Close
Faqja 3 prej 23 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 459

Tema: Ti erdhe!...

  1. #41
    Postuar mė parė nga Dreri
    * * *
    Ti erdhe ne bregun e etur
    Tek shkruaja nje emer ngadale
    E njome buzen e rreshkur
    Dhe emrin e fshive me vale
    * * *
    E bukur Dreri

  2. #42
    ** Vijezim Drite ** Maska e Altina
    Anėtarėsuar
    07-09-2003
    Vendndodhja
    Ne kohe, ne diell, ne ere...
    Postime
    158
    Jam vetem
    Ndihem mes njerezve vetem
    dhe ashtu e vetme perligj vetmine time
    te shurdhet
    I vizatoj keto shkronja ....
    Ashtu si ben dita me imazhet e saj, qe pastaj fryn mbi to dhe s'kthehet me pas...

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Vetmine tende te shurdhet
    Ma fale?
    Vetmise sime do ia dhuroj
    Te dyja si dy plaka te reja
    shurdhmemece
    qe i bien kalldremeve gurelemuet
    pese pale qefi
    mbi kurrizin tone
    te shpirtit vjeshtak
    U kam dhene nje harte
    me germa te padeshifrueshme
    pyesin mes njerzeve
    Duke mos ditur gjuhen e tyre
    Gemojne ne harte
    syte po i lene
    Vetmite tona
    po i ze nata
    Rruge te gjate u kam dhene
    Ne mos u ktheshin
    Dije se une i vrava
    me nje harte te padeshifrueshme
    Patjeter do jene mbytur
    patejter do jene djegur
    patjeter do jene tretur
    Vetmite tona si dy plaka te reja
    mbi kalldremin gurelemuet
    me nuk i shoh
    Eshte mire pa to....
    Ti prit..
    ne pashe qe une ne shteg te rruges po vij
    Pas meje nuk vjen ajo.
    * * *
    muzg i heshtur

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Te pershnes Dre Simpatiku
    Qe nen Han ti romantiku
    Shikjon yjet e mendon
    E masnej tuj dhez cigaren
    Poezi t'bukra na dhuron

    I kalova tana Malet
    Nga Tirana ne Prishtin
    E askund un dre me brina
    Nuk e pava n'pyll e katund
    Vec do lop e ndoj dele
    E do pula nder zabele
    Vec nji lepur ne qaf Mali
    E i iriq diku n' shen Mri
    Le ma pyje e fije bari
    A ndoj dhelpen o ari

    Cka u ba me Macen blu
    Moti shof qe spaska shkru
    Hup si shu...ra ne aeroplan
    Mos ka shkue ne Tiran?


    Tana t'mirat ju uroj
    dhe ty Mjelm te perqafoj
    A ki pa njat Korazon?
    tash 5 dit po avullon
    E spo duket ne forum
    M'ka marr malli per Samun
    ika mjelm se gadi m'zun
    Njashtu pra se tash po shkoj
    Do detyra po maroj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 25-09-2003 mė 03:52

  5. #45

    Brarit

    E more Brar eh me te diftu
    Ne Shqiperi oh si kam kalu
    Me Ditushen jam taku edhe
    shume llafe kemi ndrry
    edhe kaza me arra
    Per here te pare kam kerku

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Pershdetje o Brar trimi
    Burre mbi burra paske kene
    Nder fjale te mira t' vjen frymzimi
    Ndez duhan e flas me hene

    Nuk ke pa ti dre me brina
    Vec do lope e do dele te buta
    Ku ke kene ti tash sa kohe
    Se per ty une bash u tuta

    Kur lexova qe prap je kthy
    u gezova te them te drejten
    Mire se erdhe prap mes nesh
    E mos ik ma me na lane vetem

    Korazonin se kam pa
    Iku si stina e lejlekut
    Edhe ne qiell shpesh une kam kqyr
    Sa kam ndi dhimbjen e zverkut

    Sa per macen me sa di
    Nje dite nje mbremje vone
    ka ngarku nje thes me zhele
    fluturim ka hype ne balone

    Nuk thu shyqyr qe ka shku
    me na lane pak dite pushim
    edhe veshet me na pushu
    Ne ngatrrese me te kush dreqi hin

    Ka ardhe Mjellma a nuk e sheh
    si nje shpend qe shkon hava
    Per nje dicka lakmi ia pata
    Ajo Diten paska pa
    Une i shkreti qe baj si i amel
    Skam mujt me e pa as ne anderr
    lol
    pershendetje
    muzg i heshtur

  7. #47
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Shume marak qenkeni ba
    ju o shoke te ktij forumi
    korazoni s'kish vu zilen
    e per dreq e kish zon gjumi !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396
    marshallah sa qeke rrit
    ene synin ma paske filxhan
    mireserdhe o menexhit
    se neve na zuri malle lol

    se zilja eshte pa qeder
    ty te kemi ne mes tone
    me muhabetin gjithe sheqer
    tash po eshte forumi i plote
    Liebe! liebe, lass mich los!

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Kjo foto qe e vura poshte DRERIT, ( i marre kam qene edhe atehere, por nuk isha bere akoma "dre") me ngacmoi kujtimin e asaj dite, kujtim i cili flinte brenda meje si prush qe pret nje ere te ndizet.Ishte viti 1996 ne vere, e fundit vere qe kalova ne atdhe, duke perjetuar kete dite qe dikur e emrova "mbretereshe e diteve te mia"
    Ishim ne majen e "Radohines" nje piknik qe nuk harrohet kurre.
    Grupi jone doli gjer ne maje te kreshtes , nga aty qielli ishte aq afer, shikimi tretej i lire neper bjeshket alpine ku fillojne "Bjeshket e namuna" Pafundesi malesh lugina shkrepa maja te thepisura livadhe, disa dhi te egra dhe ne qe prishnim qetesine e nenqiellit me te afert. Grupi tjeter qe nuk guxuan te ngjiten ne kishin zene vend poshte ne nje si koder, me ngjyrat e larmishte te rrobave nga pika ku ne u ngjitem dukeshin sikur kemi harruar cantat e shpines (lol)
    Une isha si i dehur flisja qeshja sme zinte vend vend. Vajzat qe guxuan te vine me ne dukeshin si shtoizovalle, ishin aq te mira.
    Nuk do dija te ju spjegoja se cfare dukuri fizike ndodh , ama jam i sigurte qe ne nje lartesi te tille njeriu ndihet ndryshe. deri ne mimiken e fytyres, dhe ne mendime..me besoni eshte e vertete kjo.

    Kur u kapa per shkemb per te bere kete foto ...tjeret me bertisnin..o i marre......o i marre...Profesor thuaj te kthehet i thane profesor Luigjit. Ai duke qeshur pasi vetetoi blic i aparatit me tha ..kujdes.
    Ajo me tha me vone qe po dridhesha ..nuk te shihja dot..une qesha ...sa mire te pakten deri ne ate cast se ke kuptuar qe me doje pak, fare pak...Je i keq... me tha dhe ktheu koken ne anen tjeter.
    Zbritem ne lugine ku kishim improvizuar nje fushe volejbolli,,Grupi tjeter filluan te luajne futboll..ashtu mix djem edhe vajza....(me ebukura ishte kur vajzat e kapnin topin me dore e ndalonin pastaj e shkelmonin)
    Per kete dite mund te shkruaja deri neser.
    Kur ra muzgu u kthyem tek kamioni qe na priste buze nje liqeni te vogel...u nisem edhe pse te lodhur kendonim...dritat e forta grisnin erresiren dhe kenga perhapej neper nate.
    Pas disa oresh zbritem ne qytet u bashkuam me dritat dhe ecejaket e qytetit ...ne qe ktheheshim nga parajsa.
    * * *
    muzg i heshtur

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Lerme te te tradhtoj sonte
    Me shih ne sy
    Sa mire shpirt
    E dija qe do me lejoje
    Ika..
    Me ndjek duke caluar
    fjale e thyer
    Lerme te te tradhtoj sonte
    Mos me shih ashtu
    Ika
    Me ndjell duke u lepire "lavirja"
    Me te cilen do fle
    koke me koke
    si me ty dikur
    Lerme te te tradhtoj sonte
    Neser do vuash me pak
    per te me harruar.

    * * *
    muzg i heshtur

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Ti erdhe
    Mbreme isha Abraham
    Ecja mbi dy kembe,
    lija kater gjurme
    Gjurme te njohura
    ardhja jote
    linte pas fershellimash gjethesh
    brenda meje
    Me ecet, sme rrihet
    Sa me paske munguar
    thith eren e fresket te kesaj pasditeje
    rend si i dehuri i dites
    kerkoj gjurmet e mia
    cudi.............
    nuk i gjej
    Ardhja jote me ka marre hopa
    * * *
    muzg i heshtur

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Nervat jane gjemba te thate
    Heshtja dicka me keq
    S'di te shkruaj nje varg
    s'di asgje
    asgj...
    as.......
    a.....
    ...
    ..
    .
    Ku je?
    muzg i heshtur

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Sa keq
    neser kam pune
    ndryshe sonte do rrija
    Me taketuken time
    plot
    bishta te perdhunuara cigaresh te djegura
    Me cakmakun tim
    Me Ave Marien
    Me librat e palosura si murgj te vdekur
    Perballe kompjuterit tim lugat
    Do zbrazja koken time
    Si qypin e kosit
    Neser era e marre
    do fershellente ne koken time
    Si ne nje shtepi te braktisur
    ..........pa dyer.
    Ti mos eja..
    te thashe neser kam pune.
    muzg i heshtur

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Te kujtoj.....
    nevrikosem
    rropatem
    bertas
    thyej dyert qe me rrine gjithnje mbyllur
    Dal
    pa lidhur kepucet
    Burgos hapin
    ne coroditjen time
    Gjuaj me gure fjalesh
    muret brenda vetes
    Ve fajin ty
    per fatkesite e vogla
    Me duket sikur merzitesh
    Me dhimbsesh
    E syte te pikojne
    Sikur di edhe te qash ti..!
    Kujtim i embel
    te perkedhel permallshem
    Kthehem me shiun
    ve guret neper vende
    lemoj dorezat e dyerve
    Ulem ketu
    duke qeshur pa ty
    Shenjt- Dreqi im
    qe rri kembekryq brenda meje
    * * *
    muzg i heshtur

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    ka kohe qe jeni shndrruar ne nje duet te mrekullishem.
    urime te dyve.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Ti erdhe...
    Po a erdhe?
    Si erdhe?

    Erdhe me kujtimin e harresės
    a me harresėn e kujtimeve
    more dhe pengun e shpresės
    se dhe bilbili, si ti
    pėr dashuri kėndon


    Dil, muku im dil
    Po prit pak, ti, miku im, atje
    Prit me shiun o kėpuc-clidhur
    e mos harro
    se lumi e shtynte gurin
    e guri se ndalte lumin

    kėshtu e ka kjo jetė
    tallaz-tallaz vėrtitur
    ti kthehu, mos u ndal
    mik Dre`- fisnik i lindur

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Lumit ia moren guret
    Ndertuan kulla me guri lumi
    Thone se jane te forte
    thone se jane te lemuet
    Ka mijra vjet qe lumi sjell gure
    Ka mijra vjet qe njerzit ndertojne kulla
    Lum Lumi
    Une kam ndertu nje "kulle"
    me fjalet e tua.
    * * *

    Kur ndihem vetem ,,vetem fare vetem aq vetem sa nuk ndjej as muret perkrah , biles dhe nata me rri larg e ndjej heshturazi se nga larg dikush me dergon nje drite , sa mire.

    * * *
    faleminderit
    miauuuu !
    muzg i heshtur

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Pas lentes tende here here fshihet qenia jote here here bota.
    Ti gjithnje ben kombinim ne trurin tend te varakte pasqyrimet e botes dhe vetes .
    Ka shume kohe qe rrullja e buzeve ne trajte neverie ose peshtirosjeje te ka mbetur e fiksuar per kohe te gjate, sa qe shume njerz te njohin ashtu buzeperdredhur.
    Kur ben tualetin e mengjesit para se te dalesh ne rruge mes zhurmave ti nuk harron ti buzqeshesh embel vehtes, feks ne mendje boten, ngre buzet e peshtirosjes dhe ashtu del mes njerzeve qe cdo dite e me shume te duken miza.
    Une nje nder "mizat" e kesaj bote pata fatin te te njoh ty "gjigandja" ime.
    Nuk me vrane buzet e mosperfilljes aq sa keqardhja per ty.
    Une mize mashkull sipas teorilogjise tende i bie te jem "mize" e privilegjuar e botes per ty. Por edhe mua ma hape vathen e bashkesise se "mizave" dhe me shtyve atje.
    Sa me shume te ndihesh vetem aq me shume mizohet bota ne kupen e mendjes tende te lentuar me varakun ikadeshent te fudullekut tend femror.
    Sa te vegjel na ndjen neve , aq te vegjel .
    Ti ke nevoje te zmadhosh pak bashkplanetaret tu ,sepse kontrasti mes teje dhe botes eshte aq i madh sa probabiliteti do te te kujtoje se ti je ajo "miza" gjigante qe ka humbur logjiken e shikimit me mendjen.
    Te lutem para se epidemia e keqardhjes sime te kaloje tek "mize-bashkeplanetaret" dhe ti te ndihesh si Guliveri mes liliputeve
    Ndrro syzet....!
    muzg i heshtur

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Eshte diten tani?
    Perdet kam mbyllur
    Drita ndezur
    Ora kaloi dymbelljeten
    Nje ere shkundet pas dritares sime
    si vello dimrore,
    e ikur kapseve ne tel
    ...
    A ka vjeshta fustan?
    mua me duket stine qe zhvesh
    Faqet e dites shkruajne
    paragrafe te trishta
    Vjeshta eshte ikje.
    ............
    Vetem ngaqe nuk me vjen gjume
    them ..
    duhet te jete diten.
    muzg i heshtur

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Dhe ne vdeksha ndonje here , do te vdes nga dashuria.
    degjoje kete kenge sa e bukur eshte...Po me vrave, shume mire do ishte .
    Me rezervo vallzimin e pare , sepse ne ceremonine e vrasjes" sime do kete orkester, ejani te gjithe anetaret e forumit.
    Do kercejme, do qeshim, do luajme ...sa bukur..... fare bukur
    Ejani te "vritemi" me dashuri e para ekzekuton ekzekutuesja ...lol
    muzg i heshtur

Faqja 3 prej 23 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •