Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Cani: Norma e interesit per lekun do te ulet perseri

    Cani: Norma e interesit per lekun do te ulet perseri
    Guvernatori Cani ka lajmeruar dje renien e metejshme te normes se interesit per monedhen vendase lekun per shkak se, ekonomia po perballohet me nje inflacion ne ulje. Gjate muajit prill, Banka e Shqiperise nepermjet ankandeve te repove, uli koston e parase me 0,5 per qind, duke e cuar ate ne 8 per qind nga 8,5 qe ishte me pare. Renia do te pasohet me tej ka thene, guvernatori duke lajmeruar nje politike monetare me te bute per shkak se edhe ne tregun nderkombetar kete vit nuk parashikohen rritje te normave te interesit. "Banka e Shqiperise, -vazhdoi Guvernatori, -gjykon se ,do te ishte e pershtatshme qe bankat tregtare te reagojne ne kohe ne lidhje me kete vendim te fundit te Keshillit Mbikeqyres". Ne fakt, ndryshe nga vendet e tjera, bankat e nivelit te dyte ne vendin tone reagojne me vonese ndaj politikave te Bankes se Shqiperise dhe ne menyre te njeanshme. Keshtu ne rastet kur ulet norma e interesit per lekun, bankat tregtare ulin interesin per depozitat duke mos reaguar me te njejten shpejtesi edhe per kredite. Megjithate ne dy vitet e fundit vihet re nje permiresim ne kete drejtim.Vitin e kaluar kur Banka e Shqiperise rriti me gati 2 per qind normen e interesit per lekun, bankat tregtare rriten interesat e depozitave te te gjitha niveleve. Rritja ose ulja e interesit te parase eshte nje mekanizem i politikes monetare qe Banka e Shqiperise e aplikon per te mbajtur ne ekuiliber nivelin e inflacionit. Kete vit ky tregues paraqitet me ulje, ndaj BSH-se pritet te marre vendime te tjera per uljen e normes se interesit. Ky proces ndikon ne rritjen e qarkullimit te parase jashte sistemit bankar.


    ...................
    ...................

    z Cani ka treguar se di te punoje dhe te kete rezultate te mira.
    Kete e tregon edhe stabiliteti i lekut si dhe rritjet e depozitave ne monedhen kombetare Leku.

  2. #2
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Bonot e thesarit, ulen normat e interesit
    Pas uljes se normes se interesit per monedhen vendase, lekun eshte ulur interesi per bonot e thesarit (letrat me vlere te qeverise). Byrimet zyrtare te BSH-se, njoftuan se ulja e interesit te bonove erdhi si reflektim i politikes monetare te Bankes Qendrore, e cila para pak kohesh uli me 0,5 per qind koston e parase. Keshtu norma vjetore e interesit per bonot e thesarit nga 12 per qind arriti ne 11, 2 per qind. Ndera per bonot me maturim nentemujor norma e interesit ra ne 10,8 per qind nga 11, 1 per qind dhe per ato me maturim tre mujor nga 9,6 per qind ra ne 9,1 per qind. Renia e normes se interesit per bonot te thesarit do te sjelle me pak fitime per klientet qe investojne kursimet e tyre ne letrat ne letrat me vlere te qeverise. Dy vitet e fundit per shkak te hapjes se sporteleve ne ambjentet e Bankes se Shqiperise per shitjen e bonove te thesarit ndaj individeve eshte rritur numri i atyre qe marrin pjese ne menyre te drejperdrejte ne blerjen e tyre. Bonot e thesarit aktualisht kane interesin me te larte se te gjitha llojet e depozitave ne banka dhe per me teper duke qene se jane letra me vlere te qeverise ne cdo rast, rrisku eshte zero. Keshtu pjesmarrja e individeve ne blerjen e tyre po ndikon ne zbutjen e monopolit qe eshte krijuar ne blerjen e bonove prej bankave te nivelit te dyte. Mirepo prej uljes se interesit te bonove te thesarit duket se eshte qeveria ajo qe fiton. Buxheti i shtetit do te paguaje me pak per interesat e per rrjedhoje do te kete nje ulje te kostos se borxhit te brendshem. Ky borxh u rendua se tepermi vitin e kaluar kur Banka e Shqiperise rriti me 2 per qid normen e interesit per letrat me vlere te qeverise. Keshtu buxhetit te shtetit i duhet qe kete vit te paguaje me shume para si rezultat i normes se larte te interesit te ofruar per bonot vitin e kaluar dhe ne fillim te ketij viti. Gjithsesi kete vit, vihet re nje dukuri ku norma e interesit per bonot e thesarit nuk paraqet ndryshim te madh me normen e interesit te ofruar per depozitat ne bankat tregtare. Diferenca ndermjet depozitave me maturim nje vjecar dhe letrave me vlere te qeverise me te njejtin afat maturimi nuk eshte me shume se 2 per qind, ne nje kohe qe para disa vitesh kjo diference paraqitej disa here me e madhe.
    PAUCA SED MATURA

Tema tė Ngjashme

  1. Si te fitoj perseri dashurine e humbur?
    Nga step nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 11:49
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 15:50
  3. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Te urrej....dhe perseri te dua!!!!
    Nga Ngrohtesia nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 21-07-2002, 18:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •