Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 14 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,394
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Kosova pushtohet nga shtepite publike.

    Kryesisht jane femra te ardhura nga lindja por shpesh edhe shqiptare

    Kosova pushtohet nga shtepite publike. Sipas raportit te perpiluar te Organizates Nderkombetare te Migracionit (International Organization for Migration) ne Kosove sot ekzistojne 266 bordello. Grafiku i pergjithshem i ketyre shtepiave publike eshte i perhapur ne pothuaj te gjitha qytet kryesore.

    Nga raporti rezulton se " Prishtina ka 47 te tilla, Fushe Kosova 14, Gjilani 11, Ferizaji me rrethine 74, Peja 12, Mitrovica 17 dhe Prizreni 43". Ja, kjo eshte "fizionomia e investimeve reale" e politikes demokratike dhe e "reformatoreve" te demokracise ne Kosove. Dhe, nuk ka dyshim se, derisa ne Kosove te "bluajne mullinjte e prostitucionit" dhe te zhvillohen format e tjera te reketimit dhe kriminalitetit kunder interesit te pergjithshem te
    politikes nacionale shqiptare, nuk mund te mburremi para botes, se Kosova po shkon drejt zhvillimit demokratik dhe integrimeve transatlantike. Per t'i pezulluar dukurite e tilla negative me te turpshme, dhe me te demshme per nje shpoqeri normale, kerkohet vendosmeri dhe strategji e caktuar nga organet dhe institucionet me competence te qeverise se Kosoves. Se kjo aspak
    nuk eshte nje lufte e lehte dhe pa "therra", ka deshmuar edhe vrasja mizore e kryearkitektit te Drejtorise per Planifikim, Zhvillim dhe Urbanizem te Prishtines, Rexhep Luci ne banesen e tij ne lagjjen Dardania, me 13 shtator 2000. U vra nga dora kriminale e injorances shqiptare, e cila u orvat qe Prishtinen e urbanizuar dhe te lulezuar nga arkitekti me i shquar shqiptar, ta shnderroje ne nje "kasabe nomadesh" te kohes se gurit. Cka do te thote
    kjo, si mund te arsyetohet kjo para popullit? Thjesht, kjo do te thote, vetem nje njeri sich ishte Rexhep Luci nuk mund ta mbroje familjen e vet as Prishtinen nga shkaterrimi dhe rrenimi i eger "demokratik", kur te tjeret jane te korruptuar deri ne fyt. Kur te tjeret jetojne troq prej korrupsioni, droge dhe prostitucioni. Prandaj, krejt e logjikshme eshte se krimi nuk mund
    te luftohet me krim. Ose me thjesht hajni nuk mund ta luftoje hajnin. Kete e vertetuan edhe mbeturinat e pushtetit ushtarak-policor te Qeverise se Serbise, te cilat per interesa te tyre te mafise nentokesore, te primitivizmit dhe ultranacionalizmit serb, e privuan nga jeta, Zoran Gjingjiqin, kryeministrin liberal te Serbise. Per ta prere ne rrenje korrupsionin dhe tere biznesin e korruptuar ne Kosove, nevojitet aksion i perbashket dhe i organizuar i te gjitha forcave politike ne Kosove. Kete mobilizim nuk mund ta inicioje, as te beje askush tjeter perpos Qeverise se
    Kosoves. Natyrisht, kjo duhet t'ia filloje ketij aksioni me ndihmen e
    menjehershme te "politikes bulldozer" ne rrenimin pertoke te te gjitha atyre pasurive te paligjshme (shtepive, firmave, objekteve, bordeleve, hoteleve, moteleve etj.) te titullareve mafioze proserbe, te cilet deri tash,duke zhvilluar transaksione te ndryshme tregtare dhe kontrabandiste me Serbine, jane pasuruar dhe kane krijuar kapital te paligjshem, duke e shfrytezuar dhe varferuar popullin deri ne palce. Si pasoje e kalbesirave te transaksioneve tregtre dhe ekonomike shqiptaro-serbe, sot Kosova ka me shume bordele te "hamshoreve biznismene" sesa spitale, sesa qendra rehabilituese per personat
    e retarduar nga lufta dhe gjeoncidi serb, sesa shtepia dhe banesa per fitimtaret dhe invalidet e luftes heroike chlirimtare te UCHK-se.

    Kujtim Konushefci

  2. #2
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,799
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Vetem nje gje i ka shpetuar syrit te Kujtim Konushefcit:

    Ne Kosove jane rreth 38.000 ushtare te KFOR (Kosova Force -Ushtria e Kosoves) te perbere nga shtetet perendimore. Nga keta 38.000, shumica absolute (me shume pak perjashtime) jane meshkujt qe sic dihet, kane kerkesat e tyre seksuale.

    Plus kesaj, jane edhe diku rreth 10.000 persona qe vijne nga shtetet e huaja dhe punojne ne Administraten e huaj te instaluar ne Kosove qe eshte dege e OKB-se, dhe quhet UNMIK (United Nations Interim Administration Mission in Kosova) dhe qe sic dihet pra, kane edhe ata kerkesat e tyre seksuale (kjo administrate eshte e perzier sa i perket gjinise).

    Derisa keta te fundit, jane te lejuar te marrin familjet e tyre me vete, ata te paret nuk jane te lejuar. Kjo tek ta krijon presione dhe imponon kerkesen e "sherbimeve" te tilla si prostitucioni.

    Ne Kosove, nuk ka ose ka shume (me te vertete shume) pak prostituta shqiptare. Shumica jane te ardhura nga vende te lartecekura dhe vijne ne Kosove pasi te mashtrohen nga tutore te ndryshem, kryesisht shqiptare/ballkanase (me shqiptare, nenkuptoj shqiptare te Kosoves kryesisht po edhe ndonje mik a grup nga trojet tjera shqiptare).

    Derisa kemi keto fakte, duhet disi te pranojme edhe faktin se per te kenaqur nevojat seksuale te mese 45.000 - 50.000 personave na duhen (nuk e justifikoj kete gje assesi) bordellot dhe gjerat e tilla. Krejt kjo duke e ditur se, besoj as Kujtimi se deshiron kete gje, se motrat/nenat/kusherirat etj. tona nuk jane "gjah" gjerash te tilla. Se paku, idealizmi ashtu flet. Nuk e di se ne cfare aspekti e sheh kete problem Kujtim Konushefci, po mua me duket se as ai s'do kishte deshire qe motra e tij te perdorej si mjet seksual nga ana e ushtareve dhe njerezve te huaj.

    Ndoshta duke teper e vrazhde ndarja ime mes "motrat tona" dhe "prostitutat e ardhura nga vendet e huaja", por ky eshte realiteti sot, dhe po te shikohet pak me larg se Kosova, verehet se femrat nga ato vende jane zakonisht ato qe mbushin tregjet e rruget e shume vendeve tjera ne tranzicion apo edhe Perendimore.

    Eshte per t'u deshperuar, por edhe motrat tona (te gjitha shqiptaret dmth femrat i konsideroj si motra te mia) i kane mbushur rruget e disa shteteve evropiane dhe trajtohen po ne kete menyre dhe me te njejtat qellime.

    Dallimi eshte fizik, atje ka civile e jo ushtare si ne Kosove.

    Dukuri negative, por me duket mua e paevitueshme deri ne nje shkalle ne rastin e Kosoves...

    Por le te dihet, se nuk e justifikoj prostitucionin assesi!

    ASD

  3. #3
    alvi
    i/e ftuar
    ASD ka te drejte, kerkesa dhe oferta.
    Pastaj shtepi publike ka ne gjithe boten, dhe eshte profesioni me i vjeter ne bote, dhe do ushtrohet ne gjithe boten per sa kohe te kete meshkuj qe duan gjosen, do kete femra qe do ua japin gjosenin ne shkembim per dele, flori, kartmonedha flying miles etj, etj (lol)

  4. #4
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    875
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Sipas tij meqe ne manastir jetojne murgj qe jane te gjithe meshkuj, duhet te kete anash dhe nje bordell per te kenaq kerkesat seksuale te tyre.

    E forta eshte, a dini pse FILLOI lufta per pavaresi ne Kosove!? Po ju tregoj.
    Njera nga gazetat kryesore te beogradit "Politika" shkruajti nje artikull per eksplozimin demografik te shqiptareve te kosoves, duke e parapare ket si nje rrezik eminent per serbet dhe vete-egzistencen e tyre. Ne artikull sugjeroheshin dhe shume masa se si te parandalohej ky shtim popullsie. Njera prej tyre ishte dhe HAPJA e Bordellove ne kosove, te cilat nuk ekzistonin. Keshtu burrat kosovare duke frekuentuar keto bordello do te kishin me pak terheqje seksuale nga grate e tyre dhe lindjet do te frenoheshin.
    Kryetari at'hershem i Kosoves dhe njeri nga anetaret e Presidences Kolegjiale te Jugosllavise, Hoxha (emri tij s'me kujtohet) reagoi menjehere dhe me vendosmeri, duke thene se Kosovaret s'kishin NEVOJE per bordello, sepse ne te kundert do ti kishin ngrit, megjithese ai me ironi shtoi qe ata s'ishin kundra nje principi te tille, por duhej qe e pakta bordellot e ngritura per okazion te mbusheshin me gra serbe, ngaqe ato shqiptare se kishin per zanat ket pune.
    Kjo i acaroi pa mase serbet e sidomos grate e tyre, duke kryer manifestime te shumta ane e mbane vendit me pankarta "Ne s'jemi kurva" etj, etj. He ēka qene at'here, gallate e madhe.
    Me vone Hoxha u detyrua te largohet nga funksionet si dhe te kthente te gjitha dekoratat e marra nga shteti jugosllav, me vone ne klinikat e lindjes ne kosove, mjeke serbe u munduan te sterilizonin pacientet shqiptare, etj, etj. Deri tek grevat e minatoreve te cilat qene fillimi revoltes dhe u perkrahen si fillim vetem nga rinia sllovene.

    Perfundim, shkoi nga shkoi dhe BORDELLET u hapen ne kosove, per ēudi kjo s'ndodhi nga serbet (deshira e tyre) por nga VETE kosovaret. Ok, sot si po mundohet ASD, ato jane vene ne perdorim te miqve, po neser kur keta te shkojne si i behet hallit, a do i marrin me vete bordellot, apo do ta lene kete gangrene ne kuriz te shqiptareve duke realizuar keshtu nje nga "masat serbe" per frenimin demografik shqiptar.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e darxtar
    Anėtarėsuar
    03-05-2003
    Postime
    23
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Fadil Hoxha quhet personazhi i lartepermendur.

    Ndersa nga "Spektėr", nr. 171, 19 prill 2003, fq. 19-21:
    Prostitucioni - holokaust shqiptar

    ...

    Tragjedia e mishit te bardhe shqiptar

    Nga nje bashkepunim i ngushte mes punonjesve te zyres se Antitrafikut me perfaqesuesit e pushtetit lokal ne te gjithe vendin, thuhet se rreth 5192 femra shqiptare sot punojne si prostituta ne Europen Perendimor kryesisht ne Itali, por edhe ne vende si Greqi, Angli, Belgjike, Spanje dhe Kosove. Duket sikur nga raportimi i policise antitrafik sot disa nga familje shqiptare nuk e kane dhe shume problem te pasur e nje prostitute ne shtepi...

    Mantenuetat shqiptare

    Jane vajza shume te bukura, te hajthme dhe te mahnitshme nga paraqitja. Do t'i shohesh te ndalojne ne kafenet e kryeqytetit, me nga nje benz te zi ose makine tjeter luksoze, te takojne miqte e shkolles se mesme me nje tufe celesash ne dore. Nuk kane arritur akoma moshen e arte, 20-25 vjec dhe kane nje apartament luksoz ne koke te tyre dhe nje rroge fikse me te cilen mund te mbijetojne aq sa "i dashuri" i tyre te jete gjalle edhe pse me te mencurat dhe ato me me eksperience i kane vene ca para ne banke. Jane vajzat qe kane shitur lirine dhe enderrat rinore, per nje te dashur mesoburre dhe biznesmen. Jane vajzat "me fatlume" per disa te rinje qe nuk e kane kuptuar kurre se c'eshte jeta. Shitja e se ardhmes se tyre nuk eshte i vetmi mekat qe i kane bere vetes.

    Drejt tė vėrtetės

    Edhe pse sot nga te dhenat e policise flitet per 5 mije vete, e verteta eshte nje shifer rrenqethese. Numri i vertete i prostitutave shqiptare neper bote eshte 30 mije. Sot pjesa me e madhe e tyre jane kthyer ne makina fitimi per tuturet, dhe tashme nje pjese te madhe te tyre nuk i fuknsionon me mendimi. Pse jo duke diktur ashpersine e shqiptareve, nje pjese e madhe e tyre nuk reagon, duke iu nenshtruar fizikisht dhe menderisht si skllave. Ne rruge te pambrojtura, mes erresires dhe mungeses se dinjitetit, i jane nenshtruar fatit te keq, si te jete pjese e jete se tyre. Atyre nuk i del me perkrah askush...


    Pune export-importi.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,394
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Re: Kosova pushtohet nga shtepite publike.

    Postuar m?par?nga Kuqalashja
    ....ne Kosove sot ekzistojne 266 bordello. ...Nga raporti rezulton se " Prishtina ka 47 te tilla, Fushe Kosova 14, Gjilani 11, Ferizaji me rrethine 74, Peja 12, Mitrovica 17 dhe Prizreni 43".
    Une vete jam pro legalizimit te prostitucionit. Jane ato pa shpetojme ne te tjerat nga shfryrja e epsheve te te semureve (+ per nje sere arsyesh te tjera qe s'eshte vendi te diskutohen ketu)

    Me siper ca i lexova e ca s'i lexova...po nje gje me thoni. Shoh qe flitet me shifra, dmth prostitucioni eshte i legalizuar ne Kosove??

    Ne cilat shtete (te tjera) te Europes eshte i legalizuar?

    er.

  7. #7
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Mosha
    35
    Postime
    332
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Me sa di une, ne Europe, ne Hollande dhe Gjermani eshte i legalizuar prostitucioni. Ndersa kohet e fundit ne Belgjike u vendos hapja e nje Universiteti per prostituta. Eshte i vetmi fakultet ne llojin e tij dhe mendohet qe "studentet" do te jene me teper prositutat hollandeze te cilat jo vetem jane legale por paguajne edhe taksa.
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  8. #8
    LIV
    Anėtarėsuar
    26-07-2002
    Postime
    491
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    na cuditet!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    391
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pse ore te uruar nuk merrni motrat,grat apo bijat e tuaja i ti dergoni ne keto shtepi zhenti,e te kenaqni interesat e shpetimtareve tuaj,por talleni e moralin e te tjereve.
    Marri!!!
    Marri!!!
    Kete shqipetri kurr nuk e ka apsur tradite po na e sollöen sorollapet e Europes.


    mani

  10. #10
    Njeri Maska e BluPower_blu
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Atje-Ketu.Diku
    Mosha
    35
    Postime
    671
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Une jam kunder legalizimit te prositucionit sepse bie edhe me tej morali dhe per shum arsye te tjera.

    Me intereson te di nga gjith zhvillim i ketill i hovshem i prositucionit , sa e perbejn femrat shqiptare ket shifer ??

    Falmenderit
    Shendeti ne trupin e shendoshe

  11. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,038
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Postuar mė parė nga Jonian
    Me sa di une, ne Europe, ne Hollande dhe Gjermani eshte i legalizuar prostitucioni. Ndersa kohet e fundit ne Belgjike u vendos hapja e nje Universiteti per prostituta. Eshte i vetmi fakultet ne llojin e tij dhe mendohet qe "studentet" do te jene me teper prositutat hollandeze te cilat jo vetem jane legale por paguajne edhe taksa.
    A kane te drejte t'i vijojne edhe studimet postdiplomike deri ne doktorature?

    Cfare databaze perdorin per mirembajtjen e librave financiare?

    A kane marre ndonje donacion te organizojne trajnime ne Shqiperi e Kosove?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shiu : 10-05-2003 mė 09:01

  12. #12
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Mosha
    33
    Postime
    982
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Po mendoj mbi cfare kriteresh i zgjedhin profesoret dhe kur iu
    fillon periudha e praktikes

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,394
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    lol. Ju dy te fundit s'po flisni seriozisht, huh...

  14. #14
    Mystified.. Maska e Calvin
    Anėtarėsuar
    25-01-2003
    Vendndodhja
    South Central
    Postime
    4
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Interesante..
    Deal with tha matter!!!

Tema tė Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketė pasė Hymnin vet qysh nė vitin 1935
    Nga RTP nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-07-2014, 13:50
  2. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 04:45
  3. Financat publike
    Nga Alban nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 09:54
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 13:59
  5. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •