Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 76
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Nano duket i vendosur

    Edhe monarkia nuk do ishte zgjidhje e keqe. Monarkia moderne nuk e perjashton demokracine.
    Edhe vete Britania monarki eshte porse mbreteresha ka vendin e saj. Madje festoi edhe 50 vjetorin e mbreterimit te saj dje.

    Mendoj se populli shqiptar nuk e ka te njejtin koncept per monarkine dhe kjo eshte edhe pasoje e konceptit te partive kryesore qe nuk e shohin monarkine si nje zgjidhje edhe per ta

    Me cpo shoh une Nano duket i vendosur per tu bere president

    Zgjedhje te parakoheshme dhe te drejta, ne kuptimin qe te gjitha partite ti binden njera tjetres para se te hyjne ne gare, gjate gares dhe ne marrjen e vendimit, do te ishin zgjidhja me e mire per momentin.

    Nano edhe mund t'a marre pushtettin porse demokraci ska per te pasur, sic edhe nuk ka pasur keto 12 vjet pluralizem ne shqiperi.

    Demokracia eshte nje sistem jetese me rregulla qe i zbatojne qytetaret.

    Nuk ka demokraci pa nje besim reciprok, i cili ne realitet mungon, ka munguar dhe qe i eshte ofruar gjithmone shqiptareve nga evropa tere kohen.

    Deshtimi i shqiptareve qendron ne te mospranuarin e demokracise nga ana e partive kryesore politike.

    Kur sheh se partite po pergjaken per te zoteruar drejtimin, ate do shohesh te zbatuar nga keto parti edhe ne jeten e vendit

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-06-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    20
    Permbi te gjitha shqiperise i duhet nje figure e paperzier politikisht. Eduart Selami nuk eshte njeriu i duhur.

    Jo se Selami nuk eshte i denje, por duke ditur se sa te opinionuar jane shqiptaret, ai vazhdimisht do akuzohej si i anshem gje qe do ia bente punen si president gati te pamundur.

    Ndoshta 10 a 20 vjete me vone, Eduard Selami mund te kontribuonte si President i vendit.

    Nderkohe me duhet te them se propozimi i Ismail Kadare eshte teper intrigues dhe interesant.

    Rendesi ka te qendrohet larg njerezve qe edhe u ngjajne per fytyre Fatos Nanos dhe Sali Berishes.
    Paranoja ėshtė mė e rrezikshme se rreziku vetė!

  3. #23
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    04-06-2002
    Postime
    9

    Kriza presidenciale!!!!!!

    Ja se ēbehet....

    Lexoni artikullin e shkeputur nga Koha Jone..

    June 6, 2002_-ja do te vendose per formen e bashkepunimit me opoziten dhe per presidentin konsensual". Keshtu deklaroi dje sekretari i marredhenieve me publikun, Bardhyl Agasi ne perfundim te mbledhjes se kryesise socialiste. "Ne vendosem thirrjen e KPD-se se PS-se per te shpallur kandidaturen per presidentin e vendit qe do t'i paraqitet parlamentit shqiptar me date 16 qershor.

    Do te kete nje mbledhje tjeter kryesie, por data e KPD-se eshte caktuar perfundimisht 16 qershori", tha Agasi. Persa i perket ceshtjes nese presidenti do te jete konsensual ose jo, sekretari socialist shtoi: "natyrisht ne do t'i permbahemi rezolutes qe kemi aprovuar bashkarisht. Ne nuk i levizim bashkepunimit me opoziten".

    Sipas Agasit, KPD-ja do te vendose per numrin e kandidaturave qe do t'i paraqiten Kuvendit. "Ne shfaqem vleresimin per rezoluten e parlamentit shqiptar ne pergjigje te rezolutes se PE-se per marreveshjen sa me shpejt te stabilizimit dhe asociimit me BE-ne. Kryesia vleresoi zhvillimin me sukses te gjithe axhendes se saj ne ekzekutiv dhe legjislativ duke i qendruar besnik FMN-se dhe BB-se", deklaroi sekretari socialist.

    Kryesia e PS-se diskutoi dje gjeresisht edhe per zgjedhjet e reja ne deget e partise ne rrethe dhe per kontestimet qe ka patur ne disa konferenca. Agasi tha se deri tani ne Komisionin Qendror te Garancive Statutore kane mberritur 12 ankesa nga anetare te PS-se. "Konferencat u zhvilluan krejt normalisht duke zbatuar normat e statutit te PS-se.

    Ka pasur dhe raste te cilat jane kontestuar dhe jane paraqitur per shqyrtim ne KQGS, gje qe tregon demokracine e brendshme te partise", tha sekretari Agasi. Ai shtoi se aty ku ka pasur shkelje, KQGS-ja do te ndalet dhe do te perseriten rastet qofte per kryetaret, qofte per komitetet drejtuese. "Ankesat zakonisht jane paraqitur nga vete individe, anetare te thjeshte te partise ose dhe nga forumet e partise dhe ne rastin qe eshte paraqitur nga nje i deleguar i kryesise, ishte rasti i PS-se se Hasit, dhe eshte paraqitur nga une qe isha i deleguar ne kete rreth", shtoi Agasi. Sipas tij, i takon KQGS-se per te vendosur per perseritjen ose jo te zgjedhjeve per Komitetet Drejtuese apo per kryetar partie.

    Erl Murati

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Meidani: Presidenti, me marreveshje PS-PD

    Kreu i shtetit shprehet se procesi i konsultimeve per Presidentin e ri duhet te behet ne strukturat parlamentare, ne perputhje me rezoluten e Kuvendit dhe Kushtetuten: Per ceshtje emrash te angazhohen ne menyre perfundimtare pikerisht grupet parlamentare apo strukturat funksionale brenda Kuvendit, te cilat kane te drejten e votes

    Elton METAJ

    TIRANE - Presidenti i Republikes, Rexhep Meidani, shprehu dje preferencen e tij, qe procesi i zgjedhjes se kreut te ri te shtetit te behej ne strukturat parlamentare. Nderkohe, ai ka kerkuar edhe respektimin e rezolutes se Kuvendit, qe flet per zgjedhjen e Presidentit "permes nje procesi konsensual, te plote pozite-opozite, si dhe sipas procedurave kushtetuese".

    I pyetur se c'mendon per mbledhjen e partive te opozites, keshilltari dhe zedhenesi i Presidentit te Republikes, Mentor Nazarko, duke percjelle mendimin e kreut te shtetit, tha se "nuk ka asnje gje te keqe nga diskutimet paraprake ne tryeza partiake apo ne forma te tjera". "Por me tej, - shtoi keshilltari i Meidanit -, ne perputhje me rezoluten e fundit te Kuvendit dhe Kushtetuten e Shqiperise, do te ishte mire, qe per ceshtje emrash apo per probleme te tjera, qe lidhen me zgjedhjen e Presidentit, te angazhohen ne menyre perfundimtare pikerisht grupet parlamentare apo strukturat funksionale brenda Kuvendit, te cilat kane me Kushtetute te drejten e votes per te zgjedhur Presidentin, nepermjet konsultimeve, negociatave apo formave te tjera te diskutimeve, fare normale per nje vendim te tille". Deklarimi i Meidanit vjen nje dite pasi opozita akuzoi Partine Socialiste ne pushtet per prishjen e marreveshjes, lidhur me rezoluten e Kuvendit, ne te cilen flitej per zgjedhjen e nje Presidenti permes nje procesi konsensual, te plote pozite-opozite, duke respektuar nderkohe percaktimet e shprehura ne Kushtetute. Gjithashtu, Meidani, duke preferuar nje proces parlamentar, duket se shpreson qe ne nje perballje te mundshme me Nanon, opozita do te votoje per rimandatimin e tij.

    Ndersa ne lidhje me mbledhjen e parashikuar te Komitetit te Pergjithshem Drejtues te PS dhe asaj se c'pret Presidenti Meidani prej saj, zedhenesi sqaroi se "ka nje vije konstante ne sjelljen e kreut te shtetit gjate pese vjeteve te mandatit te tij: eshte ajo e institucioneve dhe respektimit te tyre". Ne kete kuptim, sipas zedhenesit, Presidenti e beri te qarte edhe ne intervisten dhene per "Dojce Vele" pak jave me pare, se "nese struktura te tilla partiake dhe parlamentare sa me te gjera mendojne se une (Meidani) mund t'i sherbej Shqiperise per nje periudhe te dyte po me kete fryme, jo duke luajtur rolin e protagonistit, por rolin e moderatorit, jo te urdheruesit, por te sugjeruesit te ideve te reja, une do te thoja se do te ishte fare normale qe t'i pergjigjesha pozitivisht ofertave te tilla nga strukturat politike dhe parlamentare" .

    Deklarimet e Meidanit jane bere edhe pas nje takimi, qe ai ka zhvilluar dje me kryetarin e Parlamentin, Servet Pellumbi. Ne kete takim mesohet te jene diskutuar dy variantet e mundshme te zgjedhjes se Presidentit, permes forumeve, ku behet fjale per KPD, apo mes grupeve parlamentare. I pyetur dje ne linje telefonike nga "Korrieri", kryeparlamentari Pellumbi, tha se i mbetej qendrimit te tij, te shprehur tashme publikisht. Pak dite me pare, Pellumbi tha se zgjedhja e Presidentit "eshte proces parlamentar dhe duhet te perqendrohet ne Parlament". "E rendesishme dhe thelbesore eshte te merret ne konsiderate opinioni i atyre qe te propozojne, jo vetdeklarimet", u shpreh kryeparlamentari, i cili dy dite me pare mesohet t'ia kete paraqitur qendrimin e tij edhe kryesocialistit Nano, nje nga pretendentet per te qene numri nje i shtetit.

    Burime nga presidenca i thane dje "Korrieri"-t se Meidani dhe Pellumbi mesohet te kene konverguar ne qendrimin e tyre se grupet parlamentare dhe strukturat e Kuvendit duhet te angazhohen ne nje proces bisedimesh, konsultimesh apo negociatash per emrin e Presidentit te ardhshem. Qe do ta zhvendoste garen nga KPD e PS, ku duket se testimet paraprake te Meidanit kane rezultuar jo shume ne favor te tij. Megjithate, theksimi i rolit te opozites ne procesin e zgjedhjes se Presidentit, sipas analisteve, mund te jete nje perpjekje e Meidanit per t'i bere presion strukturave te partise qe e votoi 5 vjet me pare postin e Presidentit.


    Nderkohe, i pyetur per debatin dhe analizat, qe kane karakterizuar kohet e fundit edhe median elektronike dhe te shkruar ne lidhje me ceshtjen e zgjedhjes se kreut te shtetit, zedhenesi percolli "falenderimin e Presidentit per angazhimin qytetar te medias, te gazetareve, te intelektualeve, por edhe te politikaneve, qe po i japin nje dimension te ri vete procesit te zgjedhjes, nepermjet vleresimeve, analizave, apo gjykimeve konstruktive dhe realiste".

    Mandati pesevjecar i Presidentit Meidani perfundon me 24 korrik, ndersa Parlamenti pritet te filloje me 24 qershor procedurat e zgjedhjes se kreut te ri te shtetit. Me 16 qershor socialistet kane vendosur te mbledhin Komitetin e tyre te Pergjithshem Drejtues, nga pritet te dale edhe emri i kandidatit per President. I cili, i shoqeruar nga te pakten 20 firma deputetesh do te depozitohet si kandidat zyrtar. Lideri socialist Nano dhe Presidenti Meidani kane shprehur qellimin e tyre per te synuar Presidencen e vendit, per te cilen do t'u duhet te sigurojne ne Parlament te pakten 84 vota.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pse Humb PD-ja?

    PD-ja humbi ne zgjedhjet e para pluraliste.
    PD humbi ne referendum.
    PD humbi perball "lamasheve" te trekendeshit te Bermudes(zona e kllonuar me gene staliniste VLORE-BERAT-Lushnje).
    PD humbi ne zgjedhjet e fundit.
    PSE???

    Sepse ne kte Parti jo miu po dhe Kuajt e Trojes hedhin valle nen mustaqet e Berishes.

    Ja c'thot NANO...(shekulli).
    ------------
    Kryetari i PS-sė mohoi zėrat pėr njė tėrheqje nga kandidimi. Ai premtoi bashkėpunim serioz me PD


    Nano: Unė president me votat e opozitės


    "Mė vjen keq qė Berisha kėrkon ta mbajė jashtė opozitėn, sepse me kėtė rast po zbuloj qė disa prej tyre votojnė pėr mua"


    TIRANĖ - Kryetari socialist Fatos Nano deklaroi dje se do tė marrė edhe vota nga opozita. Pėr herė tė parė qysh kur kreu socialist shpalli publikisht kandidaturėn, u shpreh me bindje se pėrveē votave tė socialistėve ai pret tė marrė edhe vota nga deputetėt kundėrshtarė, nėse ata lejohen sipas tij nga Berisha tė marrin pjesė nė seancėn e votimit. "Mė lejoni t'iu them qė unė opozitėn nuk e konsideroj njė ekip futbolli. Nuk e konsideroj njė ekip tifozėsh. Unė jam shumė serioz nė ofertat politike, institucionale dhe publike pėr tė institucionalizuar, strukturuar njė proces bashkėpunimi afatgjatė maxhorancė -opozitė nė kėto ditė me opozitėn dhe mbi kėtė bazė mė vjen keq qė zoti Berisha kėrkon ta mbajė jashtė opozitėn, sepse me kėtė rast po zbuloj qė disa prej tyre votojnė pėr mua", -deklaroi kryetari Nano gjatė njė deklarate pėr gazetarėt nė festimet e 11 vjetorit tė PS-sė. Nano mohoi mundėsinė e njė tėrheqje nga gara pėr postin e presidentit, duke treguar se ai ėshtė i vendosur t'i shkojė deri nė fund sfidės qė e pret. Kreu i PS-sė nuk ka pėrsėritur sėrish deklaratėn pėr zgjedhje tė parakohshme, por tha se socialistėt do t'ia japin votat. "Kėto ēėshtje nuk zgjidhen me formula qė shpiken nė kėmbė ose papritmas. Ne jemi njė maxhorancė legjitime dhe shumė tė vendosur pėr tė vazhduar tė qeverisim nė dobi tė tė gjithėve dhe pėr tė zgjeruar hapėsirat e integrimit tė opozitės nė sistemin demokratik", -deklaroi ai. "Shpresoj, tha Nano, qė pas gjithė jetės sė gjallė qė kemi patur sė bashku ne socialistėt, KPD-ja nuk do tė mė ofrojė ndonjė surprizė mua. Unė nuk besoj se mund ta trajtoj KPD-nė pėrfaqėsuese tė partisė mė me respekt se sa deri mė sot". Kryetari socialist gjatė kėsaj periudhe ka patur njė sėrė takimesh me ndėrkombėtarė, tė cilėt i ka njohur me dėshirėn pėr tė kandiduar, si dhe i ka garantuar se zgjedhja e tij nuk do tė sjellė ndonjė krizė nė politikėn shqiptare dhe nė vend. Diplomatėt e huaj nė Tiranė, gjatė kėtyre ditėve janė interesuar shumė pėr kontakte me kreun socialist, pėr tė marrė edhe mendimin e tij rreth situatės sė pritshme. Ndėrkohė, pas njė heshtjeje disaditore, kryetari socialist nuk ka folur mė gjatė pėr kandidimin e tij dhe pėr platformėn qė ai ofron si kandidat pėr president, pėr t'ia lėnė ēdo gjė ditės sė KPD-sė. Gjatė njė interviste televizive, kur Nano shpalli kandidaturėn e tij pėr postin e presidentit tha se nuk kishte kandidat mė tė mirė, sesa kryetari i partisė pėr tė pėrfaqėsuar PS-nė nė kėtė garė tė rėndėsishme. Sa pėr kandidatin qė ai do tė ketė pėrballė, presidentin aktual Meidani, Nano ka kritikuar punėn e tij, gjė tė cilėn e kanė bėrė edhe mjaft nga mbėshtetėsit e kryetarit socialist. Gjithashtu nė takimet qė ai pati me bazėn gjatė fushatės sė zgjedhjeve nė parti, u kėrkoi delegatėve tė konferencave qė tė dilnin me propozime konkrete, se cila do tė ishte figura mė e pėrshtatshme pėr tė pėrfaqėsuar partinė nė garėn e madhe presidenciale. Burimet nga selia rozė deri tani kanė bėrė tė ditur se nė mbledhjen e KPD-sė do tė kėrkohet qė Nano tė kalojė me konsensusin e tė gjithėve dhe tė mos i nėnshtrohet votimit tė fshehtė, gjė tė cilėn pritet ta kėrkojnė edhe mbėshtetėsit e presidentit aktual Meidani.
    Darina Tanushi
    -------------------------------------


    Me Votimin e Klosit u zbuluan disa kuaj Troje ne radhet e PD-se. Me NANON tani dalin dhe te tjere.

    Ne se PD pretendon per pushtet ajo duhet te tregoj se ka aftesi te zbuloje e demaskoje se kush ne zyrat e veta jane sahanlepires e spiune te NANOS qe majmin mullaqet me Votat e demokrateve te ndershem.

    Te shohim cdo behet deri me 24 .

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Edhe pse dita per votimin e presidentit ne parlament po afron, shume pak gjera kane ndryshuar nga muajt e meparshem. Nano vazhdon te coje deri ne fund ambicien e tij per president, opozita betohet me qiell e me toke qe nuk e lejon zgjedhjen e Nanos, kandidate te tjere i shtohen listes se "presidenteve", fallxhoret e shtypit shqiptar parashikojne se do te fitoje njeri apo tjetri. Pra me pak fjale, gara per president eshte bere si puna e llotarise, askush nuk e di se si do zgjidhet, askush nuk e di se kush do te zgjidhet, dhe askush nuk e di se cfare do te ndodhi me pas. Te gjithe jane te gatshem ta pranojne postin qe do tua fali fati.


    Si perfunduam deri ketu?

    Qe prej 24 qershorit te vitit te kaluar, socialistet u ngopen me lugen bosh. Duke manipuluar votat sa me njerezit e tyre, sa me gjykata e polici, keta kujtuan se do ta mbulonin diellin me shoshe dhe do te mbaniin edhe 4 vjet te tjera pushtetin. Por ajo luga bosh e 24 qershorit, i ka rene pas koke Metes, do ti bier Nanos dhe te gjithe atyre qe "fituan" ne 24 qershor.

    Opozita nga ana e saj, zgjedhjet e vitit te kaluar i kaloi me dhimbje pasi nuk mjaftoi pabarazia ne media dhe fonde, por iu desh te perballej edhe me manipulime qesharake mandatesh, jo thjeshte votash. Per cudine e te gjitheve, Berisha u be i urte dhe i la socialistet qe ta conin deri ne fund cmendurine e tyre zgjedhore.

    Nano dhe Meta, ishin trimat qe ne 25 qershor 2001 u vune ne gare me njeri-tjetrin se kush do te merte meritat per fitore. Meta mburej brenda partise se ishin policet e tij qe iu siguruan socialisteve votat, kurse Nano mburej me njerezit e tij ne KQZ apo me Abdiun e famshem te gjykates kushtetuese. Dhe socialistet e tjere, ferkuan duart dhe brohoriten nga hera per kreret e partise se tyre, kush per Nanon e kush Meten.

    Por buzeqeshja e fitores socialisteve do tu ngrinte ne buze, pasi shume shpejt opozita do te vinte ne levizje te gjitha kontaktet e saj ne Perendim per te denoncuar zgjedhjet jo me deklarata politike por me fakte te mbledhura nga procesi i montuar. Kesaj here Athina nuk mund ti vinte dot ne ndihme Tiranes, pasi matane Adriatikut qeveris nje kryeminister i djathte qe nuk ka fort simpati per ish-komunistet. Sikur kjo te mos mjaftonte, ky italiani i ri eshte nje nder mbeshtetesit me te pa epur te opozites shqiptare ne Perendim.

    Teksa Nano dhe Meta benin planet se si te ndanin te ardhurat e bizneseve ilegale, pala italiane po ndermerte aksione kunder trafiqeve qe drejtoheshin nga Tirana. Njerezit e aferm te Metes e Nanos po binin ne duart e italianeve, dhe keta po flisnin edhe per maredheniet e "qeveritareve" me ta. Paniku i izolimit dhe drejtesise qe po u qendron mbi koke pushton si Nanon edhe Meten. Te dy mundohen te mbulohen sa me mire me pushtet, me shprese qe drejtesia italiane nuk do te guxoje ti keputi fijet aq thelle. Nuk ishte hera e pare per Nanon qe vihej nen akuze nga drejtesia italiane, por ishte hera e pare per Meten, qe pas vizites ne Rome, i iku si zeri edhe figura.

    Nano kerkon te forcoje pozitat e tij ne Parti teksa shikon qe klani i Metes i kish shtrire kembet mire ne te gjithe trafiqet qe dikur mbuloheshin nga "kabineti i Nanos". Kurse Meta nga ana e tij, si nje provincial paranoik investon poste dhe para per deputete e njerez me pozite ne PS, ne menyre qe te dobesonte pozitat e Nanos. Po ashtu, Meta privatizon gati te gjithe shtypin shqiptar, qe shkruante per llogari te tij.

    Me akuzen e Perendimit per zgjedhjet, duhet gjetur nje fajtor ne rradhet e pushtetareve. Ne kete pike, asnjeri nga te dy trimat socialiste nuk guxon te marri persiper fajesine e manipulimit te zgjedhjeve. Dhe te dy fillojne lojen e hedhjes se fajit njeri-tjetrit. Nano, ne pamundesi te luftoje Meten brenda partise pasi Meta tashme ka fituar shumicen, e lufton ate ne publik dhe ne baze. Besoj se nuk i keni harruar akuzat spektakolare te Nanos per gjithe kabinetin Meta per trafiqe ilegale qe nga droga, prostitucioni e deri tek tenderat.

    Meta, qe besonte se kolltukun e kryeministrit ia kish fal baba i vet dhe mund ta trashegonte, nuk mundet te perballet me akuzat e Nanos. Keto akuza nuk jane shpifje por jane te verteta qe socialistet ia njohin mire njeri-tjetrit. Meta jep doreheqjen me shprese se tani, "faji do te bier mbi supet e Nanos". Dhe sipas te gjitha parashikimeve, faji ra mbi supet e Nanos. Nano tani kish nevoje per nje kryeminister te ri sa per sy e faqe me Perendimin, dhe per nje imazh te ri per veten. Si ai kameleoni qe shpreson ti shpetoje ndeshkimit duke ndryshuar ngjyrat, Nano del me idene e "katharizmit ne PS". Kjo qe nje levizje tipike alla-Nano qe ne kete pike i kishin ngelur vetem mbeshtetja e elektoratit socialist. Nano e perdor kete mbeshtetje per tiu ckermitur Metes dhe grupit anti-Nano ne PS.

    Majko si nje pioner i zellshem ne perjetesi qe eshte, e nxjerr edhe njehere nga situata Nanon, duke pranuar postin e kryeministrit. Tashme qeveria ishte e ndare midis njerezve te Nanos dhe te Metes, me nje kryeminister si Majko qe ka me shume fjale se rezultate konkrete. Majko shkarkon njerezit e Metes me porosi te Nanos duke dobesuar fijet e Metes ne qeverisje dhe duke forcuar pozitat e Nanos. Meta nga ana e tij ndihet i kercenuar nga Rakipi qe punon per llogari te Nanos, dhe voton ne parlament kunder tij se bashku me opoziten.

    Si te shpetojme koken nga drejtesia?

    Paniku i socialisteve e ka burimin tek bemat e tyre ne keto 5 vjet qe kane qene ne pushtet, dhe tek manipulimi i zgjedhjeve te vitit te kaluar. Ky panik u ndje prej tyre qe perpara se zgjedhjet e qershorit te kaluar te mbaheshin, dhe kjo i detyroi te reagonin ne ate menyre se si reaguan duke manipuluar zgjedhjet me cdo cmim. Pra pushteti per socialistet nuk eshte nje lluks, eshte nje mjet jetik per mbijetese. Me kete pushtet ata mbulojne trafiqet e tyre dhe mbajne larg drejtesine shqiptare nga trafiqet e tyre dhe nga vetja.

    Mirepo me fushaten denoncuese te opozites per zgjedhjet, socialistet e kuptuan qe kishin rene me te dyja kembet ne kurthin qe e kurdisen vete. Duke manipuluar zgjedhjet, ata i dhane mundesi opozites qe te fitoje simpatine e Perendimit, dhe te beje mese te besueshme implikimin e qeverise shqiptare ne krimin e organizuar dhe korrupsion. Askush nuk ka me dyshimin me te vogel ne Perendim se kush jane Nano e Meta pasi pane te dokumentuara skenarin e manipulimit te turpshem te zgjedhjeve. Implikimi i institucioneve si gjykatave, policise, KQZ, presidentit treguan me se miri per Perendimin se me ke kane te bejne ne Shqiperi. Jo vetem aq, por demtuan shume imazhin e Shqiperise. Tashme Shqiperia ne syte e perendimoreve eshte nje Kolumbi europiane, ku mafia eshte e gatshme te mbaje me cdo kusht pushtetin. Kjo u be e dukshme me raportin perfundimtar te zgjedhjeve, ku perendimoret denoncojne manipulimet ne zgjedhje por nuk kerkojne perseritjen e tyre, pasi e kane mese te qarte se shteti shqiptar i implikuar ne keto manipulime nuk mund te japi asnje garanci per mbajtjen e zgjedhjeve me te mira se ato te kaluara. Per Tiranen zyrtare fillon izolimi total dhe BE pezullon te gjithe procesin e asocimit te Shqiperise duke vene kushte politike.

    (vijon)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #27
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    CKA MENDONI PER SABRI GODON - PRESIDENT I SHQIPERISE?

    lexova se nga opozita eshte paraqite kandidatura presidenciale e Sabri Godos...cka mendoni ne lidhje me kete?

    Kadare nuk po ndegjohet...

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e tear-drops
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    ne vendin e cative te arta
    Postime
    20

    analize mbi krizen presidenciale

    Vendi defakto ėshtė pėrfshirė nė njė fushatė presidenciale. Nuk ka debat rreth kompetencave tė presidentit apo cilėsive tė kandidatėve, por llogaritė janė thjesht aritmetike: a do tė arrihet numri 84? Kushtetuta dhe mungesa e konsensusit shihen si gjeneruesit e njė krize tė mundshme politike. Edhe nėse mund tė zgjidhet njė president konsensual, nuk ėshtė vonė qė tė rishikohet kushtetuta nė kapitullin qė flet pėr zgjedhjen e kryetarit tė shtetit. Parlamenti, sipas kushtetutės sė Shqipėrisė, e zgjedh presidentit me 3/5 e votave. Nė rast se pas raundesh votimi kandidati nuk siguron 60 % tė votave, brenda dy muajve, vendi zhvillon zgjedhje tė reja parlamentare dhe sėrisht pas zgjedhjeve tė reja, detyra e parė qė ka kuvendi i ri, ėshtė zgjedhja e presidentit, me tė njėjtin numėr votash. Nė rast dėshtimi kemi sėrisht zgjedhje tė reja. Nė kushtetutė nuk parashikohet se ēfarė ndodh pas dėshtimit tė dytė. Ideja e hartuesve tė kushtetutės ka qenė e qartė, por vėnia e saj nė jetė, nė njė terren tė rrėshqitshėm politik, nuk rezultoi e suksesshme. Nė kushtet kur njė forcė politike apo njė kualicion zyrtar e ka shumė tė vėshtirė pėr tė arritur numrin e votave pėr tė zgjedhur kryetarin e shtetit, hartuesit e kushtetutės kanė menduar se duke vendosur numrin 84, tė imponojnė njė vullnet politik mbi dy forcat kryesore politike, pėr tė gjetur njė kandidat, i cili do tė gėzonte njė konsensus sa mė tė gjerė. Ideja e njė kandidati nga njė forcė e tretė politike, do tė shėrbente edhe pėr uljen e konfliktualitetit mes dy forcave kryesore politike.
    Por zhvillimet e vitit tė fundit, kanė treguar se konfliktualiteti mes forcave politike ėshtė vendosur brenda tyre. Neni kushtetues qė kėrkon 3/5 e votave tė parlamentit pėr tė zgjedhur presidentin shihet edhe si joshės pėr tė prishur zgjedhjet parlamentare. Nė funksion tė arritjes sė numrit 84, partia nė pushtet nė zgjedhjet e fundit, provoi tė fitonte duke paraqitur njerėzit e saj si kandidatė tė pavarur. Kur njė gjė e tillė nuk u lejua, falė presionit tė faktorit ndėrkombėtar, u gjetėn metoda tė tjera si ajo e zones elektorale 60 qė prodhoi 9 deputetė. E gjithė lufta e brendshme nė partinė nė pushtet, qė ēoi nė paralizėn e qeverisė, pezullimin e reformave, dhe vonimin e proēeseve tė rėndėsishme si ai i Asociim Stabilizimit me Bashkimin Evropian, dhe anėtarėsimi nė NATO, ėshtė lidhur me zgjedhjen e presidentit tė ri. Parregullsitė nė zgjedhjet e fundit dhe vėrejtjet e vėzhguesve ndėrkombėtarė, kanė ndryshuar edhe terminologjinė nė zgjedhjen e presidentit. Kėrkohet njė president konsensual. Opozita kėrkon si kompensim kėtė, pėr parregullsitė dhe shkeljet qė ēuan nė zgjerimin e fitores sė Partisė Socialiste. Mazhoranca, megjithėse teorikisht mund tė arrijė nė limitin 84 vota, ėshtė shprehur sė fundi se do tė bisedojė me opozitėn rreth kandidatėve tė mundshėm. Nė Maqedoni, Rumani, Bullgari, Jugosllavi, presidenti zgjidhet nga populli. Edhe nė Shqipėri pėr tė mėnjanuar harxhimin e kohės, tensioneve dhe energjive tė panevojshme, presidenti duhet tė zgjidhet nga populli. Nė kėtė mėnyrė, kreu i shtetit, megjithė kompetencat e kufizuara ose jo, do tė ishte njė figurė legjitime, me autoritet dhe do tė qėndronte realisht mbi partite politike duke u kthyer nė njė ekuilibrues dhe gjenerues i stabilitetit politik.

    pergatitur nga Lutfi Dervishi

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Mund Te Vleje Edhe Per Forum

    http://www.shekulli.com.al/koment/17...002/cata.shtml

    Presidenti, intelektualėt dhe demokracia
    Nga Edmond Cata

    Dr. Ylli Pango para disa kohesh shprehte shqetesimin- sarkazme per mosmarrjen ne konsiderate te intelektualeve prej politikaneve (Pango, Koha Jone, "Brezi i te pambaruarve apo qeverite e te rinjve," 25 Shkurt, 2002). Por diskutimi i sotem i intelektualeve per zgjedhjen e presidentit dhe ato te meparshmit, mjaftojne per te pyetur: Cila eshte cilesia e analizes se intelektualeve shqiptare pare nga kendveshtrimi i kontributit qe pritet prej tyre per konsolidimin e demokracise dhe nga ankimi i tyre per tu marre me shume ne konsiderate? A arrijne opinione-analiza te tyre te ndricojne rrenjet e problemeve me te cilat ndeshet demokracia shqiptare? E te ofrojne zgjidhje serioze?

    Kriticizmi qe karakterizon debatin e intelektualeve apo gazetareve (M. Nano, qershor 7, 8; Konomi, 31 maj; Stefani, 30 maj; M. Nano, 28 maj; Harshova 26 maj; Cupi 24 maj; Burimi, 18 maj) nuk perben asnje "herezi." Por po te gjykohet nga thellesia e analizes, ndonese qellim-mire, debati mbetet larg dhenies se nje kontributi cilesor ne analize-njohjen e shkaqeve perse sjellja e politikaneve shqiptare eshte konfliktuale, qeverisja e dobet, institucionet te paqendrueshme, demokracia shqiptare problematike.

    Duke u marre vetem me faktin e dites, intelektualet nuk kane arritur te behen nje ze imponues. Duke rrezikuar keshtu te mos merren seriozisht ne konsiderate edhe ne te ardhmen per shkak te kater mangesive serioze.

    Se pari[/i], prej marrjes vetem me faktin e dites. Qe I ben diskutimet e tyre te mos arrijne te nxjerrin rrenjet e problemeve, bejne sintezen e dukurive, e ofruar zgjidhje serioze. Shqetesimi i intelektualeve mbart tone te forta kritike dhe alarmi. Por ai vjen pa memorie, pa koherence, thjesht si reagim ndaj faktit te dites, dhe sic lind po ashtu tretet pas ngjarjes se radhes. Po kaq te shqetesuar sa per zgjidhjen e presidentit kane qene ata edhe per perplasjen President-Parlament-Gjykate Kushtetuese per rastin Rakipi, levizjen katarsis, cilesine e qeverisjes Meta, apo pastertine e zgjedhjeve te qershorit. Por sot, shqetesimi per keto ceshtje nuk ndjehet fare. Diskutimet e tyre nuk arrijne te ravijezojne asnje shkak madhor te veprimeve te politikaneve. "C'tha ky" "c'beri ai" mbeten strumbullari i debatit, ndersa dinamika e dites shpesh identifikohet me ate nese demokracia shqiptare funksion apo jo. Prandaj Dr. Pango, mosmarrja ne konsiderate e zerit te intelektualeve, pertej injorances se politikaneve, mund te shpjegohet ndoshta me sindromen e tyre te reflektimit te nje shqetesimi pa memorie, pa sinteze, pa aftesi depertonjese ne shkaqet problem-gjeneruese te demokracise shqiptare. Titujt Doktor, Profesor, Assistent Profesor qe intelektualeve ju pelqen aq shume ti vene me germa te medha prane emrave te tyre, sot ka ardhur koha te justifikohen me debate cilesore.
    Vete Dr. Pango, ne kalimin nga leksionet e studiove televizive, tek thirrja per nje oponence aktive, qytetare te intelektualeve e rinise ndaj qeverisjes konfirmon ndergjegjesimin per nje rol te fuqishem dhe te pavarur te intelektualeve. Drejte! Por ceshtja eshte: A mund te arrijne intelektualet shqiptare ti atashojne vetes ate lloj stature dhe konsiderate qe kane koleget e tyre ne perendim, pa nje kontribut cilesor ne qartesimin e rrenjeve te fenomeneve negative?

    Se dyti, prej subjektivizmit dhe konfuzionit. Qe mbillen tek lexuesit permes opinioneve krejtesisht subjektive dhe inkoherences se pikepamjeve. Opinionet personale, llogjet e kafeneve apo pertejoqeanore, e bejne diskutimin e intelektualeve ti mungoje argumenti i mbeshtetur ne studime serioze apo burimeve te konfirmueshme.

    E verteta, e drejta, mbeten gjithmone subjektive, por ato behen akoma edhe me subjektive brenda opinioneve personale te pambeshtetura nga zera te tjere. Klosi ne debatin me Zaloshnjen, duke ju kujtuar intelektualeve cilat parime e bejne serioz nje debat, ben prezent pikerisht kete mangesi (Adrian Klosi, "Nacionalizmi shterp," Shekulli, 15 Maj 2002).

    Nese intelektualet duan seriozisht qe te merren ne konsiderate, menyra e vetme jane diskutimet larg subjektivizmave personale, ku uni apo kendveshtrimi personal nuk mungojne, por ofrohen si pjese e nje kori me te madh qe mbledh brenda vetes shume UNE-ra! Ajo qe dominojne debati mbi zgjedhjen e presidentit jane antonimia "konsensual"-"jokonsensual" dhe konfuzioni. Sqarimi i "konsensusit" si koncept (Frrok Cupi, "Ky zoteri konsensus," Koha Jone, 24 Maj 2002), apo I rolit te tij si nderlidhes mes moralit dhe ligjit (Andrea Stefani, "Presidenti, imoraliteti I politikes dhe korrupsioni," Shekulli, 30 Maj 2002), perpiqen te shperndajne konfuzionin. Cupi ka te drejte kur e quan konsensusin "…absurd…dhe te pabazuar ne asnje nga teorite e demokracise." Po ashtu edhe Stefani kur e sheh ate si "…moral, jo ligjor," "…produkt influence te huaj sesa nje norme," "…nje tėrheqje morale… per te korrigjuar njė shtrembėrim tė ligjshėm." Por ato mbeten zera te vetmuara, qe nuk arrijne ngjizjen e nje analize- shpjegimi ndricues perballe vrullit te te tjereve per tu rreshtuar pro (Arjan Konomi, "Presidenti dhe nderkombetaret," Shekulli, 31 Maj, 2002) ose kundra (Ilir Harshova, "Komedia e Presidentit," Shekulli, 26 Maj, 2002) "rekomandimeve" te BE, SHBA, apo pozicionimeve te politikaneve shqiptare (Mustafa Nano, "Kur ngaterrohet shteti me pushtetin," Shekulli, 7 Qershor 2002; "Zgjidhja e Rebusit Presidencial," Shekulli, 28 Maj 2002) duke mbetur kesisoj edhe te pasukseshme.

    Duke u kapur vetem pas faktit nese e meriton apo jo Nano te behet president, [u[debati i intelektualeve ka humbur pikerisht ate qe duhet te jete qendrore ne shqetesimin e tyre
    , aspektin institucional te demokracise shqiptare: Sa aktoret politike shqiptare reflektojne te luajne sipas rregullave te lojes dhe respektojne rezultatet? Nese rregullat, institucionet dhe rezultatet nuk respektohen, cila eshte arsyeja e vertete? Ndikimi i te huajve? Predispozita e aktoreve politike shqiptare? Apo papersosmeria e institucioneve tona?

    Burim konfuzioni nuk jane vetem veshtrimi shterp i Konomit apo karakterit lutes te Harshoves. Eshte edhe inkoherenca. Mbrojtja e institucioneve e sjelljes institucionale qe vihet re ne shkrimet e Mustafa Nanos per rastin "Rakipi," kompromentohet ne rastin e diskutimit per zgjedhjen e presidentit. Pak rendesi ka nese arsyeja origjinon tek individi Fatos Nano apo vula "made in BE" e konsensusit. Po ashtu, rendesia e ceshtjes nuk qendron ne faktin nese "varianti konsensual I zgjedhjes se presidentit…. bie ndesh (apo jo) me konsensusin kushtetues" (Mustafa Nano, "Zgjidhja Rebusit Presidencial," 28 Maj, 2002) por nese presidenti do te zgjidhet apo jo sipas percaktimit te kushtetutes.

    Respektimi i kushtetutes, jo arnimet speciale, qofshin keto te sugjeruara edhe nga BE, konsolidojne demokracine. Mustafa Nano vete mbron zgjidhje permes sjelljes institucionale e duke ju permbajtur institucioneve dhe permiresimin e institutioneve nese ato reflektojne mangesi permes renies dakort te aktoreve politike. Por vete Mustafa Nano nuk e shperndan konfuzionin kur thote qe "presidenti, nuk eshte kompetence e shumices. Shumica zgjedh vetem kryeministrin por jo presidentin" (Mustafa Nano, "Kur ngaterrohet shteti me pushtetin," Shekulli, 7 Qershor, 2002). Prandaj, vetem eliminimi i nga subjektivizmi ekstrem paqartesise do ti bejne intelektualet serioze dhe te merren parasysh!

    [u]Se treti/u], prej karakteri monologues. Ajo qe ju mungon intelektualeve shqiptare eshte komunikimi me njeri- tjetrin, analiza e ngritur mbi mbeshtetjen apo kundershtimin e pikepamjeve te tjera. Njohja, diskutimi, referimi, mbeshtetja ose kundershtimi prej intelektualeve te pikepamjeve te te tjereve tregon sa cilesor eshte debati, sa memorie, force dije- akumuluese, apo seriozitet imponues reflekton ai. Po ashtu, sa serioz, sa komunikues me te tjeret eshte nje intelektual kur ekspozon kendveshtrimet e tij, sa jane ne gjendje intelektualet te dallojne e pranojne diferencat apo konfirmojne pikeperputhjet e tyre. Intelektualet shqiptare, ne debatin e tyre qendrojne midis mosnjohjes apo mosperfilljes dhe perjashtimit, mohimit, apo persharjes (Rama-Lubonja, Lesi-Lubonja, Klosi-Zaloshnja) pa arritur te identifikojne nje "sinteze-bashkejetese" te tezave dhe antitezave.

    Se katerti, prej mosreferimit tek mesimet e studiesve boterore per te analizuar ecurine dhe problemet e demokracise shqiptare. Qe vjen prej moskontaktit me informacionin, njohurite, dhe mesimet me bashkekohore sidomos lidhur me demokracine dhe konsolidimin e saj.

    Studiuesit e huaj te tranzicionit dhe konsolidimit te demokracise nuk flasin nje rresht per Shqiperine sepse ajo qe ju mungon eshte mundesia per tju referuar intelektualeve shqiptare apo studimeve te tyre.
    Intelektualet shqiptare ne studimin dhe njohjen ne thellesi te faktoreve specifike qe luajne brenda demokracise shqiptare mbeten inferiore, mangesore dhe mjaft prapa. Prandaj, nese intelektualet shqiptare duan te merren seriozishte ne konsiderate rruga e tyre drejt njohjes kalon vec permes cilesise se debatit te tyre!
    alumni,

    gjithmone nxenes

  10. #30
    i/e larguar Maska e TironciScrub
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    here n there
    Postime
    24
    ismail kadareja eshte i vetmi qe mund ta nxjerre vendin nga kjo krize post-komuniste 12 vjecare. ibrahim rugova fatkeqesisht nuk eshte nga shqiperia kshuqe e vetmja figure e rrespektuar nga perendimi ne trojet tona eshte Z. Ismail Kadare. pse jo ?

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Kadare nuk ploteson kriteret

    Sipas kushtetutes presidenti duhet te kete jetuar ne Shqiperi te pakten 10 vitet e fundit. Kadare nuk e ploteson kete kriter.
    Edhe shtete te tjera e kane kete kriter qe eshte i rendesishem.
    Do ishte mire qe te vinte Kadare ne krye po posti kerkon sakrifica.
    Pra duhet te jetosh prane popullit tend qe t'a udheheqesh ate.
    Edhe Ylli Popa qe iu lakua emri ne fillim mu duk zgjidhje e mire porse kur degjon se cfare thote ai vete del se nuk ia vlen t'ia besojne ate post.
    Ai qe nuk ka bindjen se do e marre postin per te dhene kontribut njerezve nuk duhet permendur fare e jo me te zgjidhet.
    President duhet te behet ai qe do te behet president.
    Se do thone pastaj "Me vune me Zor"

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    krokodili pregatitet.

    "Fitoret" e nje pas njeshme te Saliut per te penguar Nanon te behet President (a thua edhe si kryetar partie Nano nuk i luan te tera pipzat) po nxjerrin ne shteg nji emer tjeter..
    .....Krokodilin Skender Gjinushi.


    Te shohim cdo beje Saliu nashti...

    KJ:
    -------
    Gjinushi, rezerva e PS per President
    Skender Gjinushi po perflitet ditet e fundit si kandidati potencial i kompromisit PD-PS, per president te Republikes. Burime nga Partia Socialiste thane dje per "KJ" se kreu socialdemokrat mund te jete nje nder kandidatet qe do te dalin ne bisedime, ne rast te mospranimit te kandidatures se Fatos Nanos si figure konsensuale, nga ana e opozites.

    "Nuk kam asnje koment per te bere per ceshtjen e Presidentit. Bisedimet vazhdojne", tha dje per "KJ", Skender Gjinushi duke mbetur ne idene se lajmi i perhapur me se fundi mund t'i perkase edhe fushes se thashethemeve. Megjithate, duke e cilesuar te veshtire dialogun pozite-opozite, i cili sot eshte ne diten e dyte te zhvillimit, nuk perjashtohet mundesia qe Gjinushi te prezantohet si kandidat konsensual nga ana e socialisteve ne tryezen e bisedimeve, pavaresisht se Gjinushi eshte nje nga eksponentet e kesaj tryeze.

    Per kreun e opozites Sali Berisha, nje kandidature e tille si ajo e kryetarit socialdemokrat, eshte e zorshme per t'u pranuar. Por socialistet, jane te bindur qe kandidati per president te dale nga rradhet e mazhorances, pavaresisht se do te jete Nano apo jo kandidati per kete post te rendesishem ne shtet. Aq me teper qe Nano ka garantuar se 84 votat e mazhorances do te jene funksionale per presidentin dhe per votimin e tij ne parlament. Edhe ata deputete te mazhorances, te cilet i jane bashkuar tryezes opozitare, mund te votojne nje kandidat per president, i cilesuar konsensual, por te mos jete lideri socialist Fatos Nano.

    Partia Socialdemokrate eshte shprehur deri me tani se do te mbeshtese kandidaturat qe propozohen nga Partia Socialiste, duke nenkuptuar se do t'i japin voten edhe kryetarit socialist Nano nese ky do te vendose kandidaturen per postin e Presidentit. Por, pasi opozita nuk e pranon kandidaturen e kryetarit socialist, nje nder emrat e perfolur mes perfaqesuesve te mazhorances mbetet emri i Skender Gjinushit. Deri tani, nje gje e tille nuk eshte hedhur ne tryezen e bisedimeve, edhe per faktin se nuk eshte folur per emra te pervecem. Por ne mes socialisteve te kupoles vendimmarrese dhe ne rradhet e deputeteve te mazhorances, emri i Gjinushit eshte perfolur si kandidat.

    Nje emer tjeter kandidati, duket se do te shtoje veshtiresine e perzgjedhjes se emrit perfundimtar, ne kohen qe data per zgjedhjen e presidentit po afron. Por tryeza e bisedimeve pozite opozite, eshte ajo qe do te zgjidhe perfundimisht situaten mes dy poleve te politikes.


    © Koha Jone 2001 All Rights reserved
    -----------
    meqe ai eshte matematikani me i madh qe ka nxjerrur lumi Vlores po e vleresoj matematikisht .

    gjinushi=7(enver+mehmet+hysni+kadri+ethem)+ZanCaus h.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 19-06-2002 mė 13:41

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Komedia Ende Nuk Ka Filluar

    www.balkanweb.com
    Kriteret per President

    Partitė parlamentare tė mazhorancės dhe opozitės bazuar nė Kushtetutėn e Shqipėrisė duke respektuar angazhimet pėr tė zhvilluar njė proces konsensual pėr zgjedhjen e Presidentit tė Republikės, bien dakort tė marrin pjesė nė procesin e zgjedhjes sė Presidentit nė tė gjitha raundet nėse kandidatėt pėr President garantojnė:
    1. Pėrmbushjen e kritereve kushtetuese si shtetas shqiptar qė nga lindja, moshėn mbi 40 vjeē, sė paku 10 vitet e fundit me qėndrim nė Shqipėri dhe tė sigurojė 20 firma deputetėsh pėr propozim.
    2. Tė jenė figura me integritet dhe autoritet publik nga klasa politike, kategoria e pėrfaqėsuesve tė insitucioneve tė pavarura shtetėrore apo publike, shoqėria civile, qarqet akademike dhe juridike.
    3. Tė plotėsojė kriteret kushtetuese tė tė qenit deputet.
    4. Tė garantojė qėndrimin nė detyrė mbi partitė politike Partitė parlamentare tė mazhorancės dhe opozitės angazhohen gjithashtu tė vazhdojnė konsultimet e nevojshme pėr tė arritur nė gjetjen e njė kandidati tė pranueshėm nga palėt pėr president tė Republikės. Tė vazhdojnė bashkėpunimin pėr tė identifikuar probleme dhe prioritete nė interes tė forcimit tė institucioneve demokratike dhe tė integrimit euroatlantik tė Shqipėrisė. ad/ko (BalkanWeb)


    Cdo te ndodh pas negociatave

    Kandidati per kryetar shteti i socialisteve pritet te dale ne mbledhjen e kryesise se PS-se, qe do te mbahet pas perfundimit te negociatave me partite e opozites. Kjo pasi Komiteti i Pergjithshem Drejtues i Partise Socialiste mandatoi ne mbledhjen e tij te fundit te mbajtur diten e diele, 17 anetaret e kryesise per te perfunduar gjithe procesin. Nderkohe qe aktualisht te majtet dhe te djathtet pritet te caktojne vecorite e nje kandidati per President, gjithcka mendohet te perfundoje brenda 24 qershorit. Date, qe percaktohet si koha limit kur firmat e deputeteve, qe mbeshtesin nje kandidat per President, duhet te dorezohen ne zyrat e Kuvendit. Deri tani socialistet brenda kryesise jane deklaruar si te ndare ne dy pjese: mbeshtetes te kryetarit te PS-se, Fatos Nano dhe si mbeshtetes te Presidentit aktual, Rexhep Meidani.
    --------------------------------------------------------------------------------
    Korrieri, 06/19/2002

    Nano: Do tėrhiqem? Nesėr pėrgjigjja

    TIRANE (19 Qershor) - Kryetari Socialist Fatos Nano do tė tėrhiqet nga gara presidenciale? Kjo ėshtė pyetja qė mund tė marrė vetėm nesėr njė pėrgjigje pas takimit mes pėrfaqėsuesve tė opozitės dhe pozitės pėr zgjedhjen e Presidentit. Nano ka deklaruar pas arritjes sė marrėveshjes pėr kriteret e zgjedhjes sė Presidentit me pėrfaqėsuesit e opozitės se, "gjithshka mbetet pėr tu shqyrtuar nė bisedimet e nesėrme ku do tė pėrpiqemi tė gjejmė njė kandidat tė pranueshėm nga palėt". Ai shpjegoi se "me kėtė marrėveshje u angazhuam qė tė vazhdojmė bashkėpunimin me opozitėn, pėr tė identifikuar probleme qė i shėrbejnė zhvillimit kombėtar, integrimit euroatlantik dhe plotėsimit tė institucioneve demokratike. Pra, ėshtė njė proēes qė po strukturohet pėr tė qėnė i qėndrueshėm nė tė ardhmen". ad/ko (BalkanWeb)
    alumni,

    gjithmone nxenes

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    http://www.gazetatema.com/

    Njė tryezė pėr tė zyrtarizuar mungesėn e konsensusit

    Arjan VASJARI

    Dy blloqet politike nė vend pritet tė ulen sot nė njė tryezė bisedimesh, nė pėrpjekje pėr t’u dhėnė njė pėrgjigje tė qartė mospajtimeve tė tyre thelbėsore pėr ēėshtjen e Presidentit tė Republikės.

    Nė parim, procesi i nisur ėshtė pa hezitim njė moment pėrsosjeje i mentalitetit tė partive shqiptare, por ai rrezikon tė prodhojė njė model tė shėmtuar tė antidialogut politik, [i]nė kushtet kur palėt vazhdojnė ta thellojnė distancėn mes opsioneve pėr zgjidhjen e problemit[/b]. Nė kėto kushte, simfonia e “konstruktivitetit pėr t’u ulur dhe dialoguar ashtu siē na mėson Europa”, duket aq stonaturė, sa do tė ish mė mirė qė tė gjitha palėt ta harronin pėr njė moment hijen e Europės dhe tė deklaronin hapur se ku duan tė mbėrrijnė.

    Kryetari i opozitės ka vetėm 24 orė qė kėrkon njė gjė qė duhet ta kishte bėrė papushim, orė e ēast dhe pa iu dridhur aspak zėri, pra, qė presidenti i ardhshėm duhet tė jetė i opozitės dhe vetėm i opozitės. Duke lundruar pa busull mes “njė presidenti qė duhet tė vijė nga jeta akademike” apo “njė presidenti nga shoqėria civile”, opozita rrezikon tė konsiderohet sot si njė partner joserioz prej kundėrshtarėve tė saj, vetėm sepse mė nė fund po kėrkon publikisht tė vetmin mekanizėm ekzistues qė mund tė legjitimojė pjesėrisht institucionet dhe qė i takon vetėm asaj.

    Nga ana tjetėr, zoti Nano po pėrpiqet tė pėrcjellė paqartėsi nė aspiratėn e tij, nėpėrmjet futjes butaforike nė lojė tė presidentit aktual apo ndonjė marsiani tjetėr. Mirėpo, tė marrė tė tillė qė tė besojnė se Fatos Nano do tė shkallmonte kaq thjesht njė investim kolosal politik tė maturuar qė prej njė viti, zor se mund tė gjesh nė kėto troje. Pra, nėse zoti Nano do tė startonte sinqerisht drejt njė tryeze me Sali Berishėn pėr tė gjetur konsensus, atėherė e para gjė qė duhej tė bėnte do tė ishte abdikimi prej njė ėndrre qė po mban zgjuar njė milet tė tėrė. Me pak fjalė, tė dyja palėt, sot do t’ia kėrcasin njė hipokrizie tė kulluar, sepse tė dyja e dinė qė po shkojnė nė njė tryezė qė nuk ka lidhje me dialogun politik produktiv dhe aq mė pak, me konsensusin.

    Ėshtė absurde tė pėrkrahėsh ata qė mendojnė se dialogu, qoftė edhe i tillė si ky i sotmi, ėshtė mė i mirė se sa mungesa e dialogut. Kjo ėshtė teza mė e rrezikshme e atyre qė kėrkojnė tė mimetizojnė krizat politike nėpėrmjet tryezave false tė dialogut, si dhe tė zėvendėsojnė mekanizmat demokratike tė zgjidhjeve me “komisionet e pajtimit tė gjaqeve”.

    Kjo mund tė jetė njė tryezė e dobishme pėr ata qė historikisht kanė besuar se janė mė tė menēur se Europa, pėr ata qė i kanė konsideruar sistematikisht shqiptarėt si qytetarė tė “stupidopolit” dhe pėr ata qė, prishjen e standarteve bazilare tė njė demokracie perėndimore, e konceptojnė si prishje tė marrėdhėnieve me Kinėn.

    E vetmja gjė me vlerė e kėsaj tryeze, do tė jetė fakti se palėt do tė pushojnė se numėruari deputetėt si kokė delesh dhe do ta zyrtarizojnė mungesėn e konsensusit, duke na dhėnė shpresė se, mė sė fundi, ka lindur nevoja e njė mekanizmi tė ri i cili nuk duhet tė vuajė mė nga nevoja e konsensusit tė palėve pėr tė zgjidhur krizėn por, nga detyrimi pėr tė zgjidhur krizėn pa u merakosur pėr konsensusin mes palėve.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Petro
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    32

    Zgjidhja e krizes se Presidentit Shqiptare

    Eshte mese e qarte se si mund te zgjidhet kjo ceshtje. E para eshte qe zgjedhja e presidentit te behet ne menyre konsensuale pra te vendoset nga te gjithe faktoret politik shqiptare dhe e dyta te rregullohen listat e zgjedhjeve, te rregullohen ligji i zgjedhjeve dhe te shkojme ne zgjedhje te parakohshme. Vetem kjo mund te kaloj Shqiperine nga kaosi i madh qe e ka zene dhe qe do ta zere nqs Shoku Nano nuk jep doreheqen nga budadalleku i tij per president te Shqiperise. (Mos e dhente Zoti se vahllain do te palase me te vertete nje lufte civile se popullit i ka ardhur ne maje te hundes)

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Kandidatri Kuko: Fiasko apo Prove "pe verteti"?

    http://www.bbc.co.uk/albanian/020621190811.shtml
    Pėrditėsimi: 21.6.2002 20:23 (CET)
    21.6.2002 20:04 (CET)
    Pozita dhe opozita pėrcaktojnė kandidatin pėr president

    Forcat politike tė pozitės dhe tė opozitės nė Shqipėri ranė dakord tė premten nė Tiranė tė dalin me njė kandidaturė tė pėrbashkėt pėr presidentin e ardhshėm tė Shqipėrisė.

    Ai ėshtė Artur Kuko, ambasadori aktual i Shqipėrisė pranė Bashkimit Evropian (BE). Udhėheqėsi i Partisė Socialiste (PS) nė pushtet, Fatos Nano dhe ai i partisė mė tė madhe tė opozitės, Partisė Demokratike (PD), Sali Berisha nėnshkruan njė marrėveshje me anė tė sė cilės, tė dyja palėt propozojnė Z. Kuko si kandidaturė tė vetme pėr presidentin konsensual tė Shqipėrisė. Njoftimi pėr arritjen e marrėveshjes u bė njė konferencė shtypi tė pėrbashkėt tė tė dy udhėheqėsve.

    Z. Nano e cilėsoi Z.Kuko si "njė ndėr pėrfaqėsuesit diplomatikė mė tė shquar, me kontribute veēanėrisht tė spikatura nė marrėdhėniet e Shqipėrisė me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n". Me tone lavdėruese pėr Z. Kuko foli dhe Z.Berisha.

    "Ne propozojmė si pėrfaqėsues mė tė lartė tė shtetit shqiptar, diplomatin qė pėrfaqėsoi me dinjitet tė veēantė nė dhjetė vjetėt e fundit Shqipėrinė nė kryeqytetin e Evropės sė bashkuar, Bruksel," tha ai para gazetarėve.

    Arritja e marrėveshjes u bė pas njė serie negociatash qė nisėn nė fillim tė kėsaj jave nė kryeqytetin shqiptar. Gjatė negociatave, u shqyrtuan njė seri kandidaturash tė mundshme.

    Por, kandidati konsensual pėr president tė Republikės, Artur Kuko, duke falenderuar udhėheqėsit e partive politike pėr besimin, tha pėr BBC-nė se do tė ishte mė produktive pėr vendin qė tė vazhdojė tė punojė nė postin aktual, apo nė Tiranė, gjithnjė nė fushėn e afrimit dhe tė integrimit tė vendit nė BE.

    Nė deklaratėn ekskluzive pėr BBC-nė, zoti Kuko tha se "nė biseda tė veēanta me udhėheqėsin e Partisė Demokratike, zotin Berisha, dhe atė tė Partisė Socialiste u informova lidhur me qėndrimin e pėrbashkėt tė tyre personal dhe tė forcave qė ata pėrfaqėsojnė, i cili konvergon me kandidaturėn time si president i ardhshėm i vendit.

    Mė parė duhe t'i falenderojė sinqerisht dy liderėt pėr klimėn e re politike qė po pėrpiqen qė t'i ofrojnė vendit dhe qė me siguri do tė jap rezultatte tė prekshem nga tė gjithė. Veēanėrisht dua tė shpreh gjithashtu, mirėnjohjen pėr nderin e madh dhe vlerėsimin qė treguan pėr mua.

    Gjithsesi duke pasur parasysh angazhimin tim tė deritashėm nė fushėn e politikės sė jashtme, pėrvojėn personale qė kam akumuluar gjatė dhjetė vjetėve tė fundit nė drejtim tė marrėdhėnieve me BE-nė dhe NATO-n, integrimi nė tė cilat konsiderohet si njė objektiv madhor i tė gjitha forcave politike tė vendit, si dhe duke vlerėsuar momentin tejet tė rėndėsishėm, nė tė cilin ndodhet vendi, sa i pėrket hapjes sė bisedimeve pėr marrėveshjen e stabilizim-asociimit me BE-nė, vlerėsova se ėshtė mė produktive pėr vendin qė tė vazhdojė tė punojė nė postin aktual, apo nė Tiranė, gjithnjė nė fushėn e afrimit dhe tė integrimit tė vendit nė BE.

    Duke i falenderuar edhe njė herė udhėheqėsit e tė dy forcave politike, mė tė mėdha tė vendit, si dhe ata tė forcave tjera politike, pjesėmarrėse nė vendimmarrje, pėr vlerėsimin dhe besimin qė mė ofruan, shpreh bindjen time tė palėkundshme se ata dhe forcat politike qė pėrfaqėsojnė do tė jenė nė gjendje tė arrijnė konsesusin e kėrkuar pėr njė kandidaturė tjetėr mė tė arritur dhe me mė shumė eksperiencė nė detyrėn e rėndėsishme tė presidentit tė Republikės", tha nė deklaratėn e tij ambasadori Artur Kuko.

    Deklarimi i zotit Kuko ndėrkaq, ka hasur nė reagime tė ndryshme nė Tiranė.

    Kėshtu kryetari i PS tė Shqipėrisė, Fatos Nano, tha se "marrėveshja qėndron, procesi ėshtė i pakthyeshėm dhe presim qė tė shtunėn zoti Kuko tė vijė nė Tiranė, pėr t'u pėrqafuar me produktin e marrėveshjes dhe me ecurinė e saj".

    I pyetur nga BBC se a ka qenė nė dijeni zoti Kuko pėr kėtė kandidaturė, Fato Nano u shpreh:

    "Natyrisht, por duhet tė kuptoni qė nuk ishte pjesė e marrėveshjes. Por, tė gjitha palėve u leverdis qė tė identifikojmė njė kandidat pėr president, qė heziton dhe jo qė mburret nė publik dhe mezi pret ta bėjnė tė tillė"- tha kryetari socialist Fatos Nano.

    Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, nga ana e tij vlerėsoi se marrėveshja e arritur ėshtė "njė kthesė ndoshta historike, nė pėrpjekje tė forcave politike shqiptare pėr tė ndėrtuar nė Shqipėri institucione funksionuese, pėr tė kontribuuar nė funksionimin e shtetit ligjor dhe pėr tė pėrshpejtuar proceset integruese euro-atlantike".

    Zoti Berisha lidhur me deklaratėn e Artur Kukos dha kėtė pėrgjigje;

    "Unė kam biseduar me zotin Kuko dhe nuk mė rezulton se zoti ambasador ka refuzuar propozimin e tryezės sė partive politike. Nė tė vėrtetė atė intervistė unė e interpretova, edhe para bisedės me zotin Kuko, mė shumė si njė politesė, si njė etikė diplomatike dhe pėrgjegjshmėri pėrpara detyrės".

    Por megjithėkėtė, pritet qė kandidatura e zotit Kuko tė hėnėn do tė kalojė pėr votim para Kuvendit tė Shqipėrisė.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  17. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Me vjen per te qeshur kur mendoj se sa mendjelehte jemi ne shqiptaret si popull kur vjen fjala tek politika dhe fatet e Shqiperise. Kemi ardhur tek problemi i zgjedhjes se presidentit, dhe per cudine e te gjitheve president konsensual eshte zgjedhur nje cunak. Une do ta quaja cunak, pasi ai sapo ka mbushur 40 vjec, pune muajsh, dhe shtypi shqiptar, edhe pse ka 2-3 dite qe lakohet emri i tij, ende nuk guxon te publikoje ne media kurikulumin e jetes se tij, apo qofte edhe nje rezume te tij. Dhe ju do te pyesni PSE?

    Perse Artur Kuko president?

    Pergjigjia eshte e thjeshte por e maskuar bukur. Sepse kete president zgjodhi BE per shqiptaret !!!! Mos u beni aq matufe sa te pertypni zbulimet e Nanos dhe Berishes, qe perpiqen tu tregojne shqiptareve se gjoja jane keta qe po e bejne historine, me kete "president konsensual", qe une do ta quaja "presidenti i BE-se". Te dy keta vetem pa terheqin vemendjen e shqiptareve nga ajo qe ndodhi me te vertete, me takimet e tyre spektakolare. Emri i Kukos nuk ishte as ne listat e Berishes, as ne listat e Nanos, dhe besoj se me te cuditur se ne shqiptaret e thjeshte, kane ngelur vete socialistet dhe demokratet bashke ne Shqiperi. Besoj se si gjithmone, zgjidhja ka dale nga sirtaret e OSBE-se ne Tirane apo nga ndonje ambasade e kredituar ne Tirane.

    Pasi eksperimentuam me "kryeministrat e rinj", tani besoj se ka ardhur koha qe te eksperimentojme me "presidentet e rinj" ne moshe. Une si te gjithe ju pyes veten, kush eshte valle Kuko? Jo vetem qe nuk e kishim pare ndonjehere, por as qe e kishim degjuar si emer, bile nuk eshte as intelektual i shquar nga fusha e shkences apo jurisprudences, sic ishte mirekuptimi i Nano-Berisha. Te vetmin detaj qe na jep shtypi, eshte se "Artur Kuko ka 10 vjet qe perfaqeson Shqiperine prane institucioneve te NATOS dhe BE", pra i bie qe te kete 10 vjet qe nuk jeton ne Shqiperi. Pa dashur te ve ne medyshje kontributin e tij dhe perkushtimin qe mund te kete treguar per kryerjen e detyres se ngarkuar nga shteti shqiptar, ai vete e di qe ai nuk eshte kandidat i mundshem per president sipas standarteve europiane. Kete ai na e beri shume te qarte me deklaraten e tij te pare dhene BBC-se ku u shpreh se falenderonte kreret politike per besimin, por ai nuk mund te pranonte ate post me arsyen se i sherben me mire vendin ne detyrat qe ka mbajtur deri me sot. Te pakten kandidati yne konsensual per president, tregon qe ka karakter ne deklaraten e tij te pare per shtyp.

    Mirepo fatkeqi Kuko, qe e di shume mire se cdo te thote ti kthehesh Tiranes, eshte i detyruar te pranoje postin qe po ja ngopin perendimoret se bashku me klasen politike ne Tirane. Sipas llogarive te Perendimit, Kuko eshte zgjedhja e tyre me e mire dhe mekembesi me i mire i politikes se tyre ne Shqiperi. Duke qene se qeverite shqiptare kane qene problematike per BE, tashme BE nuk do te komunikoje direkt me qeverine shqiptare por do te kanalizoje kontaktet nepermjet zyres se presidentit, qe e perfaqeson i mirenjohuri Kuko per ta. Pra Perendimi nuk pret qe Tirana ti japi nje president konsensual, por e zgjedh vete nje te tille ! Bravo Perendimi!

    Nano dhe Berisha nga ana tjeter, nuk duan te marrin noten ngelese nga Perendimi ne kete provim te fundit. Po ngelen edhe ne kete provim, ngelen ne klase dhe largohen perfundimisht nga politika. Keshtu qe ndryshe nga heret e tjera, keta jane gati ti lepijne edhe faqet e njeri tjetrit, per aq kohe sa marrin note kaluese ne kete provim. Perendimi u dha vetem nje emer, dhe mesa duket e ka bere kete gje pa marre pelqimin e Kukos ne fillim, pasi ky nuk u tregua i gatshem qe te luante sipas skenarit te lojes. Prandaj u deshen telefonatat dhe presionet nga Tirana per Kukon, qe ky "ti vinte gishtin kokes" dhe pranonte postin e presidentit te vendit. Brenda 24 oresh Kuko refuzon dhe me vone pranon postin e ofruar. Me Kukon, Nano dhe Berisha perpiqen ti tregojne Perendimit se "na kini nen urdhra, vetem mos na lini ne klase". Nano duhet ta puthi Kukon ne faqen e majte, kurse Berisha ne ate te djathten, meqenese i nxorri nga situata.

    Me Kukon president, Solana eshte mese i kenaqur pasi nuk ka pse vjen shpesh ne Tirane, mjafton te ngreje telefonin dhe ti biere numrit te presidentit. Kuko nuk e harron dot kollaj profesionin qe e ka kryer me aq zell per 10 vjet !!! Me Kukon Nano eshte i kenaqur pasi "nuk fituan njerezit e Metes", dhe dueli midis tyre ne parti vazhdon. Me Kukon edhe Berisha eshte i lumtur, pasi i hiqet vize problemit te presidentit, dhe nese behen zgjedhje te reja te parakohshme se shpejti, pavaresisht nga numrat e rezultatit, nuk do te kete me krize presidenciale. Pra Berisha njeh presidentin si te ligjshem por jo zgjedhjet dhe parlamentin !!! Ca mendoni ju se do kerkoje opozita pas emerimit te Kukos?

    Si gjitmone, ne fund e kane rradhet shqiptaret, pra populli yne i dashur. Shqiptaret do te fitojne nje president qe nuk e njohin, te ri ne moshe, pa ndonje emer apo kontribut te vecante ne fushen e shkences apo jetes shoqerore te vendit. Shqiptaret do te kene president nje emigrant qe ka 10 vjet qe eshte larguar nga Shqiperia per te jetuar me familjen e vet diku ne Bruksel. Pra ne emigrantet duhet te na beje te lumtur emerimi i Kukos. Jam i bindur se ne mendjet e shqiptareve tani pas 5 vjetesh qe Mejdani ka qene president i vendit, lind pyetja: e perse na duhet presidenti fare? Kete pyetje e bejne pasi i tille ka qene edhe angazhimi i presidentit ne ikje, Mejdani. Pak a shume, shqiptaret jane indiferente per zgjedhjen e presidentit. Me shume se ata, ky problem shqeteson mediat dhe politiken, po jo ata. Dhe ne kete pike edhe une bashkohem me mendimin e popullit tim, duke uruar qe presidenti i ri te na fali perkushtimin e tij per ceshtjet qe shqetesojne shqiptaret si komb dhe si shoqeri, dhe ligjshmerine qe aq shume i mungon institucioneve shteterore shqiptare.

    Te na rroje sa malet presidenti i RI!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e bora
    Anėtarėsuar
    22-06-2002
    Vendndodhja
    ny
    Postime
    15
    Urime politikaneve shqiptare ne rradhe te pare qe po gjejne gjuhen e perbashket dhe ne rradhe te dyte per zgjedhjen e presidentit. Gjeja me e goditur eshte qe ky president eshte diplomat dhe mosha e re eshte avantazh per mendimin tim. Ky individ nuk ka pasur mundesi te indoktrinohet per nje kohe te gjate me ideologjine socialiste dhe ne rast se kjo ka ndodhur ka pasur mundesi te dezintoksikohet ne keto 10 vjet. Fakti qe hezitoi per ta pranuar menjehere ate poste e nderon per faktin se njeriu qe heziton per ta pranuar privilegje dhe pergjegjesi tregon sa ka me shume premisa per t'iu perkushtuar atij posti.

    Urime dhe suksese presidentit i cili nje arritje e ka tashme ne kurrikulum, akordin ndermjet opozitareve te hershem dhe perkrahjen e BE per te cilen po perpiqemi tani. Per mendimin tim edhe nese BE e ka propozuar kete kandidature kjo vec aneve pozitive tregon qe kemi me shume premisa per te bere pjese ne EU me shpejt se c'e mendonim.

    p.s. Albo, politika konfliktuale eshte politike e perjashtimit nga zhvillimet pozitive. Kjo eshte shenja e pare e maturimit te politikaneve shqiptare. Do ta quaja kalimin nga adoleshenca problematike ne rinine e pare .
    logjika nuk i ndryshon emocionet, perceptimi po

  19. #39
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Kuko ka patur njė karrierė tė pandėprerė diplomatike. Pasi pėrfundoi studimet pėr filozofi, nisi kursin 2-vjeēar tė diplomacisė bashkė me Marko Bellon e Ilir Gjonin. Mė pas filloi punė nė Institutin e Marrėdhėnieve me Jashtė, pėr t'u bėrė nė vitin 1990 drejtor politik nė ministrinė e jashtme. Gjatė lėvizjes sė dhjetorit, ishte njė nga diplomatėt qė u bashkua me partinė demokratike. Kontaktet mė tė afėrta, Kuko i ka patur me Eduard Selamin, me tė cilin kishte qenė nė tė njėjtin vit tė degės sė Filozofisė si dhe me Genc Pollon. Nė pranverėn e vitit 1992, njė nga ambasadorėt e parė qė dekretoi Berisha ishte pikėrisht, Kuko.

    Kush ėshtė familja e Kukos
    Ambasadori qė u propozua pėr president ėshtė biri i Llazarit, njė ushtaraku nė pension. Bashkėshortja e tij quhet Mira dhe ka mbaruar studimet pėr Kimi nė universitetin e Tiraės. Kuko ka dy djem. Tė dy kanė lindur nė Bruksel, ku ambasadori ka kaluar thuajse dhjetė vitet e fundit e jetės sė tij, me pėrjashtim tė disa muajve kur u thirr nė ministrinė e jashtme pėr tė drejtuar drejtorinė e Ēėshtjeve tė Sigurisė. Lidhja e krijuar me kėtė kėtė kryeqytet duket se ka qenė shkaku pėrse Kuko ka thėnė dy herė jo pėr postin e zėvendėsministrit.


    Kur me thone ka mbaruar per filozofi para 1990 per mua eshte e qarte gjithcka.

    Nejse gezoheni presidentin shqiptare e rrini urte.

    Anton

    PS te djathte e po kuptoni gje?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  20. #40
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Kuko pranon me ndėrhyrjen e Metės
    Telefonata qė e bindi tė pranojė Presidencėn


    --------------------------------------------------------------------------------

    Altin Kreka

    TIRANE

    Njė telefonatė e bėrė nga Ilir Meta e ka bindur Kukon qė ti japė fund hezitimeve dhe tė pėrgėnjeshtrojė deklaratėn qė kishte bėrė pak orė mė parė. Ai pritet ė vijė sot nė Tiranė pėr tė takuar Nanon, Berishėn e Metėn.

    Kuko ndryshoi mendje dy herė dje, mbase i nxitur nga ndonjė surprizė qė Nano dhe Meta u kanė bėrė kundėrshtarėve tė tij. Ndėrkohė thuhet se ai ka kontaktuar me kabinetet e dy kryetarėve tė PS dhe tė PD, si dhe pėrmendet pėrpjekja e pasuksesshme e tij pėr tė nisur njė njoftim pėr shtyp, nė tė cilin thuhet se janė keqinterpretuar deklarimet e tij nė radio BBC. Menjėherė pas refuzimit tė postit nga ana e Kukos, u aktivizuan ata qė mendohej se do tė votonin kundėr tij dhe qė mbėshtesin Meidanin. Duket se ka qenė Nano e Meta qė i kėrkuan Kukos tė refuzojė nė fillim, pėr tė parė se kush ėshtė kundėr tij. Para takimit tė rradhės tė pozitės me opozitėn Ilir Meta, ėshtė ulur kokė mė kokė me Berishėn, pėr ti dhėnė garanci kėtij tė fundit se kandidatura e Artur Kukos do tė votohet. Pas takimit Meta tha se "ka pėrpjekje tė hapura pėr tė penguar procesin". Njė grup deputetėsh socialistė, me nė krye Namik Doklen, Arta Daden, Ethem Rukėn e tė tjerė, janė ndalur nė zyrėn e presidentit Meidani, i sapokthyer nga vizita nė Gjermani. Faktin se deklarata refuzuese e Kukos, dhėnė nė radion BBC, pak minuta pas nėnshkrimit tė marrėveshjes, mund tė jetė njė kurth i pėrgatitur nga Nano dhe Meta, ndihmohet edhe nga ajo qė Kuko tha pėr "Zėrin e Amerikės". I pyetur rreth kandidimit tė tij, ai deklaroi vetėm se ishte nė kontakt me kryetarin e PS-sė dhe atė tė PD-sė dhe s'kishte asnjė deklarim tjetėr, duke mos pėrsėritur edhe njė herė refuzimin e tij. Emri i Kukos ishte zgjedhur si kandidat nga Meta dhe Nano dhe mė pas iu paraqit opozitės njė ditė para miratimit zyrtar. Ndėrsa kur Nano dhe Berisha folėn kokė mė kokė, duket se e vendosėn kandidimin e tij, por nuk e deklaruan kėtė pėr tė marrė mė parė miratimin e strukturave tė partive tė tyre. Reaksioni kundėr kandidimit tė Artur Kukos si president nisi menjėherė, veēanėrisht nė mesin e PS-sė, nė kryesinė e saj dhe nė grupin parlamentar. Kjo u bė nga mbėshtetėsit e Meidanit, tė cilėt u mblodhėn te presidenti mbasditėn e djeshme pėr tė diskutuar se si duhet vepruar mė tej. Njė ditė mė parė vetė Meidani kishte dalė kundėr diskutimeve qė po bėnin partitė politike pėr zgjedhjen e presidentit, duke thėnė se 4-5 persona nuk mund tė vendosnin pėr gjithė Parlamentin. Ndėrsa gjithēka ishte vendosur mes Nanos dhe Berishės, dje ėshtė bėrė takimi qė e zyrtarizoi se Artur Kuko ishte personi qė opozita dhe pozita e mendonin si konsensual. Berisha mė parė u takua me Metėn, pėr ta diskutuar kėtė ēėshtje dhe mė pas u ndal nė selinė e kryesisė, ku u bė njė bisedė e shkurtėr. I vemti problem qė doli, ishte kundėrshtimi i Gjinushit, i cili tregoi se deri mė tani kishte punuar pėr presidentin Meidani. Marrėveshja u nėnshkrua dhe ajo u miratua nga ana e tė gjithėve, pėrveē Gjinushit. Mė pas Nano e lexoi atė, duke bėrė edhe komentet mė pozitive pėr Artur Kukon dhe punėn e tij 10-vjeēare si ambasador, mė parė nė NATO dhe mė pas nė Bashkimin Europian. Pas tij ishte Berisha, i cili tregoi se kandidatura e Artur Kukos ishte paraqitur nga ana e maxhorancės nė tryezėn e partive, por pėr opozitėn kjo nuk pėrbėnte asnjė problem, sepse kandidatura e tij ishte quajtur e pėrshtatshme. Pritet qė tė ketė shumė debate sot nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PS ku do tė prezantohet kandidatura e Artur Kukos, tė paktėn kėshtu ėshtė thėnė, nėse ai e pranon. Ata qė janė kundėr tij duan qė tė zgjedhin Meidanin, ndėrsa njė pjesė kėrkojnė qė tė votohet Godo.

    Prape Meta?

    Ose me mire te them kaq i forte eshte bere??
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėr mėsuesit e matematikės
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 10:22
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Gjinushi: Zgjidhja e vetme e krizes politike jane zgjedhjet e parakohshme
    Nga no name nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 03:22
  4. Elita shqiptare e Maqedonise
    Nga StormAngel nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 05-10-2005, 17:08
  5. Zgjidhja e krizes shqiptare
    Nga Albo nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-04-2002, 06:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •