Ceshtja "KLAJDI" zbulon dhe nje "faqe te ndritur" te Sundimit Rebelo-Socialisto-skafist ne Shqiperine 1997-2003.

Del ne Skene nje inspektor Policie...PERLAT KODHELI..

Ne dore te kujt ka rene Populli i Vlores dhe i gjithe Shqiperise...

Ja c'fare i dhuroi revolucioni Skafist Vlores e Shqiperise..

Perlata me shumice....Fshat e Perlat.. Ja Shqiperia e Selise Roze..cfare normaliteti na ka siguruar..


Shekulli shkruan:

-------

Pengu: Qėndrova 4 ditė pa ngrėnė, mė dhanė vetėm ujė me racion, por s’ma hoqėn thesin nga koka
Klajdi: Orėt e mia me pengmarrėsit

Nga i dėrguari ynė nė Vlorė
Ened Janina
VLORĖ- Klajdi Shehu, 20-vjeēari qė qėndroi pėr katėr ditė me radhė peng nė fshatrat e Vlorės, tashmė ka rifituar lirinė. Ai ndodhet nė shtėpinė e tij ku pret vizita nga tė gjithė. I ulur nė dhomėn kryesore Klajdi ėshtė bėrė objekt i bisedės nė tė gjithė Vlorėn, madje nė tė gjithė vendin. Megjithėse i lodhur ai ka pranuar tė rrėfejė tmerrin e katėr ditėve tė fundit duke filluar qė nga rrėmbimi e deri tek pėrqafimi me njerėzit e shtėpisė. Tė gjitha detajet e qėndrimit nė shtėpinė e pabanuar, katėr ditėt pa ngrėnė dhe humbja e sensit tė orientimit tregohen nė njė intervistė nga vetė Klajdi Shehu.
Si ndodhi rrėmbimi?
“Unė sapo kisha dalė nga palestra dhe po shkoja nė makinė. Nė atė moment nga pas meje erdhėn dy persona qė mė kapėn me forcė. Pas kėsaj ndieva dhe njė person tė tretė nga pas. Ai mė vuri njė dorė nė gojė dhe tjetrėn tek sytė. Mė vunė njė thes nė kokė, mė futėn nė makinė dhe ikėm. Qė nga ai moment nuk kam parė mė gjė”.
Ku shkuat?
“Di vetėm qė kam ndėrruar disa makina. E fundit ishte njė fuoristradė e vjetėr, mė futėn nė bagazhin e saj. Isha i prangosur dhe nuk mund tė lėvizja fare. Kemi ecur nė rrugė tė mirė dhe rrugė tė keqe, nuk isha nė gjendje ta dalloja. Besoj se kemi ecur pėr rreth njė orė e gjysmė me makinė dhe pastaj mė zbritėn. Gjatė tė gjithė kohės mė mbanin pėr krahu dy persona”.
Kur ndaluat a dallove gjė?
“Di vetėm qė ishte njė shtėpi e pabanuar dhe se ishte errėsirė. Mė shoqėruan deri nė njė dhomė. Tek dhoma ndaluam dhe mė thanė se kėtu do tė qėndroja. Ata gati nuk mė flisnin fare. Edhe unė isha shumė i trembur dhe nuk flisja, po tė mė pyesnin do t’u pėrgjigjesha. Tek kjo dhomė qėndrova pėr katėr ditė. Flija nė dhe pasi dyshemeja ishte e pashtruar. Thesi qė kisha nė kokė mė pengonte gjithēka, unė nuk mund tė shikoja. Madje nuk dija as nėse ishte natė ose ditė, pėr mua ishte vetėm errėsirė”.
Gjatė kėsaj kohe si tė trajtuan?
“Kam qėnė nė njė presion shumė tė madh. Ata nuk mė rrahėn por shpesh herė mė kėrcėnonin. Sa herė qė kishim kontakte tė vogla mė bėnin presion psikologjik. Nė derėn e dhomės kishte njė dritare nga ku mė kontrollonin. Unė arrija qė tė ndieja gjithmonė sa herė qė “roja” paraqitej tek dritarja. Roja ishte njeriu qė mė bėnte mė shumė presion. Nė rastet kur ai nuk mė fliste, as unė nuk i flisja. Pėr katėr ditė qė kam qėnė peng nuk kam mundur qė tė fus as edhe njė kafshatė bukė nė gojė. Nuk mė dhanė bukė fare por mė lanė katėr ditė pa ngrėnė. Mė jepnin vetėm ujė dhe atė me racion. Ēdo ditė mė jepnin dy ose tre gota ujė”.
Cila ishte biseda mė e gjatė me rrėmbyesit?
“Biseda e parė ishte mė e gjata. Pak orė pas rrėmbimit dikush nga ata erdhi dhe mė tha: A e kupton pėrse je kėtu, a e ke marrė vesh? Unė ju pėrgjigja i trembur: Pėr lekėt. Rrėmbyesi ma ktheu. Po pra pėr ato. A ka babai yt mundėsi qė tė na japė ne aq lekė sa duam? Dhe pastaj ai u largua”.
A pati ndonjė moment kur ti u trembe ose shpresove lirinė?
Kishte njė rast. Pak kohė pasi isha rrėmbyer besova se do tė lirohesha por mė kot. Isha nė dhomėn time kur dėgjova disa sirena policie. Mė pas dėgjova edhe tė shtėna. U habita. Mendova se erdhi policia qė tė mė lironte dhe po prisja mė shpresė. Qėndrova pėr disa kohė por mė kot. Asnjė nuk erdhi. Policia ishte shumė afėr meje, por nuk mundi tė mė gjente, ndoshta nuk besonin se unė mund tė isha fshehur aq pranė”.
Si ishte momenti i lirimit?
“Unė po rrija nė dhomė dhe ndieva qė u hap dera. Dėgjova njė zė qė mė dha “ēohu” dhe pastaj dy vetė mė ngritėn nga krahėt. Ata mė futėn krahun dhe mė nxorrėn nga dhoma. U tremba shumė. Nė kėtė mėnyrė kemi ecur pėr rreth dy orė. Gjatė tė gjithė kohės ata i kisha pėr krahu. Nė njė moment ndaluam mė lėshuan dhe njėri prej tyre mė tha “ik”. Unė i trembur e pyeta edhe njė erė: Tė iki? “Ik o ik” mė tha ai pėr herė tė dytė. Aty e kuptova qė mė lanė tė lirė dhe fillova tė ecja. Nė moment dy shoqėruesit e mi u zhdukėn. Unė hoqa kapuēin nga koka dhe pashė qė isha nė njė zonė tė shkretė, ishte rruga e Kaninės. Kam ecur vetėm pėr rreth 15 minuta nė kėmbė nė kėrkim tė ndonjė shtėpie. Aty gjeta njė shtėpi fshati dhe i thashė njerėzve qė tė telefononin nė shtėpinė time. Vetėm pak minuta mė pas kanė ardhur njerėzit e shtėpisė qė mė gjetėn. Unė isha ende duke u takuar me ta kur mė erdhi policia qė mė mori. I pari polic qė pashė ishte drejtori i Vlorės, Neritan Nallbati”.
Ēfarė ndodhi mė pas?
“Shkuam nė komisariat ku mė morėn nė pyetje oficerėt e policisė. Aty i thashė gjithēka qė dija. Kur dola nga komisariati kishte kaluar ora 03:30 e mėngjesit. Nė komisariatin e policisė hėngra pėrsėri bukė pas katėr ditėsh. Ishte bukė me sallam qė ia mora njė polici. Sot nė mėngjes nė shtėpi piva njė gotė qumėsht por akoma nuk mė haet, mė ėshtė prishur oreksi”.


KRONOLOGJIA

21 prill. Ora 20 e 30 minuta nė afėrsi tė qėndrės sė Vlorės rrėmbehet Klajdi Shehu, nipi i Sulo Shehut. Tre persona tė armatosur e morėn me forcė pėr t’u zhdukur mė pas nė drejtim tė paditur.
21 prill. Ora 21:00 nė shtėpinė e Agron Shehut, tė atit tė Klajdit mbėrrin njė telefonatė. Receptori ngrihet nga djali i vogėl Aldo, i cili i thotė telefonuesit se i ati nuk ndodhet nė shtėpi.
21 prill. Ora 21:05 nė telefonin celuar tė Agron Shehut mbėrrin njė telefonatė. Janė rrėmbyesit, tė cilėt kėrkojnė qė ai tė mos e bėjė ngjarjen alarmante. Agroni flet dhe me tė birin.
21 prill. Ora 21:05 biznesmeni Sulo Shehu flet me rrėmbyesit nga telefoni i tė vėllait. Ata e kėrcėnojnė se mund tė vrasin djalin. Sulo Shehu i thotė se nėse do tė vrasin djalin ai do tė marrė hak.
22 prill. Nė telefonin e Agron Shehut vjen njė thirrje e ēuditshme. Dikush e pyet se nėse ėshtė mirė me shėndet. Pasi merr pėrgjigje telefonuesi e mbyll. Merrte me numėr tė fshehur.
22 prill. Policia e Vlorės fillon kontrollet nė zonėn pėrreth. Ajo ka dyshime tė forta se djali ndodhet nė fshatrat rreth Vlorės. Nė fund tė kontrolleve nuk gjendet asgjė, djali ėshtė ende i humbur.
22 prill. Rrėmbyesit ndėrpresin komunikimet me familjen Shehu. Ata nuk i marrin mė nė telefon, qoftė edhe pėr tė bėrė kėrkesat e tyre. Kjo ngjall dyshime tė forta nėse djali ėshtė gjallė ose jo.
23 prill. Ora 04:05 e mėngjesit. Policia ėshtė nė aksion pėr gjetjen e pengut dhe inspektori i zonės sė Kaninės Perlat Kodheli, bėn njė telefonatė. “Ikni se policia ėshtė afėr jush”.
23 prill. Policia fillon mbajtjen nėn vėzhgim tė Perlat Kodhelit. Ai ndiqet nga pas dhe pak orė mė pas arrestohet. Kodheli akuzohet se ka bashkėpunuar me rrėmbyesit duke dekonspiruar policinė.
23 prill. Policia zhvillon aksion pėr kapjen e njė tė dyshuari nė zonėn e Lumit tė Vlorės, Besnik Gjata. I dyshuari sapo shikon policinė tenton tė ikė, por blutė qėllojnė me armė dhe e kapin.
23 prill. Klajdi Shehu dėgjon nga vėndi ku mbahej peng tė shtėnat dhe sirenat e policisė. Zhurma ishte shumė e fortė. Policia ndodhej vetėm dhjetė metra larg shtėpisė ku mbahej peng djali.
24 prill. Policia dhe prokuroria e Vlorės identifikojnė rrėmbyesit. Ata bėjnė njė listė tė tyre por presin momentin e duhur pėr t’i arrestuar. Kanė frikė se mos i bėjnė gjė pengut. Operacioni lihet pėr nė darkė.
24 prill. Ora 21:30 pengmarėsit vendosin lirimin e Klajdi Shehut. Dy prej tyre marrin djalin dhe e nxjerrin nga shtėpia. Ata ecin pėr dy orė dhe e lėnė tė lirė pengun nė rrugėn e Kaninės.
24 prill. Ora 23:45 Klajdi Shehu, i prangosur, arrin nė shtėpinė e njė fshatari, i cili i telefonon familjes. I thotė se ėshtė i lirė nė rrugėn e Kaninės dhe se tani mund ta marrin. Familjarėt nisen menjėherė.
25 prill. Pak minuta pas mesnate Klajdi futet nė Drejtorinė e Policisė sė Vlorės. Aty ai jep deklarimet e tij nė lidhje me ngjarjen. Krerėt e policisė dhe prokurorisė duken optimistė pėr zbardhjen e ngjarjes.
25 prill. Ora 03:35 Klajdi del nga Drejtoria e Policisė dhe shkon nė shtėpi. Aty pritet nga i gjithė fisi dhe shoqėria. Nė shtėpinė e Shehajve bėhet festė pėr lirimin e djalit.

PRECEDENTI

Si u mor peng vėllai i vogėl i Klajdit

Dy vjet mė parė, nė shtėpinė e Agron Shehut ka pasur njė tjetėr rast pengmarrjeje. Nė atė kohė djali i vogėl Ronaldo ėshtė marrė peng nga disa persona tė armatosur. Ai ka qėnduar pėr disa ditė nė fshatrat e Vlorės dhe pastaj ėshtė lėnė i lirė. Pengmarrėsit hynė nė bisedime me familjen por pastaj u tėrhoqėn. Ata u trembėn nga presionet e shumta dhe vendosėn qė ta linin me aq pengmarrjen. Djalin e lidhėn nė njė pemė dhe u larguan. Pak orė mė pas ai mundi i qė tė zgjidhej dhe tė ikte. Edhe Ronaldo si Klajdi u kthye vetė nė shtėpi. Ai ka mundur qė tė kontaktojė me disa njerėz tė zonės dhe mė pas ka marrė shtėpinė nė telefon. Vetėm disa minuta pas lirimit tė tė vėllait Ronaldo qėndronte pėrpara shtėpisė shumė i gėzuar. “Edhe mua mė ka ndodhur kėshtu. Mė morėn peng dhe mė liruan”, thoshte Ronaldo. Rasti i dytė i pengmarrjes nė familjen e Shehajve ka qėnė edhe mė i rėndė. Kėtė herė frika ishte mė e madhe por nė fund gjithēka shkoi mirė dhe Klajdi u rikthye nė shtėpi.
E.J







-----------------------------


PERLAT KODHELI, inspektori i Policise, organizator Grabitjesh..

4 dite e mbajne pa buke ne Kaninen e Ismail Qemalit, Klajdin, djaloshin e urte, Policet qe dolen nga biografia e formuar nga "Meritat" ne luften e Vlores me 1997-ten ose ne revolucionin skafist te "vonuar"..


Sa Perlata ka Vlora...po Tirana..po gjithe Shqiperia..


Rrofte partia e Perlateve ose Xhelateve..



...