Close
Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 51
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    348
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Ismail Bej Vlora (Qemali) [1844-1919]

    Si u sollėn eshtrat e Ismail Qemalit nė Vlorė

    Nga Kastriot Dervishi

    Megjithėse kishte vdekur qysh nė vitin 1919, qe sjellė nga Italia dhe qe varrosur nė Kaninė tė Vlorės, varri i kryeministrit tė parė shqiptar Ismail Qemali kishte mbetur i harruar dhe pa kujdes, aqsa revista "Minerva" e 8 janarit 1932 shkruan nė faqe tė parė tė saj se ishte "zbuluar" varri i njeriut qė zė fillin nė krye tė listės sė kryeministrave tė Shqipėrisė.

    Mė mbledhjen e Parlamentit tė datės 11 dhjetor 1931, deputeti Petro Poga thotė se ka vizituar sė bashku me kolegun e tij Ibrahim Xhindi, varrin e Ismail Qemalit nė Vlorė, dhe se ėshtė befasuar nga gjendje jo tė mirė e varrit. Pasi u bisedua pėr rregullimin e varrit tė Ismail Qemalit, sjelljen e eshtrave tė tij nė Vlorė si dhe ngritjen e njė monumenti kėtu, deputeti Abdurrahman Salihu ka thėnė se pėr njė qėllim tė tillė, Mbreti Zog kishte paguar shumėn e 1 mijė frangave ar.

    Po nė kėtė seancė tė Parlamentit, deputeti Fejzi Alizoti kishte kėrkuar tė zbardhej destinacioni i parave tė grumbulluara mė parė nė fillim tė viteve 20‑t, pėr qėllimin e sipėrpėrmendur, duke bėrė pėrgjegjės pėr njė shpėrdorim tė tillė Q.K dhe Z.P.

    Disa dittė mė vonė mė 18 dhjetor 1931, nė gazetėn "Besa", ish prefekti i Vlorės, Zenel Prodani i dėrgon njė letėr tė hapur deputetit Fejzi Alizoti, tė titulluar "qeveria tė hetojė". Midis tė tjerash nė kėtė letėr ai thotė:

    "Nė njė diskutim qė mbajta me rastin e 28 nėntorit 1922, kur isha prefekt nė Vlorė, propozova ngritjen e njė monumenti plakut tė kombit. Propozimi im u prit me duatrokitje tė nxehta dhe pa humbur kohė u formua njė komision prej patriotėsh tė vėrtetė e tė ndershėm pėr tė pėrgatitur fushatėn e ndihmave. Nga shumė vise tė Shqipnis muarėm pėrgjigje pėrgėzimesh pėr iniciativėn e marrė dhe s'mungonin tė na siguronin se apelit tonė do t'i pėrgjigjeshin me gjithė shpirt. Megjithė qė ėshtė kohė e gjatė prej 9 vjetėsh dhe ėshtė e natyrshme qė tė mos mbaj mend mirė hollėsitė e zhvillimit tė ēėshtjes, di me siguri se pėrveē 4 ‑ 5 napolonash tė dėrguara nga n/prefektura e Leshit (Lezhės ‑ shėnim) dhe diēka nga Vlora, nuk u mblodhnė gjė tjetėr sa isha unė atje mbase mė vonė u transferova nė Berat".


    Parlamenti cakton pėrfaqėsuesit e tij pėr ceremoninė e Vlorės


    Mė 22 nėntor 1932 nisi punimet Parlamenti shqiptar. Seanca e parė e tij u ēel nga deputeti mė i vjetėr Petro Poga duke patur si sekretar, deputetin mė tė ri Zoi Xoxa. Nė fillim tė seancave tė para tė tij Parlamenti pėrpara se tė zgjidhte kryesinė e tij (mė 3 dhjetor), zgjodhi pėrfaqėsuesit e tij nė ceremonitė qė do tė zhvilloheshin nė Vlorė pėr nder tė kryeministrit tė parė shqiptar Ismail Qemali, tė cilėt ishin Eshref Frashėri dhe Zoi Xoxa.

    Pėrveē tyre nė ceremoni morėn pjesė edhe pėrfaqėsuesi i Mbretit Zog, gjenerali Leon Gilhardi, si dhe pėrfaqėsuesit e qeverisė, Milto Tutulani dhe Hilė Mosi


    Ceremonia e zhvilluar nė Vlorė

    Mė 29 nėntor 1932, gazeta "Besa" pėrshkruan ceremonitė e zhvilluara njė ditė mė parė nė Kaninė dhe Vlorės. Ndėr tė tjera gazeta shkruan:

    "Njė brohoritje e zjarrtė dhe e zgjatur qė ushtoi tėrė sheshin, i pėrshėndeti autoritetet kur erdhėn dhe duartrokitjet vazhduan tė paprera gjersa prefekti z.Abidin Nepravshta, u ngrit pėr tė marrė fjalėn e hapjes sė kremtimit dhe pėr tė pėrshėndetur pėrfaqėsuesit qė kishin ardhur tė merrnin pjesė nė gėzimin e popullit vlonjat".

    Kortezhi i formuar nė sheshin e Vlorės ka vazhduar mė pas rrugėn drejt Kaninės, ku pas hapjes sė varrit, trupi i Ismail Qemalit ėshtė gjetur pjesėrisht i tretur. Pas fotografimit nė shumė plane, trupi pa jetė i Qemalit ėshtė vendosur nė njė arkivol tė posaēėm.

    Me flamurin qė ėshtė ngritur nė Vlorė mė 28 nėntor 1912, janė bėrė fotografitė e rastit dhe flamuri, nga Et'hem Vlora i dorėzohet prefektit i cili ja jep ministrit tė Arsimit Hilė Mosi, i cili do ta dorėzonte nė Muzeun Kombėtar.

    Ceremonia nė Kaninė ia ka lėnė radhėn asaj tė qė do tė zhvillohej nė Vlorė. Nėn tingujt e muzikės sė pėrmotshme, trupi i Ismail Qemalit pritet nė Vlorė nga formacione paraushtarakėsh. Nė sheshin qendror tė qytetit, gjeneral Leon de Gilhardi, nė emėr tė Mbretit Zog zbuloi pllakėn e monumentit tė punuar nga skulptori Odise Paskal dhe mbajti fjalėn nė emėr tė Mbretit.

    Pas tij ministri i Arsimit, Hilė Mosi ka thėnė midis tė tjerash:

    "...I dashtuni Mbreti ynė, Zog I, i frymėzuem nga ndjenja e nderimit pėr hartonjėsin plak tė indipendencės sonė, desh qė eshtnat e kėtij veterani tė prehen nė njė varr madhėshtor nė njė shesh tė dukshėm historik tė qytetit tė tij lindor, pėr t'i simbolizuar brezave tė sotėm e tė ardhshėm, bindjen e dashuninė qė duhet tė kenė rrėnjosur ndėr zemrat e tyne pėr atdhe e pėr flamur".

    Mesazhin telegrafik tė Mbretit nė kėtė aktivitet e ka lexuar prefekti Nepravishta. Ai kishte kėtė pėrmbajtje:

    "Me kėnaqėsinė ma tė madhe marr pjesė nė gėzimin e popullit tė Vlorės, nė kėtė ditėlindje pėr kombin tonė. Sakrificat qė ka ba populli i Vlonės pėr pavarėsinė dhe mbrojtjen e atdheut tonė janė fakte patriotizmi ta paharruem. Siguroni popullin kreshnik tė Vlonės se bashkė me patriotin e madh tė kombit tonė, Ismail Qemali, tė gjithė dėshmorėt janė gjallė nė shpirtin tim".

    Aktivitetet e kėsaj ditė nė Vlorė janė mbylluar me shfaqjen e pjesės teatrore "Agimi i Lirisė" dhe tė nesėrmen me pjesėn "Besa shqiptare".


    Kush ishte ISMAIL QEMALI (1844 ‑ 1919)

    Lindi mė 24 janar 1844 nė qytetin e Vlorės nė njė familje tė pasur dhe me tradita. Mė 1858 studioi nė gjimnazin "Zosimea" tė Janinės. Nė moshėn 16 vjeēare ishte pėrkthyes nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Perandorisė Osmane. Ndoqi studimet nė jurisprudencė. Nė vitin 1862 ishte zv/drejtor i ēėshtjeve politike nė Vilajetin e Janinės. Mė 1868 ishte kryesekretar i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Perandorisė. Mė 1870 ishte guvernator i Varnės dhe i Danubit tė Poshtėm. Kalon mė pas nė detyra tė tjera tė rėndėsishme nė Perandorinė Osmane. Mė 1990 u largua nga Stambolli pėr tė qėndruar pėrkohėsisht nė Athinė. Mė 1908 vjen nė Vlorė dhe zgjidhet deputet i Beratit. Mė 5 nėntor 1912 shkoi nė Vienė ku bisedoi me pėrfaqėsues tė fuqive tė mėdha. Inicoi njė Kuvend Kombėtar i cili mė 28 nėntor 1912 shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė. Me vendim tė kėtij Kuvendi u emėrua kryeministri i parė i Shqipėrisė, dhe ushtroi pushtet simbolik nė njė pjesė tė vogėl tė vendit pasi pjesa mė e madhe ishte pushtuar nga hordhitė serbo‑malazeze dhe greke. Dha dorėheqjen mė 22 janar 1914 pas tė ashtuquajturit komplot tė Beqir Grebenesė dhe pushtetin ia dorėzoi Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit. Pas kėsaj u largua nga Shqipėria pėr nė Nicė tė Francės, pėr t`u kthyer disa muaj mė pas e pėr t'u larguar sėrish nė Itali. Vdes nė rrethana tė dyshimta nė Peruxhia tė Italisė mė 24 janar 1919.

    Ėshtė botuar libri i tij me kujtime "Kujtime" (anglisht) nė Londėr mė 1920, i cili edhe ėshtė ribotuar kėto vitet e fundit nė Shqipėri.



    Fotot:

    1‑Ceremonia e zhvarrimit tė eshtrave tė Ismail Qemalit e zhvilluar nė Kaninė.

    2‑Momenti i transportimit tė eshtrave nga Kanina pėr nė Vlorė. Nė qendėr tė fotos nga e majta gjenerali Leon de Gilhardi.

    3‑Ceremonia e zhvilluar nė Vlorė. Nė qendėr tė fotos Leon de Gilhardi, Eshref Frashėri, Zoi Xoxa, etj.

    4, 5 ‑ Varri i sapopėruruar i Ismail Qemalit..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2007 mė 00:30
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    30 falenderime nė 21 postime

    Fati i familjes sė Ismail Qemalit

    NERMIN VLORA, VAJZA QE U THINJ 24 VJECE

    Nga Zenepe Luka

    Nermin Vlora, ambasadorja e Kombit, per here te pare ne jeten e saj, pranon te rrefeje per gazeten "Koha Jone" vuajtjet e familjes se saj, dhimbjen qe iu desh te perballonte larg Atdheut, kur regjimi godiste pa meshire gjyshen, qe ishte femija i pare i Ismail Qemalit, nenen e saj dhe femijet e tjere te Ismail Qemalit.

    Gruaja e shquar, studiuesja, publicistja e nderuar nga shume vende te botes per kontributet qe ka dhene ne fusha te ndryshme, ambasadorja e Kombit, pikerisht me 18 prill, teksa kaloi pragun e 83 vjeteve, jep mesazhin njerezor se te falesh eshte virtyt, te kerkosh falje per fajet qe ke bere, eshte detyre e secilit. Ajo eshte shqiptarja e shquar qe ka vuajtur nje jete te tere dhe qe i ka dashur vendin e saj dhe bashkekombesit tere jeten e saj. "Une, - thote ajo, - jam produkt i Shqiperise dhe e kam per nder."

    Nermini i pergjigjet letres


    Te falenderoj per shkrimin qe ke programuar mbi jeten time te gjate e plot me ngjarje. Kam vuajtur shume, per ngjarjet qe i kane ndodhur familjes sime ne Shqiperi gjate komunizmit, por i kam kapercyer ato, duke mesuar t'i jap urdher vetes sime, qe te mos urrej kurre gjate jetes sime. Ne te vertete, ia kam arritur qellimit, per fat te mire. Vertet mua floket m'u zbardhen nga deshperimi dhe nga pamundesia per t'i ndihmuar njerezit e mi te shtrenjte, por nuk duhet harruar fakti qe tragjedi te tilla shume vete nuk i perballuan dhe per pasoje u cmenden ose vrane veten. Une ndihem krenare qe e perballova, qe nuk urreva kurre. Edhe tani qe po i bej publike keto vuajtje, ne Atdheun tim te dashur, une nuk urrej. Ndihem krenare qe jam prodhim i Shqiperise, qe i kam sherbyer dhe i sherbej vendit tim, sidoqe larg tij.

    Grabitet gjyshja...


    Ne asnje vend tjeter ne bote nuk gjen qe te jete trajtuar kaq mizorisht femija i pare i themeluesit te shtetit. Gjyshja ime jetonte me pensionin qe i jepte shteti, ne shtepi me qira dhe nuk kishte te bente fare me politiken. Te gjitha plackat e shtepise i kishte sjelle nga Stambolli. Nje dite fatkeqe, erdhen disa, disa, disa... Le t'i quajme njerez dhe i thane se ato plackat i perkisnin popullit dhe se ajo, bashke me te bijen, duhet te dilnin menjehere nga shtepia. Ajo i perket popullit dhe i duhet kthyer menjehere atij. Pasi i nxorren jashte dy gra te vetmuara, nene e bije, i futen ne nje drunore, ne rrugen e Elbasanit.

    Pas kesaj bastisjeje, u kujtuan se kishte mbetur nji dollap i vogel i bere nga im shoq, Renco, me rastin e njevjetorit te ditelindjes se djalit, kur i kishin sjelle peshqeshe te ndryshme dhe nuk kishte vend ku t'i vendosnim. Gjyshja dhe nena e shiten ate dollap, per kafshaten e gojes. Por, mos o Zot!

    Mevedet Vlora, ne gjyq per dollapin


    Urrejtja per vajzen eIsmail Qemalit, njeriut qe themeloi shtetin, qe nuk dihej se nga cfare burimi dilte, shkoi deri atje sa te organizohej nje gjyq me akuzen se ka vjedhur popullin. Kryetari i trupit gjykues do t'i drejtohej asaj me ze te larte.

    "Ti, Mevedet Vlora, e ke vjedhur popullin, duke shitur ate dollap qe i perkiste popullit". Gjyshja skuqej, por nuk fliste, ashtu si nuk foli asnjehere gjate periudhes se gjykimit. Me ne fund i thane: "Mevedet Vlora, a ke dicka per te thene per te mbrojtur veten?" Gjyshja u ngrit ne kembe dhe me shume dinjitet iu pergjigj: "Bijte e mi, juve moret plackat e shtepise qe kisha sjelle nga Stambolli. Me thate se i perkasin popullit shqiptar. Une e pranova kete teori, por dollapi qe shita, meqe kisha nevoje per buke, i perkiste nje italiani. Ai e kishte bere me duart e veta per ditelindjen e pare te djalit, Roberto Ismail. Kam jetuar nje jete te thjeshte ketu ne Shqiperi, meqe, im ate, Ismail Qemali, per ta krijuar kete shtetin tone te dashur, e harxhoi krejt pasurine. Ju falenderoj per miresine tuaj per t'i degjuar keto pak fjalet e mia".

    Trupi gjykues i eshte drejtuar perseri, pas ketyre fjaleve.

    "Mevedet Vlora, a ke deshmitare qe ate dollap e kishte bere nje italian?" "Kam deshmitare plot, u pergjigj gjyshja, kini miresine t'i degjoni." Dhe erdhen gjithe miqte tane qe e dinin kete histori, per te deshmuar. Kur u binden per te verteten, i thane: "Mjaft, mjaft! E fitove gjyqin dhe do te kesh shperblimin qe meriton".

    Shperblimi nuk u mor kurre, sic ma shpjegoi mbas njezet vjetesh nena, kur, me ne fund, u detyruan t'i japin lejen per te ardhur ne Itali, tek e bija. Sa kohe jetoi me ne, nena e gjore, perjetonte panik e frike, qe e kishte zanafillen tek egersia e sjelljes se ketyre "patrioteve". Jetonte me ankthin se nje dite do ta fusnin ne burg!

    Varferia i detyroi te shisnin gjithcka...

    Historia e familjes sime vazhdon me episode tragjike te ndryshme. Mbasi e fitoi gjyqin gjyshja, si me tregoi im ate, mbas njezet vjetesh kur erdhi, me ne fund ne Rome, problemi ishte mbijetesa. Nena, bashke me vajzen e tezes se saj, burrin e se ciles e kishin pushkatuar qe ne fillim dhe qe ishte bija e vajzes se dyte tE Ismail Qemalit, filluan te dalin neper rruga dhe te shesin ate qe i kishte mbetur. Nena arriti te shese edhe leshin e shiltes se shtratit te saj, vetem per t'u kujdesur per gjyshen, duke e ushqyer sa me mire. Ajo ishte mjeke ne Stamboll, por pranoi te punoje me kazme per ndertimin e disa banesave ne Tirane. Kur i shikoj sot, me pikon zemra gjak. Per shkak te vuajtjeve, brengave, por edhe moshes, gjyshja u semur rende. Ne vitin 1952 nderroi jete.

    Nena mbeti vetem ne ate drurore, ku e shoqeronte vetem nje radio e vogel. Por, nji dite, erdhi dikush dhe i tha:

    "Ti nuk mund ta mbash per vete kete radio, se ajo i perket popullit". Pa shtuar asnje fjale, e mori radion dhe u zhduk. Nena, si me tregoi me vone, e ndjente veten se po cmendej, se nuk mund ta perballonte me jeten ne kete menyre. Me shkroi gjere e gjate mua, dhe u be e mundur qe, me ndermjetesine e nje mikut tim ne ambasaden shqiptare, me te cilin edhe sot vazhdon miqesia jone gjysme shekullore, une i dergova nje radio. Per fat te mire, nuk e konsideruan si prone e popullit!

    Ne burg edhe djali i fundit i Ismil Qemalit, Qamili


    I dergoj antibiotike nga Italia. Dua te them se nuk vuajti vetem vajza dhe mbesa e njeriut qe themeloi shtetin shqiptar dhe qe e shkriu tere pasurine per ate shtet. Qe ne fillim e burgosen Qamilin, djalin e fundit te Ismail Qemalit. Ai ishte diplomat dhe punonte ne Ministrine e Puneve te Jashme. Ishte njeri me kulture shume te madhe, fliste 12 gjuhe dhe e njihte historine e botes fare mire. Ky ishte shkaku qe ia kishin nevojen. Kesisoj gjate dites punonte per Qeverine dhe naten flinte ne burg. U semur nga tuberkolozi. I thane nenes sime qe te me kerkoje antibiotike per Qamil Vloren. Me veshtiresira te ndryshme dhe me ndihmen e Drejtorit te Doganes ne Livorno, u be e mundur te dergohen keto penicilina, duke shkrojtur ne kuti se ishin aspirina! Por ishte teper vone: Qamil Daiu nderroi jete ne moshen pesedhjetevjecare!

    Arratiset dhe vdes i vetmuar edhe djali tjeter, Qazim Vlora.


    Pas ketij persekutimi, djali i parafundit i Ismail Qemalit, Qazimi, u arratis ne Oher. Ndjeu dhimbje qe la vendin e tij dhe nje dite e gjeten te vdekur ne shtratin e vet, duke shtuar tragjedite e familjes Vlora. Edhe gjetja ishte e rastesishme. Fqinjte, duke mos pare gjurme para portes se shtepise, ne deboren qe kishte rene, lajmeruan policine. Tregojne se vdiq nga deshperimi e brenga.

    Ai kishte miqesi me Enver Hozhen, kur ky i fundit kishte nje kioske ku shiste cigare. Daj Qazimi shkonte dhe rrinte me te ne qoske. Por duket se ajo kioske, do te kete qene nje mbulese per intrigat e tij. Qazim Vlora i hynte ne pune qe askush te mos dyshonte per aktivitetin e tij. Por, kur arriti ne poziten e larte, dhe Qazimi vajti t'i beje urimet, as nuk e pranuan qe t'i afrohej as portes se vendit ku punonte. Tashme, nuk kishte nevoje per mbulese nga nje bej.

    Edhe ne Itali, jeta jone ishte e veshtire


    Edhe ne Italine e shkaterruar nga bombardimet dhe nga mizeria, jeta ishte e veshtire. Edhe ne na u desh te shesim gjerat e ndryshme, per t'i perballuar veshtiresite. Une shita unazen e bukur te fejeses qe ma kishte dhuruar vjehrra. Ishte me te vertete unaze e bukur. Edhe sot e kesaj dite me dhimbset! Ishim ne Siena, ne Toskeri te Italise dhe Renzo punonte si avokat, por te paditurit qe ai mbronte, ishin ma keq se ne. Ne vend qe t'i kerkoje para, duhet t'i jepje dicka per mbijetese. Ne vitin 1947, vdiq babai i Rencos dhe e ama vajti ne Skoci tek i vellai. Keshtu, ne vendosem te vime ne Rome dhe Renco te marre pjese ne konkursin diplomatik. Studioi per specializim per dy vjet me profesore te rastit. Midis dyqind vetave qe moren pjese ne kete konkurs shume te veshtire, fituan vetem tete: njeri prej tyre ishte Renxo.

    Mevedeti dhe Qamili, femija i pare dhe i nente i Ismail Qemalit.

    Qamil Vlora, duke qene femija i fundit i Ismail Qemalit, d.m.th.femija i nente dhe gjyshja Mevedet e para, e donte shume vellane e vogel. Ne nje fare menyre, ndoshta e konsideronte si djalin e vet, meqe midis tij dhe nanes sime Belkis, kishin nje diference moshe, vetem tre vjet. Prandaj, edhe ime me e donte shume kete daje gati moshatar, me te cilin ishin rritur bashke. Ai vinte dhe hante cdo dreke ne shtepine tone, te "Abllaja" e tij. Askush ne familje nuk e therriste gjyshen me emrin e saj dhe askush nuk i drejtohej me "ti". As vajzat e veta, as une, e as Vera. Gjyshja kishte nje pasuri te brendshme te jashtezakonshme. Kur ajo lini mbas marteses se Ismail Qemalit me Kleoniqi Syrmeline, ishin dashuruar aq shume me njeri-tjetren, prandaj ia vune emrin Mevedet: dashuri ne osmanishte dhe emrin e dyte Agapi, me te njejten kuptim ne greqishte.

    Mevedet Agapia u peshua me flori dhe, ato flori iu shperdane te vobekteve. Kur gjyshja na tregonte keto gjera e shume te tjera, Vera dhe une i thoshim se i kishte pare ne enderr: jeta jone e atehershme nuk mund t'i kuptonte keto gjera! Ajo e dinte fare mire se ne nuk mund t'i kuptonim, prandaj na thoshte: "Jeta eshte e cuditshme: askush nuk te pyet se kush ishe, por kush je sot"!

    Dhe ne te vertete, kur u padit per "hajdut i popullit", askush nuk pyeti se kush ishte, askujt nuk i erdhi turp ta marre ne gjyq femijen e pare te njeriut, qe, me sakrifica mbinjerezore, fale zgjuarsise dhe diplomacise se tij, arriti te themeloje Shtetin shqiptar, qe edhe ata padites te rrepte po e gezonin dhe, ndoshta po e gezojne edhe sot!

    Kush eshte Nermin Vlora?


    Gazetarja, mikja ime e re, do te dije se kush jam une. Duket se do te bej hulumtime mbi jeten time te gjate me pervoja te shumta, ne fusha te ndryshme. Ne veshtrim te pare, per pyetjen se kush jam une, do t'i thoja:

    Kush jam une?

    Une jam vetem nji cast,

    Huazuar nga gjithesia,

    Per t'ia dorezuar, mandej,

    Misterit te Madh.

    Ate dite qe do te kaloj ne permasen tjeter, do te doja te shkruhej:

    Kush isha une?

    Une isha...

    Por vendin e vendosjes ne Vlore te guackes sime, deshiroj qe ta vendose Shoqata Kulturore Mbareshqiptare "Ismail Qemali".

    Tashti t'i fillojme hulumtimet: linda shtatanike, me peshe nje kg e gjysme, e zeze, plot rrudha ne mbare trupin dhe mjeket me dhane tri dite jete. Ketu na paraqitet teoria e relativitetit te Ajnshtainit: ne fakt, duket se ato tri dite nuk paskan kaluar ende! Sidoqofte, une mendoj se jeta ime karakterizohet me ngjyrat e Kombit tone: e kuqja dhe e zeza, meqe kam pesuar vuajtje te forta, ashtu si edhe satisfaksione te medha. Mund te themi se sapo dola nga cerdhja familjare dhe sapo kisha mbaruar shkollen e mesme, jeta me hodhi pertej Adriatikut, ku u detyrova te rritem shpejt dhe t'i perballoj vuajtjet e shfarosjes se familjes, me ate ulerime te shpirtit qe nuk degjohet ne asnje menyre, por qe te trondit pa mase. Jane ato periudha kur njeriu mund te behet i keq dhe te jetoje vetem per hakmarrje. Por nuk ndodhi keshtu me mua, per fat te mire. Me erdhen ne ndihme filozofet e vendeve te ndryshme qe, duke ma pasuruar shpirtin, me mesuan se hakmarrja nuk eshte rrugedalje pozitive. Ndihma me e madhe na vjen nga dashuria, se vetem me ane te dashurise mund te gjendet drejtimi pozitiv dhe ndertues. Pa dyshim, ky u be parim i jetes sime, ashtu si vazhdon te jete edhe sot. Kur ulem dhe mendoj, duket se me dalin perpara keta filozofe dhe personalitetet e ndryshme te kultures, te cilet me japin urdher te shkruaj, meqe vetem kultura e perparon njerezine dhe e ndricon shpirtin. Mund te te marrin gjithcka, vecse ate qe ke ne tru nuk mund ta marre askush.

    E kishim fjalen per kulturen. Ajo filloi ne familje, qe ne muajt e para te jetes sime. Gjyshja ime e dashur thoshte: "Mund te te marrin cdo gje, por vetem ate qe ke ne mendje, n` tru, nuk ka mundesi ta marre askush". Fjale te shenjta! Ne te vertete, ajo me ka ndihmuar gjithmone, si ne periudha veshtiresie, ashtu edhe ne ato normale ose gezimi. Me keto parimet ne familje, gjyshja me fliste ne turqisht dhe nena ne frengjisht. Shqipen e mesoja duke lozur me femijet ne Tirane. Ne moshen pesevjecare, ime me me shpuri ne Greqi, ku banonte motra e vogel e gjyshes. Atje kaluam beharin dhe une pata mundesi ta mesoj edhe greqishten. Kur u kthyem nga Athina, une isha pese vjec e gjysme. Vendosen te me dergojne ne Shkollen e motrave Kiriaz. Shkolla ishte jashtezakonisht e bukur, si nga pikepamja e natyres, ne maj te kodres, plot pyje dhe fusha, ashtu edhe nga ajo e nderteses. Kishte banka te vecanta per cdo nxenese, dhoma gjumi vec e vec per mosha te ndryshme dhe banjo, ne cdo kat, me sherbimet perkatese. Kishte edhe gjenerator autonom per shkollen, ne menyre qe drita nuk mungonte kurre. Me thane te drejten, te gjitha keto te mira vinin si dhurate nga shqiptaret e Amerikes. Ishte periudha kur ne Shqiperi, Mbreti Zog kishte urdheruar qe, per ta emancipuar nje vend, duhet te emancipohet gruaja, meqe nje grua injorante rrit femije injorante.

    Kur vajta ne Shkollen e Dakos "keshtu quheje asokohe ajo shkolle), kishte vetem nje nxenese te huaj, e cila ishte italiane, Dinora. Nuk dinte asnje fjale shqip. Rrinte gjithmone me mua, meqe frengjishtja ime bente qe te kuptoheshim. Keshtu ndodhi qe une e mesova edhe italishten. Kur erdhi mesuesja e italishtes, me mori si perkthyese. Pervec italishtes, duhet te mesonim edhe frengjishten dhe anglishten. Keshtu na detyronin qe te loznim nje jave me radhe me njerin prej ketyre gjuheve. Na kontrollonin dhe na denonin kur e perdornim shqipen gjate javes si nje gjuhe tjeter. Por, kur me ne fund vinte radha e shqipes, atehere shkallmoheshim me ritma neper ato fusha te bukura. Ky ishte, me te vertete sistemi me i mire per t'i mesuar gjuhet e ndryshme. Si e shtrova me pare, shkolla gjendej ne maj te kodres, kurse ne fund gjendeshin dy kampe tenisi. Atje loznin vajzat e rritura. Ne te voglat i binim rrotull, duke kenduar kenge ose vjersha ne gjuhe te ndryshme. Ajo ishte kenaqesi e madhe pee ne. Por, mandej vinte ora e pergatitjes se mesimeve te se nesermes per mbare shkollen ne nje salle te madhe.


    Kujtimet e shkolles dhe Nexhmije Hoxha


    E kam thene dhe e them, qe me Nexhmije Xhunglinin kam qene shoqe shkolle dhe e respektonim njera-tjetren. Por fatkeqesisht rruget tona ishin te ndryshme. Ajo do te behej gruaja e Enver Hoxhes, qe qeverisi per nje gjysme shekulli Shqiperine. Ndersa une do te merrja arratine dhe familja ime do te ndeshkohej ne menyren me barbare. E kam takuar 2-3 here shkurt, por shtruar me Nexhmijen qendrova dy vjet me pare ne shtepine e saj. Shkova, kur ajo vuante, pse e di se c'eshte vuajtja. Ajo kish boshllekun jo vetem te vdekjes se te shoqit, por edhe te pasojave qe pati pas rrezimit te regjimit, deri edhe ne burgosjen e saj. Nuk di te pergjigjem se cila eshte pergjegjesia e shoqes sime, per cka beri Enver Hoxha mbi familjen time, pjesetare te familjes se Ismail Qemalit, por nuk dua ta besoj qe Nexhmija nuk eshte ne dijeni te kesaj historie te dhimbshme, te mbushur me vuajtje te pafundme. Ajo qe di sakte, eshte deshira qe realizova per ta takuar kete grua, qe nuk do te doja te vuante. Nje e falur publike e saj do ta clironte, do ta fuste ne rrjedhen e jet-_Kjo eshte keshilla ime si shoqe e rinise se saj. Te falesh eshte virtyt. Te kerkosh te falur, kur ke bere faje, eshte detyre e cilitdo. Te korrigjohesh, eshte ne dobine tende dhe te vendit tend. Zemra ime, i ka falur ata njerez mjerane qe nga padija, apo ligesia, bene tortura tek njerezit, perfshi edhe femijet e Ismail Qemalit, sidoqe me shkaktuan brengen e perjetshme dhe me zbardhen floket ne moshen 22-vjecare. Shqiperise, vendlindjes sime i jam mirenjohese, qe me dha jeten, kulturen, me beri te jem shqiptare dhe kete e kam per nder. Kete mirenjohje, vendit tim ia ka shperblyer me punen e perkushtimin tim, qe eshte ne vazhdim, per te bere aq sa te mundem per te ngritur lart vlerat e Kombit te dashur, Shqiperise se shtrenjte.


    Koha Jone
    21 Maj 2004
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 27-11-2007 mė 03:10

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,636
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nė vitin 1997, nė varrezat e Strugės ėshtė zbuluar se prehen eshtrat e njė prej bijve tė Ismail Qemalit, Qazim Bej Vlora. Pak kohė mė parė, pranė varrit tė tij ėshtė vėnė njė pllakė pėrkujtimore

    Djali i Ismail Qemalit, i harruari nga historia

    Bardhyl Berberi

    Pasi kalon Qafėn e Thanės, vetėm 11 km larg doganės, befas tė shfaqet para syve njė hapėsirė e kaltėr dhe mė pas Struga, qyteti maqedonas ku ka njė shumicė tė madhe shqiptarėsh qė banojnė atje. Qyteti eshtė i preferuar pėr turistėt e shumtė. Eshtė qyteti qė organizon “Mbrėmjen Poetike” me poetė nga e gjithė bota prej 35 vjetėsh. Por Struga ėshtė qyteti i shqiptarėve tė shumtė, qė pėrbėjnė pjesėn dėrrmuese qė me bujarinė dhe mikpritjen e tyre e kanė bėrė Strugėn tė dashur. I thamė kėto pėr Strugėn se kohėt e fundit shoqata e historianėve tė kėtij qyteti ka zbuluar njė fakt interesant. Nė qytetin e Strugės ka jetuar djali i Ismail Qemalit, Qazim Bej Vlora. Ai ka jetuar nė Strugė nga viti 1936 deri nė dimrin e vitit 1953, kur ndėrroi jetė dhe prehet nė varrezat e Strugės. Sipas dėshmive historike, Qazim Bej Vlora ka qenė djali i parafundit i Ismail Qemalit dhe siē ka deklaruar nė kujtimet e tij, nė tė gjitha ecejakjet diplomatike qė ka patur ėshtė shoqėruar nga Qazimi dhe siē shprehet vetė Qemali pėr djalin e tij Qazimin, ai ka qėnė kujtesa e tij nė tėrė aktivitetet. Mėsohet se Qazim Bej Vlora ka lindur nė vitin 1870. Nė vitin 1919 ai ėshtė helmuar sė bashku me tė atin, duke ngrenė darkė nė Itali. Ismail Qemali gjeti vdekjen, ndėrsa Qazimi mundi ta pėrballojė dhe tė jetojė. Nė vitin 1936 Qazimi vjen nė Strugė me njė dokumentacion tė pasur tė qeverisė sė Ismail Qemalit. Nė moshėn 66- vjeēare martohet me Behije Sherif Masllafin, e veja e Inajet bej Ohrit, motra e tė cilit ishte martuar me njė tjetėr djalė tė Ismail Qemalit. Nė vitin 1949 kur u prishėn marrėdhėniet midis qeverisė shqiptare dhe asaj tė Jugosllavisė, Qazimi ngeli i izoluar nė Strugė. Shėrbimet e fshehta tė policisė jugosllave i bėnė kontroll, duke i marrė dokumente tė rėndėsishme tė shtetit shqiptar, tė qeverisė sė Ismail Qemalit, ndėrsa njė pjesė tjetėr Qazimi e kishte ēuar nėpėr miqtė e tij dhe ende nuk dihet se ku ndodhen ato

    Sekretari personal i Ismail Qemalit, nga viti 1900 deri nė vitin 1919, ai ka qenė pranė tė atit nė ēdo udhetim, nė ēdo mbledhje dhe gati nė tė gjitha perpjekjet diplomatike pėr trojet shqiptare. Aktiviteti i Qazimit nuk ka qenė vetėm diplomatik, ai ka zhvilluar dhe aktivitete ilegale pėr mbledhjen e armėve dhe mjeteve financiare pėr kryengritjen e luftėtarėve shqiptarė. Struganėt thonė se Qazim Bej Vlora ka qenė njohės shumė i mire i disa gjuhėve tė huaja, aktivist i shquar nė qeverinė e Vlorės dhe sekretar personal i Ismail Qemalit . Vdes nė Strugė nė njė anonimitet tė plotė nė dimrin e vitit 1953, duke lėnė pas njė dokumentacion tė pasur dhe njė bibliotekė shumė tė madhe dhe pėrveē dokumenteve tė qeverisė sė Vlorės qė ka konfiskuar policia e fshehtė maqedonase, fati i dokumenteve tė tjera nuk dihet. Nė vitin 1997 shoqata e historianėve zbuloi vendin ku ishte varrosur Qazim Bej Vlora dhe vetėm para pak kohėsh, mė 28 nėntor 2004, forumi i intelektualve tė Strugės arriti tė rregullojė varrin dhe tė vendosė njė pllakė pėrkujtimore, duke e nderuar atė pėr aktivitetin e tij patriotik. Kryetari i forumit intelektual tė Strugės, Xhemil Hajredini ka theksuar se “me kėtė akt pastruam ndėrgjegjen tonė prej shqiptari, qė pėr shumė vjet, pėr arsye objektive, nuk e kemi ditur se nė varrezat tona tė Strugės prehen, jo vetėm eshtrat e njėrit nga djemtė mė tė mire tė Ismail Qemalit, Qazim Bej Vlora, por bashkė me to edhe njė pjesė e ndritur e historisė tonė kombėtare, pėr tė cilėn ne jemi krenarė”.


    shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 27-11-2007 mė 02:50

  4. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    907
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Me interes per t'u lexuar mbi fatin e familjes se Ismail Qemalit para periudhes komuniste jane dhe kujtimet e Franz Nopcsa-s ne "Ditarin" e tij, te botuara nga Robert Elsie.
    Nopcsa nisur dhe nga antipatia qe kishte per I. Qemalin e pershkruan gjendjen e familjes se tij ne Itali tejet te keqe. Sipas tij familja e Qemalit ishte lene ne meshire te fatit. Jo me kot gjate takimit te tij me te birin e Ismailit ne Trieste, Nopcsa i jep ketij te fundit nje shume te mire parash per te marre disi veten dhe ndihmuar familjes.

    Duket se familja Qemali ka qene e destinuar per te vuajtur, dhe sipas kundershtarit te Ismail Qemalit versioni i Nopcsa-s eshte se fajtori kryesor ka qene vete Ismaili.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Post

    Vlorajt kane qene nje familje e madhe bejleresh, dhe per disa shekuj kane qeverisur Vloren, si mekembes te Perandorise Osmane. Ata kane qene historikisht besnike te Perandorise, duke mbuluar madje edhe detyra e poste shume te rendesishme brenda saj.

    Eksponente te ndryshem te familjes kane qene te perfshire ne te gjitha ngjarjet me te rendesishme te historise shqiptare te gjysme shekullit te kaluar.

    Persekutimi ndaj Vlorajve (nder te cilet edhe femijet e Ismail bej Vlores) gjate komunizmit vjen edhe si rrjedhoje e faktit se ata kishin lidhje farefisnore e martesore me thuajse te gjitha familjet e medha feudale shqiptare te asaj kohe, te cilat perfaqesonin rendin qe komunistet donin te permbysnin.

    Me interes eshte edhe libri i Et'hem bej Vlores "Kujtime" qe tregon me hollesi historine mjaft interesante te familjes Vlora.

  6. #6
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,791
    Faleminderit
    66
    66 falenderime nė 54 postime

    Si e helmuan nė Peruxha tė Italisė Ismail Qemalin

    Historia e vdekjes tragjike tė kryeministrit tė parė


    Ka qenė ora 10:20 minuta e datės 24 janar tė 1919-ės, kur Ismail Qemali donte vetėm tre ditė tė mbushte plot 75 vjeē, doli para gazetarėve nė njė konferencė pėr shtyp tė organizuar nė njė sallon hoteli nė Peruxha.


    Hyrja e tij nė sallėn e mbushur me mbi 100 gazetarė dhe fotoreporterė i befasoi tė gjithė tė pranishmit qė kishin mbi dy orė qė prisnin diplomatin e njohur tė Shqipėrisė. Ndėrsa ecte pėr t’u ulur nė tavolinėn nė krye tė sallės, nė fytyrė i fashitet njė ēehre e verdhė qė sa vinte e i shtohej. Nuk kaluan shumė minuta dhe disa tė dridhura i mbėrthyen trupin. Askush nuk po pipėtinte, vetėm plaku mjekėrbardhė, qė megjithė gjendjen qė po kalonte, gjeti forca pėr tė folur. Nga goja i dolėn vetėm pak fjalė dhe dukej qartė qė ai po mundohej t’i lidhte me njėra-tjetrėn. Nė atė ēast kėrkoi ndihmė nga i biri Qamili, tė cilin e mbante pranė vetes si sekretar. I kėrkon qė tė shkojė nė tualet. I biri, duke e kapur pėr krahu, u kėrkoi tė falur gazetarėve tė pranishėm dhe mori hapat drejt derės sė tualetit. Aty mėsohet se sa vuri kėmbėn pėr t’u drejtuar te lavamani filloi tė shkumėzonte dhe tė dridhej mė shumė. Ajo gjendje nuk zgjati shumė. Nė pak ēaste zemra e tij pushoi sė rrahuri. I biri del para gazetarėve ku u komunikon lajmin se i ati, tė cilin para pak ēastesh e kishin nė tavolinėn pėrballė, tashmė nuk jetonte mė. Ajo situatė ishte e rėndė pėr tė gjithė. Aty dhimbja njerėzore i kaloi kufijtė.
    Situatat qė Ismail Qemali kishte kaluar ato ditė nė Peruxha tė Italisė i kishin shkaktuar njė gjendje tė rėndė psikologjike dhe fizike. Edhe pse nė atė gjendje, ai nuk kishte ngurruar tė dilte para shtypit. Ai donte tė denonconte krerėt e diplomacisė italiane, nė atė kohė kur nė Paris diskutohej fati i Shqipėrisė dhe ata kishin mundur ta hanin nė besė. Megjithatė, pėr ēudinė e tij, ajo konferencė ishte organizuar nga tė tjerėt. Nuk u mėsua asnjėherė se kush i kishte thirrur gazetarėt. Plakut 75-vjeēar i kishin thėnė se media kishte interes tė dėgjonte nga ai se pėrse nė ato momente nuk ndodhej nė Konferencėn e Paqes nė Paris. E kėshilluan qė tė hante mirė pasi nė atė konferencė shtypi do t’i duhej tė fliste gjatė. Pikėrisht pas ushqimit nuk vonoi shumė, ai doli nė sallėn e takimit dhe nė atė moment jeta e tij filloi tė shuhej. Kėto janė momentet e fundit tė jetės sė njeriut qė ėshtė njohur historikisht si kryeministri i parė i shtetit shqiptar. Ndėrkohė qė opinioni ėshtė njohur me shumė hollėsi dhe detaje tė jetės diplomatike tė plakut tė menēur, mund tė jenė shumė pak ata qė i njohin momentet kur ai ka mbyllur sytė. Pikėrisht pėr ato ēaste redaksia e gazetės “Panorama”, duke hulumtuar nė shumė dokumente dhe dorėshkrime tė dosjes sė Ismail Qemalit nė A.Q.SH. dhe duke u mbėshtetur nė dėshmitė gojore tė njohėsve kopetentė, ka arritur tė zbardhė historinė kur plaku diplomat mbylli sytė. Njė dėshmi tė plotė pėr gazetėn ka qenė edhe ajo ish-komandantit tė Aviacionit Shqiptar Edip Ohrit dhe e ish-komandantit tė Nėndetėseve tė Pashalimanit, Dashamir Ohrit, i cili ėshtė edhe vėllai i Edipit. Kėta dy vėllezėr djalin e Ismail Qemalit, Qazimin, e kanė pasur njerkun e tyre.


    Ismail Qemali pritet nė besė nga kryeministri italian

    “Mė hėngrėn nė besė!” bėrtiti Ismail Qemali sapo zbriti nė Peruxha tė Italisė. Ai ishte nisur pėr njė vizitė urgjente nė Romė, me ftesė tė autoriteteve mė tė larta tė vendit, nga kryeministri dhe ministri i Jashtėm. Kjo kishte ndodhur pas njė kėrkese kėmbėngulėse tė tij, nėpėrmjet njė telegrami tė nisur pėr kėtė qėllim. Synimi i diplomatit shqiptar ishte qė tė ndihmohej nga pėrfaqėsuesit e Italisė, tė cilėt do tė ndėrhynin pranė autoriteteve mė tė larta tė Konferencės sė Paqes qė mbahej nė Paris, pėr tė mundėsuar qė delegacioni shqiptar tė shtohej edhe me tre pėrfaqėsues tė tjerė. Ndėrsa Ismail Qemali kishte marrė pėrgjigje se kryeministri italian i asaj kohe, Orlando dhe ministri i Jashtėm, Sonino e prisnin nė Romė, ai pa humbur kohė u nis pėr tė realizuar takimin e kėrkuar nga i cili shpresonte tė dilte me rezultate pozitive nė favor tė Shqipėrisė. Por befasisht dhe ēuditėrisht diplomati 75-vjeēar nga Shqipėria u pėrball sapo zbriti nė Peruxha me pėrgjigje negative; kryeministri dhe ministri i Jashtėm kishin shkuar nė Konferencėn e Parisit pėr tė cilin interesohej edhe Ismail Qemali. Kjo do tė thoshte qė ai jo vetėm se nuk do tė ndihmohej edhe me tre delegatė tė tjerė, por madje as ai vetė nuk do tė merrte pjesė nė tė.
    Diplomati shqiptar u bind menjėherė se bėhej fjalė pėr njė dredhi tė pastėr politike pikėrisht nga ata qė ai i kishte konsideruar miq tė vendit tė tij, por qė tashmė kishin marrė iniciativėn pėr ta izoluar. Tronditja qė pėsoi pas marrjes sė lajmit tė papritur, se ishte mashtruar qė ishte thirrur nė Itali, ishte e papėrballueshme pėr moshėn e tij 75-vjeēare, prandaj edhe klithma e tij “Mė hėngrėn nė besė!” doli shpėrthyeshėm me dhimbje.


    Si nisi historia tragjike

    Ishte janari i vitit 1919.
    Atė muaj nė Paris do tė zhvillonte punimet Konferenca e Paqes, e cila fatkeqėsisht do tė hynte fuqishėm dhe dhimbshėm nė historinė e mėvonshme tė Shqipėrisė. Aty do tė vendosej edhe fati i saj.

    ***

    “Sot ėshtė dita vendimtare pėr Shqipėrinė”, shkruante Ismail Qemali nė fillim tė atij muaji. “Do tė ngjallemi ose do tė vdesim”. Nėn zjarrminė e njė patriotizmi tė jashtėzakonshėm qė i kishte mbėrthyer qenien, kishte kohė qė luftonte me tė gjitha mundėsitė dhe format pėr tė ndikuar mbi konkluzionet e konferencės pėr tė cilat ai ishte i interesuar qė tė ishin sa mė afėr interesave tė bashkėkombasve dhe atdheut tė tij. Pėr tė arritur kėtė qėllim ai zgjodhi partnerin kryesor diplomatik, Italinė, e cila duhej tė mundėsonte qė me delegacionin shqiptar nė konferencė tė shkonin sė paku edhe tre apo gjashtė delegatė mė shumė. Kėta delegatė do tė ishin nga trojet shqiptare tė cilėt do tė bashkoheshin me ata qė vinin nga Amerika.
    “Sikur tė kisha tė holla,- vazhdon mė tej nė ditarin e tij tė atyre ditėve Ismail Qemali, - do tė isha hedhur deri nė Amerikė pėr njė marrėveshje tė plotė me gjithė atdhetarėt e atjeshėm. Por nė marrėveshje me qeverinė italiane e quaj tė nevojshme tė shkoj nė Romė. Prej andej mund tė bėj njė marrėveshje me gjithė shqiptarėt e Shqipėrisė pėr tė vendosur njė aksion kombėtar nė njė moment kaq kritik e tė rrezikshėm, qė tė mund tė pėrpilojmė programin pėrfundimtar. Nga Italia kėrkoj tė nxis nisjen nga Shqipėria veriore, qendrore dhe jugore tė tre ose gjashtė delegatėve, nė mėnyrė qė sė bashku me delegatėt qė vijnė nga Amerika tė shkojmė nė Paris tė gjithė sė bashku pėr t’i propozuar konferencės kėrkesat dhe tė drejtat e Shqiptarėve”.


    Qemali i dėrgon telegram kryeministrit Orlando

    Pėr synimet qė i kishte vėnė vetes, diplomati shqiptar filloi menjėherė pėr tė zbatuar nė mėnyrė konkrete tė gjithė programin e paramenduar. Detyra e parė dhe mė emergjente ishte takimi i menjėhershėm i tij me diplomacinė e Romės.
    Data 19 janar 1919. Kryeministri italian Orlando pėr pak ditė do tė nisej drejt Parisit pėr tė marrė pjesė nė Konferencėn e Paqes. Ismail Qemali i dėrgon njė telegram urgjent, tė shkruar nė gjuhėn frėnge. Njė kopje tė asaj letre ia dėrgoi edhe ministrit Sonino. Ja ēfarė shkruhej nė tė:
    “Shkėlqesisė sė tij Orlando, Kryetar i Kėshillit tė Ministrave Romė.
    Pėrveē ndjenjave tė mia tė admirimit personal me cilėsinė e pėrfaqėsuesit tė idealeve shqiptare, realizimit tė tė cilave u kam kushtuar gjithė jetėn time, ndjej detyrėn t’i besoj shpresat e mia pėr lirinė e vendit tim nė mbėshtetjen dhe nė mbrojtjen e lartė tė Italisė…… I lutem shkėlqesisė Tuaj t’i marrė nė konsideratė serioze kėto lutjet e mia duke mė transmetuar telegrafisht urdhrat dhe udhėzimet tuaja”.

    ***

    Ajo promemorje e shkruar me aq urgjencė nga Ismail Qemali ka arritur nė Romė pikėrisht mbrėmjen e 18 janarit, ku nga dokumentet e sotme arkivore vėrtetohet se ėshtė regjistruar mė 19 janar.
    Pas kėsaj korrespodence, Ismail Qemali ftohet nga ministri i Jashtėm nė Romė, pėr tė marrė pjesė nė takimin e kėrkuar nga vetė ai, ku do t’i ndodhte edhe tragjedia mė e madhe; do t’i merrej jeta.


    Kur shkon nė Peruxha vendoset nė “izolim”


    Sa zbriti nė Peruxha tė Italisė, Ismail Qemali njoftohet se autoritetet italiane qė e kishin ftuar ishin nisur pėr nė Paris, duke mos e pritur atė sipas njoftimit qė i kishin bėrė. Ata kishin lėnė njoftim qė Ismail Qemali tė priste deri sa ata tė ktheheshin nga Konferenca e madhe e Paqes. Nė kėtė moment, ai kuptoi se flitej pėr njė izolim tė qėllimshėm qė i qe bėrė. Kjo mėsohet nga rrėfimet e djemve tė tij. Sapo mėsoi lajmin pėr pabesinė, menjėherė i erdhi njė goditje apopletike gjė qė pėr moshėn e tij ishte shumė e rėndė. Kanė qenė pikėrisht ato momente qė provokuan klithmėn e tij tė egėrsuar dhe tė papėrmbajtur “Mė hėngrėn nė besė!”. Situata nė tė cilėn ishte vendosur Ismail Qemali bėri qė ai jo vetėm tė mos realizonte planin qė t’i shtonte delegacionit shqiptar edhe tre apo gjashtė delegatė, por nė njė kohė qė nė Paris do tė hidhej pėr diskutim edhe ēėshtja e Shqipėrisė, ai tė mos merrte pjesė as vetė. Ky fakt pėr tė do tė thoshte vdekje e parapėrgatitur. Gjithsesi, nė kushtet qė i ishin krijuar, ai u detyrua tė vendosej nė hotelin qė i kishin rezervuar.


    Pa e kėrkuar vetė, iu organizua njė konferencė shtypi me gazetarėt


    Pavarėsisht se diplomati shqiptar nuk mundi tė shkonte nė Paris, loja e parapėrgatitur mbi tė do tė ndiqej deri nė fund. Nė njė nga ato ditė, kur gjithė qenien e tij e kishte pushtuar tensioni dhe ankthi, mė 24 janar, pikėrisht 3 ditė para datės 27 kur ai mbushte plot 75 vjeē, nė Paris vazhdonte me intensitet punimet Konferenca e madhe Ndėrkombėtare me pjesėmarrjen e shumė shteteve, kur shtetet e mėdha vendosnin fatet e shteteve tė vogla, Isamil Qemalit iu provokua njė konferencė shtypi. Ajo iu servir si dėshirė e gazetarėve pėr tė dėgjuar prononcimet e tij. Ajo konferencė, pavarėsisht se nuk ishte kėrkuar nga vetė ai, dukej se ishte edhe nė dėshirėn e tij, sepse ishte momenti qė mė shumė se kurrė ai donte tė denonconte mashtruesit dhe izoluesit e tij.


    Vdes para gazetarėve


    Pak kohė para se tė fillonte konferenca e shtypit, Ismail Qemalit iu servir fillimisht buka, me pretekstin se duhet tė hante para konferencės. Pasi hėngri, ai hyri nė sallėn e rekomanduar, ku e prisnin dhjetėra gazetarė e fotoreporterė tė ndryshėm. Sipas rrėfimeve qė djali i Ismail Qemalit, Ethemi, i ka bėrė mė vonė kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, Ali Asllanit, mėsohet se sapo hyri nė sallė Qemalit i kaloi njė ēehre e verdhė nė fytyrė. Nuk vonoi shumė, ai u ul nė tavolinė dhe befasisht nė trup i kaloi njė valė rrėqethjeje. Ndėrsa nisi tė belbėzojė me vėshtirėsi, filloi tė dridhej dhe ndėrkohė u konstatua se nuk mundte t’i lidhte dot fjalėt. Pas kėsaj situate, ai arriti tė kėrkonte ta shoqėronin pėr nė banjė. Kur arriti aty, e mbyti shkuma qė nxirrte nga goja dhe tė vjellėt. Nė pak ēaste pulsi i tij pushoi sė rrahuri. Nė kėto momente gazetarėve tė mbledhur pėr konferencėn e shtypit nė atė sallė iu komunikua fakti qė Ismail Qemali, i cili pak ēaste mė parė kishte qenė para tyre, nuk jetonte mė.


    Italianėt kerkuan te balsamosnin diplomatin shqiptar


    Peripeci tė tjera ishin planifikuar pėr trupin e pajetė tė diplomatit tė jashtėzakonshėm tė Shqipėrisė, Ismail Qemali. Pas vdekjes sė tij, ēuditėrisht nė mbarė kancelaritė diplomatike tė botės pati njė sensibilizim tė veēantė. Pėr vetė jehonėn e madhe qė pati vdekja e tij, pala italiane me justifikimin qė ai kishte vdekur nė vendin e tyre, donte t’i bėnte “nderimet” qė meritonte njė diplomat i atij rangu. Ata vendosėn qė trupin e tij ta balsamosnin. Ajo kėrkesė dhe ai interesim i palės italiane bėri qė trupi pa jetė i Ismail Qemalit tė qėndronte plot dy javė nė Peruxha, ku ai kishte mbyllur sytė.


    12 shkurt 1919 trupi pa jetė i Qemalit mbėrrin nė Vlorė


    Me gjithė pėrpjekjet e palės italiane dhe shumė peripeci tė tjera qė dolėn pas vdekjes sė Ismail Qemalit, djemtė e tij nuk reshtėn sė u pėrpjekuri qė babanė e tyre ta sillnin nė Vlorė, e cila e priste me padurim pėr ta varrosur nė lartėsinė madhėshtore tė Kaninės. Vdekja e tij nė atė kohė kishte tronditur mbarė kombin dhe grupe tė shumta shqiptarėsh, tė ardhur nga tė gjitha trevat, po pėrqendroheshin nė Vlorė pėr t’i bėrė nderimet e merituara diplomatit tė famshėm. Sė fundmi gjithēka u bė realitet. Ishte pikėrisht data 12 shkurt i vitit 1919, kur trupi pa jetė i Ismail Qemalit, i shoqėruar nga tre djemtė e tij, Ethemi, Qazimi dhe Qamili, si dhe nga pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Jashtme italiane mbėrriti nė portin e vogėl tė Vlorės. Ai ishte transportuar fillimisht me tren dhe sė fundmi me anijen e posaēme italiane. Sipas bashkėkohėsve tė atyre momenteve, siē ishin vetė djali i Ismail Qemalit, Qazimi apo edhe mikut tė tij, Safet bej Vlorės bėhet e ditur se hyrja e arkivolit nė Vlorė ka qenė tepėr emocionuese. Tė qarat e njerėzve dhe shkrepjet e armėve shkaktuan njė gjendje emocionale tė papėrshkrueshme. Gjithė rrugėt, kodrat dhe ēdo gjė nxinte nga pjesėmarrja e jashtėzakonshme nė atė varrim, i cili, ashtu siē ishte menduar nė atė kohė u bė pikėrisht nė lartėsitė dominante tė Kaninės.
    Konkretisht pėr ato momente, nė shėnimet e Safet bej Vlorės, tė gjendura nė dosjen e posaēme tė Ismail Qemalit nė Arkivin Qendror tė Shtetit shkruhet:

    “Nėse e matim madhėshtinė e njė personazhi politik me dashurinė e popullit tė thjeshtė, duhet tė pohojmė se asnjė nuk i afrohet Ismail Qemal Vlorės. Gjatė ceremonisė sė varrimit tė tij, asnjė fshatar dhe asnjė qytetar nuk mbeti nė shtėpi. Tė gjitha faqet e maleve dhe tė brigjeve gjatė rrugės sė kortezhit funeral ishin plot me njerėz. Qe njė apotezė madhėshtore e mbarė popullit, pa pėrjashtim, ndaj njė tribuni qė i shėrbeu vendit tė tij deri nė frymėn e fundit”.

    Fatos Veliu - Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 22-11-2007 mė 04:36

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,935
    Faleminderit
    23
    271 falenderime nė 201 postime
    Thirrja drejtuar shqiptarėve

    Ismail QEMALI,

    Nuk dėshirojmė turbullira dhe ngatresa, nuk duam tė prishet paqja nė mes tė kombeve qė janė nė gadishullin e Ilirisė. Dėshirojmė vetėm dhe kėrkojmė me gjithė zemėr bashkimin e farės shqiptare, pėrparimin e saj si nė punė tė mendjes si nė lumturi tė jetės dhe nė begati, qė tė jemi mjaft tė fortė pėr t'u kundėrshtuar gjithė qė mendojnė tė na shtypin neve dhe kombet e tjerė qė kemi nevojė tė rojnė se jeta e tyre na mban jetėn tonė.
    Pėr tė shkuar pėrpara nė rrugėn e qytetėrimit e tė pėrparimit, kemi nevojė pėr dituri; dhe pėr dituri kemi nevojė pėr mėsime. Pra kemi nevojė tė ngrehim nė gjithė Shqipėrinė shkolla kombėtare pėr ta pėrhapur dhe pėr t'u lexuar kudo gjuha shqipe. Kjo nevojė shkollash ėshtė mė e para e reformave qė kemi detyrė tė kėrkojmė. Kurrė njė popull nuk mund tė rritet mė vehte pa shkolla e pa arsim. Shqiptari, populli mė i vjetėri i gadishullit ilirik nuk mund tė shikojė kėmbė kryq pėrmirėsimet dhe pėrparimin e kombeve tė tjerė pa u pėrpjekur edhe ai qė tė ecė burrėrisht dhe me nder nė rrugėn e arsimit dhe tė qytetėrimit. Duhet tė jesh i verbėr qė tė mos marrėsh vesh nevojėn e shkollave kombėtare; duhet tė jesh tradhėtor qė tė dėshirosh tė ndalėsh mėsimin e gjuhės shqipe. Ata qė duan tė ecin duke jetuar nė terrin e paditurisė, pa gjuhė dhe pa komb mė vehte dėshirojnė t'i pėrgatisin Shqipėrisė njė vdekje tė turpshme. Nuk kemi dyshim se Shqiptarėt qė nėpėr aq reziqe dhe mundime e kanė mbajtur trimėrisht emrin e tyre pėr qindra e qindra vjet, nuk do tė humbin kohė, pėr tė marrė nė dorė armėn e arsimit kombėtar, armė e fortė e cila vetėm mund t'ua shpėtojė jetėn dhe t'i ndihmojė qė t'i bėjnė ballė kujdo qė dėshiron t'u grabisė kombėsinė e tyre. Nuk duhet tė dėgjojmė qeverinė turke nė qoftė se ajo pėrpiqet dhe nė qoftė se ajo mundohet, tė na pengojė dhe tė na mbajė hovin.

    Botuar mė 1900

  8. #8
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Djali i Ismail Qemalit, Qazim Bej Vlora jetoi dhe vdiq nė Strugė

    GJURMĖVE TĖ PASHLYESHME HISTORIKE

    DJALI I ISMAIL QEMALIT, QAZIM BEJ VLORA JETOI DHE VDIQ NĖ STRUGĖ

    Mehmet Latifi

    Djali i dytė i Ismail Qemalit, Plakut tė Vlorės dhe Shqipėrisė, njėkohėsisht sekretar i tij personal dhe shef i kabinetit tė tij, jetoi nė Strugė, qė nga viti 1936 e deri nė vdekje, kah fundi i dhjetorit tė vitit 1953. Dėshmitarėt e gjallė me respekt flasin pėr kėtė figurė, kėtė personalitet tė “harruar” nė Strugė?! Respekt tė veēantė tregojnė edhe fėmijėt e tij tė birėsuar. Shtėpia ku ka jetuar dhe ka ndėrruar jetė Qazim Bej Qemal Vlora, edhe sot e kėsaj dite ėshtė funksionale, po nė atė gjendje nė tė cilėn ka qenė nė kohėn kur jetonte Qazim bej Vlora, por pa asnjė shėnim ose shenjė tė duhur. As varri i tij nuk ishte shėnuar deri mė 27 nėntor tė vitit 1997 –(sepse nuk dihej, ishte harruar nga struganėt)-, kur falė mirėkuptimit nga Shoqata e Historianėve Shqiptar, Dega nė Strugė, u shėnua simbolikisht. Sa i pėrket dokumentacionit tė Ismail Qemalit, nga aktiviteti i tij politik dhe diplomatik pėr krijimin e shtetit shqiptar, nuk ka asnjė gjurmė. Ēfarė i kishte thėnė Qazim bej Qemali Enver Hoxhės nė kabinetin e tij, gjatė takimit me te?!

    Strugė, shkurt 2007
    Sapo i kaluam ditėt e muajit nėntor, dhe datės 28 Nėntori, Ditės sė Flamurit dhe tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, dhe Pavarėsisė sė gjithė shqiptarėve kudo nė botė.
    Zakonisht, shėnimi i kėtyre datave tė rėndėsishme tė historisė kombėtare, duken tė zbrazėta dhe tė mangėta, po qe se, sė paku nuk pėrmenden emrat e atyre qė dhanė kontribut tė veēantė, qė ne sot tė krenohemi me atė qė kemi arritur, me ate qė ne e gėzojmė, e nė rend tė parė duhet pėrmendur emrin e Ismail Qemal bej Vlorės, kryetarin e parė tė shtetit tė pavarur shqiptar-Shqipėrisė.
    Mirėpo, ėshtė evidente dhe e pakontestueshme, se Ismail Qemali, ka pasė edhe bashkėpunėtorėt dhe bashkėveprimtarėt e shumtė tė afėrt e tė largėt, pėr ti dalė nė krye veprimtarisė dhe aktivitetit tė tij, pėr shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Njėri ndėr kėta bashkėpunėtor, tė mos themi bashkėpunėtori mė i ngushtė ka qėnė djali i tij QAZIM BEJ QEMALI, njėri nga gjashtė djemtė e Ismail Qemalit.


    SI U “ZBULUA” KY PERSONALITET - QAZIM BEJ QEMALI


    E para ishte fjala. Ishte data 3 dhjetor e vitit 1992, kur pėr herė tė parė dėgjova emrin QAZIM BEJ QEMAL VLORA, emėr i kėtij personaliteti tė shquar tė historisė dhe historiografisė shqiptare, qė ishte djalė i Ismail Qemalit, bashkėveprimtar dhe bashkėpunėtor i ngushtė i tij.

    Unė u pėrpoqa tė zbardhė kėtė figurė madhore, aq sa mė lejonin mundėsitė , aftėsitė, kushtet dhe rrethanat qė mbretėronin asokohe, duke pasė parasysh se unė isha i ardhur nė Strugė nga Presheva, pra isha ardhacak dhe isha “halė nė sy” pėr segmente tė ndryshme tė organeve tė brėndshme, por edhe tė individėve tė tjerė.
    Megjithate nuk mbeta pa mbėshtetje. Nė mbėshtetjen time kisha Shoqatėn e Historianėve Shqiptar Dega nė Strugė, e sidomos prof.Dr.Nebi Dervishin, Unionin e Inteligjencies Shqiptare, Dega nė Strugė, me nė krye prof.Nexhat Mustafėn dhe dr. Shefqet Pollozhanin, por edhe shumė individ tė tjerė.

    Kronologjia e “zbulimit” tė varrit dhe shtėpisė sė Qazim Bej Qemalit.

    Fjalėt e Shaban Asllanit-Tateshit, ndjesė pastė, asokohe (3 dhjetor 1992) ishte plak 80-vjeēar, mirėpo mendjemprehtė, i kthjelltė nė kujtimet dhe tė shprehurit e tij. Fjalėt e tij dhe ai vetė, mė nxitėn qė ti kushtoj vemėndje dhe rėndėsi tė veēantė. Pėr herė tė parė ai-Shaban Tateshi, pėrmendi emrin e Qazim bej Qemali Vlorės, dhe nė mėnyrė shumė konkrete dhe plastike, evokoi kujtimet pėr te.

    Kjo ndodhi kur mė 28 nėntor tė vitit 1992, ndėrroi jetė vjehrra ime, qė ishte e motra e Shaban Tateshit. Tradicionalisht, nė Strugė, zhvillohej ceremonia shtatėditėshe fetare, duke kėnduar forma tė ndryshme tė Kur’anit, pėr shpirtin e tė ndjerės. Njė natė tė tillė, gjatė netėve ceremoniale, ishin mbledhur kryesisht intelektualėt, shokėt e kunatit, dhe pas mbarimit tė pjesės obligative fetare, filloi biseda e rėndomtė, ku u shkoqitėn shumė ēėshtje nga aktiviteti dhe veprimtaria e intelektualėve strugan. Nė njė moment, Shaban Tateshi, me njė ndėrhyrje jo tė rėndomtė, ndėrroi kahjen e bisedės dhe u bė nismėtar i zbardhjes sė viteve tė fundit tė jetės dhe varrit tė Qazim Bej Qemalit, duke reaguar me kėto fjalė: “Rrini o burra aty, e mos folni gjepura dhe marrina, se gjoja ky ose ai intelektual ka shkruar kėtė ose atė vepėr…! Njė djalė tė Ismail Qemalit e keni pasė nė Strugė, askush nuk e pėrmendė, dhe ia keni harruar edhe varrin, e flasni pėr gjėra tė kota dhe tė pavlerė”!...

    Kjo mė bėri kurreshtar qė tė mėsoj diēka pėr kėtė personalitet, dhe pasi pėrfundoi ceremonia njėjavėshe, shkova nė shtėpinė e tij, pėr tu interesuar lidhur me fjalėt qė i tha atė natė dhjetori.

    Shaban Tateshi, pa kurrfarė pritese, pa kurrfarė hezitimi, bile me njė mllef tė thėksuar pėr harresėn e varrit tė tij filloi rrėfimin pėr Qazim bej Qemalin, pėr aq sa ai kishte arritur ta njohė…

    Ndėr tė tjera Shaban Tateshi tha: “Ishte burrė shumė i ndershėm, fisnik, bujar, tė cilin e harruan historianėt, e bashkė me ta edhe mbarė populli, dhe emrin e tij e ka mbuluar pluhuri i harresės. E kanė harruar edhe studjuesit e historisė sė Rilindjes Kombėtare”-tha Shaban Tateshi nė fillim. Nga biseda me Shaban Tateshin, arrita tė “zbuloj” shumė gjėra lidhur me kėtė personalitet. Mirėpo, fjalėn e fundit, duhet tė jepnin historianėt, gjurmuesit, hulumtuesit dhe tė tjerėt, pėr periudhėn e Pavarėsisė Kombėtare, pėr tė hedhur dritė tė plotė dhe pėr tė zbardhur kėtė personalitet, krahas personaliteteve tė tjera historike. Sipas fjalėve tė atėhershme tė Shaban Tateshit, qė mė vonė u verifikuan dhe u saktėsuan plotėsisht, njėri nga gjashtė djemtė e Ismail Qemalit, Qazim bej Qemali, qė nga viti 1936, jetoi nė Strugė, deri nė vdekjen e tij nė dekadėn e tretė tė muajit dhjetor tė vitit 1953! Ai ishte njė ndėr figurat e shquara tė krijimit tė shtetit shqiptar, por siē tha (asokohe) Shaban Tateshi, nė Strugė nuk ka asnjė shenjė se ndonjėherė ka jetuar ky personalitet! Djali i Ismail Qemalit, kryetarit tė parė tė shtetit shqiptar, Qazim bej Qemal Vlora, sipas tė dhėnave, ka lindur mė 1870, gjė qė e konfirmojnė edhe familjarėt e tij. Pas kryerjes sė shkollimit fillor dhe tė mesėm nė Stamboll, ku kishte njohur shumė shokė nga viset e ndryshme shqiptare, vazhdoi studimet nė fakultetin e inxhinierisė sė ndėrtimit dhe arkitekturės nė Bruksel tė Belgjikės. Ishte njohės i mirė i gjuhės frėnge, por zotėronte edhe shumė gjuhė tė tjera si: gjermanishten, anglishten, turqishten, persishten etj. Natyrisht, gjuhėn turke e njihte sepse ka jetuar dhe shkolluar nė Turqi, ndėrsa persishten dhe arabishten i kishte mėsuar paralelisht, qė mė vonė do t’i ndihmonin gjatė studimeve nė fakultetin e drejtėsisė qė e vazhdoi paralelisht me arkitekturėn.

    Pasi kreu studimet nė Belgjikė, ai iu bashkėngjit babait tė tij nė aktivitetin e tij politik dhe diplomatik. Edhe pse i diplomuar dhe i specializuar pėr ndėrtimtari dhe arkitekturė nė Universitetin e Brukselit, ai u vė nė shėrbim tė plotė babait tė tij Ismail Qemalit, qė tashmė ishte nė njė fazė tė shkuar tė aktivitetit tė tij nė krijimin e shtetit shqiptar, dhe shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

    Qazim bej Qemali, nuk ishte vetėm djalė i Ismail Qemalit, por ishte edhe sekretar i tij personal, ndėrsa pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28.12.1912, ai ishte edhe shef i Kabinetit tė Ismail Qemalit. Pėr kėtė ka shumė dėshmi gojore dhe tė shkruara. Njė nga dėshmitė qė flasin pėr rolin e Qazim bej Qemalit, ėshtė edhe telegrami i Ismail Qemalit, qė i dėrgon nga Vjena e Austrisė, tė adresuar pikėrisht nė emėr tė Qazim bej Qemalit, nė Vlorė, me kėtė pėrmbajtje: “Vij me vaporin mė tė parė. Telegrafoni kudo, tė keni besim tė plotė pėr fatin e Atdheut, duke i porositur pėr marrėveshje vėllazėrore, bashkėpunim, mbarėvajtje tė punėve tė shtetit, ruajtje tė rendit publik etj”.

    Ismail Qemali, gati askund nuk shkonte pa Qazim bej Vlorėn, por kohėve tė fundit Qazim bej Vlora, ia koordinonte punėt nė Vlorė.


    VIZITA E KOBSHME NĖ PERUGJA TĖ ITALISĖ

    - Nė Peruxhia, Ismail Qemalin e helmuan. Plakun e Vlorės e kanė helmuar nė kafene (hotel) pasi kishte pirė kafe, dhe Ismail Qemali kishte thėrritur:”Mė helmuan…mė helmuan…dhe pas pak ndėrron jetė mė 24 janar 1919. Qazim bej Vlora, ka gėzuar pension tė lidhur nga Mbreti Ahmet Zogu, me arsyetimin:” PERSON I MERITUAR I KOMBIT SHQIPTAR”.
    Qazim bej Vlora, nuk iu nda babait tė tij Ismail Qemalit gjatė tėrė periudhės sė veprimtarisė sė tij. Nuk iu nda as nė takimet e shumta qė kishte Ismail Qemali. Nuk iu nda as gjatė vizitave tė shpeshta e tė shumta siē ishin Konferenca e Kombeve nė Londėr, ku ishin sė bashku me Luigj Gurakuqin dhe Isa Boletinin. Mirėpo, vizita e tyre qė i bėnė Italisė, gjegjėsisht qytetit tė Perugjia, ishte vizita e tyre e fundit e pėrbashkėt. Ishte kjo vizita e kobshme nė prak tė rrugėtimit nė Konferencėn e Parisit. Vizita e kobshme ishte jo vetėm pėr Ismail Qemalin, por edhe pėr pėr tė birin e tij, Qazim bej Qemalin. Nė kėtė qytet, ata pėsojnė njė helmim, ku si pasojė e kėtij helmimi, Plakun e Vlorės 75 vjeēar, e rrėmben vdekja e pamėshirshme nga intoksikimi dhe hemoragjia, mė 24 janar 1919. Edhe Qazim bej Vlora, goditet dhe pėson po nga ky intoksikim dhe hemoragji, qė i reflektohet gjatė tėrė jetės sė tij, sepse ka pėsuar dėmtime tė rėnda shėndetėsore, por megjithatė mbijetoi. Pasojat e kėtij helmimi, ai i vuan tėrė jetėn, qė dėshmojnė edhe dėshmitarėt e gjallė edhe sot e kėsaj dite nė Strugė.
    Helmimin e Ismail Qemalit nė Perugja tė Italisė, e ka vėrtetuar mė sė miri rrėfimi i Fatushe Shehdulės, e cila sapo kishte arritur nė Itali, kishte dėgjuar njė shėrbyes (kamerier ose personel tjetėr hoteli), qė u kishte treguar disa njerėzve duke thėnė: “Plakun e Vlorės e helmuan nė kafene, pasi kishte pirė njė kafe, dhe se vetė Ismail Qemali kishte thėrritur MĖ HELMUAN…MĖ HELMUAN!!!. Pas pak kohe, Ismail Qemali, ndėrron jetė, duke lėnė tė papėrfunduar misionin e tij. Pas vdekjes sė Ismail Qemalit, Qazim bej Qemali, nga pėsimet e helmimit, njė kohė tė gjatė ėshtė mjekuar dhe kėndellur nė spitalin e Durrėsit. Aty ka gjetur pak rehati shpirtėrore dhe ėshtė kėndellur nga intoksikimi i rėndė. Pas daljes nga spitali i Durrėsit, ai kthehet nė Tiranė, ku ka jetuar deri nė ardhjen e tij nė Strugė, duke vizituar kohė pas kohe edhe spitalin e Durrėsit. Sipas njohurive dhe dėshmive gojore, duke iu referuar edhe deklaratave tė Shaban Tateshit, (mbase mund tė mos jetė e saktė), Qazim bej Vlora, ka gėzuar pension tė lidhur nga Mbreti Ahmet Zogu, me arsyetimin: “PERSON I MERITUAR I KOMBIT SHQIPTAR”.


    SI ERDHI QAZIM BEJ QEMAL VLORA NĖ STRUGĖ


    Pas vdekjes sė Ismail Qemalit, zhvillimeve politike dhe ngjarjeve tė pėrgjithshme nė Shqipėri dhe mė gjerė nė atė periudhė, Qazim bej Qemali, nė moshėn 66 vjeēare, u martua me BEHIJE SHERIF MASLLAFIN (BEHIJE OHRIN).

    Behije Sherif Masllafi-Ohri, ishte grua e vejė e moshės 29 vjeēare, me prejardhje nga Struga. Behija ishte e veja e Inajet bej Ohrit-QOKUT, dhe kishte katėr fėmijė tė moshės jomadhore:dy djem Edipin, dhe Dashamirin dhe dy vajza; Ediben dhe Hyrmeten. Vendimin pėr martesėn me Behijen, ata e sollėn sė bashku, pas vdekjes sė Inajet bej Ohrit, qė asokohe-viteve 1934-1935- ishte zyrtar i lartė i prefekturės sė Durrėsit, dhe pikėrisht mė 1935 Inajet bej Ohri vdes, dhe Behija mbetet e ve me katėr fėmijė bonjak.
    Vdekja e burrit-Inajet bej Ohrit, Behijen e la nė njė situatė tė palakmueshme materiale. Gjendja materiale gjithnjė e mė tepėr i keqėsohej, edhe pse ajo kishte pasuri tė paluajtshme nė Strugė, qė e kishte trashėguar nga babai i sajė.
    Martesa me Qazim bej Qemalin, pėr Behijen ishte zgjidhja mė e mirė dhe mė fatlume, sepse me Qazim bej Qemalin njiheshin qė mė parė, pėr shkak tė miqėsisė sė mėparshme, nga vėllai i Qazim beut, Et’hem bej Qemali, qė ishte martuar me kunatėn e Behijes, (motrėn Inajet Ohrit, ish burrit tė Behijes). Nga ana tjetėr, ajo siguroi anėn materiale, sepse Qazim bej Qemali gėzonte pensionin nga Mbreti Zog, dhe nuk kishte familje.
    Ndėrkaq, me martesėn me Behijen, Qazim bej Qemali, nė njė mėnyrė siguroi fėmijėve tė sajė (pasi i birėsoi) njė ardhmėri mė tė mirė, ndėrsa emrit tė familjes sė Inajet Ohrit, me tė cilin pos krushqėrisė dhe miqėsisė, ia ruajti dhe mbrojti nderin dhe moralin e gruas shqiptare, qė tė mos nėpėrkėmbet dhe tė mos pėrgojohet nga persona amoral, tė pandėrgjegjshėm dhe tė papėrgjegjshėm. Kjo tregon pėr fisnikėrinė dhe bujarinė e Qazim bej Qemalit, nė drejtim tė respektimit tė moralit familjar shqiptar.
    Fill pas martesės me Behijen, Qazim bej Qemali, fėmijtė e Behijes, i vendosi nėpėr shkolla sepse ishte arsimdashės i paepur. Njė kohė jetuan nė Tiranė, ku kishte shtėpinė e vet. Mirėpo, Behija kishte dy shtėpi dhe tokė nė Strugė, qė kishte trashėguar nga babai i sajė, ku ndėr tė tjera kishte njė pemishte me njė sipėrfaqe prej afro dhjetė mijė metra katror (saktėsisht 9.980 metra katror). Behija ishte e interesuar qė tė mos e humbasė kėtė pasuri. Kėshtu, kohė pas kohe, vinin nė Strugė pėr tu kujdesur aq sa munden pėr kėtė pasuri. Ardhja e Qazim bej Qemalit nė Strugė u solli tė dyve shumė befasi tė kėndshme, e veēanėrisht Qazim Beut. Ai nė Strugė gjeti qetėsinė shpirtėrore, qetėsinė familjare, por gjeti edhe shokė e miq tė vjetėr nga shkollimi nė Stamboll, qė njėherit ishin edhe bashkėmendimtarėt e tij.

    Qazim bej Qemali, nė Strugė, ndėr tė tjerė gjeti dhe takoi edhe kushėririn e Behijes, Belul ef.Kadiun.

    Belul ef,Kadiu, ishte shok dhe mik i Qazim Beut qė nga shkollimi nė Stamboll. Ishte personalitet i lartė ushtarak turk, saktėsisht ishte ish komandant i dikurshėm i Gardės sė Portės sė Stambollit, i cili kishte mbaruar studimet nė akademinė ushtarake dhe ishte gjeneral i ushtrisė turke.

    Duke u shoqėruar me Belul e F. Kadiun, Qazim bej Qemali, ka filluar tė njohė edhe personalitete tė tjera nė Strugė, bashkė me njerėz tė rėndomtė por tė ndershėm dhe tė vyeshėm. Njė ndėr ata njerėz tė rėndomtė qė njohu Qazim bej Qemali nė Strugė, ėshtė edhe Shaban Tateshi- “nismėtari, ideatori, nxitėsi i zbardhjes sė figurės dhe jetės e vdekjes sė Qazim bej Qemalit”, qė nuk ishte ndonjė personalitet, por i ndershėm, i sinqertė, besnik dhe mbi tė gjitha atdhetar. Njohja me Shaban Tateshin u mundėsua pėrmes dhėndėrrit tė Shaban Tateshit, Riza Pollozhanit, me tė cilin Qazim bej Qemali kishte krijuar njė miqėsi tė mirė dhe e kėshillonte pėr shumė ēėshtje. Nga afėrsia qė kishte me Riza Pollozhanin, dhe kunatin e tij Shaban Tateshin, Qazim bej Qemali, “mėshirohet” qė kėtij tė fundit, ti blejnė njė shtėpi nė Strugė, pėr ta sjellur nga fshati dhe pėr ta rritur numrin e shqiptarėve nė qytet. Dhe pikėrisht, Qazim bej Qemali, ia “shet” shtėpinė e vet (tė Behijes), nė qendėr tė qytetit, qė Shaban Tateshi tė zbrėsė nga fshati. Kjo shitėblerje e shtėpisė, i mundėson Shaban Tateshit, qė tė gjindet mė pranė Qazim bej Qemalit dhe ta njohė mė mirė dhe nga afėr, duke mbetur qė tė dy, vetėm qytetar tė rėndomtė dhe modest tė Strugės.


    VITET E QAZIM BEJ QEMALIT TĖ STRUGĖ

    Ardhja e Qazim bej Qemalit nė Strugė nuk ishte rastėsisht. Ai me vete solli bibliotekėn e vet tė pasur dhe solli TĖRĖ DOKUMENTACIONIN E VEPRIMTARISĖ POLITIKE DHE DIPLOMATIKE TĖ BABAIT TĖ TIJ ISMAIL QEMALIT, PĖR KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR, pėr ta shpėtuar nga asgjėsimi, shkatėrrimi ose djegia e tėrėsishme, sepse kishte pėrvojė tė hidhur nga kjo e fundit.

    Qazim bej Qemali, prej vitit 1936 e deri nė vitin 1939 herė shkonte nė Tiranė, herė vinte nė Strugė.Nė vitin 1939, Qazim bej Qemali, nuhati dhe vlerėsoi situatėn qė sa vinte e keqėsohej nė Shqipėri, duke vlerėsuar se do tė ndoshin edhe gjėra tė papritura dhe tė paparashikuara, dhe nė pamundėsi qė ti parandalojė ose tė ndėrmarrė ēfarefo mase parandalimi dhe pengimi, ai vendosi pėrfundimisht tė vendoset nė Strugė.

    Ardhja e Qazim bej Qemalit nė Strugė nuk ishte rastėsisht. Ai me vete solli bibliotekėn e vet tė pasur dhe solli TĖRĖ DOKUMENTACIONIN E VEPRIMTARISĖ POLITIKE DHE DIPLOMATIKE TĖ BABAIT TĖ TIJ ISMAIL QEMALIT, PĖR KRIJIMIN E

    SHTETIT SHQIPTAR, pėr ta shpėtuar nga asgjėsimi, shkatėrrimi ose djegja e tėrsishme, sepse kishte pėrvojė tė hidhur nga kjo e fundit. Ai e dinte vlerėn e kėtij dokumentacioni ndaj me fanatizėm kujdesej pėr kėtė dokumentacion!!! Nga biblioteka e pasur qė solli me vete, ai shpesh lexonte diēka dhe ua huazonte tė tjerėve ato libra pėr tė zgjėruar njohuritė e tyre shkencore. Ai vetė, kurrė nuk iu nda librit.

    ..........vijon
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 27-11-2007 mė 02:34

  9. #9
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nė Strugė, ishte i respektuar ndėr ata pak miq me tė cilėt shoqėrohej dhe kėmbente diēka, edhe pse nuk kishte rreth tė gjėrė me tė cilėt komunikonte dha bashkėbisedonte, sepse konsideronte se nuk mundet tė bashkėbisedojė me secilin pėr ēėshtjet qė nuk janė temė interesimi i tyre. Nuk i kishte tė nivelit tė tij dhe nuk i kuptonin ēėshtjet qė e preokuponin Qazim bej Qemalin.

    Nė vitin 1948, kur fillojnė turbulencat dhe ngrirjet nė marėdhėniet diplomatike dhe miqėsore shqiptaro-jugosllave, Behija i shkroi njė letėr Qazim bej Qemalit, nė tė cilėn ajo e porositė nė mėnyrė tė prerė qė ta braktisė shtėpinė dhe pemishten dhe tė kėthehet nė Tiranė, pėr tiu bashkangjitur familjes-gruas dhe fėmijve, sepse Behija kishte informacione nga bijtė, qė tashmė ishin oficer tė Ushtrisė Shqiptare.

    Qazim bej Qemali, atėbotė, qė vetes i kishte vėnė njė objektiv tė pėrjetshėm, ia kėtheu pėrgjigjen Behijes me shpejtėsi rrufeje. Nė pėrgjigjen e tij drejtuar Behijes, ai shkruan: “ Ti qėndro nė Tiranė dhe kujdesu pėr fėmijtė, ndėrsa unė do tė rri kėtu e do tė kujdesem pėr PASURINĖ qė e kam, sepse kufijtė janė momente tė tilla politike qė sot mbyllen e nesėr happen dhe anasjelltas. Janė kėto ēėshtje tė politikės ditore, e nuk janė ēėshtje tė pėrjetshme”.

    Qazim bej Qemali, nė pėrgjigjen qė i kėthen bashkėshortes Behijes, kur pėrmend fjalėn “…do ta ruaj PASURINĖ”, ai kėtė fjalė e shkruan tė nėnvizuar, qė Behija ta kuptojė se pėr ēfarė pasurie bėhet fjalė, sepse ai me kėtė nėnkupton pasurinė qė ka me vete, e kjo pasuri ėshtė TĖRĖ DOKUMENTACIONI I KRIJIMIT TĖ SHTETIT SHQIPTAR NGA BABAI I TIJ ISMAIL QEMAL BEJ VLORA, dokumentacuon qė ai e kishte me vete, e nuk kishte aspak shqetėsime pėr pasurinė e patundshme qė kishte.

    Ky dokumentacion ishte histori mė vete. Ishte dėshmia e veprimtarisė dhe aktivitetit politik dhe diplomatik tė Ismail Qemalit, gjatė periudhės sė krijimit tė shtetit Shqiptar, ku pjesėmarrės i drejtėpėrdrejtė ka qėnė edhe vet Qazim bej Qemali. Pra ai nuk pranon tė kėthehet nė Tiranė, duke ngelur nė Strugė deri nė vdekjen e tij, ku varroset dhe ku edhe sot prehen eshtrat e tij.

    Ky dokumentacion ishte njė histori mė vete. Ishte dėshmia e veprimtarisė dhe aktivitetit politik e diplomatik tė Ismail Qemalit, gjatė periudhės sė krijimit tė shtetit Shqiptar, ku pjesėmarrės i drejtėpėrdrejtė ka qėnė edhe vetė Qazim bej Qemali. Refuzon me kėmbėngulje braktisjen e Strugės dhe kėthimin nė Tiranė, pėrkundėr sugjerimit tė bashkėshortes Behije, dhe mbetet nė Strugė, i vetėm, i vetmuar, deri nė fund tė jetės sė tij.

    ĒFARĖ I KISHTE THĖNĖ QAZIM BEU ENVER HOXHĖS?!


    Nga ana tjetėr, pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore (LNĒ-sė) dhe formimit tė Qeverisė sė re nė Shqipėri, Qazim bej Qemalit, iu ndėrpre-iu ndal pensioni qė gėzonte nga Mbreti Ahmet Zogu!

    Kah fundi i vitit 1946 dhe gjatė vitit 1947, ai kėrkoi disa herė pranim nga Enver Hoxha, duke mos treguar saktė identitetin e tij, duke mos treguar saktė se kush ėshtė!. Mė nė fund, kur sheh se nuk “mundet” ndryshe, e deklaron tė plotė identitetin e tij dhe Enver Hoxha e pranon nė kabinetin e tij, ku nė murin e kabinetit, mbi kokėn e Enevrit, ishte e vendosur fotografia e Ismail Qemalit. Qėllimi i kėtij takimi ishte pėr tu sqaruar shkaqet e ndėrprerjes sė pensionit qė gėzonte. Por, kur vėrejti se pėrpjekjet e tija do tė pėrfundojnė pa sukses pėr tė vazhduar pensionin, i drejtohet Enver Hoxhės me fjalėt:” Ti nuk meriton qė fotografia e babait tim tė qėndrojė nė zyrėn tėnde!” Ky ishte takimi i parė dhe i fundit me Enver Hoxhėn, tė cilin kurrė nuk e kishte adhuruar. Poashtu ka vėrejtur se nė shtėpinė e tyre nė Tiranė, nga ato pak dokumente dhe fotografi, si dhe pronėsia e saj, ishin pėrfshirė nga njė shkatėrrim i paparė, duke zhdukur dita ditės gjithnjė e mė shumė ēdo gjurmė. Ai, mblodhi ato pak sende, letra, dokumente etj qė kishin mbetur dhe pėr ti shpėtuar i mori edhe ato me vete nė Strugė, pėr ti sistemuar e strehuar dhe pėr ti shpėtuar nga shkatėrrimi i tėrėishėm.

    Ēėshtė e vėrteta, shtėpinė e gjeti gati tėrėsisht tė rrėnuar e tė djegur, bashkė me tė gjitha sendet qė kishte aty, bashkė me fotografitė nga albumi familjar, kėshtu qė janė humbur tė gjitha gjurmėt e tilla.

    Ē’U BĖ ME DOKUMENTACIONIN E KRIJIMIT TĖ SHTETIT SHQIPTAR?


    Qė nga ajo ditė kur mblodhi ato pak sende nė shtėpinė e djegur dhe tė rrėnuar, Qazim bej Qemali, kurrė mė nuk ėshtė rikėthyer nė atė shtėpi, qė tashmė nuk i ngjante shtėpisė por njė gėrmadhe tė vėrtetė!

    Nga letėrkėmbi qė patėn me tė shoqen Behijen, dhe pasi e kėshilloi ate qė tė kujdeset dhe ti shkollojė fėmijtė nė Tiranė, nėpėr shkolla dhe fakultete, sepse ishte arsimdashės, ai u bė rob i vetėvetes dhe dokumentacionit qė kishte me vete. Dokumentacioni, atė pasuri, ai konsideronte se nuk mund tia besoj kujt do qoftė. Atyre qė eventualisht ka mundur tua besojė, nuk ishin pranė tijė, ose tashmė kishin ndėrruar jetė-kishin vdekur.

    E shoqja Behija, me tė kuptuar se Qazim bej Qemali, pėrfundimisht nuk do tė rikėthehet nė Tiranė, pas mbylljes sė kufijve, iu drejtua me letra dhe mesazhe familjarėve tė sajė nė Strugė, nė rend tė parė familjes sė Belul ef. Kadiut, Osman Hajrullahut dhe familjes Laēka, qė tė kujdesen pėr Qazim bej Qemalin, sipas mundėsive tė tyre.

    Qazim bej Qemali, i lodhur nga mosha, i rraskapitur nga traumat qė ka pėrjetuar nga vetmia si dhe nga sėmundja kronike si pasojė e helmimit mė 1919 nė Perugjia, QAZIM BEJ QEMAL VLORA, NĖ MOSHĖN 83 VJEĒARE, MBYLLĖ SYTĖ NĖ STRUGĖ NĖ FILLIM TĖ DEKADĖS SĖ TRETĖ TĖ MUAJIT DHJETOR TĖ VITIT 1953.

    Me vdekjen e tij, mbyllet njė kapitull, ose sė paku njė faqe e historisė sė veprimtarisė sė tij dhe tė babait tė tij Ismail Qemali, sė bashku me shumė iluminist, veprimtar dhe atdhetar tė tjerė shqiptar, pėr krijimin e shtetit tė parė Shqiptar nė vitin 1912 dhe shpalljen e Pavarėsisė nė Vlorė.

    Pėr tė qėnė ironia mė e madhe, fat ose ironi qė i pėrcjell shumė figura tė tilla tė mėdha tė historisė shqiptare, Qazim bej Qemal Vlora, u gjet i vdekur katėr ditė pasi mbylli sytė nė shtėpinė e tij ku jetonte, shtėpi, qė edhe sot e kėsaj dite ėshtė e pandryshuar nga jashtė dhe ėshtė funkcionale siē ka qėnė nė kohėn kur aty ka jetuar Qazim bej Qemali. Ndryshim i vetėm qė ka pėsuar kjo shtėpi, ėshtė rregullimi i brėndshėm enterierik dhe mobilimi. Aty tani jeton njė familje shqiptare.

    Nė kėtė shtėpi, nuk ka asnjė shenjė apo simbol qė do tė dėshmonte dhe do tė tregonte se: “kėtu ka jetuar dhe….” U gjet i vdekur pikėrisht nga anėtarėt e familjes Laēka, tė cilėt jo rastėsisht i kishte porositur bashkėshortja e tij Behija, pėr tu kujdesur pėr Qazim bej Qemalin.

    U gjet i vdekur, pasi u vėrejt se katėr ditėt e fundit, nė oborrin e tij, tė cilin e kishte mbuluar dėbora, nuk kishte gjurmė kėmbėsh dhe dėbora nuk ishte shkelur. Kjo i “detyron” familjen Laēka tė afrohen tek shtėpia ku jetonte Qazim bej Qemali dhe…gjetėn Qazim bej Qemalin tė shtrirė dhe tė ngrirė!

    Pasi u njoftuan miqėt dhe tė afėrmit e tjerė tė Qazim bej Qemalit, u varros nė varrezat familjare tė Belul ef.Kadiut nė varrezat e qytetit nė Strugė, nė mėnyrė modeste, ashtu siē ishte edhe ai vetė, ku edhe sot prehen eshtrat e tij.

    Pėr fat tė keq, as varri i tijė nuk ka qėnė i shėnuar me asnjė shenjė apo simbol ( deri mė 27 nėntor tė vitit 1997), bile bile shumica e qytetarėve dhe tė tjerėve nė Strugė, nuk ia kanė ditur dhe nuk ia kanė mbajtur mėnd varrin, edhe pse periudha e vitit 1953, nuk i takon periudhės sė hershme tė mesjetės!!!

    Pėr ti dalė sado pak borxhit kėtij personaliteti tė shquar tė historisė Kombėtare si dhe vetė 28 Nėntorit, Ditės sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe Ditės sė Flamurit tė 1912, me ndihmėn e Shoqatės sė Historianėve Shqiptar nė Maqedoni, dega nė Strugė, nė veēanti me ndihmesėn e parezervė tė kryetarit tė kėsaj Shoqate, prof.Dr.Nebi Dervishi, dhe bashkė me Televizonin lokal “Kaltrina” nga Struga, bėmė ē’ėshtė e mundur dhe sipas mundėsive dhe rrethanave tejet tė ndėrlikuara, qė me kėtė rast, nė prak tė 28 Nėntorit, qė tė bėhet pėrfundimisht ekspozimi dhe shėnimi i varrit tė Qazim bej Qemalit, duke ia shėnuar me njė gurė modest.

    Kėtė aktivitet e kanė mbėshtetur nė forma tė ndryshme edhe shumė qytetar tė tjerė nga Struga e rrethina, qė varri i tij tė shėnohet, qoftė me njė gurė modest mermeri dhe njė mbishkrim poashtu modest me kėtė pėrmbajtje: “QAZIM BEJ VLORA, 1870-1953…Nėntor, 1997, SH.H.SH. Strugė”.

    Lidhur me identifikimin, saktėsimin dhe skspozimin e varrit tė Qazim bej Qemalit, krahas njohurive qė kisha nga nismėtari i kėtij hulumtimi, Shaban Tateshi, si dhe shumė qytetar tė Strugės dhe Ohrit, qė kanė mundur tė ndihmojnė nė identifikimin dhe saktėsimin e varrit, kontribut tė veēantė dhe faleminderim pėr tė gjithė, e nė veēanti pėr Remzi Qokun, dhėndėrr i Belul ef.Kadiut, tė cilit vetė Belul ef.Kadiu, ia kishte lėnė amanet qė ta dije se i kujt ėshtė, kush pushon aty dhe ta ruaj kujdeset e kultivojė kėtė varr.

    Mė 27 nėntor, tė vitit 1997, mė nė fund, iu ekspozua dhe iu shėnua varri Qazim bej Qemal Vlorės, nė varrezat e qytetit tė Strugės. Nė kėtė eveniment, me rastin e ekspozimit, saktėsimit dhe shėnimit tė varrit tė Qazim bej Qemalit, tė pranishėm ishin, prof.Dr.Nebi Dervishi dhe Zejnulla Qyra nga SH.H.SH, dega nė Strugė, prof.Nexhat Mustafa dhe dr.Shefqet Pollozhani nga Unioni i Inteligjencies Shqiptare nė Maqedoni-dega nė Strugė (U.I.SH.M), Fevail Ēorba dhe Asllan Shate, pėrfaqsues tė Kėshillit tė Xhematit nga Muftinia e Strugės dhe kuptohet, autori i hulumtimit dhe i kėtyre rreshtave. E gjithė kjo ėshtė shėnuar nė shiritin e celuloidit tė Televizonit lokal “Kaltrina” nga Struga.

    Lidhur me kėtė aktivitet modest, njoftuam edhe anėtarėt e familjes sė Qazim bej Qemalit nė Tiranė dhe mbarė farefisin e Ismail Qemalit. Mirėpo, ditėn qė u zhvillua ky aktivitet modest nė Strugė, aktivitet rreth shėnimit tė 28 Nėntorit nė Tiranė e Vlorė, kulmuan aktivitetet e kėtilla, ndaj mundėsia pėr tė marrė pjesė e familjarėve tė Ismail Qemalit dhe tė Qazim bej Qemalit, ishte shumė e vogėl, ndaj ata munguan.

    Edhe pse nuk ishin tė pranishėm nė kėtė aktivitet modest, gjatė ditės dhe nė mbrėmje tė 27 nėntorit 1997, komunikuam bashkė me familjarėt e Qazim bej Qemalit, tė cilėt ishin shumė mirėnjohės pėr kėtė, siē u shprehėn ata “ vepėr dhe gjest tepėr human dhe patriotik tė shqiptarėve”.

    Atė mbrėmje, nė studion e Radio Televizionit “Kaltrina” kemi zhvilluar njė bisedė nė studio me historianin Zejnulla Qyra, dhe me Remzi Qokun, qė ka ndihmuar nė masė tė madhe pėr saktėsimin e varrit tė Qazim bej Qemalit, me ē’rast, ua kemi komunikuar dhe ua kemi bėrė me dijė tė gjithė struganėve dhe tė gjithė spektatorėve dhe dėgjuesve, se ėshtė saktėsuar, ekspozuar dhe shėnuar varri i Qazim bej Qemalit nė varrezat e qytetit, duke pasqyruar pamje nga aktiviteti i vendosjes sė gurit modest me mbishkrimin poashtu modest.

    Kishim planifikuar qė tė bashkėkomunikojmė me Edip Ohrin, djalin e madh tė birėsuar tė Qazim bej Qemalit dhe Darling Vlorėn, stėrnip tė Ismail Qemalit.

    Bashkėbisedimi me Edip Ohrin u realizua, ndėrsa pėr fat tė keq, me Darling Vlorėn nuk arritėm ta realizojmė komunikimin, pėr shkak tė angazhimit tė tij nė manifestimin qėndror pėr 28 Nėntor, nė qytetin e Vlorės.

    FJALĖT E EDIP OHRIT NĖ PARAQITJEN E TIJ PĖRMES TELEFONIT


    Pasi ia komunikuam njoftimin pėr ekspozimin dhe shėnimin e varrit tė njerkut tė tij, djalit tė Ismail Qemalit, Qazim bej Qemalit mė 27 nėntor tė 1997, pėrmes linjės telefonike nė emisionin e drejtėpėrdrejtė tė RTV “Kaltrina”, Edip Ohri, djali i madh i birėsuar i Qazim bej Qemalit, dukshėm i emocionuar u shpreh:” Nė radhė tė parė ju faleminderj pėr telefonatėn, ku mė informuat dhe mė gėzuat pėr kėtė lajm. Dua tė shprehė faleminderimet e mia dhe tė familjes time dhe gjithė trungut tė familjes sė Ismail Qemalit, me banim nė Shqipėri, pėr kėtė gjest tuajin tepėr human, tė Shoqatės sė Historianėve Shqiptar dega nė Strugė dhe popullit tė mrekullueshėm dhe patriot tė Strugės. Me kėtė veprim, ju na keni prekur thellė shpirtėrisht jo vetėm ne familjarėt , por edhe gjithė shqiptarėt kudo qė janė, sepse nė kėtė mėnyrė keni nderuar figurėn madhore tė patriotit e heroit Kombėtar Ismail Qemal Vlorės. Qofshit tė bekuar dhe nė do tu jemi pėrjetė mirėnjohės”.

    I pyetur pėr figurėn dhe personalitetin e Qazim bej Qemal Vlorės, Edip Ohri u shpreh: “ Pėr sa i kėrket figurės sė Qazim bej Vlorės, birit tė Ismail Qemalit, siē e dini, Qazim beu, ėshtė njė personalitet me rėndėsi tė veēantė nė veprimtarinė patriotike e diplomatike tė babait tė vet, Plakut tė Vlorės, siē e quan populli ynė shqiptar. Ismail Qemali, djemtė e tij i kishte si sekretarė, kėshilltarė, truproje e shoqėrues kudo ku ai zhvillonte aktivitetin e tij politik. Domethėnė, djemtė e tij ishin tė arsimuar e njohės tė shumė gjuhėve tė huaja dhe me formim politik e atdhetar”.

    Edip Ohri, nė vazhdim tė prononcimit tė tij tė parė tha:” Qazim beun, Ismail Qemali e kishte sekretarin e tij personal i cili e ka ndjekur babain e tij nė tė gjitha udhėtimet e takimet diplomatike dhe politike tė tij, si brėnda ashtu edhe jashtė vendit. Ai ka qėnė me te nė Angli, Austri, nė Itali… Ka qėnė bashkė me te edhe nė bisedimet me krerėt dhe udhėheqėsit e Lėvizjes Patriotike nė Shqipėrinė e Veriut dhe nė Kosovė sė bashku me burrat e shquar nė Shqipėri si Luigj Gurakuqi, Isa Boletini etj. Qazim beu ka qėnė pranė babait tė tij deri nė minutat e fundit tė jetės sė tij, kur ai vdiq nė Perugjia tė Italisė, nga njė helmim nė vitin 1919. Fakt ėshtė se edhe vetė Qazim beu bashkė me babain e tij u helmua, por ai jetoi. Pasojat e helmimit ai i vuajti deri nė fun dtė jetės sė tij. Qazim bej Qemali, ka qėnė njeri i kulturuar, me arsim tė lartė universitar. Ka ndjekur studimet nė Fakultetin e inxhinjerisė sė ndėrtimit nė Belgjikė. Ai zotėronte shumė mirė gjuhėt: frengjisht, anglisht, italisht, turqisht e ndonjė tjetėr. Ishte studioz. Kishte njė bibliotekė tė pasur dhe POSEDONTE POTHUAJSE TĖ GJITHĖ DOKUMENTET E VEPRIMTARISĖ POLITIKE E DIPLOMATIKE TĖ ĒĖSHTJES SHQIPTARE TĖ ZHVILLUAR NGA BABAI I TIJ ISMAIL QEMAL VLORA. Fatkeqėsisht, nė kohėn e Mbretit Zog, e aq mė tepėr, pas viteve tė 1945, nė kohėn e monismit nė Shqipėri, personalitetet e larta tė shtetit shqiptar nė Shqipėri, nuk treguan asnjė interesim pėr kėto DOKUMENTE AQ TĖ RĖNDĖSISHME PĖR HISTORIOGRAFINĖ SHQIPTARE. Madje, pas viteve 1945, ndaj pasardhėsve tė familjes sė patriotit tė shquar tė kombit shqiptar, Ismail Qemali, nuk u tregua kujdes dhe trajtim qė meritonin. Fakt ėshtė se ata mbyllėn jetėn e tyre nė varfėri tė plotė. Qazim beu, ka qėnė njė familjar i mirė, tepėr human dhe i kujdesshėm, i cili na mori neve nėn kujdestarinė e tijė atėrore: dy djem e dy vajza, nėnėn time dhe gjyshem time nga nėna, duke qėnė edhe vetė nė kushte jo aq tė mira materialo-ekonomike. Megjithate, ai tregoi njė kujdes tė veēantė pėr arsimimin dhe edukimin tonė si njerėz tė ndershėm e patriot tė vendit tonė. Ai asnjėherė nuk ndėrhyri nė pikėpamjet tona ideologjike dhe politike. Pėr ate, rėndėsi kishte nė radhė tė parė tė brumoseshim si patrio, ta donim Shqipėrinė dhe shqiptarėt si dhe tė luftonim pėr ēlirimin e plotė tė Shqipėrisė nga okupatorėt fashistė dhe kėtė ai e realizoi plotėsisht. Ndėrsa, ai vetė ka qėnė njė demokrat me preferenca anglo-franceze, pasi edhe kultura qė kishte e tėrhiqte mė shumė ndaj atij sistemi shoqėror.

    Qazim bej Qemali, jetoi pėr njė kohė tė gjatė nė mesin e struganėve, ndaj tė cilėve ushqente dashuri dhe respekt tė madh, pasi ai gjithmonė thoshte se Struga, Ohri, Dibra…kanė qėndruar pranė dhe besnik ndaj babait tė tij Ismail Qemalit, pėr ēėshtjen shqiptare, nė momentet e caktuara politike. Madje, vėllau i Qazim bej Qemalit, Et’hem bej Vlora, ishte i martuar nė Ohėr, me motrėn e patriotit tė shquar Hamdi bej Ohri-Qoku, (halla e Edip Ohrit, vėrejtje e M.L), dhe si shumė patriot tė krahinave tona shqiptare tė Maqedonisė, tė thirrura nga Ismail Qemali, shkuan nė Vlorė nė vitin 1912, dhe vunė firmėn e tyre nė dokumentin e rėndėsishėm tė THEMELIMIT TĖ SHTETIT SHQIPTAR NĖ SHPALLJEN E PAVARĖSISĖ”.

    Nė fund tė paraqitjes sė tij, gjenerali nė pension Edip Ohri, djali i birėsuar i Qazim bej Qemalit tha:” Ju faleminderoj vėllezėr e mora struganė, qė mė dhatė mundėsinė pėr tė komunikuar drejtėpėrdrejti me ju, pėr kėnaqėsinė e madhe pėr tė uruar njėri tjetrin me rastin e festės sė madhe tė shpalljes sė Pavarėsisė dhe mirėnjohjes sonė pėr identifikimin dhe ekspozimin e varrit tė birit tė patriotit tė shquar shqiptar, Ismail Qemalit, Qazim bej Qemal Vlorės. Respekt dhe mirėnjohje tė thellė pėr ju bashkėqytetar tė dashur struganė”.

    Edhe pse nuk ishin tė pranishėm nė kėtė aktivitet modest, gjatė ditės dhe nė mbrėmje tė 27 nėntorit 1997, komunikuam bashkė me familjarėt e Qazim bej Qemalit, tė cilėt ishin shumė mirėnjohės pėr kėtė, siē u shprehėn ata “ vepėr dhe gjest tepėr human dhe patriotik tė shqiptarėve”.

    Shtėpinė nė tė cilėn jetonte Qazim bej Qemali, pas vdekjes sė tij, bashkė me pemishten me sipėrfaqe 9.980 metra katror, administrata e Komunės sė Strugės e nacionalizoi dhe e eksproprijoi, tė cilėn mė pas ia dha pėr shfrytėzim dhe pronėsi njė familjeje, si formė kompensimi pėr marrjen e shtėpive dhe pronave pėr nevoja tė ndėrtimit tė hotelit “Drim”. Pronari i ri i atėhershėm, kėtė shtėpi ia shiti njė familje tjetėr shqiptare e cila edhe sot e kėsaj dite jeton nė atė shtėpi tė pandryshuar nga pamja e jashtme. Shtėpia ėshtė e njėjta, si nė kohėn kur ka jetuar Qazim bej Qemali.

    Lidhur me dokumentacionin qė kishte me vete Qazim bej Qemali dhe zhdukjen e tij bashkė me bibliotekėn, nė Strugė kamė hasur nė njohuri dhe versione tė shumta qė kanė qarkulluar edhe mė parė-atėhere, por qarkullojnė edhe sot. Flitet se kur ka hyrė pronari i parė pas vdekjes sė Qazim bej Qemalit, paraprakisht ai e ka pastruar nga tė gjitha sendet dhe gjėrat qė ka gjetur brėnda. Dihet nga dėshmitarėt se nė te ka pasė njė bibliotekė tė pasur, ka pasė shumė libra, dhe shumė dokumente. Kėtė e konfirmuan edhe nė fillim tė hulumtimit tim, dėshmitarėt qė sot pėr fat tė keq nuk janė gjallė, si Shaban Tateshi, Remzi Qoku etj, por e konfirmuan edhe dėshmitarėt e gjallė, siē ėshtė Myzhgjane Qoku, e bija e Belul ef.Kadiut, qė ėshtė njė nga dėshmitaret qė mė sė afėrmi e ka njohur Qazim bej Qemalin.

    Ky dokumentacion, ka qėnė DOKUMENTACIONI I VEPRIMTARISĖ SĖ ISMAIL QEMALIT DHE KRIJIMIT TĖ SHTETIT TĖ PAVARUR SHQIPTAR, dokumentacion, pėr tė cilin Qazim bej Qemal Vlora, ėshtė bėrė rob i vetėvetes pėr ta ruajtur atė. Biblioteka ishte e pasur, dhe kishte libra nė gjuhė tė ndryshme, pohojnė dėshmitarėt.

    .....vijon
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 27-11-2007 mė 02:36

  10. #10
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ISMAIL QEMALI SHPREHEJ “QAZIMI ĖSHTĖ MEMORJA IME!”

    Zhdukja dhe humbja e bibliotekės shumė tė pasur ėshtė pa dyshim humbje e madhe, por, HUMBJA E DOKUMENTACIONIT TĖ KRIJIMIT TĖ SHTETIT SHQIPTAR, ėshtė humbje dhe dėm i pakompensueshėm, ėshtė humbje e madhe jo vetėm pėr historinė e Strugės, por ėshtė humbje pėr tėrė historinė dhe historiografinė kombėtare. Ka thashė e thėna se ky dokumentacion ėshtė marrė nga persona tė autorizuar tė Sigurimit tė shtetit jugosllav, qė kanė qėnė njohės tė mirė tė vlerės, peshės dhe rėndėsisė sė dokumentacionit nė fjalė dhe ėshtė dorėzuar e deponuar nė ndonjė Arkiv shtetėror nė Shkup, Beograd apo gjetiu. Flitet se ka tė ngjarė, qė diēka nga ky dokumentacion mund tė ndodhet edhe nė Arkivin e Ohrit!

    Dėshmitarėt pohojnė se dokumentacionin e ka marrė pėrgjegjėsi pėr ekzekutimin e pėrmbarimit tė vendimeve tė eksproprijimit dhe ēėshtjeve pronėsoro-juridike tė Komunės sė Strugės, me gjasė se e ka ditur vlerėn e tyre(?!), ndėrsa librat mbase janė hedhur nė deponinė e qytetit tė Strugės dhe janė djegur (?!).

    Poashtu flitet se njė sasi e librave nga biblioteka e madhe dhe e pasur e Qazim bej Qemalit, ka mundur ti shpėtojė djegjes, duke pasė parasysh faktin se personi qė ka bėrė pastrimin e qytetit, ka bartur llomet dhe hedhurinat drejt deponisė sė qytetit, asokohe e kishte djalin nė Shkollėn Normale nė Shkup?! Kėto tė dhėna, mė shtonin shpresėn se mos vallė do tė gjejmė sė paku ndonjė gjurmė nga kjo bibliotekė, ose ndonjė dokument, shpresė qė edhe sot nuk ėshtė shuar se mos ka shpėtuar diēka nga pasuria e Qazim bej Qemalit.

    Mirėpo, pėr fat tė keq, tė gjitha pėrpjekjet e gjertanishme, nuk kanė dhėnė ndonjė rezultat tė pritur e tė dėshiruar, edhe pse, kėto tė dhėna mund tė konsiderohen shumė tė sakta. Mirėpo, periudha e viteve ’81, pas ngjarjeve tė njohura tė Revolucionit shqiptar nė Kosovė, kur Maqedonia u bė poligon eksperimental pėr dhunėn ndaj shqiptarėve, kur policia hynte nė ēdo shtėpi pėr tė bastisur dhe mezi priste qė tė gjejė diēka nga shėnime tė karakterit tė tillė, ka mundėsi qė kėto libra tė jenė asgjėsuar, djegur ose kush e din se ku e si kanė pėrfunduar. Njė fjalė popullore thot: “shpresa vdes e fundit”, ndaj edhe nunė vazhdimisht shpresoj se njė ditė do tė gjejmė sė paku diēka qė tė na zbardhė gjurmėt e bibliotekės dhe tė dokumentacionit tė Qazim bej Qemalit. Zhdukja dhe humbja e bibliotekės shumė tė pasur ėshtė pa dyshim humbje e madhe, por, HUMBJA E

    DOKUMENTACIONIT TĖ KRIJIMIT TĖ SHTETIT SHQIPTAR, ėshtė humbje dhe dėm i pakompensueshėm, ėshtė humbje e madhe jo vetėm pėr historinė e Strugės, por ėshtė humbje pėr tėrė historinė dhe historiografinė kombėtare. Ka thashė e thėna se ky dokumentacion ėshtė marrė nga persona tė autorizuar tė Sigurimit tė shtetit jugosllav, qė kanė qėnė njohės tė mirė tė vlerės, peshės dhe rėndėsisė sė dokumentacionit nė fjalė dhe ėshtė dorėzuar e deponuar nė ndonjė Arkiv shtetėror nė Shkup, Beograd apo gjetiu. Flitet se ka tė ngjarė, qė diēka nga ky dokumentacion mund tė ndodhet edhe nė Arkivin e Ohrit!

    Tė gjitha kėto versione tė mundshme ose tė pamundshme, munden dhe duhet tu shėrbejnė si nxitje atyre qė merren me gjurmime historiografike dhe arkivore, qė tė angazhohen nė kėtė drejtim, pėr tė ndriēuar jo vetėm rastin si rast, por pėr tė ndriēuar rastin e humbjes dhe “zhdukjes” sė dokumentacionit tė Qazim bej Qemalit, qė mund tė hedhė dritė pėr shumė ēėshtje tė aktiviteteve dhe veprimtarisė politike, diplomatike, strategjike e ushtarake tė krijimit tė shtetit tė Pavarur Shqiptar mė 1912, qė ėshtė me interes tė veēantė kombėtar dhe historik.

    Ē’U BĖ ME PASARDHĖSIT E QAZIM BEJ QEMALIT (FĖMIJĖT E BIRĖSUAR)


    Dihet mirfilli se Qazim bej Qemali, nuk ka qėnė mė parė i martuar pėr tu pėrkushtuar veprimtarisė sė Ismail Qemalit, ndaj nuk ka pasė fėmijė, para martesės me Behijen. Nuk ėshtė martuar, sepse ka qėnė nė shėrbim tė plotė tė idealit dhe veprimtarisė sė Ismail Qemalit. Pasardhėsit e vetėm tė Qazim bej Qemalit janė fėmijtė e Behije Sherif Masllafi-Ohri (Qoku), fėmijė qė Qazim bej Qemali i ka birėsuar. Tė katėr fėmijtė e birėsuar, kanė jetuar nė Tiranė dhe secili mė vete ėshtė personalitet i veēantė.

    Djali i madh EDIP OHRI, tani pensionist dhe nė moshė tė shkuar, ushtarak i karierės, ka kryer akademitė e larta ushtarake i specializuar pėr aviacion luftarak. Ka qėnė edhe Komandant i aviacionit-Forcave ajrore tė Shqipėrisė. Jeton nė Tiranė.

    Djali i dytė, DASHAMIR OHRI, poashtu figurė e lartė e ushtarakut tė karierės. Ėshtė specializuar pėr forcat marinės luftarake. Ka qėnė edhe komandant i flotės sė nėndetseve tė Forcave tė mbrojtjes detare tė Shqipėrisė. Jeton nė Tiranė.

    Vajza e madhe (fėmija i tretė i Behijes), EDIBE OHRI (mbiemrin marteson pėr fat tė keq nuk arrita ta mėsoj), intelektuale e lartė, qė ka qėnė docente nė Institutin e Lartė tė Bujqėsisė nė Universitetin Bujqėsor tė Kamzės. Jeton nė Tiranė, por informacionet e fundit flasin se pėrkohėsisht ėshtė transferuar tek e bija nė Kanada.

    Vajza e vogėl, (fėmija i katėrt i Behijes), HYRMETE OHRI, (poashtu nuk ia mėsova mbiemrin martesor), ėshtė shkolluar dhe specializuar pėr mjekėsi, dhe ka punuar si laborante nė Spitalin nr.2 tė Tiranės. Jeton nė Tiranė, edhe pse nuk kam informacion pėr vendqėndrimin e sajė aktualisht.

    Janė kėta katėr fėmijtė e birėsuar tė Qazim bej Qemalit, tė cilėt ate e kanė konsideruar si prind tė vėrtetė, edhe pse tė vetėdijshėm se nuk e kanė prind biologjik.

    Dihet mirfilli se tė gjithė pasardhėsit e familjes sė Ismail Qemalit, kanė jetuar nė rrethana shumė tė vėshtira dhe nuk kanė pasė trajtim tė drejtė dhe korekt nga sistemi komunist shqiptar-enverian. As fėmijtė e birėsuar tė Qazim bej Qemalit, nuk e kanė pasė aq tė ndritur jetėn e tyre. Pas shumė perpecive, kurdisjeve, dhe konstrukcioneve qė u janė bėrė shumė personaliteteve dhe figurave tė jetės politike, ushtarake e shoqėrore tė Shqipėrisė, njė gjė tė tillė e kanė pėrjetuar edhe kėta pasardhės tė kėsaj familjeje tė njohur patritike.

    Nė vitin 1979, gjatė spastrimeve tė mirėnjohura qė kishin pėrfshirė tė gjitha strukturat shqiptare, nga sistemi enverian dhe shėrbimet e tija tė paskrupullta dhe ēnjerzore, nuk u kursyen as pasardhėsit e birėsuar tė Qazim bej Qemalit, posikur qė nuk u kursyen edhe shumė e shumė tė tjerė.

    Komandanti i athershėm i aviacionit luftarak tė Shqipėrisė, Edip Ohri, pasi i kurdiset akuza se zhvillon aktivitete dhe veprimtari kundėr Enverit dhe socializmit, ndaj ėshtė rrezik pėr Partinė dhe Shtetin, dėnohet me 14 vjet burg! Klika enveriane, nuk kurseu as “epitete” tė tjera nė ngarkim kundėr Edip Ohrit.

    Edip Ohri, i vuajti 11 vjet burg nė kazamatet enveriane, duke e nėnēmuar nė mėnyrat mė ēnjerzore. Megjithate, ai qėndroi stoikisht dhe u pėrballoi tė gjitha kėtyre sfidave, pa thyer dinjitetin e tij.

    Pranvera e vitit 1990, fillimi i demokratizimit tė Shqipėrisė enveriane, ishte shpresa e fundit, shtegu dhe rrezja e dritės pėr shumė shqiptar, qė vuanin nė kazamatet e klikės enveriane. Kėto ngjarje, i mundėsojnė edhe Edip Ohrit daljen nga kėto kazamate dhe lirimin e tij nga vuajtjet e mėtejme nė burg.

    As anėtarėt tjerė tė familjes sė Edip Ohrit, nuk u kursyen pas dėnimit tė Edipit. E gjithė familja e Edip Ohrit, shumė rėndė e ndien dhe e pėrjetuan kėtė “tradhėti kombėtare ndaj socializmit enverian”.

    “Tė vetmėn gjė qė arrita dhe nė tėrėsi qė arritėm ta shpėtojnė nga e gjithė ajo qė pėrjetova dhe pėrjetuam, ishte krenaria dhe dinjiteti jonė”-tha nė njė ēast gjatė bisedės Edip Ohri, dhe vazhdoi: “Tė gjitha kėto i pėrjetuam, qė kurrė nuk kishim mundur ti imagjinojmė dhe ti paramendojmė, por qėndruam ballėlartė dhe krenarė, se Shqipėrinė nuk e deshėm pėr Enverin, por e deshėm pėr Shqipėrinė”.

    TAKIMI IM I PARĖ ME GJENERAL EDIP OHRIN NĖ STRUGĖ


    Gjatė vitit 1993, nė kohėn kur isha ne vlugun e hulumtive pėr tė gjetur dėshmi sa mė shumė nga fjalėt e Shaban Tateshit, pėr tė zbardhur rastin e figurės madhore tė Qazim bej Qemalit, pėr kėnaqėsinė time, papritmas kuptova se nė Strugė kishte ardhur gjeneral Edip Ohri, njėri nga djemtė, respektivisht, djali i madh i birėsuar i Qazim bej Qemalit.
    Me Edip Ohrin, u takova nė shtėpinė e Luan Hajrullahut, djalit tė Osman Hajrullahut, me tė cilin Qazim bej Qemali kishte miqėsi dhe shoqėri, sepse Qazim bej Qemali e njihte qė nga koha e shkollimit nė Stamboll e nga ana tjetėr,e shoqja Behija, e kishte nga rrethi farefisnor.

    Asokohe, gjeneral Edip Ohri, ishte burrė 67 vjeēar, por mjaft vital dhe i mpreftė, edhe pse nuk mund tė fshiheshin gjurmėt e traumave dhe tė keqtrajtimeve qė ka pėrjetuar nė kazamatet famėkeqe enveriane. Sa i pėrket figurės sė Qazim bej Qemalit, ai i kishte tė freskėta kujtimet pėr njerkun e vet. Me shumė respekt foli pėr Qazim beun dhe marėdhėniet ndėrmjet tyre, duke theksuar qė nė fillim se fati deshi qė ai tė pėrfundojė ashtu siē nuk e kishte merituar. “Mė vjen shumė keq, dhe jam i shqetėsuar nga fakti se, erdha nė Strugė dhe pėrkundėr pėrpjekjeve, konstatova se varri i Qazim bej Qemalit nuk dihet fare”-tha nė fillim gjeneral Edip Ohri. “Si ėshtė e mundur qė askush nuk mundet tė mė ndihmojė ta gjejė varrin e njerkut tim, qė pėr njė kohė tė gjatė ka qėnė edhe babai im….varrin e njė figure madhore, njė personaliteti tė lartė tė krijimit tė shtetit Shqiptar-shtetit tė parė tė Pavarur Shqiptar, qė bashkė me shumė veprimtar tė tjerė tė prirė nga Ismail Qemali. Do tė ishte e udhės, pėr hirė tė respektit ndaj njė bashkėqytetari strugan, ndaj njė veprimtari tė madh dhe bashkėpunėtori e djali tė Ismail Qemalit, qė sė paku tė ishte shėnuar me njė gurė tė thjeshtė, qė tė dihet sė paku varri pėr ne familjarėt dhe pjestarėt e trungut tė familjes sė Ismail Qemali”-tha mjaft i shqetėsuar gjeneral Edip Ohri.

    Biseda me zotėri Edip Ohrin, vazhdoi gjatė dhe ai pa hezitim pėrgjigjej nė pyetjet qė ishin temė e interesimit tim, rreth saktėsimit tė pyetjeve tė mia hipotetike.

    Nė pyetjen pėr dokumentacionin dhe fotoalbume familjare ose fotografi tė vetme, ai tha se tė gjitha janė zhdukur! Janė zhdukur gati tė gjitha fotografitė familjare tė Ismail Qemalit dhe tė Qazim bej Qemalit. Ka disa fotografi gjysmake, qė i kanė shpėtuar djegjes dhe shkatėrrimit e asgjėsimit mbase tė qėllimshėm, por nuk janė ato fotografi qė mund tė dėshmojnė diēka konkrete dhe nuk kanė tė bėjnė fare me periudhėn e aktivitetit tė Ismail Qemalit nė periudhėn e shpalljes sė Pavarėsisė.

    Meqenėse, gjatė gjurmimeve dhe hulumtimeve tė mia, kisha gjetur disa fotografi origjinale, por pa pretenduar se ato janė fotografi tė vetme dhe unikale, ia tregova dy prej tyre: nė njėrėn fotografi janė ēifti Qemali-Qazim bej Qemali dhe Behije Sherif Masllafi, e ėma e Edip Ohrit, ndėrsa nė fotografinė tjetėr ėshtė e bija e Ismail Qemalit, Alija (Liza). Fotografia e Alijes (Lizės) mban datėn 28 qershor 1920. Kėtė fotografi, Alija (Liza) ia dėrgon vėllaut Qazim bej Qemali nga Nica e Francės, ku ka vazhduar studimet nė Konservatoriumin pėr piano. Fotografia nė fjalė, pos qė mban datėn 28 qershor 1920, nė prapashpinė ka njė pėrkushtim nė gjuhėn frenge: “En suvenir a mon cher frer Kiazim, Nice 28/620” , qė do tė thotė: “Njė kujtim vėllaut tim tė dashur Qazimit”.

    Edip Ohri kur i pa kėto fotografi u befasua! U befasua kėndshėm! U befasua pėr shumēka, lidhur me kėto fotografi. Nuk mundi tė fshehė kėnaqėsinė, qė pėr herė tė parė sheh fotografinė e pėrbashkėt tė nėnės dhe njerkut. Gjeneral Edip Ohri, u befasua pėr faktin se si ka mundėsi qė ato fotografi tė ruhen me aq kujdes dhe pėrkushtim tė rralė, kur tė gjitha tė tjerat nė Tiranė e gjetiu janė zhdukur?! Bile bile, vetė gjeneral Edip Ohri, pohoi se fotografia e Qazim bej Qemalit me Behijen, ėshtė fotografia e vetme e ēiftit Qemali.

    Lidhur me kėto fotografi, gjatė bisedės me Edip Ohrin, sqarova rrugėn dhe gjurmėt pėrmes tė cilave kam arritur deri tek kėto fotografi.

    Gjatė gjurmimeve dhe hulumtimeve tė mia, duke trokitur derė mė derė, nga njė familje nė tjetrėn, gjatė tėrė kėsaj periudhe, nė albumin familjar tė Vildane Qerimi-Sinojmeri, ( e bija e mėsuesit gjirokastrit Myfit Sinojmeri, tė vrarė nė moshėn 31 vjeēare nė Zhitoshė tė Krushevės, nė Maqedoninė qėndrore, mė 14 shkurt 1954) dhe mbesa e Belul ef.Kadiut, kam gjetur ato dy fotografi, qė janė ruajtur me njė pėrkushtim dhe njė fanatizėm tė paparė. Myfit Sinojmeri ishte dhėndėrr i Belul ef.Kadiut, por me preferenca atdhetarie dhe atdhedashurie tė madhe dhe i pėrkushtuar pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare. Fatmirėsia ėshtė qė kėto fotografi, kanė rėnė nė dorė tė personave siē kanė qėnė vetė Myfit Sinojmeri dhe mė pas e bija Vildane Qerimi-Sinojmeri. Kėrkuam mbase mund tė ketė edhe ndonjė tjetėr, por nuk arritėm tė gjejmė nė kėtė familje.

    Gjeneral Edip Ohri, pasi i shikoi mirė e mirė kėto fotografi, me sy tė pėrlotur, shprehu faleminderimin e tij dhe tė familjes, pėr kėtė nderė dhe kujdes tė veēantė, tė rrallė dhe tė ēmuar.

    Takimi dhe biseda me Edip Ohrin, ishte shumė frytėdhėnėse pėr gjurmime tė mėtejme, sepse ai dha kahjet e gjurmimeve dhe hodhi mjaft dritė nė drejtim tė zbardhjes sė figurės sė Qazim bej Qemalit.

    NJOHURI TĖ PAKTA EDHE NĖ SHQIPĖRI PĖR JETĖN DHE VDEKJEN E QAZIM BEJ QEMALIT NĖ STRUGĖ

    Nga ky takim me gjeneral Edip Ohrin, kėmbyem numrat e telefonave, dhe shpesh lidheshim me telefon, pėr tė komunikuar njohuritė e reja rreth Qazim bej Qemalit.

    Dhe pikėrisht, gjatė dekadės sė tretė tė muajit nėntor tė vitit 1997, pikėrisht ato ditė kur bėheshin pregatitjet e fundit, pėr t’ia ekspozuar dhe shėnuar varrin, qė nė ndėrkohė e kisha saktėsuar, nga njė bisedė telefonike me Edip Ohrin, kuptova se njėri nga pasardhėsit e Ismail Qemal Vlrės, Darling Vlora, ka pregatitur njė libėr monografik kushtuar trungut tė familjes sė Ismail Qemalit, tė cilėn e ka titulluar “ISMAIL QEMALI, PARAARDHĖSIT DHE PASARDHĖSIT E TIJ”. Nė kėtė libėr monografik, kuptohet paramendoja se ėshtė pėrfshirė edhe figura dhe personaliteti i Qazim bej Qemalit. Libri ishte bėrė gati pėr botim, ndėrsa promovimi ishte paraparė tė bėhet mė 28 Nėntor, nė Ditėn e Flamurit dhe tė Pavarėsisė.

    Autori, Darlin Vlora, nė pėrpjekjet e tij pėr tė kompletuar figurat dhe pėr ti sistemuar nė faqet e librit monografik pėr kėtė familje historike kombėtare, nė kapitullin pėr Qazim bej Qemal Vlorėn, mes tjerash shkruan:”… Mė 1913, e shoqėroi tė jatin nė Londėr. Ishte i pėrkushtuar gjatė kohės sė Qeverisė sė Vlorės, hera herės pa marė parasysh asnjė rrezik. Ishte njohės i shumė gjuhėve tė huaja dhe kishte njė kujtesė tė jashtėzakonshme. Mjaftonte njė pyetje e tė jatit dhe ai pėrgjigjej me saktėsi pėr data apo takime tė ndryshme, saqė shpesh Ismail Qemali shprehej: “QAZIMI ĖSHTĖ MEMORJA IME”.

    Nė vazhdim tė kapitullit pėr Qazim bej Qemalin, autori, Darling Vlora, nė librin monografik shėnon: “ Mė 1921, hodhi kandidaturėn pėr deputet nė Vlorė, por ēuditėrisht nuk fitoi!”. Dhe krejtėsisht nė fund tė kapitullit pėr Qazim bej Qemalin, pasi shėnon ditėn
    dhe datėn e fundit tė evidentuar nga Qazim bej Qemali, 17.02.1921, Darling Vlora shkruan: “Kohėt e fundit i kaloi nė pension, tė lidhur nga Qeveria. U largua nga Shqipėria dhe vdiq nė Strugė mė 1949 (!?) nė varfėri tė plotė. U martua me Behije Ohrin, nuk pati fėmijė”. Kėshtu e pėrfundon Darling Vlora kapitullin pėr Qazim bej Qemalin, nė librin e tij monografik, qė sė paku pėr kėtė personalitet, kuptohet pa dashje, mungojnė tė dhėna dhe njohuri qė nuk kemi arritur asokohe ti kėmbejmė me Darling Vlorėn.

    Mangėsitė nė kėtė kapitull pėr Qazim bej Qemalin janė mbasė tė shumta, por po e ritheksoj se janė krejtėsisht tė rastėsishme, nė mungesė informatash tė sakta dhe burimore, qė janė zbuluar e saktėsuar mė vonė. Sė pari, data e vdekjes ėshtė gabim, sepse Qazim bej Qemali ka vdekur nė dekadėn e tretė tė dhjetort 1953 ve jo mė 1949. Kėtė i sugjerova Darling Vlorės qė ta pėrmirėsojė nėse ėshtė emundshme nė monografinė e tijė. Me sa kam kuptuar, ai ka bėrė ndėrhyrje nė tekst pėr tė pėrmirėsuar kėtė gabim pa dashje, por edhe sot e kėsaj dite nuk e kam nė dorė atė monografi, pėr ta parė intervenimin eventual.

    Kapitulli pėr Qazim bej Qemalin, pėrfundon me datėn 17.02.1921…dhe faqet e librit mė tej mbeten tė bardha. Aty ka vend pėr plotėsime, sqarime dhe saktėsime pėr periudhėn e mėvonshme, pas shkurtit tė vitit 1921, e deri nė dhjetor tė vitit 1953, qė nuk ėshtė pėrfshirė nė kėtė libėr monografik.


    QAZIM BEJ QEMALI: STRUGA, OHRI, DIBRA…KANĖ QĖNDRUAR PRANĖ DHE BESNIK NDAJ ISMAIL QEMALIT


    Lidhur me jetėn e Qazim bej Qemalit nė Strugė, ka shumė tė dhėna nga dėshmitar tė gjallė, qė edhe sot e kėsaj dite flasin me respekt tė veēantė. Megjithate, plotėsimi dhe saktėsimi i shumė ēėshtjeve qė do tė ishin me rėndėsi dhe me interes pėr historinė kombėtare. Ėshtė pėr tu habitur se, gjatė periudhės sė kaluar komuniste, nė prak tė shėnimit tė 28 Nėntorit, mbusheshin burgjet anėembanė Jugosllavisė me shqiptar, ndėrsa sot, kur shėnohet kjo datė, nuk mbushet asnjė sallė ku mbahet Akademia, duke shtruar pyetjen: “Kush e organizon kėtė Akademi?” Po a ka nderė mė tė madh se tė organizohet Akademi pėr 28 Nėntorin dhe tė jesh pjesė e atij organizimi. Poashtu, nuk ka nderė mė tė nmadh se tė vendosėsh lule nė varrin e Qazim bej Qemalit? Por, atė nderė dhe tė drejtė nuk mund tė gėzojnė ata qė sė pari 43 vjet nuk ia kanė shėnuar e pastaj edhe tetė vite tė tjera nuk e vizituan asnjėhere kėtė varr.

    Qazim bej Qemali, jetoi pėr njė kohė tė gjatė nė mesin e struganėve, ndaj tė cilėve ushqente dashuri dhe respekt tė madh, pasi ai gjithmonė thoshte se Struga, Ohri, Dibra…kanė qėndruar pranė dhe besnik ndaj babait tė tij Ismail Qemalit, pėr ēėshtjen shqiptare, nė momentet e caktuara politike. Madje, vėllau i Qazim bej Qemalit, Et’hem bej Vlora, ishte i martuar nė Ohėr, me motrėn e patriotit tė shquar Hamdi bej Ohri-Qoku, (halla e Edip Ohrit, vėrejtje e M.L), dhe si shumė patriot tė krahinave tona
    shqiptare tė Maqedonisė, tė thirrura nga Ismail Qemali, shkuan nė Vlorė nė vitin 1912, dhe vunė firmėn e tyre nė dokumentin e rėndėsishėm tė THEMELIMIT TĖ SHTETIT SHQIPTAR NĖ SHPALLJEN E PAVARĖSISĖ”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 27-11-2007 mė 02:38

  11. #11
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    MERITAT DHE (PA)PĖRGJEGJĖSIA E STRUGĖS PĖR QAZIM BEJ QEMALIN

    Struga dhe struganėt, por edhe gjithė shqiptarėt mund tė krenohen dhe duhet tė krenohen se nė mesin e tyre ka jetuar njė personalitet i tillė, personalitet i merituar shqiptar, patriot dhe luftėtar i denjė pėr Pavarėsinė e Shqipėrisė. Poashtu duhet tė mbajnė edhe barrėn e ndjenjėn e pėrgjegjėsisė ose papėrgjegjėsisė sė vet, pėr ate se 43 vjet pas vdekjes sė Qazim bej Qemalit, pėr herė tė parė i shėnohet varri, me njė gurė modest, kur numri mė i madh i tyre, as qė ia kanė ditur varrin, me pėrjashtim tė disave, njė numri tė kufizuar tė tyre, qė do ti pėrmendė pėr hirė tė korektėsisė dhe pėrkushtimit tė tyre.

    REMZI QOKU-Strugė: Njė nga personat e merituar qė ndihmoi pėr saktėsimin e plotė tė varrit tė Qazim bej Qemalit, pa dyshim ėshtė Remzi Qoku. Pas shumė gjurmimeve, kuptova se mėsuesi nė pension, Remzi Qoku, kishte njohuri pėr Qazim bej Qemalin, respektivisht pėr vendndoshjen e saktė tė varrit tė tij, edhe pse pėrmes gjurmimeve tė tjera tashmė e kisha saktėsuar varrin, por ndihmesa e tij ishte konfirmim me saktėsi. Nė prononcimin e tij, Remzi Qoku, i prekur nga respekti pėr angazhimin pėr kėtė figurė madhorė kombėtare tha:” Unė personalisht nuk e kam njohur pėr sė afėrmi Qazim bej Qemalin, por mė kujtohet ai buurė i ulėt dhe i qetė. Por, ajo qė mė obligon ndaj tijė ėshtė se krahas ndjenjės patritike dhe atdhedashėse ndaj kėtij personaliteti, kam edhe njė obligim tjetėr, se e kam amanet, qė ma ka lėnė vjehrri im Belul ef.Kadiu. Njė ditė prej ditėsh, kur erdhėm sė bashku pėr ti vizituar varrezat e qytetit ai mė pyeti: A e din se kush pushon kėtu? I kujt ėshtė ky varr? Pasi unė rrudha krahėt, ai vazhdoi: E ta dhishė pra, se kėtu pushon trupi i Qazim bej Qemal Vlorės, djalit tė Ismail Qemalit, qė e kam varrosur me duart e mia. Po ta lė amanet qė tė kudesesh pėr kėtė varr. Unė kohė pas kohe vizitonja varrezat, por pa i dėftuar askujt, se pėr ē’arsye shkoja aq shpesh nė varreza. Njė ditė prej ditėsh, vėrejta se humbin shenjat e gurėve dhe unė mora njė gurė qė e gjeta aty pranė, dhe ia vura te kryet, ndėrsa te kėmbėt e kishte njė gurė tė rrafshtė si formė pllake. Ky gurė, qė unė ia vura te kryet dhe ai te kėmbėt, janė garancė se unė e kam ēuar nė vend amanetin e vjehrrit, ndaj tė cilit kam pasė shumė respekt dhe e kam ruajtur varrin e Qazim bej Qemalit”.

    MYZHGJANE QOKU-KADIU- nga Shkupi ( e bija e Belul ef.Kadiut, fqinje e parė e Qazim bej Qemalit, qė ėshtė person qė vite me radhė ka qėnė nė kontakt tė vazhdueshėm me Qazim bej Qemali) shprehet:” Qazim beu ka qėnė njė burrė fisnik, bujar, patriot, i menēur dhe i urtė. Ka lėnguar nga njė sėmundje kronike, si pasojė e helmimit bashkė me tė jatin nė Perugjia, dhe gjatė tėrė jetės sė tij, nuk ka mundur tė kapėrdijė kafshatat e mėdha, por i imtėsonte sa mė shumė. Vazhdimisht kishte probleme me fytin. Ka qėn mik i afėrm i babait tim, sepse kanė qėnė shokė shkolle qė nė Stamboll. Unė kam qėnė e re, por kam kuptuar se ai ishte njė demokrat i rryer, njė antikomunist i pėrbetuar. Ishte plot mllef ndaj pushtetit tė Enver Hoxhės. Ate e urrente shumė.
    Shpesh babai im mė thoshte: shko e shihe Qazim bej Qemalin. Sa herė qė shkoja, ate e gjeja me libėr nė duar. Kishte shumė libra dhe vazhdimisht shumė lexonte. Ishte dijetar i vėrtetė. Mė kujtohet edhe vdekja e tij. Poashtu mė kujtohet edhe varrimi i tij modest. Me saktėsi tė plotė e dijė edhe varrin e tij, sepse, ai ėshtė varrosur nė varrezat tona familjare. Kėtė e ka bėrė babai im, sepse, pos qė e ka pasė shok dhe mik, ai nuk ka pasė tė afėrm tjetėr tė vetin kėtu, qė tė kujdesej pėr varrimin e tij. Poashtu, tė shoqen e Qazim bej Qemalit, Behijen, unė e kam pasė tė afėrme tė babait tim, e kam pasė kushėrirė tė afėrme. Tė gjithė ne e kemi quajtur halla Behije. Pas vdekjes sė Qazim bej Qemalit, unė shkova nė shtėpinė e tij, pėr tė marrė disa “fotografi”, pasi mė porositi babai im. Mirėpo, para shtėpisė sė mbyllur me dry, qėndronte njė polic i armatosur, qė ruante shtėpinė, sipas urdhėrave nga lartė. Unė megjithate arrita tė hy brėnda dhe mezi mė lejoi tė mar njė fotografi tė madhe, ndėrsa gjėrat e tjera ishin aty, dhe nuk munda tė nxjerr asgjė. Pasi e zbrazėn shtėpinė, aty nuk mbeti mė asgjė.

    FEVAIL ĒORBA-Strugė, (berberi qė vazhdimisht ėshtė kujdesur pėr pamjen e tij fizike). Ky berber i mirėnjohur strugan, qė ishte njė nga simbolet e berberhaneve tė qytetit shprehet: Mbaj mend qė kur isha nxėnės pėr tė mėsuar zanatin. Vinte rregullisht nė berberhanen tonė. Mua personalisht mė lidhė njė e veēantė me Qazim bej Qemalin. Ai ishte mushteriu im i parė, tė cilin e kam rruajtur qė kur kam filluar me punė. Ishte i sjellshėm, i kujedesshėm dhe nuk fliste shumė. Ishte burrė i ulėt me trup, por shumė i menēur dhe i urtė. Mė kujtohet rasti, ku ia kishin “humbur unazėn” qė e kishte kujtim nga babai i tij. Ishte shumė i shqetėsuar, por e mbante veten, sepse ndihej mbase i rrezikuar nga pushteti, nėse do tė acarohej situata lidhur me unazėn e humbur. Prandaj ate e heshti. Jam njė ndėr tė privilegjuarit qė e kam njohur pėr sė afėrmi Qazim bej Qemalin, vlerėn e tė cilit nuk e kanė ditur dhe mbase nuk e dinė edhe sot e kėsaj dite bashkėqytetarėt e mi-tha Fevail Ēorba.

    RRUSTEM BAUTA-Strugė, person qė nuk deshi fare tė prononcohet pėr Qazim bej Qemalin, edhe pse e njihte mirė e mirė. Sė pari, nė pyetjen time pėr Qazim bej Qemalin, ai deklaroi se nuk e njeh fare. Mirėpo, kur ia tregova fotografinė, ai u zbeh u egėrsua dhe u ashpėrsua, duke mė thėnė: “hiqe at fotografi, hiqe, humbe, zhduke, se ai nuk ėshtė kurkushi…mos mė pyet mė pėr te, nuk ka ai kurrfarė rėndėsie, nuk ėshtė askushi!!!”

    Shkaqet e sjelljes sė kėtillė tė Rrustem Bautės, e kanė historinė e vet hipotetike, por ajo tani nuk ka rėndėsi. Rėndėsi ka qė ai refuzoi tė deklarohet plotėsisht, duke supozuar se mos vallė unė do tė shtroj ndonjė pyetje tė “padėshiruar”.

    UNAZA E HUMBUR E QAZIM BEJ QEMALIT TANI RUHET NĖ MUZEUMIN E ETNOKULTURĖS NGA PROF.DR.NEBI DERVISHI

    Pėrsėri po rikthehem tek Shaban Tateshi, burimi i parė dhe i pashterrshėm i informacioneve tė para dhe kryesore, qė i dhanė kahje tė plotė zbardhjes sė rastit tė Qazim bej Qemalit.
    Duke e pėrshkruar figurėn e Qazim bej Qemalit nė hollėsi tė panjohura Shaban Tateshi, ndėr tė tjera foli pėr projektin e pėrpiluar tė Qazim bej Qemalit pėr tharjen e kėnetės sė Strugės, pėr tė parandaluar malarjen qė rrezikonte popullatėn e Strugės. Kėtė projekt ai e kishte hartuar sepse ishte i specializuar pėr ndėrtimtari qė njihte edhe hidroinxhinjerinė. Kėtė projekt, sipas fjalėve tė Shaban Tateshit, e ka marrė dhe e ka pėrdorur njė maqedonas, qė nuk ia vlen t’ia pėrmendim emrin bashkė me Qazim bej Qemalin, dhe e ka jetėsuar si “projekt tė vetin”. Kjo ėshtė njė nga dėshmitė se dokumentacionin e ka marrė shėrbimi i sigurimit tė shtetit jugosllav.
    Ēėshtja tjetėr pėr tė cilėn Shaban Tateshi pa ndėrprerė fliste, ishte unaza e humbur e Qazim bej Qemalit. Pėr kėtė histori tė unazės ai tha: Qazim bej Qemali, ishte i ulėt me trup, dhe kishte gishtėrinjė tė hollė. Nė gishtin e vogėl tė dorės sė majtė, me sa mė kujtohet mua, mbante njė unazė, e cila ishte e ornamentuar dhe gravuar me “Pėrkrenaren e Skenderbeut”. Nuk ishte vetėm Qazim bej Qemali qė mbante unazė tė tillė. Tė gjithė djemtė e Ismail Qemalit, e kishin nga njė unazė tė tillė, qė supozohet se e kanė pėrdorur edhe si shenjė identifikimi tė shkresave gjatė letėrkėmbimit.

    Njė ditė prej ditėsh, kur Qazim bej Qemali del nė qytet, dhe futet nė njė kafene pėr tė drekuar. Pasi kishte mbaruar drekėn, e thėrret kamarierin pėr ta paguar, por pėr habinė e tij, pasi e kishte ndėrruar pallton, kishte harruar paratė nė pallton tjetėr. Pėr tė mos lejuar pėrgojimin nga kamarieri maqedonas, ai nxjerr unazėn nga gishti dhe i drejtohet kamarierit: mbaje unazėn derisa ti sjell paratė. Pasi del nga kafeneja, drejtohet kah banka, ku kishte para tė depozituara, ku punonte Rrustem Bauta, xnjerr para dhe kėthehet pėr ta paguar drekėn dhe pėr tė kėthyer unazėn e lėnė peng. Mirėpo, kamarieri, duke pėrdorur truqet e tija, thotė sendėrkohė i ka humbur unaza. Ai, duke pasė parasysh statusin e vet juridik, nuk ka dashur tė acarojė situatėn, ka dalė nga kafeneja i dėshpruar dhe kėtė gjė e ka biseduar me Belul ef.Kadiun dhe Shaban Tateshin. Kėtė e konfirmojnė edhe burime tė tjera. Kamarieri, unazėn ia dhuron motrės sė vet pėr martesė. Mirėpo e motra, kur e ka vėrejtur se ajo unazė e ka pėrkrenaren e Skenderbeut, nuk ka dashur ta mbajė nė gisht.

    Gjatė vitit 1998, nė argjendtarinė e Shpėtim Pollozhanit, vjen njė grua, pėr tė bėrė kėmbimin e pjesėve dhe stolive tė dėmtuara prej ari, dhe pėr tė kėmbyer me diēka bashkėkohore. Shpėtim Pollozhani, duke bėrė verifikimin dhe vlerėsimin e stolive, vėren njė gjė jo tė rėndomtė. Vėren se njė unazė ėshtė e pazakonshme nė duar tė kėsaj pronare maqedonase dhe ėshtė me pėrkrenaren e Skenderbeut?!. Pasi unė kisha shkruar dhe kisha bėrė publike kėtė rast tė humbjes sė unazės sė Qazim bej Qemalit, e sidomos gjatė bashkėbisedimit me prof.Dr.Nebi Dervishin, atėhere Shpėtim Pollozhani njofton prof. Nebi Dervishin dhe e thėrret pėr ta identifikuar.

    Prof.Dr. Nebi Dervishi, konstaton se bėhet fjalė pa asnjė mėdyshje, se ėshtė pikėrisht unaza e Qazim bej Qemalit. Kėtė e ka pohuar edhe “pronarja” qė e ka sjellur pėr ta kėmbyer, duke sqaruar “rrugėn” se si ka ardhur ajo unazė nė familjen e sajė.

    Tani, kjo unazė e Qazim bej Qemalit, ruhet nė “Muzeumin e etnokulturės sė fushėgropės sė Ohrit”, tė prof.Dr.Nebi Dervishit, qė ėshtė njė nga shumė eksponatet unikale qė gjinden nnė kėtė Muzeum.

    SHTĖPIA KU KA JETUAR QAZIM BEJ QEMALI NĖ STRUGĖ


    Qazim bej Qemali, ka pasė nė dispozicion njė shtėpi tė stilit aristokrat oriental, nė qendėr tė Strugės dhe njė shtėpi tė vogėl nė pemishten e tij. Ishte i interesuar dhe kėmbėngulte qė Struga tė popullohet sa mė shumė me shqiptar, duke sugjeruar qė pjesėrisht tė braktisen fshatrat dhe t’ia mėsyen Strugės, pėr tė ndryshuar strukturėn popullative. Nė kėtė drejtim, ai ka treguar edhe me shėmbullin e tij konkret. Shtėpinė qė e kishte nė qendėr tė Strugės, ia shet Riza Pollozhanit, pėr ta sjellur kunatin e tij, Shaban Tateshin, nga fshati Tatesh nė Strugė, qė ky shembull tė ndiqet edhe nga shumė tė tjerė.

    Pas shitjes sė kėsaj shtėpie, Qazim bej Qemali, kalon pėr tė jetuar nė shtėpinė qė e kishte nė pemishten e madhe, me nnjė sipėrfaqe prej afro dhjetė mijė metra katror.

    Shtėpia ku ka jetuar dhe ka mbyllur sytė Qazim bej Qemali, duke ndėrruar jetė, edhe sot e kėsaj dite ėshtė pa asnjė shenjė apo simbol. Nesėr, mbase pronari i tanishėm mund tė vendosė qė nė hapsirėn e kėsaj shtėpie tė ndėrtojė shtėpi tė re, gjė qė do tė zhdukeshin tė gjitha gjurmėt, posikur qė janė zhdukur biblioteka e Qazim bej Qemalit dhe tėrė dokumentacioni i krijimit tė shtetit Shqiptar dhe ashtu siē ėshtė zhdukur edhe vetė Qazim Qemali.

    Varri iu shėnua me njė gurė modest mė 27 nėntor 1997 nga SH.H.SH. dega nė Strugė, por ka vend edhe pėr diēka tjetėr, duke respektuar figurėn e Qazim bej Qemalit, pasardhėsve tė tij dhe mbarė trungut tė familjes sė Ismail Qemali.

    Ajo qė mė sė paku ka merituar dhe meriton Qazim bej Qemali dhe tėrė trungu i kėsaj familjeje, qė kushdo qoftė tė vė dorė, nė pėrdhosjen e emrit tė simbolit tė shtetėsisė sė shqiptarėve, emrit qė ngriti Flamurin Kombėtar nė Nėntorin e Dytė, nė Vlorė.

    Mbase ky shkrim, do tė nxisė studjuesit, gjurmuesit, hulumtuesit e periudhės sė vitėve 1910 e kėtej, qė duke punuar nė kėtė drejtim tė hedhin dritė mė shumė nė saktėsimin dhe
    plotėsimin e figurės sė Qazim bej Qemalit dhe tė gjitha figurave tė merituara, qė dhanė kontribut dhe ndihmesė pėr krijimin e shtetit tė parė tė Pavarur Shqiptar.

    Pėr Qazim bej Qemalin, ka edhe tė dhėna tė tjera nė Strugė, qė nuk pėrkojnė me realitetin. Kėto tė dhėna, janė pėrdorur dhe pėrdoren pėr tė njollosur dhe pėrbaltur figurėn e Qazim bej Qemalit. Janė kėta njerėz meskin, qė nuk durojnė qė ndokush tu dalė para. Ata janė njerėz qė gjatė tashmė afro 50 viteve, nuk ia kanė ditur e as vizituar varrin edhe pas saktėsimit, ekspozimit dhe shėnimit tė varrit tė Qazim bej Qemalit. Janė po ata, qė e kanė injoruar kėtė figurė pėr afro 50 vjet dhe tani dėshirojnė qė duke mbuluar gjurmėt e zbulimit tė varrit dhe gjurmėve tė tjera, tė justifikohen pėr ate qė afro 50 vjet nuk e kanė pėrfilluar Qazim bej Qemalin.

    Ēmoj se Struga ėshtė e nderuar me kėtė figurė tė historisė kombėtare. Mirėpo, poashtu ēmoj se Qazim bej Qemali, vendin e ka nė VARREZAT E DĖSHMORĖVE TĖ KOMBIT NĖ TIRANĖ, pėr shumė arsye. Pa dyshim se ėshtė nderė pėr Strugėn qė nė gjirin e vet e mban tash mė se 50 vite Qazim bej Qemalin, por Qazim bej Qemali nuk ėshtė vetėm i Strugės, por ėshtė i tė gjithė shqiptarėve, ndaj dhe vendin e ka nė qendrėn e shqiptarėve nė Tiranė dhe pikėrisht nė varrezat e Dėshmorėve tė Kombit, aty ku janė edhe veprimtarėt e tjerė tė merituar pėr ate liri dhe shtetėsi qė gėzojmė ne sot, dhe do ta gėzojnė edhe gjeneratat qė do tė vijnė pas neshė. Do tė na dėnojė edhe historia, nėse veprojmė ndryshe.
    Pėr kėtė ide, kam bėrė pėrpjekje qė mė 1999, duke kėrkuar qė tė aktivizoj Shoqatėn Atdhetare “Ismail Qemali” dhe kryetarin e sajė prof.Dr.Bardhosh Gaēe, qė tė ndėrmarrė njė aktivitet nė kėtė drejtim pėr rivarrimin e eshtrave tė Qazim bej Qemalit, por nuk ia dola mbarė, duke mos mundur tė komunikojmė bashkė me zotėri Bardhosh Gaēen. Tė njėjtin qėllim dhe synim, ia kam shprehur deputetit tė Parlamentit tė Shqipėrisė qė asokohe ishte edhe sekretar i Partisė Demokratike, zotėri Vili Minarolli, i cili personalisht shprehu gatishmėri, por edhe kjo pėrpjekje nuk solli rezultate tė duhura. Njė kėrkesė tė tillė, tė shoqėruar me njė video-kasetė e kam pėrcjellur edhe deri tek Ambasada e Republikės sė Shqipėrisė nė Shkup, pikėrisht me rastin e shėnimit tė 28 Nėntorit, dhe kėtė ia kam dorėzuar ambasadorit Fatmir Kumbaros, por pėrsėri nuk ishte rezultative. Tani, njė nismė tė tillė e kam inicuar pėrmes Shoqatės Atdhetare “Tirana”, njėrit nga pasardhėsit e Ismail Qemalit, zotėri Darling Vlorės, fėmijve vtė birėsuar tė Qazim bej Qemalit, Edip dhe Dashman Ohri, dhe shumė shoqatave dhe institucioneve, pėrfshirė kėtu edhe Institutin e Historisė dhe Muzeun Kombėtar. Mbase, historia dhe fati I Qazim bej Qemalit, ėshtė i lidhur ngushtė me Strugėn dhe vėshtirė tė gjindet mekanizėm qė tė shkėputet. Mirėpo, nė Strugė, ka njė iniciativė e ngritur nė Kuvendin e Komunės sė Strugės, qė nga viti 1992/93, pėr disllokimin-zhvendosjen e varrezave tė qytetit nė njė lokacion tjetėr, sepse nė kėtė lokacion kishin planifikuar ndėrtimin e objekte tė ndryshme banimi ose afariste hotelieriko-turistike, qė pėr njė moment ėshtė penguar, por kjo gjė mund tė riaktualizohet dhe tė realizohet, e atėherė do tė jetė vonė pėr tė ndėrmarrė ēfaredo aktiviteti pėr rivarrimin e eshtrave, kur –mos dhashtė Zoti- nė varrezat e qytetit tė
    futen eskavatorėt e fuqishėm pėr tė rrafshuar sipėrfaqen, qė do tė shlyejė nga faqja e dheut ēdo gjurmė tė mundshme.


    SHĖNIMI I 28 NĖNTORIT ME AKADEMI SOLEMNE ĖSHTĖ TREGIM MĖ VETE

    Zakonisht, me rastin e 28 Nėntorit, nė tė gjitha mjediset shqiptare, organizohen manifestime tė ndryshme, tė shoqėruar me Akademi solemne, kushtuar kėsaj datė tė rėndėsishme historike.
    Mirėpo, manifestimet e kėtilla qė organizoheshin dhe mbaheshin nė Strugė, mbase edhe tani vazhdon avazi i njėjtė, ka pasė dhe ka njė karakter krejtėsisht tė veēantė.
    E veēanta e mbajtjes sė Akademisė solemne me rastin e 28 Nėntorit nė Strugė, e ka veēorinė e vet, sepse kėtu gjindet varri i njėrit nga djemtė e Ismail Qemalit, qė nuk ishte vetėm djalė i tij, por edhe truproje, sekretar i tij personal dhe shef i Kabinetit tė Ismail Qemalit. Varri i kėtij personaliteti nuk ėshtė pėrfillė gati fare nga shumica e struganėve, me pėrjashtime tė vogla pėr njė kohė shumė tė gjatė.

    Nga ana tjetėr, me rastin e organizimit dhe mbajtjes sė Akademisė solemne pėr 28 Nėntorin, nė Strugė jo rrallė, pėr fat tė keq intelektualėt, lidhur me pjesėmarrjen ose mospjesėmarrjen e tyre nė kėtė eveniment, shtronin pyetjen :”kush ėshtė organizator i kėsaj Akademie?” Po a ka nderė mė tė madh se tė organizohet Akademi pėr 28 Nėntorin, dhe a ka nderė mė tė madh qė ndokush tė jetė pjesė e stafit dhe ekipit qė e organizon njė Akademi kushtuar kėsaj date aq tė rėndėsishme tė historisė sė Shqipėrisė dhe tė gjithė shqiptarėve kudo qė janė. A ka nderė mė tė madh se tė gjindesh nė mesin e njerzėve qė marin rrugėn drejt varrezave tė qytetit tė Strugės, pėr ti vėnė njė tufė me lule tė freskėta atdhetarit Qazim bej Qemali?

    Mbase kohėt kanė ndryshuar. Demokratizimi e ka bėrė tė veten. Nė kohėn e sistemit monisto-komunist tė ish Jugosllavisė, nė prak tė 28 Nėntorit, mbusheshin tė gjitha burgjet e ish Jugosllavisė, nga vetė ndjenja dhe paragjykimi i tyre se mos vallė shqiptarėt do ta shėnojnė kėtė festė, ndėrsa sot, kur lirshėm mund tė shėnohet kjo datė, nuk mbushet as njė sallė e vogėl me shqiptar, pikėrisht duke shtruar pyetjen se kush ėshtė organizator.

    Historia kėto nuk do tė na i falė, sepse nuk po marrim mėsim nga historia, prandaj jemi tė detyruar qė historinė ta pėrsėrisimk shumė shpesh.

    Mehmet Latifi




    P.S. Shtojcė e kėtij materiali

    KANDIDATURA E QAZIM BEJ QEMALIT MĖ 1921

    Lidhur me arsyetimin qė ka shprehur nė kandidaturėn e tij, Qazim bej Qemali, sipas shėnimeve tė kronistėve shprehet: “ Unė, nė ėshtė se e vura kandidaturėn time, kjo nuk ėshtė nga asnjė ndjenjė e interesit tė veēantė, por nga patriotizmi i thjeshtė me qėllim qė tė jem ndėrmjetės midis popullit dhe Qeverisė sė tij, e kėshtu tė mundem tė mbroj e tė pėrkrah interesat e qarjet e tij, tė siguroj lumturinė e fatbardhėsimin e tij me mjetet qė sot qytetėrimi dhe pėrparimi na shtron pėrpara. Pra, ėshtė me plot besim qė paraqitem pėrpara jush duke shpresuar se ky popull qė e kam dashur nė gjithė jetėn time, qė i kam vrapuar nė mė tė voglat rreziqe duke hyrė gjithnjė nė rrjeshtat e tij, do tė mė gjej tė meritueshėm pėr besimine tij…nėnshkruar Kiazim Kemal Vlora, Vlorė, 17.02.1921”.

    Edhe njė e veēantė nga fushėgropa e Strugės e Ohrit


    ET’HEM BEJ VLORA NĖ LIDHJE TĖ NGUSHTĖ MĖ STRUGĖN E OHRIN

    Djali tjetėr i Ismail Qemalit, Et’hem bej Vlora, ka qėnė i martuar me motrėn e Inajet dhe Hamdi bej Ohrit, patriotėve tė shquar tė fushėgropės sė Ohrit.
    Nė familjen e Et’hem bej Vlorės, ėshtė rritur HYSNIJE HAJDARI-SALIHU, e bija e Bejzat Salihut, i cili ka qėnė njė nga telegrafistėt e Ismail Qemalit nė Vlorė, gjatė aktiviteteve pėrfundimtare tė shpalljes sė Pavarėisė mė 1912.
    Bejzat Salihu, ka qėnė njė tregėtar ohėrjan, atdhedashės dhe patriot, bashkėmendimtar dhe bashkėveprimtar i ēėshtjes shqiptare, mbėshtetės i veprimtarisė sė Dervish Himės, dr.Ibrahim Temos, Inajet dhe Hamdi bej Ohrit etj, ėshtė rreshtuar ndėr bashkėpunėtorėt e Ismail Qemalit, si telegrafist-punė tė cilėn e ka ushtruar qė mė parė edhe nė Postėn e Ohrit. Pas shpalljes sė Pavarėsisė mė 1912 dhe ngjarjeve tė njohura qė pasuan, Bejzat Salihu, mbeti pranė familjes sė Ismail Qemalit.

    Bejzat Salihu, pas martesės, i ka lindur njė vajzė, HYSNIJE SALIHU (1921). Fill pas lindjes sė Hysnijės, ajo mbetet jetime, i vdes e ėma, duke e lėnė Hysnijen nė moshė shumė tė vogėl, disa javėshe. Pėr fėmijėrinė e sajė, ėshtė kujdesur familja e Et’hem bej Vlorės, aty ku Hysnija ka gėzuar njė fėmijėri tė lumtur, duke e ndier veten si fėmijė i vėrtetė i familjes sė Et’hem bej Vlorės.

    Duke pasė parasysh se familja e Et’hem bej Vlorės, kishte lidhje tė ngushta me familjen e Mehmet bej Konicės, edhe Hysnija, ishte pjesė e kėsaj miqėsie tė ngushtė.

    Nė shėnimet dhe fotografitė e kėmbyera, ndėrmjet Hysnijes dhe bijave tė Mehmet bej Konicės, ata mes vete thirren motra! Kėshtu, nė njė nga fotografitė qė bijat e Mehmet bej Konicės, (motrat e Faik Konicės) i japin pėr kujtim Hysnijes, njėra nga motrat Lavdija shkruan nė prapashpinėn e fotografisė: “Kujtim tė dashurės motrės t’ime Hysnijes-Lavdija”. Fotografia ėshtė e bėrė nė Greqi, pasi mban siglėn-vulėn e Greqisė. Poashtu, ka edhe fotografi tė tjera qė dėshmojnė pėr qėndrimin e pėrbashkėt tė bijave tė Mehmet bej Konicės, me Hysnijen-janė disa fotografi. Njė nga ato fotografi, ėshtė edhe fotografia e vitit 1934-1935, fotografuar nė Ohėr, nė tė cilėn ėshtė Et’hem bej Vlora me tė shoqen, e motra Alija, Hysnije Salihu, bijat e Mehmet bej Konicės dhe disa personalitete, tė cilėt edhe pėrkundėr pėrpjekjeve, akoma nuk kemi arritur ti identifikojmė.

    Hysnije Salihu, ėshtė martuar me mėsuesin BEQIR HAJDARI, me tė cilin kanė tre fėmijė: dy vajza; Shukrije, e martuar nė familjen Palloshi nė Tetovė dhe Syela, e martuar nė familjen Shashko nė Ohėr, dhe djalin Dėrgutin, qė aktualisht jeton nė Holandė.

    Hysnije Hajdari-Salihu, gjatė jetės sė sajė, ėshtė takuar disa herė me Nermine Vlorėn-Falasci dhe me tė ėmėn e sajė Belkizen, qė dėshmojnė shumė fotografi tė pėrbashkėta.
    Hysnije Hajdari-Salihu, e lindur mė 1921, ka ndėrruar jetė mė 1979 dhe ėshtė varrosur nė Ohėr.


    Njė kartolinė nga letėrkėmbimi i bijve tė Ismail Qemalit, Qazim dhe Qamil bej Qemali

    KARTOLINA E 10 JANARIT 1914 DHE FOTOGRAFIA E QAZIM BEJ QEMLAIT NGA VITI 1944 NĖ STRUGĖ


    Kartolina nė fjalė ėshtė e shkruar nė gjuhėn dhe alfabetin e vjetėr turk, dhe ėshtė postuar nė emėr tė Qamil Bej Qemalit qė asokohe jetonte nė Napoli tė Italisė, ndėrsa fotografia ėshtė e vitit 1944 nė Strugė.

    Strugė, 28 shkurt

    Gjurmimet e shumta lidhur me zbardhjen e figurės madhore tė ēėstjes shqiptare, djalin e Ismail Qemalit, Qazim Bej Vlorėn, qė ishte sekretari i tij personal, shef i kabinetit tė Ismail Qemalit, kėshilltar e truproje, nuk kanė rreshtur.
    Kėtyre ditėve, duke hulumtuar dhe kėrkuar informacione tė ndryshme pėr kėto figura, mė ra nė dorė njė kartolinė e shkruar nga dora e Qazim Bej Qemalit, qė ia kishte dėrguar tė vėllait mė tė vogėl Qamil Bej Qemalit, qė asokohe jetonte nė Napoli tė Italisė. Qamil bej Qemali, djali mė i vogėl i Ismail Qemalit, i vetmi djalė i tijė qė ka mbetur nė Shqipėri, ka vdekur mė 1950, nė moshėn 55 vjeēare, si rezultat i burgjeve komuniste.
    Kartolina mban datėn e shkruar me dorė 10 janar tė vitit 1913, perms sė cilės Qazim bej Qemali, uron 28 Nėntorin vėllait Qa,il bej Qemalit. Kjo kartolinė, nė Napoli ėshtė regjistruar arritja (sipas vulės postale) mė 13 janar 1914. Nė pamundėsi tė shqipėrimit tė brėndsisė sė kartolinės postale, shkruar nga dora e Qazim Bej Qemalit, ėshtė me interes, shqipėrimi i sajė. Nga ana tjetėr e kėsaj kartoline postale, ėshtė fotografia e Ismail Qemalit. Nė ballkonin e e selisė sė Qeverisė sė Vlorės, me rastin e shėnimit tė Njėvjetorit tė Pavarėsisė.
    Gjurmėve tė kėsaj kartoline postale, vazhduan kėrkimet dhe hulumtimet e nga kjo rezultoi se, mė ra nė dorė edhe njė fotografi e Qazim Bej Qemalit, nga viti 1944, fotografuar nė Strugė, para stėpisė ku jetoi deri nė vdekje. Kjo shtėpi edhe sot ėshtė funkcionale, por nuk ka asnjė shenjė pėrkujtimi.
    Tė rikujtojmė se Qazim bej Qermali, djali i Ismail Qemalit, ka jetuar nė Strugė, qė nga viti 1935, deri nė vdekjen e tijė tė vetmuar nė dhjetor tė vitit 1953. Ėshtė varrosur nė modesti nė varrezat e qytetit, ku edhe sot prehen eshtrat e tijė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 27-11-2007 mė 02:40

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,935
    Faleminderit
    23
    271 falenderime nė 201 postime
    Sekretet e njerezve te vdekur

    Cilat janė tė fshehtat e njeriut qė themeloi shtetin e parė shqiptar


    Gjashtė misteret e Ismail Qemalit


    Erion HABILAJ

    Misteret e kanė shoqėruar gjatė gjithė jetės, njeriun qė themeloi tė parin shtet shqiptar. Pėr Ismail Qemalin ėshtė shkruar shumė rreth momentit tė ngritjes sė flamurit nė Vlorė, nė vitin 1912 si dhe pėr qeverinė e parė shqiptare qė ai arriti tė krijonte, por jo pėr momentet e fundit tė jetės sė tij. Ismail Qemali do jetė sot pjesė e rubrikės "Sekretet e njerėzve tė vdekur". Nė kėtė pjesė do tregohen tė gjitha tė fshehtat e pathėna rreth jetės sė njeriut qė themeloi shtetin e parė shqiptar, qė nga vdekja e dyshimtė, propozimi po tė dyshimtė tė sulltanit pėr t'i dhėnė postin e vezirit, e deri te fshehja e ditės sė lindjes sė tij gjatė regjimit komunist.


    Si u mundua Ismail Qemali tė shtonte delegatėt nė Konferencėn e Paqes nė Paris? Pse nuk u realizua ky plan?

    Jeta e Ismail Qemalit u mbyll me njė mister tė madh. Askush deri me sot nuk ka arritur tė shpjegojė nė mėnyrė tė detajuar pėr vdekjen e kryeministrit tė parė tė Shqipėrisė. Nė janar tė vitit 1919, nė Paris do tė zhvillonte punimet Konferenca e Paqes, e cila do tė diskutonte edhe pėr fatet e vendit tonė. Pėr kėtė arsye Ismail Qemali ishte shumė i shqetėsuar pėr fatet e vendit. Gjithė sakrificat qė ai kishte bėrė pėr vendin e tij donte qė tė kurorėzoheshin me sukses. Ai hartoi strategji qė tė kishte mundėsi tė influenconte nė vendimet e konferencės. Pėr tė arritur kėtė qėllim, ai zgjodhi partnerin kryesor diplomatik, Italinė, e cila duhej tė mundėsonte qė me delegacionin shqiptar, nė konferencė tė shkonin sė paku edhe tre apo gjashtė delegatė mė shumė. Kėta delegatė do tė ishin nga trojet shqiptare, tė cilėt do tė bashkoheshin me ata qė vinin nga Amerika. Pėr njė marrėveshje me qeverinė italiane u pa e nevojshme tė shkojė nė Romė. Prej andej Ismail Qemali kėrkoi tė bėnte njė marrėveshje me gjithė shqiptarėt pėr tė vendosur njė aksion kombėtar nė njė moment kaq kritik e tė rrezikshėm, qė tė mund tė pėrpilohej programi pėrfundimtar. Pėr synimet qė i kishte vėnė vetes, diplomati shqiptar filloi menjėherė pėr tė zbatuar nė mėnyrė konkrete tė gjithė programin e paramenduar. Detyra e parė dhe mė emergjente ishte takimi i menjėhershėm i tij me diplomacinė e Romės. 19 janar 1919. Kryeministri italian, Orlando, pėr pak ditė do tė nisej drejt Parisit pėr tė marrė pjesė nė Konferencėn e Paqes. Ismail Qemali u nis drejt Italisė ku do takohej me autoritet italiane. Sa zbriti nė Peruxhia tė Italisė, Ismail Qemali njoftohet se autoritetet italiane qė e kishin ftuar ishin nisur pėr nė Paris, duke mos e pritur atė sipas njoftimit qė i kishin bėrė. Ata kishin lėnė njoftim qė Ismail Qemali tė priste deri sa ata tė ktheheshin nga Konferenca e madhe e Paqes. Nė kėtė moment, ai kuptoi se flitej pėr njė izolim tė qėllimshėm qė i qe bėrė. Kjo mėsohet nga rrėfimet e djemve tė tij. Sapo mėsoi lajmin pėr pabesinė, menjėherė i erdhi njė goditje apoplektike, gjė qė pėr moshėn e tij ishte shumė e rėndė. Kanė qenė pikėrisht ato momente qė provokuan klithmėn e tij tė egėrsuar dhe tė papėrmbajtur "Mė hėngrėn nė besė"! Situata nė tė cilėn ishte vendosur Ismail Qemali bėri qė ai jo vetėm tė mos realizonte planin qė t'i shtonte delegacionit shqiptar edhe tre apo gjashtė delegatė, por nė Paris do tė hidhej pėr diskutim edhe ēėshtja e Shqipėrisė dhe ai s'do tė merrte pjesė as vetė. Ky fakt pėr tė do tė thoshte vdekje e parapėrgatitur. Gjithsesi, nė kushtet qė i ishin krijuar, ai u detyrua tė vendosej nė hotelin qė i kishin rezervuar. Nė njė nga ato ditė, kur gjithė qenien e tij e kishte pushtuar tensioni dhe ankthi, mė 24 janar, pikėrisht 3 ditė para datės 27, kur ai mbushte plot 75 vjeē, nė Paris vazhdonte me intensitet punimet Konferenca e madhe Ndėrkombėtare me pjesėmarrjen e shumė shteteve, kur shtetet e mėdha vendosnin fatet e shteteve tė vogla, Isamil Qemalit iu provokua njė konferencė shtypi. Ajo iu servir si dėshirė e gazetarėve pėr tė dėgjuar prononcimet e tij. Ajo konferencė, pavarėsisht se nuk ishte kėrkuar nga vetė ai, dukej se ishte edhe nė dėshirėn e tij, sepse ishte momenti qė mė shumė se kurrė ai donte tė denonconte mashtruesit dhe izoluesit e tij.


    U helmua apo vdiq nga shkaqe natyrore kryeministri i parė i Shqipėrisė, njė nga misteret mė tė mėdha qė ka shoqruar historiografinė shqiptare tė shekullit XX!?


    Pak kohė para se tė fillonte konferenca e shtypit, Ismail Qemalit iu servir fillimisht buka, me pretekstin se duhet tė hante para konferencės. Pasi hėngri, ai hyri nė sallėn e rekomanduar, ku e prisnin dhjetėra gazetarė e fotoreporterė tė ndryshėm. Sipas rrėfimeve qė djali i Ismail Qemalit, Et'hemi, i ka bėrė mė vonė kryetarit tė Bashkisė sė Vlorės, Ali Asllanit, mėsohet se sapo hyri nė sallė Qemalit i kaloi njė ēehre e verdhė nė fytyrė. Nuk vonoi shumė, ai u ul nė tavolinė dhe befasisht nė trup i kaloi njė valė rrėqethjeje. Ndėrsa nisi tė belbėzojė me vėshtirėsi, filloi tė dridhej dhe ndėrkohė u konstatua se nuk mundte t'i lidhte dot fjalėt. Pas kėsaj situate, ai arriti tė kėrkonte ta shoqėronin pėr nė banjė. Kur arriti aty, e mbyti shkuma qė nxirrte nga goja dhe tė vjellėt. Nė pak ēaste pulsi i tij pushoi sė rrahuri. Nė kėto momente gazetarėve tė mbledhur pėr konferencėn e shtypit nė atė sallė iu komunikua fakti qė Ismail Qemali, i cili pak ēaste mė parė kishte qenė para tyre, nuk jetonte mė. Kjo padyshim qė ėshtė njė vdekje e provokuar. Arsyet pse u helmua Ismail Qemali ngelen mister.

    Pse nuk ia publikuan asnjėherė datėn e lindjes Ismail Qemalit gjatė periudhės sė komunizmit?

    Njė mister tjetėr qė ka tė bėjė me figurėn e Ismail Qemalit ėshtė dhe data e lindjes sė tij. Njė nga studiuesit mė tė mirė qė ka punuar nė arkivat e Perandorisė Osmane ka zbuluar se dita e lindjes sė kryeministrit tė parė tė shtetit shqiptar ėshtė mė datėn 16 tetor tė vitit 1846. Nexhip P. Alpan e ka datuar lindjen e debatuar gjatė, mė datėn 16 tetor tė vitit 1846. Datėlindja e kėtij personalitetit ėshtė debatuar shpesh gjatė periudhės sė komunizmit nga historianė shqiptarė dhe tė huaj, mirėpo nuk binin dakord pėr kėtė datė, pikėrisht sepse qėllonte nė tė njėjtėn datė kur e kishte ditėlindjen dhe diktatori Enver Hoxha. Kjo u mbajt e fshehtė pothuajse pėr 45 vjet, por qė nga tė dhėnat e fundit nga historianė turq mė nė fund caktohet nė mėnyrė tė saktė dhe datėlindja e Ismail Qemalit, i cili ishte nga shqiptarėt qė ka arritur ofiqet mė tė larta nė Perandorinė Osmane, duke filluar nga njė pėrkthyes i thjeshtė deri nė zėvendėsministėr i Jashtėm, e mė vonė deputet. Por qė ėshtė dhe njeriu qė krijoi shtetin e parė shqiptar tė pavarur.


    Cilat janė tė fshehtat e Ismail Qemalit nė vitin 1913? Pse e dorėzoi qeverinė nė duart e tė huajve, a ishin ato qė ndodhėn mė pas dėshirat e tij?

    Shpallja e Pavarėsisė ishte njė akt me rėndėsi jetike pėr popullin shqiptar. Ajo, nga njėra anė mbylli njė epokė tė tėrė luftėrash e pėrpjekjesh shekullore pėr tė hequr qafe zgjedhėn e huaj, pėr tė ruajtur tėrėsinė territoriale tė atdheut e pėr tė formuar shtetin e lirė kombėtar shqiptar, duke kurorėzuar veprėn e Rilindjes dhe, nga ana tjetėr, hapi njė epokė tė re, njė epokė luftėrash e pėrpjekjesh tė tjera pėr ta mbrojtur pavarėsinė e fituar nga rreziqet e jashtme e tė brendshme, pėr tė siguruar bashkimin kombėtar tė gjymtuar rėndė dhe pėr tė vendosur rendin demokratik. Ngritja e flamurit kombėtar nė Vlorė pėrfaqėsonte fitoren e pėrbashkėt e tė gjitha trevave shqiptare. Me shpalljen e pavarėsisė, nė krye tė qeverisė u vendos pikėrisht ai qė kishte kontributin mė tė qenėsishėm, Ismail Qemali. Ai nė krye tė qeverisė shqiptare ndenji fare pak duke, dhėnė dorėheqjen nė rrethana misterioze. Shpesh ėshtė aluduar se ai bėri kėtė veprim pėr tė lejuar njė pėrfaqėsues tė fuqive tė mėdha qė ta drejtonte vendin tonė, kjo pėr tė vendosur edhe stabilitetin e munguar nė tokat shqiptare, qė jo vetėm po shqetėsoheshin nga tė tjerėt, por edhe mes vetit kishin probleme tė theksuara. Njė palė kėrkonte tė mos shkėputeshim nga Perandoria Otomane, ndėrkohė qė fqinjėt tanė grabitqarė ishin duke punuar tė shkėpusnin sa mė tepėr nga trupi i truallit tonė. I gjendur nė njė pozicion tė vėshtirė, pranoi propozimin e fuqive tė mėdha, pėr ardhjen e Princ Vidit nė krye tė vendit. Mirėpo kjo lėvizje e Ismail Qemalit rezultoi jo efikase, pasi edhe pse Porta e Lartė u shemb, ishin fuqitė e mėdha ato qė bėnė pazar me fqinjėt tanė pėr trojet shqiptare. Nė vitin 1913 nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr, Shqipėria u copėtua nga tė gjithė anėt, duke u bėrė i vetmi vend nė botė qė kufizohej me trupin e vetė. Pėrpjekjet e plakut tė menēur nuk reshtėn qė tė realizohej aspirata e gjithė shqiptarėve pėr njė Shqipėri tė bashkuar.


    Pse nuk shkoi nė Stamboll kur Sulltani i propozoi pėr postin e vezirit, ēfarė kurthi mendonte Ismail Qemali se po i bėnin?

    Duke parė lėvizjet qė po bėnte anė e kėnd Evropės Ismail Qemali, sulltani i kėrkon atij tė shkonte nė kryeqytetin turk dhe tė merrte postin e vezirit. Ky ishte njė kurth qė po i bėnte sulltani patriotit shqiptar qė, pasi tė shkonte atje, ta ekzekutonte. Ismail Qemali duke nuhatur qėllimet e sulltanit e kundėrshtoi kategorikisht njė rikthim nė kryeqytetin e Portės sė Lartė, duke iu vėnė me gjithė energjitė e tij ēėshtjes shqiptare. Pėr episodin e kurthit qė po ngrinte sulltani ndaj plakut vlonjat kanė shkruar njė sėrė historianėsh, si turq ashtu dhe shqiptarė. Pasi kėtij momenti Ismail Qemali realizoi aspiratėn pesė shekullore tė shqiptarėve atė tė pavarėsisė.


    A ka ndonjė tė fshehtė nė planet e Ismail Qemalit pėr tė zgjedhur qytetin e Vlorės pėr tė ngritur flamurin e pavarėsisė dhe pse pikėrisht mė datėn 28 nėntor?


    Siē e dimė, origjina e Ismail Qemalit ishte pikėrisht nga Vlora, njė nga qytetet mė tė njohur nė historinė dhjetėra shekullore tė Shqipėrisė. Ismail Qemali, pasi bėri pėrgatitjet pėr t'u nisur drejt Shqipėrisė, vendosi qė flamuri do tė ngrihet nė Vlorė. Ai lajmėroi gjithė delegatėt nga krahinat e ndryshme tė vendit. Nė qytetin e tij atmosfera ishte krejt ndryshe. Popullsia e Vlorės dhe gjithė delegatėt, qė ndėrkohe kishin arritur nga ēdo anė e Shqipėrisė ishin tė mbushur me njė ndjenjė tė zjarrtė atdhedashurie dhe me njė entuziazėm te vėrtetė. Me 28 nėntor 1912, Ismail Qemali shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė pėrpara njė turme nė festė, tė mallėngjyer e thuhej se shpirti i Heroit tė madh Skėnderbe, fluturonte mbi patriotėt e gėzuar, ashtu si pesė shekuj mė parė, pikėrisht mė 28 nėntor 1443, kur ai shpalli nė Krujė pavarėsinė nga sundimi osman, duke ngritur tė njėjtin flamur kuq e zi, me shqiponjėn dykrenore nė mes. Mė 28 Nėntor 1912, nė orėn 14, u hap nė Vlorė Kuvendi Kombėtar. Nė mbledhjen e parė tė Kuvendit morėn pjesė 37 delegatė, tė cilėt u shtuan gjatė ditėve qė pasuan, duke arritur nė 63 veta, qė pėrfaqėsonin tė gjitha viset shqiptare.

    Misteret

    1. Si u mundua Ismail Qemali tė rriste numrin e delegatėve nė Konferencėn e Paqes nė Paris dhe pse nuk u realizua ky plan?

    2. U helmua apo vdiq nga shkaqe natyrore kryeministri i parė i Shqipėrisė? Njė nga misteret mė tė mėdha qė ka shoqėruar historiografinė shqiptare tė shekullit XX.

    3. Data e lindjes sė Ismail Qemalit, njė tjetėr mister qė nuk u publikua gjatė periudhės sė komunizmit! Mos vallė ajo pėrplasej me atė tė Enver Hoxhės, qė ishte nė tė njėjtėn datė, 16 tetor?!

    4. Cilat janė tė fshehtat e Ismail Qemalit nė vitin 1913? Pse e dorėzoi qeverinė nė duart e tė huajve, a ishin ato qė ndodhėn mė pas dėshirat e tij?

    5. Pse nuk shkoi nė Stamboll kur Sulltani i propozoi pėr postin e vezirit, ēfarė kurthi mendonte Ismail Qemali se po i bėnin?

    6. A ka ndonjė tė fshehtė nė planet e Ismail Qemalit pėr tė zgjedhur qytetin e Vlorės pėr tė ngritur flamurin e pavarėsisė dhe pse pikėrisht nė datėn 28 Nėntor?


    Fakte mbi vdekjen

    22 janar 1919, Ismail Qemali niset nė drejtim tė Italisė ku do tė takohej me kryeministrin e atij vendi pėr tė mundėsuar shtimin e delegatėve shqiptarė nė Konferencėn e Paqes nė Paris

    23 janar, me mbėrritjen e tij nė Itali, Ismail Qemali merr vesh se kryeministri italian, edhe pse i kishte bėrė ftesė, nuk e priti nė takim, pasi kishte ikur nė Paris

    Ishte janari i vitit 1919. Atė muaj nė Paris do tė zhvillonte punimet Konferenca e Paqes, e cila fatkeqėsisht do tė hynte fuqishėm dhe dhimbshėm nė historinė e mėvonshme tė Shqipėrisė.

    Ka qenė ora 10:20 minuta e datės 24 janar tė vitit 1919, kur Ismail Qemali donte vetėm tri ditė tė mbushte plot 75 vjeē, doli para gazetarėve nė njė konferencė pėr shtyp tė organizuar nė njė sallon hoteli nė Peruxhia.

    24 janar, Ismail Qemali ndėrron jetė nga shkaqe qė kanė ngelur mister. Deri tani ėshtė folur pėr njė helmim tė tij nga pala italiane.

    25 janar Ismail Qemali Varroset nė qyetin e Peruxhias nė Itali. Eshtart e tij qėndrojnėaty deri mė 1933 kur mbreti Zog vendos tė kthej trupin e Kryeminstrit tė Parė shqiptar nė qyetin e Vlorės.


    Jeteshkrimi


    Emri: Ismail
    Mbiemri: Qemali
    Datėlindja: 16 tetor 1846
    Shkollimi: Pasi kreu shkollėn fillore nė qytetin e lindjes dhe gjimnazin Zosimea nė Janinė, nė vitin 1859, u vendos familjarisht nė Stamboll.
    Aktiviteti:
    Nė Stamboll ai mori pjesė nė lėvizjen patriotike shqiptare. U bashkua me figura tė tjera shqiptare pėr krijimin e njė alfabeti. Pėr kėtė u dėnua nga Porta e Lartė dhe u arratis nė maj tė vitit 1900 pėr t'i shpėtuar ndjekjeve tė sulltanit, iku nga Stambolli dhe u vendos nė vise tė ndryshme tė Evropės, ku vendosi lidhje tė dhe bashkėpunoi me rrethet politike tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare.
    Nė dhjetor tė vitit 1908, me gjithė luftėn qė i bėnė autoritetet xhonturke, u zgjodh deputet i sanxhakut tė Beratit nė parlamentin osman, ku sė bashku me grupin e deputetėve patriotė mbrojti interesat e kombit shqiptar.
    Nė vitin 1911 bashkė me Luigj Gurakuqin hartoi memorandumin e Greēės, dhe nė fund tė kėtij viti mori nismėn pėr organizimin kryengritjeve tė pėrgjithshme tė vitit 1912.
    5 nėntor 1912, nė Mbledhjen e Bukureshtit gjeti pėrkrahjen e kolonisė shqiptare atje dhe mė pas shkoi nė Vjenė pėr tė siguruar pėrkrahje pėr Pavarėsinė e Shqipėrisė.
    Mė 19 nėntor 1912 njoftoi nė atdhe se do tė shpallej Pavarėsia nga Kuvendi Kombėtar.
    28 nėntor 1912, nė Vlorė kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombėtar dhe shpalli Pavarėsinė e Shqipėrisė. U zgjodh kryetar i qeverisė qė doli nga ajo mbledhje.
    Ismail Qemali vdiq nė moshėn 75-vjeēare, mė 24 janar 1919, dyshohet nga njė helmim qė i bėnė nė Itali.

    Tirana Observer
    27 Korrik 2006
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 27-11-2007 mė 02:06

  13. #13
    kuku Maska e brooklyn2007
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Postime
    3,531
    Faleminderit
    1
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    smail Qemali, Nėpunėsi i perandorisė osmane qė ndėrtoi shtetin shqiptar

    Ismail Qemali, nėpunėsi i perandorisė osmane qė ndėrtoi shtetin shqiptar

    Prof.Dr Kaliopi NASKA


    Ismail Qemali ėshtė njė personalitet historik me njė veprimtari politike shumė tė begatshme dhe tepėr komplekse. Kjo veprimtari poliedrike pushton njė periudhė gati 60- vjeēare tė ngjeshur me lėvizje tė armatosura, me luftė parlamentare, me kryengritje ēlirimtare, me batica e zbatica tė vrullshme nė tė cilat ai ka qėnė pjesėmarrės mjaft aktiv nė luftė, si ideolog, si udhėheqės, si organizator e diplomat. Veprimtaria dhe pikėpamjet e tij janė tė shumanshme. Njė vėnd tė rėndėsishėm nė sistemin e pikėpamjeve tė tij zėnė dhe konceptet qė ai kishte mbi ndėrtimin shtetėror. Pėr tė kuptuar bazėn e koncepteve tė Ismail Qemalit mbi formėn dhe ndėrtimin administrativ tė shtetit shqiptar le t’i hedhim njė vėshtrim tė shkurtėr formimit dhe veprimtarisė sė tij, si funksionar nė administratėn turke nė tė cilėn shėrbeu rreth 35 vjet.

    Nėpunės shteti nė perandorinė osmane

    Kapitullin e jetės si nėpunės i shtetit nė administratėn e Perandorisė Osmane, ai e filloi nė Stamboll, ku shumė shpejt u shqua si njė person i pajisur me kulturė tė gjerė, me njė erudicion tė thellė e konstruktiv. Thellimi i studimeve nė shkencat juridike dhe inteligjenca e tij, tė gjitha kėto i dhanė dorė, qė ai shumė shpejt tė hyjė nė administratėn osmane dhe tė kryejė funksione tė ndryshme tė rėndėsishme si guvernator, si sekretar i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, deri si kėshilltar shteti. Gjatė kėtyre viteve me veprimtari tė larmishme shtetėrore, ai njohu problemet e shumta, tė mprehta e tė vėshtira, qė kėrkonin zgjidhje ose qė kėrkonin tė paktėn tė mbahej qėndrim pėrballė shtetit dhe publikut.
    Kėto shqetėsime, formimi kulturor e ideor e shtynė atė tė mendojė se Perandoria Osmane duhej tė dilte nga gjendja e nderė nė tė cilėn qe zhytur. Pėr tė dalė nga kjo situatė, ai mendonte se e vetmja doktrinė qė do t’i jepte rrugė zgjidhje asaj, ishte zbatimi i doktrinės sė Mithat Pashės, e cila ishte mė pėrparimtaria pėr Turqinė nė atė kohė. Pėrmbajtja e kėsaj doktrine e ēoi Ismail Qemalin tė lidhej me Mithat Pashėn, qė ishte udhėheqėsi i lėvizjes liberale osmane. Nė mėnyrė tė veēantė, ai u pajtua me thelbin e ideve tė tij, tė cilėn e pėrbėnte bindja se Perandoria Osmane mund tė hynte nė rrugėn e pėrparimit dhe modernizimit me anėn e reformave dhe jo me anė tė revolucionit. Kėshtu ai mendonte se do tė likujdohej sistemi absolut i Sulltanit, i cili do tė zėvėndėsohej me njė regjim kushtetues pa eleminuar kurorėn mbretėrore, por duke i kufizuar pushtetin absolut sovranit. Ai u pajtua gjithashtu me parimin e decentralizimit tė pushtetit administrativ shtetėror nė favor tė borgjezisė dhe nė mėnyrė tė veēantė tė kombėsive tė shumta tė Perandorisė, tė cilat nė kėtė mėnyrė do tė fitonin tė drejtėn pėr njė vetqeverisje provinciale nė kuadrin e Perandorisė Osmane. Pra sikurse shihet Ismail Qemali synonte tė arrinte te vetqeverisja provinciale e kombėsive nėpėrmjet rregullimit rrėnjėsor tė Perandorisė dhe jo duke u interesuar vetėm pėr autonominė e njėrės apo tjetrės kombėsi, por pėr tė gjitha kombėsitė nė tė njėjtėn kohė, nėpėrmjet rregullimit radikal tė Perandorisė.
    Kėto ide Ismail Qemali jo vetėm i pėrvetėsoi, por u mundua t’i zbatonte gjatė karierės sė tij si funksionar i Perandorisė Osmane dhe disa prej tyre e shoqėruan dhe nė detyrėn e kryetarit tė shtetit tė parė kombėtar.

    Pikpamjet liberale tė Ismail Qemalit

    Ismail Qemali u bė armik i absulutizmit sulltanor pikėrisht nga kėndi i kėtyre pikėpamjeve liberale. Kjo e shtyu atė qė tė marrė pjesė nė hartimin e kushtetutės sė vitit 1876, apo nė hartimin e disa memorandumeve dėrguar Portės sė Lartė ku kundėrshtohej politika absolute e Sulltanit dhe nxirrej nė shesh kalbėzimi i sistemit administrativ konservator. I gjithė ky aktivitet i dha dorė Ismail Qemalit tė kuptojė mjaft mirė mekanizmin e administratės shtetėrore. Aktiviteti qė zhvilloi nė Perandorinė Osmane si funksionar i saj, tregoi qartė se ai ishte njė iluminist e veprimtar reformator, pėrfaqėsues i interesave tė borgjezisė liberale tė tė gjitha kombėsive. Prestigji i madh qė gėzoi nė Turqi dhe nė rrethet e larta diplomatike, patriotike dhe intelektuale dhe tė Evropės, ndjenjat e tij liberale demokratike e pėrparimtare e bėnė atė njė figurė mjaft tė njohur dhe me autoritet, por dhe armik tė rrezikshėm e njė shėnjė goditje pėr autokracinė anakronike osmane me tė cilėn Ismail Qemali nuk pajtohej dot. Pėr dhjetra vjet deri nė fund tė shek. XIX Ismail Qemali u shqua si militant i lėvizjes demokratike liberale osmane nė kuadrin e sė cilės ai mendonte se do tė gjente zgjidhje dhe ēėshtja nacionale shqiptare. Por nė fillim tė shek. XX, kur lėvizja liberale osmane, hyri nė rrugėn e nacionalizmit turk, qė e ndėrlikoi zgjidhjen e ēėshtjeve nacionale nė perandori, atėhere Ismail Qemali pa hequr dorė nga pikėpamja e tij liberale e shkėputi lėvizjen nacionalēlirimtare shqiptare nga lėvizja liberale borgjeze osmane dhe e ktheu nė ēėshtje mė vete.
    Me njė pėrgatitje tė tillė politike dhe horizont kulturor, ai u ingranua shumė shpejt nė rradhėt e lėvizjes kombėtare shqiptare duke marrė pjesė aktivisht nė tė, ku u shqua si politikan, diplomat dhe statist i madh qė u mbrujt me traditat e kulturės mė pėrparimtare tė kohės e tė vėndit tė vet, qė asimiloi gjithēka tė mirė qė kishte lėvizja ēlirimtare shqiptare me armė e me penė dhe qė e ndoqi kėtė lėvizje deri nė kurrorėzimin fatlum. Kombi shqiptar me plot tė drejtė e konsideron atė si protagonistin kryesor tė Kuvendit tė Vlorės i cili shpalli mė 28 Nėntor 1912 pavarėsinė kombėtare. Pavarėsisht nga origjina pėr vetė formimin e tij shumėvjeēar, ai u brumos si burrė shteti demokrat duke u zgjedhur dhe kryetar i qeverisė sė parė shqiptare, duke u bėrė kėshtu udhėheqėsi kryesor i jetės politike tė vendit nė momente jashtėzakonisht tė ndėrlikuara dhe tė vėshtira qė kaloi Shqipėria e rilindur nė periudhėn kritike tė ndėrhyrjeve tė Fuqive tė Mėdha dhe tė monarkive fqinje, tė cilat u turrėn pėr ta asgjėsuar atė.

    Bazat e para tė shtetit shqiptar

    Shpallja e pavarėsisė shėnoi fillimin e njė etape tė re historike qė shtronte detyra te reja dhe tė ndėrlikuara pėrpara popullit shqiptar dhe udhėheqėsve tė Lėvizjes Kombėtare, qė kishin marrė pėrsipėr barrėn e rėndė tė krijimit tė shtetit tė pavarur.
    Kryetarit dhe qeverisė i dolėn detyra tė mėdha pėr organizimin e shtetit dhe ngritjen e administratės shtetėrore, sigurimin e njohjes ndėrkombėtare tė Shqipėrisė dhe kufijve tė saj qė pėrfshinin trevat e banuara prej shqiptarėve.
    Qė nė dhjetor tė vitit 1912 u morrėn masat pėr hedhjen e bazave tė para tė organizimit tė shtetit dhe u miratuan aktet e para legjislative qė u pėrcaktuan nga vendimet e kuvendit kombėtar i cili pėrfshinte delegatė nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė dhe pėrfaqėsonte objektivisht vullnetin e gjithė kombit, duke u bėrė organi mė i lartė i shtetit shqiptar, mbrojtėsi dhe shprehėsi i sovranitetit shtetėror. Prandaj vendimet e tij kishin vlerėn e ligjeve kushtetuese qė sanksiononin vullnetin e popullit shqiptar pėr shkėputje nga Perandoria Osmane e pėr krijimin e njė shteti tė pavarur. Organ tjetėr qė zgjodhi kuvendi ishte dhe pleqėsia kompetencat e sė cilės nuk u pėrcaktuan shprehimisht nga kuvendi kombėtar, por ky pranoi pikėpamjen se pleqėsia nuk ishte njė parlament apo senat dhe se nuk kishte tė drejtė tė shkarkonte ministrat, por duhej konsideruar si njė organ kėshillimi dhe kontrolli ndaj qeverisė.

    Njė mbret qė nuk sundon

    Kuvendi Kombėtar u kufizua me Shpalljen e Pavarėsisė dhe me zgjidhjen e qeverisė dhe tė pleqėsisė. Ai nuk mori nė shqyrtim ēėshtjen e formės sė qeverisjes sė shtetit shqiptar. Por dihet se shumica dėrmuese e aktivistėve tė rilindies duke pėrfshirė dhe pėrfaqėsuesit qė morėn pjesė nė kuvendin e Vlorės, mendonin se Shqipėria duhet tė lindte si njė shtet monarkik, sepse monarkinė ata e shikonin me tė drejtė ose pa tė drejtė ashtu, siē e kishin parė tė gjithė themeluesit e shteteve ballkanike madie dhe europiane, si konsolidim tė shtetit kombėtar.
    Nė fakt tė gjitha shtetet ballkanike ishin monarki. Por personalitetet politike tė kohės dalloheshin nga mėnyra se si e konceptonin monarkinė absolute apo parlamentare. Pikėrisht nė kėtė kuadėr Ismail Qemali na shfaqet ne, me pikėpamjet mė progresive, jo vetėm pėr Shqipėrinė por edhe pėr Ballkanin, pasi ai ishte pėr njė monarki konstitucionale ku sipas parimit, kur pushteti do tė qe nė duart e pėrfaqėsuesve tė popullit, mbreti do tė kishte funksionin e kryetarit tė shtetit i cili “ do tė mbretėronte por nuk do tė sundonte”.

    Pro ardhjes sė Princ Vidit

    Mendimi i tij u pėrkrah edhe nga pėrfaqėsues tė qeverisė dhe gjeti pėlqimin nė mbledhjen e qeverisė, ku u miratua programi i komisionit qė do tė parashtronte kėrkesat e shqiptarėve pėrpara Fuqive tė Mėdha, nė njė nga kėto kėrkesa pėrcaktohej dhe vendosja nė Shqipėri e njė monarkie kushtetuese me njė mbret nga vėndet europiane. Megjithė parashtrimin qė iu bė nga komisioni shqiptar Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr ajo nuk bėri donjė pėrcaktim zyrtar tė formės sė qeverisjes.
    Ajo vetėm pėrcaktoi se Shqipėria shpallej principatė sovrane, autonome e trashėguar me njė princ tė caktuar nga Fuqitė e Mėdha. Caktimin e njė mbreti europian Ismail Qemali dhe patriotėt e shihnin si personifikimin e njė zhvillimi tė shpejtė ekonomik e politik e shoqėror tė vendit. Prandaj Ismail Qemali nė cilėsinė e kryetarit nguli kėmbė pranė fuqive, qė tė shpejtohej caktimi i princit, i cili sipas tyre do tė siguronte stabilitetin e qeverisė kombėtare dhe do tė zhdukte tė gjitha vėshtirėsitė e brendshme duke siguruar njė zhvillim tė ri tė vendit. Kėto qenė arsyet qė Ismail Qemali dhe patriotė tė tjerė do tė vlerėsonin ardhien e princ Vidit nė Shqipėri si njė faktor pozitiv, qė do tė ndikonte nė realizimin e aspiratave kombėtare dhe do ta udhėhiqte vendin drejt bashkimit kombėtar. Por zhvillimi i ngjarjeve tregoi se nga princ Vidi nuk mund tė pritej qė ai tė vepronte pėr interesat e Shqipėrisė, kur kėto binin nė kundėrshtim me vullnetin e Fuqive tė Mėdha.

    Administrata, gjykatat, xhandarmėria...

    Meqėnėse Konferenca e Ambasadorėve nuk bėri pėrcaktimin mbi formėn e shtetit, shteti i pavarur shqiptar u krijua si njė shtet me sistem parlamentar, rolin e tė cilit e plotėsonte Kuvendi Kombėtar i cili edhe pasi i dha fund punimeve tė tij, ruante prerogativat si organi mė i lartė i shtetit.
    Por nė kushtet ekzistuese Kuvendi Kombėtar nuk pati mundėsinė efektive tė mblidhej dhe nė tė vėrtetė qeveria e Ismail Qemalit nė bazė tė pushtetit qė i ishte deleguar nga kuvendi pėrqėndroi nė duart e saj tė gjithė pushtetin shtetėror, duke zhvilluar njė veprimtari administrative ashtu dhe legjislative. Pavarėsisht se kjo veprimtari ka qenė mė e kufizuar pėr shkak tė rrethanave tė luftės ballkanike, janė pikėrisht kėto rrethana tė jarzakonshme qė shpjegojnė pėrse Ismail Qemali nuk qe nė gjendie tė zbatonte plotėsisht parimet e veprimit konstitucional duke mos ja njohur pleqėsisė tė drejtėn e votės deliberative siē e kėrkon parimi konstitucional dhe duke ia kufizuar kėtė tė drejtė vetėm me votėn konsultative. Kėshtu Shqipėria qė nga fundi i vitit 1912 i kishte elementėt e njė organizimi shtetėror tė pavarur siē janė qenia e njė popullsie tė caktuar nė njė territor tė caktuar dhe e njė pushteti publik qė e drejton atė.
    Ismail Qemali pėr tė vėnė shtetin e ri shqiptar mbi baza tė organizuara sė bashku me qeverinė morėn masat pėr ngritjen e strukturave organizative si ngritjen e administratės shtetėrore, organizimin e gjykatave, xhandarmėrisė, policisė etj.

    Shqipėria tė ndahet nė tre kantone

    Idetė pėr mėnyrėn e organizimit tė vendit ai i kishte shfaqur para shpalljes sė pavarėsisė. Nė atė kohė duke parashikuar vėshtirėsitė qė do tė ndesheshin nė organizimin e njė pushteti tė pėrqėndruar, ai kishte shprehur mendimin pėr ndarjen e Shqipėrisė nė kantone, simbas shėmbullit tė Zvicrės. Por nė kėtė ēėshtje ai shfaqi njė pikėpamje jo tė drejtė e cila rridhte nga fakti se ai duke jetuar pėr dhjetra vjet larg Shqipėrisė nuk e njihte mirė vendin dhe i dha rėndėsi tė madhe peshės qė ushtronin nė jetėn e brendshme tė popullit shqiptar dallimet e tij krahinore dhe fetare. Nė kėtė mes duket se ndikoi dhe ekzistenca e autonomive lokale tė disa krahinave qė kishin ekzistuar, dhe tė cilat Perandoria Osmane nuk kishte mundur t’i asgjėsonte.
    Kėto autonomi ai mendonte se mund tė shfrytėzoheshin nė tė mirė tė shtetit modern. Kėtė ide e ruajti dhe pas shpalljes sė pavarėsisė dhe u pėrpoq ta pasqyronte dhe nė hartimin e Kanunit tė Pėrtashėm tė administratės civile tė shtetit shqiptar. Sipas Ismail Qemalit Shqipėria do tė ndahej nė tre kantone me kryeqytete Shkodrėn, Durrėsin, Vlorėn, tė cilėt do tė kishin pėr qeveritarė respektivisht Preng Bibė Dodėn, Esat Pashė Toptanin e Ismail Qemalin. Idenė kantonale tė tij, ai e pėrforcoi sidomos nė fjalimin qė mbajti nė mitingun popullor tė Vlorės mė 21 tetor 1913 ku theksoi se ēdo krahinė(kanton) duhej tė qėverisej sipas veēorive tė saj. “Nga kjo- theksonte ai,- del qė labi do tė jetė lab, gega gegė dhe toska toskė dhe sejcili do tė punojė vetėm pėr Labėrinė pėr Gegėrinė dhe Toskėrinė, por tė gjithė me ideale shqiptare do tė punojnė si shqiptar dhe do tė vriten si shqiptarė pėr Shqipėrinė duke marrė fuqinė prej pėrparimit tė vendit tė vet”.

    Jo ndarjes sė Shqipėrisė nė kantone


    Por veēoritė krahinore qė jepte Ismail Qemali nuk pėrbėnin arsye pėr ndarje nė kantone. Nė donjė vend perėndimor kishte njė farė autonomie administrative lokale, por kjo s’kishte tė bėnte me kantonet nė Zvicėr qė ishin ndarė sipas veēorive gjuhėsore, fetare, lokale. Dihet se Shqipėria nė kufijt e vitit 1913 nė shumicėn e saj dėrrmuese pėrbėhėj nga popullsi e thjeshtė shqiptare. Pra njė sistem i tillė i zbatuar nė njė shtet me pėrbėrje heterogjene kombėtare siē qe Zvicra nuk mund tė zbatohej nė njė shtet tė tillė me homogjenitet etnik siē ishte Shqipėria. Njė rrethanė e tillė nuk ka qenė e paditur pėr Ismail Qemalin. Propozimi i bėrė prej tij pėr ndarjen e Shqipėrisė nė kantone nė kėtė kohė nuk pėrputhej me detyrėn qė i dilte shtetit shqiptar pėr forcimin e administratės dhe centralizimit tė saj.
    Kjo nuk ishte rruga pėr ruajtjen e “unitetit” kombėtar tė Shqipėrisė dhe tė pavarėsisė sė tij. Siē tregoi koha qysh atėhere, pavarėsia e Shqipėrisė mund tė sigurohej vetėm nė luftė me separatizmin, qė kishin mbjellė klikat feudale tė pėrkrahura nga fuqitė dhe shtetet fqinje. Zhdukja e pushteteve separatiste dhe vendosja e njė drejtimi tė centralizuar qe e vetmja rrugė pėr pėrparimin ekonomik shoqėror e politik tė Shqipėrisė. Interesat kombėtare kėrkonin qė ajo tė mbetej njė dhe e pandarė dhe nga pikėpamja administrative. Ėshtė kjo arsyeja qė ideja e tij nuk u pranua nga shumė antarė tė qeverisė, midis tė cilėve edhe nga atdhetarė tė shquar, madje edhe nga bashkėpunėtorėt e tij tė afėrt si Luigj Gurakuqi, Petro Poga, Pandeli Cale etj. Ata kundėrshtuan ndarjen e vendit nė kantone duke e cilėsuar atė si njė “masė tė dėmshme pėr bashkimin e pėr rrojtjen e kombit tonė”. Ata theksonin me tė drejtė se qė tė forcohej kombi duhej tė mos thellohej ndarja midis krahinave pėrkundrazi kėto duhej tė lidheshin ngushtė me njėra tjetrėn dhe tė administroheshin nga njė qendėr e vetme. Kritikat e bėra nė kėtė ēėshtje Ismail Qemali i mori parasysh dhe aq mė tepėr tregoi, se ai nuk ishte shumė i bindur nė epėrsinė e organizimit kantonal pėr kushtet e vendit. Si rrjedhim ideja e tij kantonale nuk u pėrfshi nė “Kanunin e Pėrtashėm” dhe nuk u pasqyrua nė ligjet qė qeveria e Vlorės filloi tė shpallte dhe tė zbatonte.

    “Kanuni i Pėrtashėm” dhe ligjet e reja


    Pas diskutimesh tė shumta qė u bėnė pėr drejtimet qė do tė merrte organizimi i administratės rėndėsi tė veēantė pati shpallja nga ana e Qeverisė sė Pėrkohėshme nė nėntor tė 1913 –ės e “Kanunit tė Pėrtashėm”, tė cilin e pėrmendėm mė lart, ligjit qė pėrcaktonte ndarjen e re administrative tė vendit. Kanuni do tė rregullonte me hollėsi ndarjen administrative dhe kompetencat e organeve lokale. Ky pėrcaktonte njė akt normativ tė mbėshtetur nė parimin e centralizimit administrativ tė vendit sipas modelit tė shteteve europiane. Nė themel tė tij u vu parimi i krijimit tė njė administrate qendrore. Sipas kanunit Shqipėria u nda nė prefektura qė pėrfaqėsonin njėsinė mė tė lartė lokale dhe kėto nga ana e tyre nė nėnprefektura dhe krahina. Nga normat qė pėrmbante kanuni dilte se nė Shqipėri pushteti do tė pėrqėndrohej nė duart e Qeverisė sė Vlorės.
    Ligjet qė nxorri qeveria pėr organizimin e hallkave tė administratės lokale pėrbėnin njė hap tė rėndėsishėm mbasi ato ndryshonin nga administrata perandorake turke, pėr faktin se i dhanė shtetit shqiptar nė njė farė shkalle fizionominė e njė shteti modern nga forma dhe nga pėrmbajtja me njė administratė tė pėrqėndruar pėrparimtare.Tė tilla ligje qė dallonin nga legjislacioni i mėparshėm qenė p.sh. pėrjashtimi i ndėrhyrjes sė organeve shtetėrore nė punėt e drejtėsisė, apo ndarja nė njė farė mase e institucioneve shtetėrore nga ato fetare. Gjithashtu nxorrėn akte tė reja si nė mėnyrėn e ndarjes sė trashėgimisė etj.
    Pavarėsisht se ligji mbi ndarjen administrative territoriale nuk u zbatua plotėsisht, se Qeveria e Vlorės qėndroi nė fuqi vetėm dy muaj pas miratimit tė tij, ai pėrbėnte njė pėrpjekje serioze pėr tė ngritur njė administratė lokale tė mbėshtetur nė kritere relativisht demokratike pėrderisa parashikohej funksionimi i organeve tė zgjedhura sado me kompetenca tė kufizuara. Kėsaj pėrpiekje tė kryetarit dhe qeverisė sė tij pėr t’i dhėnė vendit struktura tė pėrshtatshme dhe moderne u duhen shtuar dhe masat e tjera si caktimi i gjuhės shqipe si gjuhė zyrtare, hapja e shkollave etj. Si pėrfundim mund tė themi se kontributi qė dha Ismail Qemali dhe qeveria nė miratimin e akteve tė rėndėsishme tė kanunit pėr organizimin e aparatit shtetėror qendror dhe organizimin e organeve tė administratės lokale ndihmuan nė plotėsimin e fizionomisė sė plotė tė shtetit shqiptar tė organizuar dhe tė pavaur si nė qendėr ashtu dhe nė bazė. Ai dhe qeveria e tij hodhėn baza tė reja tė administratės lokale nė vend.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 27-11-2007 mė 02:04
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,935
    Faleminderit
    23
    271 falenderime nė 201 postime
    Kjo ėshtė njė pjesė e Pemės Gjenealogjike sė Familjes Vlora

    Kjo ėshtė botuar e plotė nga Eqrem bej Vlora, nė "Kujtime, Vėllimi i dytė 1912-1925", faqe 319-326, Tiranė, 2001. E hartuar kryesisht mbi bazėn e kujtimeve, siē pėrmendet edhe nė punimin nė fjalė, sigurisht ajo paraqitet edhe me tė meta edhe pse jo aq tė rėndėsishme. Shumė fakte qė ai pėrmend nė komentet e shkurtra pėr anėtarėt e kėsaj familje, shpesh herė i kam dėgjuar edhe nga im atė, Ismail Vlora. Nė tregimet e tij mbi familjen zinin mė shumė vend ato pėr Ismail Qemalin, pėr djemtė e tij, etj., por edhe ngjarje tė tilla si vrasja e Ismail bej Vlorės mė 1829 dhe trimėria qė tregoi Gjonleka pėr t'i marrė hakun.

    Pra, duke qenė se pėr degėn e Ismail Qemalit, mendoj se tė dhėnat e mia janė mė tė sakta, bazuar nė tė gjitha rastet mbi bazėn e dokumenteve: certifikata personale, gazeta kohore, letėrkėmbime, punime tė autorėve tė ndryshėm, njėkohėsisht edhe mbi bazėn e njė Akti-trashėgimie, mendova qė kėtė degė ta paraqes mė vete, duke ndjekur po tė njėjtin stil qė ka pėrdorur edhe Eqrem beu pėr evidentimin e pinjojve tė kėsaj familje, duke shtuar kėtu edhe emrat e fėmijėve tė vajzave tė Ismail Qemalit (pėr tė dhėnė njė informacion mė tė gjerė), por pa u shėnuar njė numėr rendor, pėr faktin se ata nuk i pėrkasin nė vijė mashkullore kėsaj familje.

    1. Ismail Qemal bej Vlora.

    (Vlorė 24 janar 1844-Perugia(Itali) 24 janar 1919).

    Fėmijėt: Nga Nr.2 deri Nr.10.

    2. Mahmud bej Vlora, (1871-1920)

    Qė nė moshė tė re ishte nėpunės i lartė nė Ministrinė e Drejtėsisė turke. U internua disa herė pėr "veprimtari antishtetėrore". U lirua nga internimi pas fitores sė Revolucionit tė Xhonturqve. Mė pas u vendos nė Nicė tė Francės, ku u martua me shtetasen franceze Alice Escoffier, me tė cilėn pati tre fėmijė. Vdiq nė Vlorė mė 1920.

    Fėmijė:

    a-.Aleksandėr Galip Vlora,(1914-2001)

    Pas vdekjes sė tė atit u largua nga Shqipėria. Pasi pėrfundoi studimet nė Bari(Itali), u vendos pėrfundimisht nė kėtė qytet, ku punoi si profesor gjeografie nė Universitet. Martuar me shtetasen italiane Fattizza Vita Maria.

    Dy fėmijė:

    = Nedim Vlora, (1943)

    Profesor gjeografie nė Universitetin e Barit. Njė djalė: Aleksandėr Vlora, lindur nė Bari(Itali), mė 1967

    =Vitoria Vlora,

    b-Suzan Vlora,(1915-1988)

    c-Blanche Vlora,(1917)

    3. Tahir bej Vlora, (1875-1932)

    Kreu shkollėn e Marinės dhe ishte Anėtar i Kėshillit tė Shtetit nė Perandorinė Turke. Pas arratisjes sė Ismail Qemalit nga Turqia(1900), u internua nė Tripoli, deri nė fitoren e Xhonturqve. Mė 1919 u vendos pėrfundimisht nė Shqipėri. Vitet e fundit tė jetės, duke qenė kundėrshtar i Monarkisė zogiste, i kaloi nė Francė ku, mė 10.06.1932, u gjet i vrarė nė banesėn e tij. Shtypi shqiptar i asaj kohe, pa komente, ka shkruar se kishte vrarė veten. Eshtrat e tij ndodhen nė varrezat franceze "Thaise" ku, mė vonė, u varros edhe Ahmet Zogu.

    Nuk u martua. Pa fėmijė.

    4. Myvedet h. Vlora, (1873-1952) -vajzė

    U martua me kolonelin Vehap bej, djalė i ushtarakut tė njohur turk Serdar Ekrem Abdulkerim Nadir pasha, me tė cilin pati tre fėmijė:

    a-Mustafa Reshid. Ka vdekur para viteve 1940.

    b-Belkis. Martuar me ushtarakun Halit bej Zarshati, me tė cilin pati njė vajzė, Nermin V.Falaschi. Ka vdekur mė 1979, nė Bogota (Kolombi).

    c-Hatice Sara. Martuar me kap.Selahedin Blloshmi, i cili kishte mbaruar studimet nė Akademinė Ushtarake franceze tė Sent Sirit. Pas vdekjes sė tij u martua me njė oficer anglez, i cili ishte nė Shqipėri nė misionin anglo-amerikan, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Bashkė me tė u largua nė Angli, duke i shpėtuar kėshtu njė persekutimi politik, pasi pas largimit tė saj, Sigurimi i Shtetit Shqiptar e konsideroj si "agjente".

    Ka vdekur para viteve 1990, nė Londėr (Angli).

    5. Alije h. Vlora ,(xxxx-1954) -vajzė

    U martua me konsullin turk Mehmet Koxhameni, i biri i Subhi Pashait, ish-Ministėr i njohur i Financave nė Perandorinė Turke.

    Kishte tre vajza:

    a-Rana. Ka vdekur nė moshė tė re, para viteve 1930.

    b-Samije. Martuar, pėr herė tė parė me njė shtetas gjerman, me tė cilin pati dy fėmijė. Mė vonė u martua me gjeneral Mirdashin(austriak), pushkatuar me 17 intelektualėt e dėnuar nė Gjyqi Special(1945). Mė pas mundi tė largohej nė Gjermani, tek fėmijėt, ku vdiq rreth vitit 1984.

    c-Mihrie. Martuar me diplomatin e shquar Xhemal Frashėri, nga familja patriotike e vėllezėrve Frashėri, i cili u dėnua rėndė nga regjimi komunist, dėnim qė e vuajti nė burgun famėkeq tė Burrelit. Ka vdekur nė Tiranė, rreth vitit 1984.

    6. Ylvije h. Vlora
    , (xxxx-1934) -vajzė

    U martua me gjeneralin e shquar turk Ahmet Hamdi Zarshati, i cili kishte kryer Akademinė Ushtarake gjermane nė Potsdam. Kishte tre fėmijė:

    a-Sinan. Ka vdekur nė Tiranė, nė vitin 1965.

    b-Adnan. Ka vdekur nė Tiranė, nė vitin 1996.

    c-Suzana. Ka vdekur nė Tiranė, nė vitin 1981.

    7. Et'hem bej Vlora ,(1885-1937)

    Qė nga viti 1900 e shoqėroi tė atin kudo. Zhvilloi njė aktivitet tė gjerė si gjatė Shpalljes sė Pavarėsisė ashtu edhe mė pas. Sė bashku me tė vėllanė, Qazim, mori pjesė nė Delegacionin e kryesuar nga Ismail Qemali nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr, mė 1913. Mė 1919, pas vdekjes sė Ismail Qemalit, u zgjodh, midis emrave tė dėgjuar si Hasan Prishtina, Aqif Pashė Elbasani, Mithat Frashėri, Pandeli Cale, etj, pėrfaqėsues i shqiptarėve tė Amerikės, nė Konferencėn e Paqes, nė Paris, mė 1919. Vdiq mė 7 maj 1937, nė Tiranė. U martua me Ismte Ohri (Toptani), me tė cilėn nuk pati fėmijė.

    8. Xhevdet bej Vlora
    ,(1888-1910)

    Vdiq i ri, nga turbekulozi. Nuk u martua. Pa fėmijė.

    9. Qazim bej Vlora, (1893-1953)

    I qėndroi gjithmonė pranė tė atit. Gjatė viteve 1910-1912 zhvilloi njė aktivitet tė gjerė pėr furnizimin e kryengritėsve shqiptarė me armė. Mė 1913 shoqėroi tė atin nė Londėr, nė Konferencėn e Paqes. U martua me Behije Ohri. Pa fėmijė.

    10. Qamil bej Vlora
    , (1895-1950)

    Dy djem:

    a-Ismail Vlora, (1920-1990)

    Pesė fėmijė:.

    = Kleoniqi Vlora,

    Lindur nė Tiranė, mė 1959. Martuar me Bujar Jaupllari (Sevrani). Vendosur nė Firenze (Itali) prej 1990.

    = Ariana Vlora, Lindur nė Tiranė, mė 1961. Martuar me Valdet Shkurti. Jetojnė nė Tiranė (Shqipėri).

    = Qamil Vlora, Lindur nė Tiranė, mė 1964. Martuar me Ornela Pema, vajzė e Hasan Pemės. Larguar nga Shqipėria mė 1990. Jetojnė nė Barzano(LC), Itali. Dy djem:

    ...Igli Vlora, lindur nė Lecco (Itali), mė 22.11.1992.

    ...Braian Vlora, lindur nė Lecco (Itali), mė 8.04.1994.

    =Elvinda Vlora,

    Lindur nė Tiranė, mė 1965. Martuar me Henrik Krasenski. Larguar nga Shqipėria mė 1998. Jetojnė nė Modena (Itali).

    =Darling Vlora,(autori) Njė djalė: Iv (Ismail Vlora),lindur nė Tiranė mė 14.09.1997.

    .b-Xhevdet Vlora, (1922-1993)Dy fėmijė:

    = Ada Vlora, lindur nė Tiranė, mė 1965. Jeton nė Bologna (Itali).

    = Qemal Vlora, lindur nė Tiranė, mė 1966. Jeton nė Tiranė.


    Nipėrit e Ismail Bej Vlorės

    Ismail Vlora dhe Xhevdet Vlora, poliglotė qė punuan pėr bukėn e gojės


    Ismail Vlora lindi mė 26.07.1920, nė Vlorė. Mėsimet fillore i mori nė Tiranė, mė pas, pas largimit nė Francė, pėrfundoi ato tė mesme nė Paris. Pas kthimit nė Shqipėri pėrkrahu lėvizjet studentore kundėr pushtuesve italo-gjermanė, por shpejt u distancua pasi nuk u la tė vepronte nė zonėn e Vlorės. "Krerėt e lartė komunistė nuk pranuan qė Ismaili tė shkonte nė Vlorė, -kujton gruaja e tij, Esma Hurshiti, -duke parė popullaritetin e madh qė kishte familja e tij nė atė qytet, gjė e cila do linte nė hije parinė e komunistėve"(38). Mė pas largohet nė Vjenė (Austri), ku pėrfundon vitin e parė pėr mjekėsi. Pak para "ēlirimit" u kthye pėr t'u takuar me familjen dhe s'mundi tė largohej mė.

    Edhe pse kishte njė kulturė tė gjerė perėndimore dhe zotėronte mirė gjuhėt frėngjisht, serbo-kroatisht dhe italisht, ai u luftua familjarisht gjithė jetėn, duke punuar nėpėr punėt mė tė rėnda, pėr tė siguruar bukėn e gojės sė familjes. Tė pesė fėmijėve tė tij iu mbyllėn dyert e shkollave dhe, ndėrsa flitej e shkruhej pėr "Heroin e Popullit", qė pas 5-shekujsh robėrie Shpalli Pavarėsinė, familjes sė tij, atyre qė nė nderin e ēdo pushtetari, duhet tė pėrfaqėsonin Heroin e Pavarėsisė tė paktėn nė ceremonitė e 28 nėntorit nė Vlorė, "me vendim tė njė komisioni pėr kontrollin e regjistrave" iu mohohej edhe mbiemri duke iu ndryshuar nga "Vlora" nė "Ismaili". Ismail Vlora vdiq nė Tiranė, mė 29.12.1990. Sot fėmijėt e tij janė "emigrantė ekonomikė"(!) nėpėr Evropė.

    Xhevdet Vlora lindi mė 1922. Pėsoi fatin e tė vėllait. Nuk pranoi tė bashkėpunonte me regjimin komunist, duke i qėndruar presioneve tė shumta pėr t'u bėrė vegėl e tyre. Si kompensim punoi pėr vite tė tėra nė fshatrat e thella tė Konispolit, si arsimtar nė shkollėn fillore(!). Vitet e fundit, duke qenė njohės shumė i mirė i gjuhės franceze, mundi tė punojė si pėrkthyes nė Ndėrmarrjen e Tregtisė sė Jashtme. Vdiq nė Tiranė, mė 1993.


    Kush ėshtė autori

    Darling Ismail Vlora

    Lindur nė Tiranė mė 09.04.1967. Mbaroi studimet e mesme nė gjimnazin "Petro Nini Luarasi", tė kryeqytetit. Nė vitet 1990-91 mori pjesė aktive nė manifestimet e popullit tė Tiranės kundėr diktaturės komuniste. Nga viti 1992-98 punoi nė Drejtorinė e ish-tė Pėrndjekurve Politikė, pranė Ministrisė sė Punės dhe Emigracionit, si Shef i Sektorit tė Informatizimit tė tė dhėnave. Frekuentoi me korrespondencė, Fakultetin e Drejtėsisė. Larguar nga Shqipėria mė 1998, si emigrant ekonomik. Jeton nė Sirtori(LC), Itali, me tė shoqen Evis Golja dhe djalin Iv.


    Shekulli
    26 nėntor 2007



    Foto e vitit 1908 kur Ismail Qemal Vlora ishte nė Napoli.


    Nga e majta nė tė djathtė. Lartė: Ymer Radhima, Qazim Koculi, Xhafer Xhuveli, Sadik Shyti, Qazim Kokoshi, Ahmet Dyrmishi.

    Nė mes: Hamza Isai, Yzeir Muēo, Qamil Vlora (me bluzė tė bardhė), Tahir Vlora, Qazim Vlora, Mahmut Vlora, Nazif Hadėri.

    Ulur: Alem Tragjasi, Namik Delvina, Ismail Qemal Vlora, Et'hem Vlora.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,935
    Faleminderit
    23
    271 falenderime nė 201 postime
    Qamil Vlora, pėrndjekja pasi refuzoi ofertėn e Mehmet Shehut

    Pas arrestimit shtrohet nė Sanatorium dhe vdes nė mjerim nė moshėn 55-vjeēare

    Menjėherė pas "ēlirimit", pushtetarėt komunistė u pėrpoqėn tė gjenin mbėshtetjen e asaj pjese tė klasės intelektuale e cila nuk kishte bashkėpunuar (sipas tyre)me pushtuesit, kjo sepse ndihmonte nė forcimin e pozitave tė tyre, por edhe pse ata kishin nevojė pėr njerėzit e pėrgatitur tė kėsaj shtrese. Njėkohėsisht, nė rast se arrinin tė bėnin pėr vete njė pjesė tė tyre, indirekt pakėsonin kundėrshtarėt dhe krijonin opinionin tek populli se ata s'kishin asgjė kundėr intelektualėve dhe patriotėve, pėrkundrazi, por vetėm kundrejt individėve qė kishin bashkėpunuar me pushtuesit. Nė fakt historia vėrtetoi se ishin fare tė pakėt ata patriotė qė u gėnjyen prej tyre. Fatkeqėsisht edhe ata pėsuan persekutime tė egra gjatė periudhės diktatoriale, duke u dėnuar me akuza nga mė tė ndryshmet si "armiq tė popullit", duke u internuar, burgosur e ekzekutuar.

    Ndėr veprimet e para qė bėnė pushtetarėt e rinj ishte edhe "afrimi" i familjeve qė ndihmuan luftėn, por njėkohėsisht edhe i familjeve tė patriotėve tė periudhės sė pavarėsisė, periudhė e cila, nė atė kohė ishte e kaluar e afėrt. Familjes sė Ismail Qemalit iu lidh njė pension patriotik, edhe pse qesharak, dhe Qamil Vlora, njėri nga dy djemtė e Ismail Qemalit, mbetur akoma gjallė u thirr personalisht nga Mehmet Shehu pėr "tė biseduar dhe pėr tė shkėmbyer mendime lidhur me gjendjen e vendit". Im atė na tregonte se Mehmeti e kishte pritur me shumė respekt tė atin, Qamilin, dhe pasi kishin folur, duke shkėmbyer mendime mbi rrugėdaljet nga gjendja e vėshtirė e pas-luftės, i kishte ofruar edhe poste tė rėndėsishme, deri pėrfaqėsues tė shtetit tė ri nė ndonjė nga vendet e Evropės Lindore, por me disa "kushte". E para ishte qė tė prishej fejesa e djalit tė tij, Ismail, me vajzėn e Mehmet Hurshitit dhe mbesė e Javer Hurshitit, babė e birė, nė atė kohė tė arrestuar, nga ku i pari do dėnohej me 15 vjet burg, qė do i kalonte nė famėkeqin e Burrelit, ndėrsa i dyti do dėnohej me pushkatim nė Gjyqin Special, i cili u ndėrpreu jetėn 17 patriotėve shqiptarė, ndėr tė cilėt edhe Bahri Omari, i shoqi i motrės sė Enver Hoxhės. "Babai refuzoi me finesė, - tregonte im atė, -duke i kėrkuar tė mendohej, por ndėrsa largohej e kishte "kėshilluar" Mehmetin pėr tė mos vazhduar mė tej vėlla-vrasjet, pasi deri nė atė kohė ishte derdhur shumė gjak shqiptari". Ndoshta ky ishte i vetmi takim me Kryeministrin e ardhshėm shqiptar. Sigurisht ky takim "i dėshtuar" nuk do kalonte pa pasoja. Pak kohė mė pas, mė 10 dhjetor 1947, Qamil Vlora arrestohet nėn akuzėn: "armė mbajtje pa leje" dhe dėnohet me dy vjet heqje lirie. Vetėm 4 muaj pas arrestimit sėmuret rėndė nga turbekulozi (prill 1948) dhe pas dy vjet kurimi nė Aneksin e Sanatoriumit-Tiranė, vdes nė mjerim tė plotė. Vuajtjes sė sėmundjes i shtohej sė tepėrmi edhe ajo morale, kur shikonte familjen e tij tė denigrohej dhe tė luftohej nga regjimi komunist, duke vuajtur pėr bukėn e gojės. Nga Sanatoriumi, ku ndodhej i shtruar, ai pati njė korrespondencė tė rregullt me tė dy djemtė e tij qė, fatkeqėsisht, nuk iu ndodhėn pranė gjatė kohės sė sėmundjes: djali i madh, Ismaili, kryente shėrbimin ushtarak nė Korēė; ndėrsa i dyti, Xhevdeti, punonte si mėsues nė shkollė fillore, nė Konispol.

    Qamil Vlora vdiq mė 15 dhjetor 1950, nė moshėn fare tė re 55-vjeēare. Trupi i tij u shoqėrua pėr nė banesėn e fundit nga njė rreth fare i ngushtė familjar. Shumė nga miqtė dhe tė afėrmit e tij ishin burgosur, ekzekutuar apo arratisur, pėr t'i shpėtuar pėrndjekjes sė egėr komuniste. Lidhur me vdekjen e tij nėna ime, Esma Hurshiti, kujton: "Nė atė kohė qė vdiq Qamili burri im, Ismaili, sapo ishte liruar nga ushtria. Gjendja ekonomike e familjes sonė ishte keqėsuar mjaft pėr shkak se shteti na shihte si kundėrshtarė politikė tė tyre dhe na sulmonte nė mėnyra tė kamufluara me tė butė, pasi donte tė ruante edhe figurėn e Ismail Qemalit. Por, edhe pse mundohej qė ta ruante kėtė etiketė, qėndrimi i shtetit komunist ndaj familjes sonė dukej hapur. Kėshtu, nė varrimin e Qamilit, nuk pati guxim qė tė vinte asnjeri, dhe e kemi varrosur ne tė familjes, unė, burri im Ismaili dhe vėllai i tij Xhevdet, dhe nėna e tyre sė bashku me dy komshinj qė na ndihmuan."(37)

    Darling Ismail Vlora

    Shenim: Fotoja me poshte eshte e autorit, pasardhes i Ismail Bej Vlores.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,935
    Faleminderit
    23
    271 falenderime nė 201 postime
    Pinjollėt e pėrndjekur tė Ismail Qemalit

    Unė gjithashtu di

    Pak ditė para kremtimit tė 95-vjetorit tė ngritjes sė flamurit nė Vlorė, qė shėnoi edhe shpalljen e pavarėsisė, njėri prej pinjollėve tė familjes sė plakut tė urtė tė Vlorės, solli nė adresėn e "Kontakt", njė studim tė detajuar. Jo pėr kontributin e familjes Vlora, pėr tė cilin di i madh e i vogėl, por pėr anėn e errėt: si u pėrndoq kjo familje nga rregjimet e shekullit tė kaluar. Darling Vlora, ėshtė njėri prej tė afėrmve tė Ismail Qemalit, qė sjell pėr lexuesit e "Shekulli"-t, historitė tragjike qė pėrjetuan pasardhėsit e Ismail Bej Vlorės.

    Mė 28 nėntor, kėtė ditė tė shėnuar tė historisė sonė, kujtimi i mbarė shqiptarėve shkon nė atė ditė kur Ismail Qemali, rrethuar nga njė grup patriotėsh dhe mbėshtetur nga mbarė populli, sfiduan kohėn dhe armiqtė shekullorė tė vendit pėr tė Shpallur Pavarėsinė e Shqipėrisė, kombit mė tė lashtė tė Ballkanit. Janė tė paktė ata shqiptarė qė nuk njohin veprėn e madhe tė Ismail Qemalit por, fatkeqėsisht, janė fare tė paktė ata qė njohin vuajtjet qė kaloi familja e tij, djemtė dhe nipėrit, gjatė periudhės sė egėr komuniste. Ana tragjike e historisė sė njėrės prej familjeve shqiptare, qė luajti njė rol tė rėndėsishėm nė vendin tonė, nga gjiri i sė cilės dolėn personalitete tė shumtė qė i dhanė nder e lavdi kombit, qė nga Ghazi Sinan Pasha (The Great) e deri tek Heroi i Pavarėsisė, Ismail Qemal bej Vlora. Ėshtė njė histori e mohuar, e denigruar; njė luftė e egėr dhe e paturpshme klasore ndaj pinjollėve tė saj, ndaj djemve dhe nipėrve tė Atij qė, nga mbarė shqiptarėt, quhej Ati i Kombit.

    Qamil Ismail bej Vlora

    Qamil Vlora (1895-1950) ishte i vetmi, nga gjashtė djemtė e Ismail Qemalit, qė jetoi nė Shqipėri edhe gjatė periudhės komuniste. Ishte i vetmi nga djemtė e tij qė njėkohėsisht u pėrndoq nga Mbreti Zog, duke u detyruar tė emigronte pėr 8 vjet, dhe u dėnua nga regjimi komunist me burgim, pėr tė vetmin faj se donte tė jetonte i lirė, pa u pėrzier me vijėn politike komuniste. Sigurisht ai do kishte provuar tė njėjtin fat nga ēdo lloj regjimi diktatorial qė do ishte instaluar nė vendin tonė, pasi tė tillė regjime kanė nevojė pėr instrumente qė t'i pėrdorin nė dobi tė tyre, por qė Qamil Vlora, i brumosur me patriotizėm dhe atdhedashuri, nuk mund tė bėhej kurrsesi vegėl nė duart e njė qeverie apo individi tė veēantė, dhe historia e tij e hidhur vėrtetoi kėtė fakt.

    Mė 1900 Ismail Qemali u arratis nga Stambolli vetėm me tre nga gjashtė djemtė e tij. Qamili 5-vjeēar qėndroi pranė nėnės nė Turqi, sė bashku me dy vėllezėrit e mėdhenj, Mahmud dhe Tahir, tė cilėt, nė atė periudhė ishin nėpunės nė administratėn e Perandorisė, si edhe tre motrat e martuara, Mevedet, Alije, Ylvie. Fėmijėria nė kryeqytetin turk hodhi bazat e njė kulture tė gjerė qė ai pėrfitoi gjatė jetės sė tij. Gjatė atyre viteve frekuentoi tė famshmin "Robert Kolezh", njė shkollė prestigjioze franceze. Pėrgatitja kulturore e intelektualėve tė Perandorisė Osmane ishte vėrtetė e veēantė, nė krahasim me vendet e tjera, qofshin kėto edhe tė Evropės Perėndimore. Ata, pjesė pėrbėrėse tė pėrgatitjes sė tyre kishin gjuhėn arabishte dhe persishte, ndėrsa pėr tė njohur gjuhėt evropiane pėrdornin si bazė gjuhėn latine. Kėshtu, Qamil Vlora, nė vitet e fėmijėrisė qė kaloi nė kryeqytetin e Perandorisė, pėrveē kulturės sė pėrgjithshme, pati fatin tė njihte mirė disa gjuhė tė huaja. E ėma e tij, Kleoniqi, ishte me origjinė greke kėshtu, pėrveē gjuhės sė prindėrve: shqip dhe greqisht ai mėsoi fare mirė arabisht, persisht, latinisht dhe frėngjishten. Mė vonė, gjatė transferimeve tė shumta nėpėr kryeqytetet e Evropės do njihte edhe gjuhė tė tjera si gjermanisht, serbo-kroatisht, italisht, spanjisht etj.

    ***

    Edhe pas kthimit tė Ismail Qemalit nė Turqi, mė 1908, ai vazhdoi tė qėndrojė nė Stamboll. Mė pas, pas largimit pėrfundimtar tė familjes nga Turqia, nė nėntor 1912, frekuentoi qytetet mė tė zhvilluara tė Evropės, ku pėrfundoi edhe studimet. Vdekja e Ismail Qemalit, i cili ndodhej i ftuar nga qeveria italiane nė Perugia, e gjeti nė Barcelonė nga ku u largua menjėherė pėr tė shoqėruar trupin e tė atit, sė bashku me dy vėllezėrit e tjerė: Et'hem dhe Qazim, pėr nė Vlorė, nė shkurt 1919.

    Qėndroi nė Vlorė duke pėrkrahur lėvizjet patriotike tė atyre viteve, siē ishin edhe ato kundrejt pushtuesve italianė qė u kurorėzuan me tė famshmen Lufta e Vlorės. Po atė vit qė u kthye nė Shqipėri u martua me Ylvije Dyrmishin, vajzė e patriotit Ahmet aga Dyrmishi, pjesėmarrės nė Luftėn e Vlorės dhe njė nga trimat besnikė tė Ismail Qemalit, me tė cilėn pati dy djem: Ismail dhe Xhevdet.

    Nė ato vite tė para tė konsolidimit tė shtetit tė ri shqiptar Qamil Vlorėn e gjejmė tė emėruar nė funksionin e lartė tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme duke qenė njėkohėsisht edhe zėvendėsdrejtor administrativ dhe konsullor. Gjatė qėndrimit nė kėtė post u nderua nga Presidenti i Republikės Franceze, Gaston Doumergue, mė 13.11.1926, me urdhrin "Chavalier de la Legion d'Honneur" dhe, 2 vjet mė vonė, nė shkurt 1928, me propozim tė Ministrisė sė Jashtme u dekorua nga Presidenti i Republikės Shqiptare, Ahmet Zogu, "Kavalier i Urdhrit tė Skėnderbeut". Nė shkresėn pėrcjellėse tė kėsaj dekorate, e cila mban datėn 2 shkurt 1928, lexojmė: "Zotni Sekretar i I-ė, Tue kenė se Zotnija e Juej jeni shque pėr shėrbimin plot zell e vullndet tė mirė qė deri tash keni krye nė rastin e ceremonivet qė janė ba, kjo Ministri Ju patė propozue pranė Ekselencės sė Tij Kryetarit tė Republikės pėr akordimin e nji dekorateje. Ekselenca e Tij e pranojė ket propozimin t'onė, e kėtu tė bashkangjitun, po Ju sjellė dekretin bashkė me dekoratėn: Kavalier i Urdhnit tė Skėnderbeut, me lutje qė tė mė njoftoni marrjen e tyne. Pritni, Zotni Sekretar i I-ė, bashkė me pėrgėzimet edhe tė falat e mija tė posaēme Zav.Ministri i P.tė Jashtme(firma)".

    Megjithatė, pikėpamjet e tij, edhe pse ai nuk bėri pjesė asnjėherė nė ndonjė parti politike, ishin tė kundėrta me ato tė regjimit nė fuqi, pas krijimit tė Mbretėrisė Shqiptare. Edhe pse nuk u vėrtetua saktėsisht, ai u akuzua tė bėnte pjesė nė "Organizatėn e Fshehtė tė Vlorės", njė "komplot" i cili u "zbulua" nė gusht tė vitit 1932. Im atė, Ismaili, fliste shpesh pėr largimin e tyre nga Shqipėria, pikėrisht atė gusht tė vitit 1932: "Nė darkė erdhi tek ne xhaxha Qazimi dhe u mbyllėn me babanė nė dhomėn e tij. Diskutuan gjatė. Pas largimit tė xhaxhait babai na tha tė pėrgatiteshim, pasi do niseshim pėr disa ditė nė Vlorė. Tė nesėrmen u nisėm herėt nė mėngjes... Nė Vlorė morėm njė traget i cili, gjatė udhėtimit pėr nė Jugosllavi, do ndalonte edhe nė Durrės. Babai, edhe pse neve nuk na kishte thėnė gjė, dukej i shqetėsuar. Kur trageti ndaloi nė Durrės ai i vuri shpatullat derės sė kabinės duke mbajtur nė dorė njė revolver. Me sa morėm vesh mė vonė ai kishte frikė se mos Qeveria ishte vėnė nė dijeni tė largimit tė tij dhe nė Durrės mund ta arrestonin. Por pėr fatin tonė nuk ndodhi asnjė incident. Pas ndalimit tė shkurtėr nė Durrės vazhduam udhėtimin dhe ndaluam nė Jugosllavi, ku babai kėrkoi strehim tė pėrkohshėm, nga ku mė vonė, pas pranimit tė kėrkesės qė ai i drejtoi Qeverisė franceze, u larguam pėr Francė...". Qėndrimi i familjes Vlora nė Jugosllavi (Beograd) ishte vėrtet i shkurtėr. Pėr kėtė na ndihmon njė letėr qė mban firmėn e mikut tė tij francez, Justin Godart, i cili vetėm tre ditė pasi kishte marrė njoftim nga Qamili, i pėrgjigjet kėrkesės sė tij nė njė letėr, dėrguar nga Parisi mė 19 shtator 1932, ku lexojmė:

    "I dashur Zotėri,

    Mora letrėn Tuaj tė datės 16 tė kėtij muaji dhe po ndėrhyj menjėherė pranė z.Herriot pėr t'Ju akorduar autorizimin qė tė vini nė Francė.

    Pranoni, i dashur Zotėri, shprehjen e konsideratės sime mė tė lartė.

    Justin Godart

    Zotėrisė Kiamil VLORA

    Hotel Central

    Zemnun-Belgrade".


    Qėndrimi i tyre nė Paris vazhdoi deri nė vitin 1936. Nė kėtė periudhė Qeveria franceze filloi tė largojė njė pjesė tė mirė tė emigrantėve politikė shqiptarė tė atjeshėm. Me gjithė mbėshtetjen e J.Godart, i cili ndėrhyri pranė Ministrit tė Brendshėm, kėrkesat e tij tė shumta pėr tė qėndruar nė Francė nuk u aprovuan. Kėshtu, sė bashku me familjen, kthehet sėrish nė Jugosllavi, ku qėndruan deri nė fillim tė vitit 1940. Edhe gjatė kėsaj periudhe ai nuk i ndėrpreu kėrkesat e tij pėr t'u rikthyer nė Francė, mirėpo nė ato vite qeveria franceze ishte e zėnė me problemin e Luftės dhe fatkeqėsisht kėrkesat e tij mbetėn pa u aprovuar.

    Pushtimi i Shqipėrisė nga Italia, prill 1939, e gjeti nė Jugosllavi, shtet qė nuk i ofronte asnjė tė ardhme si atij, ashtu edhe familjes. Kėshtu, duke qenė se edhe akuza e tij si "komplotist" binte poshtė, pas largimit tė Mbretit nga Shqipėria, pas 8 vitesh emigrimi politik Qamil Vlora, familjarisht, kthehet sėrish nė Atdhe, duke punuar si kėshilltar shteti, pa u pėrzier nė asnjė parti politike tė kohės. Nė kėtė detyrė qėndroi deri nė nėntor 1944, vit kur vendi u ēlirua nga pushtuesit gjerman, duke u uzurpuar nga njė tjetėr "pushtues", ai komunist. Edhe pse ai ishte i qartė pėr rolin qė do luanin komunistėt nė vendin tonė, ndoshta se kish menduar kurrė shkallėn e terrorit qė ata do ushtronin pėr konsolidimin e pushtetit tė tyre diktatorial qė, pėr fatin e keq tė popullit tonė, do duronte pėr gati 50 vjet.

    Darling Vlora


    Shėnim: Ne foton me poshte do te shihni Ismail Bej Vloren me 6 djemte e tij, foto e vitit 1896
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  17. #17
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,693
    Faleminderit
    20
    203 falenderime nė 146 postime

    Si kercenonte me vdekje Sigurimi i Shtetit familjen e Ismail Qemalit

    Nedim Vlora: “Si me kercenonte me vdekje Nexhmija dhe Sigurimi i Shtetit ne vitet 90”

    Interviste me Prof. dr. Nedim Vlora, pasardhesi i familjes Vlora, sternip i Ismail Qemalit. Sternipi i Ismail Qemalit ne Itali: “Nermin Vlora mashtronte kur hiqej si bija e Ismail Qemalit”

    Doriana Metollari

    95 vite pavaresi dhe po kaq jane vitet qe familja Vlora po kalon jashte atdheut. Populli shqiptar asnjehere nuk e mori vesh per kalvarin e gjate te vuajtjeve qe kaluan bijte e nje prej figurave me te rendesishme te historise shqiptare, Ismail Qemalit. Te kercenuar nga regjimi i mbretit Zog dhe me pas nga ai komunist, ata nuk guxuan deri ne vitet '90 te vinin kembe ne token shqiptare. Ne prag te ēeljes se Shqiperise, prof. dr. Nedim Vlora, astronom, gjeograf, historian, pedagog ne Universitetin e Shkencave Politike te Barit dhe trashegimtari i drejtperdrejte i familjes Vlora, takohet me Ramiz Aline dhe Nexhmije Hoxhen. Kthehet ne Itali dhe merr kercenim me vdekje nga agjentet e Sigurimit nese ai do te vazhdonte aktivitetin e tij politik ne Shqiperi. Sot, me rastin e kesaj dite, ai flet ekskluzivisht ne Hermes News per: trazirat e '97-s, pse vendi po rrezikohej te shkonte ne prag te ndarjes, cilat ishin prapaskenat. Per Nermin Vloren: pse ajo grua nuk kishte te drejte te mbante kete mbiemer dhe te hiqej si trashegimtarja e vetme e familjes Vlora, kerkesen qe i beri qeverise shqiptare qe te merrte nje shtepi ne Vlore dhe aty te ēelte nje qender per kerkime historike dhe ambientale. Cilat jane lidhjet e tij me politiken dhe a mendon t’i dedikohet asaj?

    Ju jeni pasardhesi i Ismail Qemalit, nje person me rendesi ne historine shqiptare. Ēfare perfaqeson ne jeten tuaj ky njeri?

    Stergjyshi Ismail ka pasur nje peshe jo te vogel ne jeten time, veēanerisht nga vitet ’90 e ketej. Vepra e tij ka detyruar pasardhesit e tij te drejtperdrejte, babain tim, Ismail Qemal Galib Aleksander (trashegimtari i djalit te pare Mahmud Nedim), mua dhe djalin tim, Kemal Aleksander, te marrim pozicione politike kur refugjatet e pare mberriten ne Itali. Pozicioni yne ra ne kontrast me regjimin aq shume, sa ne ditet e para te gushtit ne 1990-s, ne Bari themelova Qeverine e Shqiperise se Lire, e cila ishte nje sinjal i forte per qeveritaret e asaj kohe dhe si fillim i ftova ata te modifikonin politiken ekonomike, por mbi te gjitha ate sociale. Pergjigjja qe me erdhi ishte nga agjentet e Sigurimit dhe keshtu pata kercenime te njepasnjeshme me vdekje (kuptohet ne rast se do te vazhdoja aktivitetin tim politik). Vitin tjeter shkova perseri ne Tirane, me ftesen qe me beri PDSH-ja (Partia Demokratike Shqiptare) dhe deklarova publikisht garancine e familjes Vlora ne politiken e asaj partie, e vetmja qe ishte kunder regjimit. Suksesi i atyre zgjedhjeve ne favor te PDSH-se me bindi se tashme forcat e brendshme ishin ne gjendje te vazhdonin rrugen drejt demokracise dhe duke mos pasur asnjehere ambicie politike, qendrova larg ēdo aktiviteti tjeter politik. Megjithate, Presidenti i Republikes Berisha me njohu kombesine shqiptare me ane te nje dekreti dhe me dha pasaporten.

    Cili ishte amaneti i stergjyshit tuaj, Ismail Qemali?

    Besoj se mesazhi me i rendesishem qe me ka lene Ismail Qemali ishte rendi publik dhe social. Ai ne fakt nuk ka kerkuar asnjehere pushtet ekonomik dhe ka qene gjithnje i vemendshem ndaj nevojave te popullit. Mos harroni se pak para se te vdiste u tha femijeve se nuk kishte pasuri per t’u lene trashegim, por ne kembim po u linte atyre nje atdhe. Per fat te keq nje mesazh i tille eshte keqinterpretuar nga shumekush dhe jo vetem shqiptare.

    Si e keni perjetuar zgjedhjen qe beri familja juaj per te emigruar jashte atdheut dhe sa ju peshon kjo? A keni menduar ndonjehere te ktheheni ne Shqiperi?

    Familja ime humbi shume shpejt kryetarin e familjes. Ne fakt Mahmudi vdiq me 1921-shin, i semure rende, pasi kishte kaluar tete vjet ne burgjet e sulltanit, sepse ishte indipendentist dhe u mbajt peng i sulltanit per shkak te politikes se Ismail beut. E veja, nje e re franceze me tre femije te vegjel, nje prej te cileve im ate, qe ishte femija i madh (atehere ishte 7 vjeē), u ndal ne Bari dhe nuk mundi te kthehej asnjehere ne Shqiperi, sepse kercenohej nga politika e mbretit Zog. Eshte e ēuditshme qe ne Shqiperi Zogu konsiderohet akoma nje mbret. Babai im studioi me pare dhe me pas filloi pune ne Itali, ku dhe u martua. Ai dhe e gjithe familja e tij (nena, motrat, gruaja, dhe bijte) u derguan ne kufi nga regjimi i Musolinit, me pare ne Torino ndersa me pas ne Sanremo. Sapo kishte rene regjimi i mbretit Zog, Shqiperia kaloi ne duart e nje regjimi tjeter dhe situata u qartesua vetem ne fillim te viteve ‘90. Ju them te drejten do te kthehesha me gjithe kenaqesi ne Shqiperi, por nga pronat e shumta qe pati Ismail beu atje nuk ka mbetur asgje. Keshtjella, 13 000 hektare toke, pallate ku tani ndodhet “Sheshi i Flamurit” shtepia qe strehon muzeun, asgje nuk eshte e dokumentuar sipas ligjeve aktuale mbi pronesine, edhe pse te gjithe, perfshi ketu dhe historianet, jane te vetedijshem se kujt i perkasin keto prona. Qe ne 2006-n i kam derguar dy letra kryeministrit, nje nepermjet postes, nje tjeter nepermjet ambasadorit, por duket se asnje prej tyre nuk ka mberritur ne destinacion. Ne keto letra kerkova qe ne kembim te te gjitha pronave te me jepnin nje shtepi te vogel ne Vlore, ku te jetoj dhe te ndertoj nje qender per kerkime historike dhe ambientale, meqe gjendja ime financiare nuk ma lejonte ta blija ne Shqiperi dhe hotelet kushtojne!

    Cilat jane marredheniet qe keni mbajtur me Shqiperine?

    Ne Shqiperi kam shume miq, me shume ne Vlore, por dhe disa politikane, te cilet qe nga kohet e para te ardhjes se demokracise e deri tani me kane mbetur miq. Jane njerezit te cilet duke ditur per prejardhjen time, shfaqen jashtezakonisht te afert me mua dhe me respektojne. Te tjeret sillen shume ftohte, atyre nuk u duhet shume historia, ndoshta sepse jane shume te dhene pas mbajtjes se pushtetit dhe jane vazhdimisht ne kerkim te menyrave se si te behen me te pasur. Kjo eshte e vertete qe nga fakti se une nuk kam marre asnjehere ftese neper prezantimet e festimeve qe behen me 28 Nentor. Disa duket se kane harruar se historia qe ēoi ne ate ngjarje eshte paguar shume shtrenjte nga ne dhe eshte akoma e kushtueshme per familjen Vlora. Flas per familjen e vertete Vlora, jo ato subjekte qe kane perfituar ne menyre abuzive me kete mbiemer.

    E keni fjalen per Nermin Vloren? Cilat kane qene marredheniet qe keni pasur me kete grua?

    Dhe me Nerminin raportet kane qene gjithnje formalisht te mira, ashtu siē u leverdis njerezve te afert. Ajo eshte stermbesa e Ismailit, pasardhese e se bijes Mevedet dhe nuk kishte asnje te drejte te mbante mbiemrin Vlora, duke qene se as e ema dhe as i ati jane Vlora. Megjithate, duke qene se eshte e aferme, ajo eshte trajtuar gjithnje si e tille. Por me ka dhene bezdi fakti se ajo hiqej si e bija e Ismailit (mos kishte lindur ne 1921-shin?!) apo se ishte e vetmja mbese e Ismail beut. E gjitha kjo eshte falsitet, sepse ka bere qe shqiptaret te besojne se ajo ishte e vetmja pasardhese e Ismailit. Ne ēdo rast ēeshtja konsiderohet tashme e mbyllur qe me vdekjen e saj.

    Si kane qene marredheniet tuaja me Sali Berishen?

    Qe nga viti '90 e me pas, lidhjet e mia me Berishen kane qene thjesht formale. Qyshkur ishte ne qeveri e majta, nuk kam pasur rastin ta takoj.

    Thate se moret kercenime me vdekje nga ana e regjimit komunist. Ka ndryshuar diēka me qeverisjen e Fatos Nanos?

    Edhe me Fatos Nanon kam pasur raporte te mira formale. Jemi takuar pak here dhe une e respektoja per postin e tij politik dhe ai per prejardhjen e familjes sime.

    Si e keni per jetuar ’97-n, periudhen e erret te piramidave? Ne mediat italiane flitej per ndarje te Shqiperise mes Veriut e Jugut, apo jo?

    Pergjegjesit e politikes shqiptare duhej ta kishin kuptuar me kohe, se “loja” e piramidave ishte e destinuar te deshtonte dhe nuk duhej ta kishin shtyre popullsine te investonte ne to dhe te rrenohej ekonomikisht. Sapo te shperthente kriza, disa (shtete te tjera dhe organizata kriminale) tentuan ta ndanin Shqiperine. Gazetat italiane, njohese te pakta te realitetit shqiptar, flisnin per lufte civile mes Jugut dhe Veriut, ēfare ishte absurde, duke shtyre vendin ne menyre inkoshiente drejt nje zgjidhjeje qe u duhej atyre qe permenda me lart. Dhe e gjitha kjo vetem sepse disa politikane mendonin qellimin e vetem per te mbajtur pushtetin e tyre, jo per te mbajtur unitetin e kombit e per te thyer ēdo tentative per shkeputje. Ata bene nje rol separatist duke derguar trupat drejt Jugut, por asnje shqiptar nuk ishte i gatshem te gjuante mbi vellezerit e tij. Nese kjo do te ndodhte, atehere per Shqiperine nuk do te flitej me si nje vend i pavarur dhe i lire.

    Ēfare mendimi keni per shoqerine shqiptare? Ēfare duhet ndryshuar, sipas jush, dhe ēfare duhet mbajtur?

    Shoqeria shqiptare nuk ka arritur akoma pjekurine e duhur te nje demokracie te plote, ndoshta per shkak te shembujve te keqij, qe me kohe u jane shfaqur njerezve. Kam vene re se shqiptaret kane nje deshire per te kerkuar te rene qe te ngjall angeshtim, ndersa une dua qe te ruhen kostumet, rrenjet e kultura. Jo gjithēka do ta modifikoja ne menyre radikale, marredheniet qe jane ndermjet burrit dhe gruas, ne avantazh te kesaj te fundit, e cila konsiderohet akoma si nje objekt pronesie nga ana e mashkullit dominues. Ne shoqerine tradicionale, megjithate, do te kerkoja ato vlera natyrore te lidhura me te drejtat universale te njohura, per nje zhvillim te kontrollueshem dhe ne respekt me ligjet (e vlefshme kjo per te gjithe) dhe per vlerat e njerezve. Shembujt megjithate duhet te nisin nga lart.

    Mendoni se bota politike shqiptare po punon si duhet per permiresimin e situates? Ēfare nuk po behet mjaft?

    Mendoj se disa prej eksponenteve te botes politike shqiptare jane te preokupuar te mbajne aleancen me disa vende te huaja “te forta”, mbi te gjitha me ato qe i mbrojne dhe i financojne. Vemendja sociale eshte pak, per te mos thene aspak. Te varfrit, femijet, te semuret, nuk kane perkujdesje nga askush, por shpresojme ne nje te ardhme te afert.

    Keni menduar ndonjehere se do t’i dedikoheni politikes ne Shqiperi?

    Jo, pas 1990-s kam nderhyre disa here ne disa intervista per gazetat italiane dhe vetem me ’97-n mbrojtja e pushtetit nga ana e dikujt me dha te kuptoj se loja qe po luhej ishte shume me e gjere, aq sa vendet e huaja dhe organizatat ilegale po tentonin te thyenin unitetin nacional, ne favor te tyre. Isha i shqetesuar mbi te gjitha per situaten e rende qe goditi pjesen me te madhe te popullates.

    Me se merreni aktualisht ne Itali?

    Ne Itali, per rreth 45 vite, kam dhene mesim ne shkolla dhe me pas ne universitet, Gjeografi te pergjithshme, ekonomike dhe politike, ndersa qe prej 20 vitesh merrem dhe me arkeo-astronomi, por pa lene asnjehere pas dore Gjeografine politike.
    Qe nga data nje nentor e ketij viti jam ne pension, por vazhdoj te jap mesim per kurse te lira.

    Cilat jane lidhjet qe mbani me komunitetin shqiptar ne Itali?

    Jam gjithnje ne dispozicion te tyre. Vitin e kaluar studentet shqiptare ne Bari me ftuan ne Festen e 28 Nentorit dhe une mora pjese me shume kenaqesi. Kur ndonje shqiptar me kerkon ndihme, perpiqem ta ndihmoj me sa mundem.

    Cilat jane projektet per te ardhmen?

    Shqiperia do te mbetet vendi i familjes sime dhe nese do te mund te kem nje seli ne Vlore, vendin e familjes sime, do te me pelqente t’i transferoja atje shume dokumente historike te familjes, per t’i vene ne dispozicion te shkollave dhe studiuesve, perndryshe gjithēka do te mbetet me mua ne Itali. E nderkohe, hera-heres do te shkoj te vizitoj miq te mi dhe te aferm. Politika nuk me intereson. Do te qendroj larg ēdo nderhyrjeje politike, edhe pse mendoj se politikanet shqiptare jane ne gjendje te qeverisin dhe nuk kane nevoje per ndihmen time apo nderhyrjen time.


    Autorja e intervistes eshte drejtuese e hermesnews.org dhe jeton ne Itali

  18. #18
    kuku Maska e brooklyn2007
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Postime
    3,531
    Faleminderit
    1
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Ismail Qemali, Tė fshehtat e udhėtimit Trieste-Durrės


    Darling Ismail Vlora

    Tė pėrshkruash peripecitė e udhėtimit tė Ismail Qemalit dhe grupit tė patriotėve, qė e shoqėruan nga Durrėsi pėr nė Vlorė, “bėhet njė roman mė vete”(1), shkruan Dhimitėr Zografi, njė nga delegatėt e Kuvendit Kombėtar tė Vlorės. Pothuajse tė gjithė ata qė morrėn pjesė nė kėtė ngjarje tė madhe tė historisė sė vendit tonė, qė nga vetė Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Lef Nosi, Mit’hat Frashėri, Rexhep Mitrovica, Mustafa Kruja, Qemal Elbasani, etj., etj, i hodhėn nė letėr kujtimet e tyre, duke na ndihmuar kėshtu tė ndėrtojmė itinerarin qė ndoqėn delegatėt, me nė krye Ismail Qemalin, nga Durrėsi pėr nė Vlorė. Mirėpo, pėrsa i pėrket udhėtimit tė Ismail Qemalit dhe 14 patriotėve, qė e shoqėruan nga Trieste (atėhere port i Perandorisė Austro-Hungareze) deri nė Durrės, ėshtė folur shumė pak apo mė saktė, ėshtė pėrmendur vetėm fakti se ai erdhi nė Durrės nga Trieste. Aty kėtu, nėpėr kujtime apo edhe studime tė mėvonshme, ėshtė pėrmendur se anija qė shoqėroi Ismail Qemalin nė Durrės ishte e shoqėrisė sė lundrimit tė Lloyd-it Austriak. Renzo Falaschi, nė punimin “Ismail Kemal Bey Vlora - Il Pensiero e l’opera attraverso i documenti italiani” (Roma 1985, f.29), shkruan se Ismail Qemali hypi nė anijen “Brünn”, e cila e shoqėroi nė Durrės, duke bėrė njė ndalesė jashtė programi. Kaliopi Naska shkruan se kjo anije quhej “Linx” (“Ismail Qemali nė lėvizjen kombėtare shqiptare”, Tiranė 1987, f.129). Eqrem bej Vlora shkruan se “mė 22 nėntor Ismail beu i hipi anijes sė Lojdit tė linjės ekspres Trieste-Aleksandri, por qė kishte marrė urdhėr tė ndalonte nė Durrės” (“Kujtime”, V.I, f.314); Hysni Daja shkruan se “Ismail Qemali sė bashku me Luigj Gurakuqin, Kristo Meksin, Dhimitėr Beratin etj., nėn influencėn e ministrit tė Jashtėm austro-hungarez hipėn nė vaporin “Bruck” dhe me anėn e njė barke zbarkuan nė Durrės” (“200 vjet me trungun e Myftar Sevranit”, Tiranė 2002, f.139); Safa Vlora shkruan se “Vjena i vuri Ismail beut nė dispozicion njė anije lufte pėr ta shpurė nė Shqipėri tė mos pengohet nga bllokada greke” (“Kujtimet e Ismail Qemal Vlorės”, pėrkthyer nga anglishtja prej Reshad Agajt, Toronto (CA) 1968, f.xv), etj.
    Por si qėndron e vėrteta e kėtij udhėtimi? Nė kėtė rast nė ndihmė na vjen shtypi europian i kohės, i cili ndiqte me shumė kujdes lėvizjet e Ismail Qemalit gjatė misionit tė tij nė mbrojtje tė ēėshtjes shqiptare. Duke ndjekur tė dhėnat qė na ofrojnė gazetat e njohura franceze “Le Temps”, “Le Figaro”, “La Croix” dhe “L’Ouest-Eclair”, mund tė ndėrtojmė ekzaktėsisht itinerarin qė ndoqi Ismail Qemali nga Triestja nė Durrės.

    Ndėrsa ndodhej nė Vjenė, siē shkruan edhe vetė, Ismail Qemali mori njė telegram nga njė mik prej Budapesti, i cili e ftonte tė shkonte “atje pėr t’u takuar me njė person me pozitė tė lartė”(2). Personi i parė qė Ismail Qemali takoi nė Budapest ishte Konti Andrassy, njė politikan hungarez me njė eksperiencė tė gjatė, djali i dytė i Kontit Andrassy (ish-Kryeministėr i Qeverisė Hungareze dhe ish-Ministėr i Jashtėm i Perandorisė). Konti Andrassy ishte caktuar me detyrė pėr tė zhvilluar takime diplomatike, qė kishin qėllim tė drejtėpėrdrejtė me luftėn qė po zhvillohej nė Ballkan. Nėpėrmjet Andrassy-it, Ismail Qemali, u takua me Kontin Hadik, Kryeministri i ardhshėm i Perandorisė, i cili e njoftoi se personi qė dėshironte tė takohej me Ismail Qemalin ishte pikėrisht Ministri i Jashtėm i Perandorisė, Konti Berchtold. Po atė mbrėmje, nė shtėpinė e Kontit Hadik, Ismail Qemali zhvilloi takimin mė tė rėndėsishėm nė prag tė pavarėsisė. Ky takim, sidomos gjatė atyre ditėve kur Ministri i Jashtėm austro-hungarez ishte i zhytur krejtėsisht nė aktivitetin e tij diplomatik, pėr shkak tė ndryshimit rrėnjėsor qė kishte marrė fati i luftės, tregon qartė, jo vetė interesin e qeverisė austro-hungareze ndaj ēėshtjes shqiptare, por edhe rėndėsinė qė kishte Ismail Qemali nė qarqet politike europiane e sidomos ato vieneze. Edhe pse nuk dihen hollėsitė e bisedės sė Ismail Qemalit me tre pėrfaqėsuesit e lartė austro-hungarez, por duke parė rrjedhėn e ngjarjeve, kuptohet se nė kėtė takim u morėn vendimet pėrfundimtare mbi tė ardhmen e Shqipėrisė. Duke qenė se Ismail Qemali nuk kishte “zyrtarisht” asnjė funksion qeveritar, njėkohėsisht pėr tė mėnjanuar ē’do dyshim lidhur me ndėrhyrjen e Austrisė nė konfliktin ballkanik, ky takim u zhvillua nė fshehtėsi tė plotė. Lidhur me suksesin e aksionit tė Ismail Qemalit nė Shqipėri, Berchtold nuk ishte shumė optimist, mirėpo Ismail Qemali i kėrkoi vetėm tė bėnte tė mundur udhėtimin e tij nė Shqipėri, pa arritur ushtria serbe, duke e siguruar se pėrsa i pėrkiste gjendjes sė brendėshme nė Shqipėri, lidhur me shpalljen e pavarėsisė, tė gjithė ishin tė bashkuar. Dhe ashtu ndodhi. Berchtoldi vuri nė dispozicion tė Ismail Qemalit dhe shokėve tė tij dy anije tė Lloyd-it Austriak: anijen “Brünn” dhe “Graf Wurmbrand”. “Brünn” do t’i shoqėronte nga Trieste nė Brindizi ndėrsa “Graf Wurmbrand” do t’i merrte nė det tė hapur pėr t’i shoqėruar nė Durrės. Pikėrisht, dhe nuk mund tė jetė njė rastėsi, menjėherė pas takimit me Berchtold-in, Ismail Qemali i dėrgoi tė birit, Et’hem bej Vlorės, dhe Komisionit pėrgatitor pėr Shpalljen e Pavarėsisė, nė Vlorė, telegramin e mėposhtėm:

    Budapest, 16 nėntor 1912

    Pėrpara sė premtes arrij nė Durrės. E mbledhura e pėrfaqėsuesve nė Durrės ose nė Vlorė ėshtė e domosdoshme. I thirrni tė gjithė. Gjersa tė vij unė mbani qetėsi e bashkim. Ēėshtja jonė politike u sigurua pėrfundimisht

    Ismail Qemal (3)

    Mė 18 nėntor 1912 Ismail Qemali u nis nga Budapesti dhe mėngjesin e 19 nėntorit arriti nė Trieste. Pas njė ndalese tė shkurtėr, nė “Excelsior Palace-Hotel”, nė orėn 14:00, shoqėruar nga 14 patriotė, midis tė cilėve: i biri i tij Qazim Vlora, Luigj Gurakuqi, Pandeli Cale, Dhimitėr Berati, Dhimitėr Mborja, Dhimitėr Zografi, Spiridon Ilo, etj, Ismail Qemali u nis nga Trieste pėr nė Durrės.

    Tė nesėrmen, gazeta “Il Piccolo” e Triestes, do publikonte njė intervistė tė shkrurtėr tė udhėheqėsit shqiptar. Pėrgjatė gjithė udhėtimit, nga Konstantinopoli nė Trieste, udhėtim qė zgjati mė pak se njė muaj, janė tė shumta intervistat qė Ismail Qemali lėshoi nė shtypin europian, duke kėrkuar qė tė sensibilizonte opinionin publik mbi tė drejtat legjitime tė popullit shqiptar, pėr tė jetuar i lirė pėrkrah popujve tė tjerė tė ballkanit. Nė kėtė intervistė tė shkurtėr dhėnė korrespondentit tė “Il Piccolo”, Ismail Qemali do deklaronte hapur atė ē’ka do ndodhte nė Shqipėri, menjėherė pas mbėrritjes sė tij: “Njė gjė fare e thjeshtė, por qė ne e dėshirojmė me gjith shpirt: Shpallja e Pavarėsisė sė Atdheut tonė”(4).

    Sapo linte Triesten, nė bordin e “Brünn”, u pėrhap fjala se midis pasagjerėve ndodhej “princi shqiptar” Ismail Qemali me shoqėruesit e tij (kjo ishte pėrshtypja qė kish lėnė Ismail Qemali tek pasagjerėt e anijes). “Nė fakt, -shkruante njė pasagjer i “Brünn”, -ne pamė se Ismail Qemal beu udhėtonte nė klasin e parė. Ai ėshtė njė burrė i moshuar. I rrethuar nga njė duzinė shoqėruesish, ai duket serioz dhe simpatik... Unė pata rastin tė bisedoj njė ēast me njė nga shoqėruesit e princit, njė burrė qė fliste shkėlqyeshėm greqisht dhe italisht, nga i cili mora vesh se misioni i tyre ishte qė t’i jepnin Shqipėrinė shqiptarėve”(5). Nė pėrputhje me programin, “Brünn” ndaloi nė portin e Brindizit, mė 20 nėndor. Rreth orės 10:00, tė po asaj mbrėmje, anija la portin italian. Nė det tė hapur atė e priste anija tjetėr e Lloyd-it austriak, “Wurmbrand”. Nga “Brünn”, Ismail Qemali dhe patriotėt qė e shoqėronin, nėn sytė kureshtarė tė pasagjerėve, shkuan nė anijen “Wurmbrand”, ku kaluan natėn dhe, tė nesėrmen nė mėngjes, 21 nėndor, zbritėn nė Durrės.

    Pėrveē njė kontrolli nga ana e dy anijeve greke, tė cilat mbanin tė bllokuar Vlorėn, zbritja nė qytetin e Durrėsit kaloi pa asnjė incident. Patriotėt durrsakė, tė lajmėruar qė mė parė, i kishin marrė tė gjitha masat e duhura pėr sigurimin e jetės sė Ismail Qemalit dhe shokėve qė e shoqėronin. Ishte vendosur qė Ismail Qemali, pėr sa kohė do qėndronte nė Durrės, do strehohej nė shtėpinė e Dom Nikollė Kaēorrit; pėr tė evituar ē’do tentativė helmimi tė mundshėm, nga forcat antikombėtare, ushqimi do pėrgatitej nė shtėpinė e patriotit Abaz Ēelkupa; Hamid Toptani, komandant i forcave rezerviste, nė bashkėpunim me komandantin e xhandarmėrisė, Hysen Kėrtusha, kishin marrė masat pėr tė qenė nė gadishmėri kundrejt ēdo tentative arrestimi ndaj Ismail Qemalit dhe shokėve tė tij; ishin caktuar personat qė do tė ndihmonin zbritjen e Ismail Qemalit nga anija nė breg, etj(6).

    Sapo u mor vesh arritja e Ismail Qemalit, paria e qytetit shkoi nė bord tė anijes pėr ta takuar, ndėrsa “Mytesarifi e priti atė nė molo, ku megjithėse ishte mėngjes, ishte mbledhur njė shumicė e madhe njerėzish dhe njė repart rezervistėsh qė qėndronte pėr nder”(7).... Mė pas ja lejmė vendin historisė qė njohim pėr tė vazhduar deri nė Vlorė.


    Referenca

    (1) Bardhosh Gaēe “Ata qė shpallėn Pavarėsinė Kombėtare”, Tiranė 1997, f.197;
    (2) “Kujtimet e Ismail Qemal Vlorės”, pėrkthyer nga anglishtja prej Reshad Agajt, Toronto (CA) 1968, f.261;

    (3) Et’hem bej Vlora, menjėherė pasi mori telegramin nga Ismail Qemali, nė marrėveshje me parinė e vendit, dėrgoi njė telegram qarkor nė tė Gjithė Shqipėrinė, qė delegatėt e zgjedhur tė dėrgoheshin pa humbur kohė pėr nė Vlorė. Krahinat e qytetet e Kosovės, Ismail Qemali i lajmėroi vetė, nga Trieste, dhe i ftoi tė dėrgonin pėrfaqėsuesit e tyre nė Kuvend.

    -Lef Nosi “Dokumenta Historike pėr t’i shėrbye historiės tonė kombėtare”, Elbasan 1924, Nr.1, f.5;

    -Skėnder Luarasi “Ismail Qemali - Jeta dhe vepra”, Tiranė 1962, f.71;

    -Teuta Hoxha “Ismail Qemali - Pėrmbledhje dokumentash”, Tiranė 1982, dok.186, f.220;

    -Renzo Falaschi “Ismail Kemal bey Vlora - Il pensiero e l’opera attraverso i documenti italiani”, Roma 1985, f.114;

    -Kaliopi Naska “Ismail Qemali nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare”, Tiranė 1987, f.128;

    -Bardhosh Gaēe «Lėvizja Kombėtare nė Vlorė, 1878-1912», Tiranė 1999, f.124;

    (4) Renzo Falaschi “Ismail Kemal...”, f.117;

    (5) “A Durazzo - l’arrivée de Ismail Kemal Bey”, “Le Figaro”, Paris, 29/11/1912, f.2;

    (6) Sali Hidri “Durrėsi... 1900-1939”, Tiranė 1997, f.124;

    (7) Bardhosh Gaēe “Lėvizja Kombėtare...”, Tiranė 1999, f.16;
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  19. #19
    kuku Maska e brooklyn2007
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Postime
    3,531
    Faleminderit
    1
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Kryengritja e 1912, Ismail Qemali i kėrkoi Greqisė ta ndihmonte me armė dhe para

    • Ledia DUSHKU (*)

    Fillim viti 1912 nuk afroi stabilitet nė jetėn e brendshme tė Perandorisė Osmane. Dy ishin zhvillimet mė tė rėndėsishme qė prekėn direkt stabilitetin e kėsaj Perandorie. Sė pari, shpėrndarja e parlamentit dhe vendimi pėr zhvillimin e zgjedhjeve nė Perandori. Sė dyti shpėrfillja e premtimeve tė dhėna nė verėn e vitit 1911 nga ana e xhonturqve i detyroi deputetėt shqiptarė, tė cilėt kishin pėrkrahur partinė opozitare nė Perandori, tė kėrkonin edhe njė herė nė dhjetor tė atij viti zbatimin e reformave politike, ekonomike e kulturore nė trevat shqiptare. Kjo kėrkese u pasua nga takimi i njė grupi personalitetesh politike shqiptare, nė mesin e janarit tė 1912, nė Stamboll. Pjesėmarrėsit e kėtij takimi theksuan se shqiptarėt, pėr tė siguruar tė drejtat kombėtare e politike, nuk kishin rrugė tjetėr pėrveē organizimit tė njė kryengritjeje tė pėrgjithshme.
    Tė dyja kėto zhvillime u hapėn rrugė kontakteve tė rretheve politike shqiptare me pėrfaqėsuesit e politikės ballkanike e nė kėtė kuadėr edhe me ata tė politikės greke. Ashtu sikurse kishte ndodhur edhe nė kryengritjet e tjera, Greqia ishte kontaktuar nga pėrfaqėsues tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare (LKSH), pėr tė luajtur njė rol tė tillė. Kontaktet bėheshin edhe mė tė domosdoshme po tė kihet parasysh fakti se propaganda e qarqeve greke dhe presioni nė popullsinė e krishterė jugore, kishte penguar pėrhapjen e kryengritjes sė vitit 1911 nė viset shqiptare tė jugut.
    Jemi tė prirur tė besojmė se edhe Greqia kishte arsye pėr t’iu pėrgjigjur pozitivisht ēdo sinjali pėr kontakte me shqiptarėt.
    Nė planin e luftės antiosmane, Greqia nuk e kishte anashkaluar asnjėherė faktorin shqiptar. Nė rast se lėvizja e shqiptarėve nuk mbetej e lokalizuar, por hapte siparin e njė lėvizjeje tė gjerė ballkanike pėr mė shumė tė drejta tė popullsive tė Perandorisė Osmane, Mbretėrisė Greke, i nevojitej forca e tyre, veēanėrisht e myslimanėve, tė cilėt shquheshin pėr karakterin e tyre luftarak dhe kurajoz krahasuar me popullsinė e krishterė.
    Kryengritja shqiptare qė duhej tė shpėrthente fillimisht nė vilajetin e Kosovės, sigurisht qė i krijonte vėshtirėsi qeverisjes xhonturke. E deklaruar zyrtarisht qė nė janar 1912, nė mbėshtetje tė opozitės nė Perandorinė Osmane, Greqia mund ta ndihmonte kryengritjen shqiptare, pėrfundimi me sukses i saj vinte nė pikėpyetje jetėgjatėsinė e qeverisė osmane. Nga ana tjetėr, vetė Porta, do tė angazhonte forca ushtarake pėr tė shtypur kryengritjen. Ky veprim pėrqendronte vėmendjen e saj nė veri, gjė qė do t’i jepte dorė Greqisė tė zbatonte mė me lehtėsi politikėn e helenizimit tė shqiptarėve ortodoksė nė vilajetin e Janinės.
    Gjendja e vėshtirė e krijuar nė Shqipėri, shtyu, autoritetet xhonturke qė nė fund tė shkurtit 1912, tė dėrgonin nė Shqipėri njė komision qeveritar tė kryesuar nga ministri i brendshėm, Haxhi Adil beu. Nė dobi tė bashkėjetesės e cila synonte ruajtjen e territoreve tė Perandorinė Osmane, Porta rrekej tė bėnte lėshime nė favor tė shqiptarėve. Dėrgimi i njė komisioni tė lartė nga ana e saj, do tė thoshte se xhonturqit, pavarėsisht nga fanatikėt e komitetit “Bashkim e Pėrparim”, kishin nisur ta kuptonin se politika e tyre nė kėto vilajete deri nė atė moment ishte e menduar keq. Ky hap i tyre duhet tė ketė shėrbyer si nxitje pėr Greqinė, e cila pėr tė joshur shqiptarėt, pėr tė qenė nė brendėsi tė lėvizjes sė tyre dhe kontakteve tė tyre me xhonturqit dhe mbi tė gjitha, pėr tė pengua pėrhapjen e lėvizjes nė jug, nuk humbiste asgjė nėse nė situatėn e dhėnė fjalė tregohej e hapur pėr kontakte me pėrfaqėsues tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare.
    Mesi i marsit tė vitit 1912 e gjeti Ismail Qemalin nė Greqi. I ngarkuar nga mbledhja e Stambollit pėr tė siguruar armė dhe mbėshtetje ndėrkombėtare pėr kryengritjen shqiptare, ai mbėrriti nė Korfuz, pas njė udhėtimi nė njė varg kryeqytetesh evropiane. Suksesi i tij nė kėtė tur evropian kishte qenė i pjesshėm, pasi si qeveria britanike ashtu edhe ajo austriake, nuk kishin marrė pėrsipėr tė pėrkrahnin njė kryengritje tė armatosur shqiptare. Ndėrsa qeveria italiane nė luftė me Perandorinė Osmane, kishte pranuar ta bėnte njė gjė tė tillė jo hapur, por nėpėrmjet krijimit tė njė Komiteti, i cili do tė mbėshteste kryengritjen duke dėrguar njė sasi tė paktė armėsh. Dėrgesa e tyre sigurisht nuk mund tė shikohej me sy tė mirė nga Greqia. Dėrgesa e armėve shtonte rivalitetin italo-grek pėr kėto vise, rivalitet i shprehur edhe pėrpara vitit 1912. Tė gjitha kėto tė marra sė bashku natyrisht mund tė vinin nė pikėpyetje tėrė punėn e kahershme bėrė nga Greqia pėr dominim nė viset jugore shqiptare nė pėrputhje me filozofinė e Megali Idesė.
    Nė kėto kushte Ismail Qemali pati njė takim nė Korfuz me kryeministrin dhe ministrin e luftės sė Greqisė, Venizellos dhe ministrin e punėve tė jashtme, Koromilas. Pritja qė i bėhej atij nga 2 personalitetet kryesore tė politikės dhe qeverisė greke, nuk ishte e rastėsishme. Ismail Qemali gėzonte reputacion tek popullsia myslimane edhe e krishtere nė territoret jugore shqiptare. Ai gjithashtu falė inteligjencės dhe aftėsive tė tij tė rralla diplomatike, kishte arritur njė pozitė tė rėndėsishme nė Perandorinė Osmane, duke qenė ndėr shqiptarėt mė tė shquar qė kishte shėrbyer nė administratėn e lartė tė saj. Kėto aftėsi kishin krijuar besimin tek popullata shqiptare se ai ishte njė faktor, tė cilin qeveria osmane duhet ta konsideronte seriozisht. I cilėsuar si antiosman por jo antiperandori, ai prej kohėsh kishte kundėrshtuar politikat centralizuese tė Portės duke acaruar marrėdhėniet e tij me tė. Si pjesė e grupimit tė deputetėve qė pėrfaqėsonin kombėsitė jo turke nė Perandori, I. Qemali ishte pėrndjekur nga autoritetet osmane. Pėr mė tej, qėndrimi i tij pritės e jo bashkėpunues me ta si dhe pėrfaqėsimi i ideve mėvetėsuese pėr shqiptarėt nė kornizėn e Perandorisė Osmane, i acaronte akoma mė shumė marrėdhėniet e tij mė Stambollin. Kjo kishte bėrė qė shqiptarėt dhe tė gjithė ata qė ishin tė pakėnaqur me gjendjen ekzistuese nė Perandori, tė kishin shpresa tek I. Qemali, duke e bėrė atė njė ndėr personalitetet mė tė pėrmendur nė vend. Nė kėtė kuadėr, Ismail Qemali nė vazhdimėsi ishte parė me interes tė veēantė nga rrethet e politikės greke. Interesimin e tyre e pėrforconin edhe ndjenjat e tij pro greke, tė cilat i gėzonte pėr hir tė shkollimit nė “Zosimea”, vlerėsimit qė kishte pėr kulturėn e Greqisė Klasike dhe lidhjeve familjare (gruaja e tij ishte me origjinė greke). Ai ishte pragmatist nė politike dhe kishte bindjen se shpėtimi i Shqipėrisė varej jo vetėm nga pėrpjekjet e luftėtarėve tė lirisė, por edhe nga zotėsia pėr tė shfrytėzuar diplomacinė. Mbėshteste idenė se vetėm me njė bashkėpunim shqiptaro-grek, lėvizja nė vilajetin e Janinės do tė mund tė kishte rezultate. Kėto bindje kishin sjellė kontakte tė herėpashershme midis tij dhe qeverive greke. Simpati pėr personalitetin e Ismail Qemalit kishte shprehur edhe mbreti i Greqisė, Gjergji I. Midis tyre kishte pasur shtrėngime duarsh dhe shprehje reciproke ndjenjash miqėsore si nė Greqi, ashtu edhe nė pritje tė organizuara nga mbreti Eduard i Anglisė.
    Ndihma qė Ismail Qemali u kėrkoi zyrtarėve tė lartė grekė, pėrfshinte armė dhe tė holla pėr Lėvizjen Kombėtare Shqiptare, ndihmė monetare pėr hapjen e shkollės normale tė Elbasanit, mbėshtetje pėr themelimin e njė qendre shqiptare nė Paris dhe pėr botimin atje tė njė gazete nė gjuhėn shqipe. Me pėrjashtim tė kėrkesės pėr armė dhe tė holla, kėrkesat e tjera lidheshin mė shumė me aspektin kulturor tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė tėrėsi dhe nuk kishin tė bėnin direkt me jugun e Shqipėrisė. Si tė tilla ato morėn mbėshtetjen e zyrtarėve grekė nė takim.
    Nė mbėshtetje tė saj, nė periudhėn prill-maj, Luigj Gurakuqi qėndroi nė Greqi pėr botimin e njė abetareje dhe librave tė tjerė shkollorė nė gjuhėn shqipe me shkronja latine, me shpenzimet e qeverisė greke. Kėrkesa pėr armė dhe tė holla u la pėr mė vonė. Kjo me sa duket, u bė pėr tė mos shprehur hapur kundėrshtimin ndaj saj nga ana e palės greke. Si armėt dhe tė hollat mund tė kontribuonin nė njė fuqizim tė lėvizjes sė shqiptarėve, rrjedhojė e sė cilės ishte pėrhapja e saj nga veriu nė jug. Njė pėrhapje e tillė binte ndesh me interesat greke nė kėtė trevė.

    Qeveria greke u mundua qė ta kanalizonte pėrpjekjen e Ismail Qemalit pėr tė siguruar armė dhe tė holla, brenda Komitetit Ballkanik tė Londrės. Nė fund tė marsit, nė viset veriore shqiptare u dėrguan nga KBL rreth 12000 pushkė tė markave bashkėkohore. Qėllimi kryesor i Komitetit ishte tė arrinte njė bashkėpunim tė tė gjithė vendeve ballkanike nė dobi tė njė marrėveshjeje tė pėrbashkėt pėr tė siguruar mė shumė tė drejta pėr popujt e rajonin qė vijonin tė ishin pjesė e Perandorisė Osmane.
    Jemi tė mendimit se, pėrveē faktit qė Greqia ishte shprehur nė mbėshtetje tė opozitės osmane, kishte edhe arsye tė tjera qė e bėnin atė tė ndėrmerrte njė hap tė tillė. Ajo donte ta kishte nėn kontroll lėvizjen shqiptare duke e inkuadruar atė brenda lėvizjes kombėtare tė gjithė popujve ballkanikė. Nga ana tjetėr, pretendonte se nėpėrmjet njė veprimi tė tillė eliminonte rolin e Italisė nė lėvizjen shqiptare, sepse veprimtaria e Komitetit tė lartpėrmendur ishte jashtė sferės italiane. Nė tė vėrtetė, Ismail Qemali shpresonte shumė tek Komiteti ndaj dhe vendosi tė takojė mė parė pėrfaqėsuesit e tij nė Londėr, duke lėnė pėr mė vonė pėrfaqėsuesin e Italisė nė Francė. Ky vendim e revoltoi kėtė tė fundit, i cili do tė deklaronte se “Italia nuk mund tė durojė mė gjatė qė tė ketė njė rival nė bregdetin shqiptar”.
    Edhe me shpėrthimin e kryengritjes, Ismail Qemali vazhdoi ta trajtonte Mbretėrinė Greke si njė aleate tė mundshme tė shqiptarėve. Ai vazhdoi tė shpresonte se ajo mund tė kontribuonte pėr pėrfshirjen nė kryengritje tė popullsisė sė krishterė tė vilajetit tė Janinės. Greqia nga ana e saj nė varėsi tė pėrhapjes dhe intensitetit tė kryengritjes, tentoi tė pėrshtaste qėndrimin ndaj saj dhe intensifikoi pėrpjekjet pėr tė kontaktuar me Ismail Qemalin. Gjithsesi, qėllimi ishte tė ndėrhyhej nė kohė pėr tė shtypur revoltėn e shqiptarėve, pėr tė mos lejuar pėrhapjen e saj nė jug, ose sė paku, pėr tė mos pėrfshirė nė tė, tė gjitha territoret e vilajetit tė Janinės.

    (*) Instituti i Historisė

    http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=26413
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  20. #20
    kuku Maska e brooklyn2007
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Postime
    3,531
    Faleminderit
    1
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    • Darling Ismail Vlora

    Shpėrthimi i Revolucionit xhon-turk (1908) e gjeti Ismail Qemalin nė Prais. Ishte ora 1 e natės sė 22 korrikut, kur i ngarkuari me punė i Turqisė, Muhedin beu, do t’i dorėzonte telegramin urgjent tė Sulltanit: “Nė se koha d’o ta lejonte do tė kisha dėrguar njeriun tim tė besuar, Iljaz beun, pėr tė biseduar me Ismail Qemal Beun mbi masat qė duhet tė merren nė kėtė kohė kritike. Shkoni pa humbur kohė tek Ai dhe lutju tė shkruaj ē’mendon dhe mė njofto menjėherė telegrafisht... I dorėzova pėrfaqėsuesit tė Sulltanit, shkruan Ismail Qemali, -pėrgjigjen qė kėshillonte Madhėrinė e Tij tė shpallte pa asnjė vonesė Kushtetutėn, si e vetmja rrugė e sigurtė pėr tė grumbulluar rreth fronit tė tij tė gjithė popujt e Perandorisė...”(1). Dy ditė mė vonė, mė 24 korrik 1908, Abdul Hamidi II, pasi kishte mbretėruar plot 32 vite nė mėnyrėn mė absolute, rishpalli Kushtetunėn dhe lejoi mbledhjen e Parlamentit.
    Kushtetuta e Perandorisė Osmane ishte hartuar mė 1876, nga reformatori i madh Mit’hat Pasha, me tė cilin Ismail Qemali kishte bashkėpunuar pėr njė kohė tė gjatė, dhe u shpall po atė vit. Njė nga idetė e Mit’hat Pashės, emėruar pėr tė dytėn herė Vezir i Madh, mė 1876, ishte krijimi i njė Vilajeti shqiptar ndaj dhe artikulli 108 i kėsaj Kushtetute pranonte qė “Administrata e krahinave do tė kishte si themel parimin e decentralizimit”(2). Fatkeqėsisht, pak muaj pas emėrimit, reformatori i madh turk u arrestua, u dėbua nga Turqia dhe, mė vonė u vra. Kushtetuta, e cila kishte pėr qėllim forcimin e Perandorisė, mbeti e pazbatuar deri mė 1908. Pėr idetė e tij liberale dhe bashkėpunimin me Mit’hat Pashėn, qė binin ndesh me regjimin absolutist tė Abdul Hamid-it IItė, Ismail Qemali vuajti 7 vite internim (1877-1884). Mė 1897 ai i paraqiti njė “Promemorie” Sulltanit, ku i sugjeronte qė tė ndėrmerte reforma tė menjėhershme pėr tė shpėtuar Perandorinė nga “fundi shumė tragjik”. Pėr tė vėnė nė jetė kėto reforma Ismail Qemali e kėshillonte Abdul Hamid-in qė tė vinte nė zbatim, pa asnjė vonesė, Kushtetutėn e vitit 1876(3). Duke u pėrpjekur pėr forcimin e Perandorisė, Ismail Qemali tėrthorazi mbronte edhe tėrėsinė territoriale tė atdheut tė tij. “Promemoria” iu dėrgua fshehtas shtypit europian, nga vetė Ismail Qemali, dhe u publikua e plotė nė “Le Temps”, tė Parisit, mė 8 prill 1897, ndėrsa “The Times” i Londrės, nė tė njėjtėn ditė, publikoi njė pėrmbledhje tė gjatė tė saj(4). Idetė liberale dhe kėmbėngulja e vazhdueshme pėr zbatimin e reformave qė do ndihmonin nė pėrparimin e Perandorisė Osmane, mbėshtetur nė njė politikė tė hapur me vendet e zhvilluara europiane dhe sidomos me Anglinė, tė cilėn ai e shihte si njė fuqi qė kėrkonte ta ndihmonte miqėsisht Perandorinė, nė periudhėn e vėshtirė qė po kalonte, solli si pasojė acarimin e marrėdhėnieve tė tij me sulltan Abdul Hamid-in, i cili gjatė gjithė jetės e ēmoi por edhe ia pati frikėn burrit tė ardhshėm tė shtetit shqiptar. Nė prill tė vitit 1900 Sulltani e emėroi Guvernator tė Pėrgjithshėm nė Tripoli. Duke dyshuar nė njė internim ose eleminim tė mundshėm, gjė qė kishte ndodhur me shumė elementė pėrparimtarė nė Perandori, dhe sidomos me Mit’hat Pashėn, Ismail Qemali kėrkoi strehim politik nė njė luftanije angleze. Mė 1 maj 1900, sė bashku me tre nga djemtė e tij: Et’hem bej, Xhevdet bej dhe Qazim bej, nė bordin e anijes egjyptiane “Salamander”, Ismail Qemali u arratis nga Turqia dhe, deri mė 1908, jetoi nė qytete tė ndryshme tė Europės si Bruksel, Romė, Paris, Londėr, Athinė, etj., ku zhvilloi njė aktivitet tė dendur nė mbrojtje tė ēėshtjes shqiptare.
    Menjėherė pas fitores sė revolucionit xhon-turk dhe shpalljes sė Hyrjetit (Lirisė) populli i Vlorės ngriti njė Komision pėr tė ftuar Ismail Qemalin nė Atdhe dhe pėr ta zgjedhur pėrfaqėsues nė Parlamentin turk. Pritja qė i bėri populli, mė 18 shtator 1908, ditėn qė Ismail Qemali erdhi nė Vlorė, pas 8 vjet emigrimi politik, mori pamjen e njė manifestimi patriotik madhėshtor. Njė panoramė tė qartė tė kėsaj dite na jep konsulli austro-hungarez, Kraus, i cili, nė njė relacion qė i dėrgonte Ministrit tė Jashtėm nė Vjenė, ndėr tė tjera i shkruante:
    “Vlorė, mė 20.09.1908,
    ...Ismail Qemal beu arriti kėtu me vaporin e Lloyd-it tė vijės dalmatino-shqiptare, i shoqėruar prej njė delegacioni tė pritjes prej 39 vetėve, tė cilėt prej Vlore i kishin dalė pėrpara pėr ta pritur nė Korfuz. Nė Skelė ishte mbledhur njė mori njerėzish prej shumė mijėra vetėsh tė ardhur prej qyteteve dhe prej fshatėrave pėrqark. Moloja ishte e stolisur me shumė flamurė. Mastet dhe shtyllat ishin tė dekoruara me pėlhura me bojrat kombėtare kuq e zi. Nė vendin ku moloja bashkohet me tokė, dhe nė hyrjen e qytetit ngriheshin flamurė dhe nė tė dy anėt ishin vendosur tabella me anė tė praruara, tė cilat tė kompozuara nė gjuhėn turqishte dhe nė gjuhėn shqipe pėrmbanin pėrshėndetjen e mirėseardhjes pėr Ismail Qemalin si yll i Shqipėrisė, dhe shkrime tė tjera patriotike. Padishahu nuk kujtohesh me asnjė shkronjė. Kur vapori i Lloyd-it hyri nė liman, vapori i shoqėrisė akcionare tė lundrimit “Hamburg”, qė ndodhesh nė liman, zbrazi tri tė shtėna pėrshėndetje, mė vonė u zbrazėn nė qytet gjithashtu tri salutime, dhe kambana e kishės ortodokse...
    Pėr festimin e ditės tė gjithė dyqanet mbetėn tė mbyllur. Ismail Qemali u muarr nga vapori prej pjesėtarėve tė familjes Vlora qė jetojnė kėtu, Surja beu dhe Xhemil beu. Kur tė pėrmendurit hipėn nė urėn e Skelės, Kryetari i Bashkisė Abas efendi Mezini, mbajti njė fjalim nė gjuhėn turqishte, me tė cilin ai i bėri pėrshėndetjen, dhe nė emėr tė qytetit i uroj pėrzemėrsisht mirėseardhjen, lavdėroi patriotizmin fisnik tė tij, e siguroi atė pėr respektin, dashurinė dhe mirėnjohjen e bashkėatdhetarėve tė tij dhe e pėrfundoi me njė urra pėr personin e nderuar.
    Pastaj mjeku Koleka dhe mėsuesi nė shkollėn greke Minga mbajtėn fjalime patriotike nė gjuhėn shqipe. Mė nė fund djali i vogėl i njė banorit tė krishter recitoi njė vjershė tė rastit nė gjuhėn shqipe dhe i dorėzoi Ismail Qemali beut njė tufė me lule, tė cilin ai e puthi nė ballė.
    Si pėrgjigje tė tė gjithė kėtyre fjalimeve tė drejtuara atij, Ismail Qemal beu gjeti vetėm fjalėt: “Rroftė lirija! Rroftė vėllazėrimi! Rroftė bota!” dhe pastaj i hipi njė karroce qė ishte mbuluar me njė mbulesė tė mėndafshtė tė kuqe. Sapo ai, fill i vetėm, kishte zenė vend nė tė, turma e entusiazmuar, hoqi kuajt dhe e ēoi karrocėn nė triumf gjatė gjithė rrugės, prej afro 2km deri nė qytet...
    Pėr t’u theksuar do tė ishte gjithashtu, se duke udhėtuar prej Skelės nė qytet, u mbante nė mes pėrpara njė flamur shqiptar me zhgabėn dykrenore qė mbante nė krahėror njė kryq dhe gjysėm hėnėz...”(5).

    Pasi fitoi nė zgjedhjet, si deputet i sanxhakut tė Beratit, nė nėndor 1908, 8 vjet pasi ishte larguar nga kryeqyteti i Perandorisė, Ismail Qemali u kthye sėrish nė Stamboll. Edhe kėtu, pritja qė i bėri kolonia e shqiptarėve dhe miqtė e tij ishte madhėshtore. Patrioti dhe poeti vlonjat Ali Asllani, i pranishėm nė kėtė pritje, ka shkruan nė shėnimet e tij se “Ditėn qė po kthehej Ismail Qemali nga mėrgimi nė Stamboll (pas hyrietit), tė gjithė pjestarėt e familjes sė tij bashkė me djalin e tij mė tė vogėl, Qamilin, tė cilin e kishte lėnė 4-vjeē para se tė arratisej, u nisėn me araba pėr nė molo. Gruaja e tij me lot gėzimi nė sy po priste ēastin qė tė pėrqafonte burrin e saj dhe t’i hidhte nė krahė tė tij djalin mė tė vogėl qė po priste me padurim tė pushtonte babėn e tij qė po kthehej nga mėrgimi. Nga shkaku i grumbullimit tė mijėra e mijėra shqiptarėve qė kishin pllakosur gjithė skelėn e Kara Köy-t, arabaja qė mbante familjen e Ismail Qemalit nuk mund tė pėrparonte dhe mbeti e bllokuar midis kallaballėkut. Me t’u afruar vapori rumun skelės, u duk plaku me mjekėr tė bardhė nė guvertė tė vaporit. Shqiptarėt e muarėn Ismail Qemalin krah mė krah dhe e ēuan nė klubin e shqiptarėve prej ku vetėm pas njė jave mundi tė vinte pranė familjes sė vet”(6).
    Njė foto e pritjes qė populli i Vlorės i bėri Ismail Qemalit, mė 18 shtator 1908, me diēiturėn “Carroza d’Ismail V.Kemal Bey tirata dal popolo di Valona” (Karroca e Ismail V.Qemal Beut tėrhequr nga populli i Vlorės) qarkulloi edhe si kartolinė postale dhe, sigurisht, ėshtė kartolina e parė me njė foto tė Ismail Qemalit.

    Referenca
    (1) “Ismail Kemal Vlora – Memorie”, Roma 1992, f.263. (pėrktheu nga anglishtja: Nermin Vlora Falaschi).
    (2) Koli Xoxi “Ismail Qemali”, Tiranė 1983, f.63.
    (3) Teuta Hoxha “Ismail Qemali - Pėrmbledhje dokumentash”, Tiranė 1982, dok.1, f.13.
    (4) “Les Cahiers de la Turquie: Rapport adressé ą S.M.I. le sultan par Ismail Kemal bey, ancien gouverneur général de Tripoli, daté du 12/24 Février 1312/1897”, “Le Temps”, Paris 8 Prill 1897.
    Pėr shkak tė reagimit tė fortė qė shkaktoi publikimi i “Promemories”, policia turke, pėr tė bllokuar pėrhapjen nė Turqi, bleu tė gjitha kopjet e gazetės “Le Temps”, qė ishin nė qarkullim. Megjithatė, pjesa mė e madhe e tirazhit, u shit nėn dorė pėr 5 franga kopja (njė kopje kushtonte vetėm 15-20 cent). [“Le Temps”, Paris, 21 prill 1897, faqe 2]
    (5) Bardhosh Gaēe “Lėvizja kombėtare nė Vlorė, 1872-1912”, Tiranė 1999, dok.25, f.75.
    (6) Bardhosh Gaēe “Ali Asllani nė kujtimet dhe studimet letrare”, Tiranė 1997, f.9.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Festimi i 94 vjetorit tė pavarsisė
    Nga Fiori nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-12-2006, 15:25
  3. Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 13:14
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 11:27
  5. Udhetimi i panjohur i flamurit
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-02-2004, 05:02

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •