Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 189
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Kryeadministratori akuzon për shpërdorimin e fondeve të firmave, pushtetarët e kohës

    Arapi: Politikanët rrëmbyen 200 milionë USD

    “Piramidalet kanë përdorur fonde cash në favor të zyrtarëve e politikanëve të lartë të asaj periudhe”

    TIRANË-Kryeadministratori i Fajdeve, Faraudin Arapi ka akuzuar dje klasën politike se nga firmat piramidale kanë përfituar në mënyrë të jashtëligjshme 200 milionë dollarë amerikanë. Në mbledhjen e djeshme të komisionit hetimor parlamentar të transparencës së procesit të transparencës së Aseteve të firmave piramidale, Arapi deklaroi se për sponsorizime politike, privilegje, fonde në formë cash nga firmat piramidale politikanët kanë rrëmbyer 200 milionë dollarë amerikanë. “Të gjitha skemat piramidale në administrim nga ana e ish-administratorëve mashtrues kanë fshehur apo kanë përdorur fonde financiare cash jashtë kontabilitetit në favor të individëve, favore personale,
    rroga të punonjësve, personave të tretë të privilegjuar, zyrtarë e politikanë të lartë të asaj periudhe, fonde financiare të kreditorëve prej 200 milionë dollarë amerikanë. Në të futen edhe sponsorizime politike në fushata, zyrtarë e politikanë të lartë që ndonëse ishin paralajmëruar nuk morën masa për rreziqet e tyre”,-tha Arapi dje në komision. Sipas tij, firmat piramidale në ato kohë kanë qenë të detyruara nga ana e shtetit që të kryejnë edhe investimet publike, në rrugë, kanalizime dhe ujësjellësa.
    Ndërkohë që sipas tij, fatura ekonomike, dëmi nga mosndërhyrja në kohë e politikës për të parandaluar humbjen e parave në firmat piramidale kapin shifrat e 800 milionë dollarëve amerikanë. Sipas tij, kjo është edhe shuma e parave të humbura në të gjitha firmat piramidale. Duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të komisionit për fatin e parave të firmave piramidale, Arapi iu është drejtuar se “një pjesë e tyre të deklaruara si të humbura janë tek ata persona që kanë patur lidhje të fuqishme dhe që zotërojnë biznese të fuqishme, si në ndërtim, lundrime, të lidhura me firmat”. Ai akuzoi direkt ish -ministrin e Turizmit të PD-së, Osman Shehu se ka tërhequr nga “Gjallica” 1.100.000 dollarë. Arapi akuzoi dje strukturat e shtetit në atë kohë, si Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Shërbimi Informativ Kombëtar që nuk parandaluan mosfalimentimin e firmave piramidale. Ai e cilësoi si një rast unikal falimentimin e dy shoqërive rentiere si “Gjallica” dhe “Sudja”, duke bërë si përgjegjës SHIK dhe KLSH-në, që në atë kohë drejtohej nga Bashkim Gazidede dhe Blerim Çela. Në të njëjtën kohë ai bëri të ditur se për fondacionet “Populli” dhe “Xhaferri”, SHIK-u ka paralajmëruar shtetin për rrezikshmërinë e tyre, për paratë e dyshimta që qarkullonin. Arapi dje kërkoi një ballafaqim institucional mes Prokurorinë e Përgjithshme dhe Zyrës së Përmbarimit, për të vërtetuar akuzat në adresë të tij dhe të Grupit Mbikëqyrës. “Kërkoj një ballafaqim institucional me Prokurorinë dhe Përmbarimin për të hequr çdo alibi, organet mësipërme janë palë me administratorët”,-theksoi Arapi. Kryeadministratori deklaroi se ai dhe familja e tij nuk kanë patur përfitime në shitjen e aseteve apo të kenë shkelur ligjin gjatë ushtrimit të detyrës së tij.
    Bledar Hoti

    Akuzat e Arapit

    Politikanë dhe zyrtarë të lartë ose persona të tretë të lidhur me ta kanë përfituar në mënyrë të jashtëligjshme 200 milionë dollarë amerikanë.


    Dëmi nga mosndërhyrja në kohë e politikës për të parandaluar humbjen e parave në firmat piramidale kap shifrat e 800 milionë dollarëve amerikanë.


    Ish-ministri i Turizmit Osman Shehu akuzohet se ka tërhequr nga “Gjallica” 1.100.000 dollarë
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Albo

    Janar –Maj ‘96, të gjitha lëvizjet për të zbuluar Piramidat e fajdeve

    TIRANE- Vetëm në ditët e para të muajit janar të vitit 1996, drejtuesit e qeverisë së PD-së u vunë në lëvizje për rrezikun e firmave piramidale që ushtronin aktivitetin prej katër vitesh. “Shekulli” ka arritur të zbulojë korrespondencën konfidenciale të kohës mes shtetarëve të lartë dhe në vijim boton pjesë të saj duke hedhur dritë mbi qëndrimet e qeverisë dhe të institucioneve të asaj periudhe për fenomenin “Fajde”. Sipas shkresave origjinale, shtetarë të lartë të qeverisë së kësaj periudhe kanë vërejtur se zhvillimi i këtyre firmave po sillte një rrezik serioz për vendin, por pa arritur të realizonte mbylljen e tyre. Gjithçka filloi me alarmin që lëshoi ish-kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Blerim Çela. Në ditët e para të muajit janar të vitit 1996 ai thirri në zyrën e tij ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Kristaq Luniku. Në këtë takim, Çela i parashtroi Lunikut shqetësimin për zhvillimin e huamarrjes me interesa tepër të larta që konkurronin bankat e nivelit të dytë, duke rrezikuar kështu moskthimin e parave tek depozituesit. Nga ana e tij, Luniku mësohet t’i ketë thënë Çelës se në rast se do të pezulloheshin pagesat, atëherë do të krijohej një bllokim i sistemit bankar dhe financave të vendit pasi shumat e depozituara nga këto firma nëpër bankat e nivelit të dytë ishin tepër të larta. Luniku për këtë çështje kishte përgatitur një material konfidencial për qeverinë Pikërisht në këtë material, në shkresën zyrtare të dërguar me datën 19.01.1996, ish-guvernatori Luniku bën përgjegjës vetëm ata që i kanë krijuar firmat, pa dhënë rrugët e zgjidhjes. Duke marrë parasysh këto konkluzione ish-kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Blerim Çela i dërgoi një shkresë ish-kryeministrit Aleksandër Meksi dhe zv/kryeministrit Dylber Vrioni në datën 8.02.1996 në të cilën pasi parashtroi rreziqet nga moskthimi i depozitave, Çela kërkoi bllokimin e menjëhershëm të këtyre aktiviteteve nga Drejtoria e Tatim -Taksave (sepse KLSH nuk kishte të drejtë të kontrollonte firmat pirvate) dhe të vlerësohej gjithashtu risku i kthimit të detyrimeve tek depozituesit. Në letër Çela kërkoi gjithashtu që qeveria të përgatiste një kuadër ligjor për rregullimin e këtij aktiviteti.


    Pikërisht në të njëjtën ditë që ai vuri në dijeni Meksin dhe Vrionin, Çela njoftoi edhe guvernatorin Kristaq Luniku, dhe tre drejtorët e bankave të nivelit të dytë që të zhvillonin një takim në zyrat e Kontrollit të Lartë të Shtetit në datën 14.02.1996 për të diskutuar për problemin e këtyre firmave. Në këtë takim erdhi vetëm ish-drejtori i përgjithshëm i Bankës së Kursimeve Bedri Çollaku dhe zv/drejtori i përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare, Qamil Tusha, ndërsa guvernatori i Shqipërisë apo i dërguari i tij nuk erdhën. Në këtë takim të gjithë kërkonin që ky problem duhej rregulluar me ligje dhe se akoma nuk vërehej tërheqje e madhe depozitash nga popullata në këto banka. Por asnjëri prej tyre nuk ishte në gjendje që të garantonte kredibilitetin e këtyre firmave ndaj dhe Blerim Çela njoftoi edhe njëherë verbalisht ish-kryeministrin Meksi dhe ish-ministrin e Financave Vrioni që të merrnin në konsideratë shkresën e datës 8.02.1996 për bllokimin e këtyre aktiviteteve dhe rregullimin e tyre ligjor.

    Në përgjigje të kësaj shkrese në datën 29.02 1996 ish-ministri Vrioni i drejtohet ish-kryeministrit Meksi, ish-ministrit të Brendshëm Agron Musaraj, ish-kryetarit të SHISH-it Bashkim Gazidede dhe ish-kryetarit të KLSH-së Blerim Çela. Në këtë letër ministri Vrioni informon se ky aktivitet duhej formalizuar me ligjin e ri për sistemin bankar. Nisur nga përmasat dhe rëndësia e këtij problemi, Vrioni shkruan ka ardhur koha për një ndjekje dhe kontroll të këtij aktiviteti ku të përfshihen edhe institucione të tjera shtetërore për të evidentuar mundësinë e falimentimeve që do të kishin pasoja të mëdha jo vetëm ekonomike por edhe sociale. Në këtë drejtim, vazhdon Vrioni duhen përcaktuar strukturat e këtyre aktiviteteve, cilët janë individët që e drejtojnë këtë aktivitet dhe cila është shtrirja gjeografike e tyre. Për këtë Vrioni kërkoi bashkëpunim me SHISH, Ministrinë e Brendshme e tatimet duke organizuar takime të vazhdueshme deri në mënjanimin e pasojave të padëshiruara dhe formalizimin e këtyre aktiviteteve. Vrioni njoftoi gjithashtu përmes një letre kryeministrin Meksi, ministrin Musaraj, kryetarin e SHISH-it Bashkim Gazidede dhe kryetarin e KLSH-së Blerim Çela. Në këtë shkresë ai tregon se Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë nga data 1 deri në 7 Prill 1996 kishin ftuar në takime të veçanta shoqëritë “VEFA”, “Gjallica”, “Kamberi” dhe “Sude Kademi”. Vrioni paraqiti në një letër edhe qëndrimet e këtyre firmave. “Subjektet në fjalë nuk kishin vizione të qarta mbi një menaxhim të drejtë të aktiviteteve të tyre. Këta persona mund të kenë qëllime jo të pastra prandaj duhen ruajtur fizikisht që të mos lënë vendin. Nga ana jonë do të forcohen masat në këtë drejtim por duhen organizuar takime me institucionet që kanë lidhje me këtë problem”, përfundon letrën ish-ministri i Financave Dylber Vrioni.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    “Për firmat PD përgjegjëse, por ku shkuan 120 milionët në banka”

    Nga Blerim Çela

    Nëse do të ktheheshim në vitet 1995 dhe 1996, të gjitha gazetat si të majta ashtu edhe të djathta trumbetonin me forcë përqindjet e larta të firmave piramidale, por nëse PS-ja dhe e majta në përgjithësi kishin përgjegjësi morale që nuk thanë asnjëherë që këto firma do të sillnin pasoja katastrofike për Shqipërinë, e djathta e veçanërisht PD-ja në pushtet kishte përgjegjësinë kryesore përse nuk i bllokoi këto firma, kur ato filluan të bëhen kërcënuese për vendin. Gjithashtu, të gjithë menaxherët e këtyre firmave ishin të majtë, ish-oficerë, ish-punonjës të komiteteve të partive e të komiteteve ekzekutive, etj., për të cilët disponohen listat. Gabimi që PDSH bëri në lejimin e këtyre firmave u shlye me rrëzimin e saj nga pushteti, por ajo pati vullnetin që të fillojë bllokimin e tyre dhe kthimin e parave nga “Populli” 60% dhe nga “Xhaferri” 52% si dhe la në banka të ngrira mbi 120 milionë dollarë në 20 shkurt 1997. Nëse pushteti u dorëzua duke quajtur hajdutë qeveritarët e PD-së, përse nuk dolën këta hajdutë këta 6 vjet të qeverisjes socialiste? Përse u dashka marrë tani me problemin se Luniku e paska lajmëruar iksin apo ypsilonin e nuk nxirren se ku shkuan 120 milionë dollarët që la PD-ja në bankë kur dorëzoi pushtetin? Ish-kryetari i KLSH-së, pyet se “përse nuk bëhet transparenca nga Farudin Arapi për shpërndarjen e parave që u ngrinë në bankë si dhe për asetet e këtyre firmave që i shiti me 20 e 30 fish nën çmimin e tyre real duke mos i kthyer asnjë qindarkë huadhënësve? Përse e gjithë kjo tymnajë për demokratët “hajdutë” pa përcaktuar asnjë të dhënë e dokument për ta, përjashto zotin Osman Shehu, i cili në radhë të parë është publikuar nga ne që ka marrë hua e jo nga Arapi, i cili e quan ish-ministër të PD-së, kur ai nuk ishte ministër kur i mori paratë? Në fund të fundit, z.Osman Shehu e ka marrë huanë me dokument të rregullt dhe nuk e mohon atë. Të fshihen ata që kanë blerë troje e objekte, makina e fabrika me vlera qesharake e jo të përqendrohet vëmendja tek Osman Shehu. Përse bëhet kjo luftë e kotë politike e nuk i kthehen paratë e mbetura depozituesve. Përse ka diskordancë shifrash nga “Deloitte &Tuoch”, financat e vetë firmave dhe Farudin Arapit? Kush gënjen prej tyre? Ku është transparenca që ka ky grup, i cili për fat të keq ka edhe një përfaqësues të Parlamentit dhe Kontrollit të Shtetit, të cilët janë kthyer në vasalë të një Arapi që nuk përfaqëson asnjë vlerë? Përse akuzon pa fakte ky farë Arapi dhe nuk bën denoncime për ndjekje penale në bazë të dokumenteve, por merret me shpifje?’.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Letra e plotë konfidenciale që ish-guvernatori i dërgon ish-kreut të KLSH-së

    Luniku në ’96: Firmat të mos mbyllen menjëherë

    “Përse u la të rritet dhe të zhvillohet ky aktivitet? Përse nuk u ushtrua kontroll?” .

    TIRANË – Zbardhet letra sekrete e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Kristaq Luniku dërguar ish-kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në vitin 1996 Blerim Çela. Në letrën prej tre faqesh, Luniku e sqaron Çelën lidhur me zhvillimet e tregut joformal të pranimit të depozitave dhe masat që duheshin marrë në atë kohë. Luniku shprehej se, “dinamika e zhvillimit të këtij aktiviteti është e madhe duke rezultuar në zgjerimin e volumit dhe të shtrirjes teritoriale të tij”. “Duke e parë më nga afër këtë aktivitet si dhe dokumentacionin (nëse mund të quhet i tillë) që shoqëron këto transaksione shihet qartë që nuk kemi të bëjmë me hua apo fajde. Është e qartë që kemi të bëjmë me aktivitet të pranimit të depozitave, ku personat fizikë apo juridikë që veprojnë në këtë treg sillen si banka edhe pse nuk janë pajisur me licensë nga autoritetet përkatëse për të kryer në mënyrë të ligjshme dhe të kontrolluar një aktivitet të tillë”, thuhet në letër. Sipas ekspozesë së bërë nga Luniku, në atë kohë “nivelet e interesave në këtë treg janë shumë të larta, jashtë çdo standardi tregu financiar të ligjëruar kombëtar apo ndërkombëtar, çka tregon rrezikun e madh të investimeve në të dhe të karakterit joformal të tij”. “Përsëri në material është theksuar se rruga më e përshtashme nuk do të ishte mbyllja e menjëhershme e tregut financiar joformal, çka do të kishte pasoja të padëshiruara, por formalizimi i tij brenda të gjitha normave financiare dhe juridike”, thotë Luniku në letrën e tij. “Duket dhe mund të krijohet përshtypja se rrugëdalja është dhënia e licensës për të vepruar si bankë për pjesëmarrësit e këtij aktiviteti. Licensa nuk mund të sigurohet dhe nuk do të lëshohet për aq kohë sa aktiviteti i të tilla subjekteve të paraqitet i qartë dhe të plotësojë të gjitha kushtet dhe normat që sigurojnë situatë financiare të shëndoshë”, shprehet ish-guvernatori në letrën e tij. “Në ekonominë e tregut, një bankë mund të falimentojë si rezultat i administrimit financiar me të meta të theksuara, kjo sepse ajo është e detyruar dhe plotëson kërkesën e raportimit rregullisht në bankën qendrore. Banka qendrore nuk është krijuar për të siguruar që një bankë të mos falimentojë. Ajo krahas funksionit kryesor mbikëqyr dhe rregullon sistemin bankar të aftë për të mbështetur rritjen e ekonomisë së vendit, duke siguruar në këtë mënyrë që depozituesit e vegjël nuk do të humbasin kursimet e tyre”, shpjegon në letër ish-guvernatori i Shqipërisë në vitin ’96. Ai deklaron më pas se “në kontrast me sa ndodh në sistemin bankar, aktiviteti i pranimit të depozitave në tregun joformal është i pakontrolluar dhe i pasiguruar”. “Në rast se do të supozonim falimentimin e këtij tregu apo lojëtarëve kryesorë të tij do të sillte një humbje të madhe për një pjesë të konsiderueshme individësh dhe e gërshetuar kjo me një qëndrim të tillë do të sillte përpara shtetit dhe qeverisë pikëpyetje serioze. Përse u la të rritet dhe të zhvillohet ky aktivitet? Përse nuk u ushtrua kontroll?, etj.”, thuhet më tej në letrën dërguar ish-kryetarit të KLSH-së së asaj kohe. Sipas Lunikut, duhet që në radhë të parë këta persona dhe subjekte të pasqyrojnë saktë se “përse përdoren këto para, ku investohen ato, me ç’rezultat investohen si sigurohet kthimi i tyre depozituesve, etj.” “Në rast se një pjesë e konsiderueshme e këtyre fondeve ngurtësohen si pasojë e administrimit financiar joefektiv, kuptohet do të lindin problemet e likuiditetit dhe të rrjedhshmërisë që të amplifikuara me faktin e operimit jo mbi baza ligjore do të krijonte zhurmë e çrregullime në treg dhe mosqenie në gjendje për të shlyer detyrimet në kohë. Kjo padyshim sjell edhe probleme serioze me natyrë sociale”, thuhet në letrën e parë të Lunikut në 19 janar të vitit 1996. Në fund të letrës ai thotë se “me shpejtësi duhen marrë masa të studiuara me kujdes në funksion të realizimit të objektivave në këtë fushë”.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Ish-kreu i KLSH-së i kërkon kryeministrit dhe zv/kryeministrit marrjen e masave të menjëhershme

    Çela-Meksit: Të bllokohet urgjent depozitimi në firmat e paligjshme

    TIRANË – Ish-kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit në vitin 1996 Blerim Çela ka qenë i pari që nëpërmjet një letre, dërguar kryeministrit të asaj kohe dhe zv/kryeministrit e ministër i Financave, përkatësisht Aleksandër Meksit dhe Dylber Vrionit, ka kërkuar të bllokohet menjëherë aktiviteti i firmave piramidale. “Të bllokohet menjëherë ky aktivitet depozite nga organet e Drejtorisë së Tatim-Taksave dhe të ushtrohet kontroll në subjektet që kryejnë veprimtari depozitimi të paligjshme duke parë edhe zbatimin e ligjit për tatimfitimin në ato firma kryesore që janë zgjeruar. Gjithashtu të vlerësohet risku i kthimit të detyrimeve financiare të këtyre subjekteve ndaj klientëve në një moment të caktuar duke vlerësuar aftësinë e likuiditetit”, shprehet Çela në letrën dërguar ish-kryeministrit Meksi, në datën 8 shkurt 1996, e cila është siguruar nga “Shekulli”. “Të përgatitet kuadri ligjor për rregullimin e këtij aktiviteti me qëllim që të jetë i kushtëzuar, i kontrollueshëm, në rast se do të lejohet zhvillimi i organizuar i tij”, thuhet në fund të letrës së firmosur nga ish-kryetari i KLSH-së Blerim Çela. Çela vlerësonte në atë kohë se niveli i interesit për depozitat e siguruara nga subjektet që ushtrojnë këtë veprimtari tregon se kapitali financiar i depozituar në këtë formë është orientuar ose investuar me biznese me normë fitimi të lartë që në kushtet e Shqipërisë është disi i pazakontë.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Republika e Shqipërisë
    Ministria e Financave.
    Lënda : Për aktivitetin e marrjes së parave me fajde.

    Kryetarit të Këshillit të Ministrave
    Zotit Aleksandër Meksi

    Ministrit të Brendshëm
    Zotit Agron Musaraj

    Kryetarit të Shërbimit Informativ Kombëtar
    Zotit Bashkim Gazidede.

    Kryetarit të Shërbimit të Kontrollit të Shtetit
    Zotit Blerim Çela


    Maj ’96 , Vrioni: Bosët e firmave të ruhen fizikisht
    Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë nga data 1 deri në 7 Prill kanë ftuar në takime të veçanta shoqëritë e mëposhtme “Vefa” , “Gjallica”, “Kamberi” dhe personin e quajtur Sude Kademi, për t’i detyruar që gradualisht ato të normalizojnë aktivitetin e tyre sipas ligjit nr. 8075 datë 22.21996 “Për sistemin bankar në Republikën e Shqipërisë”, i cili detyron çdo aktivitet që ka të bëjë me mbledhjen e depozitave është aktivitet bankar dhe si i tillë duhet licensuar. Këto firma gradualisht duhet të ulin interesat deri në ato të tregut formal të përcaktuara nga Banka e Shqipërisë, nisur nga politikat monetare; të ulin gradualisht mbledhjen e depozitave të reja: të marrin masa për menaxhimi të drejtë financiar duke marrë në konsideratë dhe pagimin e detyrimeve fiskale për veprimtarinë që kryejnë. Për dijeni qëndrimi i këtyre subjekteve ka qenë:

    Alimuça: Duam licensë për bankë
    “Vefa” –Ne marrim hua nga qytetarët dhe këtë e kemi mbështetur në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë. Aktiviteti i huamarrjes përbën një pjesë fare të vogël të aktivitetit të “Vefa” dhe “Vefa-Holding”. Kemi bërë kërkesë dhe presim të licensohemi si bankë.

    Gërxhalliu: Po studiojmë hapjen e bankës
    “Gjallica”- Ne marrim hua sipas procedurave të Kodit Civil dhe jo depozita. E mirëpresim kërkesën tuaj dhe për dijeni ju njoftojnë se jemi drejt përfundimit të studimit për hapjen e një banke në Shqipëri. Huadhënësit tanë të jenë të sigurtë pasi investimet tona janë kolosale dhe numri i huamarrësve është relativisht i vogël.

    Kamberi: Me fajdet blej bono privatizimi
    “Kamberi “- Kam marrë vërtet pare me fajde dhe në qoftë se të tërë do të m’i kërkonin në një ditë, nuk mund t’jua kthej dot. Më paratë e marra me fajde blej bono privatizimi, më tej blej objekte që përpiqem t’i vë në punë. Kam bërë një kërkesë në bankë dhe pres të licensohem.

    Sudja: S’tregoj ku i çoj paratë dhe nuk e di se ç’do të ndodhë po nuk shlyeva detyrimet
    Sude Kadëna- Unë organizoj një llotari që e kam gjetur të nisur në Fabrikën e Këpucëve në Tiranë. (Ky person deri në fund të takimit ju mbajt idesë për të mos treguar se çfarë aktiviteti kryen me paratë e marra me fajde). Ajo nuk kishte asnjë ide se ç’mund të ngjiste, nëse ajo nuk arrinte të shlyente detyrimet ndaj qytetarëve.

    Të gjithë këto subjekte nuk kanë vizione reale mbi një menaxhim të drejtë të pasiveve dhe aktiviteteve të tyre. Këta persona mund të kenë dhe qëllime jo të pastra prandaj duhen ruajtur fizikisht që të mos lënë vendin.

    Zëvendëskryeministër dhe ministër i Financave
    Dylber Vrioni
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Berisha: Luniku donte t’i kthente piramidat në banka

    TIRANE- Ish-presidenti Sali Berisha pranoi dje se në vitin 1996 ai ka marrë një letër nga ish-guvernatori i Shqipërisë Kristaq Luniku. Por Berisha sqaroi dje se në letrën e dërguar Luniku sugjeronte kthimin e firmave piramidale në banka, çka do të ishte shkatërruese për skemat bankare në Shqipëri. Korrespondencën mes ish-presidentit Sali Berisha dhe ish-guvernatorit Kristaq Luniku që lidhej me rrezikun e firmave piramidale e bëri të ditur para disa ditësh guvernatori Shkëlqim Cani në mbledhjen e komisionit të Fajdeve.”Është një përpjekje e atyre që vodhën qindra milionë dollarë nga Banka. Ata i shpërdoruan për të mbjellë konfuzion. Letrën e afirmoj plotësisht. Letra ka ekzistuar por ata që e citojnë këtë letër duhet të kenë minimumin e korrektesës ndaj publikut që t’ia japë të plotë letrën, ndryshe do t’ia japim ne. Ish-guvernatori i Bankës kërkonte që këto skema të shndërrohen në banka që do të ishte shkatërrimi përfundimtar i sistemit bankar në Shqipëri. Se e bënte me qëllim apo e bënte pa qëllim, këtë unë nuk jam në gjendje që ta them. Një gjë është e sigurtë se atë nuk mund ta pranoj kurrë”, -tha Berisha. Në fakt, këtë deklaratë Luniku e kishte bërë të ditur më parë në letrën që ky i fundit i dërgoi në janar të vitit 1996 ish-kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Blerim Çela, pas interesimit të këtij të fundit për mundësinë e rrezikut të firmave piramidale. Në letrën konfidenciale që ish-guvernatori i Shqipërisë, Kristaq Luniku i dërgoi ish-kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në muajin janar të vitit 1996 thuhet se nivelet e interesit në treg janë shumë të larta jashtë çdo standardi të tregut financiar të ligjëruar kombëtar apo ndërkombëtar, çka tregon rrezikun e madh të investimeve në të dhe të karakterit joformal të saj. Në letër thuhet se “e përshtashme nuk do të ishte mbyllja e menjëhershme e tregut financiar joformal, çka do të kishte pasoja të padëshiruara, por formalizimi i tij brenda të gjitha normave financiare dhe juridike”. Më tej Luniku vazhdon se “rrugëdalja është dhënia e licensës për të vepruar si bankë për pjesëmarrësit e këtij aktiviteti. Licensa nuk mund të sigurohet dhe nuk do të lëshohet për aq kohë sa aktiviteti i të tilla subjekteve të paraqitet i qartë dhe të plotësojë të gjitha kushtet dhe normat që sigurojnë situatë financiare të shëndoshë”. Luniku sqaron se në ekonominë e tregut një bankë mund të falimentojë si rezultat i administrimit financiar me të meta të theksuara, pasi bankat qendrore nuk janë krijuar për të siguruar që një bankë të mos falimentojë.
    Nevila Perndoj
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    INTERVISTE/ Flet ish-zëvendëskryeministri i PD-së deri në maj '96

    Dashamir Shehi: Asnjë letër zyrtare s'erdhi në qeveri për ndaljen e fajdeve

    Dashamir Shehi, ish-zv/kryeministër i PD-së në vitin '96 pohon se lulëzimi i firmave u vu re gjatë dy proceseve zgjedhore të '96-ës, ndërsa qeveria nuk kishte bërë asnjë mbledhje për këtë çështje.

    Zoti Shehi, cili ishte angazhimi i qeverisë shqiptare për mbylljen e firmave piramidale?

    Kam dëgjuar shumë të flitet për korrespondenca mes titullarëve të lartë të shtetit dhe institucioneve financiare, por deri në kohën që isha zv/kryeministër qeveria nuk ka bërë asnjë mbledhje për këtë çështje. Vetëm në një mbledhje qeveria kërkoi nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë hartimin e një raporti lidhur me situatën e firmave.

    Kur patën zhvillim më të madh fajdet?

    Fajdet u zhvilluan në periudhën mes dy proceseve zgjedhore, zgjedhjet politike në maj dhe zgjedhjet administrative në tetor të '96-ës. Pas majit firmat e kuptuan që do të kishte tolerancë ndaj tyre, për të bërë të mundur përsëritjen e rezultatit të majit në tetor. Ky ishte gabimi i shtetit të asaj kohe. Tentativat për bllokim ishin të vogla. Vetëm një deklaratë e ministrit të Financave. Edhe ajo u përgënjeshtrua, me sa duket nën presionin e superiorit të tij.

    A ka emra politikanësh të implikuar në këto firma?

    Besoj se ka. Në mos qofshin me emra, janë në forma të ndryshme me bizneset e piramidave. Do të uroja që komisioni të shërbente për diçka, të paktën të pastronte ambientin politik dhe të administratës publike nga personat e përlyer. Por kam pak shpresë, pasi me komisionin po merren njerëzit të cilët erdhën në pushtet nëpërmjet piramidave. Qeveria socialiste bashkë me aleatët (hetues të fajdeve) erdhën në pushtet me moralin e zgjidhjes së këtij problemi.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne shekulli mustaf Nano thote:

    .......

    Kur transparenca bëhet mashka e rrufjanëve

    Nga Mustafa Nano

    Në një farë mënyre e sipas një optike jo dhe aq të kërkuar, Farudin Arapi përfaqëson modelin më përfaqësues të administratorit të shtetit shqiptar. Emërohet a zgjidhet tjetri për të ushtruar një përgjegjësi të caktuar, dhe pasi i bën rrëmujë punët ose prej padijes, ose prej interesave, ose ngaqë nuk është gjë tjetër, veçse një kukull e komandueshme nga pushtete të fortë legalë apo okultë, fillon e hidhet në sulm, bën presion, kërcënon, hakërrehet, bën lodra fjalësh, kërkon mbrojtje, dhe më në fund i duket çudi që duhet të mbajë përgjegjësi apo që duhet t’i kërkojnë llogari.
    Në anën tjetër, nëse ka një ngjarje, ku shfaqet më mirë se kudo fytyra e vërtetë e politikës shqiptare, kjo është kjo historia e pambaruar dhe e pambarueshme e firmave piramidale. U bënë gati shtatë vjet që shqiptarët presin një minimum transparence mbi dramën e grabitjes së parave, e cila u konsumua në harkun e disa muajve, dhe rezultati është hiç. S’ka patur asnjë faktor që të bëhej pengesë në mënyrë objektive në këtë proces. U larguan nga vendi vërtet nja dy prej sojsëzëve që shpikën kompanitë huamarrëse, por gjithçka e gjithkush tjetër mbeti këtu. Një pjesë syresh u arrestuan, ndërsa pronat e tyre mbetën këtu pra, së bashku me dokumentacionin që dëshmonte gjithçka ose gati gjithçka. E megjithatë transparenca nuk u bë. Tani po kërkohet transparenca e transparencës.
    Ja disa momente të procesit të transparencës së transparencës, që ka marrë udhë këto ditë, e që dëshmon sa më sipër. Ka më shumë se një muaj që Farudin Arapi deklaron se do të nxjerrë emrat e politikanëve të përfshirë në këtë histori, dhe kur ndonjë nga komisionerët e Kuvendit i thotë “nxirri këta emra”, ai shprehet se do t’i nxjerrë në vendin e kohën e duhur. Askush prej tyre nuk kujtohet t’i thotë: more spurdhjak, së pari ato emra ti duhet t’i nxjerrësh këtu, në mos hiq dorë nga këto akrobaci dhe na jep hesap për punën që ke bërë! Arben Imami u mjaftua të bëjë një debat përballë kamerave, nëpërmjet të cilit nxorri veten të panakatosur, dhe kaq. Së dyti – t’i thuhet – ne ty nuk të kemi ngarkuar me detyrën për të hetuar, se cilët janë politikanët e përzjerë në këtë maskaradë. Kjo gjë është e rëndësishme, por nuk është detyra jote. Detyra jote është të na shpjegosh ku kanë shkuar paratë, si janë shitur pronat, sa pará do të përfitojnë huadhënësit mendjehumbur shqiptarë, e gjëra të këtij lloji.
    Përveç kësaj, “kam kasetat”, thotë ai, “ku janë të gjithë politikanët që kanë pozuar krah për krah nëpër tubime elektorale me bosët e piramidave”. E lezetshme kjo! Nëse Arapi ka kaseta mitingjesh elektorale, kjo do të thotë se nuk ka në dorë ndonjë scoop kushedi se çfarë apo ndonjë lajm që nuk e di kush. Përderisa është tubim elektoral, do të thotë që nuk ka mbetur shqiptar pa e ndjekur. Unë nuk njoh këto dymbëdhjetë vjet të periudhës postkomuniste një akt politik më legal e më publik se sa një tubim elektoral. Jo vetëm kaq. Ne të gjithë, edhe pa i ndjekur ato tubime, e dimë që bosët e piramidave dhe bosët e shtetit të para ‘97-ës kanë qenë ****ë e brekë, ashtu siç dimë se përgjegjësia politike mbi gjithçka ndodhi bie mbi këta të dytët, d.m.th. mbi bosët e regjimit dhe mbi kapon e atij regjimi.
    Nga ana tjetër, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë shprehet se ka të ruajtura në arkivat e institucionit të tij të gjithë praktikën burokratike e shkresat e shkëmbyera midis shtetarësh të asaj kohe, por nuk mund t’i bëjë publike për arsye profesionale, ligjore, apo ngaqë në kokën e shkresave është shkruar top-secret. E ç’do të thotë kjo? Blerim Çelën apo të gjithë ministrat e asaj kohe asgjë nuk i pengonte që të vulosnin top-secret çdo korrespondencë zyrtare. Nëse ka një ligj që pengon publikimin e shkresave të tilla, apo që i trajton këto të fundit mirëfilltazi si top-secret, ai ligj është absurd. E çfarë ka në këtë mes për ta trajtuar si top-secret?
    E megjithatë, si të jetonim në një botë të shthurur e surreale, më një anë thuhet se shkresat janë të papublikueshme, më anë tjetër ato kanë filluar të publikohen. Ajo e botuara dje, dhe me siguri ato që do të publikohen nesër a pasnesër, nuk kanë për të ndriçuar ndonjë gjë. E them këtë, pasi të gjithë e dinë që fajtori për lejimin e ngritjes së këtyre kompanive piramidale është ish-Presidenti i Shqipërisë, është ai që nuk ka denoncuar asnjë prej të tijëve lidhur me atë që ka ndodhur, është ai që nuk ka turp të thotë sot, se ato firma janë krijuar nga njerëz të lidhur politikisht me krahun tjetër. Por ç’do të thotë kjo, mor i paudhë? Ja, ta zëmë se një prej kompanive do ta kish ngritur Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha a një komunist tjetër njëzet e katër karatësh. E pastaj? Mos vallë, ti i ikën kështu përgjegjësisë? Por për çfarë dreqin të paguanim ne ty, që ishe edhe kryetar shteti de jure e de facto, edhe kryetar qeverie de facto, edhe kryetar i partisë së maxhorancës de facto, edhe kryetar e SHIK-ut de facto, edhe kryepolic që pengonte manifestimet e opozitës, edhe çfarë të duash tjetër?
    Ka edhe një moment tjetër, që më ka bërë përshtypje. Del një njeri, që ka qenë kryetar i Kontrollit të Shtetit në ato kohë e thotë: ne kishim faj, por asnjë gazetë e asnjë opozitar nuk e ngriti zërin kundër fajdeve. Hm! Kjo njimend i ngarkon me përgjegjësi morale jo vetëm ata, por edhe të gjithë shqiptarët që kishin mundësi ta thoshin një fjalë kundër asaj idiotësie kolektive, e nuk e thanë. Por kaq amá. Përgjegjësia e plotë politike, morale, juridike, shtetërore, etj, bie mbi ata që kanë pushtetin. Pastaj, një gjë s’kam kuptuar veçanërisht nga lajmi mbi letërkëmbimin e njerëzve të pushtetit të asaj kohe. Me çfarë logjike një letërkëmbim i kësaj natyre dhe për këtë çështje përfshin në vorbullën e vet, edhe kryetarin e Kontrollit të shtetit?
    Unë nuk e di se si do të përfundojë procesi i transparencës së transparencës, por ajo që për politikanët është objekt sherri, për shqiptarët është e qartë si drita e diellit: Fajtorë për lindjen e funksionimin e bizneseve fantomatike, të cilat u zbrazën xhepat shqiptarëve, janë demokratët, ndërsa fajtorë për moskryerjen e transparencës e për fshehjen e të vërtetës (ndoshta edhe të parave) janë socialistët. Fajtorë për moskryerjen e transparencës së transparencës do të jenë edhe demokratët, edhe socialistët. Alimuçaj në fillim e Arapi më mbrapa janë thjesht marioneta.



    --------------

    Ne fakt piramidat filluan ne kohen e monizmit.
    Gjithe pioneret e Biznesit qe ishin ne ate kohe zyrtare te zyrave qendrore ne Tirane e qe zakonisht silleshin rreth Hotel Dajtit qe ne ate kohe..(1988-1990) ishte qendra e takimeve mes ca palo-biznesmeneve nga diaspora e ca palo-zyrtareve tone..
    Aty u cfaq ai njeriu me Pallto te zeze qe shetiste me benz te byros politike sa ne DAJT sa ne Bllok..i famshmi ajdin sejdia dhe Ai e me ate filluan piramidat dhe i pari shqiptar qe u punesua ne Piramiden e pare eshte vet shefi i
    Mustafes, Miliarderi 2k ose koko kokodhima...

    Aty i futen te paktat dollare e marka e franga Hotel-Dajtistat e Tiranes dhe aty muarr udhen e m-utit epoka e re "demokratike" ose epoka e shenderrimit te sekretareve te komsomolit ne milardere mjekrrosha..

    ......

  10. #30
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    Brari, na vdiqe me kto gazetat mor burr i dheut, po pse se ben repliken me ate qe ka shkruajtur shkrimin po na e nxjerr ne forum.
    NJe pergjigje po pate mundesi,
    Prof DR Sali Berisha kur ishte president, kryekomandant i ushtrise dhe shikut, a kishte pergjegjesi morale per te ndaluar aktivitete te tilla te paligjshme, te dyshimta dhe qe ja ben gropen shtetit shqiptar. Piramidat kane ekzistuar dhe ne amerike ( skemat Ponzi) por shteti atje nderhyri ne kohe dhe nuk i lejoi qe te beheshin aq massive. Tani vetem ket me thuaj mua po pati mundesi, pse siku blerim cela te bente kontabilitetin e vefas me gjallicen po ma kalonte kohen duke shpik letra per korrupsionin e levantes me ko, apo duke germu letrat e gazetes koha jone. Pushteti ne demokraci ne rradhe te pare eshte pergjegjesi ndaj votuesit, pastaj lope per ta mjele apo per te ushtruar pushtet, nese ske kapacitet per ate pune htuj sorry dhe get lost.OK
    Me repekt
    Sn0mi

  11. #31
    Padyshim qe Berisha ka pergjegjesi morale dhe kete gje ai e ka pranuar vete ne shume raste.
    Shteti amerikan nderhyri pasi qekur eshte themeluar, ka qene shtet kapitalist dhe u formua nga nje i tille.

    Shqiperia nuk ka qene kurre nje shtet i mirefillte kapitalist dhe rendet e zhvillimit njerezor i ka kapercyer.
    Nga feudalizmi shkoi ne socializem dhe u kthye ne kapitalizem. 3 vjet eksperience nuk mund te krahasohen me ato 300 vjecare te Anglise apo Amerikes.

  12. #32
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    SHif ku dole dhevet aty ku them une,
    Nuk dii ndonje interviste te Saliut ku ka dale dhe thene, une kisha faj ne kete mes, po vec ka akuzuar mafian e kuqe qe ka kullufitur leket e shqiptareve ne piramida. Tani nuk eshte se socilaista jane pa faj semesa maj men une malaj ka qene menaxher i njeres prej tyre, megjithate, si pretendues i rimarrjes se postit te menaxhuesit te shtetit shqiptar, cfare garancise ofron ky person se ka ndryshur mentalitetin qe e covi ne ate pike. jafton te shikosh protestat e fundit te bathores apo shkodres dhe impenjimin e vili minarollit me sh memin dhe e kupton se ku i rref menja profesorit. Anyway good luck, po nje gje skuptoj, pse vashdoni te luani poker me rrezikun po nuk zgjidhni nje alternative te re.
    Me respekt
    sn0mi

  13. #33
    Berisha e ka deklaruar shpesh here pergjegjesine qe ka patur qeverisja demokratike ne lidhje me tolerimin e Firmave Piramidale.

    sn0m, puna nuk eshte ashtu sic e sheh ti dhe as tek mafje e kuqe.

    Berishen e kane akuzuar si inisiator i Firmave, si perfitues i tyre, si hajdut i atyre parave, si mbrojtes i hapur i tyre, si fajtorin kryesor dhe ndofta te vetem per ate ceshtje.

    Socialistet dhe aleatet e tyre me Gjinushin, Imamin, Ceken etj e ndezen popullin duke beritur qe parate ua ka vjedhur Sali Berisha dhe ai i di se ku ndodhen ato.
    Kaq shpejt i harrove akuzat e tyre dhe preteksin qe perdoren per te djegur Shqiperine?


    Ndersa faktet tegojne qe:
    Berisha nuk i ka vjedhur ato para,

    qe u bene 6 vjet tashme dhe Arben Imami po heton per ato para kur 6 vjet me pare ishte i sigurt qe i kishte vjedhur Berisha,

    qe, ka 6 vjet qe socialistet jane ne pushtet dhe akoma nuk eshte bere trasparenca e atyre parave dhe Firmave (aktivitetit te tyre e gjithka qe ka qene e lidhur me to).

    qe Nano premtoi qe do ti kthente parate e vjedhura (ne rast se ishin apo mund te konsiderohen te tilla) dhe qe akoma nuk i ka kthyer.

    qe u dogj vendi per ato para dhe qe akoma Arapi nuk ka bere asgje fare. Madje po akuzohet se ka perfituar dhe ai pasi ato firma rane.


    Sic ta kam thene me siper, Berisha i ka pranuar fajet e veta, per aq sa i takojne por te tjeret kerkojne ti japin te tjera.

    NUk e di se per cfare alternative te re e ke fjalen, por ne rast se eshte ajo qe mendoj une, duhet te kesh parasysh qe ajo eshte e perbere nga persona qe kane qene me pushtet ne kohen kur lulezuar Piramidat dhe qe kane te njejten pergjegjesi si Berisha.

  14. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Gazeta Tema boton dokumentat ekskluzive të zhdukjes së parave jashtë Shqipërisë

    Milionat që presin në Janinë dhe Kalkis

    …Më 5 gusht marrëveshja prej 2 milionë dollarësh si pjesë e totalit prej katër millionë USD tërhiqet nga Anastas Zerva, kurse në 10 gusht është vetë Kristos Siodis që tërheq paratë në një këst prej 1 milionë USD…

    Kleves Bitro

    4 milionë dollarë të firmës « Gjallica » mbahen në bankat greke të Janinës dhe Kalkisit. Duke vazhduar të botojmë dokumente dhe fakte në ndihmë të kreditorëve sqarojmë opinionin, kreditorët dhe komisionin hetimor anti-fajde se në datën 1 korrik ’96 firma « Gjallica » dhe firma greke SABO SA. Hellas me përfaqësues Kristos Siodis bien dakort për lëvrimin e një fondi prej 4 milionë dollarësh për ndërtimin e fabrikës së tullave në Vlorë. Kjo fabrikë nuk u ndërtua kurrë dhe rrjedhimisht paratë e dhëna për të mbetën në shtetin grek, pavarësisht thirrjeve të njëpasnjëshme të firmës atje për të tërhequr paratë që u përkasin kreditorëve. Pas bisedimesh të shumta dhe parapërgatitjesh, Gjallica dhe SABO SA HELLAS bien dakort të lidhin marrëveshjen ligjore e cila fillon të zbatohet në 5 gusht ku paguhet në para cash në dorë kësti paraprak prej 2 milionë dollarësh. Pas 5 ditësh në 10 gusht ’96 merret edhe kësti tjetër prej 1 milionë USD. Pretendimi për bankat e Janinës dhe Kalkis nxirret në bazë të firmave të hedhura në akt marrëveshje dhe në llogaritë bankare, si dhe nga vendodhja e firmës greke përfshirë edhe liçencën e saj të aktivitetit, si dhe regjistrimet. Kështu në datën 5 gusht marrëveshja prej 2 milionë dollarësh si pjesë e totalit prej katër milion USD tërhiqet nga Anastas Zerva, kurse në 10 gusht është vetë Kristos Siodis që tërheq paratë në një këst prej 1 milionë USD.

    Shtetasi grek i gatshëm të kthejë paratë

    Kristos Siodis paraqitet si një biznesmen i suksesshëm dhe njeri serioz nga të dhënat e grumbulluara mes kreditorëve që janë të interesuar për paratë e tyre. Por nuk është vetëm kjo që e rrit besimin për një përfundim pozitiv të të gjithë çështjes. Ai është shprehur i gatshëm që të kthejë paratë e kreditorëve shqiptarë dhe është në njohje të plotë të problemit. Veçse ka kërkuar nga shteti shqiptar që kjo shumë parash të merret në mënyrë institucionale për të shmangur çdo lloj abuzimi dhe përfundimi të saj në duart e njerëzve jo të dëshiruar. Për këtë ai ka rreth 7 vjet që i mban në gadishmëri milionat e dollarëve por çuditërisht askush nga qeveria apo grupi mbikqyrës nuk e ka kontaktuar për të bërë të mundur rikthimin e kësaj pjese të parave të shqiptarëve. Edhe në këtë rast mosveprimi i kryeministrit Nano dhe Arapit lenë vend për interpretime të ndryshme. Duke mos ndërhyrë aspak në punën e komisionit hetimor, gjithësesi mund të mendohet se çmimi i personave që kanë shërbyer për të fshehur këto të dhëna për vite me radhë duhet të jetë i madh. Po ashtu duhet thënë se janë paratë e kreditorëve shqiptarë që ndoshta vazhdojnë të paguajnë me qindra zyrtarë të angazhuar në një përpjekje fshehjeje të fakteve dhe provave, përfshirë edhe prokurorë apo njerëz të tjerë të sistemit të drejtësisë që kanë sorrollatur për vite e vite të tëra kreditorët që i tregojnë shtetit se ku janë paratë e tyre dhe që shteti nuk interepretohet për t’i marrë ato. Komisioni hetimor do të hetojë deri në fund.


    Misteri i të huajve që mbajnë paratë e shqiptarëve

    Pas publikimeve në media të fakteve mbi ekzistencën e miliona dollarëve të kreditorëve shqiptarë në gjendje të paprekur jashtë kufijve të Shqipërisë, interesimi i qytetarëve ka qenë i madh. Redaksia e gazetës « TemA » ka arritur të sigurojë dy ditë më parë dokumentat që identifikojnë 7 milionë dollarë të firmës « Gjallica » në Itali, para të cilat presin një përfaqësues të institucioneve shqiptare t’i kthejë në destinacionin e tyre përfundimtar që janë kreditorët.

    Gjithashtu mund të synohet të zbulohet një pjesë e të vërtetës mbi mosveprimin e qeverisë dhe grupit mbikqyrës për të sjellë në Shqipëri paratë e kreditorëve edhe pse u është kërkuar në mënyrë të përsëritur edhe nga personat e huaj që dikush, në mënyrë institucionale të paraqitej për të tërhequr shumat e mëdha të lekëve që mbahen pezull për shkak të kolapsit që pësoi « Gjallica » në fillim të janarit ’97.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  15. #35
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Kjo llogjika e Mustafa Nanos tek shekulli ka vetem nje problem qe shkon ne sens unik. Fjala vjen nese Berisha ka pergjegjesi morale (qe ka dhe i ka pranuar) ose juridike (kete e ka zbuluar investigatori nano se ketu deshtoi edhe rakipi)... si ka mundesi qe per vjedhjen e thesarit te shtetit, vjedhjes se votave, vrasjes se Azem Hajdarit, trafikut, droges dhe prostitucionit nuk paska pergjegjesi te pakten morale ish presidenti Meidani te cilin shishasi mustafa e glorifikon ne cdo shkrim qe hedh ne qarkullim (edhe ne ato qe nuk merr honorare te dyfishta) ????

    Shkrimet e tij mbajne shume ere sepse morali i tij eshte i kalbur.

  16. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    ISH-KREU I SHIK I SHKRUANTE VRIONIT

    Fajdet, letra sekrete e Gazidedes
    Rapush Xhaferri e nisi punën me 100 mijë lekë



    --------------------------------------------------------------------------------

    al.kre

    TIRANE

    Bashkim Gazidede informoi në shkurt të 1996-s se fondacioni "Xhaferri" e kishte nisur punën me 100 mijë lekë. Ish-kreu i Shërbimit Informativ i shkruante ish-numrit Dy të qeverisë, Dylber Vrioni, se ku ndodhej dhe çfarë bënte fondacioni "Xhaferri", një nga piramidat më tipike në vend. Letra që Gazidede i dërgonte si informacion ish-zëvendëskryeministrit Vrioni, tregon se sa absurde ishte veprimtaria e kësaj të ashtuquajture Agjencia qendrore 'Demokracia Popullore Xhaferri'. Ajo kishte vetëm një të punësuar në qendër, asnjë kontratë punësimi dhe vetëm 100 mijë lekë kapital fillestar. Një piramidë e pastër mashtruese. Nga letra sekrete e datës 17 shkurt 1996, Gazidede tregon se deri ku shkonte mashtrimi. Në një nga procesverbalet që Gazeta ka mundur të sigurojë për këtë fondacion piramidal, tregohet edhe qëllimi i veprimtarisë. Rapush Xhaferri e kishte regjistruar firmën e tij nën emrin RAXH sh.p.k. Gjykata më datën 15 gusht të vitit 1995 e kishte shpallur atë person juridik. Kjo gjykatë i kishte dhënë Xhaferrit, sipas ligjit, të drejtën për ta kryer aktivitetin e tij në të gjithë vendin. Objekti i aktivitetit ishte "veprimtari në fushën e qarkullimit të parave të vëna nëpërmjet anëtarësimit të klientëve me parà, sipas gjykatës". Nuk është sqaruar ende se cili ka qenë ai gjyqtar që ka hedhur firmën mbi një liçensë të tillë me këtë formulim të denjë vetëm për një njeri të mangët mendërisht. Ishte koha e çmendurisë kolektive, e cila bëri që një njeri si Rapush Xhaferri, në një dhomë të keqe përballë fabrikës së miellit në Lushnjë të arrinte të mblidhte plot 2 milionë dollarë për dy muaj. Policia Tatimore e Lushnjës e kishte bllokuar aktivitetin e kësaj firme, duke ia hequr të drejtën e grumbullimit të parave dhe duke lejuar vetëm shpërndarjen e tyre. Bashkim Gazidede i shkruante në atë kohë ish-zëvendëskryeministrit Dylber Vrioni, se Xhaferri e vazhdonte punën, pavarësisht se ishte bllokuar nga Tatimet. Paaftësia e shtetit për ta penguar mashtrimin bëri që biznesmeni i cili merrej me qarkullim parash të gjente një rrugë shpëtimi. Në shkurt ai u riliçensua nga gjykata si "fondacion bamirës" dhe vazhdoi që të mbledhë parà pa fund nga njerëzit në të gjithë vendin. Tatim-taksat e qytetit të Lushnjës e kishin bllokuar këtë firmë piramidale vetëm dy muaj nga krijimi i saj, por Xhaferri e sfidoi shtetin dhe vazhdoi punën. Në kohën kur Gazidede njoftonte Vrionin, "Xhaferrit" i ishte hequr liçensa, por nuk i ishin mbyllur sportelet. "Gjeneralin" mbase e këshilluan apo e gjeti vetë zgjidhjen, duke hedhur nën dorë paratë që i jepnin të tjerët dhe e ktheu piramidën e tij në një fondacion që nisi punën me 100 mijë lekë dhe përfundoi me miliona dollarë borxhe.


    Shërbimi Informtiv Kombëtar
    Nr.965, Tiranë, më 17.02.1996
    Z/kryeministrit të Shqipërisë, zotit Dylber Vrioni


    Ju vëmë në djeni se firma "Demokracia Popullore Xhaferri" prej gati një viti e gjysmë zhvillon aktivitetin e grumbullimit të parave të qytetarëve me interesa tepër të larta. Qëndra e kësaj firme është në Tiranë me këtë adresë: Rr: "Naim Frashëri", Pll-61,Shk.1,Ap.1, me nr.tel dhe faksi 33-059. Kjo firmë gjithashtu ka krijuar degë pothuajse në të gjitha rrethet e vendit. Nga ana e punonjësve të Policisë Tatimore të rrethit Lushnjë, më dt.23.01.1996, u ushtrua kontroll dokumentacioni në subjektin "Agjencia Demokracia Popullore Xhaferri" me vend aktiviteti në Lushnjë përballë fabrikës së Miellit.
    Ky kontroll i ushtruar vendosi bllokimin e aktivitetit të grumbullimit të parave nga klientët, më dt.30.01.1996, dhe vetëm lejimin e kryesjes së pagesave qytetarëve. Megjithatë kjo firmë vazhdon ta ushtrojë akoma aktivitetin e saj.


    Shoqëria tregtare RAXH, Agjencia Demokracia Popullore Xhaferri sh.p.k.
    Administrator i përgjithshëm, Rapush Xhaferri
    Person juridik i njohur me vendim të gjykatës, numër 11844, dt.15/08/1995
    Data e krijimit 15/08/1995
    Selia e Shoqërisë, Rr. "Irfan Tomini",
    pall, 48-3-12
    Filiale në të gjitha rrethet e vendit
    Numri i të punësuarve 1
    Objekti kryesor Veprimtari në fushën e biznesit të qarkullimit të parave të vëna nëpërmjet anëtarësimit të klientëve me parà, sipas gjykatës
    Afati i veprimtarisë mbi 10 vjet
    Kapitali fillestar 100.000 lekë
    Periudha e veprimtarisë nga 1/10/1995 deri më 31/12/1995
    Kryetari i detës së Tatim-taksave Koço Gaba
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  17. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    DUHEN LIÇENSUAR SIPAS LIGJT BANKAR

    Vrioni i shkruante SHIK: Ndiqni bosët e fajdeve

    Mos i lini të ikin, ndiqini, ruajini fizikisht, bosët e fajdeve. Kështu i shkruante zëvendëskryeministri Dylber Vrioni, Gazidedes dhe Agron Musarajt, më 22 maj të vitit 1996. Letra sekrete që Gazeta ka mundur të zbulojë, tregon se struktura më të larta qeveritare ishin tërësisht të paqarta për piramidat. Mbase këtu ka ndikuar fakti se vetëm 4 ditë më vonë u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme, fushata për të cilat ishte sponsorizuar nga këto firma piramidale. Synimi i strukturave shtetërore ishte liçensimi i piramidave sipas ligjit të sistemit bankar dhe jo mbyllja. Ish-zëvendëskryeministri Dylber Vrioni dhe ish-duvernatori Kristaq Luniku për një javë rresht ishin takuar kokë më kokë me drejtuesit e disa prej piramidave më të mëdha në vend. Takimet nisën më 1 prill të vitit 1996 dhe Vrioni mësoi se cila ishte gënjeshtra e madhe që shkatërroi më pas gjithë vendin. Përfundimi që Vrioni nxori nga këto biseda me Vehbi Alimuçajn, Sude Kademin, Ferdinand Kamberin, Shemsie Kadrinë, ishte se miliona dollarë që shqiptarët ua kishin dhënë atyre, kishin marrë fund. "Nga të gjitha takimet ka rënë në sy se pothuajse këto subjekte nuk kanë vizione reame- mbi një menaxhim të drejtë të pasiveve dhe aktiveve të tyre", shkruante Vrioni. Më pas ai i kërkonte ish-kryetarit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Bashkim Gazidede, që t'i mbante nën vëzhgim këta persona, ndërsa ish-ministri i Punëve të Brendshme t'i ruante fizikisht ata.
    Vrioni paralajmëronte për pasoja politike e sociale. "Për këtë qëllim propozojmë që brenda muajit maj 1996 të organizojmë një takim të përbashkët me të gjitha institucionet që kanë lidhje me problemin e mësipërm", shtonte ai. Me sa duket, as vetë zëvendëskryeministri i asaj kohe dhe ministër i Financave nuk e kuptonte tërësisht katastrofën që vinte nga piramidat. Ai e tregon vetë këtë në letrën që i dërgon ish-kryeministrit Aleksandër Meksi; ish-kreut të SHIK-ut, Bashkim Gazidede; ish-ministrit të Brendshëm, Agron Musaraj dhe ish-kryetarit të KLSH-së, Blerim Çela. Vrioni tregon se synimet e takimeve të tij dhe ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Kristaq Luniku, ishin jo mbyllja e firmave, por normalizimi i aktivitetit të tyre sipas ligjit bankar të Shqipërisë. "Ligj i cili detyron që çdo aktivitet që ka të bëjë me mbledhjen e depozitave, është aktivitet bankar dhe si i tillë duhet liçensuar", shkruante Vrioni. Pak ditë më parë kryetari i PD-së tha se ish-guvernatori i Bankës, Kristaq Luniku, kërkonte t'i kthente piramidat në banka. Kjo letër e Vrionit e vërteton pjesërisht deklaratën e Berishës. Pjesërisht sepse në këtë linjë ka qenë edhe vetë qeveria e asaj kohe. Ish-numri Dy i qeverisë tregon edhe rrugët sesi do të normalizoheshin këto firma. "Këto gradualisht duhet t'i ulin interesat e depozitave deri në ato të tregut formal, të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë, nisur nga politika monetare: të ulin gradualisht mble dhjen e depozitave të reja; të marrin masa për një menaxhim të drejtë financiar, duke marrë në konsideratë edhe pagimin e detyrimeve fiskale për veprimtarinë që kryejnë". Piramidat ecnin më shpejt se logjika e pushtetarëve. Ato lulëzuan më shumë pas kësaj, duke u shembur e duke marrë me vete gjithçka.


    DYLBER VRIONI: Kërkojmë ndihmën tuaj (SHIK e Ministria e Punëve të Brendshme), pasi këta persona mund të kenë qëllime jo të pastra. Duhen ruajtur fizikisht që të mos e lënë vendin, pasi një veprim i tillë sjell konfuzion politik e social. Në kërkojmë ndihmën tuaj që këta persona të mbahen nën vëzhgim. Aq më tepër që kohët e fundit disa homologë të tyre kanë lënë vendin, gjë e cila përbën në të njëjtën kohë një vepër kriminale.

    VEBI ALIMUÇAJ: Ne marrim hua nga qytetarët dhe këtë e kemi mbështetur në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë. Aktiviteti i huamarrjes përbën një pjesë fare të vogël të aktivitetit të VEFA-s dhe VEFA HOLLDING. Kemi bërë kërkesë dhe presim të liçensohemi si bankë.

    SHEMSIE KADRIA: Ne marrim hua sipas procedurave të Kodit Civil dhe jo depozita. E mirëpresim kërkesën tuaj dhe për dijeni ju njoftojmë se jemi drejt përfundimit të studimit për hapjen e një banke në Shqipëri. Huadhënësit tanë të jenë të sigurt, pasi investimet tona janë kolosale dhe numri i huamarrësve është i vogël.

    SUDE KADEMI: Unë organizoj një llotari që e kam gjetur të nisur në fabrikën e Këpucëve në Tiranë. (Ky person deri në fund të takimit iu mbajt idesë për të mos treguar se çfarë aktiviteti kryen me paratë e marra me fajde. Ajo nuk kishte asnjë ide se ç'mund të ngjiste, nëse ajo arrinte t'i shlyente detyrimet ndaj qytetarëve).

    FERDINAND KAMBERI: Kam marrë vërtet parà me fajde dhe, në qoftë se të tërë do të m'i kërkonin në një ditë, nuk mund t'ua kthej dot. Me paratë e marra me fajde blej bono privatizimi, më tej objekte që përpiqem t'i vë në punë. Kam bërë kërkesë për bankë dhe pres të liçensohem.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  18. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Farudin Arapi mungon përsëri Prokurori: Do e sjellim me policë

    TIRANE

    Farudin Arapi pritet të thirret forcërisht në organin e akuzës për të dhënë shpjegime. Burime pranë Prokurorisë së Tiranës bëjnë të ditur se pasditja e djeshme ishte afati i fundit për paraqitjen e tij në bazë të fletëthirrjeve të dërguara nga Prokuroria. Por edhe dje Arapi nuk ka denjuar të paraqitet, duke thyer kështu edhe fletëthirrjen e tretë të organit të akuzës. Sipas Kodit Penal, nëse personi i kërkuar për të dhënë shpjegime në organin e akuzës, nuk paraqitet pas tri kërkesave, atëherë ai detyrohet forcërisht nga policia të paraqitet në Prokurori. Një praktikë e tillë pritet të zbatohet edhe me kryetarin e Këshillit mbikëqyrës për transparencën e fajdeve, Farudin Arapin. Ndërkohë ky i fundit, i pyetur nga Gazeta në se ka marrë dijeni për thirrjen në Prokurori, është përgjigjur shkurt se "për një gjë të tillë duhet të pyesni në Prokurori, pasi ata e vendosin datën e marrjes në pyetje". Gjithsesi sot pritet që Arapi të merret forcërisht nga policia për të dëshmuar
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  19. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Firma milaneze G.E.I, 1 milion e gjysëm USD të Gjallicës


    Në vazhdim të ndihmës modeste që redaksia e gazetës ?TemA? përpiqet të japë për kreditorët e firmës Gjallica, në lidhje me vendodhjen e parave të tyre dhe përpjekeve të qeverisë për t?i (mos) kthyer ato po botojmë dosjen e firmës italiane G.E.I e cila ka rreth 1 milion dollarë të kreditorëve shqiptarë dhe askush nuk ka kontaktuar me drejtuesit e saj për kthimin e parave në Shqipëri. Por historia nuk mbaron me kaq, dokumentet përkatëse nën zotërim të redaksisë ?TemA? kanë shenja të qarta të përpjekjeve për djegien e tyre nga personazhe ende të pacilësuar.

    Firma italine G.E.I me përfaqësues Pietro Marra ka marrë në qershor të vitit ?96 1 milion e gjysëm USD cash në dorë për të ndërtuar fabrikën e qumështit në Libohovë, si dhe për ndërtimin e kompleksit Adi Petrol në Gjirokastër, ku si aneks të marrëveshjes figuronte edhe rrethimi i një pjese toke në Vlorë i paraqitur si rrethim i një kompleksi benzinate. Fabrika e qumështit dhe rrethimi i benzinatës nuk u realizuan kurrë për shkak të kolapsit të firmës dhe vetëm kompleksi në Gjirokastër arriti të ndërtohej. Në prezencë të Hysen Velisë dhe Polikron Koços, si dhe Arben Latifit për palën shqiptare dhe Pietro Marrës nga ana e italianëve, në datën 15 qershor ?96 nënshkruhet kontrata prej 1 milionë e gjysëm dollarë për realizimin e veprave të mësipërme. Ndërkaq shuma e përgjithshme e paguar me para në dorë tek italinët prekte shifrën e më shumë se 2 miliard liretave që shkuan në qendrën e firmës italiane në Milano. Duke hequr nga shuma e përgjithshme një fond prej rreth një miliard lireta e gjysëm që u shpenzuan për ndërtimin e kompleksit të Gjirokastrës mbeten 750 mijë USD të papërdorura dhe të ndara në një shumë prej 35 mijë USD për rrethimin e benzinatës në Vlorë dhe një tjetër prej 135 mijë USD për fabrikën e qumështit vetëm në këstin e tretë. Paratë janë dhënë me fatura të zakonshme, si në rastet e tjera të ndara në 441 milionë lireta për fabrikën e qumështit, një miliard e 850 milionë për kompleksin në Gjirokastër (që figuron si i ndërtuar). Ndërkohë vetë Presidenti i firmës G.E.I, Pietri Marra ka konfirmuar gadishmërinë e tij për të kthyer të gjitha paratë që nuk janë përdorur nga firma italiane, por askush nuk ka shkuar për t?i tërhequr ato. Edhe në këtë rast publikimi i faksimileve të plota mund të ndihmojë lexuesin dhe komisioni hetimor anti-fajde të bëjë një bilanc të vetin.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  20. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Imami: Arapi, drejt ndjekjes penale

    Kryetari i komisionit hetimor parlamentar per transparencen e transparences se fajdeve, Arben Imami, ka akuzuar kryeadministratorin Farudin Arapi, per pengim dhe mosdhenie te dokumentave, per te vazhduar hetimet e nevojshme, nga ana e komisionereve. Imami shprehet, se "ne qofte se do te vazhdohet edhe me tej, do te jem i detyruar qe te kerkojme te mbahet pergjegjesi edhe ne rruge penale per pengim hetimi nga ana e Farudin Arapit per komisionin tone parlamentar". Kryekomisioneri tregon se puna e te gjithe perfaqesuesve eshte bllokuar dhe po gjendet ne pengese prej 20 ditesh dhe kjo vjen pikerisht si rrjedhoje e perfaqesuesit te qeverise ne Grupin Mbikqyres. Imami shprehet se Arapi "percjell dokumenta qe jane te domosdoshem per punen e komisionit, deri ne dokumenta te tilla sic eshte legjislacioni ne fuqi apo vendimet e Grupit Mbikqyres".
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mediat Shqiptare, Problematike Në Paraqitjen e Lajmit!
    Nga shefqeti11 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2007, 08:23
  2. Mediat dhe "banda" e gazetarëve.
    Nga Agim Doçi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 04:32
  3. Nje 43 vjeçar rikthen edhe njehere firmat piramidale
    Nga ClaY_MorE në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 05:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •