Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Liria e shtypit shqiptar

    Ne te gjithė botėn gazetarė, redaktorė dhe botues vriten, sulmohen, arrestohen ose kėrcėnohen. Raportet e tyre censurohen, gjobiten, pezullohen ose mbyllen. Dita Ndėrkombėtare e Shtypit ekziston pikėrisht pėr kėtė qėllim, pėr tė nderuar sakrificat qė ata bėjnė pėr lirinė e shtypit, pėr t’u bėrė presion qeverive qė u mohojnė qytetarėve tė tyre tė drejtat bazė. Kjo ditė ėshtė njė rast i mirė pėr tė reflektuar, pėr t’i hedhur njė vėshtrim gjendjes sė shtypit nė Shqipėri.


    Intervistė me kryetarin e Shoqatės sė Gazetarėve Profesionistė dhe Drejtorin e Revistės “Klan”, Armand Shkullaku

    Mė mirė njė teprim me lirinė se teprim me diktaturėn

    Zėri i Amerikės: Zoti Shkullaku, megjithė pėrparimet e bėra nė Shqipėri drejt lirisė sė tė shprehurit qė pas pėrmbysjes sė diktaturės, cilat janė problemet kryesore me tė cilat ndesheni ju sot nė botimin e organit qė ju drejtoni?

    Armand Shkullaku: Ashtu siē thatė edhe ju, ka patur njė progres tė ndjeshėm dhe tė ndikueshėm nė lirinė e shtypit nė Shqipėri, jo vetėm nga periudha e komunizmit, por edhe krahasuar kjo me vitet ’91-’92 e mė tutje, periudha kur sapo u krjijua shtypi i lirė pas 50 vitesh diktaturė, por megjithatė, nė kėtė pėrkujtimore, nė kėtė ditė tė lirisė sė shtypit nė botė, na vjen keq tė themi se pėrsėri shtypi shqiptar, mediat, kanė probleme me lirinė e tyre. Meqėnėse ju mė pyesni konkretisht pėr revistėn Klan, unė do tė thosha qė problemi i pėrditshėm qė ne ndjejmė ose mungesa e lirisė qė ne ndjejmė, ėshtė njė presion i vazhdueshėm ekonomik qė vihet re sė fundi, si njė nga metodat mė efikase qė po pėrdor qeveria ndaj mediave dhe shtypit tė lirė. Kjo vihet re veēanėrisht nė mėnyrėn se si po shpėrndahet reklama shtetėrore, nė mėnyrėn se si ushtrohet presion mbi firmat private qė detyrimisht kanė marrėdhėnie tė drejtpėrdrejta me shtetin dhe varen prej tij, po vihen re gjithashtu disa konotrolle financiare qė u ushtruan mbi disa media, pėrfshi edhe revistėn qė drejtoj, tė cilat kuptohet qė nuk kishin aspak qėllim transparencėn e financave tė kėtyre gazetave, por ishin thjesht njė mjet presioni ndaj disa mediave, ndaj disa gazetave, pra ndaj shtypit tė lirė i cili nuk ishte nė unison, nė sinkron, me politikėn e qeverisė.



    Zėri i Amerikės: Zoti Shkullaku, nė Shqipėri sipas njė vlerėsimi, botohen rreth 200 organe, njė numėr tejet i madh pėr njė vend tė vogėl. Megjithatė, sipas analistėve tė huaj qė ndjekin zhvillimet e shtypit nė Shqipėri, nuk ka njė organ tė vetėm, tė cilit mund t’i besosh pėr ngjarjet kryesore. Shpesh nėpėr gazeta gazeta, edhe ne ato, le t’i quajmė mė serioze, ka spekullime, burime tė dyshimta informaconi ose njėanshmėri informimi. Tregues i kėsaj ėshtė edhe tirazhi i vogėl, qoftė edhe i gazetės mė tė shitur nė Shqipėri. Sė pari, a jeni dakord me kėtė vlerėsim qė i ėshtė bėrė shtypit shqiptar dhe si mund tė kalohet nė fazė tjetėr, nė atė tė njė shtypi objektiv e tė saktė?



    Armand Shkullaku: Ėshtė e vėrtetė, jo pėr tė justifikuar punėn e gazetarėve, por ėshtė e vėrtetė se ka njė nivel profesional qė lė pėr tė dėshiruar. Ėshtė e vėrtetė gjithashtu, qė kemi edhe njė rėnie tė besueshmėrisė sė lexuesit tek gazetat, qė ėshtė pėrkthyer edhe me tirazhin e tyre tė ulėt. Kjo vjen mendoj, ėshtė njė haraē qė shtypi shqiptar paguan pėr njė periudhė diēka mė pėrpara se 2-3 vjetėsh, kur shtypi abuzoi disi me lirinė e tij dhe sot kėto janė pasojat e tij. Por nga ana tjetėr, do tė thosha se ekzistenca e 200 titujve, pra njė numri i madh, ashtu siē tha dhe zoti Baze, nuk shpjegohet nga lulėzimi si tė thuash i njė shoqėrie ku shtypi ka njė akses tė madh, ku njerėzit lexojnė etj. etj., por ėshtė thjesht njė tendencė e kohėve tė fundit, qė vihet re theksueshėm nė Shqipėri, e disa botuesve, e disa pronarėve apo bosėve tė industrive tė tjera, qė nuk kanė tė bėjnė me shtypin, tė cilėt por nxjerrin pėrditė e mė shumė tituj gazetash, duke parė qė nė Shqipėri kjo gjė funksionon si ndėrmjetėsim midis medias dhe qeverisė pėr tė patur pėrfitime tė tjera ekonomike indirekte. Ky ėshtė njė nga momentet qė po e dėmton rėndė shtypin shqiptar, sepse po krijon tek lexuesit gjithnjė e mė shumė bindjen se shtypi nuk qenka njė mjet informimi, por njė mjet pėrfitimi nė duart e atyre qė kanė mundėsitė ta kenė.



    Zėri i Amerikės: Zoti Shkullaku, a paraqet problem pėr Shqipėrinė, abuzimi me lirinė e shtypit? A ekziston njė koncept i drejtė pėr kėtė liri, pra a ruhet balanca midis tė drejtės pėr tė botuar dhe pėrgjegjėsisė qė ato qė dalin nga shtypi tė jenė tė verteta?



    Armand Shkullaku: Unė mendoj se Shqipėria aktualisht ka mė tepėr nevojė pėr liri shtypi se sa pėr kontrollin e saj. Pse e them kėtė? E them sepse vazhdimisht ne kemi ndeshur problemin, gazetarėt nė Shqipėri, problemi mė i madh i tyre ėshtė pėrballja me shtetin, pra tentativat e vazhdueshme tė qeverive qė kanė shoqėruar tranzicionin shqiptar pėr tė pasur nė kontroll shtypin. Kemi dalė nga njė periudhė 50 vjeēare ku mungesa e lirisė ka qenė si tė thuash dėmi mė i madh qė i ėshtė bėrė mendimit tė lirė nė Shqipėri dhe nė periudhėn e hapjes sė Shqipėrisė nuk kanė rreshtur tentativat e qeverisė, tė politikanėve pėr ta deformuar pėrsėri kėtė liri shtypi. Prandaj unė mendoj qė nė kėtė fazė ėshtė mė e rėndėsishme lira e shtypit se sa censurimi i tij, ose vėnia brenda kufijve, qofshin kėta edhe tė parametrave normalė. E them kėtė, sepse siē tha dhe zoti Baze, kohėt e fundit po krijohet njė klimė, ose si tė thuash njė atmosferė tepėr e rėndė pėr gazetarėt shqiptarė, ku cilido zyrtar, cilido politikan, pavarėsisht se ėshtė njė personalitet publik, dhe fakti qė ėshtė i tillė nėnkupton qė ai do tė jetė edhe nė shėnjestėr tė gazetave, merr si tė thuash guximin, madje kjo ėshtė shndėrruar nė modė, tė hedhė nė gjyq cilindo gazetar, cilėndo gazetė, pėr ēfarėdo artikulli qė botohet dhe me lehtėsinė mė tė madhe gjykatat kanė marrė vendime shpesh nė dėm tė gazetarėve dhe kjo pėrveē njė-mijė-e-njė problemeve qė ka shtypi shqiptar, shton edhe njė herė tjetėr njė lloj auto-censure tek vetė gazetarėt, gjė e cila mendoj ėshtė mjaft e dėmshme po t’i shtosh edhe auto-censurėn qė ekziston tek pronarėt apo botuesit e mediave, tė cilėt tentojnė vazhdimisht tė kenė marrėdhėnie tė mira me qeverinė. E them kėtė pasi nuk mendoj se problemi sot pėr sot me shtypin shqiptar qenka liria e shtypit, qenka vendosja e kėtyre “tė drejtave” qė duhet tė respektojnė gazetarėt, ndėrkohė qė drejtėsia shqiptare ka qindra e qindra probleme tė tjera, tė cilat me tė drejtė tha zoti Baze, janė korrupsioni, krimi i organizuar, etj., ku nuk kemi deri mė sot asnjė proces ku tė jetė dėnuar njė person qė manifeston tė tilla shfaqje.


    --------------------------------------------------------------------------------



    Intervistė e botuesit dhe kryeredaktorit tė gazetės “TemA”, Mero Baze, dhėnė radios Zėri i Amerikės


    Politika ėshtė djepi dhe varri i shtypit tė lirė nė Shqipėri

    Zėri i Amerikės: Zoti Baze, njė nga kritikat e pėrsėritura qė i bėhen shtypit shqiptar, ėshtė se ai shfrytėzohet gjerėsisht pėr qėllime politike. Ēfarė e bėn tė vėshtirė shkėputjen e shtypit nga ky ndikim politik, ėshtė ana ekonomike, siē tha kolegu Shkullaku, pra qė organet e shtypit nuk arrijnė tė sigurojnė tė ardhura tė mjaftueshme pėr tė qenė tė pavarura, apo ka tė bėjė kėtu edhe tradita, mbeturinat kulturore tė kontrollit total tė shtypit nga komunistėt pėr 50 vjet?



    Mero Baze: Mendoj se fakti qė shtypi shqiptar nė pėrgjithėsi ėshtė i kontrolluar nga politika ėshtė njė histori sintezė e zhvillimit 12 vjeēar tė shtypit tė lirė nė Shqipėri. Ėshtė e vėrtetė qė ishte politika ajo qė shpėrtheu kufijtė e robėrisė sė shtypit nė vitet ’90 dhe krijoi shtypin e lirė nė Shqipėri, pra ishte politika ajo qė u bė djepi i shtypit tė lirė dhe nėse vazhdon kėshtu, ajo do tė jetė edhe varri i shtypit tė lirė. Arsyeja pėrse shtypi shqiptar ėshtė kaq i lidhur me politikėn, nė radhė tė parė veē arsyes sė lindjes qė unė e theksova, ėshtė edhe arsyeja se politika ėshtė tregu kryesor i shtypit nė Shqipėri. Ngjarjet politike, zhvillimet politike kanė qenė tregu kryesor i gazetave. Shtypi nė njėfarė mėnyre, qė tė ndahet nga politika, duhet tė mohojė tregun qė e ka lindur. Por kjo ėshtė njė utopi nė kėto momente. Mendoj se ėshtė mė mirė tė mendojmė se si ta pakėsojmė ndikimin e politikės me shtypin dhe jo si ta ndajmė shtypin nga politika, se kjo do tė jetė njė gjė krejt artificiale dhe pa vlerė nė momentin qė theksojmė. Unė nuk mendoj se liria e shtypit nė Shqipėri ėshtė e kėrcėnuar nga papėrgjegjėsia e gazetarėve, siē pėrpiqet tė theksohet, apo nga fakti se gazetarėt janė mercenarė vullnetarė tė politikės, por nga fakti se politika ka mbetur njė hap mbrapa zhvillimit tė shoqėrisė, nivelit mesatar tė lexuesit dhe pėrpiqet ta pėrdorė shtypin si njė produkt tė prodhuar prej saj. Pra, nė njėfarė mėnyre, ajo qė ėshtė problem nė Shqipėri, ėshtė se shtypi nuk ėshtė konkurent, nuk ėshtė kėmbė, nuk ėshtė nė treg, nuk ėshtė nė opinion si njė mjet qė prodhohet nga tregu dhe nga konkurenca e lirė, por si njė mjet i prodhuar me njė metodė gati piramidale prej politikės, pėr kėtė arsye ai nuk ėshtė konkurent, ėshtė njė shtyp i prodhuar, ėshtė njė treg informal, njėsoj si piramidat financiare apo si ēdo gjė tjetėr qė ekziston nė shoqėritė e pastabilizuara.



    Zėri i Amerikės: Zoti Baze, le tė kthehemi tek njė problem konkret qė ka tė bėjė me ju. Kohėt e fundit ju humbėt njė gjyq lidhur me njė njoftim tė gazetės tuaj, ndėrkohė qė pritet hapja e njė procesi tjetėr ndaj njė artikulli po tė gazetės tuaj. Gazeta juaj ėshtė e djathtė dhe ėshtė cilėsuar si e afėrt me opozitėn. Ēfarė vendi zė objektiviteti nė punėn tuaj? A mund t’i bėheni fre ju asaj trysnie politike qė pėrmendėt pak mė parė?



    Mero Baze: Pyetja juaj ka disa shpjegime qė kanė nevojė po ashtu pėr verifikime, por problemi i parė nga ēėshtja e gjyqeve, mendoj se ēėshtja e gjyqeve ndaj gazetės TemA ėshtė njė prirje politike, e cila nuk vjen nga brendėsia e artikujve. Gazeta TemA ka patur edhe artikuj shumė herė mė tė ashpėr pėr zyrtarėt shqiptarė, por ėshtė njė pėrpjekje pėr paracensurim tė gazetės pėr shkak se tė gjitha paditė qė po ngrihen ndaj artikujve tė gazetės kanė si kėrkesė bashkangjitur qė kjo gazetė tė mos i pėrmendė mė kėta politikanė apo tė mos merret mė jetėn e tyre apo me aferat e tyre. Lidhur me pozicionin qė ka gazeta nė treg, ėshtė e vėrtetė se gazeta TemA nuk ėshtė njė gazetė proqeveritare, por ajo nuk e vendos veten askund tjetėr nė spektrin politik. Ajo ėshtė njė gazetė e pavarur, njė gazetė qė nė njėfarė mėnyre, varet vetėm nga unė. Kjo mund tė jetė e keqja apo e mira e kėsaj gazete. Problemi i proceseve gjyqėsore ėshtė njė problem qė lidhet me faktin se gazeta nuk bėn kompromis dhe nuk ka bėrė, gjė qė e ka treguar qysh nė numrin e parė qė ka dalė, ka patur oferta pėr kompromis me shtetin, nuk ka bėrė kompromis dhe pėr kėtė arsye, pėrveē mungesės sė reklamave, pėrveē rrethimit financiar, ajo tani ėshtė duke vuajtur njė kalvar gjyqesh tė pakuptimta, absurde. Unė aktualisht jam marrė si i pandehur nga prokuroria, jam nė njėfarė mėnyre nė njė gjendje arresti tė lirė, gjykata nga ana tjetėr, ka vendosur gjoba drakoniane pėr artikuj qė nuk prekin aspak personalitetin e politikanėve, pėrkundrazi, politikanėt janė tė paaftė tė dėshmojnė pafajėsinė e tyre pėr problemet e ngritura nga gazeta dhe kėrkojnė qė gazeta tė kthehet nė njė organ prokurorie, tė verifikojė akuzat e tyre. Nėse ne do tė ishim pjesė e shtetit nuk do tė kishim nevojė tė bėnim gazeta, do tė ishim bėrė prokurorė dhe do e kishim zgjidhur problemin me korrupsionin dhe problemet e tjera me kriminalitetin nė Shqipėri. Nė kėtė aspekt, dua tė them se moda ndaj gjyqeve civile nė Shqipėri ėshtė njė periudhė qė e kanė kaluar edhe vende tė tjera nė tranzicion, kur qeveritė me probleme tė korrupsionit, siē ėshtė qeveria shqiptare, janė pėrpjekur tė censurojnė shtypin. Ėshtė absurde qė nė njė vend ku tė gjitha raportet ndėrkombėtare e rendisin Shqipėrinė nė vend tė parė ose nė vend tė dytė pėr korrupsion tė zyrtarėve tė lartė, kur Parlamenti Shqiptar adapton njė rezolutė tė Parlamentit Evropian dhe thotė se pranojmė qė kemi njė nivel tė lartė korrupsioni nė zyrtarėt e lartė, 2-3 gazeta ose gazetarė qė e ngrenė zėrin pėr kėtė punė, dėnohen. Kjo nė njėfarė mėnyre, ilustron mė sė miri hipokrizinė e politikės ndaj rekomandimeve tė Perėndimit dhe pėrpjekjen e saj tė vazhdueshme pėr tė korruptuar ēdo gjė, deri tek ato pak zėra qė ngrihen nė mėnyrė tė sinqertė, ndoshta jo nė mėnyrė plotėsisht tė verifikueshme pėr faktet qė kanė, se nuk kanė gjithēka nė dorė, informacioni ėshtė i mbyllur dhe ėshtė njė rrethim informativ nga tė gjitha anėt. Gazetarėt e opozitės ose gazetarėt qė nuk cilėsohen si pjesė e politikės ose propagandės qeveritare, nuk pranohen as tė konfirmojnė tė dhėnat nė mėnyrė zyrtare. E gjithė kjo klimė ka krijuar njė pėrplasje tė drejtpėrdrejtė tė shtypit dhe sot kemi tė paktėn 2-3 gazeta ose gazetarė qė kanė probleme tė tilla me shtypin, qė nėse do tė zbatonim rekomandimet e gjykatave ose prokurorisė, ata duhej tė mbyllnin gazetat ose tė ndėrronin profesionin.


    ----
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 07-05-2003 mė 06:28

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •