Me ngavash djema me ngazazh. Jo me kaq yrysh, vrull.
I kam ndjekur te gjitha diskutimet dhe po me terheq kjo teme edhe me shume.
ja se si do te veproja une si femer per rastet e mesiperme.
N.q.s femija do te lindte me shume komplikime dhe jeta ime apo e femijes rrezikohej atehere duhet vene situata ne kandar, (peshore). Cila ane rendon me shume?
Une dhe partneri im fare lehte mund te lindnim nje femije tjeter se bashku. jeta ime rrezikohet, sigurisht edhe e femijes, por duke marre parasysh kohet e sotme dhe gjithcka tjeter do te thoja se do te zgjidhja jeten time.
Perderisa une kam ardhur ne kete bote, jam ketu per nje qellim. Qellimi i vetem nuk eshte qe une te lind ate femije, por ta ushqej me gjirin tim dhe ta edukoj ta nxjerr ne jete. Si do te rritej ky femije pa nene?
Pastaj varet se c'fare relatash keni me partnerin apo burrin tuaj.
N.q.s do te isha e martuar dhe me femije, nuk do te vija kurre femijet para burrit tim. Me ate do kaloj jeten do te ndaj kafshiten e bukes dhe gjithcka tjeter. Femijen kam per detyre ta nxjerr ne jete ti tregoj rrugen e suksesit, c'fare zgjedhje bejne ata eshte puna e tyre. Do ti dua me shume se cdo gje tjeter, por nuk do ti krahasoja kurre kurre me dashurine per partnerin, shokun e jetes. Nje krahasim i tille eshte i pamundur.
Ne anen tjeter n.q.s femija qe une kisha ne bark do te lindte jo normal, varet se ne c'fare shkalle do te ishte abnormaliteti.
N.q.s femija i lindur do te ishte i paralizuar dhe nuk do te mundte kurre te arrinte te bente dicka vete, e si mund une si nene ta sillja ate ne jete. Do te me mallokonte gjithe jetes se tij, per c'fare e kisha lindur, c'fare arsyme me kishin shtyre ta beja ate.
Jam me se e informuar dhe e sigurt se shkenca gabon por duke u bazuar ne statistike sa prej 100 rasteve shkenca ka gabuar?
Po ju tregoj nje histori familjare.
Daja dhe nusja e dajes sim kishin nje djale. mbas 2 vjetesh linden nje vajze. Kur vajza ka linduar doktori e ka kuptuar se jeta e saj nuk do te ishte e gjate sepse grupet e gjakut te tyre ishin te njejte dhe ajo nuk ishte vaksinuar qe te perballonte dicka te tille.
Vajza u rrit dhe u be 1 vit e gjysem dhe semuret shume shume rende. I duhej me patjeter transfuzion gjaku. Gjinekologu ua beri prinderve te ditur se dicka e tille do te ndodhte ne vitet e para te jetes se saj. Ata nuk e degjuan. e rriten vajzen pothuajse 2 vjet dhe u vdiq. Jepnin e merrnin dhe pyesnin veten pse e kishin bere kete kur ata e dinin dicka te tille. faktikisht para se te lindte femija.
E ku nuk u perpoqen prinderit e shkrete ta conin madje edhe ketu ne Amerike e sollen por asgje nuk ishte e mundur.
Mbas 2 muajsh mbasi i kish vdekur goca ajo ngeli perseri shtatzane por kete here kish bere gjilperen dhe femija (djali) i doli normal pa asnje komplikacion. Ai gezon shendet te plote dhe ata jane shume shume te lumtur.
Ky eshte vetem nje shembull i cili ka ndoshur ne familjen time. Ka shume te ngjashem me kete. Une ne kete rast do te kisha zgjedhur te abortoja femijen dhe te mundohesha perseri te ngelesha shtatzane serish.
Ju falenderoj per cka shkruani por perseri dua te shtoj se vendimet varen nga situatat ne te cilat ndodhen njerzit.
Me respekt
Estella
Krijoni Kontakt