Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Parlamentarët e Kosovës votuan Rezolutën për ruajtjen territoriale të Kosovës

    --------------------------------------------------------------------------------

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash miratuan Rezolutën për ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës


    --------------------------------------------------------------------------------

    Prishtinë, 23 maj 2002 (QIK) - Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash miratuan Rezolutën për ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës.

    Pro rezolutës votuan 85 deputetë, asnjë votë nuk ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim. Por, më parë deputetët e koalicionit serb "Kthimi", në momentin kur kryetari i Kuvendit hodhi në votim rezolutën për miratim, ata e braktisën sallën.

    Paraprakisht kryetarët e tri grupeve parlamentare - të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së - u shprehën në senacën plenare se njëzërit janë për votimin e rezolutës në fjalë.

    Pas votimit të rezolutës, kryetari i Kuvendit e mbylli seancën e sotme me këtë rend dite dhe pas një pushimi të shkurtër Kuvendi i Kosovës i vazhdon punimet me një rend dite tjetër.

    --------------------------------------------------------------------------------


    Rezoluta për ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës ( Teksti i plotë )


    Kuvendi i Kosovës
    Komisioni për çështje gjyqësore, legjislative dhe të Kornizës Kushtetuese
    Komisioni për bashkëpunim ndërkombëtar


    Kuvendi i Kosovës, si organi më i lartë përfaqësues e ligjvënës i vetëqeverisjes së përkohshme në Kosovë, i dalë nga vota e lirë e popullit të Kosovës më 17 nëntor 2001:
    I shqetësuar thellë me aktin e cenimit të tërësisë territoriale të Kosovës, si rezultat i Marrëveshjes së 21 janarit 2001 midis përfaqësuesve të të ashtuquajturës RFJ dhe përfaqësuesve të ish-republikës jugosllave të Maqedonisë për ndryshimin e kufirit të Kosovës;

    Duke vërejtur ndërhyrjet e Serbisë me qëllim të ndryshimit të kufijve të Kosovës në territorin e komunës së Gjilanit dhe në territorin e komunës së Dardanës;
    I brengosur për mosushtrimin e kompetencave të organeve të vetëqeverisjes së përkohshme të Kosovës në komunat veriore të Kosovës dhe mosushtrimin e përgjegjësive të UNMIK-ut në këto pjesë të territorit të Kosovës dhe duke vërejtur ndërhyrjen e vazhdueshme të Beogradit në punët e brendshme të Kosovës nëpërmjet krijimit të strukturave paralele dhe të enklavave të minoriteteve edhe nëpërmjet të përdorimit të dhunës kundër institucioneve ndërkombëtare në Kosovë;
    Dhe, duke përkujtuar:
    Mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që me Rezolutën 1244 vuri Administrimin ndërkombëtar mbi gjithë territorin e Kosovës si territor unik e të pandashëm, me qëllim të ngritjes dhe të zhvillimit të institucioneve të vetëqeverisjes së përkohshme, si parakushte për zgjidhjen përfundimtare të statusit të saj politik;
    Faktin se ndërhyrja ushtarake në Kosovë e forcave ndërkombëtare, si dhe vendosja e Administrimit ndërkombëtar në Kosovë u bë në pajtim me Kreun VII të Kartës së OKB-së për të rivendosur dhe ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon;
    Faktin se përmes Rezolutës 1244, Këshilli i Sigurimit të OKB-së ngarkoi praninë ndërkombëtare të sigurisë që të ushtrojë ndër të tjera funksionet që lidhen me mbikëqyrjen e kufijve (par.9. pika g.);
    Të dhënën se me nenet 1.1 dhe 1.2 të Dispozitave themelore të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, “Kosova është një entitet nën administrimin e përkohshëm ndërkombëtar, që me popullin e vet ka atributet unike historike, juridike, kulturore dhe gjyqësore” dhe se “Kosova është një territor i pandashëm anembanë të të cilit ushtrojnë përgjegjësitë e tyre institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes”;
    Duke theksuar faktin se Rregullorja 2000/45 për Vetëqeverisjen e komunave të Kosovës në nenin 2, pika 2.5 shprehimisht përcakton se “ndryshimi i kufijve të komunavee bëhet vetëm nga Pushteti Qendror dhe vetëm pas konsultimit paraprak me komunat përkatëse”;
    Duke njohur se tërësia territoriale e Kosovës si unike e pandashme dhe e patjetërsueshme, në asnjë fazë të zhvillimit të saj juridik kushtetues e politik nuk ka mundur të cenohet e as të ndryshohet pa pëlqimin e popullit të saj dhe të institucioneve që kanë vepruar në të, mbështetur në aktet më të larta të saja juridike – kushtetuese;
    Dhe, duke nënvizuar se marrëveshja e përmendur më parë dhe veprimet e ngjashme që kanë për qëllim cenimin e tërësisë territoriale të Kosovës, pareqesin rrezik për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon;

    Kuvendi i Kosovës, pas një debati të gjerë, duke u mbështetur në nenin 1, pika 1.2 dhe Kreun 9, pjesa 9.1.1. të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme të Kosovës, në mbledhjen e vet të mbajtur më 23.05.2002, miraton këtë:

    R e z o l u t ë

    1. Kuvendi i Kosovës thekson se tërësia territoriale e Kosovës është një dhe e pandashme. Kufijtë e Kosovës janë të pandryshueshëm.

    2. Kuvendi i Kosovës e konsideron të papranueshme çdo marrëveshje jashtë vullnetit të popullit të Kosovës e të institucioneve të saj që cenon kufijtë e Kosovës.

    3. Kuvendi i Kosovës kërkon që PSSP, OKB, UNMIK-u dhe KFOR-i të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre për ruajtjen dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës.

    4. Kuvendi i Kosovës kërkon nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, KFOR-i dhe Policia Ndërkombëtare që të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre edhe në pjesën veriore të Kosovës dhe të marrin masa të menjëhershme për heqjen e pengesave dhe për qarkullimin e lirë të qytetarëve.

    5. Kuvendi obligon institucionet e Kosovës që të ushtrojnë pushtetin e tyre në gjithë Kosovën.

    6. Kuvendi i Kosovës e deklaron të papranueshme Marrëveshjen midis RFJ-së dhe IRJM-së të datës 21.01.2001 dhe nuk i pranon efektet e saj;

    7. Kuvendi i Kosovës nuk e pranon Marrëveshjen Hakerup – Çoviq të datës 05.121.2001, si dhe çdo marrëveshje tjetër pa pëlqimin e popullit të Kosovës dhe institucioneve të saj;

    8. Kuvendi i Kosovës i deklaron të paligjshme të gjitha strukturat dhe mekanizmat paralele në komunat veriore të Kosovës dhe në pjesët tjera të territorit të saj dhe kërkon shpërbërjen e tyre të menjëhershme;

    9. Kuvendi i Kosovës kërkon nga PSSP dhe KFOR-i që bashkë me institucionet e Kosovës të marrin masa të nevojshme për të krijuar sigurinë e përgjithshme në Kosovë dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në territorin e saj;

    10. Kuvendi i Kosovës do të bashkëpunojë me institucionet ndërkombëtare për ndërtimin e demokracisë në Kosovë, duke promovuar dhe respektuar sundimin e ligjit dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të komuniteteve

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Steiner kundër Rezolutës

    Kryeadministratori i Kosovës Mihael Shtajner përmes një deklarate me shkrim anuloi dhe shpalli të pavlefshme Rezolutën për ruajtjen territoriale të Kosovës, të cilën sot e miratuan depetetët e Kosovës me një shumicë absolute të votave.

    Shtajner thotë se këtë vendim e ka marrë në bazë të autorizimeve që i jep Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Kornizës Kushtetuese për vetëqeverisjen e përkohshme.

    Para gazetarëve deklaratën e Shtajnerit e lexoi zëdhënësi i UNMIK-ut Sajmon Hazellok.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Rexhepi kthehet nga SHBA...

    Rexhepi kthehet nga SHBA: Të gjendet zgjidhje për kufijtë e Kosovës


    PRISHTINE, 23 maj - Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, u kthye sot nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me të arritur në Prishtinë, në një konferencë për media, Rexhepi tha se të gjitha takimet që i ka zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë shumë të rëndësishme, por takim me peshë të veçantë ai e vlerësoi atë me përfaqësuesit të Bankës Botërore si dhe me ata të Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Rexhepi bëri me dije se përfaqësuesit e Bankës Botërore do të takohen së shpejti me grupin e 7 vendeve më të zhvilluara, ku do të prezantohet programi i qeverisë së Kosovës. Sipas Rexhepit, ka shpresa se do të ketë donacione për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kryeministri Rexhepi tha se i ka njoftuar zyrtarët amerikanë e të institucioneve financiare ndërkombëtare me të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet Qeveria e Kosovës, duke theksuar se ato janë pasojë e statusit të papërcaktuar të Kosovës. Duke folur lidhur me rezolutën për tërësinë territoriale të Kosovës, të miratur sot në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Rexhepi tha se duhet të gjendet një zgjidhje për kufijtë e Kosovës. Me këtë rast, ai tha se Maqedonia nuk mund ta bëjë seleksionimin e kufijve dhe se kjo çështje i takon UNIMIK-ut.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    re

    OKB dhe Bashkimi Evropian i apelojnë Kuvendit të Kosovës: Respektoni marrëveshjen Shkup-Beograd


    PRISHTINE, 23 maj - Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kryesia e Bashkimit Evropian i kanë kërkuar Kuvendit të Kosovës që ta respektojë Marrëveshjen midis Beogradit e Shkupit rreth vijës së kufirit Kosovë- Maqedoni. Përmbajtja e këtyre rekomnadimeve u bë e njohur edhe në konferencën e sotme për gazetarë të përfaqësuesve ndërkombëtarë. Në deklaratën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dërguar Kuvendit të Kosovës, u bëhet thirrje deputetëve të Kosovës që të punojnë bashkërisht me UNMIK-un për implementimin e plotë të Rezolutës 1244 dhe për fokusimin e vëmendjes në tri çështje, siç thuhet "urgjente", të cilat janë në kompetencë të Kuvendit të Kosovës, sipas Kornizës Kushtetuese. Në letrën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara drejtuar Kuvendit të Kosovës thuhet se anëtarët e Këshillit përsëritën qëndrimin e tyre rreth marrëveshjes presidenciale të 7 marsit të vitit 2001 lidhur me respektimin e vijës së kufirit në mes të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Aty thuhet se anëtarët e Këshillit të Sigurimit përsëritën edhe përkrahjen e tyre të plotë për pëpjekjet e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë, Mihael Shtajner. Edhe në letrën e kryesuesit të radhës të Bashkimit Evropian përkrahet qëndrimi i kryeadministratorit Mihail Shtajner se çdo akt ose çdo rezolutë që miratohet nga Kuvendi i Kosovës, për çështje që janë të rezervuara për përfaqësuesin special të sekretarit, nuk do të konsiderohet legjitime.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Anketë me qytetarë

    Anketa me qytetarë: Përkrahim rezolutën për kufijtë; ndërkombëtarët mos pengojnë Kuvendin


    PRISHTINE, 23 maj - Qytetarët e Kosovës e përkrahin miratimin e Rezolutës mbi tërësinë territoriale të Kosovës të cilën sot e miratuan deputetët Kuvendit të Kosovës. Në një anketë të shkurtër të RTV21 me banorët e kryeqytetit, ata shprehe se me kundërshtimin që ia bëri kësaj rezolute, kryeadministratori Shtajner nuk mund t'ia mohojë punën Kuvendit të Kosovës. Përkundër paralajmërimeve të komunitetit ndërkombëtar se Rezoluta për tërësinë territoriale të Kosovës nuk do të jetë e ligjshme, qytetarët e Kosovës e vlerësojnë si një veprim të ligjshëm të deputetëve të Kuvendit. Qytetarët mendojnë se ndërkombëtarët kanë punët dhe obligimet e tyre, por ata nuk duhet të pengojnë punën e kuvendit të Koosvës

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    re

    Seanca e Kuvendit të Kosovës ndiqet me interesim edhe në Maqedoni


    SHKUP, 23 maj - Në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë është ndjekur me interesim seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës. Autoritetet maqedonase thonë se mbrëmë në drejtim të karakollit maqedonas "Strazha", që gjendet disa kilometra larg fshatit Tanushë, është shtënë me armë zjarri nga drejtimi i Kosovës

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Bravo u qofte !

    Ky eshte nje votim historik qe behet ne Kosove. Te pakten parlamenti i Kosoves mbron fort interesat dhe sovranitetin e Kosoves, jo si parlamenti anti-kombetar i Tiranes, qe po i mbyll syte dhe veshet para blerjes se interesave shqiptare nga greket.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Une mendoj se Kosovaret u shpejtuan. Politika ka rregulla qe vihen midis paleve dhe po i shkele do denohesh
    Ska politike vetem me nje pale

    Kosova nuk eshte shtet sovran dhe Kombet e Bashkuara nuk e kane njohur si te tille

    Statusi i Kosoves eshte e vertete se sipas kartes se OKB i perket popullit te Kososves, porse kjo eshte vetem njera ane e problemit
    Ana tjeter eshte se OKB eshte nje organizem ku veprojne njerez dhe interesa dhe se karta nuk ka fuqi ekzekutive.
    Fuqi ekzekutive kane vetem perfaqesuesit e OKB. Keshtu qe pervec deklarimit te sovranitetit eshte edhe hapi tjeter ai i njohjes se ketij sovraniteti

    Dhe ketu duhet luajtur politika

    Une mendoj se dita per sovranitetin e Kosoves eshte shume afer

    Dhe them se rruga per tek kjo dite kalon permes forcimit te institucioneve te shtetit kosovar

    Rindertimit ekonomik te kosoves

    Integrimit ekonomik, kulturor, shkencor me shqiptaret e trojeve etnike kudo ne ballkan

    Me reforma te shpejta dhe propagande te fuqishme kjo arrihet

    Vetem puna e perpjekja e ben endrren realitet

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    baobab shkruajti

    Une mendoj se Kosovaret u shpejtuan. Politika ka rregulla qe vihen midis paleve dhe po i shkele do denohesh
    Ska politike vetem me nje pale

    Kosova nuk eshte shtet sovran dhe Kombet e Bashkuara nuk e kane njohur si te tille

    ---------
    Kjo që u tha më lartë nuk qëndon fare. Kosova nuk është shtet i pavaruar, por a duhet të pres Parlamenti që t'i grabitet gjysma e territorit të saj derisa të pavarësohet. Edhe Maqedonia nuk është ende shtet i pavaruar (pse i thonë FYROM?) por edhe si e këtillë i përvetësoi 25000 hektarë tokë të Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare, nuk duhet, që n'emër të ndihmës për çlirimin e Kosovës ta falë tash edhe tokën e saj. Unë do të them diçka që askush se beson, por edhe më herët se ka besuar se guxojmë ta bëjmë një punë të tillë. E kam fjalën se nëse UNMIK vazhdon me faljen e tokës së Kosovës fqinjëve, atëherë prap do të ketë luftë. Por dikush do të pyet luftë ndaj kujt? Nuk di, por faljen e tokës nuk do ta pranojmë.

    PS: Më vjen keq nga shumë vëllezër nga Shqipëria që ende shumë pak e njohin Kosovën dhe realitetin e saj. Dikund kam thënë se Kosova do të pavarësohet sikur që lind dielli dhe perëndon, por para kësaj UNMIK po mundohet të krijojë kompleksin e ndonjë fjasie te shqiptarët e Kosovës për krimet ndëretnike, korrupcionin, të krijoj kompleksin se nuk dimë të qeverisim. Asgjë nga këto nuk qëndojnë. Krimet i ka lejuar vetë
    UNMIK duke u friguar për humbjen e ndonjë polici, apo ushtari ndërkombëtar (teoria e fitores me zero viktima). Korrupcionin e ka lejuar vetë UNMIK-u, këtë të gjithë e dinë. Ndërsa ne kemi ditur edhe më herët të qeverisim, por UNMIK po mendon se ne nuk dimë t'i mjelim as loptë .

    UNMIK ka qëllime dhe interesa tjera ndaj Kosovës të cilat po i fsheh dobët nga ne, por edhe ne i kemi interesat tona shumë trasnparente: ruajtjen e tërsisë territoriale të Kosovës, pavarësinë e saj dhe zhvillimin ekonomik. Ndërsa çeshtjen e bashkimit me Shqipërinë do ta bëjmë publike më vonë.

    Unë thënë shkurt, po përserisë, nuk di pse Shqipëria ruan ende regjimin kufitar dhe doganor me Kosovën? Do t'ishte mirë që sherbimet sekrete shqiptare të kujdesen vetëm për ndonjë veprim të sherbimeve greke apo serbe në tokën e saj, ndërsa regjimin kuitar s'kanë pse e mbajnë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kosovar : 24-05-2002 më 13:07


    Durimi është më e madhja trimëri.


  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nuk di pse Shqipëria ruan ende regjimin kufitar dhe doganor me Kosovën? Do t'ishte mirë që sherbimet sekrete shqiptare të kujdesen vetëm për ndonjë veprim të sherbimeve greke apo serbe në tokën e saj, ndërsa regjimin kuitar s'kanë pse e mbajnë.


    Ah Mor Kosovar, po thike mbas shpine do te jete ne jete te jeteve pushteti socialist per Kosoven. Ata frike kane nga Kosova dhe forca e saj, kane frike se kane dhene te tjera premtime andej nga bredhin poshte e lart.

    Meta shkon ne Serbi e ti kerkon qe ata te hapin kufirin me Kosoven. Ata s'kane pse te mbrohen nga agjentura greke apo serbe, se ne bashkepunim me ta e zhvillon jeten politika shqiptare ne pushtet.

    Por duke iu kthyer ngjarjeve per te cilat ke informuar ketu ne forum, te falenderoj qe i ke sjelle dhe...Bravo ju qofte per ate qe keni deshmuar. Ju beni punen tuaj, se do te merrni shperblim per te.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    I dashur Kosovar, njeriu ne jete ka te drejta por ka edhe detyrime

    Kjo vlen edhe per popujt

    Ajo qe kuptoj une eshte se Amerika dhe Evropa i shpetoi jeten gjithe kosovareve

    Prandaj kete te mire te madhe mos ia mohoni mikut se eshte turp

    Eshte e drejta jote te thuash mendimin tend dhe mos shtrembero mendimin tim, se une te miren e Kosoves dhe shqiptareve dua

    Ajo qe kam theksuar une eshte rruga qe duhet ndjekur per te arritur qellimin strategjik te bashkimit kombetar si celes per perparim

    Ketu them une ata u shpejtuan ne nje vendim qe i ka kaluar kompetencat e statusit te Kosoves

    Si mund te veprohej ne rastin e tokave kufitare

    Miku im gabimet nuk ndreqen me gabime

    U be nje gabim kur u nenshkrua marreveshja. Duhet perpjekur qe te permiresohet situata.

    Eshte sukses i madh aq sa eshte arritur deri tani

    Prandaj them une se qe te ndreqej gabimi qe u be kur u percaktuan ato kufijte duhet qe te ndiqen procedura ligjore dhe qe pranohen nga palet

    Duhet rene dakord fillimisht me OKB per vendimet qe merr

    Ca do te thuash ti se do luftosh serbin, evropen dhe ameriken po nuk ta njohen kufirin

    Une po te them se do i humbesh te gjitha po e bere kete

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Desha te shtoj se partite politike te kosoves dhe shqiperise duhet te fillojne levizjen drejt bashkimit

    Qeverite e te dy vendeve duhet qe te rrafshojne sa me shpejt gjithe elementet ndares qe historia ua ka sjelle tek gardhi

    Po nuk e bene socialiste do e beje tjetri. Jeta smerr fund sot

    Gur gur behet kalaja

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    Mire kane bere.

    Noshta kjo duhej bere me pare,por me mire vone se kurre.

    Pavaresisht nga statusi dhe kanotimet juridike te nje rezolute te tille,Shqiptaret e Kosovet nuk duhet te lene pa e bere te qarte me te gjithe forcen:
    Se Kosova eshte nje entitet qe nuk mund ,nuk duhet,dhe as nuk pajtohet me asnje veprim cenues ndaj territoreve te saj.

    Kjo u be nga perfaqesuesit e popullit,e besoj une qe kjo eshte aspirate e cdo shqiptari.

    Ju lumte Kosove !

    bursa33

  14. #14
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    REZOLUTA E PARLAMENTIT KOSOVAR - E DREJTE

    Rezoluta e Parlamenti te Kosoves esht e drejte dhe mbrone pikerisht rezoluten e OKB e KS, qe teresia territoriale e Kosoves eshte e paprekshme dhe pusteti paralel, si dhe ndajma e Kosoves
    nuk do te lejohen! Kete mbrojne Parlamenti dhe Kosova!

    Loja politike per zonen kufitare Kosove-irjm, si mbeshtetje e marreveshtjes shkup-beograd, per marrjen e 2500 hektar toke Kosoves, e cila marreveshtje ende nuk eshte ndricuar se si u be dhe ne cfare bazash te paditura te deritashme qe nga 1945 qendroi ashtu - eshte nje loje qe po i fryjne OKB-se e KS vet ithtaret serbo-rus, per ta minuar pavaresine e Kosoves e cila eshte e pashmangshme!

    Mu per kete konflikt te ardhshem kufitar (ne mes vet tokave shqiptare) shkoi Meta ne beograd dhe Rexhepi ne vashington. Se cfare dashti Meta ne beograd dhe Rexhepi ne vashington, ndoshta edhe bushi ne moske (per dhenien fund te luftes se ftofte moske-vashington) edhe per nje gje te tille - mbetet
    ende nje enigme, se per cfare ngule kembe OKB e KS per mbrojtjene marreveshtjes shkup-beograd, kur edhe irjm (shkupi) sot eshte njesoj si Prishtina - bile Maqedonia eshte me diskutabile
    ne qendrimin e saj si shtet, sh-republike fallse ish-jugosllave!

    Shtrohet pyetja: pse nuk u skjarua problemi kufitar Kosove-irjm, cka eshte ne pyetje ajo zone kufitare, qe po behet aqe e rendesishme politikisht? Cka fshehet ne ate zone kufitare, apo po pritet qe te shperthej nje lufte tjeter, ku nuk do te qendrojne metutje asnje kufi ndershqiptar!

    Mendoj, se kjo ceshtje lidhet me sproven per Kosoven, se a eshte
    e gatshme ta mbroje teresine territoriale te saj (edhe ashtu te cunguar) dhe a jane te gatshem kosovaret per formimin e pamvaresise!

    Perderisa, cohet pluhur per nje mbrojtje marreveshtje fallse shkup-beograd, pse nuk mbrohet energjikisht ndamja e Mitrovises
    dhe pengimi i institucioneve paralele ne Kosove?

    Zona kufitare Kosove-irjm eshte nje pretekst tjeter me i thelle, sepse beogradi nuk ka pushtet territorial as mbi Kosoven as mbi Maqedonine, perderisa te dy vendet jane ne mbrojtje nderkombetare! Cka iu dashti shkupit politik, te lidhe marreveshtje te tille me beogradin, para se Kosova te pamvaresohet? Ai kufi eshte qe nga viti 1945 edhe si gabim historik i pafalshem i cipetimit te tokave shqiptare!

    Rezoluta e Parlamentit te Kosoves eshte ne vijen e mbrojtjes teritoriale te Kosoves dhe nuk duhet as OKB as KS te shkelin vet rezoluten e tyre te njejte mbi Kosoven!

    Nese i gjithe populli kosovar mbrone energjikisht teresine territoriale dhe rezoluten e parlamentit te vet - do ta mbroje edhe PAMVARESINE E KOSOVES!

    Rezoluta eshte ne pajtim me ate te OKB per Kosoven dhe nuk ben te anulohet e te shpallet e pavlefshme nga askush, sepse eshte nje ceshtje sovraniteti terrtorial te nje populli dhe i nje shteti! Mbetet te shihet cka fshehet pas kesaj loje politike! Si duket po iu vie fundi te gjithe kufijve shqiptaro-shqiptar dhe te vehen vertet, te gjithe kufijte aty ku duhet te jene rreth tokave shqiptare ne Ballkan!

    OKB e KS duhet ta shohin mire, kush i shtyri te anulojne dhe ta shpallin te pavlefshme Rezoluten e Parlamentit te Kosoves! Kush i shtyri OKB e KS ta fuqizojne marreveshtjen shkup-beograd? Pse na qenka ajo zone kufitare e rrezikshme per IRJM (nga 1945), kur Maqedonia eshte e vetrrezikuar me toka e popull shqiptar,ashtu si edhe vet servia me Kosoven Lindore, si edhe vet Mali i Zi me Malesine e MbiShkodres, ashtu si edhe vet Greqia me Camerine shqiptare!

    Kjo prekje e pulsit shqiptar do te deshtoje!
    Ndryshuar për herë të fundit nga illiriani : 25-05-2002 më 16:57

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    baobab, cdo popull ka nje perfaqesim te vet qe misherohet ne njerezit e zgjedhur me vote qe krijojne institucione demokratike. Asnje popull nuk ia ka borxh lirine e tij ndonje populli tjeter, te gjithe e kane fituar lirine me nje cmim, dhe cmimi qe kane paguar shqiptaret e Kosoves ka qene cmimi i gjakut dhe vuajtjeve te 2 milion njerezve te shperngulur.

    Europa dhe US nuk "cliruan Kosoven" por vune ne vend nje gabim historik te tyre, pasi ishte faji i tyre qe solli 3 luftra ne Ballkan per shperberjen e Jugosllavise, asaj Jugosllavie qe u krijua nga europianet.

    Shqiptaret duhet te kuptojne qe ne kemi interesat tona kombetare dhe keto interesa nuk kushtezohen nga asgje. Pak rendesi ka se cfare interesash ka Europa per Shqiperine, pak rendesi ka se cfare interesash ka US per Shqiperine, e rendesishme eshte qe ne shqiptaret ti NJOHIM dhe MBROJME interesat tona. Keto interesa qendrojne mbi cdo interes tjeter qofte politik, ekonomik apo rajonal. Po humbem keto interesa kemi humbur identitetin shqiptar.

    Shqiptaret jane Zot ne token e tyre, dhe ky ishte edhe mesazhi qe rezoluta e parlamentit te Kosoves percon ne cdo cep te botes, ne cdo kancelari dhe ne cdo departament shteti. Rezoluta i ben fortesisht te qarta interesat shqiptare ne Kosove qe perbejne edhe interesat tona kombetare si shqiptare.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Paci Fat

    Me falni qe shpreha nje mendim

    Paci Fat

  17. #17
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    REZOLUTA E PARLAMENTIT TE KOSOVES KA PLOTFUQISHMERINE POLITIKE

    Ashtu si ka te drejte Paralmenti i Kosoves te nxierri rezoluta
    te tilla me kompetenca te veta mbi kryerjen e obligimeve te veta ndaj Kosoves, poashtu ka edhe te drejten e plotfuqishmerise se Rezolutes ne fjale dhe marreveshtja e ndyer shkup-beograd, sado te intervenojne ithtaret serbo-rus ne OKB e KS, jane te pabaza per anulimin e saj dhe do te deshtojne, te githa ato intervenime edhe vet deklarimi i Shtajnerit, si perfaqesuesi i OKB-se per Kosoven. Parlamentaret Kosovare nuk i kane vetem te drejtat e emergjences ne Kosove, sic thone ne letren e fundit KS, por edhe mbrotjen territoriale te Kosoves me cdo kusht, ashtu sikur shprehet edhe analisti Viktor Majer "demokracia eshte e gjithkujt" dhe pritet vetem plotfuqshmeria e Rezolutes ne fjale!

    Nuk pin uje as mendimi ketu i atij baobabi (qe me duket si nje beo babi), me keshilla gjoja politike, se kosovaret po i duket se jane ngutur...

    Anulimi i rezolutes nga Shtajner per rezoluten, do te shfuqizohet
    dhe do te behet e Plotfuqishme Rezoluta e Parlamentit te Kosoves
    per mbrotjen territoriale te Kosoves.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Postuar më parë nga Dita

    Ah Mor Kosovar, po thike mbas shpine do te jete ne jete te jeteve pushteti socialist per Kosoven. Ata frike kane nga Kosova dhe forca e saj, kane frike se kane dhene te tjera premtime andej nga bredhin poshte e lart.

    Meta shkon ne Serbi e ti kerkon qe ata te hapin kufirin me Kosoven. Ata s'kane pse te mbrohen nga agjentura greke apo serbe, se ne bashkepunim me ta e zhvillon jeten politika shqiptare ne pushtet.

    Por duke iu kthyer ngjarjeve per te cilat ke informuar ketu ne forum, te falenderoj qe i ke sjelle dhe...Bravo ju qofte per ate qe keni deshmuar. Ju beni punen tuaj, se do te merrni shperblim per te.
    [
    -------

    Dita, falemnderit për këto fjalë të mira. Dua të them edhe diçka shumë të rëndësishme, pasi dje lexova në Zërin ditor që gjeneral Agim Çeku gjatë një fjalimi në Ferizaj paska kërkuar që Parlamenti i Kosovës të aprovojë një Rezolutë për TMK-në dhe të njejtën ta konsiderojë si ushtri të mirëfilltë të Kosovës. Kjo më inkurajon shumë edhe nëse fare parlamenti nuk bënë rezolutë, nga fakti se edhe gjenerali pati guxim të thot se TMK duhet të jetë në ombrellën e Parlamentit e jo nga partietë politike, në këtë rast PDK.

    Ndërsa për thikën pas shpine që na e përgadisin socialistët atë dimë dhe vazhdimisht e kemi në mëndje, por edhe besën fare nuk ua kemi. Ne e dimë që socialistët e shkatërruan dhe e bënë pikë e pesë faktorin ushtarak të shqiptarëve të Kosovës, përkundër marrëveshjes në mes të kolnel Ahmet Krasniqit dhe Adem Demaçit në Oslo. Socialistët këtë e bënë për shumë arsye por tri ishin kryesoret: të plaçkisin fondet si "Vendlindja thërret" dhe "Gjithçka për pavarësinë e Kosovës", por motivi kryesor ishte të kryejnë detyrën që kishin marrë nga grekët e stacionuar në shqipëri dhe serbët.

    Socialistët punuan ngusht me grekët dhe serbët që Rugovën ta shkatërrojnë politiksht duke e dërguar në Beograd për tu hakmarrë ndaj ti, sepse me tu kthyer nga Franca, Rugova nuk zbriti fare nga aeroplani në Rinas përkundër lutjeve të Meidanit, por vazhdoi për Kosovë. Në këto ndërmarrje të pista socialistëve u ka ndihmuar shumë edhe akademyki ynë, R. Qosja.

    Në Beograd mund të shkojnë varg e rend të gjithë socialistët por në Kosovë kurrë ndonjëri prej tyre nuk do të pritet me duarëtrokitje nga shqipatarët. Përkundrazi do të injorohen ashtu si është injoruar Meidani, Paskal Milo, Ilir Meta, apo Arta Dade para ca kohe. Është i vetmi Majko që ka krijuar një autoritet të vogël, jo për t'i besuar por vetëm sa për të biseduar.

    Ata i instaluan agjenturat e tyre edhe ne Prishtinë, por u doli boja ende pa u tharë!

    Pra, Dita, asgjë s'kemi harruar, por me kohë do t'i denoncojmë gjërat aty ku të na mundësohet. Kryesorja është që ne (shqiptarët) respektohemi reciprokisht përkundër farës përçqrëse që na kurdisën sidomos pas thyrjes së diktaturës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kosovar : 26-05-2002 më 17:26


    Durimi është më e madhja trimëri.


  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Analisti i njohur Viktor Majer, në një koment për revistën "Ekskluzive" duke komentuar miratimin e Rezolutës për kufijtë dhe Mitrovicën, nga Parlamenti i Kosovës, ndër të tjera shkruan se ndërmjet Parlamentit të zgjedhur të Kosovës dhe shefit të UNMIK-ut, Mihael Shtajner, lindi koflikti i parë, kur Shtajneri dëshiroi t'ua merrte të drejtën parlamentarëve të Kosovës që të diskutojnë, por edhe të shprehin mendim rreth çështjes së Mitrovicës si dhe problematikës së kufijve me Maqedoninë. Majer vlerëson se parlametarët e Kosovës bënë mirë që reaguan në përputhje me obligimet që kanë për të mbrojtur interesat e vendit të tyre, por edhe dinjitetin e Parlamentit. Majer thotë se çështja e Mitrovicës dhe ajo e kufijve me Maqedoninë, ka interes të veçantë me rëndësi ekzistenciale për Kosovën. Analisti Majer, nënvizon se Parlamenti i Kosovës jo vetëm që duhet të ketë të drejtën t'i diskutojë, por edhe të marrë qëndrime dhe vendime të plotëfuqishme. Reagimet e faktorëve ndërkombëtarë rreth kësaj rezolute janë të pabaza, sepse demokracia vlen për të gjithë, konstaton mes tjerash Viktor Majer


    Durimi është më e madhja trimëri.


  20. #20
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kosovar

    Me vjen mire qe i keni mendjen dhe syte e hapur dhe nuk i besoni atyre qe e mbajne thiken te fshehur mbas shpine dhe e mbulojne poshtersine e tyre me buzeqeshje.

    Kini kujdes dhe Mos hiqni dore nga e drejta juaj.

    U vertetua edhe ne vitin 1999, se Zoti vonon po nuk harron!


    Keni perkrahjen e gjithe nacionalisteve shqiptare.


    Pershendetje!
    Dita

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •