Tani ne fund te Prillit, Discovery Channel transmetoi nje emision ne lidhje me vrasjen e Jul Cezarit. Emisioni shfaqi nje oficer te karabinierise italiane i cili u shpreh qe Cezari kontribuoi ne vrasjen e tij per shkak te shendetit te tij te deshtuar dhe deshires se tij per te siguruar pavdekshmeri.
Ky konkluzion, per pjesen me te madhe, eshte bazuar ne:
1. Cezari i kishte larguar rojet disa jave me pare.
2. Vazhdimisht kishte injoruar paralajmerime nga miqte e tij ne lidhje me konspiracine.
3. Ne nje ambient publik, thuhet qe ka therritur "Me vrisni tani!Nuk do ju kundervihem"
4. Gjithashtu nje psikiater i Harvardit u shpreh qe Cezari vuante nga epilepsia e lobit ballor, gje qe kontribuoi ne gjendjen e tij te dobet mendore dhe fizike.
E pa njeri tjeter kete program? C'mendoni ne lidhje me pretendimin qe Cezari vajti me vetedije drejt vdekjes se tij?
Krijoni Kontakt