Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 31
  1. #1
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386

    Poezite e mia

    Princeshe

    Tu dhashe e gjitha me mish e me shpirt,
    mahnitur me embelsine e puthjeve te tua,
    fitova gjithe parajsen dhe per nje dite,
    u bera princeshe me kuroren e fjales: TE DUA



    Poezite e tjera do i shkruaj nje dite tjeter sepse mezi me kujtohen.

    kjo eshte marre nga libri im i pare i titulluar Te dua shpirt

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    bukur bukur

    Shanon me nje lule svjen pranvera. Hapi sendyqet..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Shanon po ndonje per syckat ske shkruar moj?

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    shanon.

    urime....
    une do te pretendoja ne nje kerkese.... qe ta kem librin tend...me bej te ditur si ta ndjek kete liber qe te mund ta kem.
    Jam duke pritur ciklin e plote qe ti ke menduar per forumin.

    Nderkohe nese me lejon.... nje varg te ndare ne katersh
    per nje lirike te ngjashme me poezine qe sapo lexova.
    Vecse ka pak gri trishtuese( ashtu si pothuaj te gjitha poezite e mija... me thone fataliste....ose pesimiste...e kam pranuar. kjo poezi u botua ne 94...kur guxova te duhem, po ama guxova frik'shmerisht....)


    "Dua te ta prek pak buzen me buze
    krahet si pende te ti hedh rreth qafes
    Te mi plotesosh deshirat kurre nuk te lus
    ti, bashke me ikjen tende do m'i vrasesh"

    Te perqaf macia_blu, e te uron suksese.

  5. #5
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    Maciao faleminderit. per librin mund te ta dergoj une me poste nese ti me nje mesazh privat do me dergosh adresen pa frike se nuk te kerkoj leke lol



    Estella dhe Brari ciklin me poezi do e shkruaj neser sepse sot skam marre me vete poezite dhe megjithese i di thuajse te gjitha permendesh kam frike se mos i bej lemsh. gjithsesi faleminderit

  6. #6
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386

    cikel poezish

    Te dua shpirt


    te dy takohemi diku,
    ndonese trupat nuk bashkohen.
    Takohemi me te njejten puthje,
    ne te njejten enderr.
    edhe atehere kur zhgenjehmi nga pasioni i rreme,
    takohemi ne te njejten loje.


    Takohemi kur dritat jane te zbehta,
    mbremjeve te gjata.
    Kur manteli i loteve tane, na ndihmon
    te behemi mekatare.
    Takohemi kur ndjejme ftohtesi.
    kur na genjen afsh i dashurise.
    Takohemi kur endrra na braktis
    dhe realiteti i kohes na mbyt na ndan,
    Te dy takohemi serish
    Mjafton te themi:"TE DUA SHPIRT"





    Kohe varrmihesash

    (kjo eshte shkruar ne vitin 1997)

    Diku degjohen disa psheretima,
    diku disa te bertitura
    dhe rendje lotesh....
    Diku disa njerez mberthejne derrasa
    diku ka ndryshime botesh.
    Diku hapen ca gropa
    e njerezut, veshur me kostume te zeza jane shnderruar ne kufoma perbindshash.
    Sa kohe e poshter eshte,
    kohe varrmihesash




    Gjethet

    Parku eshte i qete,
    i pajete.
    Keto stola me duken
    si kafka pa tru,
    ne kete vjeshte
    pa njerez.
    e gjethet qe kane rene,
    si fjale malli.....



    Te ruaj ne shpirt


    Ti ike,
    ndersa une,
    akoma ne zemer te mbaj.
    pa percaktuar pse, pa percaktuar si,
    pa percaktuar ne c'drejtim ike,
    ne c'drejtim je tani,
    pa e ditur kur vjen,
    iken a s'iken me....
    Ti ike,
    dhe une te ruaj ende ketu,
    ne shpirt
    shpirti im.....



    jeta ime nje pike lot.....


    Jeta ime,
    i ngjan nje planeti te trishtuar,
    te larget e te vecuar,
    me orbita shpresash te humbura,
    meridiane deshperimi,
    paralele lotesh te kristalte.
    Pse valle erdha ne kete bote,
    kur jeta ime s'eshte asgje tjeter,
    vecse nje pike lot?



    shekull i heshtur


    Nje gur varri
    i heshtur
    brenda tij ti,
    i pajete,
    i heshtur,
    i frikshem si vete heshtja,
    si vete varri,
    erresira qe te pushton.
    Rreth varrit gure,
    te heshtur
    perseri.
    Mes gureve, gjethe e bar
    qe s'nxjerrin dot ze,
    te heshtur.
    C'shekull po jetoj pa ty??????
    Shekull qe mbart vec
    heshtje.
    Dhe une rri aty,
    prane varrit te heshtur,
    ne heshtje,
    e frikshme si vete heshtja,
    e shekullit ne te cilin jetoj
    pa TY!



    Dhurate

    Jeta,
    e veshur bukur,
    si zane perrallash,
    plot xhentilese,
    me serviri te pi
    me kupen e saj te arte,
    lindjen, rritjen, dashurine.....
    Me terhoqi drejt vetes,
    me tregoi magjite e saj.
    me zbuluoi misterin e saj
    dhe per cudi,
    s'me kerkoi pagese.....



    nenes


    Floket e tua me duken si floke ere,
    buzeqeshja jote, me duket si stine pranvere,
    e ecura jote me ngjan me detin,
    them me vete, tek mundohem te te bej portretin.

    Ditet i praruan tiparet e tua,
    e zbukuruan te madherishmen fjale te dua,
    zhduken dhe mundimin, rrudhat e tua,
    mbetesh 20 vjecare dhe pse je grua.


    Nuk mjafton te te them te dua,
    ty, o tjetersim i gruas se serte,
    Nuk mjafton dhe per ty po te vuaj
    dua te behem si ty, nje pranvere e blerte!


    (kalamaja sot mu lodh dora spo shkruaj me, po ju pelqyen keto u shkruaj te tjerat. ah keto jane te gjitha pjese e librit tim qe kam botuar ketu e shume vite me pare (si pasoje adoloshence lol) domethene ne 1998)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Flori_
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Turqi
    Postime
    1

    @--)-------- :)

    O shanon pi mi zemer nga nje gote sherbet mengjes per mengjes se te kujtohen kur ti duash. ::PPP. Po qe me pelqyen me pelqyen. Hallall.

  8. #8
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386

    per florin

    o fytyre e keqe sa i padurueshem qe je mo amon lexove vec te paren ti dhe me vrap

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SyKaLtRa
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    30

    Red face shtremba beka Poezi

    WOw shtrembe me pelqyen shume du nga ato mu duken pak pa kuptim po te tjerat me pelqyen ajo "Jeta ime nje pike lot" me pelqeu shume dhe "nene" keto te dya me pelqyen me shume ja vlejne....

    p.s: Se harrova una po do besh ndonje Liber me keto me
    Sduuuuuuuuuuu....kot...e...ke....sduuuuuuuuuuuuuuu

  10. #10
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    kush tu duk pa kuptim me shtrembe apo jo pergjumesh? ndoshta sjane te butula po pa kuptim? bohhh paska qene kot Dritero Agolli qe ka bere recensionin e librit atehere:PPPP

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e SyKaLtRa
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    30

    Talking ok

    Hej jo pa Kuptim po une nuk i kuptova ishin pak si te nderlikuara per mua........
    po ne pergjithesi jane sic je ti vet si shpirt
    Hej po librin me kur do e besh me keto poezi apo e ke bere /????
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SyKaLtRa : 28-05-2002 mė 11:04
    Sduuuuuuuuuuu....kot...e...ke....sduuuuuuuuuuuuuuu

  12. #12
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    o shtremba se me duket sot paske zene vendin e policit:P e kam shkruar dhe me siper se keto poezi i kam botuar ne vitin 1998 tek shtepia botuese Toena dhe libri Titullohet te dua shpirt.

    po deshe kopjen ta dergoj me psote kisessss

  13. #13
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    e do apo jo pra sycka

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    urim

    Urimet e mija SHANON!
    Librin tend tė botuar nė vit 1998 e kam pėrpirė! Ėshtė pak tė them e kam lexuar, tani e di kush je! Me gjithė zemėr urime! Mė vjen mirė qė je anėtare e nderuar e kėtij forumi.
    Ngase ndjej mall pėr ju poetėt e vėrtetė po tė shkruaj nja 4 vargje modestė: Le tė futen edhe kėto nė ato "bejtuēkat" qė tha dikush nė kėtė forum:

    Ah tė isha zog, tė kisha fletė
    Tė flut'ronja qiellit tė pa anė!...
    T'u takoja miq e mij poetė
    Pa ēarė kokė pėr Vizė a pėr Doganė...

    Agim Doēi

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    urim

    Urimet e mija SHANON!
    Librin tend tė botuar nė vit 1998 e kam pėrpirė! Ėshtė pak tė them e kam lexuar, tani e di kush je! Me gjithė zemėr urime! Mė vjen mirė qė je anėtare e nderuar e kėtij forumi.
    Ngase ndjej mall pėr ju poetėt e vėrtetė po tė shkruaj nja 4 vargje modestė: Le tė futen edhe kėto nė ato "bejtuēkat" qė tha dikush nė kėtė forum:

    Ah tė isha zog, tė kisha fletė
    Tė flut'ronja qiellit tė pa anė!...
    T'i takoja miqt e mij poetė
    Pa ēarė kokė pėr Vizė a pėr Doganė...

    Agim Doēi

  16. #16
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    Profesor, sepse eune keshtu te cuaj tashme, faleminderit! eshte kenaqesi te marr nje vleresim per poezite e mia(ndonese jane shkruar kur isha 17 vjec poezite e librit te pare ndersa te mevonshme si kam botuar akoma) nga nje njeri qe ka lindur me poezine.

  17. #17
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    hahaha kam bere 300 gabime drejtshkrimore duke u munduar te shkruaj shpejt. sorry

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    urim pėrsėri

    SHANON e nderuar,
    Kur kujtoj tani qė ishe vetėm 17 vjeēe dhe shkruaje aq bukur, mbaj mend se nga Durrėsi erdhi njė mik i imi e mė tha: E si tė duket libri?.........
    Mbaj mend qė iu pėrgjigja pak a shumė kėshtu: " Kjo po na mėson tė shkruajmė nga Pegasi dhe jo nga marazi!" Pra shumė tė faleminderit pėr atėherė, tė jam mirėnjohės pėr ēka shkruan sot pėr sot, tė lutem mos u lodh, por jepi, jepi e shkruaj, se tani nuk shkruan vetėm pėr vehte, por edhe pėr nč, pėr tė tjerėt!
    Me dashuri dhe respekt
    Agim Doēi

  19. #19
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    Faleminderit profesor, megjithese vazhdoj akoma te shkruaj prap se prap mendoj se poezite e mia jane thjesht ajo qe ndjej une ne ate moment qe e shkruaj dhe kaq. gjithsesi qe te jem e sinqerte gezohem nga komenti juaj.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Postime
    31
    shanon e kam thene une ti di te besh shume gjera, por te gjitha e nga pak dhe e vetmja gje qe di te besh bukur jane poezite. sinqerisht ti e di se sa here i lexoj mua me vjen te qaj po jo keto te librit qe i ke shkruar kur sdije te ecje akoma:P po ato qe ke shkruar tani sidomos poemthi Brenga e jetes time qe e kam lexuar vetem une.


    kisses se je shume e mire

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Poezitė mė tė mira tė shqipes
    Nga Diabolis nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 172
    Postimi i Fundit: 15-07-2012, 11:21
  2. Poezite e Yessenin(Jesenini)
    Nga Dara nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-02-2006, 22:59
  3. Poezite e preferuara te Nimf
    Nga nimf nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 10:03
  4. 100 poezite me te mira te anetareve te forumit
    Nga Eagle nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 21:13
  5. Poezite e nje punues hekuri
    Nga pekomeri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-08-2003, 22:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •