Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 189
  1. #41
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    18
    4.5 milionë $ shpërblim, për shkatërrimin e pasurisë së shoqërive huamarrëse

    Kjo ishte marrëveshja mes qeverisë dhe kompanisë "Deloitte&touche"

    Me vendimin e Këshillit të Ministrave, nr.501 dt 24.11.1997, sipas një kontrate të lidhur nga Ministria e Financave, kompania "Deloitte&touche", u caktua të administronte 12 shoqëri huamarrëse. Ky administrim do të paguhej nga shteti shqiptar (me fonde të Bankës Botërore) dhe kompania "Deloitte&touche", do paguhej 4.5 milionë $.

    Vitet kaluan, kompania "Deloitte&touche" tashmë e ka mbaruar misionin për të cilin ajo ishte ngarkuar.

    Mediat e shkruara, prej kohësh kanë publikuar fakte, që kompania "Deloitte&touche" nuk e kreu detyren për të cilen ajo u ngarkua.

    E vetmja punë e bërë nga ajo kompani, ishte marrja e pagesës nga qeveria shqiptare, prej 4.5 milionë $.

    Ky ishte çmimi i marrëveshjes me qeverinë shqiptare, ky ishte shpërblimi për marrëveshjen e pashkruar të shkatërrimit të pasurisë së shoqërive që mori nën "administrim".

    Ja programi i punës për administrimin e shoqërisë "Vefa", i paraqitur nga kompania "Deloitte&touche", që nuk e zbatoi kurrë!

    Objektivi kryesor, sipas programit, ishte:

    "Zgjidhja e situatës së kompanisë "Vefa", në interesin më të mirë për kreditoret".

    Por siç duket, kjo kompani, brenda pak ditëve kishte harruar objektivin e saj kryesor!

    Interesi më i mirë për kreditorët, tashmë është bërë i qartë nga kompania "D&T", në faqen 18 të raportit të saj:

    "Perspektivat e ndonjë kthimi të madh për kreditorët janë jashtëzakonisht të largëta. Përllogaritja e devidentit varet nga baza e llogaritjes të pretendimeve të borxhit, por mund të jetë 10%, apo më e ulët, nëse bazohet në kapital, plus interesat e akumuluara."

    Kompania "D&T", e shqetësuar sa më lart për objektivin kryesor të saj, në paragrafin e dytë të programit të administrimit, ka shprehur me fjalët e saj, se kush është rezultati final i atij administrimi.

    Programi i administrimit i "D&T", vijon:

    "Produkti përfundimtar: administrimi është paguar nga shteti shqiptar (nga fondet e Bankës Botërore).........".

    Pra duket qartë, produkti përfundimtar nuk ishte administrimi në interesin më të mirë për kreditoret, por pagimi i shumës prej 4.5 milionë $.

    Sipas atij programi, puna e kompanisë "D&T" do zhvillohej në dy faza:

    Në etapen e parë, ky program fokusohej në këto momente:

    "Menaxhimi i biznesit të "Vefa"-s, përgatitja e një raporti të shkruar, se si situata mund të zgjidhej në interes të kreditoreve (raporti perfshin një rishikim financiar dhe një vlerësim të aktiveve kryesore dhe të shpenzimeve të biznesit".

    Në etapen e dytë, do të fokusoheshin: "në venien në jetë të rekomandimeve".

    Ja konsideratat e tjera dhe një vështrim i përgjithshem i programit që nuk e zbatuan kurrë:

    "Kreditoret duhet të shikonin te "Vefa" një ripagim".

    Kreditoret e kompanisë "Vefa", edhe sot e kësaj dite pyesin: kur do të jetë ky ripagim?

    "Roli i administratorëve është që të mbrojë interesin e kreditoreve, në bashkepunim me stafin dhe menaxherët ekzistues".

    Ja si e realizoi kompania "D&T", rolin e vet të mësipërm.

    Ne raportin e asaj kompanie, theksohet:

    "Metoda e ndjekur është që kreditoret duhet të angazhohen në vendimet kyçe që do të ndikojnë mbi ta".

    Dhe këtë angazhim të kreditoreve, në vendimet kyçe, e realizoi, "nëpërmjet televizionit, deklaratave për shtyp dhe intervistave" dhe kur kreditoret nuk mbeshteten vendimet e administrimit nepërmjet gjykatave, u shkrinë shoqatat e tyre.

    Ja si e realizoi bashkepunimin me stafin drejtues, në raportin e saj "D&T", shkruan:

    "shumë kritike, heqja e pronarit dhe e drejtuesve të kompanisë".

    Programi vazhdon:

    "...dy javët e para do të perdoren për të patur një vështrim të përgjithshem mbi bizneset e "Vefa"-s"

    Por tashme janë bërë publike që shumë shpejt, administratoret, në vend që të inspektonin objektet e kompanisë "Vefa", u larguan nga Shqipëria për pushimet e Vitit të Ri, kuptohet për interesin më të mirë të kreditoreve.

    Programi vazhdon:

    "Rekomandimet tona do të konsistojnë në një nga kombinimet e opsioneve të mëposhtme:

    Rifinancimi; bizneset operuese me fitim; menaxhimi i bizneseve për shitje të mëvonshme; shitja e biznesit; shitja e aktiveve; mbajtja e aktiveve për riinvestim; negociata me kreditoret aktualë"

    Tashme janë bërë publike faktet, që ky program nuk është vënë në zbatim kurrë.

    Kompanisë "D&T" dhe kryetarit(te vetëshpallur) të Grupit Mbikqyrës z.Arapi, i janë drejtuar shume letra dhe ankesa nga stafi i kompanisë "Vefa",(që ajo kompani kishte vendosur të bashkepunonte), për pengimin e rifinancimit të bizneseve të kompanisë.

    Kompania "D&T",jo vetem që nuk menaxhoi asnjë biznes, por nëpërnmet bllokimit të financimit dhe furnizimit të tyre material, i çoi në falimentim të detyruar.

    Kompania "D&T", megjithëse e kishte në program, nuk ka shitur asnjë biznes.

    Në vijim të atij programi, kompania "D&T" kishte percaktuar:

    "Kur tregu nuk ekziston për këto aktive, ose është shumë i dobët, ku çmimi i pershtatshem nuk të sigurohet, atëhere aktivet do të mbahen derisa tregu për to të krijohet, ose forcohet".

    Por ky program ishte shkruar që të mos zbatohej kurrë, ky program ishte një mashtrim i madh, që i duhej qeverisë socialiste sa të kerkonte dhe të gjente paratë, për kthimin (grabitjen) e tyre 100%.

    Shpërblimi ishte caktuar: "produkti perfundimtar, administrimi është paguar nga shteti shqiptar (nga fondet e Bankës Botërore)" 4.5 milionë $.

    Kush mund ta besojë programin e cituar më siper për ruajtjen e aktiveve, derisa tregu të permirësohet, shitja e aktiveve ishte vendosur që me 24.11.1997.

    Ligji nr.8386 dt.30.7.1998 neni 11, thotë:

    "Proçesi i shitjes së pasurisë të shoqërive huamarrëse, realizohet nga administratoret në afatin e përcaktuar në kontratën e lidhur dhe si rregull, brenda vitit 1998".

    Pra del qartë se programi i administrimit ishte veçse një sajese, që nuk u zbatua kurrë. Kontrata ishte lidhur që me 24.11.1997, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr.501 dt,24.11.1997 dhe që në atë moment, ishte vendosur shitja e pasurisë dhe në këmbim, shperblimi ishte 4.5 milionë $.


    --------------------------------------------------------------------------------

  2. #42
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Parate do ti ktheje Nanua !!!!!Mos u merzisni o popull......
    Ja dhe nje tjeter kater-vjecar, dhe "lum" ai qe do te jetoje ne Shqipri
    "Rrofshin" hajdutet dhe "poshte" te ndershmit!!!!!!!!!!!PS-ja do fitojeeeeeeee dhe "lum" ai popull
    Dhe bar do te hame e idealet si ndryshojme..............

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Spektri: Interviste me Shemsije Kadrine

    Shemsije Kadria
    Strategjia ime për të kthyer paratë e kreditorëve të Gjallicës

    Nga Arlinda Canaj

    Eskluzive nga burgu 325

    Porta metalike, çelësa pa fund, policë dhe duar femre që të prekin nëpër trup pas çdo porte hekuri që të hapet para syve. Në burgun 325, ku kryejnë dënimin shumë gra, nën sytë e banorëve të lagjes Ali Demi, të duket sikur ndjehesh në një komunitet antikiteti, më saktë në një ishull amazonash. Gratë kanë dalë nëpër verandat e tyre, diku dëgjohet një muzikë manjetofoni, në punishte dikush hekuros, një mesogrua qep me makinat qepëse, një vajzë disi e mplakur nxjerr një kovë me karafila të freskëta. Të gjitha gratë të përshëndesin dhe vetëm policet me sytë tepër vëzhgues dhe me burrërinë që ua jep profesioni, të bëjnë të ndjehesh mysafire dhe të mbarosh punë shpejt. Një botë tjetër, ku lidhjet me realitetin dhe me krimin janë sa larg aq dhe fatale për këto gra që kryejnë dënimin e tyre. Mes tyre njeh emra të stërlakuar për vrasje dhe krime makabre.
    Ideja jonë këtë radhë është një takim me znj. Shemsije Kadrija, e njohur ndryshe si bosja e Gjallicës. Nuk dëshiron aspak të japë intervistë, jam e lodhur thotë nga shtypi, por mikpritja kuksiane nuk e lë të më lëshojë pa ndonjë kafe. Një police i thotë se i është ulur dënimi 60 ditë dhe këtë lajm e pret me buzëqeshje. Më fton në dhomën e saj që e ndan me dy vajza të reja, të cilat më thotë se kur të dalë nga burgu, duke qenë se nuk ka vajza, do t'i adoptojë, dhe pak nga pak nis e tregon disa faqe të shkruara me një shkrim të qartë.
    "Quhem Shemsije Fejzi Islami (Kadria), lindur në 16.6.51 në Kukës. Rrjedh nga një familje e mesme qytetare. Im atë para reformës, ishte pronar toke dhe bashkë me xhaxhanë tim kanë patur hane dhe kanë bërë tregëti me Kosovën. Ne jemi rritur gjithnjë në kontakt me të afërmit tanë dhe e kemi patur në shpirt tregtinë. Në 72 martohem me një punëtor operativ në Degën e Brendshme në Kukës, i cili shpejt transferohet në Tiranë, në Ministrinë e Brendshme. Me urdhër të Manush Myftiut emërohem si sekretare në Këshillin e Ministrave. Më pas punoj në Bibliotekën shkencore si zëvëndës sekretare e organizatës së Partisë. Ndërkohë im shoq vazhdon shkollën e diplomacisë, në specialitetin e gjuhës serbo kroate dhe mbas kësaj emërohet zëvëndës atashe në ambadadën jugosllave, në përfaqësinë tregëtare në Rieka. Këtu bashkë me tim shoq njohim pak a shumë gjithë hartën e tregtisë botërore dhe krijojmë lidhjet që do të na duhen për më pas. Pas kthimit në Atdhe punoj si shefe kuadri në klinikën stomatologjike shqiptare. Që aty, duke parë vështirësitë e mëdha që kishte në atë kohë në Shqipëri me kambizmin (ishte viti 89), nis e merrem me të, dhe më pas kaloj në veprimtari private. Merrem me mallra elektronike duke patur pikshitje të mallrave elektronike në 15 rrethe të Shqipërisë (Durrës, Lushnjë, Ballsh, Kuçovë, Fier, Gjirokastër, Sarandë, Vlorë) dhe shumë vende të tjera. Gjithashtu gjatë kësaj kohe merrem me tregëtinë e cigareve dhe të naftës".
    Eksperienca e saj e parë me huamarrjen u bë në Tiranë, në favor të Bejti Qemenit, pronar i "Ogur elektronik", që e furnizonte me mall. Ky partner kishte një krizë në Moldavi, në një nga filialet e tij dhe i kërkon ndihmë, një shumë parash me 1,5 përqindje për një muaj. Në atë kohë në Shqipëri ish hapur "Iliria holding" dhe një eksperiencë e tillë egzistonte. Me 540 vetë dhe me shtatë manaxherë në lagjen e Vorrit të Bomit, ku ka banuar Shemsija me familjen e saj, zhvillon huamarrjen. U siguruan 100 milionë dollarë nga huamarrja të cilat më pas sollën frytin e 20 milionë dollarëve, që Shemsija i fut në punë. Një pjesë të madhe të tyre i investon në gjithë Shqipërinë ndërkohë që me 8 milionë dollarë hap agjensinë e kambizmit në Vlorë që shumë shpejt sipas planeve të saj do sillnin dhe Bankën e parë tregëtare private në Vlorë. Në atë kohë në Shqipëri vinte shumë valutë e huaj nga emigracioni dhe kambizmi ishte shumë fitimprurës. Bashkëpunon me Fitim Kërxhalliun, i cili është dhëndëri i vëllait të burrit të vet, një pilot që e kish kapur reforma e ushtrisë. Ai vendoset drejtor i financës dhe paguhet me 1500 dollarë në muaj. Ky aktivitet u përhap shumë dhe mori përmasa gjigande. Aty shumë herë bëhej nami. Hynin dhe 10 milionë dollarë në ditë dhe në bashkëpunimin me Kërxhalliun, nisi të mos kishte shumë transparencë. Zhvillimin më të madh të biznesit, firma e kambizmit në Vlorë e ka patur nën drejtimin e Shemsijes nga data 27 tetor 1994 deri në në largimin e saj në 30 dhjetor të 96 ku ajo kryen aktmarrëveshjen me Fitim Kërxhalliun për kalimin eskluziv të firmës "Gjallica" në duart e tij.
    "Kapitali im fillestar ishte 8,2 milionë dollarë dhe kur unë bëra akt marrëveshjen për divorcin me "Gjallicën", kapitali im kishte vajtur në 29 milion e 700 mijë dollarë, nga të cilat 21 milionë dollarë unë i kisha investuar kryesisht me objekte në Vlorë dhe në Përmet. Ndërkohë kapitali im fillestar kish mbetur në firmë dhe mu vodh si gjithë kreditorëve të tjerë. Unë kam dalë nga firma "Gjallica" vetëm me letra. Më pas ndodhi vjedhja e thesarit, dhe fajtor sipas Fitimit, ishte z. Hysni Brasha (drejtori i financës)".

    Pasuritë e saj në Shqipëri
    - Poliklinika stomatologjike "Gjallica"
    - Kompleksi i benzinatës "Adi turistik petrol" në rrugën nacionale para se të hysh në Gjirokastër .
    - Fabrika e kripës "Gjallica".
    - Fabrika e qumështit në Libohovë.
    - 2 ngastra toke njëra prej 4,2 hektarësh në Tiranë dhe tjetra prej 2,9 hektarësh në Pogradec.
    - Një llogari e hapur nga Shemsija që në 92-in është bllokuar me 355 mijë dollarë.

    Bashkëshorti i Shemsijes quhet Gani Kadria dhe ishte president i firmës "Deranda", një nga biznesmenët e parë me aktivitet tregëtar. Ai sipas të shoqes nuk ka patur asnjë lidhje me "Gjallicën", përveçse në formë partneriteti. Strukturat ishin të ndara. Ai ka patur marëdhënie partneriteti me 15 vende të botës. Z.Gani Kadria është dënuar më 14 vjet heqje lirie, por ai sot gjendet në ilegalitet dhe nuk i është dorëzuar drejtësisë shqiptare. Shemsije Kadrija ka tre djem. Paridin, Atdheun dhe Flamurin. "Të tre fëmijët janë arsimuar në Turqi, i madhi ka mbaruar më korespondencë Juridikun dhe tani ndodhet në Amerikë ku punon si picajol, ndërkohë që Atdheu dhe Flamuri kanë mbaruar kolegjin për biznes dhe tani njëri ndodhet në Shqipëri dhe më pret mua që të dal nga burgu për të vazhduar aktivitetin privat, ndërkohë që tjetri ndihmon dajën në biznesin e tij në Turqi. Ato dinë mbi tre gjuhë të huaja, janë përgatitur për të vazhduar punën time me shumë profesionalizëm".
    Mamaja e Shemsijes jeton me djalin në Turqi dhe sot është 75 vjeçe. Babai i saj ka vdekur. Familja e saj e origjinës përbëhet nga tre vëllezër dhe dy motra. 2 vëllezër dhe një motër jetojnë në Turqi. Që të gjithë janë me gjyqe për të fituar shtëpitë e tyre të zëna nga kreditorët me forcë.

    - Zonja Shemsije, ju tërhoqët emrin tuaj në dhjetor, ndërkohë që në janar firma "Gjallica" falimentoi. Datat janë shumë të përafërta, nuk ka mundësi që ju të mos keni nuhatur apo ditur gjë për atë që do ndodhte më pas...
    - Për shpirt të babait që nuk kam nuhatur gjë. Firma "Gjallica" u vodh, ajo nuk mund të falimentonte në asnjë mënyrë. Unë nuk doja kurrsesi që kjo firmë të falimentonte. Aty e gjithë familja ime ka pasuri, si të gjithë kreditorët e tjerë. Djali im që sot gjendet në Amerikë ka 5 mijë dollarë, dhe i ka fituar me punën e tij, pa i dhënë unë asgjë. Unë vetë kam 8 milionë dollarë, përveç 3,2 milionë dollarë që i derdha përsëri dhe pas tërheqjes sime për shkak të një mungese valute. Ndërkohë dhe bashkëpunëtorët e mi kanë para. Naim Elezi ka futur 100 mijë dollarë në nëntor të 96, Islam Elezi 1 milion e 200 mijë dollarë në 21 tetor të 96 nga paratë e firmës "Drini", pa llogaritur dhe shumë të tjerë. Të gjithë fusnin sa të mundnin, dhe nëse unë do ia kisha vjedhur paratë, do më vrisnin vetë të afërmit e mi, dhe askush nuk do më shihte me sy. Unë kam vëllanë tim që sot gjendet në Turqi dhe ai ka gjithë ato para në atë firmë, para që ai i ka fituar me djersë dhe me shumë sakrifica. Ka dhjetë vjet që merret me biznes dhe ndërtime. Këtu në Shqipëri i kanë sekuestruar dhe shtëpinë dhe kanë probleme gati të gjithë familjarët.
    - Ju nuk e ndjeni veten të fajshme për gjithë këto?
    - Mbas 150 seancash gjyqi, në 12 janar të vitit 2000 doli se gjitha aktiviteti i drejtuar nga ana ime, nuk ka asnjë shkelje ligjore dhe asnjë detyrim financiar ndaj firmës "Gjallica".
    - Ju kishit një kohë të gjatë që bashkëpunonit. Përse u larguat atëherë dhe e dorëzuat firmën "Gjallica" në duart e Fitimit?
    - Unë që nga vera e 96 i kam bërë shkresa të njëpasnjëshme Fitim Kërxhalliut për transparencë në punën e tij. E ndieja që po bëheshin shumë shkelje në përqindjen që unë kisha përcaktuar, dhe shkresat shumë herë jepeshin si të bakallit. Por ndërkohë dihet që ai kish korruptuar firmën. Unë merresha dhe me shumë aktivitete të tjera, kështu që pak shëndeti dhe mbi të gjitha mungesa e seriozitetit në partneritet, më bënë që të tërhiqem nga kjo firmë duke lënë aty kapitalin tim fillestar, dhe duke shtuar dhe kapital tjetër ndihme për një gjendje krize në kambizmin e tyre
    - Kush i vodhi atëherë paratë e popullit?
    - Thesari i firmës "Gjallica" është vjedhur nga persona të pandërgjegjshëm, nga Fitim Kërxhalliu dhe nga Hysni Brasha, i pari ish drejtor administrator i agjensisë së kambizmit dhe i dyti ish drejtor finance i agjensisë i emëruar në detyrë në tetor të 95 dhe në datën 23 dhjetor të 96 i denoncuar nga Kërxhalliu për vjedhje parash, për të cilat futet në burg dhe lirohet nga amnistia në 97. Sipas vetë akuzës që i ka bërë Kërxhalliu, në tetor të 96, ka urdhëruar punonjësit e thesarit të dalin 60 milionë dollarë nga thesari dhe po sipas fjalëve të tij është thënë: "Ju lutem, se mos marrë vesh gjë Shemsije Kadrija".
    - Është përfolur shumë mbas ikjes suaj jashtë shtetit. Është thënë që paratë e vjedhura ndodhen nëpër banka dhe ju i keni përdorur privatisht për familjen dhe veten tuaj...
    - Një revistë austriake mbas largimit tonë nga Atdheu hapi lajmin që çifti Kadria, ka marrë me vete 130 milionë dollarë, është larguar me skaf nga Shqipëria, dhe banon në Austri. Paratë që mori me vete i ka kthyer në shilinga. Pikërisht në këtë kohë unë ndodhesha në Stamboll dhe u bëra objekt i FBI-së. Unë kam investuar 45 milionë e 688 mijë dollarë me transparencë të plotë me gjithë kreditorët me të cilët kam punuar, dhe çdo gjë është e dokumentuar me imtësi. Këto janë të miat, të tjerat le t'i gjejnë vetë se ku janë. Nëpërmjet një mikut tonë jam takuar me gazetarin dhe kam bërë përgënjeshtrim publik të këtij lajmi të rremë.
    - Ju deklaroni që keni bërë "divorc" me Fitimin para se të falimentonte firma "Gjallica". Cilat ishin planet tuaja për të vazhduar bisnesin pas kësaj?
    - Me firmën e re timen unë do merrja një kredi në Turqi nga Zvicra, një kredi prej 50 milionë dollarësh dhe do vazhdoja investimet e mia. Do ndërtoja 400 vila, 9 kulla 9 katëshe rreth e qark objektit që kisha në Gjirokastër. Projektin e kisha që në 93 dhe do e realizoja me firmën time "Arbër holding".
    - Sipas jush ku ka gabuar Fititm Kërxhalliu?
    - Të bësh një punë të tillë është shumë e lodhshme. Për shumë gjëra unë nuk kam një bilanc të saktë, sepse ai u bë bashkëpronar mbas sëmundjes sime. Përqindja e lekëve ishte 6,1 ndërkohë që ai e kish bërë dhe 24 përqind. Kështu që mendoj që Fitimi ka fonde të fshehura që mund të egzistojnë akoma. Fitimi mbante lidhje me 26 manaxherë që kanë fituar padrejtësisht 26 milionë dollarë. Kanë kaluar të gjithë kompetencat e tyre.
    - Si ndjehesh para kreditorëve?
    - Më vjen keq nga ana morale. Nga ana materiale nuk kam asnjë detyrim ndaj askushit. Është Fitimi ai që duhet t'i shlyejë detyrimet ndaj kreditorëve.
    - Firma Gjallica i ka borxh popullit shqiptar rreth 400 milionë dollarë. A e dini që një pjesë e madhe e kreditorëve gjenden sot me probleme të mëdha financiare?
    - Firma "Gjallica" u krijua për të patur një të ardhme të ndritur. Ajo do pasohej me bankën e parë tregëtare private në Vlorë, dhe strategjinë dhe mbështetjen financiare për të shlyer të gjithë kreditorët, ajo i kishte. U vodh nga njerëz të pandërgjegjshëm. Në atë kohë dhe besimi i njerëzve ishte shumë i madh. Ne kemi dhënë me mijëra dollarë me besim ndaj njerëzve, dhe gjithashtu dhe tregëtarët e huaj na kanë dhënë me miliona dollarë mall me besim në partneritetin tonë.
    - A ka emra të politikës të implikuar në punën tuaj?
    - Nuk e di, sepse ka patur 150 punonjës, dhe unë s'kam patur kontakte me kreditorët. Mund të them që nga të dhënat që janë paraqitur në gjykatë Fitimi ka dhënë rreth 15 milionë dollarë hua me shkrime dore.
    - Po puna juaj ka patur lidhje me shtetin?
    - Kam punuar me lejen e shtetit. Paguanim tatimet sipas të gjitha rregullave. Njohjet tona i kishim dhe u zhvilluam me aktivitete. Nuk kishte asnjë bindje politike në punën tonë.
    - Po sigurisht ndonjë honorar duhet t'i keni dhënë politikanëve..
    - Mund të kem bërë dhurata, po. Kam bërë dhuratë pajisje zyrash, një makinë varrimi. Në atë kohë që zhvillonim ne veprimtarinë, Shqipëria ishte shumë e varfër dhe shteti vuante më shumë nga kjo gjendje. Më kanë ndihmuar të gjithë politikanët për të zhvilluar biznesin tim. Psh në Gjirokastër z.Bashkim Fino, në atë kohë kryetar bashkie, ka marrë pjesë në përurimin e gjithë komplekseve që kemi ndërtuar dhe ishte i kënaqur për futjen e biznesit në Gjirokastër. Por, nuk ka pranuar as dhe një kafe nga unë.
    - Kur ju kanë arrestuar?
    - Në datën 8 gusht të 99, në Izmir, në një traget ku udhëtoja për në Brindizi të Italisë. Pas kësaj kam kaluar dy muaj në burg në Izmir, dy muaj në burgun e Stambollit. Në 5 dhjetor të 99 jam çuar në burgun e sigurisë së lartë tek 313 ku kam kaluar 22 muaj atje, dhe tani tek 325 në korrik të këtij viti bëj dy vjet. Jam dënuar 17 vjet heqje lirie, po me amnisti janë bërë 8 vjet. Shpresoj të dal shumë më shpejt se jam e pafajshme, dhe mbi të gjitha dhe nga burgu do dal me lekë nga shteti për të gjitha ditët që po kaloj brenda këtyre mureve.
    - A keni kushte të mira jetese këtu?
    - Për burg që jam, nuk ankohem. Kam rënë njëzet kile, të gjitha i kisha shtuar nga stresi. Këtu më duket sikur jam në një pension hoteli ku kam jetuar për herë të parë kur kam ardhur me burrin në Tiranë. Po mësoj anglisht dhe italisht. Po shkruaj një libër. Siç e shikon edhe ti vetë kremërat dhe shampot që i kam patur gjithnjë merak si kosovare që jam, i kam edhe këtu. Personeli është shumë i sjellshëm dhe më lejon të punoj dhe në kompjuter. Punoj këtu dhjetë orë në ditë, po burgu, burg është. Më ka marrë malli për fëmijët dhe për gjithë familjen time që u shpërnda si zogjtë e korbit. Është periudha ku unë po përgatis kujtimet e mia, ashtu siç kanë ndodhur në të vërtetë ngjarjet. Librin tim do e quaj "Dinjiteti nuk ka çmim", do ta shpërndaj në 186 shtete të botës, në të gjitha ato vende ku emri im u përlye me Interpolin. Mendoj se do e shtyp në Zvicër dhe në Shqipëri do e fal, në veçanti të gjithë kreditorëve. Më vonë dëshiroj të bëj dhe një film me gjithë këtë histori Hollivudi që i ndodhi jetës dhe familjes sime. Nuk ka rëndësi aspak pasuria që më kanë marrë, sepse atë do e rifitoj, sepse nuk i kam vjedhur kujt, mbajtja ime në burg është krejt politike
    - Si keni jetuar në Shqipëri gjatë kohës së aktivitetit tuaj?
    - Si gjithë të tjerët. Në Tiranë kam patur një apartament një dhomë e kuzhinë, një e kam patur në Vlorë dhe një në Gjirokastër tek objekti im. Në Turqi kam patur një apartament me qera. Por nuk kam qenë e tepruar në lukset e mia. Unë gjatë kohës së aktivitetit tim as e kam parë me sy jetën e Tiranës, sepse punoja nga njëzet orë në ditë. Pastaj me thënë të drejtën, luksi dhe rrobat e jashtme nuk më kanë munguar dhe para se të merresha me biznes. Unë gjithë jetën ambasadave kam qenë, dhe të gjithë e dinë se si jetonin në atë kohë shoferët që iknin me maune jashtë, jo familjet e diplomatëve.
    - Thuhet që ju keni shumë prona në Turqi dhe keni investuar para aty...
    - Jashtë shtetit nuk kam investuar në asnjë vend. Përveç atyre që i kam të deklaruara dhe të bllokuara, pasuri tjetër e imja me pjesëtarë, janë tokat e babait tim, të cilat do t'i marr kur të jepen për të gjithë të tjerët. Tjetër gjë nuk kam.
    - A jeni ballafaquar ndonjëherë me Fitimin pas gjithë asaj që ka ndodhur?
    - Sigurisht, sepse ne kemi lidhje të ngushta familjare. Ishte insistimi im që ai të deklaronte të vërtetën dhe të vinte shkresat para ligjit. Pronat e mia janë aty, firmat e mia janë mbi letër. Më shumë transparencë ku mund ta gjesh tek një njeri! Unë dhe shpenzimet e ditës i vë në letër.
    - Flitet se familja e Fitimit është katandisë shumë keq nga ana financiare, ndërkohë që e juaja mbahet mirë akoma...
    - Unë kam qenë gjithnjë shumë mirë, sepse kam punuar shumë. E gjithë familja ime punon dhe ka punuar dhe kur kishte shumë para. Me djersën e ballit i kanë të gjitha. Edhe pse sot pjesa më e madhe e familjes sime gjenden në vështirësi, përsëri vazhdojnë të merren me biznese, nuk i ndalon dot kush.
    - Çfarë do bëni ju në të ardhmen, kur të dilni nga burgu?
    - Pasuritë e mia janë bllokuar dhe unë do vazhdoj më gjykatën e Strasburgut, sepse do bëhet transparencë dhe e vërteta do dalë gjithsesi. Pronat e mia sot janë shkatërruar, por pasi të dënohen autorët e vjedhjes së kreditorëve, unë marr përsipër shlyerjen e tyre 100 përqind, duke siguruar kredi të buta me afate dyzet vjeçare. Gjithmonë pasi të dalë e vërteta. Këtë e bëj sepse është abuzuar mbi emrin tim. Kurrsesi nuk jam fajtore e kësaj tragjedie. Dinjitetin e kam më të çmuar se pasuria. Unë jam ajo që kam vënë para. Me punë dhe vetëm me punë do e tregoj veten. Nuk e ndyj unë emrin e malit ku jam rrit, me vjedhje njerëzish të pafajshëm, se nuk kam pasë kurrë nevojë për ta bërë këtë. Unë kam qenë bose dhe para Gjallicës, dhe aq para që kam pasë, më kanë mjaftu me jetu gjithë jetën në luks me fëmijë e me farefis.

    Prononcimi i Fitim Kërxhalliut nga Burgu 313

    - Ç'raporte keni patur me z.Shemsije Kadria?
    - E njoh që në 74, është nusja e xhaxhait të gruas. Kur nuk bëhej fjalë për interesa, mes nesh kishte marëdhënie reciproke besimi.
    - Pse falimentoi Gjallica sipas jush?
    - Gjallica nuk ishte piramidë dhe nuk ka mashtruar askënd. Dhe unë nuk kam pse hedh baltë mbi Shemsijen, dhe nuk kam pse ia hedh fajin asaj. Ne nuk ishim firma piramidale si Sudja dhe si Xhaferri. Ne kishim një aktivitet të gjerë dhe kemi investuar shumë. Për mua falimentimi i Gjallicës është akoma enigmë. Dhe unë nuk jam pyetur. Gjyqi u bë, u dënova 16 vjet pa u pyetur. Është luftë politike.
    - - Z.Farudin Arapi, ka deklaruar se ju ditët e fundit keni patur në gjendje 46 milionë dollarë, por ju keni deklaruar se i keni kërkuar borxh Silvës 56 milionë dollarë...
    - Po të kisha në gjendje 46 milionë dollarë, unë nuk pyesja për kërkënd. Farudini duhet të më shpjegojë se ku shkuan 60 milionë dollarët që u vodhën. Personi që i ka marrë sot është i lirë dhe sipas mendimit tim ishte i administruar nga Berisha..
    - Ish ministri i Turizmit, z.Osman Shehu ka tërhequr nga ju 1 milion e 100 mijë dollarë amerikanë. Për ç qëllim"
    - Meqë ai drejtonte aktivitetin e tregëtisë së grurit, kërkoi 2 milionë dollarë për të blerë një sasi prej 50 tonësh . Këto para i ka marrë dhe i ka kthyer përsëri tek Gjallica.
    - Alush Dragoshit ju i keni dhënë 60 mijë dollarë. Pse?
    - S'di gjë për Dragoshin. Unë s'i kam dhënë gjë.
    - A keni patur letërkëmbim me ish guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, z.Luniku?
    - Unë s'kam patur letërkëmbim. Di që i ka ardhur një letër z.Gani Kadria, dhe që bëhej fjalë për falimentimin e firmave. Në të njëjtën kohë FMN-ja ka deklaruar se firmat do ktheheshin në banka. Në atë kohë tek "Koha Jonë" doli lajmi që firmat që marrin para, por që nuk kanë investime, do falimentojnë, për ne as që bëhej fjalë.
    - Çfarë raportesh kishit ju me politikën?
    - PD dhe PSD më kërkuan të bëhesha deputet. Politika u afrua me ne sepse ato shikonin tek ne prioritetin e ekonomisë së tregut. Unë kam patur kontakt me të majtë e me të djathtë, por nuk mund të them emra, se nuk kam qenë llogaritar. Të gjithë politikanët kanë patur e kanë marrë para si gjithë njerëzit e thjeshtë.
    - A ju kanë kërkuar politikanët e atëhershëm favorizime?
    - Favorizime në para, sigurisht. Ne kemi sponsorizuar fushatën elektorale. Kemi dhënë 50 mijë dollarë Partisë Demokratike në Tiranë, 30 mijë dollarë asaj të Vlorës dhe para andej e këtej që kapin shumën e 130 mijë dollarëve o 140 mijë dollarë. Dokumentat kanë qenë aty, le t'i nxjerrin. Farudin Arapi e di mirë sa ka marrë nga firma jonë. Mos hiqet si i bukuri shejtan.
    - Kur konstatuat ju që diçka nuk shkonte në firmën Gjallica?
    - Në 19/2/1996 mungonin 8 milionë dollarë. Në 31/6/1996 mungonin 32 milionë dollarë. Në 17/10/ deri në 3/12/1996 mungonin 60 milionë dollarë. Është thënë që kreditorëve u janë dhënë para dhe me 24 përqind, kjo ishte një metodë që përdorej vetëm kur nuk kishim shumë arkëtime, dhe gjatë 96 kjo nuk është bërë. Njerëzit asnjëherë nuk i kanë marrë paratë me 24 përqind. Pikërisht këtu fshihet vjedhja e një shumë prej 160-170 milionë dollarësh. Në këtë kohë unë Hysni Brashën e kam pezulluar nga puna. Ai duhet të më tregojë se ku kanë shkuar gjithë këto para.
    - Si ndjeheni përpara kreditorëve?
    - Unë jam dorëzuar për interes të gjithë kreditorëve, për interes të atyre njerzve dhe për dinjitetin tim. Ne me njerëzit kishim një kontratë. Ato e dinin që ne kishim investuar shumë dhe paratë e tyre nuk humbisnin.
    - Për ju është thënë që keni pastruar para?
    - Të kishim pastruar para, kishim mbaru punë me kohë me kreditorët. Është një mekanizëm që nuk e kemi njohur as unë dhe as Shemsija.
    - Nëse dilni i pafajshëm, si mendoni se mund t'i ktheni lekët njerëzve?
    - Kur hymë në biznes ne e gjetëm një rrugë. Ne jemi firma më e dëmtuar në Shqipëri. Njerëzit i kanë djegur pronat tona dhe si të thuash jemi njëlloj me të shpronësuarit e 46-ës. U sekuestruan kapitalet tona dhe nuk e di se kush do përgjigjet për to. Pastaj paratë e grabitura kanë adresë. Po të bëhen bashkë, vullneti dhe dëshira për t'i kthyer nuk mungon. Njerëzve do u kthehen paratë.
    - Kush fshihet sipas jush pas Hysni Brashës?
    - Pas Hysniut unë shoh Hysniun. Ai do tregojë të vërtetën se kush fshihet pas tij.
    - Ju ka mbetur pasuri personale?
    - Më kanë mbetur vetëm rrobat që kam veshur. Dhe pse shumë nuk më besojnë, kjo është e vërteta.
    - Çfarë mendoni për Shemsijen sot?
    - Shemsija kur bie keq, ka natyrë që të bën ta mëshirosh. Ne nuk do ishim në burg nëse ajo do e jepte firmën më lehtësisht. Ajo mbart fatalitetin e të qënit femër dhe të patriarkalizmit shqiptar. Në shumë raste më ka zhgënjyer për mungesë sinqeriteti. Unë kam gabimet e mia po sot nuk flitet për to, flitet për faj, dhe fajtori nuk jam unë. Mbi bazën e fakteve gjehet fajtori, kapen njerëzit dhe del e vërteta. Me pretendimet që kam unë njerëzit kanë me i marrë paratë, me pretendimet e z.Arapi nuk kanë me i pa më kurrë.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Gani Kadrin (sipas Shemsies) e kishte cuar qeveria e Ramiz Enverit atashe tregetar jashte shtetit dhe ne kte detyre ai duhej te bente tregeti per Shtetin por sic duket Minjte e kishin ndjere me kohe se Shteti Enverist po binte ne Gremine dhe ata ja futen shtetit dhe nen hundet e Shtetit me pasaportat e Resurset qe u a jepte detyra e Shtetit filluan matrapazlleqet private.

    Keta jane Kuadrot e PPSH-se.
    Spiuna dhe hajduta.

    Nuk kuptonte Berisha se operativi Shistavecit nuk ka si behet biznesmen ??
    Ai o do jet hajdut ose agjent i Huaj.
    Sigurimi Shqiptar i viteve 90 u shit dhe u fut ne sherbim totalisht ne Agjensite e medhaja te spiunazhit.


    Zullap.


    ...

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Dështon mbledhja e komisionit. Ekspertët e PS kundër hetimit të Këshillit të Ministrave dhe “Deliotte & Touche”

    Fajdet, PS braktis komisionin

    Nevila Perndoj
    TIRANE- Socialistët braktisin komisionin e fajdeve duke bllokuar sërish veprimtarinë e komisionit hetimor për procesin e transparencës së firmave piramidale. Ndërkaq ekspertët socialistë dhe ata demokratë kanë zhvilluar debate të ashpra dje në mbrëmje në një nga zyrat e kryesisë së Kuvendit për subjektin e planit të hetimit. Ekspertët socialistë kërkojnë të përjashtojnë nga plani i hetimit grupin mbikëqyrës të Këshillit të Ministrave si dhe të mos hetohen çështjet që lidhen me veprimtarinë e administratorëve lokalë dhe veprimtarinë administruese të kompanisë “Deliotte&Touche”. Këto tre pika cilësohen si kryesore për t’u përfshirë në planin e hetimit nga anëtarët e opozitës. Ndërsa përfaqësuesit e maxhorancës kërkojnë që në planin e hetimit të përfshihen kryesisht evidentimi i aseteve të firmave piramidale dhe jo procesi i transparencës së tyre. Ndërkohë pas 30 minutash pritje dhe debatësh njëkohësisht me ekspertët socialistë, anëtarët e opozitës nuk kanë duruar më dhe kanë mbajtur secili një deklaratë për median lidhur me mungesën e anëtarëve të maxhorancës në komision që indirekt ata e lidhin pikërisht me miratimin e planit të hetimit. Kryetari i komisionit të fajdeve, Arben Imami deklaroi dje se mungesa e tyre tregon një bojkot të pafalshëm. “Kjo tregon mungesën e dëshirës dhe vullnetit politik për të hetuar për një çështje shumë serioze”, -tha dje Imami. Për këtë arsye, të katër e anëtarët e opozitës do t’i dërgojnë një letër sot kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi. “Unë kërkoj që deputetët e opozitës t’i paraqesin kryetarit të Kuvendit një letër që të bashkëngjiten edhe kërkesat që i kemi drejtuar institucioneve, vonesën që ata na kanë shkaktuar”, -tha dje Preç Zogaj. Ky i fundit sqaroi dje se 12 ditët e humbura do t’i shtohen afatit të përcaktuar për zhvillimin e veprimtarisë së komisionit të fajdeve. Ndërsa anëtari i Partisë Demokratike në këtë komision, Besnik Mustafaj deklaroi se mungesa e pranië së anëtarëve socialistë në këtë mbledhje është pjesë e një strategjie të përbashkët me kryeadministratorin e firmave piramidale Farudin Arapi për të penguar bërjen e transparencës. “Ka më shumë se 10 ditë që pjesa e opozitës ka përgatitur planin e hetimit dhe ata ende nuk po mblidhen për të bërë këtë mbledhje për të marrë këtë vendim. Mungesa e kolegëve socialistë është pjesë e një strategjie të përbashkët të qeverisë të Farudin Arapit dhe disa levave të qeverisë të kësaj maxhorance të implikuar për ta penguar bërjen e transparencës për të arritur në ato përfundime që pret e gjithë shoqëria shqiptare”, -tha dje Mustafaj.

    Çështjet që do të hetohen:
    Veprimtaria e administratorëve lokalë
    Veprimtaria administruese e kompanisë “Deliotte&Touche”
    Veprimtaria e ekspertëve të kontrollit financiar vendas
    Veprimtaria kontrolluese e kompanisë”Cooper&Lybrand”
    Veprimtaria kontrolluese e kompanisë “Pricewaterhouse&Coopers”
    Veprimtaria e administratorëve lokalë pas “D&T”
    Veprimtaria e Grupit Mbikëqyrës
    Veprimtaria e Grupit të Punës pranë Këshillit të Ministrave
    Veprimtaria e Prokurorisë, Zyrave të Përmbarimit, Bankës së Shqipërisë etj.
    Veprimtaria e Qendrës së Ankandeve
    Mënyra e llogaritjes së koefiçientit të kthimit të shumave kreditorëve, sipas shoqërive huamarrëse
    Mënyra e ripagimit të vlerave financiare kreditorëve nga sportelet e bankave
    Puna e kryer nga administratorët, Grupi Mbikëqyrës dhe qeveria për marrjen në administrim të pasurive jashtë Shqipërisë
    Implikimi i politikanëve në procesin e transparencës

    Shekulli - 29 maj 2003
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    AKUZAT E PELLUMB SHEHAJT

    Presidenti i ish-firmes piramidale Silva, Pellumb Shehaj ka prishur dje rehatine e shume veteve ne Tirane. Koco Kokedhima dhe Arben Malaj te cilet e kane lene mbrapa historine e '97, duke jetuar sot si me te miret, me siguri nuk kane bere mbreme gjume te qete. Sepse historia nuk mund te fshihet me nje komande kompjuterike. Dhe kete na e tregoi dje zoti Pellumb Shehaj, gjate nje interviste telefonike me "Top Chanel". Ish-Presidenti i ish-piramides, tha tekstualisht keshtu: "Firma Cenaj me urdher te Arben Males eshte nisur drejt Greqise me 25 milion dollare. Qindra milion- dollare disponohen sot po nga keta njerez nga leket e Gjallices ku jane firma dhe fabrika shume te fuqishme jashte Shqiperise dhe firma ndertimi shume te fuqishme po ne Tirane, por me emer tjeter. Vjedhja ka qene shume e madhe", kjo per Arben Malajn, sot Minister i Ekonomise.

    Shehaj vazhdon me tej: "Mjetet e mia te asfaltimit te katerpilarit sot i disponon firma e Koco Kokedhimes qe eshte bashkepunetor me Farudin Arapin ne vjedhjen e firmes time, mjete te cilat une i kam blere me miliona dollare nga leket e popullit, kurse ai i ka marre me pak milion leke shqiptare. Dhe gjyqtaret nuk i meshojne gjyqit, por i meshojne urdhrave politike", ja pretenca per Kokeshimen.

    Zoti Shehaj pritet te denohet sot nga Gjykata e Tiranes. Ai eshte nje person i akuzuar dhe jo gjithcka qe thote i korespondon 100% objektivitetit. Megjithate askush nuk mund te thote se Pellumb Shehaj nuk ka informacion. Duke qene President i Firmes ai e di shume mire se cfare eshte bere me asetet e tij, ose me ato te kolegeve. Denoncimet e djeshme te zotit Shehaj i korespondojne saktesisht disa informacioneve puiblike qe kane vite qe dihen nga opinioni. Si pershembull implikimi qe ka pasur zoti Malaj ne Gjallicen e Vlores si dhe perfitimet fantastike te biznesmeneve me mjeker dhe pak floke si puna e Kokedhimes. Keto akuza te Shehajt marrin nje kuptim akoma me te rendesishem sot qe eshte i ngritur dhe funksionon nje komision parlamentar per hetimin e transparences se transparences se firmave huamarrese. Me nje fjale c'fare eshte bere me kompanite piramidale, si jane mbyllur, si ka punuar komisioni qeveritar i ngritur posaqerisht, kush jane politikanet e implikuaar ne favorizimet dhe privilegjimet e shumta qe jane bere me parate e popullit.

    Komisionit qe drejtohet nga zoti Imami tani i ka dale vertete pune. Nese do te gjeje peshqit e medhenj, ja ku jane gjurme te cmuara qe i sjell Pellumb Shehaj. Do te ishte fatale nese deklarata e tij do te lihej ne harrese. Ai flet konkretisht dhe denoncon persona me emer. Le te sqarojne qe ne mbledhjen e pare te radhes zoti Kokedhima dhe zoti Malaj, se cfare jane dy aferat e permendura nga ish-Presidenti i Silves dhe si qendron e verteta. Nga ana tjeter, edhe Prokuroria me siguri e ka incizuar intervisten e dhene dje nga Shehaj. Pavaresisht se eshte nje institucion qe vihet ne levizje me nje denoncim, perseri kjo nuk do te thote qe e ka te ndaluar te hetoje mbi kete rrethane te re te krijuar. Ne do te shohim se si do te reagojne institucionet e shtetit dhe do te jemi ketu per te kujtuar akuzat e zotit Shehaj, nese denoncimet e tij perfundojne ne kalendat greke.

    Koha Jone
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    rd shkruan se :



    Ish-presidenti i kompanisë rentiere "Silva" akuzon Arapin, Malajn e Kokëdhimën

    Shehaj: Arapi më kërkoi të firmosja kundër Berishës

    "Më 30 Mars 1997, Farudin Arapi më kërkoi që të firmosja një dokument, sipas të cilit Sali Berisha dhe Blerim Çela kishin marrë nga unë 1.5 milionë dollarë për të shtypur revoltat në Vlorë"

    Ish-presidenti i kompanisë rentiere "Silva", Pëllumb Shehaj, akuzoi mbrëmë gjatë një interviste dhënë për kanalin televiziv "Top Channel" kryembikqyrësin e fajdeve, Arapi, ministrin Malaj dhe Koço Kokëdhimën, si njerëzit që kanë grabitur pasurinë e kreditorëve. Shehaj ka denoncuar lojërat e ndyra politike të Arapit. "Më 30 Mars 1997, Farudin Arapi më kërkoi që të firmosja një dokument, sipas të cilit Sali Berisha dhe Blerim Çela kishin marrë nga unë 1.5 milionë dollarë për të shtypur revoltat në Vlorë", tha Shehaj. Sipas tij, një pjesë e mirë e politikanëve të PS janë të gjithë të implikuar në skandalin e vjedhjes së parave nga kompanitë rentiere. Ai ka kujtuar se avokati i tij për një kohë të gjatë ka qenë Bujar Himçi. "Më pas ky njeri u bë zëvendësministër", u shpreh Shehaj.

    Sipas ish-presidentit të kompanisë rentiere "Silva", një rol po kaq të madh në zhdukjen e parave të firmave rentiere ka edhe ministri i Ekonomisë, Arben Malaj. "Me urdhër të Arben Malajt janë nisur për në Greqi 25 milionë dollarë", tha Shehaj. Ai është shprehur se një pjesë e mirë e aseteve të tij tani janë në duart e pushtetarëve. Ai ka kujtuar se Koço Kokëdhima është njëri prej këtyre biznesmenëve, i cili po punon me pronat e dhuruara atij dhe që i përkisnin më parë firmës "Silva". Ish-presidenti i firmës rentiere "Silva" është larguar nga Shqipëria që në vitin '97 dhe vendndodhja e tij ende nuk dihet. Ai u dënua tre ditë më parë nga Gjykata e Faktit e Tiranës me 20 vjet heqje lirie.



    Nano shkarkon Zana Çelën

    Kryeministri Nano shkarkoi mbrëmë bashkëpunëtoren e Edvin Ramës për shkelje financiare, ndërkohë që pritet që Këshilli i Ministrave ta përcjellë për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Tiranës dosjen e shpërdorimeve të çiftit Rama-Çela

    Nis edhe rënia e kalave të para të korrupsionit, që kanë për udhëheqës shpirtëror Edvin Ramën. Këshilli i Ministrave, i mbledhur në seancën e radhës, miratoi kërkesën e ministres së Kulturës, Arta Dade, të datës 27 mars të këtij viti, për shkarkimin e drejtoreshës së Teatrit të Operas dhe Baletit, Zana Çela. Sipas kërkesës së ministres Dade, gjatë aktivitetit të saj si drejtoreshë e TOB-it, ajo kishte tejkaluar disa herë kompetencat që i jepte ligji, bile në një letër të dytë të ministres thuhet shprehimisht, se kontrolli i dikasterit kishte vërejtur shkelje të tilla në aktivitetin e Çelës, të cilat ndëshkohen edhe penalisht prej nenit 248 të Kodit Penal, lidhur me shpërdorimin e detyrës. Kryeministri Fatos Nano e injoroi për një kohë të gjatë kontrollin e Ministrisë së Kulturës në Teatrin e Operas dhe Baletit, bile ai nuk reagoi as pas denoncimeve publike të disa mediave për abuzime të rëndësishme të Çelës, si presidente e festivalit operistik "Marie Kraja", si anëtare e Këshillit Artistik pranë Bashkisë së Tiranës, si dhe këshilltare socialiste në Parlamentin e kryeqytetit. Çela gëzonte mbështetjen e plotë të kryebashkiakut Edvin Rama, i cili e mbrojti nga protestat e herë pas herëshme të artistëve të TOB-it, edhe pse ato patën jehonë edhe në Perëndim për mbështetjen që populli i kryeqytetit po u jepte artistëve nga shpërdorimet e Zanës.

    Qëndresa e kryeministrit Nano në mbrojtje të Edvinit e të Zanës vijoi derisa hetimi i Komisionit "Anti-Rama" nxori me raporte të ekspertëve të autorizuar përfitime në një shumë prej 200 milionë lekësh prej drejtoreshës së TOB-it, të gjitha nga marrëdhëniet e saj me Ramën, herë si ministër i Kulturës e më vonë edhe si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

    Nano ka pranuar motivacionin e shkarkimit të Çelës për shkelje financiare e mosrespektim të të drejtës së autorit, megjithatë ai po shqyrton mundësinë që personalisht dosjen "Çela" t’ia nisë Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

    Procedimi penal i Çelës është precedenti i parë i listës së gjatë të bashkëpunëtorëve në shpërdorimet e Edvinit, megjithatë ende nuk dihet nëse lëvizjet e kryeministrit do të kundërshtohen prej kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili është i vendosur ta mbrojë Zanën deri në fund, qoftë edhe duke e emëruar si drejtoreshë të Drejtorisë së Plehrave në Bashkinë e tij.





    Per zotin ska pa shqiperia dashnor kaq potent sa Edi rama.
    Dashnoret i beri drejtoresha dhe milionere dhe cdo jave u var ne qaf dhe gjerdabe diamantesh nga Parisi e Amsterdami.
    I lumte.
    Ne te dashurave nuk u blejme dot nje kocullate ose nje parfum.
    Ec perpara Edi rama se te ka ardh dita.

    Per ty e shoket e tu Vlora heroike dhe Lushnja mocalore e Berati zhapikor e Tepelena zhabore u ngrit ne Revolucion.
    Per ju van ne te semes mijra djem te Laberise qe ju te beni qejf bordellove e Korfuzeve.

    Rrofte laberia shtylla e revolucionit miljonaro laboist.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  8. #48
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Erzen

    Sa kohe ka qe dashnorja nga laberia nuk po te shkruan me letra dashurie? Ta paska bere zemren cope.

    Ka nje problem ketu qe ka te beje me botekuptimin. Ka shume cobene ne laberi por shume pak nga ata e identifikojne veten si dele.
    Ja keshtu pas 5 vjet bajraktarizem, pas 5 vitesh krim, korrupsion, degjenerim qe nuk ekzistonin me pare, dhe pas 5 vitesh genjeshtrash, mashtrimesh dhe vjedhje votash, leberit me shume se te gjithe e gjeten veten me gisht ne goje dhe te rrjepur deri ne kacidhen e fundit. E pas kesaj degjuan ata pikerisht nga goja e atij detyra e te cilit ishte ti mbronte ata nga hajdutet e keqberesit, ......degjuan ata pra akuza per serb, grek, bolshevike etj etj kur dihet deri ne Kine qe leberve as qe u kerciste per ndonje nga keto, por vetem per parate. E pastaj pasi hajdutet publike i vodhen mire e mire, kryetari i shtetit shqiptar qe deri dje i cilesonte keta hajdute si "Gjigande Ekonomike" kerkoi tua linte dobicin ne dere leberve dhe u thoshte se parate vete i investuan. Me pak fjale u thoshte "Pse e late ju hajdutin tiu vidhte".

    Ja pra une nuk di se cfare mund te bej me keq nje qeveri apo parti, nuk e di se sa duhet te abuzoje ajo me shume me qytetaret e saj, per ta lene pushtetin dhe te jape doreheqjen. Revolta e laberise ishte ne thelb fare normale dhe ishte nje revolte qe do behej kudo ne bote nese qeverite do silleshin ashtu si jona. Populli e sidomos populli i irrituar, i vjedhur, i deshperuar dhe i mjeruar, nuk jep zgjidhje por ben kerkesa. Atij populli nuk i kerkohet permbajtje apo kulture demokratike pasi e ke katandisur per buke te gojes, i ke vjedhur ne mes te dites, si votat edhe parate dhe pasi ke abuzuar me te si te ka dashur qejfi.
    Populli prandaj zgjedh nje qeveri ne qe situatat e tille te dije ta nxjerre ate nga krizat duke gjetur zgjidhjen me te mire. Rrugedalja pra nuk ishte detyra e laberise por e qeverise me bajraktarin ne krye qe nuk zbriste nga kali pa plumb. Pra me duket se pergjegjesine duhet ta gjejme tek ai qe luante fijet e politikes dhe jo tek turmat e irrituara. Shqiptaret per 50 vjet vuajten dhe u roberuan pikerisht se nuk u ngriten ne revolta edhe pse mbi ta u bene abuzime kolosale, dhe leberit nuk kishin ndermend ta benin kete gabim dy here.

    Vetem nje doreheqje e Berishes ne Janar te 97 mund te shpetonte mijera jete laberie, dhe shkaterrimin total te shtetit. Por kjo eshte e pakonceptueshme per nje bajraktar mesjetaro-barbar edhe ne shekullin e 20.

    Shqiperia beri tranzicion nga 50 vjet diktature ne demokraci dhe shqiptaret nuk e pane te nevojshme ti drejtoheshin depove te armeve, jo se kishin kulture demokratike, por se ata nuk u irrituan deri ne ate faze. Edhe Adil Carcani u tregua me diplomat se Sale bajraktari dhe dha doreheqjen menjehere, pa e degjeneruar situaten ne lufte civile.

    Keshtu pra fali leberit qe nuk pranuan te ktheheshin ne dele dhe qe nuk lane Salen dhe kokepalaret e tij ti hipnin ne qafe. Fali ata qe u revoltuan dhe hoqen qafe nje qeveri fundi i te ciles ne cdo aspekt te jetes ishte 3 here me katastrofik se ai i 50 vjet komunizmi.

  9. #49
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Pasti ti falesh leberit(ata qe moren pjese ne rrebelim)... fal edhe ata qe i vrane ne 97 ... fal edhe ata qe iu premtuan kthimin e parave dhe i vodhen cfare kishte ngelur.... fali edhe ata qe ngriten flamurin grek.... edhe ata qe vrane djemte e shikut .... edhe ata qe dogjen vendin,fali sa te duash por nuk ke per te gjetur mirenjohje nga falja sepse ata nuk jane penduar.


    Ti shoku lesh qe akuzon ish drejtuesit e shtetit si hajdute publike me thuaj si ka mundesi qe per 6 vjet nuk u provua dot nga prokuroria asnje akuze dhe sot pas 6 vjetesh arapi nuk publikon transparencen e fajdeve sepse ne te nxijne vjedhjet e drejtuesve socialiste ??

  10. #50
    Nga Vlora tu befsha! Maska e vloonjat
    Anëtarësuar
    31-07-2002
    Vendndodhja
    Ne Toke(tani per tani)
    Postime
    34

    Firmat

    Mua s'me duket normale qe fillojme dhe i veme vula njeri tjetrit(bajraktar, kulak apo ku ta di une) per qejf te ca hajdute dhe gomere politikane.
    Vefa, Gjallica, Silva, etj. ishin bomba qe fitili u ishte ndezur e s'kishe cu beje me. Faji i qeveritareve(dhe detyra e tyre) ishte qe nuk i kontrolluan ne kohe(donin apo s'donin pune e tyre). Dhe kur u pa qe ato kishin efekte fatale nuk u mor asnje mase e arsyeshme po vetem filluan tia lini dobicin ne dere popullit.
    Efekti i pare u pa ne Lushnje kur falimentoi "Populli" dhe "Xhaferri". Kur Lushnjaret u rrahen me Briskun edhe forcat speciale as qe e vuri njeri ujin ne zjarr. Pse? Po hajt çi q* t'ëmën se Lushnjaret humben parate jo neve. Edhe sa per ate pune dergojme ca police edhe ua shtypim koken lalucëve. Edhe ashtu ndodhi sepse lushnja qytet i vogel edhe u duk sikur e vune ne zap.
    Edhe kur ne Vlore filluan trazirat e para u be njelloj si ne Lushnje. As qe e mori iniciativen serioze nje politikan qe te qetesonte popullin apo te thoshte nje rrugedalje apo zgjidhje. Pse? Sepse: 1- parate e tyre i terhoqen te paret dhe shumica qe humben parate ishin Vlonjatet
    2- edhe sikur te donin te benin dicka nuk do dinin nga t'ia fillonin sepse nuk dinin ku kishin koken apo breket(shteti ne 2 vitet e fundit ecte per inerci dhe ishte prej kartoni, pa nje baze te shendoshe)
    3- dhe e fundit per sa kohe qe Vefa nuk kish falimentuar, e kishin te pakten te sigurt karriken se Tirana dhe Durresi(qe shumica kishin parate) nuk do ti permbyste(te pakten keshtu llogjikonte qeveria).
    keshtu qe per sa kohe parate e humbura ishin te Vlonjateve, çi q* t'ëmën se para skafistash jane; i humbasin sot e i bejne prape per nje nate(se per 90% te popullit qe kishin shitur shtepite e i vune parate me fajde le te flinin ne plazh nen cader se u ben mire).

    Por si u bene punet me vone u pa qe llogarite i kishin bere persëprathi(per Shqiperine dhe popullin, se per veten e tyre i bene mire dhe sot nuk po vdesin per buke e nuk po ikin refugjate dhe nuk dihet ku i kane kembet duke hapur kompanira dhe bisnese ne emer te te tjereve)
    Per mua keta qe sot jane ne qeveri jane njelloj me paraardhesit e tyre(me ndonje perjashtim tek-tuk). Dhe qe e mbajne pushtetin jane te lidhur bashke me ta dhe po ia pijne gjakun popullit.
    Shendet e te Mira

  11. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Kryeadministratori i transparencës, letër komisionit. “Mos kryeni më hetime se kanë mbetur edhe 10 ditë”

    Fajdet, Arapi: Ndërprisni hetimet, po ju skadon afati

    Zogaj: “Si nuk keni turp që paraqisni një gjë të tillë, kjo është një vepër e juaja”

    TIRANË-Letra e kryeadministratorit Farudin Arapi sjell sherr dhe debate në komisionin parlamentar të hetimit të Fajdeve. Kryeadministratori i Aseteve të Firmave Piramidale, Farudin Arapi, me anë të një letre të depozituar dje në Kuvend i kërkon komisionit parlamentar hetimor për procesin e transparencës së procesit të Fajdeve që të mos kryejë hetimin ndaj tij dhe strukturës që ai drejton, për shkak se janë në skadimin e mandatit. Një letër e tillë e lexuar nga nënkryetari i komisionit, deputeti i PS-së, Limoz Dizdari ka sjellë menjëherë reagimin e deputetëve të opozitës, veçanërisht të aleancistit Preç Zogaj, i cili ësht ngritur në këmbë, i nervozuar, duke cilësuar si një turp të socialistëve një veprim të tillë. “Si nuk keni turp që paraqisni një gjë të tillë, kjo është një vepër e juaja”,- ju drejtua Zogaj socialistëve, duke dalë i revoltuar jashtë nga mbledhja e djeshme. Bashkë me Zogajn doli jashtë edhe deputeti i PD-së, Pal Dajçi. Arsyeja e irritimit të deputetëve të opozitës ka të bëjë me faktin se në letrën e dërguar nga Arapi pranë komisionit dhe kryeparlamentarit Pëllumbi, bëhet e ditur se “puna e komisionit ka nisur më 17 mars, në bazë të vendimit të Kuvendit, prandaj hetimet nuk kanë kohë për t’u kryer për shkak të ditëve të pakta në dispozicion të komisionit”. Kryetari i komisionit, Arben Imami ka bërë të ditur dje se “komisioni ka nisur punë me datë 7 prill, për shkak të pengesave të hasura nga PLL-ja, e cila kërkonte anëtarë në këtë strukturë parlamentare”. “Prandaj afati nuk është aq sa shkruan Arapi, i cili po na tregon edhe kushtet e punës”,-theksoi Imami. Ndërkohë që në mbledhjen e djeshme, komisioni nuk ka arritur që të fusë në planin e hetimit Prokurorinë e Përgjithshme për çështjen e fajdeve. Socialistët janë shprehur kundër hetimit të Prokurorisë, duke e cilësuar si një shkelje kushtetute. Socialistët kërkuan hedhjen në votim të kërkesës së tyre për mospërfshirjen e Prokurorisë në hetim. Votat në komision dolën të barabarta, pesë me pesë, PS dhe opozita, për shkak të mungesës së socialistit Fino në mbledhjen e mbrëmshme. Kërkesa e socialistëve për mospërfshirje të Prokurorisë pritet të rivotohet për sërish në mbledhjen e ardhshme të komisionit hetimor të Fajdeve.
    Shkresa e djeshme e Arapit është e shoqëruar edhe me një urdhër të brendshëm të tij për të mos lejuar hyrjen në zyrat e Grupit Mbikëqyrës të deputetëve dhe ekspertëve të komisionit hetimor parlamentar për transparencën e transparencës së firmave piramidale. Nuk dihet se si do të vijojë puna e këtij komisioni por dihet se debatet pas letrës së Arapait do të jenë më të ashpra, pasi anëtarët e opozitës janë shprehur se nuk do ta pranojnë atë.
    B.Hoti
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  12. #52
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Se pari leberve ne 97 nuk u kishte ngelur gje, bile edhe shtipite e Hoxhes kishin shitur dhe parate i kishin futur ne firma. Tashme jo vetem leberit po tere shqiptaret nuk dinin cte benin e si ta fitonin buken e gojes se per 5 vjet rresht ata drodhen zinxhirin kafeneve dhe 4 fishuan parate.

    Premtimi i parave ishte i detyruar, ndryshe armet nuk uleshin. Por me duket se problemi nuk qendron tek fakti se si do merren mbrapa keto para pasi te jene vjedhur, por se si ato te mos vidheshin.

    Flamuri grek nuk i qendron mbi supe leberve. Sot ke 40% te Himares qe voton per Greqine dhe ne mungesen e plote te rregullit dhe rendit nuk eshte aspak e cuditshme qe nje filogrek ne Himare te ngreje flamurin grek. Edhe ne greqi do te ndodhte e njejta gje e flamuri shqiptar do valevitej kudo nese shteti grek do rrezohej.

    Djemte e SHIK-ut ishin ne fakt individet me te pafajshem ne ate konflikt, dhe u perdoren si "mish per top" nga baca Sale. Ata lane mekatet e injorances dhe paaftesise politike te Saliut qe me sjelljen e tij vetem i bente protestat fillimisht paqesore te Vlonjateve , me agresive. Ata ishin viktima te turmave te irrituara dhe te deshperuara qe i shikonin keta si perfaqesuesit e shkakut te mjerimit te tyre, e qe tashme kishin ardhur per ti mbyllur gojen e per ti mbajtur urte pasi i mjeruan dhe i lane ne mes te kater rrugeve. Por ti harron se nga ana tjeter kishte viktima gjithashtu, sepse ne laberi nga stresi, dhe depresioni i humbjes se parave po vrisnin veten nga 20 persona ne dite. Apo per keta sduhet ta cajme koken, se s'shin te SHIK-ut? Dhe kur kesaj situate kaq te polarizuar i shton edhe akuzat per kelysha te kuq, grek apo serbe, i shton edhe mospranimin e pergjegjesise nga ana e qeverise per humbjen e parave, atehere nuk ka se si te kerkosh qe turma e pashprese dhe e inatosur te tregoje permbajte dhe te shpalose "kulture demokratike".

    Pastaj harron nje detaj te vogel. E njejta gje ndodhi edhe ne Shkoder ne 2 Prill 1991. Turmat e irrituara te shkodres iu versulen komitetit pluralist, ku shumicen e kishte PD. U turen ta djegin e ta shkaterrojne pa asnje arsye, pasi ne Shkoder kishte fituar PD. Por ata punonjes rendi qe rezistuan dhe bene detyren u denuan me burg, kurse ata qe e dogjen u bene "Heronj te Demokracise".

    Shkaterrimi i shtetit dhe kombit shqiptar ne 97 nuk i dedikohet aspak pra popullit shqiptar, qofte ky ne jug a ne veri (pasi si ne jug edhe ne veri u shkatrrua cdo gje). Populli eshte turme dhe instinkti i turmes eshte kaosi dhe anarkia. Ja pse nje komb zgjedh liderat dhe nderton shtetin qe ti ruaje ata nga keto. Cdo popullate qe vidhet ne masen 70-80% deri ne kacidhen e fundit, do ngrihet ne rrevolta teper te fuqishme.

    Une nuk e akuzoj as PD e as Saliun per vjedhje parash. Mua nuk me intereson nqs ata perfituan apo jo nga keto firma. Edhe sikur ata te kishin marre gje, sdo ishin kaq budallenj sa ti benin hesapet ne letra qe mund ti lexoja une e ti. Por mua sic thashe sme intereson ky fakt.

    Kriza ekonomike e 97 ishte ndoshta deri diku normale dhe e pranueshme per nje shoqeri te brishte dhe paeksperience si ajo Shqiptare. Falimentimi ekonomik i PD ishte deri ne nje fare mase normal. Por menyra se si PD e Saliu e perballuan kete krize ishin te papranueshme dhe katastrofike. Ajo situate s'kishte pse te perfundonte aty ku perfundoi. Me levizje te mencura politike cdo gje zgjidhej. Rregulli eshte i thjeshte; falimetove ik nga pushteti. Do ishte me mire jo vetem per shqiptaret por edhe per vete PD e Saliun. Tashme njerezit kane frike ta hipin PD e Salen prape ne pushtet sepse e pane se po hipi Sala ne maj te kalit, nuk zbret me pa plumb.

    Problemi vjen ne nje pike. Krizat, politike apo shoqerore qofshin, per shoqerine shqiptare jane dhe do jene fenomene te natyrshme, problemi qendron se si dhe sa te afte jemi ne ti kalojme ato suksesshem. Me nje lider si Saliu u vertetua praktikisht se kriza kthehet ne katastrofe fatale per kombin tone.

    Ne fund te fundit une mendoj sa ne 97 Sala korri cfare mbolli per 5 vjet, meri, urrejtje, konflikt, tension, perbuzje, korrupsion, degjenerim, anti-vlere etj etj. Fundi i tij me apo pa firmat ishte i pashmangeshem.

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Pirro i Epirit
    Anëtarësuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    Scotland
    Postime
    37
    Nese Berisha dhe PD do ta dorezonin pushtetin ne maj te 1996s., Socialistet dhe filogreket do te binin ne varrin qe kishin hapur vete, dhe se besoj ta merrnin pushtetin edhe per nja 20 vjet te tjera. Po te inkriminuarit e pushtetit prej kartoni te Berishes nuk arriten ta benin kete levizje te mencur.Tani le te flene ne dafina se sa te jete gjalle Tos Mjekra vetem opozite rrugesh kane per te ngelur.
    Liridashes

  14. #54
    Nga Vlora tu befsha! Maska e vloonjat
    Anëtarësuar
    31-07-2002
    Vendndodhja
    Ne Toke(tani per tani)
    Postime
    34
    Albo, po nga cila gazete eshte artikulli i mesiperm?

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Fahrudini e dredh bukur e interesant se si Vlonjatet nuk i kerkojne llogari por presin nga Prec Zogaj.

    revolucioni i 97-tes nuk ka lidhje me Piramidat sepse po te kish ai revolucion do vazhdonte dhe 7 vite te tjera sepse populli nuk i mori parate "deri ne qindark te fundit" sic premtoj PS-ja.

    Pra Revolucioni u be per te rrezuar Berishen dhe me Rrezimin e Berishes mbaroj dhe revolucioni.

    Vlonjatet e dine mire qe nuk u cuan per PARA por u cuan sepse nje pjese e madhe e popullit te Vlores eshte e inkriminuar dhe regjimi i cili nuk ja zbardh krimet eshte Regjimi qe ka ne krye PS-ne.

    Prandaj Vlora ( pjesa e inkriminuar e cila ka sunduar gjithmon ate qytet) ka qene gjithmon bastioni bolshevik dhe kontra pesha ndaj Revolucionit te Dhjetorit studentor.

    Revolucioni 97-tes eshte kunderpergjigje e revolucionit studentor te Dhjetorit.

    Italia nuk e pelqeu renien e Mafies enveriste nga Pushteti.
    Italia gjithmone e ka perkrahur Regjimin enverist dhe e ka pasur aleat te fshehte.
    Pranda Italia pruri si ambasador ate musteqen stalinistin Torkuato K-ardilin.
    Shteti Italian dhe ambasada italiane ne Tirane ka qene vendet ku Mafia enveriste hynte e dilte me rehat se ne Kub e Kine.

    Ishin jo vitet 1200 ose 1500 por vitet 1970-80 kur Enver Ramizat
    kalbnin burgjeve klerik me reputacion nderkombetar e Kombetar e Shenjtor te vertete si Pader Meshkalla e Kardinal Koliqi.
    E dinte shume mire Shteti italian sec bente PPSH-ja por nuk ndihej.
    Vetem ky fakt vlen per te kuptuar se sa Jo Principial Ishte Diplomacia italiane ndaj Shqiperise...
    Pra ..ala nuk ju ka rrjepur te gjalle Enveri ju o Albanez...aty po na rref...Vazhdo onorevole Enveri e rripi te tute..vec ne ktu mos na besdis..
    Ky ish mesazhi qe dergonte ITALIA Enverit dhe Popullit Shqiptar gjate disa dekadave.

    Kush mbante radhe me vite dhe muaj per nje vize te qelbur ne Ambasaden italiane ne vitet 1989-1995?

    Mbanin ata qe kishin lidhje shpirterore ne Itali..
    Psh Ish studente qe kishin studiuar ne Itali ne vitet 1930-40 dhe qe gjate kohes Enverit perfunduan neper Burgje si Borgjeze te "felliqur" ose gra italiane te mbetura ketu mbas lufte.

    Kush merrte viz ne Ambasad italiane pa radhe e brenda dites?

    Kelysh bllokmenesh e oficer zbulimi te jashtem te Sigurimit ....ata fesht kalonin porten prej hekuri e hynin putheshin me Kurvat e kurvaret e Ambasades Italiane.

    E njejta gje me Francen...e njejta me Gjermanin e njejta me USA-ne.

    Pra Regjimi enverist ishte i perkedhelur nga Europa.

    Sikur Europa ta urrente Regjimin stalinist te Enver Hoxhes athere Heronjve Berisha e Azem Hajdari do u ngrihej monument ne Europe meqe rrezuan karikaturen me te shemtuar e me obskurantiste te Kontinentit.

    Europa dhe Amerika nuk e deshen Saliun..
    Pse
    Sepse Europa dhe Amerika nuk kishin ne radhet e Liderve te tyre te dekadave 1950-1990 asnji HERO...perkundrazi aparatcike mafioze e byrokrate te ndyre.

    A mund te krahasohet Figura e Azem Hajdarit qe rrezoi nje regjim gjakatar me Romano Prod hajdutin...me Kraksin e Andreot Dhelpren?

    Jooooooo..

    Ata jane plehra pa asnji vlere personale ...

    Prandaj ata ( Europa) nuk donin nje Shqiperi te drejtohej nga lidere me merita personale..nga heroj por doni lidera plastelin e pa karakter te llojit Ramiz, Fatos e Sorrollop.

    Rasti i pare ne 15 vjet qe nje lider europian thot dy fjale te mira per Saliun..e ky eshte Ariu Polar...Diplomati Finlandez...i cili nuk eshte i zhytur ne Mafien e Brukselit qe eshte nje Bande super hajdutesh.

    Pra revolucioni i 97-tes kishte perkrahje totale te Europes dhe Amerikes.
    Pra konkluzionet e Gazidedes athere ishin te sakta.

    Prandaj Gazidede ndiqet.

    qashtu...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 07-06-2003 më 14:25

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kjo verteton plotesisht se Parate e Piramidave i ka vjedhur TOTALISHT PARTIA SOCIALISTE e SHQIPERISE.

    Ajo ka vjedhur THESARIN.
    Ajo mbron krye hajdutin Ed Rama.

    Pra kush eshte antar i Partise socialiste merr persiper gjynahe.
    Ne Histori do dalin nje dite keto turpe.
    Te mos thone se ne antaret e thjeshte nuku dinim gje...

    Hajduter...

  17. #57
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Po s'do mend qe partija Sosjaliste me deputetet e saje do ta kundershtonte kete ligje.
    Jo per ndonje gje, po thjeshte nga ajo se: A mundet qe te beje "vaki" qe hajduti te lejoje qe te gjykohet?!
    Po populli????????? Rrofte hajdutet qe do na kthejne leket.....

  18. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Kapet Administratori i Fondacionit "Xhaferri"

    Policia e Beratit ne bashkepunim me ate te Durresit, arriti te prangose te shumekerkuarin nga drejtesia, Muharrem Kasemi. Kishte drejtuar finnacat e ish-firmes piramidale qe mashtroi dhjetra mije qytetare, duke u marre miliarda leke. Si u krye operacioni i policise dhe ndihma e prokurorise, qe priste ekzekutimin e urdher-arrestit, prej mese 6 vjetesh

    Eriola AZIZOLLI

    Pranga Muharrem Kasemit, 50-vjecarit beratas me banim ne Durres, qe kerkohej nga drejtesia per mashtrim ne shyuma te medha ne dem te qytetareve. Kasemi, ishte administrator i firmes piramidale "Xhaferri" dhe ndalimi i tij, si i dyshuar per nje abuzim prej 150 mije USD, u be pasditen e djeshme. Pas arrestimit te Rrapush Xhaferrit, presidentit te ish-fondacionit piramidal "Demokracia Popullore", ne nje fshat te rrethit te Beratit, dje eshte prangosur edhe administratori i filialit ne kete qytet. Burime zyrtare te policise vendore, bejne te ditur se pasditen e djeshme eshte bere ndalimi i shtetasit Muharem Kasemi, 50 vjec. Blute kane udhetuar per ne qytetin e Durresit ku kane bere ndalimin e 50 vjecarit lindur ne Berat dhe banues ne qytetin bregdetar. Po sipas burimeve te Komisariatit, ndalimi i tij u pasua nga nje urdher ndalimi qe ka leshuar prokuroria e rrethit. Kasemi, eshte akuzuar se ka kryer vepren penale te mashtrimit me shuma te medha. Dyshohet cdhe per 170 persona te mashtruar prej tij, me vlere ne 150 mije USD. Rreth ores 18.30 te dites se djeshme bene te mundur ndalimin e babait te tre femijeve. Burime nga prokuroria e ketij rrethi bejne te ditur se Kasemi ka qene administrator i filialit te fondacionit Xhaferri ne kohen e lulezimit te firmave piramidale gjate viteve '95-'96. Gjate kohes qe Kasemi drejtonte filialin e fondacionit sipas burimeve te policise jane mashtruar 170 kreditore beratas. Vlera e perfitimit sipas policise kap shumen prej 15o mije USD, te cilat jane siguruar nga mashtrimi i qytetareve beratas dhe zonave rurale te ketij rrethi. Pas shkaterrimit te firmave piramidale Kasemi eshte larguar nga qyteti i Beratit duke u vendosur ne ate te Durresit. Prokuroria e rrethit pas hetimeve te zhvilluara mbi aktivitetin e firmave piramidale, qe ushtron veprimtari me ane te filialeve ne kete qytet ka leshuar urdher ndalimin per administratorin e fondacionit Xhaferri. Pikerisht ne fshatin Starove, 7 kilometra larg qytetiti te Beratit, u ndalua nga policia dhe vete ish-presidenti i ketij fondacioni, Rrapush Xhaferi, duke u strehuar ne nje banese te ketij fshati tek te afermit e tij.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  19. #59
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Te keqen e analizes o Trim
    Dikur edhe Hoxha i shante te gjithe per falimentimet e tij.

    Me ler te te them se nuk po te nderoj me nje pergjigje.

  20. #60
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    “Fajdet”, Opozita padi penale ndaj Arapit

    Rrëzohet kërkesa e opozitës për hetimin e Prokurorisë së Përgjithshme. Mustafaj, po bllokohet hetimi

    TIRANË - Pesë anëtarë të komisionit hetimor parlamentar për Fajdet ngrenë padi penale ndaj kryetarit të Grupit Mbikëqyrës për Transparencës së Fajdeve, Farudin Arapi, si dhe për tre punonjës të tij. Deputetët e opozitës në këtë komision, së bashku me kryetarin, Arben Imami, Preç Zogaj, Besnik Mustafaj, Sajmir Curri dhe Pal Dajçi kanë ngritur padi penale për Arapin, për shkak të bllokimit të punës së tyre në marrjen e dokumenteve, duke penguar sipas tyre hetimet. Ata kanë dorëzuar dje denoncimin në prokurorinë e Tiranës për kryetarin e Grupit Mbikëqyrës për Transparencën e Fajdeve, Farudin Arapin, duke e akuzuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Në kërkesën për fillimin e procedimit penal, Imami e cilësoi Arapin si përgjegjësin kryesor në pengimin dhe zvarritjen e punës së këtij komisioni për të verifikuar procesin e transparencës së firmave piramidale, që është drejtuar nga vetë kryembikëqyrësi. Imami bëri të ditur dje në mbledhjen e komisionit, Arapi ka refuzuar t’i përgjigjet tre shkresave të njëpasnjëshme të komisionit hetimor, për të vënë në dispozicion materialet e kërkuara në shërbim të hetimit. Kërkesa e deputetëve të opozitës ka sjellë reagimin e socialistëve, të cilët kanë cilësuar si një pengesë për punën e komisonit. “Fakti që ju do ta nisni për ndjekje penale Arapin tregon se ky komision ka dështuar që në fillim, pasi nuk mund të hetohet një person që është nën hetimin e prokurorisë”,-tha dje anëtari socialist Durim Hushi. Por Imami ka bërë të ditur se “ndjekja penale e Arapit nuk përbën një pengesë për hetimin tonë si komision”. Deputeti i PD-së, Besnik Mustafaj ka akuzuar socialistët, të cilët po mbështesin Arapin, i cili sipas tij, merr guximin të shkelë ligjin. Përveç Farudin Arapit, pesë anëtarët e opozitës kërkuan procedimin penal për juristen e Këshillit Mbikëqyrës për transparencën e fajdeve, Shpresa Vruxho si dhe për dy administratorët e shoqërisë “VEFA në administrim”, Nasip Ahmeti dhe Sabah Duçkollari, të cilët gjithashtu akuzohen për “shpërdorim detyre”. Në mbledhjen e djeshme është rrëzuar kërkesa e opozitës për të hetuar Prokurorinë e Përgjithshme, ku 6 socialistët Fino, Dizdari, Pepa, Hoxha, Hushi dhe Tabaku votuan kundër, ndërsa 5 opozitarët pro. “Po vërtetohet dyshimi që ky komision nuk po lejohet të bëjë transparencën e transparencës së Fajdeve. Nuk na duket normale që ky komision të pengohet nga një segment antiligjor i Prokurorisë dhe të kontrollojë punën e komisionit. Shpreh keqardhjen për socialistët, por ata nuk mund të pengojnë hetimin”,-tha Mustafaj pas votimit.
    B.Hoti
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mediat Shqiptare, Problematike Në Paraqitjen e Lajmit!
    Nga shefqeti11 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2007, 08:23
  2. Mediat dhe "banda" e gazetarëve.
    Nga Agim Doçi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 04:32
  3. Nje 43 vjeçar rikthen edhe njehere firmat piramidale
    Nga ClaY_MorE në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 05:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •