Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 76
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Question Zgjidhja e krizes presidenciale

    http://www.shekulli.com.al/politika/...ishafton.shtml

    Berisha: "Ftoj PS-nė qė ta hapen sa mė shpejt negociatat pėr njė president konsensual"

    Berisha ftoi dje kryesinė e Partisė Socialiste qė tė fillojnė negociatat pėr zgjedhjen e presidentit konsensual. "Ftoj kryesinė e Partisė Socialiste qė tė marrė tė gjitha masat dhe pėrgjegjėsitė, nė mėnyrė qė tė hapen sa mė shpejt negociatat pėr njė president konsensual",- tha ai dje nė njė prononcim pėr mediat. Ai u shpreh i gatshėm pėr tė bashkėbiseduar me socialistėt pėr kėtė ēėshtje. Kryetari i Partisė Demokratike, kėrkoi nga socialistėt qė tė fillojnė bashkėpunimin me opozitėn, tė arrihet nė marrėveshje pėr presidentin konsensual.
    Ftesėn dhe kėrkesėn ndaj PS-sė, kreu demokrat i bėri pas miratimit nga ana e Parlamentit Evropian tė rezolutės sė hartuar nga komisioni i jashtėm i kėtij institucioni ndėrkombėtar, ku ndėr tė tjera kėrkohet zgjedhja e njė presidenti konsensual, si njė nga kushtet qė duhet plotėsuar pėr tė hapur negociatat pėr nėnshkrimin e marrėveshjes sė stabilizim -asociimit. Berisha pret qė nga kėto negociata me socialistėt, t'i jepet vendit njė kandidat pėr president qė tė jetė mbi partitė, "pėr t'i dhėnė vendit njė president mbi partitė, pėr t'i dhėnė vendit njė autoritet". Sipas tij, presidenti autoritar duhet tė tė luajė rolin e mediatorit me institucionet evropiane pėr hapjen e negociatave. "Po ta lexoni me vėmendje rezolutėn, ajo thotė se duhet njė autoritet qė tė udhėheqė negociatat, dhe nuk ėshtė kjo e rastėsishme, Evropa do interlekutorin e besueshėm nga shqiptarėt pėr tė ēuar pėrpara procesin e integrimit",- deklaroi dje ai.

    Berisha ripėrsėriti faktin qė demokratėt nuk kanė njė kandidat pėr president. Ai hodhi poshtė deklaratėn e ditėve mė parė tė bėrė nga Ngjela, qė presidenti konsensual duhet t'i takojė opozitės. "Unė i pėrmbahem konceptit tė shprehur nga Parlamenti Evropian pėr njė president mbi partitė",- u shpreh ai dje. Pėrsa i pėrket rezolutės sė miratuar nga Parlamenti Evropian, kryetari i PD-sė, bėri tė ditur se grupi parlamentar i kėsaj partie, do tė kėrkojė shumė shpejt debat rreth rezolutės. Ky debat, sipas tij, ėshtė pėrcaktuar edhe nė rezolutėn e miratuar dy ditė mė parė, "ku nė pikėn e fundit tė rezolutės Parlamenti Evropian kėrkon qė kėtė rezolutė tua pėrcjellė autoriteteve nė Bruksel, si dhe autoriteteve shqiptare, pėrfshirė kėtu edhe Parlamentin shqiptar". Berisha tregoi gatishmėrinė e PD-sė pėr tė zbatuar pikat e rezolutės, tė cilat asnjėherė nuk mund tė zbatohen pa njė bashkėpunim me forcat e tjera politike shqiptare.

    Komisioni

    Berisha premtoi dje se do t'i bindte aleatėt e PD-sė qė tė merrnin pjesė nė komisionin parlamentar pėr hetimin e zgjedhjeve. "Po tė mungojnė na prishin punė, do tė punojmė dhe do tė jemi interpret tė qėllimeve tė tyre, dhe ato nuk kanė njė qėllim tjetėr veēse nje proces zgjedhor tė lirė dhe tė ndershėm, dhe kėtu jemi tė gjithė tė bashkuar",- tha kryetari demokrat. Ai vuri nė dukje se demokratėt do tė pėrdorin tolerancėn, dialogun pėr tė bėrė tė mundur qė partitė aleate tė mos e bojkotojnė komisionin. Katėr parti aleate me PD-nė kėrcėnuan se nuk do tė marrin pjesė nė komisionin, i cili u votua nga PS dhe PD, pasi sipas tyre ata janė tė pėrjashtuar nga vendimmarrja nė kėtė komision.
    Gilmana Bushati
    alumni,

    gjithmone nxenes

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Berisha ka te gjitha pozitat e favorshme per te levizur lirshem, pasi qendrimi i tij eshte ne nje vije me ate te faktorit nderkombetar. Oferta e tij e mesiperme me shume se nje oferte qe i gezon socialistet, u fut akoma me shume panikun qe po u rritet dita dites.

    Qellimi i opozites nuk eshte zgjedhja e presidentit, por mbajtja e zgjedhjeve te reja dhe fitimi i pushtetit me voten e lire. Qellimi i socialisteve nga ana tjeter eshte evitimi me cdo kusht i zgjedhjeve te parakoheshme pasi ne kete menyre ata e mbajne ende pushtetin ilegjitim ne kembe. Fatos Nano kercenon te tijet me "zgjedhje te parakoshme" nese ai nuk zgjidhet president. Ishin pikerisht keta dy aktore, Nano dhe Meta qe inskenuan manipulimin e hapur fare dhe te paimagjinueshem te zgjedhjeve te 24 qershorit te kaluar, dhe kur degjojne deklarata te tilla te Berishes, atyre u hyjne mornica ne turp pasi dine ta deshifrojne shume mire se cfare do te thote nje ardhje e opozites ne pushtet.

    Deklarimi i Berishes ne kete menyre, e rrit temperaturen ne rradhet e socialisteve, i jep mesazhin e duhur perendimit, krijon nje imazh te ri tek syte e shqiptareve. Opozita po ndjek rrugen institucionale te zgjedhjes se krizes, edhe pse te gjithe e dime qe institucionet ne Shqiperi drejtohen nga njerez ilegjitime. Koha ne te cilen kjo levizje behet, eshte po ashtu domethenese, pasi jemi vetem pak jave para kalimit te krizes ne kuvend, dhe partia ne pushtet deri me sot ende mendon se mund ta zgjidhi problemin brenda vetvetes.

    Ky propozim i Berishes do ta thelloje akoma me thelle krizen brenda partise socialiste pasi Meta do te filloje te beje gjithcka te mundur per te zene kreun e PS-se, ne menyre qe te kete nje fare imuniteti ne politike, nese neser vjen ne pushtet opozita. Kurse Nano nga ana e tij, eshte i pafuqishem dhe i pashprese jo vetem te fitoje presidencen, por edhe te mbaje kryesine e partise socialiste.

    Socialistet pyesin me vete:

    Kush duhet te negocioje me opoziten, Nano, Meta, katharistet, presidenti, apo Majko? (kjo tregon shkallen e degjenerimit dhe percarjes ne rradhet e pozites)


    P.S Do te sugjeroja dicka. Kur hapni nje teme ne forum, do te ishte mire qe titulli te mos perbente komentin tuaj, por te ishte i gjere per ti lene mundesi vizitoreve te shprehin mendimin e tyre ne ceshtjen ne fjale. Komentin tuaj mund ta beni si pergjigje ne teme. Kete sugjerim do tua beje te gjithe anetareve, jo vetem ty.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Deputetė qė njihen se bėjnė pjesė nė grupin qė mbėshtesin ish-kryeministrin Meta, pėrmendin nuk e pėrjashtojnė kandidaturėn e Nanos, por janė gjithmonė pėrkrah kandidaturave tė tjera

    Skema e kryetarit tė PS ėshtė qė tė jetė kandidat i vetėm, por nė Komitet pritet tė votohet

    Metistėt: Nano-Meidani sfidė nė KPD
    Agasi: Kandidatėt mė parė kalojnė nga Kryesia



    --------------------------------------------------------------------------------

    TIRANE

    Nano dhe Meidani duhet tė jenė pėrballė nė garėn pėr president. Pasuesit e ish-kryeministrit Meta pėrmendin emrin e presidentin aktual si njė nga kandidatėt pėr zgjedhjet presidenciale. Ata nuk janė kundėr kandidimit tė Nanos pėr kėtė post, duke lėnė tė kuptohet se preferojnė qė kryetari i PS-sė tė masė forcat me presidentin Meidani nė kėtė garė.

    Ata nuk shprehen se kush do ta propozojė Meidain, kandidatura e tė cilit nuk ėshtė mohuar asnjėherė. Sipas sekretarit tė marrėdhėnieve publike nė PS, Bardhyl Agasi, tre janė momentet ku Meidani mund tė shpallet kandidat. Kryesia e PS-sė, KPD-ja dhe Kuvendi.

    "Para votimit nė KPD, kandidatėt do tė dalin nga kryesia e PS-sė", thotė Agasi. Ai shpjegon qė, nėse Meidani nuk del kėtu kandidat, atėherė presidentit aktual i duhet qė tė propozohet nga 30 anėtarė tė KPD-sė, qė tė hyjė nė garė. "Ndėrsa nė Kuvend duhet qė ta propozojnė 20 deputetė", thotė Agasi. Meidani pritet qė nė mbledhjen e kryesisė, ku do diskutohen kandidaturat, tė propozohet nga ndonjė prej anėtarėve tė kryesisė. Gjasat mė tė shumta janė qė kėtė ta bėjė ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle. Ndėrsa pėr tė siguruar 30 vota nė KPD apo 20 nė Parlament, pėr t'u propozuar do tė jetė disi e vėshtirė pėr presidentin aktual. Kjo do tė ndodhė vetėm nėse ai arrin tė bėjė ndonjė pakt me ndonjė nga grupimet brenda nė PS. Emrin e tij askush nuk e pėrjashton si kandidat. Vetėm deputetėt qė janė anėtarė tė lėvizjes pėr pastrim tė politikės, vendosėn unanimisht pėr tė mos e pranuar kandidaturėn e tij. Nė emėr tė kėsaj lėvizjeje, Petro Koēi e quajti tė papranueshme rizgjedhjen e Meidanit.

    Rivaliteti
    Deputetė tė tjerė qė njihen se bėjnė pjesė nė grupin qė mbėshtesin ish-kryeministrin Meta, pėrmendin nuk e pėrjashtojnė kandidaturėn e Nanos, por janė gjithmonė pėrkrah kandidaturave tė tjera. Spartak Poēi thotė se ėshtė e drejta e kryetarit tė PS-sė qė tė kandidojė. "Ai i ka tė gjitha vlerat pėr kėtė", thotė Poēi. Ilir Zela, sekretar i marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė Partinė Socialiste, ka tė njėjtin mendim nė lidhje me kėtė ēėshtje, po ashtu dhe ish-ministri i Ekonomisė, Mustafa Muēi. Asnjė nga grupi i madh i deputetėve qė mbėshtesnin Ilir Metėn, nuk ka dalė kundėr kandidaturės sė Fatos Nanos pėr president. Kėtė e kanė bėrė vetėm ish-pasuesit e tij nė PS, tė cilėt nė asnjė mėnyrė nuk dėshirojnė qė Nano tė kandidojė. Kjo, sipas tyre, do ta implikonte rėndė lėvizjen e tyre, tė nisur muaj mė parė. "Nė opinionin publik do tė dukeshim se jemi pėrdorur", thonė disa prej tyre. Ky problem qė kanė anėtarėt e lėvizjes pėr pastrim nė PS, duket disi moral, por i ka krijuar shumė pengesa kryetarit tė PS-sė, Nano, nė rrugėn drejt kandidimit. Rruga nėpėrmjet sė cilės Nano synon tė bėhet president, ėshtė eliminimi i rivalėve tė tjerė dhe vendosja para faktit tė kryer pėr maxhorancėn nė Kuvend. Deri mė tani asnjė kandidaturė tjetėr qė mund tė rrezikojė Nanon, nuk ka dalė. Nga ana e opozitės pėrmenden shumė emra, ndėrsa nė PS, Nano dhe Meidani. Bllokimi i rrugėve pėr t'u futur nė garė nė strukturat e PS-sė pėr presidentin aktual, ėshtė njė nga rrugėt qė e sjell Nanon nė krye tė shtetit. Bllokimi i kandidaturave u duk qartė nė momentin kur kryetari i PS-sė u kėrkoi gjithė anėtarėve tė lėvizjes pėr pastrim qė tė mohonin deklaratat e dhėna nga Petro Koēi pėr propozimin e njė kandidature femėr pėr postin e presidentit. Planin e Nanos pėr tė mos lejuar kandidaturat e tjera, janė duke e prishur edhe mbėshtetėsit e ish-kryeministrit Meta, tė cilėt gjatė kėsaj kohe kanė qenė mė pak aktivė. Ata shprehen pėr disa kandidatura qė do tė votohen nė Komitetin e Pėrgjithshėm Drejtues tė PS-sė. Nga ky grupim nuk ėshtė shprehur vetėm Meta. Pėrgjigjja e gatshme e Nanos, kur pyetet nėse do tė kandidojė, ėshtė se "pėr kėtė nuk flas nė kėmbė" ose "duroni". Ndėrsa Meta, nė rastet e rralla qė ka folur, ėshtė shprehur se "kjo ėshtė ēėshtje e strukturave tė partisė".
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Flmnd per Korrigjimin

    Moderatorit,

    Perpara se te modifikohej, ndryshohej, e te nderhyhej ne Subjekt, do te ishte e mira qe te kontaktohej autori.

    Megjithekete, konteksti duhet kuptuar, ma nuk duhet postuar.

    Lamtumire, Arme!
    alumni,

    gjithmone nxenes

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    "Do te votojme si PD"

    Z. Zogaj si i vleresoni kandidatet e perfolur deri me tani per presidentin e ardhshem?

    Natyrisht qe gjithe ata qe jane ofruar kane vlerat e tyre. Ata jane ofruar per nje llogjike te caktuar politike, ne rast se i referohemi edhe kohes kur ata kane dale ne skene. Por, per momentin ka perparesi nje ceshtje tjeter, jo ajo e emrave, por e formules. Ky president nuk zgjidhet sic eshte zgjedhur nder vite. Per shkak te parregullsive zgjedhore te vitit te kaluar tashme ka nje rekomandim ne forme kushti nga Bashkimi Europian dhe perendimi ne pergjithesi, qe Shqiperia te zgjedhe nje president konsensual, pra kete perfshin edhe formula. Me kete formule synohet, qe te kompensohet opozita ne ate fragment te zgjedhjeve qe u manipuluan. Kete formule e kane pranuar nje pjese e madhe e forcave politike ne Shqiperi. Pritet qe ta pranoje zyrtarisht edhe PS dhe kjo eshte shume e rendesishme. Mendoj qe palet fillimisht duhet te bien dakort per formulen. Nese nuk biem dakort per formulen atehere te gjithe emrat ne qarkullim vertiten si elektrone te lira ne kete orbite. Pra eshte e kote qe te flasim per emra duke mos i paragjykuar sigurisht.

    Sipas jush, presidenti konsensual duhet te propozohet nga shoqeria civile apo nga forcat politike....

    Prejardhja e kandidatit nuk ka shume rendesi te madhe nese palet politike bien dakort per formulen. Ne rast se bihet dakort per nje president konsensual nga radhet e PS atehere eshte e natyrshme qe votimi i ketij kandidati nga PS duhet te shoqerohet edhe me nje mareveshje tjeter qe ka te beje me zgjedhjet e parakohshme. Ne rast se bihet dakort per nje kandidat nga PD atehere i takon PD qe te shprehet nese e quan apo jo te perfunduar ceshtjen e zgjedhjeve. Ne princip une nuk paragjykoj as kandidatin politik, as kandidatin qe vjen nga shoqeria civile. Une mendoj se na duhet nje kryetar shteti i vertete. Ai duhet te jete numri 1 i shtetit dhe vete karriga qe ze presidenti ne hierarkine e institucioneve kerkon nje burre shteti qe te jete referenca numer 1 e insitucioneve dhe e shoqerise persa i perket politikes. Pra duhet nje president i fuqishem, qe nderhyn sipas kompetencave dhe qe mban te bashkuar vendin. Ai duhet ruaje maredhenie korrekte edhe me partite politike.

    A do ta mbeshtese PAD qendrimin e selise blu per bojkot ndaj zgjedhjes se presidentit ne rast se forcat politike nuk bien dakort per nje president konsensual?

    Une mendoj se eshte nje qendrim i drejte dhe nuk duhet pritur asnje qendrim tjeter nga opozita. Madje do te thoja qe duke perqafuar formulen e presidentit konsensual PD ka bere nje kompromis me vetveten. Duke ju permbajtur raporteve qe ka botuar ODHIR dhe OSBE per zgjedhjet, PD fare mire mund te qendronte ne nje pozicion pak a shume statik perkundrejt ketyre zgjedhjeve. Ne nuk mund te marrim pjese ne asnje lloj procesi qe ne nje fare menyre kerkon te arnoje parregullsite ose te legjitimoje permes arnimeve parregullsite e zgjedhjeve. Pra eshte pozitiv fakti, qe PD eshte dakort me president konsensual. Eshte gjithashtu ne te drejten e saj te shenjte qe te braktise kuvendin nese PS vendos t'i kundervihet BE.

    Ne natyrisht do te adoptojme te njejtin qendrim. Ky eshte vendimi i Konferences se Pranveres se PAD, pavaresisht verejtjeve per ndonje aspekt jo legjitim per procedurat e pergatitjes se konferences. Edhe para tre ditesh PAD votoi serish per president konsensual dhe te tre deputetet ne respekt te vendimit te partise do te votojne keshtu. Kjo do te thote se nes formula nuk arrihet ata nuk kane se cfare te bejne ne salle dhe ne nuk do te jemi ne salle.

    PAD eshte pozicionuar disa here ne favor te qendrimeve politike qe PD ka mbajtur duke shpallur perfundimisht shkeputjen e saj nga grupimi "Aleanca per Shtetin". A ekziston mundesia qe ne nje te ardhme te afert, PAD te perfshihet ne grupimin politik "Bashkimi per Fitore" ?

    Pa diskutim "Aleanca Demokratike", prej 2-3 vjetesh ka perfunduar misionin e vet ne koalicionin "Aleanca per Shtetin". Une kam deshiruar gjithmone nje ndarje civile me Partine Socialiste, nje ndarje me shtrengim duarsh duke ia bere hallall njeri- tjetrit defektet, te metat dhe te keqijat duke ruajtur vlerat e bashkepunimit qe krijuam pergjate disa viteve ne opozite dhe ne pushtet. Megjithe veshtiresite qe na krijojne segmente te caktuara te pushtetit per te dale ne opozite vazhdon te jete e mbushur plot me leqe, pengesa, kurthe deri akte dhune qe deshmon konceptimin e PS ose te ketyre segmenteve te pushtetit te PS per koalicionin. Kerkojne te marrin hak per daljen nga koalicioni, kerkojne te krijojne tensione ne PAD, sepse ndersa nuk e kane vleresuar dhe nuk e vleresojne kur eshte me ta, nuk pajtohen me faktin se, ajo eshte kunder tyre sepse e duan si fasade. Cilido anetar i Aleances Demokratike qe mendon te jete fasade prej dites se pardjeshme mund te qendroje, te anetaresohet ne PS nese e pranojne. Ne kemi pasur nje mision, jemi nje grupim politik qe mire ose keq jemi nisur ne qellimet tona nga nje ndjenje misioni. Nuk jemi ne politike per buke edhe per poste pavaresisht se ne vleresojme faktin se kur je ne politike duhet te marresh dhe pergjegjesi. Jemi per nje ndjenje misioni dhe per momentin kemi krijuar bindjen se Aleanca mund te kete vetem nje mision, te rikthehet ne shtepine e vet, ne shtepine e demokrateve, te nenshkruaj ose te beje koalicion me PD ndofta dhe me shume se kaq, te ndikoje brenda mundesive qe ka per te krijuar nje alternative moderne te Qendres se Djathte ne Shqiperi. Ne kemi filluar te punojme per kete dhe do te punojme dhe ne te ardhmen.

    A keni pasur negociata me PD per ndertimin e kesaj alternative?

    Nuk ka patur negociata zyrtare. Ky eshte nje proces qe ka nisur qe ne zgjedhjet e vitit te kaluar. Ka patur nje ftese publike nga ana e Partise Demokratike dhe pastaj nga "Bashkimi per Fitore". Nga Aleanca Demokratike ka pasur hezitime per t'iu pergjigjur en-block kesaj ftese. Pas nje viti shumica derrmuese jane ndergjegjesuar se duhet bere kjo zgjedhje e re politike qofte per pozicionin tone, qofte per te ardhmen e demokracise ne Shqiperi. Ne mendojme se rotacioni i pushtetit eshte pozitiv, eshte ne te mire te vendit dhe te zhvillimeve dhe rotacioni nenkupton ardhjen ne pushtet te opozites nepermjet zgjedhjeve te lira te ndershme. Sigurisht ky rotacion tashme nuk eshte thjesht nje interes i partive te koalicionit ose individeve, por nje imperativ i kohes. Kam bindjen e plote se PS hapi disa probleme dhe i mbylli shpejt. Ato probleme jane aty, pra ato nuk u zgjidhen por u mbyllen. Ato thjesht po konservohen. PS do t'i bente mire vendit dhe vetes se vet qe te merret me keto probleme duke qene ne opozite, jo ne pushtet.

    Intervistoi: Nevila Perndoj





    © Koha Jone 2001 All Rights reserved
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Kreu i shtetit rrėfen pėr mandatin e tij tė parė: Ka akoma deformime tė jetės politike

    Meidani: President nėse mė kėrkojnė
    "Jam gati tė luaj moderatorin, jo protagonistin"



    --------------------------------------------------------------------------------

    Kur flasim pėr mangėsitė, cilat janė, sipas mendimit tuaj, ato pika tė parealizuara qė ju dėshironi t'i kisht zbatuar kur e morėt kėtė detyrė, pesė vjet mė parė...?

    Do tė thosha qė nė planin politik ka akoma njė deformim tė jetės politike, me gjithė perpjekjet e mia pėr ta orientuar ndryshe atė, sepse akoma sot ajo zhvillohet brenda partive dhe jo nė institucionet qė janė struktura tė shtetit, por qė janė prodhuar prej partive. Nė kėtė drejtim unė jam pėrpjekur, por ka njė shformim nė mėnyrė tė veēantė kėto vitet e fundit, sepse unė jam i bindur qė zėri mė i fuqishėm duhet tė jetė ai i njė kryetari partie qė ėshtė edhe kryetar i maxhorancės apo i minorancės, nėpėrmjet strukturave shtetėrore, siē ėshtė Parlamenti dhe jo njė zė i drejtpėrdrejtė partiak. Nė kėtė drejtim unė them se nuk e kam realizuar qėllimin apo misionin tim, sepse akoma zėri partiak ėshtė shumė mė i pranishėm nė jetėn shqiptare, ndėrkohė qė pėr mua ky zė politik partiak do tė duhej tė ishte i pasqyruar nėpėrmjet strukturave tė ndryshme tė shtetit shqiptar, qoftė ky Kuvendi apo kėshillat e qarqeve, tė bashkive tė komunave etj.

    Duke mbetur edhe mė tej te situata politike nė Shqipėri, a shikoni ndonjė defekt te sistemi i zgjedhjes sė presidentit?

    Natyrisht qė ka njė problem, sepse nė Kushtetutėn e Shqipėrisė presidenti nuk duhet tė jetė pjesė e strukturave partiake me zgjedhjen e tij, madje as edhe anėtar i ndonjė partie politike, ndėrkohė qė "prodhimi" i presidentit tė Republikės bėhet nėpėrmjet Kuvendit ku janė pėrfaqėsuar partitė politike. Pra, ka njė kundėrshti dhe unė do tė thosha se ėshtė procesi politik i zgjedhjes sė presidentit qė e paraqet kėtė kundėrshti, natyrisht i ngjyrosur nė mėnyrė partiake. Por mė tej unė do tė uroja dhe do tė kėshilloja qė ēdo president qė do tė zgjidhej, tė ndiqte vetėm ato rregulla dhe kompetenca qė bazohen nė Kushtetutėn e Shqipėrisė, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė luajė rolin e tij mbi partitė. Unė jam pėrpjekur nė tė gjithė kėtė periudhė, duke u shkėputur nga jeta partiake. Ndoshta ka ndihmuar edhe eksperienca ime tepėr e shkurtėr nė jetėn partiake, jo mė shumė se nėntėmujore, pėr t'u shkėputur nga ndikime tė tilla dhe pėr t'i respektuar sa mė shumė institucionet, natyrisht pėr tė respektuar edhe detyrimet ligjore qė ka institucioni i Presidentit tė Republikės ndaj Kushtetutės dhe ligjeve tė shtetit shqiptar.

    Me ju ka filluar njė model i ri nė politikėn shqiptare. Mė pėrpara u zbatua mė shumė sistemi amerikan, ndėrsa tani ai ėshtė mė pranė sistemit gjerman, pra, ku roli i presidentit ėshtė mė shumė i tipit pėrfaqėsues. Sipas jush, a ėshtė ky modeli mė i pėrshtatshėm pėr Shqipėrinė?

    Do tė thosha se modelimi i institucionit ėshtė nė pėrputhje me frymėn e Kushtetutės. Natyrisht mund tė ketė deformime nė tė dy periudhat. Nė periudhėn e parė ky model bazohej nė njė paketė kushtetuese, ku presidenti lejohej tė ishte anėtar i njė forumi tė lartė partie, por njėkohesisht kishte tė drejtėn tė thėrriste mbledhjen e qeverisė, ndėrsa nė Kushtetutėn e re nuk i lejohet atij tė thėrrasė mbledhje qeverie. Pa dyshim qė mund tė kėrkojė llogari nga ēdo anėtar i kabinetit, por jo tė jetė drejtues i njė mbledhjeje qeverie, nė kuptimin e njė mbledhjeje ku merren vendime, jo kur mund tė raportohet, sepse njė tė drejtė tė tillė e ka edhe sot. Njėkohėsisht ai nuk mund tė jetė pjesė e strukturave udhėheqėse partiake. Por, nga ana tjetėr, do tė thosha se ka shumė kompetenca pėr tė ushtruar dhe, natyrisht, nė morinė e tyre qė ushtrohen, duhet mbajtur njė frymė balancuese, aspak protagoniste dhe aspak konfliktuale, sepse edhe nė kuadrin e kushtetutės sė re tė njė republike parlamentare Presidenti mund tė krijojė shumė shqetėsime ndaj strukturave tė tjera tė shtetit, nė qoftė se ai dėshiron tė jetė konfliktual. Ai mund tė krijojė sherre tė panevojshme edhe pėr sa u pėrket emėrimeve nė strukturat e drejtėsisė dhe mund tė jetė protagonist i tepėrt nė jetėn politike, nė rast se dėshiron tė jetė i tillė. Stili qė kemi ndjekur ne ėshtė tė realizonim qėllimet tona dhe tė ecim pėrpara nė zhvillimin e jetės institucionale edhe ekonomike tė shtetit shqiptar, natyrisht pa luajtur rolin e protagonistit. Kjo mund tė ketė sjellė edhe pėrceptime, ndoshta jorealiste tė kėtij roli.

    Duke iu kthyer ēėshtjes sė zgjedhjes sė presidentit tė ri tė Republikės, ju a do tė kandidoni edhe njė herė?

    Natyrisht qė procesi i zgjedhjes sė presidentit tė Republikės nuk ėshtė mė njė votim i drejtpėrdrejtė nga populli, ku mund tė kryhet fushatė elektorale dhe kandidatėt tė shpallin kandidaturat shumė kohė mė parė, pėr tė pėrgatitur stafet, slloganet elektorale etj. Procesi i zgjedhjes sė presidentit kėtu ėshtė njė proces vetėm parlamentar. Nga pikėpamja institucionale fillon me propozimin e 20 deputetėve, nga pikėpamja partiake mund tė fillojė nga strukturat e tjera politike partiake. Nė qoftė se struktura tė tilla partiake dhe parlamentare sa mė tė gjera mendojnė se unė mund t'i shėrbej Shqipėrisė pėr njė periudhė tė dytė po me kėtė frymė, jo duke luajtur rolin e protagonistit, por rolin e moderatorit, jo tė urdhėruesit, por tė sugjeruesit tė ideve tė reja, unė do tė thosha se do tė ishte fare normale qė t'u pėrgjigjesha pozitivisht ofertave tė tilla nga strukturat politike dhe parlamentare.

    Marrė nga "Deutche Welle"
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Exclamation Zgjidhja ?!

    Zgjidhja per kreun e shtetit ?!

    Per mua mund te zgjidhet kushdo. Por ama udheheqesi te kete disa cilesi, te cilat po i shkruaj me poshte:

    1. Udheheqesi kupton se njerezit bejne gabime - mesojne nepermjet gabimeve.

    2. Udheheqesi i kthen idete ne veprime.

    3. Udheheqesi ka aftesine te shpjegoje, qartesoje ose permbledhe informacionin per te perqendruar diskutimin ne temen qe po flitet.

    4. Udheheqesi duhet te mendoje se cfare nenkuptojne veprimet e tij tek pasuesit.

    5. Udheheqesi duhet te shqetesohet per reputacionin e organizates se tij.

    6. Udheheqesi duhet te kuptoje nevojen e balances; ai duhet te dije te ushtroje presionin e mjaftueshem per te marre energjine dhe angazhimin maksimal dhe njekohesisht te ruaje nje atmosfere funksionale e cila respekton te drejtat e individeve dhe nxit moralin e shendoshe.

    7. Udheheqesi kupton vlerat e diversitetit - larmi e pafundme nepermjet kombinimeve te pafundme.

    8. Udheheqesi njeh vecorite e individeve te tjere nepermjet dialogut, dhe perpjekjeve per te kuptuar pozicionin e tyre dhe ne shkembim u kerkon individeve te tjere te kuptojne pozicionin e udheheqesit.

    9. Udheheqesi eshte i hapur, krijon mundesi per te tjeret dhe eshte pjesmarres, si dhe inkurajon cdo individ te kete nje rol dhe te perfshihet ne procesin e vendim - marrjes.

    10. Udheheqesi perpiqet t'i influencoje te tjeret te ndjekin nje ruge te caktuar dhe perpiqet qe duke bashkepunuar te vjele energjite e atyre qe jane ne te njejten rruge.

    11. Udheheqesi eshte i hapur ndaj kritikave te te tjereve dhe ben vleresimin e vetvetes ne menyre periodike.

    12. Udheheqesi eshte ne gjendje te delegoje autoritet dhe te respektoje vendimet e njerezve te tjere.

    Keto jane sipas meje cilesite qe nje udheheqesh duhet ti kete.

    Keto cilesi qe kam vecuar jane fryt i 5 vjet shkolle per "Shkenca Politike"

    Besoj qe politikanet shqiptare nuk i duhet shkolla sepse ato kane lindur me kemishe.

    Ciao
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Nxehet Shefi me kaldaistet.

    Nano eshte nevrikosur me fshataret e selise Roze. Ai i ka ven aty ata i bejne numra..Jan ne vete keta mo..u pike e zeze cna gjeti..

    ja cØ'thote KOHA JONE.

    -------
    "Po s'u bera President, nuk beheni deputete"
    Erl Murati/ Kryetari i Partise Socialiste, Fatos Nano ka "kercenuar" anetaret e grupimit "levizja per katharsis" se ata nuk do te jene me ne listat e kandidateve per deputet, ne rast se vendi shkon drejt zgjedhjeve te parakohshme. Nano i ka thene ne nje bisede telefonike sekretarit organizativ, Petro Koci se ne rast se grupi qe ai perfaqeson, nuk e mbeshtet ate per president te Republikes, atehere vendi shkon ne zgjedhje dhe asnje nga katharsistet nuk do te konfirmohet deputet i PS-se. "Nese nuk me votoni per president, atehere do te kemi zgjedhje te reja dhe atehere asnje nga ju, nuk do te jete ne listen e kandidateve per deputet te PS-se", i ka deklaruar Nano ish-perkrahesve te tij.

    Burime nga PS-ja thane per "KJ" se kryesocialisti ka punuar intensivisht per te marre perkrahjen dhe votat e deputeteve qe kane mbetur te pakenaqur prej tij, duke i kujtuar atyre "karrigen qe fituan pas zgjedhjeve te qershorit". Te njejtat burime u shprehen se Nano ka komunikuar ne telefon edhe me nje nga ish-perkrahesit e tij kryesore, Leke Cukaj dhe disa "katharsiste" te tjere. Por, ai ka marre nje pergjigje te qarte se nuk do te perkrahet ne KPD dhe ne parlament nese vendos perfundimisht te kandidoje per president te ardhshem. Ish-mbeshtetesit e tij i jane shprehur Nanos se nuk do ta votojne, i kane kerkuar atij qe te qendroje ne postin e kryetarit te partise dhe te mbeshtese nje kandidate grua.

    "Nano na ka kercenuar se nese nuk e votojme per president, atehere ne zgjedhjet e reja ne nuk do te jemi ne listat e mazhoritarit dhe proporcionalit per deputet te PS-se. Por, ne i jemi pergjigjur; le te beje deputete krahun tjeter", tha dje per "KJ" njeri nga eksponentet kryesore te "levizjes per katharsis".

    Disa deputete brenda PS-se jane te idese se kryetari socialist, Nano duhet te qendroje ne postin e tij aktual dhe te mos kandidoje per presidentin e ardhshem te Republikes, i cili do te votohet muajin qe vjen ne parlamentin shqiptar. "Levizja per katharsis" do te propozoje nje grua si kandidate zyrtare te PS-se per postin e kreut te shtetit, duke shpresuar ne nje mbeshtetje "in ekstremis" edhe te deputeteve perkrahes te ish-kryeministrit Meta dhe ndoshta edhe te opozites. Sipas burimeve, kjo grua mund te jete ministrja aktuale e Ekonomise, Ermelinda Meksi, por megjithate ende nuk eshte vendosur perfundimisht per emra konkrete.

    Njerez te afert me kryetarin e PS-se thane se Nano po punon shume qe te binde deputetet e mazhorances ta votojne si president, duke i kujtuar mundesine e zgjedhjeve te parakohshme. Nano rri gati perdite ne zyren e tij ne seline roze deri ne oren 18-19:00 te mbremjes, ndersa javen e kaluar ka ardhur ne seline e PS-se, atehere kur rojet i kishte zene gjumi, ne oren 01:00 te nates dhe ka ndenjur ne zyre me teper se nje ore. Shanset qe i te marre 84 vota nga parlamenti shqiptar per t'u zgjedhur president, duken teper te pakta, pasi jo vetem ish-perkrahesit e tij, tani "katharsiste", por edhe disa "Metiste," nuk do t'ia japin voten e tyre.

    © Koha Jone 2001 All Rights reserved

    -------------------
    Pak humor historik..origjinal natyrisht..

    Edhe komanantit legjendar dikur i kish bere numra nje here Rita Markua..sepse nuk i spiunonte rregulllisht shoket e tjere tek shefi madh ..mirpo e kishte thirrur ne zyre mbasandaj Xhaxhi dhe i kish thene..
    ...More cobani ***** ...pse te kam ven ne Biro une tija mo.... Do bec si te thomi u ndrishe te degdisa...
    si urdheron..si urdheron kish belbezuar i ziu vithkuqar..nga tmerri..
    E mo Enver ku je se po na hedhin vickla keta bijt e cobanve mo aman..lol.

    bij cobanesh neve jemi..
    dhen e dhi kullotur kemi..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Ha ha ha Brari

    Je shkelqat komplet

    E ka rradhen Nano tani

    Sa te cfryhet edhe ky do duroje edhe pak shqiperia

    Ja si thua ti mos ta provoje edhe ky i fryri i rradhes

    Do thuash ti, c'fryrje me thua ti mo. Ki eshte plak
    I ka marre masat partia Braro
    E ka marre nusen te re qe ti shkelqeje nuri presidences
    Cna duhej ajo plakaruqja qe na cau me nder b... per kaq vjet
    Ia pime lengun asaj
    Do e bejme Shqiperine nuse te re apo jo
    Le ta fillojme nga presidenca

    Yxhym

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Zgjedhja e Presidentit

    Ky zoteri Konsensus
    Nga Frrok Cupi/ Ka hyre mes nesh nje zoteri i panjohur. Ose me mire: e kane sjelle mes nesh kete zoteri. E kane quajtur Konsensus, dhe e perkedhelin vetem disa politikane; e perkedhelin ose e shajne- kjo njesoj eshte. Te tjeret as e njohin, as e shqiptojne dot emrin e tij; sepse eshte i huaj.

    Ja, keshtu mund te fillonte kronika e kesaj ngjarjeje qe po ndodh ne politiken e vendit tone ne kete prag zgjedhjeje Presidenti te Republikes. Nje fjale e vjelur nga gjuhe e huaj dhe nga koncepte ajrore per politiken, ka trazuar opinionet dhe mendjet e njerezve. Konsensusin, kete "burre" te rende dhe te padukshem, askush nuk e shfaq, askush nuk e shqiperon emrin e tij. Sepse po ta shqiperonin, atehere kuptohet se sa i papranueshem eshte. Le ta themi, "konsensus" do te thote "bashkendierje", ose " e ndiere e perbashket".

    Pse e mbajne sekret shqiperimin e emrit te ketij zoterie qe e therrasin Konsensus? Sepse po ta shqiperojne, atehere do te marrin dhene jo vetem njerezit e thjeshte, por edhe politikanet- turma. Ata nuk kane provuar ndonjehere te ndiejne se bashku me valleane, e jo me se bashku me fqinjin, se bashku me hasmin, se bashku me jevgun, se bashku me perdhunuesin, se bashku me trafikantin, se bashku me te pasuruarin, se bashku me te uriturin, se bashku me opozitarin.. E tmerreshme, sa shume konflikte permban shoqeria jone brenda vetes, ndersa keta na flasin per zotin Konsensus, per Bashkendierin!.

    Po te doni tua tregoni njerezve mikun Konsensus, tregouani keshtu, me keto fjale te thjeshta, zoterinj abuzues te politikes!.

    Kerkesa per nje "president konsnsual" eshte aq absurde, sa edhe e pabazuar ne asnje nga teorite e Demokracise, per te cilen po betohen njesoj sikurse ishin betuar per Komunizmin. Kerkesa per nje President konsensual, eshte njesoj sikurse te kerkosh hiin; njesoj sikur te dalesh ne rruge dhe te bertasesh "duam hiin per president". Te tere do te kthenin koken dhe nuk do te merreshin me "te metin".

    Kerkuesit e Konsensusit, e kane gjetur kurajon per te permendur te panjohurin Konsensus, pikerisht ne faktin se "jemi te etur per marreveshje". Konfliktet jane ne nje shkalle te larte, prandaj edhe genjeshtra per "konsensus" merret si shpetimtare.

    Vete koncepti "konsensus" eshte kontradiktor ne vetvete:

    A eshte konsensusi nje gjendje aktuale e shoqerise, apo eshte nje kusht per Demokracine?

    1. Gjendje e shoqerise?

    Valle e degjuat se fare ndodhi dje? Nje burre ka vrare nje grua dhe nje burre tjeter, duke lene jetime shtate femije. Nje baba ka mallkuar kufomen e vajzes se vet duke mos e varrosur. Pak me tej nje njeri tjeter ka qelluar mbi policine e shtetit, sepse ketkohej nga ligji, pasi kishte vrare nje njeri. Brenda ne familje javet e fundit ka hyre konflikti me i rende, ai i armatouri. Ne sallen e nje partie politike, kane rrahur publikisht njerin nga udheheqesit dhe thenmeluesit e Partise. Ne sallen e Parlementit perdoret fjalori me i eger dhe mjeti me i rende mes opozitaresh politike. Ne rruget e vendit tone "fluturojne" makina luksoze dhe njekohesisht udhetojne kembesore te vuajtur; shume nuk kane as per te ngrene, nje pakice ka aq sa te bleje krejt shtetin... Shoqeria eshte kaq shume konfliktuale, sa nuk mund ta mendosh konceptin "Konsensus". Aq me pak "Presidentin konsnsual".

    Jo vetem ketu, ku shoqeria dhe fryma sociale po ndertohen se voni, por edhe ne vendet me te zhvilluara nuk mundte flitet lirisht per konceptin "konsensus".

    2. Konsensusi- nje kusht per Demokracine?

    As ketu nuk eshte kusht. Ne qoftese do te kerkonin qe Demokracia te ndertohej vetem ne shoqeri konsensuale, atehere jemi duke kerkuar asgje.Nje nej shoqeri konsensuale ndoshta Demokracia nuk do te ishte aq e nevojshme. Madje as vete Platoni as Makiavel, as Lock, nuk arriten te konceptonin "shoqrine e te bashkendjerit", as shoerine e " kultures homogjene". Keta nuk mund te ndertonin teorine e tyre mbi nje teren te paqene.

    Madje Demokracia eshte e domosdoshme pikerisht ne shoqerite jo konsensuale. Vete Demokracia kerkon mospajtim.

    Ne fakt, ketu mes nesh, mospajtimi eshte ne nje shkalle te larte, sa mund te quhet "konflikt". Ndersa shume politikane kane sjelle mes njerezish nje "zoteri" te panjohur qe quhet "Konsensus". Ky eshte prure per te krijuar edhe nje konflikt me shume, jo per te zgjedhur Presidentin.

    Komenti im:
    Frrok Cupi, ky analist rrevolucionar dhe patetik, thote disa te verteta ne editorialin e tij. Por te vertetat e tij jane te vogla, dhe nuk arrine te thote te verteten e madhe. Madje asnjehere gazetare te tille, te tipit rrevoluciaonar, nuk kane arritur te shkojne me tej nje "gerishje e lehte" e plages se madhe te shoqerise shqiptare. A duhet nje president konsensual? Une them se do te duhej dicka me shume se nje konsensus. Do te duhej qe me ne fund te pastrohej politika ne pergjithesi, dhe Partia Socialiste ne vecanti nga komunistet e konvertuar dhe metodat "alla sigurim". Do jete e veshtire, por jo e pamundur. Shpresojme se me ne fund shumica e shqiptareve e ka kuptuar kete domosdoshmeri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deti_bajri : 24-05-2002 mė 06:03
    Shtepia e vjeter

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Frok Cupi eshte nje piece of shit

    Njeri me antishqiptar sme kane zene syte

    Nuk e kuptoj se si i boton keto te vjella Koha Jone

    Qellimi i ketij kokebythe nuk eshte gje tjeter vecse armiqesimi i shqiptareve me perendimin

    Po perendimi po te ushqen more bukeshkale

    Po kujt ia thua keto ti more DonKishot, pse nuk e di shqiptari se perendimi eshte i mire

    Po mos te hynte Amerika serbi do e kishte cfarosur fare kosoven more monster

    Mos i merrni me ere kadavres Cupi se qelbet ere kerme

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    U kurdis Rexhepi....

    ....akademyki dhe kasetofoni PS-se.

    Shekulli boton Avokat Qosen.Lexoeni me kujdes hipokritin.
    ------------
    Flet akademiku Rexhep Qosja. Analizon zhvillimet politike nė Shqipėri para zgjedhjes sė presidentit

    Qosja: Tė rizgjidhet Meidani "Kjo zgjedhje do ta lironte vendin prej barrės sė luftės pėr pushtet"

    TIRANE - Nėse do tė zgjidhte Meidanin president, Kuvendi i Shqipėrisė do tė ēlirohej prej barrės sė luftės pėr pushtet. Kėshtu shprehet akademiku i njohur kosovar, Rexhep Qosja, i cili analizon zhvillimet politike nė Shqipėri nė prag tė zgjedhjes sė presidentit. Zoti Qose, tani qė ju keni dalė nga politika zyrtare dhe i jeni rikthyer studimeve, a e shihni politikėn shqiptare, pra edhe atė jashtė Kosovės, me njė sy mė tė ēlirėt nga emocionet dhe kushtėzimet e natyrshme tė tipit politik? - Nga krijimtaria shkencore dhe letrare nuk jam larguar asnjėherė, as kur me politikė jam marrė si thoni Ju, zyrtarisht; nuk jam larguar, madje, as pėr njė ditė, pėrpos kur jam detyruar tė jem jashtė Prishtinės. Duke qenė nė politikė si kryetar i Lėvizjes sė Bashkuar Demokratike e, pastaj si anėtar i Kėshillit Administrativ tė Kosovės - gjithsej mė pak se tri vjet, kam shkruar dy vepra: "Paqja e pėrgjakshme" (1999) dhe "Tronditja e shekullit" (2001), nė dy vėllime. Pikėrisht pse nuk kam dashur tė largohem prej krijimtarisė mendore jam larguar prej veprimtarisė zyrtare politike, sado disa miq tė mi, nė Prishtinė, mė kanė bėrė "trysni" qė tė mbetem nė politikė. Si kur kam qenė zyrtarisht nė politikė, si kur kam qenė jashtė politikės zyrtare, pėr politikėn shqiptare nė Shqipėri, nė Kosovė a nė Maqedoni nuk mund tė them se kam shkruar me kushtėzime tė tipit politik. Jo. Politikėn shqiptare, kudo qė bėhej ajo, e kam shikuar nga pozita e intelektualit, duke pasur parasysh jo kėtė parti a atė parti, jo partinė nė tė cilėn isha unė kryetar, jo kėtė individ a atė individ, po duke pasur parasysh: interesat e popullit shqiptar nė tėrėsi, ēėshtjen shqiptare nė pėrgjithėsi, ēėshtjen e Kosovės, duke pasur parasysh Shqipėrinė. Dhe, mė tej: politikėn shqiptare, kudo bėhej ajo, e kam shikuar duke pasur parasysh vlerat kulturore dhe vlerat morale pa tė cilat nuk bėhet dot qytetėrimi, tė drejtat dhe liritė e njeriut, pa tė cilat nuk bėhet demokracia. Mund tė them, madje, se kur e kur nuk kam dashur tė shkruaj pa ndjenja. Interesat e larta, tė pėrgjithshme, historike tė njė populli tė cenuar rėndė, nė histori, siē ėshtė populli shqiptar, vlerat kulturore e morale dhe tė drejtat dhe liritė e njeriut duhet tė mbrohen edhe me mend, edhe me ndjenjė, sepse ashtu mbrohen edhe mė bindshėm, edhe mė moralshėm. Mė nė fund, njeriu nuk ėshtė vetėm mendje, dhe vetėm ndjenjė: njeriu ėshtė edhe mendje, edhe ndjenjė njėkohėsisht.Nuk mund tė them se kam shkruar pa ndjenja edhe pėr njė arsye tjetėr. Nė politikėn shqiptare pas rėnies sė komunizmit, si edhe nė vendet e tjera ish-komuniste, pėr njėherė janė turrur shumė njerėz dhe gjithfarė njerėzish: njerėz tė ngritur, njerėz tė talentuar, njerėz tė ekuilibruar e tė qendrueshėm, por edhe njerėz piratė, ėndėrrimtarė, aventurierė, amatorė, njerėz infantilė, njerėz tė paqendruar apo, madje, tė ēekuilibruar! E tė tjerė. Kam lexuar se nė njė tubim shkencor, nė njė nga vendet ish - komuniste, njė psikolog, nė kumtesėn e paraqitur, ka pohuar se nė vendin e tij, me politikė merren rreth 150 persona qė janė trajtuar apo duhet tė trajtohen si raste klinike psikiatrike! Nė vetėdijen e zgjedhėsve, fatkeqėsisht, nuk bėhet apo, tė shprehem mė saktėsisht, bėhet me vonesė tė madhe, dallimi mes njerėzve tė pėrgjegjshėm dhe njerėzve tė papėrgjegjshėm qė merren me politikė. Nė politikė vendoset pėr ēėshtje tė vogla dhe ēėshtje tė mėdha, pėr interesa tė pėrditshme dhe pėr interesa historike, pėr tė sotmen e tė ardhmen e shoqėrisė. Kur shkruajnė pėr politikėn dhe pėr njerėzit nė politikė intelektualėt duhet t'i thonė qartė , shumė qartė mendimet dhe vlerėsimet pėr tė mirat dhe tė kėqiat nė politikė. Urdhėroni e lexojini shkrimet e mia pėr politikėn shqiptare - pėr politikėn shqiptare kudo bėhet ajo! Pa modesti tė rrejshme mund tė them: koha mė ka dhėnė tė drejtė. Unė nuk jam gjetur nė situatė qė, si ndonjėri nga kolegėt e mi, tė ndryshoj mendimet ēdo dy vjet. Pse? Sepse mendimin tim e frymėzon e vėrteta e jo levėrdia; e drejta e jo konjunktura,; vlera e jo duartrokitja. - Ēfarė mendoni pėr debatin qė ka mbėrthyer skenėn politike tė Shqipėrisė rreth zgjedhjes sė Presidentit tė Republikės? Si duhet tė jetė nė shikimin tuaj Presidenti i Shqipėrisė? - Nuk mund tė them se i kam dėgjuar e lexuar tė gjitha ato qė janė thėnė e janė shkruar gjatė konfliktit, nė tė vėrtetė harakirit, nė Partinė Socialiste! Gjithashtu, nuk mund tė them se i kam dėgjuar dhe lexuar tė gjitha ato qė janė thėnė dhe ato qė janė shkruar nė debatin pėr zgjedhjen e kryetarit tė Shqipėrisė. Pavarėsisht ēka ėshtė shkruar dhe ēka ėshtė thėnė ky debat pėr zgjedhjen e kryetarit tė Shqipėrisė mė ka shkaktuar keqardhje. Mė ka shkaktuar keqardhje sepse mė ėshtė dukur se Shqipėria edhe mė tej e vazhdon ecjen historike duke ia ngatėrruar punėt vetvetes! E para, debati pėr zgjedhjen e kryetarit tė Shqipėrisė mė ka shkaktuar keqardhje sepse ka filluar shumė herėt - shtatė a tetė muaj para afatit tė zgjedhjes a rizgjedhjes sė kryetarit. Pse? Shqipėria e ka kryetarin. Kryetarin e Shqipėrisė e zgjedh Kuvendi i Shqipėrisė. Kryetari i Shqipėrisė ėshtė zgjedhur me procedurė tė regullt, demokratike, siē ėshtė paraparė nė Kushtetutėn e Shqipėrisė. Afati pėr zgjedhjen e kryetarit pėr mandatin vijues bie nė qershor tė kėtij viti. Mendja e shėndoshė shtron pyetjen: ē'duhet debati pėr zgjedhjen e kryetarit tė Shqipėrisė tetė muaj para afatit tė zgjedhjes? Kujt i duhet ky debat? I duhet popullit? Jo. I duhet Shqipėrisė? Jo. Kujt i duhet? Shqipėria e ka kryetarin shėndosh e mirė duke e kryer detyrėn e dikujt i teket tė hap debat publik, nė radio, nė televizione e nė gazeta pėr zgjedhjen e kryetarit tetė muaj para kohe thuajse Shqipėria i ka rregulluar tė gjitha punėt nė tė gjitha fushat e jetės sė qytetarėve! E ēuditshme! E dyta, debati i parakohshėm pėr zgjedhjen e kryetarit tė Shqipėrisė, pashmangshėm ka sjellė tendosje nė jetėn politike shqiptare. E, siē dihet, tendosjet politike, qė shkaktojnė debatet e stėrzgjatura nė luftėn joparimore pėr pushtet, janė kohė e humbur nė jetėn e popullit e tė shtetit, janė kohė e humbur pėr shndėrrimet demokratike dhe ekonomike tė Shqipėrisė. Pėr mė keq, tendosjet e tilla qė sjellin debatet e parakohshme a debatet e stėrzgjatura pėr ēėshtje qė janė vetvetiu tė qarta, sjellin fragmentarizim tė bėrthamės pushtetore, ēorientim e zhgėnjim nė opinion, keqkuptime nė qendrat politike ndėrkombėtare, gjasa pėr hazarderėt politikė! E treta, debati i parakohshėm pėr zgjedhjen e kryetarit tė Shqipėrisė ka dėshmuar se sa tė fuqishme janė lakmitė pushtetore nė botėn shqiptare e se sa tė pandalshėm lakmitarėt! Duke e parė e duke e dėgjuar kėtė debat m'u ka kujtuar jo vetėm njėherė njė mendimtar, nuk e di tani ėshtė francez, anglez a gjerman, i cili ka thėnė: "Te popujt fatkėqinj pushteti ėshtė vlera mė e madhe dhe shenjtėria mė e madhe!" A bash edh mė tej duhet tė tregojmė si e sa jemi fatkėqinj?! Pse ashtu e fyejmė vetveten? E, si duhet tė jetė nė shikimin tim kryetari i Shqipėrisė? Qytetar i Shqipėrisė i dinjitetshėm me mendimin dhe me gjestin, qė ndjehet i pėrgjegjshėm para ēdo qytetari tė Shqipėrisė dhe, pse jo, para gjithė shqiptarėve kudo qofshin ata; shtetar qė e mendon tė ardhmen e popullit e tė vendit e jo politikan qė i mendon vetėm zgjedh Me disa prej protagonistėve tė kėsaj zgjedhjeje, kandidatė potencialė, ju jeni njohur nė rrethana tė ndryshme: si studiues e profesor, por edhe gjatė angazhimit tuaj tė shkurtėr nė politikė. Cilat janė konsideratat tuaja pėr Nanon, Meidanin, Godon, Arbnorin, etj? Cili ėshtė sipas jush roli dhe marrėdhėniet e tyre me Kosovėn, pra me institucionet, qytetarėt, historinė, tė sotmen dhe tė ardhmen e Kosovės? Shumicėn e politikanėve dhe shtetarėve tė sotėm shqiptarė i kam takuar, disa prej tyre nga njėherė e disa nga mė shumė herė. Prej kėtyre qė pėrmendėt nuk mė ėshtė dhėnė rasti tė takoj vetėm Pjetėr Arbnorin. Takimet e mia me politikanė e shtetarė shqiptarė nuk janė tė mjafta qė tė mund tė them se i njoh mirė. Ėshtė gabim tė pretendojmė qė politikanėt e shtetarėt t'i njohim e tė japim gjykime pėr ta vetėm nga takimet qė mund tė kemi pasur me ta. Mė shumė se nga takimet, mendimet e mia pėr politikanė e shtetarė tė Shqipėrisė shtetėrore mbėshtetet nė punėn e tyre, nė shkrimet e tyre, nė fjalimet e tyre, nė paraqitjet e tyre nė radio e nė televizion, nė politikėn e tyre, nė sjelljet e tyre me qytetarėt. Ajo qė, sipas mendimit tim, mund tė thuhet pėr politikanėt e shtetarėt shqiptarė, qė kanė luajtur e luajnė rol nė politikėn kombėtare shqiptare sot, ėshtė: janė tė arsimuar mirė, janė tė ditur, janė tė zotėt, dhe, shumica e tyre, janė gojėtarė tė dalluar. Menjėherė pas zgjedhjeve nė qershor tė vitit 1997, Shqipėria kishte udhėheqėsit shtetėrorė po thuaj mė tė ngritur, mė intelektualė nė Evropė. Dhe, ngritja e tyre nuk dėshmohej me tituj, se nėn tituj shpesh fshihet boshėsi intelektuale, por nė paraqitjen, nė mendimin, nė sjelljen e tyre politike, nė dinjitetin e tyre intelektual dhe politik. Sa u pėrket qėndrimeve tė politikanėve e shtetarėve tė Shqipėrisė ndaj Kosovės nuk mendoj se ka pasur e ka dallime tė veēanta mes tyre. Ėshtė e vėrtetė se kryetari Rexhep Meidani dhe ish-kryetari i Komisionit tė Kuvendit tė Shqipėrisė pėr Politikė tė Jashtme, Sabri Godo, kanė treguar pėrkushtim mė tė veēantė ndaj Kosovės, por as pėrkushtimi i tyre nuk bėn pėrjashtim nga politika shtetėrore e Shqipėrisė ndaj Kosovės. E Shqipėria vetėm pas vitit 1997, nė tė vėrtetė pas daljes sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė skenė, ka ndėrtuar njė politikė, tė them, kombėtare pėr Kosovėn. Ishte merita, por ishte edhe fati i atyre qė u gjetėn nė krye tė shtetit, pse Shqipėria ndėrtoi njė politikė tė tillė - kombėtare pėr Kosovėn nė atė kohė. Cili ėshtė atėherė, sipas jush, kandidati mė i mirė pėr kreun e shtetit shqiptar? Duke i dėgjuar dhe duke i lexuar debatet pėr zgjedhjen e kryetarit tė Shqipėrisė - debatet tetėmujore, mė janė kujtuar fatet e disa politikanėve dhe intelektualėve shqiptarė nė tė kaluarėn. Mė janė kujtuar Ismail Qemali, Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi, tė cilėt nuk kanė arritur tė mbahen nė politikėn shqiptare, tė cilėt, nė tė vėrtetė, e kanė pėrfunduar para kohės karrierėn e tyre politike nė Atdheun e vet, tė cilit i kanė flijuar ēdo gjė - pasurinė, familjen, jetėn. Si ėshtė e mundshme qė pikėrisht Ismail Qemali, i cili bashkonte pėrvojė tė madhe, dinjitet sipėror njerėzor e politik dhe skrupulla tė jashtėzakonshme morale; Fan Noli, i cili bashkonte gjeniun e krijuesit, aftėsinė e dėshmuar pėr tė parė larg pėrpara dhe ndershmėrinė shembullore politike; Luigj Gurakuqi, cili shquhej me mendje tė ndritur politike, me atdhetarizėm shembullor dhe me ndershmėri tė pranuar edhe prej kundėrshtarėve politikė, tė mos mund tė mbahen nė politikėn shqiptare aq sa ishte e dobishme pėr Shqipėrinė e shqiptarėt? Pse ēohen kundėr tyre shumė politikanė tė tjerė shqiptarė dhe pse nuk i kupton pjesa mė e madhe e bashkatdhetarėve? Mos menēuria e tyre, mos ndershmėria e tyre, mos shquarja e tyre natyrore intelektuale e morale ishte hendikepi i tyre? Ne mund tė supozojmė se edhe Ismail Qemali, edhe Fan Noli, edhe Luigj Gurakuqi do tė mund tė mbaheshin shumė gjatė nė politikė sikur tė kishin bėrė ēka bėnin shumė tė tjerė, sikur tė luanin lojėrat politike, qė i luanin shumė tė tjerė, sikur tė pėrdornin mjetet qė i pėrdornin shumė tė tjerė, sikur gėnjeshtrėn, shpifjen, servilizmin, shantazhin, kėrcėnimin, denoncimin tė mos i trajtonin mjete tė pamoralshme politike pėr pėrparim vetjak politik. Por, menēuria e tyre, ndershmėria e tyre, dinjiteti i tyre nuk i lejonin tė bėnin ēka bėnin mediokritetet dhe karrieristėt e pasionuar politikė nė kohėn e tyre, qė nuk shihnin pėrtej kthesės sė parė! Mos e njėjta gjedhe e sjelljes politike nė jetėn tonė kombėtare po pėrsėritet edhe nė kohėn tonė? Mos edhe hapja e debatit pėr zgjedhjen e Kryetarit tė Shqipėrisė tetė muaj para afatit ishte pėrsėritje e asaj gjedheje tė sjelljes politike nė jetėn tonė kombėtare? Pse them kėshtu? Rexhep Meidani nė qershor e kryen mandatin (e parė) si kryetar i Shqipėrisė; Kushtetuta ia lejon edhe njė mandat. Rexhep Meidani ishte kryetar i suksesshėm i Shqipėrisė, natyrisht, sa mund tė jetė i suksesshėm njė shtetar mendjegjerė, i ndershėm e i pėrgjegjshėm nė shtetin, nė tė cilin dy blloqet kryesore politike udhėhiqen, fatkeqėsisht, prej dy hazarderėve politikė siē janė Fatos Nano dhe Sali Berisha. Kryetari Rexhep Meidani pėr pesė vjet ishte kryetar integrues nė jetėn e popullit shqiptar nė Shqipėri, madje, nė jetėn e popullit shqiptar nė pėrgjithėsi. Dhe, kryetar integrues arriti tė bėhet jo vetėm pse nuk shprehu anime partiake, por, mbi tė gjitha, pse me qėndrimet qė mbrojti, me sjelljet qė tregoi, me vlerat qė afirmoi, me gjuhėn politike qė pėrdori arriti tė krijojė komunikim, vėrtet, demokratik me qytetarėt, intelektualėt, partitė, politikanėt nė pushtet e nė opozitė.Me politikėn dhe me sjelljen e tij kryetari Rexhep Meidani arriti tė bindė opinionin botėror se, ja, edhe nė Shqipėri, kryetari i shtetit jo vetėm se duhet tė jetė, por edhe mund tė jetė, kryetar mbipartiak. Kryetari Rexhep Meidani bėri shumė pėr uljen e tensioneve politike nė Shqipėri, por edhe pėr uljen e tensioneve politike brendashqiptare nė Kosovė e nė Maqedoni. Ai ndėrmjetėsoi suksesshėm nė njė varg situatash tė ngarkuara me tensione politike dhe ky ndėrmjetėsim ishte i mundshėm nė radhė tė parė nė sajė tė prirjes sė tij pėr tė qenė i matur dhe objektiv. Si kryetar ai nuk pranoi taktikėn e marrjes sė vendimeve e tė bėrjes sė gjesteve politike nė mėnyrė tė ashtuquajtur "spektakulare", me ēka tradicionalisht kanė synuar tė shquhen politikanėt e shtetarėt tanė, por u deklarua pėr veprim politik tė qetė, tė pėrgatitur mirė, tė pa reklamė, pa popullizėm. Edhe nė kėtė pikėpamje ai solli stilin e punės politike demokratike nė Presidencėn e Shqipėrisė. Kryetari Rexhep Meidani mori qėndrim tė drejtė, historik, ndaj luftės nė Kosovė. Pėr kėtė, natyrisht, janė tė merituar gjithė politikanėt shqiptarė, si ata nė pushtet, ashtu edhe ata nė opozitė. Ata, bashkarisht, e bėnė Shqipėrinė Atdhe tė vėrtetė tė kosovarėve dhe e rritėn prestigjin e saj nė Botė mė tepėr se ndonjėherė mė parė nė historinė e saj tė re. Kryetari Rexhep Meidani, natyrisht, jo i vetėm, arriti ta lirojė Shqipėrinė prej iluzionit se duhet tė luajė rol ideologjik botėror! Siē dihet, Enver Hoxha donte ta mėsonte Botėn se si duhet tė mbrohet pastėrtia ideologjike e komunizmit prej revizionizmit, nė njėrėn anė dhe prej imperializmit, nė anėn tjetėr! Sali Berisha, po ashtu, donte ta mėsonte botėn se si duhet tė mbrohet pastėrtia ideologjike e demokracisė prej komunizmit! Rexhep Meidani, ndėrkaq, flet me gjuhė normale, joideologjike, shtetėrore. Ėshtė meritė nė masė tė madhe e tij pse Shqipėria sot ėshtė shtet, vėrtet, normal, qė nuk pretendon tė jetė shkollė ideologjike nė botė. Me sjelljen modeste, me mendimin e ēlirėt, me politikėn pa popullizėm dhe ideologji, me mėnyrėn e zakonshme tė komunikimit me qytetarėt, Rexhep Meidani arriti ta ēmitizojė pozitėn e kryetarit tė shtetit. Nė kushte mitesh dhe me mite nuk mund tė bėhet kurrfarė demokracie. Njė kryetar qė e fetishizon detyrėn e tij, jo vetėm se dėshmon se dinjiteti i asaj detyre i tejkalon aftėsitė e tij intelektuale, por bėhet edhe pengesė, sepse bėhet shembull jodemokratik, pėr demokracinė shoqėrore nė Vend. Mėnyra se si e ushtron detyrėn e kryetarit tė Shtetit tregon se kryetari Rexhep Meidani nė kėtė pikėpamje ėshtė kryetari i parė shqiptar qė i ka mėsuar mirė leksionet e demokracisė moderne perėndimore.Nuk ėshtė e rastit, prandaj, pse kryetari Rexhep Meidani ėshtė politikani e shtetari, ėshtė kryetari i Shqipėrisė i pranuar e i nderuar nė Botė. Ēka mund tė jetė mė e natyrshme dhe mė e dobishme pėr Shqipėrinė se njė kryetar i tillė tė rizgjedhet edhe njė mandat. Duke e rizgjedhur kryetarin Rexhep Meidani, Kuvendi i Shqipėrisė do tė bėnte atė qė kanė bėrė dhe e bėjnė parlamentet e vendeve politikisht tė qendrueshme kur kanė rizgjedhur kryetarėt e tyre tė njohur e tė nderuar nė vend e nė botė: Italia - Sandro Pertinin; Greqia-Konstantin Karamanlisin; Gjermania-Roman Hercogun; Franca - Fransoa Miteranin, kurse tani Zhak Shirakun. Duke e rizgjedhur kryetarin Rexhep Meidani, Kuvendi i Shqipėrisė do t'i kontribuonte shumė lirimit tė Vendit prej barrės sė luftės pėr pushtet, qė aq shumė e rėndon jetėn politike kombėtare dhe e cenon prestigjin e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve nė Botė.

    Copyright 2002 Shekulli

    ------------------------------------------

    Populli Kosoves me votime ja ndalin turrin dallkaukut Qose. Bjeri Legenit o Qose ne mbrojtje te Mafies.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 26-05-2002 mė 10:20

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mustafa Nano

    Ja cilin model per Shqiperine do Rexhep Qosja.
    E pershkruan MUSTAFA Shtetin e adhuruar nga Qosja me lart .

    Shekulli.

    "Frika e kolumbianizimit te Shqiperise

    Nga MUSTAFA NANO
    Tė pėrditshmet e djeshme italiane i kishin kushtuar shumė vėmendje operacionit tė policisė italiane tė titulluar "Kanun", si rezultat i tė cilit janė arrestuar njėqind shqiptarė tė pėrshirė nė njė rrjet kriminal, qė kontrollon trafikun e drogės, klandestinėve e prostitutave. Konkluzioni nė tė cilin kanė arritur italianėt ėshtė shumė dramatik, por pėrpara se ta thonė ata, ėshtė thėnė edhe kėtu nga brenda nga mė shumė se njė njeri: Shqipėria po shndėrrohet nė Kolumbi e Europės. Eshtė e vėrtetė? Kėtė nuk e dimė ende, por nga sa duket, nuk ėshtė ēudi tė jetė kėshtu. Me pak fjalė, kjo do tė thotė se industria mė e madhe prodhuese nė vendin e shqipeve e ka emrin trafik, kjo do tė thotė se paratė mė tė shumta qarkullojnė nė rrugė ilegale, e nuk i nėnshtrohen asnjė kontrolli shtetėror, kjo do tė thotė se pjesa mė e madhe e investimeve tė kryera deri mė sot janė financiarisht tė dyshimta, kjo do tė thotė qė ligji, shteti e institucionet e tij janė aktorė tė dorės sė dytė apo tė tretė nė skenėn shqiptare, kjo do tė thotė mė nė fund qė loja demokratike qė konsumohet nė sy tė qytetarėve tė kėtij vendi, ose ėshtė njė vetėgėnjim i madh, ose pėrbėn grimin qė pėrdor mafia, ndėrsa synon tė kontrollojė gjithēka. Nė kėtė optikė tė gjėrave, ēdo zhurmė politike qė bėhet nė Tiranė tė ngjan nė rastin mė tė mirė me njė lojė budallenjsh, dhe ēdo politikan i zėshėm tė ngjan me njė marionetė, qė lėviz sipas komandave qė vijnė nga diku e nga dikush. Nuk ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet se sa idioteske ėshtė nė kėtė mes beteja pėr tė zgjedhur presidentin, d.m.th. njė qyqar qė s'ka e s'do tė ketė asgjė nė dorė, ashtu si kryetarėt e partive, ministrat, kryeministrat. Kuptohet, nė rastin kur nuk kanė tė bėjnė me rrjetin e krimit tė organizuar. Aq mė idioteske ėshtė pjesėmarrja nė kėtė lojė presidenciale. Pjesėmarrja gazetareske, gjithashtu.
    Kur italianėt ta hapin mirė thesin e tė vėrtetave qė njohin, do tė merret vesh mė mirė se deri ku ka shkuar kolumbianizimi i kėtij vendi. Sa kohė qė ky thes nuk ėshtė hapur, ėshtė mė e udhės t'i vėmė fre tundimit pėr pėrsiatje, komente e analiza, nėpėrmjet tė cilave duam tė vizatojmė kėtė realitet, brenda tė cilit jetojmė, por tė cilin nuk e njohim aq sa duhet. Ose e njohim, por bėjmė sikur nuk e njohim. Dhe kėshtu heshtim; heshtim pėrballė ēdo poshtėrsie e tutkunllėku tė politikės sonė. Poshtėrsia ėshtė kur politika ėshtė pjesė e mafies, ndėrsa tutkunllėku ėshtė i disa politikanėve e gazetarėve, tė cilėt e marrin shumė seriozisht "dialektikėn" demokratike tė Tiranės, gjė qė i bėn tė rreshtohen me zell e tė angazhohen me entusiazėm nė betejat e njėpasnjėshme politike.
    Pėrse ėshtė kjo situatė? Nuk mund tė jetė njė situatė e ndryshme. Politika jonė nuk mund, veēse tė bashkėjetojė me krimin. Edhe sikur tė mos jetė e pėrfshirė nė rrjetin e krimit, ajo ėshtė edhe pjellė, edhe gjeneruese kėtij krimi, ashtu siē ėshtė bashkudhėtare me tė drejt njė dreq e di se ku. Kemi njė President tė Republikės, i cili, ndonėse nuk ka bėrė asgjė pėr tė parandaluar kolumbianizimin e Shqipėrisė (ndoshta "pafajėsisht" nuk di asgjė nga ato qė duhet tė dijė), kėrkon tė rizgjidhet sėrish President i Republikės. Kemi njė ish-president, bodigardėt e tė cilit (kjo ėshtė mė e pakta qė mund t'i pėrmendet) ose janė tė kėrkuar nga policia, ose vriten nga policia; dhe ky po kėrkon pushtetin e humbur. Kemi njė kryetar tė partisė nė pushtet, i cili njėherė kėrkon solidaritetin e opinionit publik nė luftėn kundėr tė korruptuarve, dhe njėherė tjetėr kėrkon solidaritetin e tė korruptuarve pėr t'u zgjedhur kryetar shteti. Kemi njė parti nė pushtet, e cila as qė e vė ujin nė zjarr kur nė krye tė njė dege lokale zgjidhet njė njeri qė ka qėlluar me armė mu nė mes tė Parlamentit. Siē shihet ėshtė njė politikė, e cila, edhe kur s'ka tė bėjė me mafien, nuk e kėrcėnon kėtė tė fundit. Pėrkundrazi, krijon terrenin, ku pema e mafies mund tė harlisė pėr bukuri.
    --------------

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Merr fund ideja e presidentit "konsensual"

    Opozita kalon nė ‘kundėrsulm’ dhe ‘sfidon’ mazhorancėn

    Sali Berisha: ‘Zgjedhje tė reja, pavarėsisht nga Presidenti!’

    Partia Demokratike i ‘ka hedhur dorashkėn’ mazhorancės dje, duke paralajmėruar publikisht se ajo do tė ēojė vendin nė zgjedhje tė reja, pavarėsisht ēėshtjes sė zgjedhjes sė Presidentit. Vetė kryetari i PD-sė Berisha, ka theksuar se opozita nuk e kushtėzon mė problemin e zgjedhjeve tė lira me ēėshtjen e Presidentit dhe se opozita do tė shkonte nė zgjedhje edhe nėse socialistėt do tė mund tė zgjidhnin njė President nga radhėt e tyre qė PD-ja nuk do ta njihte. Nė ‘njė demonstrim’ force, kryetari i PD-sė, Sali Berisha, ka mbledhur dje paradite drejtuesit e departamenteve tė partisė mė tė madhe opozitare tė vendit dhe u ka transmetuar atyre se i vetmi objektiv i kėsaj partie qė kėtej e tutje, do tė jenė zgjedhjet parlamentare tė cilat ‘do tė jenė tė shpejta’. Duke u paraqitur si kryesuesi i sigurtė i zgjedhjeve tė reja, Berisha u ka kėrkuar drejtuesve tė departamenteve qė tė kenė gati ‘administratėn e re hije’ tė shtetit nė tė cilėn do tė pėrfaqėsohen tė gjithė specialistėt qė aktualisht janė nė punė si dhe njė plejadė e re ekspertėsh e tė rinjsh, tė cilėt do tė kenė detyrim tė tyrin ndryshimin e ‘imazhit tė administratės sė korruptuar’. Nė ndryshim nga koha e pas ’92, Berisha ka kėrkuar me shpejtėsi ngritjen e infrastrukturės dhe modeleve tė qeverisjes sė re, nga drejtuesit e departamenteve tė PD-sė, sė bashku me programet e ndėrhyrjes nė sektorė tė ndryshėm tė administratės, ‘pėr tė ecur me shpejtėsi nė rrugėn e integrimit europian’ pas zhvillimit tė zgjedhjeve tė shpejta tė parakohshme. "Nė tė gjitha variantet, vetėm zgjedhjet janė zgjidhja e vetme pėr kapėrcimin e krizės, si nė variantin kur socialistėt do tė zgjedhin Presidentin e tyre (tė cilin ne nuk do tė njohim), por edhe nė variantin kur ata nuk do tė mund ta zgjedhin Presidentin. Nė tė dyja rastet, ne do tė kėrkojmė tė shkojmė drejt zgjedhjeve, pra do tė pėrgatitemi pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. Kjo pėr faktin se kėrkesa e shqiptarėve, kėrkesa e opozitės, kėrkesa e qartė e shprehur me njė rezolutė pėr President konsensual, po hidhet poshtė. PD po mendon pėr njė qeverisje tjetėr, pėr njė qeveri e cila natyrisht, duke ruajtur atė ēka ka mbetur pozitive, (sepse nuk mund tė mohohet nė rast se qeveritarėt e kanė konceptuar pushtetin si njė mekanizėm pasurimi, nė administratė ka njerėz tė pėrkushtuar, ka njerėz tė aftė tė cilėt janė pėrpjekur qė profesionalizmin e tyre ta vėnė nė shėrbim tė vendit) duhet tė punojė qė t’u japė pėrgjigje tė gjitha problemeve madhore tė vendit, pėr njė administratė qė para sė gjithash, tė jetė e vendosur tė heqė kėtė njollė tė zezė qė ka sot administrata shqiptare, qė ėshtė administrata mė e korruptuar, apo ndėr mė tė korruptuarat. Ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme qė tė realizohet qė ekspertėt mė tė mirė, inteligjenca shqiptare nė tėrėsi, tė ketė nė departamente tribunėn e vet. Unė kėrkoj qė nėpėrmjet punės me departamentet, tė ripėrtėrijmė programin, tė zgjerojmė resurset njerėzore, tė shohim edhe njė herė tė gjitha problemet qė kanė sektorė tė ndryshėm, sepse e vėrteta ėshtė se kjo ėshtė njė qeverisje thellėsisht e inkriminuar, thellėsisht e korruptuar dhe vėshtirėsitė do tė jenė serioze", ka deklaruar kryetari demokrat, Sali Berisha. Pėr tė realizuar ndryshimin e shpejtė tė imazhit tė administratės shtetėrore, Berisha ka kėrkuar mbėshtetjen nė dy kritere. I pari do tė jetė kriteri i ruajtjes sė specialistėve tė mirėfilltė qė aktualisht punojnė nė administratėn shtetėrore dhe kriteri i dytė do tė jetė kompletimi i strukturave me ‘resurse tė reja tė njerėzve mė tė aftė" tė cilėt do tė zėvendėsojnė tė gjithė ata individė qė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė apo edhe indirekte, kanė marrė pjesė nė favorizimin e korrupsionit. Po dje nė mėnyrė indirekte, kryetari demokrat u ka bėrė thirrje kontigjenteve tė afta dhe profesionale tė shoqėrisė shqiptare qė tė kontribuojnė nė ndėrtimin e njė administrate moderne shtetėrore qė njėkohėsisht do tė ishte efiēente dhe e njė mentaliteti tjetėr. Gjithashtu, kryetari demokrat, Sali Berisha, ka kėrkuar oponencė ‘mė tė studiuar dhe mė tė argumentuar’ nga departamentet e PD-sė, ndaj qeverisjes sė korruptuar.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Eduart Selami: Kadare, President


    Besoj i keni ndjekur nga afer debatet qe po zhvillohen per zgjedhjen e Presidentit te ardhshem.

    Po i kam ndjekur dhe per mendimin tim eshte nje nga lajmet me te mira qe kane ardhur nga Shqiperia permendja e konsensusit e permendja e mundesise se bashkepunimit midis forcave politike per te zgjedhur Presidentin e Shqiperise. Mendoj se mirekuptimi dhe bashkepunimi eshte ajo qe i duhet Shqiperise, eshte ajo qe e shtyn perpara dhe qe e orienton Shqiperine ne drejtim te zgjidhjes se atyre problemeve qe ka. Sepse ne nje shoqeri te hapur demokratike eshte normale per te mos u marre vesh, per t'u perplasur dhe po kaq normale dhe e rendesishme eshte per t'u marre vesh. Mendoj se perpjekjet e opozites dhe shtrirja e dores se saj, per ta ndihmuar poziten qe te gjeje Presidentin eshte nje lajm shume i mire.


    Sa eshte e perligjur kerkesa e opozites?


    Mendimi im eshte se keto dy gjera jane te ndara dhe kjo nuk ka te beje me venien ne dyshim te legjitimitetit (te Parlamentit). Kjo ka te beje pikerisht me krijimin e nje fryme te re te bashkepunimit, prandaj eshte shume pozitive qe opozita i ofron doren e bashkepunimit dhe pozita duhet ta marre parasysh kete. Shqiperia ka kaq shume probleme dhe ka kaq shume veshtiresi, saqe pa nje mirekuptim dhe pa arritur momenti, qe energjia e njerezve te fokusohet atje ku jane problemet, une nuk mendoj se do te arrihet ndonje gje e rendesishme. Prandaj mendoj se nje preference per nje President, i cili te kete konsensusin e te dy paleve, i propozuar nga opozita, do te jete nje hap ne drejtimin e duhur mendoj.


    Duke marre parasysh maredheniet e nderlikuara aktualisht mes pozites dhe opozites, a eshte e arritshme nje gje e tille?


    Kjo eshte dicka qe koha do ta provoje. Ajo cka po them une, eshte qe ky eshte nje hap ne drejtimin e duhur.Rezultatet jane ata. Ata jane lojtaret, ata jane ne fushe. Ata jane ata qe vendosin. Por une mendoj se duhet marre parasysh dhe opinioni i komunitetit nderkombetar, i cili pikerisht perkrah kete gje. Aleatet tane, partneret tane euroatlantike do ta mbeshtesin nje gje te tille, qe padyshim eshte ne interes te Shqiperise, te te gjithe forcave politike ne Shqiperi.


    Ne bazat e hershme te vendosjes se demokracise ne Shqiperi keni luajtur nje rol shume te rendesishem. Keni qene dhe kryetar i PD-se. Gjate ketyre viteve te fundit keni punuar ne Amerike dhe keni njohuri dhe mbi sistemin amerikan. Sipas jush cfare cilesie duhet te kete Presidenti i ri i Shqiperise?


    Per mendimin tim, Presidenti i ri i Shqiperise duhet te permbushe ate pike qe eshte ne Kushtetute, te jete simbol i unitetit kombetar dhe jo cdo politikan i suksesshem ne Shqiperi e ka kete lloj cilesie. Dhe per kete une mendoj se Shqiperia eshte ne nje pozicion shume te favorshem. Shqiperia eshte nje vend, qe ka nje figure qe pak vende e kane. E cila eshte nje figure qe pranohet nga komuniteti nderkombetar. Qe pas Nene Terezes eshte figura me e madhe nderkombetare. I cili ka nje eksperince te jashtezakonshme, patriotizmin e tij nuk e ve ne dyshim kerkush, aftesite e tij nuk i ve ne dyshim kerkush, dhe ky emer eshte Ismail Kadare. Per mendimin tim, Ismail Kadare do te jete figura me e plote, e cila do t'i jepte Shqiperise nje imazh tjeter, do te shpejtonte procesin e saj ne integrimin dhe jam i sigurt se partneret tane euroatlantike do ta pershendesnin.


    Ne disa raste z. Kadare eshte shprehur publikisht se nuk eshte i interesuar per nje gje te tille.


    Por mendoj, se nese pozita dhe opozita sinqerisht dhe seriozisht do te ulen dhe do t'i propozojne atij se kjo eshte ne interes te Shqiperise dhe te demokracise, ai mund ta rishikoje kete mendim. Ne nuk duhet te shikojme se ku jane njerezit qe mezi presin te shkojne atje. Ne duhet te shikojme se kush jane njerezit, qe vertete mund ta ndihmojne Shqiperine. Dhe ky eshte preokupimi im dhe prandaj une jam ne perkrahje te plote te figures se Kadarese.


    Edhe emri juaj eshte permendur disa here si kandidat i mundshem per President. E keni menduar kete ndonjehere dhe ne cfare rrethanash do te ktheheshit per t'i sherbyer atdheut tuaj?

    Do t'i qendroja mendimit, qe kam shprehur ne intervistat e fundit, te cilat nuk kane qene dhe aq te shpeshta. Mendimi im eshte qe une nuk e kam harruar Shqiperine dhe ajo nuk ka dite qe nuk eshte ne mendjen time. Dhe une, nese do te gjykoj qe kjo eshte ne momentin e pershtatshem ne interesin e Shqiperise nuk diskutohet qe nuk do ta perjashtoj mundesine e kontributit tim per Shqiperine.


    Mendoni se mund te jeni nje figure qe perfaqeson unitetin e kombit, duke patur parasysh qe keni qene udheheqesi i nje partie politike?

    Po eshte e drejte. Dhe kete kam parasysh kur them, ne qofte se kjo eshte ne dobi te Shqiperise. Dmth, nese mendohet keshtu, pavaresisht nga ajo qe mendoj une, nga ana ime kontributi do te jete atje. Njerez te ndryshem kane mendime te ndryshme. Disa mendojne se une e kam kete, disa te tjere mendojne se nuk e kam. Kjo eshte normale ne nje demokraci. Por ajo cka po them une eshte qe ne momentin e pershtatshem, nese kjo do te jete ne interes te Shqiperise, une nuk do ta refuzoja.



    Marre nga "Zeri i Amerikes"
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Ylli Popa President

    Sot Koha Jonė jep versionin mė tė fundit pėr Presidentin e ardhėshėm tė Shqipėrisė. Ky mesa duket mund tė jetė nė bazėn e njė konsensusi pozitė-opozitė.

    _______________________________________

    PD: Ylli Popa President
    Nevila Perndoj /Kryetari i Akademise se Shkencave, Ylli Popa eshte intelektuali qe demokratet e shikojne si figuren me konsensuale per presidentin e ardhshem. Deputete te selise blu thane dje per "KJ" se akademiku Ylli Popa eshte intelektuali me i perfolur mes tyre per presidentin konsensual. Ka qene nje propozim i hedhur nga deputeti kavajas Pellumb Berisha qe eshte mbeshtetur me pas edhe nga deputete te tjere. Deputeti i PD, Pal Dajci siguroi se nje figure e tille i ploteson kriteret e nje kandidati per president konsensual. Nderkohe qe edhe zedhenesi i PD, Edi Paloka nuk e perjashtoi nje propozim te tille duke shtuar s demokratet kane propoganduar me kohe nje figure nga bota akademike. Megjithate deputetet sqaruan se nje propozim i tille nuk eshte hedhur ne leter. Kjo do te thote se ende nuk behet fjale per plotesimin e kushtit themelor kushtetues, ate te mbledhjes se 20 firmave. Propozimi i tyre paraprak per z.Popa nuk lidhet me mundesine e pjesemarrjes se grupit parlamentar te PD gjate procesit te votimit per kreun e shtetit. Sipas tyre, kandidatura e Popes do te hidhet per diskutim vetem nese PS do te pranoje te ulet ne tryeze per zgjedhjen e nje presidenti konsensual. Serish kryetari i PD, Sali Berisha ftoi dje mazhorancen qe te ulet ne tryeze per zgjidhjen e ceshtjes presidenciale. "Nano te ulet ne tryeze dhe te heqe dore nga bingo- presidenca, por te kthehet tek presidenti i konsensusit dhe marreveshjes se nje presidenti qe perfaqeson shqiptaret me dinjitet ne kete moment historik dhe te behet realist se nuk i ka votat. Ne duhet te gjeme nje president qe ta mbeshtesim dhe ta respektojme dhe u siguroj ju se kjo do te jete ne te miren me te madhe te gjithe qytetareve shqiptare te procesit te integrimit te ndertimit te institucioneve", tha dje Berisha. Ne kete menyre, kryetari i PD konfirmoi edhe njehere se opozita nuk do te ndryshoje nga qendrimi i saj per te bojkotuar procesin e votimit te presidentit ne rast se mazhoranca nuk bie dakort per nje figure konsensuale. Dihet tashme se vendimi politik, qe opozita mori lidhej edhe me mundesine e pjesemarrjes se disa deputeteve demokrate ne kuvend. Votimi "pro" i 4 deputeteve per kryetarin e SHISH, Fatos Klosi ishte nje shembull i qarte se ky fenomen mund te perseritet serish. Berisha konfirmoi dje se nje situate e tille nuk do te ndodhe pasi asnje nga deputetet demokrate nuk do te marre pjese ne rast se do te votohet vetem per kryesocialistin Nano si president.
    ______________________________________

    Rycki

  17. #17
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ne edicionin online te gazetes Tema gjeta kete artikull nga Mero Baze



    Ku mbaron dėshtimi dhe ku fillon kriza?


    Mero Baze


    Kriza e zgjedhjes sė presidentit nė Shqipėri, ka provokuar njė debat nė tė gjitha nivelet e shoqėrisė, nė tė cilėn po ngatėrrohen disa herė, me qėllim, dy fenomene qė po na bashkėshoqėrojnė. Fenomeni i parė ėshtė kriza e mosqeverisjes dhe fenomeni i dytė ėshtė mekanizmi qė do tė bėjė legjitim presidentin. Nė pėrpjekje pėr tė mos thėnė asgjė dhe pėr tė ruajtur distancėn nga pėrgjegjėsia konkrete qė kanė shumė figura tė nėntokės sė politikės shqiptare, po pėrpiqen ta socializojnė zgjidhjen e krizės sė presidentit, duke e banalizuar nė nivele tė tilla, qė “shqiptarėt nuk kanė ujė, ē’u duhet presidenti!”, “presidenti nuk ka kompetenca, pėrse zihen kaq shumė!” e tė tjerė sllogane tė tilla. Kėto sllogane janė njė mekanizėm i ri, i cili synon tė nxjerrė nė plan tė parė dėshtimin e qeverisjes dhe defektet e saj, pa ndonjė faturė konkrete, dhe nga ana tjetėr, tė mos e ēojė kurrė deri nė fund reformėn e nevojshme politike qė zgjidh problemin. Duke qenė se ky fenomen pėrkon dhe me krizėn e presidentit, shumė nga avokatėt e qeverisė qė janė njėkohėsisht nė shumė raste, dhe strategė dhe kėshilltarė tė saj, pėrpiqen tė barazojnė nė opinion peshėn qė ka dėshtimi i qeverisjes dhe rėndėsinė qė ka zgjidhja e krizės sė presidentit. Ajo ēfarė po ofrojnė sot opinionistėt afėr qeverisė, i ngjan zbutjes sė Ramiz Alisė nė vitet ’90, kur gjithė organizatat ndėrkombėtare i kėrkonin lirimin e tė burgosurve politikė dhe ai premtonte si do t’i mbante mirė nė burgje, duke u dhėnė tė hanė mė shumė dhe tė kishin mė shumė tė drejta. I njėjti formulim po ndodh dhe tani. Tani qytetarėt shqiptarė, ėshtė e vėrtetė qė po vuajnė dėshtimin e qeverisė, por dėshtimin adminstrativ tė saj. Fakti qė nuk ka ujė, qė ka krim, qė ka korrupsion, qė ka trafiqe tė mishit tė bardhė etj., janė probleme tė mungesės sė fuqisė administrative tė qeverisė dhe tė programeve tė kėqija tė saj. Nėse dikush duhet tė analizojė dėshtimin administrativ tė qeverisė, duhet t’i marrė punėt me radhė: tė hapė dosjet dhe tė shohė sė pari kush ia ka shkruar programin, kush e ka mbėshtetur programin e saj, kush e ka justifkuar nė FMN dhe Bankėn Botėrore kėtė program, kush i ka rregulluar marrėdhėniet publike tė qeverisė, kush i ka rekomanduar kryeministrit ku t’i shpėrndajė reklamat dhe kujt t’ia japė, kush i ka rekomanduar kryeminstrit si tė blejė disa gazeta dhe tė “zhdukė” nga faqja e dheut, po pati mundėsi, tė tjera, e kėshtu me radhė. Kėto janė elementė tė mjaftueshėm pėr tė analizuar keqadministrimin e vendit prej qeverisė dhe pėr tė nxjerrė pėrgjegjėsitė administrative tė kėtij dėshtimi. Po problemi tek ne nuk ėshtė administrativ. Administrativisht, dhe mund tė kemi sukses. Administrativisht, qeveria sikur tė mos kishte njė program tė shkruar kaq keq sa ky qė i kishin shkruar Pandeli Majkos, dhe mund tė ecte mė mirė. Administrativisht bile, diktaturat ecin mė mirė, pavarėsisht se kjo jona ka goditur dhe diktaturė e pafat. Problemi nė thelb, ėshtė politik. Kur thuhet si duhet zgjidhur kriza e presidentit, nuk duhet bėrė moral, por i duhet qėndruar mekanizmit qė bėn legjitim presidentin pavarėsisht se ka apo nuk ka ai kompetenca, do tė jetė ai me mjekėrr apo pa mjekėrr. Pėrfytyroni pėr njė moment, sikur tė kishte funksionuar vjedhja e votave dhe Perėndimi tė mos kishte reaguar, ose mė keq akoma, pėrfytyroni njė moment qė raporti i ODIHR-it t’i quante zgjedhjet “Election Americana” siē i ka quajtur kolegu ynė Remzi Lani disa ditė pas pėrfundimit. Pėrfytyroni sikur Genc Ruli t’ia kishte shkruar pa hile programin qeveritar Pandeli Majkos dhe ai tė kishte tani suksese, si pėr shembull, tė shtohej prodhimi, tė rritej konkurenca e ndershme, tė mos zhvlerėsohej leku, etj. Pėrfytyroni pėr njė moment, sikur Nano tė ishte mė pak i vendosur pėr t’u bėrė president, dhe t’i linte pėr shembull, krahun bosh Rexhep Meidanit? Nėse kėto do tė ndodhnin, atėherė nė Shqipėri nuk do tė konsiderohej se kishte krizė tė demokracisė, por gjėrat do tė quheshin tė korrigjuara. Pėr mė tepėr akoma, disa nga denoncimet e formės kushtore, tė tipit qė, “socialistėt duhet tė iknin nga pushteti, po qe se do tė ishin mė tė mirė demokratėt... ”, janė kthyer nė gangrena qė mė kujtojnė njė histori tė njė mikut tim nė fėmijėri dhe qė mė pas, vuajti deri nė pėrfundim tė universitetit njė dramė tė vėrtetė shpirtėrore dhe psikologjike, pasi, sa herė qė i duhej tė bėnte njė hap pėrpara nė jetė, dikush i kujtonte se ai “diēka kishte nė biografi”. Kėshtu i ndodhi kur shkoi nė shkollė tė mesme, kėshtu i ndodhi kur deshėn ta dekoronin njė herė nė vit tė dytė, kėshtu i ndodhi kur i dhanė shkollėn e lartė dhe i ndėrruan degėn, kėshtu i ndodhi dhe kur e emėruan nė zonėn verilindore. I terrorizuar nga kjo “diēka”, ai nuk la njeri pa pyetur nga fisi i vet, por askush nuk i dha njė pėrgjigje tė qartė, derisa mė nė fund u sqarua se nuk kishte asgjė. Por kur mori kėtė pėrgjigje, nuk kishte vlerė pasi kishte ardhur demokracia dhe nuk “pyetej” mė pėr biografi. Tani, dita ditės njerėz qė kurrė nuk kanė ngritur njėherė zėrin kur PD-ja ishte nė pushtet pėr gabimet e saj, njerėz qė kanė ministra ose opozitarė tė saj, nuk kanė artikuluar kurrė njė mendim tė qartė se ēfarė krimesh ka bėrė kjo parti nė pushtet, pėrpiqen tė eterizojnė nė formė letrare, krime qė i dinė ata, por nuk ėshtė vendi t’i thonė. Kriteri i vlerėsimit tė biografisė nė njė politikė ėshtė njė kriter qė duhet tė funksionojė, por duhet tė funksionojė si element i opinionit publik dhe jo si element dosjesh sekrete. Krimet apo gabimet qė bėn njė parti politike nė demokraci, jo vetėm qė janė tė denoncueshme, por janė dhe tė ndėshkueshme. Ato ndėshkohen me votė dhe me procese gjyqėsore kur bėhet fjalė pėr vjedhje. PD ėshtė ndėshkuar me votė pėr krizėn elektorale tė vitit 1996 dhe krizėn e piramidave tė vitit 1997, ndėrkohė qė askush nga ata qė vodhėn nė kohė tė PD-sė nuk ėshtė ndėshkuar. Tashmė e ka radhėn qė pėr krizėn elektorale, tė ndėshkohet PS, ndėrsa ne tė gjithė duhet tė kujdesemi qė hajdutėt e PS-sė tė mos kenė fatin e lumtur tė hajdutėve tė PD-sė, qė kur tė jenė nė opozitė tė bėhen opozitarė tė opozitės pėr tė shpėtuar tė kaluarėn e tyre tė afėrt demokratike.Kriza e tanishme e presidentit, ėshtė krizė politike, krizė qė kėrkon ndėshkim elektoral dhe jo vetėm njė qeverisje mė tė mirė. Nė demokraci, ndryshe nga nė diktaturė, nuk duhet vetėm rend, qetėsi rrugė dhe tarraca tė reja, por liri pėr t’u pėrfaqėsuar. Dhe kėtė tė drejtė nuk mund tė na e vjedhė askush, qoftė dhe “pėr hir tė interesave kombėtare”.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Popa zgjidhje e mire

    Le tu shpresojme shqiptareve se do bien ne nje mendje per ta
    zgjedhur profesorin ne krye te shtetit per kete pese vjecar.

    Shume pozitive kjo goditja e PD.

    Ka mundesi ti japin nje frymemarrje natyrale jetes se me pompat e Nanos bythas kane per tu zvarritur.

    Dhe si thoshte pa le, une jam me i miri.

    C'bythec

  19. #19
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pershendetje. po pse o viti pare a hera pare eshte kjo gjendje ne shqiperi, vota te parakoheshem, ku presiden nuk ben, kjo qeveri nuk ben, kjo histori ka fillura qe me "demokracine". sa here ka bere shqiperia vota deri tani qe nga 1990-2002, sa edhe bota tha boll se na merzitet , jo na i ben me ile, jo i kan marr votat me rrena, po njeta kenge kendohet atje, ka dal si jasht mode. lojra e vetem lojra. asnje gje konkrete, e reale. jo hiqu ti.... se vije une..., jo ti se gjo, po ku eshte...... vaj me det per ata qe jan aty. po pse o Nano e o Berisha vetem me keta ka mbetur ajo shqiperi shkreta, nuk doli ndoje tjeter nga grupi, se boll u llodhen keta te dy kan 12vjet rrejsht hup te zura e hup te kapa..... nuk do te na dal ndoje kukul tjeter..
    hade shnet se nuk ia vlen edhe Nano me Berishen e dine kete po nuk kan cbejne, bejne cu thon e hedhin kembet sipas valles...
    me shume respekt
    eda
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eda H : 02-06-2002 mė 22:14

  20. #20

    Po Leka Zogu

    Pas krejt kesaj qe pritet te ndodhe per zgjedhjen e presidentit populli do te dije te mendoje edhe ndryshe se sa me shume pozitive do ishte sikur te Kthenim Manarkine dhe Mbretin Leka Zogu qe te jete ai figura qe i bashkon Shqiptaret qe te jete ai nderi dhe krenaria e kombit tone se me Presidenta qe shkojne e vijne e qe jane si kukulla qe si pyet njeri u ngopem na ngopi mejdani e na Gerditi Berisha dash qe don qe per 1000 vjet mos degjoje emer president ma be ky far Nano qe deshirone te behet klyshi grek president ,ti vije turp Shqiperise te kete nje president grekofil , por ja qe shfaqja posa ka filluar dhe do te presim mbarimin qe te shohim se shqiptaret zgjedhin presidentin e tyre .
    Une qe mendoj ndryshe nga Nano ndryshe nga Berisha e qe dua qe Shqiperia te kete Mbretin e saje ne vend te saje .

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėr mėsuesit e matematikės
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 10:22
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Gjinushi: Zgjidhja e vetme e krizes politike jane zgjedhjet e parakohshme
    Nga no name nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 03:22
  4. Elita shqiptare e Maqedonise
    Nga StormAngel nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 05-10-2005, 17:08
  5. Zgjidhja e krizes shqiptare
    Nga Albo nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-04-2002, 06:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •