Close

Rezultati i Sondazhit: ABORTI : MĖSHIRĖ APO VRASJE ?

Votues
28. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Meshire

    7 25.00%
  • Vrasje

    6 21.43%
  • Asnjera

    15 53.57%
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 100
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Aborti, Kush ka te drejten e jetes ???

    Nuk dua te bej shpikje e racionalizime, por kur behet fjale per abortin, behet fjale per ndalimin e jetes ne embrion, vdekjen, dhe jo per jeten, e aq me teper te drejten e jetes.

    Kur behet fjale per te zgjedhur midis jetes apo vdekjes te nenes prej femijes qe mban ne bark, ahere edhe ketu behet zgjedhja e zgjidhja ne emer te jetes, dileme morale e forte edhe kjo, e cila ka per favor nenen.

    Abortimi eshte vrasje, ndonese pa kallash; eshte ekzekutim i nje denimi me vdekje pa e pyetur, nxjerre ne gjyq viktimen e mjere; eshte amoral.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Aborti mjekėsor
    Ėshtė i ngjashėm me njė dėshtim spontan. Metoda mund tė pėrdoret deri nė javėn e nėntė tė barrės dhe rekomandohet veēanėrisht nė gratė qė kanė fėmijė. Metoda u pėrdor pėr herė tė parė nė vitin 1992 dhe qė atėherė ka fituar mjaft popullaritet. Nė 1998 pothuajse njė e treta e aborteve kryer me kėtė metodė.
    Aborti mjekėsor fillion kur gruaja gėlltit tableta abortifikuese gjatė njė vizite tek mjeku. Pasi ka marrė tabletat mund tė kthehet nė shtėpi. Pas dy ditėsh gruaja duhet tė vijė pėrsėri nė spital pėr tė marrė ilaēe tė cilat do tė shkaktojnė kontraktimin e uterit ( mitrės). Ndonjėherė gruaja ka dhimbje tė ngjashme me ato tė ciklit dhe pėr kėto i jepet ilaē (e) kundėr dhimbjes me kėrkesėn e saj. Pas pak orėsh ajo do tė paraqesė gjekrrjedhje tė shoqėruar me nxjerrjen jashtė tė membranave mukoze tė fetusit. Gruaja duhet tė rrijė nė spital edhe 4-6 orė nėn vėzhgim.



    Aborti kirurgjikal
    Kjo metodė pėrdoret deri nė javėt 12-13 tė shtatzanisė. Pėr gratė (vajzat) qė s’kanė patur fėmijė kėrkohet trajtim paraprak me tė ashtuquajtarin zgjerues Laminaria i cili vendoset nė kanalin e qafės sė uterit. Gjatė njė periudhe prej 4 orėsh, zgjeruesi rritet ngadalė nė volum duke zgjeruar kėshtu kanalin e qafės sė mitrės.
    Para abortit gruas (vajzės) i bėhet njė injeksion me qetėsues. Proēedura mė e pėrdorur ėshtė pastrimi (kyretazhi) me anė tė thithjes gjithashtu e njohur me emria heqja menstruale. Ajo kryhet zakonisht nėn anestezi lokale ose tė pėrgjithshme kėshtu qė nuk ka dhimbje. Aborti kryhet nga njė gjinekolog dhe kėrkon afėrsisht 10 minuta kohė. Pas abortit gruaja duhet tė rrijė nė spital dhe disa orė tė tjera. Rrallė duhet qė tė qėndrojė nė spital dhe gjatė natės, zakonisht gruaja (vajza) kthehet nė shtėpi po atė ditė.Gruaja (vajza) mund tė ketė gjakrrjedhje pėr rreth 10 ditė pas abortit kirugjikal. Hemoragjia ėshtė zakonisht mė pak se gjatė njė cikli normal.



    Aborti i vonuar
    Pasi njė grua (vajzė) ka kaluar javėn e trembėdhjetė tė shtatzanisė metodat e thjeshta qė ishin tė vlefshme nė abortin e hershėm nuk mund tė pėrdoren mė. Aborti i vonuar pėrmbledh 3 faza:
    1. Njė fazė pėrgatitore qė ka tė bėjė me zbutjen e kanalit tė qafės sė uterit.
    2. Stimulimi i kontraktimit tė uterit me metoda tė ndyshme si: injeksion direkt nė uter nėpėrmjet shtresave tė barkut ose nėpėrmjet kanalit tė qafės sė uterit. Ilaēet mund tė jepen dhe nė venė ose direkt tableta tė vendosura nė qafėn e uterit. Kur uteri fillon tė kontrakohet rregullisht fetusi del jashtė. Kėto kontrakime mund tė shoqėrohen me dhimbje tė medha tė cilat mund tė shkaktojnė tė vjella. Pėr tė lehtėsuar dhimbjet. Shumė lloje ilaēesh kundėr dhimbjes mund tė pėrdoren.
    3. Faza e tretė ka tė bėjė me heqjen e placentės. Shpesh placenta del bashkė me fetusin. Nėse ka gjakrrjedhje tė madhe ose pjesė tė placentės mbeten nė uter njė kyretazh (pastrim) ėshtė i domosdoshėm. Ai zhvillohet nėn anestzi tė pėrgjithshme ose lokale pa asnjė dhimbje.
    Pėr tė parandaluar rrjedhjen e qumėshtit gruaja ka nevojė pėr trajtim mjekėsor. Pas abortit njė vizitė tjetėr planifikohet me mjekun ose maminė pėr tė parė nėse gjithēka shkon normalisht. Zakonisht nuk duhet pushim mjekėsor pas abortit. Megjithatė, gruaja ėshtė e kėshilluar tė mos bėjė punė tė vėshtira dhe tė lodhshme nė periudhėn menjėherė pas abortit.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Estellės

    Moj Estella, si ti marrim kėto infarmata qė i solle, kujdes se ēfarė porosie po u jep! Me fjalė tė tjera, jepe njė mendim tė shkurtėr personal, sepse kėshtu po del se me tė gjitha ēka shkruan pajtohesh dhe ua porosit tė tjerėve (tekstet qė i ke sjell nuk janė informata tė plota - ėshtė vetėm njėra anė e medaljes).

    Mirė mbetsh!
    IHS

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    I dashur Shpresmir

    I kam ftuar te gjithe jo vetem te shkruajne cka mendojne por gjithashtu te sjellin edhe fakte dhe informacion te ndryshem per ceshtjen. Une kam sjelle njeren ane, dikush tjeter mund te sjelli anen tjeter.

    Nje gje kam vene re, shumica e doktoreve, psikologeve, e shume ekspertave te tjere jane pro abortit. Sigurisht ka disa limite por mbizoteron por-aborti.

    Nuk kam shtyre dhe nuk dua te shty apo te imponoj mendimet e mia tek asnje. perkundrazi une thjesht kam sjelle informata qe njerzit te shohin te dyja anet e cdo situate.


    Mos u merzisni nga informatat qe kam sjelle une ketu. N.q.s ju keni informacion per anen tjeter te kesaj teme silleni ketu. Sa me shume informacion aq me mire.

    Shpresmir kam respekt per ty i dashur.

  5. #45
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Nuk jam me mendimin qe nena ka te drejte te beje cfar te doje me femijen qe ka ne bark. Une i referohem gjithnje thenieve te mencura te gjyshes time "nuk mundesh me mbyt te madhin dhe mbyt te voglin", ku i "madhi" konsiderohet femija i lindur. Ne rastet e shtatzanise me probleme mendoj se duhet nderprere shtatzania.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Po babai i femijes a munded qe edhe ai te shfaqi mendimin e vet Mina? Apo pune e madhe, sna bie ndermend ne per te atin, ai le te mendoje c'fare te doje.
    Po sikur babai te mos e donte femijen dhe nena ta donte dhe kur femija te lindte nena ti kerkonte ndihme babait te femijes per ta rritur apo edhe ndihme financiare? Perdersia babai i ka dale borxhit atehere ate person atehere shteti dhe ligji nuk duhet ta detyroje qe ai te paguaje per rritjen e kesoj femije. Si mendoni ne raste te tilla?

  7. #47
    Rrofte Shqiperia! Maska e E1m9m8m2A
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    45
    Nuk e di se si do te veproj anese do te gjendesha perpara nje gjendje te tille ...
    Nuk jam kundr abortit por ama vete nuk do te doj akurre te isha ne nje situate sepse do te thote te shkaterrosh jeten pergjithmone ...
    Por fakti eshte se ka disa situata qe nuk mund ti shmangesh .... Si duhet te vepronte nje 15 - vjecare e mbetur shtatzene nga nje perdhunin .... nuk mund ti thuash ta mbaje femijen ... sepse eshte femi per vete ... Nuk e di po mus me duket jashtezakonisht e veshtire te flas me me siguri per kete teme pasi nuk do doja kurre te arrija aty ku nuk dua ...

    Keshtu per te evituar keto situata o njerez te mire PERDORNI PREZERVATIVIN ...
    Do as you wuold be done by!

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    Tjeter eshte ceshtja nese femija do te kete kushte te mira/mjaftueshme per t'u rritur dhe tjeter eshte ceshtja nese aborti eshte i pranueshem ose jo.

    Perdhunimi, shtatezania e vajzave minorene nuk jane arsye per te bere abortin te pranueshem, pasi nga do qe te rrotullohet diskutimi aborti eshte vrasje e femijes. Te abortosh per shkak te ketyre arsyeve eshte t'i pergjigjesh krimit me nje krim akoma edhe me te madh.

    As nena dhe as babai nuk kane te drejte t'ia marrin jeten femijes se tyre, qofte ky femije ende i palindur.

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    prezervativi nuk eshte gjithe i sigurt apo e vetmja rrugezgjidhje.
    Berat po te ishte vajza jote ajo e perdhunuara apo motra jote apo edhe ti vete si femer c'fare do te beje?

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    ===
    Berat po te ishte vajza jote ajo e perdhunuara apo motra jote apo edhe ti vete si femer c'fare do te beje?
    ===

    Une nuk kam moter, jam mashkull dhe tani per tani nuk jam i martuar dhe nuk kam femije. Megjithate, ne pergjigje te pyetjes tende, do te beja gjithcka qe femija te mos abortohej.

  11. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    "Nje krim i pergjithesuar shume shpejt kthehet ne nje te drejte".

    --- Lebon
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  12. #52
    MeLoDi e EmBeL Maska e Sweet Brunettee
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Ju es ej
    Postime
    52

    Pro-Abortit ( ne disa raste)

    Gjykimet dhe mendimet ne lidhje me abortin jane te ndryshme,, por do te thoja qe perderisa ne shume vende te botes eshte legalizuar dihet qe arsyet dhe faktoret kane qene teper ndikues.
    Ndonese jam "pro zgjedhjes" jam pak konservative ne lidhje me kete zgjedhje. Sic thashe me perpara ka rendesi qe mundesia per te deshtuar te jete opsion kur 1) rrezikon shendetin e nenes, 2) mund te shpetoje jeten e femijeve te tjere ne bark te nenes (ne rastin e nje shtatzanie me shume femije) dhe 3) kushtet (financiare/morale etj.) do ishin ne disadvantazh te femise qe do lindi.


    ...Ti vdes
    do te jem me ty
    do te ndjek pas si femi
    ah harova te te pyes
    une jam ne parajs,
    PO TI ????????..

  13. #53
    Rrofte Shqiperia! Maska e E1m9m8m2A
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    45
    Berat ... provoho vihu ne rolin e nje femre te cilen e kan perdhunuar , qe eshte shtatzane dhe qe ai femi per pjesen tjeter te jetes do ti kujtoje dhimbjen me te madhe qe ka ndjere ndonjehere dhe njeriun qe urren me shume ne bote .... me vjen keq po nuk mund ti them jo abortit ne kete rast ..

    Pastaj per mendimin tim nje rol te rendesishem luan edhe familja ... une jam thuajse 20 vjec , jam studente ... nese do me ndodhte mua nuk do kisha problem ta mbaja femijen nese familja do te me jepte mbeshtetje ... Por eshte e veshtire te flasesh per kete ceshtje pasi esht shume delikate dhe e dhimbshme !
    Do as you wuold be done by!

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    gaz. shekulli

    Nuk kam lexuar ckini shkruar juve por kam qef qe cdo ceshtje ta lidh me vendin tone.

    lexoni kte lajm nga gazeta sotme.
    -----------

    "ABORTI
    Punonjėsit e pastrimit gjetėn dje nė mėngjes, trupin e flakur nė plehra tė fėmijės 6 muajshe

    Njė fėmijė i abortuar, u gjet nė kazanin e plehrave

    TIRANĖ- Njė fėmijė i sapo-abortuar ėshtė gjetur i flakur nė njėrin prej kazanėve tė plehrave, nė bulevardin "Zhan D'Ark" tė Tiranės. Sipas njė burimi nė komisariatin numėr 3 tė kryeqytetit mėsohet se fėmija qė nuk mundi tė lindte, ka qėnė 6 muajsh dhe ėshtė hedhur nė plehra, pasi ėshtė abortuar nga nėna. Fėmija i abortuar ėshtė gjetur nga punėtorėt e pastrimit tė Tiranės, tė cilėt ēdo mėngjes pastrojnė kazanėt e plehrave. Mes hedhurinave, punėtorėt kanė gjetur edhe trupin e paformuar ende tė tė abortuarit. Menjėherė ata kanė lajmėruar nė komisariatin numėr 3, forcat e tė cilit kanė mbėrritur pak mė vonė nė vendngjarje. Fėmija, pėr tė cilin fillimisht ėshtė dyshuar se ėshtė flakur sapo kishte lindur, u mor nga plehrat dhe u dėrgua pėr ekzaminim mjeko-ligjor. Ndėrkohė qė ėshtė kėqyrur vendi i ngjarjes si dhe janė kryer tė gjitha veprimet proceduriale pėr marrjen e shenjave tė gishtėrinjve si dhe grumbullimin e provave materiale. Burimet policore bėjnė tė ditur se nga ekspertiza ėshtė arritur nė pėrfundimin se nėna qė ka bėrė abordin ka qenė nė muajin e gjashtė tė shtatzanisė dhe koha e abordimit ka qenė disa orė para se tė gjendej trupi i fėmijės. Trupi i fėmijės ėshtė dėrguar nė morgun e Tiranės, ndėrsa agjentėt e policisė kriminale tė komisariatit numėr 3 kanė filluar hetimet. Shkak pėr kėto hetime ėshtė bėrė aborti i paligjshėm dhe "vrasja" e fėmijės sė hedhur mė pas nė kazanin e plehrave, nė bulevardin "Zhan D'Ark". Dyshimet e para kanė rėnė mbi ndonjė vajzė kryeqytetase, e cila ka abortuar nė njėrėn prej klinikave gjinekologjike, qė ndodhen pranė kėtij bulevardi. Megjithatė, policia nuk ka asnjė person tė dyshuar, pėr krimin e abortimit tė fėmijės 6- muajshe, qė ndodhi mbrėmjen e sė martės nė kryeqytet. Hetimet pėr zbulimin e nėnės sė kėsaj foshnjeje, do tė bazohen nė kėto klinika gjinekologjike tė kryeqytetit, ku ėshtė kryer edhe aborti i paligjshėm. Trupi i fėmijės qė ndodhet morgun e Tiranės pritet tė varroset nga punėtorėt e Bashkisė. Problemi i aborteve tė paligjshme ka shqetėsuar jo vetėm Ministrinė e Shėndetėsisė, pėrsa i pėrket klinikave qė i kryejnė ato, por edhe organet e drejtėsisė shqiptare, pasi shkelet njė ndėr tė drejtat kryesore tė njeriut, ajo pėr jetėn. Por forcat e policisė e kanė tė vėshtirė tė zbulojnė pėrgjegjėsit e kėtyre aborteve, pasi ato kryhen ilegalisht dhe nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, vajzat qė abortojnė rregjistrojnė emra tė rreme.
    A.Bogdani
    --------------------

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-07-2002
    Vendndodhja
    london
    Postime
    29
    Duhet shtuar shqiperia,kosova por dhe aborti.
    oktapodi

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    Merita,

    Une nuk jam duke mohuar veshtiresite dhe delikatesen e nje ceshtjeje te tille. Sigurisht qe eshte nje vendim i veshtire.
    Vertet qe femija nga momenti ne moment mund t'i kujtoje dhimbjen me te madhe qe ka ndjere ndonjehere. Por alternativa tjeter, aborti, eshte zgjidhje akoma edhe me e dhimbshme, pasi eshte vrasje e femijes.

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-12-2002
    Vendndodhja
    Gostivar
    Postime
    61

    Aborti : Mėshirė Apo Vrasje ?

    Abortimi ēdo herė ka qenė temė diskutimi nga ana e mjekėve, filozofėve, avokatėve dhe teologėve prej kėndėvėshtrimeve tė ndryshme. Kėtu do tė pėrmendi vetėm disa prej kėtyre argumenteve dhe do tė mundohem tė vij nė kokludim rreth etikės sė abortit. Nė tė vėrtetė, ne do ta marrim parasysh vetėm etikėn e kėsaj praktike veē mė shumė tė shpėrndarė dhe nė shpėrndarje e sipėr, nė tė gjitha viset e botės.

    Aborti ėshtė shkatėrrim i qėllimtė i fetusit nė mitėr, apo ēfarėdo lindje e para kohe me qėllim qė tė shkaktohet vdekje e fetusit. Siē ėshtė evidente nė definicionin e dhėnė, qėllimi ėshtė qė tė pėrfundohet jeta e njė krijese tė gjallė, qė e bėn abortin temė kaq kontraverze. Hipokrati ka shėnuar nė betimin e tij tė famshėm: "Nuk do t’i jap leje gruas qė tė shkaktojė abortin". Historia e abortit shkon aq larg prapa, ndoshta edhe mė tepėr. Si ėshtė e mundur qė aborti, i cili ėshtė nė kundėrshtim me urdhėrat bazik tė praktikės mjekėsore, siē janė "Mos dėmto" apo "Respektoje jetėn

    njerėzore", tė jetė aq thellė i rrėnjosur nė historinė e asaj praktike? Ēka kanė bėrė (dhe mė tej bėjnė) punėtorėt shėndetėsorė qė tė pakėsojnė numrin e aborteve qė gjenden nė njė shkallė tė lartė?

    Dy lloje parimore tė indikacioneve janė definuar pėr "pėrfundimin e shtatzėnisė". Lloji i

    parė, i quajtur "indikacione mjekėsore", nė tė hynė 1) Kur vazhdimi i shtatzėnisė do ta rrezikonte jetėn e gruas shtatzėnė, apo shėndetin fizik dhe psikik tė saj, apo madje edhe tė fėmijės, nė pėrmasa shumė mė tė mėdha sesa po tė ndėrpritej shtatzėnia, 2) Po tė ekzistonte rreziku, po tė lindej foshnja do tė kishte abnormalitete fizike dhe mentale qė do ta ē’aftėsonin seriozisht.

    Lloji i dytė i indikacioneve, tė ashtuquajturat "indikacione sociale", janė mė tė ndėrlikuara dhe ndryshojnė mes kulturave dhe epokave kohore. Disa shembuj janė: shtatzėnitė qė rezultojnė prej marrėdhėnieve jashtėmartesore, prej dhunimeve apo incesteve, shtatzėni tė padėshiruara apo paplanifikuara, shtatzėni nė moshė shumė tė re apo shumė tė vjetėr, pritje e foshnjės sė gjinisė sė "gabuar" - informatė kjo e cila nė ditėt e sotme sigurohet nga teknologjia e zhvilluar. Mund tė themi se janė nė rend tė parė "shkaqet sociale" tė kėtij lloji qė shpiejnė prindėrit qė tė kryejnė abortin. Pėrfundimet aktuale tė shtatzėnive janė bėrė gjithashtu pa kujdesin e punėtorėve shėndetėsorė apo nga ndonjė person i pakualifikuar, nė disa raste edhe nga vetė femra shtatzėnė.

    Abortimi ēdoherė ka qenė temė diskutimi nga ana e mjekėve, filozofėve, avokatėve dhe

    teologėve prej kėndvėshtrimeve tė ndryshme. Kėtu do tė pėrmendi vetėm disa prej kėtyre argumenteve, dhe do tė mundohem tė vij nė konkludim rreth etikės sė abortit. Nė tė vėrtetė, ne do ta marrim parasysh vetėm etikėn e kėsaj praktike veē mė shumė tė shpėmdarė, dhe nė shpėmdarje e sipėr, nė tė gjitha viset e botės. Njė milion e gjysmė abortime kryhen vetėm nė SHBA pėr ēdo vit, njė e treta e lyre nė tinejxhere ndėrmjet moshės 12 dhe 17 vjeēare. Andaj, ėshtė vėshtirė tė diskutohet mbi pėrgjegjėsinė morale tė diēkahit qė ėshtė e pranishme nė masė aq tė madhe. Anketa e Harris J. e vitit 1991 ka treguar se 81% e tė moshuarve nė Angli janė deklaruar nė favor tė sė drejtės sė femrės pėr tė zgjedhur se a do tė aplikojė abort nė tre muajt e parė tė shtatzėnisė. Mason J.K. shėnon: "Tipar i rėndėsishėm nuk ėshtė aq shumė numri i pėrgjithshėm i aborteve, por eskalimi i qėndrueshėm nė numra nė krahasim me vitet e kaluara. Tė dhėnat tregojnė se kėtu kemi tė bėjmė me rritje tė pranueshmėrisė publike tė abortit si mėnyrė normale e jetės". Dunstan G.R. duke komentuar kėtė fakt thotė: "Aborti tani ėshtė duke u legalizuar dhe praktikuar edhe mė tepėr pėr shkak se ajo ėshtė ēfarė njerėzit duan - indikacion pėr intervenim mjekėsor pėr shkatėrrimin e jetės, e panjohur nė etikėn tonė mė parė."

    Njerėzit qė kanė shkruar pėr ēėshtjen e abortit janė koncentruar mė tepėr nė dy ēėshtje: e para, tė "drejtat" e fetusit dhe nėnės, veēanėrisht e drejta e femrės nė trupin e saj; dhe e dyta, ēėshtja e "personalitetit" tė foshnjės sė palindur. Judith Jarvis Thompson ėshtė njėra prej atyre qė i drejtohet ēėshtjes nga perspektiva e tė "drejtave" tė fetusit dhe nėnės. Ajo nuk ka vėshtirėsi ta njohė "personalitetin" e fetusit. Ajo thotė se ēdo person ka tė drejtė tė jetojė, pra edhe fetusi ka tė drejtė tė jetojė. Sidoqoftė, ajo beson se nėna ėshtė ajo qė mban tė drejtėn tė vendos se ēfarė do tė ndodhė nė

    dhe me trupin e saj.

    Njerėzit tė cilėt kanė definuar pikėpamjet rreth kėsaj ēėshtjeje, nė pėrgjithėsi marrin njėrėn nga kėto tri pozita: 1) aborti ėshtė ēdoherė i gabuar dhe nuk duhet lejuar nė asnjė kohė dhe pėr kurrfarė arsye, 2) aborti mund tė aplikohet nė ēdo kohė dhe pėr ēfarėdo arsye, 3) aborti duhet lejuar vetėm deri nė njė stadium tė caktuar tė shtatzėnisė, pas tė cilit nuk mund tė lejohet, me pėrjashtim nėn rrethana tė posaēme.

    Njerėzit e grupit tė parė nuk janė shumė nė numėr. Ata veprojnė sipas mėsimeve tė kishės Romake Katolike, e cila thotė: "Nuk mund tė jemi absolutisht tė sigurtė se kur jeta zen vend, apo kur fetusi ėshtė personalitet njerėzor; por ndoshta kjo mund tė jetė saktėsisht nė momentin e fekondimit. Sipas kėsaj, do tė ishte gabim serioz tė shkatėrrohet qeliza vezė e fekonduar kurdoqoftė, pėrshkak se kjo do tė thotė vrasje e krijesės njerėzore". Sipas kėsaj thėnie rigoroze, aborti ėshtė i ndaluar edhe atėherė kur jeta e nėnės ėshtė nė rrezik, apo kur shtatzėnia ėshtė rezultat i ndonjė ngjarjeje tė padėshiruar, si pėr shembull dhunimi apo incesti.

    Qėndrimin e dytė e marrin ata tė cilėt avancojnė argumentin "personalitet". Harris J. ėshtė njėri ndėr ata qė thonė: " Personi ėshtė kreaturė e aftė tė vendosė pėr ekzistencėn e vet, dhe asnjė person ose person potencial nuk duhet bėrė pėrjashtim nė kėtė drejtim pėr shkak se vdekja nuk i ka privuar ata prej asgjėje pėr ēka mund tė vendosin. Nėse ata nuk mund tė dėshirojnė tė jetojnė, ata nuk mund ta kenė tė frustruar kėtė dėshirė duke u mbytur."

    Pozicioni i tretė i cili mund tė definohet si "i moderuar" thotė se aborti nuk duhet lejuar pas njė stadiumi tė caktuar tė shtatzėnisė dhe vetėm nėse rrethana tė caktuara e justifikojnė atė. Pėr shėmbull, ėshtė shumė nė rregull qė shtatzėnia tė ndėrpritet nėse jeta e nėnės ėshtė nė rrezik. Disa njerėz mendojnė se aborti ėshtė po ashtu moralisht i justifikueshėm kur shtatzėnia ėshtė rezultat i dhunimit apo incestit, dhe kur janė diagnostifikuar abnormalitete tė fetusit nė zhvillim. Madje disa sugjerojnė se pėrfundimi i shtatzėnisė mund tė jetė i lejueshėm edhe nėse nėna potenciale ėshtė tepėr e re.

    Njė rrethanė e veēantė qė justifikon abortin, nga kjo pikėpamje, ėshtė diagnostifikimi i abnormaliteteve tė rėnda nė fetusin. Argumenti ėshtė se ėshtė gabim tė sillen nė botė vuajtje tė cilave mund t’u shmangemi dhe ne jemi moralisht tė obliguar tė pėrfundojmė jetėn e fetusėve seriozisht tė hendikepuar. Dikush ka shpjeguar se nuk ėshtė e pranueshme ta pranojmė kėtė arsyetim si "nė llogari tė" fetusit. Nė realitet, shmangia e vuajtjeve ėshtė shmangie nė llogari tė nėnės dhe pėrkujdesėsve tė tjerė potencial. Duhet tė jemi tė qartė rreth asaj se, pėrfundimi nė bazė tė paaftėsisė, a kryhet duke pasur nė konsideratė interesin e supozuar tė foshnjės sė palindur - se do tė ishte "mė mirė" pėr fėmijėn tė mos jetojė fare se sa tė jetojė me gjithė ato hendikepe tė dukshme - apo nė "interes" tė atyre tė cilėt duhet tė kujdesen pėr atė fėmijė, duke pėrfshirė kėtu dhimbjet dhe mundimet e tij. Williams ėshtė i prerė se aborti nė rrethana tė tilla ėshtė nė tė mirė tė prindėrve, jeta e tė cilėve do tė ishte e vėshtirėsuar me pėrkujdesjen e fémijės krejtėsisht tė paaftė.

    Pas tėrė debatit, sugjerimeve dhe alternativave, duket se aborti do tė mbetet dilemė siē ka qenė me shekuj. Sidoqoftė, duhet tė kemi parasysh faktin thelbėsor se aborti ėshtė pėrfundim i jetės sė qenies sė gjallė. Duhet ta trajtojmė pėrfundimin e jetės sė fetusit me aq kujdes dhe ndjeshmėri, sikur tė ishim duke i dhėnė fund jetės sė ēdo qėnie tjetėr tė gjallė, dhe nuk duhet ta pėrfundojmė jetėn e asnjė krijese tė gjallė pa nevojė dhe pa ndonjė arsye shumė tė mirė. Rreth ēėshtjes sė "personalitetit" tė fetusit, ne mund tė jemi tė sigurt vetėm nė atė se asnjėherė nuk do tė jemi tė sigurtė rreth asaj, nėse sė paku nuk gjejmė ndonjė indikator qė do tė vendoste ēėshtjen. Rreth asaj se statusi moral i fetusit nuk ėshtė diēka materiale, duhet t'i drejtohemi autoritetit tė diturive metafizike dhe transcendentale, ndėr tė cilat ėshtė edhe religjioni. Siē jam munduar tė dėshmoj edhe gjetkė, jo vetėm qė tė gjithė religjionet por edhe shumė filozofé, prej Aristotelit e kėtej, kanė deklaruar se qeniet njerėzore pėrbėhen nga shpirti dhe trupi. Nga pikėpamja e religjionit, ekzistimi i qenies sė gjallė nė tokė mbaron kur shpirti lėshon trupin. Ne nuk dimė shumė rreth asaj se kur dhe si shpirti largohet, por nė Librin e Zotit, Kur'anin Famėlartė, gjejmė shpallje tė qarta rreth kohės dhe mėnyrės sė paraqitjes sė tij. Po ashtu disa informata tė tilla gjejmė edhe nė Tallmud, si dhe disa shpjegime tė detajizuara nė punimin e Akuinit.

    Tė gjitha argumentet shkencore (anatomike dhe fiziologjike) dhe metafizike (religjioze dhe shpirtėrore) na tregojnė se, nėse aty ka kohė ndėrmjet fekondimit dhe lindjes nė tė cilėn fetusi "pranon njerėzoren", "bėhet person", "bėhet moralisht i rėndėsishėm" apo sido qė ta kishim quajtur atė, ajo ėshtė mė e mundshme tė jetė diku nė javėn e tetė. Nė pėrfundim: madje edhe nė fillimin mė tė hershėm tė ekzistencės sė fetusit, ne duhet ta respektojmė atė, por pas kohės tetė javėshe pėrfundimi i jetės sė tij do tė duhej tė definohej si vepėr tejet e papranueshme moralisht.

    Mund tė parashtrohet pyetja, nėse fetusi "bėhet person i vėrtetė" pas tetė javėve, atėherė si do ta konsiderojmė embrionin? Donceel J.F. ka thėnė: "Edhe pse embrioni paranjerėzor nuk mund tė kėrkon nga ne respektin absolut tė cilin ne ia kemi borxh njeriut, ai meriton konsideratė shumė tė madhe, pėr shkak se ai ėshtė qenie e gjallė, qė synon njerėzimin e mėtutjeshėm. Prandaj, mendoj se vetėm shkaqe shumė serioze mund tė na lejojnė t'i japim fund ekzistencės sė tij". Siē duket, ėshtė njė gjė tė thuash se atij i mungon dinjiteti pėr t’u bėrė person nė kuptimin e plotė tė "personit", ndėrsa tjetėr ėshtė tė thuash se ai nuk ka asnjė vlerė. Embrioni mundet, nė kėtė drejtim, tė konsiderohet ngjashėm si me kufomėn njerėzore. Nė momentin e caktuar asnjėri prej tyre nuk ėshtė qenie humane. Embrioni do tė bėhet ajo, qė trupi i pajetė dikur ka qenė. Prandaj ua kemi borxh respektin qė tė dyve. Nėse e dėmtojmė dhe nėnēmojmė kufomėn, kjo do tė jetė diēka jomorale dhe e turpshme. Njėjtė, nėse e shkatėrrojmė apo i japim fund jetės sė embrionit, kjo nuk ėshtė sulm mbi qenien individuale njerėzore (humane), por mbi qenien edhe mė tej jonjerėzore dhe jodinjitoze. Sidoqoftė, ndonjėherė ėshtė e nevojshme tė ndėrmarrim veprim tė pamoralshėm dhe jonjerėzor qė tė mbulojmė disa veprime tjera mė jonjerėzore dhe mė tė pamoralshme, siē ėshtė dhunimi.

    Mėnyra nė tė cilėn Dunstan G.R. ka shprehur dilemėn e tij pėr abortin i jep drejtimin mė tė mirė moralit tonė pėr tė menduar pėr tė: "Duhet tė kalojmė prej pyetjes, ēfarė dėmi jemi duke i bėrė fetusit duke e shkatėrruar atė, te pyetja, ēfarė dėmi po i shkaktojmė vetvetes, njerėzimit, kur ne veprojmė kėshtu ?".

    Nga anglishtja: Avni Lecaj ne revisten VEPRA



    Alkooli dhe duhani dy vrasėsit e ngadalshėm

    Saimir Xhemali ne http://horizonti.com/jehona (Revista Jehona)

    Kudo qė tė shkojmė, kudo qė tė jemi duhani ėshtė bėrė pjesėtar pothuajse i pėrhershėm dhe i pranishėm, njė shok i keq, i bezdisshėm por mbi tė gjitha i rrezikshėm. Jo rallė ndodh me ato qė shkojnė nė punė, ta fillojnė ditėn me kafe, cigare dhe njė teke apo dopio pijesh alkoolike. Njerėz, tė punėsuar apo jo, tė vjetėr ose tė rinj mbushin lokalet ndėrkohė qė duhani ėshtė shoqėruesi i pėrhershėm, dhe nė mė tė shumtėn e rasteve edhe alkooli ku pija e preferuar ėshtė sipas fuqisė sė xhepit, raki, konjak, kampari ose uiski. Dhe ē`ėshtė mė e keqe deri dje kėto dy vese ishin pėrgjithėsisht pronė e meshkujve por qė pas viteve '90, pėrdorimi i alkoolit dhe duhanit nga femrat filloi tė rritej nė mėnyrė tė frikshme, sa sot nė Shqipėri ashtu si edhe nė botė statistikat flasin pėr njė barazim tė pėrdorimit midis dy gjinive.

    Po t'i pyesėsh njerėzit pėr dėmet qė sjellin kėto dy vese (pirja e duhanit dhe alkoolit), nė pėrgjithėsi ato tė pėrgjigjen qė i dinė dėmet por prapė vazhdojnė tė pijnė edhe duhan edhe alkool.

    Duhani gjatė djegies ēliron 4.000 lėndė, qė nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si pėrgjegjėset kryesore pėr varėsinė nga duhani dhe dėmtimin e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me pėrbėrje benzopireni, kobalti radioaktiv qė janė ndėr shkaktarėt e kancerit tė mushkėrive. Nė qoftė se do tė bėjmė njė listė tė dėmeve qė shkaktohen drejtpėrdrejt nga duhani, influencohen apo rėndohen prej tij ajo do tė jetė tepėr e gjatė, por le tė pėrqėndrohemi mbi dėmet kryesore. Duhani ėshtė pėrgjegjės pėr tė ashtuquajturėn epidemi tė kancerit tė mushkėrisė sidomos nė gjysmėn e dytė tė shekullit 20-tė, duke ēuar kėtė kancer nė numrin njė tė vdekshmėrisė sė kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkėrisė nuk ka rol parėsor nė vdekshmėrinė, por rreziku prej tij, ėshtė rritur ēdo 10-vjeēar me rritjen e pėrdorimit tė tij prej femrave. Eshtė vėrtetuar se pėr ēdo 10 cigare tė pira rreziku pėr kancer pulmonar pesėfishohet dhe pėr ēdo 20 cigare reziku 15-fishohet. Kryesisht te pirėsit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptomat e kancerit ėshtė rreth 50-60 vjeēare dhe prej saj njeriu mund tė pėrfundojė edhe nė njė ndėrhyrje tė mundshme kirurgjikale. Por siē e thamė edhe mė sipėr duhani shkakton njė listė tė gjatė dėmesh. I ashtuquajturi bronshit azmatik shpeshherė e ka pikėnisjen nga duhani. Persona, qė kur gdhihen nė mėngjes, puna e parė qė bėjnė fillojnė tė kolliten dhe nxjerrin nga goja gėlbazė nė sasira mesatare. Te personat qė nuk pijnė duhan mushkėria me anė tė sistemit ciliar (qelizat me "qime"), vetėpastrohet gjatė tė gjithė ditės, gjė qė duhanpirėsit nuk munden ta bėjnė kur sistemi i tyre ciliar ka dalė jashtė funksionit dhe mushkėria nuk ėshtė nė gjendje ta nxjerri gėlbazėn. Janė kėto persona qė sėmuren mė shpesh nga infeksionet pulmonare.

    Por dėmet mė tė mėdha duhani i shkakton nė sistemin kardiovaskular tė gjakut. Duhani mbahet si njė nga faktorėt kryesorė nė dėmet Arteriosklerotike tė vazove (ngushtimi i enėve tė gjakut) qė nė vetvete shkakton sėmundje iskemike tė zemrės, infarktin e zemrės, dėmtim tė Sistemit Nervor Qendror si edhe tė shumė organeve tė tjera. Eshtė vėrtetuar se sėmundjet iskemike janė tė pranishme 3.4 pėr mijė tek ato qė nuk pijnė duhan dhe 7.4 pėr mijė tek ato qė pijnė duhan. Tek ata qė pijnė 20 cigare ky rrezik trefishohet. Konsumi i duhanit shton rrezikun pėr vdekje tė papritur, kėshtu tek ata qė pijnė njė paketė cigare nė ditė rreziku pėr vdekje tė papritur pesėfishohet. Monooksidi i duhanit, njė nga pėrbėrėsit e tymit pakėson oksigjenin nė gjak, ndėrkohė qė nikotina njė nga pėrbėrėsit e duhanit shton punėn e zemrės dhe tė dyja shpejtojnė formimin e trombit (mpiksje gjaku) qė ngushton dhe bllokon anėt e gjoksit.

    Ata qė janė konsumatorė tė duhanit, referojnė qė e kanė tė pamundur pėr ta lėnė atė. Kjo ėshtė pjesėrisht e vėrtetė. Nikotina njė nga pėrbėrėsit e duhanit zėvendėson Acetil Kolinėn, njė pėrbėrės qė ka rolin pėrcjellės tė impulsit nervor nė sinops (pjesė e Sistemi Nervor Qendror dhe atij Periferik). Organizmit pas lėnies sė duhanit i duhet njė periudhė prej 40 ditėsh qė tė prodhojė sasinė e duhur tė Acetil Kolinės. Gjatė kėsaj kohe ish-duhanpirėsi ėshtė i stresuar, nevrikoset edhe nga zhurma mė e vogėl, ka pagjumėsi etj. Por tė gjitha kėto vėshtirėsi kalohen me pak vullnet dhe kėmbėngulje.

    Pirja e duhanit i shkakton dėme edhe aparatit tretės. Kėshtu duhani jep rrezik tė lartė pėr Karcinomėn e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon 150/1 nė raport me popullsinė jo-duhanpirėse. Duhani, duke kontribuar nė vazokonstruksionin (ngushtimin) e enėve tė gjakut tė stomakut rrit pėrqindjen pėr ulēeran e stomakut, ndėrkohė qė rritet 2.7 herė rreziku pėr Kancer stomaku.

    Pėrveē duhanit njė ves tjetėr i dėmshėm ėshtė edhe alkooli. Edhe ky ves ėshtė shkaktar i njė vargu tė gjerė sėmundjesh duke filluar qė nga aparati tretės, mėlēia, pankreasi e deri nė dėmtime tė pakthyeshme tė Sistemit Nervor Qendror . Nė mėlēi alkooli i konsumuar shkakton dėmtime tė qelizave hepatike, dėmtim qė progreson nė kohė dhe qė varet nga doza e konsumuar pėr ditė dhe nga veēoritė fiziologjike tė individit. Kėshtu ėshtė vėrtetuar se sasi e rrezikshme alkooli ėshtė ajo prej 20-40 gr alkooli etilik (alkooli qė pėrmbajnė pijet dehėse), ndėrsa pėrdorimi i 100-150 gr alkool nė ditė, ēon brenda njė periudhe 10-vjeēare nė cerozė.

    Nga ana tjetėr ėshtė e vėrtetuar shkencėrisht se pėr shkak tė fiziologjisė sė tyre femrat dėmtohen shumė mė shpejt se meshkujt pėr tė njėjtėn sasi alkooli tė konsumuar. Njerėz qė pijnė prej vitesh alkool, qė nuk ndjejnė asgjė papritur njė ditė gjenden para njė fakti tė hidhur, mėlēia e tyre ka marrė fund, ėshtė kthyer nė njė mėlēi cerotike, ose kanė shqetėsime tė lehta qė nuk ja vėnė veshin, por bukur mirė ata/o bėjnė puthjen e parė me vdekjen. Edhe pankreasi pėson dėmtime nga alkooli. Pėrdorimi i zgjatur i alkoolit e dėmton nė mėnyrė kronike pankreasin deri nė atė shkallė sa ai nuk arrin tė sekretojė sasinė e duhur tė enzimave pėr tė kryer tė plotė procesin e tretjes sė ushqimeve. Eshtė vėrtetuar se konsumimi i 20-50 gr alkool etilik (rreth 100 ml raki) nė ditė predispozon pėr dėmtime, ndėrsa pirja e 100 gr alkool etilik ose mbi dopio raki (200 ml) apo 2 litra birrė pėr njė periudhė 6-12 vjet jep nė mėnyrė tė sigurtė dėmtime tė pankreasit. Konsumimi pėr njė kohė tė shkurtėr i njė sasie tė madhe pijesh alkoolike rrezikon pėr pankreatit akut qė mund tė ēojė deri nė rrezikimin e jetės sė personit nė fjalė. Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e tė dehurit, nė tė cilėn Sistemi Nervor Qendror nuk arrin tė kontrollojė veprimet e vullnetshme apo tė pavullnetshme tė personit nė fjalė. Por dėmi mė i madh vjen nga pėrdorimi afatgjatė. Eshtė vėrtetuar se pėr ēdo 1 litėr alkool, vdesin 1.000-2.000 qeliza, tė parikthyeshme tė trurit. Kėshtu qė pėrdorues kronikė tė alkoolit, me kohė e ēojnė personin drejt demencės (skizofreni, marrėzi), degjenerimit mendor (matufjepsjes) etj. Pra, alkooli dėmton pa pėrjashtim tė gjitha organet e trupit, po ashtu si edhe duhani.

    Sot bota aplikon lloj-lloj strategjish pėr tė luftuar pėrdorimin e duhanit dhe alkoolit. Shpenzojnė sasi tė mėdha parash pėr reklama kundra tyre, nxjerr ligje pėr mospėrdorimin e duhanit nė vende publike, apo pėr mospėrdorimin e alkoolit pėrpara moshės 21-vjeē, krijon tė ashtuquajturat Ditė Botėrore kundra duhanit siē ishte ajo e 31 majit, apo organizimi i kurseve kundra alkoolit etj. Por, ē`ndodh nė tė vėrtetė? Sa mė shumė shpenzohen para nėpėr reklama kundra duhanit, aq mė shumė rritet pėrdorimi i tij. Jo tė pakta janė rastet kur 21-vjeēarėt pėrfundojnė pas hekurave pėr pėrdorimin e alkoolit dhe anėtarėt e tė ashtuquajturave grupe kundra alkoolit, tė cilėt s'janė gjė tjetėr veēse alkolistė kronikė qė i kthehen herė pas here zakonit tė vjetėr sepse nuk arrijnė tė heqin dorė nga ai. Por duhani dhe alkooli nuk janė tė dėmshėm pėr shėndetin e pėrdoruesve por edhe pėr xhepin e tyre. Njė duhanpirės mund tė shpenzojė nga 15.000-50.000 lekė tė vjetra e mė tepėr nė muaj vetėm pėr tė blerė cigare. Po nėse mbledhim edhe lekėt e pėrdoruara pėr alkool?… Gjithashtu njė duhanpirės i sjell dėm edhe personave qė gjenden rreth tij. Bashkėshortja e njė duhanpirėsi ėshtė 30% mė e rrezikuar pėr kancer se ajo e njė duhanpirėsi etj. Ndėrsa femrat janė mė tė predispozuara qė t'u dėmtohen kordat zanore nga pėrdorimi i duhanit dhe i alkoolit, thėnė shkurt iu trashet zėri.




    Trafiku, nė 8 vjet 4 mijė fėmijė

    Pėrdoren pėr abuzime seksuale, punė skllavėruese dhe lypje...

    Trafiku i qenieve njerėzore pėrfshin edhe fėmijėt.Sipas statistikave tė Ministrisė sė Rendit Publik, nė
    8 vitet e fundit, nga numri i pėrgjit hshėm i popullsisė shqiptare kanė "rrjedhur" 4 mijė fėmijė.

    Ata janė trafikuar pėr qėllime tė ndryshme, pėrfshi kėtu prostitucionin, lypjen, vjedhjen dhe, jo rrallė, edhe pėr transplatim organesh. Shifra e 4 mijė fėmijėve tė trafikuar jepet me pėrafėrsi, pasi
    mendohet qė kjo ėshtė mė e madhe. Por jo pėr tė gjithė fėmijėt qė rezultojnė tė humbur, ka denoncime. Fėmijėt e trafikuar fillojnė qė nga moshat mė tė vogla (ndonjėherė edhe foshnja) deri nė moshėn 18-vjeēare. Trafikimi mė i majmė, nga trafikuesit e fėmijėve, janė vajzat e vogla. Zakonisht burime pėr trafikimin e fėmijėve janė disa: kryesisht fėmijėt e trafikuar vijnė nga familje tė divorcuara dhe me mungesė kujdesi familjar. Prehė tjetėr janė edhe fėmijėt qė jetojnė nė familje me shumė fėmijė dhe nė gjendje tė vėshtirė ekonomike. Por nuk janė vetėm trafikuesit ata qė abuzojnė me tė miturit. Jo rrallė edhe familjet fshatare, pa tė ardhura ekonomike, i nisin fėmijėt jashtė shtetit, duke shpresuar nė ndihmėn sado tė vogėl tė tyre. Po kėshtu, fėmijė tė trafikuar janė jetimėt dhe ata pa kujdes; trafikohen fėmijėt qė i kanė prindėrit me punė jashtė shtetit. Kontigjenti mė i preferuar janė fėmijėt qė kanė braktisur shkollėn dhe janė marrė me lypėsi e veprimtari tjetėr tė kundraligjshme edhe nė Shqipėri. Fėmijėt e trafikuar zakonisht pėrfundojnė nė Greqi dhe, mė sė shumti, nė Itali; shumė pak prej tė trafikuarve pėrfundojnė nė Francė, Angli, Zvicėr dhe vende tė tjera tė kontinentit. Kushtet ku fėmijėt jetojnė jashtė shtetit, janė tė vėshtira dhe nė shumicėn e rasteve tė mjerueshme. Ata punojnė nė punė tė rėnda, me orė tė tejzgjatura dhe me pagesė minimale pėr t'u ushqyer.

    Vajzat e vogla tė trafikuara si prostituta, punojnė vetėm pėr llogari tė tutorėve tė tyre, pagesa qė
    marrin, ėshtė vetėm ushqimi, fjetja dhe veshja e pėrditshme. Kėto kategori fėmijėsh janė tė preferuara pėr trafikantėt, sepse kushtojnė pak, ndėrsa pėrfitimet prej tyre janė gjithnjė e nė rritje.
    Qytetet e mėdha janė pikat kryesore nga trafikohen fėmijėt. Vendin e parė e mban Tirana, ndėrkohė qė nė listė nuk mungojnė as qytetet e tjera tė mėdha si: Durrėsi, Shkodra, Berati, Fieri. Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Rendit Publik, rastet e trafikimit tė fėmijėve gjatė vitit 2001 janė konstatuar nė Memaliaj, Durrės, Pukė, Korēė. Njė pjesė e mirė e autorėve tė kėtij trafiku janė dorėzuar pėr ndjekje penale nė gjendje arresti. Fėmijėt e trafikuar nxirren nga Shqipėria nė mėnyrė klandestine, me gomone ose me kalim tė paligjshėm tė kufirit. Trafikantėt pėrdorin edhe dokumente false si kujdestarė apo prindėr tė tyre. Riintegrimi i fėmijėve, kthimi nė Shqipėri dhe kujdesi kundrejt tyre, ende lė shumė pėr tė dėshiruar.
    G. Shqiptare




    Dy buzė Shqiptare?

    Kur mora vizen Maqedonase takova nje grua e cila fliste gjysem Shqip gjysem Turqisht me nje punonjes te ambasades, ishte kjo njohja e pare me nje pjesetar te kesaj familje. E ndihmova te komunikonte dhe me vone mesova se ishte e shoqja e Fatmirit. Jo me larg se diten e neserme takova Fatmirin i cili kishte ardhur per te marre pasaportat te cilat e shoqja i kishte sjelle nje dite me pare. Dhe ne mbasditen e po te njejtes dite e takova ne ambasaden Bullgare, nuk do ta quaja nje koecidence pasi ky eshte pak a shume itinerari i atyre qe shkojne ne Shqiperi nga Turqia.
    Kishim biseduar mjaft paradite dhe vazhduam te flisnim edhe aty ne pritje te marrjes se vizave... Fatmiri jetonte me familjen ne Turqi prej 7 vjtesh. Nje familje dibrane me 4 ojesetare Fatmiri e shoqja dhe 2 vajzat. Fatmiri ishte nje arkitekt, mesa duket i zoti perderisa jetonte ne kushte te mira, ne nje vend te huaj i cili nuk dallohet per nivelin ekonomik. Po fati i kishte buzeqeshur ne kete vend; ky duhet te jete edhe shpjegimi i pyetjes sime “Pse nuk ka shkuar ne perendim, por pikerisht ne Turqi?”
    Sidoqofte Shqiptaret do te ishin te gatshem te banonin jo vetem ne Turqi por mbase ne shumicen e vendeve Afrikane vetem e vetem per tu larguar nga Shqiperia....
    U tregua i sjellshem te me ofronte shtepine per nje kohe dy-mujore per te cilen do te jetonin ne Shqiperi, por per disa arsye nuk pranova...atehere shtoi se do te ishte me mire tia linte studenteve femra me shpresen se do ta mbanin me paster se meshkujt ...

    E kisha harruar Fatmirin gruan e tij e dy vajzat 17 e 15 vjec dhe diten e neserme u nisa per ne Stamboll nga ku do te vazhdoja per ne Shqiperi. Udhetuam per gjithe naten me nje shok, Shqiptar nga Maqedonia dhe ne mengjes arritem ne Stamboll...
    Edhe Turqia qenka shume e vogel per Shqiptaret,
    Fatmiri me familjen e tij jane vetem pak metra me tej, nje agjensi autobuzesh per ne Shqiperi...
    E pershendeta sinqerisht te shoqen, dhe po bisedonim me Fatmirin...
    E mora me mend se dy vajzat qe po afroheshin duhet te ishin vajzat e tij, perputhej mosha 14 dhe 17, por per me teper kishin nje fytyre Shqiptare, nuk e di pse por duket sikur kemi te gjithe dicka ne fytyre qe shkruan “Jam Shqiptar/e” ...

    E vogla ishte nje vajze e hedhur, zeshkane me nje fytyre e cila kishte marre pak nga fytyrat turke...
    shumica e te cilave jane ezmere...Ndersa Edlira ishte nje bionde me sy te bukur si bluja e qiellit te Vlores apo detit te Durresit 1.(shif ne fund), te pakten keto me erdhen ndermend mua, buze te kuqe per te cilat nje shkrimtar ose mesuesja ime e letersise do te thoshte “te kuqe si shega” ndersa nje me ndjenje patriotike ashtu si une do te thoshte “ dy buze te kuqe si gjaku i deshmoreve, si ngjyra e flamurit”.
    Nje bukuri tipike Shqiptare qe haset shume pak ne Anadoll...

    I pershendeta “Si jeni, mire” dhe mora nje pergjigje te afert por ne Turqisht “Merhaba”... dhe me tej “nasilsiniz” (2.).
    Si per cudi veshet e mi sikur deshen ta ndalojne ate fjale, e kisha degjaur shpesh, e di shume mire, por per cudi veshet e percollen me veshtiresi per ne tru dhe edhe ai sikur kundershtoi, nuk deshi ta kuptonte kete fjale... Kushedi mbase priste dicka tjeter, nje fjale tjeter qe
    do te ishte e pershtashme per kete bukuri Shqiptare, nje fjale te hijshme per ato buze Shqiptare, mbase nje “tungjatjeta”, “pershendetje” apo “si jeni”...
    Mbeta per disa caste ashtu pa kthyer pergjigje, vetem po perpunoja shume mendime ne tru edhe me vone gjate kohes qe po flisja me te jatin...Shpeshhere nderhynin edhe vajzat “ne gjuhen e tyre”...

    Vura re se me te jemen flisnin nje perzierje te Turqishtes me Shqipen ndersa me te jatin nje Turqishte te rrjedhshme...
    Nuk arrija ta pranoja dicka te tille...dy sy qe shihnin Shqip, floke, buze Shqiptare ....nje Shqiptare
    qe fliste ne Turqisht... Kishte jetuar 10 vjet ne Shqiperi e 7 vjet ne Turqi por fliste rrjedhshem Turqishten e me veshtiresi Shqipen, preferonte te fliste ne Turqisht...
    Nuk durova dhe ia hodha fajin te jatit si me shaka “Nuk qenkeni nje Shqiptar i mirefillte, ma merr mendja se edhe ne shtepi flisni ne Turqisht me vajzat...”.
    Mora nje pergjigje me te cilen Fatmirit i dhashe noten “ Nje baba i mire, nje gjysem-patriot pak i
    paditur...” Me tha se gjate koehs se luftes (ne Kosove) ishte nisur per ne Kosove, kishte lene punen dhe ishte kthyer ne Shqiperi nga ku me pas do te kalonte per te luftuar ne Kosove ne rradhet e UĒK...por te rinjte e shumte Kosovare ne plazhet Shqiptare, ne lokalet shqiptare e bene te reflektojne duke vendosur se si per inat te ketyre te rinjve qe nuk kane ndenjur per te luftuar por shohin qejfin e tyre ne Shqiperi, nuk do te luftonte dhe per pak kohe ishte kthyer ne
    Shqiperi. Persa i perket gjuhes Shqipe me tha se ishte perpjekur te perdorte sa me shume gjuhen turke me vajzat e tij qe ne ditet e para qe ishin transferuar ne Turqi, ne menyre qe ato ta mesonin sa me lehte kete gjuhe, pse jo te ishin te suksesshme ne shkollat Turke...” Po bluaja shume mendime ne tru...por nuk thashe gje, mendova se ishte nje veprim prej babai te mire, por po
    mundoja te shtoja ketu detyrimin e cdo Shqiptari, ruajtjen e gjuhes e zakoneve, pa e penguar te qenit nje “baba i mire”...
    Por ishte vete Fatmiri qe si me keqardhje apo mbase nostalgji tha se shume vone e kuptoi se vajzat kishin humbur shume nga Shqipja, dha tashme duke pasur parasysh se jetojne ne “zonen” e gjuhes Turke, do te jete e veshtire qe Shqipja te kthehet si dikur...

    Do te niseshin me autobuzin e ores 17, ndersa mua me duhej te nisesha pas pak, ora po afronte 12... I pershendeta te gjithe edhe vajzat por ne Shqip dhe u nisa...
    I mendova gjate ato caste me kete familje Dibrano-Turke edhe rruges, dy sy te bukur, dy buze te
    flakta te krijuara per te folur Shqip, per fat te keq ...dy buze te flakta, nje bukuri Shqiptare...nje
    bukuri e heshtur, e pakuptueshme per trurin tim Shqiptar...

    ....kisha edhe nje shprese, mendimi se do te shkonin ne Shqiperi per 2 muaj, kushedi gjuha Shqipe do te mundohet te kthehet e te shetise sadopak ne ato buze te kuqe, te bukura Shqiptare ne te cilat dikur ishte perendeshe absolute...



    99%
    Cka eshte ne Tok eshte vetem Tok

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    2
    eshte teme shume e veshtire

    duam apo s'duam jetojme diku ne hapesire dhe kohe dhe jam dakort qe kultura eshte produkt i kohes dhe i vendit

    jam absolutisht pro teorikisht dhe absolutisht kunder praktikes

    ne mendjan e nje te riu eshte absurde qe ne vend qe te krijohet nje jete ajo te asgjesohet por kur kjo vjen e papritur s'ka zot qe ta detyroje te pergjegjshmin ose jo te mbaje pergjegjesi
    por ne rastin qe vendos te besh abort mendo per femijet e tu te ardhshem, i do apo s'i do, do te jene te shendetshem apo jo, do te jene krenar apo jo dhe cfare eshte me e rendesishmja c'do tu mesosh atyre per abortin

    me duket e cuditshme qe askush nuk e lidhi abortin me zotin ne pikpamjen tradicionaliste te ruajtjes se jetes por edhe me vjen mire sepse ka ardhur koha qe te shihen si te shkeputura

    si perfundim perderisa aborti eshte i evitueshem ai nuk duhet konsideruar si kondom pas gjemes

    use condoms

    try hard to get loved time is running fast and there might be no tomorrow

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-12-2002
    Vendndodhja
    Gostivar
    Postime
    61
    o vella i im por ne islam eshte repsisht e ndaluar qe te kesh merdhnie pa kuror se bene si e mendon ti bre vella a mednon se jasht kurores sexi eshte i lejuar a>?????
    Cka eshte ne Tok eshte vetem Tok

  20. #60
    ....... E pergjuar....... Maska e vana
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Vendndodhja
    Ku jam une......Nuk je ti!....(Ndoshta jemi duke luajtur kukamcefti) ....
    Postime
    346
    Une jam 1000% kunder abortit!!!!!!!!
    C'fare flisni keshtu more, pro abortit, ate femije ose embrion qe ju vendosni ta hudhni eshte jete, qe ne fillim!! Aborti eshte vrasje per mua si do te jene cirkostancat.....Per mua duhet ndaluar me ligj, smund te vendosim ne kush ka te drejte te jetoj apo te vdesi, akoma kete mundesi nuk e kemi (shyqyr zotit, se c'do njeri per vete dhe Zoti per te gjith, dhe ai eshte i madh dhe krijuesi i asaj kreature), aborti per mua eshte si denimi me vdekje e njejta gje!! Ne qofte se jeni kunder kesaj gjeje do ta kuptoni se c'rendesi ka jeta, e vogel apo e madhe qe mund te jete, e gezuar apo e dhimbshur!!!
    Kemi vetem nje shans per ta jetuar! Dhe kjo eshte e drejta e te gjitheve!

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Aborti
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 26-09-2009, 11:26
  2. Gruaja nė Islam
    Nga Xhenneta-Morina nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 19:32
  3. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės
    Nga YlliRiaN nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  4. A duhet tė legalizohet aborti?
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-02-2006, 18:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •