Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    NJE ULERIME NENE:"NUK E SHES VAJZEN!"

    NJE ULERIME NENE:"NUK E SHES VAJZEN!"

    Besim Dybeli Gramsh-Nje nene fatkeqe ne kerkim te femijes se saj, te cilen ia kane biresuar pa dhene ajo aprovimin as me goje e as me shkrim. Kristina Dervishi, 30 vjecarja nga nje fshat i larget i rrethit te Gramshit me barkun bosh e me para te marra borxh per te udhetuar, ka nente dite qe ka nisur odisene e dhimbshme per te gjetur vajzen kater vjecare. Ne shtepi ka lene burrin e saj me te njejtin shqetesim per gjetjen dhe sjelljen ne shtepi te femijes, ndersa vajza tjeter, Ana, vetem dy vjece, duke mos ditur e ndjere gje per te motren, ritet me buken e qumeshtin qe i ofrojne komshinjte. Familjes me te varfer te fshatit Cingar te Gramshit, i ka rene ky fat. Dikur shpresuan se institucionet bamirese ne Elbasan, te drejtuar nga te huajt, do te mundesonin rritjen e vajzes gjer ne nje moshe dhe kohe qe ata do te mundesonin vete mirembajtjen e femijes. Dy prinderit fatkeqe, as nuk e kishin besuar se me varferine e tyre te tejskajshme dhe me fatin e vajzes se tyre, do te luanin per interesa financiare ata qe i shtrine doren e "bamiresise". "Rrembimi" i Xhoanes eshte bere me aq mjeshteri e veshje ligjore sa do te duhet edhe nderhyrja e Avokatit te Popullit dhe zor se mund ta zgjidhe.

    Xhoana, pas nje dashurie te humbur

    Fati i keq i Xhoanes ka qene shkruar qe ne barkun e nenes se saj. Historia nis afro 10 vjet me pare kur 20 vjecarja Kristina Dervishi nga fshati Valesh i Elbasanit, perjetonte ditet me te bukura te dashurise se saj te pare. Qe fejuar me nje djale nga Shelcani i Elbasanit dhe te dy prisnin kurorezimin e marteses pas dasmes tradicionale fshatce. Para ketyre evenimenteve jetesore, dashuria platonike e dy te rinjve kishte nisur te ravijezonte embrionin e nje krijese njerezore. Kur Kristina mori guximin t'i thoshte te fejuarit te saj se ndjente brenta shpirtit nje shpirt tjeter dhe me gjak te perbashket, u prish "kalaja" e enderrave rinore per dasem e martese. I fejuari mohon frutin e dashurise "ilegale" dhe Kristina nuk del nga dera e prinderve nuse.

    "Une kisha mundesi te abortoja por nuk doja te beja krim me krijesen time te pafajshme", pohon Kristina. Xhoana e vogel lindi ne ate dere ku kish lindur dhe e ema e saj. Askush nuk e paragjykoi. As prindrit nuk "moren deren ne krahe" sic ndodh rendom ne familjet fshatare, per t'i thene vajzes se tyre se kishte bere turpin me te madh. Ditet rrodhen dhe Kristines bashke me vajzen e mitur iu ofrua nje martese ne fshatin Cingar te Gramshit. Ky ishte, Ali Zogu, i cili e pranoi Kristinen per nuse pa i mohuar edhe vajzen qe kishte me vete. Per fat te keq, iku nga nje varferi shpirterore qe ia kishte krijuar braktisja e te fejuarit dhe gjeti ne deren tjeter te burit te dyte varferine ekstreme ekonomike. Nga martesa me Aliun lindi Ana si deshire dhe gezim i perbashket i ciftit te ri, por u shtuan dhe hallet per mbajtjen e familjes dhe rriten e dy vajzave, Xhoanes dhe Anes. E vetmja zgjidhje qe e gjeten dhe e pranuan te dy, dergimi i Xhoanes ne nje shtepi bamiresie ne Elbasan, gjersa familja Zogu te kishte mundesi financiare ta rriste vete. Pas gjithe ketyre peripecive jetesore dhe shpreses per te rritur Xhoanen jashte varferise se familjes, ne shtepine e femijes "Shpresa" te Elbasanit, u sajua biresimi i Xhoanes fatkeqe.

    Historia

    Ne janar te vitit 1998 Kristina Dervishi (tani, Zogu) paraqitet ne jetimoren "Shpresa" te Elbasanit. Drejtuesit e kesaj jetimoreje , nje cift anglez, relativisht i thyer ne moshe, marrin persiper rritjen e vajzes se mitur. I thane se ata do ta pranonin, vetem pasi nena e saj do te dorezonte nje deklarate noteriale, me qellim qe mirerritja dhe perkujdesja e Xhoanes te mos interpretohej si abuzim me femije shqiptare. Si ajo, ne kete shtepi qene strehuar dhe vazhdojne edhe sot me dhjetra te tille. Kristina do te nenshkruante nje deklarate te tille ne prani te noterit te njohur Nikolla Kokoneshi. Akti zyrtar eshte mbajtur mes te dyve dhe kopje te ketij noterizimi ruhen edhe sot ne zyren e noterit, Kokoneshi . Ai mban daten 19.01.1998. Thelbi i ketij akti, mes te tjerash shenon: -" Une deklaruesja, nen pergjegjesine time, deklaroj se femijen tim, Xhoana Dervishi, ta dorezoj per kujdesje prane shtepise "Shpresa" , drejtuar nga zonja Xhudi Smith, perkohesisht, meqenese nuk jam ne gjendje per t'a rritur. Pra kete femije e le prane kesaj shtepie dhe do ta terheq kur te me krijohen mundesite" Here pas here e ema eshte lejuar ta takoje femijen, te qendroje me te, por jo ta marre ne familjen e saj. Per cudi, nga prilli i vitit 2002 deri ne janar te vitit 2003, Kristina nuk eshte lejuar te takohet me vajzen. Kete, sipas Kristines, nuk ia ka lejuar drejuesja e kesaj shtepie, Xhudi Smith. Kjo e fundit tashme eshte larguar nga Shqiperia, rrezik mund te jete dekoruar per "merita bamiresie" dhe ne vend te saj ka ardhur nje misionare tjeter me emrin Kristine. Ka ardhur serish Kristina shqiptare dhe ajo angleze me te njejtin emer i ka thene se vajza e saj eshte biresuar ne Tirane nga zonja Shpresa Shabani. Ne shtepine e femijes serviret dokumentacioni sikur nena e ka deklaruar dhe miratuar vete biresimin e vajzes se saj. Pas insistimit te Kristina Shabanit, drejtuesja e re e shtepise se femijes "Shpresa" ne Elbasan, ka paguar edhe 1,5 milione leke avokatin, por nuk ka mundur te nxjerre te pavlefshem dokumentacionin biresues. Aktualisht, drejtuesja ne fjale ndodhet perkohesisht me sherbim ne Kosove .

    Kristin: "Dua vajzen qe ma kane biresuar pa lejen time"

    "Me kane ofruar afersisht 100 milione leke qe une te mos kerkoj vajzen time, por une nuk e shes Xhoanen, sikur te me japin edhe 200 milione", ka pohuar dje para dite me lot nder sy dhe e tronditur, Kristina Dervishi. Ajo ka 9 dite qe udheton me para te marra borxh nga Gramshi ne Elbasan. Ne shtepine e femijes "Shpresa" nuk ia hapin deren. Madje kjo dere ka qene dhe mbetet e mbyllur edhe per gazetaret e medias se shkruar dhe asaj vizive. Nena pohon se edhe bashkeshorti i saj, Aliu, ia ka njohur vajzen, dhe e kerkon qe ta marre dhe ta rrisin sebashku me vajzen tjeter, Anen. Xhoana me 19 janar te ketij viti ka patur ditelindjen dhe duhet ta kete festuar me "nenen" tjeter. Ndoshta biresuesja mund te jete pa faj, perderisa e ka pranuar si femijen e vet pas okumentit te nenshkruar. "Une kurre nuk kam nenshkruar se e miratoj biresimin e vajzes sime. Shtepia e femijes "Shpresa" dhe Komiteti i Biresimit ne Tirane kane abuzuar me fatin e vajzes sime", thote Kristina. Ajo mbetet ne rrugen e dhimbshme te kerkimit te vajzes qe ia kane "grabitur" dokumenta te fallsifikuara. Nuk ka gjetur aq para borxh sa te shkoje ne Tirane e te gjeje "shtepine" e vajzes se saj. "Sikur te me shohe , - pohon Kristina , Xhoana do te me hidhet ne qafe dhe do te vije me mua". Me lot nder sy, ajo i lutet nje taksisti nga Gramshi qe ta marre pa para gjer ne fshatin e saj ne Cingar, qe te shohe vajzen tjeter Ana dhe burrin Ali qe vuajne te njejtin fat. Ndoshta neser, nese gjen te holla, ajo serish do te qendroje para portes se shtepise "Shpresa".
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Te shikojme tani ..mbas ketij artikulli a do tunden byrokratet e Elbasanit e Tiranes.
    Kane dy vjet qe pushtetaret aty jan marre vetem me nji problem "madhor"...Kujt hajduti tja shesin hotel turizmin..
    Prandaj dhe fotoksina ben kerdine ne ato ane..
    Alb..lum Nana e Baba qe te ka ty me kte shpirt humanist qe ke.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    I nderuar Brari!Falimderit per respektin qe ke per mua.Eshte me normale qe njeriu qe ka llogjik, dhe zemer( njeriu e jo kafshe ) te jete human,sepse njeriu eshte gjeja me e cmuar,por ka njerez te pashpirt dhe nuk e kuptojn hallet apo vuajtjet qe ka tjetri.Uroj qe Xhoana te perfundoje sa me shpejt ne krahet e nenes se saj,dhe uroj qe Kristina te jete nje shembull,per te gjitha nenat qe kan pasur te tilla fatkeqesi,e cila megjithese e varfer,nuk pranoi parate ,por kerkonte femijen ,me te cilen nuk e ndrronte me miliona.Syte mu mbushen me lot kur lexova kete ngjarje te dhimshme.Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    Ky eshte nje nder sa e sa te tjera raste ne Shqiperi,te pakten ajo e ka te gjalle por te mendosh te tjere qe nuk e dine se ku i kane fare,ata qe i biresojne jashte shtetit,nuk dihet per cfare qellimesh behen.
    Nuk e di por keta qe jane pjesmarres ne keto akte a jane vete prinder,cfare do te ndjenin ata sikur t ua rrembenin femijet eta biresonte dikush tjeter.
    Mallkimi i atyre nenave ka per te rene mbi keta ndyresira,se vetem nje nene e kupton dhimbjen qe ka ajo
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-10-2002
    Postime
    66
    Ky eshte muhabet gazetash.

    Te gjithe dime qe keto historite zbokurohen.

    Nje gje me ben pershtypje. Kjo nena nuk e mban dot femijen dhe e jep shpise te femijes. Kjo thote : do ta marr prap kur te rritet.
    Kur do ta marre prape kjo. Kut ti behet 16 vjec qe ta fute ne pune.

    Kesaj femije i ofrohet nje jete me e mire, nje familje qe e do. Ndoshta edhe nje e ardhme me me shume shprese. Pse duhet te kaloje vitet kur ka nevoje per dashuri njerezore ne nje shtepi femije, me nje nene qe takon themi 1 here ne muaj.

    Mendohuni, ketu nuk eshte vetem deshira e nenes biologjike por edhe vajza e vogel dhe erdhmja e saj.

    Ps. Ky muhabeti i 100 milionshit me duket trillim.

  6. #6
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Ti harron DASHURINE dhe VARFERINE, e dyta e shtyn nenen ta sistemoje ne nje "institucion shteteror" femijen e saj te dashur qe te mos ti vdese nga uria ose semundjet. E para, ta kete afer syve dhe mendjes, ta shohe se si rritet, si perparon. Por dhe te kete SHPRESE per nje jete me te mire ne te ardhmen.
    Prinderit e varfer vetem tek FEMIJET mbajne shpesa, ku tjeter. Kjo eshte e drejta tyre, FEMIJA E TYRE.

    Ndersa institucionet shteterore, perfitojne nga situata dhe TREGTOJNE thjesht per perfitim material nje MALL qe s'eshte i TYRE.

    Tjeter nje femije i ADOPTUAR nuk eshte kurre i LUMTUR, tek familja e re, sikur me flori t'ja shtrojne. Ngaqe kur behet i ndergjegjshem, KUPTON, tragjedine qe mund ti ket ndodh familjes se tij, nenes tij, ndryshe ajo s'do ta "shiste" tek te tjere.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-10-2002
    Postime
    66
    Kudo ne vendet e perparuara. Shteti ka te drejte te ti heqe femijet nqs familja nuk ka mundesi ti rrise e ti edukoje sic duhet.

    Femija nuk eshte ducka prone e jotja qe ti ti besh cfare te do qejfi.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Waveney, ska nene qe ta coje femijen e saj ne shtepin e femijes pa e pasur nje hall,keshtu qe ajo nuk ka dashur qe femija e saj te vuaj dhe nuk ka dashur qe ta shesi por qe ta mroje nga varferia,por ishalla nuk i provojm hallet qe ka ajo, sepse po ti provoje do flisje ndryshe dhe pak me me llogjik dhe humanizem.Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-10-2002
    Postime
    66
    Ne jete behen zgjedhje, qofte keto edhe te dhimbshme.

    Kur te rritesh do kuptosh.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    I kam lexuar neper gazeta zgjidhjet e nenave apo te baballareve qe nga varferia kan aritur kan vrare edhe veten,po kjo nuk eshte zgjidhje e varferis dhe e mjerimit,njeriu duhet te zgjidhi nje rruge se si mund te mbijetoje vete apo femija i tij,dhe rruga me e paster dhe me e ndergjegjegjshme ,ishte kjo qe zgjodhi Kristina.Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  11. #11
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Artikulli i gazetes mu duk sensacional.Thjesht eshte bere per te shitur gazeten, jo per te zbuluar dramen e femijeve shqiptare. Per shembull mund te lexoni idiotesirat e gazetarit te tipit:"...dashuria platonike e dy te rinjve kishte nisur te rajevizonte embrionin e nje krijese njerezore.....!" Kur lexova kete fraze te them te drejten qesha me idiotllikun dhe nivelin e ulet te gazetarit qe pershkruan ngjarjen ne menyre tragjikomike.
    Sepse fare thjesht ne nje dashuri platonike koncepti i seksit nuk ekziston, pra kurresesi nje dashuri platonike nuk mund te "rajevizoje" ( fjale e re kjo ne fjalorin e shqipes?) nje krijese, por kufizohet vetem ne ndjenja!
    Sa per ngjarjen e pershkruar me ton bombastik, shpreh keqardhjen per arritjet e shoqerise shqiptare, ku varferia dhe mjerimi i ben nenat ti cojne femijet tek "shoqatat bamirese".
    Ec mo se zonja "nene" nuk kishte te ardhura me e rrit femijen dhe e coi tek shtepia e femijes. Perse solli ne jete nje krijese tjeter pervec te pares? Per sport apo kishte difekt prezervativi?
    Para borxh ( sipas gazetarit debil) po kerkoka per taksi ta coje nga Elbasani ne fshatin e vet e ema e vajzes, po para per ta rritur nuk dinte te kerkonte borxh.
    100 milione i paskerkan ofruar , po ajo nuk ka pranuar.Madje as 200 milione ( para me se te mjaftueshme per te rritur femijen tjeter , qe mund te kete te njejtin fat me te parin me kete nene te shkrehur) nuk i duken te mjaftueshme!
    Pra zonja "nene" preferon qe femijen e saj qe ja dha me deshire shtepise se femijes, ta kete afer ta shofi te vuaje , jo te jete ne nje familje ku te kete nje te ardhme, nje shtepi, nje familje ( qe e ma biologjike ja refuzoi) . Sepse ( sipas gazetes gjithnje) nena nuk po kerkon te drejten te shofi femijen, por pse ky femije iu dha per adoptim nje nene tjeter. Se femija i saj na qenkerka top futbolli, sa here te doje e ema biologjike ta coje ne befotrof, kur te kete qejf ta marri mbrapsht. Dhe pastaj ta kane fajin anglezet!!!!!
    Sa per qeverine...... c'te them? Sic tha Brari, e kane mendjen te zhvasin dhe te ndajne pronat.Per femijet qe shiten ne Evrope, per adoptimet e paligjshme, per nenat qe detyrohen ti cojne femijet neper befotrofe nuk mendon kush.Domosdo, femijet e tyre per tu mbushur nje dhemballe i cojne ne Selanik e Rome...Per femijet e atyre qe i votuan nuk u behet vone.
    "Who is John Galt?"

  12. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    21-04-2003
    Vendndodhja
    rruga qumshtit
    Postime
    8
    Ne kemi nje shtet kuçeder me nje presiden majmun parahistorik, qe don me u bo presiden me nxjerr xhiro gocat e veta e jo me pa hallet e shtetasve, qe kurvat e veta i konsiderojne skllever e sherbetore.

    Jo femija qe duhet te rrinte me nonen e vet, por shteti t'i jepte ndihme ushqimore vetem deri 6-vjeç, e ndihme financiare me vone kur te hynte ne shkolle.

    Po ku t'i gjejne kurvat leket e biletave per ne Londer, Paris, Bon e Rome???????????

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Birësimi i Franceskos, babai kërkon nga burgu të vërtetën

    Birësimi i Franceskos, babai kërkon nga burgu të vërtetën


    ELBASAN- Babai i Franceskos së birësuar në Itali ka kërkuar kthimin e djalit të tij, nga qelitë e burgut, ku ai vuan dënimin me 4 vjet heqje lirie. Ndërsa nëna që e kishte braktisur Franceskon 9 –vjeçar që foshnje prej dy ditësh është kthyer nga Italia ku jetonte për të mësuar diçka më shumë për fatin e djalit të saj. Edhe Kristina, 33-vjeçe, nëna e Xhoanës së birësuar në Tiranë, prej disa ditësh qëndron tek porta e shoqatës së jetimëve, me shpresën për rikthimin e vajzë së saj. Kristina ka siguruar një dokument zyrtar ku thuhet se "dorëzoj përkohësisht Xhoanën tek shtëpia e fëmijës "Shpresa" për arsye ekonomike. Nuk e fal dhe do ta marrë kur të më krijohet mundësia".

    Kërkesa nga burgu
    Në deklaratën e tij të firmosur në qeli dhe që mban datën 30.4.2003, Sokol Ramazani, babai i Franceskos, autorizon drejtuesit e shoqatës së jetimëve biologjikë në Elbasan që të kujdesen për rikthimin e tij. "Deklaroj nën përgjegjësinë time se unë si baba nuk kam lëshuar asnjë lloj dokumenti (kërkesë e ligjit) për birësimin e tim biri që ishte në shtëpinë "Shpresa", ndaj, pasi e mora vesh këtë akt, meqë jam i dënuar 4 vjet në qeli e nuk kam mundesi të lëviz, autorizoj drejtuesit e Shoqatës Kombëtare në Mbrojtje të Fëmijëve Biologjikë e Socialë, që të ndjekin fatin e tim biri dhe të ma kthejnë atë",- thuhet në deklaratë. Kryetari i shoqatës, Bajram Avdyli, i cili konfirmon këtë deklaratë thotë për gazetën se ne po bëjmë punën tonë. Kemi bërë denoncimin dhe presim që organet kompetente të hetojnë të dy rastet e birësimit. Ai shton se është dhe një rast tjetër identik që po hetohet. Lidhur me birësimet e fëmijëve që ishin strehuar në “Shtëpinë Shpresa”, në Elbasan që administrohet nga një çift anglezësh, drejtues të saj dhe të Komitetit të Birësimeve janë shprehur se në dy rastet birësimet janë bërë konform ligjeve shqiptare, me dokumentacion të rregullt. Por prindër e të afërm të Franceskut dhe të Xhoanës, akuzojnë për falsifikim të dokumenteve të birësimit, e me dokumente që disponojnë, kërkojnë fëmijët e tyre.
    Kujtim Boriçi
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Gjyshërit kërkojnë Ornelën e birësuar në Itali

    Gjykata italiane e ka dhënë në besim, ndërsa gjykata e Kurbinit vendos rikthimin e 9-vjeçares në Shqipëri

    Gjyshërit kërkojnë Ornelën e birësuar në Itali

    Pesë vjet më parë, iku në Milano me të atin, por drejtësia italiane e hoqi nga përkujdesja e babait

    LAÇ- Familja Hoxha në qytetin e Laçit prej pesë vjetësh është në kërkim të vajzës 9-vjeçare Ornela Hoxha, e cila padrejtësisht dhe pa dëshirën e familjarëve është birësuar në Itali. Gjyshi i saj Halim Hoxha dhe gjyshja Majume, të cilët kanë qenë prindërit e vajzës për dy vjet pas divorcit të babait të saj Nderimit me nënën Luljetën nuk reshtin së shkuari institucion më institucion për të marrë vajzën 9- vjeçare pranë gjirit të tyre. “Fati i ka ecur keq Ornelës. Kur ajo ishte 2 vjeç, djali Nderimi u nda nga gruaja e tij dhe vajzën e mbajtëm ne. Ajo u lidh shumë me ne pasi Nderimi shkoi në Greqi për të siguruar të ardhura. Kur vajza mbushi 4 vjeç Nderimi dhe gruaja e tij e dytë Edmonda Bardhi vëndosën që të shkonin në Itali. Ne këmbëngulëm që vajzën të mos e merrnin me vete, pasi vajza na donte shumë, por Nderimi nuk pranoi”,- thotë gjyshi i Ornelës, Halimi. Me vendim të gjykatës së Milanos vajza i është dhënë në besim një familjeje italiane, ndërsa me vendim të gjykatës së Kurbinit vajza i është dhënë nën kujdesje gjyshërve Halim dhe Majume Hoxha.

    Largimi në Itali dhe “divorci” me babanë
    Ishte 27 gushti i vitit 1998 kur Ornela u detyrua të ndjekë të atin e saj Nderimin. Familja u vendos në Milano të Italisë, tek Urimi, vëllai i Nderimit. Gjatë kësaj kohe Nderimi që ishte me dokumente provizore, punonte në ndërtim për të mbajtur familjen. Pas 4 muajsh ai kapet nga policia italiane dhe së bashku me gruan, vëllanë dhe vajzën shoqërohet në kuesturën e Milanos. “Gjatë rrugës për në kuesturë u keqtrajtova nga policët italianë, ndërsa Ornela qante. Nga torturat që hoqëm të nesërmen unë dhe vëllai përfunduam në spital. Pas dy ditë mjekime në spital na nxorrën të lirë, ndërsa Ornelën e kishte marrë me vete policia dhe e kishte strehuar. Na mohuan takimin me të dhe nuk na treguan vendin se ku ndodhej”,- tregon Nderimi. Babai që humbi vajzën tregon se më pas i është drejtuar gjykatës së ndërhyrjes së shpejtë në Milano, e cila “nuk pranoi që ta merrja vajzën pasi sipas tyre isha i papërgjegjshëm për ta mbajtur”. Nderimi thotë se në këtë gjykatë mësoi se vajza e tij ndodhej në një provincë të Milanos dhe atje po trajtohej si një fëmijë i braktisur. “Vajzën e takova në 30 korrik të atij viti dhe ajo ishte pak e ftohtë me mua për shkak se kishin kaluar disa muaj që nuk ishim parë”,- tregon Nderimi. E takova dhe disa herë të tjera derisa më mbaroi leja e qëndrimit dhe unë u ktheva në Shqipëri, ndërsa gjykata kishte vendosur që ta linte Ornelës në besim të Komunës së Milanos dhe më pas të një familjeje, tregon Nderimi. Ky vendim ishte një divorc tjetër tjetër i Ornelës, por kësaj here me të atin, thotë gjysh Halimi, që sipas të cilit ky divorc erdhi për shkak të dhunës që ushtroi policia italianë gjatë arrestimit të Nderimit dhe për shkak të mosinformimit prej disa muajsh për venddodhjen e vajzës së tij. “Një gjë e tillë,- thotë Halimi- bëri që Nderimi të kalonte në depresion nervor. Kjo ështe reflektuar më shumë gjatë takimeve me vajzën, ku dhe nuk arrrinte të kontrollonte emocionet. Një gjë e tillë shërbeu që gjykata e Milanos të vendosë kundër kthimit të fëmijës në Shqipëri”.

    Gjykata shqiptare
    Në 11 shkur të vitit 2002 gjykata e Kurbinit, pas pëlqimit të bashkëshortëve të ndarë, Nderimit dhe Luljetës, vendosi që fëmijën t’ia kalonte në kujdestari gjyshit Halim Hoxha dhe gjyshes Majume. E gjithë kjo pasi gjykata e Milanos refuzoi që t’ia jepte Ornelën të atit, Nderim Hoxhës. Kjo bëri që gjyshi i saj të vazhdonte dhe njëherë kërkesën për kthimin e Ornelës në shtëpi pasi gjatë kësaj kohe i ishin mohua rilidhjet me vajzën. Me 23 maj 2002 familja Hoxha pasi i dërgon gjykatës së Milanos vendimin e gjykatës së Kurbinit i kërkon asaj (gjykatës së Milanos) kthimin e Ornelës në Laç. Krahas kërkesë së familjes ishte bashkangjitur dhe ajo e kryetarit të Bashkisë së Laçit z. Bardh Rica, i cili gjithashtu kërkonte rikthimin e vajzës në Laç. Por deri tani nuk është marrë asgjë parasysh nga gjykata e Milanos. Kjo bëri që sërish Nderimi të nisej me gomone drejt Italisë për të kërkuar vajzën. Pasi kërkoi 4 muaj rresht takim me Ornelën, pa mundur të realizojë një gjë të tillë, Nderimi kapet sërish nga polciia italiane për t’u rikthyer sërish në Shqipëri.

    Kërkimi
    Halim dhe Majume Hoxha, por edhe Nderimi gjatë këtyre viteve kanë takuar disa ministra të qeverive shqiptare për të zgjidhur hallin e tyre. Janë takuar me ministrat e jashtëm dhe ata të drejtësisë, por nuk kanë mundur të marrin qoftë dhe një sinjal pozitiv për kthimin e Ornelës në Shqipëri. “Fillimisht u takova me ministrin e Drejtësisë, që në atë kohë ishte Arben Imami. Ai fotokopjoi dokumentet që ne kishim dhe na tha se më ndërhyrjen e tij të nesërmen do të takonim ministrin e Jashtëm, Paskal Milo. Në takimin që zhvilluam me Milon, prezent ishte dhe shefi i konsullatës Gazmend Barbullushi”,- thotë Halimi. Ai tregon se pas këtij takimi iu dërgua ambasadës shqiptare në Romë i gjithë dokumentacioni mbi Ornelën dhe u kërkua ndërhyrja sa më shpejt për të bërë të mundur rikthimin e Ornelës pranë familjes. Në përgjigjen që autoritetet Italiane i dhanë ambasadës sonë ishte shkruar se fëmija Ornela Hoxha ishte e braktisur, gjë që nuk është e vërtetetë, vijon Halimi. “Ajo është e izoluar dhe ne kërkojmë rikthimin e saj pranë nesh. Këtë do ta kërkojmë në çdo kohë. Përderisa djali im është i sëmurë mendor, pasi i morrën vajzën e tij të vetme, atë do ta mbajë ish- nusja e tij dhe nëna e vajzës Luljeta, e cila ka kërkuar me insistim rikthimin e Ornelës në shtëpi”,- thotë gjysh Halimi duke nënvizuar se fëmijë i braktisur quhet ai fëmijë që nuk e kërkojnë prindërit. Në kërkim të mbesës së humbur Halimi ka kërkuar takim dhe me ish- ministrin e Rendit, Spartak Poçi, por u takua me ish- këshilltarin e tij i cili edhe ai fotokopjoi dokumentet, por nuk ktheu asnjë përgjigje. Në atë kohë njoftova dhe ish- kryeministrin Pandeli Majko, ku i kërkova që të më merrte në mbrojtje. Majko më ktheu përgjigje, nëpërmjet ministres së Jashtme të asaj kohe, Arta Dade e cila shprehej se “po e ndjekim çështjen tënde”. Ndërkohë që tani çdo gjë e kam filluar nga e para. Asnjë nga qeveritë nuk më është gjendur pranë, për të gjetur Ornelën që mbahet pa të drejtë nga italianët”, përfundon gjyshi.

    Gjykata e Milanos na ka kërkuar, por ambasada po na sorollat
    Halimi tregon se më 14 shkurt të këtij viti gjykata e Milanos më ka njoftuar se në 15 qershor duhet të paraqitem në gjykatë, duke më paralajmëruar se në rast se nuk paraqitem fëmija do të adoptohet. E njëjta kërkesë nga ana e gjykatës italiane i ka ardhur edhe gjykatës së Kurbinit. “Jam paraqitur në ambasadën italiane në Tiranë për t’u pajisur me vizë së bashku me gruan time dhe nënën e vajzës Luljetën, por ambasada më kërkon garanci, duke mos marrë parasysh kërkesën e gjykatës italiane dhe duke rrezikuar seriozisht në mos qëllimisht mbajtjen e Ornelës në Itali”,- thotë shprehet Halim Hoxha.Unë, përfundon ai,kam vendosur si familje për ta marrë vajzën me çdo çmim,pasi më takon se është gjaku im i fëmijës tim.Megjithëse djali im është i sëmurë, përfundon Halimi, unë jam dakord që fëmijën ta marrë e jëma ,pasi edhe atje ne kemi mundësi ta takojmë. Halim Hoxha ka tetë fëmijë. Pesë vajzat i ka të martuara dhe dy djem dhe një vajzë të pamartuar. Selimi ka punuar gjatë gjithë jetës së tij në ndërmarrje të ndryshme duke u përkujdesur për fëmijët e tij dhe duke i rritur në kushte normale jetese. Ai jeton në lagjen dy të qytetit të Laçit dhe sërish vazhdon të punojë në ndërtim, ndërsa ka një djalë emigrant në Itali dhe Nderimin të sëmurë.


    Gjykata italiane, Nderimi është i papërgjegjshëm për të mbajtur fëmijë
    Më 30 korrik të vitit ‘98 u bë i mundur dhe kontakti i parë i Ornelës me të atin ku sipas drejtoreshës së kësaj qëndre Suor Rosanglea Perroti, në një letër drejtuar gjykatës së rrethit të Kurbinit, Ornela në vizitat e para ishte shumë e trembur me prindërit që dukej se i refuzonte dhe kërkonte vazhdimisht afrimin e edukatores. Më pas situata u përmirësua dhe edukatorët luajtën rolin e ndërmjetëses për takimin me të atin. Por gjatë kontakteve të tjera me të atin Ornela ka shfaqur një shqetësim për rikthimin eventual në familje ku në dialog me edukatorët ajo është shprehur se nuk donte të kthehej tek prindërit. Gjykata për të miturit në Milano vendosi që Nderimi ta takonte një herë në javë vajzën deri në vitin 2002 dhe më pas e njëjta gjykatë me President Dr. Laura Laera vendosi që vajza të ishte në besim të Komunës së Milanos, me pezullimin e përkohshëm të raporteve me të atin. Njëkohësisht ajo urdhëroi hapjen e procedimit për deklaratën eventuale të mundësisë së birësimit të së miturës. Sipas dekretit të mësipërm, e mitura vazhdonte të manifestonte kundërshtimin e saj më të qartë për kthimin tek i ati, ndaj të cilit tregonte shenja frike. Midis të tjerave, sipas kësaj gjykate, Nderimi kishte një kapacitet të ulët për të përpunuar mënyrën e jetesës dhe të moderonte veprimet. Nisur nga këto gjykata vendosi që Ornela t’i jepej në besim një familjeje në Milano, dhe vendi ku jeton ajo tashmë është i fshehtë për familjarët. Po ashtu gjykata pezulloi për momentin dhe raportin midis fëmijës dhe të atit.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  15. #15
    Drejteza Paralele Maska e Io_e_Te
    Anëtarësuar
    24-02-2003
    Vendndodhja
    Ne Nje Glob Prej Balte
    Postime
    499
    Mjer ke ze halli thuaj!
    Nu stiam ca floarea amara a singuratatii are, daca o atingi pe obraz, sunetul unor pasi care pleaca.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Gjyq për kthimin e Xhoanës së birësuar, nëna s’ka para

    Gjyq për kthimin e Xhoanës së birësuar, nëna s’ka para

    ELBASAN- Kristina Dervishi, nëna e Xhonaës së birësuar nga “Shtëpia e Shpresës” vazhdon të endet dyerve të Shoqatës së Jetimeve në Elbasan, për rikthimin e vajzës së saj. “Xhoanën ma kanë birësuar me dokumente të falsifikuara dhe për këtë më duhet të hap një proces gjyqësor, por unë nuk kam para as për të hapur procesin dhe as për të paguar avokatët”,- shprehet nëna 33-vjeçare, që sipas saj
    Xhoanën e ka dorëzuar "përkohësisht" tek "Shtëpia e Shpresës " në Elbasan. Pas konsultimeve, shton ajo, e vetmja rrugë për të më rikthyer fëmijën, është një proces gjyqësor që me vendimin përkatës të rrëzonte birësimin enigmatik dhe Xhoana të më kthehet në shtëpi. “Ne i jemi bërë krah Kristinës që nga çasti i denoncimit, por nuk kemi mundësi financiare për procesin gjyqësor”,- pohon Bajram Avdyli, kryetar i shoqatës së jetimëve biologjikë e socialë me qendër në Elbasan. Avdyli dhe nëna e Xhoanës bëjnë apel dhe shpresojnë se dikush do të tregohet zemërgjerë dhe do të japë diçka , për të ndihmuar një nënë që kërkon vajzën e saj të birësuar. Duke besuar tek organet e drejtësisë, ata kanë si provë deklaratën noteriale Nr.374/250, e firmosur dhe vulosur nga avokati Nikolla Kokoneshi, ku nëna e Xhoanës Kristina deklaron se "për shkak të pamundësisë për rritje e lë fëmijën time Xhoanën përkohësisht në shtëpinë e fëmijës, për ta marrë ku të më krijohen mundësitë". Shpresojmë, shton Avdyli, që të gjënden të hollat për procesin gjyqësor dhe avokatin, në mënyrë që Xhoana 5- vjeçare të kthehet në përkujdesjen e së ëmës. Xhoana ka lindur më 11.1.1998 në Gramsh dhe është birësuar
    në Tiranë në 25 prill të këtij viti, konform rregullave, pohojnë në shtëpinë e fëmijëve dhe në Komitetin e Birësimeve. Por tashmë, e ëma, Kristina po e kërkon me gjyq.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Tema të Ngjashme

  1. "NUK KA ASNJE SHQIPTAR TE TEPERT"
    Nga Tirana në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-08-2004, 18:22
  2. "nuk i besohet femres"
    Nga gIn në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-06-2004, 18:32
  3. Nano: "Nuk jemi te varfer sa duhet per te perfituar nga plani amerikan"
    Nga Qafir Arnaut në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2004, 01:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •