mbledh para per te perkthyer "Dite me Diell" ne menyre qe t'ua shperndaje kete kasete stacioneve televizive ne disa pjese te Rusise. Muslimaneve u dergohet litarature kristiane ne qofte se ata u shkruajne stacioneve televizive. Eshte me interes te veme ne dukje qe Trinity Television deklaron qe muslimanet duan qe morali dhe etikat te kthehen perseri neper qeverite e vendeve te tyre.

Mrekullite:

Mrekullite jane nje tjeter mjet qe perdoret per t'u mbushur mendjen jo kristianeve te konvertohen ne kristiane. Kjo mund te perdoret gjithashtu per te terhequr kristiane te tjere ne kryesine evangjeliste. Fatkeqesisht njerezit mund te mashtrohen dhe mund te hutohen nga keto deklarata. Kjo mund te terheqe gjithashtu edhe njerezit e varfer te cilet nuk kane perkujdesje mjekesore. Megjithate kjo mund te perdoret edhe neper shtresat e larta te shoqerise ne kuptimin qe evangjelistet njihet prej Zotit si nje qenie superiore.

Beni Hin, nje sherues i famshem evangjelist, pretendoi qe "ai eshte nje Zot-njeri", "jam nje model i Jezusit", " jam nje qenie superiore."

E provuar falso:

Sipas Neil Ricardson, Uk+Filip Pouell, NZ Beni Hin dorezoi tre deshmi me regjistrime doktoresh si deshmi te dr.Preston Simpson te Institucionit Kristian te Kerkimeve ne te cilat thuhej qe dokumentet ishin shume te paqarta dhe te verfra.


Citate nga Revista kristiane e deshmitareve:

Rasti1: Kanceri i shtylles kurrizore: nje shqyrtim i kujdesshem i regjistrimeve mjekesore te sjella prej Hin tregojne qe tumori i keq eshte hequr me ane te operacionit (se bashku me apandesitin) dhe nuk eshte sheruar me ane te mrekullise.

Rasti2: Lupus dhe crregullime te lidhura me te: ky eshte nje rast vecanerisht interesant ne te cilin lupusi dihet shume mire qe shkon drejt zbutjes pas disa vjetesh. Kjo e ben sherimin prej mrekullise te veshtire per t'u verifikuar. Ato qe mund te verifikohen jane efektet e lupusit te cilat nuk mund te sherohen plotesisht.

Rasti3: Tumor ne shtyllen kurrizore dhe kancere te ndryshme: ky rast ka me te vertete probleme duke filluar me kasetat e skanimit CAT te shtylles kurrizore te cilat u fshine perpara se sa te shqyrtoheshin, pastaj regjistrimet tregojne qe tumori i shtylles kurrizore filloi te tkurret tre muaj perpara mrekullise se Hinit. Dhe si perfundim, tumori ishte akoma aty, i pasheruar, pas shume muajsh te sherimit te deklaruar.

Nje grua 85 vjecare vdiq pas kurmit te Hinit. Familja e gruas e hodhi ne gjyq Hinin per 5,000,000 dollare. Hin gjithashtu del ne Miracle Network-TBN per Azine/Indi. Mbushja e dhembeve me flori jane nje tjeter shembull se si televizionet evangjeliste pretendojne se jane te riorganizuar dhe te shperblyer prej Zotit. Ky artikull u borua ne "National Post" me titullin:

"Televizionet evangjeliste te detyruara te heqin dore nga deklaratat e kurimit hyjnor te dhembeve prej Zotit."

Uilliar Thiesen, i cili mban nje program televiziv fetar, ishte gabim kur tha qe Zoti kishte futur nje dhemb floriri ne gojen e tij, kur ne te vertete ky dhemb ishte vendosur nga nje dentist. Dik Denert, nje transmetues lajmesh per nje televizion fetar u deklaroi teleshikuesve te tij se ne muajin Mars Zoti kishte vene nje dhemb floriri ne gojen e tij. Ne te vertete dr. Xhek Sherman, dentisiti i zotit Deuert deklaroi qe kishte qene ai qe e kishte vene dhembin prej floriri, 10 vjet me pare.

Lindor Reinolds ka shkruar qe Uilliard Thiesen tregoi te verteten qe Zoti nuk i kishte dhene atij nje dhemb floriri por vellai i tij Elmeri i’a kishte vene. Kjo ndodhi pasi Thiesen deklaroi qe ishte nje mrekulli qe dhembi i tij ishte mbushur dhe meriten e mbushjes i'a atribuoi Zotit. Ai gjithashtu i deklaroi Lindorit qe gruaja e tij, Beti, kishte mbushur dy dhembet e saj kur kishte qene ne nje takim. Sigmund Frojd (i cili konsiderohet te jete babai i psikiatrise perendimore) ndoshta do te thoshte qe keta qe njerez qe pretendonin se Zoti ishte dentisti i tyre personal, vuanin nga deliri i madheshtise.


Beresit e parave:

Njeri prej tyre per televizionet evangjeliste pretendon se ka shume sukses ne konvertimin e muslimaneve dhe hinduve ne kristiane. Shpesh here ata citojne deshmi prej njerezve te cilet jane konvertuar per t'u dhene kurajo turmes se tyre te vazhdojne t'u dhurojne kasave te tyre. Deshmite jane te ngjashme. Ato nuk mund te kundershtohen dhe jane shume te paqarta:

Sat-7 duke cituar suksesin e saj perdor:

"18 vjecari nga Siria"

"Gruaja nga Maroku"

“Gjyshja e kujdesshme ndaj femijeve" dhe "Burri nga Maroku"



Keto organizata shpesh here citojne suksesin e programeve te tyre. Audri Meisner i TTY beri thirrje per ngritje fondesh nga anetaret e tyre per te perkthyer "Dite me Diell" per popullin e Uzkekistanit, Kazakistanit. Don Uallace, nje tregetar nga B.C. Kanada, i cili furnizon me kaseta i tha Audrit qe libri "Dite me Diell" pati nje sukses te madh ne Lindjen e Larget.



Intoleranca e jo kristianeve:

Ne krahun tjeter "Open Doors International" perpiqet te anoje artikujt e saj ne anen e incidenteve anti-kristiane. Kjo con ne urrejtje dhe intolerance ndaj jo kristianeve. Disa prej incidenteve qe ata perdorin jane: Cad: Me teper ngacmime kunder kristianeve evangjeliste; Indonezi: 25 kristiane te vrare; Arabi Saudite: Internimi i dy filipinezeve te fundit kristiane dhe Sudan: Regjimi filloi procedurat per konfiskimin e pronave te kishes etj.

Televizionet evangjeliste nuk duan t'ia dine per rezultatet shkaterrimtare qe bisedimi mund te kete mbi komunikimin ne familje. Shpesh here bisedimi mund te ktheje prinderit kunder femijeve, dhe anasjelltas, mund te ktheje burrat kunder grave dhe anasjelltas. Kjo mund t'u ndodhe edhe kristianeve kur pjesetaret e familjeve te tyre gjenden te bllokuar ne humneren evangjeliste.

Evangjelistet perdorin terma te ndryshme si per shembull: "Parashtroni rendin ditor, idete dhe kontrollin tuaj"; "Mos e falin armikun"; "Silluni me bindje ndaj gjithshka qe Zoti j'u urdheron"; "Prisni me qetesi ato qe Zoti j'u thote te beni"; "Gjendemi ne lufte te vertete"; "Kemi te bejme me nje armik te vertete"; "Familjet tona, lidhjet tona, deshmite tona jane sulmi i tij kryesor" dhe "Hiqni te gjitha pengesat dhe dyshimet ndaj Jezusit".

Te gjitha keto mund te perdoren nga evangjeliste te paskrupullt per te futur nje person nen kontrollin evangjelist.

"Rast i vecante i nje gruaje qe u konvertua ne kristiane"

1997: Usha Camanlal u kovertua ne kristiane.

1998 Janar: Usha kontaktoi Uilliard Thiesen te Trinity Television

1998 Shtator: Usha filloi pune per Trinity Television.

1998 Nentor: Usha deklaroi qe Beti Thiesen i kishte treguar asaj qe ne qofte se ngulmonte tek burri i saj ajo mund te afrohej me teper me Zotin.

1998 Nentor: Pastori Bob (dhendri i Uilliardit dhe keshilltari i Ushas) deklaroi qe ajo do te hiqte te gjitha dyshimet dhe pengesat ne kekimin e saj te Jezusit.

1998 Nentor: Usha braktis burrin dhe djalin e saj 8 vjecar per te jetuar me Brent Anderson ( nja kameraman i Trinity Television).

Rezultatet e konvertimit ne kristiane mund te jene shkaterrimtare per te konvertuarit dhe familjet e tyre. Eshte me interes te theksojme qe keta njerez duan qe etika dhe morali te vedoset ne qeverite muslimane.

Evangjelisteve u duket shume e vlefshme ekonomikisht shkaterrimi i familjeve, te rinjte mund te kontribuojne perfitime te ardhshme per ta. Vajzat dhe grate e reja mund te perdoren seksualisht prej tyre. Nje perfitim ekonomik mund te kete edhe per ato gra qe lene burrat e tyre, vecanerisht ne Ameriken e Veriut. Ne qofte se nje grua ka rrjedhshmeri ne te folur ajo mund te jape fjalime dhe te fitoje shuma te medha parash. (abuzimi prej burrit te saj eshte nje teme shume e mire ne Ameriken e Veriut.)

Ne Ameriken e Veriut pasuria ndahet pas divorcit. Grave u mbushet mendja qe te japin pasurite e tyre. Ne Manitoba, Kanada pasurite si psh: makina,shtepia, tregetite, pensionet etj ndahen gjysem per gjysem pas divorcit.

Ne qofte se grave i'u mbushet mendja te dhurojne te ardhurat e tyre kjo mund te jete nje tregeti shume fitimprurese. Vejushat e privuara prej mbajtjes se femijeve te tyre u kerkohet t'ia lene pasurine sherbimeve fetare evangjeliste.

Ne Ameriken e Veriut, nje testament eshte nje dokument i ligjshem i cili pershkruan se kujt deshiron personi t'ia lere pasurine pas vdekjes. Ne kete une kam prekur vetem siperfaqen e bisedimit per kristianizmin. Ne qofte se dikush do te dije me teper infomacion prej meje, adresa ime eshte: dkost@mb.sympatico.ca

Ne qofte se keni materiale te tjera do t'i vleresoja shume ato.

Xhungla e Krishtit u ndihmua nga David Kostincuk i cili i beri kerkimet e tij pasi gruaja e tij e la pasi ajo u konvertua. Ju mund t'i dergoni atij mesazh ne kete adrese dkost@mb.sympatico.ca. mesazhet e meposhtme jane derguar prej tij ne adresen time:

14 Nentor 1999

E dashur Farena,

Arsyeja pse po shperndaj kete informacion eshte sepse gruaja ime u konvertua ne kristiane dhe me vone do te te dergoj nje leter ne te cilen do te te pershkruaj pasojat tragjike qe erdhen pas kesaj. Po perhap llafin vetem mes njerezve te perfshire ne kete tregeti ne Ameriken e Veriut. Disa muslimane me kerkuan te beja disa kerkime dhe zbulova shume informacion rreth planeve te evangjelisteve per te konvertuar njerezit ne kristiane. Shpresoj qe njerezit te jene ne dijeni rreth kesaj. Une mund te shpetoj vetem nje familje prej shkaterrimit apo vetem nje femije qe te mos perjetoje ate qe perjetoi femija yne. Jam duke bere kete ne Ameriken e Veriut sepse njeriu i zakonshem nuk e ve re perhapjen e ketyre operacioneve duke me perfshire edhe mua kur fillova.

Shpresoj qe ne Ameriken e Veriut venia re e kesaj sjelljeje do te shkaterroje fuqine dhe ekonomine e tyre. Nje reklamim i keq eshte cfare ata i tremben. Ka kristiane qe jane kunder ketyre veprimeve.

Do te te dergoj nje tjeter mesazh pasi te mbaroj kete ne te cilin do te te pershkruaj me teper keta njerez. Shpresoj se do te kuptosh pse_ne pasi t'a lexosh mesazhin

Me respekt, Davidi



E Shtune, 14 Nentor 1999

E dashur Farena,

Kerkimet qe une bera ishin te verteta deri ne ate pike saqe une perdora informacionin e marre nga faqet evangjeliste ne internet. Arsyeja pse kam vendosur kaq shume adresa faqesh ne letren time eshte qe t'u jap njerezve mundesine t'i shohin keto faqe dhe te shohin infromacionin me syte e tyre. Mendoj se kjo gjithashtu do t'i ndihmoje njerezit te bejne kerkime mbi kete ceshtje.

Duhet te kem shume kujdes ne ato qe them sepse ne qofte se them dicka per te cilen nuk kam deshmi, mund te me hedhin ne gjyq per shpifje. Nuk do te fus asnje prej mesazheve ne internet sepse ne qofte se e bej kete mund te me hedhin ne gjyq per arsye te tjera.

Ne qofte se deshiron qe te te dergoj kopje te letrave qe zbulova dhe nje kopje te letres se Uilliardit, une do te t'i dergoj me poste normale vetem qe duhet te me japesh adresen tende. Letrat jane te shkruuara me laps dhe eshte e veshtire te lexohen sepse shkrimi eshte shume i veshtire per t'u lexuar apo kopjuar.

Ne zyren e avokatit tim gjenden origjinalet e ketij informacioni ne qofte se Uilliardi perpiqet te me hedhe ne gjyq. Keta njerez nuk duan t'u dali nami per keq keshtu qe pres te me hedhin ne gjyq ne qofte se permend ngjarje por nuk jap prova te shkruara.

Eshte shume poshteruese per mua qe t'u tregoj njerezve qe gruaja ime me la dhe braktisi femijen tone per te jetuar me nje pjesetar te kishes se saj. Pata shume veshtiresi per t'a kaluar kete gjendje por mesova qe kjo mund te jete akoma me shkaterruese ne nje shtet ne te cilin sistemi shoqeror vlereson shume familjet e medha.

Nuk do te te them asgje rreth ndenjave personale per keta njerez sepse eshte humbje kohe si per mua ashtu edhe per ty. Qendrimi im eshte qe keta njerez bejne shume gabim qe i shohin fete e tjera me inferioritet dhe qe shkojne ne vende te tjera dhe perpiqen t'i kthejne njerezit ne kristiane. Gjithashtu mendoj qe kerkime duhen bere ne anen ekonomike te konvertimit. Kjo eshte nje tregeti qe perfshin miliona dollare. Eshte nje zone e gjere qe kerkon shume kerkime.

Me respekt, Davidi



E Shtune, 14 nentor 1999

E dashur farena,

Vendosa t'ju tregoj dicka me teper rreth prejardhjes time ne menyre qe te me kuptosh me mire.

Kam studjuar karate ne Japoni ne vitet '60. Ne ate kohe karateja nuk ishte shume e njohur dhe ne donim t'a kthenim ne nje sport nderkombetar. Ne menyre qe te arrinim kete n'a u desh qe te mbanim nje qendrim qe te gjithe njerezit jane te barabarte. Kam dhene mesime karateje per 35 vjet me radhe. Ne mesimin tim, feja, raca, seksi, kombesia dhe gjendja ekonomike qendrojne jashte klase.

Kam dhene mesim ne Universitetin e Unipegut per 10 vjet rrjesht dhe kam patur shume studente nga vende te tjera duke perfshire muslimane dhe hindu. Studentet muslimane ishin shume te forte dhe une i respektoja ata per stervitjen e tyre edhe pse u bertisja ndonjehere, por kjo vetem per t'i bere te sterviteshin me teper. Me syrin e nje trajneri ne qofte se do te stervitesh rendshem duhet te stervitesh me njerez qe jane te forte.

Njehere muslimanet paten nje diskutim rreth Kristianizmit dhe Islamit ne menyre qe te permiresonin maredheniet ne universitet. Une dhe shume anetare te klases se karatese shkuam tek ky forum per te mbeshtetur muslimanet. Shume shpejt u be e qarte qe ata dinin shume me teper rreth Kristianizmit se sa ne rreth Islamit. Oratori musliman i erdhi ne ndihme atij kristian dhe une u befasova per njohurine e tyre dhe ndihmen qe ata i dhane profesorit kristian.

Nje incident ndodhi. Nje grua qe ishte konvertuar ne kristiane filloi t'u bertiste muslimaneve dhe kjo ishte per te ardhur turp. Kur une degjoj evagjelistet te poshterojne muslimanet dhe hindute une prekem shume. Perse duhet une te zhvilloj intolerance dhe urrejtje kundrejt njerezve per shkak te fese se tyre vecanerisht kur ata nuk me kane bere asnje gje. Gjithashtu prekem ne vendin ku punoj dhe shpejt e deklaroj qendrimin tim rreth paragjykimeve kunder njerezve me race dhe fe te ndryshme.

Me respekt, Davidi



E dashur Farena,

Kam menduar me teper rreth kesaj. Ju thate qe faqja juaj ne internet eshte shume e madhe. Ne qofte se keni ndonje mik ne Uinipeg, Kanada une mund te takohem me ata dhe t'ua tregoj atyre letrat. Ne qofte se doni numri im i telefonit eshte 204-661-9559. Kjo eshte letra qe une u dergova prifterinjve kristiane, te perhishmerve perpara se sa te vihesha ne dijeni per planin e madh te evangjelisteve. Duhet te jem i ndershem. Ka shume anetare te kishes qe nuk i pelqejne keto metoda apo idete e konvertimit ne mase. Ne fakt, shume prej faqeve ne internet dhe informacionit vijen prej ketyre njerezve.

Duke gjykuar nga kerkimet e bera ndodh nje kunderveprim prej disa kristianeve qe japin informacion rreth levizjes evangjeliste. Une jam nje kristian i moderuar i cili nuk e mbeshtet urrejtjen, intolerancen apo fanatizmin kundrejt asnje individi apo grupi njerezish per shkak te fese se tyre qofshin keta muslimane, hindu apo kristiane. Jam duke treguar se si familja ime u shkaterrua nga nje sherbese ne televizion, gje qe mund t'u kishte ndodhur edhe juve. Ne qofte se lexoni kete leter me kujdes do t'a vleresoja cdo lloj pergjigje negative apo pozitive qofshin ato. Do t'i respektoj pikepamjet tuaja rreth ketij problemi dhe do t'i konsideroj me kujdes pergjigjet qe do te me dergoni.

Kam vene re qe zoti Uilliard Thiesen eshte duke perhapur perpjekjet e tij per te perhapur evangjelizmin. Une po u dergoj disa informacione rreth tij, propagandes qe ai po perhap si dhe nje shembull te rezultatit te perpjekjeve te tij. Ajo qe po dergoj nuk do te thote qe une mendoj qe te gjitha grupet kristiane, kishat etj jane te njejta apo do t'i denonin menyra te tilla. Perkundrazi, une marr shume letra prej prifterinjsh, punonjes kishash, autore, misionere dhe shume kristiane te tjere urrejne dhe kane neveri prej ketyre lloj sjelljesh. Keta njerez jane nga Amerika e Veriut dhe shume vende te tjera si Australia, Zambia dhe Britania e Madhe. Gjithashtu kam marre letra nga evangjeliste te cilet pershkruajne punen e tyre dhe urrejne plotesisht cfare ben Uilliard.

Artikulli i meposhtem eshte shkruar prej Lindor Rejnolds ne 12 Maj 1999 ne "The Winipeg Free Press":

Ups... dhembet e floririt nuk jane mrekulli, jane nje mbushje e vjeter 12 vjecare.

Uilliard Theisen u rrefye dje. Nuk kishte qene Zoti ai qe i'a kishte dhene dhembin e floririt, por vellai i tij Elmer, qe eshte nje dentist. " Me vjen shume keq, gati per te qare, per kete" tha dje Thiesen, president i Trinity Television. "Mendova se kishte ndodhur nje mrekulli."

Javen e kaluar Thiesen u tha teleshikuesve te programit te tij ditor qe nje ure e arte dhe nje mbushje prej floriri ishin shfaqur papritur ne gojen e tij. Ai i'a atribuoi kete Zotit. Deklarata e kesaj mrekullie prej Thiesen vjen pas shume deklaratash te tjera rreth dhembeve te arte qe shfaqen papritmas ne gojet e evangjelisteve. Nuk ka asnje shpjegim biblik rreth ketyre lumturive te papritura. "Gjenden njerez ne zona te ndryshme, tek te cilet duket sikur Zoti ka ndryshuar mbushjet e dhembeve te tyre ne flori. Zakonisht ajo eshte veper e dentisteve" thote ai.

Mari Glazier, nje evangjeliste nga Alaska, ishte ne programin e Thiesenit javen e kaluar duke diskutuar kete fenomen dhe mrekulli te tjera. Ate nate biseda vazhdoi gjate darkes ne shtepine e Thiesenit. " Ne mes te nje shprese, t'i shihni keto gjera" tha ai me ndrojtje. "Nuk mendoj se do t'a le kete ndonjehere."

Pasi e ndau lajmin e mire me teleshikuesit e tij, Thiesen foli me vellain e tij, dentisitin. Ai i tha:"Ne qofte se ti do t'ia atriboush Zotit punen time, per mua nuk ka ndonje problem, por e verteta eshte qe kam qene une ai qe e ka mbushur ate dhemballe para 12 vjetesh." Thiesen tha qe ai thjesht kishte "harruar". "Mendova se kishte ndodhur nje mrekulli" u tha dje Thiesen teleshikuesve te tij. "U thashe njerezve te kontrollojne regjistrat e tyre tek dentisti perpara se sa te deklarojne nje mrekulli. Ju lutem kontrolloni me dentistin."

Thiesen eshte akoma i bindur per fuqine e lutjes. Ai tha qe kishte patur ndjenja te provuara edhe meperpara. "Ne vitet '70 gruaja ime Beti pati dy gropa te medha ne dhemballet e fundit. Ne ishim te varfer dhe nuk mund te perballonim nje dentist. Ishim duke udhetuar per te shkuar ne nje takim dhe kur takimi mbaroi dhemballet u mbushen."

Ne qofte se Thiesen pretendon qe Zoti eshte dentisti i tij personal atehere Zigmund Frojdi babai i prikiatrise perendimore do t'a pershkruante Uilliard si nje person qe vuan nga deliri i madheshtise.

Me poshte eshte nje shembull i kondicionimit ne forme udhezimesh qe ai i ben njerezit te ndjekin:

1. Kerkojini Zotit t'u pastroje zemren. Kerkojini Atij t'ju fale dhe t'ju lejoje te shihni zemren tuaj ashtu sic e sheh Ai.

2. Rrefeni cfaredo qe Ai u shfaq juve

3. Njihni nevojen tuaj qe shpirti i shenjte duhet t'u udheheqe ne lutje, dhe t'ju udheheqe juve sipas zemres se Tij.

4. Parashtroni idete, kontrollin dhe rendin ditor. Hiqni cdo shqetesim dhe lereni paqen e Zotit t'ju udheheqe.

5. Kundershtoni shperqendrimet qe pengojne mendimet tuaja.

6. Kerkoni per friken e Zotit qe te veproni sipas asaj qe Ai kerkon prej jush.

7. Prisni me durim per ate qe Ai do t'ju thote.

8. Pasi Ai t'ju tregoj drejtim dhe strategji lutjuni sipas kesaj me fuqine dhe autoritetin qe Ai u ka dhene juve ne emer te Jezusit.

Megjithate eshte e mundshme qe zoti Thiesen t'ju thote cfare do Zoti qe ju te beni?

Me poshte eshte nje liste ngjarjesh qe i ndodhen gruas time:

1990 Une u martova me Usha Camanlal.

1997 Gruaja ime i konvertua ne kristiane.

1998 Janar Gruaja ime pa Uilliard ne televizor dhe pati nje takim me te. Ajo mbajti kontakt me te.

1998 Shtator Usha filloi pune ne Trinity Television. Gjate kohes qe ajo filloi pune deri sa pushoi se punuari ajo ishte indiferente ndaj djalit tone 8 vjecar.

1998 Une permenda qe do te ndahesha prej saj ne qofte se ajo vazhdonte me sjelljen e saj.

1998 Tetor Gruaja ime dergoi mesazh ne te cilin shkruante qe pastori Bob Meisner (dhendri i Uilliardit) kishte thene: pengesat qe e pengonin ate drejt thirrjes se Zotit duhej te largoheshin. Usha thoshte: Davidi ka qene nje pengese per mua ne rrugen time drejt Jezusit."

1988 1 Nentor Ajo shkruajti letra ne te cilat ajo i thoshte Zotit qe ne ishim si gjarperinj dhe neperka qe duheshin djegur sepse ne shtoheshim si minj. Kjo si pergjigje e asaj qe une kisha dale me djalin naten e Hallouinit.

1999 4 Nentor Usha shkruante nje leter ne te cilen thoshte qe ne biseden e saj me Zotin ajo duhej te bashkohej me Brentin. Ai ishte nje kameraman i Trinity Television.

1999 20 Nentor Usha me braktisi mua dhe djalin tone ne menyre qe te kryente tradheti bashkeshortore me Brentin. Ajo e justifikon kete sipas Mateusit 5:12"32" : Por Une u them juve qe kushdo qe ndahet nga gruaja e tij per cdo arsye pervec moralitetit, e detyron ate te kryeje imoralitet."

Sic mund te shihni ne qofte se nje person qe pretendon te jete kristian i mire dhe e perdor fuqine e tij per perfitim ekonomik apo personal, pasojat mund te jene dramatike ne qofte se njerezit kushtezohen. Ne qofte se jeni te zemeruar me ate qe tradhetia bashkeshortore justifikohet prej Zotit, Bibla apo Kristianizmi prej dikujt qe pretendon te jete kristian i mire mund te me dergoni mesazh ne kete adrese: dkost@mb.sympatico.ca

Ne qofte se mendoni qe dikush i perdor Zotin dhe Jezusin per te shkaterruar familjet kjo eshte faqja e Uilliard : www.newday.org

Adresa e tij e postes elektronike eshte: staff@newday.org

Me respekt, David Kostincuk.