Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505

    Kush është ai burri me rroba të bardha ?:)

    Guri po shëtiste nëpër Vlorë më një shok. Ngado që venin e kudo që shkonin Gurin e përshëndesnin të tëre: "Ç'kemi Guri, ça bën, si ja kalon". I thotë shoku: "More! Po ty të njoka gjithë Vlora!". "Ehu - i thotë Guri, - mua më njeh edhe gjithë Tirana, jo të mos më njojë gjithë Vlora."

    Meqë shokut të Gurit kjo nuk i besohej, e hodhën me bast dhe vajtën në Tiranë. Prapë, ngado që venin, Gurin e përshëndesnin të gjithë. I jep bastin shoku dhe i thotë: "Të lutem më thuaj, si është e mundur që të njohin kaq shumë njerëz?". "Ç'farë ka këtu të pamundur? - i thotë Guri, - Kur më njeh edhe Bill Clintoni që është në anën tjetër të botës, pse të mos më njohin Tiransat?". Sigurisht që shokut të Gurit nuk i besohej që edhe Bill Clintoni ta njihte Gurin, kështu që e vënë prap me bast dhe shkojnë në Amerikë.

    Billi ishte në mes të një mitingu. Sapo e sheh Gurin në mes të turmës, Billi e ndërpret fjalimin dhe i thërret: "Hello Guri! How are you?". Shkon Guri takohet me Billin, bëjnë pak muhabet, dhe pastaj kthehet prapë te shoku, që kishte mbetur pa mënd në kokë nga habia. I thotë Guri: "Mos u habit vëlla. Mua më njeh gjithë bota. Sidomos njerëzit e rëndësishëm: ministra, kryeministra, presidentë, milionerë, miliarderë, e të tjerë, e të tjerë - të gjithë më njohin. Bile edhe papën e kam mik." I thotë shoku: "Tani po më bën bllof duke përfituar nga situata. Ç'punë ke ti me papën?! Mirë me Billin se jeni tipa të ngjashëm, ju përputhet karakteri. Po me papën ç'të lidh ty?!"

    Guri u përpoq t'ia mbushte mëndjen, por më kot. Kështu që e hedhin me bast, bile këtë herë më shumë se herët e tjera, dhe venë në Vatikan. Papa po jepte një meshë. Sapo e sheh Gurin, papa ia bën me dorë dhe i flet: "Ciao Guri! Come stai." Shkon Guri te papa, bëjnë një dorë muhabet, dhe kur kthehet te shoku i tij, e gjën pa ndjenja, i kishte rënë të fikt. E merr Guri e përmënd edhe i thotë: "Mos u bëj kështu! Mbaje veten se je burrë! Ja ta kam falur edhe bastin, nuk e dua. Në fund të fundit ne jemi shokë." Ia kthen shoku: "Jo or jo, nuk e kam për bastin. Bastin ta jam me gjithë zëmër, por më vjen çudi: kur po takoheshe ti me papën, kaluan këtu nja dy japonezë dhe më pyetën 'Kush është ai burri me rroba të bardha që po takohet me Gurin?' ".

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Smile

    ehehe....kjo eshte e vjeter Eagle. Versioni qe kam degjuar une eshte me shefin dhe sekretaren qe e njihte nje milet i tere (perfshi dhe Papen aty). Po te letersia kjo?

  3. #3
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    aman dhe ty Kuqe gje s'te shpeton ,

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    te preva hovin.

    xhanus, xhanus

  5. #5
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

  6. #6
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    y000
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

Tema të Ngjashme

  1. SHISH: Shqiptaret te implikuar ne trafikun e organeve
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-03-2013, 14:29
  2. Pikat e bardha (formacionet dhjamore).
    Nga Mina në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-05-2008, 12:00
  3. Skulpturat antike nuk ishin të bardha
    Nga Zemrushja në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 22-10-2007, 08:17
  4. Centum primus singuli semel
    Nga Diabolis në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 176
    Postimi i Fundit: 12-03-2005, 20:16
  5. Pse Delet E Bardha Hane Me Shume Bar Se Te Zezat?
    Nga ABIGAIL në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-02-2003, 16:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •