Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 76
  1. #41
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Mediu: Kuko i plotėson tė gjitha kriteret

    "Kandidatura e zotit Kuko i plotėson tė gjitha kriteret e pėrfaqėsimit tė institucionit tė Presidentit", tha kryetari i republikanėve, Fatmir Mediu, pas nėnshkrimit tė marrėveshjes pėr propozimin e Kukos pėr president. Ndėrsa nė lidhje me kandidaturėn e Sabri Godos, i propozuar nga partia e tij, Mediu tha se "pėr fat tė keq konsensusi brenda kandidaturave tė politikės ishte mė i kontestueshmi dhe nuk mund tė arrihej njė konsensus pėr kandidaturėn e Godos". Mediu nuk pranoi qė tė bėnte ndonjė koment nė lidhje me deklaratėn pėr dorėheqje tė Kukos. "Nuk mund ta marr nė konsideratė, pėrderisa nuk ka informacion zyrtar", tha ai.


    Pollo: Mos u nxitoni, ai ėshtė i pavendosur

    Genc Pollo nė takimin e djeshėm ka kėrkuar prej Nanos dhe Berishės qė tė mos nxitoheshin nė deklarimin e emrit tė presidentit konsensual. Sipas disa burimeve, mėsohet qė Pollo t'u ketė thėnė tė dyve: "Mos u nxitoni. Sipas informacioneve tė mia, Kuko ėshtė ende i pavendosur pėr tė marrė pėrsipėr rolin e presidentit". Paralajmėrimi i kryetarit tė reformatorėve nuk ėshtė marrė parasysh as nga kryesocialisti Nano dhe as nga kryedemokrati Berisha. Nxitimi i kėtyre tė dyve pėr tė deklaruar emrin e pėrbashkėt pėr president, vjen nga presionet e klaneve tė brendshme nė partitė respektive, pėr tė nxjerrė kandidaturat e tyre.


    Ruēi: Kuko do tė kėnaqė edhe Doris Pak

    Duke komentuar kandidaturėn e Artur Kukos, sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė, Gramoz Ruēi, deklaroi pėr mediat, se "kandidatura e Artur Kukos, e dalė nga marrėveshja midis palėve nė tryezė, do ta kėnaqė edhe eurodeputeten Doris Pak, pasi ai ndodhet shumė pranė saj". Ndėrsa nė lidhje me deklaratat e presidentit aktual, Rexhep Meidani, i cili ėshtė shprehur nė njė intervistė kundėr daljes sė njė kandidature nga tryeza politike, Ruēi preferoi tė mos bėnte asnjė koment. Ai vetėm sa siguroi se "as kryesia e PS-sė dhe as tryeza e partive nuk do t'i marrin nė diskutim deklaratat e presidentit".


    Mustafaj: Deklarata e Kukos ėshtė diplomatike

    "Jam nė dijeni tė deklaratės sė Artur Kukos, por nuk mund tė bėj asnjė koment tė sigurt pėr tė, pasi deklarata e tij ėshtė diplomatike", tha sekretari i PD-sė pėr marrėdhėniet me jashtė, Besnik Mustafaj. Ai u shpreh disi i habitur nga deklarata e dorėheqjes sė Kukos, pasi Mustafaj tha pėr 'Gazetėn', se Kuko kishte dhėnė garancitė e tij paraprake pėr ta pranuar kėtė detyrė, nė rast tė pėrkrahjes sė kandidaturės sė tij. "Tashmė ngelet detyrė e atyre qė e propozuan, pra e socialistėve, qė tė njoftojnė zyrtarisht nėse Kuko ka dhėnė dorėheqjen apo jo", tha Besnik Mustafaj.


    Nano dhe telefonata e Xhoanės pas takimit

    As diskutimi dhe as takimet me opozitėn pėr presidentin e ri nuk e kanė ndarė Fatos Nanon nga bashkėshortja e tij e re, Xhoana. Ndėrsa gjatė konferencės pėr shtyp, ku Nano dhe Berisha shpallėn marrėveshjen e arritur mes pozitės dhe opozitės, telefoni i Nanos ka tringėlluar me melodinė e njohur "La donna e mobile". Kryetari i PS-sė nuk e vuri re se ishte shumė pranė mikrofonėve qė sapo kishin regjistruar deklaratėn e lexuar prej tij, kur hapi telefonin dhe iu drejtua personit qė i telefononte me fjalėt: "Shpirt, ja tani sa mbaruam".
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Kuko refuzon kategorikisht postin

    Artur Kuko, kandidati konsensual pėr postin e Presidentit refuzon kategorikisht propozimin e pozitės dhe opozitės. Kjo eshte bere e ditur nga vete Kuko, ne momentet qe doli nga selia e Kryesise se Kuvendit, ku dhe lexoi nje deklarate te shkurter per shtyp. Kuko, duke publikuar vendimin e tij per te mos pranuar kandidimin, pershendeti rezultatin e marreveshjes se arritur nga forcat politike, duke i ftuar keto te fundit qe te kerkojne nje kandidat tjeter per te miren e vendit. Ndersa pas tij ka qene kryetari socialist Fatos Nano dhe kryetari demokrat Sali Berisha te cilet kane konfirmuar se takimi i tyre tejet i gjate sot (mbi 4 ore) ka forcuar akoma dhe me shume marreveshjen e nenshkruar mes pozites dhe opozites. Nano dhe Berisha bene te ditur se konsultimet do te vazhdojne me tej, duke filluar qe neser, per te zgjedhur nje kandidature tjeter. Si Kukos, si Nanos, ashtu edhe Berishes, sot iu be vetem nje pyetje nga gazetaret: Pse refuzoi kandidimin Artur Kuko? Kjo pyetje e vetme nuk mori asnje pergjige nga te tre personat e mesiperm.



    Nuk dua te zgjatem, por dua ti them Bravo Kuko pasi nuk zgjodhi te behet vegel e lojes se Nanos, Berishes e Metes, dhe mbrojti denjesisht dinjitetin e vet. Kuko nuk ka se si te behet president pasi ai i njeh mire standardet per tu bere president i nje vendi, dhe ai nuk i permbush ato.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Ekstaza e Pjeses me te Madhe te Politikes

    http://www.kohajone.com/arshive/2002/06/23/lajmi02.htm

    Levizja anti-Kuko dhe pasojat

    Levizja anti-Kuko ka vazhduar edhe dje ku disa eksponente te PS-se dhe te PD-se, jane shprehur kunder figures se ambasadorit per postin e Presidentit, ndoshta duke ndikuar me shume nga gjithcka tjeter tek vendimi qe diplomati mori per refuzuar propozimin qe iu be, pavaresisht se ka edhe motive te tjera te forta qe detyruan ambasadorin te thoshte "jo".

    Duket se akoma nuk po kuptohet nje gje thelbesore. Qe askush nuk po festonte zgjedhjen e zotit Kuko ne postin e Kreut te shtetit. Ata qe tentuan te prishin kete feste, nuk jane te informuar mire. Sepse, ekstaza e pjeses me te madhe te politikes kishte te bente me procesin qe solli ne jete Presidentin Kuko, dhe jo vecanerisht me individin Kuko.

    Sigurisht, nuk do te thote aspak se per hir te konsensusit dhe dialogut te instaluar pozite-opozite, te pranojme nje President dosido. Por eshte e qarte se Kuko nuk eshte njeri qe nuk perfaqeson vlera. Ai eshte vleresuar nga te gjithe ata qe e njohin, si dhe nga funksionare te larte te Brukselit si diplomat shume i afte.

    Andaj, ata politikane qe hodhen shqelma lart e poshte kunder tij jane duke konfirmuar mire boll meskinitetin e tyre.

    Ata jane duke dale kunder bashkepunimit pozite-opozite. Ata nuk duan paqe ne politiken shqiptare. Ata po vene ne dyshim me shume se asnjehere tjeter edhe perkushtimin e tyre ndaj vendit.

    Partiaket qe kundershtuan, rezultojne edhe llogaritare medioker. Sepse rrezikuan kot se koti te stigmatizohen si njerezit anti-dialog, kundershtare te konsensusit dhe dashamires te konliktit politik. Sadoqe te mundoheshinn, zor se do te mblidhnin me shume vota, me shume autoritet e pushtet se sa treshja Berisha-Nano-Meta. Dhe forca e trinomit ne fjale iu blatua e gjitha kandidatures se zotit Kuko. Dhe qe ne cdo ballafaqim te mundshem kandidaturat e tjera te tipit Meidani do te dilnin te humbura.

    Diversionet qe bene disa funksionare te PS-se do te kene edhe faturen perkatese per kete parti.

    Ne syte e opinionit dhe te nderkombetareve do te duket se kjo force politike, ndryshe nga opozita, nuk e deshiron e tera konsensusin, madje ben edhe perpjekje per ta minuar ate. Ndoshta do te duhet vetem pakez konsekuence e Nanos dhe Metes per te mbyllur goje si ajo e Arta Dades, e cila ishte partizanja e levizjes anti- Kuko. Ajo nuk mund te pranonte qe pak me vone te raportoje tek ish-vartesi i saj.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Kuko nuk eshte kandidati i duhur per president, pasi mbi te gjitha, i mungon pjekuria. Shqiperia eshte shteti me kryeministrin me te ri ne Europe (mbase bote), nuk ka perse te jete edhe vendi me presidentin me te ri ne Europe.

    Kuko eshte vetem 40 vjec, i panjohur per publikun shqiptar, diplomat karriere, dhe nese ai zgjidhet president tani, ai i jep fund karrieres se tij diplomatike. Ne deklaraten e tij te pare, ai u tregua shume i matur dhe preciz kur tha qe "Une i sherbej me mire Shqiperise ne postin qe mbaj aktualisht, dhe jo ne ate te presidentit, gjeni nje kandidat tjeter".

    Presidenti i ardhshem duhet te jete nje intelektual i pjekur (mbi 45 vjec) qe ka jo vetem kontribut real ne jeten intelektuale te vendit, por duhet te kete nje fare njohje publike nga shqiptaret. Per nje gje jemi te sigurt, Shqiperia nuk ka nevoje per nje Mejdan te dyte, qe e ktheu institucionin e presidentit ne nje zyre ku shperndahen dekorata. Nese zgjidhet nje president i dyte si Mejdani, apo vete Mejdani, eshte mire qe Shqiperia te mos kete institucion presidence fare pasi askujt nuk i hyn ne pune.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e bora
    Anėtarėsuar
    22-06-2002
    Vendndodhja
    ny
    Postime
    15
    Te shpresojme se do te gjendet nje kandidature po aq e goditur sa ajo e Kukos. E kam fjalen nje person ne te cilin konvergjojne te gjitha palet (kryesore). Ne kemi vuajtur per nje kohe te gjate psikologjine e rebelit, kjo na ka zhvilluar manine e kundershtimit. Faktori kryesor ka qene pushtimi i gjate otoman qe nuk eshte zbutur as nga shqiptaret qe kane qene ne krye te kesaj perandorie. Kjo vazhdoi pjeserisht edhe me Zogun. Ndersa Hoxha e ktheu ne mani kolektive te qenit konform dhe shfarosi rebelet ne maksimum. Keto 10 vjet qene te nevojshme per te shfryre dufin. Puna eshte qe kemi ngecur. Debati eshte i nevojshem ne nje shoqeri ne stanjacion apo edhe stabilitet, por ne po na shkaterron ne vend qe te na rindertoje nese do te zgjase akoma.
    Shpesh jemi hasur me pyetjen e perhershme te te huajve qe pse nuk arrijme te bejme perpara me kete nivel njerizish qe kemi qe presupozohet te jete i larte, as tani ne 2002. Sepse po mungon akoma koordinimi ndermjet paleve. Kuko mund te mos jete njeriu me inteligjent ne Shqiperi, por ishte njeriu i momenti, i pranuar nga shumica. Nje njeri qe nuk kishte mllefe as me PD as me PS, si i tille nuk do bente luften absurde qe ben secila nga partite. Momentalisht ai mund te sillte ate qe quhet jo-konflikt, which is what Albanian politics is longing for. Ne gjykimin tim ai ishte lubrifikanti qe mund te vinte ne pune mekanizmin e nderlikuar shqiptar. Uroj qe te gjendet nje kandidature e ngjashme.
    logjika nuk i ndryshon emocionet, perceptimi po

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Takimet do vijojnė edhe sot paradite deri nė miratimin pėrfundimtar sepse nesėr pasdite do tė hapet votimi i parė pėr Presidentin e ri

    Kryesia, mbledhje e tensionuar deri nė orėn e para tė mėngjesit


    PD i kėrkon PS: Tani tė zgjedhim Alfred Moisiun


    --------------------------------------------------------------------------------

    al.kre

    Kryesitė e PS dhe PD tė mbledhura dje diskutuan me orė tė tėra pėr tė gjetur njė emėr e kandidatėve tė rinj. Emri i Alfred Moisiut u pėrmend disa herė dhe mė pas u mohua duke treguar se nė selitė e tė dyja partive kishte konfuzion nė zgjedhjen pėrfundimtare. Thuhet se PD i paraqiti PS emrin e Alfred Moisiut si kandidat tė mundshėm.

    Takimet do vijojnė edhe sot paradite deri nė miratimin pėrfundimtar sepse nesėr pasdite do tė hapet votimi i parė pėr Presidentin e ri. Zgjedhja e kandidatit tė ri solli debate nė kryesinė e PS, e cila ka nisur me tonet e larta tė ish-kryeministrit Meta. Ai nė kėtė mėnyrė ka dashur tė ulė entuziazmin qė kishin marrė anėtarėt e kryesisė qė dolėn kundėr kandidaturės sė zgjedhur nga Nano e Berisha dhe kėrkuan zgjedhjen e Meidanit. Reksioni kundėr Kukos nisi qė nė mbledhjen e kryesisė sė PS-sė, ku ministrja e Jashtme, Arta Dade, debatoi ashpėr me disa anėtarė tė kryesisė, Namik Dokle kėrkonte kandidimin e Meidanit sė bashku me Ethem Rukėn dhe Ilir Zelėn. Emra tė tjerė janė edhe brenda grupit parlamentar tė PS-sė, qė njihen si pasuesit e ish-kryeministrit Meta nuk e pranojnė emrin e Kukos. Mes tyre ėshtė edhe kryetari i PSD-sė, Skėnder Gjinushi. Ai e quan tė papėrshtatshme kandidaturėn e ambasadorit shqiptar nė BE, duke thėnė se ai s'ka pėrvojė, duhet provuar mė parė nė nivele mė tė ulėta tė administratės. Nga ana tjetėr, Gjinushi doli nė mbėshtetje tė kandidaturės sė Rexhep Meidanit, duke thėnė se ai eksperiencė ka mė shumė se Kuko. Gjinushi u shpreh i gatshėm pėr mbledhjen e firmave nė favor tė Meidanit. Por duket se kėtė detyrė e ka marrė pėrsipėr ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle, qė ėshtė edhe njeriu mė i afėrt i Meidanit. Dokle ka tėrhequr edhe Ilir Zelėn pas tij, ky i fundit nė njė mbledhje tė kryesisė propozoi si kandidat Ethem Rukėn dhe Namik Doklen, por tė dy refuzuan. Dokle mė pas tha se "s'do tė kandidoj kurrė kundėr Meidanit". Nė momentin qė Artur Kuko deklaroi nga Brukseli se nuk e pranonte kandidaturėn pėr President, nė Tiranė mbėshtetėsit e Meidanit u aktivizuan shumė, njė pjesė e madhe e tyre u mblodhėn menjėherė nė selinė e Presidencės, ku kishte pak minuta qė Meidani ishte kthyer nga Gjermania. Qė me zgjedhjen e Kukos, zėra kundėr tij u forcuan veēanėrisht brenda nė kryesinė e PS-sė. Disa nga pasuesit e Metės dolen edhe kundėr tij. Ish-kryeministri tregoi se ishte pėr zgjedhjen e Artur Kukos President, ndėrsa ata nuk e toleruan faktin qė Meta po e linte nė dorėn e Nanos dhe tė Berishės zgjedhjen e Presidentit tė ri tė vendit.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #47
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Klani i Hysniut

    Ju ngjallen morrat klanit te Hysni Kapos, e quajne Shqiperine ciflikun e tyre dhe me cdo kusht duan te marrin ate qe i "takon".
    Mejdanit,Gjinushit,Dokles,Pellumbit, Klosit...... na i jane shtuar tani dhe kelysha te rinj duke perfshire dhe kucken Dade. Le te shpresojme se nuk do ja dalin mbane kete rradhe, dhe te qerrohen me soj e sorollop.

    Pershendetje.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Milloshi

    Balkanweb
    --------------------
    TIRANE (22 Qershor) - Pėr komunistėt figura mė e pėrshtatshme pėr kreun e shtetit ėshtė Presidenti aktual, Rexhep Meidani. Nė mbledhjen e pleniumit tė Komitetit tė Pėrgjithshėm Qendror duke kėrkuar pėrmbysjen e borgjezisė, kryetari i Partisė Komuniste, Hysni Milloshi, tha se "Meidani qėndron mė lartė se cdo president i cdo vendi nė botė. Si intelektual ai ngrihet miliona herė mė lartė se Putin apo Shiraku dhe nuk ėshtė faji i tij se Shqipėria ėshtė e vogėl dhe nuk ka peshė nė arenėn politike tė botės, por ėshtė faji i tij qė nuk i thotė Evropės tė mos luajė rolin e dados derisa tė zgjidhet Presidenti" - pėrfundoi fjalėn e tij udhėheqėsi i komunistėve Milloshi. ad/ko (BalkanWeb)

    Presidenti: Kuko, Nano e Berisha tjetėr takim nė Tiranė
    Lajmi i ores 7:51 PM

    TIRANE (22 Qershor) - Kryetari i Partisė Socialiste Fatos Nano dhe kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha dhe kandidati konsensual per President Artur Kuko, tė sapokthyer nga Durrėsi, kanė nisur nje raund tjeter bisedimet nė Kryesinė e Parlamentit. Nė kėtė takim po diskutohet rreth marrėveshjes sė njė dite mė parė ndėrmjet mazhorancės dhe opozitės, ku u vendos qė Kuko tė jetė kandidati i vetėm konsensual pėr President tė Republikės. Takimi i parė mes liderit socialist Nano, atij demokrat Berisha, kreut tė reformatorėve Pollo dhe kandidatit konsensual, Artur Kuko u zhvillua nė orėt e para tė pasdites nė qytetin bregdetar tė Durrėsit. ad/ko (BalkanWeb)

    Presidenti: Kuko nis takimet me Nanon, Berishėn e Pollon (UPDATE)
    Lajmi i ores 6:42 PM



    TIRANE (22 Qershor) - Kryetari i Partisė Socialiste (PS) Fatos Nano, kryetari i Partisė Demokratike (PD) Sali Berisha dhe kryetari i Partisė Demokrate PD(r) Genc Pollo janė duke zhvilluar nė kėto momente nė Durrės njė takim me kandidatin pėr president konsensual, Artur Kuko. Mėsohet se Kuko, me tė mbėrritur pasdite nė Tiranė nga Brukseli, ėshtė drejtuar pėr nė Durrės pėr t'u takuar me drejtuesit e tre partive pa dhėnė asnjė deklaratė pėr shtypin nė Aeroportin e Rinasit. Nė kėtė takim po diskutohet rreth marrėveshjes sė njė dite mė parė ndėrmjet mazhorancės dhe opozitės, ku u vendos qė Artur Kuko tė jetė kandidati i vetėm konsensual pėr President tė Republikės. Por, po dje Kuko nė njė deklaratė pėr radion BBC nė gjuhėn shqipe, refuzoi propozimin e partive politike duke u shprehur se kėrkon tė punojė pėr integrimin e Shqipėrisė nė pozicionin aktual (ambasador nė Bashkimin Evropian). ad/ko (BalkanWeb)

    ---------------------

    Antonin nuk e kam pare kto dite. Si eshte puna?

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Moisiu - Figure e Goditur, por Nuk i Dihet ... Prapaskenave

    http://www.kosovapress.com/Arkivi02/...02/Lajme15.htm
    Dje nė Tiranė ėshtė shėnuar 123-vjetori i lindjes sė Aleksandėr Moisiut
    Tiranė, 3 prill (Kosovapress)

    ...
    Dr. Alfred Moisiu, pjesėtar i familjes Moisiu duke pėrmendur shprehjen e Moisiut se "Fjalėn e fundit pėr mua, do ta thotė gjaku im", pasi solli detaje nga fėmijėria e aktorit, pohoi se "madhėshtia e tij nuk qėndron aq nė vlerat artistike se sa nė faktin qė ai pėr asnjė moment nuk vuri nė dyshim origjinėn e tij shqiptare", thuhet mė tej nė informacionin e ATSH-sė.
    ...



    http://www.nato.int/docu/speech/2001/s010517a.htm
    Speech by NATO Secretary General, Lord Robertson

    Minister(s), Excellencies, Ladies and Gentlemen,

    Let me start by saying what a great pleasure it is for me to be in Tirana today, and to address this important gathering organised by the Albanian Atlantic Association. I want to recognise especially the man at the helm of the Association, Alfred Moisiu, who is an old friend of the Alliance and someone with whom I always enjoyed working when he was still his country's Defence Minister. I am quite sure Alfred is doing an equally splendid job leading the Albanian Atlantic Association. My Staff and I look forward to continuing to cooperate with him, as well as with the Albanian Government, in advancing Albania's relations with the Alliance.
    ...


    http://www.reliefweb.int/w/rwb.nsf/6...f?OpenDocument
    Source: Radio Free Europe / Radio Liberty
    Date: 15 Apr 2002
    Balkan weapons roundup
    ...
    According to Albanian North Atlantic Treaty Association President Alfred Moisiu: "To provide weapons and ammunitions in the Balkans nowadays is the easiest thing. It does not require any sophisticated organization. One can find them everywhere -- in Albania, Macedonia, Kosova, Serbia, Montenegro, Bosnia, and Croatia. Even in calm states like Bulgaria and Romania, it is not so difficult to find such means. Smuggling, illicit traffic, and corruption have to be stopped."
    ...


    http://web.tiscali.it/comunitagaggio...o_rastello.htm
    GUERRA IN KOSSOVO
    Analisi di Luca Rastello
    ...
    Il generale Alfred Moisiu, il delegato, rappresentante dell’Albania
    alla Nato - un uomo che parla con estrema chiarezza -, dice per
    esempio che l’azione umanitaria della Nato č il preludio
    all’intervento di terra. Analizza le forze che vengono schierate sul
    territorio per l’azione umanitaria, reparti da combattimento oltre le
    prime linee, ridendo dell’informazione italiana che ci racconta che si
    utilizzino reparti di questo genere per portare sacchi di farina. E
    scrive anche come avverrą l’inizio di questa attacco di terra, e
    questo se serve lo racconteremo dopo.
    Ma soprattutto parla dal suo punto di vista di un asse strategico
    importante, politico, economico, culturale - non religioso, attenzione
    - che unisce in un sistema di relazioni di mercato, ma anche
    diplomatiche, Mosca, Belgrado e Atene. Il punto sensibile di
    quest’asse, chiamiamolo asse verticale Mosca-Belgrado-Atene, ma sono
    coinvolte anche la Bielorussia, l’Ucraina e altri paesi;


    http://archiv.medienhilfe.ch/News/2001/MAC-MOL0827.htm
    Trying to Stay Clear of Nationalism:
    Macedonian Shaky Peace in Albanian Media
    ...
    ... media bring commentaries such as that of Alfred Moisiu, a former deputy defence minister, who warns that total peace in the region is still far away with the presence of so much weaponry in all the countries around. But "what is more important is the disarming of the nationalist minds of the Macedonian politicians," he writes. "The cause that this state went to the brink of the civil war were not weapons but from the wrong nationalist pan-Slavic politics."
    ...


    http://mininf.gov.al/buletin/2001/10/10_26.htm
    Ministria e Mbrojtjes organizoi konferencen Kombetare “
    Ristrukturimi i Forcave te Armatosura, objektiv strategjik i 10-vjecarit 2001-2010”

    ... ne Pallatin e Kongreseve u mbajt Konferenca Kombetare “ Ristrukturimi i Forcave te Armatosura, objektiv strategjik i 10-vjecarit 2001-2010”, ( Projekt i perbashket Shqiperi-SHBA)

    Ne fjalen e hapjes, moderatori i konferences Alfred Moisiu pasi foli per rendesine e konferences, shprehu bindjen se “Projekti i paraqitur per ristrukturimin e FA do te kenaqe deshirat e shqiptareve dhe kerkesat e Aleateve “.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  10. #50
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Alfred Moisiu kandidati per PRESIDENT

    Pas refuzimit te Kukos, mbetet si kandidat i vetem "konsensual" Alfred Miosiu i propozuar nga PD.

    Te shohim nqs sot ai do te votohet nga parlamenti per postin e presidentit.

    Interesant ama, qe Nano bie dakord me Berishen per te zgjedhur nje njeri qe ka bere karriere politike gjate kohes se Berishes !!!

  11. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Gjeneral Moisiu eshte kandidatyra me e mire per president, dhe une te them te drejten u impresionave kur lexova per here te pare emrin e tij ne shtypin shqiptar. Gjenerali i ploteson me se miri te gjitha kushtet:

    1. Ka gjak shqiptari dhe vjen nga nje familje e shquar shqiptare
    2. Ka moshen e duhur dhe maturine e pjekurine qe vjen me te
    3. Ka karakter dhe stamina, dhe eshte burre ku cdo fjale ze vend
    4. Duke qene ushtarak, perkushtimi dhe dashuria e tij per Shqiperine nuk njeh ngjyra politike apo ndikime nga jashte.
    5. Gezon simpatine dhe mbeshtetjen e shume eksponenteve europiane, krysesisht perfaqesues te NATOS, qe kane patur fatin te punojne me te.


    Nuk e prisja qe Berisha te dilte me nje kandidature kaq te goditur, duke u nisur nga fakti qe shume emra te tjere jo fort te pershtatshem po perfliteshin nga rradhet e opozites.

    Nuk me ngelet vecse te uroj qe Gjeneral Moisiu te votohet ne parlament dhe te fitoje postin e presidences !
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  12. #52
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Biografi e shkurter e Alfred Moisiut

    TIRANE (24 Qershor)
    - Alfred Moisiu, ėshtė kandidati i vetėm e konsensual pėr postin e Presidentit tė Republikės. Kandidatura e Moisiut do tė votohet sot rreth orės 16:00 nė Parlamentin shqiptar, ndėrkohė qė mė poshtė po publikojmė njė biografi tė shkurtėr tė tij.

    Emri: Alfred
    Atėsia: Spiro
    Mbiemri: Moisiu
    Datėlindja: 01.12.1929
    Vendlindja: Shkodėr
    Gjendja civile: I ve, katėr fėmijė, tre vajza e njė djalė

    Edukimi dhe kualifikimi:

    1941-1945 Ka mbaruar shkollėn e mesme nė gjimnazin "Qemal Stafa" nė Tiranė
    1946-1948 Ka mbaruar Shkollėn e Inxhinierisė Ushtarake nė Petersburg, Rusi
    1952-1958 Ka mbaruar Akademinė e Inxhinierisė Ushtarake nė Moskė. Diplomuar mė "Medalje tė Artė"
    1967-1968 Ka mbaruar Kursin e Lartė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm nė Akademinė e Mbrojtjes nė Tiranė
    1995 Ka mbaruar Kursin pėr Personalitete tė Larta nė Kolegjin Ushtarak tė NATO-s nė Romė

    Karriera profesionale:

    1943-1945 Pjesėmarrės i Luftės pėr ēlirimin e Shqipėrisė
    1948-1949 Komandant toge nė Shkollėn e Bashkuar tė Oficerėve nė Tiranė
    1949-1951 Instruktor nė Akademinė Ushtarake "Skėndėrbej"
    1958-1966 Kryen detyra tė ndryshme nė Drejtorinė e Xhenios tė Ministrisė sė Mbrojtjes
    1966-1971 Komandant i Brigadės sė "Urave tė Rėnda" nė Kavajė
    1971-1981 Zv/ministėr i Mbrojtjes, deri nė tetor 1982
    1982-1984 Komandant i Kompanisė sė Xhenios nė Burrel
    1992-1994 Kėshilltar i ministrit tė Mbrojtjes
    1994-1997 Zv/ministėr i Mbrojtjes pėr Politikat e Mbrojtjes
    1994 Zgjidhet president i Shoqatės sė Atlantikut tė Veriut nė Shqipėri
    Aktiviteti
    1994 - Si president i Shoqatės sė Atlantikut tė Veriut nė Shqipėri ka drejtuar shtatė (7) Konferenca Ndėrkombėtare pėr Problemet e Paqes dhe tė Sigurisė nė rajon.
    1998-2002 Ka organizuar dhe drejtuar tre (3) Konferenca Kombėtare pėr Problemin e Grumbullimit tė Armėve
    2002 Konferenca Rajonale pėr Problemet e Kontrollit tė Armatimit dhe Sigurisė Njerėzore
    2002 Propozuar pėr t'u zgjedhur zv/president i Shoqatave tė Atlantikut
    2001, 2002 nė Bruksel; 2001 nė Zagreb; 2002 nė Bukuresht; Ka prezantuar projektin "Integrimi i 6000 Ushtarakėve nė Lirim nė Ekonominė e Tregut", pėrfshirė nė axhendėn e Paktit tė Stabilitetit

    Tituj Shkencorė
    Mban titullin Dr. i Shkencave Ushtarake, akorduar nė vitin 1979

    Gjuhėt e Huaja

    Rusisht, Italisht dhe Anglisht

    in/an (BalkanWeb)


    -----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    presidenti i ardhshem ortodoks !
    ē'ka bere vaki ???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eni : 24-06-2002 mė 10:40

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    lamashet..

    RRugacet e Fierit, petro koqi me lamashe kane ne dore Shqiperine..cvete more cvete..

    KJ
    -----
    Koci: Nuk votojme gjeneralin e Berishes
    Mbreme vone ne nje prej restoranteve te Tiranes jane mbledhur urgjent deputetet e levizjes per Katarsis, te cilet kane vendosur qe te votojne kunder kandidatures se Alfred Moisiut, pasi ka qene gjeneral i kohes se Berishes dhe ka shkaterruar ushtrine ,kur ishte minister Zhulali. Ai eshte kaq i lodhur nga jeta sa 1000 here me mire do te ishte Sabri Godo - thane burimet brenda grupit te deputeteve ne fjale. Sipas Petro Kocit, deputetet e kesaj levizje, do te nxjerrin ne parlament fakte per implikimin e tij ne afera me ushtrine bullgare si dhe e quajten pranimin e Nanos per kandidaturen e Berishes si nje kapitullim pa kushte, ashtu sic dorezoi edhe kryeministrine ne shtator 1998. Pas takimit Petro Koci eshte takuar me perfaqesues te grupit te Meidanit, te cilet presin qe sot ne parlament, zoti Moisiu te mos marre numrin 84 vota, pasi edhe disa deputete te opozites nuk do te votojne per te.

    Kjo inisiative e Petro Kocit dhe e grupit prane tij do te thote qe mosmiratimi i kandidatures se Moisiut ta coje vendin ne zgjedhje, ose, mundet, qe vete Nano te futet ne kandidim, meqe procesin konsensual e ka kryer me opoziten. Nuk dihet se cfare nenteksti kishte deklarata e Kocit mbreme kur tha per "KJ" se " me mire te jete Nano qe ka 11 vite ne PS dhe ka krer civilizime ne strukturat e saj, se sa nje gjeneral me spaleta ne xhep dhe qe i vendos sa here shikon ndonje makine ushtarake ne Bulevardin Deshmoret e Kombit". S.N.
    --------

  14. #54
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    SEKURITATES

    Jan terbuar "sekuritatet" e mbetur te ministrise se brendeshme. Keta cakej qe vec plumbit nuk dine zgjidhje tjeter po tundin kembet perpara se te ngordhin. Mallkuar qofshin kriminelet e popullit shqiptar.
    Lexoni artikullin e njerit prej ketyre cakejve.

    Nga ARDIAN KLOSI


    Sot Parlamenti shqiptar do tė kryejė njė nga aktet mė tė rėndėsishme tė veprimit dhe gjithė ekzistencės sė tij: ai do tė zgjedhė kreun e shtetit shqiptar. Deputetėt shqiptarė marrin mbi vete njė pėrgjegjėsi, nga ato qė rrallė u bie tė pėrmbushin nė postin e lartė ku i ka mandatuar populli. Ndėrkohė, nė prapaskenat dhe paraskenat e politikės sė lartė shqiptare, kurorėzimi i njeriut tė parė tė vendit, duket se ėshtė bėrė fakt i kryer pavarėsisht nga Parlamenti. President konsensual i shqiptarėve ėshtė emėruar gjenerali nė pension Alfred S. Moisiu. E megjithė kėtė, solemniteti i aktit mbetet, pasi zgjedhja e njė presidenti nė kushtet e republikės demokratike e ka tė ngjashmin nė histori vetėm me ngjitjen nė fron tė njė monarku.
    Unė nuk e di se me ēfarė ndėrgjegjeje do tė votojė ajo shumicė, qė thuhet se ėshtė bėrė pėr tė zgjedhur president tė shtetit gjeneralin, por them se kaq horizont njė shumicė brenda kėsaj shumice duhet ta ketė, sa pėr ta kuptuar se po largon njė president tė mirė, Rexhep Meidanin, njė nga njerėzit mė tė kultivuar e mė fisnikė qė ka pasur ndonjėherė nė krye ky shtet, pėr tė zgjedhur njė njeri, qė shumė pak e njohim, sepse vjen nga njė e kaluar e cila s'na intereson mė, por qė na thotė sė paku se nuk ėshtė aq i kultivuar sa ky qė po shkon. Ata deputetė, qė hedhin sot votėn pėr tė zgjedhur njė njeri qė nuk vjen nga Shqipėria e re e tranzicionit drejt demokracisė, por nga akademitė e vjetra ushtarake tė Zhukovit dhe tė Enver Hoxhės, dhe pėr tė ēzgjedhur njė njeri, i cili vinte nga laboratorėt e dijes dhe u rys mė sė miri nė kėta pesė vjet me gjithė finesat e pėrfaqėsimit politik tė vendit tė tij, besoj e kuptojnė se nuk po shprehin ndonjė vullnet tė lirė pėr tė zgjedhur atė mė tė mirin e politikanėve nė krye tė shtetit, por po zbatojnė vullnetin politik tė klaneve qė i bėjnė votues tė bindur: sepse duke votuar pėr njė njeri qė s'ka as ndėr mend, as ndėr moshė, as ndėr format tė ngrihet ndonjė kokė mė lart se Sali Berisha e Fatos Nano, siguron mbretėrimin e qetė tė kėtyre jokerėve tė politikės shiptare pėr tė paktėn edhe nja pesė vjet tė tjera. Besoj se do t'u dridhet pak dora, kur tė kujtojnė qė po zėvendėsojnė njė profesor nderi tė shumė univesiteteve europiane, me njė njeri qė sa pėr dije e shkencė e kishte marrė gjumi me kohė dhe sa pėr anėtarėsi, atė tė fundit e ka nga bordi ekzekutiv i "Vefės". Le t'i mendojnė tė gjitha kėto, para atij votimi qė duhet tė na pėrfaqėsojė edhe ne, popullin pa tė drejtė vote. Ndoshta i ngushėllon nė veprimin e tyre, tek hedhin atė letėr me nėnshkrim nėn bindjen ndaj parisė sė klanit, qė tė paktėn jemi njė vend mė i pėrparuar nga Kolumbia, meqė mendojmė shumė pėr ushtarakėt nė pension, i ngjisim madje deri nė krye tė shtetit, kurse "Kolonelit" tė Markezit, qė e ngrys jetėn i vetmuar me njė gjel nė barrakėn e tij, nuk ka as kush t'i shkruajė.
    Tragjikomedia shqiptare e zgjedhjes sė presidentit konsensual me sa duket po i afrohet fundit tė saj. Nuk po zgjidhet asnjė figurė e shquar dhe personalitet politik aktiv, qė pėrfaqėson me tė vėrtetė e me dinjitet shqiptarėt, siē e kėrkon Kushtetuta jonė, por po gjendet njė figurė e mjaftueshme vetėm qė Berisha tė mos zbresė prapė nė rrugė me hordhitė e tij dhe qė Nano tė mos na luajė prapė skeēet me katarsis, duke asfiksuar shtetin shqiptar. Dhe e gjithė kjo duhet tė na gėzojė, sepse maxhoranca me opozitėn po bashkėpunojnė! Sigurisht qė ata tė dy, ose tė tre bashkėpunojnė, pėr sa kohė nuk u rrezikohet pushteti, por provo pak t'ua lėkundėsh si bėhen, pa shiko se ē'kthetra nxjerrin, pa dėgjo se ē'fjalor pėrdorin! Prandaj nuk mallėngjehem aspak qė u ulėn nė njė tryezė tė tre: primitivi (Meta pėr Berishėn) me padrinon (Berisha pėr Nanon) dhe me fashistin (Nano pėr Metėn).
    Nė njė shkrim tė para pak ditėve kisha dalluar prapa demagogjisė pėr presidentin konsensual, tri lloje presidentėsh qė po endeshin si variante tė mundshme nė tryezat e politikės sonė: presidentin nonsensual (i mishėruar nga Y. Popa), presidentin sensual (F. Nano) dhe presidentin bonsensual (R. Meidani). Zhvillimet e reja na njohėn me dy variante tė njė prototipi tjetėr, atė tė presidentit sensacional. Kishte pasur keq e mė keq dhe nuk e dinim. Kandidatėt qė iu ofruan publikut shqiptar, si diplomati ashtu dhe ushtaraku, vinin tė dy nga sferat e mosnjohjes, tė mosaktivizimit nė debatin politik-shoqėror, duke pėrfaqėsuar edhe mosgjė nė pikėpamjen e kontributit intelektual-politik-kulturor nė jetėn e vendit. I pari u tėrhoq me dinjitet, duke mos u bėrė pjesė e lojės sė treshes e duke u kthyer kėsisoj nė president absentual. Ndėrsa i fundit qėndroi, duke iu bindur urdhėrit si njė ushtarak i mirė, e duke u kurorėzuar pra sipas gjasave nė president konsensual tė shqiptarėve. Nuk dimė se sa e kėnaqur do tė jetė Doris Pack nga kjo zgjidhje, se tė tjerat u sheshuan. Neve na mbetet vetėm tė themi: Parlament: pėr nder aarm.

  15. #55
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Gjeneral Alfred Moisiu, zgjidhet president i vendit me mandat 5 vjecar.


    Pas kaq kohesh, dicka po behet per mire ne Shqiperi, dhe pas rrezimit te protektorit te mafies Rakipi, ngritja ne postin e presidentit e nje njeriu ushtarak qe ka nje jete ne sherbim te vendit, do tu fali shqiptareve nje president qe nuk flet as gjuhen e socialisteve, dhe as gjuhen e demokrateve, por flet shqip gjuhen e gjithe shqiptareve.

    Pavaresisht nga pushteti i kufizuar i presidentit, ai do te jete nje garantues i procesit demokratik ne vend, dhe nje figure qe do ti uli tensionin politikes, dhe do te shtyje palet ne politike qe te ulen e diskutojne mbi problemet e vendit per tu dhene zgjidhje.

    Zgjedhja e Moisiut gezon te gjithe ate shtrese te ndershme te shoqerise shqiptare, ashtu sic deshperon te gjithe ata qe pushtetin e shohin si nje mjet per te vjedhur e shitur interesat kombetare shqiptare.

    Urime dhe respekt per presidentin e ri shqiptar.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    URIME

    Shprehi urime te veqanta per zgjedhjen e Kryetarit te Shqiperise sone. Edhe pse une jam nga Kosova gjithemone kam ndij dhe do te ndije Shqiperine si vendi im.

    Dhe i lutem zotit qe keto pese vitet e ardheshme te jene pese vitet me te sukseshme per nje kohe te gjate.

    URIME TE GJITHEVE

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Urime!

    Edhe mua me pelqen figura e Alfred Moisiut.

    Ai ka punuar per atdheun nji jete te tere si ushtarak i ndershem e me kulture. Nuk ben pjese ne radhet e oficereve dogmatike bolshevike qe u dalluan ne proceset e "futja njeri tjetrit". Gjeneral Moisiu punoi dhe per integrimin e vendit tone ne Nato. Ai nuk ju bashkua atyre oficereve te cilet kulturen ushtarake e vune ne dispozicion te rebelizmit te 97-es. Ashtu si i jati Alfred Moisiu i ka sherbyer vetem Atdheut.
    Eshte e pritshme nji reagim negativ nga banditet e rebelizmit Gjinushi, Koci e compani per zgjedhjen e z Alfred Moisiut si President i vendit.

    urime e suksese !

    Lufta kunder korrupsionit e kriminalitetit do jete guri proves per presidentin e ri.

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Thyhet treshja "braziliane"

    Mejdani, Gjinushi, Ceka treshja "braziliane" e 97'es me se fundi thyehet.

    Pasi u qurraviten tek Evropa ne 97 kur i kerkuan "T'a heqim Berishen se nga ai na vjen e keqja" dhe e moren mandatin e bajgosen sa deshen.

    Urime zotit Alfred Moisiu ne detyren e larte te kreut te shtetit.

  19. #59
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    "Gjenerali i bunkerve"

    Dikush, patjeter plere, e quajten Gjeneralin e nderuar dhe patriot, intelektual den baba den, "gjeneral te bunkerve". Keta plera qe kane ndimuar ne destabilizimin e shqiperise qe ne momentet e para te demokracise, keta plera qe shkruajne ne nje gazete qe financohet nga segmentet e kuq te italise se jugut dhe qe vollen vrer per Rugoven gjithashtu, me nder jush le ti hane m...tin Moisiut , Sales dhe gjithe te tjerve qe ndimuan ne zgjedhjen e presidentit te ri.
    Zoti e ndimofte dhe ja letesofte rrugen z. Moisiu.
    Urime nga zemra patriotit dhe atdhetarit, Presidentit te ri Zotit Alfred Moisiu.

    Pershendetje

  20. #60
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Me ne fund nje figure pozitive ne hierarkine drejtuese te shtetit shqiptar.

    Urimet me te mira per presidentin e ri te Shqiperise!

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėr mėsuesit e matematikės
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 10:22
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Gjinushi: Zgjidhja e vetme e krizes politike jane zgjedhjet e parakohshme
    Nga no name nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 03:22
  4. Elita shqiptare e Maqedonise
    Nga StormAngel nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 05-10-2005, 17:08
  5. Zgjidhja e krizes shqiptare
    Nga Albo nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-04-2002, 06:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •