Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 76 prej 76
  1. #61
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    si nderrojne njerezit...

    o zot si nderrojne disa njerezit si era
    lere me mendjen po edhe lekuren e nderrojne!

    bukur e?!

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Babushi

    I pame te rinjte. Natyrisht nuk i pergjithsoj.
    Ideali tyre ishte Benzi.
    Per benz te rinjte me 8 vjecare vrasin komshiun..ata me te mesme shesin Motrat..ata me te larte....Atdheun.

    Le te shikojme Alfredin..Nji bir i kohes se pas Rilindjes kombetare.
    Erdhi Xhaja nga Kavaja me simite te medhaja.lol.

    Ata te rebelizmit nuk e kane pritur mire gjeneralin duke ironizuar me bunkeret. Bunkeret nuk i inicioi Alfredi.
    Ai beri detyren si ushtarak e inxhinier.
    Rebelet urrejne tek Alfredi ate periudhe te jetes se tije kur Alfredi punoi pa paragjykime ne Sherbim te Shtetit Demokratik te viteve mbas 91-it.
    Per ata Rebelet ( ose treshja sic i quajti miku me lart) Shqiperia e mbas 92-it ishte jo atdhe po nji kala "burgjeze" qe duhej rrezuar me themel. Dhe e rrezuan. Mejdani ishte i mire per ata sepse ishte me ata ne Rebelizem.
    Alfredi nuk ishte me ta ne kete aventure te ndyre. Kjo eshte per Rebelet "e keqja" e Moisiut.

    URIME BABUSHIT !


    Ja dhe dicka familjare per presidentin tone te ardhshem..
    Koha Jone..
    -------
    Ditet e fundit ne pallatin e vjeter
    Anila Rama/ Nuk este shume e veshtire te gjesh pallatin ku prej 31 vitesh banon i biri i Spiro Moisiut. Pallati pesekatesh ku banon prej vitesh 73-vjecari i mandatuar si presidenti i katert i Shqiperise, ndodhet vetem disa qindra metra larg godines se Parlamentit shqiptar. Aty ku 97-te deputetet nga mazhoranca dhe pozita shenuan nje kthese hisorike ne jeten politike shqiptare duke zgjedhur nje president mbi palet. Pallati i vjeter, por i lyer gjate restaurimeve te bera se fundi nga Bashkia e Tiranes, dallon nga te gjitha ndertesat e asaj zone per shkak te dekoracionit te perdorur me nje kompleks ngjyrash dhe rombesh. Ne fakt sapo afrohesh aty veren ndryshimin qe ka ndodhur prej mbremjes se te henes. Dy oficere civile te gardes kane filluar sherbimin prane pallatit menjehere pasi ne parlament u zyrtarizua rezultati per zgjedhjen e Moisiut president. Cdo levizje e njerezve qe kerkojne te ngjiten ne hyrjen e pallatit, kontrollohet prej tyre. Jeta e banoreve te pallatit ka ndryshuar duke marre nje rendesi te vecante, si komshinj te kreut te shtetit i vendosur me banim ne katin e dyte. Nje korridor me shkalle te zakonshme pallati te shpie ne katin e dyte ku jane te vendosura dy dyer, njera prej te cilave e vjeter dhe tjetra e blinduar. Ne te dyja pjeset, njera prej te cilave sic shpjegojne fqinjet, eshte vendosur pas shteses se pallatit, banon familja e Alfred Moisiut. Mirela vajza e vogel qe jeton me te atin hap me miresjellje deren, por nuk deshiron te kete vizita nga gazetaret. Ne fakt eshte ajo qe ka prituar urimet e shume njerezve qe kane trokitur. Me aq sa mund te shihet qe nga dera gjysem e hapur duket ne sfond nje pamje e zakonshme apartamenti e mobiluar jo keq. Me tej asgje me teper. Ndersa dy ballkonet e shtepise te mbylluar me grila te erreta, e kane pamjen perballe me parlamentin. Ende pa u largaur mire ne, ne deren e Alfred Moisiut serish nje trokitje urimi. Kryetari i Shoqates "Kosova", Murat Gjonbala sjell dorazi nje kartoline urimi per presidentin, ne emer te shoqates. "Shoqata e Atlantikut te Veriut dhe shoqata "Kosova" kane bashkpunuar me njera tjetren qe nga krijimi. "Une e kam mik Alfredin dhe u gezova shume qe ai u zgjodh ne kete detyre te rendesishme", thote Gjonbala per "KJ" duke u larguar.

    Dita e pare si president

    Alfred Moisiu e filloi diten e pare si president duke nderuar kujtimin e dy njerezve te tij te dashur qe nuk jetojne me. I shoqeruar nga vajza e vogel Mirela ai eshte nisur qe heret ne mengjes drejt varrezave te Sharres, aty ku prehet bashkeshortja e vdekur kater muaj me pare dhe i ati Spiro Moisiu.

    "Sapo doli nga shtepia, kam dale dhe e kam uruar per detyren e re qe mori dje", thote Lejla fqinja qe banon ne katin e trete. Ne fakt diten e hene i gjithe pallati ka perjetuar me emocion ate qe ndodhte ne parlament, vetem disa qindra metra larg tyre. "Kur numri i votave arriti ne 84 une i rashe dyshemese se shtepise, por edhe per t'i bere sinjal Mireles qe ta uroja me nje menyre tipike mes fqinjesh", vazhdon te tregoje 40 vjecarja Lejla Shahu. Nje nga banoret e tjere te pallatit, pohon se ishin fqinje me Alfred Moisiun qe nga ndertimi tij duke pasur marrdhenie korrekte dhe shume te mira midis fqinjesh. "Ne cdo gezim, shqetesim dhe hidherim ne e kemi pasur gjithmone deren te hapur per njeri-tjetrin. Edhe pas vdekjes se gruas se Alfredit u jemi gjendur prane vajzave dhe djalit", tregon Lejla, komshia me te cilen presidenti i ri ka pasur marredhenie me te aferta se e te tjeret. Ajo vazhdon me tej biseden duke thene se do t'ju vinte keq ne rast se familja Moisiu do te largohej per t'u vendosur ne Pallatin e Brigadave. Por duke qene e bindur se miqesine e krijuar nuk da ta prishi kjo largesi.

    © Koha Jone 2001 All Rights reserved

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pak Biografi mbi Presidentin.

    gazeta shqiptare
    --------------------------
    Historia e panjohur e familjes Gjeneral-major Spiro Moisiut, Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Nac-Ēlirimtare. Pse e shkarkoi Enver Hoxha dhe si survejohej djali i tij Alfredi

    Gjeneral Moisiu, kryekomandanti qė u bė Kryetar i Gjuetarėve


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Ka qenė 10-Korriku i vitit 1978 kur nė Pallatin e Brigadave teksa pritej qė tė mbėrrinte udhėheqja e lartė e Partisė sė Punės qė do tė merrte pjesė nė ceremonitė e mėdha tė festimeve jubilare tė 35-vjetorit tė Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare, dikush u kujtua se nė protokollin zyrtar ishte harruar dhe mungonte njė nga emrat kryesorė qė duhej tė ishte prezent nė atė ceremoni. Pas pak nga dera kryesore e Pallatit tė Brigadave doli njė makinė luksoze e cila pasi e pėrshkoi me shpejtėsi tė madhe bulevardin kryesor tė Tiranės, ndaloi pėrballė njė vile tė vjetėr nė Rrugėn "Fortuzi".

    Personi qė doli nga makina pasi trokiti disa herė nė portėn e shtėpisė, iu drejtua atyre qė i hapėn derėn duke u thėnė: "A ėshtė shoku Spiro kėtu se e kėrkon shoku Enver pėr tė ardhur nė ceremoninė e pėrvjetorit tė Ushtrisė?" Ata qė hapėn derėn e vilės u vunė nė siklet tė madh dhe nuk dinin se ku mund ta gjenin kryefamiljarin e tyre qė kishte dalė qė nė mėngjez herėt nga shtėpia. Ndėrsa nė Pallatin e Brigadave ēdo gjė ishte gati e tė gjithė personalitetet e larta tė partisė e tė shtetit si dhe tė ftuarit e tjerė kishin zėnė vėndet e caktuara nga komisjoni i festės dhe pritej vetėm ardhja e Komandantit, Enver Hoxhės, makina luksoze e Komitetit Qėndror me familjarėt e vilės vazhdonin tė kėrkonin nėpėr pijetoret e Tiranės, ish-Komandantin e Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare-Gjeneral-major Spiro Moisiun. Kur ata pothuaj i kishin humbur tė gjitha shpresat se mund ta gjenin gjeneralin nė pension, dikush u kujtua qė tė shikonin nė njė nga lokalet e periferisė qė ai kishte filluar ta frekuentonte kohėt e fundit. Dhe nuk ishin gabuar, ndėrsa makina frenoi vrullshėm tek dera e lokalit, personi i panjohur zbriti me tė shpejtė dhe pasi u afrua tek njė tavolinė ku po pinin gjysėm tė pėrgjumur katėr burra tė moshuar, iu drejtua njerit prej tyre "Mė falni, shoku Spiro, ju kėrkon shoku Enver qė tė vini nė festėn e jubileut tė Ushtrisė?. Ish-Komandanti i Pėrgjithshėm i partizanėve shqiptarė, ngriti gotėn e vogėl tė rakisė dhe pasi e toku me tre shokėt e tij ish-partizanė tė vjetėr, iu pėrgjigj tė porsaardhurit: "Po ja, ne festėn e Ushtrisė po kujtojmė".

    Kush ishte Spiro Moisiu
    Spiro u lind nė vitin 1900 nė qytetin e vogėl tė Kavajės nė familjen e njohur tė Moisive nga rridhte dhe aktori i madh me famė botėrore, Aleksandėr Moisiu. Spiro mbeti jetim nė njė moshė fare tė re, pasi babai i tij u vra nė vitin 1913 nga forcat rebele qė kėrkonin rrėzimin e qeverisė sė Vlorės tė kryesuar prej Ismail Qemalit. Pasi mbaroi shkollėn unike nė qytetin e Kavajės dhe Durrėsit, Spiro u dėrgua pėr tė ndjekur gjimnazin nė Vjenė tė Austrisė. Pas kthimit nga Austria aty nga viti 1918-1919, ai mbaroi njė kurs disa mujor nė shkollėn e plotėsimit tė oficerėve nė Tiranė e cila asokohe drejtohej nga instruktorė gjermanė e austriakė ku dhe mori gradėn e nėntogerit. Njė vit mė pas Moisiu mori pjesė nė pėrbėrje forcave qeveritare qė u caktuan nė mbrojtje tė Kongresit tė Lushnjes dhe po atė vit ai u caktua me detyrėn e shefit tė shtabit tė grupit nė luftimet qė zhvilluan nė Kaptinė tė Martaneshit kundra forcave serbe. Nė vitin 1923 ai mbaroi nė Tiranė kursin tjetėr njė vjeēar tė oficerėve qė asokohe drejtohej nga ushtarakėt gjermanė ku dhe mori gradėn e togerit. Nė Kryengritjen e Qershorit tė vitit 1924, Spiro u rreshtua pėrkrah ushtarakėve tė komanduar nga kolonelėt Rexhep Shala dhe Kasėm Qafzezi tė cilėt u bashkuan me forcat fanoliste. Po kėshtu nė dhjetorin e vitit 1924, Moisiu me gradėn e togerit mori pjesė me forcat qeveritare qė dolėn nė Shkallėn e Tujanit pėr tė penguar kthimin e Zogut nė Shqipėri. Pas ardhjes sė Ahmet Zogut nė pushtet, Moisiu nuk u largua jashtė vėndit ashtu si shumė fanolistė tė tjerė, por ai qėndroi nė Shqipėri dhe pėrfitoi nga amnistia Zogu dha pėr pjesėn dėrmuese tė atyre qė morėn pjesė pjesė nė Lėvizjen Qershorit.

    Ushtarak i Monarkisė sė Zogut
    Nė vitin 1925 duke pasur parasysh aftėsitė e tij si ushtarak tepėr i aftė, Kryeministri Ahmet Zogu e rithirri toger Spiro Moisiun duke e titulluar pėrsėri oficer nė Ushtrinė Kombėtare. Karriera ushtarake e Moisiut erdhi nė ngritje pas viteve 1929-1930-tė, kur ai mbaroi me rezultate tė shkėlqyera nė Tiranė shkollėn e Perfeksionimit tė Oficerėve qė drejtohej nga instruktorėt italianė, ku ndėr 43 pjesmarrėsit e atij kursi ai u rendit i pari duke marė gradėn e kapitenit. Gjatė gjithė periudhės sė Monarkisė sė Zogut, Moisiu shėrbeu si ushtarak i karrierės nė disa rrethe tė vėndit dhe nė vitin 1935 kur shpėrthu Kryengritja e Fierit, ai u gjend nė atė qytet pėrkrah oficerėve besnikė qė e shtypėn atė lėvizje. Duke parė aftėsitė e tij tė rralla si ushtarak, (nė atė kohė ai fliste gjermanisht, italisht, greqisht dhe serbisht) nė vitet 1937-1938 Moisiu u dėrgua dhe mbaroi kursin e lartė tė oficerėve madhorė qė drejtohej nga ushtarakėt italianė nė Tiranė, ku ai doli pėrsėri me rezultate tė shkėlqyera dhe mori gradėn e majorit. Nė prillin e vitit 1939 kur Italia kreu agresionin fashist ndaj Shqipėrisė, Major Spiro Moisiu shėrbente me detyrėn e Komandantit tė Kufirit nė Prefekturėn e Shkodrės. Ai pėrgatiti dhe organizoi forcat qė komandonte pėr tė bėrė rezistencė tė armatosur trupave ushtarake italiane duke i dėrguar ato deri nė Shėngjin. Por duke parė se si rrodhėn e precipituan ngjarjet dhe pėr tė mos i dorzuar ushtarėt e oficerėt qė komandonte nė duart e italianėve, major Moisiu u tėrhoq sė bashku me ta jashtė kufjive tė Shqipėrisė dhe u strehua nė Jugosllavi ku qėndroi si emigrant deri aty nga fillimi i vitit 1940-tė. Nė atė kohė ai u kthye nė Shqipėri duke iu pėrgjigjur thirrjes pėr tė shėrbyer pėrsėri nė rradhėt e Ushtrisė Kombėtare. Nė fundin e vitit 1940 major Moisiu nė krye tė Batalionit "Tomorri", u dėrgua pėr tė marrė pjesė nė luftėn italo-greke, por ai nuk pranoi tė luftonte dhe u tėrhoq nga fronti sė bashku me major Prenk Pėrvizin duke nxitur dhe dezertimet nė rradhėt e ushtarėve shqiptarė. Pas kėsaj ai u transferua nė njė repart nė fshatin Laē tė Kurbinit ku dhe u mbajt nėn survejim deri sa Gjykata e Lartė Ushtarake Italiane e dėnoi me vdekje pėr dezertim nga fronti i luftės. Ky dėnim u zbut mė pas pėr arsye se italianėt kishin frikėn e ndonjė rebelimi tė ushtarakėve shqiptarė qė vazhdonin ende tė shėrbenin nė rradhėt e tyre.

    Komandant i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Partizane
    Pas nxjerrjes nė lirim, nė vitet 1941-1942 Moisiu u vendos nė zonat e Lushnjes e Beratit dhe hyri nė lidhje me ish-ushtarakė tė tjerė tė Monarkisė qė kishin filluar organizimin e ngritjen e ēetave tė para partizane. Duke pasur parasysh tė kaluarėn e tij tė papėrlyer dhe aftėsitė e rralla si ushtarak i karrierės, nė korrikun e vitit 1943 krerėt e Partisė Komuniste tė Shqipėrisė dhe personalisht Enver Hoxha e thėrritėn atė nė Labinot tė Elbasanit ku dhe i propozuan detyrėn e Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Nac-Ēlirimtare. Lidhur me kėtė, ish-Kolonel Edip Ohri (Komandanti i Prėgjithshėm i Aviacionit Luftarak 1951-1975 ) dėshmon: "Gjatė gjithė periudhės sė Luftės si pėr ne partizanėt e thjeshtė ashtu dhe pėr kuadrot drejtuese, emri i Spiro Moisiut si Komandant i Pėrgjithshėm u bė tepėr i njohur dhe nė atė kohė Enver Hoxha nuk njihej fare. Tė gjitha udhėzimet dhe urdhėrat e luftės, mbanin vetėm firmėn e Spiro Moisiut. Ai pati gjithė meritėn e organizimit tė ushtrisė partizane duke mbledhur rreth vetes ish-ushtarakė tė Monarkisė sė Zogut si Dali Ndreun, Tahir Kadarenė, Bedri Spahiun e shumė tė tjerė tė cilėt i emėroi nė krye tė formacioneve tė mėdha luftarake. Duke pasur parasysh emrin dhe famėn e madhe qė kishte krijuar Spiro Moisiu si Komandant i Pėrgjithshėm, nė Kongresin e Pėrmetit tė gjithė ne menduam se pėrveē asaj detyre ai do tė zgjidhej edhe nė funksionin e Kryeministrit tė Qeverisė Provizore. Por nė fakt ndodhi e kundėrta sepse Enver Hoxha i pėrqėndroi tė gjitha funksionet nė duart e veta duke u bėrė edhe Komandant edhe Komisar i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Nac-Ēlir.dhe Spiro Moisiun e la vetėm me detyrėn e Komandantit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm. Nė atė Kongres grada e parė Gjeneral-major pėr kuadrot e Ushtrisė Nac-Ēlir. iu dha Spiro Moisiut. Gjatė viteve tė luftės familja e Spiro Moisiut, e pėrbėrė nga bashkėshortja e tij Aspasia dhe tre fėmijėt: Alfredi, Arqileja dhe Jolanda, qėndruan nė ilegalitet duke strehuar nė Tiranė tek familja e Sotir Manastirliut dhe mė pas nga Kubatėt u pėrcollėn pėr nė Arbanė", kujton Koloneli nė pension Edip Ohri lidhur me kontributin e gjeneral-Moisiut nė Luftėn Antifashiste.

    Kundėrshton Enverin pėr jugosllavėt
    Pas mbarimit tė luftės nė vitin 1945, Enver Hoxha e thėrriti nė shtėpinė e tij Gjeneral Moisiun dhe nė prani tė Koci Xoxes i parashtroi atij idenė e tij nė lidhje me forcimin e modernizimin e ushtrisė shqiptare sipas modelit jugosllav, gjė e cila do tė bėhej me ndihmėn e instruktorėve ushtarakė jugosllavė qė do tė vinin nė Shqipėri. Gjeneral Moisiu e kundėrshtoi propozimin e Enverit duke i thėnė: "Po ēfarė do tė mėsojmė ne nga jugosllavėt, kaēakė ne, kaēakė ata, partizanė ne, partizanė ata. Ēfarė do tė mėsojmė ne nga ata, hiēgjė…" Pas kėsaj debati u acarua dhe Spiro Moisiu u largua nga shtėpia e Enverit duke e lėnė atė nė shoqėrinė e Koci Xoxes. Pak ditė pas kėsaj, nė njė letėr qė Vukmanoviē Tempo i dėrgonte Josif Broz Titos, ndėr tė tjera i shkruante: "Enver Hoxha ka vėnė nė krye tė Shtabit tė Pėrgjithshėm njė ish-major tė Xhandarmėrisė sė Zogut i cili e ka mbushur ushtrinė me oficerė tė Monarkisė Zogiste dhe ėshtė kundėr dėrgimit tė instruktorėve tanė atje". Lidhur me kėtė, koloneli nė pension Edip Ohri dėshmon: "Spiro Moisiu kishte tė drejtė qė e kundėrshtoi Enver Hoxhėn pėr sjelljen nė Shqipėri tė instruktorėve jugosllavė sepse shumica e tyre ishin agjentė tė UDB-sė dhe nuk kishin asnjė lidhje me punėt e ushtrisė. Gjatė asaj kohe qė Moisiu ishte nė krye tė Shtatmadhorisė, ai qėndroi idesė sė tij kundėr ardhjes sė jugosllavėve nė Shqipėri dhe ai ishte pėr lidhjet me sovjetikėt qė nė atė kohė ishin shumė tė pėrparuar. Nė kėtė kuadėr ai nxorri urdhėrin dhe na dėrgoi tė studjonim nė Akademitė e Bashkimit Sovjetik, shumė oficerė nga lloje tė ndryshme armėsh. Por ai nuk e pati mundėsinė qė ta ēonte deri nė fund planin dhe idetė e tij pėr forcimin e modernizimin e ushtrisė shqiptare, sepse nė vitin 1946 Enver Hoxha e shkarkoi nga detyra. Njė nga shkaqet kryesore pėr kėtė gjė u bė grupi i deputetėve qė dolėn nė gjyq nė atė kohė, pasi gjatė hetimeve njeri prej tyre kishte deponuar se pėr rrėzimin e qeverisė sė Enver Hoxhės, ata kishin me vete dhe Spiro Moisiun. Nuk e di sa e vėrtetė ka qenė kjo gjė, por ishte fakt se Spiro Moisiu kishte miqėsi tė ngushtė me disa nga krerėt kryesorė tė grupit tė deputetėve qė u dėnuan nė atė kohė, siē ishin Shefqet Beja dhe Enver Sazani", dėshmon Edip Ohri lidhur me shkaqet qė ēuan nė prishjen e Enverit me Spiro Moisiun. Ndonėse Gjeneral-Moisiu ishte akoma nė detyrėn e Shefit tė Shtatmadhorisė, me porosi tė veēantė tė Enverit ai u vu nėn survejim nga Sigurimi i Shtetit. Kėshtu nė njė letėr qė Ministri i Brendshėm Xoxe i dėrgonte sekretarit tė parė tė Qarkut tė Beratit nė fillimin e vitit 1946, midis tė tjerash i shkruante: "Nesėr nė qarkun tuaj vjen pėr vizitė Gjeneral-major Spiro Moisiu, tė merren masa urgjente dhe tė survejohet pasi ka mundėsi qė nė pyllin e Ardenicės ku ai do shkojė pėr gjah, tė takohet me Hamit Matjanin dhe forcat e tij. Pėr ēdo gjė, tė veprohet sipas udhėzimeve tona".

    Shkarkimi e degradimi i Moisiut
    Pas disa konflikteve tė vazhdueshme qė Enveri pati me Shefin e Shtatmadhorisė Gjeneral-major Moisiun, nė vitin 1946 ai nxorri urdhėrin e lirimit dhe e shkarkoi nga detyra, duke e nxjerrė atė nė pension nė moshėn 47-vjeēare. Nė vėndin e tij Enveri emėroi Mehmet Shehun tė cilin e thėrriti urgjent nga Moska ku ai vazhdonte studimet dhe gjatė dorzimit tė detyrės, ēelsat e zyrės Moisiu ia hodhi Shehut tek kėmbėt. Pėr ta denigruar fare Gjeneral-Moisiun, Enveri e caktoi atė nė detyrėn e Kryetarit tė Shoqatave nė Ndihmė tė Ushtrisė (SHNU) dhe pas pak kohėsh e emėroi nė funksionin e Kryetarit tė Gjuetarėve tė Shqipėrisė. Nė kėtė detyrė Moisiu qėndroi deri nė vitin 1949 kur Enver Hoxha u prish me jugosllavėt dhe nė atė kohė ai u detyrua dhe e thėrriti pėrsėri Moisiun nė ushtri, por duke e lėnė pėrsėri nė detyra pa asnjė rėndėsi siē ishte ajo e Komandantit tė Garnizonit tė Tiranės. Nė vitet qė pasuan, dalė nga dalė Enveri e la krejt nė harresė Gjeneral Moisiun, emrin e tė cilit e spostoi edhe nga Historia e Shqipėrisė e cila hartohej nėn kujdesin e Institutit tė Marksizėm-Leninizmit qė e drejtonte Nexhmije Hoxha. Moisiu u la formalisht nė detyrėn e deputetit dhe atė tė antarit tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor, tė cilat pėr atė kohė nuk kishin asnjė lloj rėndėsie. Aty nga vera e vitit 1980 kur Enver Hoxha me bashkėshorten e tij Nexhmijen bėnė njė vizitė nė klinikėn e udhėheqjes ku ishte i shtruar Mehmet Shehu, kur po dilnin dėgjuan rėnkimet e njė plaku qė vinin nga njė dhomė aty pranė. Pasi pyetėn, dikush u tha se njė kat mė lart ishte i shtruar dhe tepėr i sėmurė edhe shoku Spiro Moisiu i cili po dergjej nėn ethet e forta tė vdekjes. Edhe pas atyre fjalėve Enveri nuk bėri tė ngjiste shkallėt pėr njė kat mė lart, por u nis nė drejtim tė ashensorit pėr tė zbritur nga kishte ardhur duke i thėnė Nexhmijes dhe atyre qė e shoqėronin; "Do vimė njėherė tjatėr". Spiro Moisiu vdiq pak ditė mė vonė dhe nė atė kohė tė gjithė nxėnėsit e shkollave qė dėgjuan njoftimin nė televizor, u habitėn kur mėsuan se Komandanti i Pėrgjithshėm i Ushtrisė partizane qė ata kishin mėsuar nėpėr librat e Historisė, kishte qenė gjallė deri nė atė kohė. Si pėr tė kompesuar disi harresėn qė Enveri i bėri Komandantit tė tij tė parė Gjeneral-Moisiut, pak kohė mė vonė ai i emėroi djalin e tij, Alfredin, nė funksionin e zv / Ministrit tė Mbrojtjes Popullore. Por ndonėse Alfred Moisiu ishte diplomuar dy herė nė Akademitė e Bashkimit Sovjetik dhe ishte specializuar edhe nė Kore, Francė dhe Zvicėr, e konsiderohej si njė nga ushtarakėt mė tė pėrgatitur tė ushtrisė shqiptare, nė vitin 1982, Enver Hoxha e shkarkoi pėrsėri dhe e transferoi nė qytetin e Burrelit ku ai komandonte disa ushtarė dhe survejohej pa ndėrprerė nga Sigurimi i Shtetit.

    -----------------------

    Prandaj xinxinufet e Keno gjinufit nuku u pelqeu kandidati. Alfredi nuku eshte me partishmeri terbacioto-kurveleshjane te mirefillte.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e alkg2001
    Anėtarėsuar
    09-05-2002
    Postime
    22

    konsensusi

    NANO E BERISHA NĖ ETAPĖN E RE TĖ “BASHKĖPUNIMIT RAMIZIAN”



    NGA PRESIDENTI "TRIUMFAL" TEK PRESIDENTI "KONSENSUAL"



    Zhvillimet e ditėve tė fundit nė skenat e prapaskenat e perversitetit politik qė ka mbushur me erė tė qelbur Shqipėrinė mė shumė se kurrėė gjatė 12 viteve tė tranzicionit nga diktatura moniste enveristo-ramiziane nė bandokraturėn oligarkike pluraliste nanoisto-berishiane kanė thjeshtuar shumė skemat e njohura deri tani tė kacafytjeve pėr pushtet dhe kanė zbuluar fare lakuriq bashkėpunimin e maskuar tė klaneve politike tė drejtuara nga Fatos Nano dhe Sali Berisha.

    “Konsesusi” pėr njė kandidaturė tė pėrbashkėt tė dy staneve politike tė PD-sė e PS-sė qė u shpall nga Nano e Berisha nė njė idil tė vonuar tė dashurisė sė tyre politike tė rigjetur pikėrisht nė ēastet mė tė fundit tė paraqitjes sė kandidaturave pėr presidentin e republikės ėshtė dėshmi se politikės shqiptare i ka munguar vazhdimisht morali dhe i ka humbur pėrfundimisht serioziteti.

    Kur dėgjon demagogjinė e neveritshme tė Nanos dhe lexon nė gazetėn “Zėri i Popullit” titujt e mėdhenj “Nano e djeg gjithė politikėn e vjetėr. Marrėveshje historike midis Pozitės e Opozitės, produkti parė, persidenti i ri” (22 qershor 2002) dhe “Nano-Berisha: nuk ka forcė qė tė ndalė kėtė proces” ose duhet tė ulėrishė nga tėrbimi qė tallja politike nė Shqipėri ka arritur nė nivele tė tilla tė paimagjnueshme poshtėrsie, ose duhet tė shkulesh sė qėeshuri qė dy rivalėt “pėr jetė a vdekje” nė luftėn 12 vjeēare pėr pushtet kanė rėnė ka keq nė batakun e pisllėkut qė kanė grumbulluar, janė poshtėruar aq keq nga ata qė i kanė komanduar e urdhėruar sa sa tani bėjnė lojėn e njė ēifti tė divorcuarish qė pasi kanė provuar pėr vite tė tėra shumė bashjetesa nė konkubinat hidhen nė krahėt e njėri tjetrit me pasionin e dashurisė sė parė.

    Ėshtė pėr tė vjellė kur sheh e dėgjon Sali Berishėn tė guxojė tė dalė para opinionit publik shqiptar me euforinė e tij shtirake e tė pėshtirosu dhe betohet se tani ai dhe Nano po vendosin me tėrė mend gurin e parė nė themelet e njė politike tė re nė Shqipėri, do tė ndreqen ata vet e do tė ndreqin politikėn shqiptare dhe kėrkon qė po kėtyre dy figurave mė tė nxira tė politikės shqiptare gjatė kėtyre viteve t'u besohet sėrisht roli i violinės sė parė nė emėr tė tė drejtės tė vetpėrmirėsimit.

    Duhet ta ndjenė veten tė tradhtuar e tė fyer nė kulm sidomos ata qė janė pėrgjėruar pėr emrin e Sali Berishės deri ditėn kur Nano e Berisha bėnė aktin e tyre politik mė qesharak e mė dėshtak duke paraqitur si mrekulli tė pajtimit e tyre gjetjen e presidentit mė tė mirė “konsensual” pėr Shqipėrinė ( sipas fjalėve tė Berishės) dhe e reklamuan kėtė si suksesin mė tė madh tė politikės shqiptare. Kjo “mrekulli” nanoiste- berishaine u kthey brenda disa orėve nė turpin mė tė madh, kur Artur Kuko megjithė presionet e ushtruara mbi tė nga triumvirati pushtetrrrėmbyes e presidenbėrės Nano-Berisha-Meta prishi i pari “konsensusin” e turpshėm nė disensusin e fėlliqur qė ka karakterizuar politikėn shqiptare, veēanėrisht kėto muajt e fundit, pas hyrjes sė goglave parlamentare tė Berishės nė koshin e dushkoparlamentit tė Nano-Metės.

    Data 22 qershor 2002 qė ėshtė konsideruar edhe si njė lloj feste sepse siē na thonin gjyshet nė vegjėli nė kėtė datė “kthen dielli pėr dimėr”, por shtohet vapa, do tė mbetet nė kujtesėn e shumė shqiptarėve si ditė e rrugaēėrisė mė tė madhe politike, si dita kur i gjori popull pa se si “gladiatorėt” e betejave politike “pėr tė mirėn e Shqipėrisė e tė demokracisė” po fėrkoheshin si kone dhe kotele cirku qė tė argėtoheshin e tė zgėrdhiheshin amatorėt e shfaqjeve pa kuptim.

    Disa stacione televizive qysh tė nesėrmen kishin mobilizuar intervistuesit e tyre qė tė sillnin nė ekran disa intervsita qytetarėsh mjeranė qė as kuptonin se ēfarė bėhet, por ndiqnin filozofinė e asaj shoqes socialiste nga Berati qė u shpreh para disa muajsh “ do t’i durojmė tė gjtha tė kėqijat, vetėm ju atje nė udhėheqjen e PS-sė t’ju shohim sėbashku”. Nano kėtė “filozofi politike” tė njerėzve pa mendim e gjykim e kėrkon nga gjithė shqiptarėt, pasi pėr muaj tė tėra nuk e duronte as midis anėtarėve tė partisė sė tij. Kurse Sali Berisha pėr tė nxitur kėtė psikologji tė verbėrisė e shurdhėrisė politike me paturpėsinė mė tė madhe premton se duke u kapur dorė pėr dore me Nanon do tė bėjnė vetkorigjimin dhe do t’u kthejnė shqiptarėve ato mirėsira qė ua kanė rrėmbyer me politikėn e tyre arrogante, mashtruese e shkatėrruese pėr 12 vjet me radhė.

    Mė 22 qershor, pasi diplomati Artur Kuko, i njohur nė Shqipėri vetėm pėr kolegėt e punės e farefisin e tij u rekomandua nga Nanoe Berisha dhe shqytarėt e tyre si Mediu, Pollo, Ruēi si gjeniu i politikės e shpėtimtari i kombit dhe i procesit tė integrimit euro-atllantik tė Shqipėrisė, prishi konsensusin shpėrthyen nė ekranet televizive, sidmos nė Top Chanell ( emėrtimi jo shqiptar) dhe TVA boritė e komenteve, trillimeve, spekullimeve. Politikanėt filluan t’i bien njėri gazhdės e tjetri patkoit. Nanoe Berisha , mblodhėn kryesitė partiake tė shpėtonin “procesine caktimit tė presidentit me konsensus”. Pėrveē Kukos kėtij konsensusi ia kishte vėnė shqelmine edhe pėr kryetari i PSD, Skėnder Gjinushi, njėri nga dy eksponenntė e lartė politike nė gkjshėtshen presidentbėrėse pėrkrah Nanos. Pra konsensusi kishte marėr fun d mjerueshėm. Gjinushi ndryshe nga tė tjerėt nė paraqitjene tij nė TVA shfaqi logjikė politike.

    Gjashtėshja ēudibėrėse e ndarė sa pėr lojė nė dy treshe, njėra e kryesuar nga Nano me nė krah Gjinushin e Ruēin, tjetra ekryesuar nga Berisha me nė krah Mediun e Pollon, fillimist na krijoi pėrshtypjen e njė pazari nė stilin PASOK-Nea Demokracia. Kjo pėrshtypje krijohej pėr shkak tė pėrbėrrjes sė kėtyre tresheve, tė politoilave qė kanė ndjekure roleve qė kanė lujatur pjesėtarėte tyre dhe tė lidhjeve qė kanė patur pėr vite me radhė. Kjko pėrshtypjekrijohej edhe pėr faktin se po viheshin pėrballė pėr njė pazar modeli i tė cilit mund tė gjendet vetėm nė Greqi se atje ėshėt bėrė nėkėtė mėnytė kryetar shtgeti ai qė ėshtė. Pastaj gjithēka mbėshtetej mbi njė “kushteturė greke” tė Shqipėrisė. Lidhej e ndonjėrit nga pojesė3marrėsit nė kėt tryezė me Ilir metėn dukeshin garanci emjaftueshme pėr tė kėnaqur edhe miqtė beogradas tė Ilirit ėq ėtani duan tė jenė mė tė poranishėm nė politikėn shqiptare.

    Caktimi i Artur Kukos kandoidat i vetėm pėr president ishte shenjė e qartė se nga Brukseli, urdhėruesit eorfolpianė kishin bėrėme vendosmėri punė e tyre. Pėr kėtė punė do t’u lu temi lexuesve tė tė rilexojnė shkrimin “Krerėt arnautė nė Divanin europina” botuar nė “Rimėkėmbja” mė datėn 15 hjanar 2002. Por kėta 6 burrat qė kanė pėrvetėsuar tė drejtėn pėr tė bėrė konsensuse nė politikėn shqiptare, qė kanė marrė pėsipėr tė bėhen mekanizėm politik edhe mbi paralamenetin shqiptar ( pavarėisht se ėshėt i paligjsėhėm dhe i ndrydhur) janė pjesė enjė krijesė tė shėmtuar politike, janė njė ikmitacion e asaj gjashtėshesh politike qė shkoi nė vitin 1997 tė shpėtonte Shqipėriėn nėpėrmjet njė marėrveshje pėrpara Shėn Exhidios nė Romė.

    Pas mspranimit tė Kokos qė do tė gthoėt [pas njė kombinacioni shumė tė ngatėrruar politik, ku Kuko duhet tė ketrė qenė vetėm viktimė e jo protagonikst gjėrat u bėnė lėmsh e li. Berisa e Nano nuk mund ta emėronin Kukon president pa marrėnjė pėlqim paraprak tė tij. Sapo Berisha e nano shpallėn emėrimi ne Kukos president ai nė kundėrshtim me atė pėlqim nė Bruksel nėpoėrmjet BBC ka refuzuar ofertėn. Mė pas mejetėt nė dispozicion tė Nanose Berishės njoftuan sik sihariq se Kuko pranoi. Pastaj sihariqi u kthhey nė andatė pėr projektin Nano Berisha se Kuko refuzoi, pra ka qėndruar nė deklarėtėn bėrė BBC-sė para se tė hipte nė avionin pėr Tiranė. Atėherė u vu nė veprim ai mekanizmi djallėsor i trillimit. Dikushy shopalli se Kiukos i kishin bėrė presion tė tmerfrshėmqė tė mso pranonte. Nė lojė hyri njeriu i kėrcėnimeve mė vulgare Ilir meta qė shpalli se dikush nė Shqiėpri po pėrgatsite zgjedhje tė modelit tė Sekuritates sėe ēausheskut. Pas tij Berisha shpalli se segnente tė kriminalizuara tė politiikės po minonin marrėveshjen. Mė pas ish gazetarėt pranė Berishės Mero Baze e fahri Balliu . I pari zbuloiuan se kėrcėnimi Kukos i kihste vajtur nga fatos Klosi , shefi i shėrbimit sekret q ėisjte parėtė vinte vėrdallė edhe atje ku bisedonon nano me Berishėn, I dyti njoftoi edhe pėrbėrjene njė shtabi grushti shteti. Skenari i pėrpunuar me shpejtėsi krijoi tabllora shumė tė nevertitshme.

    NėseBerisha flet pėr sergmenete tė inkriminuara qė duan tė sabotojėnm rekullinė shqiptare qė ai po bėn me nnaon duhet tė jetė i qartė dhe konkrfet. Por duhet tė mbajė parasyshė se njerzit kėrkojnė arsyetime me logjikė e jo jo propagandė berishinae e naoiste qė na ka ėrdhur tashmė nė majėt undės me trilloime, rrena, parrulla, inkriminme qė nuk i del koka kurrė. Qė politika e politikanėt shqiptarė janė shumė tė inkrimnuar nė gjiuthfarė veprimtaqrishe nuk do shuėm mend pėr ta kuptuar. Nanoe dhe PS mė ėt inkriminuarut epolitikėshqiptare kanė paraqitur pėr vite me radhė Sali Berishėne PD-nė. Nga ana tjetėr Saliue PD-ja ka paraqitur si mė tė inkriminuarit Fatos Nanon, Ilir Metėne PS-se. Tani tė gjitėh kėta janė bėrė tok. Nga aq sa ėshtė thėnė deri tani mė tė inkriminuarit janė nė radhėt e konsensusaxhinjėve pėr presidnetin. Mund tė jetė dikush tjetėr edhe mė i inkriminuar,. Bedrisha Nnaoer Meta duhet ta tregojnė kėtė me prova e jo mė me pallavra. Sekuritate pėr tėcilėn ankohet Meta, Baze, Balliu ka qenė nė dorė tė Ramiz Alisė, tė Sali Berishės, tė Fatos nanos, tė Ilir Metės se kėta i kanė kontrolluar shėrbimet sekrete.

    Kyēii enigmave qėndron tek aqngazhimete politabve e spinazheve tė huaja nė tėrė kėto histirira. Janė dy gjėra pėr tė cilat duhet menduar shumė, Cilat janė ato forcėa ndėrkombėtare qė ua futėnkėmbėt nė njė kėpucė Nanoe, Berishės e Metės qė tė krijojnė triumviratine tanishėn bashkėpunues nga tripolariteti pėrplasės i deritanishėm? Dueht kapur fija nga Triesteja e ndjekur ajo deri nė takimie Korfuzit midis nanose Metės nėn kontrolline Nikolas Geixhit, tej vizita e Metės nė Beograd dhe tek “ vetpėrmirėsimi” i Berishės pėr tė shkuar nė tryezėne 6 biurra ve tė konsensudit. Duhet inkuadruar kėto thirrja nė Bruksel nė jannare mė pas nė Vienė. Pastaj duhet shtruar pyetrja se cili ishet faktori ndėrkombėgtar qė e bėri Artur Kukon tė refuzojė qysh nė Bruksel, para se tė vijnte nė Tirfanė, Pretendimi se e ka tremur aq sumė Fatos Klosi duket si njė pėrrallė qė kėrkon tė maskojė atė faktotrin ndėrkombėgtar qė ka pėrjashtuar nė ēastine fundit Kukon, pėr tė apur rrugėn pėr Alfred moiksiun.

    Gjashtė burrate konsensusit nėTiranė nuk janė gjė tjetėr veēse kuklla tė pėrdorura tashmė pėr njė kohė tė gjatė brutalihst nga faktorėt ndėrkombėtarė dhe tani kėto kullka janė nxjerrė nė skenė qė tė bėjėn lėvizjet qė u diktojė gisjhgėrinjtė qė tundine tėrhe qitm fijet meqėllim qė ta bėjėnsa mė zbavitės shfaqjene catimit tė presidentit kukull nė ShqipėriPra president koi nsnsula do tė gthotė president kukull i zgjedhur nga kukllat qė i tundin tė uaj, domėthėnė president dy herė kukull.

    Karnavalet politike po shėmtohen ēdo ditė mė shumė. Nuk ėshėt mė pėr tė qesdhur. Por fundja le tė qeshim me to nė pamundėsi pėr tė bėrė di ēka mė serioze e mė me dobi.



    24 qershor 2002 Abdi Baleta

  5. #65
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Bjeri legenit bjeri

    Nuk presim ndonje surprize nga gomari Baleta, jo te gjithe do bien dakort me ate qe bene Nano e Berisha, por te pakten kete rradhe shumica eshte dakort me ate qe ndodhi. Sa per Baleten, as ai vete nuk e di se cdo dhe kundra kujt eshte, ah.... po , e dime nje gje me siguri, ai eshte mik i Talibaneve dhe do te njejtin sistem ne shqiperi. Sistem antieuropian, antiperendimor. Kuptohet kjo eshte tani per tani, se me vone mund te behet dhe me Buden, ai **** gomari. Lereni ti bie legenit.

    Pershendetje

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e alkg2001
    Anėtarėsuar
    09-05-2002
    Postime
    22

    re

    Vetem Baleta qe nuk ndryshon qendrim. Qendrim nderron Berisha me Nanon nga tre here ne jave, duke i lene mbeshtetesit te verviten si **** gomari pa marre vesh se c'behet. Palacolleku ne marrdheniet me mbeshtetesit nuk mund te shitet dot si politike e thelle. Berisha duhet te kujtoje ata qe jane vrare sepse ai ishte i ashper me socialistet dhe pastaj te shkoje te puthet me Nanon.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Presidenti i Zgjedhur Qenka Zemeruar

    TIRANE (1 Korrik) - Gjeneral Alfred Moisiu ėshtė bllokuar nė rrugėn Tiranė-Durrės dhe ka alarmuar shtetin. Presidenti nė pritje Alfred Moisiu ėshtė nisur tė shtunėn vonė pėr tė darkuar nė Durrės. Por rrugės mesa duket pėr shkak tė kthimit tė pushuesve nga plazhi i Durrėsit, makina e tij sė bashku me nja makinė tė policisė ėshtė bllokuar. Kėtė moment nė pritje Moisiu e ka konsideruar si njė sfidė qė populli i bėn Presidentit. Nervat e ish-gjeneralit janė tendosur dhe nėpėrmjet telefonit ai nuk ka pėrtuar qė tė "heqė veshin" e drejtuesve tė mė tė lartė tė policisė, gardės. Madje deri te krerėt e Ministrisė sė Rendit ėshtė ankuar. Nė vendngjarje kanė vėrshuar makinat e qarkullimit rrugor dhe burime shumė tė besueshme, pohojnė se janė ndėshkuar "shoferėt mėkatarė" qė i zunė rrugėn Presidentit. Pėrfaqėsuesit e policisė e tė gardės "kanė shqyer sytė" nga toni i ashpėr i Presdientit pėr kėtė incident, pasi ishin mėsuar me urtėsinė e paraardhėsit tė Moisiut, Rexhep Meidani. dxh/mr (Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    alumni,

    gjithmone nxenes

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Petro
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    32
    Vahllain ketu deri tani sjam duke marre vesht gje. Une nuk jam kunder takimit Nano-Berisha per ceshtjen e gjerave te medha, por ama jo kaq fare se spo kuptojme me se ku eshte opozota. Berisha per mua ka bere gabimin me te madh dhe duhet te jape shpjegimi qe zgjedhjet jane kapitull i mbyllur. Nuk mund te kaloje kaq lehte kjo gje se smund te harroj drurin qe hengra ne kurriz ato per te ruajtur voten e lire, dhe sot Z. Berisha mbas gjithe atyre te cirrjeve qe beri neper TV po na deklaroka si kapitull te mbydhur.

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Petro
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    32

    Ne moshen e dashurise (mare nga revista Klan)

    Le te puthen? Si lindi papritur ndjenja e afrimit mes dy lidereve historike. Cfare i detyroi ata te zgjasin duart e pajtimit pas 12 vjet lufte, jo vetem politike. Pse nuk e bene me pare dhe cfare kane lene ende pa thene


    Kane biseduar aq shpesh brenda nje jave sa kerkush nuk e mban me mend numrin e takimeve. Pershendeten fare normalisht, i ofrojne kafe njeri- tjetrit, madje nuk ngurojne te bejne humor miqesisht. Fatos Nano dhe Sali Berisha prej nje jave kane nisur te shoqerohen bashke, per here te pare pas me shume se nje dekade, qysh kur dominojne dy partite kryesore shqiptare. Duke cuditur jo pak publikun e mesuar me lufterat jo vetem verbale, te shkaktuara prej armiqesise se tyre.

    Duke e shpallur kete marredhenie te re publikisht perpara miliona shqiptareve, Berisha dhe Nano u perpoqen t'i sigurojne ata se tashme, qe sot e tutje kjo eshte politika shqiptare, e cila ndryshoi katerciperisht vetem me disa takime koke me koke mes tyre. Lufta u la pas, ashtu si edhe rruget e mbushura me mijera militante te armatosur me bomba Molotov apo me parrullat patetike "E duam Fatos Nanon", qe rrezoheshin perdhe nga policet. Pas takimeve te tyre te shoqeruara me batuta per llojin e xhinit, u harruan sikur te mos kishin ndodhur vitet e burgut te Bences dhe irritimi i me shume se gjysmes se shqiptareve per denimin e padrejte te liderit te opozites. Mes shakave intime nuk u permenden asnjehere zgjedhjet e vjedhura te vitit 1996, as ato problematike te 24 qershorit 2001. Nuk u kujtuan as piramidat dhe trazirat e vitit 1997, mijerat e te vrareve prej situates qe u krijua nga konfliktualiteti i kohes. Sic nuk u tha asnje fjale per atentatin ndaj Azem Hajdarit, per 14 shtatorin, rrezimin e qeverive te Nanos dhe akuzat e drejperdrejta ndaj njeri- tjetrit per te gjitha keto ngjarje.

    Gjithcka u shua si me gome prej atyre takimeve koke me koke. Publiku i shokuar, u kujdes te perkundej me kete realitet te ri, pa marre asnje pergjigje se derisa paska qene kaq e thjeshte, pse duhej te paguante faturen e larte te merise personale dhjetevjecare. Perkundrazi. Nano dhe Berisha u perpoqen ta shisnin shume shtrenjte afrimin e tyre, pavaresisht se nuk kane folur vetem per kandidaturen e Presidentit konsensual, shkakut qe i uli vetem per vetem, per here te pare ne jeten tyre politike.

    "Ne rast se qendruam mbi 20 ore me dyer te mbyllura duke negociuar gjeresisht jo vetem per emrat, keta emra ishin absolutisht dytesor ne negociatat tona". Rrefimi i Sali Berishes per afrimin e tij me liderin socialist Fatos Nano ne fakt permbledh te gjithe ate qe ndodhi gjate javes perpara se Alfred Moisiu te fitonte votat e nevojshme per t'u ngritur ne krye te vendit. Nano dhe Berisha nuk u ulen per dite te gjata vetem per te gjetur emrin e presidentit. As per te diskutuar se cili prej kandidateve plotesonte me se miri kushtet per te qene kreu i shtetit. Madje kjo u provua menjehere sapo Artur Kuko- i zgjedhuri i pare- refuzoi ftesen e dy te medhenjve per te qene President. Brenda pak oreve u gjet me lehtesine me te madhe nje emer i ri, i cili mund te zevendesohej me kedo tjeter pa as me te voglen veshtiresi. Ai qe parashikohej si nje dylyftim kreshnikesh, pefundoi ne nje marredhenie dashurie mes dy njerezve qe e urrenin njeri- tjetrin prej me shume se nje dekade. Batuta dashamirese, mirekuptim, plane ambicioze per permiresimin e pushtetit dhe legjislacionit, opinione te perbashketa per ndryshimin e krereve te institucioneve kryesore te shtetit, kane qene ne qender te oreve qe dy kreret kane kaluar sebashku nen preteksin e gjetjes se emrit te Presidentit. Krahperkrah njeri- tjetrit, ata evituan javen me te veshtire te karrieres se tyre politike. Pikerisht ditet qe do te vendosnin se cili prej te dyve do te largohej pas 12 vjetesh nga politika shqiptare.

    Fatos Nano dhe Sali Berisha kishin vene mbi zgjedhjet presidenciale te gjithe kapitalin e fituar gjate gjithe karrieres se tyre. Lideri demokrat shpresonte deri nje jave perpara 24 qershorit, qe votimi i parlamentit te mos i japte vendit nje president te ri te Republikes. Madje kishte kerkuar qe t'i zgjatej mandati zotit Meidani, derisa te zhvilloheshin zgjedhjet e parakohshme. Shenja e pare publike qe shfaqte mospergatitjen e Doktorit per te hyre ne zgjedhje dhe per t'i fituar ato. Per te provokuar zgjedhjet e parakohshme Berisha kishte ndryshuar jo pak prej zakoneve te tij. Shpalli nje strategji te re, ndryshoi menyren e sjelljes dhe fjalorin politik, madje pranoi si bashkepunetore te gjithe njerezit qe dikur i kishte perjashtuar nga partia. Vetem per te mbledhur sa me shume vota qe do te bllokonin Presidentin.

    Ndersa Fatos Nano nga ana e tij nuk kishte treguar asnje shenje dyshimi per t'u terhequr nga gara, qofte edhe me rriskun e provokimit te votimeve prej aspirates se tij presidenciale. Prej kesaj endrre ai i vuri nje njolle mjaft te rende zgjedhjeve te fundit, kur u shpik formula e Dushkut qe prodhoi plot 12 deputete te mazhorances. Per hir te presidences, lideri i majte u mjaftua vetem me largimin e ish kryeministrit Meta dhe la ne mes fushaten per katharsis, ashtu sic nuk u kujtua se cfare pune do te bente ne te ardhmen ish kryeprokurori Rakipi, pavaresisht se ky i fundit mban ende ne xhep nje vendim te Gjykates Kushtetuese, te sponsorizuar nga levizja per pastrim dhe mbeshtetja e ish grupit te tij brenda partise.

    Atehere pse u terhoqen ne menyren me te papritur dy lideret tradicionale prej investimit te pakten njevjecar qe kishte si qellim bllokimin e njeri- tjetrin? Askush nuk beson se metamorfoza e Nanos dhe Berishes ndodhi vetem se nje mengjes te kthjellet te dy u zgjuan ne krah te kundert dhe papritur vendosen te lene pas gjithcka per te filluar nje jetese te perbashket ne politiken shqiptare. Nese vendosen t'i shtrijne doren njerit- tjetrit, duke i lene per here tjeter ambiciet politike qe do te sillte procesi i presidentit, dy kryetaret e partive kryesore nuk bene gje tjeter vecse u kujdesen t'i shtojne vetes edhe me shume dite si protagoniste te politikes shqiptare. Pikerisht ne momentin kur ndodheshin ne prag te deres qe mund t'i nxirrte nga politika aktive pas nje dhjetevjecari konfliktual. Arsyet qe detyruan Fatos Nanon dhe Sali Berishen per te ndermarre kete kthese te rendesishme te jetes se tyre duket se jane te shumta.

    Lideri socialist, megjithe investimin e gjate per t'u bere kreu i shtetit shqiptar, kishte nje varg rrethanash qe ia benin te pamundur. Se pari, Fatos Nanos i mungonin votat e nevojshme per t'u zgjedhur President. Armiqesite brenda mazhorances kishin bere qe nje grup jo i vogel deputetesh as te mos e conte ndermend faktin se mund t'i jepte voten kryetarit socialist. Nje grup ky i perbere nga njerez me integritet personal, qe nuk mund te kaperdinte per hir te pushtetit akuzat qe Nano kishte leshuar pergjate gjithe dimrit ndaj tyre. Ne kulmin e euforise populiste ndoshta lideri i majte nuk parashikonte ne dhjetor se batutat per cmimin e lavatriceve apo rrogat e shofereve te ambasadave mund te kushtonin kaq shtrenjte. Nga ana tjeter, brenda partive aleate situata kishte ndryshuar ndjeshem ne raport me nje vit me pare. Nese ne zyrat e PS perkrahesit e Nanos ankoheshin per mosmirenjohje te aleateve qe u ulen ne parlament me votat e Dushkut, ne selite e partive te vogla permendej perzenia qe socialistet u bene atyre prej administrates dhe ndarjes se pushtetit ekzekutiv.

    Nje tjeter element i rendesishem ne disfavor te kryesocialistit ishte dhe konturimi i dy rrymave te forta qe kundershtonin kandidaturen e tij dhe qe nuk kishte asnje shprese se do te votonin. Perkrahesit e Presidentit ne detyre, Rexhep Meidani, aspironin qe duke mos votuar per Nanon ne raundin e pare, te rifusnin ne votimet e ardhshme kandidaturen e profesorit te fizikes si konsensuale brenda "Aleances per Shtetin". Ndersa "kathtarsistet", te tradhetuar papritur nga kryetari i tyre, mendonin me shume per pasojat qe mund te kishin nga largimi i Nanos prej partise, sesa per karrieren personale te udheheqesit te dikurshem shpirteror.

    Ne te gjithe kete llogari numrash determinante ishin edhe qendrimet e Brukselit. Komuniteti Nderkombetar ne momentin e fundit e perdori shmangien e emrit te Fatos Nanos si kusht kryesor per celjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Kancelarite perendimore bene jo pak presion qe kryetari socialist te terhiqej nga gara presidenciale, duke argumentuar se zgjedhja e tij ne krye te shtetit do te pillte te tjera konflikte politike ne Shqiperi. Ne keto kushte, kur i mungonin votat dhe dashamiresia e grupeve kryesore te mazhorances, kur kishte kunder vetes jo vetem opoziten por edhe Brukselin, Fatos Nanos nuk i mbetej gje tjeter vecse te zhyste edhe me thelle ne sirtar endrren e tij presidenciale.

    Por fatura e kesaj terheqje mund te rezultonte fatale nese nuk do te ndermerrte nje tjeter levizje per te motivuar qendrimin e tij ne politiken aktive. Zmbrapsja nga investimi njevjecar do te kishte kosto te larte brenda mazhorances, ku lideri gjendej pa vota, pa grup dhe pa ambicie politike. Per te gjitha keto, marreveshja e paqes me Berishen rezultoi ideale per ta rikthyer protagonist. Tashme jo si burim luftrash dhe konfliktualiteti, por si gjenerues te paqes ne politiken shqiptare.

    Ne pozicione te ngjashme, por ne krahun tjeter qendronte edhe lideri demokrat Berisha nje jave perpara 24 qershorit. Megjithe veshtiresite qe po haste Fatos Nano per t'u ngjitur ne krye te vendit, Berisha kishte kuptuar se edhe atij i mungonin votat per ta patur te sigurte bllokimin e procesit per zgjedhjen e presidentit. Perpara ishin pese raunde votimesh dhe ndersa te majtet mund te rrezonin endrren e Nanos per President, mund te zgjidhnin kedo tjeter brenda gardhit te tyre duke nxjerre jashte loje llogarite e Doktorit. Megjithe perpjekjet titanike, tryeza e opozites nuk mundi te mblidhte me shume se 55 vota, qe rezultonin te pamjaftueshme per te arritur kufirin kushtetues. Duke llogaritur se te majtet gjate korrikut jo vetem mund te unifikoheshin, por kishte te ngjare te afronin rreth vetes edhe te tjere deputete te partive te vogla nga e djathta, qe nuk do te kishin me shansin per te fituar ne ndonje rast tjeter te jetes se tyre mandatin e deputetit.

    Por jo vetem kaq. Edhe nese Berisha per ndonje teke te fatit apo kokefortesi te kundershtareve do te arrinte te bllokonte zgjedhjen e presidentit te ri, ishte shume me pak i predispozuar te hynte menjehere ne zgjedhje te parakohshme. Se pari, pasi do te akuzohej direkt si destabilizues i reformave te vendit dhe do te duhej te paguante faturen e nje megaprocesi elektoral. Brukseli, por edhe votuesit shqiptare do ta benin ate pergjegjes per parate e shpenzuara pa asnje shkak, per energjite negative te nje tjeter fushate elektorale jonormale, per kaosin qe shperthen gjithnje kur zhvillohen beteja politike prej kokefortesise se nje individi te vetem. A nuk i kishte ndodhur keshtu ne vitin 1997? Nga ana tjeter liderin demokrat kerkush nuk e garantonte se me te hyre ne zgjedhje ai do t'i fitonte ato. Aq me teper kur menyra si pritej t'i provokonte votimet ishte e njejte me sjelljen e tij te meparshme qe i ka dhuruar vetem disfata gjate dhjete viteve te fundit. Pa harruar dhe nje fakt tjeter te rendesishem. Partia Demokratike prej me shume se nje viti kerkon si kusht politik ndryshime cilesore ne kodin elektoral. Nese parlamenti shperndahej ne fund te korrikut, opozita do te duhej te hynte ne zgjedhje me te njejtat arme dhe pozicione qe u mund ne vitin 2001. Pra per Doktonin e PD-se nuk mbeteshin shume shanse te fitonte ndonje gje prej skemes se bllokimit te Presidentit ne parlament.

    Duke qene ne keto pozita, kur presidenti mund te kalonte normalisht apo edhe nese bllokohej shkohej ne zgjedhje me nje risk te madh, e ardhmja e liderit demokrat ne krye te opozites vihej ne pikepyetje te madhe. Nese ne 1994-en jusftifikoi disfaten e referendumit me teprimet mediatike, nese manipulimet e 96-es ia faturoi Agim Shehut dhe policeve injorante, nese per 97-en beri pergjegjes komplotistet amerikane dhe rebelet e kuq qe shfrytezuan piramidat, nese lokalet e vitit 2000 i argumentoi si produkt te investimit te parave publike per fushate elektorale, nese 2001-shin e folklorizoi me Dushkun pasi fillimisht deklaroi se forcat e djathta pavaresisht koalicioneve kishin fituar shumicen, kete radhe i kishin mbetur shume pak justifikime perpara turmave gjithnje e me te pakta qe mblidhen perballe selise se PD-se. Ndersa zerat e te pakenaqurve shtoheshin gjithnje e me shume, ne nje kohe qe duke hequr prepotencen e liderit te padiskutueshem, per opozitaret modeli i kryetarit tradicional po dukej si i dale jashte mode.

    Per te gjitha keto, marreveshja e paqes me Nanon rezultoi ideale per ta mbajtur protagonist edhe Berishen, te pakten edhe per tre vite te tjera. Edhe ky, jo si burim luftrash dhe konfliktualiteti por si gjenerues i paqes ne politiken shqiptare.

    Per te shmangur te gjitha keto, Fatos Nano dhe Sali Berisha kane biseduar aq shpesh brenda nje jave sa kerkush nuk mban mend numrin e takimeve. Pershendeten fare normalisht, i ofrojne kafe njeri- tjetrit, madje nuk ngurojne te bejne humor miqesisht. Duke cuditur jo pak publikun e mesuar me betejat jo vetem verbale, te shkaktuara prej armiqesise se tyre. Duke e shpallur kete marredhenie publikisht perpara miliona telespektatoreve, Berisha dhe Nano u perpoqen te sigurojne se tashme kjo eshte politika e re shqiptare, te cilen e ndryshuan katerciperisht vetem me disa takime koke me koke mes tyre. Duke lene pas luften dhjetevjecare, ashtu si edhe rruget e mbushura me mijera militante te armatosur me bomba Molotov apo me parrullat patetike "E duam Fatos Nanon", qe rrezoheshin perdhe nga policet. Sidoqofte ata ende nuk kane sqaruar se pikerisht ketyre njerezve cfare pergjigje do t'u jepet per motivimin me shume se dhjetevjecar te mbushur me sharje dhe urretje per njeri- tjeterin. Vetem nese kane menduar qe bashke me afrimin e pandashem, te realizojne nje miting te perbashket ne sheshin Skenderbej mes perkrahesve te PD-se dhe PS-se, qe do te duartrokasin lideret e pajtuar.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Saga e nenPresidentit

    http://www.kohajone.com/arshive/2002/07/02/lajmi08.htm

    Kerkohet zevendesi i Moisiut
    Nevila Perndoj

    Socialistet kerkojne te "kufizojne" kompetencat e kryetarit te Kuvendit, duke shtuar ne Kushtetute edhe figuren e zv-presidentit. Behet fjale per funksionet, qe kryetari i Kuvendit merr ne rast se, vendi i presidentit mbetet vakant. Ditet e fundit mes perfaqesuesve te mazhorances dhe opozites eshte diskutuar gjeresisht per mundesine e zgjedhjes ne Shqiperi te nje zv-presidenti, i cili gezon drejtimin e shtetit vetem ne rast se, vendi i "njeshit" mbetet vakant. Nje inisiative e tille kerkon edhe amendim kushtetues, per t'u miratuar me 93 vota. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise e ka te parashikuar qarte se, ne nje Republike Parlamentare ka vetem nje kryetar shteti. Ne baze te nenit 91 te Kushtetutes ne rast se, presidenti eshte ne pamundesi te perkohshme per te ushtruar funksionet e tij ose kur vendi mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit ze vendin dhe ushtron kompetencat e tij. Ajo cka socialistet kerkojne qendron ne faktin se, keto kompetenca mund t'i marre persiper zv-presidenti qe, sipas tyre, duhet percaktuar qarte edhe ne Kushtetute. Nje arsye me teper per socialistet eshte se presidenti i zgjedhur me mareveshje u propozua nga opozita. Per kete arsye ata kerkojne qe te kete edhe nje zv-president qe te zgjidhet nga radhet tyre. Burimet nuk sqarojne me tej per kete ceshtje duke shtuar se, kjo mbetet ende ne kuadrin e bisedimeve mes dy paleve.
    Genc Ruli, pretendenti kryesor

    Burime te mirebesuara nga opozita thone gjithashtu se, gjate bisedave me ta, socialistet kembengulin per emrin e Genc Rulit, i cili aktualisht eshte drejtues i Insitutit te Studimeve Bashkekohore. Genc Ruli ishte nder emrat qe kryesia e socialisteve perzgjodhi si kandidat per president konsensual. Ruli mbetet nje nder specialistet e preferuar nga dy forcat kryesore politike, vecanerisht per pergatitjet e tij ne fushen ekonomike. Por opozitaret nuk do te kundershtonin emrin e tij vetem ne rast se ai do te zgjidhej Sekretar i Pergjithshem i Presidentit. Problemi qendron ne faktin se, nje post i tille nuk eshte parashikuar ne Kushtetute dhe per me teper nuk mund te realizohet as edhe me nje amendim kushtetutes. Per rrjedhoje, qendrimi me i mire per socialistet do te ishte pikerisht hedhja e tezes per nje zv-president, ide qe nuk e kane hedhur poshte dje per "KJ" edhe konstitucionaliste te ndryshem.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  11. #71
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    gjenerali ka filluar tranazhin..

    KJ
    ----
    Moisiu, tratativa te reja per stafin
    Nevila Perndoj / Lista prej 6 kandidatesh do te percaktoje staftin e ngushte te Presidentit Alfred Moisiu. Juriste dhe analiste te njohur jane pretendentet kryesor te kabinetit keshillimor te kreut te ardhshem te shtetit. Burime te mirebesuara nga dy forcat politike bene te ditur per "KJ" se, Moisiu po pergatitet per tre poste keshillimore mjaft te rendesishme per ushtrimin e mandatit te tij. Behet fjale per keshilltarin politik, juridik dhe ate per median. Kete radhe Presidenca pritet te kete edhe nje zedhenes shtypi. Burimet thane dje per "KJ" se, avokati i njohur Maksim Haxhia, juristi Ledio Bianku dhe nje tjeter kandidat nga fusha e avokatise do te jene tre emrat pretendete per keshilltarin juridik te Presidences. Avokat Haxhia duket se, eshte propozuar nga republikanet te cilet e mbajne shembullin me te mire te avokatise. Ndersa Ledio Bianku, qe eshte pedagog ne Fakultetin e Juridikut, eshte propozuar nga kryetari i reformatoreve, Genc Pollo. Ky i fundit gezon lidhje familjare me juristin ne fjale. Nje tjeter kandidat po nga fusha e avokatise pritet qe te futet ne loje, emri i te cilit ende nuk eshte bere publik. Deri me tani, tre kandidatet jane pretendentet kryesor per te marre miratimin e presidentit te zgjedhur, Alfred Moisiu ne postin e keshilltarit juridik.

    Nderkohe analisti Ylli Pango pritet te jete kandidati kryesor per te qendruar perkrah Moisiut per pese vjet rrjesht ne rolin e keshilltarit politik. Ylli Pango eshte i vetmi kandidat, qe perflitet deri me tani per te marre zyren e keshilltarit aktual politik, Mentor Nazarko. Keshilltar per median pritet te emerohet Ilir Zhilla, ish-Drejtor i Agjencise Telegrafike Shqiptare. Ky i fundit eshte nje nga njerezit me te ngushte te presidentit te zgjedhur, Moisiu. Pas mandatimit te Moisiut si president, Zhilla eshte bere figura e pandare ne aktivitetin e perditshem te kreut te shtetit. Kontaktet e tij kane qene te vazhdueshme edhe me pjesetare te tjere te stafit pretendent. Nderkohe qe nuk mbetet jashte liste as pronari i Shtepise Botuese "Horizont", Filip Rrumbullaku, pavresisht se per te kane rene aksionet.

    Kandidatet ne fjale mbeten ende ne kuadrin e bisedimeve paraprake. Burimet thone se, Moisiu do te shpalle se shpejti stafin e tij te ri emrat e te cileve pak a shume perfshihen ne listen e mesiperme. Moisiu ka premtuar gjithashtu se, levizjet e tij ne presidence do t'i perkasin pikerisht ketij stafi nderkohe qe pjesa tjeter e kabinetit te presidences do te vazhoje punen ashtu si vitet e meparshme.

    © Koha Jone 2001 All Rights reserved
    --------------------

    Cka per ti bere Gjenerali tranazh para krevatit Ilir zhilles e tjereve cdo mengjes e dark . Hahahaa.

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    e parashikonjam kte.

    Ja cthote GSH
    ---------------------

    Moisiu i bėn stėrvitje nė Durrės badigardėve tė tij


    --------------------------------------------------------------------------------

    ar.ko

    DURRES

    Presidenti i ri, Alfred Moisiu, nuk heq dorė nga profesioni i vjetėr i ushtarakut. Truprojat e tij i duken si ushtarė dhe ēdo ditė nė mėngjes prsidenti i ri u bėn stėrvitje. "Keni shumė bark. Ushtarakėt nuk duhet tė jenė kėshtu", u ka thėnė Moisiu troprojave tė veta. Pas kėsaj u ka dhėnė urdhėr qė tė bėjnė stėrvitje pėr tė ulur barkun. Ai i vė nė rresht, duke u bėrė tė gjitha vepimet qė i bėhen njė reparti ushtarak. Presidenti i ri, Alfred Moisiu, pas zgjedhjes, ėshtė shpėrngulur nga shtėpia e vet pėr tė qėndruar nė vilat qeveritare nė Durrės. Masat e sigurimit janė shtrėnguar shumė nė kėtė zonė dhe tashmė ėshtė bėrė normale qė, kush shkon pranė vilės ku qėndron Moisiu, shikon truprojat e tij se si bėjnė stėrvitje pėr tė mbrojtur gjeneralin. Ai vetė u mėson se si tė veprojnė nė afėrsi, nė largėsi, me veprime tė shpejta ushtarake. Ky "repart ushtarak" ēdo ditė vihet nė rresht pėrballė gjeneral Moisiut. Jashtė rrethimit tė vilės sė tij nė Durrės, Moisiu ka krijuar pėshtjellim tė madh nė qarkullimin e automjeteve. Thuhet se drejtuesit e automjeteve nė Durrės janė tė bindur se Moisiu, kur kalon nė rrugė, e do qė ajo tė jetė bosh. Ai kalon dy herė nė ditė nė kėtė rrugė dhe mėngjesi e pasditja janė orė ankthi pėr Policinė Rrugore, e cila pėrqėndron mjete dhe forca tė shumta pėrgjatė rrugės (nga rezidenca qeveritare deri nė tė hyrė tė autostradės), duke bllokuar tė gjitha automjetet. Ditėn e hėnė nė mėngjes nė orėn 8, ėshtė pritur 30 minuta deri sa Moisiu iku, dhe rruga tė hapej pėr mijėra makina tė bllokuara nė vend. Urdhri i dhėnė nga shefat e Qarkullimit Rrugor ėshtė qė tė kihet kujdes kur kalon presidenti i ri, sepse, po tė ankohet pėrsėri, shkarkimi i tyre ėshtė i sigurt. Sa herė qė jepet sinjali, se po vjen apo po shkon presidenti, policėt e qarkullimit grumbullohen nė hyrje tė Durrėsit deri nė autostradė, qė ai tė kalojė pa pasur punė me vargun e makinave, gjė qė nuk bėhet dhe nuk ėshtė bėrė deri mė tani pėr asnjė nga personalitetet e larta shtetėrore.
    ----------------------


    Pra......Gjenerali duket shume i motivuar.
    Kjo eshte shenj e mire qe Ai do i vej gjoksin halleve te vendit ndryshe nga "gjumashi" Mejdani e "kodra mbas bregu" Berisha.

    Ky vend do nji "pinochet".
    Ska rendsi blu a roz. Mjafton nji njeri qe nuk fle gjume dhe kerkon hesap administrates.
    Sigurisht Atij do ti duhet te jete ne rezonance dhe me NANON-kryeminister dhe me Berishen Opozit.
    E lehte nuk do jete.

    Do zoti ky si ushtarak do realizoje mbledhjen e armeve te cilen nuk e bene Socialistet me 6 vite afat qe i kishin ne dispozicion.
    Do zoti ky do te dije tju a fuse kallashin ne prapanice gangove te rruges qe tash 15 vjet jane zoterit e vertete te ktij vendi te bekuar.

  13. #73
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Moisiu

    Ore mos e merrni me revan kete punen e presidentit.

    Jam kurioz te di se cfare do bejne pas 6 muajsh. Do fillojne t'a shajne edhe Moisiun si Mejdanin e Berishen e Ramizin dhe Enverin e Zogun.

    Apo do sillem me moral dhe do ruajne besen qe dhane qe te mos e shajne dhe ti kerkojne doreheqjen.

    Une vete duke i njohur se cfare bimesh jane kryetaret shqiptare them se edhe 6 muaj shume jane. Me perpara kane per t'a ndyre gojen.

    Nuk u rrihet atyre pa share.

    Se ishte nje kohe kur te gjithe borhorisnin "P... E... Jemi gati kurdohere"

    Pastaj erdhi nje kohe kur te ca brohorisnin Rrofte dhe ca Poshte.

    Po tani cfare kohe ka ardhur.

    Valle erdhi koha qe te mbyllet goja dhe te filloje puna.

    Them se edhe po qe se kjo ka ardhur nuk e ka sjelle Moisiu.

    E di se cfare pres une nga Moisiu.

    Mos te beje gomarlleqe dhe te hiqet si kapedan, dmth si tough guy, se do i dale boja keq pastaj.

    Se sado burre i mire te jesh kur hypen ne karrike te merr ***** forme tjeter dhe te rritet koka shume.

    Po duroi dhe tregoi maturi do i shtrengoj doren.

    Se te vijne e te felliqin aty mo, dhe eshte zor te rezistosh

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Gjenerali shtrengon nofullat..

    Nuk ka lojna me Moisiun..

    Ja cthot balkanwebi..
    -----------------------------
    TIRANE (11 Korrik) - Nuk do tė dekretoj njė Qeveri qė do ketė nė pėrbėrje tė saj persona tė korruptuar. Ky ėshtė nė thelb paralajmėrimi i lėshuar sot nga Presidenti i ardhshėm, Alfred Moisiu, gjatė njė interviste pėr televizionin Top Channel. Kėshtu, Moisiu hyri sot nė "lojėn" e madhe tė deklaratave qė po ndjek dorėheqjen e mundshme tė Kryeministrit Pandeli Majko, dhe formimit tė njė Qeverie te re, ku kandidati pėr kreun e ekzekutivit tė ardhshėm ėshtė vetė lideri i Partisė Socialiste, Fatos Nano. Nė njė intervistė pėr Top Channel, e cila do tė transmetohet e plotė tė djelėn, por e publikuar pjesėrisht sot, Presidenti i ardhshėm Moisiu tha se ēėshtja e dorėheqjes sė Majkos dhe krijimi i njė Qeverie tė re "ėshtė ēėshtje e partive pėrkatėse". "Vėmendja ime - shtoi ai - do tė pėrqėndrohet te personat, qė personat e pėrfolur pėr vepra korruptive tė mos jenė" pjesė e Qeverisė sė ardhshme. Ky ėshtė edhe kushti qė vuri sot Moisiu, duke shtuar se i takon partive politike qė tė gjejnė se si do tė zgjidhjet kjo gjė. Paralajmerimin e tij, Kreu i ardhshėm i Shtetit e quajti si "njė e drejtė e imja qė ma jep Kushtetuta". in/ko (Top Channel/BalkanWeb)
    ---------------------------------

  15. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80
    Nuk do pritur mrekullira nga Moisiu por nėse ai bėnė aq sa mundet pėr tė frenuar korrupsionin ose pėr tė treguar se gjėratė tilla nuk tolerohen, kjo do tė jetė arritje pėr tė. Ndėrsa pėr ta ndryshuar Shqiperinė nuk duhet veē njė Alfred Moisi...
    Rycki

  16. #76
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Kjo teme u mbyll nga une pasi i iku koha dhe tashme Shqiperia ka nje president te ri.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Pėr mėsuesit e matematikės
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 10:22
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Gjinushi: Zgjidhja e vetme e krizes politike jane zgjedhjet e parakohshme
    Nga no name nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 03:22
  4. Elita shqiptare e Maqedonise
    Nga StormAngel nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 05-10-2005, 17:08
  5. Zgjidhja e krizes shqiptare
    Nga Albo nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-04-2002, 06:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •