Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    6

    "Amnisti" albanian !

    Sapo lexova ne shtypin e dites lajmin per votimin e nje aministie nga parlamenti socialist, i nje ligji-aminstie per te gjithe hakdutet, ose kandidatet per te tille, qe mbushen faqet e gazetave me skandalet e tyre, duke filluar qe nga boje ndertesash e pllaka trotuaresh, e deri ne kepuce, oriz, energji elektrike, rruge, nafte, etj, etj, etj. Nuk e di, tenderin e brekeve te ulura kush e ka fituar, e cili kelysh p*****e prej deputeteve tane te nderuar, ka ndermjetesuar per te...!
    Plehera te pandreqshem ! Hajdute te ndyre !
    Dhe lloji tjeter, ai i '97, nuk u ndie sepse prej ketij ligji, me spond perfitojne edhe hajdutet e djeshem !
    Eh, mor shoku Nano !, pa me thuaj mor shoku Nano, si mund te rrine prane njera tjetres, keto dy fjale greke "katarsis" e "aministi"; apo "e shtyn xhaja" sic i thone fjales...
    Apo do na gjesh ndonje gje tjeter greke, e le te mos jete edhe fjale, mjafton qe ti te na behesh president ?!
    SHQIPTAR, kudo ku me con rrota e fatit !

  2. #2
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Kjo verteton me se miri se sa e inkriminuar eshte klasa politike shqiptare, se sa thelle i ka rrenjet krimi.
    Kjo verteton se personazhet e "dosjes se zeze" te permendur nga i ndjeri Safet Zhulali me 1998 mjerisht jane nga dy krahet.

    Kjo e ben me urgjente nevojen e ndergjegjesimit te shqiptareve se ne duar te kujt kane rene fatet e vendit!!!!!!
    Tani duket qarte qe shqiptaret nuk duhet te presin shume nga opozita shqiptare, pra "gabimet e PDse" nuk jane bere pa dashje por me paramendim te plote.
    Eshte detya jone, imperativ i domodoshem qe te te veprojme shpejt ta pastrojme Shqiperine nga kjo qelbesire politike sa kohe nuk eshte shume vone.

    ATDHEU NE RREZIK!!!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Po pse mo si xhaxhi do e beje prape shqipua
    Do i vrasi ministrat hajdute si maherzaj ne monizem
    I thone demokraci o tu mbyllte, demokraci ore
    Ska ministra qe vriten e futen ne burg.

    Mortja nuk e ha pjellen e saj

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    dhurat e berishes

    eshte amnistia per mafien.

    Nese Berisha nuk do propozonte shkarkimin e Rakipit do kishim sot nji mal te madh me "hatara" qe grupi mafioz META dhe Grupi Mafioz Nano do tregonin per njeri tjetrin.

    Ata filluan te gervishin me thonj njeri -jatrin por kte proces e amortizoi karafili blu Berisha i cili beri gafen historike "RAKIPI".

    Ja tani me Sallak Pulen (dhor Sallata, prokurori i ri) po pushohen te gjitha proceset ndaj sunditareve Roze dhe veglave te tyre.
    Ja psh "thesari" ku perfundoi..
    KJ. shkruan..
    --------
    Na ishte nje here "Vjedhja e Thesarit"
    Sebi Alla Tirane - Deshton plotesisht procesi "Thesari 2". Burime nga Prokuroria Ushtarake e Tiranes bejne te ditur se dosja "Thesari 2" eshte drejt pezullimit. Kjo pasi sipas perfaqesueseve te kesaj prokurorie "nga hetimet e kryera deri me tani nuk eshte arritur te grumbullohen provat e mjaftueshme per te ballafaquar perpara gjykates te akuzuarit e ketij procesi". Pas pak ditesh do te perfundojne edhe afatet e hetimit te dosjes se dyte te thesarit te grabitur. Dhe sipas grupit hetimor nga prokuroria e ushtarake ne kryeqytet, faktet e grumbulluara jane te pakta dhe nuk mund te plotesojne dosjen ne fjale. Nen "filtrin" e grupit hetimor te Prokurorise Ushtarake ishin disa nga efektivat policore te cilet dyshoheshin si bashkepnetor ne grabitjen me te madhe te ndodhur ndonjehere. Ku pre e grabitjes si rralle, u be thesari i shtetit i cili ishte nder vendet qe konsiderohen te "sigurise se larte". Sipas hetimeve te kryera deri me tani, grabitja e pazakonte e thesarit te shtetit eshte kryer ne mars te vitit 1997, gjate trazirave te ndodhura ne vendin tone. Per kete akuze u perballen me gjykaten pese persona banues ne fshatin Kerrabe (vendi ku ndodhej thesari). Por dosja "Thesari 2" do te dilte perseri ne skene kur gjate hetimit u perfshine edhe disa ushtarake. Sipas rregullores se ruajtjes se thesarit, nje here ne cdo tre muaj nga specialiste te tre diakstereve duhet te kontrollohej gjendja fizike e thesarit. Nje grup pune nga Banka e Shqiperise, nje grup pune nga Ministria e Rendit dhe nje tjeter nga Ministria e Financave. Treshja kontrolluese, per mese tre vitesh nuk "munden" te verifikojne gjendjen reale te sasise se thesarit. Dhe vetem pas tre vitesh vitesh u deklarua se nje pjese e thesarit te shtetit ishte grabitur. Menjehere pjesa e mbetur e thesarit te shtetit u vu nen ruajtjen e trupave speciale te Ministrise se Rendit. Dyshimet e hedhura se dyert "hermetike" te tunelit ku ndodhej thesari mund te hapeshin veten nepermjet nje kodi te vecante, cuan edhe ne hetimin e disa prej ushtarakeve te cilet sherbenin per ruajtjen e thesarit. Por sipas burimeve nga Prokuroria Ushtake ne Tirane, dosja eshte drejt pezullimit per t'i kaluar me pas strukturave te policise, per mungese provash.
    ---------------------

    U zbardh PS-ja dhe tani zgjedh presidentin dhe vazhdon dinastine 50 + 50 vjet tjera.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Lirohen kriminelet

    Shekulli tregon..
    -------------
    Eduard Kamberi u lirua pėr mungesė provash pas 20 ditėsh burg. Akuzohej pėr favorizim prostitucioni

    Bien akuzat pėr policin tutor

    TIRANĖ - Eduard Kamberi u lirua dje me vendim tė Gjykatės sė Tiranės, pas 20 ditėsh arresti me burg tė dhėna pėr akuzėn e favorizimit tė prostitucionit. Tre ditė mė parė, Gjykata e Tiranės pėr t'u bindur nė lidhje me kryerjen ose jo tė njė vepre tė tillė penale bėri ballafaqimin midis familjes sė vajzės si dhe policit tė akuzuar. Duke qenė nė rolin e tė pandehurit, polici ka shpjeguar se si ka rėnė nė kėtė kurth. Kamberi u akuzua nga njė familje nė Laprakė, e cila kėrkon vajzėn e saj qė i ishte zhdukur pa adresė. Sipas kallėzimit tė bėrė nė fillim nė polici, Kamberi e ka pėrdorur vajzėn nė Itali nėpėrmjet vėllezėrve tė vet dhe mė pas e ka lėnė nė rrugė. I pandehuri tha para gjykatės se kjo gjė i erdhi e papritur, pasi asnjėherė nuk e dinte se ku ndodhej kjo vajzė dhe pėrse bėhej fjalė. Para gjykatės dėshmuan nėna e vajzės dhe vetė vajza. I ati i viktimės tha nė gjykatė se Kamberi nuk e ka mashtruar vajzėn e tij dhe se ata e kanė ngatėrruar me njė person tjetėr, i cili nuk ndodhet nė Shqipėri. Tė dyja paditėset, nėnė e bijė, e tėrhoqėn akuzėn para gjykatės pėr tė pandehurin dhe thanė se nuk kanė asnjė problem me tė. Sipas prokurorisė, ngjarja ka filluar kohė mė parė, kur vajza qė tėrhoqi akuzėn, i kishtė kėrkuar ndihmė policit. Ky i fundit, kishte vėllezėrit nė Itali. Sipas kėtij versioni tė akuzės, vajza ėshtė dėrguar nė Itali dhe ka qėndruar disa kohė nė shtėpinė e vėllait tė policit. Sipas provave tė paraqitura dje nė gjykatė, rezultoi se polici nuk ka patur dijeni pėr ndonjė lidhje qė mund tė ketė patur vėllai i tij me vajzėn, por njė fakt tė tillė e ka mėsuar mė vonė. Vendimi i djeshėm u dha nga gjyqtarja Enkela Bajo ndėrsa prokurori i ēėshtjes ishte Bledar Bejko. Bajo nuk e shpalli vendimin deri nė momentin qė prokuroria paraqiti deklarimet e ballafaqimit tė tė dyja palėve. Menjėherė pas paraqitjes sė deklarimeve nė favor tė policit, gjykata vendosi lirimin e tij. Dje ishte afati 20 -ditor brenda tė cilit duhej tė pėrfundonte ēdo lloj ballafaqimi apo akti ekspertimi pėr kėtė ēėshtje.
    A.Ēuka

    ...................

    E kan terrorizuar vajzen dhe familjen dhe i detyrojne te terheqin akuzat dhe te hane me buk e lot e gjak Turpin e poshterimin. Bandite zgerdhihen.Kulmi.

  6. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Amnistia

    Me sa di une amnistia hartohet ne raste te veēanta. Kete amnisti si e kane justifikuar deputetet shqiptare? Me ē'rast?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Pse mbaroi ndeshja ?

    Nuk ėshtė ndeshje futbolli dhe te ngelet nė fuqi vendimi i gjyqtarit tė ndeshjes. Nuk luan Franca me Senegalin. Po luajnė komunistėt me fatet e Shqipėrisė dhe kėtė nuk ua fal kush. Ata i kanė tė gjitha nė dorė sot. Por le tė mendojnė pėr njė ēast qė nesėr.... Le ta vazhdojnė vetė mendimin ata. Ata kanė bėrė aq poshtėrsira sa qė nuk do ketė peshore drejtėsie qė ti toleroj. Nuk mjaftuan 50 vjetė qė ia ndryshuan rracėn shqiptarėve dhe u shkatėrruan atė pasuri morale, fizike, ekonomike dhe kulturore tė grumbulluar nė shekuj por mė tė keqen po ja bėjnė sot. Ata nuk janė veē hajdut. Njė hajdut thjesht vjedh. Njė hajdut nuk ja vlen tė dėnohet se nė fund tė fundit ai nuk mund tė ndryshoj. Politikanėt tanė janė edhe mė keq. Pėr tė realizuar qėllimet e tyre (tė bėhen njerėzit mė tė fuqishėm ndoshta nė botė...) ata po bashkėpunojnė edhe me djallin. Pėr Shqipėrinė jo vetėm qė s'mendojnė por pikėrisht ėshtė Shqipėria viktima mė e madhe. Shqiptarėt, mė nė fund, duhet ta kuptojnė se nėse baballarėt e tyre na lanė njė barrė pėr sipėr qė do tė na duhen 50 vjet pėr ta hedhur tej, bijtė e tyre po na lėnė njė barrė qė ndoshta nuk do tė mundemi kurr ta hedhim poshtė. Ata kanė nė dorė firmat sot. Veē siē e thash edhe mė lartė njė ditė drejtėsia mbi ta do tė bjer pa mėshirė.
    Rycki

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kelyshet.

    Ju kujtohet Bomba tek VEFA ?

    U plagosen disa njerez dhe gjeti vdekjen Vera nji qytetare e pafajshme.
    Saliu erdhi dhe i revoltuar akuzoi "segmentet" tek vendi ngjarjes. Ato dite u vra dhe drejtori burgjeve Kaloshi.

    Bomba tek VEFA tregoi fytyrat e njerezve.. Disa shprehen keqardhje per valen e Terrorit qe shpertheu ato dite si shenje e qarte e proverbit se "lumi fle por stalinistet vrasin".
    Disa ferkonin duart ato dite ne shenje gezimi se po afronte dita e tyre.
    Dhe vertet dita e tyre erdhi.
    Keto dite banda e Shyteve, kelyshve te krimineleve eshte ne gjyq.
    Gjyqi duket qarte qe kerkon ti nxjerri pa lagur kriminelet.
    Te shohim cdo beje SALLAKU "Kanakari" i SAliut e vegla e mejdanit ne fakt.


    Ja si po fabrikohet lirimi i krimineleve.. Lexoni mes rreshtave.

    Shekulli..
    -------
    PROCESI
    Oficerėt e policisė deklaruan se s'dinin gjė pėr kapjen e armėt tė "Hakmarrjes pėr Drejtėsi"

    Policėt dėshmi kundėr akuzės

    TIRANĖ - Tre oficerė tė policisė gjyqėsore ishin dje protagonistė nė procesin gjyqėsor "Hakmarrja pėr Drejtėsi". Neritan Nallbati, Artan Rexhepi dhe Zef Bushati, dje nė procesin e hakmarrjes iu pėrgjigjėn pyetjeve tė organit tė akuzės lidhur me firmosjen e disa procesverbaleve. Tė tre dėshmitarėt i kundėrshtuan pyetjet e bėra nga akuza dhe thanė se nuk kanė dijeni nė lidhje me kontrollin e banesės nė "Pazarin e Ri", ku pretendohet se ėshtė gjetur njė arsenal i tėrė armėsh. Dėshmitarėt thanė se nuk kanė qenė tė pranishėm nė kontroll dhe nuk kanė dijeni fare se pėr ēfarė armėsh bėhet fjalė. Por ata nuk kundėrshtuan vėrtetėsinė e firmave tė tyre nė procesverbale. Ata thanė se disa prej firmave janė tė ngjashme me ato tė tyret, por nuk dinė rrethanat nė tė cilat janė marrė kėto firma. Dėshmitarėt pranuan tė bėhet akti i ekspertimit grafik tė shkrimit nė procesverbale. Tė gjithė dėshmitarėt mohuan kategorikisht pjesėmarrjen nė kryerjen e veprimeve pėr kontrollin e banesės ku pretendohet se janė gjetur armėt. Neritan Nallbati tha dje se gjatė kohės kur ka ndodhur ngjarja nė vitin 1996 ka qenė nė njė detyrė tjetėr dhe nuk ka patur lidhje me kontrollin e banesave dhe krijimin e procesverbaleve. Nga ana e tij, eksperti Artan Rexhepi tha se ėshtė marrė vetėm me ekspertimin e armėve qė i janė sjellė nė Drejtorinė e Policisė, por kurrsesi nuk ka dijeni pėr njė shtėpi tė tillė. Dėshmitari tha se nuk e di se pėr ēfarė shtėpie bėhet fjalė, pasi nuk ka patur lidhje asnjėherė me kontrolle banesash. Dėshmitė e djeshme do t'i lėnė vendin edhe dy dėshmitarėve tė tjerė, Besnik Doēi dhe Pėllumb Bajrami, tė cilėt do tė thirren perdhunisht nga policia gjyqėsore nė datė 7 qershor ora dhjetė e gjysmė. Kėta janė edhe dėshmitarėt e fundit, tė cilėt po thirren nga akuza dhe qė do tė hedhin dritė mbi armėt e gjetura nė shtėpinė e Zeliha Sinės tė marrė me qira nga njė prej tė pandehurve qė tashmė nuk jeton mė.
    Alma Ēuka

    --------------

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Po lirohen kriminelet.

    KJ.
    -----------
    "Hakmarrje pėr Drejtėsi", ekspertizė firmėtarėve
    Luljeta Ndoka Tiranė - Ekspertiza ndaj firmėtarėve do tė vėrtetojė nėse ka ekzistuar apo jo ndonjėherė organizata "Hakmarrje pėr Drejtėsi".

    Pikėrisht ky vendim u mor dje nga Gjykata e Tiranės nė seancėn gjyqėsore tė njė prej proceseve maratonė tė gjyqėsorit shqiptar. Dje nė Gjykatė kanė qenė tė pranishėm dy ekspertėt Dritan Toto dhe Anesti Prifti, tė cilėt edhe do tė bėjnė ekspertizėn e procesverbaleve tė gjetura nė shtėpinė e Zeliha Sinės, dhėnė me qera tė pandehurit Enkeleid Agaj. Ekspertėt Toto dhe Prifti janė shprehur gjatė seancės sė djeshme gjyqėsore, se nė bazė tė ligjit kėrkonin 15 ditė kohė pėr tė nxjerrė pėrfundimin e ekspertizave tė procesverbaleve. Gjithēka bėhet fjalė pėr firmat qė gjenden nė procesverbale nė mėnyrė qė tė vėrtetohet nėse ato kanė autorėsinė e tė pandehurve tė cilėt akuzohen pėr ēėshtjen "Hakmarrje pėr Drejtėsi". Nėse ekspertėt Dritan Toto dhe Anesti Prifti do tė arrijnė nė konkluzionin se emrat dhe firmat nė procesverbalet e gjetura nė shtėpinė ku banonte Enkeleid Agaj kanė qenė tė tė pandehurve tė ēėshtjes, atėherė vėrtetohet edhe fakti se ka ekzistuar organizata "Hakmarrje pėr Drejtėsi". Nga ana tjetėr, avokatėt, nga ana e tyre e kanė mohuar faktin se arsenali i armėve tė gjetura nė vitin 1996 nga policia, kishte dalė pikėrisht nga shtėpia ku banonte Enkeleid Agaj. Pala e mbrojtjes pretendon se arsenali i famshėm i armėve ka dalė nga njėra prej zyrave tė Drejtorisė sė Policisė. Madje mbrojtja pretendon se nė banesėn e Zeliha Sinės, ku jetonte Agaj, nuk ishte kryer ndonjė kontroll. Avokati Dylber Mani ėshtė shprehur dje se firmat dhe emrat e tė pandehurve qė janė gjetur nė procesverbale nuk ishin shkruar dhe firmosur nga vetė tė pandehurit por nga persona tė tjerė. Po ashtu edhe kontrolli i armėve sipas tij nuk ėshtė bėrė nė shtėpinė e Sinės.



    Mbrojtja pretendon se firmat nuk janė tė tė pandehurve

    Para trupit gjykues tė kryesuar nga gjyqtari Artur Gaxhi avokatėt e tė pandehurve janė shprehur herėpashere se janė kryer shkelje tė rėnda nga policia. Kjo, pasi nė kėqyrjen e banesės sė Zeliha Sinės e marrė me qera nga i pandehuri Enkeleid Agaj nuk ka marrė pjesė asnjė nga pala e mbrojtjes. Gjatė seancave tė shkuara, avokatėt kanė pretenduar se ambientet e Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės duken qartė nė fiksimin e armėve tė sekuestruara, ndėrkohė qė akuza pretendon se i ka filmuar ato nė shtėpinė e kontrolluar. Po kėshtu nė foto mungojnė procesverbalet e kėqyrjes sė raftit tė librave, sirtareve dhe vendeve ku janė gjetur armėt e sekuestruara. E njėjta gjė ndodh edhe me pėrshkrimin me hollėsi tė fiksimit tė gjurmėve tė autorėve mbi sendet dhe armėt e gjetura nė apartament. Por, sipas avokatėve, ajo qė i bėn mė dyshimta kėto proceverbale, ėshtė fakti qė me sy tė lirė duken se firmat e personave pjesėmarrės nė kėto veprime janė tė ndryshme nga njė faqe nė tjetrėn. Po ashtu, sipas palės sė mbrojtjes kėto procesverbale tė mbajtura nė tė njėjtėn datė dhe nė tė njėjtin vend janė shpėrndarė nė olume tė ndryshme tė fashikullit hetimor pėr tė ngatėrruar pjesėmarrėsit nė gjykim.
    ------------------------

    Sipas ketyre lojnave ska pasur bomb tek "Vefa"....nuk jan vrare e plagosur njerez ate dite..Nuk u vra Kaloshi oficeri shtetit..
    "hakmarrja per drejtesi" ishte pararoja e revolucionit bolshevik.. Nuk ishte rastesi..qe kishte SHYT ne kte organizat e SHYT ne Revolucionin vlonjato-mafioz te 97.es.
    Keto dite shteti liron e cfajeson banditet dhe denon ish oficeret qe ne 97-ten deshen te mbrojne shtetin.
    Kjo eshte shenje e keqe.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    dekret i Mejdanit.

    TIRANE (15 Qershor) - Presidenti Meidani fal nėntė tė dėnuar. Ndėrsa pritej qė Presidenti i Republikės tė nėnshkruante mbi amnistinė e miratuar nė Pralament, afati ligjor pėr tė cilėn ka skaduar mė datė 13 qershor.
    Ndėrsa presidentit nuk i kanė mbetur mė shumė se dy muaj nga mandati i tij kushtetues dhe "de fakto" ka nisur fushata pėr zgjedhjen e presidentit. Ai pikėrisht nė datėn 13 qershor ka nėnshkruar njė dekret, sipas tė cilit shtatė tė dėnuarve u ka falur nga njė vit burg, njėrit i ka falur dy vite burg dhe tė nėntin e ka nxjerrė automatikisht nga qelitė e Komisariatit tė Durrėsit.
    Dekreti
    "Mbėshtetur nė nenin 92, pika B tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė dhe nė nenet 93 e 94, Presidenti i Republikės me propozim tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm dhe tė organeve tė Pushtetit Lokal dekreton". Kėshtu e nis argumentimin e tij pėr privilegjimin e nėntė tė dėnuarve Presidenti i Republikės nė dokumentin me numėr 3367. Dhe pasi rendit emrat qė kanė pėrfituar ulje dėnimi, dekreti mbyllet me fjalitė. "Ky dekret hyn nė fuqi menjėherė". Pas kėsaj juristi i Drejtorisė sė Burgjeve ka udhėtuar drejt qelive tė paraburgumit nė Drejtorinė e Policisė sė Durrėsit, ku kryen dėnimin Shaban Elezi pėr t'i zgidhur atij prangat.
    Nė dekret nuk jepet asnjė sqarim lidhur me kriteret qė janė pasur parasysh nė pėrzgjedhjen e tė dėnuarve. Nėse propozimi ka qenė i ish-kryeprokurorit tė Pėrgjithshėm, Arben Rakipi, apo i tė sapo emėruarit Dhori Sollaku. Nėse propozimi ka mbetur qė nga koha e Rakipit, pėrse Meidani ka nėnshkruar tashmė. E nėse ka propozuar kryepr okurori aktual, pėrse e ka ndėrmarrė kėtė nismė, kur ėshtė duke u debatuar ashpėr ligji pėr amnistinė. Me njė mungesė transperence institucioni i presidentit nuk sqaron edhe "pozicionin e organeve tė pushtetit lokal" nė nismėn e tyre pėr tė propozuar uljen e dėnimit pėr tė dėnuarit. Mbi ē'bazė ėshtė bėrė ulje e dėnimit pėr shtatė me nga njė vit, pėr njė dy vjet dhe pėr njė tjetėr i ėshtė hequr i gjithė dėnimi i mbetur.
    Nė fakt nėse gjykohet pėr momentin kur ėshtė hequr, kur "de fakto" ka hyrė nė fuqi amnistia, e cila fal tė dėnuarit pėr krime tė lehta mundet qė tė dėnuarit e falur nominalisht nga presidenti Meidani tė jenė tė dėnuar me shumė vite burg.
    Amnistia
    Ishte Ministria e Drejtėsisė nismėtarja dhe hartuesja e njė projekti pėr amnisti nisur disa muaj mė parė. Qėllimi "i thėnė nėn zė", por ndonjėherė edhe publikisht ishte lirimi i burgjeve, qė janė tė tejmbushura. Amnistia u debatua ashpėr nė Qeveri, mė pas nė Komisionin e Ligjeve nė Parlament dhe mė 16 maj u diskutua nė seancė parlamentare. Debati ka qenė i ashpėr, i paqartė dhe nė disa raste konfuz. Madje pati zėra qė thanė se deputetėt bėnė ndryshime tė tilla nė ligj, nė mėnyrė qė tė favorizoheshin politikanėt qė janė duke u hetuar. Ndėrsa tė tjerė thanė se Presidentit tė Republikės i ka shkuar njė ligj i ndryshėm nga ai qė u diskutua dhe u miratua nė Parlament. Ndėrkaq, Meidani nuk reagoi fare lidhur me amnistinė, duke konsumuar tė gjithė afatin ligjor brenda tė cilit duhet ta nėnshkruante ose tė kthente mbrapsht. Ndėrkaq, ligji ėshtė duke u shtypur nė fletoren zyrtare, e cila publikohet tė hėnėn. Vetėm 15 ditė pas tė hėnės ajo hyn nė fuqi dhe nis nga ekzekutimi. Ende nga Drejtoria e Burgjeve nuk ka njė statistikė tė saktė pėr numrin dhe emrin e tė dėnuarve qė dalin nga burgu.
    Emėr - Koha qė u falet
    1. Lulėzim Koēi - 1 vit
    2. Halit Demiri - 1 vit
    3. Tomor Murati - 1 vit
    4. Bylbyl Marku - 2 vjet
    5. Artur Qazolli - 1 vit
    6. Shaban Elezi - Lirohet
    7. Alfred Rrushi - 1 vit
    8. Gjergj Shotaj - 1 vit
    9. Ton Ulaj - 1 vit


    dxh/an (Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    --------------------

    gazetari i mire duhej krahas informacionit zyrtar te germonte ate cka eshte thelbesore per ditet tona...
    Pra...Po liron Mejdani vjedhsa pulash e hurmash far zeza apo Bandite, tutore, perdhunues, Vrases etj...
    Kjo eshte me rendesi.


    Perdhunusi, ARIFI i Korces u denua vetem me 3 vjet e Ai meritonte ne fakt varje ne Litar...Kurse Babai hero qe mbrojti te bijen nga banda e rrembyesve u denua me 15-20 vjet burg..
    Po Korca ashtu eshte, prone e nxensve te Nevzat Hasnedareve...
    C'te besh..

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Servet rrufjani, miku i Mafies..

    RD
    ------
    Zyrtarėt e Pėllumbit ndryshojnė ligjin pėr amnistinė nė Fletoren Zyrtare

    Skandal. "Ligji Pėr amnistinė" botohet i ndryshuar

    Olldashi: "Njerėz tė caktuar qė kanė patur mundėsinė ta bėjnė kėtė, kanė qenė tė interesuar pėr tė pėrfshirė brenda amnistisė njerėz konkretė qė janė tė dėnuar pėr vepra konkrete. Besoj se ėshtė bėrė pikėrisht pėr kėtė arsye, sepse nuk gjej ndonjė arsye tjetėr, qė njė ligj i miratuar nga Kuvendi tė pėsojė ndryshime gjatė botimit nė Fletoren Zyrtare"



    Skandal nė Kuvend. Zyrtarėt e kryeparlamentarit socialist Servet Pėllumbi ndryshojnė Ligjin pėr amnistinė. Ligji Nr. 8895, datė 16. 5. 2002, "Pėr amnistinė e tė burgosurve dhe tė penalizuarve tė ndryshėm" botohet i ndryshuar nė Fletoren Zyrtare. Pėr tė zbuluar tė vėrtetėn, Komisioni parlamentar i Ligjeve ėshtė autorizuar dje nga Kuvendi pėr zbardhjen e shiritave ku ėshtė rregjistruar e gjithė seanca plenare e parlamentit, kur ėshtė shqyrtuar dhe miratuar ligji nė fjalė.

    Rikthimi nė parlament i debatit mbi projektligjin pėr amnistinė ka ardhur pas konstatimit tė skandalit nga deputeti demokrat Sokol Olldashi. Pas reagimit tė ashpėr tė zotit Olldashi, kryeparlamentari Pėllumbi ka urdhėruar zbardhjen e shiritave tė seancės plenare tė datės 16. 5. 2000, kur ėshtė miratuar ky ligj.

    Deputeti Olldashi tha se Komisioni i Ligjeve duhet tė bėjė verifikimet e duhura, pasi, sipas tij, ka tė dhėna qė varianti i miratuar nga Kuvendi ėshtė ndryshe nga varianti, i cili ėshtė dhėnė pėr botim nė Fletoren Zyrtare.

    Sipas zotit olldashi, ndryshimet nė kėtė ligj mund tė jenė bėrė me qėllim pėr tė nxjerrė nga burgu persona tė caktuar.

    "Njerėz tė caktuar qė kanė patur mundėsinė ta bėjnė kėtė, kanė qenė tė interesuar pėr tė pėrfshirė brenda amnistisė njerėz konkretė qė janė tė dėnuar pėr vepra konkrete", - tha Olldashi nė seancėn e djeshme plenare tė Kuvendit. Sipas tij, dikush duhet tė mbajė pėrgjegjėsi pėr kėtė skandal, duhet tė zbardhet materiali dhe nėqoftėse vėrtetohet se ka ndryshime, dikush duhet tė pėrgjigjet. Reagimi i ashpėr i opozitės vjen pėr faktin se ligji i miratuar nga Kuvendi ėshtė dhunuar nė mėnyrė tė paligjshme, me qėllim favorizimin e disa kriminelėve.

    "Besoj se ėshtė bėrė pikėrisht pėr kėtė arsye, sepse nuk gjej ndonjė arsye tjetėr qė njė ligj i miratuar nga Kuvendi tė pėsojė ndryshime gjatė botimit nė Fletoren Zyrtare", - tha Olldashi.

    Kryetari i Komisionit Parlamentar tė Ligjeve, Spartak Braho, pranoi se kjo mund tė ketė ndodhur nga ndonjė pakujdesi. Braho u shpreh kundėr idesė sė bllokimit tė ligjit pėrpara se ai tė hyjė nė fuqi.

    "Nuk e di nėse qėndrojnė vėrejtjet e zotit Olldashi, por rruga pėr t’i ndrequr ėshtė vetėm amendimi nė kėtė rast", - tha zoti Braho. Sipas tij, nuk ka asnjė rrugė tjetėr, as bllokim, pasi ėshtė njė dekret i miratuar nga Presidenti i Republikės. Gjithėsesi, edhe kreu i Komisionit parlamentar tė Ligjeve nuk ka dyshim qė ėshtė njė ngjarje jo normale. Kjo "pakujdesi" duket se i ka shpėtuar edhe Presidentit Meidani, i cili ka firmosur ligjin e amnistisė pa e deklaruar. Megjithatė, ky ligj nuk mund tė zbatohet derisa tė verifikohen parregullsitė.

    Nė seancėn e radhės deputetėt kanė diskutuar mbi tre orė rreth gjashtė projektligjeve, gjysma e tė cilėve janė shtyrė. Debate tė ashpra ka patur veēanėrisht rreth projektligjit pėr pėrmbajtjen dhe formėn e flamurit, pėr tė cilin, kryetari i Grupit Parlamentar tė PD-sė, Bamir Topi, si dhe deputetėt demokratė, Beja e Hoti, kanė dėnuar qėndrimet e papėrgjegjėshme tė pseudomazhorancės. Vetėm projektligji pėr nxitjen e peshkimit ėshtė miratuar dje pa asnjė votė kundėr.

    H. RAMA

    -------------

    c'eshte nji dhelper ky Servil Pellumbi..katundari Korces me titull Profesor i bolshevizmit.
    Kryetar i ligjeve, Braho, qe ju kapen vaporret me droge ne porto.
    E shpetoi dr. Saliu Brahon nga Burgu qe po ja bente gati Rakipi.
    I njejti Braho vuri shupenzarakun te hidhte granaten Saliut ne shkallnuer.
    Cbehet more aman..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 21-06-2002 mė 16:45

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    "KORRIERI" njofton

    Te liruarit e amnistise rimbushin qelite.

    Te pakten kater grupe vjedhesish dhe trafikantesh droge jane riprangosur nga policia e Tiranes, nderkohe qe kishin vetem pak dite te liruar nga burgjet. Precedenti eshte duke vene ne pikepyetje menyren e perzgjedhjes se te denuarve, qe perfituan nga amnistia e fundit.

    Aida HARKA.
    Ferdinand DERVISHI.

    "Keta perseri ketu do te kthehen, pothuaj te gjithe", keto ishin fjalet e nje prej psikologu, qe punonte ne nje burg te kryeqytetit me 29 qershor, diten kur 119 te denuarit e amnistuar lane qelite e tyre. Duke qene ne kontakt te perditshem me ta, psikologu e kishte parashikuar sakte se cdo te ndodhte. Dhe nuk kalon as nje jave, kur nje pjese e mire e tyre tashme eshte rikthyer ne qeli, pothuaj nen te njejtat akuza qe ishin ishin denuar para se te perfitonin nga amnistia. Keshtu vetem ne Tirane jane regjistruar tre-kater ditet e fundit kater raste te ndalimit, nje pjese ne kushtet e flagrances, te grupeve te ndryshme te vjedhesve apo poseduesve te droges. Tre raste jane regjistruar nga Komisariati 1 i Tiranes dhe nje nga ai numer 3. Grupi i pare i ndaluar nga Komisariati 1, ishte nje grup vjedhesish, te cilet kishin "pastruar" nga mallrat disa dyqane. Nderkohe qe interesant ishte ndalimi nga i njejti Komisariat, i turkut Nurih Karakaj, i cili i sapoliruar nga amnistia, ku vuante denimin per trafik klandestinesh, kapet me 700 grame heroine dhe me nje laborator per perpunimin e saj. Akoma me klasik ishte rasti i arrestimit te dy vjedhesve po nga policia e Komisariatit 1, ndersa ishin duke mbushur thaset ne nje supermarket. Quheshin Fation Lila dhe Ardian Veseli nga Tirana dhe sapo kishin lene qelite e burgut te amnistuar. Por nuk kishin duruar me shume se 4 dite pa rifilluar zanatin e tyre te vjeter. Ne lagjen Ali Demi, prane distributorit RIRA, ata te dy pasi kishin hequr nje fashe metalike te qepenit, duke mundur te futeshin brenda rreth ores 04.00 te nates. Policia kishte mberritur tamam ne kohen kur dy vjedhesit ishin duke mbushur thaset me steka cigaresh, prodhime kozmetike dhe sende te tjera. Pas arrestimit ne flagrance, vlera e mallit ne 4 thaset, qe kishin arritur te mbushnin, eshte llogaritur rreth 10 milione leke te vjetra.

    Nje tjeter rast domethenes eshte ai i ndalimit nen akuzen e vjedhjes se tre personave para dy ditesh nga Komisariati 3 i Tiranes. Ish-te denuar per marrjen peng te nje kinezi ne vitin 1999, ata pas faljes nga amnistia, kishin vazhduar ritualin e vjedhjeve ne Tirane duke synuar nje rrjet lokalesh EUROLLOTO. Policia i kishte arritur te dokumentonte levizjet e tyre ditet e fundit duke i prangosur.
    Prangosjet e te pakten tre grupeve te vjedhesve dhe te nje turku, qe kishte ne shtepine e vet nje paisje per perpunimin e heroines si posedimi i 700 grameve te kesaj droge, nuk ka sesi te mos tregoje se sa e gabuar ka qene per nje grupim te caktuar te burgosurish amnistia. Po keshtu, arrestimi dhe dergimi ne burg i te njeteve persona, qe pak dite me pare ishin atje, natyrisht qe edhe ekonomikisht i rendon shtetit.
    --------------------------

    Bravo REXH MAJMUNI ose Mejdani.

Tema tė Ngjashme

  1. Prof. Dr. Ylli Popa pėr Kryepeshkopin Anastas Janullatos
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-10-2014, 03:11
  2. Kombin shqiptar 7 milionėsh nė Ballkan e kanė mbuluar retė e zeza
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Shqiptaret dhe Keqtrajtimet e tyre ne GREQI
    Nga klossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-12-2006, 19:40
  4. Epiri ne lashtesi dhe sot/Epirus in ancient times and today
    Nga King_Gentius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 01:00
  5. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •