Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 42
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Besimi Orthodhoks

    HYRJE

    Ēfarė ėshtė Kisha Orthodhokse?

    Kisha Orthodhokse ėshtė Kisha e themeluar nga Jisu Krishti, pėrshkruar nė gjithė Dhiatėn e Re. Tė gjitha kishat dhe sektet e tjerė tė krishterė mund ta gjejnė zanafillėn e tyre historike tek Ajo.

    "Othodhoksi" fjalė pėr fjalė do tė thotė "doktrinė e drejtė" ose "adhurim i drejtė" dhe vjen nga fjalėt greke orthos - "i drejtė" dhe dhoksa -"doktrinė" ose "adhurim". Shtimi i doktrinave tė gabuara dhe i ndarjeve ne kohėn e hershme kristiane, ishte kėrcėnues pėr errėsimin e identitetit dhe tė pastėrtisė sė Kishės, si pasojė termit "orthodhoks" filloi tė pėrdorej nė mėnyrė tė llogjikshme brenda kishės. Kisha Orthodhokse ruan me kujdes tė vėrtetėn nga tė gjitha gabimet dhe skizmat pėr tė mbrojtur grigjėn e saj dhe pėr ti dhėnė lavdi Zotit Krisht, trupi i tė Cilit ėshtė Kisha vetė.

    Njė numėr shumė i madh grupimesh fetare, sot shpallin se janė pasardhėsit e Kishės sė hershme. Duhet njė etalon matės i sė vėrtetės me tė cilin mund tė krahasohen ato ēfarė besonte Kisha e origjinės, me ato ēka kėto grupe shpallin se besojnė. Sigurisht ne tė gjithėve na ėshtė dhėnė e drejta nga Perėndia tė besojmė ēfarė tė duam dhe tė marrim pjesė nė grupimin fetar qė duam, por gjithashtu ėshtė mirė tė njihemi me tė gjitha alternativat pėrpara se tė bėjmė zgjedhjen tonė pėrfundintare.

    Shpresojmė qe ky material hyrės ta informojė sadopak lexuesin pėr Krishtėrimin e apostujve tė Jisu Krishtit. Ky ėshtė etaloni matės i sė vėrtetės me tė cilin duhet tė maten zgjedhjet tona pėrsa i pėrket Krishtėrimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:03

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    ĒFARE BESOJNE TĖ KRISHTERĖT ORTHODHOKSĖ

    Perėndia At ėshtė koka e Trinisė sė Shėnjtė. Shkrimet e zbulojnė Perendine, qė ėshtė njė nė tre persona - Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtė — qė ndajnė me njėri-tjetrin natyrėn e vetme hyjnore. Biri ka lindur prej Atit pėrpara gjithė shekujve dhe pėrpara gjithe kohėrave (Psalmi 2:7; II Korintasve 11 :31) Edhe Shpirti i Shenjte buron pėrjetėsisht nga Ati (Joani 15:26). Nėpėrmjet Jisu Krishtit dhe nė Shpirtin e Shenjtė ne arrijmė nė njohjen e Atit (Mateu 11:27). Perėndia At i krijoi tė gjitha nėpėmjet Birit nė Shpirtin e Shenjtė (Gjeneza 1-2; Joani 1:3; Jobi 33: 4), dhe ne jemi thirrur ta adhurojmė Atė (Joani 4:23). Ati na deshi dhe dėrgoi Birin e Tij pėr tė na dhėnė jetėn e pėrjetėshme (Joani 3:16).

    Jisu Krishti ėshtė personi i dytė i Trinisė, pėrjetėsisht i lindur prej Atit. Ai u be njeri, kėshtu qė Ai ėshtė Perėndi i plotė dhe njeri i plotė. Ardhja e Tij nė botė u paratha nga profetėt e Dhiatės sė Vjetėr. Meqėnėse Jisu Krishti ėshtė zemra e Krishtėrimit, Kisha Orthodhokse i ka dhėnė mė shumė rėndėsi njohjes sė Tij sesa njohjes tė ndonjė njeriu apo gjėje tjetėr.

    Ne Simbolin e Besės, tė krishterėt orthodhoksė rregullisht pohojnė besimin historik nė lidhje me Jisuin kur ata thonė. Besoj... nė njė Zot, Jisu Krishtin, Birin e Perėndisė, tė vetėmlindurin, qė lindi prej Atit para gjithė shekujve. Dritė prej drite, Perėndi tė vėrtetė prej Perėndie tė vėrtetė, tė lindur, jo tė bėrė, qė ka tė qenėt njė me Atin, me anėn e tė cilit u bėnė tė gjitha. Qė pėr ne njerėzit dhe pėr shpėtimin tonė zbriti prej qiejve dhe u trupėzua prej Shpirtit tė Shenjtė dhe Virgjėreshės Mari dhe u bė njeri. Dhe u kryqėzua pėr ne nė kohėn e Pontit Pilat dhe pėsoi e u varros. Dhe u ngjall tė tretėn ditė sipas Shkrimeve. Dhe u ngjit nė tė djathtė tė Atit. Dhe do tė vijė pėrsėri me lavdi tė gjykojė tė gjallėt e tė vdekurit, mbretėria e tė cilit nuk do tė ketė mbarim".

    Shpirti i Shenjtė ėshtė njė nga Personat e Trinisė dhe ėshtė, i njė esence me Atin. Tė krishterėt orthodhoksė vazhdimisht pohojnė: Besoj... nė Shpirtin e Shenjtė, Zot, Jetėbėrės, qė buron prej Atit, qė adhurohet e lavdėrohet bashkė me Atin e me Birin, qė foli me anėn e profetėve. Ai ėshtė quajtur "premtimi i Atit" (Veprat 1:4), dhėnė si dhuratė nga Krishti pėr Kishėn, pėr ta forcuar Atė nė shėrbimin ndaj Perėndisė (Veprat 1:8), pėr tė vendosur dashurinė e Perėndisė nė zemrat tona (Romakėve 5:5), dhe pėr tė na dhėnė dhurata shpirtėrore (I Korintasve 12:7-13), virtute pėr jetėn (Galatasve 5:22,23) dhe dėshminė e krishterė. Tė krishterėt orthodhoksė besojnė premtimin biblik se Shpirti i Shenjtė jepet gjatė Krezmimit (Mirosjes) nė Pagėzim,(Veprat 2:38). Ne duhet tė rritemi shpirtėrisht nė jetimin me Shpirtin e Shenjtė gjatė gjithė jetės sonė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:04

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Trupėzimi i referohet ardhjes sė Krishtit me trup. Biri i perjetshėm i Perėndisė At mori mbi vete njė natyrė tė plotė njerėzore nga Virgjėresha Mari. Ai ishte (dhe ėshtė) njė Person hyjnor, duke pasur plotėsisht prej Perėndisė Atė tėrėsinė e natyrės hyjnore, dhe njė person njerėzor nė ardhjen e Tij me trup duke pasur plotėsisht njė natyrė njerėzore nga Maria. Me trupėzimin e Tij, Biri zotėron pėrherė dy natyra nė njė Person. Biri i Perėndisė, i pakufizueshėm nė natyrėn e Tij hyjnore, u tregua i gatshėm tė pranojė vullnetarisht kufizimin ne njerėzimin e Tij gjatė tė cilit pėrjetoi urinė, etjen, lodhjen dhe sė fundi vdekjen. Trupėzimi ėshtė i pandarė nga Krishtėrimi - nuk ka Krishtėrim pa tė. Shkrimet thonė, "...ēdo frymė qė nuk rrėfen se Jisu Krishti ka ardhur nė mish, nuk ėshtė nga Perėndia" (I Joanit 4:3). Me trupėzimin e Tij, Biri i Perėndisė shpėrbleu natyrėn njerėzore, njė shpengim tė cilit mund ti afrohen tė gjithė ata qė janė tė bashkuar me tė nė njerėzimin e tij tė lavdishėm.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:04

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Mėkati fjalė pėr fjalė do tė thotė "nuk qėlloj nė shenjė". Shėn Pavli shkruan: "Tė gjithė mėkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perėndisė". (Romakėve 3:23). Ne mėkatojmė kur keqpėrdorojmė ate ēka Perėndia na ka dhėnė si tė mira, duke u privuar prej qėllimeve tė Tij. Mėkatet na ndajnė nga Perėndia (Isaia 59:1, 2), duke na lėnė tė vdekur shpirtėrisht (Efesianėve 2:1). Pėr tė na shpėtuar, Biri i Perėndisė mori trup njerėzor si ne dhe duke qenė pamėkat "Ai e dėnoi mėkatin nė mish" (Romakėve 8:3). Me mėshirėn e Tij, Perėndia i fal mėkatet tona kur ne i rrėfejmė ato dhe largohemi prej tyre, duke na dhėnė fuqi pėr tė mposhtur mėkatin nė jetėn tonė. "Po ti rrėfejmė mėkatet tona, Ai ėshtė besnik dhe i drejtė qė tė na falė mėkatet dhe tė na pastrojė nga ēdo paudhėsi" (I Joanit 1:9).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:06

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Shpėtimi ėshtė dhurata hyjnore nėpėrmjet sė cilės njeriu ėshtė i ēliruar nga mėkati dhe vdekja, i bashkuar me Krishtin dhe i sjellė nė mbretėrinė e Tij tė pėrjetėshme. Ata qė dėgjuan predikimin e Shėn Pjetrit ditėn e Pentikostės pyetėn se ēfarė duhej tė bėnin qė tė shpėtonin: Ai u pėrgjegj: "Pendohuni dhe secili nga ju le tė pagėzohet nė emėr tė Jisu Krishtit pėr faljen e mėkatave dhe ju do tė merrni dhuratėn e Shpirtit tė Shenjtė" (Veprat 2:38). Shpėtimi fillon me kėto tre "hapa": 1) pendimin, 2) pagėzimin dhe 3) marrjen e dhuratės sė Shpirtit tė Shenjtė. Tė pendohesh do tė thotė tė ndryshojmė nga ajo ēka kemi qenė, tė kthehemi nga mėkatet tona dhe t'ia besojmė vetveten Krishtit. Tė pagėzohesh do tė thotė tė lindėsh pėrsėri duke u bashkuar me Krishtin. Dhe tė marrėsh dhuratėn e Shpirtit tė Shenjtė do tė thotė tė marrėsh Shpirtin, i Cili tė fuqizon qė tė hysh nė njė jetė tė re nė Krishtin, tė edukohesh nė Kishė dhe tė formohesh sipas imazhit tė Perėndisė.

    Shpėtimi kėrkon besim te Jisu Krishti. Njerėzit nuk mund tė shpėtojnė vetveten me anė tė veprave tė tyre tė mira. Shpėtimi ėshtė "besimi qė punon nėpėrmjet dashurisė". Ai ėshtė njė proēes qė vazhdon gjithė jetėn. Shpėtimi ėshtė kohė e shkuar, nga vdekja dhe ngjallja e Krishtit - ne jemi shpėtuar. Ai ėshtė kohė e tashme, sepse ne duhet gjithashtu tė shpėtohemi nga pjesėmarrja jonė aktive nėpėrmjet besimit nė bashkimin me Krishtin nga fuqia e Shpirtit tė Shenjtė. Shpėtimi ėshtė gjithashtu kohė e ardhme, sepse ne duhet tė shpėtohemi nė Ardhjen e Tij tė dytė tė lavdishme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:06

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Pagėzimi eshtė mėnyra me tė cilėn njė njeri bashkohet me Krishtin. Pėrjetimi i shpėtimit fillon nė ujėrat e Pagėzimit. Apostull Pavli mėson nė Letrėn pėr Romakėt (6:1-16) se nė pagėzim ne pėrjetojmė vdekjen dhe ngjalljen e Krishtit. Nė tė, mėkatet tona falen me tė vėrtetė dhe ne fuqizohemi nga bashkimi me Krishtin pėr tė jetuar njė jetė tė shenjtė.

    Nė kohėt moderne, disa e konsiderojnė pagėzimin vetėm si njė "shenjė tė jashtme" tė besimit tek Krishti. Ky inovacion nuk ka precedent historik apo biblik; Disa tė tjerė e shndėrrojnė nė njė bindje tė thjeshtė e tė sipėrfaqshme ndaj urdhėrimeve tė Krishtit (shih Mateu 28:19, 20). Tė tjerė akoma, duke injoraar plotėsisht Biblėn, nuk e pranojnė pagėzimin si njė faktor jetėsor nė shpėtim. Orthodhoksia pohon se kėto inovacione tė kohėve tė fundit, i largojnė njerėzit e sinqertė nga siguria kryesore qė pagėzimi jep, bashkimi me Krishtin dhe qenia pjesė e Kishės sė Tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:07

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Rilindja ėshtė marrja e njė jete tė re dhe me tė fiton, si tė thuash, hyrjen pėr nė mbretėrinė e Perėndisė dhe nė Kishėn e Tij. Jisui tha: Kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Shpirti, nuk mund tė hyjė nė mbretėrinė e Perėndisė(Joani 3:5). Qė nga fillimet e saj Kisha ka mėsuar se "uji" ėshtė uji i pagėzimit dhe "Shpirti" ėshtė Shpirti i Shenjtė. Rilindja sjell nė pagėzim, ku ne vdesirn me Krishtin, varrosemi me Krishtin dhe ngrihemi me Krishtin nė ngjalljen e Tij, duke u bashkuar me Atė nė njerėzimin e Tij tė lavdishėm (Veprat 2:38; Romakėve 6:3, 4). Ideja, historikisht e vonshme, sipas sė cilės rilindja ėshtė njė pėrjetim fetar qė s'ka lidhje me pagėzimin, nuk ka bazė biblike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:07

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Shpengim ose shperblim ėshtė njė fjalė qė pėrdoret nė Shkrimet e Shenjta dhe do tė thotė se ne jemi tė falur nė Krishtin. Shpengimi nuk ėshtė njė "njė herė e pėrgjithmonė", nuk ėshtė njė shpallje e menjėherėshme qė tė garanton shpėtimin e pėrjetshėm, pamvarėsisht se sa pandershmėrisht mund tė jetojė ai njeri mė pas. Nuk ėshtė as njė deklaratė zyrtare sipas sė cilės njė njeri i padrejtė ėshtė i drejtė. Mė saktė shpengimi ėshtė njė realitet i gjallė, dinamik, i pėrditshėrn pėr njė pasues tė Krishtit. I krishteri nė mėnyrė aktive bėn njė jetė tė drejtė nė hirin dhe nė fuqinė e Perėndisė qė u jepet tė gjithė atyre qė besojnė nė Tė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:08

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Shenjtėrim do tė thotė tė vihesh mėnjanė pėr Perėndinė. Ai (shenjtėrimi) na fut nė proēesin e pastrimit dhe tė shenjtėrimit me anė tė Krishtit nė Shpirtin e Shenjtė. Ne jemi thirrur tė bėhemi shenjtorė dhe tė shkojmė drejt pėrngjasimit tė Perėndisė. Pas marrjes sė dhuratės sė Shpirtit tė Shenjtė, ne aktivisht marrim pjesė nė shenjtėrim. Ne bashkėpunojmė me Perėndinė, ne punojmė sė bashku me Tė, qė tė mund ta njohim Atė, duke u bėrė nga hiri ēfarė Ai ėshtė nga natyra.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:08

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Bibla ėshtė Fjala e Perėndisė frymėzuar prej Tij "II Timoteut 3:16) dhe njė pjesė kryesore e vetzbulesės qė bėri Perėndia tek njerėzit. Dhiata e Vjetėr tregon historinė e asaj zbulese qė bėri Perėndia nga krijimi i botės deri nė kohėn e profetėve. Dhiata e Re ka tė rregjistruara lindjen dhe jetėn e Jisuit si dhe shkrimet e Apostujve tė Tij. Ajo gjithashtu pėrfshin disa nga ngjarjet e Kishės sė hershme dhe veēanėrisht paraqet doktrinėn apostolike tė Kishės. Megjithėse kėto shkrime lexoheshin nėpėr Kisha qė kur ato u dukėn pėr herė tė parė, rradhitja mė e hershme e librave tė Dhiatės sė Re ekzaktėsisht siē ėshtė sot, u themelua me Kanonin 33 tė Sinodit (kėshillit) lokal tė Kartagjenės mė 318 dhe nė njė fragment tė Letrės sė Shėn Athanasit tė Aleksandrisė nė Pashkėn e vitit 367. Qė tė dy burimet i rradhisin qė tė gjithė librat e Dhiatės sė Re pa pėrjashtime. Njė sinod lokal i mbajtur nė Romė nėn drejtimin e Shėn Damasit nė vitin 382, vendosi njė rradhitje tė plotė tė librave kanonikė tė Dhiatės sė Vjetėr dhe tė Dhiatės sė Re. Shkrimet janė zemra e lutjes dhe e adhurimit orthodhoks.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:09

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Adhurim do tė thotė ti japėsh lavdi, nderime dhe falenderime Perėndisė. Atit, Birit dhe Shpirtit tė Shenjtė. Gjithė njerėzimi ėshtė i thirrur pėr tė adhuraar Perėndinė. Adhurimi ėshtė diēka mė tepėr se dėgjimi i njė predikimi, kėndimi i njė himni kishtar apo pėrpjekja pėr t'u kėnaqur me krijesėn e Perėndisė. Perėndia mund tė njihet nė krijimin e Tij, por kjo nuk pėrbėn adhurim dhe sado ndihmues mund tė jetė predikimi, ai nuk mund tė zėvendėsojė adhurimin. Mė i spikatur nė adhurimin orthodhoks ėshtė dhėnia e lavdisė, falenderimit dhe lavdėrirnit tė pėrbashkėt nga Kisha drejtuar Perėndisė. Ky adhurim pėrben njė darkė intime me Perėndinė nė Tryezėn e Tij tė Shenjtė.

    Nė Meshė Hyjnore thuhet: "Ty tė ka hie ēdo lavdi, nder dhe adhurim, Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin". Nė kėtė adhurim ne prekim dhe pėrjetojmė mbretėrinė e Tij tė pėrjetėshme, kohėn qė do tė vijė, dhe bashkohemi nė adhurim me ėngjėjt dhe shenjtorėt e qiejve. Ne pėrjetojmė lavdinė e pėrmbushjes sė tė gjitha gjėrave nė Krishtin si me tė vėrtetė i gjithi nė tė gjitha.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:09

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Efkaristi do tė thotė "falenderim" dhe herėt u bė sinonim pėr Kungatėn e Shenjtė. Efkaristi ėshtė qendra e adhurimit nė Kishėn Orthodhokse, sepse Jisui tha pėr bukėn dhe pėr verėn nė Darkėn Mistike: "Ky ėshtė trupi im", "Ky ėshtė gjaku im", dhe "Bėjeni kėtė pėr kujtimin Tim" (Llukai 22:19-20), ndjekėsit e Tij besuan dhe nuk bėnė asgjė mė pak. Nė Efkaristi, ne marrim pjesė mistikėrisht nė Trupin dhe Gjakun e Krishtit, i Cili dha jetėn e Tij dhe na fuqizoi neve. Festimi i Efkasistisė ishte njė pjesė e rregullt e jetės sė Kishės qė nė fillimet e Saj. Tė krishterėt e hershėm e quanin Efkaristinė "ilaēi i pavdeksisė" sepse ata e njihnin atė hir tė madh Perėndie qė vinte prej saj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:10

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Liturgji ėshtė njė term qė pėrdoret pėr tė pėrshkruar formėn ose trajtėn ė adhurimit tė pėrbashkėt tė Perėndisė nė Kishė. Fjala "liturgji" rrjedh nga njė fjalė greke qė do tė thotė "punė e pėrbashkėt". Tė gjitha referencat biblike pėr adhurimin nė qiell pėrmbajnė liturgjinė.

    Nė Dhiatėn e Vjetėr, Perėndia urdhėroi njė liturgji, ose njė model adhurimi. Ne e gjejmė atė tė pėrshkruar nė librat e Eksodit dhe Levitikut. Nė Dhiatėn e Re ne e shohim Kishėn si vazhduese tė adhurimit tė Izraelit tė Dhiatės sė Vjetėr siē shprehej nė sinagogė dhe nė tempull, duke i pėrshtatur pėr tė ruajtur pėrmbushjen nė Krishtin. Liturgjia Orthodhokse, e cila ėshtė zhvilluar gjatė shumė shekujve, akoma pėrmban trajtėn e lashtė tė adhurimit. Elementet kryesore nė Liturgji pėrfshijnė himne, leximin dhe shpalljen e Ungjillit, lutjet dhe vetė Efkaristinė. Pėr tė krishterėt orthodhoksė, shprehja "Liturgji" ose "Liturgji Hyjnore" i referohet ritit tė efkaristisė themeluar nga vetė Krishti nė Darkėn Mistike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:10

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Bashkėsia e Shenjtorėve. Kur tė krishterėt ikin nga kjo jetė, ata mbeten njė pjesė ė gjalle e Kishės, trupit tė Krishtit, Ata janė tė gjallė nė Zotin dhe "tė shkruar nė qiell" (Hebrejtė 12:23). Ata adhurojnė Perėndinė (Zbulesa 4:10) dhe jetojnė nė banesat e Tij qiellore (Joani 14:2), Nė Efkaristi (kungim) ne shkojmė nė "qytetin e Perėndisė sė gjallė" dhe bashkohemi nė njė bashkėsi me shenjtorėt nė adhurimin tonė tė Perėndisė (Heberjtė 12:22). Ata janė ajo "re e madhe e dėshmimtarėve" e cila na rrethon dhe ne kėrkojmė t'i imitojmė ata duke vrapuar nė "udhėn qė ėshtė pėrpara nesh" (Hebrejtė 12:1), Mospranimi ose injorimi i bashkėsisė sė shenjtorėve, ėshtė njė mohim se ata qė kanė vdekur mė Krishtin janė ende pjesė e Kishės sė Tij tė Shenjtė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:10

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Rrėfimi ėshtė pohimi i hapur i mėkateve pėrpara Perėndise dhe njėriut. Fjalė pėr fjalė do tė thotė "tė biesh dakort" me Perėndinė pėrsa i pėrket mėkatit. Shėn Jakovi na kėshillon tė rrėfejmė mėkatet tona pėrpara njė ati shpirtėror ose prifti, siē quhen ata sot (Jakobi 5:16). Ne jemi thirrur gjithashtu ti rrėfejrnė mėkatet tona pėrpara Perėndisė (I Joanit 1:9). Kisha Orthodhokse ka ndjekur gjithrnonė praktikat e rrėfimit pėrpara njė prifti sipas Dhiatės sė Re, si dhe rrėfimin privat pėrpara Zotit, Rrėfimi ėshtė njė nga mjetet mė kuptiniplote tė pendimit dhe tė sigurimit se edhe mėkatet tona mė tė tmerrshme janė falur me tė vėrtetė. Eshtė gjithashtu njė nga ndihmat mė tė fuqishme pėr braktisjen dhe mposhtjen e atyre mėkateve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:11

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Disiplina mund tė bėhet e nevojshme pėr ruajtjen e pastėrtisė dhe shenjtėrisė nė Kishė dhe pėr tė inkurajuar pendimin tek ata qė nuk i janė pėrgjigjur kėshillimit tė vėllezėrve dhe motrave nė Krisht si edhe tė vetė Kishės pėr tė braktisur mėkatet e tyre. Disiplina kishtare pėrqendrohet shpesh nė pėrjashtimin nga marrja e kungatės (shkishėrim). Dhiata e Re shkruan se si Shėn Pavli urdhėroi dishepujt pėr shkishėrimin e burrit tė papenduar, i cili kishte kryer marrėdhėnie seksuale me gruan e tė atit tė tij (l Korintasve 5:1-15). Apostull Joani na paralajmėron se nuk duhet tė presim nė shtėpitė tona ata qė me vullnet tė plotė mohojnė tė vėrtetėn e Krishtit (II Joanit 9, 10). Gjatė historisė sė saj, Kisha Orthdohokse e ka ushtruar disiplinėn me dhembshuri kur ka qenė e nevojshme, gjithmonė pėr tė sjellė njė ndryshim tė nevojshėm nė zemrat e besimtarėve dhe pėr tė ndihmuar njerėzit e Perėndisė tė jetojnė njė jetė tė pastėr dhe tė shenjtė, dhe kurrė nuk e ka pėrdorur si dėnim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:11

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Maria quhet "Hyjlindėse" (theotokos) ose "Nėnė e Perėndisė", sepse ajo lindi Birin e Perėndisė nė mitrėn e saj dhe prej saj Ai mori natyren e Tij njerėzore. Elisabeta, nėna e Joan Pagėzorit, e pranoi kėtė realitet kur e quajti Marinė, "Nėna e Zotit tim" (Llukai 1:43). Maria i tha vetvetes: "Gjithė brezat do tė mė lumturojnė" (Llukai 1:48). Kėshtu qė ne, nė brezin tonė, e quajmė tė lumuruar. Maria jetoi njė jetė tė pastėr e tė shenjtė dhe ne e nderojmė atė si modelin e shenjtėrisė, tė parėn e tė shpėrblyerve (shpenguarve), nėnėn e njerėzimit tė ri nė Birin e saj. Eshtė habi pėr tė krishterėt orthodhoksė se shumė tė krishterė qė shpallin se besojnė nė Bibėl kurrė nuk e quajnė Marinė tė bekuar apo tė nderuar, atė qė lindi dhe rriti Perėndinė Bir nė trupin e Tij njerėzor.

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Lutja pėr Shenjtorėt nxitet nga Kisha Orthodhokse. Pse? Sepse vdekja fizike nuk ėshtė shkatėrrim pėr tė krishterin. Eshtė njė kalim i lavdishėm nė qiej. Tė krishterėt nuk pushojnė sė qenuri pjesė e Kishės me vdekjen. Perėndia nuk lejon! Ata as nuk vendosen mėnjanė nė plogėshti deri nė ditėn e gjykimit.

    Kisha e Vėrtetė pėrbėhet nga tė gjithė ata qė janė mė Krishtin - nė qiej apo nė tokė. Anėtarėsia e saj nuk ėshtė e kufizuar vetėm tek ata qė janė tė gjallė aktualisht. Ata nė qiej me Krishtin janė tė gjallė, tė bashkuar me Perėndinė, duke adhuruar Perėndinė, duke pėrbėrė pjesėn e tyre nė trupin e Krishtit. Ata i luten aktivisht Perėndisė pėr tė gjithė ata nė Kishė dhe mbase, me tė vėrtetė, pėr tė gjithė botėn (Efesianėt 6:18; Zbulesa 8:3). Kėshtu qė ne u lutemi shenjtorėve qė janė larguar nga kjo botė, duke u kėrkuar atyre, ashtu siē u kėrkojmė miqve tanė tė krishterė nė tokė, tė luten pėr ne.

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Trashėgimia Apostolike ka qenė njė problem shumė i madh qė prej shekullit tė dytė e kėtej, jo si njė dogrnė e thjeshtė, por si diēka kritike pėr ruajtjen e besimit. Mėsues tė rremė kanė dalė nė skenė duke kėmbėngulur se janė pėrfaqėsuesit autoritar tė Kishės sė krishterė. Duke deklaruar autoritetin nga Perėndia, duke apeluar disa zbulesa tė veēanta, disa kanė sajuar prejardhje mėsuesish duke supozuar se kthehen pas tek Krishti apo Apostujt. Si kundėrpėrgjigje, Kisha e hershme kėmbėngulte se kishte njė shtresė apostolike autoritative qė kalonte nga brezi nė brez. Ata e detajuan atė prejardhje aktuale, duke treguar se si klerikėt e saj ishin dorėzuar prej atyre qė ishin zgjedhur nga pasardhėsit e Apostujve, zgjedhur nga vetė Krishti.

    Trashėgimnia apostolike ėshtė njė faktor i domosdoshėm pėr ruajtjen e unitetit nė Kishė. Ata qė marrin pjesė nė kėtė trashėgimni janė tė pėrgjegjshėm pėr tė dhe janė pėrgjegjės pėr ruajtjen e tė gjitha praktikave dhe mėsimeve nė Kishė, ashtu siē u themeluan nga Apostujt. Bindja thjesht personale, se doktrina e njė njeriu tė vetėm ėshtė e saktė, nuk mund tė konsiderohet si provė e mjaftueshme e saktėsisė. Sot kritikuesit e trashėgimnisė apostolike janė ata tė cilėt qendrojnė jashtė asaj trashėgimnie historike dhe qė kėrkojnė tė vetidentifikohen vetėm me Kishėn e hershme. Numri i madh i sekteve fetare nė botė ka ardhur pėr shkak tė mohimit tė trashgimnisė apostolike.

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Sinodet e Kishės. Njė konflikt i shquar (shkruar nė Veprat 15) u ngrit nė Kishėn e hershme kundėr legalizmit, ruajtjes sė ligjeve judaike pėr tė krishterėt si mjete shpėtimi. "Atėherė apostujt dhe pleqtė (presbiterėt) u mblodhėn pėr ta shqyrtuar kėtė problem"(Veprat 15:6). Ky sinod, i mbajtur nė Jeruzalem, vendosi modelin e thirrjes sė sinodeve tė mėvonshėm pėr zgjidhjen e problemeve. Ka pasur me qindra sinode tė tillė, lokalė dhe rajonalė, gjatė gjithė shekujve tė historisė sė Kishės dhe shtatė sinode tė veēantė tė quajtur "Ekumenikė" qė duhej tė zbatoheshin nė gjithė Kishėn. Kisha Orthodhokse kėrkon veēanėrisht tek kėto Sinode Ekumenike doktrina autoritative pėrsa i pėrket besimit dhe praktikave tė Kishės, e vetėdijshme se Perėndia ka folur nėpėrmjet tyre.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fanatizmi dhe Besimi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 14:10
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •