UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
Prishtinë, 6 maj 2003 - I dërguari i UNMIK-ut dhe koordiantori për TMK-në, gjenerali Endrju Kamings, ka pezulluar të gjitha aktivitetet e TMK-së dhe trajnimet jashtë vendit. Arsyeja kryesore për këtë veprim thuhet të jetë minimi i urës hekurudhore afër Zveçanit muajin e kaluar.
Zëdhënësja e UNMIK-ut Izabela Karlovic citohet të ketë deklaruar se UNMIK-u dhe KFOR-i i kanë dërguar një letër të përbashkët zv.komandantit të TMK-së, në të cilën kanë shprehur keqardhjen e tyre për praninë e elementëve të AKSH-së në TMK.
Zëdhënësja thotë se komandanti i TMK-së Agim Çeku ka premtuar më parë se të largojë elementët e AKSH-së nga TMK-ja, por deri më tash nuk është ndërmarrë ndonjë aksion në këtë drejtim, thotë ajo.
Dhe pikërisht për këtë arsye UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar të gjitha udhëtimet e individëve apo grupeve të TMK-së jashtë vendit.
Duke komentuar këtë qëndrim të UNMIK-ut dhe KFOR-it, zëdhënësi i TMK-së Shemsi Syla thotë se ku vendim për pezullim do të dëmtojë rëndë TMK-në në rrugën e profesionalizimit të saj.
(Trepca.net)
__________________________________________________ __
___________________________
Gjeneral Kaminks pezullon përkohësisht trajnimet jashtë vendit të TMK-së
Prishtinë, 6 maj (Kosovapress) Time: 15.55
Sipas burimeve të “Kosovapress-it” nga UNMIK-u dhe Zyra për Koordinim, si dhe koordinatori gjeneral Kaminks është bërë pezullimi i përkohshëm i të gjitha trajnimeve të parapara nga TMK-ja jashtë Kosovës. Burimet tona nuk flasin konkretisht cila ishte arsyeja e këtij hapi, mirëpo dyshohet që kjo lidhet me ngjarjet në veri të Mitrovicës.
__________________________________________________ __
_____________________________________
mani
Krijoni Kontakt