Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 29
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Racizmi - problem shqiptar?

    Tė nderuar miq:
    Jam suedez shqipfolės, pėrkthyes i gjuhės shqipe nė Suedi. (Ne jemi vetėm dy suedezė tė cilėt zotėrojnė kėtė zanat, dhe kemi mjaft pėr tė bėrė me mbi 40.000 shqiptarė qė banojnė kėtu). Forumi Shqiptar ėshtė njė befasi e kėndshme. Kam lexuar deri tani vetėm njė pjesė shumė tė vogėl tė teksteve tė diskutimit dhe kam gjetur shumė gjėra qė mė pėlqejnė, dhe disa qė nuk mė pėlqejnė aspak.
    Njė anėtar nga Nju Jorku (nuk dua tļa pėrmend emrin) i cilėson grekėt si "raca mė e ulėt nė botė". Kjo mė bėn tė reagoj ashpėr. Cilėsime tė tilla janė shembuj racizmi fund e krye. Kundėr racizmit ka filluar lufta nė botėn e qytetėruar nė shekullin 19-tė, kur u liruan skllevėrit zekakė, dhe kjo luftė ka vazhduar me luftėn kundėr ideollogjisė raciste tė Adolf Hitlerit, i cili shkaktoi vdekjen e 6 milion cifutėve.
    Nė luftėn kundėr racizmit ka gjetur vdekjen humanisti i madh Martin Luther King dhe shumė tė tjerė.
    Dihet se Greqia ka ndjekur njė politike thellėsisht antishqiptare dhe se ky shtet nė realitet nuk pranon tė drejtat e minoriteteve brenda territorit tė vet. Kjo nuk na lejon tė bėjmė cilėsime sikur grekėt janė njė racė e ulėt. Kėto cfaqje nuk kanė aspak tė bėjnė me racėn apo ngyrėn e lėkurės, janė pasojat e ndikimit shoqėror qė nga mosha e re. Grekėt pra kanė "trashėguar" nė shoqėri kėto qendrime negative ndaj shqiptarėve dhe turqėve etj.
    Suedezėt para 350 vitesh ishin ndėr luftėtarėt mė mizor nė Evropė. Ushtarėt suedez kryenin masakra nė Gjermani, grabitnin sende me vlerė tė cilat ende gjenden nė kishat dhe kėshjellat tona. Por suedezėt janė pėrmirėsuar, janė tė njohur sot pėr humanizėm. Askush nuk fillon tė na shajė si "njė racė mė e ulėt".
    Kush flet pėr grekėt se "janė raca mė e ulėt" apo pėr serbėt se "e kanė brutalitetin nė gjenet" fatkeqsisht vazhdon rrugėn e Hitlerit dhe tė Øpolitikanėve tė tjerė, tė cilėt me demagogji perfide kanė helmuar shpirtin e njerėzve tė cilėt pėrvec kėsaj kanė njė nivel tė mirė ideopolitik e moral. Kjo ėshtė shumė tragjike. Shpifje tė tilla duhet tė futen nė njė pus plehrash bashkė pėr tu zhdukur bashkė me fjalėt e "intelektualit" serb i cili njė herė pohoi se shqiptarėt qenkan me bisht!!
    Krimet e bėra nė vendet ballkanike dihen dhe duhet tė dėnohen nė rast se pėrsėriten. Por mos bėni shoqėri me Hitlerin, Goebbelsin dhe akademikėt serbė! Shqiptari humanist kupton se racizmi ėshtė njė plagė qė duhet tė mbyllet, me mirėkuptim dhe tolerancė. Dhe kėtė nuk mund tė kėrkojmė vetėm nga tė tjerėt - ne duhet tė jemi vetė demokratė dhe antiracistė.
    Veriori nga Suedia
    Ullmar Qvick

  2. #2
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Zoti Ullmar!

    Nė rradhė tė parė dua t'ju uroj mirėseardhjen nė Forumin Shqiptarė (FSH). Mė behet shumė qjefi dhe gėzohem shumė kur shoh njerėz joshqiptarė ta flasin kaq mirė gjuhėn Shqipe! Ėshtė njė nder i madh pėr ne.

    Fatkeqėsisht ajo qė thua ti ėshtė disi e vėrtetė. Shqiptarėt janė paksa rracistė kur vjen puna me Grekėt dhe me Serbėt. Por ama vlen pėr t'u pėrmėndur fakti se ėshtė gjithashtu edhe njė fatkeqėsi e madhe qė Grekėt dhe Serbėt nuk e lėnė tė zhvillohet Shqipėrinė ashtu siē duhet tė zhvillohet. Kjo fjalia e fundit mund tė tė tingulloj paksa "e ēuditshme" por ėshtė e vėrtetė. Tė lutem mė beso.

    Ka shumė gjėra qė Grekėt dhe Serbėt ja kanė "vjedhur" Shqiptarėve, dhe toka e tyre ėshtė njė nga tė parat. Mė pas ata kanė vrarė shumė prej tyre, dhe historia flet vet pėr ktė gjė. Dhe sė fundi, nėse duhet sjell vėrtetė Drejtėsi nė Ballkan duhet qė Kosova, dhe Ēamėria tė jenė tė pavarura respektivisht nga Serbėt dhe Grekėt. Ėshtė njė kėrkesė pavėnd kjo e fundit?! Jo sepse ėshtė njė kėrkesė pėr Drejtėsi dhe pėr Liri. Serbėt kan vrarė njerėz tė pafajshėm Shqiptarė qė kur erdhėn nė Ballkan nė shek. e VII-XII, dhe ata veēse duan tokė. Grekėt po ashtu, e patėn pushtuar Ēamėrinė me kohė qė tė shpėrngulnin aty Grekėt e ardhur nga zhvendosja e qytetit tė Smyrnias (Izmiri i sotēėm, lufta e 1920-ės), dhe gjatė viteve 1950 Oficeri UltraNacionalist Grek "Nerva" vrau dhe dogji tė gjallė mijra Shqiptarė tė Ēamėrisė. Tani Greqia kėrkon edhe Voiro Epirin e cila ėshtė kėrkesa mė absurde qė mund tė bėj njė shtet anėtarė i BEsė.

    Nga tė gjitha faktet qė thashė mė sipėr, a tė duket sikur Grekėt dhe Serbėt kanė dhėmbshuri pėr Shqiptarėt? A kanė vepruar ndonjė herė Shqiptarėt nė atė mynyrė qė kanė bėrė Serbėt dhe Grekėt. Jo! Pra ka njė disfavor tė madh ndaj relatave midis Greko-Serbėve me Shqiptarėt. Por megjithatė gjėrat do tė shkojnė, dhe po shkojnė pėr mė mirė.

    Ullmar, duhet qė Serbėt dhe Grekėt tė kuptojnė se Shqiptarėt duhet tė kenė lirinė qė meritojnė nė Ballkan, dhe at'herė Ballkani do tė ketė vėrtetė Drejtėsi. Nga ana tjetėr Shqiptarėt duhet tė punojnė mė shumė pėr tė ndrequr Institucionet e Drejtėsisė, si nė Shqipėri, Kosovė, por edhe Maqedoni. Vetėm nė ktė mynyrė mund tė sjellim jetė tė qetė dhe paqėsore nė Ballkan.

    Ullmar, pata shkruar njė shkrim mė parė, dhe kam qjef qė ta lexoni. Mund tė klikosh kėtu qė ta lexosh. Hedh pak dritė nga prejardhja e vėrtetė e Zotėrve Grek, qė nė fakt janė Iliro-Pellazgjė, dmth baballarėt e Shqiptarėve. Tė siguroj se kam dashur tė them veēse tė vėrtetėn, dhe se nuk jam rracist, por kėrkoj veēse Drejtėsi dhe Pėrparim nė Ballkan. Ajo do tė harrihet veēse kur tė dimė tė vėrtetėn, dhe kur ta nderojmė atė si tė tillė.

    Ju uroj njė lexim tė mbarė tė forumit, dhe ju ftoj qė tė merrni mė shumė pjesė.

    Pėrshėndetje nga Qyteti i Ėngjujve
    sinqerisht
    drini.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 02-05-2003 mė 21:33

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215
    Zoti Drini:
    Ju falėnderoj shumė pėr njė pėrgjigje me frymė pozitive. Kėtu vetėm disa sqarime.
    Mentaliteti i mbrapsht vėrtet ka qenė njė armė nė duart e forcave grabitqare fqinje, tė cilat pėr mė shumė se njė shekull janė pėrpjekur tė zaptojnė trojet shqiptare. Ėshtė fakt i hidhur se disa qarqe greke dhe serbe sot e kėsaj ditė mbajnė tė gjalla gėnjeshtra dhe trillime nė lidhje me shqiptarėt, duke mohuar tė drejtat e shqiptarėve tė jetojnė nė tokėn e tyre tė stėrlashtė.
    Pėr kėtė s'ka diskutim. Por duke iu "pėrgjigjur" mentalitetit tė mbrapsht racist me mendime dhe fjalė raciste nuk do tė jetė nė dobi tė shqiptarėve. Pėrkundrazi, duhet tė demaskojnė nė forumet pėrkatėse kėto trillime dhe duhet kėrkuar kulturė dhe edukatė nė marrėdhėniet midis popujve ballkanik!
    Besoj se forcimi i shoqėrise shqiptare do tė krijojė kushte mė tė mira pėr respektimin e tė drejtave tė shqiptarėve. Shqiptarėt, pra duhet tė bashkohen nė punė pėr atdheun e tyre. Dhe nė kėtė aspekt, fatkeqsisht, ka shumė pėr tė bėrė.
    Por kjo ėshtė njė temė tjetėr. Mjaft pėr sot!
    Veriori
    Ullmar Qvick

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    hey ullmar;me duket e kishe fjalen per mua ti.e respektoj faktin [nqs se eshte i vertete] se ti je suedez dhe flet shqip.suedia eshte popull me tradite dhe mik.ty zoteri une te kuptoj plotesisht ,por fakti eshte se ti nuk je shqiptar dhe nuk e din rracizmin qe greket shprehin ndaj nesh.dmth ajo qe bej une eshte thjesht nje kunderpergjigje e drejte.shqiptaret ne pergjithesi nuk jane popull rracist ,por perkundrazi ,ata jane popull i dashur dhe mikeprites.megjithate ne mirepresim dhe respektojme vetem miqte tane dhe ata qe nuk flasin keq per ne dhe na respektojne ne si popull.pastaj ti nga suedia duhet ta dish se greku ja ka friken shqiptarit ,prandaj nuk kerkon qe ai te zmadhohet si shtet.kemi nje shprehje ne nga shqiperia e mesme qe thote ;nje shqiptar =tre grek.shpresoj te mirekuptohemi ne te ardhmen.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215
    Tungjatjeta Olsen dhe falemnderit pėr njė pėrgjigje me frymė pozitive ndaj meje. Vėrtet, reagova kundėr shprehjes qė paske pėrdorur kundėr grekėve. Nuk pajtohem me mendimin tėnd se goditja kėrkon kundėrgoditje, d.m.th. nėse dikush na poshtėron zgjidhja mė e mirė pėr sedrėn tonė dhe nė pėrgjithėsi ėshtė tė bėjmė tė njėjtėn gjė me kundėrshtarin tonė.
    Pėr poshtėrsitė qė kanė bėrė grekėt kundėr shqiptarėve jam nė dijeni tė plotė. E di fatin e shqiptarėve tė Camėrisė, e di cfarė diskriminimi ėshtė bėrė jo vetėm kundėr shqiptarėve por edhe kundėr turqve dhe maqedonasve qė jetojnė nė Greqi.
    Shumė kuptimplotė ėshtė njė film grek, nė tė cilin po ndjekim fatin e disa tė rinjve nga pakica greke nė Shqipėri, tė cilėt nė vitin 1991 kaluan kufirin pėr nė Greqi pėr tė gjetur "parajsen". Cka ndodhi? "Vėllezerit" e tyre i trajtuan si qen, me pėrbuzje, duke i share "shqiptarė tė mallkuar". Protestat e tyre (jemi grekė si ju!) nuk u muarėn parasysh fare. Filmi mbaroi me njė pamje nga Kakavia - u kthyen nė Shqipėri kėta djem, sepse mė mirė skamje dhe uri nė Shqipėri se njė jetė qeni midis "vėllezėrve"nė Greqi!
    Kėtu nevojitet njė ndryshim mentaliteti, dhe me njė pėrsėritje tė fyerjeve nuk do tė ndreqet puna! Pėr kėtė jam plotėsisht i sigurt. Prapė, ilaci mė i mirė ėshtė i vėshtirė pėr tė gjetur: Pėrparimi i shqiptarėve, bashkėpunimi i shqiptarėve pėr tė ndertuar njė shoqėri vėrtet demokratike, do tė jetė njė bazė pėr respekt. Dhe grekėt do tė mėsojnė. Shiko cka kanė mėsuar nė Qipro! Tė dy palėt - grekė dhe turq - duan tani ribashkim dhe bashkėpunim, vetėm disa politikanė jo. Dhe grekėt - nė Greqi dhe nė Qipro - kanė votuar nė favor tė Turqisė nė Festivalin e fundit tė kėngės evropiane....
    Urrejtja midis popujve duhet tė ndalet. Por jo me pėrulje, Olsen, shqiptarėt nuk duhet tė pranojnė epėrsinė e grekėve apo serbėve etj. Jo, assesi! Nė atė pikė jemi dakord, Olsen. Vetėm me respekt reciprok, me barazi midis popujve, zgjidhen ngadalė problemet. Dhe shqiptarėt me mikpritjen dhe bujarinė e tyre tradicionale kanė shumė pėr ti dhėnė botės - vetėm tu ofrohen mundėsitė! Nė atė drejtim duhet tė punojmė.
    Veriori aka Ullmar nė Suedi
    Ullmar Qvick

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    hey ullmar;nqs se ti je vertete suedez dhe studiues i gjuhes shqipe ,atehere si eshte e mundur qe ti din kaq shume rreth shqiperise dhe gjithe shqiptareve ne pergjithesi?ceshtjen e qipros mund ta krahasosh vetem me maqedonine dhe shqiptaret qe jetojne atje.ne ne shqiperi nuk jetojme bashke me greket ashtu sic jetojne greket dhe turqit ne qipro.pastaj problemi ketu eshte me mentalitetin qe kane greket jo vetem ndaj nesh por edhe maqedoneve.greku eshte shume popull rracist,100 here me teper se ne shqiptaret.politika qe e udheheq vendin e verteton nje fakt te tille.po jap si shembull vetem emigracionin dhe menyra sesi emigrantet trajtohen ne nje vend si greqia qe eshte pjese e bashkimit europian.a nuk eshte e cuditshme fakti qe greqia nuk eshte ndershkuar asnjehere ose vetem e palajmeruar nga be per politiken qe ndjek ,politike e cila eshte kundra vlerave evropiane.pastaj i gjithe bashkimi evroian eshte organizate qe ka ndjenja rraciste brenda saj,a e kam te drejte?dmth problemi ketu fillon me te gjithe europen ne pergjithesi dhe politiken qe ajo ndjek kundrejt vendeve te vogla si shqiperia etj.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Racizmi - problem shqiptar?

    Tungjatjeta Olsen:
    Me tekstin tėnd tė fundit po pajtohem plotėsisht. Edhe dyshimi a je vėrtet suedez dhe jo shqiptar, ėshtė njė fare nderimi. Olsen, duhet interesim pa masė, dhe vite studimesh, pėr tė arritur nė nivelin e njohjes ku jam sot. Sapo mbarova pėrkthimin shqip-suedisht tė veprės letrare tė Shefki Osekut "Njė llojė drite tjetėr". Kam botuar nė pėrkthim shumė vepra letrare shqipe gjatė kėtyre 33 viteve tė fundit. Olsen, jam sot gati 69 vjec, interesimin pėr shqiptarėt e mora nė rini, duke dėgjuar muzikėn popullore shqiptare nga Radio-Tirana.
    Pastaj disa komente. Ti paske prekur njė fakt me rėndėsi: Evropa bėn analiza, zbulon shkelje kundėr tė drejtave tė njeriut dhe sa e sa tė meta tė tjera nė lidhje me Turqinė dhe anėtarėsimin e saj nė Bashkimin Evropean, por kjo Evropė paska mbyllur sytė nė lidhje me politikėn greke kundėr pakicave etnike dhe nuk kritikon qendrimet e forta ultranacionaliste nė Greqi.
    D.m.th. Greqia matet me njė metėr, Turqia me njė tjetėr. Dhe kur ka ankesa nga ana e shqiptarėve ndaj sjelljeve tė grekėve, a merren parasysh? Jo, Evropa ka njė besim qesharak tek Greqia!
    Kėtu besoj se feja luan njė rol me rėndėsi. As perfiditeti fetar grek, lidhjet me Serbinė e Millosheviqit, nuk ėshtė trajtuar si duhet nga Evropa - se paku duhet kuptuar se kush flen me qenin ngrihet me pleshta!
    Dua tė pėrfundoj me disa fjalė nga libri qė pėrmenda, fjalė qė gjenden nė parathėnien qė shkrova suedisht dhe shqip:
    "Populli shqiptar ka qenė viktimė e mohuar, e amputuar, e masakruar, e pambrojtur dhe e dėbuar apo e asimiluar gjatė kėtyre 120 viteve tė fundit." Dhe mė tej: "Kur para njėqind vitesh Fuqitė e Mėdha e gjymtonin kombin shqiptar duke i vėnė kufinjtė - trojet shqiptare, pėrpos njė pjesė qė iu la Shqipėrisė sė gjymtuar, pa tė drejtė u degdisen nėn Malin e Zi, Serbinė, Maqedoninė si dhe Greqinė - dhe shi ky fakt prore ka hedhė hije nė jetėn politike dhe shoqėrore tė Ballkanit."
    Dhe mė nė fund: "Akoma nuk janė plotėsuar parakushtet qė kjo plagė tė shėrohet. Njė nga kėto parakushte tė rėndėsishme ėshtė drejtėsia si dhe marrėdhėniet e barazisė mes tė gjithė popujve dhe kombeve tė Ballkanit. Tek atėherė mund tė zhduket urrejtja, racizmi, diskriminimi dhe mosbesimi. Atėbotė edhe kufinjtė do tė humbisnin rėndėsinė e vet. Por, pėr fat tė keq, pėr tė arritur deri atje - rruga ėshtė goxha e gjatė."
    Tė punojmė nė atė drejtim, Olsen. Dhe duhet tė harrojmė racat - mė mirė tė gjykojmė tė gjithė njerėzit vetėm si njerėz....
    Me kaq do tė pėrfundoj kėtė diskutim.
    Ullmar Qvick aka Veriori nė Suedi
    Ullmar Qvick

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juliano1
    Anėtarėsuar
    03-09-2002
    Postime
    142
    Personalishte nuk i kam perzemer Greket. Gje qe nuk me pengon te dashuroje nje vajze Greke. Bashkohem me mendimin se ne jemi "raciste" ndaj disa popujve ( por jo ne kuptimin e vertet te saj ).

    Jo se e kemi ne gjak, po historia ka luajtur rolin e saj

    Fjala demokrate eshte e gjere dhe e pa mate (por e rendesishme eshte t'a provosh te jesh demokrate)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga juliano1 : 05-06-2003 mė 06:43
    .....................................
    .....................................
    ------------------------------
    --------------------------------

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    londer
    Postime
    18
    pershendetje te gjithve bashkohem me mendimin e julianos qe shqiptearet jane raciste por mos harro se sinqeritetin dhe dashurine qe gjejne ciftet shqiptare nuk e kane te europes

    dhe dicka vajzat greke e dredhin bishtin sa cel e mbyll syte

    me respect nga xhilda

  10. #10
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Toni222us
    Anėtarėsuar
    16-12-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    68
    Cdo popull eshte racist nese e krahason popullin e vet me nje popull tjeter.

  11. #11
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    29-06-2003
    Vendndodhja
    canada
    Postime
    22
    I dashuri ullmar quivik
    Nuk ve ne deshim te qenurin shqipetar apo suedez. Por deshta te bashkohem me dhimbjen qe shum lehte kuptohet qe kalojne velleznit e mi ne Greqi.

    Pjesa me e madhe argumentuan me fakte rracismin e pa pare Grek ndaj emigranteve shqipetar ne greqi. Shqipetaret ne greqi po trajtohen ne menuren me cnjerzore dhe si pasoje e kesaj, eshte normale rreagimi i shqipetareve. Ullmar i dashur, zgjidhja qe jepni ju kalon kufit normal te pacifizmit. Keshidhat tuja te kujtojne ato te nje priftit te mire, ose thanjet e krishtit qe thojne qe 'duaje njeriun e afert'. Yu kerkoni qe shqipetaret te jene perfect pamvarsisht se fqinjet e shqipetareve(greket & serbet) vec perfekt nuk jane. Facte te treguane se ato nuk lejne cast ose mundesi pa cfrytezuar ne dam te interresave shqipetare. E kemi shum te freskt vrasjet barbare te serbeve ne kosove. Trajtimin brutal te grekeve ndaj emigranteve. Ndersa ju na keshidhoni dhe ne heshtje na kritikoni se pse kur na vrasin, na fyjne, ne bertasim nga dhimbja.

    Idashur ullmar ju keshidhoj me qjith rrespektin qe zoteroni shqipen aq mire, te merreni me nje problem te tjeter shqipetar qe nuk eshte aq delikat sa tema qe diskutojme.
    Te lutem shum shqipetaret emigrante te greqise po fyhen aty ku shqipetari nuk duron. Shqipetaret e kosoves u vrane me mjira.
    U lutem na leni ne dhimbjen tone. Mjaft ma me keshidha akademike te personave qe nuk ju dhemb as pak.

    Rofshin emigrantat e greqis dhe te qjith shqipetaret ku do qe ndodhen. Rrofte Kosova , dhe qjitha trojet shqipetare.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Si duhet tė largohemi nga urrejtja dhe racizmi?

    I dashur 23qershori:

    Mė vjen keq se ti mendon se unė po nėnvleftėsoj dhimbjet dhe vuajtjet e shqiptarėve tė shkaktuara nga aktet barbare dhe sadiste nga ana a xhelatėve serbė dhe grekė. Jo vetėm se jam nė dijėni, unė aktivisht kam pėrpiluar dhe pėrhapur kėtu nė Suedi tri broshura pėr situatėn e shqiptarėve nė Kosovė. Nuk dua qė tė jeni si Jezu Krishti me frymėn e tij ultrapaqėsore. Por mua mė shqetėson fakti: Shqiptarėt nuk pėrdorin masa efektive pėr tė pėrmirėsuar gjendjen.
    Nė Kosovė dicka ndodhi: Mė nė fund problemi shqiptar i Kosovės disi u kuptua nga bota. Nga ana tjetėr, disa represalje nga ana e shqiptarėve, nė disa raste drejtuar edhe tė pafajshmit, u shėnuan dhjetė herė mė shumė se krimet e ushtrisė, policisė dhe paramilitarėve serbe.... Natyrisht jo pa qėllim...
    Nė lidhje me provokimet, fyerjet dhe trajtimet cnjerėzore nga ana e grekėve kundėr shqiparėve (histori e gjatė) bota ėshtė mjaft e paditur. Pse? Besoj se nuk ka asnjė komb evropean me njė informim dhe propagandė drejtuar botės mė tė dobėt dhe mė tė cekėt se kombi shqiptar.
    23qershori: Dua tė tė tregoj njė histori tė hidhur. Nė vitin 1995 bėra pėrpjekje pėr tė krijuar njė lobi evropean pėr cėshtjet shqiptare. Mora pėlqimin entuziast nga tė gjitha anėt: Nga ata tė LDK-sė, ata tė Bujar Bukoshit, dhe tė tjerė. Iniciativa ime ishte e shkėlqyeshme deri nė atė moment kur Zotėrinjtė kuptuan se Ullmari paska marrė kontakte me tė gjitha qarqet shqiptare pėr tė fituar pėrkrahjen e tyre!!
    Pastaj heshtje, sabotim tė fshehtė. Projekti im u dėshtua. Dėgjova vetėm fjalė nėncmuese pėr tė interesuarit qė nuk ishin bashkė me partinė ose grupimin qė ishte pėrfaqėsuesi "i denjė" i shqiptarėve.... O Zot!
    Disa muaj mė parė njė cifut me banim nė Kanada mė pyeti: Si veprojnė shqiptarėt konkretisht pėr tė bėrė propagandė pėr cėshtjen e tyre? Pas pėrshkrimit tim, miku im nė Kanda konkludoi:
    Shqiptarėt nuk do tė shkojnė pėrpara nėse janė aq tė pėrcarė. Izraelitėt dhe disa popuj tė tjerė po grinden midis tyre shumė. por kur kanė tė bėjnė me cėshtjet jetike tė Kombit, janė tė bashkuar si njė trup i vetėm!
    Pėr fat tė keq, i dashur 23qershori, nuk ėshtė trillimi i Ullmarit kur thuhet se "kur takohen dy shqiptarė, formohen tri parti". Kjo ėshtė shprehje shqiptare.
    Cila ėshtė strategjia juaj pėr tė fituar simpatinė e botės dhe pėr tė pėrballuar propagandėn perfide antishqiptare qė pėrhapet nga disa qarqe nė Ballkan dhe gjėtkė?? Ju duhet tė mėsoni tė vėni pėrpara botės fjalė bindėse, fakte, duke pėrdorur praktikat e marrėdhenieve ndėrkombėtare. Me kundėrsulme kundėr racistėve nė ato qarqe armiqėsore nuk do tė arrini rezultate tė mira. Besoj se ti dhe tė gjithė shqiptarėt qė jetojnė nė vendet e perėndimit, me atė pėrvojė qė keni nga mentaliteti, shprehjet, mundėsitė publikimi etj nė kėto shtete, mund tė jepni njė ndihmesė tė madhe. Nė vend qė tė kundėrsulmoni me mjete aq tė ulėta sa pėrdorin tė poshtėrit, ju keni mundėsi tė fitoni dicka. Do tė ngrihet prestigji i shqiptarėve. Por me fraza nacionaliste nuk do tė fitohet asgjė. Kėto fraza duhet tė lihen pėr pėrdorim tė brendshėm...
    Ullmar Qvick

  13. #13
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    29-06-2003
    Vendndodhja
    canada
    Postime
    22
    I DASHURI ULLMAR QVICK
    Nje thenje thote se fituesi shkruan historin, populli im duke mos qene kurr agresor dhe rracist ishte gjith mon ne mbrojtje, ju kete e dini mire. Humbesi pranon kushtet e fituesit, gjithmone te humbur per fatin tone te keq se pse nuk ishim agresor dhe rraciste. Ne traditen shqipetare egziston edhe sot rrespekt ndaj te huajve dhe e quajtura 'oda e miqve', (lexo Kanuni). Dhe do kuptosh cfar rendesije ka per shqipetarin miku, i huaji.

    Ja nje prej arsyeve per te cilat shqipetaret ndodhen edhe sot ne pozita inferiore qe impunojne kushtet e humbesit. Natyrisht ju e kuptoni se humbesi mbetet i varfer. Ne nuk patem fatin te kemi luks dhe pasuri te cilen te tjeret e fituan me shekuj duke plackitur te tjeret , nuk ka nevoj per shembuj, vetem nje desha te kujtoj. Mbi 100 vjet ju te nderuar me emrin e mall 'Suedez' mbajtet te pushtuar Finlanden, sic e pranoni vete plackitet kishat Gjermane , ndersa tani Suedia dhe suedezet nuk kane as nje arsy se pse te shqetesohen ndarsa ne kemi vllezerit dhe motrat te ndara me nje kufi te pa drejte. Do te ishte shum interresante per mua se si do te rreagonit ju ne qoftese vendi i juaj fqinje dot ju vriste. 12,874 shqipetar te kosoves dhe 3,000 te zdukur. Gaboni rende kur me thoni se shqipetaret e kosoves po vrasin serbet me te njeiten menyre. As nje here dhe as kush nuk mund te vejne ne dyshim rraportin e vrasjeve mizore te Serberve ne kosove.

    Nuk dua te zjatem me shembuj qe te tmerrojne , kam parasysh shqipetaret te cilet mundohen te sherojne plaget qe ende rrjedhin gjak, fatkeqsishte shqiperia sa po kaloj 1997 dhe luften ne kosove e ne Maqedoni.Po na luftojne nga te gjitha drejtimet , kombi shqipetar i varfer "humbesi" i lufterave te shtetin Grek edhe Serb , Maqedon, mundohet te mbijetoj me te gjitha menurat dhe si pasoj ku mendon ti i dashur Ullmar se Shqiperia e varfer mundet te kete mundesi te nje propagande per te cilen nevojten miliona edhe Suedia e pasur po te kishte 3 lufta per 5 vjet si kombi shqipetar veshtir do e kishte , apo jo?

    Ullmar , shum e mire keshilla e juaje dhe syqjerimi nga nje Hebrei me qe ra fjala edhe nje here shqipetaret duhet te jene krenare per perkrahjen qe ju dhane Hebrejve ne luften e dyt boterore.
    E perseris ju nuk ju dhemb as pak mbase eshte normale se pse nuk eshte populli i jot ne kete gjendje qe ndodhet shqiperia sot.
    Ne qoftese ju arrini te me bindeni se ju dhemb aq shum per shqipetaret, shum shpejte harruate numrin e te vrareve nga Serbet ne kosove. Ju keshidhoj i dashur Ullmar te merreni me tema te tjera dhe jo me temen qe aq shum i dhem shqipetareve, lereni konstatimet e akullta nordike dhe shijoni pencionin tuaj me problemet e tjera , ose thjeshte lexo me shume per shembull "eposi i kreshnikeve ", "kanuni", 'historia e dodones", "Arvanites". Atehere kur te kesh mbaruare keto ne baza krejte te reja, duke njohur me shum malleshtin shqipetare mund te diskutosh per tema qe aq shum i dhembin shqipetareve.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Sinqeriteti kusht pėr diskutim

    23qershori:

    Shkrimi yt i fundit nuk mė pėlqeu aspak. Vetėm arsyetimi nė fillim ėshtė nė rregull, pastaj ti po fillon me pėrdor thumba dhe insinuata. Nuk mė pėlqen toni yt nė diskutim. Duke qenė se tė irriton fakti se unė - njė suedez - paskam hapur njė diskutim pėr racizmin, je bėrė mjaft tendencioz. Dhe qėndrime tendencioze kemi parė sa tė ngopemi nė kohėn e Enverit, apo jo? Duhet tė zhduken njė herė e pėrgjithmonė.
    Nuk kam thėnė se shqiptarėt e Kosovės kanė vrarė serbėt nė tė njėjtėn mėnyrė. Cdokush mund tė kuptojė nga shkresa ime e mėparshme se si unė po theksoj se disa qarqe flasin shumė pėr shkeljet e disa grupeve shqiptare kundėr serbėve tė Kosovės, ndėrsa kur mijėra shqiptarė u vranė, u torturuan, u masakruan nga bishat serbe ishin shumė, shumė tė qetė.
    23qershori: A ke lexuar mirė cka po shkruaj? Pse po shtrėmbėron fjalėt e mia?
    Pjesa kryesore e shkresės sime ka tė bėjė me qėndrimin e disa krerėve shqiptarė tė Kosovės ndaj propozimit tim pėr njė lobi evropeane pėr hir tė shqiptarėve. Ky propozim nga ana ime u sabotua nga ata qė nuk donin bashkėpunim. A pranon ti qėndrimin e tyre nė dėm tė shqiptarizmit?
    Kėtu nuk ka fjalė pėr ekonominė e dobėt shqiptare. Pranoj me gjithė shpirt se shqiptarėt nuk kanė mjete materiale pėr tė bėrė njė propagandė tė mirėfilltė. Njė lobi ėshtė njė grup njerėzish me pozitė, me mundėsi, pėr tė ndikuar nė qarqet mė tė larta politike dhe ekonomike pėr tė pėrkrahur njė shtet tjetėr. Ebrejtė kanė njė lobi tė fortė nė Amerikė, dhe natyrisht kanė njė pozitė shumė mė tė favorshme se shqiptarėt nė mėrgim. Kėta pėrkrahės tė Izraelit janė njerėz tė pasur, shqiptarė si ata nuk ka shumė.
    Por njė lobi e pėrbėrė nga miqtė e huaj tė shiptarėve mund tė bėntė shumė tė mira, me kusht se njė lobi e tillė merrte pėrkrahje pa rezerva nga pala shqiptare. Dhe kjo nuk ndodhi nė vitet '90.
    23qershori: A s'ke kuptuar domethėnien e lobis, pse nuk shkruan asnjė fjalė pozitive pėr pėrpjekjet e mia? Nė vend tė kėsaj ti fillon me llomotit pėr ftohtėsinė time nordike dhe gjoja mungesa e dhembshurisė sime ndaj viktimave tė Kosovės.
    Ky ėshtė turp, 23qershori! Lexo cka po shkruan! Nė veprimtarinė time tė gjatė pėr shqiptarėt nuk kam lexuar gjėra tė tilla nga dora e njė shqiptari! Duhet tė kėrkosh falje, nė rast tjetėr ndonjė shqiptar i mirė duhet tė tė kapė veshin!!
    Ose mė paske keqkuptuar plotėsisht, ose ti je njė prej kėtyre njerėzve qė mendojnė se njė mik ėshtė ai qė tė rrethon herė e pėrherė me lavdira dhe fraza tė kėndshme. Mė beso, kam mbajtur sigurisht mė shumė se 50 ligjerata gjatė viteve nė tė cilat kam venė nė dukje meritat e shqiptarėve: mikpritjen, bujarinė, kulturėn e mirėfilltė me veshjet dhe kėngėt popullore, historinė shqiptare tė lavdishme dhe tragjike etj. Kam botuar shumė libra pėr cėshtjet shqiptare pėr tė krijuar simpati pėr kėtė popull tė pėrvuajtur.
    Por miku i vėrtet ėshtė ai qė edhe kritikon dhe bėn sugjerime kur ka vend pėr kėtė. Shqiptari nė pėrgjithėsi kupton se kritikat vijnė nga miku i cili kujdeset pėr vendin dhe popullin e tij.
    Ti, 23qershori, je shumė i ndieshėm nė mėnyrė tė gabuar. Duhet tė pranosh kritikat konstruktive prej njė miku, ndėrsa me rastin e kritikave perfide dhe armiqėsore do tė bashkohem lirisht me ty nė kundėrsulm!
    Shumė gabon 23qershori, dhe shpresoj se ti e kupton. Shkresa jote e fundit mė la shije tė keqe nė gojė, sigurisht edhe shqiptarėve nė pėrgjithėsi qė e lexuan me vėmendje.
    Me kėtė pėrfundon diskutimi im nė kėtė temė.
    Ullmar Qvick

  15. #15
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    29-06-2003
    Vendndodhja
    canada
    Postime
    22
    I dashur Ullmar.
    Sic e ven re shkruaj shum pak, shkurt, por me dore ne zemer. Te gjitha sa shkruaj i ndjej me te gjith forcen e shpirtit tim. Instikti im ateror me thote se mbas femive, familjes gje me te shejte kam vendlindjen time por jo vendlindjen tende! Per vendlindjen tende une kam pak njohuri te pergjithshme edhe maximumi, rrespekt. Kemi shume kontradita ne mendime , kjo eshte normale, anormale eshte "dashuria" jote per vendin tim.

    Dyshoj shum ne sinqeritetin e thenjeve tuaja, ne menure te vecante hapja e nje teme "rracizmi . Fenomen shqipetar?" . Edhe nje here ne shkrimin tuaje te fundit thua se pse miku te kritikon ndersa une nuk bera qje me shum se sa te flas sinqerishte per ate qe ndjeva kur lexova titulin "shqipetaret rracist!!!!!!!!!!!!!"Ne perqjithesi shkruan me mjafte kujdes, me shume etiketa qe te japin pershtypjen e nje miku!!!
    Me akuzon pa drejtesisht, po te shkruaj fjal per fjal cfar ke shkruajtur ne artikullin e para fundit.
    Ullmar shkruan:
    " NE KOSOVE DICKA NDODHI, ME NE FUND PROBLEMI SHQIPETAR I KOSOVES DISI U KUPTUA NGA BOTA. NGA ANA E TJETUR DISA REPREZALJE NGA ANA E SHQIPETAREVE NE DISA RASTE DREJTUAR EDHE TE PA FAJSHMEVE U SHENUAN DJETE HERE ME SHUM SE KRIMET E USHTRIS MILICIS DHE PARAMILITAREVE SERB."

    Ullmar. Kjo eshte arsyja per te cilen ti duhet te me kerkosh te falur , por nuk ka rendesi se pse e ben apo jo , rendesi ka qe ta dish qe nuk mund te tallesh me "dashurin" tende tere vrere.
    Tani jam i qarte se pse Ibrahim Rugova dhe partit politike ne Kosove nuk te perfillen gjith ashtu nuk gezon as perfilljen time.

    Me kaq mbullet tema nga ana e ime.

  16. #16
    raku
    i/e ftuar
    i nderuar ullmar

    me pelqeu jasht mase pergjigja jote.23 qershori foli pak si i hutuar ne postin e mesiperm persa i perket suedise dhe finlandes dhe kishat gjermane.keto jane gjera te shkuara qe kane ndodhur ne tjeter kohe dhe nuk mund te krahasohen me suedezet e sotem.
    shqiptaret si popull eshte e vertete se kane vuajtur politikisht dhe ekonomikisht ket shekullin e fundit por nuk jemi te vetem.ceket ,polaket dhe cifutet ne pergjithesi vuajten jasht mase dhe ne menyre te pakrahasueshme me ate te kosoves gjate luftes se dyte boterore nga dora e hitlerit qe ne shqiptaret perkrahem.
    pse nuk na vinte pak keq neve atehere kur njerezit e kontinentit tone masakroheshin dhe mbreti jone merrte dhurata floriri dhe tipat me te fundit te mercedezave nga hitleri?
    eshte fakt qe gjermania ka qene nje mik i shqiperise dhe ishte iniciatorja e pare per bashkimin e trojeve tona po ashtu si dhe italia pavaresisht nga pushtimi i 7 prillit 1939.italia si ashtu edhe gjermania kishte interesat tona dhe luftonte ne ballkan per nje shqiperi me te madhe dhe per ti pushtuar serbet dhe greket.
    keta ishin te njejtet aleate qe po masakronin miliona njerez te pafajshem te kontinentit tone.pak ironike apo jo?
    23 qershori ka te drejte ne ca te shkruajturat e postit te tij por ne pergjithesi tema e tij e shkruajtur ishte e motivuar nga ndjenjat e momentit dhe jo nga sinqeriteti i tij .
    pika ime ketu eshte se ne vertete kemi vuajtur si komb ket shekullin e fundit por kemi bere gjithashtu gabime rrenjesore qe nuk na falen.eshte e vertete qe shqiperia ishte vendi i vetem ne evrope qe kishte me shume cifute pas luftes se dyte boterore sesa perpara saj dhe eshte i vertete fakti qe ne mbrojtem disa prej tyre nga dora e nazisteve por ne i perkrahem nazistet ashtu si kroatet dhe kjo nuk na falet.
    ullmari mesa di une eshte i martuar me nje shqiptare nga kosova dhe i njeh shqiptaret shume me mire sesa mendon ti 23 qershori.
    a nuk te ben pak pershtypje sesa bukur shkruan ne shqip ky zoteri i nderuar?
    sic e tha dhe vete ai dhe sic e kam thene edhe une ne disa tema fetare se pikerisht hapen keto tema dhe debate me spec sepse njerez si ullmari kane ndjenja te medha dhe i intereson ceshtja shqiptare .
    rracizmi eshte dhe do jete problem jo vetem i shqiptareve por edhe i gjithe evropes ne pergjithesi.bridgite bardot e cila konsiderohet si aktorja me e mire e filmit e ardhur nga evropa eshte rracistja me e madhe qe ekziston dhe ajo adhurohej prej shume ne kohen kur ishte e famshme.do doja ti thoja z.ullmar se rracizmi ekziston ne shqiperi dhe trojet shqiptare dhe ka per te ekzistuar per nje kohe te gjate por ka shume vende te evropes qe jane pjese tashme e unionit evropian te cilat jane shume me rraciste se shqiperia.ti mund te me kundershtosh por ajo eshte e drejta jote.

  17. #17
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    29-06-2003
    Vendndodhja
    canada
    Postime
    22
    Miku im i dasur rakku
    Vleresoj shum rrespektin qe tradicionalisht shqipetaret e kan ne kulturen e tyre ndaj te huajve edhe ju gjithashtu nuk jeni nje perjashtim.

  18. #18
    raku
    i/e ftuar
    nuk ka te bej ajo por fakti qe une e njoh ullmarin kur ai u fut per here te pare ne ket forum dhe kemi biseduar bashke edhe per tema te tjera ,keshtu qe nuk po e respektoj dhe po e perkrah sepse eshte i huaj porse ka te drejte ne arsyetimin e tij.
    pershendetje!

  19. #19
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    29-06-2003
    Vendndodhja
    canada
    Postime
    22
    I dashur Rakku
    Te lutem shum me sqjaro me fakte dhe detaje se cfare doje te thoje me:
    Thenje e Rakkut:
    "SHQIPETARET BASHKPUNUAN ME GJERMANET DHE ITALIANET PER TE BER SHQIPERIN E MADHE DHE PER TE PUSHTUAR GREQIN DHE SERBIN"!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!!!!

    Kam humbur busudhen dhe kerkoj ndime nga forumistet te me tregojne pak histori!!!

  20. #20
    raku
    i/e ftuar
    nuk thashe bashkepunuan me gjermanet dhe italianet per shqiperine e madhe dhe per te pushtuar greqine dhe serbine por thashe se i perkrahem gjermanet gjate luftes se dyte boterore dhe ne fakt mercedezet qe hitleri ja dha zogut jane akoma ne nje muze ne tirane.
    eshte gjithashtu i vertete fakti sic thashe me siper qe gjermania kerkonte qe ti bashkonte trojet tona me kosoven dhe maqedonine dhe kjo do ishte bere e mundur nese gjermanet nuk do ta kishin humbur luften.
    italia kishte interesat e saj me greqine dhe e perdori shqiperine baze ushtarake per ti sulmuar greket.prej kesaj ekziston akoma ligji i luftes me greqine sepse ne i ndihmuam italianet te futeshin ne greqi ashtu si ndihmuam gjermanet te futeshin ne serbi.
    nazistet vrane shume serbe ne kohen e luftes dhe ky eshte fakt historik.shqiperia e ndihmoi gjemanine duke i dhene asaj bazat ushtarake qe ju shperblyen ne flori mbreterise se zogut.
    nqs gjermania nuk do ta kishte humbur luften e dyte boterore atehere shqiperia do ishte tani ashtu sic ishte ne vitin 1878.
    lexoji mire postimet e mija para se te japesh konkluzion!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 28-09-2021, 01:20
  2. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  4. Kadare - "Kombi shqiptar nė prag tė mijevjeēarit tė tretė"
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •