Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 79
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Pauell mbėrrin tė premten nė Tiranė, do tė takohet me Nanon

    TIRANE (29 Prill) - Mbėrrin tė premten nė Tiranė pėr njė vizitė zyrtare, sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell. Mėsohet se Pauell do tė zhvillojė njė takim me kryeministrin shqiptar Fatos Nano. Marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe SHBA-sė cilėsohen mjaft tė mira, sidomos pas mbėshtetjes qė vendi ynė i dha koalicionit antiterrorist tė udhėhequr nga SHBA pėr rrėzimin e regjimit tė Sadam Huseinit. Nė kuadėr tė kėtij koalicioni Shqipėria dėrgoi nė Irak njė njėsi ushtarake tė pėrbėrė nga 70 komando, pėr njė mision paqeruajtės. Nga ana tjetėr mjaft firma shqiptare i janė pėrgjigjur kėrkesės amerikane pėr tė marrė pjesė nė rindėrtimin e Irakut tė pasluftės. anjo/ro (News 24/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet nė Bllog
    17
    Vizita e Powell ne Tirane do ta "kthjelloje" Nanon. Presim te lexojme fjaline e dyte te Powell kur te prononcohet ne Tirane, pasi fjalia e pare do te jete falenderimi per luften ne Irak dhe mbeshtetjen e Shqiperise. Nano duhet te mjaftohet me nje vizite te Powell ne Tirane dhe jo me nje vizite te Nano ne Washington qe Nano ka 13 vjet qe e enderron. Kontrast i madh ky kur mendon se gati te gjithe presidentet dhe kryeministrat e Polonise, Cekise, Hungarise, Bullgarise kane qene te ftuar speciale ne Washington perpara fillimit te luftes.

    Asnje prej ketyre vendeve nuk i ka dhene luftes ndihmen e pakushtezuar qe i dha Shqiperia.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Une do thoja e mjere Shqiperia qe gjeti te hyje ne radhet e Bullgarise,Rumanise , Cekise e vendeve me te varfera te rajonit,vendeve ku lulezon prostitucioni,krimi, e gjithe te ligat e njerezimit.
    -------------------
    -----------------------
    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet nė Bllog
    17
    Nje lufte, per nje ftese

    Lajmi per viziten e Sekretarit Amerikan te Shtetit Kolin Pauell, te premten ne Tirane, ka bere qe deliri i Fatos Nanos dhe stafit te tij te ngushte, te mbizoteronte ne paraditen e djeshme, atmosferen e korridoreve te Keshillit te Ministrave. Vete Kryeministri, ndoshta ka patur te drejte per kete. Jo vetem per faktin se ajo shenon viziten e trete te nivelit kaq te larte, te zyrtareve amerikane ne Shqiperi, gjate ketyre 12-13 viteve. Dhe as per faktin se ajo mund te vertetoje se sa te drejte kishte Kryeministri, kur pranoi t'i jape SHBA, pa asnje ekuivok, mbeshtetjen per luften ne Irak. Me shume se keto, Nano dje duket se ka ndjere me prane se asnjehere tjeter gjate karrieres se tij politike, aromen e Salles Ovale te Shtepise se Bardhe.

    Te asaj salle, te cilen deri tani e ka vizituar zyrtarisht me nje ftese te Presidentit Klinton, vetem ish-Presidenti Berisha. Por, ne maj 2001, Shtepine e Bardhe arriti ta vizitoje e te takohet me Presidentin Bush, edhe ish-Kryeministri Meta. Fatos Nano, eshte i vetmi nga VIP-at e politikes shqiptare, qe nuk ka mundur te shtrengoje doren me nje President amerikan. Nje vend goxha bosh ky, ne koleksionin e madh te trofeve te liderit te mazhorances, po te kemi parasysh edhe kompleksin e politikaneve tane ne pergjithesi dhe te se majteve ne vecanti, per raportet me Uashingtonin. Aq me teper, qe ish-Presidenti Meidani ka arritur te takohet me Klintonin me 24 prill 1999 gjate Samitit per 50 vjetorin e NATO-s dhe ne Shkup, ne veren e po atij viti. Ndersa Presidenti Moisiu u takua me Bushin, gjate Samitit te Prages dhe ne pervjetorin e pare te sulmeve te 11 shtatorit, ne SHBA.

    Pasneser, Fatos Nano pritet te firmose me Kolin Pauell, marreveshjen per mosdorezimin nga ana e Shqiperise, te zyrtareve dhe ushtarakeve amerikane, prane Gjykates Penale Nderkombetare. Me pas, axhenda parashikon edhe nje dalje me te, para gazetareve. Veprime qe gjithesesi, nuk mund te cojne ne delir, humorin e nje politikani si Nano.

    Burimet diplomatike thane se shume shpejt, Presidenti Bush pritet te zhvilloje ne Sallen Ovale, nje takim me perfaqesuesit me te larte te shteteve te koalicionit kunder regjimit te Sadamit. Ndaj me shume se rikonfirmimin e mbeshtetjes se SHBA per Shqiperine, pas fitores se luftes ne Irak, Nano pret nga Pauell ftesen per te vizituar Shtepine e Bardhe. Nje ftese qe pas rrisqeve ne raportet me Brukselin, per shkak te angazhimit pa asnje ekuivok te Qeverise shqiptare perkrah veprimit ushtarak mbi Bagdad, pritet te realizoje, endrren e jetes politike te liderit te PS.

    Korrieri
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    do te takoj Colin Powell

    do ta pyes personalisht Zt.Powell mbi viziten e tij ne shqiperi te premten . jam e ftuar me date 7 maj ne "annual dinner -foreign policy association" ku te ftuarit e nderit jane pikerisht Colin Powell and Javier Solana. keni ndonje pyetje qe mund te percjell?

    duket dicka teper interesante dhe tani jam dhe me entuziaste pasi vet ai do te ket vizituar shqiperine keto ditet e fundit dhe mund te me jap pershrypje te freskta.

    kata
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet nė Bllog
    17
    Katana, beji nje pyetje te tille:

    Most of the countries that supported the US position in Iraq are countries from central and Eastern Europe. Albania was one of these countries that offered its support to US unconditionally. I guess my question is: Will there be a "realignment of US interests in Europe" now that the war in Iraq is over? What are the short and long term commitments of US in Eastern Europe in general, and Albania in particular?

    Kjo eshte pyetja qe une do ti beja Sekretarit te Shtetit. Do te ishte me shume interes, te pakten per mua.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514

    Kush do dekorate te vije ne shqiperi...

    Nano-Moisiut: Pauell tė dekorohet me urdhėrin "Gjergj Kastrioti Skėnderbeu"

    Marre ne Balkanweb



    Kolin Pauell
    TIRANE (30 Prill) - Kryeministri Fatos Nano i ka propozuar presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu, dekorimin e Sekretarit amerikan tė Shtetit, Kolin Pauell, me urdhėrin "Gjergj Kastriot Skėnderbeu, nė kuadėr tė vizitės qė ai do tė zhvillojė nė Tiranė pas dy ditėsh. Ky dekorim do t'i akordohet Pauellit me motivacionin, "Pėr vizionin e tij tė veēantė, lidershipin dhe rolin e tij tė ēmuar nė mbėshtetje tė demokracive tė reja, qė ndajnė vlera tė njėjta me Shtetet e Bashkuara dhe pėr vlerėsimin e tij tė veēantė pėr rėndėsinė e Shqipėrisė dhe Europės Juglindore nė lidhje me stabilitetin rajonal dhe njė Europė nė paqe; pėr angazhimin e tij personal pėr zgjerimin e NATO-s, duke pėrfshirė dhe partnerėt fqinjė tė Adriatikut, si dhe pėr inkurajimin dhe mbėshtetjen pėr integrimin e Shqipėrisė nė institucionet euroatlantike; pėr vėmendjen e tij personale dhe mbėshtetjen entuziaste ndaj pėrpjekjeve tė Shqipėrisė pėr t'u bėrė njė shoqėri e vėrtetė demokratike dhe konsolidimin e marrėdhėnieve tė shkėlqyera me Shtetet e Bashkuara; pėr mbrojtjen e vendosur nė pėrmbushjen e vizionit tė presidentit Bush, pėr njė Europė tė bashkuar, tė lirė dhe tė begatė, si dhe pėr vlerėsimin prej tij tė kontributit tė dhėnė nga Shqipėria nė krijimin e kėtij realiteti dhe Pėr njohjen e kontributit tė tij tė pakrahasueshėm si njė lider botėror dhe njė luftėtar i paqes"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nano i propozon Moisiut: Sekretari Pauell tė dekorohet me urdhėrin “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu”

    TIRANE, 30 prill - Kryeministri Fatos Nano i ka propozuar presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu, dekorimin e Sekretarit amerikan tė Shtetit, Kolin Pauell, me urdhėrin "Gjergj Kastriot Skėnderbeu, nė kuadėr tė vizitės qė ai do tė zhvillojė nė Tiranė pas dy ditėsh. Ky dekorim do t'i akordohet Pauellit me motivacionin, "Pėr vizionin e tij tė veēantė, lidershipin dhe rolin e tij tė ēmuar nė mbėshtetje tė demokracive tė reja, qė ndajnė vlera tė njėjta me Shtetet e Bashkuara dhe pėr vlerėsimin e tij tė veēantė pėr rėndėsinė e Shqipėrisė dhe Europės Juglindore nė lidhje me stabilitetin rajonal dhe njė Europė nė paqe; pėr angazhimin e tij personal pėr zgjerimin e NATO-s, duke pėrfshirė dhe partnerėt fqinjė tė Adriatikut, si dhe pėr inkurajimin dhe mbėshtetjen pėr integrimin e Shqipėrisė nė institucionet euroatlantike; pėr vėmendjen e tij personale dhe mbėshtetjen entuziaste ndaj pėrpjekjeve tė Shqipėrisė pėr t'u bėrė njė shoqėri e vėrtetė demokratike dhe konsolidimin e marrėdhėnieve tė shkėlqyera me Shtetet e Bashkuara; pėr mbrojtjen e vendosur nė pėrmbushjen e vizionit tė presidentit Bush, pėr njė Europė tė bashkuar, tė lirė dhe tė begatė, si dhe pėr vlerėsimin prej tij tė kontributit tė dhėnė nga Shqipėria nė krijimin e kėtij realiteti dhe Pėr njohjen e kontributit tė tij tė pakrahasueshėm si njė lider botėror dhe njė luftėtar i paqes".
    Radio 21
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet nė Bllog
    17
    Sekretari amerikan i Shtetit viziton Tiranėn pėr tre orė. Takime me Moisiun, Nanon dhe Metėn

    Pauell ndėrron planin, tė premten nė Tiranė

    Ishte parashikuar qė marrėveshja mes Shqipėrisė, Kroacisė dhe Maqedonisė tė firmosej nė Uashington

    TIRANE-Kur Departamenti i Shtetit po i jepte dorėn e fundit detajeve tė takimit katėrpalėsh SHBA-Shqipėri-Kroaci- Maqedoni, njė ndryshim i papritur i axhendės bėri qė vendi i firmosjes sė marrėveshjes tė zhvendosej nė Tiranė. Sipas burimeve zyrtare, nėnshkrimi i dokumentit tė pėrbashkėt mes tre vendeve ballkanike qė do tė angazhohen pėr program tė njėjtė dhe bashkėveprim nė lidhje me anėtarėsimin nė NATO, ishte parashikuar qė tė bėhej nė Uashington mes tre Ministrave tė Jashtėm tė kėtyre vendeve. Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtėm Ilir Meta me homologėt e tij maqedonas dhe kroat, do tė hidhte firmėn nė prani tė sekretarit tė Shtetit, Kolin Pauell, pas pak ditėsh nė Departamentin e Shtetit. Por lėvizjet e nėndheshme diplomatike dhe njė koincidencė me tur vizitash tė sekretarit amerikan bėnė qė plani tė modifikohet duke sjellė tė premten pėr tre orė krahun e djathtė tė presidentit Bush. Vizita blic nė Tiranė e tij duket e njė rėndėsie tė veēantė po tė kihet parasysh se ai nis sot njė tur nė disa vende tė Evropės dhe tė Lindjes sė Mesme. Shefi i diplomacisė amerikane do tė jetė sot nė Madrid tė Spanjės me kryeministrin Aznar, tė enjten do tė bėjė njė ndalesė nė Itali pėr tė zbritur nė Rinas tė premten nė mėngjes. Tė premten nė drekė, ai do tė fluturojė nė drejtim tė Sirisė dhe tė dielėn nė Liban. Nėnshkrimi i marrėveshjes trepalėshe nė Tiranė dhe jo nė Shkup apo Zagreb u cilėsua dje nga qarqet zyrtare si njė sukses diplomatik i qeverisė. Stafi i ministrit tė Jashtėm Meta kishte disa ditė qė po pėrgatitej pėr vizitėn nė SHBA dhe takimin me sekretarin e Shtetit. Gjithsesi dje ndryshimi i planit, nga diplomacia shqiptare u komentua si njė vlerėsim pėr kontributin e Shqipėrisė gjatė luftės pėr ēlirimin e Irakut.

    Axhenda

    Nga qeveria dje u njoftua dhe axhenda e vizitės disaorėshe tė Pauellit. Sekretari i Shtetit do tė zbresė nė aeroportin “Nėnė Tereza “ herėt nė mėngjes pėr tė zhvilluar takimin e parė me kreun e shtetit Alfred Moisiu. Mė pas nė Kryeministri ai do tė takohet me kryeministrin Fatos Nano dhe zv/kryeministrin e ministrin e Jashtėm Ilir Meta. Axhenda vijon me nėnshkrimin e marrėveshjes sė pėrbashkėt Shqipėri-Kroaci-Maqedoni pėr bashkėpunim dhe programe tė pėrbashkėta pėr anėtarėsimin nė NATO ku Pauell do tė shprehė mbėshtetjen pėr kėtė ēėshtje. Zėdhėnėsi i kryeministrit, Dalipi njoftoi se mė pas Pauell dhe Nano do tė firmosin marrėveshjen “Ndėrmjet Qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė dhe Qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pėr dorėzimin e personave nė Gjykatėn Ndėrkombėtare Penale”. Ky dokument nuk ėshtė firmosur nga shumė shtete evropiane tė cilėt kanė aderuar nė “Statusin e Romės” dhe janė angazhuar qė tė dorėzojnė pranė Gjykatės Penale Ndėrkombėtare amerikanėt qė ndiqen penalisht nga kjo Gjykatė. Nė pėrfundim Nano dhe Pauell do tė dalin nė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr shtyp. Ndėrsa marrėveshja qė do tė firmoset mes Ministrave tė Jashtėm tė Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Kroacisė, njė nismė qė zuri fill nė Samitin e Tiranės nė 12 shkurt do tė shprehė se tė tre vendet e rajonit do tė hartojnė njė strategji tė pėrbashkėt pėr anėtarėsimin nė NATO.


    NATO, Marrėveshja Shqipėri-Kroaci- Maqedoni

    TIRANĖ--Nė Samitin e Tiranės nė 12 shkurt 2002 tre presidentėt e Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Kroacisė pėrkatėsisht Moisiu, Trajkovski dhe Mesiē nė prani edhe tė ambasadorit amerikan nė Tiranė, Xhefri, nėnshkruan njė deklaratė ku shpreheshin se tė tre vendet pas samitit tė Pragės do tė bashkėpunonin me programe dhe strategji tė pėrbashkėta pėr t’u anėtarėsuar nė NATO. Detyrimet ligjore dhe ato teknike qė rridhin prej kėsaj deklarate u caktuan qė tė ishin pjesė e punės sė Ministrive tė Mbrojtjeve pėrkatėse. Tė premten, dokumenti do tė marrė formė vendimmarrėse duke u nėnshkruar edhe nga Ministrat e Jashtėm tė tre vendeve dhe nga sekretari i Shtetit Kolin Pauell, i cili do tė shprehet pėr mbėshtetje tė fuqishme tė SHBA-sė nė kėtė drejtim.


    Marrėveshja Pauell-Nano: Jo dorėzimit tė amerikanėve qė ndiqen nga Gjykata Ndėrkombėtare Penale

    TIRANE- Kryeministri shqiptar dhe sekretari amerikan i Shtetit do tė firmosin tė premten “Marrėveshjen, ndėrmjet Qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė dhe Qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pėr dorėzimin e personave nė Gjykatėn Ndėrkombėtare Penale”. Sipas qeverisė, Ambasada e SHBA-sė nė Tiranė ka propozuar “Marrėveshjen ndėrmjet qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė dhe qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, mbi dorėzimin e personave nė Gjykatėn Ndėrkombėtare Penale”.
    Marrėveshja synon mosdorėzimin e “personave” qė ndodhen nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, nė Gjykatėn Ndėrkombėtare Penale dhe bazohet nė nenin 98 tė Statutit tė Romės pėr krijimin e Gjykatės Ndėrkombėtare Penale, i cili parashikon qė Gjykata nuk mund tė veprojė me njė kėrkesė pėr dorėzim ndaj njė shteti, kur kjo e ēon kėtė shtet nė njė shkelje tė njė marrėveshje ndėrkombėtare me njė shtet tė tretė.
    Nė marrėveshje shprehet synimi i palėve pėr tė hetuar dhe ndjekur penalisht veprat penale tė parashikuara nga Statuti i Romės pėr Gjykatėn Ndėrkombėtare Penale, brenda juridiksionit tė tyre. Nė tė parashikohet qė qeveria e Republikės sė Shqipėrisė nuk do tė dorėzojė apo transferojė nė asnjė mėnyrė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare Penale, ose nė njė entitet ose vend tė tretė me qėllim dorėzimin, apo transferimin nė kėtė Gjykatė, tė zyrtarėve tė tanishėm, apo tė mėparshėm tė qeverisė, tė tė punėsuarve, ose personelit ushtarak, apo nėnshtetasve tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet nė Bllog
    17
    Eshte interesant se si Nano e kompani po perpiqen ta shesin viziten e Powell si nje vizite vetem per te takuar Nanon. Takimin e pare Sekretari nuk do ta beje me Nanon por me presidentin e vendit Moisiu.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  11. #11
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    dhe ne do ta firmosim kete ligj?

    ah c'po e luan bukur amerika pjesen e saj, dhe shqiperia po behet lolo e saj.

    un isha dhe jam kundra amerikes ne vendimin e saj per sa i perket Gjykates Nderkombtare Penale.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  12. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    Le ta leme menjane pesimizmin dhe te shohim me larg.
    Ndoshta jemi me fat pavaresisht se fati nuk na ka prire ndonjehere ashtu sikur deshen paraardhesit dhe ne te sotshmit.
    Vete vizita e Powell duhet te deshomje se Shqiperia ka aleate.
    Le te presim.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ahrens: Evropianėt dhe amerikanėt kanė tė njėjtat interesa pėr Shqipėrinė

    UASHINGTON, 1 maj - Ish-shefi i misionit tė OSBE-sė nė Shqipėri, ambasadori Geert Ahrens, thotė se vizita e Sekretarit amerikan tė Shtetit Colin Powell nė Tiranė ėshtė diēka qė duhet pėrshėndetur. Ambasadori Ahrens, i cili ka punuar pėr njė kohė tė gjatė nė shėrbimin diplomatik gjerman ndėrsa tani ndodhet nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė Studimeve Woodrow Wilson nė Uashington, thotė pėr VOA se evropianėt dhe amerikanėt kanė nė thelb tė njėjtat interesa nė vende si Shqipėria.
    Zoti Ambasador, kohėt e fundit Shqipėria ėshtė treguar aktive nė mbėshtetje tė ndėrhyrjes sė udhėhequr nga ShBA nė Irak. Sekretari amerikan i Shtetit Powell do tė vizitojė nesėr Tiranėn. Si mund tė pėrfitojė Shqipėria nga kjo situatė e re e krijuar pėr tė?
    "Shqipėria, vazhdimisht qė nga rėnia e komunizmit ka patur njė atmosferė shumė pro-amerikane nė vend. Mendoj se kjo ėshtė njė gjė shumė e mirė sepse ka ndihmuar pėr zhvillimin e institucioneve demokratike dhe pėr ta lidhur Shqipėrinė me strukturat euro-atlantike. Unė kam qenė nė Shqipėri kur atje ishte pėr vizitė sekretarja e shtetit Madeleine Albright dhe kjo ishte njė ngjarje e madhe pėr Shqipėrinė. Dhe kur sekretari Powell tė shkojė atje, kjo pėrsėri do tė jetė njė gjė shumė e mirė. Unė e them gjithmonė se evropianėt dhe amerikanėt kanė nė thelb tė njėjtat interesa nė vende si Shqipėria apo nė vende tė tjera nė rajon, e pikėrisht pėr t’i bėrė kėto vende tė pėrshtaten nė strukturat euro-atlantike, prandaj mendoj se kjo ėshtė diēka qė duhet pėrshėndetur."
    Zoti Ambasador, korrupsioni dhe krimi i organizuar nė Shqipėri janė kthyer gati nė njė epidemi qė po pengon seriozisht zhvillin e shoqėrisė. Pėrmes kanaleve tė ndryshme, ShBA dhe Bashkimi Evropian e kanė ngritur kėtė problem pranė qeverisė shqiptare. A mendoni se presioni ndaj qeverisė shqiptare ka qenė i mjaftueshėm?
    "Ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė formuluar taktikat e drejta nė kėtė aspekt. Ka disa vende perėndimore qė vazhdimisht lavdėrojnė ka edhe tė tjerė qė mbajnė qendrim shumė kritik. Nė disa raste ndodh qė nga qeveritė nė kryeqytetet e ndryshme vijnė komente kritike ndėrsa ambasadori i akredituar nė vend, tė cilit i pėlqen Shqipėria ėshtė mė pak kritik. Por mendoj se sidoqoftė, kėto probleme duhen zgjidhur para se Shqipėria tė mund tė pranohet nė strukturat euro-atlantike. Kjo nuk ėshtė diēka qė mė takon mua ta rekomandoj apo qė unė e di. Kur isha nė Shqipėri, kishte filluar puna me Bashkimin Evropian pėr tė pėrgatitur fillimin e bisedimeve lidhur me paktin e asocim-stabilizimit qė Shqipėria kėrkon me Bashkimin Evropian. Pra ēėshtja qė shtroni ju duhet tė zgjidhet dhe Shqipėrisė nuk do t’i bėhej mirė nėse kjo nuk do tė thuhej qartė. Por natyrisht ajo duhet tė thuhet nė njė mėnyrė qė respekton dinjitetin e vendit."
    Zoti Ambasador, ju keni qenė shef i zyrės sė OSBE-sė nė Shqipėri. Pėrse ka njė zvogėlim tė rolit tė OSBE-sė nė Shqipėri? A e shikoni kėtė si shenjė qė tregon se forcat politike tė atjeshme janė pjekur apo si diēka tjetėr?
    "Ėshtė e vėshtirė pėr mua t’i pėrgjigjem kėsaj pyetjeje sepse unė kam tani pasuesin tim nė Tiranė dhe nuk dua tė ndėrhyj nė punėn qė bėn ai. Ėshtė fare e qartė se misionet e OSBE-sė shkojnė nė njė vend tė caktuar me qėllimin pėr tė ndihmuar nė zgjidhjen e njė krize dhe kur kriza zgjidhet ato duhet tė largohen. Personalisht unė jam gjithashtu kundėr njė pranie tė huaj tepėr tė madhe nė disa vende ku mund tė mos ketė fare njė nevojė tė tillė. Nė Kosovė, kjo ėshtė e nevojshme por duhet tė them se kur shkoj nė Prishtinė dhe shikoj aq shumė tė huaj atje, mė duket se ka farė njė lodhjeje me praninė e huaj. Nė Shqipėri, kjo lodhje ende nuk vihet re. Kudo qė kemi shkuar, sidomos nėpėr fshatra, njerėzit kanė qenė shumė mikpritės - njė nga kujtimet mė tė bukura qė unė kam nga Shqipėria, dhe kjo duhet tė mbetet kėshtu. Nėse njė mision i huaj nuk ėshtė mė i mirėpritur, ai duhet tė largohet. Nga ana tjetėr, unė do t’u bėja thirrje miqve tė mij shqiptarė, pėrfshirė kryeministrit Fatos Nano, qė t’i studiojnė mundėsitė qė ofron OSBE-ja. Sepse ne kemi qenė shumė tė angazhuar nė procesin e marrėveshjes pėr asocim-stabilizimin me Bashkimin Evropian. Ne ishim nė gjendje t’i thoshim qeverisė shqiptare se ēfarė kėrkohej prej saj. Natyrisht Bashkimi Evropian mund ta bėjė kėtė vetė, por strukturat evropiane nuk janė krijuar pėr kėtė qėllim. Nga njėra anė janė ambasasat perėndimore dhe nga ana tjetėr ėshtė pėrfaqėsia e Komisionit Evropian. Mirėpo kjo e fundit nuk ka pėr detyrė tė bėjė deklarata politike. Shtetet e tjera marrin kryesinė e radhės qė ndryshon ēdo gjashtė muaj. Shpesh ndodh qė vendi i cili ka kryesinė e radhės tė mos ketė ambasadė nė Tiranė. Pikėrisht nė kėtė drejtim OSBE-ja mund tė ofrojė diēka."
    Zoti Ambasador, me mosmarrėveshjet midis tė dy anėve tė Atlantikut qė kohėt e fundit janė shtuar pėr shkak tė luftės nė Irak, ShBA duket se mund ta pakėsojnė praninė e tyre nė Ballkan dhe Bashkimi Evropian tė ketė njė rol mė tė madh nė ndėrmjetėsimet e ardhėshme nė gadishull. A ėshtė nė gjendje BE ta marrė pėrsipėr njė rol tė tillė?
    "Natyrisht qė Evropa ėshtė nė gjendje. Unė jam evropian dhe nuk mund tė presėsh qė unė tė them se Evropa nuk mund ta bėjė dot kėtė. Kam shėrbyer pėr shumė dekada nė shėrbimin diplomatik gjerman dhe e njoh mirė historinė e bashkėpunimit shumė tė ngushtė me Shtetet e Bashkuara. Mendoj se ne duhet tė gjejmė rrugėn pėr tu kthyer nė njė bashkėpunim tė tillė. Ndonjėherė kur shikoj se Uashingtoni dhe kryeqytetet evropiane grinden pėr disa reagime tė caktuara tė vendeve evropiano-lindore ndaj luftės nė Irak, tė duken si ata prindėrit qė zihen nė sy tė fėmijėve, gjė qė ata nuk duhet ta bėjnė. Me kėtė nuk dua tė them se vendet e Evropės Juglindore janė fėmijė por mendoj se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet tė punojnė sė bashku pėr tė ndihmuar vende si Shqipėria qė tė hyjnė nė strukturat euro-atlantike dhe kam besim se kėshtu do tė ndodhė. Ata kanė njė histori tė njė bashkėpunimi tė tillė, siē ka qenė pėr shembull bashkėpunimi midis meje dhe ambasadorit Xhozef Limprecht, i cili fatkeqėsisht vdiq para njė viti. Ky ka qenė njė bashkėpunim shumė i mirė dhe ne bėmė shumė gjėra sė bashku."
    radio 21
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    NJE VIZITE QE NGJALL SHPRESE

    Nga Marko Bello

    Lajmi se Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell do te vizitoje sot Tiranen zyrtare, ka qene nje surprize e kendshme per shqiptaret qe kane ushqyer vazhdimisht ndjenja simpatie dhe perkrahje te hapur per SHBA. Edhe pse vizita e Pauellit nuk besoj se do te kete fatin e vizitave te parardhesve te tij, Xhejms Beker ne 1991 dhe Madalen Ollbrajt ne 2000, te cilet u priten ne menyre madheshtore, gjithsesi shenon nje pike kulmore ne historine e zhvillimit te marrdhenieve shqiptaro-amerikane. Ndonese e shkurter, vizita e shefit te diplomacise amerikane duket e nje rendesie te vecante, pasi ajo eshte pjese e nje turi ne disa vende europiane dhe te Lindjes se Mesme. Gjate vizites, Pauell pritet te takohet me Presidentin Alfred Moisiu, Kryeministrin Fatos Nano dhe Ministrin e Jashtem Ilir Meta. Ai do te nenshkruaje me Kryeministrin Nano marreveshjen ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, per dorezimin e personave ne Gjykaten Nerkombetare Penale, si dhe me homologet e tij nga Shqiperia, Kroacia dhe Maqedonia marreveshjen e perbashket te quajtur "Karta e Adriatikut", e cila synon anetaresimin e tre vendeve ne Aleancen e Atlantikut te Veriut.

    Fakti qe shefi i diplomacise amerikane preferoi Tiranen ne vend te Zagrebit apo Shkupit nuk mund te jete krejt i rastesishem. Preferenca e tij mund te jete e rastesishme aq sa ishin te tilla anullimet, "per shkak te mjegulles se dendur", te disa vizitave rresht te zyrtareve te larte amerikane, te cilet kishin planifikuar te vinin ne Shqiperi rreth 4 vjet me pare. Ashtu sikurse mungesa e nje orientimi te qarte politik apo dualiteti dhe rivaliteti, ne disa raste krejt i pakuptimte per pragmatizmin amerikan, i zyrtareve te larte te shtetit shqiptar e detyruan Uashingtonin te preferonte asokohe Shkupin, ashtu edhe sot rreshtimi pa rezerva i Shqiperise ne krah te koalicionit boteror, drejtuar nga anglo-amerikanet per clirimin e Irakut ka qene arsyeja kryesore e ndaleses se Kolin Pauellit ne Tirane.

    "Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk do ta harrojne kurre ndihmen e dhene nga Shqiperia", shkruante Presidenti amerikan Xhorxh Bush, ne nje mesazh te tij derguar Kryeministrit Nano, duke njohur keshtu kontributin e vyer qe vendi yne i ofroi SHBA-se ne nje moment delikat dhe kur superfuqia e vetme kishte aq shume nevoje. Nuk ka dyshim se vizita e Sekretarit te Departamentit te Shtetit, Kolin Pauell e demonstron me se mire nje ndjenje te tille mirenjohjeje. Rasti i Irakut, ku disa prej aleateve tradicionale i kthyen krahet amerikaneve, nuk do te harrohet lehte ne Uashington. Ndersa Shqiperia ishte nder te paktat vende qe u rreshtua qe ne fillim ne krah te SHBA-se, duke deshmuar si rrallehere maturine e klases se vet politike. "Sado te fuqishme te jene, anijet e medha kane nevoje per anijet e vogla qe te hyjne ne port", do te shprehte, ne menyre figurative nje diplomat amerikan, rend-_e qe pati per SHBA mbeshtetja e Shqiperise. Eshte jashte cdo dyshimi se rreshtimi i shqiptareve ne krah te SHBA-se, edhe pse mund te mos u kete pelqyer disa vendeve europiane, demonstron qarte pjekurine dhe aftesine per te bere zgjidhje te veshtira ne kohen e duhur, zgjidhje qe u sherbejne pikesepari interesave kombetare.

    SHBA eshte sot faktori me i rendesishem ne bote per ceshtjet e sigurise. Pa pranine amerikane ne Europe dhe vecanerisht ne Ballkan, konfliktet e natyrave te ndryshme do te jene kercenim i vazhdueshem edhe per shume vite. Nga ana tjeter, nuk duhet harruar per asnje moment se SHBA ka ndikuar ne krijimin e ekuilibrave te rinj ne rajon e me gjere, ne favor te kombit tone. Per ne shqiptaret, ka qene fat qe amerikanet jane investuar direkt ne Ballkan, duke hapur rrugen per barazine reale midis popujve e kombeve, te cilet historia dhe gjeografia i kane denuar me te padrejte ne te kaluaren. Ashtu sikurse respektojne sovranitetin dhe integritetin tokesor, amerikanet kane ditur te respektojne edhe te drejten e pamohueshme te popujve per vetvendosje. Kapitulli Ballkan nuk eshte mbyllur akoma. Kosova pret me padurim statusin e saj qe nuk mund te jete i ndryshem nga pavaresia, ndersa shqiptaret e Maqedonise jane gjithe shprese se shumica sllavo-maqedone do te kete kuptuar me ne fund se pa zbatimin e Marreveshjes se Ohrit nuk ka te ardhme per republiken e brishte.

    Me ne fund, vizita e Kolin Pauellit pritet te konsolidoje me tej bashkepunimin ekonomik dhe tregtar me SHBA dhe te nxise fuqishem investimet amerikane ne vendin tone. Investimi 32 milione dollare i Kompanise gjigande Lockheed Martin, e cila do te modernizoje dhe coje ne parametra bashkekohore kontrollin e trafikut ajror ne vendin tone, eshte nje ogur i mire per te ardhmen e investimeve amerikane ne Shqiperi. Synimi i kesaj kompanie per te ndertuar edhe ne portin detar te Durresit dhe Vlores sisteme moderne te kontrollit dhe sigurise te transportit detar, shikohet si sinjal mjaft pozitiv edhe per kompani te tjera amerikane, nder te cilat General Electric po tenton te hyje fuqishem ne fushen energjitike. Ne se vizita e Xhejms Bekerit nxorri ne rruge mijera shqiptare, por solli vetem 6 milione dollare, te shpresojme se vizita e Kolin Pauellit do te pasohet nga me shume dollare amerikane te investuara ne Shqiperi.
    -------------------------
    -------------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet nė Bllog
    17
    TIRANE (2 Maj) - Ministrat e Jashtėm tė Shqipėrisė, Ilir Meta, tė Kroacisė, Tonino Picula, tė Maqedonisė, Ilinka Mitreva, firmosėn me sekretarin amerikan tė shtetit, Kolin Pauell "Kartėn e Adriatikut". Kjo kartė ėshtė dokumenti qė shpreh angazhimin e tre vendeve ballkanike pėr tė bashkėpunuar nė rrugėn drejt integrimit nė NATO. Ministri i Jashtėm shqiptar Meta tha se "tre vendet e rajonit tonė do tė do tė vazhdojnė tė punojnė sė bashku nė rrugėn drejt NATO-s. Ne jemi tė angazhuar pėr paqen, stabilitetin e demokracinė nė rajon, pėr tė luftuar krimin e organizuar e trafiqet e paligjshme". Meta falėnderoi Pauell pėr mbėshtetjen qė qeveria amerikane po i jep Shqipėrisė. Sekretari amerikan i shtetit vlerėsoi hapat qė po bėn Shqipėria dhe shtoi se SHBA do tė vazhdojė tė tregojė mbėshtetjen e saj. "Karta e Adriatikut" tha Pauell, synon tė forcojė marėdhėniet mes vendeve tė Ballkanit e t'i integrojė ato nė NATO. Ministri i jashtėm kroat Picula tha se vendi i tij do tė shprehė angazhimin pėr integrimin nė NATO, dhe takimi i sotėm ėshtė hap pėrpara pėr paqen nė rajon. Ndėrsa shefja e diplomacisė maqedonase, Mitreva, u shpreh se marrvėeshja thekson bashkėpunimin serioz pėr integrimin nė strukturat dhe ėshtė njė shėnjė e partneritet mes vendeve nė rajon. ro/ro (BalkanWeb)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet nė Bllog
    17
    Sekretari Amerikan i Shtetit do tė nėnshkruajė pėr mosdorėzimin e shtetasve amerikanė pranė GJNP-sė

    Pauell-Nano, pakt kundėr Gjykatės Ndėrkombėtare Penale

    TIRANĖ - Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell do tė nėnshkruajė me kryeministrin Fatos Nano marrėveshjen pėr mosdorėzimin e shtetasve amerikanė pranė Gjykatės Ndėrkombėtare Penale. SHBA-ja pėrveē marrėveshjes sė Kartės sė Adriatikut me Shqipėrinė dhe dy shtetet e tjera, Maqedoninė dhe Kroacinė, do tė nėnshkruajė nė mėnyrė tė veēantė me kreun e qeverisė shqiptare edhe marrėveshjen pėr mospenalizimin e shtetasve amerikanė. Karta "Adriatik 3" u vendos tė nėnshkruhej nė praninė amerikane nė Uashington. Nėnshkrimi nė Tiranė bėhet nė shenjė falenderimi pėr mbėshtetjen shqiptare ndaj operacionit amerikano-britanik nė Irak pėr rrėzimin e regjimit tė Sadam Huseinit.

    Nano-Pauell

    Marrėveshja pėr mosekstradimin e shtetasve amerikanė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare Penale do tė nėnshkruhet nė selinė e Kėshillit tė Ministrave nė Tiranė, ku pėr qeverinė shqiptare do tė firmosė kryeministri Nano, ndėrsa pėr atė amerikane, Kolin Pauell. Me kėtė marrėveshje tė veēantė, qeveria shqiptare pėrjashton nga detyrimi i paraqitjes sė shtetasave amerikanė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare Penale, tė cilėt mund tė jenė tė tė dyshuar pėr genocid, krime kundėr njerėzimit, si dhe krime lufte. “Personat e SHBA-sė qė nė ndodhen nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, tė punėsuar (pėrfshirė edhe kontraktuesit), nė mungesė tė miratimit tė shprehur prej qeverisė sė SHBA-sė, nuk do tė : a) dorėzohen apo ekstradohen nė asnjė mėnyrė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare Penale pėr ēfarėdolloj qėllimi, ose b) dorėzohen dhe transferohen nė asnjė mėnyrė tjetėr nė njė entitet tjetėr ose vend tė tretė, apo tė dėbohen nė njė vend tė tretė, me qėllim dorėzim apo transferimin nė GJNP-nė”,-thuhet nė pikėn 2 tė marrėveshjes. Gjithashtu nė pikėn tre tė saj, parashikohet se kur “qeveria shqiptare ekstradon, dorėzon, ose ndryshe transferon njė person tė SHBA-sė nė njė vend tė tretė, qeveria e Republikės sė Shqipėrisė nuk do tė pranojė dorėzimin apo transferimin e kėtij personi nė GJNP, pa miratimin e shprehur nga qeveria e SHBA-sė”. Sipas zėdhėnėsit tė kryeministrit, Aldrin Dalipi, “nėnshkrimi i kėsaj marrėveshjeje mes kryeministrit Nano dhe sekretarit tė Shtetit Pauell ėshtė dėshmi e marrėdhėnieve tė mira qė ekzistojnė mes Tiranės zyrtare dhe Uashingtonit”. Takimi mes Nanos dhe Pauell dhe stafit tė pėrbashkėt parashikohet tė nisė sot nė ora 13.00. Sipas burimeve, ai do tė zgjasė gjysmė ore pėr tė dalė mė pas nė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr shtyp. Nė “suitėn” e sekretarit amerikan tė Shtetit mėsohet se do tė jenė edhe 15 gazetarė tė gazetave, TV-ve dhe agjencive prestigjioze amerikane, CNN, “Rojter”, “Uashington Post” etj. Konferenca e shtypit Nano-Pauell do tė transmetohet direkt nga pesė TV shqiptare, por edhe nga ato amerikane. Njė lidhje e tillė me stacionin televiziv CNN, sipas burimeve do tė mundėsohet nga lidhje satelitore EBU.

    Karta e Adriatikut

    Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell do tė nėnshkruajė sė bashku me ministrat e Jashtėm tė Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Kroacisė Kartėn "Adriatik 3". Me kėtė marrėveshje, Shtetet e Bashkuara do t’u ofrojnė tė tre vendeve tė rajonit mbėshtetje nė pėrpjekjet pėr futjen nė NATO. Mė parė, mė 12 shkurt tė kėtij viti, presidentėt e tė tre vendeve ballkanike miratuan nė Tiranė nismėn pėr tė punuar sė bashku pėr anėtarėsimin mė tė shpejtė nė NATO. Pauell pritet tė falenderojė Shqipėrinė, Kroacinė dhe Maqedoninė pėr qėndrimin mbėshtetės ndaj luftės nė Irak, si dhe t'i inkurajojė ato pėr realizimin sa mė tė shpejtė tė dėshirės pėr anėtarėsim nė NATO. Sekretari Pauell e pėrfundon turneun me dy ndalesa nė Bejrut dhe Siri.
    Pauell ka qenė edhe njė herė tjetėr nė Shqipėri, kur shtatė vjet mė parė ai shoqėronte ish-presidentin Xhorxh Bush, tė atin e presidentit tė tanishėm, gjatė njė takimi jozyrtar me presidentin e atėhershėm shqiptar Sali Berisha nė bordin e jahtit privat tė zotit Bush nė ujėrat e gjirit tė Vlorės.
    Bledar Hoti

    Axhenda e Kolin Pauell nė Tiranė

    11.50- Mbėrritja nė aeroportin e Rinasit dhe ceremonia zyrtare e pritjes nga kryeminstri Nano
    12.30- Takim me presidentin e Republikės, Alfred Moisiu
    13.00- Takim me kryeministrin Fatos Nano nė selinė e Kėshillit tė Ministrave
    *firmosja e marrėveshjes Nano-Pauell
    *konferencė e pėrbashkėt pėr shtyp Nano-Pauell
    13.50-Takim nė Pallatin e Kongreseve me Ministrat e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Kroacisė dhe Maqedonisė
    • firmosja e marrėveshjes “Karta e Adriatikut”
    • konferencė shtypi me Ministrat e Jashtėm
    15.10- Takim zyrtar nė ambasadėn e SHBA-sė nė Tiranė
    16.00- Ceremonia zyrtare e pėrcjelljes nga Kryeministri Nano nė aeroportin e Rinasit
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet nė Bllog
    17
    Powell: SHBA do tė ndihmojnė Shqipėrinė, Kroacinė dhe Maqedoninė pėr tė arritur objektivin e tyre

    2 maj 2003, 12:34 UTC

    Fakti qė ne jemi kėtu nė kryeqytetin e Shqipėrisė, Tiranė, tregon sa shumė Shqipėria dhe Evropa Juglindore kanė ndryshuar gjatė viteve tė fundit.

    Dikur Shqipėria ishte sinonim i izolimit, njė vend dhe popull i shkėputur nga pjesa tjetėr e Evropės. Sot ne takohemi nė njė qytet qė po hapet ndaj botės. Tirana ėshtė me tė vėrtet qyteti i pėrshtatshėm nga i cili mund ta hedhim vėshtrimin nga rruga qė kemi pėrpara. Kjo ėshtė rruga Euro-Atlantike. Vitin e kaluar, nė takimin e nivelit tė lartė tė Natos nė Pragė, Presidenti Bush riafirmoi angazhimin e Shteteve tė Bashkuara pėr marrėdhėnie tė forta me njė Evropė qė ėshtė e pandarė, e lirė dhe nė paqe si dhe e lidhur me Shtetet e Bashkuara.

    Kur ofroi mbėshtetjen e Amerikės pėr zgjerimin e mėtejshėm tė Natos, Presidenti Bush e bėri tė qartė se Evropa, sipas vizionit tė tij, nuk mbaron nė Dravė ose nė Danub por ngėrthen tė gjithė popujt e kontinentit duke pėrfshirė edhe ata tė Evropės Juglindore. Siē theksoi presidenti, ēdo demokraci evropiane qė kėrkon anėtarėsim nė Nato dhe ėshtė e gatshme tė marrė mbi vete pėrgjegjėsitė qė kėrkon Natoja, duhet tė jetė e mirėseardhur nė Aleancėn tonė.

    Nė kėtė frymė ne pėrshėndesim ngrohtėsisht nismėn e filluar sot nga partnerėt tanė kėtu pėr hartimin e Kartės sė Adriatikut.

    Kjo Kartė do tu shėrbejė atyre si njė rrugė drejt integrimit euro-atlantik dhe si njė udhėrrėfyes nė pėrpjekjet tona tė pėrbashkėta pėr ti ndihmuarf ata tė arrijnė aspiratat e tyre. Karta riafirmon pėrkushtimin e partnerėve tanė pėr tė punuar individualisht, me njėri-tjetrin dhe me fqinjėt e tyre pėr tė ndėrtuar njė rajon me demokraci tė forta, qė vihen nė lėvizje nga ekonomi tė tregut tė lirė. Ajo nėnvizon rėndėsinė qė ne i vemė integrimitg tė tyre tė plotė nė tė ardhmen nė Nato dhe nė institucionet e tjera evropiane. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, Karta premton forcimin e marrėdhėnieve qė i lidhin popujt e rajonit me Shtetet e Bashkuara, me njėri-tjetrin, dhe me njė tė ardhme tė pėrbashkėt nė familjern euro-atlantike. Karta pranon gjithashtu se vendet tona partnere pėrballen me njė punė tė vėshtirė ndėrkohė qė ato do tė pėrpiqen pėr tua pėrshtatur institucionet e tyre politike, ushtarake dhe ekonomike standardeve tė caktuara, jo vetėm atyre qė kėrkohen nga Natoja, por ēėshtė mė e rėndėsishmja, atyre standardeve qė meritojnė qytetarėt e kėtyre vendeve. Karta riafirmon premtimet solemne tė partnerėve tanė pėr tė vazhduar forcimin e institucioneve tė tyre demokratike dhe pėr tė tharė kėnetėn e korrupsionit qė pengon popujt e rajonit pėr tė realizuar ėndrrat e tyre. Ajo u kėrkon atyre tė mbajnė lart shtetin juridik, stadardet e drejtėsisė dhe tė dinjitetit pėr tė gjithė.

    Unė kam besim se fryma e bashkėpunimit qė krijoi Kartėn e Adriatikut do tė pėrshpejtojė reformat e partnerėve tanė dhe integrimin e rajonit nė institucionet euro-atlantike.

    Me firmėn qė po vė sot nė kėtė Kartė, unė konfirmoj se Shtetet e Bashkuara do tė bėjnė ē'ėshtė e mundur pėr tė ndihmuar popujt e Shqipėrisė, Kroacisė dhe Maqedonisė pėr tė arritur potencialin e tyre dhe sė bashku tė ēojnė deri nė fund rrugėn e tyre historike pėr tu kthyer pėrsėri nė zemėr tė Evropės.

    Zeri i Amerikes
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  18. #18
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    nje korrigjim te vogel postuesit te meparshem;
    ne viziten e tyre ne gjirin e Vlores, George Bush dhe Colin Powell te pritur nga presidenti Sali Berisha erdhen me jahtin super luksoz te miliarderit grek me origjine shqiptare Jani Laci dhe jo me ate privat te ish-presidentit amerikan.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pauell vlerėson pėrkrahjen e Shqipėrisė pėr SHBA-tė

    TIRANE, 2 maj - Sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell e ka vlerėsuar lart pėrkrahjen e Shqipėrisė pėr Shtetet e Bashkuara. "Nėnshkrimi i Kartės se Adriatikut dhe mbėshtetja qė kemi marrė, sidomos nga Shqipėria, nė luftėn kundėr terrorizmit dhe pėrpjekjet tona pėr tė ēliruar popullin irakian, ushtarėt shqiptarė nė terren nė Irak qė na ndihmojnė ashtu si dhe nė Afganistan, e gjithė kjo ėshtė tregues i drejtimit nė tė cilin Shqipėria dėshiron tė shkojė, tė jetė pjesė e kėsaj Evrope tė integruar, tė tėrė nė liri dhe nė paqe dhe pjesė e partneritetit euroatlantik" tha Pauell.
    Kryeministri i Shqipėrisė Fatos Nano tha se bashkė me sekretarin Powell kishin kėmbyer qėndrimet mbi prioritetet qė ka Shqipėria dhe rajoni. "Politika mė e mirė qė mund ta kemi tė pėrbashkėt me SHBA-nė dhe partnerėt e tjerė globalė, ėshtė njė politikė e fuqishme e brendshme e orientuar drejt reformave euroatlantike", tha Nano. "Ne ramė dakord qė duhet tė vazhdojmė pėrshkallėzimin e luftės kundėr korrupsionit, krimit tė oranizuar, dhe trafikut tė jashtėligjshėm qė edhe mė tej kalon nėpėr Shqipėri dhe rajon. Unė i garantova sekretarit Powell se politika shqiptare, qeveria dhe shoqėria shikojnė me simpatinė e duhur praninė, ndihmėn e vazhdueshme dhe monitorimin e shtuar nga agjensitė amerikane dhe qeveria amerikane nė arritjen e kėtyre objektivave tė pėrbashkėt", tha kryeministri shqiptar Fatos Nano.
    Autoritetet shqiptare thonė se kjo vizitė pėrbėn njė provė se vendi ėshtė bėrė njė qendėr e rėndėsishme politike pėr krejt rajonin e Evropės Juglindore. Zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm shqiptar, Ilir Meta, i tha BBC-sė se kjo vizitė tregon se Shqipėria ėshtė njė partnere e denjė e NATO-s dhe e SHBA-sė pėr paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe nė luftėn kundėr terrorizmit ndėrkombėtar. Autoritetet shqiptare dhe ato amerikane kishin marrė masa mjaft tė larta sigurie, ndėrsa ėshtė parashikuar qė zoti Pauell tė bėjė edhe njė shėtitje nė kėmbė. Kjo ėshtė vizita e tretė e njė sekretari amerikan tė shtetit nė Shqipėri. Nė vitin 1991, Tiranėn e vizitoi zoti Xhejms Bejkėr, ndėrsa nė vitin 2000, Madalen Ollbrajt. Pėr zotin Pauell, kjo ėshtė hera e dytė qė viziton Shqipėrinė pas njė ndalese disa-orėshe nė mesin e viteve 90-tė, kur shoqėronte ish-presidentin amerikan Xhorxh Bush.

    Meta, Picula e Mitreva firmosin me Pauellin “Kartėn e Adriatikut” pėr anėtarėsimin nė NATO

    TIRANE, 2 maj - Ministrat e Jashtėm tė Shqipėrisė, Ilir Meta, tė Kroacisė, Tonino Picula, tė Maqedonisė, Ilinka Mitreva, firmosėn me sekretarin amerikan tė shtetit, Kolin Pauell "Kartėn e Adriatikut". Kjo kartė ėshtė dokumenti qė shpreh angazhimin e tre vendeve ballkanike pėr tė bashkėpunuar nė rrugėn drejt integrimit nė NATO. Ministri i Jashtėm shqiptar Meta tha se "tre vendet e rajonit tonė do tė do tė vazhdojnė tė punojnė sė bashku nė rrugėn drejt NATO-s. Ne jemi tė angazhuar pėr paqen, stabilitetin e demokracinė nė rajon, pėr tė luftuar krimin e organizuar e trafiqet e paligjshme". Meta falėnderoi Pauell pėr mbėshtetjen qė qeveria amerikane po i jep Shqipėrisė. Sekretari amerikan i shtetit vlerėsoi hapat qė po bėn Shqipėria dhe shtoi se SHBA do tė vazhdojė tė tregojė mbėshtetjen e saj. "Karta e Adriatikut" tha Pauell, synon tė forcojė marėdhėniet mes vendeve tė Ballkanit e t'i integrojė ato nė NATO. Ministri i jashtėm kroat Picula tha se vendi i tij do tė shprehė angazhimin pėr integrimin nė NATO, dhe takimi i sotėm ėshtė hap pėrpara pėr paqen nė rajon. Ndėrsa shefja e diplomacisė maqedonase, Mitreva, u shpreh se marrvėeshja thekson bashkėpunimin serioz pėr integrimin nė strukturat dhe ėshtė njė shėnjė e partneritet mes vendeve nė rajon.
    "Nėnshkrimi i kartės sė Adriatikut nė Tiranė ėshtė njė mesazh i fortė pėr vendosmėrinė tonė pėr tė promovuar lirinė, paqen, stabilitetin, sigurinė dhe prosperitetin, si vlera fondamentale tė partneritetit euroatlantik", u shpreh zėvendskryeministri dhe Ministėr i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Ilir Meta, pas nėnshkrimit tė kėsaj Karte. Karta e Adriatikut u nėnshkrua sot nė Tiranė nga Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, Ministri i Jashtėm shqiptar Ilir Meta, Ministri i Jashtėm i Kroacisė, Tonino Picula dhe nga Ministrja e Jashtme e Maqedonisė, Ilinka Mitreva. "Eshtė njė nderim i veēantė pėr ne qė Powell zgjodhi tė vijė nė rajon pėr tė nėnshkruar kėtė kartė", tha Meta pas nėnshkrimit, duke pohuar se "nuk janė vetėm qeveritė tona, por edhe popujt tanė gjithashtu qė ndajnė njė lidhje tė veēantė me popullin e SHBA". "Ne ramė dakort tė punojmė sė bashku me miq e kolegė nga Maqedonia e Kroacia dhe qeverinė e SHBA, pėr tė afruar mė shumė vendet tona. Dyert janė tė hapura pėr ne dhe ne nuk do tė jemi vetėm nė kėtė proces", tha Ministri i jashtėm Meta. Sipas tij, "jemi tė vendosur tė punojmė sė bashku me partnerėt tanė ndėrkombėtar, pėr tė pėrballuar sfidat e mijėvjeēarit tė ri, si terrorizmi dhe armėt e shkatėrrimit nė masė, krimit tė oraganizuar dhe tė gjithė llojet e aktivitetetve tė paligjshme", tha Meta, duke shtuar se "do tė vazhdojmė tė kontribuojmė nė operacionet nė mbėshtetje tė paqes "brenda dhe jashtė" zonės euroatlantike".
    **********************************************
    Pauell-Nano: OK, pėr Gjykatėn Ndėrkombėtare

    TIRANE, 2 maj - Sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell dhe kryeministri shqiptar Fatos Nano nėnshkruan sot marrėveshjen pėr Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare, sipas sė cilės Shqipėria nuk mund tė dėrgojė nė kėtė gjykatė asnjė shtetas amerikan, pa konfirmimin e SHBA-sė. Nano e cilėsoi marrėveshjen si njė hap tė rėndėsishėm pėr tė forcuar partneritetin mes vendit tonė dhe SHBA-sė. "SHBA ėshtė aleati ynė i ngushtė dhe nė emėr tė shtetit e popullit shqiptar ndihem i nderuar pėr forcimin e lidhjeme mes dy vendeve tona", tha Nano. Ndėrsa shefi i diplomacisė amerikane u shpreh: "Ndiej kėnaqėsi qė ndodhem kėtu e nėnshkruaj kėtė marrėveshje bashkėpunimi. Shpresoj qė ky bashkėpunim do tė forcohet dhe mė tej dhe njė marrėveshje e tillė tė nėnshkruhet edhe me vende tė tjera, pėr t'i ndihmuar qė tė zhvillohen e tė bėhen parterė tė NATO-s". Pauell shprehu falėnderimin pėr mirėkuptimin dhe ndjenjėn e miqėsisė qė Shqipėria ka pėr SHBA-nė.
    **************************************************
    Moisiu dekoron Pauellin me urdhrin “Skėnderbeu”

    TIRANE, 2 maj - Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, dekoroi sot nė Tiranė, Sekretarin amerikan tė Shtetit, Kolin Pauell, me urdhėrin "Gjergj Kastriot Skėnderbeu". Nė ceremoninė e organizuar nė Presidencė, Presidenti i Republikės lexoi motivacionin e kėsaj dekorate, duke theksuar se ajo i akordohet z.Pauell: "Pėr vizionin dhe rolin e Tij tė ēmuar nė mbėshtetje tė demokracive tė reja, qė ndajnė vlera tė njėjta me Shtetet e Bashkuara dhe pėr vlerėsimin e Tij tė veēantė pėr rėndėsinė e Shqipėrisė dhe Europės Juglindore pėr paqen e stabilitetin rajonal dhe Europian; Pėr angazhimin e Tij personal pėr zgjerimin e NATO-s, pėrfshirė Shqipėrinė dhe partnerėt fqinjė tė Adriatikut, si dhe pėr inkurajimin dhe mbėshtetjen e Tij pėr integrimin e Shqipėrisė nė institucionet euro-atlantike". Presidenti Moisiu e dekoroi Pauell, me propozim tė Kryeministrit Fatos Nano, disa ditė mė parė.
    R 21
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    E percolla drejtperdrejt ne RTK dhe populli e ka pritur ne menyre madheshtore. Ai i pershendeste me dore njerzit ne rruge. Kjo eshte rruga jone e drejte....

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  3. Hillary Clinton emėrohet Sekretare e Shtetit Amerikan
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 18:19
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Sekretari i mbrojtjes amerikane viziton Tiranen
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 09:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •