Tė nderuar miq:
Jam suedez shqipfolės, pėrkthyes i gjuhės shqipe nė Suedi. (Ne jemi vetėm dy suedezė tė cilėt zotėrojnė kėtė zanat, dhe kemi mjaft pėr tė bėrė me mbi 40.000 shqiptarė qė banojnė kėtu). Forumi Shqiptar ėshtė njė befasi e kėndshme. Kam lexuar deri tani vetėm njė pjesė shumė tė vogėl tė teksteve tė diskutimit dhe kam gjetur shumė gjėra qė mė pėlqejnė, dhe disa qė nuk mė pėlqejnė aspak.
Njė anėtar nga Nju Jorku (nuk dua tļa pėrmend emrin) i cilėson grekėt si "raca mė e ulėt nė botė". Kjo mė bėn tė reagoj ashpėr. Cilėsime tė tilla janė shembuj racizmi fund e krye. Kundėr racizmit ka filluar lufta nė botėn e qytetėruar nė shekullin 19-tė, kur u liruan skllevėrit zekakė, dhe kjo luftė ka vazhduar me luftėn kundėr ideollogjisė raciste tė Adolf Hitlerit, i cili shkaktoi vdekjen e 6 milion cifutėve.
Nė luftėn kundėr racizmit ka gjetur vdekjen humanisti i madh Martin Luther King dhe shumė tė tjerė.
Dihet se Greqia ka ndjekur njė politike thellėsisht antishqiptare dhe se ky shtet nė realitet nuk pranon tė drejtat e minoriteteve brenda territorit tė vet. Kjo nuk na lejon tė bėjmė cilėsime sikur grekėt janė njė racė e ulėt. Kėto cfaqje nuk kanė aspak tė bėjnė me racėn apo ngyrėn e lėkurės, janė pasojat e ndikimit shoqėror qė nga mosha e re. Grekėt pra kanė "trashėguar" nė shoqėri kėto qendrime negative ndaj shqiptarėve dhe turqėve etj.
Suedezėt para 350 vitesh ishin ndėr luftėtarėt mė mizor nė Evropė. Ushtarėt suedez kryenin masakra nė Gjermani, grabitnin sende me vlerė tė cilat ende gjenden nė kishat dhe kėshjellat tona. Por suedezėt janė pėrmirėsuar, janė tė njohur sot pėr humanizėm. Askush nuk fillon tė na shajė si "njė racė mė e ulėt".
Kush flet pėr grekėt se "janė raca mė e ulėt" apo pėr serbėt se "e kanė brutalitetin nė gjenet" fatkeqsisht vazhdon rrugėn e Hitlerit dhe tė Øpolitikanėve tė tjerė, tė cilėt me demagogji perfide kanė helmuar shpirtin e njerėzve tė cilėt pėrvec kėsaj kanė njė nivel tė mirė ideopolitik e moral. Kjo ėshtė shumė tragjike. Shpifje tė tilla duhet tė futen nė njė pus plehrash bashkė pėr tu zhdukur bashkė me fjalėt e "intelektualit" serb i cili njė herė pohoi se shqiptarėt qenkan me bisht!!
Krimet e bėra nė vendet ballkanike dihen dhe duhet tė dėnohen nė rast se pėrsėriten. Por mos bėni shoqėri me Hitlerin, Goebbelsin dhe akademikėt serbė! Shqiptari humanist kupton se racizmi ėshtė njė plagė qė duhet tė mbyllet, me mirėkuptim dhe tolerancė. Dhe kėtė nuk mund tė kėrkojmė vetėm nga tė tjerėt - ne duhet tė jemi vetė demokratė dhe antiracistė.
Veriori nga Suedia
Krijoni Kontakt