Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    UNMIK-u rri këtu për restorante të mira e femra të bukura, thotë Daci

    UNMIK-u rri këtu për restorante të mira e femra të bukura, thotë Daci

    Kryeparlamentari i Kosovës ashpërson gjuhën ndaj UNMIK-ut

    SYZANA BYTYÇI
    PRISHTINË, 23 PRILL - UNMIK-u i ka fajet dhe pikë. Kryeparlamentari Daci nuk i la gjë pa thënë administratës ndërkombëtare për “ngecjen e demokracisë dhe ekonomisë në Kosovë”, në një prononcim që bëri të mërkurën, pas takimit me kryesuesin e radhës të OSBE-së. “Mendoj se UNMIK-u i ka shpenzuar kapacitetet e veta dhe nuk ka më kapacitet që të shtyjë përpara proceset e demokratizimit dhe ekonomisë së Kosovës”, u tha mediave kryeparlamentari Daci, ndërsa këto mendime pohoi t’ia ketë thënë edhe kryesuesit të OSBE-së. Ai akuzoi UNMIK-un për zvarritjen e bartjes së kompetencave, madje edhe të atyre të parapara me kapitullin V të Kornizës kushtetuese, për terrin, papunësinë, situatën politike dhe të gjitha të zezat që ngulfatin Kosovën. “Një kohë ne kemi qenë eksportues të energjisë elektrike. Maqedonia ka mbijetuar me energjinë elektrike nga Kosova. Edhe Greqia ka përdorur rrymën tonë. Tani, gati katër vjet pas përfundimit të luftës, ne ende jemi në terr”, u shpreh kryeparlamentari Daci. Ai kujtoi kohët kur Kosova ka qenë prodhuesi më i madh i plumbit dhe zinkut në Evropë, ndërsa tani 70 për qind e popullsisë janë të papunë. Ai tërheq vërejtjen se kjo shkallë e lartë e papunësisë do të destabilizojë situatën politike në Kosovë. Daci thotë ta ketë paralajmëruar UNMIK-un qysh para nëntë muajsh, nëse nuk e ndryshon veten...”, por asgjë nuk kishte ndodhur. “Tani jemi në pozitën që ishim para dy vjetësh. Më duhet të pranoj se vitet 2000 dhe 2001 ishin vite të përmirësimeve rrënjësore, por mos harroni në atë kohë ka pasur shumë OJQ që kanë kontribuar për sukseset tona. 2002 ka qenë vit i stagnimit”, theksoi Daci.

    Rroga ime është më e vogël sesa e pastrueses së zyrës së z. Steinerit

    “Qe tre vjet një vend i vogël si Kosova mbledh në buxhetin e vet nga 100 milionë euro çdo vit. E pensione nuk kemi, rrogat tona janë tmerrësisht të ulëta, frustruese. Rroga ime është më e vogël sesa e pastrueses së zyrës së z. Steinerit. Njëjtë edhe rroga e presidentit Rugova, e njëjtë edhe rroga e kryeministrit”, u shpreh kryekuvendari. Daci numëroi resurset e Kosovës për të pasur gjendje më të mirë. “52 për qind e popullatës nën moshën 20-vjeçare, të gjithë dinë anglishten dhe gjermanishten dhe njohin teknologjinë më moderne. Në Jugosllavinë e Titos ne kemi pasur pozitë shumë të mirë sa u përket resurseve. E tani të rinjtë e shohin se nuk kanë perspektivë në Kosovë dhe ata kanë filluar prapë të mendojnë që ta lëshojnë Kosovën për të shkuar në ndonjë shtet perëndimor”, ankohej Daci. E shfrytëzimi i këtyre resurseve, sipas tij, ishte i mundur vetëm me ristartimin e ekonomisë, krijimi i ligjeve e paskëtaj edhe i stabilitetit ekonomik. Pse nuk ia nisin qysh tani? Daci thotë se kjo është pyetja më me vend që ka dëgjuar këtë vit. “Sepse ne nuk kemi krijuar ligjet, nuk na është lejuar dikush që selekton ligjet që duhet të kalojnë në Parlament”, përgjigjet Daci. Ligjet e selektuara, sipas tij, zakonisht për nga rëndësia janë të dorës së dytë apo të tretë dhe nuk janë ligje që sigurojnë ekonominë, drejtësinë dhe të drejtat e njeriut. “Mund të pyesni cila është arsyeja. Arsyeja është se disa departamente të UNMIK-ut do të donin ndoshta që edhe një shekull të qëndrojnë këtu. Pse ta lëshojnë ata Kosovën? Rrogat e tyre janë aq të larta çfarë nuk janë në vendet e tyre, gjendja e sigurisë së tyre këtu nuk është keq sikur në disa vende evropiane dhe botërore, ne kemi vajza të bukura, restorante ndoshta më të mirat në regjion. Pse ta lëshojnë ata Kosovën?”, shprehet Daci.

    UNMIK-u nuk duhet të shkojë i tëri dhe menjëherë

    Nexhat Daci, i vendosur, tha se kërkon profesionalizëm nga shtetet perëndimore, jo administratorë dhe politikanë të shekullit XIX dhe burokratë nga shekulli XIX. Ai nuk fajësoi shtetet perëndimore individualisht, por UNMIK-un. Daci nuk mendon se UNMIK-u duhet të shkojë menjëherë dhe i tëri, porse ai duhet duhet të ndryshojë rolin, të reduktojë stafin e tij në mënyrë drastike. Kryetari i Kuvendit nuk mendon se përçarjet mes tre liderëve politikë janë pengesë që UNMIK-u të mund t’ia bart mandatin kosovarëve. Parlamenti do t’i shtyjë ata të punojnë, thotë ai, dhe kjo nuk është iluzion. “Në një parlament të vogël janë të ulura 14 parti politike, 7 parti shqiptarë që përbëjnë 90 për qind të popullatës dhe 7 të tjera janë minoritete. Parlamenti ka arritur që në 90 për qind të ligjeve të miratuara të kenë votë unanime të deputetëve”, jep një ilustrim Daci. Parlamenti mund t’i shtyjë liderët të përmbushin obligimet e tyre, sipas tij. “Nëse ata nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë, unë do të kërkoj nga populli që t’i ndërrojë të gjithë, përfshirë edhe mua. Ne duhet të jemi pjesë e integrimeve në Evropë, ne duhet ta ndiejmë atë jetë. Ne nuk duam të kthehemi në shekullin XIX dhe të kemi carë këtu”, theksoi Daci. “...Apo kolonializëm. E përdora carë duke pasur ndërmend carët rusë”. Daci madje mendon se nuk është korrekte që të thuhet se liderët kosovarë nuk bashkëpunojnë. “Unë kam raporte të shkëlqyeshme me liderin që sapo doli nga kjo zyrë (Haradinajn). Unë nuk shoh dallime të mëdha mes tyre. Kjo ndoshta është një mënyrë ballkanike e të menduarit se dikush duhet të jetë car, apo Zot. Kjo duhet të ndryshohet”, theksoi Daci.

    Steinerin nuk e kritikoj pse nuk e ka bërë punën, por ku janë rezultatet

    “UNMIK-u për një vit e gjysmë ka dërguar informata të rrejshme në New York”, tha në një moment Daci. Kur flet për UNMIK-un, ai thotë se nuk mendoj vetëm për Steinerin, pasi ai ka ardhur shumë vonë. “Unë nuk po kritikoj atë se nuk e ka bërë punën, por pse nuk ka pasur rezultate. Ai erdhi shumë vonë me një ekip shumë të vogël, dy apo tre veta. Çka mund të bëjë ai me 10 mijë të tjerë. Aty është vendosur një burokraci e tipit shumë të lashtë, një burokraci e OKB-së e cila është duke paguar shumë”, tha Daci. Ai vërejti se një senator në Amerikë merr më pak para sesa një zyrtar UNMIK-u. Kritikat e Dacit për Steinerin ishin se ai nuk ka qenë pragmatik. “Ai flet mirë, premton gjëra të mira. Sot shkon dhe ec në veri të Kosovës, gjë që ne e kemi përshëndetur, por nesër harron çka ka thënë”, tha Daci, duke vërejtur se një e treta e Kosovës nuk kontrollohet nga UNMIK-u. “Unë, presidenti e kryeministri, nuk kemi aq qasje fizike në veri”, u shpreh Daci. Me një frymë, ai tha se Qeveria e Kosovës ishte e dëshpëruar politikisht e legalisht në UNMIK-un. “Për çkado që UNMIK-u vendos të nesërmen ti je i detyruar ta lëshosh një komunikatë për shtyp dhe të thuash ‘ne përkrahim njëqind për qind këtë vendim’”, u shpreh Daci. Sipas tij UNMIK-u e ka gabim nëse mendon se e tërë bota e mbështet atë, kjo ka qenë e vërtetë vetëm në vitet 2000-2001 dhe në një pjesë të 2002. Daci tha se përditë takon përfaqësues të shteteve individuale dhe u jep atyre pasqyrën reale për gjithçka. Ai tashmë është i bindur se çdo shtet individualisht është duke përkrahur bartjen më të shpejt të kompetencave te institucionet e zgjedhura. Daci alarmon: “Roli i UNMIK-ut duhet të ndryshojë sa më shpejt që të jetë e mundur, mundësisht që nesër. Viti 2003 sipas analizave që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, jetën sociale, edukimin, përkujdesjen shëndetësore, është në rënie. Kurba ka filluar të bie dhe kjo na bënë të palumtur të gjithëve: Qeverinë dhe njerëzit e Kosovës”. Ai beson se katër vjet pas çlirimit Kosova nuk ka nevojë më për këtë mënyrë administrative të punës së UNMIK-ut. “Ne nuk kemi nevojë edhe më tutje për administrim. Ne kemi nevojë që UNMIK-u të qëndrojë këtu si një grup i vogël i ekspertëve, disa qindra prej tyre, të cilët do të na ndihmonin me këshilla sidomos për fushën ekonomike”, tha kryeparlamentari Nexhat Daci, në njërën prej deklaratave më kritike për UNMIK-un, që ka bërë ndonjëherë ndonjë politikan vendor.



    mani

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Hasellok hedh poshtë akuzat e Dacit: Institucionet nuk i përmbushin as ato kompetenca

    Hasellok hedh poshtë akuzat e Dacit: Institucionet nuk i përmbushin as ato kompetenca që i kanë

    PRISHTINE, 26 prill - Drejtori për informim i administratës së UNMIK-ut, Sajmon Hasellok i ka hedhur poshtë akuzat e kryeparlamentarit Nexhat Daci, i cili administratën ndërkombëtare e akuzoi për burokraci dhe kërkoi reduktimin e saj.

    Hasellok tha në një intervistë për "Evropa e Lirë" se kritikat që i janë bërë UNMIK-ut, veçanërisht këtë javë, janë shumë dëshpëruese.


    Zoti Haselock, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, e ka kritikuar UNMIK-un për burokraci, duke e vlerësuar zvarritjen e transferimit të përgjegjësive si të papranueshme. Ku e ka burimin e tërë kjo pakënaqësi e institucioneve të Kosovës në raport me UNMIK-un?


    “Në fakt mendoj se kritikat që na janë bërë, veçanërisht këtë javë, janë shumë dëshpëruese.

    Niveli i debateve i disa njerëzve është i ashpër, përfshirë këtu edhe kryetarin e Kuvendit.

    Dhe sërish problemi qëndron tek ne, pra meqë jemi, siç thuhet burokratë.

    Më duhet të them se ne jemi burokraci dhe niveli i kësaj burokracie është çështje e hapur për t'u diskutuar.

    Çdo institucion dhe çdo qeveri është burokratike. Por, edhe pse mund të themi se gjërat nuk janë zhvilluar me dinamikën, të cilën ne e kemi dashur, megjithatë janë shënuar përparime.

    Nëse i shikojmë institucionet e Kosovës, çfarë shohim?

    Nuk shohim efekte, por shumë diskutime dhe shumë retorikë. Mendojmë se ka ardhur koha që në vend të kritikohemi pa arsye, njerëzit duhet të punojnë.

    Shikojeni për shembull Kuvendin dhe numrin e ligjeve që kanë miratuar, pavarësisht nga fakti sa prej tyre janë nënshkruar.

    Sa ligje kanë shqyrtuar dhe miratuar në të vërtetë?

    Sa substanciale ka qenë puna që deri tani e ka bërë ky Kuvend?

    Sa kritika ka pasur lidhur me dështimin e Kuvendit për të respektuar procedurat e tij?

    Zoti Daci ankohet për ne, por sa ankesa ka marrë ai jo vetëm nga ne, por nga anëtarët tjerë të Kuvendit dhe partitë politike mbi mënyrën se si udhëhiqet ky institucion?

    Serbët janë ankuar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është ankuar, Partia Demokratike e Kosovës është ankuar.

    Brenda Kuvendi ka pasur pakënaqësi të konsiderueshme mbi mënyrën se si është shqyrtuar Ligji mbi Arsimin e Lartë.

    Prandaj, mendoj se njerëzit fillimisht duhet t’i zgjidhin çështjet e brendshme, para se të shikojnë të tjerat.”


    Ju gjithashtu jeni kritikuar për mosnënshkrimin e ligjeve tashmë të miratuara nga Kuvendi. Përse nuk i nënshkruani këto ligje?


    “Në shqyrtim për nënshkrim janë shtatë ligje. Tre prej tyre i kemi nënshkruar, ashtu siç është kërkuar nga ne.

    Por kritikat se këto ligje janë duke pritur për nënshkrim për shkak të burokracisë sonë janë nonsens.

    Arsyeja pse fillimisht nuk e kemi nënshkruar asnjë ligj është ndërlidhur me efektivitetin e tyre.

    Ne kemi vendosur, në fakt Mihael Steiner ka vendosur, që tre prej këtyre ligjeve t’i nënshkruajë, megjithë rezervat e tij për zbatimin efektiv të tyre.

    Këto ligje nuk janë ligje të mira, nuk janë shkruar mirë, nuk përmbajnë provizionet që do të duhej të përmbanin, por kemi vendosur t’i nënshkruajmë meqë nuk përmbajnë asnjë element dëmtues për askënd.

    Por, po e them se nuk janë ligje të mira dhe mund të ketë vështirësi në zbatimin e tyre. Mbi katër ligjet e tjera kemi rezerva shumë specifike.

    Këto ligje janë hartuar në atë mënyrë, që bien në kundërshtim me Kornizën Kushtetuese dhe rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, për faktin se ndërhyjnë në të drejtat e rezervuara.

    Kuvendi dhe Qeveria e kanë ditur këtë tash e sa kohë, prandaj është e gabueshme dhe jo e drejtë të thuhet se është faji ynë. Zoti Daci madje na ka propozuar krijimin e një mekanizmi që do të mundësonte krijimin e një trupi të përbashkët, i cili do t’i rishqyrtonte ligjet e miratuara për të tejkaluar këtë situatë.

    Por, kjo asnjëherë nuk është bërë dhe pikërisht për këtë arsye zoti Steiner i ka shkruar para disa ditësh një letër zotit Daci, duke i rikujtuar atij të katër ligjet që presin rishqyrtim dhe duke ia caktuar afatin deri më 30 prill për krijimin e mekanizmit të propozuar nga vetë ai dhe të mbështetur nga ne.

    Dhe nëse nuk e bën një gjë të tillë, ne do t’i nënshkruajmë në mënyrën në të cilën duhet të jenë ato ligje.”


    Nëse më lejoni të citoj zëvendës-ambasadorin amerikan në Kombet e Bashkuara, Richard Uilliamson, i cili ka thënë se deri në fund të vitit UNMIK-u duhet t’i transferojë përgjegjësitë, natyrisht ato që nuk janë e drejtë e rezervuar. Duke pasur parasysh rrethanat për të cilat folët deri më tani, sa mund të realizohet një proces i tillë?


    “Nuk shoh asnjë arsye për mosrealizimin e këtij qëllimi.

    Ju e cituat zëvendës-ambasadorin amerikan, por më lejoni të them se edhe Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara sa edhe ne, për dorëzimin e përgjegjësive tek njerëzit kompetentë.

    Shtetet e Bashkuara nuk janë të mendimit se ne duhet t’i dorëzojmë të gjitha përgjegjësitë në duart e qeverisë, pavarësisht nga aftësitë e saj për t’i përmbushur ato.

    Ne kemi thënë se bëhet fjalë për kompetenca të mëdha dhe për t’i marrë ato në duar, duhet që duart të jenë të forta.

    Duhet bërë pak gjimnastikë për t’i sforcuar këto duar, duhet stërvitje.

    Ata nuk janë duke i përmbushur si duhet as përgjegjësitë, të cilat tashmë i kanë.

    Të shkojmë me radhë, nëse doni që të jem i drejtëpërdrejtë. Përse në njërën anë thonë se nuk paguhen si duhet, ndërkaq nga ana tjetër kërkojnë krijimin e ministrive të reja?

    Krijimi i ministrive të reja do të thotë shërbime të reja publike, zyra të reja dhe më shumë njerëz për të paguar.

    Pse ju duhet Ministria e Mbrojtjes?

    E kemi KFOR-in këtu, kemi selinë e kësaj force jo shumë larg nga zyra ku jemi tani, e cila në esencë është Ministri e Mbrojtjes.

    Kemi një gjeneral NATO-je të ulur aty, çfarë dëshironi ju, një gjeneral kosovar të ulur në Ministrinë e Mbrojtjes?

    Për çfarë ju duhet Ministria e Jashtme, kur për të gjitha çështjet e jashtme angazhohet dhe paguan komuniteti ndërkombëtar.

    Kush do të paguajë, në rast të krijimit të Ministrisë së Jashtme pavarësisht nga statusi përfundimtar, ambasadorët dhe zyrat e tyre jashtë vendit?

    Tani t’i analizojmë pak edhe përgjegjësitë që i kanë, pra shëndetësinë dhe arsimin.

    Kemi dëgjuar njerëzit brenda qeverisë të kenë thënë se arsimi dhe shëndetësia janë çështje minore, duam sektorin e mbrojtjes dhe të marrëdhënieve me jashtë.

    Nëse në një vend perëndimor një politikan thotë se shëndetësia dhe arsimi janë çështje minore, karrieria e tij politike përfundon.

    Mjaft folët për simbolizmin, merruni me problemet.”


    Por ata thonë se ju nuk i lejoni…


    “Ata duhet të dëshmojnë se janë duke punuar, ne nuk presim prej tyre që t’i zgjidhin problemet brenda natës, prej tyre presim që t’iu qasen atyre.

    Dhe për këtë natyrisht se kanë përgjegjësi, kanë përgjegjësi edhe në rrafshet për të cilat ata vetë thonë se nuk kanë.

    Të marrim për shembull gjyqësinë, rreth 90 % janë gjykatës vendorë, ne kemi një përqindje shumë të vogël.

    Është e vërtetë se ne e mbikqyrim sistemin gjyqësor, por për faktin se gjyqësia kosovare nuk ka bazë të fortë.

    Në fakt sistemi gjyqësor në Kosovë nuk ka ekzistuar kurrë. Në Ministrinë e Financave keni zyrtarë të lartë që thonë se përgjigja për krizën ekonomike në Kosovë do të ishte krijimi i një valute kosovare, në kohën kur këtu tashmë po funksionon euroja.

    Rajonet e tjera në Ballkan do të vdisnin për të pasur euron, këto vende çdo ditë janë duke luftuar për të mundësuar që Bashkimi Evropian ta njohë valutën e tyre dhe ta zëvendësojë me euron. Kjo është çmenduri.”


    Zoti Haselock, përfaqësues të disa institucioneve kosovare gjithashtu kanë kritikuar shefin e UNMIK-ut se ka transmetuar informacione të gabueshme në Këshillin e Sigurimit mbi punën e institucioneve vendore. Është e vërtetë kjo?


    “A nuk ju duket i jashtëzakonshëm fakti se kemi arritur në nivelin e debatit publik ku kryetari i Kuvendit të Kosovës e quan përfaqësuesin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara gënjeshtar.

    Në esencë këtë është duke e thënë. Raportet që i dërgohen Këshillit të Sigurimit dhe Kombeve të Bashkuara nuk sajohen vetëm në zyrën e zotit Steiner.

    Gjërat hulumtohen, nuk krijohen vetëm nga UNMIK-u, ato i raportohen edhe zyrave ndërlidhëse të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit.

    Po të raportonim gabim, këto zyra ndërlidhëse do të reagonin duke thënë se nuk është e vërtetë.

    Këshilli i Sigurimit deri më tani na ka përkrahur.

    Atje nuk është një grumbull ambasadorësh që rri ulur dhe pret raportet nga Mihael Steiner.

    Ata kanë edhe raportet e veta nga terreni, nëpërmjet zyrave ndërlidhëse.

    Britania e Madhe ka zyrën e vet këtu, Gjermania, Rusia, Shtetet e Bashkuara, të gjitha i kanë zyrat e veta ndërlidhëse.

    Zoti Daci në esencë e ka quajtur zotin Steiner përpara komunitetit ndërkombëtar gënjeshtar dhe kjo është thjesht tronditëse.”

    RTV21
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kresha
    Anëtarësuar
    31-10-2002
    Postime
    67
    Intervista e Hasellok-ut dhene Evropes se lire eshte nje pershkrim real i institucioneve dhe mekanizmave kosovare. Per fat te keq, ajo eshte e verteta sa i perket (mos)punes se kuvendit, qeverise dhe presidences. Votimi i ligjeve dhe deklaratave qe nuk jane kompetence e kosovareve jane bere perditshmeri ne mbledhjet e kuvendit, e edhe ato ligje per te cilat ekziston kompetenca shtohen amandamente qe bien ndesh me rezoluten 1244 apo kornizen kushtetuese.
    Te mos cuditen Rugova e Thaqi kur ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare do te dalin vetem anetaret e familjeve te tyre.
    Te mos habiten lideret kosovare nese Shtajneri vendos ta shperndaj kuvendin. Edhe pse dihen mangesite e Rezolutes 1244 dhe Kornizes Kushtetuese, Kuvendi duhet ti rrespektoj ato deri ne fund. Kur kuvendi nuk e respekton ligjin, pa marre parasysh se cfare eshte ai, si te pritet prej qytetareve te tjere ta bejne nje gje te tille.
    Kosova me hapat e dy vjeteve te fundit ja beri me dije te gjitheve se nuk ka baza qe ne te ardhmen e afert te behet shtet i pavarur. Kosoves ne keto momente i duhet nje qeveri ekspertesh te cilet nuk punojne per interesa partiake. Rugoves duhet dhene nje dekorate falemnderuese si njeriu i pare qe formoi nje parti politike shqiptare ne Kosove. Poashtu, Thacit e Haradinajt nje dekorate te njejte per kontributin e tyre gjate luftes. Edhe nje koncert ne mes te Prishtines me rastin e largimit te tyre nga skena politike nuk do te ishte keq.
    Po qe se vazhdon e njejta situate, atehere do te vije dita kur lideret kosovare do te kerkojne moratoriume e vazhdim protektorati. Por, do te jete vone. Gjeneratat e reja do te jetone ne nje Kosove gjysmake ose ne nje Serbi te re.
    Te gjitha rruget te cojne ne Prishtine, por eshte nje tren qe shkon ne Perzeren.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Stainer e gjithe ndyresira tjeter europiane duhet te largohet sa me pare nga kosova pa gjak sa s'eshte vone, pa u ngit populli me hanxhare e sopata t'i presi kokat.
    Kto qelbesira dhe kerrma te ndyra as qe i behet gajle fare per kosovaret qe i konsiderojne krimba pa goje qe vetem zvarriten rrugeve te kosoves e kushedi ç'i duket vetja.
    Debilat kosovare dohet te zgjohen e te koptojne se po s'qeverisen vetem kolonizatoret e huaj kane per t'i qverisur pastaj.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Burokratet perendimor e kane sjellur Kosoven ne gjendje tragjike. Daci ka te drejte. Nuk mund te arsyetohet se nje perkthyes i Unmikut merr 750 Euro, nje profesor universiteti 150 Euro.

    Bota eshte ne Kosove, por industria kosovare eshte lene pasdore. Per kete i ka fajet ajo administrate e cila ngulfat ekonomine.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Duhet te kuptoni qe nuk eshte detyra e UMNIK te ndertoje Kosoven, eshte detyra e institucioneve shqiptare dhe vete popullit shqiptar ne Kosove qe te vene ne levizje motoret e ekonomise atje. Por perpara se te vesh tek ekonomia, duhet te kesh nje shtet te konsoliduar, dhe per fatin tone te keq, institucionet shteterore ne Kosove ende nuk jane konsoliduar, kjo per arsye se mungon vullneti politik per te bashkepunuar per te miren e Kosoves. Kjo duket ne mungesen e inisiatives se presidentit Rugova, duket ne vrasjet politike dhe hedhjet ne ere te urrave nga grupime qe kercenojne institucionet shqiptare, duket tek idete moratore qe hedhin disa, qe nuk u intereson shume pavaresia e Kosoves me cdo kusht, por u intereson se "kush od ta sjelli pavaresine", ke do te shohin shqiptaret si "shpetimtar e clirimtar" te tyre.

    Papjekuria politike dhe banditizmi politik jane rreziqe imediate ne Kosove.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    A jan te rrezikshme keto veprime te UNMIKUT?

    *****************************************

    Sipas administratores së UNMIK-ut për Mitrovicën

    Emërtimi zyrtar "Mitrovicë" e jo "Mitrovicë e Kosovës"

    Mitrovicë, 12 maj - Administratorja e UNMIKut
    për Mitrovicën Mina Jervenpaa deklaroi të
    shtunën se emërtimi zyrtar për qytetin e ndarë të
    Mitrovicës do të jetë - Mitrovica.
    "Sipas rregullores së UNMIK-ut të vitit 2000 emri
    Mitrovica e Kosovës është ndryshuar në
    Mitrovicë", deklaroi Mina Jervenpaa, administratore
    e UNMIK-ut për këtë qytet dhe shtoi se ky
    vendim nuk shkel Rezolutën 1244 të KS të OKBsë.
    Ajo shtoi se marrëveshja që është nënshkruar në
    mes përfaqësuesve të UNMIK-ut dhe Beogradit
    zyrtar nuk parasheh Këshillin Këshilldhënës serb
    në veri të Mitrovicës dhe në atë trup duhet të marrin
    pjesë edhe një shqiptar dhe një mysliman.
    Mina Jervenpaa paralajmëroi se deri në fund të
    verës, objektet tregtare të ndërtuara ilegalisht do të
    hiqen nga rrugët kryesore të Mitrovicës dhe shtoi
    se gjatë vitit të kaluar në spitalin e Mitrovicës janë
    investuar 350.000 euro për rindërtim.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Kresha, për fat të keq, ashtu është si thua ti e topi nuk e luan por, ne si një popull "folkloristik" shikojmë vetëm prapa e nuk e shikojmë (shpeshherë nuk e shohim) realitetin drejt në sy dhe nuk mendojmë për të ardhmen. Pa iu përveshë punës vetë askush nuk do të na ushqejë ne, e fundi i fundit as UNMIKu e as bashkësia ndërkombëtare nuk na kanë borxh të na zhvillojnë e të na çojnë përpara.
    Ne kemi një thesar të madh të fjalëve popullore (qysh thojnë pleqtë) por nuk iu përmbahemi apo nuk i marrim si udhërrëfyes për në jetë; ja një nga to:"mjer' laknori i shpis' që pret mazën e kojshis' ".
    Ose edhe një tjetër do të ishte aktuale tani: " unë rri , ti rri - laroi në kallamoq".

    Kurse ne, ne vetëm rrimë e flasim fjalë të mëdhaja... e punët kurrkund hiç.... edhe më tutje në terr...
    të gjitha me masë!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    As Kosova , as Shqiperia nuk mund te mekemben pa kapital te huaj.
    Ne Kosove industria eshte plackitur dhe kane mbetur ndertesat. Ato ishin fabrika te shtetit, ne to nuk investon askúsh. Nese privatizohen do ta kene veshjtire sepse u duhen tregje per shitjen e prodhimeve. Kosova ka patur tre gjigante: Elekektroekonomine- ( Kosova sot nuk ka rryme per veten), Trepcen dhe Feroniklin, keto dy te fundit nuk punojne. Nese nje shtet bazohet ne ekonomine e vogel, ai shtet e ka veshtire.

    e njejta gje ka ndodhur me DDR , te gjitah firmat shteterore jane mbyllur, madje edhe ajo e makinave dhe keshtu i eshte hjekur konkurenca fimave dhe koncerneve perendimore. Atje nuk prodhohet gati asgje, por ka vetem shitore te llojeve te ndryshme dhe te gjitha jane nga perendimi...Ayt ku nuk prodhohet, nuk krijohen vendet e punes... ( papunesia mbi 20 % )pervec te mirave qe ka demokracia po futet kudo edhe ne forme imperialiste: ne prodhojme, ju bleni!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne KOSOVE duhet nje QEVERI qe gezon besimin e shumices.
    Kjo qeveri duhet pastaj te punoje nat e dite.
    Punen A nuk e ben dot se nuk e lejon rezoluta...ok bej punen B..pastaj hidhu tek Puna C as aty nuk le rezoluta..ok bej punen D qe e lejon e keshtu me radhe derisa nji dite duket qarte qe cka ish ne dore te Shqiptareve u ba bukur e mire e tash..ja si ka ngel punet e te hujve...dhe kjo sjell rritjen e autoritetit te Kosoves ne sy te Botes dhe patjeter se do shperblehet me rritje kompetencash..pra me forcim pamvaresie..

    Mirpo disa ne Kosove dine vec te Vjedhin e vec te vrasin..
    Dihet se kush..

    Ata qe vrane Ahmet Krasniqin dhe DRININ ata sabotojne Rindertimin e KOSOVES...
    Ata dine vetem te vrasin mbrapa shpine e te hyjne ne Biseda me Serbet..mbrapa shpine..


    Nuk di Bajrami te shkoje naten ne nji Motell-Bordello e te kontrolloje?

    Din shum mire..
    Pse nuk shkon edhe te hyj dhom me dhome e te shikoje kush jane frekuentuesit, Pronaret e nga jane Viktimat?

    Mjafton ta bej kte dy here dhe levizin gjerat.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Brari i dashur
    po flasim per gjera tjera. A KRasniqin kishte gruan serbe dhe nuk di si quhen femijet e tij. Ai eshte bere i njohur kur eshte vrare, me pare askush nuk ka ditur gje per te. Ne po perpiqem te flasim ketu se si mund te behet, jo si ishte. Nuk ishte e mire vrasja e tij dhe e askujt, pro ketu nuk po i diskutojme ato! Leje te pushoje Krasniqin , por te shikojme para....

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ahmet Krasniqi ishte bir i nje nANE sHQIPTARE DHE ISHTE CAKTUAR E PUNONTE SI MINISTER DHE ORGANIZATOR I farkut(Forcat e armatosura te Kosoves) dhe te drejte per ta vrare nuk kish kerkush.

    Ata qe e vrane jane kriminele te ndyre qe vrane nji shqiptar.

    Te ish per serb ata vrasesit te cilet ti i simpatizon ( sepse e di kush jane) mund te kishin vrare ARKANIN qe perdhunonte prej 12 vitesh Kosoven e jo kolonel Ahmetin.

    Po nuk shkoj ne Burg banda qe vrau Ahmetin nuk ndreqet KOSOVA.

    Me Vrases kryetar Partie si Thaqi e shok Vrasesish si barjam Rexhepi e me drejtora Televizioni si ideollogu vrasjeve Demaci e me akademika qe frymezojne vrasjet si Qosja...e me Hajna si Ramushi e Xhavit Haliti Kosova nuk ben asnji hap para.

    Po DRINI a kish grue Serbe...po UKA.. po Kushtrimi 4 vjec a kish grue serbe...???

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari me te vertet nuk po len kan te diskutoj!
    Po boll ore burr pusho pak me ato vajtime si femija thua ti qe ne i vram! Po per ty krejt ja vrases krejt jan kriminel veq ata shoket tu te ldk-se jo e te tjeret krejt jan nji soi,mos ore burr mos se nuk e kie hiq kerkund ne ta.

    Brari a po don mus e dish ta dha ni faqe te policis e atje shko e rexhistrou e jepi keto deshmit tua te shumta se neve nau ke ba teper i merzitshem.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Llapi.. ti don qe me vra e mos me dhan llogari..
    Ku ka keshtu LLAP??

    Vetem ne kamboxhia , ne IRAK, Ne Bashkimin Sovietik ne Kosove etj.
    Jo llapi ..se Bota e civilizuar nuk i don vrasjet.

    Sa per raporte e spiunime tek te huajt..ti e din LLap se kush doli ma i zellshmi..

    Ne Gjyqin e Prizrenit Rasimi akuzonte Gjeneral Veselin per vrasjen e Drinit dhe Shoket e Veselit e spiunuan Rasimin duke e akuzu se gjat luftes ka vra Shkie.

    Edhe ne shkrimin dje qe postove ti ish Melaimi Zeka qe spiunonte tek Stajneri Boten SOT.
    Kte ka bere dhe Xhaviti ma pare.
    Pra qofte per vrasje qofte per Spiunlleqe jeni ju te paret , stalinistat e Kosoves.

    Sa te jeni ju ne Parlament Kosova asnji hap para nuk ben.
    Me perdhun doni ju tash me e Shti Kosoven nen SERBI.
    PSE?
    Vec qe Thaqi , Lima e sorrollopi tyne ne Tiran e Prishtine te meshirohen ne HAGE.

    Sa turp.


    Pse Thaqi ben bisedime sekrete me Serbet?
    Kosova ka Parlament.

    "Kthimi" ka deputet ne Parlament te Kosoves e pse u dashka me u bisedu me ata ashtu fshehtas?

    Pse Thaqi pret ne bes VOTEN e POPULLIT.

    Pse nuk tregon ti LLAP se Thaqi me Limen me dashnoret e tyre ishin ne Slloveni per pun te flliqta?
    Ju doli boja keq.






    ...

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    BRARI

    Po e citoi vetem ket thanje tanen:
    ------------

    ------------

    Eu BRARI po me e shti Kosoven nen serbi nuk ka pas nevoi te luftohet se ajo nen serbi ka qen ore brari a e din a jo???!!!

    Besoi se edhe femijet e din qe diq nuk eshte ne rregull me koken tande,po si nuk prajn akuzat ndaj atyre qe e ndoqen serbin nga Kosova kurr, e tash i akuzon se po doin me perdhun me shti Kosoven nen serbi! eu gjithqka po ndegjoika njeri sa te jen gjall!!!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #16
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    o brar, cfare zgjidhje ka kosova

    diktature militare
    diktature perzonale
    republike socialiste
    republike demokratike

    cfare mendon????,te kujtoj shekullin ku gjindemi, eshte i 21-ishi, dhe ki ndermend politiken globale.

    As i kuq e as i verdh nuk do te bej hajr ne kosove, VETEM I DREJTI, dhe POPULLI DO TE SUNDOJ, askush tjeter. Mos haro, si ibra si hashimi jane VETEM figura kalimtare.

    Flm

    PS: perse te akuzohet hashimi nga haga?
    albanish by nature

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nuk ka rendsi a Haga a Rahoveci.
    Rendsi ka qe kush ka vra Shqiptar te gjykohet e jo ti thuret legjend.
    E aq ma shume qe kan vra Shqiptar qe kryenin detyra ne sherbim te atdheut.
    Sic po duket ne Kosove po vlen nji lop a nji kerr ma shum se nji kok njeriu.
    Kjo eshte shenj qe nji popull ka degraduar prej roberise gjate.
    Dinjiteti ri-fitohet kur e drejta del e fiton dhe genjeshtra rrezohet.

    Ata qe vrane nen masken e zallamahise se Luftes sot propozojne zbutje e nenshtrime ndaj Armikut shekullor.

    Kjo tregon se Vrasesit kan frike nga dikush e ky dikush po i perdor si gure Shahu ne dem te Kosoves.

    E vrasesit duhet te kene frik vec nga Gjyqi i popullit.

    Kur nji popull sundohet nga vrasesit perfundon si Populli Shqiperise ne Eksodin e famshem ose si Kosova ne Stankovac.

    ...

  18. #18
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Nje profesori tek Instituti Bujqesor i Kamzes i ishte fiksu me Gjelin, te gjithe nxenesit i pyeste veç per ket. Po ta kishe mesu kapitullin mbi Gjelin e kishe lenden e ketij profesorit ne xhep.
    Befas, nje dite, ngren nje nxenes dhe e pyt per Elefantin. Ky ngel i stepur, ne fakt veç per disa çaste, sepse pasi shperndan habine e surprizes, pergjigjet: Elefanti - profesor - ndryshon shume nga Gjeli, sepse ky ka keto karakteristika. E t'ja filloj mesimit te vetem qe dinte.......deri ne fund.

    Edhe ti Brar, pergjigjesh njesoj si ky nxenesi. Po tek vrasesit e hajdutet te ka ngel mendja, keto i ke pergjigjet e gatshme te tuat kudo ne forum, e ndajkujt-do. O Brar edhe ne France pas luftes dyte boterore, jane pushkatu njerezia PA GJYQ e ne faqe te murit. Plot per 2 vjet, deri ne 1947. Keto jane efektet e luftes.
    Siç jane VJEDHJA e KORRUPSIONI ne Shqiperi, efektet e mospasjes, e VETRRETHIMIT per 50 vjet.
    Zgjuarsia, qendron tek kalimi i ketyre fazave te rrezikshme kalimtare, vjen DITA e duhet me i THIR mendjes, siç bene francezet. Ata me gjermanet jane sot MIQ, megjithese DUHEN HIÇ.
    Kjo "sjellje" eshte rruga NORMALE dhe e VETME, per sukses te garantuar.
    Lexo Iliaden te març vesh, qe dhe ne at kohe eshte vepruar NJESOJ; Lufte deri ne DHEMB, pastaj Paqe e Bashkepunim deri DHEMB.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ornament ne se neser na duhet me luftue ne te dy ne Shqiperi ne se na okupon ndoj armik u huaj e ne se ti radhitesh ne njesitin clirimtar te Bashkim Finos e une ne njesitin clirimtar te Arben Imamit...edhe ne se nuk i rakordojme veprimet luftarake...perseri as ti e as une skemi drejt me vra njeri tjetrin e as Fino ska drejt me vra Imamin.

    E ne se ty te vrasin shoket e mije...nana jote do ngushelluar dhe ngushellimi eshte jo mos-b-yth-kok-carja e poshtnimi por dalja ne gjyq e vrasesit tend ose nji plumb ne lule te ballit atij vrasesit.

    Kte e kerkon Burreria sepse ai vrasesi mesohet keq e vret per dite e jo vec vret po shet dhe atdheun..

    Qashtu djalosh..


    Bicikleten me ju a marr ndoj fmi i lagjes me ba xhiro thoni..Ku esht ai klysh se do ja perdredh qafen..

    E pyete Nanen tande..per ma hollesisht..

    .......

  20. #20
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Nana eshte ne at bote, ku as me pyt dot e as mund ta pys me. Tek rreshti i fundit ti e kape padashje "situaten".
    Vetem me FEMIJT (me te vegjel e te dobet) ne sillemi keshtu. Pra kjo tregon qe e gjitha eshte çeshtje FORCE. Vret vetem me i forti. Eshte po ai qe mban dhe gjyq.
    Ne te tjeret ( te shumtet e te vegjelit) duhet vetem te BINDEMI, revolta sjell veç anarki. Ne duhet te perdorim VOTEN, si kudo ku ka qyteterim dhe ti leme njerzit e zgjedhur te KRYEJNE mandatin e tyre PAVARESISHT se cilet jane ata.
    Ky eshte rregulli universal.

    Nuk ja vlen me u anku e qaravit ne çdo çati, siç bejne disa TE SHTYPUR, TE PERZENE, TE PAAFTE, disidente te perjetshem. Ngaqe keshtu nxjerrim ne drite pafuqine tone, mjerimin tone, varferine tone, DINJITETIN TONE. Kjo na ben me te SHEMTUT.


    PS; asnjeri nuk te vret fare KOT, as i marri.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Muzika klasike, 101 pjesët më të bukura
    Nga Tannhauser në forumin Muzika botërore
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 21-10-2023, 16:25
  2. Përmeti i Edit'h Durhamit: Ndër vendet më të bukura në botë
    Nga dardajan në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 05-06-2012, 17:49
  3. Ah, më ka mbërthyer vjeshta...
    Nga Xhexho në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-10-2006, 04:47
  4. Artet e Bukura të Shqipërisë
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:59
  5. "E Bukura dhe e Shëmtuara" flet piktori Ndini Bardhi
    Nga katana në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 17:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •