Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit

    UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit


    Prishtinë, 6 maj 2003 - I dërguari i UNMIK-ut dhe koordiantori për TMK-në, gjenerali Endrju Kamings, ka pezulluar të gjitha aktivitetet e TMK-së dhe trajnimet jashtë vendit. Arsyeja kryesore për këtë veprim thuhet të jetë minimi i urës hekurudhore afër Zveçanit muajin e kaluar.

    Zëdhënësja e UNMIK-ut Izabela Karlovic citohet të ketë deklaruar se UNMIK-u dhe KFOR-i i kanë dërguar një letër të përbashkët zv.komandantit të TMK-së, në të cilën kanë shprehur keqardhjen e tyre për praninë e elementëve të AKSH-së në TMK.


    Zëdhënësja thotë se komandanti i TMK-së Agim Çeku ka premtuar më parë se të largojë elementët e AKSH-së nga TMK-ja, por deri më tash nuk është ndërmarrë ndonjë aksion në këtë drejtim, thotë ajo.

    Dhe pikërisht për këtë arsye UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar të gjitha udhëtimet e individëve apo grupeve të TMK-së jashtë vendit.

    Duke komentuar këtë qëndrim të UNMIK-ut dhe KFOR-it, zëdhënësi i TMK-së Shemsi Syla thotë se ku vendim për pezullim do të dëmtojë rëndë TMK-në në rrugën e profesionalizimit të saj.
    (Trepca.net)
    __________________________________________________ __
    ___________________________




    Gjeneral Kaminks pezullon përkohësisht trajnimet jashtë vendit të TMK-së


    Prishtinë, 6 maj (Kosovapress) Time: 15.55

    Sipas burimeve të “Kosovapress-it” nga UNMIK-u dhe Zyra për Koordinim, si dhe koordinatori gjeneral Kaminks është bërë pezullimi i përkohshëm i të gjitha trajnimeve të parapara nga TMK-ja jashtë Kosovës. Burimet tona nuk flasin konkretisht cila ishte arsyeja e këtij hapi, mirëpo dyshohet që kjo lidhet me ngjarjet në veri të Mitrovicës.
    __________________________________________________ __
    _____________________________________

    mani
    Ndryshuar për herë të fundit nga mani : 06-05-2003 më 13:04

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Agim Ceku kryt si Bolla
    Ku i ki bre ment e holla
    Si kujtove mor magar
    Se ushtria asht pazar?
    Me mbledh hajna e lahpera
    Mos me dit kush del ka dera?
    A e shef more c'na bane
    Ne hajna mushe njato kasane
    Pse e Keq perdor Rinine
    Qe aq shum e don ushtrine
    Kurr njiher nuk ngove Rugoven
    Ku ne rrot sames e con Kosoven
    Jep dorhekje mor kopuk
    T'ka ba vegel nji hajdut
    E me NATO ti na flliqe
    Tuj u marr vec me pislliqe
    E tash populli me pague
    E Kosova me rrezikue
    Me hup miq e aleat
    Se shkojn hajnat neper nat
    Ca tu vjedh e ca tuj vra
    E ti ban sikur spo dijshe
    Tuj pi ven e lloz ne Shishe
    E sju binde ti Votimit
    Po vec Limes dhe Hashimit
    Krye bull edhe servil
    Hajde shko more kopil
    Se shum Nana lan pa fmi
    Qata hajna qe ti i ke shti
    Ne TMK me marr ka i rrog
    Me pusulla nga miq e shok
    Gjeneral i thue vedit
    E n'komanda te nji rebelit
    Shkove hine porsi lopa
    Ik se fajin ta ka koka.
    Mos i baj ma dam Kosoves
    Tuj ju bind thaqit e qosës
    Shko agim se e ke dh-i
    Nuk dum bordell por dum USHTRI


    .....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    As ky shkrim nuk i pengon Administratoret e Moderatoret ,dhe lejoin nji shkrim te till te brarit per TMK-ne qe e iriton nji popull te ter te Kosoves!!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 06-05-2003 më 16:06
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Postuar më parë nga Llapi
    As ky shkrim nuk i pengon Administratoret e Moderatoret ,dhe lejoin nji shkrim te till te brarit per TMK-ne qe e iriton nji popull te ter te Kosoves!!!!!

    Per cilin popull te Kosoves mendon se nje shkrim i tille e iriton?

    Nuk jane shkrimet e tilla qe e iritojne popullin e Kosoves, jane pjestare te caktuar te TMK-se qe e iritojne popullin e Kosoves.

    Fundi fundit, Llapi, ju me sa duket nuk perfaqesoni zerin e Popullit te Kosoves?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Sa i perket pezullimeve te aktiviteteve te TMK-se, mendoj se eshte nje mendim i drejte i ndermarrur nga UNMIK-u dhe KFOR-i.

    Nuk eshte vertem rasti i minimit te ures se Zveqanit ku gjejme te perfshire elemente te caktuar nga TMK-ja, nje gje e tille ka ndodhur edhe me pare.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Pasha Kuranin qysh po duket ka dicka te vertetenekete fare tollovie,se era ire nuk i ka ardhe kurr po tash po i vie era edhe e shume keq.
    Qysh ore kryeinistri i than keto,ai deri sot e mbronte nje teze tjeter e sot nje tjeter.Pasha Kuranin shume lider jane ba me dy fytyra.


    Nëse disa individë ishin të kyçur në aktivitete kriminale nuk duhet të ndëshkohet TMK-ja, thotë Rexhepi

    Prishtinë, 7 maj - Duke komentuar vendimin për pezullimin e trajnimeve të TMK-së jashtë vendit, kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi tha se nëse disa individë ishin të kyçur në aktivitete kriminale nuk duhet të ndëshkohen tërë Trupat Mbrojtës të Kosovës si institucion. Vendimin e UNMIK-ut dhe të KFOR-it për pezullim, Rexhepi e vlerësoi të ngutshëm dhe të pastudiuar mirë dhe shpreson se ky vendim do të tërhiqet. Ai mbështeti komandantin e TMK-së Agim Çeku që çdo pjesëtar që nuk respekton kodin e TMK-së nuk ka vend në radhët e saj.
    Njëkohësisht kryeministri tha se Qeveria mbështet TMK-në, duke shtuar se ajo do të profesionalizohet edhe më tutje dhe do të ketë trajnime brenda dhe jashtë vendit.
    Duke paralajmëruar hapa konkretë në këtë drejtim, z.Rexhepi tha se Qeveria do të kërkojë zyrtarisht që vendimi për pezullim të anulohet sa më shpejt.
    Kryeministri edhe njeherë komentoi raportet nga Këshilli i Sigurimit dhe Amnesti Intershënell për Kosovën, duke thënë se ato raporte kanë qenë jo të plota dhe kanë krijuar hapësirë për manipulime në Qeverinë e Serbisë dhe që Beogradi krijojë organe shetërore për çështjen e Kosovës. Kjo është një përzierje në çëshjet e UNMIK-ut dhe punëve të brendshme të Kosovës, vlerësoi Kryeministri.
    Rexhepi tha se në takimin e sotëm të Qeverisë është diskutuar edhe për problemin e personave të zhdukur dhe se tani janë identifikuar 180 persona të zhdukur, kurse nesër nga Serbia pritet të sillen edhe 52 kufoma, identifikimi i të cilave do të bëhet ditëve të ardhshme në Kosovë.



    mani

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2002
    Postime
    68

    TMK eshte si e tere Kosova ...

    nen veshtrim...varet nga vete ajo se si do te vejne punet ...tash per tash nuk eshte ajo qe deshirojme te gjithe berthame e Forces se Armatosur te Kosoves...me mire te themi eshte shenderruar ne strehe te krimineleve dhe bandave...ne syte e opinionit ndoshta po merre poziten e ushtris serbe gjate okupimit te Kosoves...kjo eshte gjendja fatekeqesishte; po si te dilet nga kjo situate...1.-Gjeneral A.Ceku te i largoje gjeneral-laperat e vetshpallur 2.-Te kyqen oficiret me grada ushtarake te pranuara 3.-Te perjashtohen pa perjashtime te gjithe ata qe ndonje menyre jane te involvuar ne vrasjet e pasluftes,kriminalitet,etj. 4.-Eshte e papranueshme qe Komandanti i TMK te shihet ne shoqeri me tipa te dyshimte se jana pjesmarres e vertetuar tashme ne organizimin e vrasjeve si te S.Halitjahes,J.Krasniqit... 5.-Te kerkohet nga tipat si ky qe po e keqeperdor emerin e krahines se Llapit qe mos te avokoj per TMK se dukat me qene ky po e ndyjke...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Shtajner: SHPK të jetë model për TMK-në

    Lidhur me qëndrimin e UNMIK-ut ndaj TMK-së, kryeadministratori Shtajner ka pohuar se TMK-ja është një institucion i paraparë me Kornizën Kushtetuese.

    “Dëshiroj që TMK-ja të bëhet një institucion multietnik. Mendoj se SHPK-ja duhet të jetë model për të”, është shprehur Shtajner.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    BAROMETRI DIPLOMATIK

    TMK-JA NUK ËSHTË FIRMË PRIVATE E ÇOVIQËVE TË UNIONIT SERBOMALAZEZ




    9 maj 2003 / Prof. Dr. Mehdi HYSENI



    Përkundër faktit se, kohëve të fundit kanë zënë të ringjallën bacilet virusoide të regjimit alktual serb të Slobodan Milosheviqit kundër interesave jetike të shqiptarëve dhe të Kosovës, ekzistenca dhe fati i Trupave Mbrojtëse të Kosovës(TMK) nuk mund të vihen në pikëpyetje jo vetëm nga Unioni Serbo+Malazez i Nebojsha Qoviqit dhe i Rada Trajkoviqit, por as nga kryeadministratori i UNMIK-ut apo i ndonjë asociacioni tjetër qoftë edhe me karakter (qeveritar apo joqeveritar) ndërkombëtar, sepse TMK-ja është institucion legjitim dhe legal si mbi bazën e së drejtës së brendshme, ashtu edhe të asaj ndërkombëtare publike, në saje të së cilit ka zhvilluar luftën çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale kundër pushtuesit të huaj serbonmalazez në vitin 1998-1999.




    Është e domosdoshme, t’i përkujtojmë si Unionin Serbo+Malazez, ashtu edhe titullarët e institucioneve më relevante ndërkombëtare (NATO, OKB, OSBE, BE), se TMK-ja nuk është kurrfarë fantazme, e shfaqur nga hiri i ndonjë feniksi të huaj, apo nusprodukt i ndonjë firme mikste private-publike e “Beretave të Kuqe” të Klanit të Zemunit, apo pronë vetjake e aparatit shtetëror të Beogradit, por është krijesë e natyrshme ushtarake popullore, e lindur nga gjiri i popullit shqiptar, në çastin më kritik të historisë së mbrojtjes së qenies së tij dhe të Kosovës nga hordhitë barbare gjenocidale dhe pushtuese të Serbisë. Prandaj, me fatin dhe me ekzistencën e saj nuk mund të luajë as Serbia, e as ndonjë përfaqësues i “paudhëzuar” dhe i njëanshëm i bashkësisë ndërkombëtare, që me çdo kusht don të hudhë “ndonjë gurë” për të rehabilituar politikën gjenocidale të Serbisë, në disfavor të luftës çlirimtare kombëtare të UÇK-së=TMK-së kundër okupatorit kolonialist serbomadh. Për fatin e sotëm dhe, të nesërm të TMK-së, mund të vendosë vetëm populli shqiptar i Kosovës, e askush tjetër. Këtë të drejtë sovrane e ka vetëm populli shqiptar, e jo asnjë nga eksponentët e politikës dhe të propagandës ultranacionaliste serbomalazeze as në Podogoricë, as në Beograd. Mashtrohen kryeultranacionalistët e dëshmuar serbomalazezë, siç janë Nebojsha Çoviqi dhe Rada Trajkoviqi (përfaqësues direkt dhe indirekt të Qeverisë serbomalazeze), nëse llogarisin, se shqiptarët dhe TMK-ja, i kanë flakur nga kujtesa e tyre terrorin dhe gjenocidin shtetëror serb dhjetëvjeçar, të kryerë mbi popullin shqiptar dhe mbi Kosovën, e tani (për shkak të përsëritjes së kërkesave kolektive paranoide, dhe akuzave të trilluara antishqiptare, të reprizuara nga teknologjia shfarosëse e politikës serbomadhe të Slobodan Milosheviqit dhe të Kishës Orotodkse Serbe), në mënyrë të “vullnetshme”, sipas diktatit të Serbisë dhe të disa nga aleatët e tyre, do të “pajtohen”, që fatin e vet dhe të Kosovës, sërish ta kenë lënë në duar të bandave kriminale ushtarake, paramilitare dhe policore serbomalazeze. Kjo strategji e “tokës së djegur” dhe e operacioneve luftarake “Patkoi”, në saje të së cilave Serbia e Slobodan Milosheviqit, (1998-199) Kosovën e shndërroi në varreza kolektive shqiptare, dhe në një tokë shkretëruar pa shqiptarë, nuk ka më asnjë gjasë të përsëritet, jo në Kosovë, por në asnjë trevë të banuar me shqiptarë, që ndodhet edhe jashtë Kosovës, sepse do t’i mborjnë pjesëtarët e devotshëm të ushtrisë çlirimtare kombëtare shqiptare.


    Popullin shqiptar dhe Kosovën, do ta mbrojë vetëm ushtria legjitime shqiptare

    Pavarësisht nga nomenklatura e listës së “dëshirave” të politikës kolonialiste serbomadhe, që sërish Kosovën dhe shqiptarët, t’i fusë në ingranazhet e sundimit të saj hegjemonist, duke parashikuar eliminimin me çdo kusht nga skena politike dhe ushtarake të faktorit ushtarak shqiptar, të quajtur TMK, kjo strategji dhe taktikë është pazbatueshme në praktikë. Mirëpo, një kërkesë e këtillë e politikës së krerëve të Qeverisë së Unionit të Serbisë dhe të Malit të Zi, nuk duhet nënçmuar në asnjë mënyrë, por duhet të merret me seriozitetin më të madh nga ana e palës shqiptare, sepse prapavija e saj është tërësisht antishqiptare, dhe e barasvlershme me objektivat dhe me synimet e politikës grabitçare e gjenocidale të regjimit policor ushtarak të diktatorit Slobodan Milosheviq.

    Drejtpërdrejt dhe tërthorazi, të gjitha sulmet dhe akuzat, që TMK-së po i adresohen nga politika dhe propaganda zyrtare serbomalazeze e Beogradit, kanë për qëllim që të ulin “pazarin” e fillimit të bisedimeve me Prishtinën zyrtare, duke e llogaritur Kosovën si problem të vetin të “brendshëm”, e kursesi si problem fqnijësor ndërkombëtar. Mirëpo, për të arritur këtë objektiv, politika zyrtare serbe ka ndikuar që, së pari, t’i imponohet bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Këtë e provojnë sheshit edhe parametrat e administrimit të UNMIK-ut, së pari “standardet”, pastaj, ku ta dijsh edhe për sa kohë (10, 20, 30 vjet), të vihet në “rend dite” debatimi i statusit përfundimtar të Kosovës. Mëpastaj, për shkak ushtrimit të trysnisë së politikës iracionale të Beogradit, nga politika shqiptare dhe nga UNMIK-u kërkohet që të vihet në jetë decentralizimi i “pushtetit shtetëror” shqiptar?! Për çfarë decentralizimi të pushtetit qeverisës të mbizotëruar shqiptar, mund të bëhet fare fjalë, kur dihet, se në të gjitha institucionet e Qeverisë e të Kuvendit të Kosovës, janë të përfshirë si minoriteti serbomalazez, ashtu edhe përfaqësuesit e minoriteteve të tjera në Kosovë.Domethënë, tanimë, brenda kësaj periudhe katër vjeçare, parktikisht dhe demokratikisht janë vënë në jetë të gjitha standardet e integrimit politik, ekonomik, kulturor, të sigurisë e të tjera të një shoqërie të përbashkët multietnike pluraliste në Kosovë. Kështu, të paktën flasin raportet dhe vlerësimet zyrtare të titullarëve të strukturave ndërkombëtare të UNMIK-ut dhe të KFOR-it në Kosovë.

    Natyrisht, nëse vërtet, duam t’i zgjidhim problemet në frymën objektive dhe të kritereve të proceseve integruese, të parimeve të demokracisë, të pluralizmit dhe të normave të ligjshme të bashkëjetesës ndëretnike në Kosovë sipas standardeve dhe vlerave universale të sistemit juridik ndërkombëtar dhe të drejtësisë ndërkombëtare, ashtu siç parashikon agjenda paqësore e Rendit të Ri Ndërkombëtar, atëherë, s’ka dyshim se në Kosovë (u pëlqeu apo jo, kjo ekstremistëve dhe ultranacionalistëve të politikës serbomalazeze si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd), patjetër, është i domosdoshëm decentralzimi, përkatësisht zhbërja e menjëhershme e të gjitha institucioneve të krijuara paralele serbomalazeze në Kosovë ( krijimi etnikisht i pastër i Universitetit në Mitrovicë, themelimi i Kuvendit të komunave dhe i disa asociacioneve me karakter policor-paramilitar në Mitrovicë, Graçanicë dhe në Kamenicë etj.), sepse kjo dukuri çon drejt politikës së segregacionit dhe aparteidit të shoqërisë multietnike në Kosovë. Për më tepër, ato kanë karakter ilegal dhe antiligjor, që nuk përputhen me sismetin e ligjeve dhe të ligjshmërive të institucioneve dhe të organeve legale të Qeverisë multietnike të Kosovës, si dhe janë në kolozion flagrant me dispozitat e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    Prandaj, një nga problemet më serioze, që e rrezikojnë procesin e ndërtimit të një shoqërie të lirë dhe demokratike në Kosovë, është fenomeni dezintegrues dhe destabilizues serbomalazez, i cili kursesi nuk po mund të lirohet nga steretipet dhe indoktrinimi i politikës së perënduar gjenocidale të Serbisë së Slobodan Mikosheviqit. Fenomeni dezintegrues serbomalazez, jo vetëm se është komik, por edhe absurd, dhe i joligjor, sepse thelbi i tij përbëhet nga dy komponente të papranueshme edhe për politikën dhe interesat e shumicës shqiptare(mbi 90%), edhe për politikën paqësore ndërkombëtare në Kosovë. E para, nënkupton “decentralizimin” e pushtetit si në shkallë horizontale, ashtu dhe vertikale, jo sipas përfaqësimit të paritet nacional të përqindjes së minoritetit serbomalazez, por sipas krietereve të një çelësi abstrakt të ashtuquajtur “mbrojtje e interesit të përgjithshëm nacional dhe shtetëror serb në Kosovë”. Ky “parim” mund të jetë i aplikueshëm dhe i pranueshëm vetëm në Serbi, ku shumica janë serbë, e assesi në Kosovë, e cila përbëhet nga 93% e shumicës dërrmuese shqiptare. Natyrisht, që në Kosovë, do të mbrohen njësoj të gjitha të drejtat dhe lritë themelore të të gjitha minoritetve, që janë rezidentë të saj, por mbrojtja e interesit kombëtar dhe shtetëror të Kosovës, do të jetë në ngarkim të detyrueshëm vetëm të shumicës dërrmuese të popullit shqiptar, që sipas ligjit dhe të drejtës historike, janë të vetmit titullarë të mbrojtjes kombëtare dhe shtetërore të Kosovës. E dyta, sipas traditës së deritashme (edhe pse si minoritet) të politikës kolonizuese serbe, duan që, duke e “decentralizuar” përfundimisht sistemin ligjor dhe demokratik të administratës vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, t’i krijojnë kushtet reale për kthimin e ushtrisë dhe të policisë kriminale serbomalazeze në Kosovë, me qëllim që sërish Kosovën dhe shumicën shqiptare mbi 90%, ta shndërrojnë në minoritet vasal të pakicës 5% serbomalazeze. Këto janë tendencat kryesore të “pakënaqësisë” së përfaqësuesve dhe të liderëve të minoritetit në Kosovë, dhe kryesisht të politikës zyrtare të Beogradit, e jo kurrfarë “diskriminimi” i minoritetit serbomalazez në Kosovë, siç pohon me paturpësi politika dhe propaganda serbomalazeze Beogradit.

    Për t’i konkretizuar këto qëllime amorale dhe antivicilizuese në kurriz të shqiptarëve dhe të Kosovës, politika propagandistike serbomalzeze, është duke manipuluar dhe mashtruar opnionin e brendshëm dhe të jashtëm ndërkombëtar, se minoriteti serb në Kosovë “është viktimë e terrorizmit shqiptar”, e jo shqiptarët dhe Kosova viktima të terrozimit dhe të gjenocidit shtetëror të Serbisë së Slobodan Milosheviqit. Ndërrimin e kësaj teze antishqiptare, mund ta gëlltisin vetëm politikat simpatizuese dhe ekzekutore të gjenocidit dhe të krimeve të luftës së makinerisë së fashizmit hitlerian, dhe ultranacionalistët( dje dhe sot, dora e djathtë e regjimit gjenocidal të Slobodan Milosheviqit), serbomalazezë, Nebojsha Çoviq ( kryetar i Qendrës koordinuese për kthimin e refugjatëve serbomalazezë në Kosovë, dhe zëvendëskryeministër i Qeverisë së Serbisë), dhe Rada Trajkoviq ( deputete në Kuvendin multietnik të Kosovës, dhe lidere e “povratakut” etj.).

    E vlen të nënvizojmë se, të gjitha bojkotimet dhe shantazhet e deritashme, që i janë bërë politikës ndërkombëtare të UNMIK-ut dhe të KFOR-it në Kosovë, janë realizuar nga përzierja direkte dhe indirekte e politikës ultranacionaliste të qeverisë serbe të Beogradit përmes tandemit të saj të dalluar ekstremist Nebojsha Çoviq dhe Rada Trajkoviq. “Sondën” e tyre të urrjetjes dhe të jotolerancës ndaj etnikumit indigjen shqiptar në Kosovë, e provojnë edhe deklarat më të reja kundër ekzistencës së TMK-së dhe interesave vitale të shqiptarëve në Kosovë.

    Sa është e “hapur” dhe e “sinqertë” politika e “demokratizuar” e qeverisë serbomalazeze për të hyrë në bisedime me palën shqiptare për zgjidhjen e drejtë të statusit të Kosovës, këtë në mënyrë spektakulare dhe transparente të nacionalshovinizmit serbomadh, e ka deklaruar edhe Nebojsha Çoviq, duke nënvizuar se: “ TMK-ja, duhet të kapë lopatën, dhe ta veshë uniformën punëtore, e jo të modernizohet në kuptmin ushtarak dhe të mbrojetjes së Kosovës”!?(Tanjug,5.5.2003).

    Ky kualifikim “politik” i Nebojsha Çoviçit në adresë të TMK-së-faktorit ushtarak shqiptar, nuk ka kurrfarë mbështeje as sipas paragrafëve të Rezolutës 1244 (të cilën politika serbomadhe, e interpreton, nga këndvështrimi i saj kolonialist mbi Kosovën), as sipas së drejtës ndërkombëtare. Në rastin e parë, pikërisht sipas kësaj rezolute, edhe është bërë demobilizimi i UÇK-së në TMK (këtë të vërtetë, tanimë, e dinë edhe harabelët e stepave të Kaukazit, e lëre më opinioni politik në Kosovë dhe në Nju-Jork). Në rastin e dytë, TMK-ja është dalë nga lufta e drejtë çlirimtare kombëtare kundër agresionit dhe gjenocidit të Serbisë, e cila njihet me emrin Ushtria Çlirtimtare e Kosovës(UÇK). Statusi i saj ka bazën e njohjes së drejtës ndërkombëtare, dhe të bashkësisë ndërkombëtare, të legalizuar qysh nga Konferenca e Rambujesë ( 1999), ku edhe ishte palë direkte nënshkruese e Marrëveshjes ndërkombëtare për përfundimin e luftës në Kosovë. Njohja e statusit juridik ndërkombëtar, si lëvizje nacionalçlirimtare e UÇK-së-TMK-së si nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare, është bërë në përputhje me Rezolutën 2105/XX, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, më 20.12.1965. Prandaj, këtë të drejtë legjitime dhe legale askush nuk mund t’ia tjetërsojë TMK-së qoftë politika kolonizatore e Unionit SMZ, qoftë ndonjë ndonjë eksponent i verbër, simpatizues i saj, i tanishëm apo i dikurshëm.

    Si Nebojsha Çoviçi, Momçilo Trajkoviqi, Rada Trajkoviqi, Oliver Ivanoviqi, si dhe e gjithë “orgjia” klerikëve të fundamentalzimit ortodoks serb në Kosovë, dhe në Serbi, duhet ta kenë të qartë se, gjatë viteve 1989-1999, gjenocidin mbi shqiptarët në Kosovë (nuk e kanë kryerë shqiptarët as TMK-ja mbi pakicën serbomalazeze, ashtu siç po gënjen dhe po shpif haptazi, dhe pa kurrfarë turpi politika e sotme zyrtare serbe “pasmilosheviqiane”), por atë e kanë kryerë vetë serbët dhe Serbia, të cilin e kanë frymëzuar, përgatitur dhe ndihmuar me të gjitha mjetet, pikëspari fundamentalizmi dhe ekstremizmi agresiv i politikës së Kishës Ortodokse Serbe, së bashku me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve Serbe, shërbimeve të ndryshme sekrete të sigurimit policor dhe ushtarak të Serbisë, duke marrë për bazë projektet hegjemonsite të Serbisë së Madhe të Ilia garashaninit(1844), të Vasa Qubriloviqit dhe Ivo Andriqit (1937), të Vuk Karazhiqit(1847) dhe Kushtetutës së Vidovdanit (1921)...etj.). Këtë ndërrim të tezave, nuk do ta pranojnë as shqiptarët, as TMK-ja e as bashkësia ndërkombëtare. Ngase miliona viktima shqiptare, kroate dhe myslimane boshnjake, kanë dëshmuar para gjithë botës se janë vepër monstruoze, antinjerëzore dhe antiligjore e Serbisë hitelriane të Slobodan Milosheviqit, e jo e kursesi e shqiptarëve të Kosovës, as e kroatëve të Kroacisë e as e boshnjakëve të Bosnjës. Në këtë rast, forcat militare, paramilitare dhe policore të Serbisë, që kanë kryerë vepra makabre-penale ndërkombëtare, gjenocd dhe reprezalije mbi popullin shqiptar dhe Kosovën (pavarësisht nga dëshirat dhe taktikat dredhuese e mistifikuese të ultranacionalistëve serbomëdhenj, që para botës së civilzuar po orvatën si “engjuj” ta fshehin barbarinë e tyre të shekullit XX, duke u paraqitur si “viktima” e jo si xhelatë të pamëshirshëm), as vetë Unioni Serbo+Malazez, nuk kanë kurrfarë shansi ligjor, që të rehabilitohen nga drejtësia ndërkombëtare dhe bota e sotme e qytetëruar demokratike. Ata, të cilët tentojnë t’i rehabilitojnë serbët dhe Serbinë nga tre gjenocidet e kryera mbi shqiptarët, kroatët dhe myslimanët boshnjakë, nuk i përkasin botës së sotme të civilizuar, as rendit juridik pozitiv ndërkombëtar, por rendit të errët skllavopronar, kancelarive bizantine evropiane të kohës së Aleancës së Shenjtë, si dhe sistemeve kolonialiste diktatoriale të metropoleve të ndryshme evropiane në Afrikë dhe në Azi para dhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

    Sipas së drejtës ndërkombëtare, veprat penale ndërkombëtare të gjenocidit nuk mund të përshkruhen, pavarësisht nga afati i vjetërsisë së tyre, dhe dëshira e shkretë e Rada Trajkoviqit, që ta rikthejë “VJ”-në kriminale në Kosovë. Natyrisht, kjo nuk duhet kuptuar vetëm si dëshirë personale e Rada Trajkoviqit(deputete e Kuvendit të Kosovës), por si një luftë e re kolektive e të gjitha subjeketeve politike, ushtarake, policore e paramilitare të Serbisë dhe të Malit të Zi, që paraqet rrezik të madh për mbrojtjen dhe sigurinë e përgjithshme të shqiptarëve jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë në “enklavat” e kolonizuara shqiptare të Serbisë dhe të Malit të Zi.


    TMK-ja ka luftuar për Kosovën e lirë, të pavarur dhe demokratike, të cilën do ta mbrojë si të tillë!

    Edhe pse kohëve të fundit, me të madhe janë duke u luajtur “lojëra të pakufijshme” rreth fatit të Kosovës dhe të shqiptarëve, si rrjedhim i propagandës luftënxitëse të Serbisë. Administrata e Miahael Shtajnerit (UNMIK) as (KFOR-i), nuk do të duhej të përligjnin rivendikimet e politikës propagandistrike të qarqeve politike të Serbisë, as të provokatorëve të saj, siç janë Nebojsha Çoviqi dhe Rada Trajkoviqi, të cilët janë “stozherët” dhe kritikuesit më të skajshëm të politikës së bërë të deritashme të administratës së UNMIK-ut dhe të KFOR-it në Kosovë. Asnjë nga rezultatet e deritashme pozitive të këtyre dy institucioneve ndërkombëtare paqësore në Kosovë, nuk janë të pranueshme as për liderët ekstremistë të minoritetit serb, as për qeverinë serbe të Beogradit. Presionet indivduale dhe kolektive të politikës serbe kundër Mihael Shtajnerit dhe titullarëve të tjerë të UNMIK-ut dhe të KFOR-it në Kosovë, bëhen në mënyrë të organizuar sistematike, dhe të planifikuar në detaje, për të nxjerrë koncesione si nga pala e dëmtuar shqiptare, ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

    Rasti më drastik dhe më shantazhist i liderëve nacionalistë serbomalazezë kundër kryeadministratorit të UNMIK-ut, Mihael Shtajener, është kërkesa amorale dhe provokative e tyre, që atë ta detyrojnë, të marrë ndonjë vendim arbitrar në kufizimin e ushtrimit të drejtave dhe detyrave të TMK-së. Këtë e ilustron edhe deklarata e Nebojsha Çoviqit: “ Të ndërpritet moderniizimi i mëtejmë i TMK-së nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, e cila edhe e ka krijuar atë”. Me një fjalë, Çoviqi ka kërkuar nga Mihael Shtajneri, që TMK-në ta vërë në pozitë jashtë loje të sistemit politik dhe ushtarak të Kosovës. Po qe se arrihet një imperativ i këtillë (bllokimi i aktiviteteve dhe i modernizimit të TMK-së) i palës akuzuese shpifëse serbe, atëherë pa dyshim do të vijë deri te polarizimi politik dhe ushtarak, si dhe implikimet e paparashikuara ndëretnike në Kosovë, që do të çonin në konfrontimin direkt të forcave të armatosura gjithëshqiptare dhe atyre serbomalazeze. Me këtë rast, në Kosovë, do të fillonte çdo gjë nga e para. Këtë, “mollë sherri” është duke kërkuar Serbia me në krye Nebojsha Çoviqin dhe me Rada Trajkoiviqin. Gjithashtu, këtë strategji të një lufte të re të mundshme shqiptare-serbe, e dokumentin edhe statusti i sotëm politik, adiminstrativ dhe gjeopolitik i Mitrovicës së Veriut. Deri tani, politika shqiptare me urti iu ka shmangur një rreziku të këtillë (të përgatitur qe katër vjet rresht nga politika zyrtare e Beogradit), duke u treguar e moderuar, dhe në raste të caktuara, edhe e dëmtuar në favor të saj, mirëpo, të gjithë këtë e ka bërë për hir të shpëtimit të procesit të ndërtimit të një paqeje të qëndrueshme dhe të mirëbesimit të ri ndëretnik në Kosovë. Natyrisht, duke shpresuar se Serbia fqnije, do të pendohej, duke kërkuar falje botërisht për të gjitha masakrat dhe shkretënimet, që i ka bërë mbi shqiptarët dhe Kosovën (1998-1999. Mirëpo, fatkeqësisht, edhe pse politika e urtë shqiptare ia dha shansin Serbisë “pasmilosheviqiane”, që t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, udhëheqja e saj (në emër të demokracisë dhe të integrimeve evropiane dhe rajonale, duke i mashtruar në mënyrë perfide, dhe duke i përvetësuar gradualisht si shtetet fqinje, ashtu edhe BE-në, Këshillin e Evropës, OSBE-në etj.) në krye me Nebojsha Çoviqin (ish-sps i S.Milosheviqit), ka filluar ta rikatulizojë strategjinë e politikës dhe të propagandës gjenocidale të regjimit fashist të Slobodan Milosheviqit, duke u përzier direkt në çështje të brendshme të Kosovës. Këtë e vërteton edhe përmbajtja e kësaj deklarate, të dhënë për opinionin publik nga deputja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq: “Janë krijuar kushtet që politika zyrtare serbe, t’i propozojë UNMIK-ut dhe KFOR-it ofertën për pranimin e forcave ushtarake dhe speciale të Unionit SMZ në strukturën e këtyre dy institucioneve ndërkombëtare paqësore, me qëllim që, së ba- shku ta luftojnë terrorizmin shqiptar”!? (lk.6.05.2003).

    Sipas këtij “vizioni largpamës” tendencioz dhe subjektiv të dr.Rada Trajkoviqit, për “luftimin e terrorizmit shqiptar” në Kosovë, KFOR-i dhe UNMIK-u (edhe pse kanë dispozicion mbi 27000 mijë forca ushtarake nën komandën e NATO-s), paskanë aq nevojë të “madhe për t’u përforcuar me frocat rezerviste speciale dhe kriminele ushtarake” të Unionit të SMZ-së, të cilat para katër viteve kanë kryer akte gjenocidale dhe maskara ndaj popullatës civile shqiptare në Kosovë. Eh, po ky është kulmi i cinizmit të politikës hipokrite serbomadhe! Jo, zonja deputete e Kuvdendit multietnik të Kosovës, Rada Trajkoviq, ushtria, paraushtria dhe policia serbe e jotja dhe e Slobodan Milosheviqit, e kanë konsumuar përgjithmonë “kredinë e ushtrimit të detyrimit ushtarak” në Kosovë. Vendi i atyre forcave ushtarake speciale serbomalazeze(që çoviqët, trajkoviqët dhe ivanoviqët, duke parë ëndrra në diell, qe katër vite me radhë) , të kërkuara nga Rada Trajkoiviq, nuk është KFOR-i as UNMIK-u,as TMK-ja, as Kosova, por është Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, dhe burgjet ndërkombëtare, të cilat patjetër, së bashku me Slobodan Milosheviqin, dhe me urdhërdhënësit e tjerë ushtarakë e policorë, duhet të japin llogari për krimet dhe masakrat e kryera ndaj shqiptarëve, dhe plaçkitjes dhe djegies së pasurisë së tyre të luajtshme dhe të paluajtshme në Kosovë. Pavarësisht nga ndërrimi i tezave të Nebojsha Çoviqit dhe të Rada Trajkoviqit, si rrjedhim i ushtrimit të trysnisë së politikës dhe propagandës subversive të Beogradit dhe të Podogricës, politika shqiptare nuk ka asnjë arsye, që të tërhiqet nga llogoret e luftës së mbrojtjes së vërtetës së hidhur historike të çështjes shqiptare dhe të Kosovës gjatë viteve 1998-1999, por nevojitet përherë të jetë e zgjuar dhe objektive, duke vepruar vazhdimisht dhe intensivisht në çjerrjen e krimeve të luftës dhe të hollokaustit serbomalazez para opinionit demokratik ndërkombëtar.Çdo shfaqje e dilemës dhe e tendencave ndjellakeqe (me prirje të interesit personal apo të grupeve politike të interesit në favor të politikës së mbrojtjes së interesave të huaja antishqiptare), me qëllim që të heshin dhe të murkullojnë veprën antinjerëzore-hollokaustin serbomalazez mbi shqiptarët dhe Kosovën, sipas normave të së drejtës zakonore dhe të së drejtës ndërkombëtare, do të thotë mbështetje dhe justifikim amoral, apolitik dhe antiligjor ndaj së vërtetës mbi shqiptarët dhe Kosovën.

    S’ka dyshimim se, si çdo shtet dhe popull në botë, edhe Kosova dhe populli i saj ka nevojë të domosdhsme, dhe mbi të gjitha e gëzojnë të drejtën e ligjshme të mbrojtjes së interesave të tyre vitale kombëtare dhe shtetërore, por këtë të drejtë nuk mund ta kërkojnë, as ta jetësojnë përmes trupave invaduese gjenocidale të Serbisë dhe të Malit të Zi. Përkundrazi, Kosova dhe populli shqiptar, në rast kërcënimi të rrezikut, do t’i thërrasin në ndihmë miqët e tyre të dëshmuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila drejtpërdrejt me aletët e saj, ka ndikuar dhe ka marrë pjesë në rolin kryesor në çlirimin e Kosovës, dhe në shpëtimin e shqiptarëve nga shfarosja kolektive, si pasojë e ushtrimit të agresionit dhe të gjenocidit të forcave ushtarake, paramilitare dhe policore të Serbisë. Në qoftë se në Kosovë ka “lëshuar rrënjë” ndonjë “terrorizëm” , KFOR-i, UNMIK-u dhe TMK-ja, kanë forca të mjaftueshme për zhdukejn e tij, si dhe të shfaqjes së çdo rreziku tejtër, që do t’i kanoset Kosovës dhe popullit të saj. Populli shqiptar i Kosovës, as vetë Kosova, nuk kanë kurrfraë nevoje,që t’ i thërrasin në mbrojtje xhelatët dhe vrasësit e tyre barbarë, por kanë nevojë për miqë dhe aleatë besnikë, sikurse që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre të Evropës Perëndimore. Po e përsëris, dhe do ta përsëris gjithmonë këtë fakt historik humanitar miqësor, sikur të mos ishte ndërhyrja direkte e SHBA-së me koalicionin e NATO-s në mposhtjen e forcave oukpuese serbe, dhe të objektivave të tyre ushtarake, sot Kosova do ishte e tërësisht e boshatisur nga shqiptarët, si rrejdhim i hollokaustit serbohitlerian në zemër të Evropës( 1998-1999).

    Si trajkoviqët, çoviqët dhe mbështetësit e tyre të politikës paranoide të Beogradit, duhet ta mbajnë parasysh faktin se, Kosova më kurrë nuk do të jetë “bashki” e varfër e tyre me status kolonial,sikurse deri në qershor të vitit 1999, e shqiptarët “monedhë kusuri”, për t’i shfrytëzuar ekonomikisht, dhe për t’i pacifikuar përmes terrorit dhe gjencodit, sa herë “t’iu teket” për rrumbullakësimin e llogarive dhe të transaksioneve me aleatët e tyre sllavë dhe prosllavë në kurriz të territorit indigjen shqiptar dhe të pavarësisë së Kosovës.

    Pavarësisht nga politika kompremetuese dhe provokuese e nacionalizmit dhe e hegjemonizmit serbomalazez, brenda këtij katërvjeçari nën administrimin juridik ndërkombëtar (UNMIK dhe KFOR) si politika shqiptare, ashtu edhe faktori ushtarak TMK-ja, me angazhim dhe punë konkrete, kanë dëshmuar para bashkësisë ndërkombëtare, se janë për normalizimin dhe respektimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore, me të gjitha vendet fqnije të Kosovës, që ndjekin politikën e paqes dhe të fqinjësisë së mirë. Mirëpo, ky përacktim racional dhe largpamës i politikës shqiptare, nuk duhet të kekqkuptohet dhe të keqinterpretohet, si “akt nënshtrimi”, apo “akt falimentues” siç po vepron politika e njëanshme destruktive e Beogradit, duke e cilësuar politikën shqiptare si “diskriminuese” ndaj pakicës serbe. Logjikisht dhe praktikisht një provokim i këtillë është i paqëndrueshëm për realitetin e bashkëjetesës në Kosovë, mirëpo, sipas llogarisë së prizmit politik të Serbisë, është dobiprurës, po qe se këtë karremë të trilluar, do ta kapërdinte politika shqiptare dhe UNMIK-u e KFOR-i në Kosovë. Përmes “devizës” së trajkoviqëve e çoviqëve, “pakica serbomalazeze në Kosovë, është e diskriminuar në atë shkallë nga të drejtat e saj elemenatre” sa që, sipas sponosrëve të politikës nacionalsite serbe, “ ajo është duke përjetuar burgun më të rëndë shtëpiak”, Serbia ka për qëllim që, së pari përmes rikthimit të forcave ushtarake e policore (qoftë në kuadër të KFOR-it, qoftë të UNMIK-ut), si dhe të gjithë “refugjatëve” kolonistë, të krijojë një gjendje kaotike në Kosovë, gjë që kjo fazë do të ishte vendimtare për rikthmin e sovranitetit shtetëror të Serbisë në Kosovë. Në të vërtetë kjo është “poenta” kryesore e kërkesës së decentralizimit të “pushtetit shtetëror” shqiptar dhe të misionit paqësor ndërkombëtar në Kosovë. Për këtë arsye, Serbia i anatemon politikën shqiptare dhe të UNMIK-ut, kinse nuk janë në funksion të mbrojtjes së drejtave të minoritetit serbomalazez, ky pretekst është një nga shkaqet parësore dhe të ngutshme, që Serbia po kërkon të hyjë në dialog me palën shqiptare, e jo për debatuar për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës.

    Nëse qarqet e larta zyrtare serbomalzeze, inisitojnë edhe më tej, që të pezullohet TMK-ja, dhe haptazi të nëpërkëmbet e drejta e vetëvendosjes së shqiptarëve në Kosovbë, atëherë politika shqiptare, nuk duhet të “zihet në gjumë”, por të reagojë me të gjitha format dhe me mjetet e ligjshme dhe demokratike, që i ka në dispozicion, të parashikuara me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe me të drejtën ndërkombëtare, në bazë të së cilave UÇK-ja=TMK-ja është njohur si faktor i ligjshëm ushtarak kombëtar shqiptar. Për këtë qëllim nevojitet që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, t’i ushtrojnë kërkesë të posaçme Sekretetarit të Përgjithshëm të OKB-së, z. Kofi Annan, se janë pjekur të gjitha kushtet për revizionimin e Rezolutës 1244, dhe në vend të saj, të miratohet një Rezolutë e re për Kosovën, në frymën e Deklaratës për njohjen e pavarësisë vendeve dhe popujve të koloniazuar, të sanksionuar në Rezolutën 1514 (XX), të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 14 dhjetor 1960, si dhe në përputhje me dispozitat përkatëse të Kartës së Kombeve të Bashkuara, ashtu edhe me normat e parimet juridike bazë të së drejtës ndërkombëtare.

    Çdo vonesë e mosmiratimit të një rezolute të tillë për zgjidhjen e statusit definitiv të Kosovës, politika dhe propaganda kolonialiste, do ta shfrytëzojë për provokime dhe ndërhyrje të vazhdueshme në çështje të brendshme të Kosovës, me qëllim që të shkaktojë konflikte të reja të armatosura jo vetëm në Kosovë, por edhe në përmasa ballkanike. Natyrisht, duke u thirrur dhe, duke luajtur në “letrën e terrorizmit” shqiptar në Ballkan, terrorizëm ky vërtet serbomadh, e jo kursesi shqiptar, që është zbatuar në kombinim me gjenocidin mbi kurrizin e shqiptarëve dhe të Kosovës gjatë viteve 1989-1999, por që ka gjasë të rishfaqet sërish nga bandat kriminele të forcave ushtarake, paramilitare dhe policore serbe, po qe se OKB-ja me procedurë urgjente nuk e miraton Rezolutën për njohjen e vetëvendosjes së Kosovës.

    Në rast të mohimit të së drejtës së vetëvendosjes Kosovës nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, politika shqiptare, duke mos humbur intensitetin e saj për asnjë orë, as për asnjë hap, duke shfrytëzuar instrumentet e ligjshme institucionale (Qeveria dhe Kuvendi), të nxjerrin aktin përkatës ligjor për shpalljen e Referendumit gjithëpopullor, ku populli i Kosovës me votën e lirë dhe demokratike, do të pëcaktohej për Kosovën e lirë dhe të pavarur, ashtu sikurse në Referendumin e bërë në shtator të vitit 1991.


    Marr nga trepca net
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 09-05-2003 më 17:38
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Dëmtimi i urës së Zveçanit; Çeku urdheron ndërrime në zonën e IV të TMK



    PRISHTINE (10 Maj) - Komandanti i Trupave Mbrojtëse të Kosovës gjeneral lejtnant Agim Çeku ka vizituar dje Zonën e IV-të të Mbrojtjes për në ceremoninë e marrjes së detyrës nga komandantit të Zonës se IV-të të Mbrojtjes.Për arsye të përgjegjësisë komanduese, për shkak të përfshirjes se një pjesëtari të Zonës se IV-të të TMK-së në aktin e dëmtimit të urës në afërsi të Zveçanit, komandanti i TMK-së ka marrë vendim që, të bëhen të disa ndërrime në detyrat e drejtuesve të këtyre trupave në këtë zonë. dxh/dxh (BalkanWeb)

    mani

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dy fjale kti profesorit me diplome ne fushen e "SERVILIZMo logjise""


    Prof. Dr. Mehdi HYSENI thote mes tjerash..


    "Përkundër faktit se, kohëve të fundit kanë zënë të ringjallën bacilet virusoide të regjimit alktual serb të Slobodan Milosheviqit kundër interesave jetike të shqiptarëve dhe të Kosovës, ekzistenca dhe fati i Trupave Mbrojtëse të Kosovës(TMK) nuk mund të vihen në pikëpyetje jo vetëm nga Unioni Serbo+Malazez i Nebojsha Qoviqit dhe i Rada Trajkoviqit, por as nga kryeadministratori i UNMIK-ut apo i ndonjë asociacioni tjetër qoftë edhe me karakter (qeveritar apo joqeveritar) ndërkombëtar, sepse TMK-ja është institucion legjitim dhe legal si mbi bazën e së drejtës së brendshme, ashtu edhe të asaj ndërkombëtare publike, në saje të së cilit ka zhvilluar luftën çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale kundër pushtuesit të huaj serbonmalazez në vitin 1998-1999. """


    Ngo bre doktor pallavraxhiu..leni demoagogjite e mos na trego se kali ha bari..

    Vrejtja TMK-se nga ana e faktorit nderkombetar nuk erdhi se TMK sulmoi Serbine apo vrau Arkanin apo shkaterroi tanket Serbe qe rrin gati dikund atje pran kufirit Kosove-Serbi..

    Jo more pallavraxhi ..vrejtjet erdhen e u bene serioze pikerisht sepse TMK eshte shume larg arsyeve pse ajo ekziston..
    Pra TMK nuk eshte aspak mbrojtese e KOSOVES por eshte kthyer ne REPART TERRORIST i bandes se Hashim Gani e Halit Zekave dhe ky repart terrorist nuk po sulmon Rada Trajkovicin ose "Beretat e kuqe" te ZEMUNIT por ka sulmuar nanen shqiptare te UKES e DRINIT..
    Ka vrare Djalin e nipin e Tahir Zemes ..e ka mitraluar Kushtrimin 4 vjecar..
    Ky repart Terrorist nuk njef Voten e Popullit te KOSOVES per KOMANDE por i bindet bandes se pa votuar nga Populli ..pra Bandes pol-potiste te PDK-se.

    Nuk eshte RADA qe i trembet TMK-se por jane Nanat Shqiptare qe rrin me zemer te dridhun kur u vonohet djali ne shpi se tremben se dikund ne erresire mos ja vret birin qaj pisi Sali Gjeneral- Veseli me ata pisa si Gani Koci e Halit jaha..qe vetem ne Drenice i kan vra tre drejtora shkollash shqiptare..

    A vritet drejtori Shkolles Shqiptare????????
    A vritet Petro Nini Luarasi??
    A vritet Shtjefen Gjecovi..??

    Keto na i kane bere dikur shovinistet Grek e Serb e tash po na i ben TMK-ja e Agim Pisit me urdher pusullat e Hashim Gani Kocit..

    Pra eshte Populli i KOSOVES qe po e vuan TMK-ne e eshte RADA Trajkovici qe po perfiton nga kjo TMK keshtu sic eshte..

    Eshte Nana e Drinit qe shtini djalin nen dhe qe u vra nga gjenerali i TMK-se e nuk jane Beretat e Kuqe te Zemunit qe po tremben prej ksaj TMK-je te felliqte..

    Dhe e felliqur eshte jo se aty ne TMK ka dhe djem te mire atdhetare porse shtabi i TMK-se eshte mashe e Bandes vrasese te Hashimit-Qoses-Demacit e plehrave tjera..

    Sa me shpejt qe TMK te pastrohet rrenjesisht nga kriminelet aq me mire eshte..
    Sa me shume te vonohet ky pastrim aq ma rrezik eshte qe KOSOVA te bjeri nen zinxhiret e SERBISE dhe njihere..

    Nuk eshte faktori nderkombetari ai me i interesuari per de-kriminalizimin e TMK-se por perkundrazi atyre dhe mund tu pershtatet nji TMK si kjo..

    Eshte Kosova qe ma se pari eshte e interesuar te ndryshoje Komanda dhe perberja e TMK-se..deri sa nuk kemi ardhur tek Auto goli i tmershem..

    Cfare beri AKSH ne ZVECAN???????

    Jo vetem nji m-ut te madh ku dy djem shqiptare pa asnji arsye ngelen te coptuar nga tritoli i tyre..por me "aksinonin" e Zvecanit..AKSH krijon mundesine qe TMK te jete gjysma me SERB neser..
    Ja fitoret e AKSH-se...Ja ku na con..Gjenerali lahper Agim Ceku..qe i bindet EUROVE qe ja dhuron Gangsteri Hashim Thaqi..

    Doktorr ti je nji demagog koktrash.

    Pra ju doktoorr nuk ja keni gjetur Medicinen popullit tuaj por po i sherbeni me diplomen tuaj SERBISe se ZEMUNIT..

    TURP..


    ...

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari qja paske ftof Profesorir papa nuk ka me ty te lumet ne qe te kemi ne ket forum nukl len njeri intelektual as patriot pa i dal para ti si ma i menqur!!!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Agim Çeku ka shkarkuar nga detyra tre oficerë të lartë të TMK-së

    Prishtinë, 10 maj - Për shkak të përfshirjes së një pjesëtari të Zonës së Katërt të TMK-së në aktin e dëmtimit të urës afër Zveçanit, komandanti i TMK-së, gjeneral Agim Çeku ka shkarkuar nga detyra tre oficerë të lartë.

    Nga detyra është shkarkuar komandanti i deritashëm i Zonës së Katërt gjeneral-brigade Kadri Kastrati, komandanti i deritashëm i Batalionit të katërmbëdhjetë gardist të Zonës së katërt nënkolonel Isa Hajrizi dhe oficeri komandues i Inspektoriatit të rendit në Zonën e katërt të Mbrojtjes, kapiteni Vllaznim Sahiti.

    Ata janë angazhuar në detyra të reja brenda TMK-së.

    KIC
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    KFOR: TMK rrezikon të turpërohet

    Trupat e Mbrojtjes së Kosovës dhe vetë Kosova rrezikojnë të turpërohen nëse do të zbulohet se pjesëtarë të TMK-së janë njëkohësisht edhe pjesëtarë të organizatave ilegale terroriste, thuhet në një deklaratë të KFOR-it.

    Njëkohësisht u bëhet thirrje edhe liderëve të Kosovës që t'a kuptojnë seriozitetin e situatës.

    Sipas KFOR-it, pezullimi i aktiviteteve të TMK-së jashtë Kosovës nuk është ndëshkim, por masë parandaluese.

    RTK
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Kosovë: KFOR-i nuk është kundër veprimtarisë së Trupave Mbrojtëse,por kundër elementëve kriminal brënda saj



    Vendimi i UNMIK-ut dhe KFOR-it për pezullimin përkohësisht të stërvitjeve të Trupave Mbrojtëse jashtë Kosovës nuk është ndëshkim për këtë organizatë por përpjekje që të mënjanohen të gjithë individët që janë anëtarë të këtyre trupave dhe të cilët janë të përfshirë në veprimtari që pengojnë qëndrueshmërinë dhe të ardhmen Kosovës, thuhet në një komunikatë të publikuar sot nga shërbimi për informim i forcave paqërujatëse.

    Një zëdhënës i tyre Roberto Masha tha se bazuar në faktin se dy pjestarë të Trupave Mbrojtëse ishin të përfshirë në aktin terrorist të 11 prillit përkatësisht në shpërthimin mbi urën në veri të Mitrovicës, egziston arsye e plotë për të besuar se ka më shumë pjestarë të këtyre trupave të cilët janë të përfshirë në veprimtarit që pengojnë qëndrueshmërinë dhe të ardhmen e Kosovës. Prandaj theksoi ai Forcat Paqëruajtëse po punojnë me komandantin e Trupave Mbrojetëse për identifikimin e këtyre individëve dhe ndaj tyre do të ndërmirren masa përkatëse.”

    Zëdhënsi Masha pohoi se vendimi për pezullimin e stërvitjeve jashtë Kosovës është masë parandaluese, derisa të vërtetohet se nuk ka prani të pjestarëve të grupeve terroriste në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Ai nëvizoi se Trupat Mbrojtëse dhe Kosova rrezikojnë të turpërohen nëse zbulohet se njëri nga pjestarët e tyre në stërvitjet zyrtare është pjestarë i organizatës terroiste, prandaj keqëinterpretimi i masave të ndërmarra nga udhëheqësit kryesor nuk ndihmon në kuptimin e plotë të rëndësisë së situatës thekson zëdhënsi, për të shtuar se Forcat Paqëruajtëse do të punojnë me udhëheqjen e Trupave Mbrojtëse për të identifikuar ata të cilët janë të përfshirë në veprimtari terroriste pasi që edhe me Kornizën Kushtetuese, Trupat Mbrojtëse të Kosovës janë një institucion i rëndësishëm për raste emergjente dhe në kuadër të saj nuk duhet të ketë vend për kriminelë apo terroristë tha zëdhënsi i KFOR-it, Roberto Masha”.

    Shpërthimin në fillim të prillit në një urë hekurudhore në afërsi të komunës së Zveçanit në veri të Kosovës e mori përsipër Armata Kombëtare Shqiptare e cila disa ditë më vonë u shpallë organizatë terroriste me vendim të posaqëm të Administratorit Steiner. Kjo bëri që UNMIK-u dhe KFOR-i të pezullojnë veprimtarit e Trupave Mbrojtëse jashtë Kosovës pasi që u vërtetua se një pjestarë i tyre kishte humbur jetën në këtë shpërthim.

    Ndonëse vendimin e UNMIK-ut dhe KFOR-it e ka cilësuar si të dëmshëm për Trupat Mbrojtëse, komandanti i tyre gjeneral Agim Çeku ka pohuar se në radhët e kësaj organizate nuk do të ketë vend për elemente që kanë lidhje me çfardo grupesh kriminale. Ai tashmë ka bërë hapat e parë duke ndryshuar strukturën komanduese të këtyre trupave në rajonin e Mitrovicës, ku edhe ka ndodhur shpërthimi. //ss// (Zeri i Amerikes ne shqip)



    mani

Tema të Ngjashme

  1. Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Studentët shqiptarë jashtë, të pavendosur për t’u kthyer
    Nga kacaku basket në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 21:59
  3. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •